SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
a lëmë anash fizionominë time. Çdo kush në Mekke e
njihte djaloshin e ri, të veshur me petka më të shtrenj-
ta. Edhe unë isha i humbur në rininë time, si e tërë
Mekka. Idhujtaria, vena, bixhozi, varrosja e vajzave të gjalla, ishin e
përditshmja jonë.
Përleshjet ndërfisnore dhe flamujt e përgjakur i kërcëno-
heshin tërë asaj që ne e quajmë nder dhe moral. Gjaku ishte ujë për
shkretëtirën. Në një ambient të tillë jetova 17 vjet, gjersa Mekken e
zgjoi një zë, një dritë e cila do t’i kundërvihet errësirës dhe injo-
rancës, dhe e cila do t’i hapë logjikës së shëndoshë horizonte të reja
mendore. Tani çdo gjë shkatërrimtare ishte në rrezik. Unë jam
kushëriri i Emine bint Vehbit, nënës së Muhammedit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, pra daja e tij.
Sa herë që e vizitoja Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ai qeshej me mua. Shokëve të vet u thoshte: “Ky është daja
im, le të tregojë dikush dajën e vet.”
Unë jam trim i Kadisijes, çlirimtar i Medainit dhe arkitekt i
qytetit Kufa në Irak.
Njerëzit për mua thonë se jam kalorës i shkathtë, njëri nga
komandantët më të suksesshëm të ushtrisë muslimane. Jam
shumë i devotshëm, prandaj falem dhe agjëroj shumë; jam bujar
dhe kam shpirt fisnik.
A dëshironi të dini se kush jam unë?
U linda në shtëpinë më autoritative të Mekkes. Prindërit e
mi më ofruan të gjitha të mirat! Nëna ime më donte shumë, por
edhe unë atë, sa që njerëzit në Mekke dashurinë tonë e mirrnin si
shembull.
Shok të jetës e kisha Ebu Bekrin. Gati tërë kohën e kalonim
së bashku. Ai ishte njeri besnik, por edhe mendjemprehtë, prandaj
për çdo problem kërkoja këshillë nga ai.
Një ditë dëgjova se Ebu Bekri e kishte lënë fenë e kure-
jshitëve dhe e kishte pranuar fenë e Muhammedit sal-lall-llahu ale-
jhi ve sel-lem. U zemërova shumë. Nuk munda ta besoj një gjë të
tillë. A e dini pse?
Tua them të vërtetën, atë e kisha shok më të ngushtë, e tani
si do të mund ta vizitoj kur ai e ka ndërruar fenë. Pastaj, pabesim-
tarët kurrë nuk do të pajtohen me këtë fe të re, ashtu që sa e si do
të më pengojnë të takohem me shokun tim më të ngushtë.
Lajmi për Ebu Bekrin më pat tronditur aq shumë, sa që e
pashë të nevojshme të dal diku në periferi të Mekkes, e të meditoj.
Ashtu edhe veprova. U ula në një breg, dhe thashë në vete: “Një
njeri i mençur dhe besnik si Ebu Bekri nuk mund ta lë fenë e etërve
të tij, e të përqafojë një fe tjetër të re, pos nëse ka ndonjë arsye.
Ndoshta feja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është
më e mirë se kjo e jona. Duhet ta takoj atë, e ta pyes sy më sy. Nuk
është mirë t’u besoj thashethëmeve. Ndoshta Ebu Bekri ka vepruar
mirë?”
Disi e gjeta. Në pyetjen, se a është e vërtetë ajo që kisha
dëgjuar, ai menjëherë filloi të më shikojë dhe sqarojë fenë e tij. Pse
ta fshehi të vërtetën, fjalët e Ebu Bekrit ishin me vend. Çdo njeri do
të bindet se, misionin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
i mençuri nuk e refuzon, përveç mendjetrashëve apo kryeneqëve.
Pasi që Ebu Bekri e kreu fjalën, menjëherë deklarova se edhe unë
dëshiroj të jam në këtë fe. Isha i riu i parë që besova. U thashë edhe
më parë se kisha vetëm shtatëmbëdhjetë vjet.
A e dini se si reagoi nëna ime kur i tregova se e kam pranuar
fenë Islame? Iu duk sikur u prish tërë bota. Me mish e me shpirt
deshi të më detyrojë të dal prej Islamit. Nuk la metodë pa përdorur.
Herë më lutej për hirë të dashurisë, e herë më kërcënohej. Kur pa se
po mundohet kot me këso metodash, vendosi ta përdorë një meto-
dë tjetër, më prekëse. Një ditë më tha:“Nëse nuk i kthehesh fesë së
etërve tanë, do të hudhem në grevë urie derisa të vdes, e pastaj ti
do të kesh turp të dalësh para njerëzve, sepse ata do të thonë: ‘Ja,
ky e ka mbytur nënën e vet.’Iu luta nënës së dashur që mos ta bëjë
këtë, se e ka kot, ngase unë nuk kthej prapa. Ajo e bëri të veten. Pas
disa ditëve, ishte lodhur aq shumë, sa që mendova se do të vdes.
Erdhën disa të afërm të mi në vizitë. Ata më lutën që t’ia plotësoj
dëshirën nënës time. Iu afrova, ia përkëdhela flokët, dhe e shikova
si për herë të fundit. Ky akt i imi ua rriti shpresat të pranishmëve, se
