SlideShare a Scribd company logo
Televizori
Mjetet e komunikimit masiv përbëjnë pikë kryesore diskutimi dhe shkëmbimi opinionesh. Funksioni i tyre
bashkëkohor është kthyer në formues kryesor të personalitetit të fëmijëve, pasi ushtrojnë rol katalitik
(përfundimtar) në edukimin si dhe zhvillimin e njohurive të tyre.
Herë pas here, dëgjohen zëra kundërshtuesë lidhur me rolin që mediat e shkruara apo pamore ushtrojnë
në informim ose që do duhej të ushtronin në edukimin e fëmijëve. Në përgjithësi zërat që dëgjohen janë
kundër mediave.
Mediat vizuale (pamore), pra, televizioni shumë herë konsiderohet si përcjellës i shembujve negativë, pasi
përmes emisioneve me cilësi të dobët përmbajtjeje përcjellë mesazhe të gabuara. Televizioni i shfaqur
qysh në dekadat e para të shekullit tonë është një mjet teknik, që ka si qëllim kryesor përcjelljen e
tingujve dhe figurave (pamjeve) në distanca të largëta dhe në publik të gjerë.
Televizori gjendet pothuajse në çdo familje shqiptare, madje në shumë prej tyre mund të ketë më shumë
se një. Ky element na bën të kuptojmë se ndikimi i tij është jashtëzakonisht i madh, sa te të rrituri,t po
aq edhe te të vegjëlit, pra, luan rol kyç në formimin dhe zhvillimin e ideologjisë shoqërore. Nuk është
aspak e rastësishme që Mjetet e Komunikimit Masiv përbëjnë pushtetin e katërt.
Ndikimi pozitiv i televizionit:
Është fakt që televizioni zgjeron horizontet e të rriturve dhe kryesisht të fëmijëve. Televizioni ka aftësinë
t’u ofrojë njerëzve në kohë të shpejtë dije dhe lajme të shumëllojshme. Ndjekja e monitoruar e
programeve televizive është në dobi të fëmijëve, nxit imagjinatën e tyre, dhe kur nuk kalon në
ekzagjerim, përbën element pozitiv për formimin e personalitetit të mëvonshëm. Një tjetër veçori e
televizionit është menjëhershmëria që ka me realitetin e përditshëm. Duke ndjekur programe televizive
njerëzit mësojnë gjëra të reja për një botë më të gjerë nga ajo që jetojnë përditë. Fëmijët mësojnë
ngjarje, gjendje, përvoja dhe dukuri të ndryshme.
Televizioni luan rol edukativ (kur përdoret si duhet, si dhe kur ke mundësi përzgjedhjeje), përmes tij të
rriturit dhe fëmijët pasurojnë fjalorin e tyre të përditshëm si dhe mësojnë gjëra të reja, të panjohura më
parë. Disa shkencëtarë janë të mendimit se “televizioni është një nxitës i mirë për të lexuar më
shumë”. Ndërsa ca të tjerë mbështesin krejt të kundërtën, theksojnë se “televizioni tërheq
vëmendjen e fëmijëve, nuk u lë kohë të lirë dhe i shndërron në teleshikuesë patetikë”.
Ndikimi negativ i televizionit:
Televizioni jo rrallëherë është karakterizuar si mjet patetik komunikimi që i shtyn njerëzit të “kullosin
sytë” dhe të mënjanohen nga realiteti.
Në të kundërt, me të rriturin (të paktën këtë dua të besoj), fëmija ndjek televizor pa përdorur aftësi
