SlideShare a Scribd company logo
UNIVERSITETI I MITROVICËS ‘’ISA BOLETINI’’
Fakulteti Juridik
Punim Seminarik
Lënda: ‘’Shkrimi Akademik’’
Tema: Esetë
Studenti: Profesorii lëndës:
Bajram Sejdiu Ass. LL.M. Xhemajl Veliqi
Mitrovicë
Dhjetor 2018
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
PËRMBAJTJA
1. HYRJE ____________________________________________________2
2. QËLLIMI __________________________________________________3
3. METODA __________________________________________________3
4. STRUKTURA E ESESË ______________________________________4
4.1 Hyrja e esesë _____________________________________________ 6
4.2 Trungu (zhvillimi) i esesë ___________________________________8
4.3 Përfundimi i esesë (konkluzionet) ____________________________9
5. LLOJET E ESEVE __________________________________________10
5.1 Esetë treguese ___________________________________________10
5.2 Esetë argumentuese ______________________________________ 11
5.3 Esetë përshkruese ________________________________________11
5.4 Esetë shpjeguese _________________________________________12
5.5 Esetë krahasuese _________________________________________12
5.6 Esetë shkak-pasojë _______________________________________ 12
5.7 Esetë kritike ____________________________________________ 13
6. PËRFUNDIM ______________________________________________14
7. LITERATRURA____________________________________________ 15
1
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
HYRJE
Në ditët e sotme të gjithë shkruajmë, por a dimë vërtetë të shkruajmë një ese të mirëfilltë?
Të shkruarit evoluon në disa forma, dhe në kuadër të të shkruarit njëra prej tyre është edhe
eseja. Po që se i shikojmë në këndvështrim të parë esetë janë njëra ndër krijimet e vështira,
por nëqoftëse i përmbahemi rregullave të të shkruarit të një eseje, atëherë shkrimi i sajë do
jetë më i lehët.
Fjala ese rrjedh nga gjuha e vjetër latine ‘’exigere’’, që do të thotë të hulumtosh, ekzaminosh,
të testosh…1.
Formën e esesë e gjejmë te Sokrati, Platoni, Theofrasti, Ciceroni etj. Mishel de Montenji
(Michel de Montaigne) ishte i pari që e përdori këtë term, në vitin 1580. Esetë e tij ishin
meditime të lira mbi qenien njerëzore dhe për përvojën e tij jetësore2.
Pra, arsyeja pse shkruajmë një ese, është për ta trajtua një dilemë, për të analizuar një
pikëpamje, që do të thotë ne përpiqemi ti përgjigjemi një pyetje a dileme, duke u shërbyer me
idetë dhe argumentet që të tjerët i kanë sjellë, por edhe duke inkorporuar edhe mendimet
tona3.
Shkrimi i eseve është një ndër format më të shpeshta të të shkruarit e shkrimeve akademike,
që kanë për bazë faktin dhe jo trillimin. Zakonisht, në një ese ngritët një debat rreth një teme,
dhe ofrohen argumente që e mbështesin apo nuk e mbështesin një qëndrim të caktuar (Bouker
2007)4.
Shkrimi i eseve nga studentët zhvillon shumë shprehi, fjalë, nocione të reja, të cilat i fitojnë
gjatë hulumtimeve dhe zhvillojnë të menduarit e tyre, ku pastaj fitojnë aftësi për të shkruar
më lehtë edhe format e tjera të të shkruarit akademik5.
Në disa vende (p.sh., Shtetet e Bashkuara dhe Kanada), esetë janë bërë pjesë e madhe e
arsimit formal. Nxënësve të mesëm u mësohen formate të strukturuara të eseve për të
përmirësuar shkathtësitë e tyre të shkrimit; esetë e pranimit shpesh përdoren nga universitetet
në përzgjedhjen e aplikantëve, dhe në shkencat humane dhe shoqërore esetë shpesh përdoren
si një mënyrë për të vlerësuar performancën e studentëve gjatë provimeve përfundimtare6.
Esetë tradicionalisht ndahen në ese formale dhe joformale. Esetë formale karakterizohen nga
"qëllimi serioz, dinjiteti, organizimi logjik, gjatësia", ndërsa esetë joformale karakterizohen
1 Uka, Fitim,’’Shkrimi akademik për shkencat sociale dhe shëndetësore’’,Prishtinë 2015,vepër e cituar, fq. 85.
2 Salihu, Salajdn,’’ Eseja’’, vepër e citur, parag. 2.
3 Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 85.
4
Po aty, fq. 85.
5 ‘’Shkathtësit e mësimit akademik’’ .
6 ‘’Ese’’, 2018, vepër e parafrazuar, parag. 3.
2
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
nga "elementi personal (vetë-zbulimi, shijet dhe përvojat individuale, etj.), humor," etj. Esetë
joformale ndryshe mund të emërtohen edhe si ese personale , pasi që në këto ese autori krijon
më shumë intimitet me lexuesit e tij.
Çdo ese duhet t’iu përmbahet rregullit të përgjithshëm të shkrimit akademik, që nënkupton se
eseja duhet të jetë e qartë, e saktë, objektiv, dhe të ketë kronologji të fjalëve.
Esetë në shkrimet akademike zakonisht kanë nga pesë paragrafë, mirëpo kjo varion nga
tematika e esesë dhe mund të ketë me shumë se pesë paragrafë. Megjithatë esetë duhet pasurë
së paku tre paragrafë. Mirëpo krahas asaj se çfarë gjatësie ka, të gjitha esetë kanë tre pjesë
kryesore: hyrjen, trungun (zhvillimin) dhe përfundimin (konkluzionet).
Për nga përmbajtja esetë më të shpeshta janë: esetë treguese, argumentuese, përshkruese
shpjeguese, krahasuese, shkak-pasojë dhe esetë kritike.
2. QËLLIMI
Përmes këtij punimi seminarik, synojmë të elaborojmë më gjerësisht rreth eseve formale, se
cila është mënyra, rrugëtimi i shkrimit të një eseje formale të mirëfilltë. Po ashtu, se cilat janë
etapat e shkrimit të një eseje, që të jetë sa më e lexueshme, logjike dhe lehtë e kuptueshme
nga lexuesi? Do të shpjegojmë strukturimin e eseve, se çfarë përmban një hyrje e esesë, një
trung dhe një përfundim i esesë me qëllim që të shtjellojmë më shumë se si të mbërrijmë më
lehët deri tek shkrimi i eseve dhe të kërkuara nga lexuesit.
Gjithashtu, në ketë punim seminarik, do të shtjellojmë llojet e eseve, klasifikimi i tyre. Cilat
janë dallimet ndërmjet tyre? Cili lloj i esesë është i përshtatshëm për atë se çfarë do
shkruajmë?
3. METODA
Meqense shkrimi i eseve është njëra ndër shkrimet e vështira, atëherë duke u mbështetur tekë
‘’Metoda e analizës’’, do të analizojmë dhe hulumtojmë më shumë rrethë strukturës
përmbajtsore të një eseje të mirëfilltë, po ashtu të llojeve të esesë gjegjësisht klasifikimit të
sajë.
3
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
4. STRUKTURA E ESESË
Lindë pyetja, si duket në të vërtet një strukturë e esesë?
Ndërtimi apo strukturimi me sukses i një ese do të thotë të ndjekësh logjikën e një lexuesi.
Kështu, struktura e esesë është domosdoshmërisht unike për pretendimin kryesor që dëshiron
shkruesi të shprehë rreth hulumtimit, studimit me sukses7.
Eseja është një proces i të shkruarit që duhet t’i përmbahet plotësisht rregullave të të shkruarit
e një shkrimi akademik, që nënkupton se duhet të jetë e qartë, saktë, objektiv dhe formal e po
ashtu duke i’u përmbajtur rregullave drejtshkrimore dhe shenjave të pikësimit.
Esetë në shkrimet akademike kanë zakonisht pesë paragrafë dhe duhet të ketë harmoni mes
paragrafëve8.
Gjatë shkrimit të eseve, pa marrë parasysh gjatësinë apo llojit të esesë së përzgjedhur
paraprakisht, ku përveç rregullave të një shkrimi akademik që i cekem më lart, duhet
përmbajtur patjetër edhe tre pjesëve kryesore të esesë, e që janë: ‘’Hyrja’’, ‘’Trungu’’ dhe
‘’Përfundimi (konkluzionet)’’, fig. 1,2,3.
7 Elizabeth Abrams, for the writing Center at Harvard University Copyright 2000.
8 Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 86.
4
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
Strukturimi i një eseje të mirëfilltë.
Hyrja
Trungu
Përfundimi
(konkluzionet)
Figura 1,2,39.
9 Uka, Fitim, vepër e cituar fq. 88,86,90.
5
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
4.1 Hyrja e esesë
Zakonisht, hyrja e esesë mund të filloj me një pyetje kontradiktore gjë që e rrëmben
vëmendjen e lexuesit dhe e stimulon që të lexoj.
Hyrja në një ese i tregon lexuesit se cila është tema ose fakti mbi të cilin do të shfaqet
opinioni apo rezultatet e hulumtimit të shkruesit. Në shkrimin e esesë, hyrja është pjesa e
vendosur mes titullit dhe pjesës kryesore, ose pjesëve mbështetëse të punimit.
Hyrja ka për qëllim të përmbushë dy funksione të rëndësishme: të paraqesë temën, dhe
funksioni dytësor është të ngjallë interes tek lesuesi.
