SlideShare a Scribd company logo
1 of 60
1
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Drejtues të IAP
Kohorta V-të
(04.11.2022-15.07.2023)
PROJEKTI FINAL
TITULLI:
“PËRMIRËSIMI I TERRENEVE SPORTIVE NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT
FIZIK DHE PSIKOLOGJIK TË NXËNËSVE”
Punoi : Pranoi:
Elvis Hyseni (Mësues) Trajneri Individual (Coach)
Miglena Sofroni (Mësuese) Nimete Gjermani
Alket Shehaj (Mësues)
Shkolla: “Halit Grëmi ” Mbrostar – Ura
ZVA: FIER
DRAP: FIER Fier 16/12/2023
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
TABELA E PËRMBAJTJES
Hyrje --------------------------------------------------------------------------------------------- 3
1. Qëllimi i projektit -----------------------------------------------------------------------------5
2. Objektivat operacionale për projektin ---------------------------------------------------5
3. Historiku i shkollës ”Jani Bakalli” -------------------------------------------------------- 6
4. Nevojat për ndërhyrje në bazë të historikut të shkollës ------------------------------ 9
5. Diagnoza e problemit---------------------------------------------------------------------- 10
6. Planifikimi i përmirësimit --------------------------------------------------------------- 11
7. Një rezultat i dëshirueshëm. Si do të dukej shkolla pas përmirësimit--------------- 12
8. Metodologjia: Të dhënat sasiore ose cilësore nga shkolla--------------------------------13
9. Analiza e të dhënave --------------------------------------------------------------------------16
10.Baza teorike për projektin ------------------------------------------------------------------ 26
11.Plani i suksesit dhe rezultatet e pritura --------------------------------------------------- 33
12.Tabela e veprimtarive në Gant ----------------------------------------------------------- 34
13.Dilemat dhe vështirësitë dhe idetë për kapërcimin e tyre------------------------------- 37
14.Çfarë funksionoi mirë gjatë projektit?Çfarë nuk funksionoi mirë?------------------- 41
15.Baza ligjore për projektin-------------------------------------------------------------------- 41
16.Rekomandimet për hapat dhe veprimet e mëtejshme----------------------------------- 41
17. Përfundimet dhe rezultatet e deritanishme------------------------------------------------ 42
18. Rekomandime----------------------------------------------------------------------------------43
19. Bibliografia----------------------------------------------------------------------------------- 44
20. Shtojca ------------------------------------------------------------------------------------------45
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Hyrje
“UNË E DUA SPORTIN SEPSE E DUA JETËN DHE SPORTI ËSHTË NJË NGA
GËZIMET BAZË TË JETËS”
Jevgeni Jevtushenko
Poet Rus
Edukimi fizik në shkollë jo vetëm që kontribuon në përmirësimin e aftësisë fizike
dhe shëndetit të nxënësve, por gjithashtu i ndihmon ata të kryejnë aktivitet fizik duke
kuptuar rëndësinë e tij dhe pasojat pozitive për jetën. Përveç kësaj, edukimi fizik në
shkollë siguron njohuri dhe aftësi të transferueshme, të tilla si: puna në grup, sjellja e
drejtë, respekti, shëndeti dhe ndërgjegjësimi shoqëror, si dhe nxit kuptimin e
përgjithshëm të "rregullave të lojës", të cilat nxënësit mund t'i shfrytëzojnë menjëherë
edhe për lëndë të tjera shkollore, e në jetë.
Edukimi fizik është i detyrueshëm në të gjitha programet kombëtare të shqyrtuara
si në nivelet fillore, ashtu edhe në ato të mesme të ulëta. Pothuajse për të gjitha vendet,
objektivi kryesor i edukimit fizik është të promovojë zhvillimin fizik, personal dhe
shoqëror të fëmijëve.Promovimi i një jetese të shëndetshme gjithashtu theksohet shpesh,
ndërsa edukimi shëndetësor është bërë një lëndë e detyrueshme. Rezultatet e të mësuarit
të edukimit fizik janë të lidhura ngushtë me objektivat kryesore. Kjo do të thotë që, për
shembull, gjatë mësimit të edukimit fizik, shkencat natyrore dhe shoqërore hyjnë në lojë
dhe anasjelltas, duke demonstruar korrelacionin midis lëndëve.1
Llojet e ndryshme të aktiviteteve fizike jashtëshkollore të ofruara jashtë orëve të
shkollës, si: futbolli, basketbolli volejbolli, artet marciale etj..., janë të strukturuara në atë
mënyrë që ta bëjnë aktivitetin fizik edhe më të arritshëm dhe tërheqës për të rinjtë.
Qëllimi kryesor është zgjerimi ose përfundimi i aktiviteteve të kryera gjatë orëve
të shkollës. Aktiviteti fizik jashtëshkollor organizohet në nivel kombëtar, rajonal, lokal
dhe, shumë shpesh, në nivel institucional. Përveç, që janë në dispozicion për të gjithë,
aktivitetet jashtëshkollore iu drejtohen edhe nxënësve me aftësi të kufizuara ose me
nevoja të veçanta arsimore, disa aktivitete jashtëshkollore kryhen gjithashtu gjatë ditës së
shkollës.
Në fakt, në disa vende, edukimi fizik nuk kufizohet vetëm në kurset e edukimit
fizik, por është i integruar në rutinën e përditshme të shkollës.
Programet e fushës / lëndës “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” përqëndrohen mbi
veçoritë fizike, njohëse, psikologjike e socilae të nxënësve, duke afruar mundësi të
aftësimit teorik dhe praktik të tyre, duke pasur parasysh kontributin që aktiviteti lëvizor-
sportiv jep në formimin fizik, mendor dhe shëndetësor të nxënësve.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Në këto kushte, kur edukimi fizik gjithnjë e më tepër është pjesë e rëndësishme e
jetës sonë dhe e sistemit arsimor në veçanti, në kohën kur shëndeti është mbi gjithçka,
realizimi i një projekti, i cili do të lidhte këto komponentë mjaft të rëndësishëm, do të
ishte realisht një sfidë e vërtetë për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe komunitetin.
Duke qënë se mosha e nxënësve tanë varion nga 5 vjeç deri 15 është shumë e
rëndësishme qe t’i kushtojmë vëmëndje mirërritjes dhe shëndetit të fëmijëve në
grupmoshat e caktuara duke krijuar kushte të përshtatshme që ata të gjejnë veten e tyre në
disiplina të ndryshme sportive, të cilat kanë si qëllim të ndikojnë në shumë aspekte te
paraqitura më poshtë.
Zhvillimi fizik dhe mendor të fëmijëve.
Fëmijet kanë nevojë çdo ditë për aktivitet fizik, sidomos në ditët e sotme që
lojërat e zakonshme fizike janë zëvendësuar nga ato elektronike , që ndikojnë negativisht
në shtimin e peshës së fëmijëve dhe dobësimin e sistemit muskulor dhe skeletor te tyre.
Sporti gjithashtu nxit vetëvlerësimin tek fëmijët , u jep atyre një ndjenjë kënaqësie
sidomos, kur i shtohet edhe suporti nga prindërit.
Rritjan e socializimit mes fëmijëve dhe punën në grup.
Shumë disiplina sportive kanë si qëllim gjithëpërfshirjen dhe socializimin e
fëmijëve duke i vendosur përballë përgjegjësisë së të punuarit në grup, ku çdo lojtar ka
rolin e vet ky në mbarëvajtjen dhe suksesin e lojës.Sporti, prveç dobive në shëndet,
ndihmon edhe në jetën sociale edhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet sidomos
për fëmijët me introvert , sepse ndikon pozitivisht në rritjen e aftësive
komunikuese.Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive,rolin e
bashkëpunimit , pranimin e fajit ,përkrahjen dhe disiplinën për t’i realizuar qëllimet e
paracaktuara.
Argëtimi i fëmijëve dhe nxitja e ndjenjës së respektit.
Parimet themelore në të cilat zhvillohet sporti janë respekti dhe sinqeriteti.Sporti
u mëson fëmijëve një respekt të dyfishtë;së pari në respektimin e rregullave dhe së dyti
në respektimin e kundërshtarit,sepse edhe vetë sjelljet e kundërta dënohen. Është më se e
qartë dhe e vërtetuar se sporti është një ndër elementet kryesore argëtuese jo vetëm të
fëmijeve, por edhe e të rriturve.Një fëmijë i lumtur është një fëmijë i suksesshëm.Një
ndër rrugët që të çon drejt suksesit të fëmijëve është ajo e sportit.
Zhvillimi i aftësive dhe menaxhimin kohës.
Një ndër pikat kyçe për arritjen e suksesit është edhe menaxhimi i
kohës.2
Vetëdisiplina është aftësia për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.Pa
vetëdisiplinën,të gjitha parimet,teknikat dhe këshillat e tjera të suksesit janë të
padobishme.Sporti jo vetëm që zhvillon vetëdisiplinën tek fëmijët dhe të rinjtë, por iu hap
rrugën atyre drejt suksesit në shoqërinë e së ardhmes.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Edukimi metë vendosin objektiva në jetën e përditshme. Një fëmijë që meret me
sport është më i aftëtëvendosë objektiva dhe prioritete.
(2.Plaforma e edukimit fiziko-sportiv “sfida e shkollës dhe e shoqërisë)
Kjo është një hap i rëndësishëm, që të çon pastaj në gjetjen e rrugëve të duhura për
realizimin e këtyre objektivave.
Edukimi me përballjen me problemet.
Sporti si aktivitet që përfshin aftësite fizike e mendore të njeriut,me qëllim për t’i
ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht e për t’i përdorur më pas në një mënyrë më
frytdhënëse , na jep idenë se sporti eshte pothuajse aq antik, sa dhe zhvillimi i
inteligjences së njeriut dhe perballjen me problemet.
1.Qëllimi i projektit
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i tereneve sportive në mjediset e jashtme të
shkollës si nevojë emergjente për zhvillimin e orëve të edukimit fizik me ndikim në
mirëqënien emocionale, e fizike të nxënësve, në rritjen e inteligjences dhe cilësinë e
rezultateve të të nxënit, si dhe kultivimin e promovimin e talenteve në disiplina të
ndryshme në bashkëpunim me mësuesit, prindërit, komunitetin e më gjerë.
2. Objektivat operacionale për projektin
Objektivi i përgjithshëm
Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit shkollor për rëndësinë, që ka mirëmbajtja
dhe restaurimi i terreneve sportive, për zhvillimin psiko-motorr të fëmijëve 5-15 vjeç,
përmes përsosjes e kushteve për rritjen e cilësisë së mësimdhënies e të nxënit efektiv për
edukimin fizik, nëpërmjet mjeteve mësimore dhe terreneve sportive cilësore, me ndikim
shëndetin fizik e mendor dhe ndërtimit të një startegjie që nga njohja me problemin deri
te aplikimi ikëtij projekti.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Objektivi 1
Të identifikojë problematikat në lidhje me mangësitë e terrenit sportiv si qëllim kryesor
promovimin e aftësive efektive ndërpersonale pasi ato janë thelbësore për t’u përfshirë në
marrëdhënie kuptimplota dhe përmbushëse në familje, shkollë dhe komunitet.
Objektivi 2
Të sigurojë mjedis cilësor për mësimdhënien e të nxënit efektiv, për zhvillimin e aftësive
fizike dhe njohurive për lëvizjen dhe sigurinë, si dhe aftësinë e tyre për t’i përdorur ato në
një gamë të gjerë aktivitetesh në lidhje me zhvillimin e një jetese aktive dhe të
shëndetshme, me fokus tw veçantë në zgjidhjen e konflikteve, bashkëpunimin dhe
kontributin në mënyrë efektive në grup dhe ekipe.
3. Historiku i shkollës
Si për çdo shkollë, edhe për shkollën 9-vjeçare “Halit Grëmi”, Mbrostar-Ura,
Fier, historiku i saj ka veçoritë e veta, të varura nga koha, nga hapësira shtrirëse dhe nga
kushtet social-ekonomike të komunitetit që frekuenton këtë shkollë.
Deri në gusht të vitit 1990, në këtë fshat funksiononte cikli fillor, një mjedis
mësimor-edukativ me një kolektiv energjik nxënësish dhe mësuesish të palodhur dhe të
përkushtuar. Në shtator të vitit 1990 në Shqipëri po ndodhnin ndryshime të rëndësishme
social-ekonomike, pra po vendosej rendi i ri demokratik, pas lëvizjeve të bujshme
studentore në Tiranë. Çelja në fshatin Mbrostar-Ura e shkollës 8-vjeçare, edhe pse e
vonuar, qe një avantazh progresiv për komunitetin e këtij fshati e sidomos për
komunitetin rom që banon në Mbrostar-Ura.
Duke qenë se që në vitin e parë të çeljes së shkollës në fshatin Mbrostar-Ura, pra
në shtator të vitit 1990, e deri më sot (fundi i vitit 2022), gjatë këtyre 30 viteve kjo
shkollë, ky komunitet mësuesish e nxënësish kanë bërë një jetë energjike dhe aktive në të
mirë të edukimit e të të mësuarit të nxënësve sipas programeve shtetërore mësimore dhe
edukative të qeverisë shqiptare. Rezultatet semestrale dhe ato vjetore kane qenë për këto
30 vite në mesataren e rrethit të Fierit, rezultate të meritueshme të kolektivit të palodhur
dhe të drejtorisë së shkollës. Përgjate këtyre 30 viteve në Mbrostar-Ura kanë punuar
mësues dhe edukatorë, të cilët i gjejmë të evidentuar emër për emër në amzat dhe
dokumentet ligjore që ndodhen pranë kësaj shkolle. Dhe nëse gjatë këtyre 30 viteve kemi
një histori suksesi në shkollën 9-vjeçare Mbrostar-Ura, pikërisht ky sukses i dedikohet
trupit mësimor të lidhur jetësisht e profesionalisht me të nxënët e fëmijëve të fshatit,
integruar këtu dhe ata të komunitetit rom.
Është bërë dy herë rikonstruksioni i pjesshëm i shkollës (suvatimi dhe lyerja e
brendshme dhe e jashtme e saj, sistemi elektrik, tarraca dhe tualetet), i pari në vitin 2009
dhe i dyti në vitin 2016. Por duhet theksuar se në oborrin e shkollës dhe terrenin sportiv
nuk është bërë asnjë invesim prej shume vitesh. Pllakat e dyshemesë, dyert e klasave dhe
dritaret janë shumë të amortizuara dhe duhet patjetër të zëvendësohen. Të qenit ende
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
