SlideShare a Scribd company logo
1 of 32
Download to read offline
SHËRIMI I GJOKSIT NGA SËMUNDJA
          E MENDJEMADHËSISË DHE VETËPËLQIMIT
Falënderimi i përket All-llahut, nga Ai kërkojmë ndihmë dhe Atë e lusim për ndjesë,
Mbështetemi në All-llahun nga të këqijat e vetës sonë dhe nga veprat tona të këqija. Atë
që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë për atë nuk ka lajthitje,e atë të cilin e shpie në
lajthitje, për të nuk ka udhëzim. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahu që meriton të
adhurohet dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke
qenë muslimanë (besimtarë)! (Kur’an 3:102)

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi
palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-
llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbikëqyrës mbi
ju. (Kur’an 04:1)

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. (Kur’an 33:70)

Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush
respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh. (Kur’an
33:71)

Dhe më pas:

Këto janë disa transmetime dhe pjesë nga këshillat e dijetarëve dhe adhuruesve, pak nga
fjalët e asketëve dhe adhuruesve në tërheqjen e vërejtjes nga sëmundja e
mendjemadhësisë dhe sëmundja e vetëpëlqimit, nga e keqja e mendjemadhësisë dhe
arrogancës, i kam mbledhur dhe shkëputur nga burime të ndryshme, e kam bërë këtë si
prodhim timin gjatë leximit të librave të parëve tanë, e paraqes para lexuesit të nderuar,
ndoshta All-llahu më bën të kem dobi unë dhe ju prej tij dhe lus Zotin e Lartëmadhëruar
që të më furnizojë mua edhe ju mësimin, këshillimin prej dobive të mbledhura,
margaritarëve të renditura, këshillat e zgjedhura, të na largojë neve edhe juve
mendjemadhësinë, vetëpëlqimin dhe mashtrimin, Ai është i denjë për këtë dhe ka mundësi
për të.
Hyrje

Është pyetur Hamdun el-Kassar, All-llahu e mëshiroftë: Ç`është puna me fjalët e selefit (të
parëve) që janë më të dobishme se fjalët tona? Tha: Sepse ata flisnin për krenarinë e
Islamit, shpëtimin e shpirtrave dhe kënaqësinë e Mëshiruesit kurse ne flasim për krenarinë
e shpirtit, kërkimin e dynjasë dhe kënaqësinë e krijesave.

Me të vërtetë në fjalët e selefit, All-llahu i pastë mëshiruar në këshillim, mësim dhe
përkujtim ka kuptime të mëdha, të renditura nga margaritarë në harmoni të lartë, nga
zemrat e të zgjedhurve dhe ajka e këtij ummeti, dritë e dukshme, e cila nuk ka qenë dhe
nuk do të jetë pas njerëzve të parë të këtij Ummeti, është ummeti më i zgjedhur.

Me të vërtetë janë këto dhurata nga urtësitë, aromë e këndshme nga flladi i hakkut, që
burojnë nga këto zemra të pastra, të buta, të vendosura, krenare, të larta dhe të qeta të
cilat janë mbushur me dashuri ndaj All-llahut dhe shpërthyen nga ajo, i ka mbytur frika prej
Tij, i ka ngjallur shpresa prej Tij, janë përzier tek ato Imani dhe Kur'ani, durimi dhe
falënderimi, frika dhe dituria, shpresa dhe turpi, e vërteta dhe sinqeriteti, frikë respekti dhe
nënshtrimi, butësia dhe mëshira, krenaria dhe nënçmimi, bindja dhe mbështetja, asketizmi
dhe puna, trimëria dhe mjaftueshmëria, dituria dhe kuptimi, udhëzimi dhe drita.

Andaj kapu ti, o i cili dëshiron arritjen e diturisë së dobishme dhe shpreson suksesin në
vepra të mira – për gjurmët e të parëve tanë, dëgjo historitë e tyre dhe lajmet e tyre,
mblodhi urtësitë dhe transmetimet e tyre, prano këshillat dhe mësimet e tyre, vrapo pas
tyre, kapu për ato me dhëmballë, me të vërtetë janë dobi të cilat meritojnë të merret rrugë
për ato, garojnë burrat për to, ujituni nga ky ujë i cili është i ëmbël, merrni nga drita e saj
sepse janë yje shkëlqyese ndriçuese, zbukurohu me ato gjerdan të bukur dhe elegant,
dëgjoje thirrjen e tyre, ndalu para atyre, medito mbi ato kujdes, ekspozoje veten para tyre
sinqerisht dhe krahasoje veten me ato duke medituar që ta njohësh realitetin e gjendjes
tënde nëpërmjet atyre, ato janë peshore e drejtë me të cilën e peshon njeriu
vetveten,veprat e veta njeriu i ekspozon aty që ta shohë vërtetësinë e tyre, gjendjet e
vërteta njihen nëpërmjet tyre, pishtar ndriçues merr njeriu dritë prej saj kur është në vend
dhe kur është në udhëtim.

Dije se ai që largohet nga gjurmët e selefit, këshillat e tyre, qartësimin e tyre të fesë, është
bërë asket aty në vendin e gabuar, dëshiron të merr diçka nga mirësia por nga larg, mirëpo
suksesi e refuzoi, rruga e zvarrit e si të arrijë cakun, e ndërroi atë që është më e mirë me
atë që është më e thjeshtë, përparësi i ka dhënë errësirës mbi dritën, është larguar nga hija
e gjatë në vapë, madje le ta dinë se ai kur të përkatësohet tek ata përkatësimi i tij është i
rremë, e nëse mendon se ai është në rrugën e tyre ai është injorant i mashtruar.

[ Shkëputje nga libri: ''Veprat e zemrës'' e Muhamed Halef Selameh]

Ka thënë Hafidh ibnu Rexhep – All-llahu e mëshiroftë: “Fjalët e selefit janë të pakta me
shumë bereqet, fjalët e pasardhësve janë të shumta me pak bereqet, ndërsa në fjalët e tyre
(të selefit) ka mjaftueshmëri dhe shtim, andaj nuk ka në fjalët pasardhësve prej të vërtetës
vetëm se ajo ekziston në fjalët e tyre me shprehjet më të shkurta dhe fjalitë më
përmbledhëse, nuk ka prej fjalëve të pasardhësve prej të kotës vetëm se në fjalët e tyre (të
selefit) gjendet sqarimi i asaj të kote për atë që kupton dhe mediton, në fjalë te tyre ka prej
kuptimeve të mrekullueshme, domethënie të hollësishme tek te cilat nuk udhëzohet tjetër
kush pas tyre dhe nuk i zotëron më, ai që nuk e merr diturinë nga fjalët e tyre i ka humbur
e tërë mirësia, shto mbi këtë të kotën e madhe që gjendet në pasimin e të tjerëve pas tyre,
në këtë ka mjaftueshmëri për atë që ka mend”.

Ai që ndalet në këtë dhe është i sinqert me All-llahun synon Fytyrën e Tij të
Lartmëdhëruar, kërkon ndihmë prej Tij, Ai do ta ndihmojë atë, do ta udhëzojë, do ti jep
sukses, do ta drejtojë, do ti jep kuptim dhe do ta inspirojë, atëherë kjo dituri e jep frutin e
saj të veçantë e cila është frika nga All-llahu ashtu siç ka thënë i Lartësuari: “Po All-llahut
ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët'”. (Kur'an 35:28), ka thënë ibn Mes'udi dhe
të tjerë: Mjafton frika prej All-llahut dituri dhe mjafton mashtrimi me All-llahun injorancë,
kurse disa nga të parët tanë thonin: Nuk është dituria me njohjen e transmetimeve të
shumta mirëpo dituria është frika, disa prej tyre thonin: Ai që frikohet nga All-llahu ai është
dijetarë e ai që i bën mëkat Atij, ai është injorant, fjalët e tyre rreth kësaj janë të shumta.

Ajo çfarë ka ardhur në Kur'an dhe Sunnet për nënçmimin e vetëpëlqimit dhe mashtrimit

Thotë Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuar: “Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u
bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni)
mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”. (Kur'an
49:17)

Ka thënë All-llahu: “Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!” (Kur'an 74:6)
Ka thënë Hasan el-Basriu: “Mos u mburr me veprën tënde para Zotit tënd që ti e llogarit të
madhe”.

Nga Enes ibn Malik, All-llahu qoftë i kënaqur me të se i dërguari i All-llahut alejhi selam ka
thënë: “Sikur mos bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe:
Vetëpëlqimi”. [ Hadith Hasen- shiko hadithet e vërteta të Albanit 2/263]

Nga Abas ibn Abdul Mutalib – All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë:
Deri sa ne ishim me të dërguarin alejhi selam, kur papritmas erdhi një burrë me krekosje
(kapardisje) me pardesy duke shikuar në sqetullat e tij, e kishte pëlqyer vetveten, All-llahu
e futi nën tokë mu në atë vend, ai do të gjëmon deri në ditën e Gjykimit”. [ Sahih- shiko
nr 81/4]

Transmeton Et-tarabanij ne Eusat, Bejhakiu në Shuab kurse Albani e ka cilësuar si të mirë
se i dërguari i All-llahut ka thënë: Tri (cilësi) janë shkatërruese: “Kopraci e respektuar, epsh
i pasuar dhe vetëpëlqimi i njeriut me vetveten”.

                Transmetimet dhe fjalë e dijetarëve rreth nënçmimit
                         të vetëpëlqimit dhe mashtrimit

Është pyetur Abdullah ibnu el-Mubarek, All-llahu e mëshiroftë, për kuptimin e
mendjemadhësisë dhe tha: “Të shohësh tek vetja se ke diçka që nuk e kanë të tjerët”.
(Shuabul Iman 50/7 dhe Tedhkiratul Hufadh 1/278)

Ka thënë Bishr ibnul Harith, All-llahu e mëshiroftë: Vetëpëlqimi është ta shohësh punën
tënde të madhe kurse punën e njerëzve të vogël apo punën e tjetër kujt pos teje. [ Hiljetul
Eulija 8/348]

Ka thënë Mesruki: Mjafton për njeriun dituri që ti ketë frikë All-llahut të Lartëmadhëruar, e
mjafton për njeriun injorancë që të mahnitet me diturinë që e ka. [ Ahlakul Ulema lil
Axhurij 1/70 dhe Musanef ibn Ebi Shejbeh 7/149]

Është pyetur El-Hafidh Abdul Ganij el-Makdesi, All-llahu e mëshiroftë: Pse nuk po i lexon
(hadithet) pa libër (ngase i dinte përmendësh)? Tha: Kam frikë nga vetëpëlqimi. [ Sijeru
A'lami en-nubela 449/21]

Ka'b el-Ahbar, All-llahu e mëshiroftë, i tha një njeriu i cili kërkonte hadithin: Ki frik All-
llahun dhe ji i kënaqur në vendtubime pa nderim dhe mos e dëmto askënd, sepse me të
vërtetë nëse dituria jote do të arrinte të mbushë hapësirën mes qiellit dhe tokës me
vetëpëlqim, nuk do të shtojë All-llahu ty përpos poshtërsi dhe mangësi! Tha njeriu: All-
llahu të mëshiroftë o Eba Is'hak, po ata po më përgënjeshtrojnë dhe më ofendojnë, ia
ktheu: Me të vërtetë edhe pejgamberët janë përgënjeshtuar më parë dhe janë ofenduar
dhe duronin, andaj duro ngase e kundërta është shkatërrim. [ Hiljetu El-Uelia 5/376]

Ka thënë Edh-Dhehebi, All-llahu e mëshiroftë: Kush e kërkon diturinë për punë, dituria do
të thyen atë, do të qajë për veten e tij, e kush e kërkon diturinë për shkolla, ifta (dhënie të
fetuave), për krenari, syfaqësi do të bëhet sikur i çmendur, do të mburret, do t’i nënçmojë
njerëzit dhe do ta shkatërrojë vetëpëlqimi dhe shpirtrat do ta urrejnë fortë, “Pra, ka
shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (Kur'an 91:9-
10), pra e poshtëroi me mëkate dhe shfrenim. [ Sijeru A'lam en-nubela 13/378]

Ka thënë el-Fajd, All-llahu e mëshiroftë: Më ka thënë mua Fudejli: Nëse të thuhet ty: O
njeri me dy fytyra, do të hidhërohesh dhe do të vije rëndë kjo, por ndodhë që ajo çfarë të
thuhet të jetë e vërtetë, zbukurohesh për dynja, shtiresh, shkurton pantallonat, e zbukuron
formën e jashtme, abstenon nga të bërit keq deri sa të thuhet ty: Filani adhurues sa pamje
të shkëlqyer që ka, të nderojnë, të shikojnë ty, të synojnë ty, të japin dhurata, sikur dirhemi
‘Sutuk’ (është monedhë fals e pavlerë) që nuk e njeh secili, kur ti hiqet lëvozhga, shihet së
ka qenë bakër. [ Sijer A'lam en-nubela 8/438]

Ka thënë Ibrahim ibn Ed'hemi, All-llahu e mëshiroftë: Nuk është i sinqertë me All-llahun ai
i cili e do autoritetin.

E ka komentuar Edh-Dhehebi, All-llahu e mëshiroftë: Shenjë e të sinqertit i cili mund ta
dojë autoritetin por nuk e ndjenë atë, është se ai kur të qortohet për këtë largohet dhe nuk
e pastron vetveten, madje e pranon atë dhe thotë: All-llahu e mëshiroftë atë i cili mi tregon
mangësitë e mia, nuk e pëlqen vetveten, nuk e vëren se ka të meta, madje nuk e din se
nuk është duke ditur për të metat, kjo është sëmundje kronike.(e vazhdueshme, qe nuk
hiqet lehtë) [ Sijer A'lam en-nubela 7/394]

Ka thënë Ibn El-xheuzij, All-llahu e mëshiroftë: Kush i vështron cilësitë e shpirtit, mëkatet e
tij, do ta dijë me bindje se ai ka mëkate dhe mangësi, kurse për tjetrin ai është në dyshim,
nga ajo që duhet ruajtur është vetëpëlqimi dhe mendimi se është në përparim me vepra e
Ahiretit, por besimtari nuk ndalet nga të nënçmuarit e vetvetes, i thuhej Umer ibn Abdul
Azizit, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Nëse vdes do të varrosim në dhomën e të dërguarit
të All-llahut, e ai tha: Që ta takoj All-llahun me çdo lloj të mëkatit përveç shirkut është më
e dashur për mua se sa ta shohë veten të denjë për këtë. [ Sejdul Hatir f.250]

Ka thënë Hatimul Esam, All-llahu e mëshiroftë: Nuk e di cila është më e rëndë per njerëzit
ruajtja nga vetëpëlqimi apo nga dyfytyrësia, vetëpëlqimi është në brendësinë tënde kurse
dyfytyrësia të hyn nga jashtë, vetëpëlqimi është më i rëndë për ty se sa dyfytyrësia,
shembulli i këtyre dyjave është sikur të ishin me ty dy qen një qen i egër brenda shtëpisë
dhe një tjetër jashtë, cili do të jetë më i rrezikshëm për ty, ai që është brenda apo ai jashtë,
brenda është vetëpëlqimi kurse jashtë dyfytyrësia. [ Hiljetul Eulia 8/76]

Ka thënë Hasan el-Basriu All-llahu e mëshiroftë: Sikur fjalët e birit të Ademit të ishin gjithë
të drejta, e tërë puna e tij të ishte e mirë, është në prag të shkatërrimit.U tha: E si të
shkatërrohet? E pëlqen vetveten. [ Shuabul Iman 5/454]

Ka thënë Ebu Hafsin All-llahu e mëshiroftë: Ai që nuk e akuzon vetveten në të gjitha
kohërat, e që nuk e kundërshton në të gjitha gjendjet dhe nuk e tërheq drejt asaj që e
urren (shpirti i tij) në të gjitha ditët e tij, është i mashtruar, e ai që e shikon tek vetvetja
diçka të mirë e ka shkatërruar atë, e si i lejohet të mençurit të jetë i kënaqur me vetveten
kurse i miri i biri i të mirit bir i të mirit ka thënë: “Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi
është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im”. (Kur'an 12:53)
[ ElMekasidu elHasenetu f.120]

Ka thënë Ubejdullah ibn Umer, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Se Umer ibn el-Hattabi
ishte ulur një ditë dhe kaloi një vajzë e cila barte një calik, ia mori dhe e barte në qafë të tij
dhe e çoi pastaj u kthye dhe i thanë shokët e tij: All-llahu të mëshiroftë o udhëheqës i
besimtarëve! Ç'të bëri të veprosh kështu? Tha: E pëlqeva vetveten dhe desha ta nënçmoj
veten. [ El-Muxhalasetu ue Xheuahirul ilmi 6/91]

Ka thënë Ebu Darda, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Sa është për tu mahnitur me gjumin
e të mençurve dhe iftarin e tyre, si e përbuzin ndejën natën të mendjelehtëve dhe agjërimin
e tyre, një çikë nga bamirësia e të devotshmit dhe atij me bindje të fortë është më e mirë
se sa veprat që peshojnë sa kodra dhe adhurimi i të mashtruarve. [ Hiljetul Eulia 1/211]

Duke folur për dënimet nga mëkatet Ibn Kajjimi ka thënë: Subhanallah sa prej zemrave
janë të kthyera mbrapsht kurse personi nuk e ndjen, zemër e deformuar dhe e rrënuar, sa i
sprovuari me lavdëratat e njerëzve i mashtruar me mbulesën e All-llahut, i shkatërruar
gradualisht me mirësitë e All-llahut, të gjitha këto janë dënime dhe përbuzje të cilat
injoranti i mendon se janë nderë për të!. [ Sëmundja dhe ilaçi f.140]

Ka thënë Imam Edh-dhehebi, All-llahu e mëshiroftë: Sa njeriu e flet hakkun dhe urdhëron
për të mirë, e All-llahu ia dërgon një që e ofendon për shkak të qëllimit të keq të tij dhe
dashurisë së tij për udhëheqje dhe dynja, kjo është sëmundje e fshehur që ec nëpër
shpirtrat e dijetarëve sikurse që është sëmundje e fshehur që ec nëpër shpirtrat e
shpenzuesve prej të pasurve dhe zotëruesve të pasurive të patundshme, kjo është
sëmundje gjithashtu e fshehur që ec nëpër shpirtrat e ushtarëve, udhëheqësve,
muxhahidëve, andaj i sheh se kur takohen me armikun dhe ballafaqohen dy grupet, në
shpirtrat e muxhahidëve gjenden të fshehurat prej mburrjes dhe paraqitjes së trimërisë që
të flitet, vetëpëlqim dhe veshje të kapelave prej arit, kaskë (helmetë) të zbukuruar, numri i
bën të gëzuar shpirtrat mendjemëdhenj dhe kalorësit krenarë, shto këtu edhe mangësinë
në namaz dhe zullumin e popullatës, pije të alkoolit, e si të ndihmohen këta dhe si mos të
nënçmohen, o All-llahu im ndihmoje fenë tënde dhe jepu sukses robërve tu. [ Sijeru
A'lami en-nubela 18/192]

Ka thënë Sufjan eth-theuri, All-llahu e mëshiroftë: Mjerë për ty, kujdes nga ajo çka ta prish
ty punën, me të vërtetë punën ta asgjëson dyfytyrësia, e nëse jo dyfytyrësia atëherë
vetëpëlqimi, deri sa të përfytyrosh se je më i mirë se vëllau yt, e ndoshta ti nuk mund të
arrish veprat të cilat ai i arrin, ndoshta ai është më i devotshëm nga ajo çfarë All-llahu e ka
ndaluar dhe veprat i ka më të pastra se ti, e nëse nuk e pëlqen vetveten atëherë mjerë për
ty që të duash lavdëratat e njerëzve, ndërsa dashuria për lavdëratat e tyre është dashuria
yte që ata të nderojnë ty, të të shohin ty më me nderë dhe me pozitë më të lartë në
gjoksat e tyre, apo nevojat ti kërkosh prej tyre në shumë çështje, ndërsa ti pretendon se
me veprën tënde nuk dëshiron tjetër pos shtëpisë në Ahiret jo tjetër, andaj mjafton
shpeshtimi i përkujtimit të vdekjes të të bëj asket në dunja dhe të vraposh pas Ahiretit,
mjafton shpresa e gjatë që mos të kesh frikë dhe të jesh i guximshëm ndaj mëkateve dhe
mjafton për pikëllim dhe dëshpërim ditën e Gjykimit për atë që ka ditur dhe nuk ka punuar.
[ Hiljetul Eulia 6/391]

Ka thënë Ebu Sulejman Ed-daranij, All-llahu e mëshiroftë: Rruga e largimit të vetëpëlqimit
është njohja e vetvetes, çlirimi dhe çlodhja e zemrës duke u larguar nga përzierja e
shumtë, e për butësinë e zemrës kapu për shoqërimin e njerëzve të frikësuar, e dritën e
zemrës kërkoje duke qenë vazhdimisht i mërzitur, kurse mërzinë kërkoje duke medituar
shumë, kurse të medituarit arrihet kur je vet. [ Sifetu es-safue 4/281]

Ka thënë el-Harith ibn Nebhan, All-llahu e mëshiroftë: E kam dëgjuar Muhamed ibni Uasi'
duke thënë: Oh mjer për mua më shkuan shokët! Thashë: All-llahu të mëshiroftë o Eba
Abdallah, a nuk kanë qenë të rijë që janë rritur me agjërim ditën dhe me namaz nate dhe
duke luftuar në rrugë të All-llahut, tha: ”Po vëlla mirëpo...” dhe pështyu: “I ka shkatërruar
vetëpëlqimi”. [ Hiljetul Eulia 2/352]

Ka thënë Hisham Ed-Distiuai All-llahu e mëshiroftë: Pasha All-llahun nuk kam mundësi që
të them se unë kam dalë një ditë të vetme të kërkojë hadithin, e me këtë të dëshirojë
fytyrën e All-llahut të Lartëmadhëruar.

Thashë unë (Edh-dhehebiu) pra: Pasha All-llahun as unë, kanë qenë të parët tanë të cilët e
kanë kërkuar diturinë për All-llahun andaj janë bërë madhështor, janë bërë imam të cilët
pasohen, e disa të tjerë e kërkuan jo për All-llah, por kur e arritën (diturinë) u zgjuan dhe e
llogaritën vetveten e tyre, mirëpo dituria i tërhoqi drejt sinqeritetit në mes të rrugës.
[ Sijeru A'lam en-nubela 7/152]

Ka thënë Ibrahim et-tejmij, All-llahu e mëshiroftë: Nuk e paraqes punën time para fjalëve
vetëm se frikohem se jam gënjeshtar. [ Ez-zuhd – E Imam Ahmedit f.293 dhe Hiljetul
Eulia 4/211]

Ka thënë Abdullah ibn Mes'udi, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Shkatërrimi është në dy
gjëra:Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës.