Paragrafi hyrës i esesë ka dy funksione kryesore: (1) të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe të
stimuloj interesimin e tij për lexim, (2) të prezantoj për lexuesin qëllimin dhe subjektin e
esesë.... Kjo pjesë nuk duhet të zërë më shumë se 5% të hapësirës së përgjithshme të esesë.
Për një hyrje sa më të plotë autorja Bouker (2007) propozon që t’iu përgjigjemi disa apo të
gjitha pyetjeve, si: ‘’Kush, Çfarë, Ku, Kur, Si,dhe/apo Pse10?’’
"Çfarë?" Pyetja e parë që pritet nga një lexues është "çfarë". Çfarë dëshmie tregon se
fenomeni i përshkruar nga teza juaj është i vërtetë? Për t'iu përgjigjur pyetjes ju duhet të
shqyrtoni dëshmitë tuaja, duke demonstruar kështu të vërtetën e pretendimit tuaj.
"Si?" Një lexues do të dëshirojë gjithashtu të dijë nëse pretendimet e tezës janë të vërteta në
të gjitha rastet.
"Pse?" Duke iu përgjigjur pyetjes "pse", eseja juaj shpjegon rëndësinë e saj11.
10Uka, Fitim, vepër e cituar fq. 86.
11 Elizabeth Abrams, vepër e cituar parag. 5,6,7.
6
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
Në kuadër të hyrjes, ekziston hyrja e ashtuquajtur ‘’hinkë’’, që njëkohësisht është edhe hyrja
më e përdorur në të shkruarit e eseve (fig.1).
Për të realizuar një hyrje ‘’hinkë’’ duhet filluar me një formulim të përgjithshëm, që përfshin
të dhëna të përgjithshme rreth temës së esesë dhe pastaj gradualisht ngushtohet deri në
formulimin specifik. Kjo duhet të ndodhë ashtu sikurse lenta e kamerës, që lëviz në drejtim të
një objekti specifik, mirëpo paraprakisht është mundësuar të shihet pjesa e përgjithshme. Pra,
pjesë e hyrjes ‘’hinkë’’ është edhe formulimi specifik dhe ka tre elemente:
1. Paraqet temën specifike të esesë
2. Mund të listojë temat specifike të temës kryesore
3. Mund të tregojë edhe metodën e organizimit të esesë12
Për esenë është rëndësishëm formulimi specifik, pasi informon lexuesin se çfarë e pret.
(Bouker 2007) jep disa këshilla të vlefshme sa i përket formulimit specifik. Sipas saj
formulimi specifik duhet të jetë:
• i qartë
• jo më i gjatë se 2 fjali
• realistik, i rëndësishëm
• të japë përgjigje në pyetjen e esesë apo arsye pse është zgjedhur një linjë e
caktuar argumentimi13.
Figura 1. Hyrja e esesë14
12Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 87.
13Po aty, vepër e cituar, fq. 87,88.
14Po aty, vepër e cituar fq .88.
7
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
4.2 Trungu (zhvillimi) i esesë
Pas hyrjes, kemi trungun e esesë, që mund të jetë një paragraf i vetëm, por varësisht temës
mund të ketë edhe më shumë paragrafë (fig 2). Në përgjithësi trungu i esesë është pjesa ku
përfshin 70 deri 80% të përmbajtjes së përgjithshme të esesë.
Pa shtu, kjo është pjesa kryesore e punës së esesë nga paragraf që përcjellin argumente dhe
janë të lidhur më njëri-tjetrin si nga ana gjuhësore dhe kuptimore po ashtu edhe nga ana e
vijushmërisë, që do të thotë paragrafë të lidhur si në mënyrë logjike ashtu edhe
kronologjike.15
Figura 2. Trungu i esesë16
Kjo është pjesa që duhet paraqitur sa më shumë argumente, fakte dhe shembuj gjë që e
përkrahin idenë tuaj, ku çdo fjali e parë e paragrafit vijues duhet të ketë lidhje kuptimore me
fjalinë e fundit të paragrafit paraprak
Për të shkruar ese të një cilësie më të mirë ka shumë rëndësi që argumentet që vijnë në të, të
jenë sa më origjinale.
15Jashanica Jeton, ‘’Llojet e eseve’’, nëntor 2015, vepër e parafrazuar, parag. 4.
16Uka, Fitim, vepë e cituar, fq. 89.
8
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
Argumenti është arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për te kundërshtuar një mendim a
ide ose provë që paraqitet për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka.
Tek trungu i esesë është e rëndësishme që çdo paragraf të jetë paragraf argumentues dhe
mbështetës për atë pozicion, pikëpamje që ka zgjedh autori.
4.3 Përfundimi i esesë (konkluzionet)
Pjesa e fundit e esesë është përfundimi apo më mirë të themi paragrafi final që është shansi i
fundit që autori mund të bind lexuesin rreth pikëpamjes së tijë nga këndvështrimi i tijë që
është pozicionuar dhe të lërë përshtypje të mirë për vetën tek lexuesit. Kjo pjesë është një
përmbledhje e shkurtër e diskutimeve të paraqitura më parë të asaj për çfarë është shkruar.
Pasi që hyrja e esesë është një e ashtuquajtur ‘’hinkë’’, edhe përfundimi është një hinkë por
në këtë rast e kthyer mbrapsht duke filluar më ritheksimin e temës, pastaj një përmbledhje në
pika të shkurtra e argumenteve deri në formulim të përgjithshëm përmbyllës.(fig. 3). Kjo
pjesë e esesë mund të jetë 5 deri në 10% të esesë, apo 1 deri në 2 paragrafë të cilët pra janë
paragrafët e fundit të një eseje.
Sipas Hogue (2006) këto paragrafë kanë tre qëllime kryesore:
1. Sinjalizojnë fundin e esesë
2. I kujtojnë lexuesit pikat kryesore
3.E lënë lexuesin të ndahet nga eseja me mendimet përfundimtare të autorit në lidhje me
temën17.
17Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 90.
9
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
Mirëpo, vlen të ceket se disa autor e përkrahin mendimin që fundi esesë mund të përdoret
edhe për të dhënë rekomandime, për të propozuar studime apo ese të reja në lidhje më atë
lëmi18.
Figura 3. Perfundimi i esesë
19
5. LLOJET E ESEVE
Meqenëse esetë kanë të gjitha një strukturë të njëjte, për nga përmbajtja ato ndryshojnë në atë
se varësisht për çfarë shkruhen. Pra, esetë dallohen për nga mënyra se si shtjellohet një temë
apo dilemë e caktuar. Andaj mund të themi se esetë më të shpeshtat janë: esetë treguese,
argumentuese, përshkruese shpjeguese, krahasuese, shkak-pasojë dhe esetë kritike.
5.1 Esetë treguese
Esetë treguese janë ato ese në të cilën rrëfehet një histori ose përdoret një histori për të
komunikuar me lexuesin. Nëqoftëse zgjedhim këtë lloj të esesë zakonisht nuk kërkohet
shumë hulumtim pasi që vetë shkruesi bazohet në përvojën e tij të cilën e paraqet përmes
esesë.
Në përgjithësi ky lloj i eseve nuk është edhe aq i frekuentuar kur bëhet fjalë për shkrime
akademike, pasi që ky lloj zakonisht përdoret për të rrëfyer ndonjë përvojë, përshkruar ndonjë
pikëpamje apo ndjenjë personale. Mirëpo edhe pse personale, kjo ese duhet të ju përmbahet
rregullave të shkrimit akademik. Gjuha e përdorur në këtë lloj eseje është gjuhë pasive që do
të thotë përdorimin vetor të vetës ‘’Unë’’, dhe zakonisht tregimi rrëfehet nga këndvështrimi i autorit
që shkruan esenë.20
18Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 90.
19Po aty, vepër e cituar, fq. 90.
20‘’Eseja Treguese’’, 2012, vepër e parafrazuar, parag. 1.
10
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
Disa tema të eseve treguese do të ishin si: ‘’Përvoja juaj me kolegun gjatë praktikës pranë Gjykatës
Kushtetuese të Kosovës’’, ‘’Jeta juaj studentore në konvikt’’,etj.
5.2 Esetë argumentuese
Nga vetë emri që posedojnë esetë argumentuese kuptojmë që ky lloj i eseve përmban
argumente që e mbështesin apo nuk e mbështesin hipotezën e vetë autorit. Këto ese zakonisht
janë prej eseve më të shkruarat dhe më të gjata gjë që kërkojnë hulumtim të një teme po ashtu
përmbledhje e peshime të provave, fakteve që shkruesi ka për qëllim që të bind lexuesin për
qëndrimin që ka zgjedhur për një çështje të caktuar apo të debatueshme. Zakonisht ky lloj i
eses fillon me një ide të autorit që pastaj të vazhdohet duke dhënë argumente mbështetëse
reale për atë temë të zgjedhur paraprakisht.
Esetë argumentuese kanë dallim për nga ato përshkruese për arsye të kohës së kaluar që bëhet
në periudhën e parashkrimit dhe hulumtimit, që do të thotë se esetë argumentuese kërkojnë
më shumë punë në hulumtim, gjetjen dhe vlerësimin e burimeve për nga esetë përshkruese që
kërkojnë më pakë kohë në hulumtim21.
Për shkrimin e këtyre eseve mund të mblidhen të dhëna nga të tjerët dhe duke përdoruar ato
të dhëna apo hulumtime ti paraqes argumentet e tijë.
...Një ese e mirë argumentuar ka tre kualitete specifike:
• Saktësi në argument dhe përdorim të termeve
• Mbështetje të fuqishme në prova
• Qartësi dhe saktësi në prozë22.