funksionale të tyre, edhe pse shumë të amortizuara, i dedikohet punës së mirë të stafit
drejtues dhe atij mësimor të shkollës, si dhe kontributit të vyer të komunitetit të
Mbrostarit, që na janë gjendur sa herë kemi pasur nevojë për riparime dhe rregullime të
ndryshme. Një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe nxënësit tanë të mrekullueshëm, që
me anë të Qeverisë së Nxënësve, kanë ndërmarrë shumë herë iniciativa në grumbullim
fondesh dhe bazë materiale për shkollën.
Integrimi përmes vështirësive i fëmijëve të komunitetit rom të fshatit Mbrostar-
Ura në planin e edukimit të shkollës, është një tjetër histori suksesi. Rreth 70 familje
rome jetojnë në fshat dhe kemi 9 fëmijë rom të regjistruar në kopsht (i cili është në të
njëjtën godinë me shkollën) dhe 26 nxënës rom nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Nuk kemi asnjë fëmijë rom braktisës, falë koordinimit të mirë të punës ndërgjegjësuese të
stafit mësimor me pushtetin vendor, OJF-ve dhe familjet e këtij komuniteti. Falë
angazhimit dhe nismave të mësuesve të shkollës Mbrostar-Ura, si dhe përkushtimit dhe
profesionalizmit të tyre shkolla është kthyer në një qendër të realizmit të mësimeve të
hapura, shembull për zonën, sidomos për disa nga lëndët e shkencave të natyrës dhe ato
edukative-formuese, si biologjia, edukata, gjeografia e të tjera.
Nismëtare e realizmit të orëve të hapura dhe e mësimeve të integruara me anën e
projekteve, shkolla e Mbrostar-Urës u bë sidomos nga viti 2011 e në vazhdim, duke rritur
frymën e bashkëpunimit midis mësuesve në kuadër edhe të kualifikimit të brendshëm.
Është bërë një punë e mirë nga të gjithë për sigurimin e një mjedisi të kulturuar qytetar
brenda e jashtë shkollës. Kështu janë pasuruar korridoret e shkollës dhe mjediset e
klasave me stenda e bazë materiale, falë kontributit që kanë dhënë nxënësit dhe mësuesit
e shkollës sonë. Tërheqja e komunitetit të prindërve në jetën e brendshme të shkollës,
duke mbështetur programin qeveritar, ”Shkolla si qendër komunitare”, është mjaft
dobiprurëse, për vendimarrjen e përbashkët në veprimtaritë që ndërmerr shkolla në
gjithëpërfshirjen dhe respektimin e diversitetit. Një sukses i merituar është edhe
prezantimi i ekipit të futbollit të vajzave të shkollës Mbrostar – Ura, të përfaqësuar në
ndeshje të shumta në rang federate rajonale. Gjithashtu, fakte interesante përfaqësohen
edhe në futbollin e ekipit të Apolonisë në vitet 60-70 nga talente të tilla si: Namik Veliu,
Afrim Veliu, Meklaq Thomai dhe Klajdi Fasko të cilët përfaqësuan me rezultate dhe
shpirt gare deri në majat e ekipit të Apolonisë.
Gjithëpërfshirja e nxënësve të kësaj shkolle në nismat, konkurset dhe veprimtaritë
programore-vjetore, të organizuara nga Zyra Vendore Arsimore në bashkëpunim me
Bashkinë Fier, QKF Fier, Qendrën Rinore “Epoka e Re”, Qendrën Sociale “Murialdo”,
“Autoclub Albania” etj, ka qenë përherë një mbështetje për zhvillimin e talenteve tek
nxënësit e shkollës Mbrostar-Ura. Në këto dy vite të fundit shkollor: 2019-2020 dhe
2020-2021 pandemia e shaktuar nga virusi Covid-19, goditi edhe vijimësinë dhe
intensitetin cilësor edukativ në këtë shkollë. Gjithsesi u zbatuan me përpikmëri udhëzimet
për protokollin “Anti Covid” të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin e mësimeve
edhe pse në kushte të imponuara, në mbrojtje te jetës së fëmijëve.
Në vitin 2014 shkolla merr emrin “Halit Grëmi”me vendim të komunës Mbrostar.
Ky emër u vendos për nder të dëshmorit të atdheut që dha jetën në Luftën Antifashiste
Nacionalçlirimtare.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Nga viti 1990-2010 pra për 20 vjet shkolla është drejtuar nga z. Filip Korraqe, i
cili spikaste jo vetem nga ana profesionale, pedagogjike, educative, por edhe ajo qytetare
dhe morale. Për dy vjet 2010-2012 shkolla u drejtuan nga z.Alket Shkëmbi, i cili u dallua
për seriozitetin e tij në punë duke i dhënë impuls dhe energji të reja shkollës, e pasqyruar
kjo në rritje të cilësisë në mësimdhënie. Nga viti 2012 e në vazhdim shkolla drejtohet nga
z.Alfred Sulejmani, i cili falë pasionit dhe përkushtimit maksimal në punë solli
ndryshime rrënjësore në shkollë. Këto ndryshime kanë të bëjnë dhe me reformat e
ndërmarra nga qeveria, reforma të thella që prekën çdo aspekt të punës së drejtuesit dhe
gjithë aktorët e tjerë që kontribuojnë në institucionet shkollore. Falë kësaj pune të
përkushtuar dhe të palodhur të të gjithë stafit mësimor të shkollës janë arritur objektiva të
shumta.
4. Nevoja për ndërhyrje në bazë të historikut të shkollës
Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për fëmijët që të rriten të
shëndetshëm. Sporti përmirëson jetën. Fëmijët që merren me sport nuk e vrasin kohën e
tyre sepse ajo është një kohë e vlefshme.
Spoeri përmirëson aftësitë sociale, shëndetin, influencat negative kanë më pak
rrezikshmëri dhe rritet vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.
Shkolla, sot, synon ndërtimin dhe krijimin e dijes së nxënësit, për t′u përshtatur me
kërkesat dhe standardet e reja të kohës, si qytetar i së ardhmes, që kontribuon në
ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë, duke u përballur në mënyrë
konstruktive me sfidat e jetës. Shkolla është e drejtuar drejt një procesi të hapur, si një
dukuri e cila lidhet me përmbajtjen e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, proces
gjatë të cilit, nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë njëherësh autorë dhe aktorë të tij.
Shkolla ndjek ritmet e rritjes individuale të nxënësve duke emancipuar, përmes
përfshirjes së tyre në këtë proces të përfitimit dhe përpunimit të informacionit të ri si dhe
përfitimit të tyre fizik dhe emociaonal.
Shoqëria e bazuar në dije nevojitet që të përvetësojë aftësi të mira komunikuese dhe
sociale, të jetë e mirëinformuar dhe e gatshme për të mësuar gjëra të reja. Në këtë
kontekst ndikimi i sportit po bëhët gjithnjë e më shumë gjithpërfshirës edhe në arsim.
Nevoja dhe arsyeja e krijimit të klasave sportive dhe aplikimit të sporteve niset nga fakti i
përgatitjes së nxënësve për t’u bërë lider i suksesshëm në një shoqëri të udhëhequr nga
mirëqënia fizike dhe emocionale. Aftësitë e komunikimit, mendimit kritik, ndërveprimit
dhe zgjidhjes së problemeve janë esenciale në shoqërinë e sotshme. Studimi ynë do të
trajtojë efektet e krijimit të klasave sportive duke e vendosur theksin në nevojën që ka
shkolla dhe komuniteti përreth shkollës, në mënyrën e integrimit sa më efikas të sportit,
në ndryshimin e metodave mësimore të edukimit fizik. Promovimi i arsimimit me
pasurimin e terreneve sportive në shkollë, rrit performancën e aplikimit të lëndës së
edukimit fizik në të gjitha klasat duke i kushtuar rëndësi, shëndetit, shplodhjes mendore
dhe aktiviteteve lëvizore në funksion të zhvillimeve praktike të lëndës së edukimit fizik.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Një nga qëllimet e Strategjisë së Arsimit Parauniversitar është që të maksimizohet
dhe optimizohet shfrytëzimi i terreneve sportive nga kategori të ndryshme të
pjesëmarrësve potencialë. Gjithashtu shkolla “Halit Grëmi” në planin afatmesëm ka si
prioritet: “Rritja e aftësisë së të nxënit përmes përdorimit të sporteve në shkollë si dhe
krijimin e klasave sportive” gjë e cila na shtyu të ndërmarrim inisiativën për të zbatuar
një projekt nisur nga këto qëllime dhe nevoja.
Duke qenë se kjo shkolla ka një traditë në fushën e sportit është shumë e
rëndesishme që kjo traditë e krijuar prej rreth 60 vitesh të mbahet e gjallë dhe të mos
shuhet. Kurrikula me bazë kompetenca, një rëndësi të madhe i jep edhe lëndës së
edukimit fizik, e cila zhvillohet tri herë në javë. Është shumë e rëndësishme që shkolla të
sigurojë ambiente të përshtatshme për realizimin e të gjithë programit të kësaj lënde në të
gjitha klasat. Gjithashtu, në këtë shkollë, mungon palestra, e cila do të ishte një ndihmë
shumë e madhe për të realizuar orët e edukimit fizik edhe në kohë me shi. Duke u
ndodhur përballë këtyre fakteve, si detyrim për shkollën tonë lind rregullimi i
menjëhershëm i terreneve ekzistuese sportive të jashtme. Këto terrene vuajnë nga një
mungesë e gjatë e ndërhyrjes në infrastrukturën e jashtme të shkollës si:
● Mungesa e mbulesës së terrenit të basketbollit;
● Cilësia e dobët e tapetit të fushës së futbollit;
● Rrethimi jo i përshtatshëm i këtyre terreneve.
Me kalimin e viteve këto mangësi u thelluan edhe më shumë duke i nxjerrë pjesërisht
jashtë funksionit këto terrene dhe duke bërë pothuajse të pamundur realizimin e orëve të
edukimit fizik gjatë muajve të dimrit
5. Diagnoza pedagogjike e shkollës lidhur me problemin
Shkolla ndodhet në fshatin Mbrostar-Ura, në Fier. Ajo është ndërtuar në vitin 1989.
Është një shkollë relativisht e re por që në kaq pak kohë ka arritur të krijojë një traditë të
mirë në fushën e edukimit. Është e konsoliduar dhe e suksesshme në procesin mësimor
edukativ. Rrethohet nga një komunitet, i cili e mbështet dhe e përkrah atë në zhvillimin e
procesit mësimor - edukativ. Gjatë gjithë këtyre viteve është zhvilluar një punë mjaft e
mirë në këtë drejtim, duke qenë më të vetëdijshëm për rezultatet e pritshme. Kemi pasur
qëllime ambicioze lidhur me rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe rezultateve të
nxënësve jo vetëm në mësim, por edhe në formimin e tyre të përgjithshëm, si dhe në
përfshirjen e komunitetit në jetën aktive të shkollës duke i afruar ata më shumë me
institucionin në mënyrë që të rritet më shumë besimi e përkrahja e komunitetit. Rëndësi e
posaçshme i është dhënë një shërbimi më cilësor dhe miqësor, nxitës dhe motivues nën
moton “Shkolla është vendi i formësimit tim si qytetar dhe unë kam një rol të rëndësishëm
për atdheun për t'u përfaqësuar denjësisht si qytetar europian”.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Numri i punonjësve në institucion:
Viti
shkollor
Punonjës mësimorë
(drejtues + mësues)
Punonjës mbështetës
(roje, punonjëse, sanitare)
Punonjës socialë
+ mësues ndihmës
Personel shëndetësor
2022-2023 Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra
15 12 1 1 3 3 0 0
Të dhëna mbi moshën e punonjësve arsimorë.
Mosha
e punonjësve
21 - 30 vjeç 31 - 40 vjeç 41 - 50 vjeç 51 - 59 vjeç Mbi 60 vjeç
Numri i mësuesve +
drejtuesit
Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra
1 0 7 7 6 4 1 1 0 0
Të dhëna mbi nivelin arsimor të mësuesve
Kategoria
e kualifikimit
I II III Nuk kanë
kualifikim
Numri i mësuesve 1 8 4 2
Të dhëna mbi vjetërsinë në arsim të mësuesve
Vjetërsia në arsim > 5 vite 6 - 10 vite 11 - 20 vite Mbi 20 vite
Numri i mësuesve
+ drejtuesit
Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra
2 1 4 4 7 5 2 2
Të dhëna mbi infrastrukturën - Kushtet e të nxënit.
Numri i ambjenteve për zhvillimin e aftësive dhe klasave mësimore gjithsej:
Klasa
mësimo
re
Klas
a
Kop
esht
Kla
sa
AF
Mjedis
e bosh
Palestër
+Ambje
nt i
jashtëm
Labora
tor
(Infor
matik
Bibliot
ekë
Klasa
AMU
Salla e
mësues
ve
Drejt
ori
Salla e
aktivitete
ve
Tualete Ambjent
e anekse
Dhoma
zhveshjeje
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Gjithsej 2 5 1 1 1 1 4 1 1 0 8 2 1
Detajime
Godina e shkollës është dykatëshe. Në katin e parë ka pesë klasa mësimore, dy
grupe kopshti, një mjedis për shërbimin psiko-social të shkollës, një ambjent për
pastruesen, dy ambjente me bazë materiale, një dhomë zhveshjeje për fëmijët, një
ambjent për fëmijët me aftësi të kufizuar, 8 tualete (3 për vajza, 3 për djem, një për
fëmijët e kopshtit dhe një për mësuesit) dhe një mjedis i jashtëm sportiv me përmasa 14
m gjatësi dhe 7 m gjerësi. Kati i dytë ka 5 klasa mësimore, një bibliotekë, sallën e
mësuesve, drejtorinë e shkollës, kabinet informatike dhe një ambjent për mbajtje të
mjeteve mësimore. Shkolla nuk ka shkallë ose dalje emergjence por janë të vendosura
bombula zjarrfikjeje nga një në çdo kat. Shkolla ka një ambjent hyrjeje dhe daljeje, në të
cilin bëhet pritja e nxënësve të shkollës në mëngjes dhe dalja e tyre mbas mbarimit të
mësimit. Shkolla ka terrene të jashtme të bollshme, rreth 1200 m2 sipërfaqe, ku një pjesë
e zë oborri ku rreshtohen nxënësit për të hyrë në shkollë, një pjesë tjetër e zë terreni
sportiv, i cili lë shumë për të dëshiruar, si dhe hapësirat e gjelbërta me pemë dhe bimë
zbukuruese. Shkolla ka infrastrukturë jo të mirë, pasi pllakat, dyert, dritaret, tarraca,
suvatimet, sistemi elektrik, tualetet jane shumë të amortizuara. Ngjitja e nxënësve për në
klasë realizohet nëpërmjet shkallëve, por mungojnë rampa për lëvizjen e kategorisë së
fëmijëve me aftësi ndryshe.
Për grumbullimin e të dhënave në lidhje me tematikën e projektit fokusi u drejtua
në kontekstin e shkollës1
(pozicioni, prindërit dhe komuniteti), numri dhe infrastruktura e
klasave dhe në mënyrë specifike terreneve sportive, numrit të nxënësve, numrit të
mësuesve, perceptimet e nxënësve, mësuesve dhe prindërve në lidhje me përdorimin
aktual të terreneve sportive në shkollë por dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.
Treguesit i referohen gjendjes së laboratorit të informatikës, mësimit në klasa, takimeve