do të më zbutet zemra. Sytë më ishin mbushur me lot. E putha në
ballë, ngase nuk ka njeri më të dashur se nëna për mua. I tërë trupi
më dridhej nga të rrahurit e zemrës. Me zë të ulët i thashë në vesh:
“Oj nënë, ti e di se të dua shumë, por fenë time e dua edhe më
shumë. Kur po të shoh kështu, po më coptohet zemra, por nuk kam
ç’të bëjë. All-llahun dhe Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
i dua më shumë se gjithë botën. Nuk mund ta shes fenë time për
asgjë, qoftë edhe për jetën e më të dashurës që kam, nënës time.
Nënë, mos u bëj kryeneçe, se sikur t’i kishe edhe njëqind shpirtëra,
e të dalin një pas një, unë nuk do të largohem nga feja Islame, e ti,
nëse do, ha, e nëse do, mos ha.”
Nëna ime e humbi betejën para besimit tim të paluhat-
shëm. Si mbet gjë tjetër, pos të fillojë të hajë, të pi, e t’i kthehet
jetës. Thonë se këtë akt timin e ka përmbajtur edhe qielli. Prandaj
edhe zbriti ajeti Kur’anor: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më për-
shkruash mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos
i respekto ata. Por në çështjet e kësaj bote të kesh mirëkuptim
ndaj tyre. E ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, man-
dej kthimi i juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni
punuar.” (Llukman: 150).
Harrova t’ju them se në fillim faleshim fshehurazi. Ashtu, një
ditë, derisa po faleshim në një luginë në Mekke, erdhën disa idhuj-
tarë dhe filluan të tallen me atë që po bënim. Ne nuk duruam, por
u përleshëm me ta. Unë gjeta pranë meje një asht të devës dhe i
rashë me të një idhujtari. Kur panë idhujtarët tjerë shokun e tyre të
përgjakur, ikën si qyqarë, e ne vazhduam ibadetin.
Ishte hera e parë që një musliman e godet një idhujtar.
Prej se e pranova Islamin, kam qëndruar pranë Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Prej tij mësoja shpalljen, që i shpallej
prej All-llahut, dhe normat fetare. Jam pjesëmarrës i çdo lufte.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më donte shumë dhe
kishte besim në mua.
Në luftën e Uhudit ishim në një pozitë të rëndë. Ushtria jonë
ishte e shpartalluar. Unë isha i plagosur, por kjo nuk më ndali që të
vazhdoj luftën kundër armiqëve. Vetes ia kisha dhënë një detyrë -
ta mbroj Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Shtizën e
drejtuar kah ai, e ndala unë. Në ato momente vendimtare për të
gjithë ne, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e luti Zotin për
mua.
Pas vdekjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
unë isha ushtarë besnik i Ebu Bekrit. Me dinjitet kam kryer çdo
obligim ushtarak, por kurrë nuk e kam lënë anash ibadetin e All-
llahut.
Omeri radijall-llahu anhu u caktua për halife në kohën kur
ushtria muslimane luftonte në tokat e perandorisë Persiane. Në
fushëbetejë punët nuk qëndronin mirë. Omeri radijall-llahu anhu
deshi që personalisht ta udhëheqë luftën, por as’habët nuk
pëlqyen një gjë të tillë, sepse muslimanët kishin nevojë për halife,
e jo për luftëtarë.
Ata propozuan që Omeri radijall-llahu anhu të mbetet në
kryeqytetin e shtetit Islam, në Medine, ndërsa për komandant të
ushtrisë të caktojë ndonjërin prej as’habëve më autoritativ. Omeri
radijall-llahu anhu e pranoi këtë propozim, ashtu që mua më zgjod-
hi për komandant të ushtrisë në Irak. Me ushtrinë time, të përqën-
druar para dyerve të Irakut, në vendin e quajtur Kadisije, i dërgova
një mesazh komandantit të ushtrisë persiane, me të cilin e thirra që
të pranojë fenë Islame, e të largohet nga zjarrputizmi.
Përndryshe… na pret lufta.
Kështu na ka mësuar feja Islame dhe Muhammedi sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem. Ne nuk jemi ithtarë të luftës, e as gjakpirës.
Ne jemi misionarë të paqes, dashurisë, Islamit.
Zjarrputistët rrefuzuan. Ata me çdo kusht dëshironin luftë.
Kuptohet se ata kishin më tepër armë, dhe ishin në numër më të
madh, por ne ishim të vetëdijshëm se besimi i vërtetë mund ta
mposht ushtrinë më të përgatitur.
All-llahu në Kur’an thotë: “Zoti gjithsesi do t’i ndihmojë ata
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
TT
që e ndihmojnë Atë.”
Para se të fillonte beteja, unë u sëmura. I tërë trupi më ishte
