SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
Download to read offline
1




                   Bisedë me gruan e shejh Albanit
                       Përktheu: Ebu Ensarij Avni Ibn Tahir Xhemajli


                            www.imamalbani.wordpress.com



    “A mund të na tregoni vendin e lindjes?”

    Jusra Abdu Rrahman Abidin, Umm el-Fadl.

    Vendi i lindjes: Salt [Jordani], dhe në certifikatën e lindjes shkruhet Jerusalem,
    1929.

    “ Oj hallë, a mund të na tregosh për fëmijërinë tënde dhe edukimin para
    se të martoheshe me shejhun, Allahu e mëshiroftë?”

    Jam rritur në Jerusalem, në zonën e Xhamisë Al-Aksa. Babai im ka punuar si
    tregtar, por unë kurrë nuk e kam njohur sepse ai vdiq kur unë isha ende e re.
    Kështu që unë u rrita nga vëllai im, Nadhmi, Allahu e mëshiroftë.

    Qëndrova në Jerusalem deri në 1948, pastaj u zhvendosa për të mirë në Jordani.
    Shejhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, më propozoi martesë në vitin 1981. Unë
    jetoja në Markan Veriore, kështu që ai më mori në Markan Jugore, një vend për
    të cilin kisha dëshirë të dija më tepër, prandaj shejhu më vendosi atje, Allahu i
    Madhërishëm e mëshiroftë.

    Shejhu u martua me gruan e tij të parë, Umm Abdu Rrahman në Damask, ajo
    ishte jugosllave dhe i lindi fëmijët Abdu Rrahmanin, Abdul Latifin dhe Abdu
    Rrezakun dhe të tjerët të cilët vdiqën. Më pas edhe ajo vdiq.
2




    Pastaj shejhu u martua me gruan e tij të dytë, Naxhien, e cila ishte jugosllave po
    ashtu. Me të ai kishte nëntë fëmijë, katër djem dhe pesë vajza. Djemtë ishin:
    Abdul Musowiri, Abdul Ala, Muhamedi dhe Abdul Muhaimni. Vajzat quheshin:
    Enisa, Asije, Selmah, Hasanah dhe Sukajneh

    Ai u martua me gruan e tretë gjatë kohës sa ishte i martuar me gruan e dytë. Ajo
    quhej Hatixhe el Kadiri dhe ishte nga Siria. Ajo është motra e gruas së dr.
    Muhamed Amin el Misri, mësuesit të njohur të universitetit të Medinës dhe
    shok i shejhut, Allahu i mëshiroftë të dy.

    Me Hadixhen, shejhu kishte një vajzë, Hibatullah. Dhe ai u nda nga gruaja e tij
    e dytë e cila jetonte në kampin e Jarmukut të Damaskut.

    Pastaj ai migroi bashkë me Hadixhen në Jordani në vitin 1980 dhe u vendos në
    Markan Jugore të Amanit, pranë shejh Ahmed Atijes i cili ishte njeri i afërt i
    shejhut. Por më pas Atije u veçua nga shejh Albani dhe metodologjia e tij dhe u
    bë sufi e më vonë hyri në Bahaizëm.

    Gruaja e tij e tretë qëndroi në Aman për ca kohë e më pas u vendos në Damask
    dhe refuzoi të qëndronte në Aman. Pas përafërsisht gjashtë muajsh, shejhu i
    dërgoi asaj letrat e divorcit.

    Në vitin 1981, Ahmed Atije së bashku me kushëririn e tij, Shejh Xhemilin,
    erdhën në Markan Jugore, në dyqanin e vëllait tim dhe në emër të tij ( shejh
    Albanit) kërkuan dorën time për martesë.

    Aktin e martesës e bëmë ( nikahun) në shtëpinë e kushëririt tim në Marka.
    Shejhu vet caktoi prikën, dhe na lajmëroi se kjo ishte një gjë e ligjshme, që do të
    thotë se ai që propozon martesë, cakton atë prikë që e sheh si të mjaftueshme
    dhe që prika e gruas së tij të jetë në mjetet e tij, kështu që në atë kohë më dha
3




    dyqind dinarë. Dhe ai nuk caktoi ndonjë prikë e cila do vonohej sepse kjo nuk
    është prej Sunetit.

    Shkova me të në treg dhe blemë disa rrethore që nuk ishin prej ari, sepse ai nuk
    e konsideronte të lejueshme të vishje rrethore ari.

    Ne ramë dakord që të martohemi pas rreth dy muajsh, derisa shejhu të
    përfundonte shtëpinë e tij të re në jug të Markas. U martuam diku nga mesi i
    muajt të bekuar të Ramazanit.

    A e ndihmonte familjen apo i neglizhonte ata si pasojë e angazhimit të tij
                                    në mësimdhënie?

    “A mundeni , oj hallë, të na tregoni shkurt për kohen që shejhu u
    zhvendos? ”

    Shejhu emigroi nga Shqipëria në Damask së bashku me të atin kur ishte rreth
    dhjetë vjeç. Më pas në vitin 1980 emigroi në Jordani dhe u vendos në Marakan
    Jugore. Pastaj iu desh të kthehej në Damask dhe prej aty në Bejrut të Libanit në
    vitin 1981. Shej Zuhair esh Shaushi e priti si mysafirë në shtëpinë e tij. Më pas
    udhëtoi në Sharxhah dhe qëndroi aty për dy muaj duke thirrur në menhexhin
    Selefije. Më pas shkoi në Katar për një muaj, pastaj Kuvajt ku qëndroi dhjetë
    ditë. Pastaj udhëtoi për në Shaxhrah e prej aty u kthye në Jordani ku qëndroi
    gjersa vdiq ditën e shtunë 2.10.1999.

    Duke qenë gruaja e këtij dijetari fisnik, a keni vërejtur se kjo dituri,
    kërkimi i saj dhe të mësuarit e të tjerëve i ka marr kohë nga bashkëjetesa
    me ju si kreu i familjes? Dhe a ka pasur kjo ndikim negative tek fëmijët e
    tij? Dhe nënë e dashur, a mund t’ju kërkoj që të më veçoni në disa lutje
4




    sepse kam nevojë të ngutshme për to. Allahu u ruajt dhe u dhentë çdo të
    mire?

    Ju falënderoj për ndjenjat tuaja të ngrohta dhe dua që ju ta dini se kërkimi i
    diturisë nuk e pengonte shejhun në kryerjen e detyrave familjare. Përkundrazi, e
    kundërta e kësaj ishte e vërtetë. Ngase ai, Allahu e mëshiroftë, ishte një
    shembull i kryefamiljarit duke bashkëpunuar me familjen e tij.



    Dhe më beso, biri im se ai jepte ndihmësen e tij në punët e përditshme
    shtëpiake saqë unë turpërohesha shumë për këtë. Një here ai ishte duke e
    pastruar oborrin bashkë me mua saqë i thash: O shejh. Mos më turpëro në
    përpara fqinjëve, sepse do thonë se ti po i kryen punët e gruas tënde”
    Ai mu përgjigj: “Ky nuk është turp. A nuk e di ti se profeti salallahu alejhi we
    selem ishte në shërbim të familjes së tij?’