Një temë e esesë argumentuese do të dukej kështu: ‘’ Përse normat jokushtëzuese janë më të
rëndësishme se ato kushtëzuese?’’
5.3 Esetë përshkruese
Esetë përshkruese janë më të shkurtra dhe për nga hulumtimi kërkohet më pakë kohë. Përmes
kësaj eseje autori dëshiron që nga këndvështrimi i tijë t’i paraqet pikëpamjet e tijë apo i
përshkruan lexuesit një objekt, një vend ose një person ashtu siç janë. Po ashtu përmes këtij
lloji të eseve, autori përshkruan apo pikturon me fjalë një skenë se si ndodh një fenomen ose
ngjare duke dhënë sqarime.
Për shembull: ‘’Përshkruaj rezultatet e hulumtimit tuaj të fundit!’’
21Uka, Fitim, vepwr e parafrazuar, fq. 92
22Po aty, vepër e cituar, fq. 92.
11
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
5.4 Esetë shpjeguese
Tekë këto lloje të eseve zakonisht qëllim parësor është të parqet, sqaroj, shpjegoj, informoj,
apo edhe interpretoj një temë, ngjarje apo situatë. Mirëpo është e rëndësishme që gjatë
shkrimit të kësaj eseje t’i qëndrojmë besnik stilit ‘’shpjegues’’, dhe autori të interpretoj
shkrimin nga këndvështrimi i tij, pikëpamja e tijë duke mbetë neutral ndaj temës të caktuar.23
Eseja shpjeguese shpesh merrë formën e një eseje ‘’shkaku dhe efekti (pasoja)’’, një ese
përkufizimi, një ese ‘’si dhe pse’’, ose një ese krahasimi / kontrasti..24. Për shembull:
‘’Shpjego përse rëndohet trafiku gjatë sezonës verore në Kosovë?’’
5.5 Esetë krahasuese
Eseja krahasuese për nga natyra e sajë është ai lloj i esesë që paraqet duke sqaruar dallimet
apo për afërsitë e dy apo edhe më shumë mendimeve, ideve gjërave apo artikujve, etj.
Ky lloj i esesë zakonisht tenton që t’u ofroj mbështetje dy e më shumë koncepteve në fjalë, se
cilët nga librat, autorët, rezultatet, argumentet, artikujt, etj., duke shpërfaqë dallimet, të mirat
apo dobësitë që kanë ndërmjet vete. Mirëpo, që të fillohet për shkrimin e esesë krahasuese
duhet që paraprakisht të analizohen ato koncepte të ndryshme në fjalë, duke dhënë sqarime në
bazë të fakteve relevante. Për shembull: ‘’Krahaso qytetin dhe fshatin!’’
5.6 Esetë shkak-pasojë
Esenca e eseve shkak-pasojë është që të shpjegojnë ‘’pse dhe si’’ të disa ngjarjeve pse
ndodhin, shkaku dhe si ndodhin duke ju referuar edhe pyetjes ‘’ çfarë i shkakton’’ ato ngjarje,
duke bërë studimin e ndërmjet atyre faktorëve apo fenomeneve të caktuara25.
Nganjëherë autori mundë të studioj dhe sqaroj vetëm shkaqet e një dukurie duke shpjeguar
pse ndodhë një dukuri e atillë apo të studioj dhe sqaroj vetëm pasojat e asaj dukurie në fjalë
duke u referuar paraprakisht në atë se në të vërtet veç ka ndodhur apo është paraqitur dukuria.
Për shembull një temë e eses shkak-pasoj do të ishte, ‘’Cilat janë shkaqet dhe pasojat e efektit
serë’’, apo një temë e një eseje shkaku, ‘’Cilat janë shkaqet që qojnë deri tek aksidentet
rrugore’’, ndërsa një ese për pasojat, ‘’Cilat janë pasojat e të qëndruarit gjatë në telefon’’
23‘’ How To Write An Explanatory Essay’’, 2017, vepëre parafrazuar, parag. 2.
24 Inez , Susan M., ‘’2 Explanatory Essay Examples That Make the Grade’’, 2017, vepër e parafrauar, parag.
3.
25Uka,Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 94.
12
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
5.7 Esetë kritike
Fjala ‘’kritikë’’ ka dy kuptime, pozitive dhe negative ku në këto ese autori në disa raste
pajtohet ose nuk pajtohet me temën apo ndonjë artikull të caktuar duke përkrahur apo duke
kundërshtuar qëndrimin apo mendimin e autorit tjetër.
Megjithatë, ‘’kritike’’ nuk do të thotë që të gjykohet puna e të tjerëve, por do të thotë mendim
tjetër dallues rreth atij kontesti26. Zakonisht autori ato pretendime tjera apo kundërthënëse të
tezës në fjalë i parashtron në fillim të esesë dhe pastaj shprehë mendimin e tijë. Mirëpo,
paraprakisht gjatë shkrimit të kësaj eseje, duhet që së pari të bëhet një analizë e mirëfilltë nga
ana e autorit dhe të kuptohet në tërësi tema, përmbajtja, apo puna e të tjerëve pastaj të paraqes
mbështetjen ose jo të autorit tjetër.
Edhe pse nëqoftëse autori bie në kontradiktë me ndonjë shkrim, temë, apo artikull të caktuar,
autori duhet që konkluzionet, pretendimet apo vlerësimet e tijë kontradiktore të kenë
mbështetje argumentuese. Për shembull, ‘’Çka mendoni për arsimin publik universitar të
Kosovës?’’.
26Valdes, Olivia, ‘’ Characteristics of a Critical Essay’’, 2018, vepër e parafrazuar, parag . 4.
13
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
6. PËRFUNDIM
Deri tani u njohëm me procesin e të shkruarit të një eseje dhe po që se i përmbahemi këtyre
rregullave që shtjelluam më lartë atëherë shkrimi i një eseje nuk do të jetë i vështir dhe
padyshim do të jetë një ese e lexuar dhe e kërkuar tek lexuesit.
Një ese mirëfilltë duhet gjithmonë që ti përmbahet rregullave të të shkruarit e shkrimeve
akademike dhe të jetë reale padyshim.
Pasi që veç keni shkruar një ese atëherë është e rëndësishme që paraprakisht te rishikohet
edhe një herë nga ana juaj përpara se ju ta publikoni atë dhe ta marrë në dorë lexuesi. Po
ashtu gjatë kontrollimit të esesë, është e arsyeshme të shikoni edhe njëherë strukturimin e sajë
pasi që është shumë e rëndësishme, gjithashtu të shikoni nëse përkon me atë se ju veçse keni
dashur të thoni.
Është mirë, që shkrimin tuaj të kontrolloni edhe njëherë se mos rastësisht ka përsëritje të
informacionit tek paragrafët, fraza që nuk janë në dobi të esesë, fjalë apo fjali që tingëllojnë
gabim apo janë dy kuptimore ose fjalë, fjali që mund të zëvendësohen me fjalë më të mira
dhe adekuate për të shprehur idetë tuaja, dhe nëse po, atëherë korrigjoni ato duke larguar,
zëvendësuar apo plotësuar me fjalë të tjera nëqoftëse mendoni se janë në dobi të esesë tuaj,
dhe padyshim në kuadër të kësaj kontrolloni po ashtu shenjat e pikësimit se a përkojnë me
fjalitë.
Çdo herë që shkruani një ese, në fund fare parësore është që ju ta lexoni të parët atë që
shkruat, referohuni në atë se si do të reagoj ajo tek lexuesit, me çfarë mendimi do të ndahen
nga eseja juaj dhe po që se mendoni se do ja dilni të mbërtheni mendjen dhe të lini një
mendim tuajin tek ata, atëherë ju keni arritur të jeni shkrues i një eseje të suksesshme.
14
ESETË SHKRIMI AKADEMIK
*******************************************************************************************************
7. LITERATRURA
Uka, Fitim:’’Shkrimi akademik për shkencat sociale dhe shëndetësore’’, Prishtinë 2015.
Salihu, Salajdin:’’ Eseja’’.
(http://eseistika-shqiptare.blogspot.com/2008/01/eseja.html)
Ruzhdi, Sefa: ‘’Shkathtësi komunikimi inxhinerik’’.
(https://fiek.uni-pr.edu/getattachment/Shpallje/Departament01/Bachelor/Viti-
I/Shkathtesi-Komunikuese/Literatura/Eset-(6).pdf.aspx)
‘’Ese dhe projekte për student’’.
(https://web.facebook.com/ese.dhe.projekte/posts/shkrim-akademik-eseja-eseja-eshte-nje-
lloj-shkrimi-i-shkurter-qe-ka-ne-baze-fakt/1872354719708831/?_rdc=1&_rdr)
Elizabeth Abrams: ‘’Essay structure’’, Harvard University, Year 2000.
(https://writingcenter.fas.harvard.edu/pages/essay-structure)
Musai Bardhyl: ‘Si të shkruajmë ese, CDE, Tiranë, 2004.
(https://www.forumishqiptar.com/threads/129937-Si-t%C3%AB-shkruajm%C3%AB-ese)
‘’Eseja Treguese’’, 2012.
(https://www.slideshare.net/Menaxherat/ab-ligj7)
Pat, Bellanca: ‘’Ending the Essay’’, Harvard University, Year 1998.
(https://writingcenter.fas.harvard.edu/pages/ending-essay-conclusions)
Johan, Zhang: ‘’College Essays, Essay Breakdowns’’, September 2015.
(https://blog.collegevine.com/how-to-write-the-university-of-chicago-supplement-essays-for-
2015-16/)
Starr, Linda: ‘’ How to Write A Five Paragraph Essay’’, Education World, 2017.
(https://www.educationworld.com/a_curr/profdev/profdev109.shtml)
‘’ How To Write An Explanatory Essay’’, 2017.
(https://essaypro.com/blog/explanatory-essay/)
Inez ,Susan M.:’’2 Explanatory Essay Examples That Make the Grade’’,2017.
(https://www.kibin.com/essay-writing-blog/2-explanatory-essay-examples/)
Valdes, Olivia: ‘’ Characteristics of a Critical Essay’’, 2018.
(https://www.thoughtco.com/what-is-critical-essay-1689943)
15