Ka bashkuar mes këtyre dy gjërave ngase lumturia nuk arrihet përpos me kërkim dhe
përveshje, ndërsa ai i cili ka humbur shpresat nuk kërkon, kurse ai që vetpëlqehet mendon
se ka arritur qëllimin dhe nuk vrapon më. [ Muhtesar Minhaxhul Kasidin f.234]

Ka thënë Is'hak ibn Halef All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka diçka që më së shumti që ia thenë
kurrizin Iblisit se sa fjala e birit të Ademit: “Oh mjer për mua, si do të jetë përfundimi im”.

Tha: “Në këtë rast i humb nga ky person shpresat dhe thotë (Iblisi): E kur do ta pëlqejë
veten ky?” [ Shuabul Iman 1/508]
Ka thënë Musejib ibn Rafi' All-llahu e mëshiroftë: Alkames i është thënë: Sikur të ulesh t’i
lexoje njerëzve dhe ti mësoje ata, tha: E urrej që të shkelem nga prapa, të më pasojnë
njerëzit dhe të ecin pas meje”. [ Sijeru A'lami en-nubela 5/59]

Kanë thënë disa të urtë: “Si ka mundësi që mendjemadhësia të qëndrojë tek ai i cili është
krijuar nga dheu, është i pështjellur me ndytësi dhe ka dal prej aty ku del urina”.

Ka thënë Ibrahim En-Nekhai, All-llahu e mëshiroftë: E urrenin që njeriu të paraqesë më të
mirën që e posedon''(pra të parët) [ Sijeru A'lam en-nubela 20/591]

Hasan el-Basriu, All-llahu e mëshiroftë: Njëherë shokët e tij ecnin pas tij e ai u kthye nga
ata dhe tha:All-llahu ju mëshiroftë, çfarë do ti lejë kjo një besimtari të dobët”. [ ElXhami'
LiAhlak Er-Raui ue Edab esami 1/396]

Ka thënë ibn Kajimi, All-llahu e mëshiroftë: Kur All-llahu i Lartësuar ia do të mirën ndonjë
robi, e bën ti harrojë dhe mos ti shikojë adhurimet dhe ia largon ato nga zemra e tij dhe
gjuha e tij, ndërsa kur e sprovon me ndonjë mëkat ia paraqet gjithmonë para syve të tij, e
harron adhurimin dhe e gjithë brenga e tij bëhet mëkati i tij, vazhdon mëkati të qëndrojë
përpara tij, u ngrit apo u ul, në mëngjes apo në mbrëmbje, kjo është thelbi mëshirës për të,
ashtu siç kanë thënë disa nga selefi:Me të vërtetë robi vepron ndonjë mëkat me të cilin
futet në xhennet dhe punon ndonjë të mirë dhe futet me të në zjarr, thanë: Si ka mundësi
kjo? Tha:E vepron një mëkat, vazhdon pandërprerë ti qëndrojë para syve, çdoherë që i
kujtohet qan, i vjen keq, pendohet, kërkon falje, nënshtrohet dhe kthehet tek All-llahu,
nënçmohet para Atij dhe thyhet dhe punon vepra për (lshyerjen) e tij, kjo bëhet shkak për
tu mëshiruar, kurse (tjetri) vepron një të mirë dhe vazhdon para syve të tij, e sheh dhe
lavdërohet me të, mburret më të para Zotit të tij dhe para njerëzve, shfaq mendjemadhësi
dhe çuditet me njerëzit si nuk po e madhërojnë, nuk po e nderojnë dhe nuk po e çmojnë
për atë (vepër), vazhdojnë këto gjëra deri sa të forcohen gjurmët e saj tek ai dhe futet në
zjarr.

Shenjë e lumturisë është që veprat e mira të robit të jenë pas shpinës së tij kurse vepra e
këqija para syve, kurse shenjë e mjerimit është që veprat e mira ti nxjerrë para syve kurse
veprat e këqija pas shpine, nga All-llahu kërkohet ndihma. [ Miftahu daru Sa'ade 1/297]
Ka thënë el-A'mesh, All-llahu e mëshiroftë: Isha tek Ibrahim en-Nekhai e ai po lexonte në
Mus'haf, kërkoi një njëri leje nga ai, e mbylli Mus'hafin dhe tha: Mos të më shohë ky se unë
lexoj në të (Mus'haf) çdo orë. [ Hiljetul Eulia 4/222]

Ka thënë Es-Serij Es-Sakkatijeh, All-llahu e mëshiroftë: Nuk kam parë diçka më asgjësues
të veprave, prishës të zemrave, më të shpejtë në shkatërrimin e robit, e pikëllim më të
gjatë, e afrim të hidhërimit, e as dërgues drejt dashurisë së syefaqësisë, vetëpëlqimit dhe
udhëheqësisë se njohja e pakët nga ana e robit për vetveten dhe shikimi i tij në të metat e
njerëzve! Veçanërisht nëse është i njohur, i dëgjuar për adhurim dhe fama e tij ka marrë
hov deri sa ka arritur prej lavdëratave sa nuk është shpresuar, e ai është fshehur në vende i
vetmuar me vetveten, në tunelet e epshit, duke kritikuar njerëzit kurse ata e lavdërojnë.
[ Etabakatu el-Kubra f.73]

Ka thënë Abdetu ibn Ebi Lebabe, All-llahu e mëshiroftë: Me të vërtetë më afër dyfytyrësisë
është më i siguruari prej saj. [ Hiljetul Eulia 6/113]

Ka thënë Ibn El-Haxh, All-llahu e mëshiroftë: Kush e dëshiron pozitën e lartë le të në
nënshtrohet para All-llahut të Madhëruar, ngase krenaria varet nga sasia e uljes, a nuk e
sheh se uji kur futet në rrënjë të pemës ngjitet më së larti, sikur një pyetës e pyeti: Ç'farë të
solli këtu lartë? Pra në maje të pemës ndërsa ti ishe atje poshtë në rrënjë!Sikur gjuha e tij
thotë:Ai që përulet para All-llahut, Ai do ta ngritë atë. [ ElMed'hal 2/122]

Ka thënë Shejhul Islam Ibn Kajim, All-llahu e mëshiroftë: Nuk bashkohet sinqeriteti në një
zemër dhe dashuria për tu lavdëruar, falënderuar, lakmia për atë ç'farë është në duart e
njerëzve, vetëm ashtu siç bashkohet uji dhe zjarri, hardhuca dhe peshku, nëse vetvetja yte
të flet për sinqeritetin atëherë fillimisht dil para lakmisë dhe there atë me thikën e
dëshpërimit (humbjes së shpresës) e pastaj para lavdërimit dhe titujve dhe bëhu asket në
ato sikur të pasionuarit e dunjasë për Ahiretin, e kur ta therësh lakminë dhe plotëson
asketizmin nga lavdëratat të lehtësohet atëherë ty sinqeriteti, e nëse thua: cila është
mënyra më e lehtë për ta therë lakminë dhe arritja e asketizmit nga lavdëratat dhe
falënderimet, them: sa i përket therjes së lakmisë, ajo të bëhet e lehtë duke e ditur me
bindje se nuk ka ndonjë gjë që lakmohet vetëm se është në duar të All-llahut Një, depot e
Tij nuk i zotëron askush pos Tij, nga ato robit nuk mund ti jep diçka pos Tij, e sa i përket
largimit nga lavdëratat dhe falënderimet, kjo të lehtësohet duke e ditur se nuk ka dikush që
i bën dobi lavdëratat apo e dëmtojnë atë nënçmimet dhe e përbuzin pos All-llahut Një,
sikurse i tha Beduini të dërguarit të All-llahut alejhi selam se lavdëratat e mia janë
zbukurim kurse nënçmimet e mia janë përbuzje, e ai tha: Ky është All-llahu i
Lartëmadhëruar, andaj largohu nga lavdëratat e të cilëve nuk të zbukurojnë dhe nga
nënçmimet e atyre që nuk të bëjnë të përbuzur, lakmo pas Atij që e gjithë bukuria është
në lavdërimin e tij dhe i gjithë shëmtimi është kur Ai e nënçmon dikë, mirëpo në këtë nuk
arrihet pos me durim dhe bindje, në momentin që e humb durimin dhe bindjen, je i njëjtë
me atë i cili dëshiron të udhëtojë në det pa anije, ka thënë All-llahu: “Ti pra bën durim, pse
premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë”.
(Kur'an 30:60) dhe ka thënë All-llahu: “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë
udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona
ishin të bindur”. (Kur'an 32:24) [ El-Fauaid- Ibn Kajimf.149]

Ka thënë Hammad ibn Zejd, All-llahu e mëshiroftë: E kam dëgjuar Ejubin duke thënë:
Është obligim për dijetarin që ta vendojë kokën e tij në hi! Përulje para All-llahut Madhëria
e të Cilit është Shumë e Madhe. [ Ahlaku Ulema f.48]

Ka thënë el-Mauirdij, All-llahu e mëshiroftë: Nga ajo që ta tërheq vërejtjen është gjendja
ime, unë shkrova një libër mbi kaptinën e ''tregtisë'' përmblodha në të sa kisha mundësi
prej librave të dijetarëve, dhashë mundim tim dhe e lodha shumë mendjen gjatë punimit
deri sa u rregullua dhe u plotësua, andaj gati se u mahnita shumë më atë dhe parafytyrova
se unë jam nga njerëzit më të zellshëm në dituri, njëherë më erdhën dy beduin dhe më
pyetën për një marrëveshje të cilin e kishin bërë në shkretëtirë e cila i është vendosur në
disa kushte që përmbante katër çështje nuk dija për njërën prej tyre përgjigje, ula kokën
duke menduar, duke menduar për gjendjen time dhe të atyre dyve më thanë: Nuk ke
përgjigje për atë çfarë po të pyesim kurse ti je i pari i këtyre njerëzve?Thashë:Jo.Thanë:Sa
keq për ty dhe u larguan. Pastaj shkuan tek njëri që shumë nga shokët e mi janë më të
ditur se ai dhe e pyetën atë e ai u përgjigj shpejtë, u bindën me atë dhe u larguan, të
kënaqur me përgjigjen, falënderuës ndaj tij, unë mbeta i hutuar (konfuz), me gjendjen time
dhe të atyre dyve morra mësim, e unë deri sot jam me të njëjtat çështjet prej diturisë, kjo
për mua ishte qortues, këshillues, vërejtje nga e cila e ula vetveten, u largua nga vetja ime
pëlqimi i vetes, sukses që mu dhurua dhe udhëzim me të cilin u begatova. [ Edebu dini ue
dunja f.73]
Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, All-llahu e mëshiroftë: Ndodhë që ta duan -pra atë që
vetëpëlqehet- për shkak të diturisë së tij, fesë dhe bamirësisë së tij apo diçka tjetër, sprova
në këtë është më e madhe vetëm nëse ekziston fuqi e besimit, frikë dhe Teuhid të plotë,
ngase sprova e diturisë, autoritetit është sprovë për çdonjërin që sprovohet, mirëpo
megjithëkëtë ata kërkojnë nga ai dëshirat e tyre, nëse ai nuk ia plotëson, mangësohet
dashuria, apo krijohet një lloj urrejtje, ndoshta shtohet, apo ndodhë që të shkulet dashuria
e tëra. [ Mexhmul Fetua 10/338]

Ka thënë Jusuf ibn el-Husejn, All-llahu e mëshiroftë: Vetëpëlqimi për punën lind nga
harresa e dhuntisë së All-llahut ndaj teje, kur Ai ta ka mundësuar ta adhurosh Atë.
[ Tarihu Dimeshk 74/203]

Ka thënë Fudejl ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Kush i ruhet pesë gjërave i është ruajtur të
keqes së dunjasë dhe Ahiretit: Vetëpëlqimit, syefaqësisë, mendjemadhësisë, mospërfilljes
dhe epshit. [ Hiljetul Eulia 8/95]

Ka thënë Ibn Ebi Ja'la All-llahu e pastë mëshiruar: Bidatin e parë të shpërndarë që e kam
mësuar, prej fitneve devijuese dhe verbërisë pas udhëzimit, kur kam parë disa njerëz në
kohën e Ebi Abdilahit të cilët ishin izoluar nëpër shtëpitë e tyre duke kryer disa adhurime
me shumë pak dituri, njerëzit i nderonin ata për atë çfarë e shfaqnin nga dashuria për të
mirën, mirëpo u fut tek ata vetëpëlqimi bashkë me diturin e pakët, e kur vazhdonin të flasin
për çështje të çuditshme, All-llahu i hidhte poshtë (ato) nëpërmjet hoxhës All-llahu e
shpërbleftë në mënyrën më të mirë nga i cili ne mësonim, andaj nuk dilte nga ndonjëri prej
tyre në këtë mënyrë vetëm se kjo bëhej shkak për zbulimin e tij dhe nënçmimin e tij, unë
jam ruajtës i shumë gjërave prej këtyre, këto me të vërtetë janë nga kurthet e Iblisit dhe
ushtrisë së tij, i thotë ndonjërit prej tyre: Ti dhe ti e kush është si ti, rrallë herë i thotë:Tjetri,
pastaj fut në zemrën e tij ku për diturinë nuk ka hapësirë, që të fillojë i pari me të e për
shkak të saj të urrehet, ngase me të vërtetë çdo gjë e re është bidat, çdo bidat është
devijim dhe çdo devijim është në zjarr.

Kam menduar se disa të tjerë kërkonin famën dhe dëshirojnë që të përmenden, janë
përmendur para tyre njerëz me lloj-lloj ngjyra të bidatit dhe janë demaskuar, andaj që
njeriu të jetë pasues në hajr është më mirë se sa të jetë kokë (udhëheqës) në sherr, për
këtë ka thënë Ibn Mes'udi: Pasoni dhe mos shpikni, jeni mjaftuar (të pavarur) nga çdo bidat
devijues. [ Tabakatul Hanabile 1/68]
Ka thënë Abdullah ibn Mubarek, All-llahu e mëshiroftë: Nuk di diçka më të keqe për
njerëzit që falen se sa vetëpëlqimi. [ Hiljetul Eulia 7/383]

Ebul Hakem el-Endelusij, All-llahu e mëshiroftë, një herë ligjëroi, ishte Fakih, studiues i
zellshëm, ligjërues orator, gojëtar, një herë e pëlqeu vetveten duke ligjëruar e pastaj tha:
Deri kur do të këshilloj e nuk këshillohem vet, ndaloj të tjerët e vet nuk ndalohem, udhëzoj
për në rrugën e të udhëzuarve kur vet mbetem duke qëndruar me të hutuarit, kurrsesi, kjo
është sprova e qartë.

O All-llahu im ma bëj të dashur për atë që jam krijuar, mos më angazho me atë që unë e
kam ngarkuar vet vetveten. [ Sijeru A'lami en-nubela 16/177]

Ka thënë Imam Ibn Hazmi, All-llahu e mëshiroftë: Kush sprovohet me vetëpëlqim le të
meditojë mbi mangësitë e veta, nëse i pëlqen gjërat e mira tek vetvetja le ti kujtojë gjërat e
ulëta tek ai, mirëpo nëse i janë fshehur mangësitë deri sa mendon se nuk ka ndonjë të
metë aspak, le ta dijë se sprova e tij është e amshueshme dhe le ta dijë se ai është nga
njerëzit më të mangët, nga dalluesit më të dobët, me intelekt të dobët dhe injorant.

Nuk ka mangësi më të mëdha se këto dyja, ngase i mençur është ai i cili i sheh mangësitë
e veta dhe i mposht ato dhe vrapon për largimin e atyre, kurse Ahmak (i çmendur) është ai
i cili nuk i njeh mangësitë e vetvetes, ose për shkak të diturisë dhe dallimit të pakët,
mendjes së dobët, ose mund ti llogarit të metat e tij virtyte, ndërsa kjo është nga të metat
më të mëdha mbi tokë, andaj prej njerëzve ka që krenohen me amoralitet,
homoseksualitet, vjedhje, zullum, vetëpëlqehet për rrëzimin në këto fatkeqësi dhe fuqinë e
tij në këto vepra të ulëta.

Dije me bindje: Se nuk shpëton njeri nga të metat, larg nga kjo vetëm pejgamberët paqja e
All-llahut qoftë mbi ata, atij që i fshihen të metat e tij është sprovuar me mendjelehtësi,
poshtërsi, me turp, i dobët në dallim, me pak kuptim, kështu që nuk dallohet nga ata që
posedojnë lloj-lloj ndytësirë dhe pozitë më të ulët se kjo pozitë nuk ekziston, andaj le ta
korigjon veten duke hulumtuar të metat e tij kundrejt mahnitjes (vetëpëlqimit) me vetveten
dhe kundrejt të metave të tjetrit të cilat nuk e dëmtojnë në dunja e as në Ahiret. Andaj unë
nuk di ndonjë cilësi të mirë në dëgjimin e të metave të njerëzve pos marrjen mësim nga
ato, kështu që kur i dëgjon ato i shmanget atyre, vrapon për ti mposhtur nga vetja e tij ato
çfarë i gjen tek vetvetja me lejen e All-llahut të Lartësuar dhe Fuqinë e Tij.
Sa i përket përmendjes e të metave të njerëzve është e metë e madhe, e që në esencë
është e ndaluar. Obligohet shmangia prej saj përveç këshillimit të atij që mund të pritet
nga vesi i tij të dëmtohet, apo për ta bërë të qajë të mahniturin me veten dhe kjo të bëhet
në sy e jo prapa shpine e pastaj le ti thotë të mahniturit me veten: Kthehu dhe hulumto të
metat e vetvetes e kur ti gjesh ato atëher vetëm se e ke shëruar vetëpëlqimin.

Mos e krahaso kurrë veten me që ka më shumë të meta se ti llogaritësh të lehta punët e
këqija, kështu që shndërrohesh në pasues të ithtarëve të së keqes, kur dihet se është e
përbuzur pasimi qorrazi i ithtarëve të hajrit e si me pasimin e ithtarëve të sherrit!

Por krahasoje veten me atë që është më lartë se ti, atëherë do të shkatërrohet vetëpëlqimi
yt dhe shërrohesh nga sëmundja e fëlliqur e cila krijon në veten tënde përbuzje të njerëzve,
kurse në mesin e tyre pa dyshim ka më të mirë se ti. E kur ti do ti përbuzësh pa të drejtë
ata do të përbuzin me të drejtë, sepse All-llahu i Lartësuar thotë: “Ndëshkimi i të keqes
bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”. (Kur'an 42:40] .

Vetvetes ia mundëson që të jesh i denjë për përbuzje, madje në realitet nën hidhërimin e
All-llahut të Lartësuar dhe largimin e virtyteve që i posedon.

Nëse mahnitesh me intelektin tënd, medito për çdo mendim të fëlliqur që të vije në kokë,
në manitë (dëshirat e kota-fantazitë) që sillen në kokën tënde, atëherë do ta kuptosh
mangësinë e mendjes tënde.

Nëse mahnitesh me mendimet e tua, medito për gabimet e tua, mbaji ato dhe mos i harro,
(medito) në çdo mendim që ti e ke llogaritur të saktë e pastaj del e kundërta e llogaritjes
tënde dhe tjetri ia qëllon kurse ti ke gabuar. Nëse e bën këtë atëherë së paku do të
peshohen mendimet e gabuara tua me ato të qëlluara, e të përfundohet as për ty as
kundër teje, por në shumicën e rasteve mendimet e gabuara janë më të mëdha se sa
mendimet e qëlluara, kështu janë të gjithë njerëzit pas pejgamberëve paqja e All-llahut
qoftë mbi ata.

Nëse mahnitesh me punën tënde, medito për mëkatet e tua, mangësitë e tua, në jetën
tënde dhe drejtimet e saj se pasha All-llahun me të vërtetë do të gjesh çka i mposht të
mirat tua dhe ti fshinë ato, andaj le të rritet brenga yte dhe ndërroje vetëpëlqimin me
mendim të mangët për veten tënde.
Nëse mahnitesh me diturinë tënde, dije se ti nuk ke ndonjë lavdëratë në të, ajo është
dhuratë e All-llahut e pastër që ta ka dhuruar Zotit yt i Lartësuar, andaj mos e kthe atë me
diçka që e hidhëron Atë, se ndoshta Ai të harron për shkak të ndonjë sprovës që të
sprovon e me të cilën të bën të harrosh gjithçka që ke mësuar dhe ke nxënë përmendësh.

Më ka treguar AbdulMalik ibn Tarif, e ai është nga dijetarët e shquar, me gjendje mesatare
dhe hulumtime të drejta, kishte fat të madh në nxënien përmendësh, thuaj se nuk
ndëgjonte diçka e ai të ketë nevojë për përsëritjen e saj, njëherë ia hyri detit dhe një
gjendje e frikshme kaloi pranë tij që bëri të harrojë shumicën e asaj që nxinte përmendësh
dhe ia dëmtoi fuqinë e nxënjes në masë të madhe, sa që kjo zgjuarsi nuk i është kthyer
asnjëherë më.Kështu edhe mua më ka goditur një fatkeqësi dhe kur u zgjova kisha harruar
shumë nga nxëniet e mia vetëm ato që nuk kanë vlerë dhe nuk i kam kthyer (ato nxënie)
vetëm pas shumë viteve.

Dije se shumica prej atyre që kujdesen për diturinë, janë të zellshëm në lexim dhe
përcjellje të ligjeratave dhe kërkim, pastaj nuk furnizohen nga ajo (dituria) asgjë.Le ta dijë i
dituri se sikur të varej (arritja) me zhytje ne studim vetëm, do të ishte tjetri më lartë se ti,
andaj vërtetohet se kjo është dhunti e All-llahut të Lartësuar, e ku mbetet këtu hapësirë
për vetëpëlqim.Nuk është kjo vetëm se vend për tu nënshtruar dhe falënderuar All-llahun e
Lartësuar, duke kërkuar shtimin e begative të Tij dhe duke kërkuar mbrojtjen nga zhdukja
e tyre.

Pastaj medito gjithashtu se ajo çfarë të fshihet, ajo çfarë nuk e din prej lëmive të diturisë,
pastaj për llojet e diturisë me të cilat dallohesh ti, ajo çfarë të mahnit prej depërtimit tënd
në është më e madhe se ajo çfar ti edi, andaj në vend të mahnitjes vendose mangësimin
dhe zvogëlimin e vetvetes, ngase kjo është më përparësore, medito për atë që është më i
ditur se ti, do ti gjesh ata shumë, le të përbuzet vetja yte atëherë, pastaj medito për
dëmtimin e diturisë tënde ngase ti nuk punon me gjithë atë që e di, kështu që dituria yte
është argument kundër teje, do të ishte më e shëndoshë që ti mos kishe qenë i ditur.Dije
se injoranti është me intelekt më të shëndoshë se ti, me gjendje me të mirë dhe më i
arsyetuar, andaj le të bie më mahnitja nga ti tërësisht.