    Kur i kërkoja ndonjë gjë ( të nevojshme ) për shtëpinë, për shembull ndonjë
    rafte shtesë, ai do e shqyrtonte situtatën dhe mendonte rreth saj dhe nëse ishte
    e duhur shkonte dhe e bënte me duart e tij. Dhe nëse kishte nevojë për të blerë
    ndonjë gjë, shkonte dhe e kryente me veturë atë që unë kisha kërkuar.

    Njëri nga gjërat që ai i kishte qejf ishin udhëtimet, ashtu siç bëjnë sirianët, dhe
    shporta ( e piknikut) ishte gjithmonë në veturën e tij. Ne dilnin së bashku gjatë
    pranverës, verës e madje edhe gjatë dimrit duke shikuar borën dhe peizazhin e
    natyrës gjatë dimrit. Ai më lavdëronte duke pirë çaj dhe kafe, edhe pse nuk e
    kishte zakon që të pinte asnjërën prej tyre. Por, në çdo shëtitje që shkonim, ai
    kurrë nuk i linte librat ( i merrte gjithmonë me vete). Librat ishin shokët e tij
    kudo që ai shkonte. Në fakt, ka ndodhur shumë herë kur unë zgjohesha dhe
5




    nuk e shihja atë në shtrat. E kërkoja dhe e gjeja në dhomën e tij të studimit, me
    dritën ndezur, i tërhequr në librat e tij. Unë befasohesha dhe ai, Allahu e
    mëshiroftë, thoshte: “Këto janë të dashurat e mia.”



    Allahu u dhentë sukses, ua largoftë vuajtjet dhe ju beftë prej atyre që janë të
    lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Amin.

    “Nëna jonë fisnike, ne do të donim që të na jepni një përshkrim të një
    dite të plotë nga jeta e tij, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, që nga koha që
    ai do zgjohej për namazin e sabahut deri në kohën kur ai shkonte për të
    fjetur “

                        Përshkrimi i ditës nga jeta e shejhut.

    Shejhu, Allahu e mëshiroftë, zgjohej për namazin e sabahut, në mos më herët,
    dhe gjithashtu me anë të telefonit zgjonte edhe disa nga nxënësit e tij. Pastaj,
    për aq kohë sa ishte në gjendje fizike, shkonte dhe i merrte nxënësit e tij nga
    shtëpitë e tyre apo nga rruga ku ata e prisnin. Ata namazin e sabahut e falnin në
    një xhami ku imami i saj përpiqej të zbatonte Sunetin dhe i shmangej bidateve,
    siç është kunuti në namazin e sabahut, dhe pjesën më të madhe të kohës,
    xhamia ishte larg nga zona ku ne jetonim.

    Pastaj nëse nuk ulej me nxënësit e tij në xhami, shejhu do të kthehej në librarinë
    e tij dhe qëndronte në mes të librave dhe kërkimeve deri në orën shtatë të
    mëngjesit, kohë kur unë i përgatisja mëngjesin. Ai hante mëngjes dhe serish
    kthehej në librari ku qëndronte deri në kohen e gjumit të pasdrekes, kohë kur
    shejhu fillonte të përgjumej. Flinte për një kohë të shkurtër dhe serish kthehej
    në librari.
6




    Kështu ishte edhe dreka e tij, në orën një. Ndërsa darken shejhu nuk e
    dëshironte. Ai mund t’u përgjigjej telefonatave pas namazit të jacisë, sepse
    kishte caktuar dy orë për vendimet e çeshtjeve fetare. Sa u takon vizitave,
    atëherë kur ia lejonin rrethanat një gjë të tillë, ai e kishte ndarë kohën në mes
    akshamit dhe jacisë.

    “Si reagonte shejhu me ato që ngjanin në botën muslimane dhe si
    ndikonin këto ngjarje tek ai? ”

    Sa i përket reagimit të shejhut rreth asaj që ngjante në umetin Islam, atëherë ne
    nuk kishim televzor në shtëpi, sepse shejhu nuk e donte një gjë të tillë, dhe ai
    nuk blinte gazeta, mirëpo në të njëjtën kohë ishte tej mase i lënduar me atë që u
    ndodhte muslimanëve në Palestinë, Irak, Afganistan dhe vendet e tjera Islame.
    Dhe ai shpesh herë zhvendosej tek vëllezërit e tij musliman në Siri, sidomos
    gjatë kohës së ngjarjeve të viteve të tetëdhjeta me Alawitet. E shpeshë herë
    shumë të rinjë musliman vinin tek ai për tu këshilluar e ai i nderonte dhe i priste
    në mënyrën më të mire të mundur.

               Si e ndihmonte Umu el Fadl shejhun në diturinë e tij?

    “Nënë e nderuar, a kishit ndonjë rol në arritjen e shkallës që dijetari ynë
    shejh Albani arriti në përsosmërinë e fesë së Allahut dhe praktikimin e
    Sunetit të Tij, salallahu alejhi we selem. Sepse kjo është një çështje që na
    intereson shumë? A ka patur ndonjë hulumtim apo mendim rreth ndonjë
    çështjeje dije që keni mundur ta ndani me shejhun, Allahu e mëshiroftë
    dhe a keni përfituar nga dija e tij?

    Falënderimi i takon vetëm Allahut, ne kemi përfituar shumë nga ai. Në të
    vërtetë, pas martesës sime, familja ime, Aal Abidiin, dhe të tjerët përfituan
7




    shumë. Shpesh njerëzit më pyesin për ndonjë vendim apo çështje kështuqë u
    përgjigjëm: “Shejhu thoshte këtë e këtë” e nëse nuk e di atëherë pyes ndonjë
    nga nxënësit e tij tek te cilët ai kishte besim.

    Sa i takon rolit tim në dituri, unë as që jam nxënëse e dijes, e si mundet dikush
    si unë të ndaj në dituri diturinë dhe kërkimet e tij të përpikta të bazuara në
    dituri?

    Mirëpo unë i përgatisja ambientin siç thuhet me aq sa kisha mundësi. I shërbeja
    atij, mysafirëve dhe nxënësve të tij aq sa mundja sepse ai nuk kishte shërbyese
    dhe kurrë nuk pranonte të kishte shërbyese në shtëpi.

    “Çfarë ndikimi pati largimi nga Medina al Munewra tek dijetari ynë i
    madh, d.m.th kur ju u zhvendoset këtu?”

    Shejhu u ndikua shumë pas largimit nga Medina- qyteti i Pejgamberit. Ai i
    cilësonte ato ditë të jetuara në Qytetin e Pejgamberit salallahu alejhi we selem si
    ditët më të mira të jetës së tij. Mirëpo në të njëjtën kohë ai nuk ndalej në
    kërkimin e diturisë.

    “ Cila ishte ngjarja më e shquar në të cilën ai ka marrë pjesë derisa
    jetonte në Medine –al Munewra?”