kritike, thjesht se i pëlqejnë ngjyrat ose personazhi që luan në x film vizatimor… Për të nuk ka shumë
rëndësi përmbajtja cilësore e programit… mjafton ajo që shikon t’i josh syrin… Ndjekja e rregullt e
programeve të tilla, ka të ngjarë ta bëjë fëmijën imitues personazhesh antishoqërorë, të pamoralshëm si
dhe mizorë. Mos harroni, fëmija është thithës i lehtë sjelljesh. E ka të vështirë t’i rezistojë shembujve të
gabuarë, çdo gjë të panjohur do që ta përvetësojë. Sa herë kemi dëgjuar që shumë fëmijë vetëvrasës,
kanë marrë shembuj nga personazhe televizive për të vepruar? Dhjetëra herë…
Drejtorët e emisioneve televizive duhet të jenë më të kujdesshëm në hartimin e programeve,
si dhe në caktimin e orëve të transmetimit të tyre. Si është e mundur që në prime time të
jepen filma me përmbajtje horror (të frikshme)? Ku janë programet edukative për gjuhën,
emisionet kulturore, emisionet me tema shoqërore? Pse nuk pashë një emision që të flasë
për jetën e vështirë të fshatarëve në periferi? A e dini që shumë prej tyre, punojnë si “qeni”,
nga mëngjesi deri në darkë vonë nëpër ara për të fituar bukën e gojës, dhe kur vjen puna,
nuk shesin dot prodhimet e tyre? Kujt iu bë vonë të shikojë Big Brother dhe programe të tilla
mbeturina (trash) që mbledhin llumrat e shoqërisë për të na i paraqitur si çfarë? E dimë që
shqipoja është thashethemexhi dhe i pëlqen të shikojë jetën e tjetrit nga vrima e çelësit, por
mos iu ofrua diçka cilësore dhe nuk pranoi ta shihte? Është turp që në vitin 2013, 70% e
nxënësve shqiptarë nuk di pesë të dhëna historike. Po nuk dite histori, atëherë nuk di se as
kush je. Lere gjuhën shqipe, e kanë qarë me lotë, si me shkrim dhe me gojë. Të vjen për të
qeshur e qarë bashkë kur viziton faqe “poetësh/shkrimtarësh” shqiptarë, mjafton t’i
hedhësh një sy prezantimit të tyre… as emrin e tyre s’dinë të shkruajnë, lanë nam… Janë të
paktë ata që dallojnë, dhe të kënaqet shpirti që t’i lexosh.
DEFORMUESI/SHPËRBËRËSI kryesor i gjuhës shqipe është televizioni, pasi drejtohet nga një
kope analfabetësh/të paditurish, që në dhjetë fjalë, nëntë e gjysëm i thonë gabim. Këto janë
përfundimet kur gazetarët dhe prezantuesit përzgjidhen me kritere reçipetash, gjakësish,
miqësish, bindjesh politike dhe jo në bazë të formimit profesional.
Statistikat më të fundit (në shkallë botërore) kanë treguar se ndjekja e vazhdueshme dhe e pakontrolluar
e programeve televizive ka shkaktuar rritjen e dhunës dhe kriminalitetit fëminor, mungesën e
komunikimit, mënjanimin e individëve nga bota e jashtme, mosveprimin (pasivitetin), hipotoninë
shpirtërore/mendore, ndryshimin e jetës familjare (bashkëbisedimin e zvogëluar, moskujdesjen e
fëmijëve), krijimin e shoqërisë së konsumit dhe shumë probleme shëndetësore (lodhje sysh, depresion,
mbipeshë etj.)./AlbStroka.com/Mendoj se ka ardhur koha të bëjmë “zapping”, si thoni?