me aktorë të ndryshëm brenda dhe jashtë shkolle.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Dokumentat të cilëve u jemi referuar janë “Plani afatmesëm” dhe “Plani vjetor” i
shkollës, Karta e Performancës dhe Raportet Vjetore të shkollës.
Për të krijuar një ide sa më të qartë në lidhje me diagnostikimin dhe vlerësimin e
situatës, për të përcaktuar pikat e forta dhe te dobëta brenda stafit të shkollës u zhvillua
qysh në fillim e në vazhdim me të gjithë mësuesit e shkollës në një periudhë tre mujore,
intervista ku ata iu përgjigjen direkt pyetjeve të hartuara.
Të gjitha pyetjet u organizuan në tre blloqe pyetjesh2
:
1. Pyetje për aspekte të përgjithshme të stafit mësimor.
2. Pyetje në lidhje me mundësitë dhe zbatimin e teknikave të mësimdhënies në shkollë.
3. Pyetje në lidhje me njohjen e rrjeteve sociale, mundësitë dhe zbatimin e mësimit
online në shkollë.
Fazat e realizimit të projektit
Faza 1: Organizimi i procesit
Përcaktohen shkaqet dhe pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive në
shkollën tonë.Listohen nevojat për nderhyrje emergjente ,burimet financiare dhe
bashkëpunimet e mundshme për realizimin e tyre.
Prezantohet dhe u bëhet me dije gjithë aktorëve të komunitetit shkollor nevojat
për ndërhyrje,buxheti dhe përfitimet që do të sillte implementimi i suksesshëm i
ketij projekti.
Përdoren të gjithë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, të cilët ndihmojnë në
njohjen e mundësive për përmirësim.
Përdoren të gjithë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm për të mundësuar
implementimin dhe zbatimin e nderhyrjeve të nevojshme për nje arsimim cilësor
në mjedise cilësore
Faza 2: Zbatimi
Faza më e rëndësishme e procesit do të jetë zbatimi i tij. Zbatimi i projektit do të fillojë
vetëm kur të jenë krijuar dhe plotësuar të gjithë faktorët e duhur që nga sensibilizimi i të
gjithë aktorëve të komunitetit shkollor dhe më e rëndësishmja është përgatitja e gjithë
infrastrukturës së domosdoshme për implementimin e tij.
Ky projekt ka për qëllim nevojat themelore të fëmijëve dhe nivelin e zhvillimit të tyre
anatomo-fiziologjik, psikologjik e shoqëror. Në të vërtetë, janë pikërisht nevojat e
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
fëmijëve për veprimtari lëvizore që sigurojnë linjën drejtuese të zbatimit të këtij projekti.
Është menduar që një sipërfaqe e terrenit të shkollës do të përdoret dhe ndërtohet në
mënyrë të tillë që të plotësojë nëvojat e fëmijëve nga mosha 5 – 10 duke parë të
arsyeshme që në shkollë është edhe një klasë përgatitore me fashë moshore 5 – 6 vjeç.
Nevojat dhe veçoritë moshore të fëmijëve 6-10 vjeç duhen konceptuar e kuptuar drejt nga
zbatuesit, përpara se të fillojë zbatimi i projektit. Në mosha të ndryshme, këto nevoja nuk
janë plotësisht të njëjta. Ndërkohë që nevojat lëvizore e zhvilluese ekzistojnë tek të gjithë
fëmijët, karakteristikat dhe interesat e tyre moshore janë të lidhura ngushtë me ritmet
(dinamikën) e rritjes. Nga klasa I e deri në klasën V, te fëmijët ndodhin ndryshime dhe
zhvillime të rëndësishme.Karakteristikat dhe interesat e fëmijëve kanë një ndërthurje të
dukshme edukative gjatë planifikimit dhe zbatimit të projektit.
Në të vërtetë ai nuk e di se ç’mundësi e ç’potencial ka trupi i tij, prandaj në edukimin
fizik është rasti që ata të mësojnë se çfarë mund të bëjë trupi i tyre dhe si ta kontrollojnë
atë gjatë situatave të larmishme lëvizore. Përvoja e mirë e kontrollit të lëvizjeve trupore
është e lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë kardio-respiratore Edukimi fizik duhet
kuptuar si pjesë e edukimit të përgjithshëm të fëmijëve, me veçorinë që realizohet
nëpërmjet lëvizjeve; pra ai është edukim nëpërmjet lëvizjeve.
Edukimi fizik udhëhiqet nga synime të përgjithshme edukative dhe konkretisht nga
synimi që shkolla dhe mësuesit duhet të zhvillojnë te një individ që mund të jetojë me
efektivitet në demokraci. Dhe, për t’ia arritur këtij qëllimi , edukimi fizik ka potencial të
madh.
5. Diagnoza e problemit
Për realizimin e një projekti të tillë, sigurisht që do të të ketë sfida dhe pengesa për të
kapërcyer, pasi kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të komunitetit
shkollor, por edhe më gjerë.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Ky projekt do të planifikohet dhe implementohet gjatë periudhës: Maj 2021, deri në
Mars 2022. Disa pengesa janë:
⮚ Mungesa e një buxheti për shkollën tonë;
⮚ Të ardhurat e pamjaftueshme të prindërve dhe komunitetit;
⮚ Informacioni i pakët në lidhje me grantet
⮚ Mungesa e bashkëpunimit me OJF-të ose edhe organizata të tjera, të cilat mund të
kontribuonin sadopak në realizimin e projektit tonë;
⮚ Drenazhimi i terrenit sportiv.
Në shkollat shtetërore, mospasja e një buxheti të mirëfilltë penalizon shumë përmbushjen
e nje sërë nevojave emergjente, të cilat cënojnë realizimin normal të procesit të
mësimdhënies dhe nxënies, por edhe të përmbushjes se vetë misionit dhe vizionit të
shkollës.Duke u ndodhur përballë këtij realiteti ,drejtoria e shkollës si dhe stafi
pedagogjik duhet të ndermarrë një sërë nismash në bazë ligjore që kanë si qëllim
sigurimin e fondeve, të paktën për të përmbushur nëvojën e domosdoshme të shkollës.
Komuniteti shkollor në pergjithësi ka probleme sociale dhe ekonomike, duke e bërë edhe
më të vështirë bashkëpunimin dhe interesimin e tyre në kontributet e perbashkëta
shkollore në dobi te procesit të zhvillimit personal dhe profesional të fëmijëve të tyre.
Veprimtaritë e ndërmarra me bashkëpunimin e frytshëm mësues-nxënës-prindër dhe
komuniet janë gjithmonë një histori suksesi në shkollën tonë, pasi kanë qenë tepër
efektive për të siguruar buxhetin e mjaftueshëm për të realizuar disa prej qëllimeve që
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
shkolla kishte vendosur në dobi të mirëqënies fizike, emocionale dhe sociale t nxënësve
tanë.Duke qenë se shkolla jonë është edhe Qendër Komunitare, bashkëpunimi me
komunitetin shkollor ka qenë i pranishëm dhe synohet që të përforcohet edhe me shumë ,
edhe pse situata nuk është në favorin tonë për shkak të kufizimeve dhe masave anti-
COVID, që zbatohen me rigorozitet në shkollën tonë.Gjithashtu, një faktor risku është
edhe kostoja relativisht e konsiderueshme për rinovimin e terreneve sportive, e cila duhet
të merret seriozisht në kosideratë për planifikimin e aktiviteteve në bazë shkolle dhe
komuniteti. Ndodhur përballë këtyre problematikave, është shumë e rëndësishme që
shkolla të gjejë një mbështetje edhe nga organe të tjera të pushtetit vendor në mënyrë që
suksesi të jetë sa më i arritshëm.
6. Planifikimi i përmirësimit
⮚ Shkolla 9-vjecare “Jani Bakalli”është një ndër shkollat më të vjetra të qytetit tonë,
nga e cila ndër vite ka nxjerrë një sërë brezash të talentuar në të gjtha fushat,
shumë prej të cilëve vazhdojnë të ruajnë kontaktet me shkollën edhe nëpërmjet
mësuesve të vjetër që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në këtë shkollë.Disa
prej tyre janë edhe pjesë aktive e komunitetit shkollor duke u përfshirë edhe në
një sërë veprimtarish që shkolla ka organizuar ndër vite.Është shumë e
rëndësishme që ky komunitet të motivohet edhe më shumë që të jetë pjesë, edhe e
këtij projekti.
⮚ Një bashkëpunim tejet të suksesshëm kanë dëshmuar edhe mësuesit e arsimit
fillor me prindërit dhe komunitetin, pasi pothuajse çdo vit janë organizuar
aktivitete dhe veprimtari sociale, kulturore dhe artistike duke mbledhur fonde
modeste, por tepër të rëndësishme për zgjidhjen dhe përmbushjen e një sërë
mangësish, që shkolla kishte për të përmbushur qëllimet e saj.
⮚ Prania e një punonjëseje sociale këtë vit çdo ditë në shkollë përbën një avantazh
për projektin, pasi bashkëpunimi me këtë shërbim ka qenë në mungesë, si dhe
tepër i rëndësishëm për të realizuar ura lidhëse të shëndetshme midis shkollës dhe
komunitetit.
⮚ Interesimi nga ana e Zyrës Vendore Arsimore të qytetit Fier për këtë projekt është
maksimal dhe një fakt i tillë premton shumë.
Duke pasur parasysh të gjithë faktorët e sipërpermendur shkollës, fillimisht i
shtrohen një sërë detyrash për të përmbushur si:
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
❖ Prezantimi i temës së projektit, qëllimit dhe objektivave të përgjithshme të saj,
komunitetit shkollor dhe pushtetit vendor;
❖ Krijimi i një inpakti sa më pozitiv me palët e interesit;
❖ Planifikimi i pergjithshëm i veprimtarive dhe procedurave që do të sillnin
suksesin e projektit;
❖ Planifikimin e buxhetit të projektit ;
❖ Zbatimin e projektit .
7. Një rezultat i dëshirueshëm,si do të dukej shkolla pas përmirësimit
Një rezultat i dëshirueshëm i projektit do të ishte, ndërtimi dhe restaurimi i tri
terreneve sportive në shkollën tonë konkretisht:
● rrethimi i fushës së basketbollit;
● zëvendësimi i tapetit të fushës së futbollit dhe pajisja e kësaj fushe me portat
përkatëse, dhe një rrjet të montueshme volejbolli ;
● krijimi i një këndi me lodra dhe mjete mësimore për më të vegjëlit e
shkollës sonë (mosha 5-7 vjeç)
● rritja e bashkëpunimit me komunitetin në përdorimin dhe mirëmbajtjen e
ambienteve të përbashkëta për një arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor.
Pas arritjes dhe përmirësimit shkolla do të ishte një ambient ku do të kishim:
● terrene sportive cilësore për zhvillimin e tri disiplinave kryesore sportive:
- futboll,
- basketboll,
- volejboll.
● nxënës të motivuar që zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në këto tri
disiplina sportive;
● komunitet i përfshirë tanimë edhe në aktivitete sportive që do të realizohen
në kuadër te SHQK-së mbas mësimit .
8. Metodologjia
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Metodologjia e prëdorur mbështetet nëdhëna cilësore ose sasiore nga shkollanë
varësi të instrumentit,mbi të dhëna empirike marrë nga litratura të ndryshme, që
lidhen me problemin.
1 : Problemi: Terrenet sportive vitet e fundit janë amortizuar dhe janë pjesërisht jashtë
funksionit.
Qëllimi: Të hetojmë shkaqet dhe pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive.
Objektivat:
1 Të shqyrtojmë faktorët që ndikojnë në realizimin e suksesshëm të orës në lëndën e
edukimit fizik ;
2 Të analizohet gjendja faktike e terreneve sportive dhe e e mjeteve mësimore në
edukimin fizik(AF;AMU);
3 Të vlerësohen burimet që mund të sigurojë shkolla për ndërhyrjet e nevojshme.
Pyetjet kërkimore:
1 - Cilat janë shkaqet që pengojnë zhvillimin normal të orëve në lëndën edukim fzik ?
2 - A ndryshon numri i certifikatave dhe kupave të fituara nga shkolla jonë në aktivitetet
sportive në rang qyteti , në varësi të kohës dhe kushteve të terreneve sportive?
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
3 - A varet cilësia e terreneve sportive dhe mjeteve didaktike me cilësinë e përmbushjes
së rezultateve të të nxënit në lëndën e edukimit fizik ?
⮚ Lloji i të dhënave
Në rastin e problemit të përzgjedhur për të trajtuar , lloji i të dhënave që na nevojitet për
të gjetur shkaqet dhe për të parashikuar rezultatet e ardhshme janë të dhënat sasiore.
Të dhënat janë në formën e numrave dhe statistikave, shpesh të rregulluara në tabela,
grafik, ose forma të tjera jotekstuale.
Hulumtimi sasior përqendrohet në mbledhjen e të dhënave numerike dhe përgjithësimin e
tyre ndërmjet grupeve të njerëzve ose për të shpjeguar një fenomen të veçantë që në
rastin tonë konkret është ulja e numrit të nxënësve, që frekuentojnë shkollën tonë për tri
vitet e fundit.
⮚ Instrumenti i mbledhjes së të dhënave sasiore
Përshkrimi i instrumentit të përdorur :
- nëpërmjet metodave sasiore do të bëjmë matje objektive dhe analizën statistikore,
matematikore ose numerike të të dhënave të mbledhura përmes analizës së dokumentave
dhe sondazheve, duke përdorur teknika llogaritëse.
- të dhënat zakonisht mblidhen duke përdorur instrumente të strukturuara kërkimore.
Pyetësorët
Një pyetësor është një instrument i mbledhjes së të dhënave i përbërë nga një seri
pyetjesh me qëllim mbledhjen e informacionit nga të anketuarit.
Në pyetësor përdoren pyetje të hapura dhe të mbyllura për të mbledhur të dhëna.
Pyetësorët mund të jenë një mjet efektiv për të matur sjelljen, qëndrimet, preferencat,
mendimet dhe qëllimet e një numri relativisht të madh të subjekteve më lirë dhe më
shpejt, sesa metodat e tjera. Pyetjet e shkallëzimit bazohen në vetitë themelore të
shkallëve, te cilat janë pyetjet e shkallës Likert, të cilat janë përdorur më së shumti për të
mbledhur një informacion më të qartë mbi lidhjen që mund të ketë midis gjendjes së
terreneve sportive në shkollë dhe cilësisë së një ore mësimi në lëndën e edukimit fizik.
Në këtë mënyrë, ne evidentojmë më shumë shkaqet që sjellin mosrealizimin e
rezultateve të të nxënit në lëndën e edukimit fizik . Ky informacion është shumë i
rëndësishëm, pasi ndihmon grupin e punës që të realizojë planin dhe buxhetin e duhur
për ndërhyrjen emergjente në terrenet sportive.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
⮚ Analiza empirike e dokumenteve