    Sa i takon ngjarjes më të famshme islame që ka ndodhur atje unë nuk e di sepse
    nuk isha me të.

    “Si e nderoni sipas mendimit tuaj një dijetarë të madh siç ishte ai?”

    Sa i përket nderimit të shejhut nuk ka asgjë si lutja për të dhe zbatimi i
    metodologjisë në të cilën ai gjithmonë thërriste dhe të cilën e përmblidhte me
    dy fjalë: dëlirje dhe kultivim. Gjegjësisht, pastrimi i metodologjisë së
8




    muslimanëve dhe trashëgimisë së risive ( në fe), paragjykimet heretike, hadithet
    e dobëta etj, dhe kultivimi i metodologjisë së duhur dhe fesë së vërtetë.
    Shejhu shqetësohej për njërin nga problemet me të mëdha të muslimanëve,
    veçanërisht për ata që pretendonin se e pasonin Sunetin, që të jenë kultivues të
    saktë dhe metodologji të shëndoshë. E në përgjithësi kjo metodologji kërkon
    kohë të gjatë e përpjekje të mëdha.

      Këshillë motrave dhe reagimi i saj ndaj atyre që gënjenin për shejhun

    “A e ndjeni dashurinë e muslimanëve për burrin tuaj, Allahu e
    mëshiroftë, apo keni ndjesinë se dashuria e tyre ndaj tij është e
    pamjaftueshme?”

    Po, fëmijët e mijë, e njoh nivelin e dashurisë së njerëzve për shejhun, Allahu e
    mëshiroftë, dhe kam dëshirë që ata ta kujtojnë atë në lutjet e tyre, dhe ta lusin
    Allahun ta shpërblejë atë me shpërblimin më të mirë në interesin e
    muslimanëve.

    Unë personalisht kam blerë një apartament përballë varrezave ku ai është
    varrosur në Markan Jugore të Amanit.

    Dhe më besoni, gjithmonë zgjohem natën, i shikoj varrezat dhe lutëm për të
    dhe nxënësin e tij Ebu Muadhin dhe vajzën e vëllait tonë Abul Jaman, Sumejen,
    Allahu i mëshiroftë që të gjithë dhe na bashkoftë në Xhenet me prijësin e
    pejgambereve, amin.

    “Si mundemi ne që jem jemi të privuar nga prania e një dijetari të madh,
    ti kujtojmë kohërat kur shejhu do të mbante ligjërata në të cilat ne nuk
    ishim të pranishëm, nivelin e të cilave e di veç Allahu ?”
9




    Vëllai im, kjo është e mundur që ju ti kujtoni ato kohë të bukura me shejhun
    nëpërmjet regjistrimeve në audio kaseta të cilat janë të shumë të shpërndara dhe
    e njëjta vlen edhe për librat e tij në librarit islame.

    A e ka ndjekur ndonjë nga bijtë e shejhut shembullin e tij në kërkimin e
    diturisë dhe përsosmërinë në Shkencën e Hadithit? Dhe a ka patur
    shejhu ndikim në këtë?”

    Ajo që e ka ndjekur më së shumti shembullin e tij në shkencën e hadithit, është
    vajza e tij, Umu Abdullah, Allahu e ruajt.

    “Ju kërkoj që të mos i privoni zonjat të cilat këshillojnë në atë se cili
    duhet të jetë roli i tyre në edukimin e një brezi të ri dhe si duhet të
    përpiqen që ta bëjnë këtë? Dhe po e përsëris falënderimin dhe
    mirënjohjen për ata që dolën me këtë ide dhe u përpoqën që ta zbatojnë
    atë”

    Këshilla ime për vajzat e mia, vajzat muslimane është që ato ti frikësohen
    Allahut subhane we teala, të mësojnë fenë e tyre veçanërisht në rolin e gruas
    muslimane në shtëpinë e sajë dhe në çështjet qe kanë të bejnë me rritjen e
    fëmijëve të tyre. Dhe që motrat muslimane të përqendrohen në çështjet e
    shtëpisë dhe familjes, duke i rritur dhe edukuar vet ata, dhe të kenë kujdes ndaj
    bashkëshortit në pajtim me thënien e Allahut: “ Dhe qëndroni në shtëpitë
    tuaja… ( Ahzab 33:33). Dhe profeti, salallahu alejhi we selem ka thënë: “ Kur
    gruaja falet pesë herë ( në ditë), agjëron Ramazanin, ruan dëlirësinë e sajë, i
    bindet burrit, asaj i thuhet: Hyn në Xhenet nga cila derë të duash,” çfarë doni
    më tepër?
10




     “Cili ishte reagimi i shejhut, Allahu e mëshiroftë, ndaj njerëzve me akide
     të prishur që janë shumë të përhapur në Jordani dhe vende të tjera kur
     ata e sulmonin dhe gënjenin për të në gazeta e media të tjera?

     Shejhu i trajtonte ata që e sulmonin dhe gënjenin rreth tij ashtu siç bejnë
     njerëzit fisnik. ( Shembulli i tyre është) si cjapi i alpeve që godet shkëmbin me
     brirë, (në fund vetëm se e dëmton bririn e tij).

     Më kujtohet një herë kur isha bashkë me të në makinë, ai lëshoi një kasetë me
     një fjalim të dërguar nga një njeri që e sulmonte dhe gënjente ndaj shejhut,
     Allahu e mëshiroftë, duke e cilësuar atë jobesimtarë e kështu me radhë.
     Unë isha gati të shpërtheja nga tërbimi.

     E shikoja shejhun ( d.m.th reagimin e tij) dhe ishte sikur asgjë të mos kishte
     ndodhur. Derisa më në fund i thash: “ Si është puna me ty? A nuk e dëgjon se
     çfarë po thotë?” Ai më bëri më shenjë që nuk ishte ndonjë problem dhe të mos
     shqetësohesha.
     Gjëja më e rëndësishme është që Allahu ta pranoj atë, Allahu e mëshiroftë dhe
     na beftë ne dhe juve prej atyre veprat e të cilëve pranohen ( tek Allahu).

     “ Duhet të ketë patur ndonjë situate që ka ndikuar shumë tek shejhu.
     Diçka, ndikimi i së cilës nuk mund të harroj nga shejhu, a mund të na
     tregoni se cila ishte kjo ndodhi, dhe a ishte ndodhi që e ka bërë të lumtur
     apo e ka pikëlluar atë? ”

     Sa i takon asaj që ngjau gjatë kohës sime e që pati ndikim të madh tek shejhu,
     kjo ishte mospajtimi me shejh Zuhejr esh Shaweshi, Allahu e ruajt. Dhe kjo
     sepse Zuhejri ishte nga njerëzit e afërt dhe më të dashur te shejhut. Dhe
     mospajtimi me njerëzit të cilët i do dhe të cilët janë të përkushtuar është diçka
11




     që gjithmonë ndikon tek njeriu.
     I lutem Allahut që të ketë mëshirë për të dy shejhut dhe ti bashkoj në kopshtet
     e përhershme të Xhenetit, Amin.