bërë me puçërza të thata, ashtu që nuk mundesha as të lëvizi, e lëre
më të udhëheqi luftën e të kalëroj para ushtrisë.
Në kokë më qarkullonin një varg pyetjesh! Ah sikur të kishte
filluar lufta para se të sëmurem! Ah sikur të shërohesha sa më shpe-
jtë! Ah sikur… sikur! Dëshira ime e flaktë ishte që të marrë pjesë
aktivisht në luftë, të kalëroj në kalë në ballë të ushtrisë sime. Por mu
kujtua hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që urd-
hëron që mos të themi: “sikur”, nëse na godet ndonjë e keqe, ose
nëse nuk kemi sukses në punë, sepse fjala: “sikur të kisha vepruar
ndryshe”, ia hapë rrugët djallit dhe ia humbë shpresat njeriut. Në
këso raste, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka mësuar
të themi: “Kështu është Vullneti i All-llahut të Madhëruar.”
Lufta filloi. Unë komandoja ushtrinë time prej një tende.
Kalorësit muslimanë luftonin në emër të Zotit të Madhëruar, ndër-
sa zjarrputistët luftonin në emër të asgjësë, dhe nga dhembjet e
plagët e shpatave tona uluronin si ujq. Ata pësuan disfatë bindëse,
sepse ne kishim ndihmën e Zotit të Madhëruar.
A e dini se ç’ndodhi pas kësaj beteje?
Shumë ushtarë persian, por edhe shumë prej komandan-
tëve të tyre, pranuan fenë tonë Islame. Heroizmi i ushtrisë musli-
mane i kishte habitur. Gatishmëria e muslimanëve që ta flijojnë
veten për këtë fe, ishte dëshmi se ne ishim në të drejtë.
Arkitektura është traditë e muslimanëve. Unë i vura
themelet e qytetit Kufa në Irak. Kufa më vonë u bë seli e Irakut. Por
krahas që kishte funksionin administrativ, ajo ishte edhe minareja e
Islamit në ato troje. Nuk kaloi shumë kohë, dhe ne muslimanët
kaluam lumin Degla, ashtu që çliruam Medainin, pasi e mbajtëm të
rrethuar dy muaj. Me çlirimin e Medainit përfundimisht e shuam
zjarrin që e adhuronin persianët.
Në Irak qëndrova si vali, derisa halifja më urdhëroi të kthe-
hem në Medine. Unë ashtu edhe veprova. Ndejta në Medine deri
kur zjarrputisti Ebu Lului bëri atentat ndaj Omerit radijall-llahu
anhu në xhami, gjatë namazit të sabahut.
Para se të ndërrojë jetë, Omeri radijall-llahu anhu zgjodhi
gjashtë as’habë, të cilët i obligoi që ta zgjedhin halifen e ri pas tij.
Ndër ta isha edhe unë. Konsultimet mes nesh për këtë qështje nuk
zgjatën shumë. Halife u zgjodh Othman ibën Affani radijall-llahu
anhu. Unë vazhdova t’i kryej obligimet e mia si ushtar. Detyra ime
ishte t’i mbrojë interesat e popullit musliman, por kur kishte nevo-
jë, edhe e shprehja mendimin tim.
Dikur na e vranë edhe Othman ibën Affanin radijall-llahu
anhu.
Fitneja ishte sprovimi më i rëndë ndër muslimanët. Vetëm
tri herë në jetë kam qarë: Ditën kur vdiq Muhammedi sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, për vdekjen e Othmanit radijall-llahu anhu, dhe
sot, kur po qajë për popullin musliman.
Në momentet kur po ndërroja jetë, u shtriva në shtëpinë
time në Akik, e thirra djalin tim dhe ia bëra me shenjë kah një arkë.
E luta që të mi japë disa rroba të vjetra, të cilat i pata ruajtur në atë
arkë që prej luftës së Bedrit. Porosita djalin tim që me ato rroba të
ma mbulojnë kufomën time.
Kam ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetëvjeçare.
Varrin e kam në Medine, në vendin e quajtur Bekia.
A më njihni tani?
Unë jam Sad ibën ebi Vekkasi. Njëri nga dhjetë as’habët e
Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të përgëzuar me
Xhennet qysh në këtë botë.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e luti Zotin për
mua:
“O Zot i Madhëruar, drejtoja shtizën Sadit kur gjuan, dhe
përgjigju lutjes së tij.”
Përkujtojeni hadithin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem:
“Shokët e mi janë si yjet, cilin ta përcillni, do të udhëzoheni.”
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të
lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban
ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të
ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të
ngjashme.
Boton:
Shoqata Qytetare
Klubi Studentor
e-mail: penastudentore@hotmail.com
UNË JAM
BANOR
I XHENNETIT
A e di kush jam unë?
Marrë nga libri: ,,A e di kush jam unë?” të autorit
Muhammed Hamza SA’DAVI,
botuar nga shtëpia botuese ,,Furkan ISM”