Pastaj ndoshta dituria e arritur me të cilën mahnitesh nga lëmitë e mëvonshme e cila nuk
ka ndonjë lavdëratë të madhe sikur qimja apo të ngjashme, atëherë shiko në atë që dituria
e tij është më e lavdëruar se dituria yte në lëmitë e dunjasë dhe të Ahiretit, në këtë mënyrë
përbuzet vetja yte. [ El-Ahlaku ue sijer f.69]

Ka thënë Ka'b el-Ahbar, All-llahu e mëshiroftë: Mjerë për ju, kujdes nga vetëpëlqimi, me të
vërtetë është therje dhe shkatërrim. [ Hiljetul Eulia 5/376]

Ka thënë Ebu Hazim el-E'arexh, All-llahu e mëshiroftë: Robi e punon një punë të mirë, e
gëzon kryerja e saj, nuk ka krijuar All-llahu diçka më të dëmshme se kjo për atë, e punon
robi një vepër të keqe deri sa ajo e pikëllon shumë kur e kryen atë, All-llahu nuk ka krijuar
të mirë më të dobishme për të, e gjithë kjo se kur robi e punon një të mirë gëzohet kur e
punon atë dhe me të bëhet kryelartë dhe e sheh veten më me vlerë se tjetri, ndoshta All-
llahu i Madhëruar ia asgjëson këtë e bashkë me këtë edhe vepra tjera shumë, kurse robi
kur e bën një të keqe e që e pikëllon shumë atëherë kur e vepron, ndoshta All-llahu i
Madhëruar me këtë i hedh frikë në brendësinë e tij dhe frika në brendësinë e tij mbetet
gjatë gjithë kohës. [ Hiljetul Eulia 3/242]

Ka thënë Hafidh ibn el-Xheuzij, All-llahu e mëshiroftë: Kur të plotësohet dituria e njeriut,
nuk e sheh veten punëtor, por e shikon si begati dhe sukses i dhënë për këtë punë, e cila e
ndalon të mençurin ta sheh veten si punëtor, apo të mahnitet me ato (vepra), e kjo për
shkak disa gjërave: sepse ai është begatuar për këtë vepër: “...por All-llahu juve ua bëri të
dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja” [ Kur'an 49:7] , pastaj nëse
krahasohet me begatitë nuk arrihet as një e dhjeta të dhjetës, nga ato edhe: nëse ai
mediton në Madhërinë e Atij që i shërbehet, do ta përbuz çdo vepër dhe adhurim, kjo nëse
(vepra) është e shëndoshë nga njollosja dhe shpëton nga neglizhenca. Sa i përket
neglizhencës ato e rrethojnë atë, andaj është obligim që të ruhet shumë nga kthimi i saj
(veprës), le të frikohet nga qortimi për mangësinë në atë, kështu le të angazhohet në vend
të shikimit të saj.

Medito për gjendjet e të mençurve në këtë: Melaiket të cilat e madhërojnë Atë ditë e natë
nuk mërziten aspak nga kjo thanë: Nuk të kemi adhuruar ashtu siç je i Denjë, Miku i tij
alejhi selam tha: “Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e
gjykimit”. [ Kur'an 26:82] , me gjithë durimin e tij para zjarrit dhe ekspozimin e birit të tij
para therjes.
Pejgamberi sala-All-llahu alejhi ue selem thotë: “Nuk ka dikush nga ju që e shpëton vepra
e tij'”, thanë: As ty? Tha: As unë, përveç nëse më përfshinë All-llahu me mëshirën e Tij”.

Ebu Bekri All-llahu qoftë i kënaqur me të thotë: Nuk jam unë dhe pasuria ime përveç në
shërbimin tënd o i dërguar i All-llahut!

Umeri All-llahu qoftë i kënaqur me të thotë: Sikur gjithçka mbi tokë të ishte e imja do ta
kisha shpenzuar për shkak të tmerrit që është para meje, para se të më vij lajmi.

Ibn Me'sudi thotë: Mjerë për mua sikur të vdisja e mos të ringjallesha.

Aisha All-llahu qoftë i kënaqur me të thotë: Mjerë për mua të kisha qenë e harruar që moti.

Kështu është puna me gjithë të mençurit, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë. [ Sejdul
Hatir f.393]

Ka thënë Fudejl Ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Nëse ke mundësi të mos tregosh, as mos
të lexosh dhe as mos të flasësh. Nëse do të ishe gojëtar thonë: Sa gojëtar i mirë që është
dhe sa tregime të mira që tregon, zëri i tij i bukur, që të mahnitesh me këtë dhe të fryhesh,
e nëse nuk je gojëtar e as me zë të bukur do të thonë: Nuk din të tregojë dhe as nuk ka zë
të bukur, kjo do të pikëllojë dhe do të rëndojë ty e atëherë bëhesh dyfaqësh.

Nëse ulesh të flasësh dhe nuk të intereson kush të nënçmon dhe kush të lavdëron, atëherë
fol. [ Sijeru A'lami en-nubela 8/109]

Ka thënë Said ibn Ismail, All-llahu e mëshiroftë: Frika nga All-llahu të shpie drejt All-llahut,
mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi të shkëput nga All-llahu, përbuzja e njerëzve është
sëmundje që nuk shërohet. [ Hiljetul Eulia 10/245]

Ka thënë Ibn Kajimi, All-llahu e mëshiroftë: Dije se kur robi fillon punën apo fjalimin,
dëshiron me këtë kënaqësinë e All-llahut, duke vështruar në këtë mirësinë e All-llahut ndaj
tij, suksesin e dhënë për atë dhe se kjo është prej All-llahut e jo prej tij, jo me diturinë,
mendimin dhe fuqinë e tij, por Ai është që ia krijoi gjuhën, zemrën, syrin, veshin, Ai është
që e ka begatur me fjalë dhe vepër, nëse kjo nuk mungon në vrojtimin e tij dhe vrojtimin e
zemrës, vetëpëlqimi nuk është prezent, esenca e së cilës është të shikuarit e vetvetes dhe
mungesa e shikimit të mirësisë së Zotit të Tij dhe suksesit të Tij. [ El-Fauaid f.152]
Nga Ata' ibn Jezid, All-llahu e mëshiroftë, kurse njerëzit e kishin tepruar me të, tha: Me të
vërtetë ju e keni tepruar (me shprehjen: çfarë mendon, çfarë mendon), mos mësoni për
tjetër kënd pos All-llahut e shpërblimin ta shpresoni nga All-llahu dhe mos të mahnitet
ndonjëri prej jush me diturinë e tij edhe nëse është ajo e madhe, sepse ajo pranë
Madhërisë së All-llahut nuk krahasohet as sa njëra këmbë prej këmbëve të mizës.
[ Shuabul Iman 2/312]

Ka thënë Malik ibn Dinar, All-llahu e mëshiroftë: Kur robi ta kërkojë diturinë për të punuar
me të, ajo do ta thyej atë, e nëse e kërkon jo për punë ia shton mburrjen. [ Iktidaul ilmi
elamele f.33]

Thashë: Subhanallah! Atëherë kërkuesit e diturisë sot janë të paktë! Ose nuk mund ti
gjesh kohën e sodit përveç nëpër libra apo nën varre.

Ka thënë AbduRrahman ibn Mehdij, All-llahu e mëshiroftë: Isha në ditën e xhumasë i ulur
në xhaminë e madhe dhe njerëzit uleshin para meje, kur ata ishin shumë gëzohesha e kur
pakësoheshin mërzitesha, andaj e pyeta Bishr ibn Mensurin e ai me tha: Ky vendtubim
është i keq mos u kthe më në të, tha (Ibn Mehdiu): Nuk jam kthyer më në të. [ Hiljetul
Eulia 9/12]

Nga Mutarif, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: Që të kaloj natën në gjumë dhe të gdhij me
keqardhje, është më e dashur për mua se sa të kaloj natën duke u falur dhe të gdhij i
mahnitur me veten. [ ElMuxhalaseh ue xhauahirul ilmi 6/327]

Ka thënë el-Ahnef ibn Kajs, All-llahu e mëshiroftë: Çuditem me atë i cili ka dalë prej aty ku
del urina se si fryhet.

Disa nga poetët e kanë përshkruar njeriun duke thënë:

O ti i cili mburresh mahnitesh me veten,

Shiko në nevojtoren tënde, ndytësitë mjaftojnë turpërim,

Sikur njerëzit të mendonin çfarë bartin në barqet e tyre,

Nuk do ta dinin ç’është mendjemadhësia as të rinjtë e as pleqtë,

A mos vallë në kokën e tij ka diçka për tu lavdëruar,
Kurse me pesë të ndyta është krijuar,

Hundë e cila rrjedh dhe vesh me erë të qelbur,

Syri rrjedhës kurse goja dredhi,

O biri i dheut i ngrënë nesër nga dheu,

Ndalo ngase nesër do të hahesh dhe do të piesh .

Ibn Semmak i ka thënë Isa ibn Musas, All-llahu i mëshiroftë të dy: Modestia yte në vendin
e krenarisë është më me vlerë se krenaria jote.

Dhe thoshte: Dy emra të kundërt me një kuptim: Modestia dhe Krenaria. [ Edebu Dunja
ue din f.239]

Për Umer ibn AbdulAzizin, All-llahu e pastë mëshiruar, (transmetohet) se kur ai ligjëronte
në minber dhe kishte frikë për veten e tij nga mahnitja e ndërpriste atë, kur shkruante
ndonjë libër dhe frikësohej nga mahnitja e shqyente atë dhe thoshte: O All-llahu im unë
kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes time.

Në historinë e tij-All-llahu e mëshiroftë-se ai ka thënë:Unë lë shumë nga fjalët nga frika prej
fodullëkut (mburrjes). [ Et-tabakatul Kubra 5/368]

Ka thënë Abdullah ibn Mes'ud, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Dy janë shpëtuese dhe dy
janë shkatërruese. Shpëtuese janë: Nijeti dhe të ndaluarit, nijeti është të vendosësh ta
adhurosh All-llahun për të ardhmen, të ndalurit ta ndalosh veten nga ajo çfarë All-llahu
azze ue xhel e ka ndaluar, shkatërruese janë: Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës.
[ Hiljetul Eulia 7/298]

Daud Et-Tai-All-llahu e mëshiroftë, i është thënë: Çfarë mendon për një njeri që hyn tek
udhëheqësat për ti urdhëruar në të mirë dhe për ti ndaluar nga e keqja?tha: Kam frikë për
atë nga kamxhiku.Tha: Ai përballon. Tha: Kam frikë për atë nga shpata. Tha: Ai përballon.
Tha: Kam frikë për atë sëmundjen e pashëruar “vetëpëlqimin”. [ Sifetu es-safue 2/82]

Ka thënë: Halid ibn Ma'dan, All-llahu e mëshiroftë: Nuk mund të arrijë njeriu kuptimin e
plotë deri sa ti sheh njerëzit para All-llahut sikur deve, e pastaj të kthehet kah vetja e tij e
ta nënçmojë atë edhe më tepër. [ Tehdhibul Kemal fi esmai Rixhal 8/171]
Ka thënë Ejub es-sehtanij, All-llahu e mëshiroftë: Obligohet i dituri ta vendos kokën e tij në
dhe, nënshtrim para All-llahut.

Kanë thënë: Modesti prej nxënësve të dijes ka më së shumti dituri, sikur toka e rrafshët që
ka më shumti ujë.

I është thënë të urtit Bizerxhemher: Cila është begatia e cila nuk e kanë zili të tjerët
zotërusin e saj? Tha: Modestia.

I është thënë atij: Cila është belaja e cila nuk mëshirohet i sprovuari me të?
Tha:Vetëpëlqimi.

Ka thënë ibn Abdus, All-llahu e mëshiroftë: Sa më shumë që dijetari të mbahet dhe ngritet,
vetëpëlqimi është më afër tij përveç atij që All-llahu e mbron atë duke i dhënë sukses dhe
e largon dashurinë për udhëheqësi nga vetja e tij.

Ka thënë Umer, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Më së shumti që frikohem se mos
shkatërroheni, janë tri cilësi: Kopraci e respektuar, epsh i pasuar dhe mahnitja e njeriut me
vetveten.

Ka thënë Mesruki: Mjafton për njeriun dituri nëse ai i ka frikë All-llahut dhe mjafton për
njeriun injorancë që të mahnitet me diturinë e tij.

Ka thënë Ebu Darda, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Shenjat e injorancës janë
tri:Vetëpëlqimi, të folurit e shumtë për atë çfarë nuk ka të bëj me të dhe të ndalojë nga
diçka e pastaj ta veprojë të njëjtën.

Nga Aliu, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ai ka thënë:Vetëpëlqimi është
sëmundje e mendjeve.

Kanë thënë: Kush mahnitet me mendimin e tij devijon, kush mjaftohet me mendjen e tij
dështon, kush krenohet para njerëzve nënçmohet, kush i shoqëron njerëzit e poshtër
poshtërohet dhe kush ulet me dijetarë respektohet.

Ka thënë Fudejl ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka dikush që e do udhëheqjen vetëm
se ka zili dhe bën zullum, përcjell gabimet e njerëzve dhe urren që dikush të përmendet
për të mirë.
Ka thënë Sufjani, All-llahu e mëshiroftë: Isha që shpresoja udhëheqësinë deri sa isha i ri,
shikoja ndonjë njeri kur jepte fetua dhe e kisha lakmi, e kur e arrita e kuptova atë.

Ka thënë Malik ibn Dinar, All-llahu e mëshiroftë: Kush e kërkon diturinë për të punuar, e
thyen ajo, e kush e kërkon jo për punë ia shton atij kryelartësinë. [ Xhamiu Bejanil ilmi ue
fadlihi 1/282]

Ka thënë Es-Serij Es-Sakkatijeh-All-llahu e mëshiroftë-:Më është fshehur sëmundja
tridhjetë vite dhe kjo për shkak se ishim me disa njerëz shkonim herët në xhuma, kishim
vende të caktuara me të cilat njiheshim, po thuajse asnjëherë nuk mungonim në ato,
ndërroi jetë njëri nga të afërmit tanë dhe kisha dëshirë që ta përcjellë të vdekurin dhe
sakrifikova kohën time, pastaj u ktheva në xhuma dhe kur iu afrova xhamisë më tha
vetvetja:Tash ata të shohin, sakrifikove dhe ngece nga koha yte, më rëndoi kjo dhe i
thashë vetes time: Të shoh dyfytyrësh që tridhjetë vite e unë nuk e dija dhe e lash këtë
vend në të cilin shkoja, fillova të shkoj në vende të ndryshme që mos të dihet vendi im e të
ngjashme. [ Hiljetul Eulia 10/125]

Ka thënë Edh-Dhehebiu, All-llahu e mëshiroftë: Është obligim për të diturin që të flet me
nijet të pastër dhe qëllim të mirë, nëse e mahnit fjalimi le të hesht e nëse mahnitet prej
heshtjes atëherë le të flet dhe mos të dobësohet nga llogaria e vetvetes sepse shpirti i
donë lavdëratat dhe shfaqjen. [ Sijeru A'lami en-nubela 4/494]

Ka thënë Abdurrahman ibn Zejd ibn Eslem, All-llahu e mëshiroftë: Babai im thoshte: O biri
im, si mahnitesh me vetveten, kur ti nuk dëshiron ta shohësh askënd nga robërit e All-llaht
të jetë më i mirë se ti, patjetër do ta shohësh, o biri im ti nuk do të jesh më i mirë se
ndonjëri i cili thotë: Lailahe ila-Allah deri sa të futesh në xhennet e ai të futet ne zjarr, e kur
të futesh në xhennet dhe ai ka hyrë në zjarr, të bëhet e qartë se ti je më i mirë se ai.
[ Hiljetul Eulia 3/222]

Ka thënë Ibrahim ibn Ed'hem, All-llahu e mëshiroftë: Njeriu ka tri mbulesa në zemrën e tij,
gëzimi, mërzia dhe kënaqësia, nëse gëzohesh për diçka prezente ti je lakmues kurse
lakmuesi është i privuar, nëse mërzitesh për të humburën ti je i hidhëruar dhe i hidhëruari
është i dënuar, kur gëzohesh ti mahnitesh me vetveten kurse vetëpëlqimi asgjëson punën.
Argument për këtë është fjala e Tij të Lartësuar: Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për
atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë”. [ Kur'an 57:23]
[ Hiljetul Eulia 8/34]

Thotë el-Kadij Alaudin ibn el-liham [ El-Ba'li i njohur me shkrime të zgjedhura dhe
rregulla] , All-llahu e mëshiroftë: Hoxha jonë (Ibn Rexhebi) na përmendi një herë një
mes'ele (çështje) dhe foli shkurt për të, u mahnita me atë dhe nga mjeshtëria e tij, u hap
kjo çështje njëherë para dijetarëve të medh'hebeve të tjerë, mirëpo ai nuk fliste asnjë fjalë
të vetme! Kur u ngrit e pyeta:A nuk ishe që flisje në këtë çështje më parë? Tha: Unë flas
vetëm atëherë kur shpresoj në shpërblim, e në këtë vendtubim u frikova nga të folurit, apo
të ngjashme (prej shprehjeve) [ Dhejlu ibn Rexhep ale Tabakati elhenabileh f.39]

Ka thënë Muhamed ibn el-Kasim, All-llahu e mëshiroftë: Abdullah ibn Handhaleh
pretendonte se Abdullah ibn Selam ka kaluar njëherë në treg duke bartë një deng me
drunj, i thanë: A nuk të ka pasuruar All-llahu? Tha: Gjithësesi, mirëpo dëshiroja që të
mposht mendjemadhësinë, e kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut salaAll-llahu alejhi ue
selem duke thënë: “Nuk hyn në xhennet ai i cili në zemrën e tij ka sa grimca e farës sinapi
prej mendjemadhësisë”. [ Sijeru A'lami en-nubela 4/419] Hadithi është në Sahihun e
Muslimit 1/93

Thotë Ibnu Kudamete el-Makdesij, All-llahu e mëshiroftë: Dije se nuk tregohet
mendjemadh përveç atij që e madhëron vetveten, e nuk e madhëron vetveten pos atij i cili
mendon për veten e tij se zotëron cilësi të plota, me pak fjalë e gjithë kjo kthehet tek
plotësimi fesë apo dunjasë, i fesë është dituria dhe puna kurse i dunjasë është prejardhja,
bukuria, fuqia, pasuria dhe ithtarët e shumtë.

Këto janë shtatë shkaqe:

I pari:Dituria, e sa e shpejtë që është në sjelljen e mendjemadhësisë tek disa dijetarë, nuk
shkon gjatë e ai vetëm se e ndjen në veten e tij plotësimin e diturisë, e madhëron veten,i
përbuz njerëzit, i quan injorantë dhe i shfrytëzon si shërbëtorë ata qe përzihen me të,
madje veten e tij e sheh tek All-llahu subhanehu ue teala më me pozitë dhe vlerë se ata,
për ata frikohet më shumë se sa për veten e tij, për vete shpreson më shumë se sa
shpreson për ata, shkaku i mendjemadhësisë në dituri janë dy:

I pari: Angazhimi me atë që quhet dituri ndërsa në realitet nuk është dituri, ngase dituria e
vërtetë është ajo që robi e njeh Zotin e tij, vetveten dhe rrezikun e çështjes së tij në takimin
me All-llahun dhe mbulesën prej Tij, nga kjo patjetër të lind frika dhe modestia e jo
mendjemadhësia, ka thënë All-llahu: “Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm
dijetarët”. (Kur'an 35:28]

Të zhytet në dituri kurse ai është i fëlliqur në brendësinë e tij, shpirt ndytë me edukatë të
poshtër, ky fillimisht nuk është angazhuar me gdhendjen e shpirtit të tij dhe pastrimin e
zemrës së tij me lloje të ndryshme të përpjekjeve, ka mbetur i fëlliqur në zemër, kur të
zhytet në dituri, dituria takohet me një vend të fëlliqur në zemrën e tij dhe nuk jep frytet
dhe nuk nxjerr të mirën e saj në shesh, është sjell për këtë shembull: Dituria është si shiu
që zbret nga qielli, i pastër i ëmbël, pemët e pinë prej rrënjëve të tyre dhe varësisht nga
shija e tyre, e hidhura shton hidhësinë kurse e ëmbla shton ëmbëlsinë, kështu njëjtë është
dituria, e mësojnë atë burrat dhe shndërrohet ajo në masë të ambicieve apo epsheve,
andaj mendjemadhit ia shton mendjemadhësinë kurse modestit modestinë, kjo ngase ai
që ambicie e tij është mendjemadhësia, i tilli është injorant, e kur ta marrë diturinë ka
gjetur me çfarë të mburret dhe e shton mendjemadhësinë, e nëse njeriu është i frikësuar
me diturinë e tij e pastaj e shton diturinë, e mëson se argumenti kundër tij është plotësuar
dhe me këtë ai shton frikë edhe më tepër.

I dyti: Puna dhe adhurimi. Edhe kjo nuk shpëton nga vesi i mendjemadhësisë dhe
tërheqjes së zemrave të njerëzve kah veti, nga këtu rrjedh mendjemadhësia prej tyre në fe
dhe dunja, sa i përket dunjasë se ata presin përmendjen e tyre për devotshmëri, asketizëm
dhe dhënia përparësi ndaj njerëzve tjerë, sikur ata adhurimin e tyre e shohin bamirësi ndaj
njerëzve, sa i përket në fe është se ai njerëzit i sheh të shkatërruar kurse veten të shpëtuar,
ky është në të vërtetë i shkatërruari atëherë kur të mendojë kështu, ka thënë i dërguari i
All-llahut salaAll-llahu alejhi ue selem: “Kur ta shohësh ndonjë njeri të thotë: U
shkatërruan njerëzit, ai është më i shkatërruari”.

Kjo ngase kjo fjalë prej tij argumenton se ai është nënçmues i njerëzve, i mashtruar, i
siguruar nga kurthet e Tij, nuk frikohet nga dënimi i Tij, e si nuk frikohet, andaj mjafton e
keqe për të përbuzja e tjetrit, ka thënë i dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi selem:
“Mjafton e keqe për njeriun ta përbuzë vëllanë e tij musliman”, andaj shumica prej
adhuruesve kur dikush nuk e vlerëson apo e dëmton, e llogarit të pamundur për të faljen e
All-llahut dhe nuk dyshon se All-llahu është hidhëruar me të, e gjithë kjo për shkak të
çmimit të madh të vetes së tij, kjo është injorancë, bashkim i mendjemadhësisë dhe
vetëpëlqimit dhe mashtrimit me All-llahun.