More Related Content

What's hot

Procesi i te shkruarit
Procesi i te shkruaritProcesi i te shkruarit
Procesi i te shkruarit
Menaxherat
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Valmir Nuredini
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
#MesueseAurela Elezaj
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
Genti Mustafaj
 
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Luljeta
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
Xhesika Merko
 
Citimi dhe Shenimet
Citimi dhe ShenimetCitimi dhe Shenimet
Citimi dhe Shenimet
Menaxherat
 
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTERMANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
#MesueseAurela Elezaj
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
the blue bee
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
Anesti çobani
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
BlerinaMuobega
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimit
Menaxherat
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
fatonbajrami1
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
shkumbin muzlijaj
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
#MesueseAurela Elezaj
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
nonavet
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
ArdiPerla
 

What's hot (20)

Procesi i te shkruarit
Procesi i te shkruaritProcesi i te shkruarit
Procesi i te shkruarit
 
Ajri
AjriAjri
Ajri
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
Shkrimi Akademik Dhe Prezantimi[1][1]
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
 
Citimi dhe Shenimet
Citimi dhe ShenimetCitimi dhe Shenimet
Citimi dhe Shenimet
 
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTERMANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
MANUAL PËR PUNIMIN E DIPLOMËS MASTER
 
Firma
FirmaFirma
Firma
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Llojet e shkrimit
Llojet e shkrimitLlojet e shkrimit
Llojet e shkrimit
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 