     Nëna ime fisnike, si do ta ndante Shejhu kohën në mes të mësimeve të
     davetit, gruas, shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve?

     Shejhu, Allahu e mëshiroftë, kohën e tij e kishte shumë të organizuar dhe
     shpesh thoshte: Profesioni im si orë-bërës më ka mësuar saktësinë dhe
     organizimin.” Ai nuk linte asgjë nga punët e tij të linin pas me diçka tjetër, çdo
     gjë kishte radhën e saj.

     “Cila është historia e daljes së tij nga Emiratet dhe Saudia ( dhe fakti )
     që ai atij i ishte refuzuar hyrja në Jordani dhe se ka pritur në kufi derisa
     dikush me ndikim në Jordani u mor me rastin e tij? Do doja të dija më
     shumë për këtë histori , nëse ju do të ishit e sjellshme të na tregoni .”

     Sa për historinë e daljes së tij nga Jordania, shejhu, Allahu e mëshiroftë, u
     përjashtua në vitin 1982 për në Siri, qeveria e së cilës i ishte venë pas , sa që
     shërbimi sekret i dha atij një cope letër duke i kërkuar atij që të kthehej në date
     të caktuar, mirëpo shejhu kërkoi këshillën e vëllezërve të tij në Siri dhe
     menjëherë u largua për në Bejrut ku shoku i tij Shej Zuheir Shawashi e priti atë.
     Ai qëndroi si musafirë i tij për tre muaj pastaj njeri nga nxënësit e tij e mori në
     Emirate në Sharxhah kështuqë ne shkuam tek ai dhe qëndruam dy muaj. Pastaj
     vajtëm në Katar për një muaj dhe qëndruam në hotelin Wahah. Pastaj
     (qëndruam)      në    Kuvajt    dhjetë    ditë   e    më     pas    në    Emirate.
     Në atë kohë shejh Muhamed Ibrahim Shakrah përpiqej që ta kthente prapë në
     Jordani duke përdorur kanalet që e kuptonin gjendjen e shejhut, dijen dhe
     qëndrimin e tij në shërbim të Sunetit të profetit. Prandaj e lejuan që të kthehej
12




     në Jordani… u kthyem nëpër rrugën e aeroportit dhe nuk kishte pritje në kufi
     ashtu siç ju e përmendet. Dhe nuk harrojmë përpjekjet e shejh Muhamed
     Ibrahim Shakrahut; Shejh Albani i qe mirënjohës dhe e falënderonte gjatë gjithë
     jetës së tij, Allahu e shpërbleftë me të mira. Allahu e mëshiroftë shejhun dhe ia
     regjistroftë këtë vepër në peshoren e së mirës.

     Ndërsa sa i takon shejh Albanit, atëherë ai nuk kishte asnjë lidhje me politikanët
     që ishin në pushtet as në token arabe apo ndonjë vend tjetër islamik. Ai pasonte
     thënien e profetit salallahu alejhi we selem: “Kushdo që shkon në dyert e
     sundimtarit, do të vihet në sprovë.”

     Pas leximit të biografisë së tij, mësova se ai në testamentin e tij shkroi që
     librat e tij duhet ti lihen në trashëgimi Medinës dhe se asgjë nga gjërat e
     tij nuk ngelen në shtëpi, siç janë shënimet e tij në të cilat ka shkruar dhe
     që kurrë si përfundoi, mus’hafi i tij, etj në mënyrë që të dinim se çfarë
     kishte në ato dokumente dhe në dokumente të tjera që ai nuk arriti ti
     mbaronte? Allahu ju bekoftë.!

     Po, shejhu i la trashëgimi bibliotekës islame të Universitetit të Medinës gjitha
     librat dhe letrat që kishte shkruar me dorën e tij. Asgjë nga to nuk ngeli në
     shtëpi. Shejhu nuk kishte fletore, fletoret e tij ishin librat dhe studimet në të
     cilat ai vendoste përmbledhjen e mendimeve dhe përvojën e tij. Shejhu nuk
     kishte mus’haf të veçantë, mirëpo kishte shumë mus’hafe në të cilat ai lexonte.
     Ndërsa ato që nuk i ka përfunduar, ato janë shumë, dhe ato janë projektet e tij
     të bazuara në dituri e që kërkonin shumë kohë nga jeta e shejhut që të
     mbaronin. Lusim Allahun që ti përgatisë muslimanët në përfundimin e tyre dhe
     ti shpërblejë ata me shpërblimin më të mire.
13




     Kemi dëgjuar për situatat që e bënin shejhun të qante, por cilat ishin ato
     situata që e bënin shejhun, Allahu e mëshiroftë, të qeshte?

     Sa i takon situatave kur ai ka qeshur, Allahu paste mëshirë ndaj tij, ai pak qeshte
     dhe nuk gëzohej për asgjë nga punët e botës, përkundrazi ai gëzohej dhe
     kënaqej me bindje ndaj Allahut subhane we teala dhe duke e ndihmuar sunetin
     profetik.
     Aq sa kur erdhi lajmi për Çmimin e Mbretit Faisal tek ai nuk u pa ndonjë shenjë
     lumturie, mirëpo ai tha: “Erdhi shumë vonë.” Sepse erdhi në fillim të
     sëmundjes nga e cila edhe vdiq, Allahu e mëshiroftë.

     Shejhu nuk kishte llogari në asnjë prej bankave ( që janë të përhapura shumë
     dhe lehtë të arritshme) dhe refuzoi të hapte një llogari bankare për të marrë
     çmimin e mbretit Faisal. Këtë çmim në emër të tij e mori shejh Ebu Malik
     Shakrahu, Allahu e ruajt.

More Related Content

What's hot

Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  ShkupKush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit ShkupLazi Salihi
 
Endrra & Pendohem
Endrra & PendohemEndrra & Pendohem
Endrra & PendohemLazi Salihi
 
Dialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne KishëDialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne KishëElldini-Upfiek
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMondi Marku
 
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitShkumbim Jakupi
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.sDenis Berberi
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7Shkumbim Jakupi
 
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e BajramitRregullatIslame
 
Modestia Mos Thuaj
Modestia Mos ThuajModestia Mos Thuaj
Modestia Mos ThuajLazi Salihi
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhameditperson2
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameShkumbim Jakupi
 

What's hot (14)

Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  ShkupKush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit Shkup
 
Endrra & Pendohem
Endrra & PendohemEndrra & Pendohem
Endrra & Pendohem
 
Dialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne KishëDialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne Kishë
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 7
 
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
 
Modestia Mos Thuaj
Modestia Mos ThuajModestia Mos Thuaj
Modestia Mos Thuaj
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit
 
Kur Vdiqa Une
Kur Vdiqa UneKur Vdiqa Une
Kur Vdiqa Une
 
70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
 

Similar to Bisedë me gruan e shejh albanit

Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitAvni Xhemajli
 
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifuteTregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifutesyli
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesElldini-Upfiek
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjElldini-Upfiek
 
