SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Nëpërmjet kësaj letre do të përpiqem të të jap guxim.
Dëshiroj të të them se problemet e kësaj bote, me të cilat ndeshesh shpesh ti si muslimane janë
ndeshur edhe muslimanët para teje dhe se problemet dhe vështirësitë më të mëdha është dashur
t’i duronin Pejgamberi ynë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij (Allahu
qoftë i kënaqur me ta). Dua të të them se çdo gjë që e ke duruar për hir të fesë sate, do të të sjell
vetëm të mira, inshaAllah. Xhenneti nuk është falas dhe nuk arrihet pa dhënë mund.
Poashtu, dua të të them se nuk ke përse frikësohesh, sepse Allahu është me muslimanët e
vërtet. Gjithashtu, dua të të them se po qe se ti pason udhëzimin e drejtë nuk ke përse
brengosesh për shkak të padrejtësive që të ndodhin në këtë jetë, sepse Allahu është i Drejti
absolut dhe se fjalën e fundit në llogaritjen e të gjitha çështjeve të kësaj jete e ka Allahu në Ditën
e Gjykimit.
Falënderoj Allahun e Lartësuar për udhëzimin tim dhe tëndin dhe e lus Atë, rrotulluesin e zemrave
që t’i forcojë zemrat tona në fenë e Tij dhe në bindje ndaj Tij, siç është lutur edhe pejgamberi
Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Shumë nga motrat muslimane, pyesin lidhur me përvojat e mia, përkatësisht kalimin tim në Islam
dhe sjelljen e njerëzve kundrejt meje.Vetë ata rrëfejnë për shumë njerëz, të cilët i rrethojnë se nuk
i marrin ata dhe besimin e tyre, Islamin seriozisht, madje disa prej tyre i konsiderojnë ata si të
çmendur. Ata tregojnë për armiqësi, fyerje dhe shpifje, gjëra këto, të cilat bëjnë që shumë vëllezër
dhe motra të dobësohen goxha në të qenit të qëndrueshëm.
Mendoj se është gjë e natyrshme që njerëzit mos të të trajtojnë seriozisht në fillim të Islamit tënd.
Gjyshja ime i thoshte nënës sime (Allahu i udhëzoftë që të dyja) atëherë në mënyrë shumë të
qetë: “Mos u bëj merak fare, se sërish do të ndryshojë.”
Por, sa më shumë që i afrohesh Islamit në mënyrën tënde të jetesës dhe sa më shumë që
forcohesh përmes nxënies së diturisë, respektivisht sa më shumë që largohesh nga mënyra e
jetesës dhe nga bindjet e jomuslimanëve, aq më seriozisht do të të trajtojnë njerëzit.
Derisa një ditë prej ditësh gjyshja ime, duke lotuar i tha nënës sime: “...Tash është bërë radikal...”
Do të të quajnë radikal nëse i përmbush vetëm “kompromiset” që t’i ka lejuar Allahu dhe i
Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në bashkëjetesën me ta dhe sapo fillon të
mos iu bashkangjitesh atyre në “alkool dhe këndim.”
Shpeshherë nuk e shohin se Allahu na ka urdhëruar vetëm në të mira dhe na ka ndaluar nga të
këqijat. Ata shohin vetëm atë se ti nuk e pason mënyrën e jetesës së tyre.
Mendoj se kjo shpeshherë i godet rëndë ata, sepse me këtë ti ua bën të qartë atyre se bindjet e
tyre dhe mënyra e tyre e jetesës janë të gabuara. Madje, sa më të bindur që të jenë ata në vete
dhe në mënyrën e tyre të jetesës aq më e thellë do të jetë goditja. Posaçërisht, atëherë kur iu
duhet ta pranojnë se assesi nuk kanë mundësi të sjellin ndonjë argument apo çfarëdo lloj logjike
kundrejt kësaj, kur t’ua vësh në dyshim besimin e tyre, mënyrën e tyre të jetesës dhe tërë atë që