Similar to Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Shkak-pasoj,) prof. Xhemajl Veliqi

Shkrimi reflektiv
Shkrimi reflektivShkrimi reflektiv
Shkrimi reflektiv
Menaxherat
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
ZuhdiHajzeri
 
Si te shkruajm artikull shkencor
Si te shkruajm artikull shkencorSi te shkruajm artikull shkencor
Si te shkruajm artikull shkencor
AnitaKrasniqi4
 
Prezantim 1 MSc Behrije Ramaj
Prezantim 1 MSc Behrije RamajPrezantim 1 MSc Behrije Ramaj
Prezantim 1 MSc Behrije Ramaj
Valdet Shala
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Refik Mustafa
 
Qysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarikQysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarikeduardii
 
Qysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarikQysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarikeduardii
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
ZuhdiHajzeri
 
Eseja treguese
Eseja tregueseEseja treguese
Eseja treguese
Menaxherat
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
Valbona Imeraj
 

Similar to Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Shkak-pasoj,) prof. Xhemajl Veliqi (10)

Shkrimi reflektiv
Shkrimi reflektivShkrimi reflektiv
Shkrimi reflektiv
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
 
Si te shkruajm artikull shkencor
Si te shkruajm artikull shkencorSi te shkruajm artikull shkencor
Si te shkruajm artikull shkencor
 
Prezantim 1 MSc Behrije Ramaj
Prezantim 1 MSc Behrije RamajPrezantim 1 MSc Behrije Ramaj
Prezantim 1 MSc Behrije Ramaj
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 
Qysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarikQysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarik
 
Qysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarikQysh me pregadite nje punim seminarik
Qysh me pregadite nje punim seminarik
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
 
Eseja treguese
Eseja tregueseEseja treguese
Eseja treguese
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
 

Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Shkak-pasoj,) prof. Xhemajl Veliqi