More Related Content

What's hot

Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe Sporti
Adri Arapi
 
Ndotja e Ajrit
Ndotja e AjritNdotja e Ajrit
Ndotja e Ajrit
Ervis Leçi
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)CleaInanis24
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
Denis Lezo
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
Eimeraj
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
Megi Braka
 
Bovarizmi
BovarizmiBovarizmi
BovarizmiGersa_a
 
Ndotja e mjedisit
Ndotja e mjedisitNdotja e mjedisit
Ndotja e mjedisitOlsi Sita
 
Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne An An
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Darla Evangjeli
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
Donart Geci
 
Vecimi i shkronjes nga formula
Vecimi i shkronjes nga formulaVecimi i shkronjes nga formula
Vecimi i shkronjes nga formula
Tom Taylor
 
gjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetikegjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetike
Dajana Gjini
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
Klarisa Klara
 
Matematika dhe Mjekesia
Matematika dhe MjekesiaMatematika dhe Mjekesia
Matematika dhe Mjekesia
Mehmet Emiri
 
Evropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaEvropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. Gjeografia
Lili Salca
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
olinuhi
 
Rajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano Jugor
Rajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano JugorRajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano Jugor
Rajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano Jugor
Edward Newgate
 
Mjedisi armela-braka
Mjedisi armela-brakaMjedisi armela-braka
Mjedisi armela-braka
Megi Braka
 
What's hot (20)

Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe Sporti
 
Ndotja e Ajrit
Ndotja e AjritNdotja e Ajrit
Ndotja e Ajrit
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
 
Bovarizmi
BovarizmiBovarizmi
Bovarizmi
 
Ndotja e mjedisit
Ndotja e mjedisitNdotja e mjedisit
Ndotja e mjedisit
 
Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Dheu
DheuDheu
Dheu
 
Vecimi i shkronjes nga formula
Vecimi i shkronjes nga formulaVecimi i shkronjes nga formula
Vecimi i shkronjes nga formula
 
gjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetikegjenet dhe semundjet gjenetike
gjenet dhe semundjet gjenetike
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Matematika dhe Mjekesia
Matematika dhe MjekesiaMatematika dhe Mjekesia
Matematika dhe Mjekesia
 
Evropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaEvropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. Gjeografia
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Rajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano Jugor
Rajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano JugorRajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano Jugor
Rajoni Amerikano Qendror & Rajoni Amerikano Jugor
 
Mjedisi armela-braka
Mjedisi armela-brakaMjedisi armela-braka
Mjedisi armela-braka
 
Similar to Televizori

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
ALB-AID Kukes
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
Детска Амбасада Меѓаши
 
First Children's Embassy in the World
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
ALB-AID Kukes
 
Margjinalizimi
MargjinalizimiMargjinalizimi
Margjinalizimi
#MesueseAurela Elezaj
 
Civilizimi Perballe nje Brezi te Ngujuar
Civilizimi Perballe nje Brezi te NgujuarCivilizimi Perballe nje Brezi te Ngujuar
Civilizimi Perballe nje Brezi te Ngujuar
Menada Petro
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Hysen Doko
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
ALB-AID Kukes
 
Similar to Televizori (11)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
 
Redaktoreasd
RedaktoreasdRedaktoreasd
Redaktoreasd
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
 
my first upload
my first uploadmy first upload
my first upload
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
 
Margjinalizimi
MargjinalizimiMargjinalizimi
Margjinalizimi
 
Civilizimi Perballe nje Brezi te Ngujuar
Civilizimi Perballe nje Brezi te NgujuarCivilizimi Perballe nje Brezi te Ngujuar
Civilizimi Perballe nje Brezi te Ngujuar
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
More from Internet VloraAlb

Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneInternet VloraAlb
 
Ndotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne AziNdotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne Azi
Internet VloraAlb
 
Unicef
UnicefUnicef
Te gjithe njesoj
Te gjithe njesojTe gjithe njesoj
Te gjithe njesoj
Internet VloraAlb
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
Internet VloraAlb
 
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sidesSot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Internet VloraAlb
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
Internet VloraAlb
 
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuarNë shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Internet VloraAlb
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Internet VloraAlb
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
Internet VloraAlb
 
Nderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombitNderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombit
Internet VloraAlb
 
Kultura
KulturaKultura
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Internet VloraAlb
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
Internet VloraAlb
 
Komunikimi
KomunikimiKomunikimi
Komunikimi
Internet VloraAlb
 
More from Internet VloraAlb (20)