Budallallëku dhe mendjelehtësia shkon aq larg sa që ndonjëri prej tyre sfidon dhe thotë:
‘Do të shihni se çfarë do ti ndodhë atij’, e nëse i ndodhë atij ndonjë fatkeqësi pretendon se
kjo është nga dinjiteti i tij dhe se All-llahu nuk ka dëshiruar tjetër pos hakmarrjen për të,
megjithëse se ai sheh grupe nga jobesimtarët e shajnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, din
për grupet të cilat i kanë malëtretuar të dërguarit paqja e All-llahut qoftë mbi ata, nga ata
ka edhe që i kanë vrarë, nga ata ka të rrahur, pastaj All-llahu shumicën e tyre e ka lënë dhe
nuk i ka ndëshkuar në dunja, madje ndonjëri prej tyre ka shpëtuar pasi që është bërë
musliman dhe nuk e ka goditur aspak e keqja në dunja e as në ahiret, a mendon ky
injorant i mashtruar se ky është tek All-llahu më i ndershëm se pejgamberët a dhe se Ai
është hakmarrë për të me çka nuk është hakmarrë për të dërguarit e Tij, por ndoshta ky
është nën hidhërimin e All-llahut me mendjemadhësinë dhe vetëpëlqimin e tij, është i
pakujdesshëm (neglizhent) për shkatërrimit të tij, kjo është akideja (besimi) i të
mashtruarve, ndërsa të mençurit prej adhuruesve thonë ashtu siç thoshte selefi pas
largimit nga Arafati: Shpresoja mëshirën për të gjithë ata sikur mos të isha unë këtu, shiko
dallimin në mes dy burrave, ky ka frikë All-llahun jashtë dhe brenda, është i frikësuar në
veten e tij përbuzës i punës së tij kurse tjetri fshehë syefaqësinë, mendjemadhësinë, zilinë e
cila është objekt i qeshjes së shejtanit me të, pastaj ai me veprën e tij lavdërohet para All-
llahut.

Pastaj nga gjurmët e mendjemadhësisë tek adhuruesi është se ai vrenjtet (shikon egër)
fytyra e tij sikur ai është i pastër nga njerëzit e ata janë të fëlliqur, e nuk e di i mjeri se
devotshmëria nuk është në ballë e që të ngrysen vetullat, as në qafë duke ulur atë, e as në
bisht që të mblidhet, me të vërtet devotshmëria është në zemra, ka thënë i dërguari i All-
llahut salaAll-llahu alejhi ue selem: “Devotshmëria është këtu” dhe bëri me shenjë kah
gjoksi i tij, ishte salaAll-llahu alejhi ue selem njeri më i ndershëm dhe më i devotshëm,
ishte më zemër gjëri, më përgëzuesi, më i buzëqeshuri dhe më i hapuri, sikur thotë All-
llahu i Madhëruar: “E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty”. [ Kur'an
26:215]

I treti: Mendjemadhësia me prejardhje dhe farefis, ai i cili ka prejardhje të ndershme e
përbuz atë i cili nuk është nga ky farefis edhe nëse është më i lartë me dituri dhe punë,
madje disa mburren aq lartë sa qe refuzojnë përzierjen me disa njerëz dhe uljen me ata,
nga gjuha e tij rrjedh fodullëku duke i thënë tjetrit:Kush je ti e kush babai yt, unë jam filani i
biri të filanit, me çiftin tim po flet kështu''!

Transmetohet se Ebu Dherri All-llahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: U fjalosëm me një
njeri tek i dërguari i All-llahut alejhi selam dhe i thashë atij :O biri i të zezës dhe i dërguari i
All-llahut salaAll-llahu alejhi ue selem u hidhërua dhe tha: O Ebu Dherr, i biri i të bardhës
mbi birin e të zezës nuk ka ndonjë meritë. Tha Ebu dherri: U ula dhe i thashë burrit: Ngritu
dhe shkel mbi faqen time.

Shiko se si i dërguari i All-llahu alejhi selam bëri me dije se kjo është injorancë, shiko se si
u pendua dhe e shkuli prej vetvetes pemën e mendjemadhësisë, kur e kuptoi se krenarinë
nuk e largon pos të nënçmuarit.

I katërti: Të krenuarit me bukuri, kjo më shumë ndodhë tek gratë, kjo dërgon në uljen e
vlerave, shpifje, përgojim dhe përmendje e të metave të njerëzve.

I pesti: Të krenuarit me pasuri, kjo ndodhë në mes udhëheqësve dhe tregtarëve në veshjen
e tyre, kuajt e tyre, mjetet transportuese, e përbuz i pasuri të varfërin dhe mburret para tij, e
gjithë kjo është injorancë mbi vlerën e varfërisë dhe sëmundjes së pasurisë.

I gjashti: Të krenuarit me fuqi, arrogancë dhe tirani, duke u mburrur me këtë ndaj njerëzve
të dobët.

I shtati: Të krenuarit me pasues dhe ithtarë, familje dhe të afërm.

Këto ishin gjërat me të cilat krenohen disa robër ndaj disa të tjerëve, lusim të Madhëruarin
të na ndihmojë me butësinë dhe mëshirën e Tij. [ Me'idhatul mu'minin min Ihjai ulumi din
f.264]

Ka thënë Ibrahim et-Tejmij, All-llahu e mëshiroftë: Kush ulet në ndonjë mexhlis që të ulen
tjerët në të, mos u ulni tek ai. [ Hiljetul Eulia 4/225]

Ka thënë Ebu Jezid el-Bastamij, All-llahu e mëshiroftë: Deri sa robi të mendojë se në
mesin e krijesave ka më të këqij se ai, i tilli është mendjemadh. [ Hiljetul Eulia 10/36]

Ka thënë Ebu Alij el-xheuzxhanij, All-llahu e mëshiroftë: Shpirti është i mbrujtur (i
brumosur) me mendjemadhësi, lakmi dhe zili, e për atë të cilin All-llahu i Lartësuar e do
shkatërrimin e tij e pengon nga modestia, këshilla dhe mjaftimi. E kur All-llahu i Madhëruar
ia do të mirën është i mëshirshëm me atë në këto, kur në shpirtin e tij të ndizet zjarri i
mendjemadhësisë, e rregullon atë modestia me ndihmën e All-llahut, kur në shpirtin e tij
ndizet zjarri i zilisë, e rregullon atë këshilla me ndihmën e All-llahut azze ue xhel dhe kur në
shpirtin e tij të ndizet zjarri i lakmisë, e përmirëson atë të mjaftuarit me ndihmën e All-
llahut azze ue xhel.[ El-ihja 3/36]

Ka thënë Fudejl ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Sikur bidatxhiu (shpikësi) të nënshtrohej
para librit të All-llahut dhe Sunnetit të pejgamberit të Tij, do të pasonte dhe nuk do të
shpikte, mirëpo ai është mahnitur me mendimin e vet andaj e pasoi atë që e shpiku. [ Et-
tedhkiratu fil Ua'dh f.97]

Ka thënë Hammad ibn Zejd, All-llahu e mëshiroftë: U kthyem nga një xhenaze dhe hymë
tek Ata' Es-Selimij, kur na pa ai neve u frikësua mos të hyjë diçka tek ai nga numri madh i
yni dhe tha: O All-llahu im, mos na u hidhëro, O All-llahu im mos u hidhëro me mua,
pastaj tha: E kam dëgjuar Xha'fer ibn Zejd el-Abdij duke thënë: Kaloi një njeri dhe njerëzit
e lavdëruan për të mirë, kur i kaloi ata tha: O All-llahu im nëse ata nuk më njohin mua, Ti
je Ai i cili më njeh. [ Hiljetul Eulia 6/224]

Ka thënë Ibn Kajim, All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka diçka më asgjësues për veprat se sa
vetëpëlqimi dhe shikimi i vetvetes, kur All-llahu ia do të mirën e bën ta shohë mirësinë dhe
ndihmën e Tij për të në çdo çfarë e flet dhe e vepron, nuk mahnitet më të, pastaj e bën ta
shohë mangësinë e tij në ato dhe nuk kënaqet me ato (vepra të mangëta) për Zotin e tij,
andaj pendohet tek Ai nga ato, kërkon falje dhe turpërohet që të kërkojë për ato
shpërblim.

Nëse nuk e bën ta sheh këtë, ia fsheh këto dhe ai e shikon veten në punë, e shikon me sy
të përsosmërisë dhe kënaqësisë, prandaj kjo vepër nuk është e pranuar e as për
kënaqësinë e Tij dhe dashurinë për Të, i dituri punon punë duke shikuar në të ndihmën,
suksesin, mirësinë e Tij, kërkues falje, i turpëruar nga Ai ngase nuk e ka plotësuar obligimin
ndaj Tij, kurse injoranti punon punë për vete dhe epshin e tij, duke shikuar në vetveten e tij,
lavdërohet me të para Zotit të tij, i kënaqur me punën e tij, andaj kjo është një ngjyrë e ajo
tjetra ngjyrë tjetër. [ El-Fauaid f.153]
Ka thënë Shah ibn Shuxha', All-llahu e mëshiroftë: Mirësia është për bamirësit deri sa nuk
e shohin atë, e kur ta shohin nuk ka mirësi për ta, afrimi është për ata që afrohen (tek All-
llahu) deri sa nuk e shohin, kur ta shohin nuk ka afrim për ata, tha:Ai i cili mahnitet me
vetveten është i privuar nga Zoti i tij. [ Hiljetul Eulia 10/238]

Ka thënë Ubejdullah ibn Xh'afer, All-llahu e mëshiroftë: Nëse njeriu flet në mexhlis dhe
mahnitet me fjalimin e tij le të hesht, e nëse hesht dhe e mahnit heshtja le të flet.

Thotë el-Hafidh ibn Haxher el-Askalanij, All-llahu e mëshiroftë: Kjo është mirë, sepse ai i
cili është i tillë, heshtja dhe të folurit e tij janë në kundërshtim me epshin e tij dhe kundër
vetëpëlqimit, ai i cili është i tillë është meritor për ndihmën e All-llahut dhe rregullimin e
heshtjes dhe fjalimit të tij, ngase heshtja dhe të folurit e tij janë për All-llahun azze ue xhel.
[ Gidhaul elbab 1/58]

Ka thënë el-Mauridij, All-llahu e mëshiroftë: Sa i përket vetëpëlqimit, i fsheh virtytet dhe i
shpalos cilësitë e këqija, fiton përbuzje dhe pengon nga të mirat, sikur ta paramendonte i
mahnituri me veten, mendjemadhi se me çfarë cilësi është krijuar dhe me çfarë është
sprovuar, do të nënshtrohej, do ta ndërronte mendjemadhësinë me butësi, heshtjen me
vetëpëlqimin e tij.

Kanë thënë disa të urtë: Vetëpëlqimi i njeriut është një nga ziliqarët e mendjes së tij. Nuk
ka përkufizim për atë çfarë e sjell mendjemadhësia nga hidhërimi, vetëpëlqimi është nga
shkallët më të ulëta të injorancës, deri sa i shuan virtytet e përhapura, largon prej mirësive
të njohura. S'ke ç'të thuash më tepër për një të keqe që asgjëson çdo të mirë, nënçmim
që shkatërron çdo vlerë, shtoja kësaj edhe shtimin e urrejtjes që e krijon dhe mllefin që e
sjell.

Më i denjë që të largohet nga vetëpëlqimi është ai i cili fama e tij është e madhe në dunja,
çështja e tij është e ngritur, ngase ai me këtë ambicie e zvogëlon çdo gjë të rritur dhe e
pakëson çdo të shumtë.

Ka thënë Muhamed ibn Alij: Është obligim për të ndershmin që mos të shikojë në dunja
diçka të rëndësishme për veten e tij, e të jetë i njohur me atë. [ Edebu dunja ue din
f.237]
Ka thënë një njeri, shkuam tek Alij ibn Bekar, All-llahu e mëshiroftë: I thamë atij se
Hudhejfe el Mer'ishi të dërgon selam, ai tha: Selami qoftë mbi ju dhe mbi atë, unë e njoh
atë, ai han nga hallalli që tridhjetë vite, andaj që ta shoh shejtanin me sy është më e
dashur për mua se sa ta shohë atë dhe ai të më shohë mua.

E pyetëm për këtë, ai tha: Frikësohem që mos të shtirem para tij e të zbukurohem për dikë
tjetër pos All-llahut, e kështu të bijë nga syri i All-llahut. [ Hiljetul Eulia 4/204]

Ka thënë Esh-Shafi'iu-All-llahu e mëshiroftë-:Nëse frikohesh për veten tënde nga mahnitja,
përkujtoje kënaqësinë e Atij të cilin e kërkon, për cilën të mirë lakmon, nga cili dënim
frikohesh, kush mediton në këtë, vepra e tij i duket e vogël. [ Sijeru A'lami en-nubela
10/42]

Ka thënë Shekik el-Belkhi-All-llahu e mëshiroftë: Çdo gjë ka mirësinë e vet, mirësia e
adhurimit është në katër gjëra: Kur robi ta sheh veten në adhurim le ti thotë vetit: Kjo
është mirësi e All-llahut dhe Ai është i cili më ka begatuar mua me këtë, kur ta dijë këtë
vetëpëlqimi shkatërrohet dhe zemra e tij lidhet me shpërblimin, kur zemra të lidhet me
shpërblimin shtohet syefaqësia sepse ai punon që të shpërblehet për atë, e kur shejtani ti
bën cytje atij le të thotë:Punoj për shpërblim të cilin e pres nga All-llahu azze ue xhel, në
këtë rast ai e ngadhënjen shejtanin me lejen e All-llahut, kur ta veprojë këtë duke dëshiruar
shpërblimin nga All-llahu i Lartësuar e ka thyer lakminë nga njerëzit, lavdëratat dhe
falënderimet, domethënia e lakmisë është harresa e Zotit, kur e harron All-llahun lakmon
tek njerezit, ai njëkohësisht është i vetdëdijshëm, vetëm nëse është njeri i cili gjërat i merr
nga All-llahut, por me kërkesën e tij të shpërblehet në Ahiret. [ Hiljetul Eulia 8/69]

Ka thënë Imam Neveviu, All-llahu e mëshiroftë: Mënyra e largimit të vetëpëlqimit është që
ai ta din se dituria është mirësi e All-llahut të Lartësuar, begati e pastër, All-llahu i
Lartësuar merr çfarë do dhe jep çfarë do, çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar, andaj
është obligim që mos mahnitet me diçka që nuk e ka krijuar ai, nuk e zotëron atë dhe nuk
ka bindje se ajo është e përgjithmonshme. [ El Mexhmu 1/55]

Ka thënë Ejub Es-sehtajanij, All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka ndonjë rob që është i sinqertë
me All-llahun vetëm se gëzohet që mos ta ndjejë pozitën e tij. [ Eteuadu' uel Humul
f.61]
Ka thënë Sulejman ed-Daranij, All-llahu e mëshiroftë: Si mahnitet i mençuri me veprën e tij
kur vepra e tij është mirësi e All-llahut, është obligim për të nënshtrimi dhe modestia,
mahniten kaderitë (grup i devijuar) të cilët pretendojnë se ata veprojnë, kurse ai që
pretendon se është i caktuar (përdorur), me çka ai mahnitet. [ Hiljetul Eulia 9/263]

Ka thënë El-Husejn ibn el-Mensur, All-llahu e mëshiroftë: Nga ilaçet e vetëpëlqimit janë:
Përkujtimi se dituria, kuptimi, zgjuarsia, të folurit e rrjedhshëm të tij, e të tjera prej begative,
janë mirësi e All-llahut, janë amanet që ai të kujdeset për ato në mënyrën më të mirë,
vetëpëlqimi është mohim për begatitë dhe i ekspozon ato në shkatërrim, ngase Dhuruesi i
tyre është i fuqishëm që ti merr ato sa një lëvizje e syrit “E kjo nuk është e vështirë (rëndë)
për All-llahun.”. “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell”, prej ilaçeve të syefaqësisë
është të medituarit se të gjitha krijesat nuk kanë mundësi ti bëjnë dobi dhe as dëm, kështu
që nuk e asgjëson veprën e tij, nuk e dëmton fenë e tij dhe nuk e angazhon veten e tij
duke u kujdesur për atë i cili nuk zotëron për atë në realitet dëm apo dobi, edhe pse All-
llahu i shikon nijetet dhe qëllimet e fëlliqura, sikurse është vërtetuar në hadith “Kush
vepron për tu ndëgjuar e bën All-llahu të dëgjohet, kush shfaqet All-llahu e shfaq”.
[ Hadithi është Sahih dhe kuptimi hadithit është se kush punon sa për sy e faqe All-llahu e
shpalos ditën e Kijametit dhe kush shfaqet para njerëzve i mirë dhe punë mirë All-llahu e
shfaq realitetin e tij ditën e Kijametit. shënim përkthyesi] [ Edabul Ulemai uel mutealimin
f.4]

Thotë Imam ibn Kajimi, All-llahu e mëshiroftë: E kam parë Shejhul Islam ibn Tejmijen, All-
llahu e ndriçoftë shpirtin e tij, nga kjo-pra frenimi vetes duke e nënçmuar dhe thyer, çfarë
nuk kam parë asnjëherë nga tjetër kush. Shpesh thoshte: Unë nuk kam asgjë, nga unë nuk
është asgjë, në mua nuk ka asgjë.

Shpesh i përsërite këto vargje: Unë jam lypës i biri i lypësit, kështu ishin babai im dhe
gjyshi im.

Kur ndonjëherë lavdërohej para syve thoshte: Pasha All-llahun unë ende po e përmirësoj
Islamin tim në çdo kohë, ende nuk e kam pranuar Islamin me pranim të plotë. (Nuk jam
nënshtruar si duhet)

Më dërgoi njëherë një rregull të tefsirit me shkrimin e tij, në krye të saj qëndronin disa
vargje të tij:
Unë jam i varfër për Zotin e njerëzve,

Jam i mjerë në të gjitha gjendjet e mia,

Unë jam zullumqar i vetvetes dhe vetvetja më bën zullum mua,

E mira nëse vjen, vjen nga ana e Tij,

Nuk kam mundësi që vetes ti sjell dobi,

As nga vetvetja ti largoj dëmet,

Nuk kam pos Tij Zot që më kontrollon,

As ndërmjetës kur të më rrethojnë të këqijat,

Përveç me lejen e Rrahmanit Krijuesit tonë,

Përveç ndërmjetësit sikur që kanë ardhur ajetet,

Unë nuk zotëroj pa atë asgjë asnjëherë,

As në nuk jam rival në asnjë atom,

Nuk ka ndihmues që të ndihmohet me të,

Sikur që kanë zotëruesit e pushteteve (në dunja),

Varfëria është cilësi e pandarë e imja,

Sikur Pavarësia që është cilësi e pandarë e Tij,

Kjo është gjendje e krijesave në tërësi,

Secili nga ata, para Atij rob do të dalë,

Kush kërkon diçka nga tjetër kush pos Krijuesit të tij,

Ai është injoranti zullumqari mushriku kryelarti,

Elhamdulilah sa e gjithë bota,

Çfarë ekziston e çfarë pas saj do të vjen. [ Medarixhu Salikin 1/521]
Ka thënë Ebu Tajib Sadik Hasan Khan, All-llahu e mëshiroftë: Mashtrim është: Të
qetësuarit e shpirtit me atë që përputhet me epshin dhe anon kah ajo natyra, me dyshime
dhe mashtrime nga shejtani.

Të mashtruarit janë disa lloje:

Prej tyre: Dijetarët të cilët i kanë përsosur shkencat e sheriatit dhe logjikës dhe kanë
depërtuar thellë në ato, por kanë neglizhuar në ruajtjen e pjesëve të trupit nga mëkatet dhe
kapjes pas veprave të mira, të tillët janë të mashtruar. Ngase dituria nëse nuk shoqërohet
me vepër nuk ka pozitë tek All-llahu i Lartëmadhëruar dhe tek njerëzit e dalluar prej
robërve të Tij.

Prej tyre: Ata të cilët i përsosin dituritë dhe punojnë, mirëpo janë neglizhent në pastrimin e
shpirtit nga sjelljet e ulëta, të tillët janë të mashtruar gjithashtu, ngase nuk shpëton në ditën
e gjykimit përveç atij që del para All-llahut me zemër të pastër.

Prej tyre: Ata që e pranojnë se shpëtimi në Ahiret nuk arrihet pos me pastrimin e shpirtit
nga sjelljet e ulëta, vetëm se këta pretendojnë se janë pastruar nga ato, të tillët janë të
mashtruar gjithashtu ngase kjo është prej vetëpëlqimit, e vetëpëlqimi është nga gjërat më
shkatërruese.

Prej tyre: Të cilët cilësohen me dituri dhe pastrim të shpirtit, mirëpo kanë mbetur gjëra të
fshehura në qoshet e zemrës për të cilat ata nuk ndjejnë, të tillët janë të mashtruar
gjithashtu prej pamjes së jashtme dhe janë neglizhent në arritjen e zemrës së pastër.

Prej tyre: Të cilët janë përcaktuar për dhënien e fetvave dhe dhënien e dispozitave, të tillët
janë të mashtruar ngase janë përkufizuar me fardin Kifajeh ndërsa kanë mangësuar nga
fardi ajn, e ai është: përmirësimi i vetes së tyre, pastrimi i sjelljeve të tyre, pastrimi i
zemrave nga zilia, mllefi dhe të ngjashme.

Prej tyre: Këshilluesit dhe nga më të lartët ata që flasin për sjelljet e shpirtit, cilësit e
zemrës, si frika, shpresa, sinqeriteti e të ngjashme, shumica prej tyre janë të mashtruar,
ngase ata flasin për këto ndërsa nuk i zotërojnë ato për të cilat flasin.

Prej tyre: Ata që angazhohen me gjuhë dhe detajet e gjuhës arabe, e harxhojnë jetën në
këtë, duke menduar se ata janë dijetarë të Umetit, ngase ata vendosin bazat e Librit dhe
Sunnetit, të tillët janë të mashtruar sepse ata kanë marrë lëvozhgat për synim dhe janë
mashtruar me to.