  • 1. UNIVERSITETI I MITROVICËS ‘’ISA BOLETINI’’ Fakulteti Juridik Punim Seminarik Lënda: ‘’Shkrimi Akademik’’ Tema: Esetë Studenti: Profesorii lëndës: Bajram Sejdiu Ass. LL.M. Xhemajl Veliqi Mitrovicë Dhjetor 2018
  • 2. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* PËRMBAJTJA 1. HYRJE ____________________________________________________2 2. QËLLIMI __________________________________________________3 3. METODA __________________________________________________3 4. STRUKTURA E ESESË ______________________________________4 4.1 Hyrja e esesë _____________________________________________ 6 4.2 Trungu (zhvillimi) i esesë ___________________________________8 4.3 Përfundimi i esesë (konkluzionet) ____________________________9 5. LLOJET E ESEVE __________________________________________10 5.1 Esetë treguese ___________________________________________10 5.2 Esetë argumentuese ______________________________________ 11 5.3 Esetë përshkruese ________________________________________11 5.4 Esetë shpjeguese _________________________________________12 5.5 Esetë krahasuese _________________________________________12 5.6 Esetë shkak-pasojë _______________________________________ 12 5.7 Esetë kritike ____________________________________________ 13 6. PËRFUNDIM ______________________________________________14 7. LITERATRURA____________________________________________ 15 1
  • 3. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* HYRJE Në ditët e sotme të gjithë shkruajmë, por a dimë vërtetë të shkruajmë një ese të mirëfilltë? Të shkruarit evoluon në disa forma, dhe në kuadër të të shkruarit njëra prej tyre është edhe eseja. Po që se i shikojmë në këndvështrim të parë esetë janë njëra ndër krijimet e vështira, por nëqoftëse i përmbahemi rregullave të të shkruarit të një eseje, atëherë shkrimi i sajë do jetë më i lehët. Fjala ese rrjedh nga gjuha e vjetër latine ‘’exigere’’, që do të thotë të hulumtosh, ekzaminosh, të testosh…1. Formën e esesë e gjejmë te Sokrati, Platoni, Theofrasti, Ciceroni etj. Mishel de Montenji (Michel de Montaigne) ishte i pari që e përdori këtë term, në vitin 1580. Esetë e tij ishin meditime të lira mbi qenien njerëzore dhe për përvojën e tij jetësore2. Pra, arsyeja pse shkruajmë një ese, është për ta trajtua një dilemë, për të analizuar një pikëpamje, që do të thotë ne përpiqemi ti përgjigjemi një pyetje a dileme, duke u shërbyer me idetë dhe argumentet që të tjerët i kanë sjellë, por edhe duke inkorporuar edhe mendimet tona3. Shkrimi i eseve është një ndër format më të shpeshta të të shkruarit e shkrimeve akademike, që kanë për bazë faktin dhe jo trillimin. Zakonisht, në një ese ngritët një debat rreth një teme, dhe ofrohen argumente që e mbështesin apo nuk e mbështesin një qëndrim të caktuar (Bouker 2007)4. Shkrimi i eseve nga studentët zhvillon shumë shprehi, fjalë, nocione të reja, të cilat i fitojnë gjatë hulumtimeve dhe zhvillojnë të menduarit e tyre, ku pastaj fitojnë aftësi për të shkruar më lehtë edhe format e tjera të të shkruarit akademik5. Në disa vende (p.sh., Shtetet e Bashkuara dhe Kanada), esetë janë bërë pjesë e madhe e arsimit formal. Nxënësve të mesëm u mësohen formate të strukturuara të eseve për të përmirësuar shkathtësitë e tyre të shkrimit; esetë e pranimit shpesh përdoren nga universitetet në përzgjedhjen e aplikantëve, dhe në shkencat humane dhe shoqërore esetë shpesh përdoren si një mënyrë për të vlerësuar performancën e studentëve gjatë provimeve përfundimtare6. Esetë tradicionalisht ndahen në ese formale dhe joformale. Esetë formale karakterizohen nga "qëllimi serioz, dinjiteti, organizimi logjik, gjatësia", ndërsa esetë joformale karakterizohen 1 Uka, Fitim,’’Shkrimi akademik për shkencat sociale dhe shëndetësore’’,Prishtinë 2015,vepër e cituar, fq. 85. 2 Salihu, Salajdn,’’ Eseja’’, vepër e citur, parag. 2. 3 Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 85. 4 Po aty, fq. 85. 5 ‘’Shkathtësit e mësimit akademik’’ . 6 ‘’Ese’’, 2018, vepër e parafrazuar, parag. 3. 2
  • 4. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* nga "elementi personal (vetë-zbulimi, shijet dhe përvojat individuale, etj.), humor," etj. Esetë joformale ndryshe mund të emërtohen edhe si ese personale , pasi që në këto ese autori krijon më shumë intimitet me lexuesit e tij. Çdo ese duhet t’iu përmbahet rregullit të përgjithshëm të shkrimit akademik, që nënkupton se eseja duhet të jetë e qartë, e saktë, objektiv, dhe të ketë kronologji të fjalëve. Esetë në shkrimet akademike zakonisht kanë nga pesë paragrafë, mirëpo kjo varion nga tematika e esesë dhe mund të ketë me shumë se pesë paragrafë. Megjithatë esetë duhet pasurë së paku tre paragrafë. Mirëpo krahas asaj se çfarë gjatësie ka, të gjitha esetë kanë tre pjesë kryesore: hyrjen, trungun (zhvillimin) dhe përfundimin (konkluzionet). Për nga përmbajtja esetë më të shpeshta janë: esetë treguese, argumentuese, përshkruese shpjeguese, krahasuese, shkak-pasojë dhe esetë kritike. 2. QËLLIMI Përmes këtij punimi seminarik, synojmë të elaborojmë më gjerësisht rreth eseve formale, se cila është mënyra, rrugëtimi i shkrimit të një eseje formale të mirëfilltë. Po ashtu, se cilat janë etapat e shkrimit të një eseje, që të jetë sa më e lexueshme, logjike dhe lehtë e kuptueshme nga lexuesi? Do të shpjegojmë strukturimin e eseve, se çfarë përmban një hyrje e esesë, një trung dhe një përfundim i esesë me qëllim që të shtjellojmë më shumë se si të mbërrijmë më lehët deri tek shkrimi i eseve dhe të kërkuara nga lexuesit. Gjithashtu, në ketë punim seminarik, do të shtjellojmë llojet e eseve, klasifikimi i tyre. Cilat janë dallimet ndërmjet tyre? Cili lloj i esesë është i përshtatshëm për atë se çfarë do shkruajmë? 3. METODA Meqense shkrimi i eseve është njëra ndër shkrimet e vështira, atëherë duke u mbështetur tekë ‘’Metoda e analizës’’, do të analizojmë dhe hulumtojmë më shumë rrethë strukturës përmbajtsore të një eseje të mirëfilltë, po ashtu të llojeve të esesë gjegjësisht klasifikimit të sajë. 3
  • 5. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 4. STRUKTURA E ESESË Lindë pyetja, si duket në të vërtet një strukturë e esesë? Ndërtimi apo strukturimi me sukses i një ese do të thotë të ndjekësh logjikën e një lexuesi. Kështu, struktura e esesë është domosdoshmërisht unike për pretendimin kryesor që dëshiron shkruesi të shprehë rreth hulumtimit, studimit me sukses7. Eseja është një proces i të shkruarit që duhet t’i përmbahet plotësisht rregullave të të shkruarit e një shkrimi akademik, që nënkupton se duhet të jetë e qartë, saktë, objektiv dhe formal e po ashtu duke i’u përmbajtur rregullave drejtshkrimore dhe shenjave të pikësimit. Esetë në shkrimet akademike kanë zakonisht pesë paragrafë dhe duhet të ketë harmoni mes paragrafëve8. Gjatë shkrimit të eseve, pa marrë parasysh gjatësinë apo llojit të esesë së përzgjedhur paraprakisht, ku përveç rregullave të një shkrimi akademik që i cekem më lart, duhet përmbajtur patjetër edhe tre pjesëve kryesore të esesë, e që janë: ‘’Hyrja’’, ‘’Trungu’’ dhe ‘’Përfundimi (konkluzionet)’’, fig. 1,2,3. 7 Elizabeth Abrams, for the writing Center at Harvard University Copyright 2000. 8 Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 86. 4
  • 6. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* Strukturimi i një eseje të mirëfilltë. Hyrja Trungu Përfundimi (konkluzionet) Figura 1,2,39. 9 Uka, Fitim, vepër e cituar fq. 88,86,90. 5
