1. Projekt
Vepra: Lahuta e Malcis
Lenda: Letersi
Klasa : XII-b
Shkolla: Leonik Tomeo
Punoi : Amela Veliasi
2. Biografia e GjergjFishtes
Gjergj Fishta lindi më 23 tetor 1871 në qytetin e Lezhës.Në famulli
uregjistrua me emrin Zef. Më 1886 ai vazhdon studimet për filozofi
dheteologjinë Bosnje.Sipas rregullave franceskane ai e ndërron emrin
nëGjergj, emër të cilin ai e mbajti deri në fund të jetës së tij.Gjergj
Fishtakreu studimet e larta për filozofi e teologji. Ai e filloi
veprimtarinëstudimore në Gomsiqe ku, siç rezulton, shkoi i nxitur edhe
nga interesahulumtuese, shkencore.Në këtë zonë, ai njohu "shpirtin e
racës", mënyrëntradicionalisht shqiptare të jetesës,gojëdhënat, doket,
zakonet, normatjuridike etj., të cilat do t’i shfrytëzonte mjeshtërisht për
veprat e tij. Ai dhe ShtjefënGjeçovi bënë që Kisha e Gomsiqestë
shndërrohej në njëinstitut të vërtetë hulumtimi shkencor.Fishta njihet në
historinë shqiptaresiletrar edhe si politikan.Në vitin 1902 ai u bë drejtor i
të gjithashkollave franceskane në Shkodër dhe është i pari që futi gjuhën
shqipe sigjuhë mësimi.Por Gjergj Fishtën e shikojmë edhe si
nënkryetarparlamenti dhe si deputettë Prefekturës së Shkodrës.Më
1908 Fishtakryesoi komisionin për hartimin e alfabetit, të cilin Kongresii
Manastirit emiratoi si alfabet të vetëm të shqipes.Shkencëtari i gjuhësisë,
GjergjFishta, dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe
tënjësuar. Ai ishte i bindur se gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo
shkrirjae dialekteve, por nga zgjedhja e një dialekti. "Alfabetishqiptar i
asajkohe është gati i përkryer, thotë Kadareja, dhe po ju kujtoj se
kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta.
Pra nukka qenë një njeri nga Jugu, po ka qenë një nga shkrimtarët më
të shquarnga Veriu".Fishta është një personalitetprofetik i kulturës
shqiptare, jovetëm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, filozof,etj.
Për disastudiues,Fishta filozof është quajtur më së shumti si një
përfaqësues ifilozofisë kristiane. Të tjerë, përkundrazi, kanë vënë në
dukje faktin se aiështë ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të
lashtë, nga idealizmigjerman i Hegelit etj.Nuk ishte vetëm njeri me
vullnet politik, porpolitikan, madje edhe politolog.Më 1919,ai merr pjesë
në delegacioninshqiptar në konferencëne Parisit nga ku mban edhe një
fjalim mbishqiptarëtdhe të drejtat e tyre. Është graduar dhe dekoruar
nga shumështete të Evropës,dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca
të ndryshmepolitiko-shoqërore.Veprimtariae tij letrare është shumë e
gjerë, dukerenditur këtu: satirën, lirikën, dramën, dhe përkthime. Është
nderuar medisaçmime e tituj, u bë anëtar I Akademisë Italiane, si dhe u
propozuapërçmimin Nobel
3. Lahuta e Malsís
Ballina e "Lahutës" nxjerrë nga Kolana Françeskane. Me parathenie të
Át Zef Pllumit, dhe fjalorth të AtBenedikDemës në fund
Lahuta e Malsís konsiderohetsi kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën
autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin
1937.Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të
zëvendësuar përkohësishtfamullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua
me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914)nga Hoti, të cilin do ta
përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjetqë i kalonin së
bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis
malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejëne famshme
në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishtemarrë pjesë vetë. Pjesët e
para të Lahuta e malcís, me titullin Teura e Rrzhanicës, u botuan në
Zadar më 1905 e 1907,e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912,
1923,1931 dhe 1933.Botimipërfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u
paraqit n ëShkodërmë 1937 në kremtim të 25 vjetorit të shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë.Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe
personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës
u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kurkomunistët erdhën në pushtet.