Kurse llojet e të mashtruarve prej njerëzve nuk ka mundësi përkufizimi i llojeve të tyre, ky
përkufizim mjafton për atë që merr mësim, O All-llahu im, na inspiro si ta largojmë
mashtrimin, e kjo nuk ka mundësi të arrihet pos me mendje të shëndoshë e cila është
baza e të mirave dhe themeli tyre, pastaj me njohjen, vetëm me njohjen e vetes duke e
nënçmuar dhe duke qenë adhurues dhe njohjen e Zotit të tij me Madhërim dhe
Frikërespekt, e pastron zemrën e tij me kënaqësinë e komunikimit (me Zotin), floriri dhe
balta e dunjasë barazohen tek ai dhe nuk mbetet për shejtanin pushtet mbi atë: “Atij të
cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë”. [ Ebxhedul Ulum 2/86]




                                                                      Autor: Xhihad Hani Hils

                                                                Përktheu: Qëndrim JASHARI

                                                                        Realizoi: Teuhid.NET

                                                                               www.teuhid.net

More Related Content

What's hot

Dr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - DashuriaDr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - DashuriaLibra Islame
 
Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaLibra Islame
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemRregullatIslame
 
LA BARBA TRA I SALAF E I KHALAF
LA BARBA TRA I SALAF E I KHALAFLA BARBA TRA I SALAF E I KHALAF
LA BARBA TRA I SALAF E I KHALAFAhmed
 
SPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪD
SPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪDSPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪD
SPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪDAhmed
 
Malu dan Keutamaannya.pptx
Malu dan Keutamaannya.pptxMalu dan Keutamaannya.pptx
Malu dan Keutamaannya.pptxHanimSuhartini
 
Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)
Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)
Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)Stea emy
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertE verteta vjen nga Zoti
 
ANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICO
ANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICOANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICO
ANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICOAhmed
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiLibra Islame
 
I COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILI
I COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILII COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILI
I COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILIAhmed
 
Adaabut ta'aamul fil jama'aah
Adaabut ta'aamul fil jama'aahAdaabut ta'aamul fil jama'aah
Adaabut ta'aamul fil jama'aahulfah
 
Tugas ilmu kalam time line
Tugas ilmu kalam time lineTugas ilmu kalam time line
Tugas ilmu kalam time linearies Lailiyah
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)E verteta vjen nga Zoti
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 

What's hot (20)

Dr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - DashuriaDr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - Dashuria
 
Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullima
 
101 tregime
101 tregime101 tregime
101 tregime
 
400 keshilla islame
400 keshilla islame400 keshilla islame
400 keshilla islame
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
 
LA BARBA TRA I SALAF E I KHALAF
LA BARBA TRA I SALAF E I KHALAFLA BARBA TRA I SALAF E I KHALAF
LA BARBA TRA I SALAF E I KHALAF
 
SPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪD
SPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪDSPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪD
SPIEGAZIONE DELLA KALIMAH AT-TAWHĪD
 
Malu dan Keutamaannya.pptx
Malu dan Keutamaannya.pptxMalu dan Keutamaannya.pptx
Malu dan Keutamaannya.pptx
 
Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)
Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)
Icoana Maicii Domnului de la Poceaev (23 iulie)
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
ANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICO
ANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICOANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICO
ANGELI E JINN SECONDO IL CREDO ISLAMICO
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
 
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
 
I COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILI
I COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILII COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILI
I COMPORTAMENTI DEL PROFETA DI ALLĀH CON I DISABILI
 
Bota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneveBota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneve
 
Adaabut ta'aamul fil jama'aah
Adaabut ta'aamul fil jama'aahAdaabut ta'aamul fil jama'aah
Adaabut ta'aamul fil jama'aah
 
Tugas ilmu kalam time line
Tugas ilmu kalam time lineTugas ilmu kalam time line
Tugas ilmu kalam time line
 
urgensi Istiqomah
urgensi Istiqomah urgensi Istiqomah
urgensi Istiqomah
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 

Similar to Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi

Dituria
DituriaDituria
DituriaIsmet
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazLexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Sq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e TevhiditSq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e TevhiditFatos
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Musliman Selefi
 
Prej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërPrej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërLexo dhe Mëso
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeFatos
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Shkumbim Jakupi
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Nje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te RiNje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te RiElldini-Upfiek
 
Edukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesEdukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesRregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 

Similar to Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi (20)

Dijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetesDijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetes
 
Dituria
DituriaDituria
Dituria
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 
Sq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e TevhiditSq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e Tevhidit
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
 
Prej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërPrej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në Zemër
 
Morali i mire
Morali i mireMorali i mire
Morali i mire
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Nje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te RiNje Mesazh Per Do Te Ri
Nje Mesazh Per Do Te Ri
 
Edukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesEdukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijes
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 

Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi

  • 1. SHËRIMI I GJOKSIT NGA SËMUNDJA E MENDJEMADHËSISË DHE VETËPËLQIMIT Falënderimi i përket All-llahut, nga Ai kërkojmë ndihmë dhe Atë e lusim për ndjesë, Mbështetemi në All-llahun nga të këqijat e vetës sonë dhe nga veprat tona të këqija. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë për atë nuk ka lajthitje,e atë të cilin e shpie në lajthitje, për të nuk ka udhëzim. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahu që meriton të adhurohet dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! (Kur’an 3:102) O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All- llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju. (Kur’an 04:1) O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. (Kur’an 33:70) Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh. (Kur’an 33:71) Dhe më pas: Këto janë disa transmetime dhe pjesë nga këshillat e dijetarëve dhe adhuruesve, pak nga fjalët e asketëve dhe adhuruesve në tërheqjen e vërejtjes nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe sëmundja e vetëpëlqimit, nga e keqja e mendjemadhësisë dhe arrogancës, i kam mbledhur dhe shkëputur nga burime të ndryshme, e kam bërë këtë si prodhim timin gjatë leximit të librave të parëve tanë, e paraqes para lexuesit të nderuar, ndoshta All-llahu më bën të kem dobi unë dhe ju prej tij dhe lus Zotin e Lartëmadhëruar që të më furnizojë mua edhe ju mësimin, këshillimin prej dobive të mbledhura, margaritarëve të renditura, këshillat e zgjedhura, të na largojë neve edhe juve mendjemadhësinë, vetëpëlqimin dhe mashtrimin, Ai është i denjë për këtë dhe ka mundësi për të.
  • 2. Hyrje Është pyetur Hamdun el-Kassar, All-llahu e mëshiroftë: Ç`është puna me fjalët e selefit (të parëve) që janë më të dobishme se fjalët tona? Tha: Sepse ata flisnin për krenarinë e Islamit, shpëtimin e shpirtrave dhe kënaqësinë e Mëshiruesit kurse ne flasim për krenarinë e shpirtit, kërkimin e dynjasë dhe kënaqësinë e krijesave. Me të vërtetë në fjalët e selefit, All-llahu i pastë mëshiruar në këshillim, mësim dhe përkujtim ka kuptime të mëdha, të renditura nga margaritarë në harmoni të lartë, nga zemrat e të zgjedhurve dhe ajka e këtij ummeti, dritë e dukshme, e cila nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pas njerëzve të parë të këtij Ummeti, është ummeti më i zgjedhur. Me të vërtetë janë këto dhurata nga urtësitë, aromë e këndshme nga flladi i hakkut, që burojnë nga këto zemra të pastra, të buta, të vendosura, krenare, të larta dhe të qeta të cilat janë mbushur me dashuri ndaj All-llahut dhe shpërthyen nga ajo, i ka mbytur frika prej Tij, i ka ngjallur shpresa prej Tij, janë përzier tek ato Imani dhe Kur'ani, durimi dhe falënderimi, frika dhe dituria, shpresa dhe turpi, e vërteta dhe sinqeriteti, frikë respekti dhe nënshtrimi, butësia dhe mëshira, krenaria dhe nënçmimi, bindja dhe mbështetja, asketizmi dhe puna, trimëria dhe mjaftueshmëria, dituria dhe kuptimi, udhëzimi dhe drita. Andaj kapu ti, o i cili dëshiron arritjen e diturisë së dobishme dhe shpreson suksesin në vepra të mira – për gjurmët e të parëve tanë, dëgjo historitë e tyre dhe lajmet e tyre, mblodhi urtësitë dhe transmetimet e tyre, prano këshillat dhe mësimet e tyre, vrapo pas tyre, kapu për ato me dhëmballë, me të vërtetë janë dobi të cilat meritojnë të merret rrugë për ato, garojnë burrat për to, ujituni nga ky ujë i cili është i ëmbël, merrni nga drita e saj sepse janë yje shkëlqyese ndriçuese, zbukurohu me ato gjerdan të bukur dhe elegant, dëgjoje thirrjen e tyre, ndalu para atyre, medito mbi ato kujdes, ekspozoje veten para tyre sinqerisht dhe krahasoje veten me ato duke medituar që ta njohësh realitetin e gjendjes tënde nëpërmjet atyre, ato janë peshore e drejtë me të cilën e peshon njeriu vetveten,veprat e veta njeriu i ekspozon aty që ta shohë vërtetësinë e tyre, gjendjet e vërteta njihen nëpërmjet tyre, pishtar ndriçues merr njeriu dritë prej saj kur është në vend dhe kur është në udhëtim. Dije se ai që largohet nga gjurmët e selefit, këshillat e tyre, qartësimin e tyre të fesë, është bërë asket aty në vendin e gabuar, dëshiron të merr diçka nga mirësia por nga larg, mirëpo
  • 3. suksesi e refuzoi, rruga e zvarrit e si të arrijë cakun, e ndërroi atë që është më e mirë me atë që është më e thjeshtë, përparësi i ka dhënë errësirës mbi dritën, është larguar nga hija e gjatë në vapë, madje le ta dinë se ai kur të përkatësohet tek ata përkatësimi i tij është i rremë, e nëse mendon se ai është në rrugën e tyre ai është injorant i mashtruar. [ Shkëputje nga libri: ''Veprat e zemrës'' e Muhamed Halef Selameh] Ka thënë Hafidh ibnu Rexhep – All-llahu e mëshiroftë: “Fjalët e selefit janë të pakta me shumë bereqet, fjalët e pasardhësve janë të shumta me pak bereqet, ndërsa në fjalët e tyre (të selefit) ka mjaftueshmëri dhe shtim, andaj nuk ka në fjalët pasardhësve prej të vërtetës vetëm se ajo ekziston në fjalët e tyre me shprehjet më të shkurta dhe fjalitë më përmbledhëse, nuk ka prej fjalëve të pasardhësve prej të kotës vetëm se në fjalët e tyre (të selefit) gjendet sqarimi i asaj të kote për atë që kupton dhe mediton, në fjalë te tyre ka prej kuptimeve të mrekullueshme, domethënie të hollësishme tek te cilat nuk udhëzohet tjetër kush pas tyre dhe nuk i zotëron më, ai që nuk e merr diturinë nga fjalët e tyre i ka humbur e tërë mirësia, shto mbi këtë të kotën e madhe që gjendet në pasimin e të tjerëve pas tyre, në këtë ka mjaftueshmëri për atë që ka mend”. Ai që ndalet në këtë dhe është i sinqert me All-llahun synon Fytyrën e Tij të Lartmëdhëruar, kërkon ndihmë prej Tij, Ai do ta ndihmojë atë, do ta udhëzojë, do ti jep sukses, do ta drejtojë, do ti jep kuptim dhe do ta inspirojë, atëherë kjo dituri e jep frutin e saj të veçantë e cila është frika nga All-llahu ashtu siç ka thënë i Lartësuari: “Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët'”. (Kur'an 35:28), ka thënë ibn Mes'udi dhe të tjerë: Mjafton frika prej All-llahut dituri dhe mjafton mashtrimi me All-llahun injorancë, kurse disa nga të parët tanë thonin: Nuk është dituria me njohjen e transmetimeve të shumta mirëpo dituria është frika, disa prej tyre thonin: Ai që frikohet nga All-llahu ai është dijetarë e ai që i bën mëkat Atij, ai është injorant, fjalët e tyre rreth kësaj janë të shumta. Ajo çfarë ka ardhur në Kur'an dhe Sunnet për nënçmimin e vetëpëlqimit dhe mashtrimit Thotë Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuar: “Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”. (Kur'an 49:17) Ka thënë All-llahu: “Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!” (Kur'an 74:6)
  • 4. Ka thënë Hasan el-Basriu: “Mos u mburr me veprën tënde para Zotit tënd që ti e llogarit të madhe”. Nga Enes ibn Malik, All-llahu qoftë i kënaqur me të se i dërguari i All-llahut alejhi selam ka thënë: “Sikur mos bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe: Vetëpëlqimi”. [ Hadith Hasen- shiko hadithet e vërteta të Albanit 2/263] Nga Abas ibn Abdul Mutalib – All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: Deri sa ne ishim me të dërguarin alejhi selam, kur papritmas erdhi një burrë me krekosje (kapardisje) me pardesy duke shikuar në sqetullat e tij, e kishte pëlqyer vetveten, All-llahu e futi nën tokë mu në atë vend, ai do të gjëmon deri në ditën e Gjykimit”. [ Sahih- shiko nr 81/4] Transmeton Et-tarabanij ne Eusat, Bejhakiu në Shuab kurse Albani e ka cilësuar si të mirë se i dërguari i All-llahut ka thënë: Tri (cilësi) janë shkatërruese: “Kopraci e respektuar, epsh i pasuar dhe vetëpëlqimi i njeriut me vetveten”. Transmetimet dhe fjalë e dijetarëve rreth nënçmimit të vetëpëlqimit dhe mashtrimit Është pyetur Abdullah ibnu el-Mubarek, All-llahu e mëshiroftë, për kuptimin e mendjemadhësisë dhe tha: “Të shohësh tek vetja se ke diçka që nuk e kanë të tjerët”. (Shuabul Iman 50/7 dhe Tedhkiratul Hufadh 1/278) Ka thënë Bishr ibnul Harith, All-llahu e mëshiroftë: Vetëpëlqimi është ta shohësh punën tënde të madhe kurse punën e njerëzve të vogël apo punën e tjetër kujt pos teje. [ Hiljetul Eulija 8/348] Ka thënë Mesruki: Mjafton për njeriun dituri që ti ketë frikë All-llahut të Lartëmadhëruar, e mjafton për njeriun injorancë që të mahnitet me diturinë që e ka. [ Ahlakul Ulema lil Axhurij 1/70 dhe Musanef ibn Ebi Shejbeh 7/149] Është pyetur El-Hafidh Abdul Ganij el-Makdesi, All-llahu e mëshiroftë: Pse nuk po i lexon (hadithet) pa libër (ngase i dinte përmendësh)? Tha: Kam frikë nga vetëpëlqimi. [ Sijeru A'lami en-nubela 449/21] Ka'b el-Ahbar, All-llahu e mëshiroftë, i tha një njeriu i cili kërkonte hadithin: Ki frik All- llahun dhe ji i kënaqur në vendtubime pa nderim dhe mos e dëmto askënd, sepse me të
  • 5. vërtetë nëse dituria jote do të arrinte të mbushë hapësirën mes qiellit dhe tokës me vetëpëlqim, nuk do të shtojë All-llahu ty përpos poshtërsi dhe mangësi! Tha njeriu: All- llahu të mëshiroftë o Eba Is'hak, po ata po më përgënjeshtrojnë dhe më ofendojnë, ia ktheu: Me të vërtetë edhe pejgamberët janë përgënjeshtuar më parë dhe janë ofenduar dhe duronin, andaj duro ngase e kundërta është shkatërrim. [ Hiljetu El-Uelia 5/376] Ka thënë Edh-Dhehebi, All-llahu e mëshiroftë: Kush e kërkon diturinë për punë, dituria do të thyen atë, do të qajë për veten e tij, e kush e kërkon diturinë për shkolla, ifta (dhënie të fetuave), për krenari, syfaqësi do të bëhet sikur i çmendur, do të mburret, do t’i nënçmojë njerëzit dhe do ta shkatërrojë vetëpëlqimi dhe shpirtrat do ta urrejnë fortë, “Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (Kur'an 91:9- 10), pra e poshtëroi me mëkate dhe shfrenim. [ Sijeru A'lam en-nubela 13/378] Ka thënë el-Fajd, All-llahu e mëshiroftë: Më ka thënë mua Fudejli: Nëse të thuhet ty: O njeri me dy fytyra, do të hidhërohesh dhe do të vije rëndë kjo, por ndodhë që ajo çfarë të thuhet të jetë e vërtetë, zbukurohesh për dynja, shtiresh, shkurton pantallonat, e zbukuron formën e jashtme, abstenon nga të bërit keq deri sa të thuhet ty: Filani adhurues sa pamje të shkëlqyer që ka, të nderojnë, të shikojnë ty, të synojnë ty, të japin dhurata, sikur dirhemi ‘Sutuk’ (është monedhë fals e pavlerë) që nuk e njeh secili, kur ti hiqet lëvozhga, shihet së ka qenë bakër. [ Sijer A'lam en-nubela 8/438] Ka thënë Ibrahim ibn Ed'hemi, All-llahu e mëshiroftë: Nuk është i sinqertë me All-llahun ai i cili e do autoritetin. E ka komentuar Edh-Dhehebi, All-llahu e mëshiroftë: Shenjë e të sinqertit i cili mund ta dojë autoritetin por nuk e ndjenë atë, është se ai kur të qortohet për këtë largohet dhe nuk e pastron vetveten, madje e pranon atë dhe thotë: All-llahu e mëshiroftë atë i cili mi tregon mangësitë e mia, nuk e pëlqen vetveten, nuk e vëren se ka të meta, madje nuk e din se nuk është duke ditur për të metat, kjo është sëmundje kronike.(e vazhdueshme, qe nuk hiqet lehtë) [ Sijer A'lam en-nubela 7/394] Ka thënë Ibn El-xheuzij, All-llahu e mëshiroftë: Kush i vështron cilësitë e shpirtit, mëkatet e tij, do ta dijë me bindje se ai ka mëkate dhe mangësi, kurse për tjetrin ai është në dyshim, nga ajo që duhet ruajtur është vetëpëlqimi dhe mendimi se është në përparim me vepra e Ahiretit, por besimtari nuk ndalet nga të nënçmuarit e vetvetes, i thuhej Umer ibn Abdul
  • 6. Azizit, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Nëse vdes do të varrosim në dhomën e të dërguarit të All-llahut, e ai tha: Që ta takoj All-llahun me çdo lloj të mëkatit përveç shirkut është më e dashur për mua se sa ta shohë veten të denjë për këtë. [ Sejdul Hatir f.250] Ka thënë Hatimul Esam, All-llahu e mëshiroftë: Nuk e di cila është më e rëndë per njerëzit ruajtja nga vetëpëlqimi apo nga dyfytyrësia, vetëpëlqimi është në brendësinë tënde kurse dyfytyrësia të hyn nga jashtë, vetëpëlqimi është më i rëndë për ty se sa dyfytyrësia, shembulli i këtyre dyjave është sikur të ishin me ty dy qen një qen i egër brenda shtëpisë dhe një tjetër jashtë, cili do të jetë më i rrezikshëm për ty, ai që është brenda apo ai jashtë, brenda është vetëpëlqimi kurse jashtë dyfytyrësia. [ Hiljetul Eulia 8/76] Ka thënë Hasan el-Basriu All-llahu e mëshiroftë: Sikur fjalët e birit të Ademit të ishin gjithë të drejta, e tërë puna e tij të ishte e mirë, është në prag të shkatërrimit.U tha: E si të shkatërrohet? E pëlqen vetveten. [ Shuabul Iman 5/454] Ka thënë Ebu Hafsin All-llahu e mëshiroftë: Ai që nuk e akuzon vetveten në të gjitha kohërat, e që nuk e kundërshton në të gjitha gjendjet dhe nuk e tërheq drejt asaj që e urren (shpirti i tij) në të gjitha ditët e tij, është i mashtruar, e ai që e shikon tek vetvetja diçka të mirë e ka shkatërruar atë, e si i lejohet të mençurit të jetë i kënaqur me vetveten kurse i miri i biri i të mirit bir i të mirit ka thënë: “Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im”. (Kur'an 12:53) [ ElMekasidu elHasenetu f.120] Ka thënë Ubejdullah ibn Umer, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Se Umer ibn el-Hattabi ishte ulur një ditë dhe kaloi një vajzë e cila barte një calik, ia mori dhe e barte në qafë të tij dhe e çoi pastaj u kthye dhe i thanë shokët e tij: All-llahu të mëshiroftë o udhëheqës i besimtarëve! Ç'të bëri të veprosh kështu? Tha: E pëlqeva vetveten dhe desha ta nënçmoj veten. [ El-Muxhalasetu ue Xheuahirul ilmi 6/91] Ka thënë Ebu Darda, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Sa është për tu mahnitur me gjumin e të mençurve dhe iftarin e tyre, si e përbuzin ndejën natën të mendjelehtëve dhe agjërimin e tyre, një çikë nga bamirësia e të devotshmit dhe atij me bindje të fortë është më e mirë se sa veprat që peshojnë sa kodra dhe adhurimi i të mashtruarve. [ Hiljetul Eulia 1/211] Duke folur për dënimet nga mëkatet Ibn Kajjimi ka thënë: Subhanallah sa prej zemrave janë të kthyera mbrapsht kurse personi nuk e ndjen, zemër e deformuar dhe e rrënuar, sa i
  • 7. sprovuari me lavdëratat e njerëzve i mashtruar me mbulesën e All-llahut, i shkatërruar gradualisht me mirësitë e All-llahut, të gjitha këto janë dënime dhe përbuzje të cilat injoranti i mendon se janë nderë për të!. [ Sëmundja dhe ilaçi f.140] Ka thënë Imam Edh-dhehebi, All-llahu e mëshiroftë: Sa njeriu e flet hakkun dhe urdhëron për të mirë, e All-llahu ia dërgon një që e ofendon për shkak të qëllimit të keq të tij dhe dashurisë së tij për udhëheqje dhe dynja, kjo është sëmundje e fshehur që ec nëpër shpirtrat e dijetarëve sikurse që është sëmundje e fshehur që ec nëpër shpirtrat e shpenzuesve prej të pasurve dhe zotëruesve të pasurive të patundshme, kjo është sëmundje gjithashtu e fshehur që ec nëpër shpirtrat e ushtarëve, udhëheqësve, muxhahidëve, andaj i sheh se kur takohen me armikun dhe ballafaqohen dy grupet, në shpirtrat e muxhahidëve gjenden të fshehurat prej mburrjes dhe paraqitjes së trimërisë që të flitet, vetëpëlqim dhe veshje të kapelave prej arit, kaskë (helmetë) të zbukuruar, numri i bën të gëzuar shpirtrat mendjemëdhenj dhe kalorësit krenarë, shto këtu edhe mangësinë në namaz dhe zullumin e popullatës, pije të alkoolit, e si të ndihmohen këta dhe si mos të nënçmohen, o All-llahu im ndihmoje fenë tënde dhe jepu sukses robërve tu. [ Sijeru A'lami en-nubela 18/192] Ka thënë Sufjan eth-theuri, All-llahu e mëshiroftë: Mjerë për ty, kujdes nga ajo çka ta prish ty punën, me të vërtetë punën ta asgjëson dyfytyrësia, e nëse jo dyfytyrësia atëherë vetëpëlqimi, deri sa të përfytyrosh se je më i mirë se vëllau yt, e ndoshta ti nuk mund të arrish veprat të cilat ai i arrin, ndoshta ai është më i devotshëm nga ajo çfarë All-llahu e ka ndaluar dhe veprat i ka më të pastra se ti, e nëse nuk e pëlqen vetveten atëherë mjerë për ty që të duash lavdëratat e njerëzve, ndërsa dashuria për lavdëratat e tyre është dashuria yte që ata të nderojnë ty, të të shohin ty më me nderë dhe me pozitë më të lartë në gjoksat e tyre, apo nevojat ti kërkosh prej tyre në shumë çështje, ndërsa ti pretendon se me veprën tënde nuk dëshiron tjetër pos shtëpisë në Ahiret jo tjetër, andaj mjafton shpeshtimi i përkujtimit të vdekjes të të bëj asket në dunja dhe të vraposh pas Ahiretit, mjafton shpresa e gjatë që mos të kesh frikë dhe të jesh i guximshëm ndaj mëkateve dhe mjafton për pikëllim dhe dëshpërim ditën e Gjykimit për atë që ka ditur dhe nuk ka punuar. [ Hiljetul Eulia 6/391] Ka thënë Ebu Sulejman Ed-daranij, All-llahu e mëshiroftë: Rruga e largimit të vetëpëlqimit është njohja e vetvetes, çlirimi dhe çlodhja e zemrës duke u larguar nga përzierja e
  • 8. shumtë, e për butësinë e zemrës kapu për shoqërimin e njerëzve të frikësuar, e dritën e zemrës kërkoje duke qenë vazhdimisht i mërzitur, kurse mërzinë kërkoje duke medituar shumë, kurse të medituarit arrihet kur je vet. [ Sifetu es-safue 4/281] Ka thënë el-Harith ibn Nebhan, All-llahu e mëshiroftë: E kam dëgjuar Muhamed ibni Uasi' duke thënë: Oh mjer për mua më shkuan shokët! Thashë: All-llahu të mëshiroftë o Eba Abdallah, a nuk kanë qenë të rijë që janë rritur me agjërim ditën dhe me namaz nate dhe duke luftuar në rrugë të All-llahut, tha: ”Po vëlla mirëpo...” dhe pështyu: “I ka shkatërruar vetëpëlqimi”. [ Hiljetul Eulia 2/352] Ka thënë Hisham Ed-Distiuai All-llahu e mëshiroftë: Pasha All-llahun nuk kam mundësi që të them se unë kam dalë një ditë të vetme të kërkojë hadithin, e me këtë të dëshirojë fytyrën e All-llahut të Lartëmadhëruar. Thashë unë (Edh-dhehebiu) pra: Pasha All-llahun as unë, kanë qenë të parët tanë të cilët e kanë kërkuar diturinë për All-llahun andaj janë bërë madhështor, janë bërë imam të cilët pasohen, e disa të tjerë e kërkuan jo për All-llah, por kur e arritën (diturinë) u zgjuan dhe e llogaritën vetveten e tyre, mirëpo dituria i tërhoqi drejt sinqeritetit në mes të rrugës. [ Sijeru A'lam en-nubela 7/152] Ka thënë Ibrahim et-tejmij, All-llahu e mëshiroftë: Nuk e paraqes punën time para fjalëve vetëm se frikohem se jam gënjeshtar. [ Ez-zuhd – E Imam Ahmedit f.293 dhe Hiljetul Eulia 4/211] Ka thënë Abdullah ibn Mes'udi, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Shkatërrimi është në dy gjëra:Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës. Ka bashkuar mes këtyre dy gjërave ngase lumturia nuk arrihet përpos me kërkim dhe përveshje, ndërsa ai i cili ka humbur shpresat nuk kërkon, kurse ai që vetpëlqehet mendon se ka arritur qëllimin dhe nuk vrapon më. [ Muhtesar Minhaxhul Kasidin f.234] Ka thënë Is'hak ibn Halef All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka diçka që më së shumti që ia thenë kurrizin Iblisit se sa fjala e birit të Ademit: “Oh mjer për mua, si do të jetë përfundimi im”. Tha: “Në këtë rast i humb nga ky person shpresat dhe thotë (Iblisi): E kur do ta pëlqejë veten ky?” [ Shuabul Iman 1/508]
  • 9. Ka thënë Musejib ibn Rafi' All-llahu e mëshiroftë: Alkames i është thënë: Sikur të ulesh t’i lexoje njerëzve dhe ti mësoje ata, tha: E urrej që të shkelem nga prapa, të më pasojnë njerëzit dhe të ecin pas meje”. [ Sijeru A'lami en-nubela 5/59] Kanë thënë disa të urtë: “Si ka mundësi që mendjemadhësia të qëndrojë tek ai i cili është krijuar nga dheu, është i pështjellur me ndytësi dhe ka dal prej aty ku del urina”. Ka thënë Ibrahim En-Nekhai, All-llahu e mëshiroftë: E urrenin që njeriu të paraqesë më të mirën që e posedon''(pra të parët) [ Sijeru A'lam en-nubela 20/591] Hasan el-Basriu, All-llahu e mëshiroftë: Njëherë shokët e tij ecnin pas tij e ai u kthye nga ata dhe tha:All-llahu ju mëshiroftë, çfarë do ti lejë kjo një besimtari të dobët”. [ ElXhami' LiAhlak Er-Raui ue Edab esami 1/396] Ka thënë ibn Kajimi, All-llahu e mëshiroftë: Kur All-llahu i Lartësuar ia do të mirën ndonjë robi, e bën ti harrojë dhe mos ti shikojë adhurimet dhe ia largon ato nga zemra e tij dhe gjuha e tij, ndërsa kur e sprovon me ndonjë mëkat ia paraqet gjithmonë para syve të tij, e harron adhurimin dhe e gjithë brenga e tij bëhet mëkati i tij, vazhdon mëkati të qëndrojë përpara tij, u ngrit apo u ul, në mëngjes apo në mbrëmbje, kjo është thelbi mëshirës për të, ashtu siç kanë thënë disa nga selefi:Me të vërtetë robi vepron ndonjë mëkat me të cilin futet në xhennet dhe punon ndonjë të mirë dhe futet me të në zjarr, thanë: Si ka mundësi kjo? Tha:E vepron një mëkat, vazhdon pandërprerë ti qëndrojë para syve, çdoherë që i kujtohet qan, i vjen keq, pendohet, kërkon falje, nënshtrohet dhe kthehet tek All-llahu, nënçmohet para Atij dhe thyhet dhe punon vepra për (lshyerjen) e tij, kjo bëhet shkak për tu mëshiruar, kurse (tjetri) vepron një të mirë dhe vazhdon para syve të tij, e sheh dhe lavdërohet me të, mburret më të para Zotit të tij dhe para njerëzve, shfaq mendjemadhësi dhe çuditet me njerëzit si nuk po e madhërojnë, nuk po e nderojnë dhe nuk po e çmojnë për atë (vepër), vazhdojnë këto gjëra deri sa të forcohen gjurmët e saj tek ai dhe futet në zjarr. Shenjë e lumturisë është që veprat e mira të robit të jenë pas shpinës së tij kurse vepra e këqija para syve, kurse shenjë e mjerimit është që veprat e mira ti nxjerrë para syve kurse veprat e këqija pas shpine, nga All-llahu kërkohet ndihma. [ Miftahu daru Sa'ade 1/297]
  • 10. Ka thënë el-A'mesh, All-llahu e mëshiroftë: Isha tek Ibrahim en-Nekhai e ai po lexonte në Mus'haf, kërkoi një njëri leje nga ai, e mbylli Mus'hafin dhe tha: Mos të më shohë ky se unë lexoj në të (Mus'haf) çdo orë. [ Hiljetul Eulia 4/222] Ka thënë Es-Serij Es-Sakkatijeh, All-llahu e mëshiroftë: Nuk kam parë diçka më asgjësues të veprave, prishës të zemrave, më të shpejtë në shkatërrimin e robit, e pikëllim më të gjatë, e afrim të hidhërimit, e as dërgues drejt dashurisë së syefaqësisë, vetëpëlqimit dhe udhëheqësisë se njohja e pakët nga ana e robit për vetveten dhe shikimi i tij në të metat e njerëzve! Veçanërisht nëse është i njohur, i dëgjuar për adhurim dhe fama e tij ka marrë hov deri sa ka arritur prej lavdëratave sa nuk është shpresuar, e ai është fshehur në vende i vetmuar me vetveten, në tunelet e epshit, duke kritikuar njerëzit kurse ata e lavdërojnë. [ Etabakatu el-Kubra f.73] Ka thënë Abdetu ibn Ebi Lebabe, All-llahu e mëshiroftë: Me të vërtetë më afër dyfytyrësisë është më i siguruari prej saj. [ Hiljetul Eulia 6/113] Ka thënë Ibn El-Haxh, All-llahu e mëshiroftë: Kush e dëshiron pozitën e lartë le të në nënshtrohet para All-llahut të Madhëruar, ngase krenaria varet nga sasia e uljes, a nuk e sheh se uji kur futet në rrënjë të pemës ngjitet më së larti, sikur një pyetës e pyeti: Ç'farë të solli këtu lartë? Pra në maje të pemës ndërsa ti ishe atje poshtë në rrënjë!Sikur gjuha e tij thotë:Ai që përulet para All-llahut, Ai do ta ngritë atë. [ ElMed'hal 2/122] Ka thënë Shejhul Islam Ibn Kajim, All-llahu e mëshiroftë: Nuk bashkohet sinqeriteti në një zemër dhe dashuria për tu lavdëruar, falënderuar, lakmia për atë ç'farë është në duart e njerëzve, vetëm ashtu siç bashkohet uji dhe zjarri, hardhuca dhe peshku, nëse vetvetja yte të flet për sinqeritetin atëherë fillimisht dil para lakmisë dhe there atë me thikën e dëshpërimit (humbjes së shpresës) e pastaj para lavdërimit dhe titujve dhe bëhu asket në ato sikur të pasionuarit e dunjasë për Ahiretin, e kur ta therësh lakminë dhe plotëson asketizmin nga lavdëratat të lehtësohet atëherë ty sinqeriteti, e nëse thua: cila është mënyra më e lehtë për ta therë lakminë dhe arritja e asketizmit nga lavdëratat dhe falënderimet, them: sa i përket therjes së lakmisë, ajo të bëhet e lehtë duke e ditur me bindje se nuk ka ndonjë gjë që lakmohet vetëm se është në duar të All-llahut Një, depot e Tij nuk i zotëron askush pos Tij, nga ato robit nuk mund ti jep diçka pos Tij, e sa i përket largimit nga lavdëratat dhe falënderimet, kjo të lehtësohet duke e ditur se nuk ka dikush që i bën dobi lavdëratat apo e dëmtojnë atë nënçmimet dhe e përbuzin pos All-llahut Një,