More Related Content

What's hot

Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut
Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut
Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut Shkumbim Jakupi
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.Shkumbim Jakupi
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjElldini-Upfiek
 
Deshiroj Te Pendohem Por
Deshiroj Te Pendohem PorDeshiroj Te Pendohem Por
Deshiroj Te Pendohem Porguestef339
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëShkumbim Jakupi
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...
Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...
Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...Libra Islame
 
E Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe Vehabistëve
E Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe VehabistëveE Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe Vehabistëve
E Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe Vehabistëveguest41e4e
 

What's hot (13)

Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne Islam
 
Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut
Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut
Amr Halid - Vendosmëria në fenë e Allahut
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
Buhari 8
Buhari 8Buhari 8
Buhari 8
 
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
Dr. Musli Vërbani - 1. Besimi ne Zotin xh.sh.
 
Fitneja e Khauarixhëve
Fitneja e KhauarixhëveFitneja e Khauarixhëve
Fitneja e Khauarixhëve
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Deshiroj Te Pendohem Por
Deshiroj Te Pendohem PorDeshiroj Te Pendohem Por
Deshiroj Te Pendohem Por
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...
Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...
Muhamed salih el munexhid - deshiroj te pendohem por...
 
E Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe Vehabistëve
E Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe VehabistëveE Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe Vehabistëve
E Vërteta Rreth Vehabizmit Dhe Vehabistëve
 

Viewers also liked

Filosofía y poesía, de maría zambrano
Filosofía y poesía, de maría zambranoFilosofía y poesía, de maría zambrano
Filosofía y poesía, de maría zambranoMissael Duarte Somoza
 
Unternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichten
Unternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichtenUnternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichten
Unternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichtenandreasblau
 
Media '08 - Presentation by Kay Gruenwoldt
Media '08 - Presentation by Kay GruenwoldtMedia '08 - Presentation by Kay Gruenwoldt
Media '08 - Presentation by Kay GruenwoldtMegan Elliott
 
CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016
CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016
CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016Tomasz Najder
 
Jaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.Simposio
Jaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.SimposioJaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.Simposio
Jaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.SimposioJre Joserra
 
Fenómenos hipotecarios paranormales
Fenómenos hipotecarios paranormalesFenómenos hipotecarios paranormales
Fenómenos hipotecarios paranormalesSofia Square
 
II Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más Datos
II Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más DatosII Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más Datos
II Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más DatosEcommaster
 
Proyecto Final Diseño de Proyectos
Proyecto Final Diseño de ProyectosProyecto Final Diseño de Proyectos
Proyecto Final Diseño de Proyectosclaoeusse
 
Beyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 Workshop
Beyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 WorkshopBeyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 Workshop
Beyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 WorkshopInventive IT
 
Step adivasi chetna 20 1-15
Step adivasi chetna 20 1-15Step adivasi chetna 20 1-15
Step adivasi chetna 20 1-15Jauhar Jauhar
 

Viewers also liked (20)

Filosofía y poesía, de maría zambrano
Filosofía y poesía, de maría zambranoFilosofía y poesía, de maría zambrano
Filosofía y poesía, de maría zambrano
 
Unternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichten
Unternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichtenUnternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichten
Unternehmenspräsentation von Maximilian: freiraum einrichten
 
Media '08 - Presentation by Kay Gruenwoldt
Media '08 - Presentation by Kay GruenwoldtMedia '08 - Presentation by Kay Gruenwoldt
Media '08 - Presentation by Kay Gruenwoldt
 
Secret Transp Publicos Expansao Sp
Secret Transp Publicos Expansao SpSecret Transp Publicos Expansao Sp
Secret Transp Publicos Expansao Sp
 
Nohaycuchara
Nohaycuchara Nohaycuchara
Nohaycuchara
 
FAnn Info 2/2007
FAnn Info 2/2007FAnn Info 2/2007
FAnn Info 2/2007
 
Page 18
Page 18Page 18
Page 18
 
CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016
CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016
CV Tomasz Najder Part 4 2009.06.07 2016
 
Jaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.Simposio
Jaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.SimposioJaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.Simposio
Jaizkibel ponencia Aranzadi .Lezo.Azaroak.Simposio
 
Fenómenos hipotecarios paranormales
Fenómenos hipotecarios paranormalesFenómenos hipotecarios paranormales
Fenómenos hipotecarios paranormales
 
II Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más Datos
II Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más DatosII Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más Datos
II Congreso Ecommaster - Big Data y Minería de Datos, Datos y más Datos
 
Abschlusspräsentation Workshop "Social Media"
Abschlusspräsentation Workshop "Social Media"Abschlusspräsentation Workshop "Social Media"
Abschlusspräsentation Workshop "Social Media"
 
Calendario fotografico 2009 de Alozaina
Calendario fotografico 2009 de AlozainaCalendario fotografico 2009 de Alozaina
Calendario fotografico 2009 de Alozaina
 
Manual tratamiento
Manual tratamientoManual tratamiento
Manual tratamiento
 
Mangiare sano
Mangiare sanoMangiare sano
Mangiare sano
 
El teide
El teideEl teide
El teide
 
Proyecto Final Diseño de Proyectos
Proyecto Final Diseño de ProyectosProyecto Final Diseño de Proyectos
Proyecto Final Diseño de Proyectos
 
Guia construccion interpretacion indicadores
Guia construccion interpretacion indicadoresGuia construccion interpretacion indicadores
Guia construccion interpretacion indicadores
 
Beyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 Workshop
Beyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 WorkshopBeyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 Workshop
Beyond Pre-Booking - Parking Network Nov 2012 Workshop
 
Step adivasi chetna 20 1-15
Step adivasi chetna 20 1-15Step adivasi chetna 20 1-15
Step adivasi chetna 20 1-15
 

Similar to Unejambanori xhennetit

Mua medo allahu
Mua medo allahuMua medo allahu
Mua medo allahuFSstudio
 
Kurvdiqaune
KurvdiqauneKurvdiqaune
KurvdiqauneFSstudio
 
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveLibra Islame
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiLexo dhe Mëso
 
Dialog Me Nje Prift Ne Xhami
Dialog Me Nje Prift Ne XhamiDialog Me Nje Prift Ne Xhami
Dialog Me Nje Prift Ne XhamiElldini-Upfiek
 
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazitDr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazitShkumbim Jakupi
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Lexo dhe Mëso
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)RregullatIslame
 
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifuteTregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifutesyli
 
Dialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne KishëDialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne KishëElldini-Upfiek
 

Similar to Unejambanori xhennetit (13)

Mua medo allahu
Mua medo allahuMua medo allahu
Mua medo allahu
 
Kur vdiqa une
Kur vdiqa uneKur vdiqa une
Kur vdiqa une
 
Kurvdiqaune
KurvdiqauneKurvdiqaune
Kurvdiqaune
 
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
 
Dialog Me Nje Prift Ne Xhami
Dialog Me Nje Prift Ne XhamiDialog Me Nje Prift Ne Xhami
Dialog Me Nje Prift Ne Xhami
 
Kërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetësKërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetës
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazitDr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifuteTregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
Tregimi i pranimit të islamit nga një vajzë çifute
 
Dialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne KishëDialog Me Një Prift Ne Kishë
Dialog Me Një Prift Ne Kishë
 

More from FSstudio

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveFSstudio
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017FSstudio
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016FSstudio
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015FSstudio
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per KosoveFSstudio
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
ZekaatulfitriFSstudio
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetFSstudio
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
VepromediturineFSstudio
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionFSstudio
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimFSstudio
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminFSstudio
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeFSstudio
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamitFSstudio
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 
Sitilargoshshqetesimet
SitilargoshshqetesimetSitilargoshshqetesimet
SitilargoshshqetesimetFSstudio
 
Shfaquojheneere
ShfaquojheneereShfaquojheneere
ShfaquojheneereFSstudio
 

More from FSstudio (20)

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosove
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per Kosove
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
Zekaatulfitri
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
 
Xhehenemi
XhehenemiXhehenemi
Xhehenemi
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
Vepromediturine
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzion
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
Uneemartovaburrintim
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
Tregimiinjestudenteje
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamit
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 
Sitilargoshshqetesimet
SitilargoshshqetesimetSitilargoshshqetesimet
Sitilargoshshqetesimet
 