Megjithatë, kjo poemë epike,e ribotuar në Romë më 1958,në Lubjanë
më 1990 dhe në Romëmë 1991,gjendetedhe në përkthime në
gjermanisht dhe italisht.Shumica e këngëve trajton heroizmin
e malcorëve,sepse edhevetvepra lidhet me një periudhë historike duke
filluar nga ngjarjete mëdha te Lidhjes se Prizrenit, kur mbahet Kongresii
Londrës e deri në kohën kur copëtohentokat shqiptare. Këtu
përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar
kundër PerandorisëOsmanegjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje
të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave
shqiptare,konkretisht Mali i Zi dhe Serbia.
4. Koment "Lahuta e Malësisë"
Me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues
"Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë
sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë
"Lahuta e Malësisë"nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të
vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do
të kërkonim një hero qëndror të veprës,ai do të ishte heroi anonim,
populli.Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë
vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është Fati i Shqipërisë,jo
më me këtë emërsi në poemat e tjera epike si"Skënderbeui pafat" i
Jeronim De Radës,"Historia e Skënderbeut" të Naim Frashërit etj. Këtu
Fati i Shqipërisë qëndronprapa simbolitmitologjik "Ora e Shqipërisë".
Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e
fiseve,bajrakëve,trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të
çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në
grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësishtnë vepër meqë
përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesëssë shqiptarit dhe të
kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që
mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejtedhe zanat,
ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësortë veprës.Kjo është Zana
shqiptare që ka kuptimin e Muzës së "Iliadës" të Homerit. Në pikëpamje
të rolit që luan në poemë,përbënbinom me Orën e Shqipërisë.Në këtë
grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijetetj., etj.
Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dybrezash njerëzore. Ato
fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur ngaCari i Rusisë,kërkon të zaptojë
tokat tona.Filli i poemësmbaron kur është shpallur pavarësia e
Shqipërisë dhe Konferencae Londrës ka vendosur copëtiminpërgjysmë
të këtyre trojeve. Kobi,kështu ekziston në poemë,në të njëjtin binom me
Fatin. Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike
të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe
këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga
njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit tëveprës ato përkohësishte
shkëputin lexuesin nga terreni historik-real dhe e çojnë në sfera
fantastike. Cikli që hap poemënështë ai për Oso Kukën - pesë këngëte
para.
5. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga
këngët "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Këto dy këngë japin
atmosferënqë ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë
hapsirën më të madhe në poemë,është ai i Lidhjes Shqiptare të
Prizerenit.I vetmi personazh qendrori ngjarjeve të ciklit është nga pala
armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqetnxitimthi figura e Krajl
Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle.
Nëncikli i parë(tre këngë) ka në qendërÇun Mulën. Pas ekspozesë që
bën kënga "Kulshedra" vjen nëncikli prej pesë këngësh që sjell skena
masive të përmasave vigane. Ne ciklin vijues ka në qendër Tringën para
dhe pas vdekjes.Ngjarjet, pas një pushimi tjetër prejtridhjetë vjetësh,
vijojnë me kryengritjet e Pavarësisë. Këngët përmbyllësepothuaj janë të
pavarura nga njëra-tjetra. Kënga efundit "Konferencae Londonit", është
në vend të epilogut të poemës.Studiuesit e ndryshëm janë përpjekur të
gjejnë pikë takime mes "Lahutës së Malësisë" dhe "Iliadës" së
Homerit,sidomosnë atmosferënqë i zotëron dy poemat.Ata kanë
krahasuar personazhet që kanë tipare të përbashkëta, skenat e
ngjarjeve etj. Por përfundimi i tyre ka qenë se poemahomerike,përveçse
modeli largët, ku është bazuar poeti,me poemën fishtjane kanë të
përbashkët përkatësinë ballkanike. Në të vërtetë këto lidhje i bën më të
qëndrueshme një burim i mirëfilltë i eposit të Fishtës me eposintonë
legjendar, kryesisht me thelbin e këtij eposi,ciklin e kreshnikëve.