Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Artikulli 2
1. Tema: PENDOHU…
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Kerim thotë: O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu
me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në
xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së
bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e
ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo
send”. (Tahrim:8)
Vërtet Allahu i ka Emrat e Tij të bukur,Ai është Falës,Mëshirëplotë,i
Gjithëmëshirshmi,Mëkatfalësi etj. Të gjithë dijetarët islamë janë të pajtimit se pendimi dhe
braktisja e gjynaheve është një detyrë e fortë islame.Cdo besimtar musliman duhet t’i
drejtohet vetëm Allahut për teube dhe istigfar pasi vetëm Allahu është Ai i cili e pranon
pendimin dhe na fal ne. Ti oj motër e nderuar dhe ti o vëlla i respektuar,a thua vallë kaq e
vështirë është të harxhosh disa minuta nga jeta jote e shkurtër për tu penduar te Zoti yt për të
gjitha gjynahet e tua.Vërtet dyert e qiellit janë të hapura për cdo kënd që i drejtohet Atij.
Ebu Hamza Enes ibn Maliku el Ensarij r.a shërbëtor i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s thotë se
Alejhisselami ka thënë:”Allahu më tepër gëzohet për pendimin e robit sesa që do të gëzohej
ndonjëri prej jush kur ta gjejë devenë e humbur në shkretëtirë,pa ujë dhe fryte.”(Muttefekun
alejh) O ti njeri gjyhnaqar, a nuk mendon se ka ardhur koha që të pendohesh sinqerisht te
Zoti yt për gjynahet e tua,vërtet ato të peshojnë mbi supe e rëndojnë në peshoren e Allahut?
A nuk është mirë që të bëjmë teube dhe të fitojmë kënaqësinë e Mëshirëplotit? Kalojnë
minutat,orët e vitet shkojnë e bashkë me të edhe një pjesë e jetës sonë.Padyshim vdekja
është e fshehtë e nuk mund ta dimë castin tonë të fundit në këtë botë pasi e fshehta është
vetëm tek Allahu. O ti që të janë zbardhur flokët e vitet po të ikin, drejtohu tek Allahu për
pendim ashtu që të gjesh shpëtim në Dunja e Ahiret,pendohu sa vdekja nuk ka arrit. Nga
Ebu Hurejra r.a përcillet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:”Kush pendohet para se të
lind Dielli kah Perëndimi,Allahu do ta falë.” Mos vono o njeri ndale rrjedhën e mëkatëve
dhe gjynaheve të tua e pastrohu prej tyre me teube dhe istigfar.Vetë Pejgamberi s.a.v.s i
drejtohej Allahut me teube shumë shpesh gjatë ditës.Ebu Hurejra thotë se e ka dëgjuar të
Dërguarin e Allahut s.a.v.s se ka thënë:” Pasha Allahun unë i drejtohem me teube dhe
istigfar Allahut për mëshirë dhe falje më tepër se 70 herë në ditë.”
Thotë Allahu në Kur’anin Famëlartë:E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te
Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe
çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra
kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.(Hud:3) Besimtarit nuk i shkon të humbë
shpresën në Mëshirën e pakufijshme të Allahut por të shpresojë e punojë vepra të mira me
qëllim që të fitojë kënaqësinë e Tij. Thotë Allahu në Kur’an:(Jakubi u tha të bijve të vet) “O
bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni
shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allllahun”.(Jusuf:87)
Transmetohet nga Enesi r.a se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s duke
thënë:”Allahu i Madhëruar thotë: O biri i Ademit, deri sa të thirresh në Mua dhe të kërkosh
2. ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar.O biri i Ademit qofshin mëkatet tua deri te
vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty.O biri i Ademit,nëse tek Unë
vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka,pastaj më derjtohesh,duke mos më shoqëruar
asgjë, do të vij Unë ty me falje po aq të mëdha.”
KUSHTET E PENDIMIT
Që pendimi të pranohet tek Allahu i Madhërishëm duhet të plotësojë 3 kushte:
1.Të ndërpritet menjëherë mëkati.
2.Me zemër të pendohet për kryerjen e tij.
3.Të vendosë paluhatshëm që asnjëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat.Nëse mungon njëri
prej këtyre kushteve,atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.
O njeri shqiptojeni sa më shpesh fjalët “Estagfirullahe ue etubu ilejhi”(Kërkoj faljen e
Allahut dhe tek Ai pendohem).
O Allah më fal mua,prindërit e mi e të gjithë besimtarët Ditën e Gjykimit,O Allah na i ndrico
fytyrat dhe zemrat tona me nurin e imanit dhe bashkona të gjithë besimtarët ne Xhennetin
Firdeus. Allahumme Amin!
Përgatiti: Jonida HOXHA, MBA