Analiza e dokumenteve është një proces që përdoret për të mbledhur të dhënat pas
rishikimit të dokumenteve ekzistuese. Kjo, për rastin tonë problemor, është një mënyrë
shumë efikase dhe efektive për mbledhjen e të dhënave, pasi dokumentet i kemi të
menaxhueshme dhe gjenerojnë të dhëna të kualifikuara nga e kaluara.Konkretisht japin
informacion mbi numrin e aktiviteteve sportive në rang shkolle , rrethi apo kombëtare në
të cilat shkolla jonë ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme,na jep
informacion në lidhje me figurat e shquara të sportit shqiptar që kanë qenë nxënës në
shkollën tonë . Analiza e dokumenteve mund të na ndihmojë zhvillimin e disa hipotezave
(p.sh; nëse mosrealizimi i oreve te edukimit fizik për shkak të kushteve jo të
përshtatshme të terreneve sportive, do të ndikojnë në zhvillimin psiko-motorr të nxënësve
dhe në mirëqënien fizike dhe emocionale të tyre) ose t’i hedhim poshtë këto
hipoteza.Sigurisht që dokumentet që do të perdoren janë:
● autentike,
● të besueshme,
● zyrtare,
● personale.
Disa dokumente që ne do të përdorim për evidentimin e aktiviteteve spoprtive, si dhe
çmimet e fituara ndër vite në këtë fushë janë:
● dokumentacioni i drejtorisë në lidhje me aktivitete sportive,
● certifikatat e vlerësimit,
● vlerësimi i brendshëm i shkollës,
● karta e performances së shkollës.
⮚ Kampionimi
Teknikat e kampionimit dhe përshkrimi i tij.Kampionimi me probabilitet përcaktohet si
një teknikë e marrjes së kampionit, në të cilën studiuesi zgjedh kampionin nga një
popullsi më e madhe, duke përdorur një metodë të bazuar në teorinë e probabilitetit.
Që një pjesëmarrës të konsiderohet si një shembull i probabilitetit, ai / ajo duhet të
zgjidhet duke përdorur një përzgjedhje të rastësishme.
Në parim, çdo element i popullsisë ka të njëjtën shans për t'u përfshirë.Një nga
kampionimet me probabilitet ështe edhe kampionimi i rastësishëm i shtresëzuar.Ky
lloj kampionimi përfshin një metodë, ku studiuesi ndan një popullsie më të gjërë (numri
i përgjithshëm i nxënësve dhe prindërve në shkollë) në grupe më të vogla që zakonisht
nuk mbivendosen, por përfaqesojnë të gjithë popullsinë.Ky lloj kampionimi do na hyjë
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
më shumë në punë në realizimin e pyetësorëve me prindër dhe nxënës që ka si synim
evidentimin e kushteve të terreneve sportive dhe të nevojave emergjente për ndërhyrje.
9. Analiza e të dhënave ( në varësi të përpunimit të të dhënave)
9.1 Analiza sasiore
▪ Analiza statistikore;
▪ Identifikimi i nivelit të matjes ;
▪ Përdorimi i një teknike specifike të të dhënave ;
▪ Paraqitja tabelare ose grafike.
Analiza e të dhënave
Analiza statistikore ështe metoda e zakonshme e përdorur në qasjen e kërkimit sasior.
Të dhënat e mbledhura kanë një nivel të caktuar matjeje, të cilat fillimisht ndikojnë
analizën.Identifikimi i një niveli të veçantë të matjes do të jetë hapi i parë në analizën
sasiore .
Në rastin e situatës sonë problemore mbi hetimin e faktorëve dhe pasojat që sjell
amortizimi i terreneve sportive në lëndën e edukimit fizik do të përdoren :
● Të dhënat rendore të cilat janë të renditshme dhe te zakonshme (kënaqja e nxënësve
me infrastrukturën e shkollës,mjedisin fizik,stafin pedagogjik,etj.)
● Të dhënat nominale (emërore), ku të dhënat vetëm mund të klasifikohen (numri i
orëve të edukimit fizik,numri i mësuesve të edukimit fizik,numri i terreneve sportive
funksionale).
● Të dhënat e raportit ku bazohen në dallimet midis matjeve, ku zero e vërtetë
ekziston(niveli social dhe ekonomik i prinderve).
Konkretisht, duke u lidhur me pyetjet kërkimore të problemit tonë, pasi bëjmë një
analizë deskriptive , ku :
● mbledhim,
● organizojmë,
● përmbledhim
● prezantojmë të dhënat me tabela ose grafike.
Ne kalojmë në fazën e dytë të analizës analitike , ku :
● bëjmë vlerësime ,
● testojmë hipotezën,
● përcaktojmë raporte dhe bëjmë parashikime .
Statistika Deskriptive
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Për të parë ndikimin pozitiv të zhvillimit të lëndës së edukimit fizik në kushte cilësore ,
si fillim, ne mbledhim të dhëna të përgjithshme në lidhje me ish-nxënësit,
nxënësit,mësuesit dhe aktivitete sportive të shkollës nëpërmjet :
● analizave dhe raporteve të shkollës;
● vlerësimit të brendshëm të shkollës(Skeda e shkollës);
● historikut të shkollës;
● certifikatave dhe kupave të fituara ndër vite;
● burimeve të tjera mediatike që flasin për histori suksesi.
Mbledhja e këtyre të dhënave paraqitet në formën e mëposhtme tabelare.
Certifikata dhe kupa të
fituara në aktivitetet
sportive
Viti shkollor
2015-2016 2016-
2017
2017-
2018
2018-
2019
2019-2020 2020-2021
Krosi i vjeshtës, vendi III 3 2
Krosi i vjeshtës, vendi II 2 1
Krosi i vjeshtës, vendi I 1
Kampionati i basketbollit,
vendi II
1
Kampionati i volejbollit,
djem, vendi III
1
Kampionati i volejbollit,
vendi I I ,,vajza
1
Kampionati i volejbollit
vendi I , djem
1
Certifikatë pjesëmarjeje
“Java Olimpike “, Maj 2018
1
Diplomë për vendin e parë
në Kampionatin e futbollit
për femra në rang qyteti
1
« Kupa Cappy », futboll
shkolla 9-vjeçare, vendi II
vajza
1
Certifikatë pjesëmarrjeje në
Festivalin e futbollit
1
Coca-cola, Cup vendi II 1
Kampionati i basketbollit 1
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
për meshkuj, vendi i parë
Kampionati i futbollit, vendi
i parë
1
Totali 4 2 2 7 5 0
Mbledhim të dhëna në lidhje me infrastrukturen e shkollës
Infrastruktura tri vitet e fundit
Kategoria Niveli
Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Dobët
Gjendja e shkollës (godina, ,laboratorët,terrenet
sportive,biblioteka,nyjat hidrosanitare,mjetet e
pajisjet shkollore,etj.)
+(2017-2018) +(2018-2019)
+(2019-2020)
Komente: Shkolla jonë është restauruar së fundmi duke krijuar ambiente bashkëkohore
për fëmijët, stafin pedagogjik,personelin ndihmës dhe prindërit por,
megjithatë, në shkollën tonë ka disa probleme:
2.Nuk kemi palestër, por vetëm dy terrene sportive , të cilat janë të
amortizuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje, sidomos kalcetoja e shkollës.
Oborri i shkollës nuk është i shtruar.
Rezultatet e pyetësorëve të nxënësve dhe prindërve që janë të kënaqur me shkollën
gjatë tri viteve të fundit.
Rezultatet e pyetësorëve (në %) Viti shkollor
2017-2018 2018-2019 2019-2020
Nxënës të kënaqur nga shkolla 85% 80% 70%
Prindër të kënaqur nga sherbimi arsimor 73 71 68
Mësues të kënaqur me shkollën 90% 91% 90%
Rezultatet e pyetësorëve të bëra me një kampionim të rastësishëm të shtresëzuar të
prindërve dhe nxënësve në lidhje me gjendjen e terreneve sportive dhe ndikimi i tyre në
zhvillimin psiko-motorr të fëmijëve të tyre
Pasi mbledhim të dhënat e sipërpermendura, bëjmë një organizim grafik të shifrave,
duke i bërë një analizë të shkurtër situatës si më poshtë:
Grafiku i parë tregon luhatjen e numrit të certifikatave dhe trofeve të fituara nga
shkolla jonë ose nga nxënësit tanë në aktivitetet sportive në rang qyteti duke arritur
kulmin në vitin shkollor 2018-2019 dhe rënien drastike të tyre në vitet që pasuan .
Grafiku i dytë tregon gjithashtu edhe një rënie të numrit të aktiviteteve sportive që
shkolla jonë ka qenë e përfshirë përgjatë tri viteve shkollore.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
1
2
Nga analizimi i të
dhënave të dy
organizuesve grafikë
arrijmë t’i japim
përgjigje pyetjes së dytë
kërkimore që numri i
certifikatave dhe kupave
të fituara nga shkolla gjatë aktiviteteve sportive në rang qyteti ka ardhur në rënie si
0
2
4
6
8
10
12
Gjithsej
0
2
4
6
8
certifikata dhe kupa
2015-2016
2016-2017
2017-2018
2018-2019
2019-2020
2020-2021
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
rezultat i mosfunksionimit të terreneve sportive në shkollën tonë.Gjithashtu, edhe
pjesëmarrja e shkollës sonë në këto gara dhe aktivitete ka ardhur duke u zvogëluar tri
vitet e fundit.
Organizuesi numër 3 tregon uljen e % së shkallës së kënaqësisë së nxënësve me 15% dhe
prindërve me 5% për shkollën tri vitet e fundit.Organizuesi numër 4 tregon se ndërhyrjet
dhe restaurimet e terreneve sportive nga ana e pushtetit lokal tri vitet e fundit kanë qenë
minimaliste ose inekzistente (nga 10% deri ne 2%) një rënie gati 80%
3
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
80%
90%
100%
2017-2018 2019-2020
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Statistika analitike
Në fund të procesit të analizës statistikore që ka lidhje me zgjidhjen e situatës
problemore , bëhet një vlerësim më specifik në lidhje me të dhënat që u përpunuan në
vlerësimin deskriptiv, që u bë në fazën e parë.Duke analizuar tabelat dhe organizuesit
grafikë të mësipërm, mund të arrijmë në konkluzionet e mëposhtme:
1.Shkaqet e amortizimit të terreneve sportive në shkollën tonë janë:
● Cilësia e dobët e tyre;
● Mosinvestimi për mirëmbajtjen e tyre nga ana e pushtetit lokal;
● Kushtet atmosferike dhe konsumimi i vazhdueshëm i tyre edhe nga komuniteti.
2. Pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive në shkollën tonë janë:
● Rënien e pjesëmarrjes dhe vlerësimit në aktivitete sportive dhe gara të ndryshme
sportive në rang qyteti 70%;
● Infrastruktura jooptimale e shkollës 10%;
● Ulja e shkallës së kënaqësisë së nxënësve ndaj shkollës 10%;
● 20.6% e nxënësve dhe 18.1% e prindërve mendojnë që shkolla nuk i ka aspak
kushte e përshtatshme për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik.
3.Cilësia e terreneve sportive ndikon drejtpërdrejt në realizimin e rezultateve të të nxënit
dhe të kompetencave të fushës në lëndën e edukimit fizik si në AF, ashtu edhe në AMU.
Për të përmbyllur analizën e situatës problemore mund të themi që,duke studiuar faktet e
mësipërme,sfida e radhës për drejtorinë dhe stafin pedagogjik, dhe gjithë organizmave të
shkollës është maksimizimi i përpjekjeve me qëllim që të përmirësojmë kushtet dhe
cilësinë e terreneve sportive në shkollë, sidomos të kalçetos( 30.8% e prindërve
mendojnë kështu), në mënyrë që orët e edukimit fizik të realizohen me sukses në dobi të
përbushjes së kompetencave të fushës në lëndën e edukimit fizik, por edhe të rritjes së
mirëqënies fizike emocionale, dhe sociale të nxënësve .Në këtë mënyrë vazhdohet tradita
e suksesit në aktivitetet sportive duke mbështetur talentet dhe duke stimuluar shpirtin e
garës në grupmosha të ndryshme.
0%
5%
10%
% e ivestimeve totale
Nderhyrjet
2018-2019
Nderhyrjet
2019-2020
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
⮚ SITUATA PROBLEMORE 2:
Efikasiteti i përdorimit të mjeteve didaktike dhe terreneve të përshtatshme sportive
në AF dhe AMU për të përmirësuar metodat e mësimdhënies dhe nxënies,të cilat
kanë në fokus të tyre nxënësin dhe mirëqenien emocionale fizike dhe sociale te tij.
Qëllimi i studimit është eksplorimi dhe analizimi i rëndësisë së përdorimit të mjeteve
didaktike, dhe terreneve sportive të përshtatshme në procesin mësimor në lëndën e
edukimit fizik duke u fokusuar kryesisht në mundësitë dhe burimet për zbatimin e
suksesshëm të tyre.
Objektivat:
● Të vlerësohet rëndësia e edukimit fizik për grupmoshat 5-15 vjec;
● Të specifikohen mënyrat e implementimit të suksesshëm nga ana e komunitetit
shkollor të këtij projekti në përputhje me qasjen pedagogjike ,nevojat e nxënësve
dhe rezultateve të të nxënit;
● Të ndërgjegjësohet i gjithë komuniteti shkollor se terrenet sportive dhe mjetet
didaktike në lëndën e edukimit fizik, duhet të jetë në funksion të përmirësimit të
procesit të zhvillimit të nxënësve .
Pyetjet kërkimore:
● A i ndihmon edukimi fizik nxënësit në zhvillimin e aftësive nga më të thjeshtat,
deri në më të ndërlikuarat?
● Si duhet të përdoren mjetet mësimore dhe terrenet sportive në procesin mësimor
nga klasa përgatitore, deri në klasën e IX-të për të arritur rezultatet e dëshiruara
meësimore në fushën e edukimit fizik,sportit dhe shëndetit?
● A është i ndërgjegjësuar komuniteti shkollor për mirëmbajtjen dhe rëndësinë e
ndërhyrjeve të nevojshme në këto terrene në funksion të përmirësimit të procesit
të të nxënit dhe zhvillimit të nxënësve?
⮚ LLOJI I TË DHËNAVE
Për hulumtimin e kësaj situate problemore që ka lidhje me përmirë
simin e procesit të mesimdhënies dhe nxënien me në qendër nxënësin, duke përdorur me
efektivitet terrenet sportive dhe mjetet didaktike në lëndën e edukimit fizik do të
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
përdorim të dhëna cilësore, të cilat do të na përshkruajnë informacionin që ne do të
mbledhim në lidhje me këtë situatë.Nëpërmjet këtyre të dhënave mund të vëzhgojmë dhe
regjistrojmë efektshmerinë e gjendjes ekzistuese të terreneve sportive dhe mjeteve
mësimore në lëndën e edukimit fizik, si dhe shkallën e ndërgjegjësimit të komunitetit
shkollor në mbështetje të përmirësimit të gjendjes aktuale me qëllim jo vetëm në
funksion të përmirësimit të procesit të mesimdhënies dhe nxënies, por edhe të mirëqënies
fizike,emocionale dhe sociale të nxënësve.
⮚ INSTRUMENTI I MBLEDHJES SË TË DHËNAVE CILËSORE
Instrumentet që do të përdorim për mbledhjen e të dhënave në rastin tonë problemor