ata e kanë ndërtuar së bashku nga sënduku i tyre i vogël filozofik dhe kur iu duhet që gjithherë të
të japin të drejtë në fushën e logjikës dhe arsyes. Prandaj, shumë prej tyre braktisin fushën e një
dialogu të arsyeshëm dhe kalojnë në polemikë dhe armiqësi.
Dhe tani çështja është kështu: Sa më seriozisht që të të marrin ata ty dhe Islamin tënd, për shkak
të seriozitetit dhe sinqeritetit tënd ndaj Allahut, aq më të mëdha do të jenë problemet me të cilat
do të ndeshesh.
Disa do të luftojnë ty dhe besimin tënd sapo t’iu jepet mundësia.
Allahu i Lartësuar thotë:
"As jehuditë, e as të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e
tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta
shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të të mbrojë nga All-llahu." (El-
Bekare: 120)
Allahu e ka bërë ligj të natyrës që sa më shumë që muslimani t’i afrohet Atij, gjë që e do Allahu
dhe sa më shumë që largohet prej tij, gjë që Ai e urren, aq më shumë do të sprovohet.
Kjo do të jetë kështu, sepse shejtani ishte betuar:
"Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë (82),
përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu! (83)" (Es-Sad: 82, 83)
Do të thotë se ai do të të përgatisë vështirësi, kudo që të mundet. Andaj, sprova nuk do të vijë e
funda, pasi që shumica e njerëzve nuk besojnë dhe nuk duan t’i nënshtrohen urdhërave të
Allahut, me gjith pasojat që rrjedhin prej saj:
"...e shumica e tyre janë jobesimtarë." (En-Nahl: 83)
Kur pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shkoi me Hadixhen te
Uerakah ibn Neufel për t’i rrëfyer atij për shpalljen e parë, njëra ndër gjërat e para që ia tha ai
ishte, se populli i tij do ta dëbonte atë dhe në pyetjen e habitshme të pejgamberit (paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të) u përgjigj, duke thënë:
“Asnjëherë nuk ka ndodhur që të vijë ndokush me atë që ke ardhur ti e të mos armiqësohej.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi
Po qe se lexon historinë e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) (Siran) do të
shohësh se gjithsecili që pason udhëzimin e drejtë do të sprovohet, sikurse çdokush tjetër në
jetën e tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:
"A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? (2)" Ne i sprovuam ata
që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t'i dallojë
dhe gënjeshtarët (3)." (El-Ankebut: 2, 3)
Mu për këtë gjë ka thënë Allahu i Lartësuar:
"Ne të shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë) (23). Andaj ti bëhu i durueshëm deri në
vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë (24)." (El-Insan: 23, 24)
Allahu kur përmend zbritjen e Kur’anit mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
nuk thotë: “...dhe bëhu falënderues...” në vend të kësaj Ai urdhëron Pejgamberin (paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të) që të jetë i qëndrueshëm dhe të bëjë sabër, ngase nëse ai pason
Kur’anin, detyrimisht do të hasë në probleme dhe armiqësi.
Prandaj, Allahu i Gjithdijshëm dhe i Urtë gjithashtu thotë:
"Pasha kohën (1)! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt (2). Me përjashtim të
atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që
këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem (3)." (El-Asr)
Kjo do të thotë se të gjithë pas vdekjes së tyre do të jenë në humbjen më të madhe, përveç atyre
që besojnë/ dinë, veprojnë sipas besimit/diturisë, ftojnë në këtë besim dhe pastaj janë të
qëndrueshëm dhe të durueshëm kundrejt problemeve dhe vështirësive, me të cilat ballafaqohen
në rrugën e tyre.
Përmendja e qëndrueshmërisë dhe durimit nga Allahu nënkupton qartë se problemet dhe
vështirësitë në këtë jetë do të paraqiten nëse ndiqet udhëzimi i vërtetë, veprohet sipas tij dhe
thirren të tjerët në të.
Në pyetjen se kush sprovohet më së rëndi, pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
është përgjigjur:
“Pejgamberët, pastaj ata që vijnë pas tyre (me besim/devotshmëri), pastaj ata që vijnë pas tyre.
Kështu që, njeriu do të sprovohet sipas fesë së tij. Sa më e fortë të jetë feja e tij, aq më të mëdha
do të jenë vështirësitë. Po qe se feja e tij është e dobët do të sprovohet varësisht nga feja e tij...”
(Tirmidhiu(
Andaj, me një iman të ngritur (besim praktik) detyrimisht do të hasësh në vështirësi. Kjo është ajo
me të cilën përputhen përvojat e mia, uelhamdulil-lah (lavdfalënderimi i takon Allahut).
Pra, vështirësitë dhe problemet me disa jomuslimanë që të rrethojnë, të cilët kanë qëndrime
armiqësore ndaj Islamit nuk janë asgjë e keqe, por janë shenjë se ti je mu në rrugën e drejtë.
Edhe përkundër problemeve dhe vështirësive besimtari nuk ndien frikë apo brengosje në këtë
jetë dhe sidomos në botën tjetër:
“...e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen." (El-Bekare: 38)
Përse? Sepse besimtari e din që Allahu është i Gjithmëshirshmi dhe i Urti. Çdo vështirësi që ta vë
Allahu i Gjithmëshirshëm nga dituria e Tij gjithpërfshirëse paraqet një provim, i cili ose i shlyen
gabimet dhe mëkatet tua, në mënyrë që ta arrish xhennetin me mëshirën e Allahut ose e ngrit
shkallën tënde në xhennet, po qe se ti duron përballë kësaj sprove dhe kënaqesh me atë që ta ka
caktuar Allahu. Pos kësaj, vështirësitë na kujtojnë gjithherë varësinë tonë ndaj Allahut dhe na
bëjnë që ta lusim atë. Vështirësitë për besimtarin në fund të tyre paraqesin diçka të mirë.“Dhe
respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni
fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.” (El-Enfal: 46)
Allahu i Plotmëshirshëm gjithashtu thotë se ai me mëshirën e Tij nuk e ngarkon asnjë njeri me diç
që ai nuk mund ta bartë.
"All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i
bie ajo (e keqe) që e meritoi.” (El-Bekare: 286)
Pos kësaj, besimtari e din se Allahu i Plotfuqishëm ka premtuar:“Vërtet, All-llahu është me
besimtarët.” (El-Enfal: 19)
Kush mundet të të bëj diç, po qe se Allahu i Plotfuqishëm qëndron në anën tënde?“...Vetëm All-
llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.” (Ali-Imran: 150)
Kështu që, kurrë mos u brengos për atë që mendojnë dhe thonë jomuslimanët, të cilët të
rrethojnë lidhur me ty dhe/apo fenë tënde.
Allahu thotë:
“Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i
dëgjon dhe i di të gjitha.” (Junus: 65)
“Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë
dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.” (Et-Tevbe: 32)