Matrica
MatricaMatrica
Matrica
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
 
Ndotja akustike
Ndotja akustike Ndotja akustike
Ndotja akustike
 
Schulsystem in Albanien
Schulsystem in AlbanienSchulsystem in Albanien
Schulsystem in Albanien
 
Ndotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne AziNdotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne Azi
 
Parisi
Parisi Parisi
Parisi
 
Unicef
UnicefUnicef
Unicef
 
Te gjithe njesoj
Te gjithe njesojTe gjithe njesoj
Te gjithe njesoj
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sidesSot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Njeriu
NjeriuNjeriu
Njeriu
 
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuarNë shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
Nderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombitNderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombit
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Komunikimi
KomunikimiKomunikimi
Komunikimi
 
Televizori

  • 1. Televizori Mjetet e komunikimit masiv përbëjnë pikë kryesore diskutimi dhe shkëmbimi opinionesh. Funksioni i tyre bashkëkohor është kthyer në formues kryesor të personalitetit të fëmijëve, pasi ushtrojnë rol katalitik (përfundimtar) në edukimin si dhe zhvillimin e njohurive të tyre. Herë pas here, dëgjohen zëra kundërshtuesë lidhur me rolin që mediat e shkruara apo pamore ushtrojnë në informim ose që do duhej të ushtronin në edukimin e fëmijëve. Në përgjithësi zërat që dëgjohen janë kundër mediave. Mediat vizuale (pamore), pra, televizioni shumë herë konsiderohet si përcjellës i shembujve negativë, pasi përmes emisioneve me cilësi të dobët përmbajtjeje përcjellë mesazhe të gabuara. Televizioni i shfaqur qysh në dekadat e para të shekullit tonë është një mjet teknik, që ka si qëllim kryesor përcjelljen e tingujve dhe figurave (pamjeve) në distanca të largëta dhe në publik të gjerë. Televizori gjendet pothuajse në çdo familje shqiptare, madje në shumë prej tyre mund të ketë më shumë se një. Ky element na bën të kuptojmë se ndikimi i tij është jashtëzakonisht i madh, sa te të rrituri,t po aq edhe te të vegjëlit, pra, luan rol kyç në formimin dhe zhvillimin e ideologjisë shoqërore. Nuk është aspak e rastësishme që Mjetet e Komunikimit Masiv përbëjnë pushtetin e katërt. Ndikimi pozitiv i televizionit: Është fakt që televizioni zgjeron horizontet e të rriturve dhe kryesisht të fëmijëve. Televizioni ka aftësinë t’u ofrojë njerëzve në kohë të shpejtë dije dhe lajme të shumëllojshme. Ndjekja e monitoruar e programeve televizive është në dobi të fëmijëve, nxit imagjinatën e tyre, dhe kur nuk kalon në ekzagjerim, përbën element pozitiv për formimin e personalitetit të mëvonshëm. Një tjetër veçori e televizionit është menjëhershmëria që ka me realitetin e përditshëm. Duke ndjekur programe televizive njerëzit mësojnë gjëra të reja për një botë më të gjerë nga ajo që jetojnë përditë. Fëmijët mësojnë ngjarje, gjendje, përvoja dhe dukuri të ndryshme. Televizioni luan rol edukativ (kur përdoret si duhet, si dhe kur ke mundësi përzgjedhjeje), përmes tij të rriturit dhe fëmijët pasurojnë fjalorin e tyre të përditshëm si dhe mësojnë gjëra të reja, të panjohura më parë. Disa shkencëtarë janë të mendimit se “televizioni është një nxitës i mirë për të lexuar më shumë”. Ndërsa ca të tjerë mbështesin krejt të kundërtën, theksojnë se “televizioni tërheq vëmendjen e fëmijëve, nuk u lë kohë të lirë dhe i shndërron në teleshikuesë patetikë”. Ndikimi negativ i televizionit: Televizioni jo rrallëherë është karakterizuar si mjet patetik komunikimi që i shtyn njerëzit të “kullosin sytë” dhe të mënjanohen nga realiteti.