janë:
● intervista,
● fokusgrupet.
Intervista është një nga instrumentat më të besueshme ,e përdorur gjerësisht në mbledhjen
e të dhënave cilësore. Do të përdorim pyetje të hapura në intervista individuale me
nxënës dhe mësuesit e edukimit fizik, dhe ata të arsimit fillor për të mbledhur
informacion në lidhje me perceptimet, dhe prespektivën e dy palëve mbi rëndësinë e
edukimit fizik në zhvillimin psiko-motorr të nxënësve të gupmoshave të ndryshme, si
dhe terrene sportive që mundësojnë realizimin e efektshëm të këtyre orëve.Një intervistë
e pastrukturuar na informon mbi të kuptuarit e besimeve dhe vlerave, por edhe të
kuptimeve,përvojave dhe prespektivave të një individi në mënyrë që të qartësojmë pyetjet
problemore që lidhen me situatën.
Fokusgrupi është një formë interviste cilësore në përdorimin e një diskutimi të drejtuar
në grupe 6-10 persona për gjenerimin e të dhënave .Grupet janë të larmishme, të cilat
përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme , por mjaft të ngjashme për të ndarë qëllimet
dhe sfidat e përbashkëta.Dinamika e veçantë e fokusgrupit do të na ndihmojë që të
prodhojmë më shumë informacion mbi situatën problemore, sesa në intervistën
personale.Si përfundim, mund të themi se ndërthurja e këtyre dy instrumenteve cilësore
do të na japë një panorame më të qartë në lidhje me:
-Efikasitetin dhe rëndesinë e terreneve sportive, dhe mjeteve mësimore që
përdoren në lëndën e edukimit fizik nga klasa përgatitore, deri në klasën e nëntë.
-Mundësitë dhe burimet për përmirësimin e situatës aktuale në funksion të
përmirësimit të nxënies dhe zhvillimit të nxënësve.
KAMPIONI
● Kampioni në hulumtimin cilësor është i vogël;
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
● Nuk zgjidhet rastësisht;
● Zgjedhja e një kampioni është i qëllimshëm.
Ne rastin tonë konkret gjatë hulumtimit tonë do të përqendrohemi te senati i shkollës,
mësuesit e arsimit fillor dhe ata të edukimit fizik që japin mësim në shkollën tonë.Ky
kategorizim bëhet në funksion të analizës cilësore të situatës problemore të
sipërpërmendur .
9.2Analiza cilësore e të dhënave8
Analiza e të dhënat me natyrë cilësore është bërë duke përdorur metodën e analizës së
përmbajtjes.
Analiza e përmbajtjes përdoret për të analizuar informacionin e dokumentuar nga teksti i
medias apo edhe sendeve fizike, përdoret për të analizuar përgjigjet nga të intervistuarit.
Të dhënat e marra kryesisht në fokusgrupe me mësuesit nxorën në pah faktorët e
mëposhtëm:
-Zhvillimi i një ore cilësore në lëndën e edukimit fizik nënkupton shumë gjëra për
mësues të ndryshëm.
-Kur mësuesit pyeten se si e realizonin lëndën e edukimit fizik në shkollë,përgjigjet
ishin:“Përpiqemi t’i përmbahemi planifikimit vjetor lëndor dhe atij ditor gjatë një ore
mësimi, por kushtet nuk janë favorizuese.(infrastruktura dhe kushtet klimatike në dimër)
Nxënësit përfshihen në aktivitete sportive, aq sa na e lejon infrastruktura e shkollës.
Për nxënësit e talentuar në disiplina të ndryshme sportive nuk mundemi të bëjmë
aktivitete specifike për ta.
Më shumë përdoret fusha e basketbollit, sepse ajo është më shumë funksionale.”
(8- Drejtimi pedagogjik mbështetur në të dhëna” Alfons Harizaj)
-Por a janë këta shembuj të realizimit të suksesshëm të një ore të edukimit fizik ?
Çështja e vërtetë nuk qëndron në faktin, nëse realizohen apo jo orët e edukimit fizik ,por
nëse ato janë efektive dhe përdoren për të përmirësuar procesin e të nxënit, dhe
zhvillimin psiko-motorr të nxënësve.
⮚ Pak mësues mendojnë që terrenet sportive janë efektive dhe në gjendje të
mirë.Gjithashtu edhe baza materiale si :portat, koshat dhe rrjetat nuk janë të
mjaftueshme.
⮚ Disa prej tyre kanë një vizion të qartë për mënyrën e implementimit të projektit
në shkollë në lidhje me ndërhyrjet e nevojshme me qëllim rritjen e cilësise së
mësimdhënies dhe të të nxënit në lëndën e edukimit fizik.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
⮚ Pjësërisht disa mësues nuk bazohen në informacionin e duhur për të përcaktuar
meritat që ka aktiviteti fizik në një orë mësimi apo në një situatë të caktuar.
Konkretisht përpara se të realizojë një orë mësimi në lëndën e edukimit fizik mësuesi
duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve:
⮚ A përputhet përmbajtja mësimore me mjetet didaktike dhe kushtet ku do të
realizohet kjo orë?
⮚ A janë rezultatet e të nxënit të qarta ,të lidhura me kompetencat kyçe dhe me
nivelet e arritjes së nxënësve ?
⮚ A e angazhojnë nxënësin aktivitetet e perzgjedhura mësimore në këtë lënde ?
⮚ Sa mund ta përmirësojnë mësimin mjetet mësimore dhe terrenet e përshtatshme
sportive , në mënyrë që, pa ato ,nuk do të ishte e mundur ?
Nevojat që lindën nga rezultatet e mbledhura nga fukusgrupi me mësuesit janë :
• Pjesa më e madhe e mësuesve mendojnë që ora e edukimit fizik është shumë e
rëndësishme për zhvillimin normal të fëmijëve dhe mirëqënies fizike emocionale, dhe
sociale të tyre.Por, për zhvillimin e suksesshëm të një ore mësimi në këtë lëndë duhet:
• Të bëhen ndërhyrjet e nevojshme në infrastrukturën e shkollës.
• Të realizohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese që do të përfshinin të gjithë
aktorët e komunitetit shkollor për të bërë ndërhyrjet e nevojshme ,sidomos në kalçeton e
shkollës.
Të dhënat e marra nga intervistat me senatin e shkollës dhe Këshillin e prindërve të
shkollës tregojnë se:
● Një pjesë e konsiderueshme e nxënësve ishin të mendimit që lënda e edukimit
fizik mbetej një nga lëndët më të preferuara të tyre duke shfaqur interes për disiplina të
ndryshme sportive si : futboll,volejboll dhe basketboll.
● Ata mendojnë se mungesa e terreneve të përshtatshme sportive i pengon ata të
ushtrojnë dhuntitë e tyre në këto disiplina sportive, duke shfaqur pakënaqësi dhe indinjim
tek ata.
● Pjesa më e madhe e tyre shprehnin entuziazëm, kur orët mësimore në lëndën e
edukimit fizik, realizoheshin duke përfshirë disa mjete mësimore ose, kur realizoheshin
në një mjedis sportiv privat afër shkollës, të shoqëruar nga mësuesit e lëndës, ose të
arsimit fillor.(herë pas here, një mësuese e arsimit fillor në shkollën tonë, ofron ambientet
sportive të biznesit të saj privat për realizimin e një sërë aktivitetesh sportive për nxënësit
e cikleve të ndryshme të shkollës).
Si përfundim, mund të arrijmë në konkluzionin se, nëpërmjet të dhënave cilësore që
mblodhëm në lidhje me rëndësinë e zhvillimit të një ore cilësore, krahasuar me kushtet që
ofron shkolla, mund të themi se :
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
● Është emergjente ndërhyrja në terrenet sportive të shkollës, pasi një gjë e tillë
po pengon realizimin e suksesshëm të lëndës edukim fizik në të gjitha klasat e shkollës
sonë.
● Për të siguruar mjetet e nevojshme mësimore dhe rikonstruksionin e terreneve
sportive, është e rëndësishme të planifikohet dhe të zbatohet një plan
veprimtarish ,të cilat do të përfshinin të gjithë aktorët e komunitetit shkollor .
● Duke përdorur mjetet e nevojshme dhe terrenet e duhura sportive , mësuesit e
arsimit fillor,mësuesit ndihmës dhe ata të edukimit fizik do të krijojnë aktivitete
dhe stile të ndryshme të të nxënit, si dhe mund të zgjerojnë gamën e
informacioneve që janë në dispozicion të nxënësve.
● Nxënësit janë të gatshëm të përqafojnë çdo risi në fushën e edukimit fizik,sporte
e shëndet, të cilat janë në dobi të zhvillimit cilësor të tyre.
10. Baza teorike për projektin9
Edukimi fizik duhet kuptuar si pjesë e edukimit të përgjithshëm të fëmijëve, me veçorinë
që realizohet nëpërmjet lëvizjeve; pra, ai është edukim nëpërmjet lëvizjeve.
Edukimi fizik udhëhiqet nga synime të përgjithshme edukative dhe konkretisht nga
synimi që shkolla dhe mësuesit duhet të zhvillojnë një individ që mund të jetojë me
efektivitet në demokraci dhe, për t’ia arritur këtij qëllimi , edukimi fizik ka potencial të
madh.
Në thelb, objektivat e edukimit fizik janë kryesisht të sferës psikomotore, por kjo lëndë
jep një ndihmesë të fuqishme edhe në sferën njohëse e emocionale (afektive). Në këtë
mënyrë, edukimi fizik jep ndihmesën e vet në zhvillimin e rritjen e përgjithshme të
fëmijëve, por kjo ndihmesë e edukimit fizik nuk mund të kompensohet nga pjesët e tjera
të edukimit të fëmijëve. Si e tillë, ajo mbetet me karakteristika unikale (e vetme).
Tri drejtimet kryesore, ku jep ndihmesën e vet edukimi fizik janë:
a. Zhvillimi dhe ruajtja e një niveli individual të cilësive fizike.
b. Pasurimi i vazhdueshëm i aftësive lëvizore dhe rritja e tyre cilësore.
(9- programi i lendes së edukimi fizik,sporte dhe shëndet shkalla II;III,IV)
c. Të kuptuarit e lëvizjeve në tërësi dhe e parimeve lëvizore në veçanti.
Objektivat njohëse (konjitivë) dhe ata emocianale (afektivë) karakterizojnë zhvillimin e
aftësive mendore dhe shoqërore (qëndrimet dhe sjelljen), që mund të jetë nga arritjet më
të suksesshme të lëndës së edukimit fizik. Është edukimi fizik që u mëson nxënësve si të
analizojnë e të sintetizojnë, si të përshkruajnë dhe të çmojnë cilësitë fizike individuale, si
të veprojnë në jetë e në situata të ndryshme etj.
1.1. Konceptet e strukturës së programit mësimor.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Konceptet themelore që udhëheqin mësuesin në zbatimin e programit, janë:
a) Programi i edukimit fizik ka në epiqendrën e vet fëmijët dhe orientimin drejt
zhvillimit të tyre.
Si rregull, zgjedhja e veprimtarive lëvizore nga mësuesi duhet të mbështetet në
karakteristikat e fëmijëve dhe në nivelin e zhvillimit të tyre. Fëmijët janë në qendër të
programit mësimor, sepse përvojat lëvizore duhet të zgjidhen në përputhje me nevojat e
tyre, asnjëherë nuk duhen zgjedhur veprimtari që i pëlqejnë mësuesit. Gjithashtu, të
mënjanohen ato veprimtari që shprehin mungesën e aftësive profesionale të tij.
b) Çdo nxënës është unikal (i vetëm) në nevojat mundësitë e tij për të mësuar.
Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shprehin potencialin e tyre lëvizor dhe këtë mundësi ua
jep vetë programi i edukimit fizik. Kështu, fëmijët do të lëvizin në garë me hapin e
kërkesës, me ritmin e edukuar më parë dhe me mundësitë për t’i çuar më tej arritjet e
tyre. Gjatë zbatimit të programit mësuesit duhet të mbajnë parasysh ndryshimet
individuale që karakterizojnë nxënësit. Kur mësuesi përcakton objektivat, veprimtaritë
dhe përvojat e të mësuarit, ai duhet të theksojë në radhë të parë nevojat e grupit e pastaj
ato të individit. Në orët e mësimit mësuesi përdor gjerësisht forma dhe metoda të
kombinuara. Sot, kudo është mbizotërues mendimi që nxënësit mund të mësojnë në
mënyrë të pavarur, prandaj atyre u duhet dhënë mundësia për të vendosur vetë se çfarë
është më e rëndësishme në këtë proces.
c) Fëmijët duhen kuptuar si qenie njerëzore komplekse.
Kjo ide e zgjeron programin mësimor përtej zhvillimit të aftësive lëvizore e cilësive
fizike, duke e plotësuar me sferën njohëse e emocionale.
Në sferën njohëse, fëmijët duhet të dinë vlerat e aftësive fizike e të cilësive fizike në dobi
të vetvetes dhe të shoqërisë. Kështu, për shembull, gjatë zhvillimit të aftësive lëvizore e
të cilësive fizike, mundësisht fëmijët të arrijnë të kuptojnë se për ç’arsye e bëjnë këtë dhe
çfarë po bëjnë konkretisht. Pra, zhvillimi i aftësive lëvizore duhet të theksojë jo vetëm “sa
bën” , por edhe “pse bën”.
Në sferën emocionale, realizimi me sukses i një vrapimi ose i një loje lëvizore i ndihmon
fëmijët për të kuptuar konceptin e pozitives dhe është i vërtetë fakti që,fëmijët që kanë
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
suksese në zhvillimin e tyre fizik, përshtaten më mirë me jetën e shkollës, në krahasim
me ata që kanë zhvillim më të dobët.
ç) Objektivat e edukimit fizik që mbështeten në nevojat e fëmijëve duhet të
realizohen plotësisht.
Të mësuarit dhe veprimtaritë lëvizore duhen trajtuar në mënyrë të tillë që objektivat e
edukimit fizik të realizohen plotësisht. Procesi i edukimit fizik të jetë mjaft instruktiv dhe
të tingëllojë vazhdimisht si një strategji e të mësuarit jo vetëm për të sotmen, por edhe për
të ardhmen.
d) Baza e edukimit fizik është lëvizja.
Lëvizja është e rëndësishme për fëmijët vetëm ,kur ajo u mësohet dhe u kultivohet atyre.
Në fakt, cilësia e mësimit mund të vlerësohet nga niveli i përvetësimit dhe i përdorimit të
lëvizjeve nga çdo fëmijë. Në edukimin fizik, përveç të mësuarit të veprimeve të veçanta,
përfshihen edhe veprimtaritë lëvizore si: gara, ndeshje, festa sportive etj.
dh) Të mësuarit në edukimin fizik duhet të synojë përdorimin e aftësive lëvizore e
të cilësive fizike gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm në momente të caktuara.
Në shoqërinë demokratike, mbrojtja e shëndetit dhe e aftësive fizike (lëvizore) janë nga
gjërat më të çmuara të njeriut. Mësimi i edukimit fizik mund të stimulojë zhvillimin e
cilësive fizike të nxënësve. Cilësitë fizike që shërbejnë për zotërimin e shumë aftësive
lëvizore, duhet të jenë sa më tepër funksionale, në mënyrë që ngarkesa mësimore të