Endrra & pendohem
Endrra & pendohemEndrra & pendohem
Endrra & pendohemLazi Salihi
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiRregullatIslame
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiLexo dhe Mëso
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Sqarime Selefije
 
Ebu hanife wikipedia
Ebu hanife   wikipediaEbu hanife   wikipedia
Ebu hanife wikipediamcpu2546
 
Endrra pendohem
Endrra pendohemEndrra pendohem
Endrra pendohemFSstudio
 
Dr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhit
Dr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhitDr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhit
Dr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhitShkumbim Jakupi
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Buliq halid shejtani i madh
Buliq halid   shejtani i madhBuliq halid   shejtani i madh
Buliq halid shejtani i madhLibra Islame
 
Dr. musli vërbani 10.fikhu i agjerimit
Dr. musli vërbani   10.fikhu i agjerimitDr. musli vërbani   10.fikhu i agjerimit
Dr. musli vërbani 10.fikhu i agjerimitLibra Islame
 
Kurvdiqaune
KurvdiqauneKurvdiqaune
KurvdiqauneFSstudio
 

Similar to Bisedë me gruan e shejh albanit (20)

Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
 
Bazat e Sunetit
Bazat e SunetitBazat e Sunetit
Bazat e Sunetit
 
Tregime islame
Tregime islameTregime islame
Tregime islame
 
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifuteTregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Endrra & pendohem
Endrra & pendohemEndrra & pendohem
Endrra & pendohem
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Kur vdiqa une
Kur vdiqa uneKur vdiqa une
Kur vdiqa une
 
Nënat+e+b[1]..
Nënat+e+b[1]..Nënat+e+b[1]..
Nënat+e+b[1]..
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Ebu hanife wikipedia
Ebu hanife   wikipediaEbu hanife   wikipedia
Ebu hanife wikipedia
 
Endrra pendohem
Endrra pendohemEndrra pendohem
Endrra pendohem
 
Dr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhit
Dr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhitDr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhit
Dr. Musli Vërbani - 11. Fikhu i haxhit
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Buliq halid shejtani i madh
Buliq halid   shejtani i madhBuliq halid   shejtani i madh
Buliq halid shejtani i madh
 
Dr. musli vërbani 10.fikhu i agjerimit
Dr. musli vërbani   10.fikhu i agjerimitDr. musli vërbani   10.fikhu i agjerimit
Dr. musli vërbani 10.fikhu i agjerimit
 
Kurvdiqaune
KurvdiqauneKurvdiqaune
Kurvdiqaune
 

More from Ebuensarij Xhemajli

Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijEbuensarij Xhemajli
 
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Ebuensarij Xhemajli
 

More from Ebuensarij Xhemajli (6)

Akideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariutAkideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariut
 
Kërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetësKërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetës
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Përgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auaditPërgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auadit
 
çElësat për në xhennet
çElësat për në xhennetçElësat për në xhennet
çElësat për në xhennet
 