Shfaquojheneere
ShfaquojheneereShfaquojheneere
Shfaquojheneere
 

Unejambanori xhennetit

  • 1. a lëmë anash fizionominë time. Çdo kush në Mekke e njihte djaloshin e ri, të veshur me petka më të shtrenj- ta. Edhe unë isha i humbur në rininë time, si e tërë Mekka. Idhujtaria, vena, bixhozi, varrosja e vajzave të gjalla, ishin e përditshmja jonë. Përleshjet ndërfisnore dhe flamujt e përgjakur i kërcëno- heshin tërë asaj që ne e quajmë nder dhe moral. Gjaku ishte ujë për shkretëtirën. Në një ambient të tillë jetova 17 vjet, gjersa Mekken e zgjoi një zë, një dritë e cila do t’i kundërvihet errësirës dhe injo- rancës, dhe e cila do t’i hapë logjikës së shëndoshë horizonte të reja mendore. Tani çdo gjë shkatërrimtare ishte në rrezik. Unë jam kushëriri i Emine bint Vehbit, nënës së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pra daja e tij. Sa herë që e vizitoja Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai qeshej me mua. Shokëve të vet u thoshte: “Ky është daja im, le të tregojë dikush dajën e vet.” Unë jam trim i Kadisijes, çlirimtar i Medainit dhe arkitekt i qytetit Kufa në Irak. Njerëzit për mua thonë se jam kalorës i shkathtë, njëri nga komandantët më të suksesshëm të ushtrisë muslimane. Jam shumë i devotshëm, prandaj falem dhe agjëroj shumë; jam bujar dhe kam shpirt fisnik. A dëshironi të dini se kush jam unë? U linda në shtëpinë më autoritative të Mekkes. Prindërit e mi më ofruan të gjitha të mirat! Nëna ime më donte shumë, por edhe unë atë, sa që njerëzit në Mekke dashurinë tonë e mirrnin si shembull. Shok të jetës e kisha Ebu Bekrin. Gati tërë kohën e kalonim së bashku. Ai ishte njeri besnik, por edhe mendjemprehtë, prandaj për çdo problem kërkoja këshillë nga ai. Një ditë dëgjova se Ebu Bekri e kishte lënë fenë e kure- jshitëve dhe e kishte pranuar fenë e Muhammedit sal-lall-llahu ale- jhi ve sel-lem. U zemërova shumë. Nuk munda ta besoj një gjë të tillë. A e dini pse? Tua them të vërtetën, atë e kisha shok më të ngushtë, e tani si do të mund ta vizitoj kur ai e ka ndërruar fenë. Pastaj, pabesim- tarët kurrë nuk do të pajtohen me këtë fe të re, ashtu që sa e si do të më pengojnë të takohem me shokun tim më të ngushtë. Lajmi për Ebu Bekrin më pat tronditur aq shumë, sa që e pashë të nevojshme të dal diku në periferi të Mekkes, e të meditoj. Ashtu edhe veprova. U ula në një breg, dhe thashë në vete: “Një njeri i mençur dhe besnik si Ebu Bekri nuk mund ta lë fenë e etërve të tij, e të përqafojë një fe tjetër të re, pos nëse ka ndonjë arsye. Ndoshta feja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është më e mirë se kjo e jona. Duhet ta takoj atë, e ta pyes sy më sy. Nuk është mirë t’u besoj thashethëmeve. Ndoshta Ebu Bekri ka vepruar mirë?” Disi e gjeta. Në pyetjen, se a është e vërtetë ajo që kisha dëgjuar, ai menjëherë filloi të më shikojë dhe sqarojë fenë e tij. Pse ta fshehi të vërtetën, fjalët e Ebu Bekrit ishin me vend. Çdo njeri do të bindet se, misionin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i mençuri nuk e refuzon, përveç mendjetrashëve apo kryeneqëve. Pasi që Ebu Bekri e kreu fjalën, menjëherë deklarova se edhe unë dëshiroj të jam në këtë fe. Isha i riu i parë që besova. U thashë edhe më parë se kisha vetëm shtatëmbëdhjetë vjet. A e dini se si reagoi nëna ime kur i tregova se e kam pranuar fenë Islame? Iu duk sikur u prish tërë bota. Me mish e me shpirt deshi të më detyrojë të dal prej Islamit. Nuk la metodë pa përdorur. Herë më lutej për hirë të dashurisë, e herë më kërcënohej. Kur pa se po mundohet kot me këso metodash, vendosi ta përdorë një meto- dë tjetër, më prekëse. Një ditë më tha:“Nëse nuk i kthehesh fesë së etërve tanë, do të hudhem në grevë urie derisa të vdes, e pastaj ti do të kesh turp të dalësh para njerëzve, sepse ata do të thonë: ‘Ja, ky e ka mbytur nënën e vet.’Iu luta nënës së dashur që mos ta bëjë këtë, se e ka kot, ngase unë nuk kthej prapa. Ajo e bëri të veten. Pas disa ditëve, ishte lodhur aq shumë, sa që mendova se do të vdes. Erdhën disa të afërm të mi në vizitë. Ata më lutën që t’ia plotësoj dëshirën nënës time. Iu afrova, ia