lokalizohet në çdo nxënës. Theksi duhet të bjerë vazhdimisht te mirëshëndeti dhe vetitë e
domosdoshme për jetën.
Kompetenca lëvizore (tërësia e aftësive) është një tjetër elementi i rëndësishëm për
zhvillimin psikomotor dhe shumë i dobishëm për jetën e përditshme. Veprimtaritë
lëvizore me trup të lirë zhvillojnë aftësitë e drejtimit të tij në hapësirë dhe në kohë. Mbi to
mbështeten fare mirë edhe aftësitë lëvizore të specializuara, si ato sportive etj. Aftësitë
lëvizore bazë dhe sportet kërkojnë vazhdimisht të ushtrohen pandërprerë nga fëmijët.
Konceptet lëvizore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e këtyre aftësive.
2.Parimet e edukimit fizik në klasat I –V të shkollës nëntëvjeçare
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Objektivat e edukimit fizik zgjidhen në përshtatje me dëshirat, interesat dhe
karakteristikat e fëmijëve, si dhe me potencialin që ka program i edukimit fizik për t’i
arritur ato.
2.1.Cilësitë fizike
Parimi: “Mësimi i edukimit fizik duhet t’i pajisë fëmijët me aftësinë për të zhvilluar dhe
ruajtur një nivel të caktuar të cilësive fizike, kurdoherë në përputhje me nevojat e tyre.”
-Për të realizuar një nivel moshor të përshtatshëm të cilësive fizike, është thelbësore të
dihen nevojat që ka individi dhe shoqëria. Prej këtej lind kërkesa që cilësitë fizike duhet
të jenë një prej synimeve të edukimit fizik. Ky edukim mund të japë një ndihmesë të
çmuar në shëndetin e fëmijëve, çka nuk mund ta bëjnë dot lëndët e tjera shkollore. Njeriu
që gëzon shëndet dhe ka cilësi fizike si: forcë, qëndrueshmëri e shkathtësi, që i kryen
nevojat e përditshme pa lodhje të tepruar dhe që ka energji të mjaftueshme për jetën, ai e
ndien veten të lirë e të pavarur përballë emergjencave të jetës.
-Në kohën që jetojmë një e vërtetë ka trajtë absolute: “forca e qëndrueshmëria e punës
muskulore, ndjeshmëria muskulore, qëndrueshmëria kardio-respiratore përbëjnë në radhë
të parë, cilësi të shëndetit të njeriut, të cilat duhen zhvilluar në mënyrë të planifikuar e të
pandërprerë dhe të bazuara kurdoherë në parimet e psikologjisë dhe të fiziologjisë së
edukimit fizik”.
2.2 Aftësitë lëvizore
Parimi:”Mësimi i edukimit fizik duhet të ndihmojë fuqimisht çdo fëmijë që të fitojë
“kompetencë” për të drejtuar trupin e lëvizjet e veta në çdo rrethanë jetësore, si dhe në
veprimtaritë e dobishme lëvizore”.
-Të jesh i hijshëm fizikisht dhe mjeshtër i lëvizjeve të tua, përbën për çdo njeri një
objektiv të qartë dhe një kërkesë të jetës, por shkalla e zhvillimit të aftësive lëvizore varet
nga mundësitë potenciale dhe reale që ka njeriu për të kontrolluar dhe drejtuar me
kompetencë trupin dhe lëvizjet e veta. Me kontroll të trupit dhe të lëvizjeve të tij
kuptojmë tërësinë e aftësive fizike që përdoren për të përballuar mjedisin rrethues.
-Fëmija, kur bashkëvepron me të tjerët dhe me mjetet përreth, e kontrollon trupin.
Fëmijët duhet të mësojnë të kontrollojnë trupin nëpërmjet lëvizjeve, duke pranuar skema
e teknika të tilla që të zëvendësojnë lëvizjet , që ata nuk i kryejnë dot.
Aftësitë lëvizore, krahas cilësive fizike , kanë edhe komponentët e tyre përbërëse:
a.Aftësitë lëvizore -bazë janë me karakter jetik për fëmijët.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Pa to, fëmija nuk mund të ekzistojë gjatë. Shpeshherë këto lloj aftësish quhen edhe
funksionale të jetës. Në moshën 6-14 vjeç aftësive lëvizore bazë u jepet përparësi duke
filluar nga klasa e I, sepse janë tepër të domosdoshme për çdo fëmijë. Këto aftësi ndahen
në 3 lloje:
a.Aftësi lëvizore artificiale, të cilat ekzekutohen në vend, pa zhvendosje të trupit në
hapësirë. Këto nuk janë aq përcaktuese, sa aftësitë e tjera lëvizore. Këtu përfshihen:
qëndrimet, përkuljet, kthimet, palosjet, rrotullimet, lëkundjet, luhatjet, përdredhjet etj.
-Shkathtësia është një aftësi lëvizore me mjaft rëndësi për fëmijët. Me anën e manipulimit
të lëvizjeve të duarve, këmbëve e trungut, veças e së bashku, fëmijët luajnë dhe përdorin
mjete të larmishme në lojë. Përdorimi me shkathtësi i mjeteve e objekteve të ndryshme
bën të mundur edukimin e refleksit “sy-këmbë”, reflekse këto që kanë shumë rëndësi për
të drejtuar e komanduar sendet në hapësirë e në kohë.
-Shkathtësia, si aftësi lëvizore, përbën bazën e shumë aftësive të tjera në lojë. Kështu, për
shembull: hedhja, kapja, pritja, gjuajtra, ndalimi i objekteve, janë aftësi të rëndësishme që
kultivohen nga përdorimi i topave, shisheve, litarit, rrathëve etj. Të drejtuarit e një objekti
në hapësirë, siç është topi i vogël, përbën një tjetër aftësi të kësaj cilësie lëvizore, po
edhe të kontrollosh një objekt, siç është rrethi gjimnastikor, gjithashtu përbën një veprim
lëvizor shkathtësie.
b.Aftësitë lëvizore speciale.
Janë të gjitha ato aftësi lëvizore që gjejnë zbatim në sportet e ndryshme,kështu përfshihen
atletika, gjimnastika dhe lojërat sportive. Në edukimin fizik modern është pranuar se
aftësitë lëvizore speciale mund të kultivohen gradualisht duke filluar nga klasa III e ciklit
të ulët. Zhvillimi i tyre bëhet nëpërmjet një planifikimi e instruksioni të menduar mirë që
më parë. Shumë nga këto aftësi kanë pikat e tyre kritike në teknikën e ekzekutimit, ku
shpesh vendos forca muskulore, por në raste të tjera vendos kinematika (këndet,
amplitudat, trajektoret e lëvizjes etj.)
2.3 Lëvizja të kuptohet në procesin e të ushtruarit.
Parimi: “Çdo fëmijë të arrijë të fitojë përvojë lëvizore në procesin e të ushtruarit dhe
në këtë proces të kuptojë parimet e lëvizjeve”.
2.4. Edukimi shoqëror.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Parimi: Të mësuarit në edukimin fizik të ndihmojë fuqishëm fëmijët, që të përvetësojnë
rregullat dhe konceptet etike në marrëdhëniet shoqërore”.
Është me shumë dobi që mësimi i edukimit fizik në shkollë të theksojë vazhdimisht
nevojën e një jete shoqërore efektive. E vërteta është se fëmijët e kanë të nevojshme të
kuptojnë vlerat e aktivizimit, të komunikimit dhe të tolerancës në shoqëri. Mjaft terma të
tillë, si: shoqëri e mirë, miqësi, lojë e ndershme, veprim i drejtë, fjalë e ngrohtë etj.,
nxisin dëshirat e fëmijëve për të ruajtur atmosferën e mirëkuptimit shoqëror. Mësuesi,
nëpërmjet dëgjimit, të folurit dhe drejtimit dashamirës, mund t’i ndihmojë shumë fëmijët
të jenë korrektër, të arsyeshëm e tolerantë. Ai, për të shprehur ndjenjat e tij, përdor
mënyra të ndryshme, duke u treguar fëmijëve se cila mënyrë pranohet dhe cila nuk
pranohet në komunikimin shoqëror.
“Ndikimi i fshehtë” (jo i hapur) ose jo i drejtpërdrejtë në edukimin fizik të fëmijëve
mbetet sot një nga rrugët më të forta të zhvillimit të tyre shoqëror. Mënyra e organizimit
të mësimit, llojet e veprimtarive që zgjidhen, sjellja e mësuesit me fëmijët që nuk fitojnë,
sidomos me ata fëmijë që kanë shmangie nga gjendja normale shëndetësore, përbëjnë
disa nga problemet e rëndësishme të procesit edukativ. Kontaktet e marrëdhëniet
personale emocionale të mësuesit me fëmijët marrin një rëndësi të veçantë në mësimin e
edukimit fizik.
2.5. Vëmendja e kujdesi për parandalimin e rreziqeve.
Parimi: “Nëpërmjet edukimit fizik, nxënësit duhen të marrin njohuri për vetëmbrojtjen
nga rreziqet, duke respektuar veten dhe të tjerët”.
Shkolla ka detyrim ligjor e moral për të siguruar kurdoherë një mjedis që i mbron fëmijët
nga rreziqet. Mbrojtja duhet të jetë kurdoherë e pranishme, pra mësuesi duhet ta zhvillojë
veprimtarinë lëvizore në mjedise të sigurta e të mbrojtura.
2.6. Çlodhja e argëtimi i shëndetshëm.
Parimi: “Në mësimin e edukimit fizik duhet të fitojnë aftësi të tilla, që u japin
mundësi atyre të marrin pjesë në veprimtari çlodhëse e argëtuese të shëndetshme”.
Për çlodhjen dhe argëtimin e shëndetshëm të fëmijëve, mësuesi nuk duhet të harrojë:
-Së pari, se gjatë veprimtarive lëvizore fëmijët duhet t’i karakterizojë domosdo një
atmosferë e gëzuar dhe e lirë. Kjo i nxit mjaft ata për të marrë pjesë vazhdimisht në të
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
tilla veprimtari, kështu që do të fitojnë më shumë cilësi fizike. Është i njohur fakti që
shumë njerëz pëlqejnë më tepër ato veprimtari lëvizore që i kanë përvetësuar mirë që në
fëmijëri.
-Së dyti, se fëmijët kanë shumë nevojë të mësojnë lojëra me karakter krijues. Kjo arrihet
nëpërmjet pjesëmarrjes së fëmijëve në ato lojëra që sjellin situata të papritura, të
befasishme e të panjohura më parë.
-Së treti, se fëmijët kanë nevojë të mësojnë vlerat e çlodhjes së shëndetshme. Kjo fillon
nga ecja, që është një veprim jetësor dhe që realizohet ngadalë ose shpejt. Ecja është një
nevojë jo vetëm për punën, por edhe për çlodhjen. Në klasat më të larta fëmijët kanë
shumë nevojë edhe për takime sportive. Përgatitja dhe orientimi i fëmijëve të klasave III
dhe IV në veprimtaritë e ndryshme lëvizore sportive i ndihmon ata për të zgjedhur në
mënyrë të arsyeshme veprimtaritë çlodhëse e argëtuese në të ardhmen.
2.7. Koncepti i pozitives.
Parimi: “ Në mësimin e edukimit fizik çdo fëmijë duhet të zgjerojë e të pasurojë
përvojën e tij me konceptin e pozitives”.
Për vetë konceptimin e vetvetes ose vetënjohja është me vlera jetësore gjatë procesit të të
mësuarit. Kur fëmijët vërtet besojnë se të tjerët i duan, i respektojnë që sukseset e tyre
janë më të shumta se dështimet, atëherë vetëkuptohet që ata janë në rrugë të mbarë në
stabilizimin e vetëkonceptit të dëshiruar.
2.8. Vlerat vetjake.
Parimi: “Në mësimin e dukimit fizik çdo fëmijë duhet të njohë vlerat vetjake, të cilat do
ta inkurajonin për një jetë produktive e dinjitoze”.
Loja aktive duhet t’i ndihmojë fëmijët që të lehtësohen nga lodhja e tensionet psikike.
Atyre t’u krijojmë të gjitha mundësitë për të thithur gëzimin, t’i aktivizojmë me dëshirën
e tyre, që të shprehin në çdo moment gjallërinë, humorin e lëvizshmërinë e pafund.
Fëmijëve u duhet mësuar se si ta njohin stresin (mbilodhjen), tensionin fizik e psikik dhe
krahas tyre t’u rekomandojmë teknikat për të kontrolluar e lehtësuar emocionet e
ngarkesën fizike. Kjo fillon që në klasën e III e vazhdon gradualisht deri në klasën IX të
shkollës 9 -vjeçare.
3. Dëshirat, interesat dhe karakteristikat e fëmijëve
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Dëshirat e fëmijëve kërkojnë një trajtim e kujdes të gjerë nga mësuesit, kurse
karateristikat moshore dhe interesat e tyre, njohjen e fakteve më të detajuara. Me to
lidhen ngushtë mosha dhe niveli i pjekurisë së organizimit e përvoja shoqërore.
Karakteristikat e fëmijëve mund të klasifikohen në disa sfera:
• psikomotore,
• njohëse,
• emocionale.
Karakteristikat moshore, kur njihen mirë, sidomos interesat e fëmijëve, kushtëzojnë
vazhdimisht mbajtjen e një qëndrimi kritik në procesin e zbatimit të programit të
edukimit fizik. Njëkohësisht, ato u ofrojnë mësuesve mprehtësi profesionale si në drejtim
të kohëzgjatjes së zbatimit të tij, ashtu dhe në zgjedhjen e përdorimin e segmenteve të tij
të ndryshme. Në fakt, këto janë vlerësime tepër të përgjithshme, sepse fëmijët ndryshojnë
shumë nga njëri -tjetri, si nga ana e pjekurisë fizike, ashtu edhe nga ana psikologjike e
fiziologjike.
11. Plani i suksesit dhe rezultatet e pritura
Plani i suksesit. Disa nga pikat të cilat do ta ҫojnë këtë projekt drejt suksesit janë:
1. Mbështetja totale nga ana e stafit drejtues në lidhje me implementimin e këtij projekti
nën bashkëpunim me të gjithë aktorët e komunitetit shkollor si një pikë shumë e fortë në
realizimin e projektit.
2. Besimi, klima, stimulimi dhe motivimi nga ana e drejtorisë dhe gjithë faktorëve të
tjerë për evidentimin e përvojave dhe eksperiencave më të mira do ta ҫojnë këtë projekt
patjetër drejt suksesit.
3. Bashkëpunimi dhe fryma e lartë e komunikimit midis kolegëve ka shumë rëndësi për
implementimin e këtij projekti.
4. Prania në shkollë e mësuesve të rinj në moshë, në arsimin fillor që duan të rriten
profesionalisht , të jenë të suksesshëm dhe efektiv në profesionin e tyre ,si dhe fakti që
kjo pjesë mësuesish është shumë e lidhur me metodat interaktive te mësimdhënies dhe i
japin shume rëndësi zhvillimit të personalitetit të fëmijëve nëpërmjet aktiviteteve sportive
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
dhe punës në skuadër , rrit mundësinë dhe probabilitetin e zbatimit me sukses të këtij
projekti.
5. Prania në shkollë e mësuesve me përvojë në lëndën e edukimit fizik është një faktor
shumë i rëndësishëm gjithashtu. Kemi mësues që kanë punuar për shumë vite duke
dhënë kontributin e tyre në fushën e sportit, duke trajnuar dhe motivuar shumë breza në
disiplina të ndryshme sportive Ata janë një pikë shumë e fortë ,sepse gjithë përvoja e
tyre e krijuar në vite është një model i padiskutueshëm që duhet të shfrytëzohet dhe të
merret në konsideratë nga të rinjtë.
6. Përfshirja e shkollës soneë në aktivitete vjetore që realizohen në kuadër të shkollës si
qendër komunitare si një shkollë miqësore për të gjithë.
7. Bashkëpunimi me prindërit dhe përkrahja nga ana e tyre në të gjitha inisiativat e marra
si shkollë, krijon mundësi të forta në lidhje me sigurimin e gjithë bazës materiale të