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
 

Bisedë me gruan e shejh albanit

  • 1. 1 Bisedë me gruan e shejh Albanit Përktheu: Ebu Ensarij Avni Ibn Tahir Xhemajli www.imamalbani.wordpress.com “A mund të na tregoni vendin e lindjes?” Jusra Abdu Rrahman Abidin, Umm el-Fadl. Vendi i lindjes: Salt [Jordani], dhe në certifikatën e lindjes shkruhet Jerusalem, 1929. “ Oj hallë, a mund të na tregosh për fëmijërinë tënde dhe edukimin para se të martoheshe me shejhun, Allahu e mëshiroftë?” Jam rritur në Jerusalem, në zonën e Xhamisë Al-Aksa. Babai im ka punuar si tregtar, por unë kurrë nuk e kam njohur sepse ai vdiq kur unë isha ende e re. Kështu që unë u rrita nga vëllai im, Nadhmi, Allahu e mëshiroftë. Qëndrova në Jerusalem deri në 1948, pastaj u zhvendosa për të mirë në Jordani. Shejhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, më propozoi martesë në vitin 1981. Unë jetoja në Markan Veriore, kështu që ai më mori në Markan Jugore, një vend për të cilin kisha dëshirë të dija më tepër, prandaj shejhu më vendosi atje, Allahu i Madhërishëm e mëshiroftë. Shejhu u martua me gruan e tij të parë, Umm Abdu Rrahman në Damask, ajo ishte jugosllave dhe i lindi fëmijët Abdu Rrahmanin, Abdul Latifin dhe Abdu Rrezakun dhe të tjerët të cilët vdiqën. Më pas edhe ajo vdiq.
  • 2. 2 Pastaj shejhu u martua me gruan e tij të dytë, Naxhien, e cila ishte jugosllave po ashtu. Me të ai kishte nëntë fëmijë, katër djem dhe pesë vajza. Djemtë ishin: Abdul Musowiri, Abdul Ala, Muhamedi dhe Abdul Muhaimni. Vajzat quheshin: Enisa, Asije, Selmah, Hasanah dhe Sukajneh Ai u martua me gruan e tretë gjatë kohës sa ishte i martuar me gruan e dytë. Ajo quhej Hatixhe el Kadiri dhe ishte nga Siria. Ajo është motra e gruas së dr. Muhamed Amin el Misri, mësuesit të njohur të universitetit të Medinës dhe shok i shejhut, Allahu i mëshiroftë të dy. Me Hadixhen, shejhu kishte një vajzë, Hibatullah. Dhe ai u nda nga gruaja e tij e dytë e cila jetonte në kampin e Jarmukut të Damaskut. Pastaj ai migroi bashkë me Hadixhen në Jordani në vitin 1980 dhe u vendos në Markan Jugore të Amanit, pranë shejh Ahmed Atijes i cili ishte njeri i afërt i shejhut. Por më pas Atije u veçua nga shejh Albani dhe metodologjia e tij dhe u bë sufi e më vonë hyri në Bahaizëm. Gruaja e tij e tretë qëndroi në Aman për ca kohë e më pas u vendos në Damask dhe refuzoi të qëndronte në Aman. Pas përafërsisht gjashtë muajsh, shejhu i dërgoi asaj letrat e divorcit. Në vitin 1981, Ahmed Atije së bashku me kushëririn e tij, Shejh Xhemilin, erdhën në Markan Jugore, në dyqanin e vëllait tim dhe në emër të tij ( shejh Albanit) kërkuan dorën time për martesë. Aktin e martesës e bëmë ( nikahun) në shtëpinë e kushëririt tim në Marka. Shejhu vet caktoi prikën, dhe na lajmëroi se kjo ishte një gjë e ligjshme, që do të thotë se ai që propozon martesë, cakton atë prikë që e sheh si të mjaftueshme dhe që prika e gruas së tij të jetë në mjetet e tij, kështu që në atë kohë më dha
  • 3. 3 dyqind dinarë. Dhe ai nuk caktoi ndonjë prikë e cila do vonohej sepse kjo nuk është prej Sunetit. Shkova me të në treg dhe blemë disa rrethore që nuk ishin prej ari, sepse ai nuk e konsideronte të lejueshme të vishje rrethore ari. Ne ramë dakord që të martohemi pas rreth dy muajsh, derisa shejhu të përfundonte shtëpinë e tij të re në jug të Markas. U martuam diku nga mesi i muajt të bekuar të Ramazanit. A e ndihmonte familjen apo i neglizhonte ata si pasojë e angazhimit të tij në mësimdhënie? “A mundeni , oj hallë, të na tregoni shkurt për kohen që shejhu u zhvendos? ” Shejhu emigroi nga Shqipëria në Damask së bashku me të atin kur ishte rreth dhjetë vjeç. Më pas në vitin 1980 emigroi në Jordani dhe u vendos në Marakan Jugore. Pastaj iu desh të kthehej në Damask dhe prej aty në Bejrut të Libanit në vitin 1981. Shej Zuhair esh Shaushi e priti si mysafirë në shtëpinë e tij. Më pas udhëtoi në Sharxhah dhe qëndroi aty për dy muaj duke thirrur në menhexhin Selefije. Më pas shkoi në Katar për një muaj, pastaj Kuvajt ku qëndroi dhjetë ditë. Pastaj udhëtoi për në Shaxhrah e prej aty u kthye në Jordani ku qëndroi gjersa vdiq ditën e shtunë 2.10.1999. Duke qenë gruaja e këtij dijetari fisnik, a keni vërejtur se kjo dituri, kërkimi i saj dhe të mësuarit e të tjerëve i ka marr kohë nga bashkëjetesa me ju si kreu i familjes? Dhe a ka pasur kjo ndikim negative tek fëmijët e tij? Dhe nënë e dashur, a mund t’ju kërkoj që të më veçoni në disa lutje
  • 4. 4 sepse kam nevojë të ngutshme për to. Allahu u ruajt dhe u dhentë çdo të mire? Ju falënderoj për ndjenjat tuaja të ngrohta dhe dua që ju ta dini se kërkimi i diturisë nuk e pengonte shejhun në kryerjen e detyrave familjare. Përkundrazi, e kundërta e kësaj ishte e vërtetë. Ngase ai, Allahu e mëshiroftë, ishte një shembull i kryefamiljarit duke bashkëpunuar me familjen e tij. Dhe më beso, biri im se ai jepte ndihmësen e tij në punët e përditshme shtëpiake saqë unë turpërohesha shumë për këtë. Një here ai ishte duke e pastruar oborrin bashkë me mua saqë i thash: O shejh. Mos më turpëro në përpara fqinjëve, sepse do thonë se ti po i kryen punët e gruas tënde” Ai mu përgjigj: “Ky nuk është turp. A nuk e di ti se profeti salallahu alejhi we selem ishte në shërbim të familjes së tij?’ Kur i kërkoja ndonjë gjë ( të nevojshme ) për shtëpinë, për shembull ndonjë rafte shtesë, ai do e shqyrtonte situtatën dhe mendonte rreth saj dhe nëse ishte e duhur shkonte dhe e bënte me duart e tij. Dhe nëse kishte nevojë për të blerë ndonjë gjë, shkonte dhe e kryente me veturë atë që unë kisha kërkuar. Njëri nga gjërat që ai i kishte qejf ishin udhëtimet, ashtu siç bëjnë sirianët, dhe shporta ( e piknikut) ishte gjithmonë në veturën e tij. Ne dilnin së bashku gjatë pranverës, verës e madje edhe gjatë dimrit duke shikuar borën dhe peizazhin e natyrës gjatë dimrit. Ai më lavdëronte duke pirë çaj dhe kafe, edhe pse nuk e kishte zakon që të pinte asnjërën prej tyre. Por, në çdo shëtitje që shkonim, ai kurrë nuk i linte librat ( i merrte gjithmonë me vete). Librat ishin shokët e tij kudo që ai shkonte. Në fakt, ka ndodhur shumë herë kur unë zgjohesha dhe