përkëdhela flokët, dhe e shikova si për herë të fundit. Ky akt i imi ua rriti shpresat të pranishmëve, se do të më zbutet zemra. Sytë më ishin mbushur me lot. E putha në ballë, ngase nuk ka njeri më të dashur se nëna për mua. I tërë trupi më dridhej nga të rrahurit e zemrës. Me zë të ulët i thashë në vesh: “Oj nënë, ti e di se të dua shumë, por fenë time e dua edhe më shumë. Kur po të shoh kështu, po më coptohet zemra, por nuk kam ç’të bëjë. All-llahun dhe Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i dua më shumë se gjithë botën. Nuk mund ta shes fenë time për asgjë, qoftë edhe për jetën e më të dashurës që kam, nënës time. Nënë, mos u bëj kryeneçe, se sikur t’i kishe edhe njëqind shpirtëra, e të dalin një pas një, unë nuk do të largohem nga feja Islame, e ti, nëse do, ha, e nëse do, mos ha.” Nëna ime e humbi betejën para besimit tim të paluhat- shëm. Si mbet gjë tjetër, pos të fillojë të hajë, të pi, e t’i kthehet jetës. Thonë se këtë akt timin e ka përmbajtur edhe qielli. Prandaj edhe zbriti ajeti Kur’anor: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më për- shkruash mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata. Por në çështjet e kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre. E ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, man- dej kthimi i juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Llukman: 150). Harrova t’ju them se në fillim faleshim fshehurazi. Ashtu, një ditë, derisa po faleshim në një luginë në Mekke, erdhën disa idhuj- tarë dhe filluan të tallen me atë që po bënim. Ne nuk duruam, por u përleshëm me ta. Unë gjeta pranë meje një asht të devës dhe i rashë me të një idhujtari. Kur panë idhujtarët tjerë shokun e tyre të përgjakur, ikën si qyqarë, e ne vazhduam ibadetin. Ishte hera e parë që një musliman e godet një idhujtar. Prej se e pranova Islamin, kam qëndruar pranë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Prej tij mësoja shpalljen, që i shpallej prej All-llahut, dhe normat fetare. Jam pjesëmarrës i çdo lufte. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më donte shumë dhe kishte besim në mua. Në luftën e Uhudit ishim në një pozitë të rëndë. Ushtria jonë ishte e shpartalluar. Unë isha i plagosur, por kjo nuk më ndali që të vazhdoj luftën kundër armiqëve. Vetes ia kisha dhënë një detyrë - ta mbroj Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Shtizën e drejtuar kah ai, e ndala unë. Në ato momente vendimtare për të gjithë ne, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e luti Zotin për mua. Pas vdekjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem unë isha ushtarë besnik i Ebu Bekrit. Me dinjitet kam kryer çdo obligim ushtarak, por kurrë nuk e kam lënë anash ibadetin e All- llahut. Omeri radijall-llahu anhu u caktua për halife në kohën kur ushtria muslimane luftonte në tokat e perandorisë Persiane. Në fushëbetejë punët nuk qëndronin mirë. Omeri radijall-llahu anhu deshi që personalisht ta udhëheqë luftën, por as’habët nuk pëlqyen një gjë të tillë, sepse muslimanët kishin nevojë për halife, e jo për luftëtarë. Ata propozuan që Omeri radijall-llahu anhu të mbetet në kryeqytetin e shtetit Islam, në Medine, ndërsa për komandant të ushtrisë të caktojë ndonjërin prej as’habëve më autoritativ. Omeri radijall-llahu anhu e pranoi këtë propozim, ashtu që mua më zgjod- hi për komandant të ushtrisë në Irak. Me ushtrinë time, të përqën- druar para dyerve të Irakut, në vendin e quajtur Kadisije, i dërgova një mesazh komandantit të ushtrisë persiane, me të cilin e thirra që të pranojë fenë Islame, e të largohet nga zjarrputizmi. Përndryshe… na pret lufta. Kështu na ka mësuar feja Islame dhe Muhammedi sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem. Ne nuk jemi ithtarë të luftës, e as gjakpirës. Ne jemi misionarë të paqes, dashurisë, Islamit. Zjarrputistët rrefuzuan. Ata me çdo kusht dëshironin luftë. Kuptohet se ata kishin më tepër armë, dhe ishin në numër më të madh, por ne ishim të vetëdijshëm se besimi i vërtetë mund ta mposht ushtrinë më të përgatitur. All-llahu në Kur’an thotë: “Zoti gjithsesi do t’i ndihmojë ata KKlluubbii ssttuuddeennttoorr TT