  • 11. sikurse i tha Beduini të dërguarit të All-llahut alejhi selam se lavdëratat e mia janë zbukurim kurse nënçmimet e mia janë përbuzje, e ai tha: Ky është All-llahu i Lartëmadhëruar, andaj largohu nga lavdëratat e të cilëve nuk të zbukurojnë dhe nga nënçmimet e atyre që nuk të bëjnë të përbuzur, lakmo pas Atij që e gjithë bukuria është në lavdërimin e tij dhe i gjithë shëmtimi është kur Ai e nënçmon dikë, mirëpo në këtë nuk arrihet pos me durim dhe bindje, në momentin që e humb durimin dhe bindjen, je i njëjtë me atë i cili dëshiron të udhëtojë në det pa anije, ka thënë All-llahu: “Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë”. (Kur'an 30:60) dhe ka thënë All-llahu: “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”. (Kur'an 32:24) [ El-Fauaid- Ibn Kajimf.149] Ka thënë Hammad ibn Zejd, All-llahu e mëshiroftë: E kam dëgjuar Ejubin duke thënë: Është obligim për dijetarin që ta vendojë kokën e tij në hi! Përulje para All-llahut Madhëria e të Cilit është Shumë e Madhe. [ Ahlaku Ulema f.48] Ka thënë el-Mauirdij, All-llahu e mëshiroftë: Nga ajo që ta tërheq vërejtjen është gjendja ime, unë shkrova një libër mbi kaptinën e ''tregtisë'' përmblodha në të sa kisha mundësi prej librave të dijetarëve, dhashë mundim tim dhe e lodha shumë mendjen gjatë punimit deri sa u rregullua dhe u plotësua, andaj gati se u mahnita shumë më atë dhe parafytyrova se unë jam nga njerëzit më të zellshëm në dituri, njëherë më erdhën dy beduin dhe më pyetën për një marrëveshje të cilin e kishin bërë në shkretëtirë e cila i është vendosur në disa kushte që përmbante katër çështje nuk dija për njërën prej tyre përgjigje, ula kokën duke menduar, duke menduar për gjendjen time dhe të atyre dyve më thanë: Nuk ke përgjigje për atë çfarë po të pyesim kurse ti je i pari i këtyre njerëzve?Thashë:Jo.Thanë:Sa keq për ty dhe u larguan. Pastaj shkuan tek njëri që shumë nga shokët e mi janë më të ditur se ai dhe e pyetën atë e ai u përgjigj shpejtë, u bindën me atë dhe u larguan, të kënaqur me përgjigjen, falënderuës ndaj tij, unë mbeta i hutuar (konfuz), me gjendjen time dhe të atyre dyve morra mësim, e unë deri sot jam me të njëjtat çështjet prej diturisë, kjo për mua ishte qortues, këshillues, vërejtje nga e cila e ula vetveten, u largua nga vetja ime pëlqimi i vetes, sukses që mu dhurua dhe udhëzim me të cilin u begatova. [ Edebu dini ue dunja f.73]
  • 12. Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, All-llahu e mëshiroftë: Ndodhë që ta duan -pra atë që vetëpëlqehet- për shkak të diturisë së tij, fesë dhe bamirësisë së tij apo diçka tjetër, sprova në këtë është më e madhe vetëm nëse ekziston fuqi e besimit, frikë dhe Teuhid të plotë, ngase sprova e diturisë, autoritetit është sprovë për çdonjërin që sprovohet, mirëpo megjithëkëtë ata kërkojnë nga ai dëshirat e tyre, nëse ai nuk ia plotëson, mangësohet dashuria, apo krijohet një lloj urrejtje, ndoshta shtohet, apo ndodhë që të shkulet dashuria e tëra. [ Mexhmul Fetua 10/338] Ka thënë Jusuf ibn el-Husejn, All-llahu e mëshiroftë: Vetëpëlqimi për punën lind nga harresa e dhuntisë së All-llahut ndaj teje, kur Ai ta ka mundësuar ta adhurosh Atë. [ Tarihu Dimeshk 74/203] Ka thënë Fudejl ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Kush i ruhet pesë gjërave i është ruajtur të keqes së dunjasë dhe Ahiretit: Vetëpëlqimit, syefaqësisë, mendjemadhësisë, mospërfilljes dhe epshit. [ Hiljetul Eulia 8/95] Ka thënë Ibn Ebi Ja'la All-llahu e pastë mëshiruar: Bidatin e parë të shpërndarë që e kam mësuar, prej fitneve devijuese dhe verbërisë pas udhëzimit, kur kam parë disa njerëz në kohën e Ebi Abdilahit të cilët ishin izoluar nëpër shtëpitë e tyre duke kryer disa adhurime me shumë pak dituri, njerëzit i nderonin ata për atë çfarë e shfaqnin nga dashuria për të mirën, mirëpo u fut tek ata vetëpëlqimi bashkë me diturin e pakët, e kur vazhdonin të flasin për çështje të çuditshme, All-llahu i hidhte poshtë (ato) nëpërmjet hoxhës All-llahu e shpërbleftë në mënyrën më të mirë nga i cili ne mësonim, andaj nuk dilte nga ndonjëri prej tyre në këtë mënyrë vetëm se kjo bëhej shkak për zbulimin e tij dhe nënçmimin e tij, unë jam ruajtës i shumë gjërave prej këtyre, këto me të vërtetë janë nga kurthet e Iblisit dhe ushtrisë së tij, i thotë ndonjërit prej tyre: Ti dhe ti e kush është si ti, rrallë herë i thotë:Tjetri, pastaj fut në zemrën e tij ku për diturinë nuk ka hapësirë, që të fillojë i pari me të e për shkak të saj të urrehet, ngase me të vërtetë çdo gjë e re është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr. Kam menduar se disa të tjerë kërkonin famën dhe dëshirojnë që të përmenden, janë përmendur para tyre njerëz me lloj-lloj ngjyra të bidatit dhe janë demaskuar, andaj që njeriu të jetë pasues në hajr është më mirë se sa të jetë kokë (udhëheqës) në sherr, për këtë ka thënë Ibn Mes'udi: Pasoni dhe mos shpikni, jeni mjaftuar (të pavarur) nga çdo bidat devijues. [ Tabakatul Hanabile 1/68]
  • 13. Ka thënë Abdullah ibn Mubarek, All-llahu e mëshiroftë: Nuk di diçka më të keqe për njerëzit që falen se sa vetëpëlqimi. [ Hiljetul Eulia 7/383] Ebul Hakem el-Endelusij, All-llahu e mëshiroftë, një herë ligjëroi, ishte Fakih, studiues i zellshëm, ligjërues orator, gojëtar, një herë e pëlqeu vetveten duke ligjëruar e pastaj tha: Deri kur do të këshilloj e nuk këshillohem vet, ndaloj të tjerët e vet nuk ndalohem, udhëzoj për në rrugën e të udhëzuarve kur vet mbetem duke qëndruar me të hutuarit, kurrsesi, kjo është sprova e qartë. O All-llahu im ma bëj të dashur për atë që jam krijuar, mos më angazho me atë që unë e kam ngarkuar vet vetveten. [ Sijeru A'lami en-nubela 16/177] Ka thënë Imam Ibn Hazmi, All-llahu e mëshiroftë: Kush sprovohet me vetëpëlqim le të meditojë mbi mangësitë e veta, nëse i pëlqen gjërat e mira tek vetvetja le ti kujtojë gjërat e ulëta tek ai, mirëpo nëse i janë fshehur mangësitë deri sa mendon se nuk ka ndonjë të metë aspak, le ta dijë se sprova e tij është e amshueshme dhe le ta dijë se ai është nga njerëzit më të mangët, nga dalluesit më të dobët, me intelekt të dobët dhe injorant. Nuk ka mangësi më të mëdha se këto dyja, ngase i mençur është ai i cili i sheh mangësitë e veta dhe i mposht ato dhe vrapon për largimin e atyre, kurse Ahmak (i çmendur) është ai i cili nuk i njeh mangësitë e vetvetes, ose për shkak të diturisë dhe dallimit të pakët, mendjes së dobët, ose mund ti llogarit të metat e tij virtyte, ndërsa kjo është nga të metat më të mëdha mbi tokë, andaj prej njerëzve ka që krenohen me amoralitet, homoseksualitet, vjedhje, zullum, vetëpëlqehet për rrëzimin në këto fatkeqësi dhe fuqinë e tij në këto vepra të ulëta. Dije me bindje: Se nuk shpëton njeri nga të metat, larg nga kjo vetëm pejgamberët paqja e All-llahut qoftë mbi ata, atij që i fshihen të metat e tij është sprovuar me mendjelehtësi, poshtërsi, me turp, i dobët në dallim, me pak kuptim, kështu që nuk dallohet nga ata që posedojnë lloj-lloj ndytësirë dhe pozitë më të ulët se kjo pozitë nuk ekziston, andaj le ta korigjon veten duke hulumtuar të metat e tij kundrejt mahnitjes (vetëpëlqimit) me vetveten dhe kundrejt të metave të tjetrit të cilat nuk e dëmtojnë në dunja e as në Ahiret. Andaj unë nuk di ndonjë cilësi të mirë në dëgjimin e të metave të njerëzve pos marrjen mësim nga ato, kështu që kur i dëgjon ato i shmanget atyre, vrapon për ti mposhtur nga vetja e tij ato çfarë i gjen tek vetvetja me lejen e All-llahut të Lartësuar dhe Fuqinë e Tij.
  • 14. Sa i përket përmendjes e të metave të njerëzve është e metë e madhe, e që në esencë është e ndaluar. Obligohet shmangia prej saj përveç këshillimit të atij që mund të pritet nga vesi i tij të dëmtohet, apo për ta bërë të qajë të mahniturin me veten dhe kjo të bëhet në sy e jo prapa shpine e pastaj le ti thotë të mahniturit me veten: Kthehu dhe hulumto të metat e vetvetes e kur ti gjesh ato atëher vetëm se e ke shëruar vetëpëlqimin. Mos e krahaso kurrë veten me që ka më shumë të meta se ti llogaritësh të lehta punët e këqija, kështu që shndërrohesh në pasues të ithtarëve të së keqes, kur dihet se është e përbuzur pasimi qorrazi i ithtarëve të hajrit e si me pasimin e ithtarëve të sherrit! Por krahasoje veten me atë që është më lartë se ti, atëherë do të shkatërrohet vetëpëlqimi yt dhe shërrohesh nga sëmundja e fëlliqur e cila krijon në veten tënde përbuzje të njerëzve, kurse në mesin e tyre pa dyshim ka më të mirë se ti. E kur ti do ti përbuzësh pa të drejtë ata do të përbuzin me të drejtë, sepse All-llahu i Lartësuar thotë: “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”. (Kur'an 42:40] . Vetvetes ia mundëson që të jesh i denjë për përbuzje, madje në realitet nën hidhërimin e All-llahut të Lartësuar dhe largimin e virtyteve që i posedon. Nëse mahnitesh me intelektin tënd, medito për çdo mendim të fëlliqur që të vije në kokë, në manitë (dëshirat e kota-fantazitë) që sillen në kokën tënde, atëherë do ta kuptosh mangësinë e mendjes tënde. Nëse mahnitesh me mendimet e tua, medito për gabimet e tua, mbaji ato dhe mos i harro, (medito) në çdo mendim që ti e ke llogaritur të saktë e pastaj del e kundërta e llogaritjes tënde dhe tjetri ia qëllon kurse ti ke gabuar. Nëse e bën këtë atëherë së paku do të peshohen mendimet e gabuara tua me ato të qëlluara, e të përfundohet as për ty as kundër teje, por në shumicën e rasteve mendimet e gabuara janë më të mëdha se sa mendimet e qëlluara, kështu janë të gjithë njerëzit pas pejgamberëve paqja e All-llahut qoftë mbi ata. Nëse mahnitesh me punën tënde, medito për mëkatet e tua, mangësitë e tua, në jetën tënde dhe drejtimet e saj se pasha All-llahun me të vërtetë do të gjesh çka i mposht të mirat tua dhe ti fshinë ato, andaj le të rritet brenga yte dhe ndërroje vetëpëlqimin me mendim të mangët për veten tënde.
  • 15. Nëse mahnitesh me diturinë tënde, dije se ti nuk ke ndonjë lavdëratë në të, ajo është dhuratë e All-llahut e pastër që ta ka dhuruar Zotit yt i Lartësuar, andaj mos e kthe atë me diçka që e hidhëron Atë, se ndoshta Ai të harron për shkak të ndonjë sprovës që të sprovon e me të cilën të bën të harrosh gjithçka që ke mësuar dhe ke nxënë përmendësh. Më ka treguar AbdulMalik ibn Tarif, e ai është nga dijetarët e shquar, me gjendje mesatare dhe hulumtime të drejta, kishte fat të madh në nxënien përmendësh, thuaj se nuk ndëgjonte diçka e ai të ketë nevojë për përsëritjen e saj, njëherë ia hyri detit dhe një gjendje e frikshme kaloi pranë tij që bëri të harrojë shumicën e asaj që nxinte përmendësh dhe ia dëmtoi fuqinë e nxënjes në masë të madhe, sa që kjo zgjuarsi nuk i është kthyer asnjëherë më.Kështu edhe mua më ka goditur një fatkeqësi dhe kur u zgjova kisha harruar shumë nga nxëniet e mia vetëm ato që nuk kanë vlerë dhe nuk i kam kthyer (ato nxënie) vetëm pas shumë viteve. Dije se shumica prej atyre që kujdesen për diturinë, janë të zellshëm në lexim dhe përcjellje të ligjeratave dhe kërkim, pastaj nuk furnizohen nga ajo (dituria) asgjë.Le ta dijë i dituri se sikur të varej (arritja) me zhytje ne studim vetëm, do të ishte tjetri më lartë se ti, andaj vërtetohet se kjo është dhunti e All-llahut të Lartësuar, e ku mbetet këtu hapësirë për vetëpëlqim.Nuk është kjo vetëm se vend për tu nënshtruar dhe falënderuar All-llahun e Lartësuar, duke kërkuar shtimin e begative të Tij dhe duke kërkuar mbrojtjen nga zhdukja e tyre. Pastaj medito gjithashtu se ajo çfarë të fshihet, ajo çfarë nuk e din prej lëmive të diturisë, pastaj për llojet e diturisë me të cilat dallohesh ti, ajo çfarë të mahnit prej depërtimit tënd në është më e madhe se ajo çfar ti edi, andaj në vend të mahnitjes vendose mangësimin dhe zvogëlimin e vetvetes, ngase kjo është më përparësore, medito për atë që është më i ditur se ti, do ti gjesh ata shumë, le të përbuzet vetja yte atëherë, pastaj medito për dëmtimin e diturisë tënde ngase ti nuk punon me gjithë atë që e di, kështu që dituria yte është argument kundër teje, do të ishte më e shëndoshë që ti mos kishe qenë i ditur.Dije se injoranti është me intelekt më të shëndoshë se ti, me gjendje me të mirë dhe më i arsyetuar, andaj le të bie më mahnitja nga ti tërësisht. Pastaj ndoshta dituria e arritur me të cilën mahnitesh nga lëmitë e mëvonshme e cila nuk ka ndonjë lavdëratë të madhe sikur qimja apo të ngjashme, atëherë shiko në atë që dituria
  • 16. e tij është më e lavdëruar se dituria yte në lëmitë e dunjasë dhe të Ahiretit, në këtë mënyrë përbuzet vetja yte. [ El-Ahlaku ue sijer f.69] Ka thënë Ka'b el-Ahbar, All-llahu e mëshiroftë: Mjerë për ju, kujdes nga vetëpëlqimi, me të vërtetë është therje dhe shkatërrim. [ Hiljetul Eulia 5/376] Ka thënë Ebu Hazim el-E'arexh, All-llahu e mëshiroftë: Robi e punon një punë të mirë, e gëzon kryerja e saj, nuk ka krijuar All-llahu diçka më të dëmshme se kjo për atë, e punon robi një vepër të keqe deri sa ajo e pikëllon shumë kur e kryen atë, All-llahu nuk ka krijuar të mirë më të dobishme për të, e gjithë kjo se kur robi e punon një të mirë gëzohet kur e punon atë dhe me të bëhet kryelartë dhe e sheh veten më me vlerë se tjetri, ndoshta All- llahu i Madhëruar ia asgjëson këtë e bashkë me këtë edhe vepra tjera shumë, kurse robi kur e bën një të keqe e që e pikëllon shumë atëherë kur e vepron, ndoshta All-llahu i Madhëruar me këtë i hedh frikë në brendësinë e tij dhe frika në brendësinë e tij mbetet gjatë gjithë kohës. [ Hiljetul Eulia 3/242] Ka thënë Hafidh ibn el-Xheuzij, All-llahu e mëshiroftë: Kur të plotësohet dituria e njeriut, nuk e sheh veten punëtor, por e shikon si begati dhe sukses i dhënë për këtë punë, e cila e ndalon të mençurin ta sheh veten si punëtor, apo të mahnitet me ato (vepra), e kjo për shkak disa gjërave: sepse ai është begatuar për këtë vepër: “...por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja” [ Kur'an 49:7] , pastaj nëse krahasohet me begatitë nuk arrihet as një e dhjeta të dhjetës, nga ato edhe: nëse ai mediton në Madhërinë e Atij që i shërbehet, do ta përbuz çdo vepër dhe adhurim, kjo nëse (vepra) është e shëndoshë nga njollosja dhe shpëton nga neglizhenca. Sa i përket neglizhencës ato e rrethojnë atë, andaj është obligim që të ruhet shumë nga kthimi i saj (veprës), le të frikohet nga qortimi për mangësinë në atë, kështu le të angazhohet në vend të shikimit të saj. Medito për gjendjet e të mençurve në këtë: Melaiket të cilat e madhërojnë Atë ditë e natë nuk mërziten aspak nga kjo thanë: Nuk të kemi adhuruar ashtu siç je i Denjë, Miku i tij alejhi selam tha: “Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit”. [ Kur'an 26:82] , me gjithë durimin e tij para zjarrit dhe ekspozimin e birit të tij para therjes.
  • 17. Pejgamberi sala-All-llahu alejhi ue selem thotë: “Nuk ka dikush nga ju që e shpëton vepra e tij'”, thanë: As ty? Tha: As unë, përveç nëse më përfshinë All-llahu me mëshirën e Tij”. Ebu Bekri All-llahu qoftë i kënaqur me të thotë: Nuk jam unë dhe pasuria ime përveç në shërbimin tënd o i dërguar i All-llahut! Umeri All-llahu qoftë i kënaqur me të thotë: Sikur gjithçka mbi tokë të ishte e imja do ta kisha shpenzuar për shkak të tmerrit që është para meje, para se të më vij lajmi. Ibn Me'sudi thotë: Mjerë për mua sikur të vdisja e mos të ringjallesha. Aisha All-llahu qoftë i kënaqur me të thotë: Mjerë për mua të kisha qenë e harruar që moti. Kështu është puna me gjithë të mençurit, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë. [ Sejdul Hatir f.393] Ka thënë Fudejl Ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Nëse ke mundësi të mos tregosh, as mos të lexosh dhe as mos të flasësh. Nëse do të ishe gojëtar thonë: Sa gojëtar i mirë që është dhe sa tregime të mira që tregon, zëri i tij i bukur, që të mahnitesh me këtë dhe të fryhesh, e nëse nuk je gojëtar e as me zë të bukur do të thonë: Nuk din të tregojë dhe as nuk ka zë të bukur, kjo do të pikëllojë dhe do të rëndojë ty e atëherë bëhesh dyfaqësh. Nëse ulesh të flasësh dhe nuk të intereson kush të nënçmon dhe kush të lavdëron, atëherë fol. [ Sijeru A'lami en-nubela 8/109] Ka thënë Said ibn Ismail, All-llahu e mëshiroftë: Frika nga All-llahu të shpie drejt All-llahut, mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi të shkëput nga All-llahu, përbuzja e njerëzve është sëmundje që nuk shërohet. [ Hiljetul Eulia 10/245] Ka thënë Ibn Kajimi, All-llahu e mëshiroftë: Dije se kur robi fillon punën apo fjalimin, dëshiron me këtë kënaqësinë e All-llahut, duke vështruar në këtë mirësinë e All-llahut ndaj tij, suksesin e dhënë për atë dhe se kjo është prej All-llahut e jo prej tij, jo me diturinë, mendimin dhe fuqinë e tij, por Ai është që ia krijoi gjuhën, zemrën, syrin, veshin, Ai është që e ka begatur me fjalë dhe vepër, nëse kjo nuk mungon në vrojtimin e tij dhe vrojtimin e zemrës, vetëpëlqimi nuk është prezent, esenca e së cilës është të shikuarit e vetvetes dhe mungesa e shikimit të mirësisë së Zotit të Tij dhe suksesit të Tij. [ El-Fauaid f.152]
  • 18. Nga Ata' ibn Jezid, All-llahu e mëshiroftë, kurse njerëzit e kishin tepruar me të, tha: Me të vërtetë ju e keni tepruar (me shprehjen: çfarë mendon, çfarë mendon), mos mësoni për tjetër kënd pos All-llahut e shpërblimin ta shpresoni nga All-llahu dhe mos të mahnitet ndonjëri prej jush me diturinë e tij edhe nëse është ajo e madhe, sepse ajo pranë Madhërisë së All-llahut nuk krahasohet as sa njëra këmbë prej këmbëve të mizës. [ Shuabul Iman 2/312] Ka thënë Malik ibn Dinar, All-llahu e mëshiroftë: Kur robi ta kërkojë diturinë për të punuar me të, ajo do ta thyej atë, e nëse e kërkon jo për punë ia shton mburrjen. [ Iktidaul ilmi elamele f.33] Thashë: Subhanallah! Atëherë kërkuesit e diturisë sot janë të paktë! Ose nuk mund ti gjesh kohën e sodit përveç nëpër libra apo nën varre. Ka thënë AbduRrahman ibn Mehdij, All-llahu e mëshiroftë: Isha në ditën e xhumasë i ulur në xhaminë e madhe dhe njerëzit uleshin para meje, kur ata ishin shumë gëzohesha e kur pakësoheshin mërzitesha, andaj e pyeta Bishr ibn Mensurin e ai me tha: Ky vendtubim është i keq mos u kthe më në të, tha (Ibn Mehdiu): Nuk jam kthyer më në të. [ Hiljetul Eulia 9/12] Nga Mutarif, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: Që të kaloj natën në gjumë dhe të gdhij me keqardhje, është më e dashur për mua se sa të kaloj natën duke u falur dhe të gdhij i mahnitur me veten. [ ElMuxhalaseh ue xhauahirul ilmi 6/327] Ka thënë el-Ahnef ibn Kajs, All-llahu e mëshiroftë: Çuditem me atë i cili ka dalë prej aty ku del urina se si fryhet. Disa nga poetët e kanë përshkruar njeriun duke thënë: O ti i cili mburresh mahnitesh me veten, Shiko në nevojtoren tënde, ndytësitë mjaftojnë turpërim, Sikur njerëzit të mendonin çfarë bartin në barqet e tyre, Nuk do ta dinin ç’është mendjemadhësia as të rinjtë e as pleqtë, A mos vallë në kokën e tij ka diçka për tu lavdëruar,
  • 19. Kurse me pesë të ndyta është krijuar, Hundë e cila rrjedh dhe vesh me erë të qelbur, Syri rrjedhës kurse goja dredhi, O biri i dheut i ngrënë nesër nga dheu, Ndalo ngase nesër do të hahesh dhe do të piesh . Ibn Semmak i ka thënë Isa ibn Musas, All-llahu i mëshiroftë të dy: Modestia yte në vendin e krenarisë është më me vlerë se krenaria jote. Dhe thoshte: Dy emra të kundërt me një kuptim: Modestia dhe Krenaria. [ Edebu Dunja ue din f.239] Për Umer ibn AbdulAzizin, All-llahu e pastë mëshiruar, (transmetohet) se kur ai ligjëronte në minber dhe kishte frikë për veten e tij nga mahnitja e ndërpriste atë, kur shkruante ndonjë libër dhe frikësohej nga mahnitja e shqyente atë dhe thoshte: O All-llahu im unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes time. Në historinë e tij-All-llahu e mëshiroftë-se ai ka thënë:Unë lë shumë nga fjalët nga frika prej fodullëkut (mburrjes). [ Et-tabakatul Kubra 5/368] Ka thënë Abdullah ibn Mes'ud, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Dy janë shpëtuese dhe dy janë shkatërruese. Shpëtuese janë: Nijeti dhe të ndaluarit, nijeti është të vendosësh ta adhurosh All-llahun për të ardhmen, të ndalurit ta ndalosh veten nga ajo çfarë All-llahu azze ue xhel e ka ndaluar, shkatërruese janë: Vetëpëlqimi dhe humbja e shpresës. [ Hiljetul Eulia 7/298] Daud Et-Tai-All-llahu e mëshiroftë, i është thënë: Çfarë mendon për një njeri që hyn tek udhëheqësat për ti urdhëruar në të mirë dhe për ti ndaluar nga e keqja?tha: Kam frikë për atë nga kamxhiku.Tha: Ai përballon. Tha: Kam frikë për atë nga shpata. Tha: Ai përballon. Tha: Kam frikë për atë sëmundjen e pashëruar “vetëpëlqimin”. [ Sifetu es-safue 2/82] Ka thënë: Halid ibn Ma'dan, All-llahu e mëshiroftë: Nuk mund të arrijë njeriu kuptimin e plotë deri sa ti sheh njerëzit para All-llahut sikur deve, e pastaj të kthehet kah vetja e tij e ta nënçmojë atë edhe më tepër. [ Tehdhibul Kemal fi esmai Rixhal 8/171]
  • 20. Ka thënë Ejub es-sehtanij, All-llahu e mëshiroftë: Obligohet i dituri ta vendos kokën e tij në dhe, nënshtrim para All-llahut. Kanë thënë: Modesti prej nxënësve të dijes ka më së shumti dituri, sikur toka e rrafshët që ka më shumti ujë. I është thënë të urtit Bizerxhemher: Cila është begatia e cila nuk e kanë zili të tjerët zotërusin e saj? Tha: Modestia. I është thënë atij: Cila është belaja e cila nuk mëshirohet i sprovuari me të? Tha:Vetëpëlqimi. Ka thënë ibn Abdus, All-llahu e mëshiroftë: Sa më shumë që dijetari të mbahet dhe ngritet, vetëpëlqimi është më afër tij përveç atij që All-llahu e mbron atë duke i dhënë sukses dhe e largon dashurinë për udhëheqësi nga vetja e tij. Ka thënë Umer, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Më së shumti që frikohem se mos shkatërroheni, janë tri cilësi: Kopraci e respektuar, epsh i pasuar dhe mahnitja e njeriut me vetveten. Ka thënë Mesruki: Mjafton për njeriun dituri nëse ai i ka frikë All-llahut dhe mjafton për njeriun injorancë që të mahnitet me diturinë e tij. Ka thënë Ebu Darda, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Shenjat e injorancës janë tri:Vetëpëlqimi, të folurit e shumtë për atë çfarë nuk ka të bëj me të dhe të ndalojë nga diçka e pastaj ta veprojë të njëjtën. Nga Aliu, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ai ka thënë:Vetëpëlqimi është sëmundje e mendjeve. Kanë thënë: Kush mahnitet me mendimin e tij devijon, kush mjaftohet me mendjen e tij dështon, kush krenohet para njerëzve nënçmohet, kush i shoqëron njerëzit e poshtër poshtërohet dhe kush ulet me dijetarë respektohet. Ka thënë Fudejl ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka dikush që e do udhëheqjen vetëm se ka zili dhe bën zullum, përcjell gabimet e njerëzve dhe urren që dikush të përmendet për të mirë.
  • 21. Ka thënë Sufjani, All-llahu e mëshiroftë: Isha që shpresoja udhëheqësinë deri sa isha i ri, shikoja ndonjë njeri kur jepte fetua dhe e kisha lakmi, e kur e arrita e kuptova atë. Ka thënë Malik ibn Dinar, All-llahu e mëshiroftë: Kush e kërkon diturinë për të punuar, e thyen ajo, e kush e kërkon jo për punë ia shton atij kryelartësinë. [ Xhamiu Bejanil ilmi ue fadlihi 1/282] Ka thënë Es-Serij Es-Sakkatijeh-All-llahu e mëshiroftë-:Më është fshehur sëmundja tridhjetë vite dhe kjo për shkak se ishim me disa njerëz shkonim herët në xhuma, kishim vende të caktuara me të cilat njiheshim, po thuajse asnjëherë nuk mungonim në ato, ndërroi jetë njëri nga të afërmit tanë dhe kisha dëshirë që ta përcjellë të vdekurin dhe sakrifikova kohën time, pastaj u ktheva në xhuma dhe kur iu afrova xhamisë më tha vetvetja:Tash ata të shohin, sakrifikove dhe ngece nga koha yte, më rëndoi kjo dhe i thashë vetes time: Të shoh dyfytyrësh që tridhjetë vite e unë nuk e dija dhe e lash këtë vend në të cilin shkoja, fillova të shkoj në vende të ndryshme që mos të dihet vendi im e të ngjashme. [ Hiljetul Eulia 10/125] Ka thënë Edh-Dhehebiu, All-llahu e mëshiroftë: Është obligim për të diturin që të flet me nijet të pastër dhe qëllim të mirë, nëse e mahnit fjalimi le të hesht e nëse mahnitet prej heshtjes atëherë le të flet dhe mos të dobësohet nga llogaria e vetvetes sepse shpirti i donë lavdëratat dhe shfaqjen. [ Sijeru A'lami en-nubela 4/494] Ka thënë Abdurrahman ibn Zejd ibn Eslem, All-llahu e mëshiroftë: Babai im thoshte: O biri im, si mahnitesh me vetveten, kur ti nuk dëshiron ta shohësh askënd nga robërit e All-llaht të jetë më i mirë se ti, patjetër do ta shohësh, o biri im ti nuk do të jesh më i mirë se ndonjëri i cili thotë: Lailahe ila-Allah deri sa të futesh në xhennet e ai të futet ne zjarr, e kur të futesh në xhennet dhe ai ka hyrë në zjarr, të bëhet e qartë se ti je më i mirë se ai. [ Hiljetul Eulia 3/222] Ka thënë Ibrahim ibn Ed'hem, All-llahu e mëshiroftë: Njeriu ka tri mbulesa në zemrën e tij, gëzimi, mërzia dhe kënaqësia, nëse gëzohesh për diçka prezente ti je lakmues kurse lakmuesi është i privuar, nëse mërzitesh për të humburën ti je i hidhëruar dhe i hidhëruari është i dënuar, kur gëzohesh ti mahnitesh me vetveten kurse vetëpëlqimi asgjëson punën. Argument për këtë është fjala e Tij të Lartësuar: Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për
