2. Të gjithë e pranojm dhe e besojm se Ekzistenca jonë në këtë Botë buron nga krijimi i Krijuesit tonë të dashur të quajtur ALLAH. Pra të gjithë e besojm ALLAHUN për Krijues dhe të gjithë themi pa dyshim se në krijimin e krijesave të shumta nuk është pjesmarrës askush pos ALLAHUT. Ne jemi në këtë Botë pa deshirën tonë, jetojm si Njerëz pa dëshirën tonë. Askush nga Ne nuk është pyetur se A dëshiron të lind nga kjo Nënë apo nga Ajo tjetra, në këtë Shtet apo në Atë Shtet, të jetë pjestar i kësaj Race apo i asaj Race, të jetë i këtij Kombi apo i Atij Kombi.
3. Pra jetojmë pa dëshirën tonë, të gjitha këto janë caktim i ALLAHUT, burojnë nga Vullneti dhe Dëshira e Tij e jo nga Ne. Ne e përfaqësojmë Islamin si Musliman, e ndjejmë vetën Musliman dhe dëshmojm se e Dojmë ZOTIN. Qenja jonë Njerëzore përbëhet nga Trupi dhe Shpirti, pasi përbëhet nga këto 2 Përbërje dhe pa dyshim se na rrethojnë edhe 2 gjëra tjera që duhet patjetër të ballafaqohemi me to dhe ti bashkojm në veprim me trupin dhe shpirtin tonë, e Ato janë FEJA DHE KOMBI. Me Fe jemi Musliman ndërsa me Komb jemi Shqiptar. A thua na është imponuar të jemi Shqiptar apo para krijimit dhe lindjes tonë Ne kemi zgjedhur të lindim dhe të jetojm Shqiptar, pa dyshim se jemi Shqiptar pa dëshirën tonë.
4. Ndërsa sa i perket aspektit fetar Islam, Besimi është liri e çdo kujt, pra nuk është nga ana e Zotit imponim që Unë ose Ti të jemi Musliman apo Krishter, secili nga Ne ka të drejt të besoj dhe të adhuroj ashtu si të dojë, po flas nga aspekti i liris së natyrshmërisë që kemi, mirpo sa kemi të drejta legale të autorizuara nga i Madhi ALLAH që të besojm dhe të adhurojm si të dojm?
5. Pa dyshim se jashtë Islamit asnjë nga Ne s'kemi të drejt të dalim, jemi të Urdhëruar të iu nënshtrohemi Islamit, ngase fjala Islam dmth Nënshtrim dhe Dorëzim, kuptohet Nënshtrim ndaj ZOTIT tonë Fuqiplotë. Pasi që kemi pranu me qenë në ISLAM atëherë nga kjo nënkuptojm që Ne quhemi ''të dorëzuar para vullnetit të Zotit". Mirpo kush dëshmon për Ne se jemi të nënshtruar ndaj ALLAHUT, Krijuesit dhe Furnizuesit tonë. Pa dyshim është Zemra, Gjuha dhe Vepra Ato që dëshmojn për Ne se jemi Apo nuk jemi të nënshtruar ndaj ALLAHUT.
6. Pasi e pranuam për Krijues, Furnizues dhe të Dashur ZOTIN tonë të Madhëruar, nëse pyetemi se A e Dojm ZOTIN, pa dyshim përgjigjja do të jetë PO ngase nga Ai është burimi i Jetës tonë. Atëherë me qka po e manifestojm këtë dashuri ndaj Tij, të pyes Vëlla dhe Motër, nëse Unë ty të pajisi me të mira materiale, të gjitha shpenzimet ditore të 24 orëve ti paguaj, në një far forme jam Shërbyesi, Shpërblyesi dhe Furnizuesi yt për çdo nevoj ditore, Atëherë në këmbim të kësaj kërkoj nga Ti që vetëm 5 herë në Ditë nga 5 minuta të më telefonosh dhe të më falënderosh, Pashë Atë ZOT që të ka Kriju, A do të mi kushtosh Ata 25 minuta për Mua për shkak të të Mirave që ti kam bërë, për shkak se ti 23.35 orë ke konsumuar nga shpenzimet e mia, Pa dyshim se përgjigjja është PO, bile edhe më shumë do të ishe mirnjohës/e...!!!
7. Mir pra Vlla dhe Motër i/e Nderuar që nuk e FAL NAMAZIN n'Tok të kujt po EC, me Diellin e kujt po NXEHESH, Ujin e kujt po e PIN, Oksigjenin e kujt po e THITH, me Rrizk [furnizim-ushqim] t'kujt po USHQEHESH, me Hënën e kujt po NDRIQOHESH, me Këmbët e kujt po EC, me Syt e kujt po i SHEH bukurit e llojllojshme dhe mirësi, nevoja dhe begati të panumerta që ti i konsumon dhe shfrytëzon për Ditë, për Rize t'ZOTIT t'kujt janë Këto??? Jane të Atij që e mban Qiellin, A e sheh QIELLIN si rrin lart pa Shtylla, kush e mban, cili Objekt Sot n'BOT rrin lart n'hapsir pa Shtylla, ASNJË, pra Qiellin e mban KRIJUESI Yt, Ai Ty ta bëri KULM, Ai Tokën Ty ta bëri Shtrat që të pushosh, vend që të punosh dhe tokë që nga Ai të ushqehesh.
8. O Musliman, Pash ATË ZOT që Zemrën tënde e mbikqyr, Pash Atë ZOT që kujdeset për Ty kur ti je në Gjum, Pash Atë ZOT që ta zbret Shiun nga Qielli, A NUK MERITON ALLAHU që 25 Minuta nga 24 Orë të ia kushtosh Atij me NAMAZ??? Tregoje sinqeritetin tënd të lutem, sinqeritetin që ta ka mbjell Ai në zemrën tënde, A nuk meriton ky ZOT që për hir të Tij në shenjë Falënderimi ta falësh Namazin. 23.35 orë konsumoj Begatit e Tij, t'lutem për Hir t'ZOTIT 25 minuta nga 5 minuta për çdo Namaz bone Njet të fillosh të ia kushtosh ZOTIT tënd, të iu Përulesh, ta Madhërosh dhe të dëshmosh se Vërtet ti Je Ai Muslimani/ja i/e Vërtet që e DON ZOTIN.
9. Pra bone njet O Vlla dhe Motër për hir të ZOTIT tonë shumë Begatues, nga ky moment të fillosh e ta mësosh faljen e Namazit dhe të fillosh e ta falësh rregullisht. Vallahi kënaqësia më e madhe Shpirtërore që e ndjen Njeriu është në NAMAZ dhe në asnjë gjendje nuk mundesh me iu afru ZOTIT tënd pos se me NAMAZ dhe Vallahi ti me NAMAZ e arrin kënaqësin e ZOTIT dhe pos që bëhesh Mirnjohës/e i/e Begative të kësaj Bote, Ti arrin ta fitosh edhe XHENETIN në Botën tjetër.
10. Pra Falu o MUSLIMAN, Fale Namazin nëse Don që ALLAHU të të Shpërblej Një DITË me SHPËRBLIME DHE BEGATI që ti fare si mendon dhe si ke shijuar kurr. Pra Ngrihu që nga ky moment dhe fillo mësimin e faljes së Namazit...!!! E-dini