  • 5. 5 nuk e shihja atë në shtrat. E kërkoja dhe e gjeja në dhomën e tij të studimit, me dritën ndezur, i tërhequr në librat e tij. Unë befasohesha dhe ai, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Këto janë të dashurat e mia.” Allahu u dhentë sukses, ua largoftë vuajtjet dhe ju beftë prej atyre që janë të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Amin. “Nëna jonë fisnike, ne do të donim që të na jepni një përshkrim të një dite të plotë nga jeta e tij, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, që nga koha që ai do zgjohej për namazin e sabahut deri në kohën kur ai shkonte për të fjetur “ Përshkrimi i ditës nga jeta e shejhut. Shejhu, Allahu e mëshiroftë, zgjohej për namazin e sabahut, në mos më herët, dhe gjithashtu me anë të telefonit zgjonte edhe disa nga nxënësit e tij. Pastaj, për aq kohë sa ishte në gjendje fizike, shkonte dhe i merrte nxënësit e tij nga shtëpitë e tyre apo nga rruga ku ata e prisnin. Ata namazin e sabahut e falnin në një xhami ku imami i saj përpiqej të zbatonte Sunetin dhe i shmangej bidateve, siç është kunuti në namazin e sabahut, dhe pjesën më të madhe të kohës, xhamia ishte larg nga zona ku ne jetonim. Pastaj nëse nuk ulej me nxënësit e tij në xhami, shejhu do të kthehej në librarinë e tij dhe qëndronte në mes të librave dhe kërkimeve deri në orën shtatë të mëngjesit, kohë kur unë i përgatisja mëngjesin. Ai hante mëngjes dhe serish kthehej në librari ku qëndronte deri në kohen e gjumit të pasdrekes, kohë kur shejhu fillonte të përgjumej. Flinte për një kohë të shkurtër dhe serish kthehej në librari.
  • 6. 6 Kështu ishte edhe dreka e tij, në orën një. Ndërsa darken shejhu nuk e dëshironte. Ai mund t’u përgjigjej telefonatave pas namazit të jacisë, sepse kishte caktuar dy orë për vendimet e çeshtjeve fetare. Sa u takon vizitave, atëherë kur ia lejonin rrethanat një gjë të tillë, ai e kishte ndarë kohën në mes akshamit dhe jacisë. “Si reagonte shejhu me ato që ngjanin në botën muslimane dhe si ndikonin këto ngjarje tek ai? ” Sa i përket reagimit të shejhut rreth asaj që ngjante në umetin Islam, atëherë ne nuk kishim televzor në shtëpi, sepse shejhu nuk e donte një gjë të tillë, dhe ai nuk blinte gazeta, mirëpo në të njëjtën kohë ishte tej mase i lënduar me atë që u ndodhte muslimanëve në Palestinë, Irak, Afganistan dhe vendet e tjera Islame. Dhe ai shpesh herë zhvendosej tek vëllezërit e tij musliman në Siri, sidomos gjatë kohës së ngjarjeve të viteve të tetëdhjeta me Alawitet. E shpeshë herë shumë të rinjë musliman vinin tek ai për tu këshilluar e ai i nderonte dhe i priste në mënyrën më të mire të mundur. Si e ndihmonte Umu el Fadl shejhun në diturinë e tij? “Nënë e nderuar, a kishit ndonjë rol në arritjen e shkallës që dijetari ynë shejh Albani arriti në përsosmërinë e fesë së Allahut dhe praktikimin e Sunetit të Tij, salallahu alejhi we selem. Sepse kjo është një çështje që na intereson shumë? A ka patur ndonjë hulumtim apo mendim rreth ndonjë çështjeje dije që keni mundur ta ndani me shejhun, Allahu e mëshiroftë dhe a keni përfituar nga dija e tij? Falënderimi i takon vetëm Allahut, ne kemi përfituar shumë nga ai. Në të vërtetë, pas martesës sime, familja ime, Aal Abidiin, dhe të tjerët përfituan
  • 7. 7 shumë. Shpesh njerëzit më pyesin për ndonjë vendim apo çështje kështuqë u përgjigjëm: “Shejhu thoshte këtë e këtë” e nëse nuk e di atëherë pyes ndonjë nga nxënësit e tij tek te cilët ai kishte besim. Sa i takon rolit tim në dituri, unë as që jam nxënëse e dijes, e si mundet dikush si unë të ndaj në dituri diturinë dhe kërkimet e tij të përpikta të bazuara në dituri? Mirëpo unë i përgatisja ambientin siç thuhet me aq sa kisha mundësi. I shërbeja atij, mysafirëve dhe nxënësve të tij aq sa mundja sepse ai nuk kishte shërbyese dhe kurrë nuk pranonte të kishte shërbyese në shtëpi. “Çfarë ndikimi pati largimi nga Medina al Munewra tek dijetari ynë i madh, d.m.th kur ju u zhvendoset këtu?” Shejhu u ndikua shumë pas largimit nga Medina- qyteti i Pejgamberit. Ai i cilësonte ato ditë të jetuara në Qytetin e Pejgamberit salallahu alejhi we selem si ditët më të mira të jetës së tij. Mirëpo në të njëjtën kohë ai nuk ndalej në kërkimin e diturisë. “ Cila ishte ngjarja më e shquar në të cilën ai ka marrë pjesë derisa jetonte në Medine –al Munewra?” Sa i takon ngjarjes më të famshme islame që ka ndodhur atje unë nuk e di sepse nuk isha me të. “Si e nderoni sipas mendimit tuaj një dijetarë të madh siç ishte ai?” Sa i përket nderimit të shejhut nuk ka asgjë si lutja për të dhe zbatimi i metodologjisë në të cilën ai gjithmonë thërriste dhe të cilën e përmblidhte me dy fjalë: dëlirje dhe kultivim. Gjegjësisht, pastrimi i metodologjisë së
  • 8. 8 muslimanëve dhe trashëgimisë së risive ( në fe), paragjykimet heretike, hadithet e dobëta etj, dhe kultivimi i metodologjisë së duhur dhe fesë së vërtetë. Shejhu shqetësohej për njërin nga problemet me të mëdha të muslimanëve, veçanërisht për ata që pretendonin se e pasonin Sunetin, që të jenë kultivues të saktë dhe metodologji të shëndoshë. E në përgjithësi kjo metodologji kërkon kohë të gjatë e përpjekje të mëdha. Këshillë motrave dhe reagimi i saj ndaj atyre që gënjenin për shejhun “A e ndjeni dashurinë e muslimanëve për burrin tuaj, Allahu e mëshiroftë, apo keni ndjesinë se dashuria e tyre ndaj tij është e pamjaftueshme?” Po, fëmijët e mijë, e njoh nivelin e dashurisë së njerëzve për shejhun, Allahu e mëshiroftë, dhe kam dëshirë që ata ta kujtojnë atë në lutjet e tyre, dhe ta lusin Allahun ta shpërblejë atë me shpërblimin më të mirë në interesin e muslimanëve. Unë personalisht kam blerë një apartament përballë varrezave ku ai është varrosur në Markan Jugore të Amanit. Dhe më besoni, gjithmonë zgjohem natën, i shikoj varrezat dhe lutëm për të dhe nxënësin e tij Ebu Muadhin dhe vajzën e vëllait tonë Abul Jaman, Sumejen, Allahu i mëshiroftë që të gjithë dhe na bashkoftë në Xhenet me prijësin e pejgambereve, amin. “Si mundemi ne që jem jemi të privuar nga prania e një dijetari të madh, ti kujtojmë kohërat kur shejhu do të mbante ligjërata në të cilat ne nuk ishim të pranishëm, nivelin e të cilave e di veç Allahu ?”
  • 9. 9 Vëllai im, kjo është e mundur që ju ti kujtoni ato kohë të bukura me shejhun nëpërmjet regjistrimeve në audio kaseta të cilat janë të shumë të shpërndara dhe e njëjta vlen edhe për librat e tij në librarit islame. A e ka ndjekur ndonjë nga bijtë e shejhut shembullin e tij në kërkimin e diturisë dhe përsosmërinë në Shkencën e Hadithit? Dhe a ka patur shejhu ndikim në këtë?” Ajo që e ka ndjekur më së shumti shembullin e tij në shkencën e hadithit, është vajza e tij, Umu Abdullah, Allahu e ruajt. “Ju kërkoj që të mos i privoni zonjat të cilat këshillojnë në atë se cili duhet të jetë roli i tyre në edukimin e një brezi të ri dhe si duhet të përpiqen që ta bëjnë këtë? Dhe po e përsëris falënderimin dhe mirënjohjen për ata që dolën me këtë ide dhe u përpoqën që ta zbatojnë atë” Këshilla ime për vajzat e mia, vajzat muslimane është që ato ti frikësohen Allahut subhane we teala, të mësojnë fenë e tyre veçanërisht në rolin e gruas muslimane në shtëpinë e sajë dhe në çështjet qe kanë të bejnë me rritjen e fëmijëve të tyre. Dhe që motrat muslimane të përqendrohen në çështjet e shtëpisë dhe familjes, duke i rritur dhe edukuar vet ata, dhe të kenë kujdes ndaj bashkëshortit në pajtim me thënien e Allahut: “ Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja… ( Ahzab 33:33). Dhe profeti, salallahu alejhi we selem ka thënë: “ Kur gruaja falet pesë herë ( në ditë), agjëron Ramazanin, ruan dëlirësinë e sajë, i bindet burrit, asaj i thuhet: Hyn në Xhenet nga cila derë të duash,” çfarë doni më tepër?