More Related Content

What's hot

Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - DashuriaDr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - DashuriaLibra Islame
 
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdhaKëshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdhaRregullatIslame
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Morali
Dr. Musli Vërbani - MoraliDr. Musli Vërbani - Morali
Dr. Musli Vërbani - MoraliLibra Islame
 
Cte Pengon Ty Te Mbulohesh
Cte Pengon Ty Te MbuloheshCte Pengon Ty Te Mbulohesh
Cte Pengon Ty Te MbuloheshLazi Salihi
 
Dr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - FalënderimiDr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - FalënderimiLibra Islame
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasRregullatIslame
 
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjesRruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjesRregullatIslame
 
Argumentet për ekzistencën e Krijuesit
Argumentet për ekzistencën e KrijuesitArgumentet për ekzistencën e Krijuesit
Argumentet për ekzistencën e KrijuesitRregullatIslame
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveRregullatIslame
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratësRregullatIslame
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamRregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”RregullatIslame
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitRregullatIslame
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitamarstafa
 
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipeJa mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipeShqiptarja com
 

What's hot (20)

Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Dr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - DashuriaDr. Musli Vërbani - Dashuria
Dr. Musli Vërbani - Dashuria
 
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdhaKëshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
 
Dr. Musli Vërbani - Morali
Dr. Musli Vërbani - MoraliDr. Musli Vërbani - Morali
Dr. Musli Vërbani - Morali
 
Cte Pengon Ty Te Mbulohesh
Cte Pengon Ty Te MbuloheshCte Pengon Ty Te Mbulohesh
Cte Pengon Ty Te Mbulohesh
 
Dr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - FalënderimiDr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - Falënderimi
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
 
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjesRruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
 
Argumentet për ekzistencën e Krijuesit
Argumentet për ekzistencën e KrijuesitArgumentet për ekzistencën e Krijuesit
Argumentet për ekzistencën e Krijuesit
 
Shtyllat e besimit
Shtyllat e besimitShtyllat e besimit
Shtyllat e besimit
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
“O ju që besoni kijeni frikë Allahun dhe le të shohë çdo njeri”
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit
 
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipeJa mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
Ja mesazhi i plotë isis në gjuhën shqipe
 

Similar to Behuni te qendrueshum ne islam

03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhitLexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazLexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Cte pengon ty te mbulohesh
Cte pengon ty te mbuloheshCte pengon ty te mbulohesh
Cte pengon ty te mbuloheshLazi Salihi
 
Me çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë fejeMe çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë fejeLexo dhe Mëso
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijLexo dhe Mëso
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijRregullatIslame
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetënLexo dhe Mëso
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetënRregullatIslame
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``Adriatik Rexha
 
Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiLexo dhe Mëso
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)RregullatIslame
 

Similar to Behuni te qendrueshum ne islam (20)

03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 
Cte pengon ty te mbulohesh
Cte pengon ty te mbuloheshCte pengon ty te mbulohesh
Cte pengon ty te mbulohesh
 
Me çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë fejeMe çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë feje
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Dijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetesDijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetes
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
 
Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga Bidati
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 