  • 22. atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë”. [ Kur'an 57:23] [ Hiljetul Eulia 8/34] Thotë el-Kadij Alaudin ibn el-liham [ El-Ba'li i njohur me shkrime të zgjedhura dhe rregulla] , All-llahu e mëshiroftë: Hoxha jonë (Ibn Rexhebi) na përmendi një herë një mes'ele (çështje) dhe foli shkurt për të, u mahnita me atë dhe nga mjeshtëria e tij, u hap kjo çështje njëherë para dijetarëve të medh'hebeve të tjerë, mirëpo ai nuk fliste asnjë fjalë të vetme! Kur u ngrit e pyeta:A nuk ishe që flisje në këtë çështje më parë? Tha: Unë flas vetëm atëherë kur shpresoj në shpërblim, e në këtë vendtubim u frikova nga të folurit, apo të ngjashme (prej shprehjeve) [ Dhejlu ibn Rexhep ale Tabakati elhenabileh f.39] Ka thënë Muhamed ibn el-Kasim, All-llahu e mëshiroftë: Abdullah ibn Handhaleh pretendonte se Abdullah ibn Selam ka kaluar njëherë në treg duke bartë një deng me drunj, i thanë: A nuk të ka pasuruar All-llahu? Tha: Gjithësesi, mirëpo dëshiroja që të mposht mendjemadhësinë, e kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut salaAll-llahu alejhi ue selem duke thënë: “Nuk hyn në xhennet ai i cili në zemrën e tij ka sa grimca e farës sinapi prej mendjemadhësisë”. [ Sijeru A'lami en-nubela 4/419] Hadithi është në Sahihun e Muslimit 1/93 Thotë Ibnu Kudamete el-Makdesij, All-llahu e mëshiroftë: Dije se nuk tregohet mendjemadh përveç atij që e madhëron vetveten, e nuk e madhëron vetveten pos atij i cili mendon për veten e tij se zotëron cilësi të plota, me pak fjalë e gjithë kjo kthehet tek plotësimi fesë apo dunjasë, i fesë është dituria dhe puna kurse i dunjasë është prejardhja, bukuria, fuqia, pasuria dhe ithtarët e shumtë. Këto janë shtatë shkaqe: I pari:Dituria, e sa e shpejtë që është në sjelljen e mendjemadhësisë tek disa dijetarë, nuk shkon gjatë e ai vetëm se e ndjen në veten e tij plotësimin e diturisë, e madhëron veten,i përbuz njerëzit, i quan injorantë dhe i shfrytëzon si shërbëtorë ata qe përzihen me të, madje veten e tij e sheh tek All-llahu subhanehu ue teala më me pozitë dhe vlerë se ata, për ata frikohet më shumë se sa për veten e tij, për vete shpreson më shumë se sa shpreson për ata, shkaku i mendjemadhësisë në dituri janë dy: I pari: Angazhimi me atë që quhet dituri ndërsa në realitet nuk është dituri, ngase dituria e vërtetë është ajo që robi e njeh Zotin e tij, vetveten dhe rrezikun e çështjes së tij në takimin
  • 23. me All-llahun dhe mbulesën prej Tij, nga kjo patjetër të lind frika dhe modestia e jo mendjemadhësia, ka thënë All-llahu: “Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët”. (Kur'an 35:28] Të zhytet në dituri kurse ai është i fëlliqur në brendësinë e tij, shpirt ndytë me edukatë të poshtër, ky fillimisht nuk është angazhuar me gdhendjen e shpirtit të tij dhe pastrimin e zemrës së tij me lloje të ndryshme të përpjekjeve, ka mbetur i fëlliqur në zemër, kur të zhytet në dituri, dituria takohet me një vend të fëlliqur në zemrën e tij dhe nuk jep frytet dhe nuk nxjerr të mirën e saj në shesh, është sjell për këtë shembull: Dituria është si shiu që zbret nga qielli, i pastër i ëmbël, pemët e pinë prej rrënjëve të tyre dhe varësisht nga shija e tyre, e hidhura shton hidhësinë kurse e ëmbla shton ëmbëlsinë, kështu njëjtë është dituria, e mësojnë atë burrat dhe shndërrohet ajo në masë të ambicieve apo epsheve, andaj mendjemadhit ia shton mendjemadhësinë kurse modestit modestinë, kjo ngase ai që ambicie e tij është mendjemadhësia, i tilli është injorant, e kur ta marrë diturinë ka gjetur me çfarë të mburret dhe e shton mendjemadhësinë, e nëse njeriu është i frikësuar me diturinë e tij e pastaj e shton diturinë, e mëson se argumenti kundër tij është plotësuar dhe me këtë ai shton frikë edhe më tepër. I dyti: Puna dhe adhurimi. Edhe kjo nuk shpëton nga vesi i mendjemadhësisë dhe tërheqjes së zemrave të njerëzve kah veti, nga këtu rrjedh mendjemadhësia prej tyre në fe dhe dunja, sa i përket dunjasë se ata presin përmendjen e tyre për devotshmëri, asketizëm dhe dhënia përparësi ndaj njerëzve tjerë, sikur ata adhurimin e tyre e shohin bamirësi ndaj njerëzve, sa i përket në fe është se ai njerëzit i sheh të shkatërruar kurse veten të shpëtuar, ky është në të vërtetë i shkatërruari atëherë kur të mendojë kështu, ka thënë i dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi ue selem: “Kur ta shohësh ndonjë njeri të thotë: U shkatërruan njerëzit, ai është më i shkatërruari”. Kjo ngase kjo fjalë prej tij argumenton se ai është nënçmues i njerëzve, i mashtruar, i siguruar nga kurthet e Tij, nuk frikohet nga dënimi i Tij, e si nuk frikohet, andaj mjafton e keqe për të përbuzja e tjetrit, ka thënë i dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi selem: “Mjafton e keqe për njeriun ta përbuzë vëllanë e tij musliman”, andaj shumica prej adhuruesve kur dikush nuk e vlerëson apo e dëmton, e llogarit të pamundur për të faljen e All-llahut dhe nuk dyshon se All-llahu është hidhëruar me të, e gjithë kjo për shkak të
  • 24. çmimit të madh të vetes së tij, kjo është injorancë, bashkim i mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit dhe mashtrimit me All-llahun. Budallallëku dhe mendjelehtësia shkon aq larg sa që ndonjëri prej tyre sfidon dhe thotë: ‘Do të shihni se çfarë do ti ndodhë atij’, e nëse i ndodhë atij ndonjë fatkeqësi pretendon se kjo është nga dinjiteti i tij dhe se All-llahu nuk ka dëshiruar tjetër pos hakmarrjen për të, megjithëse se ai sheh grupe nga jobesimtarët e shajnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, din për grupet të cilat i kanë malëtretuar të dërguarit paqja e All-llahut qoftë mbi ata, nga ata ka edhe që i kanë vrarë, nga ata ka të rrahur, pastaj All-llahu shumicën e tyre e ka lënë dhe nuk i ka ndëshkuar në dunja, madje ndonjëri prej tyre ka shpëtuar pasi që është bërë musliman dhe nuk e ka goditur aspak e keqja në dunja e as në ahiret, a mendon ky injorant i mashtruar se ky është tek All-llahu më i ndershëm se pejgamberët a dhe se Ai është hakmarrë për të me çka nuk është hakmarrë për të dërguarit e Tij, por ndoshta ky është nën hidhërimin e All-llahut me mendjemadhësinë dhe vetëpëlqimin e tij, është i pakujdesshëm (neglizhent) për shkatërrimit të tij, kjo është akideja (besimi) i të mashtruarve, ndërsa të mençurit prej adhuruesve thonë ashtu siç thoshte selefi pas largimit nga Arafati: Shpresoja mëshirën për të gjithë ata sikur mos të isha unë këtu, shiko dallimin në mes dy burrave, ky ka frikë All-llahun jashtë dhe brenda, është i frikësuar në veten e tij përbuzës i punës së tij kurse tjetri fshehë syefaqësinë, mendjemadhësinë, zilinë e cila është objekt i qeshjes së shejtanit me të, pastaj ai me veprën e tij lavdërohet para All- llahut. Pastaj nga gjurmët e mendjemadhësisë tek adhuruesi është se ai vrenjtet (shikon egër) fytyra e tij sikur ai është i pastër nga njerëzit e ata janë të fëlliqur, e nuk e di i mjeri se devotshmëria nuk është në ballë e që të ngrysen vetullat, as në qafë duke ulur atë, e as në bisht që të mblidhet, me të vërtet devotshmëria është në zemra, ka thënë i dërguari i All- llahut salaAll-llahu alejhi ue selem: “Devotshmëria është këtu” dhe bëri me shenjë kah gjoksi i tij, ishte salaAll-llahu alejhi ue selem njeri më i ndershëm dhe më i devotshëm, ishte më zemër gjëri, më përgëzuesi, më i buzëqeshuri dhe më i hapuri, sikur thotë All- llahu i Madhëruar: “E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty”. [ Kur'an 26:215] I treti: Mendjemadhësia me prejardhje dhe farefis, ai i cili ka prejardhje të ndershme e përbuz atë i cili nuk është nga ky farefis edhe nëse është më i lartë me dituri dhe punë,
  • 25. madje disa mburren aq lartë sa qe refuzojnë përzierjen me disa njerëz dhe uljen me ata, nga gjuha e tij rrjedh fodullëku duke i thënë tjetrit:Kush je ti e kush babai yt, unë jam filani i biri të filanit, me çiftin tim po flet kështu''! Transmetohet se Ebu Dherri All-llahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: U fjalosëm me një njeri tek i dërguari i All-llahut alejhi selam dhe i thashë atij :O biri i të zezës dhe i dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi ue selem u hidhërua dhe tha: O Ebu Dherr, i biri i të bardhës mbi birin e të zezës nuk ka ndonjë meritë. Tha Ebu dherri: U ula dhe i thashë burrit: Ngritu dhe shkel mbi faqen time. Shiko se si i dërguari i All-llahu alejhi selam bëri me dije se kjo është injorancë, shiko se si u pendua dhe e shkuli prej vetvetes pemën e mendjemadhësisë, kur e kuptoi se krenarinë nuk e largon pos të nënçmuarit. I katërti: Të krenuarit me bukuri, kjo më shumë ndodhë tek gratë, kjo dërgon në uljen e vlerave, shpifje, përgojim dhe përmendje e të metave të njerëzve. I pesti: Të krenuarit me pasuri, kjo ndodhë në mes udhëheqësve dhe tregtarëve në veshjen e tyre, kuajt e tyre, mjetet transportuese, e përbuz i pasuri të varfërin dhe mburret para tij, e gjithë kjo është injorancë mbi vlerën e varfërisë dhe sëmundjes së pasurisë. I gjashti: Të krenuarit me fuqi, arrogancë dhe tirani, duke u mburrur me këtë ndaj njerëzve të dobët. I shtati: Të krenuarit me pasues dhe ithtarë, familje dhe të afërm. Këto ishin gjërat me të cilat krenohen disa robër ndaj disa të tjerëve, lusim të Madhëruarin të na ndihmojë me butësinë dhe mëshirën e Tij. [ Me'idhatul mu'minin min Ihjai ulumi din f.264] Ka thënë Ibrahim et-Tejmij, All-llahu e mëshiroftë: Kush ulet në ndonjë mexhlis që të ulen tjerët në të, mos u ulni tek ai. [ Hiljetul Eulia 4/225] Ka thënë Ebu Jezid el-Bastamij, All-llahu e mëshiroftë: Deri sa robi të mendojë se në mesin e krijesave ka më të këqij se ai, i tilli është mendjemadh. [ Hiljetul Eulia 10/36] Ka thënë Ebu Alij el-xheuzxhanij, All-llahu e mëshiroftë: Shpirti është i mbrujtur (i brumosur) me mendjemadhësi, lakmi dhe zili, e për atë të cilin All-llahu i Lartësuar e do
  • 26. shkatërrimin e tij e pengon nga modestia, këshilla dhe mjaftimi. E kur All-llahu i Madhëruar ia do të mirën është i mëshirshëm me atë në këto, kur në shpirtin e tij të ndizet zjarri i mendjemadhësisë, e rregullon atë modestia me ndihmën e All-llahut, kur në shpirtin e tij ndizet zjarri i zilisë, e rregullon atë këshilla me ndihmën e All-llahut azze ue xhel dhe kur në shpirtin e tij të ndizet zjarri i lakmisë, e përmirëson atë të mjaftuarit me ndihmën e All- llahut azze ue xhel.[ El-ihja 3/36] Ka thënë Fudejl ibn Ijad, All-llahu e mëshiroftë: Sikur bidatxhiu (shpikësi) të nënshtrohej para librit të All-llahut dhe Sunnetit të pejgamberit të Tij, do të pasonte dhe nuk do të shpikte, mirëpo ai është mahnitur me mendimin e vet andaj e pasoi atë që e shpiku. [ Et- tedhkiratu fil Ua'dh f.97] Ka thënë Hammad ibn Zejd, All-llahu e mëshiroftë: U kthyem nga një xhenaze dhe hymë tek Ata' Es-Selimij, kur na pa ai neve u frikësua mos të hyjë diçka tek ai nga numri madh i yni dhe tha: O All-llahu im, mos na u hidhëro, O All-llahu im mos u hidhëro me mua, pastaj tha: E kam dëgjuar Xha'fer ibn Zejd el-Abdij duke thënë: Kaloi një njeri dhe njerëzit e lavdëruan për të mirë, kur i kaloi ata tha: O All-llahu im nëse ata nuk më njohin mua, Ti je Ai i cili më njeh. [ Hiljetul Eulia 6/224] Ka thënë Ibn Kajim, All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka diçka më asgjësues për veprat se sa vetëpëlqimi dhe shikimi i vetvetes, kur All-llahu ia do të mirën e bën ta shohë mirësinë dhe ndihmën e Tij për të në çdo çfarë e flet dhe e vepron, nuk mahnitet më të, pastaj e bën ta shohë mangësinë e tij në ato dhe nuk kënaqet me ato (vepra të mangëta) për Zotin e tij, andaj pendohet tek Ai nga ato, kërkon falje dhe turpërohet që të kërkojë për ato shpërblim. Nëse nuk e bën ta sheh këtë, ia fsheh këto dhe ai e shikon veten në punë, e shikon me sy të përsosmërisë dhe kënaqësisë, prandaj kjo vepër nuk është e pranuar e as për kënaqësinë e Tij dhe dashurinë për Të, i dituri punon punë duke shikuar në të ndihmën, suksesin, mirësinë e Tij, kërkues falje, i turpëruar nga Ai ngase nuk e ka plotësuar obligimin ndaj Tij, kurse injoranti punon punë për vete dhe epshin e tij, duke shikuar në vetveten e tij, lavdërohet me të para Zotit të tij, i kënaqur me punën e tij, andaj kjo është një ngjyrë e ajo tjetra ngjyrë tjetër. [ El-Fauaid f.153]
  • 27. Ka thënë Shah ibn Shuxha', All-llahu e mëshiroftë: Mirësia është për bamirësit deri sa nuk e shohin atë, e kur ta shohin nuk ka mirësi për ta, afrimi është për ata që afrohen (tek All- llahu) deri sa nuk e shohin, kur ta shohin nuk ka afrim për ata, tha:Ai i cili mahnitet me vetveten është i privuar nga Zoti i tij. [ Hiljetul Eulia 10/238] Ka thënë Ubejdullah ibn Xh'afer, All-llahu e mëshiroftë: Nëse njeriu flet në mexhlis dhe mahnitet me fjalimin e tij le të hesht, e nëse hesht dhe e mahnit heshtja le të flet. Thotë el-Hafidh ibn Haxher el-Askalanij, All-llahu e mëshiroftë: Kjo është mirë, sepse ai i cili është i tillë, heshtja dhe të folurit e tij janë në kundërshtim me epshin e tij dhe kundër vetëpëlqimit, ai i cili është i tillë është meritor për ndihmën e All-llahut dhe rregullimin e heshtjes dhe fjalimit të tij, ngase heshtja dhe të folurit e tij janë për All-llahun azze ue xhel. [ Gidhaul elbab 1/58] Ka thënë el-Mauridij, All-llahu e mëshiroftë: Sa i përket vetëpëlqimit, i fsheh virtytet dhe i shpalos cilësitë e këqija, fiton përbuzje dhe pengon nga të mirat, sikur ta paramendonte i mahnituri me veten, mendjemadhi se me çfarë cilësi është krijuar dhe me çfarë është sprovuar, do të nënshtrohej, do ta ndërronte mendjemadhësinë me butësi, heshtjen me vetëpëlqimin e tij. Kanë thënë disa të urtë: Vetëpëlqimi i njeriut është një nga ziliqarët e mendjes së tij. Nuk ka përkufizim për atë çfarë e sjell mendjemadhësia nga hidhërimi, vetëpëlqimi është nga shkallët më të ulëta të injorancës, deri sa i shuan virtytet e përhapura, largon prej mirësive të njohura. S'ke ç'të thuash më tepër për një të keqe që asgjëson çdo të mirë, nënçmim që shkatërron çdo vlerë, shtoja kësaj edhe shtimin e urrejtjes që e krijon dhe mllefin që e sjell. Më i denjë që të largohet nga vetëpëlqimi është ai i cili fama e tij është e madhe në dunja, çështja e tij është e ngritur, ngase ai me këtë ambicie e zvogëlon çdo gjë të rritur dhe e pakëson çdo të shumtë. Ka thënë Muhamed ibn Alij: Është obligim për të ndershmin që mos të shikojë në dunja diçka të rëndësishme për veten e tij, e të jetë i njohur me atë. [ Edebu dunja ue din f.237]
  • 28. Ka thënë një njeri, shkuam tek Alij ibn Bekar, All-llahu e mëshiroftë: I thamë atij se Hudhejfe el Mer'ishi të dërgon selam, ai tha: Selami qoftë mbi ju dhe mbi atë, unë e njoh atë, ai han nga hallalli që tridhjetë vite, andaj që ta shoh shejtanin me sy është më e dashur për mua se sa ta shohë atë dhe ai të më shohë mua. E pyetëm për këtë, ai tha: Frikësohem që mos të shtirem para tij e të zbukurohem për dikë tjetër pos All-llahut, e kështu të bijë nga syri i All-llahut. [ Hiljetul Eulia 4/204] Ka thënë Esh-Shafi'iu-All-llahu e mëshiroftë-:Nëse frikohesh për veten tënde nga mahnitja, përkujtoje kënaqësinë e Atij të cilin e kërkon, për cilën të mirë lakmon, nga cili dënim frikohesh, kush mediton në këtë, vepra e tij i duket e vogël. [ Sijeru A'lami en-nubela 10/42] Ka thënë Shekik el-Belkhi-All-llahu e mëshiroftë: Çdo gjë ka mirësinë e vet, mirësia e adhurimit është në katër gjëra: Kur robi ta sheh veten në adhurim le ti thotë vetit: Kjo është mirësi e All-llahut dhe Ai është i cili më ka begatuar mua me këtë, kur ta dijë këtë vetëpëlqimi shkatërrohet dhe zemra e tij lidhet me shpërblimin, kur zemra të lidhet me shpërblimin shtohet syefaqësia sepse ai punon që të shpërblehet për atë, e kur shejtani ti bën cytje atij le të thotë:Punoj për shpërblim të cilin e pres nga All-llahu azze ue xhel, në këtë rast ai e ngadhënjen shejtanin me lejen e All-llahut, kur ta veprojë këtë duke dëshiruar shpërblimin nga All-llahu i Lartësuar e ka thyer lakminë nga njerëzit, lavdëratat dhe falënderimet, domethënia e lakmisë është harresa e Zotit, kur e harron All-llahun lakmon tek njerezit, ai njëkohësisht është i vetdëdijshëm, vetëm nëse është njeri i cili gjërat i merr nga All-llahut, por me kërkesën e tij të shpërblehet në Ahiret. [ Hiljetul Eulia 8/69] Ka thënë Imam Neveviu, All-llahu e mëshiroftë: Mënyra e largimit të vetëpëlqimit është që ai ta din se dituria është mirësi e All-llahut të Lartësuar, begati e pastër, All-llahu i Lartësuar merr çfarë do dhe jep çfarë do, çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar, andaj është obligim që mos mahnitet me diçka që nuk e ka krijuar ai, nuk e zotëron atë dhe nuk ka bindje se ajo është e përgjithmonshme. [ El Mexhmu 1/55] Ka thënë Ejub Es-sehtajanij, All-llahu e mëshiroftë: Nuk ka ndonjë rob që është i sinqertë me All-llahun vetëm se gëzohet që mos ta ndjejë pozitën e tij. [ Eteuadu' uel Humul f.61]
  • 29. Ka thënë Sulejman ed-Daranij, All-llahu e mëshiroftë: Si mahnitet i mençuri me veprën e tij kur vepra e tij është mirësi e All-llahut, është obligim për të nënshtrimi dhe modestia, mahniten kaderitë (grup i devijuar) të cilët pretendojnë se ata veprojnë, kurse ai që pretendon se është i caktuar (përdorur), me çka ai mahnitet. [ Hiljetul Eulia 9/263] Ka thënë El-Husejn ibn el-Mensur, All-llahu e mëshiroftë: Nga ilaçet e vetëpëlqimit janë: Përkujtimi se dituria, kuptimi, zgjuarsia, të folurit e rrjedhshëm të tij, e të tjera prej begative, janë mirësi e All-llahut, janë amanet që ai të kujdeset për ato në mënyrën më të mirë, vetëpëlqimi është mohim për begatitë dhe i ekspozon ato në shkatërrim, ngase Dhuruesi i tyre është i fuqishëm që ti merr ato sa një lëvizje e syrit “E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.”. “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell”, prej ilaçeve të syefaqësisë është të medituarit se të gjitha krijesat nuk kanë mundësi ti bëjnë dobi dhe as dëm, kështu që nuk e asgjëson veprën e tij, nuk e dëmton fenë e tij dhe nuk e angazhon veten e tij duke u kujdesur për atë i cili nuk zotëron për atë në realitet dëm apo dobi, edhe pse All- llahu i shikon nijetet dhe qëllimet e fëlliqura, sikurse është vërtetuar në hadith “Kush vepron për tu ndëgjuar e bën All-llahu të dëgjohet, kush shfaqet All-llahu e shfaq”. [ Hadithi është Sahih dhe kuptimi hadithit është se kush punon sa për sy e faqe All-llahu e shpalos ditën e Kijametit dhe kush shfaqet para njerëzve i mirë dhe punë mirë All-llahu e shfaq realitetin e tij ditën e Kijametit. shënim përkthyesi] [ Edabul Ulemai uel mutealimin f.4] Thotë Imam ibn Kajimi, All-llahu e mëshiroftë: E kam parë Shejhul Islam ibn Tejmijen, All- llahu e ndriçoftë shpirtin e tij, nga kjo-pra frenimi vetes duke e nënçmuar dhe thyer, çfarë nuk kam parë asnjëherë nga tjetër kush. Shpesh thoshte: Unë nuk kam asgjë, nga unë nuk është asgjë, në mua nuk ka asgjë. Shpesh i përsërite këto vargje: Unë jam lypës i biri i lypësit, kështu ishin babai im dhe gjyshi im. Kur ndonjëherë lavdërohej para syve thoshte: Pasha All-llahun unë ende po e përmirësoj Islamin tim në çdo kohë, ende nuk e kam pranuar Islamin me pranim të plotë. (Nuk jam nënshtruar si duhet) Më dërgoi njëherë një rregull të tefsirit me shkrimin e tij, në krye të saj qëndronin disa vargje të tij:
  • 30. Unë jam i varfër për Zotin e njerëzve, Jam i mjerë në të gjitha gjendjet e mia, Unë jam zullumqar i vetvetes dhe vetvetja më bën zullum mua, E mira nëse vjen, vjen nga ana e Tij, Nuk kam mundësi që vetes ti sjell dobi, As nga vetvetja ti largoj dëmet, Nuk kam pos Tij Zot që më kontrollon, As ndërmjetës kur të më rrethojnë të këqijat, Përveç me lejen e Rrahmanit Krijuesit tonë, Përveç ndërmjetësit sikur që kanë ardhur ajetet, Unë nuk zotëroj pa atë asgjë asnjëherë, As në nuk jam rival në asnjë atom, Nuk ka ndihmues që të ndihmohet me të, Sikur që kanë zotëruesit e pushteteve (në dunja), Varfëria është cilësi e pandarë e imja, Sikur Pavarësia që është cilësi e pandarë e Tij, Kjo është gjendje e krijesave në tërësi, Secili nga ata, para Atij rob do të dalë, Kush kërkon diçka nga tjetër kush pos Krijuesit të tij, Ai është injoranti zullumqari mushriku kryelarti, Elhamdulilah sa e gjithë bota, Çfarë ekziston e çfarë pas saj do të vjen. [ Medarixhu Salikin 1/521]
  • 31. Ka thënë Ebu Tajib Sadik Hasan Khan, All-llahu e mëshiroftë: Mashtrim është: Të qetësuarit e shpirtit me atë që përputhet me epshin dhe anon kah ajo natyra, me dyshime dhe mashtrime nga shejtani. Të mashtruarit janë disa lloje: Prej tyre: Dijetarët të cilët i kanë përsosur shkencat e sheriatit dhe logjikës dhe kanë depërtuar thellë në ato, por kanë neglizhuar në ruajtjen e pjesëve të trupit nga mëkatet dhe kapjes pas veprave të mira, të tillët janë të mashtruar. Ngase dituria nëse nuk shoqërohet me vepër nuk ka pozitë tek All-llahu i Lartëmadhëruar dhe tek njerëzit e dalluar prej robërve të Tij. Prej tyre: Ata të cilët i përsosin dituritë dhe punojnë, mirëpo janë neglizhent në pastrimin e shpirtit nga sjelljet e ulëta, të tillët janë të mashtruar gjithashtu, ngase nuk shpëton në ditën e gjykimit përveç atij që del para All-llahut me zemër të pastër. Prej tyre: Ata që e pranojnë se shpëtimi në Ahiret nuk arrihet pos me pastrimin e shpirtit nga sjelljet e ulëta, vetëm se këta pretendojnë se janë pastruar nga ato, të tillët janë të mashtruar gjithashtu ngase kjo është prej vetëpëlqimit, e vetëpëlqimi është nga gjërat më shkatërruese. Prej tyre: Të cilët cilësohen me dituri dhe pastrim të shpirtit, mirëpo kanë mbetur gjëra të fshehura në qoshet e zemrës për të cilat ata nuk ndjejnë, të tillët janë të mashtruar gjithashtu prej pamjes së jashtme dhe janë neglizhent në arritjen e zemrës së pastër. Prej tyre: Të cilët janë përcaktuar për dhënien e fetvave dhe dhënien e dispozitave, të tillët janë të mashtruar ngase janë përkufizuar me fardin Kifajeh ndërsa kanë mangësuar nga fardi ajn, e ai është: përmirësimi i vetes së tyre, pastrimi i sjelljeve të tyre, pastrimi i zemrave nga zilia, mllefi dhe të ngjashme. Prej tyre: Këshilluesit dhe nga më të lartët ata që flasin për sjelljet e shpirtit, cilësit e zemrës, si frika, shpresa, sinqeriteti e të ngjashme, shumica prej tyre janë të mashtruar, ngase ata flasin për këto ndërsa nuk i zotërojnë ato për të cilat flasin. Prej tyre: Ata që angazhohen me gjuhë dhe detajet e gjuhës arabe, e harxhojnë jetën në këtë, duke menduar se ata janë dijetarë të Umetit, ngase ata vendosin bazat e Librit dhe
  • 32. Sunnetit, të tillët janë të mashtruar sepse ata kanë marrë lëvozhgat për synim dhe janë mashtruar me to. Kurse llojet e të mashtruarve prej njerëzve nuk ka mundësi përkufizimi i llojeve të tyre, ky përkufizim mjafton për atë që merr mësim, O All-llahu im, na inspiro si ta largojmë mashtrimin, e kjo nuk ka mundësi të arrihet pos me mendje të shëndoshë e cila është baza e të mirave dhe themeli tyre, pastaj me njohjen, vetëm me njohjen e vetes duke e nënçmuar dhe duke qenë adhurues dhe njohjen e Zotit të tij me Madhërim dhe Frikërespekt, e pastron zemrën e tij me kënaqësinë e komunikimit (me Zotin), floriri dhe balta e dunjasë barazohen tek ai dhe nuk mbetet për shejtanin pushtet mbi atë: “Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë”. [ Ebxhedul Ulum 2/86] Autor: Xhihad Hani Hils Përktheu: Qëndrim JASHARI Realizoi: Teuhid.NET www.teuhid.net