  • 7. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 4.1 Hyrja e esesë Zakonisht, hyrja e esesë mund të filloj me një pyetje kontradiktore gjë që e rrëmben vëmendjen e lexuesit dhe e stimulon që të lexoj. Hyrja në një ese i tregon lexuesit se cila është tema ose fakti mbi të cilin do të shfaqet opinioni apo rezultatet e hulumtimit të shkruesit. Në shkrimin e esesë, hyrja është pjesa e vendosur mes titullit dhe pjesës kryesore, ose pjesëve mbështetëse të punimit. Hyrja ka për qëllim të përmbushë dy funksione të rëndësishme: të paraqesë temën, dhe funksioni dytësor është të ngjallë interes tek lesuesi. Paragrafi hyrës i esesë ka dy funksione kryesore: (1) të tërheqë vëmendjen e lexuesit dhe të stimuloj interesimin e tij për lexim, (2) të prezantoj për lexuesin qëllimin dhe subjektin e esesë.... Kjo pjesë nuk duhet të zërë më shumë se 5% të hapësirës së përgjithshme të esesë. Për një hyrje sa më të plotë autorja Bouker (2007) propozon që t’iu përgjigjemi disa apo të gjitha pyetjeve, si: ‘’Kush, Çfarë, Ku, Kur, Si,dhe/apo Pse10?’’ "Çfarë?" Pyetja e parë që pritet nga një lexues është "çfarë". Çfarë dëshmie tregon se fenomeni i përshkruar nga teza juaj është i vërtetë? Për t'iu përgjigjur pyetjes ju duhet të shqyrtoni dëshmitë tuaja, duke demonstruar kështu të vërtetën e pretendimit tuaj. "Si?" Një lexues do të dëshirojë gjithashtu të dijë nëse pretendimet e tezës janë të vërteta në të gjitha rastet. "Pse?" Duke iu përgjigjur pyetjes "pse", eseja juaj shpjegon rëndësinë e saj11. 10Uka, Fitim, vepër e cituar fq. 86. 11 Elizabeth Abrams, vepër e cituar parag. 5,6,7. 6
  • 8. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* Në kuadër të hyrjes, ekziston hyrja e ashtuquajtur ‘’hinkë’’, që njëkohësisht është edhe hyrja më e përdorur në të shkruarit e eseve (fig.1). Për të realizuar një hyrje ‘’hinkë’’ duhet filluar me një formulim të përgjithshëm, që përfshin të dhëna të përgjithshme rreth temës së esesë dhe pastaj gradualisht ngushtohet deri në formulimin specifik. Kjo duhet të ndodhë ashtu sikurse lenta e kamerës, që lëviz në drejtim të një objekti specifik, mirëpo paraprakisht është mundësuar të shihet pjesa e përgjithshme. Pra, pjesë e hyrjes ‘’hinkë’’ është edhe formulimi specifik dhe ka tre elemente: 1. Paraqet temën specifike të esesë 2. Mund të listojë temat specifike të temës kryesore 3. Mund të tregojë edhe metodën e organizimit të esesë12 Për esenë është rëndësishëm formulimi specifik, pasi informon lexuesin se çfarë e pret. (Bouker 2007) jep disa këshilla të vlefshme sa i përket formulimit specifik. Sipas saj formulimi specifik duhet të jetë: • i qartë • jo më i gjatë se 2 fjali • realistik, i rëndësishëm • të japë përgjigje në pyetjen e esesë apo arsye pse është zgjedhur një linjë e caktuar argumentimi13. Figura 1. Hyrja e esesë14 12Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 87. 13Po aty, vepër e cituar, fq. 87,88. 14Po aty, vepër e cituar fq .88. 7
  • 9. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 4.2 Trungu (zhvillimi) i esesë Pas hyrjes, kemi trungun e esesë, që mund të jetë një paragraf i vetëm, por varësisht temës mund të ketë edhe më shumë paragrafë (fig 2). Në përgjithësi trungu i esesë është pjesa ku përfshin 70 deri 80% të përmbajtjes së përgjithshme të esesë. Pa shtu, kjo është pjesa kryesore e punës së esesë nga paragraf që përcjellin argumente dhe janë të lidhur më njëri-tjetrin si nga ana gjuhësore dhe kuptimore po ashtu edhe nga ana e vijushmërisë, që do të thotë paragrafë të lidhur si në mënyrë logjike ashtu edhe kronologjike.15 Figura 2. Trungu i esesë16 Kjo është pjesa që duhet paraqitur sa më shumë argumente, fakte dhe shembuj gjë që e përkrahin idenë tuaj, ku çdo fjali e parë e paragrafit vijues duhet të ketë lidhje kuptimore me fjalinë e fundit të paragrafit paraprak Për të shkruar ese të një cilësie më të mirë ka shumë rëndësi që argumentet që vijnë në të, të jenë sa më origjinale. 15Jashanica Jeton, ‘’Llojet e eseve’’, nëntor 2015, vepër e parafrazuar, parag. 4. 16Uka, Fitim, vepë e cituar, fq. 89. 8
  • 10. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* Argumenti është arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për te kundërshtuar një mendim a ide ose provë që paraqitet për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka. Tek trungu i esesë është e rëndësishme që çdo paragraf të jetë paragraf argumentues dhe mbështetës për atë pozicion, pikëpamje që ka zgjedh autori. 4.3 Përfundimi i esesë (konkluzionet) Pjesa e fundit e esesë është përfundimi apo më mirë të themi paragrafi final që është shansi i fundit që autori mund të bind lexuesin rreth pikëpamjes së tijë nga këndvështrimi i tijë që është pozicionuar dhe të lërë përshtypje të mirë për vetën tek lexuesit. Kjo pjesë është një përmbledhje e shkurtër e diskutimeve të paraqitura më parë të asaj për çfarë është shkruar. Pasi që hyrja e esesë është një e ashtuquajtur ‘’hinkë’’, edhe përfundimi është një hinkë por në këtë rast e kthyer mbrapsht duke filluar më ritheksimin e temës, pastaj një përmbledhje në pika të shkurtra e argumenteve deri në formulim të përgjithshëm përmbyllës.(fig. 3). Kjo pjesë e esesë mund të jetë 5 deri në 10% të esesë, apo 1 deri në 2 paragrafë të cilët pra janë paragrafët e fundit të një eseje. Sipas Hogue (2006) këto paragrafë kanë tre qëllime kryesore: 1. Sinjalizojnë fundin e esesë 2. I kujtojnë lexuesit pikat kryesore 3.E lënë lexuesin të ndahet nga eseja me mendimet përfundimtare të autorit në lidhje me temën17. 17Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 90. 9
  • 11. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* Mirëpo, vlen të ceket se disa autor e përkrahin mendimin që fundi esesë mund të përdoret edhe për të dhënë rekomandime, për të propozuar studime apo ese të reja në lidhje më atë lëmi18. Figura 3. Perfundimi i esesë 19 5. LLOJET E ESEVE Meqenëse esetë kanë të gjitha një strukturë të njëjte, për nga përmbajtja ato ndryshojnë në atë se varësisht për çfarë shkruhen. Pra, esetë dallohen për nga mënyra se si shtjellohet një temë apo dilemë e caktuar. Andaj mund të themi se esetë më të shpeshtat janë: esetë treguese, argumentuese, përshkruese shpjeguese, krahasuese, shkak-pasojë dhe esetë kritike. 5.1 Esetë treguese Esetë treguese janë ato ese në të cilën rrëfehet një histori ose përdoret një histori për të komunikuar me lexuesin. Nëqoftëse zgjedhim këtë lloj të esesë zakonisht nuk kërkohet shumë hulumtim pasi që vetë shkruesi bazohet në përvojën e tij të cilën e paraqet përmes esesë. Në përgjithësi ky lloj i eseve nuk është edhe aq i frekuentuar kur bëhet fjalë për shkrime akademike, pasi që ky lloj zakonisht përdoret për të rrëfyer ndonjë përvojë, përshkruar ndonjë pikëpamje apo ndjenjë personale. Mirëpo edhe pse personale, kjo ese duhet të ju përmbahet rregullave të shkrimit akademik. Gjuha e përdorur në këtë lloj eseje është gjuhë pasive që do të thotë përdorimin vetor të vetës ‘’Unë’’, dhe zakonisht tregimi rrëfehet nga këndvështrimi i autorit që shkruan esenë.20 18Uka, Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 90. 19Po aty, vepër e cituar, fq. 90. 20‘’Eseja Treguese’’, 2012, vepër e parafrazuar, parag. 1. 10
  • 12. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* Disa tema të eseve treguese do të ishin si: ‘’Përvoja juaj me kolegun gjatë praktikës pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës’’, ‘’Jeta juaj studentore në konvikt’’,etj. 5.2 Esetë argumentuese Nga vetë emri që posedojnë esetë argumentuese kuptojmë që ky lloj i eseve përmban argumente që e mbështesin apo nuk e mbështesin hipotezën e vetë autorit. Këto ese zakonisht janë prej eseve më të shkruarat dhe më të gjata gjë që kërkojnë hulumtim të një teme po ashtu përmbledhje e peshime të provave, fakteve që shkruesi ka për qëllim që të bind lexuesin për qëndrimin që ka zgjedhur për një çështje të caktuar apo të debatueshme. Zakonisht ky lloj i eses fillon me një ide të autorit që pastaj të vazhdohet duke dhënë argumente mbështetëse reale për atë temë të zgjedhur paraprakisht. Esetë argumentuese kanë dallim për nga ato përshkruese për arsye të kohës së kaluar që bëhet në periudhën e parashkrimit dhe hulumtimit, që do të thotë se esetë argumentuese kërkojnë më shumë punë në hulumtim, gjetjen dhe vlerësimin e burimeve për nga esetë përshkruese që kërkojnë më pakë kohë në hulumtim21. Për shkrimin e këtyre eseve mund të mblidhen të dhëna nga të tjerët dhe duke përdoruar ato të dhëna apo hulumtime ti paraqes argumentet e tijë. ...Një ese e mirë argumentuar ka tre kualitete specifike: • Saktësi në argument dhe përdorim të termeve • Mbështetje të fuqishme në prova • Qartësi dhe saktësi në prozë22. Një temë e esesë argumentuese do të dukej kështu: ‘’ Përse normat jokushtëzuese janë më të rëndësishme se ato kushtëzuese?’’ 5.3 Esetë përshkruese Esetë përshkruese janë më të shkurtra dhe për nga hulumtimi kërkohet më pakë kohë. Përmes kësaj eseje autori dëshiron që nga këndvështrimi i tijë t’i paraqet pikëpamjet e tijë apo i përshkruan lexuesit një objekt, një vend ose një person ashtu siç janë. Po ashtu përmes këtij lloji të eseve, autori përshkruan apo pikturon me fjalë një skenë se si ndodh një fenomen ose ngjare duke dhënë sqarime. Për shembull: ‘’Përshkruaj rezultatet e hulumtimit tuaj të fundit!’’ 21Uka, Fitim, vepwr e parafrazuar, fq. 92 22Po aty, vepër e cituar, fq. 92. 11