More from E verteta vjen nga Zoti

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 

Behuni te qendrueshum ne islam

  • 1. Nëpërmjet kësaj letre do të përpiqem të të jap guxim. Dëshiroj të të them se problemet e kësaj bote, me të cilat ndeshesh shpesh ti si muslimane janë ndeshur edhe muslimanët para teje dhe se problemet dhe vështirësitë më të mëdha është dashur t’i duronin Pejgamberi ynë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Dua të të them se çdo gjë që e ke duruar për hir të fesë sate, do të të sjell vetëm të mira, inshaAllah. Xhenneti nuk është falas dhe nuk arrihet pa dhënë mund. Poashtu, dua të të them se nuk ke përse frikësohesh, sepse Allahu është me muslimanët e vërtet. Gjithashtu, dua të të them se po qe se ti pason udhëzimin e drejtë nuk ke përse brengosesh për shkak të padrejtësive që të ndodhin në këtë jetë, sepse Allahu është i Drejti absolut dhe se fjalën e fundit në llogaritjen e të gjitha çështjeve të kësaj jete e ka Allahu në Ditën e Gjykimit. Falënderoj Allahun e Lartësuar për udhëzimin tim dhe tëndin dhe e lus Atë, rrotulluesin e zemrave që t’i forcojë zemrat tona në fenë e Tij dhe në bindje ndaj Tij, siç është lutur edhe pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Shumë nga motrat muslimane, pyesin lidhur me përvojat e mia, përkatësisht kalimin tim në Islam dhe sjelljen e njerëzve kundrejt meje.Vetë ata rrëfejnë për shumë njerëz, të cilët i rrethojnë se nuk i marrin ata dhe besimin e tyre, Islamin seriozisht, madje disa prej tyre i konsiderojnë ata si të çmendur. Ata tregojnë për armiqësi, fyerje dhe shpifje, gjëra këto, të cilat bëjnë që shumë vëllezër dhe motra të dobësohen goxha në të qenit të qëndrueshëm. Mendoj se është gjë e natyrshme që njerëzit mos të të trajtojnë seriozisht në fillim të Islamit tënd. Gjyshja ime i thoshte nënës sime (Allahu i udhëzoftë që të dyja) atëherë në mënyrë shumë të qetë: “Mos u bëj merak fare, se sërish do të ndryshojë.” Por, sa më shumë që i afrohesh Islamit në mënyrën tënde të jetesës dhe sa më shumë që forcohesh përmes nxënies së diturisë, respektivisht sa më shumë që largohesh nga mënyra e jetesës dhe nga bindjet e jomuslimanëve, aq më seriozisht do të të trajtojnë njerëzit. Derisa një ditë prej ditësh gjyshja ime, duke lotuar i tha nënës sime: “...Tash është bërë radikal...” Do të të quajnë radikal nëse i përmbush vetëm “kompromiset” që t’i ka lejuar Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në bashkëjetesën me ta dhe sapo fillon të mos iu bashkangjitesh atyre në “alkool dhe këndim.” Shpeshherë nuk e shohin se Allahu na ka urdhëruar vetëm në të mira dhe na ka ndaluar nga të këqijat. Ata shohin vetëm atë se ti nuk e pason mënyrën e jetesës së tyre. Mendoj se kjo shpeshherë i godet rëndë ata, sepse me këtë ti ua bën të qartë atyre se bindjet e tyre dhe mënyra e tyre e jetesës janë të gabuara. Madje, sa më të bindur që të jenë ata në vete dhe në mënyrën e tyre të jetesës aq më e thellë do të jetë goditja. Posaçërisht, atëherë kur iu duhet ta pranojnë se assesi nuk kanë mundësi të sjellin ndonjë argument apo çfarëdo lloj logjike kundrejt kësaj, kur t’ua vësh në dyshim besimin e tyre, mënyrën e tyre të jetesës dhe tërë atë që ata e kanë ndërtuar së bashku nga sënduku i tyre i vogël filozofik dhe kur iu duhet që gjithherë të të japin të drejtë në fushën e logjikës dhe arsyes. Prandaj, shumë prej tyre braktisin fushën e një dialogu të arsyeshëm dhe kalojnë në polemikë dhe armiqësi. Dhe tani çështja është kështu: Sa më seriozisht që të të marrin ata ty dhe Islamin tënd, për shkak të seriozitetit dhe sinqeritetit tënd ndaj Allahut, aq më të mëdha do të jenë problemet me të cilat do të ndeshesh. Disa do të luftojnë ty dhe besimin tënd sapo t’iu jepet mundësia. Allahu i Lartësuar thotë:
  • 2. "As jehuditë, e as të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të të mbrojë nga All-llahu." (El- Bekare: 120) Allahu e ka bërë ligj të natyrës që sa më shumë që muslimani t’i afrohet Atij, gjë që e do Allahu dhe sa më shumë që largohet prej tij, gjë që Ai e urren, aq më shumë do të sprovohet. Kjo do të jetë kështu, sepse shejtani ishte betuar: "Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë (82), përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu! (83)" (Es-Sad: 82, 83) Do të thotë se ai do të të përgatisë vështirësi, kudo që të mundet. Andaj, sprova nuk do të vijë e funda, pasi që shumica e njerëzve nuk besojnë dhe nuk duan t’i nënshtrohen urdhërave të Allahut, me gjith pasojat që rrjedhin prej saj: "...e shumica e tyre janë jobesimtarë." (En-Nahl: 83) Kur pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shkoi me Hadixhen te Uerakah ibn Neufel për t’i rrëfyer atij për shpalljen e parë, njëra ndër gjërat e para që ia tha ai ishte, se populli i tij do ta dëbonte atë dhe në pyetjen e habitshme të pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u përgjigj, duke thënë: “Asnjëherë nuk ka ndodhur që të vijë ndokush me atë që ke ardhur ti e të mos armiqësohej.