  • 10. 10 “Cili ishte reagimi i shejhut, Allahu e mëshiroftë, ndaj njerëzve me akide të prishur që janë shumë të përhapur në Jordani dhe vende të tjera kur ata e sulmonin dhe gënjenin për të në gazeta e media të tjera? Shejhu i trajtonte ata që e sulmonin dhe gënjenin rreth tij ashtu siç bejnë njerëzit fisnik. ( Shembulli i tyre është) si cjapi i alpeve që godet shkëmbin me brirë, (në fund vetëm se e dëmton bririn e tij). Më kujtohet një herë kur isha bashkë me të në makinë, ai lëshoi një kasetë me një fjalim të dërguar nga një njeri që e sulmonte dhe gënjente ndaj shejhut, Allahu e mëshiroftë, duke e cilësuar atë jobesimtarë e kështu me radhë. Unë isha gati të shpërtheja nga tërbimi. E shikoja shejhun ( d.m.th reagimin e tij) dhe ishte sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Derisa më në fund i thash: “ Si është puna me ty? A nuk e dëgjon se çfarë po thotë?” Ai më bëri më shenjë që nuk ishte ndonjë problem dhe të mos shqetësohesha. Gjëja më e rëndësishme është që Allahu ta pranoj atë, Allahu e mëshiroftë dhe na beftë ne dhe juve prej atyre veprat e të cilëve pranohen ( tek Allahu). “ Duhet të ketë patur ndonjë situate që ka ndikuar shumë tek shejhu. Diçka, ndikimi i së cilës nuk mund të harroj nga shejhu, a mund të na tregoni se cila ishte kjo ndodhi, dhe a ishte ndodhi që e ka bërë të lumtur apo e ka pikëlluar atë? ” Sa i takon asaj që ngjau gjatë kohës sime e që pati ndikim të madh tek shejhu, kjo ishte mospajtimi me shejh Zuhejr esh Shaweshi, Allahu e ruajt. Dhe kjo sepse Zuhejri ishte nga njerëzit e afërt dhe më të dashur te shejhut. Dhe mospajtimi me njerëzit të cilët i do dhe të cilët janë të përkushtuar është diçka
  • 11. 11 që gjithmonë ndikon tek njeriu. I lutem Allahut që të ketë mëshirë për të dy shejhut dhe ti bashkoj në kopshtet e përhershme të Xhenetit, Amin. Nëna ime fisnike, si do ta ndante Shejhu kohën në mes të mësimeve të davetit, gruas, shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve? Shejhu, Allahu e mëshiroftë, kohën e tij e kishte shumë të organizuar dhe shpesh thoshte: Profesioni im si orë-bërës më ka mësuar saktësinë dhe organizimin.” Ai nuk linte asgjë nga punët e tij të linin pas me diçka tjetër, çdo gjë kishte radhën e saj. “Cila është historia e daljes së tij nga Emiratet dhe Saudia ( dhe fakti ) që ai atij i ishte refuzuar hyrja në Jordani dhe se ka pritur në kufi derisa dikush me ndikim në Jordani u mor me rastin e tij? Do doja të dija më shumë për këtë histori , nëse ju do të ishit e sjellshme të na tregoni .” Sa për historinë e daljes së tij nga Jordania, shejhu, Allahu e mëshiroftë, u përjashtua në vitin 1982 për në Siri, qeveria e së cilës i ishte venë pas , sa që shërbimi sekret i dha atij një cope letër duke i kërkuar atij që të kthehej në date të caktuar, mirëpo shejhu kërkoi këshillën e vëllezërve të tij në Siri dhe menjëherë u largua për në Bejrut ku shoku i tij Shej Zuheir Shawashi e priti atë. Ai qëndroi si musafirë i tij për tre muaj pastaj njeri nga nxënësit e tij e mori në Emirate në Sharxhah kështuqë ne shkuam tek ai dhe qëndruam dy muaj. Pastaj vajtëm në Katar për një muaj dhe qëndruam në hotelin Wahah. Pastaj (qëndruam) në Kuvajt dhjetë ditë e më pas në Emirate. Në atë kohë shejh Muhamed Ibrahim Shakrah përpiqej që ta kthente prapë në Jordani duke përdorur kanalet që e kuptonin gjendjen e shejhut, dijen dhe qëndrimin e tij në shërbim të Sunetit të profetit. Prandaj e lejuan që të kthehej
  • 12. 12 në Jordani… u kthyem nëpër rrugën e aeroportit dhe nuk kishte pritje në kufi ashtu siç ju e përmendet. Dhe nuk harrojmë përpjekjet e shejh Muhamed Ibrahim Shakrahut; Shejh Albani i qe mirënjohës dhe e falënderonte gjatë gjithë jetës së tij, Allahu e shpërbleftë me të mira. Allahu e mëshiroftë shejhun dhe ia regjistroftë këtë vepër në peshoren e së mirës. Ndërsa sa i takon shejh Albanit, atëherë ai nuk kishte asnjë lidhje me politikanët që ishin në pushtet as në token arabe apo ndonjë vend tjetër islamik. Ai pasonte thënien e profetit salallahu alejhi we selem: “Kushdo që shkon në dyert e sundimtarit, do të vihet në sprovë.” Pas leximit të biografisë së tij, mësova se ai në testamentin e tij shkroi që librat e tij duhet ti lihen në trashëgimi Medinës dhe se asgjë nga gjërat e tij nuk ngelen në shtëpi, siç janë shënimet e tij në të cilat ka shkruar dhe që kurrë si përfundoi, mus’hafi i tij, etj në mënyrë që të dinim se çfarë kishte në ato dokumente dhe në dokumente të tjera që ai nuk arriti ti mbaronte? Allahu ju bekoftë.! Po, shejhu i la trashëgimi bibliotekës islame të Universitetit të Medinës gjitha librat dhe letrat që kishte shkruar me dorën e tij. Asgjë nga to nuk ngeli në shtëpi. Shejhu nuk kishte fletore, fletoret e tij ishin librat dhe studimet në të cilat ai vendoste përmbledhjen e mendimeve dhe përvojën e tij. Shejhu nuk kishte mus’haf të veçantë, mirëpo kishte shumë mus’hafe në të cilat ai lexonte. Ndërsa ato që nuk i ka përfunduar, ato janë shumë, dhe ato janë projektet e tij të bazuara në dituri e që kërkonin shumë kohë nga jeta e shejhut që të mbaronin. Lusim Allahun që ti përgatisë muslimanët në përfundimin e tyre dhe ti shpërblejë ata me shpërblimin më të mire.
  • 13. 13 Kemi dëgjuar për situatat që e bënin shejhun të qante, por cilat ishin ato situata që e bënin shejhun, Allahu e mëshiroftë, të qeshte? Sa i takon situatave kur ai ka qeshur, Allahu paste mëshirë ndaj tij, ai pak qeshte dhe nuk gëzohej për asgjë nga punët e botës, përkundrazi ai gëzohej dhe kënaqej me bindje ndaj Allahut subhane we teala dhe duke e ndihmuar sunetin profetik. Aq sa kur erdhi lajmi për Çmimin e Mbretit Faisal tek ai nuk u pa ndonjë shenjë lumturie, mirëpo ai tha: “Erdhi shumë vonë.” Sepse erdhi në fillim të sëmundjes nga e cila edhe vdiq, Allahu e mëshiroftë. Shejhu nuk kishte llogari në asnjë prej bankave ( që janë të përhapura shumë dhe lehtë të arritshme) dhe refuzoi të hapte një llogari bankare për të marrë çmimin e mbretit Faisal. Këtë çmim në emër të tij e mori shejh Ebu Malik Shakrahu, Allahu e ruajt.