A Ke Llogaritur NdonjëHerë Se Sa ShpëRblime Je Duke Fituar
Thenie Te Urta
1. Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
2. Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe pastaj zvogëlohet. Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!
3. Çuditem nga ata që me të hollat e tyre blejnë rroba, por nuk i blejnë të lirët me sjelljet e tyre. Ibn Semaku, Allahu e mëshiroftë!
4. Të mbartësh të vërtetën është si të mbartësh kodrat e palëkundshme. Këtë mund ta bëjnë vetëm burrat e vendosur. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
5. Të përfitoj nga kjo botë duke i rënë fyellit është më e dashur për mua sesa ta përfitoj atë me fe. Bishr Elhafi, Allahu e mëshiroftë!
6. Frikësoju Allahut për aq sa ka mundësi Ai të bëjë kundër teje dhe turpërohu prej Tij për aq sa është Ai afër teje. Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!
7. Nuk posedon njeriu shtëpi tjetër pas vdekjes së tij përveç asaj që ka ndërtuar para se të vdesë. Nëse e ka ndërtuar me të mira, do të jetë i kënaqur në të. E, nëse e ka ndërtuar me të këqija, ajo që ka ndërtuar do të shkatërrohet. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
8. Nëse ke mundësi që askush mos të ta kalojë me vepra të mira të afrimit tek Allahu, atëherë bëje atë. Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
9. Frikësoju Allahut dhe të mos jetë Allahu më i dobëti në sytë e tu. Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!
10. Nëse mëson për shokun tënd diçka që e urren, atëherë arsyetoje atë. E, nëse nuk mund t’i gjesh arsye, atëherë thuaj në veten tënde “ndoshta vëllai im ka ndonjë arsye që unë nuk e di.” Abdullah ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
11. Nëse dikush kafshon ndonjë gacë prushi derisa të fiket, do të ishte më mirë për të sesa të thoshte për një çështje që e ka caktuar Allahu “sikur të mos ishte kjo”. Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
12. Nervozizmi është si egërsira. Nëse pronari e lë të lirë, ajo fillon të hajë atë të parin. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
13. Kush pajtohet me përcaktimin e Allahut, ai përcaktim do të ndodhë dhe ai person do të ketë shpërblim. Kush nuk pajtohet me të, ai përcaktim do të ndodhë, por atij do t’i përmbysen veprat. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Zoti imë ,,, Më mjafton mua të mburrem derisa të kam ty Zotë Ali ibn Ebi Talib
Çdo gjë fillonë e vogël pastaj rritet pos fatkeqësis sepse ajo fillon e madhe pastaj zvogëlohet Nasir ibn Jesar Allahu e mëshiroft
Çuditem nga ata që me të hollat e tyre blejn robë kurse nuk i blej të lirët me sjelljet e tyre Ibn Semak Allahu e mëshiroft
Bartësi i të vërtetës është sikurse të bartësh kodrat e palëkundshme gjë çë nuk mund ta bëjnë atë pos burrave të vendosur Ibn Kajim Elxhevzijeh Allahu e mëshiroft
Të përfitoj nga kjo botë me fyell është më e dashur tek une sesa të përfitoj atë me fe Bishr Elhafi Allahu e mëshiroft
Frikësoju Allahut për aç sa ka mundësi ai të bëjë kundrejt teje dhe turprohu prej Tij për aç sa është Ai afër teje Vehb ibn Elverdi Allahu e mëshiroft
Sposedon njeriu shtëpi pas vdekes së tij Pos asaj që ka ndertuar para se të vdes E nëse e ka ndertuar me të mira do të jetë I knaqur në të E nëse e ka ndertuar me të kqia do të shkatërrohet ajo q ka ndertuar Ali ibn Ebi Talibi radiAllahu anhu
Nëse ke mundësi që askush të mos ta kaloj në afrim te Allahu atëherë bëjë atë Abdullah ibn Abas radiAllahu anhu
Frikësoju Allahut dhe të mos mbes Allahu më i dobëti në syt e tu Vehb ibn Elverdi Allahu e mëshiroft
Nëse informohesh me diçka që e urren për shokun tënd Atëher arsyetoje atë E nëse nuk mund ti gjesh arsye ather thuaj në vetën tënde ndoshta vëllau imë ka ndonjë arsye që unë se di Abdullah ibn Zejd radiAllahu anhu
Sikrse të kafshsoj dikush nga ju ndonjë gax derisa të fiket ajo është më mirë për të se sa të thotë për një qështje që ka caktuar Allahu sikurse të mos ishte kjo Abdullah ibn Mesud radiAllahu anhu
Nervoza është sikurse egërsira Nwse e liron atw pronari i tij fillon atw tw parin ta hajw Ibn Kajim Elxhevzijeh
Kush pajtohet me përcaktimin e Allahut ajo do ta ralizohet dhe do të ketë shpërblim ai Kurse kush nuk pajtohet më të ajo do të ralizohet por do ti permbysen veprat e tij Ibn Kajim Elxhevzijeh Allahu e mshiroft