  • 2. Në të kundërt, me të rriturin (të paktën këtë dua të besoj), fëmija ndjek televizor pa përdorur aftësi kritike, thjesht se i pëlqejnë ngjyrat ose personazhi që luan në x film vizatimor… Për të nuk ka shumë rëndësi përmbajtja cilësore e programit… mjafton ajo që shikon t’i josh syrin… Ndjekja e rregullt e programeve të tilla, ka të ngjarë ta bëjë fëmijën imitues personazhesh antishoqërorë, të pamoralshëm si dhe mizorë. Mos harroni, fëmija është thithës i lehtë sjelljesh. E ka të vështirë t’i rezistojë shembujve të gabuarë, çdo gjë të panjohur do që ta përvetësojë. Sa herë kemi dëgjuar që shumë fëmijë vetëvrasës, kanë marrë shembuj nga personazhe televizive për të vepruar? Dhjetëra herë… Drejtorët e emisioneve televizive duhet të jenë më të kujdesshëm në hartimin e programeve, si dhe në caktimin e orëve të transmetimit të tyre. Si është e mundur që në prime time të jepen filma me përmbajtje horror (të frikshme)? Ku janë programet edukative për gjuhën, emisionet kulturore, emisionet me tema shoqërore? Pse nuk pashë një emision që të flasë për jetën e vështirë të fshatarëve në periferi? A e dini që shumë prej tyre, punojnë si “qeni”, nga mëngjesi deri në darkë vonë nëpër ara për të fituar bukën e gojës, dhe kur vjen puna, nuk shesin dot prodhimet e tyre? Kujt iu bë vonë të shikojë Big Brother dhe programe të tilla mbeturina (trash) që mbledhin llumrat e shoqërisë për të na i paraqitur si çfarë? E dimë që shqipoja është thashethemexhi dhe i pëlqen të shikojë jetën e tjetrit nga vrima e çelësit, por mos iu ofrua diçka cilësore dhe nuk pranoi ta shihte? Është turp që në vitin 2013, 70% e nxënësve shqiptarë nuk di pesë të dhëna historike. Po nuk dite histori, atëherë nuk di se as kush je. Lere gjuhën shqipe, e kanë qarë me lotë, si me shkrim dhe me gojë. Të vjen për të qeshur e qarë bashkë kur viziton faqe “poetësh/shkrimtarësh” shqiptarë, mjafton t’i hedhësh një sy prezantimit të tyre… as emrin e tyre s’dinë të shkruajnë, lanë nam… Janë të paktë ata që dallojnë, dhe të kënaqet shpirti që t’i lexosh. DEFORMUESI/SHPËRBËRËSI kryesor i gjuhës shqipe është televizioni, pasi drejtohet nga një kope analfabetësh/të paditurish, që në dhjetë fjalë, nëntë e gjysëm i thonë gabim. Këto janë përfundimet kur gazetarët dhe prezantuesit përzgjidhen me kritere reçipetash, gjakësish, miqësish, bindjesh politike dhe jo në bazë të formimit profesional. Statistikat më të fundit (në shkallë botërore) kanë treguar se ndjekja e vazhdueshme dhe e pakontrolluar e programeve televizive ka shkaktuar rritjen e dhunës dhe kriminalitetit fëminor, mungesën e komunikimit, mënjanimin e individëve nga bota e jashtme, mosveprimin (pasivitetin), hipotoninë shpirtërore/mendore, ndryshimin e jetës familjare (bashkëbisedimin e zvogëluar, moskujdesjen e fëmijëve), krijimin e shoqërisë së konsumit dhe shumë probleme shëndetësore (lodhje sysh, depresion, mbipeshë etj.)./AlbStroka.com/Mendoj se ka ardhur koha të bëjmë “zapping”, si thoni?