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi Po qe se lexon historinë e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) (Siran) do të shohësh se gjithsecili që pason udhëzimin e drejtë do të sprovohet, sikurse çdokush tjetër në jetën e tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? (2)" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t'i dallojë dhe gënjeshtarët (3)." (El-Ankebut: 2, 3) Mu për këtë gjë ka thënë Allahu i Lartësuar: "Ne të shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë) (23). Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë (24)." (El-Insan: 23, 24) Allahu kur përmend zbritjen e Kur’anit mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk thotë: “...dhe bëhu falënderues...” në vend të kësaj Ai urdhëron Pejgamberin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) që të jetë i qëndrueshëm dhe të bëjë sabër, ngase nëse ai pason Kur’anin, detyrimisht do të hasë në probleme dhe armiqësi. Prandaj, Allahu i Gjithdijshëm dhe i Urtë gjithashtu thotë: "Pasha kohën (1)! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt (2). Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem (3)." (El-Asr) Kjo do të thotë se të gjithë pas vdekjes së tyre do të jenë në humbjen më të madhe, përveç atyre që besojnë/ dinë, veprojnë sipas besimit/diturisë, ftojnë në këtë besim dhe pastaj janë të qëndrueshëm dhe të durueshëm kundrejt problemeve dhe vështirësive, me të cilat ballafaqohen në rrugën e tyre.
  • 3. Përmendja e qëndrueshmërisë dhe durimit nga Allahu nënkupton qartë se problemet dhe vështirësitë në këtë jetë do të paraqiten nëse ndiqet udhëzimi i vërtetë, veprohet sipas tij dhe thirren të tjerët në të. Në pyetjen se kush sprovohet më së rëndi, pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është përgjigjur: “Pejgamberët, pastaj ata që vijnë pas tyre (me besim/devotshmëri), pastaj ata që vijnë pas tyre. Kështu që, njeriu do të sprovohet sipas fesë së tij. Sa më e fortë të jetë feja e tij, aq më të mëdha do të jenë vështirësitë. Po qe se feja e tij është e dobët do të sprovohet varësisht nga feja e tij...” (Tirmidhiu( Andaj, me një iman të ngritur (besim praktik) detyrimisht do të hasësh në vështirësi. Kjo është ajo me të cilën përputhen përvojat e mia, uelhamdulil-lah (lavdfalënderimi i takon Allahut). Pra, vështirësitë dhe problemet me disa jomuslimanë që të rrethojnë, të cilët kanë qëndrime armiqësore ndaj Islamit nuk janë asgjë e keqe, por janë shenjë se ti je mu në rrugën e drejtë. Edhe përkundër problemeve dhe vështirësive besimtari nuk ndien frikë apo brengosje në këtë jetë dhe sidomos në botën tjetër: “...e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen." (El-Bekare: 38) Përse? Sepse besimtari e din që Allahu është i Gjithmëshirshmi dhe i Urti. Çdo vështirësi që ta vë Allahu i Gjithmëshirshëm nga dituria e Tij gjithpërfshirëse paraqet një provim, i cili ose i shlyen gabimet dhe mëkatet tua, në mënyrë që ta arrish xhennetin me mëshirën e Allahut ose e ngrit shkallën tënde në xhennet, po qe se ti duron përballë kësaj sprove dhe kënaqesh me atë që ta ka caktuar Allahu. Pos kësaj, vështirësitë na kujtojnë gjithherë varësinë tonë ndaj Allahut dhe na bëjnë që ta lusim atë. Vështirësitë për besimtarin në fund të tyre paraqesin diçka të mirë.“Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.” (El-Enfal: 46) Allahu i Plotmëshirshëm gjithashtu thotë se ai me mëshirën e Tij nuk e ngarkon asnjë njeri me diç që ai nuk mund ta bartë. "All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi.” (El-Bekare: 286) Pos kësaj, besimtari e din se Allahu i Plotfuqishëm ka premtuar:“Vërtet, All-llahu është me besimtarët.” (El-Enfal: 19) Kush mundet të të bëj diç, po qe se Allahu i Plotfuqishëm qëndron në anën tënde?“...Vetëm All- llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.” (Ali-Imran: 150) Kështu që, kurrë mos u brengos për atë që mendojnë dhe thonë jomuslimanët, të cilët të rrethojnë lidhur me ty dhe/apo fenë tënde. Allahu thotë: “Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.” (Junus: 65) “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.” (Et-Tevbe: 32)