  • 13. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 5.4 Esetë shpjeguese Tekë këto lloje të eseve zakonisht qëllim parësor është të parqet, sqaroj, shpjegoj, informoj, apo edhe interpretoj një temë, ngjarje apo situatë. Mirëpo është e rëndësishme që gjatë shkrimit të kësaj eseje t’i qëndrojmë besnik stilit ‘’shpjegues’’, dhe autori të interpretoj shkrimin nga këndvështrimi i tij, pikëpamja e tijë duke mbetë neutral ndaj temës të caktuar.23 Eseja shpjeguese shpesh merrë formën e një eseje ‘’shkaku dhe efekti (pasoja)’’, një ese përkufizimi, një ese ‘’si dhe pse’’, ose një ese krahasimi / kontrasti..24. Për shembull: ‘’Shpjego përse rëndohet trafiku gjatë sezonës verore në Kosovë?’’ 5.5 Esetë krahasuese Eseja krahasuese për nga natyra e sajë është ai lloj i esesë që paraqet duke sqaruar dallimet apo për afërsitë e dy apo edhe më shumë mendimeve, ideve gjërave apo artikujve, etj. Ky lloj i esesë zakonisht tenton që t’u ofroj mbështetje dy e më shumë koncepteve në fjalë, se cilët nga librat, autorët, rezultatet, argumentet, artikujt, etj., duke shpërfaqë dallimet, të mirat apo dobësitë që kanë ndërmjet vete. Mirëpo, që të fillohet për shkrimin e esesë krahasuese duhet që paraprakisht të analizohen ato koncepte të ndryshme në fjalë, duke dhënë sqarime në bazë të fakteve relevante. Për shembull: ‘’Krahaso qytetin dhe fshatin!’’ 5.6 Esetë shkak-pasojë Esenca e eseve shkak-pasojë është që të shpjegojnë ‘’pse dhe si’’ të disa ngjarjeve pse ndodhin, shkaku dhe si ndodhin duke ju referuar edhe pyetjes ‘’ çfarë i shkakton’’ ato ngjarje, duke bërë studimin e ndërmjet atyre faktorëve apo fenomeneve të caktuara25. Nganjëherë autori mundë të studioj dhe sqaroj vetëm shkaqet e një dukurie duke shpjeguar pse ndodhë një dukuri e atillë apo të studioj dhe sqaroj vetëm pasojat e asaj dukurie në fjalë duke u referuar paraprakisht në atë se në të vërtet veç ka ndodhur apo është paraqitur dukuria. Për shembull një temë e eses shkak-pasoj do të ishte, ‘’Cilat janë shkaqet dhe pasojat e efektit serë’’, apo një temë e një eseje shkaku, ‘’Cilat janë shkaqet që qojnë deri tek aksidentet rrugore’’, ndërsa një ese për pasojat, ‘’Cilat janë pasojat e të qëndruarit gjatë në telefon’’ 23‘’ How To Write An Explanatory Essay’’, 2017, vepëre parafrazuar, parag. 2. 24 Inez , Susan M., ‘’2 Explanatory Essay Examples That Make the Grade’’, 2017, vepër e parafrauar, parag. 3. 25Uka,Fitim, vepër e parafrazuar, fq. 94. 12
  • 14. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 5.7 Esetë kritike Fjala ‘’kritikë’’ ka dy kuptime, pozitive dhe negative ku në këto ese autori në disa raste pajtohet ose nuk pajtohet me temën apo ndonjë artikull të caktuar duke përkrahur apo duke kundërshtuar qëndrimin apo mendimin e autorit tjetër. Megjithatë, ‘’kritike’’ nuk do të thotë që të gjykohet puna e të tjerëve, por do të thotë mendim tjetër dallues rreth atij kontesti26. Zakonisht autori ato pretendime tjera apo kundërthënëse të tezës në fjalë i parashtron në fillim të esesë dhe pastaj shprehë mendimin e tijë. Mirëpo, paraprakisht gjatë shkrimit të kësaj eseje, duhet që së pari të bëhet një analizë e mirëfilltë nga ana e autorit dhe të kuptohet në tërësi tema, përmbajtja, apo puna e të tjerëve pastaj të paraqes mbështetjen ose jo të autorit tjetër. Edhe pse nëqoftëse autori bie në kontradiktë me ndonjë shkrim, temë, apo artikull të caktuar, autori duhet që konkluzionet, pretendimet apo vlerësimet e tijë kontradiktore të kenë mbështetje argumentuese. Për shembull, ‘’Çka mendoni për arsimin publik universitar të Kosovës?’’. 26Valdes, Olivia, ‘’ Characteristics of a Critical Essay’’, 2018, vepër e parafrazuar, parag . 4. 13
  • 15. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 6. PËRFUNDIM Deri tani u njohëm me procesin e të shkruarit të një eseje dhe po që se i përmbahemi këtyre rregullave që shtjelluam më lartë atëherë shkrimi i një eseje nuk do të jetë i vështir dhe padyshim do të jetë një ese e lexuar dhe e kërkuar tek lexuesit. Një ese mirëfilltë duhet gjithmonë që ti përmbahet rregullave të të shkruarit e shkrimeve akademike dhe të jetë reale padyshim. Pasi që veç keni shkruar një ese atëherë është e rëndësishme që paraprakisht te rishikohet edhe një herë nga ana juaj përpara se ju ta publikoni atë dhe ta marrë në dorë lexuesi. Po ashtu gjatë kontrollimit të esesë, është e arsyeshme të shikoni edhe njëherë strukturimin e sajë pasi që është shumë e rëndësishme, gjithashtu të shikoni nëse përkon me atë se ju veçse keni dashur të thoni. Është mirë, që shkrimin tuaj të kontrolloni edhe njëherë se mos rastësisht ka përsëritje të informacionit tek paragrafët, fraza që nuk janë në dobi të esesë, fjalë apo fjali që tingëllojnë gabim apo janë dy kuptimore ose fjalë, fjali që mund të zëvendësohen me fjalë më të mira dhe adekuate për të shprehur idetë tuaja, dhe nëse po, atëherë korrigjoni ato duke larguar, zëvendësuar apo plotësuar me fjalë të tjera nëqoftëse mendoni se janë në dobi të esesë tuaj, dhe padyshim në kuadër të kësaj kontrolloni po ashtu shenjat e pikësimit se a përkojnë me fjalitë. Çdo herë që shkruani një ese, në fund fare parësore është që ju ta lexoni të parët atë që shkruat, referohuni në atë se si do të reagoj ajo tek lexuesit, me çfarë mendimi do të ndahen nga eseja juaj dhe po që se mendoni se do ja dilni të mbërtheni mendjen dhe të lini një mendim tuajin tek ata, atëherë ju keni arritur të jeni shkrues i një eseje të suksesshme. 14
  • 16. ESETË SHKRIMI AKADEMIK ******************************************************************************************************* 7. LITERATRURA Uka, Fitim:’’Shkrimi akademik për shkencat sociale dhe shëndetësore’’, Prishtinë 2015. Salihu, Salajdin:’’ Eseja’’. (http://eseistika-shqiptare.blogspot.com/2008/01/eseja.html) Ruzhdi, Sefa: ‘’Shkathtësi komunikimi inxhinerik’’. (https://fiek.uni-pr.edu/getattachment/Shpallje/Departament01/Bachelor/Viti- I/Shkathtesi-Komunikuese/Literatura/Eset-(6).pdf.aspx) ‘’Ese dhe projekte për student’’. (https://web.facebook.com/ese.dhe.projekte/posts/shkrim-akademik-eseja-eseja-eshte-nje- lloj-shkrimi-i-shkurter-qe-ka-ne-baze-fakt/1872354719708831/?_rdc=1&_rdr) Elizabeth Abrams: ‘’Essay structure’’, Harvard University, Year 2000. (https://writingcenter.fas.harvard.edu/pages/essay-structure) Musai Bardhyl: ‘Si të shkruajmë ese, CDE, Tiranë, 2004. (https://www.forumishqiptar.com/threads/129937-Si-t%C3%AB-shkruajm%C3%AB-ese) ‘’Eseja Treguese’’, 2012. (https://www.slideshare.net/Menaxherat/ab-ligj7) Pat, Bellanca: ‘’Ending the Essay’’, Harvard University, Year 1998. (https://writingcenter.fas.harvard.edu/pages/ending-essay-conclusions) Johan, Zhang: ‘’College Essays, Essay Breakdowns’’, September 2015. (https://blog.collegevine.com/how-to-write-the-university-of-chicago-supplement-essays-for- 2015-16/) Starr, Linda: ‘’ How to Write A Five Paragraph Essay’’, Education World, 2017. (https://www.educationworld.com/a_curr/profdev/profdev109.shtml) ‘’ How To Write An Explanatory Essay’’, 2017. (https://essaypro.com/blog/explanatory-essay/) Inez ,Susan M.:’’2 Explanatory Essay Examples That Make the Grade’’,2017. (https://www.kibin.com/essay-writing-blog/2-explanatory-essay-examples/) Valdes, Olivia: ‘’ Characteristics of a Critical Essay’’, 2018. (https://www.thoughtco.com/what-is-critical-essay-1689943) 15