  • 2. që e ndihmojnë Atë.” Para se të fillonte beteja, unë u sëmura. I tërë trupi më ishte bërë me puçërza të thata, ashtu që nuk mundesha as të lëvizi, e lëre më të udhëheqi luftën e të kalëroj para ushtrisë. Në kokë më qarkullonin një varg pyetjesh! Ah sikur të kishte filluar lufta para se të sëmurem! Ah sikur të shërohesha sa më shpe- jtë! Ah sikur… sikur! Dëshira ime e flaktë ishte që të marrë pjesë aktivisht në luftë, të kalëroj në kalë në ballë të ushtrisë sime. Por mu kujtua hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që urd- hëron që mos të themi: “sikur”, nëse na godet ndonjë e keqe, ose nëse nuk kemi sukses në punë, sepse fjala: “sikur të kisha vepruar ndryshe”, ia hapë rrugët djallit dhe ia humbë shpresat njeriut. Në këso raste, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka mësuar të themi: “Kështu është Vullneti i All-llahut të Madhëruar.” Lufta filloi. Unë komandoja ushtrinë time prej një tende. Kalorësit muslimanë luftonin në emër të Zotit të Madhëruar, ndër- sa zjarrputistët luftonin në emër të asgjësë, dhe nga dhembjet e plagët e shpatave tona uluronin si ujq. Ata pësuan disfatë bindëse, sepse ne kishim ndihmën e Zotit të Madhëruar. A e dini se ç’ndodhi pas kësaj beteje? Shumë ushtarë persian, por edhe shumë prej komandan- tëve të tyre, pranuan fenë tonë Islame. Heroizmi i ushtrisë musli- mane i kishte habitur. Gatishmëria e muslimanëve që ta flijojnë veten për këtë fe, ishte dëshmi se ne ishim në të drejtë. Arkitektura është traditë e muslimanëve. Unë i vura themelet e qytetit Kufa në Irak. Kufa më vonë u bë seli e Irakut. Por krahas që kishte funksionin administrativ, ajo ishte edhe minareja e Islamit në ato troje. Nuk kaloi shumë kohë, dhe ne muslimanët kaluam lumin Degla, ashtu që çliruam Medainin, pasi e mbajtëm të rrethuar dy muaj. Me çlirimin e Medainit përfundimisht e shuam zjarrin që e adhuronin persianët. Në Irak qëndrova si vali, derisa halifja më urdhëroi të kthe- hem në Medine. Unë ashtu edhe veprova. Ndejta në Medine deri kur zjarrputisti Ebu Lului bëri atentat ndaj Omerit radijall-llahu anhu në xhami, gjatë namazit të sabahut. Para se të ndërrojë jetë, Omeri radijall-llahu anhu zgjodhi gjashtë as’habë, të cilët i obligoi që ta zgjedhin halifen e ri pas tij. Ndër ta isha edhe unë. Konsultimet mes nesh për këtë qështje nuk zgjatën shumë. Halife u zgjodh Othman ibën Affani radijall-llahu anhu. Unë vazhdova t’i kryej obligimet e mia si ushtar. Detyra ime ishte t’i mbrojë interesat e popullit musliman, por kur kishte nevo- jë, edhe e shprehja mendimin tim. Dikur na e vranë edhe Othman ibën Affanin radijall-llahu anhu. Fitneja ishte sprovimi më i rëndë ndër muslimanët. Vetëm tri herë në jetë kam qarë: Ditën kur vdiq Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për vdekjen e Othmanit radijall-llahu anhu, dhe sot, kur po qajë për popullin musliman. Në momentet kur po ndërroja jetë, u shtriva në shtëpinë time në Akik, e thirra djalin tim dhe ia bëra me shenjë kah një arkë. E luta që të mi japë disa rroba të vjetra, të cilat i pata ruajtur në atë arkë që prej luftës së Bedrit. Porosita djalin tim që me ato rroba të ma mbulojnë kufomën time. Kam ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetëvjeçare. Varrin e kam në Medine, në vendin e quajtur Bekia. A më njihni tani? Unë jam Sad ibën ebi Vekkasi. Njëri nga dhjetë as’habët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të përgëzuar me Xhennet qysh në këtë botë. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e luti Zotin për mua: “O Zot i Madhëruar, drejtoja shtizën Sadit kur gjuan, dhe përgjigju lutjes së tij.” Përkujtojeni hadithin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Shokët e mi janë si yjet, cilin ta përcillni, do të udhëzoheni.” KKlluubbii ssttuuddeennttoorr Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor e-mail: penastudentore@hotmail.com UNË JAM BANOR I XHENNETIT A e di kush jam unë? Marrë nga libri: ,,A e di kush jam unë?” të autorit Muhammed Hamza SA’DAVI, botuar nga shtëpia botuese ,,Furkan ISM”