domosdoshme për këtë projekt.
8.Bashkëpunimi me Njësitë administrative, ZVA- së, Fier, Bashkisë së qytetit dhe
organizmave të tjera do t’i jepnin shtysë më të madhe zhvillimi këtij projekti.
12. Tabela e veprimtarive në GANT
Si rezultat i analizës së detajuar të të dhënave lind nevoja e një planifikimi të detajur,i cili
do të shtrihet përgjatë periudhës prill 2021 - mars 2022.Ky planifikim ka si synim
përmirësimin e kushteve të terreneve sportive në shkollën tonë në mënyrë që të rritet edhe
cilësia e orëve të edukimit fizik. Kjo është një sfidë e cila kërkon angazhimin e të gjithë
partnerëve të komunitetit shkollor.
Viti 2020-2021
Organi zbatues/
personi përgjegjës
Periudha I
prill-qershor
2021
Periudha II
shtator-dhjetor
2021
Periudha III
Janar-Mars
2022
Aktiviteti 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
*Ngritja e grupit të
punës që do të meret me
organizimin e
veprimtarive për
sensibilizimin e aktorëve
të kounitetit shkollor
mbi ndihmën dhe
ndërhyrjet emergjente
në terrenet sportive të
shkollës
Programimi i tyre sipas
nevojave dhe mundësive
Drejtoria
*Organizimi i
pyetësorëve dhe
intervistave me
përfaqësues të të gjithë
aktorëve të komunitetit
shkollor, me qëllim
marrjen e informacionit
sasior, por edhe cilësor
në lidhje me dëshmitë
dhe perceptimet e tyre
mbi temën e projektit, si
dhe mundësitë për
ndërhyrje .
Grupi i punës
- Mësueset e
edukimit fizik
- Punonjësja psiko-
sociale
- Prindër
*Organizimi i
aktiviteteve sociale dhe
kulturore duke
përfshirë:
komunitetin,mësuesit
dhe nxënësit e të gjitha
klasave me qëllim
sensibilizimin e tyre dhe
aktivizimin në mënyre
vullnetare për të
Grupi i punës
Drejtoria
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
zgjidhur situatat
emergjente
*Përfshirja e
informacionit që ka
lidhje me projektin në
rrjetet sociale të
shkollës,por edhe në
veprimtaritë që do të
kryhen në kuadër të
SHQK-së
Drejtoria
Ekipi i SHQK-së
*Bashkëpunime me
organizmat
lokalë,biznese ose OJF
per investimet e
nevojshme në terrenet
sportive
Drejtoria
Qeveri nxënësish
Bordi i shkollës
*Aktivitete
ndërgjegjësuese dhe
gjithpërfshirëse të cilat
informojnë mbi situatën
e terreneve sportive dhe
mundësitë për ndihmë,
dhe ndërhyrje
Ekipi përgjegjës
Drejtoria
Mësuesit AF, AMU
Prindër
*Takime të drejtuara
midis organizmat të
shkollës me pushtetin
lokal për investimet e
nevojshme në
infrastrukturen e saj
Qeveri e nxënësve
Bordi i shkollës
Këshilli i prindërve
*Monitorimi i
kënaqësisë që kanë
aktorët e komunitetit
shkollor kundrejt
Drejtoria
Shërbimi psiko-
social
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
shkollës
*Analizimi i punës së
bërë dhe nxjerrja e
konkluzioneve9
Grupi i punës
Drejtoria
(9- Moduli Drejtimi pedagogjik mbështetur në të dhëna” , Zhvillimi i vizionit dhe
strategjisë për përmirësimin e shkollës dhe menaxhimin e ndryshimit” Alfons Harizaj)
13. Dilemat dhe vështirësitë dhe idetë për kapërcimin e tyre
Programet e fushës/lëndës “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” përqendrohen mbi
veçoritë fizike, njohëse,psikologjike e sociale të nxënësve. Ato ofrojnë mundësi të
aftësimit teorik dhe praktik të tyre, duke pasur parasysh kontributin që aktiviteti
lëvizor-sportiv jep në formimin fizik, mendor dhe shëndetësor të nxënësve, si dhe në
formim të kompetencave të vlefshme përgjatë gjithë jetës. Këto programe janë
konceptuar si pararendëse të programeve të arsimit të mesëm të lartë duke përfshirë
në to përvoja lëvizore e sportive, si dhe njohuri në fushën e shëndetit, të cilat u japin
mundësi nxënësve të aftësohen e të jenë të përgatitur për nivelet më të larta
arsimore. Programet e fushës/lëndës “Edukimit fizik, sporte dhe shëndet”,e
konsiderojnë nxënësin si individ dhe njëkohësisht si pjesë aktive të grupit, si dhe
afrojnë mundësi të shumta për integrim kroskurrikular.
Eksperiencat që përftohen nga kjo fushë/lëndë mësimore mund të transferohen e
përdoren lehtësisht dhe në mënyrë produktive edhe në lëndët e tjera, duke
mundësuar pasurimin e informacionit teorik dhe të kulturës së përgjithshme, në
shërbim të të ushtruarit korrekt të përvojave lëvizore.
Risitë e lëndës
Në aspektin përmbajtës programi synon një afrim më të plotë të nxënësit me
informacionin dhe kulturën në përgjithësi të fushës mësimore “Edukim fizik, sporte
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
dhe shëndet”. Kjo e shprehur në llojin e informacionit që nxënësve u ofrohet në
funksion të edukimit, në shërbim të komunitetit, mirëqenies dhe shëndetit, duke
pasur parasysh problematikën që shoqëron jetesën në ditët e sotme, referuar
modeleve të sjelljes personale (inaktiviteti fizik, mënyra jo të shëndetshme e të
ushqyerit, përdorimi i substancave që krijojnë varësi, etj.) dhe ndërpersonale
(marrëdhëniet dhe kontributi në komunitet). Referuar sa më sipër, si një e re në këtë
program është tematika: “Edukim në shërbim të shëndetit, mirëqenies dhe
komunitetit”10
, në të cilën është përmbledhur informacioni teorik që zhvillohet në
orë mësimore teorike. Gjithashtu, një e re tjetër në program është dhe përfshirja e
nëntematikës opsionale në tematikën
(10- Metodika e edukimit fizik Dr. Jani Daci, Dr. Veis Belliu)
“Veprimtari sportive”, si një mundësi që u jepet nxënësve për një veprimtari më të
plotë fizike, në përshtatje me kushtet që shkolla ofron për sa i përket
infrastrukturës së saj, vendosjes gjeografike e kushteve klimaterike, si dhe traditës
sportive të shkollës.Sipas kornizës së kurrikulës së Shqipërisë dhe planit mësimor,
ndarja e kohës mësimore për arsimin fillor(AF) zhvillohet me 3 orë
mësimore/ javë ,gjithsej 105 orë vjetore
Nr DILEMAT PROPOZIMET PER TRAJTIMIN E DILEMAVE
1. A është i informuar komuniteti shkollor si dhe bordi
i shkollës për gjendjen e terreneve sportive dhe
pasojat që sjell kjo në zhvillimin e fëmijëve tyre ?
Takime informuese formale dhe informale me grupe
prindërish dhe pjesëtar të komunitetit mbi gjendjen e
terreneve sportive dhe pasojat e një situate të tillë në
dëm të nxënësve .
2 A janë të përgatitur psikologjisht mësuesit e arsimit
fillor dhe mësuesit e edukimit fizik në lidhje me
sensibilizimin e komunitetit shkollor për të bërë
ndërhyrjet e nevojshme për zgjidhjen e problemit.
Takime sensibilizuese me grupe të ndryshme mësuesish
për të ndërgjegjësuar në lidhje me situatën aspak të
përshtatshme në zhvillimin cilësor të orëve të edukimit
fizik dhe rrugët e mundshme që mund të na çojnë në
zgjidhjen e problematikës në fjalë.
3 A janë të informuar anëtaret e ekipit të SHQK-së
mbi situatën problematike të terreneve sportive në
mënyrë përfshirjen në programet e tyre individuale
të SHQK-së të aktiviteteve specifike që ka lidhje me
situatën problemore
Takime informuese me ekipin e SHQK-së dhe
prezantimi me rezultatet e pytësoreve dhe intervistave
realizuar me prindërit,mësuesit dhe nxënesit në lidhje me
problematiken e terreneve sportive dhe gjetjen e
mënyrave për përmirësim.
4 A është i gatshëm komuniteti shkollor të
bashkëpunojë në përmirësimin e kushteve të
terreneve sportive?
Planifikimi i detajuar dhe realizimi i nje sërë
veprimtarish sensibilizuese ku në qendër të jetë
veprimtaria e prindërve duke i motivuar dhe përfshirë ata
në proceset e vendimmarrjes, edukimit dhe sigurimit të
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
mirëqenies emocionale,sociale dhe fizike të fëmijëve të
tyre me qëllim bashkëpunimi ndërpersonal & familjar
për mundësimin e sigurimit të gjithë infrastrukturës së
domosdoshme për implementimin e një ore mësimore
model në lëndën e edukimi fizik për të gjitha
grupmoshat.
5. A është i gatshëm komuniteti shkollor si dhe bordi i
shkollës të kërkojë ndihmë për përmbushjen e
objektivave të këtij projekti, organizmave të tjerë
jashtëshkollore ?
Planifikime të takimeve me pjesëtarë të komunitetit dhe
bordit me përfaqësues të pushtetit vendor dhe të
organizateve të tjera që mund të bashkëpunojnë për
implementimin e projektit.
6 A janë të aftë mësuesit të diskutojnë dhe ndajnë
përvojat e tyre ?
Ndërgjegjësimi i stafit mbi ndarjen e përvojave
individuale për të stimuluar edhe tek mësuesit e tjerë
eksperiencat e fituara.
7 A e përmbush plotësisht rinovimi i terreneve
sportive qëllimin dhe misionin e shkollës, në
krahasim me kushte ekzistuese të këtyre terreneve?
Monitorimi i punës së mësuesve me nxënësit dhe
rezultati i arritjeve. Analiza periodike e ecurise së
projektit.
Nr VËSHTIRËSITË ALTERNATIVAT E PROPOZUARA PËR
REDUKTIMIN E VËSHTIRËSIVE
1 Lidhen me faktin se sa realisht aktorët e
komunitetit shkollor janë të disponueshëm të
bashkëpunojnë në realizimin e këtij projekti.
Vëzhgime,hulumtime dhe planifikime të veprimtarive që
sensibilizojnë të gjithë aktorët e këtij komuniteti për
rëndësinë e tyre në funksionimin e këtij projekti.
2
Sa duan mësuesit realisht që të jenë pjesë e këtij
projekti ?
Dikutime të hapura me mësues të edukimit fizik dhe të
arsimit fillor, dhe më gjerë për të rritur interesin e
mësuesve mbi zbatimin e këtij projekti .
3
Sa mësuesit duan të përditësohen me të renë në të
gjitha aspektet dhe drejtimet?
Ndërgjegjësimi i vazhdueshëm i stafit dhe vënia përballë
pëgjegjësisë për të rritur pjesëmarrjen në trajnime të
ndryshme. Sensibilizim i vazhdueshëm dhe vënia përballë
njëra - tjetrës e përvojave të suksesshme dhe jo të
suksesshme për të kuptuar rëndësinë e implementimit të
tyre.
4
A mund të gjejmë mbështetje në realizimin e këtij
projekti edhe nga pushteti vendor apo edhe nga
organizata të tjera?
Sensibilizim i vazhdueshëm dhe informimi i këtyre
partnereve të mundshëm për gjendjen e rënduar të
terreneve sportive ,pasojat që sjell kjo në zhvillimin e
nxënësve dhe nevojat e specifikuara për ndërhyrje
emergjente.
6 Sa mësuesit,prindërit dhe komuniteti janë të
motivuar për të qënë gjithmonë pjesë e sfidave të
reja.
Motivimi i tyre jo vetem nga ana psikologjike ,por pse jo
edhe nga ana financiare.
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
Në arsimin e mesëm të ulët (AMU) fushë/lënda Edukim fizik, sporte dhe shëndet
zhvillohet me 3 orë mësimore/javë, gjithsej 105 orë vjetore.
Nisur nga rrethanat që u krijuan nga pandemia botërore COVID-19,u pa e nevojshme që
për vitin shkollor 2020-2021, orët e edukimit fizik të zhvilloheshin orët e fundit dhe, kur
kushtet atmosferike nuk ishin të përshtatshme, realizimi i këtyre orëve për arsimin fillor
anashkalohej.Ndodhur përballë këtyre vështirësive fillestare që u hasën nga personeli
arsimor , nxënësit dhe drejtuesit nxorën në pah disa dilema që shtrojnë një sërë
pyetjesh për përmirësimin e kushteve të terreneve sportive në dobi të zhvillimi të
kompetencave kyçe nëpërmjet lëndës së edukimit fizik,sporte dhe shendet , të cilat
fokusohen kryesisht tek eksperiencat psikomotore të njeriut për t’i përcaktuar e zhvilluar
ato. Në këtë fushë, janë të përcaktuara rezultatet mësimore ,të cilat duhet t’i arrijnë
7 Sa mësuesit janë të pajisur me bazën e
domosdoshme materiale për realizimin e orëve
efektive.
Sigurimi i plotë i të gjithë bazës materiale të
domosdoshme
8 Mungesa e drenazhimit të terrenit sportive.
Krijimi i kanaleve të drenazhimit dhe lidhja e tyre me
pusetat në mënyrë që terreni sportiv të mos e mbajë ujin,
por ta kullojë atë në këtë system; duhet të përfshihen të
gjithë terrenet që ka shkolla.
Drenazhimi horizontal
Drenazhimi nëpërmjet një shtrese të hollë tapetësh që
vendoset poshtë atij kryesorit.
Drenazhimi vertikal
Mund të bëhet me mbeturina inerte ose me tubo
Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al
nxënësit në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme.Organizimi i mësimit përqendrohet
në atë çfarë duhet të dinë e të bëjnë nxënësit dhe në atë që duhet të jenë të gatshëm të
bëjnë.Cilat janë keto dilema dhe si duhet të trajtohen ato nga institucionet arsimore,
drejtuesit dhe stafet mësimore të tyre?
Dilemat dhe propozimet për trajtimin e tyre:
Vështirësitë dhe alternativat e propozuara për reduktimin e tyre:
14. Çfarë funksionoi mirë gjatë projektit
● Mbështetja financiare e Bordit pë bazën materiale të nevojshme
● Motivimi dhe suporti nga ana e drejtorisë dhe gjithë faktorëve të tjerë për
evidentimin e përvojave dhe eksperiencave më të mira do ta çojnë këtë
projekt patjetër drejt suksesit.
● Bashkëpunimi dhe fryma e lartë e komunikimit midis kolegëve të edukimit
fizik ka shumë rëndësi për implementimin e këtij projekti.
● Frymëzimi i mësuesve të rinj , që duan të rriten profesionalisht , të jenë të
suksesshëm dhe efektiv në profesionin e tyre.
● Bashkëpunimi me prindërit dhe gadishmëria e tyre për të ndihmuar
financiarisht me bazë materiale për realizimin e projektit.
15. Çfarë nuk funksionoi gjatë projektit
Duke qënë se shkolla nuk është një institucion jofitimprurës sigurimi i fondeve për
realizimin e projektit u siguruan nga komuniteti dhe zemergjerësia e bizneseve të
ndryshme, të cilat u munduan ta mbështetnin projektin tonë.
Ruajtja e ambienteve nga dëmtimet e mundshme.
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx
Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx

More Related Content

Similar to Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx

Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiGentrit Kastrati
 
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiGentrit Kastrati
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Hysen Doko
 
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...First Children's Embassy in the World
 
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...Детска Амбасада Меѓаши
 
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveFushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveandi38
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Kujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësitKujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësitValbona Imeraj
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrieravniv
 
Kl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesim
Kl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesimKl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesim
Kl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesimZekirja Latifi
 
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantimBleon Qesaraku
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijevefatoams
 
Qytetaria projekt
Qytetaria projektQytetaria projekt
Qytetaria projektadelatonuzi
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
 
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneaktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneFialdoMema
 

Similar to Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx (20)

Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastrati
 
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit Kastrati
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
 
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...
 
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët”  Kundër ndëshkimit trupor...
“Udhëzues për prindërit, arsimtarët dhe edukatorët” Kundër ndëshkimit trupor...
 
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëveFushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
Fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytëzimit ekonomik të fëmijëve
 
Ese Pedagogjie
Ese PedagogjieEse Pedagogjie
Ese Pedagogjie
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Kujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësitKujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësit
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrier
 
Kl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesim
Kl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesimKl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesim
Kl.III plan global individividual per nxenesit me veshtiresi ne mesim
 
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeve
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
LEARNING AT HOME !!!
LEARNING AT HOME  !!!LEARNING AT HOME  !!!
LEARNING AT HOME !!!
 
Qytetaria projekt
Qytetaria projektQytetaria projekt
Qytetaria projekt
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneaktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
 
my first upload
my first uploadmy first upload
my first upload
 

Projekti FInal - Elvisi Miglena Alketi.docx

  • 1. 1 Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Drejtues të IAP Kohorta V-të (04.11.2022-15.07.2023) PROJEKTI FINAL TITULLI: “PËRMIRËSIMI I TERRENEVE SPORTIVE NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT FIZIK DHE PSIKOLOGJIK TË NXËNËSVE” Punoi : Pranoi: Elvis Hyseni (Mësues) Trajneri Individual (Coach) Miglena Sofroni (Mësuese) Nimete Gjermani Alket Shehaj (Mësues) Shkolla: “Halit Grëmi ” Mbrostar – Ura ZVA: FIER DRAP: FIER Fier 16/12/2023
  • 2. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al TABELA E PËRMBAJTJES Hyrje --------------------------------------------------------------------------------------------- 3 1. Qëllimi i projektit -----------------------------------------------------------------------------5 2. Objektivat operacionale për projektin ---------------------------------------------------5 3. Historiku i shkollës ”Jani Bakalli” -------------------------------------------------------- 6 4. Nevojat për ndërhyrje në bazë të historikut të shkollës ------------------------------ 9 5. Diagnoza e problemit---------------------------------------------------------------------- 10 6. Planifikimi i përmirësimit --------------------------------------------------------------- 11 7. Një rezultat i dëshirueshëm. Si do të dukej shkolla pas përmirësimit--------------- 12 8. Metodologjia: Të dhënat sasiore ose cilësore nga shkolla--------------------------------13 9. Analiza e të dhënave --------------------------------------------------------------------------16 10.Baza teorike për projektin ------------------------------------------------------------------ 26 11.Plani i suksesit dhe rezultatet e pritura --------------------------------------------------- 33 12.Tabela e veprimtarive në Gant ----------------------------------------------------------- 34 13.Dilemat dhe vështirësitë dhe idetë për kapërcimin e tyre------------------------------- 37 14.Çfarë funksionoi mirë gjatë projektit?Çfarë nuk funksionoi mirë?------------------- 41 15.Baza ligjore për projektin-------------------------------------------------------------------- 41 16.Rekomandimet për hapat dhe veprimet e mëtejshme----------------------------------- 41 17. Përfundimet dhe rezultatet e deritanishme------------------------------------------------ 42 18. Rekomandime----------------------------------------------------------------------------------43 19. Bibliografia----------------------------------------------------------------------------------- 44 20. Shtojca ------------------------------------------------------------------------------------------45
  • 3. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Hyrje “UNË E DUA SPORTIN SEPSE E DUA JETËN DHE SPORTI ËSHTË NJË NGA GËZIMET BAZË TË JETËS” Jevgeni Jevtushenko Poet Rus Edukimi fizik në shkollë jo vetëm që kontribuon në përmirësimin e aftësisë fizike dhe shëndetit të nxënësve, por gjithashtu i ndihmon ata të kryejnë aktivitet fizik duke kuptuar rëndësinë e tij dhe pasojat pozitive për jetën. Përveç kësaj, edukimi fizik në shkollë siguron njohuri dhe aftësi të transferueshme, të tilla si: puna në grup, sjellja e drejtë, respekti, shëndeti dhe ndërgjegjësimi shoqëror, si dhe nxit kuptimin e përgjithshëm të "rregullave të lojës", të cilat nxënësit mund t'i shfrytëzojnë menjëherë edhe për lëndë të tjera shkollore, e në jetë. Edukimi fizik është i detyrueshëm në të gjitha programet kombëtare të shqyrtuara si në nivelet fillore, ashtu edhe në ato të mesme të ulëta. Pothuajse për të gjitha vendet, objektivi kryesor i edukimit fizik është të promovojë zhvillimin fizik, personal dhe shoqëror të fëmijëve.Promovimi i një jetese të shëndetshme gjithashtu theksohet shpesh, ndërsa edukimi shëndetësor është bërë një lëndë e detyrueshme. Rezultatet e të mësuarit të edukimit fizik janë të lidhura ngushtë me objektivat kryesore. Kjo do të thotë që, për shembull, gjatë mësimit të edukimit fizik, shkencat natyrore dhe shoqërore hyjnë në lojë dhe anasjelltas, duke demonstruar korrelacionin midis lëndëve.1 Llojet e ndryshme të aktiviteteve fizike jashtëshkollore të ofruara jashtë orëve të shkollës, si: futbolli, basketbolli volejbolli, artet marciale etj..., janë të strukturuara në atë mënyrë që ta bëjnë aktivitetin fizik edhe më të arritshëm dhe tërheqës për të rinjtë. Qëllimi kryesor është zgjerimi ose përfundimi i aktiviteteve të kryera gjatë orëve të shkollës. Aktiviteti fizik jashtëshkollor organizohet në nivel kombëtar, rajonal, lokal dhe, shumë shpesh, në nivel institucional. Përveç, që janë në dispozicion për të gjithë, aktivitetet jashtëshkollore iu drejtohen edhe nxënësve me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta arsimore, disa aktivitete jashtëshkollore kryhen gjithashtu gjatë ditës së shkollës. Në fakt, në disa vende, edukimi fizik nuk kufizohet vetëm në kurset e edukimit fizik, por është i integruar në rutinën e përditshme të shkollës. Programet e fushës / lëndës “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” përqëndrohen mbi veçoritë fizike, njohëse, psikologjike e socilae të nxënësve, duke afruar mundësi të aftësimit teorik dhe praktik të tyre, duke pasur parasysh kontributin që aktiviteti lëvizor- sportiv jep në formimin fizik, mendor dhe shëndetësor të nxënësve.
  • 4. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Në këto kushte, kur edukimi fizik gjithnjë e më tepër është pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe e sistemit arsimor në veçanti, në kohën kur shëndeti është mbi gjithçka, realizimi i një projekti, i cili do të lidhte këto komponentë mjaft të rëndësishëm, do të ishte realisht një sfidë e vërtetë për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe komunitetin. Duke qënë se mosha e nxënësve tanë varion nga 5 vjeç deri 15 është shumë e rëndësishme qe t’i kushtojmë vëmëndje mirërritjes dhe shëndetit të fëmijëve në grupmoshat e caktuara duke krijuar kushte të përshtatshme që ata të gjejnë veten e tyre në disiplina të ndryshme sportive, të cilat kanë si qëllim të ndikojnë në shumë aspekte te paraqitura më poshtë. Zhvillimi fizik dhe mendor të fëmijëve. Fëmijet kanë nevojë çdo ditë për aktivitet fizik, sidomos në ditët e sotme që lojërat e zakonshme fizike janë zëvendësuar nga ato elektronike , që ndikojnë negativisht në shtimin e peshës së fëmijëve dhe dobësimin e sistemit muskulor dhe skeletor te tyre. Sporti gjithashtu nxit vetëvlerësimin tek fëmijët , u jep atyre një ndjenjë kënaqësie sidomos, kur i shtohet edhe suporti nga prindërit. Rritjan e socializimit mes fëmijëve dhe punën në grup. Shumë disiplina sportive kanë si qëllim gjithëpërfshirjen dhe socializimin e fëmijëve duke i vendosur përballë përgjegjësisë së të punuarit në grup, ku çdo lojtar ka rolin e vet ky në mbarëvajtjen dhe suksesin e lojës.Sporti, prveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale edhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet sidomos për fëmijët me introvert , sepse ndikon pozitivisht në rritjen e aftësive komunikuese.Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive,rolin e bashkëpunimit , pranimin e fajit ,përkrahjen dhe disiplinën për t’i realizuar qëllimet e paracaktuara. Argëtimi i fëmijëve dhe nxitja e ndjenjës së respektit. Parimet themelore në të cilat zhvillohet sporti janë respekti dhe sinqeriteti.Sporti u mëson fëmijëve një respekt të dyfishtë;së pari në respektimin e rregullave dhe së dyti në respektimin e kundërshtarit,sepse edhe vetë sjelljet e kundërta dënohen. Është më se e qartë dhe e vërtetuar se sporti është një ndër elementet kryesore argëtuese jo vetëm të fëmijeve, por edhe e të rriturve.Një fëmijë i lumtur është një fëmijë i suksesshëm.Një ndër rrugët që të çon drejt suksesit të fëmijëve është ajo e sportit. Zhvillimi i aftësive dhe menaxhimin kohës. Një ndër pikat kyçe për arritjen e suksesit është edhe menaxhimi i kohës.2 Vetëdisiplina është aftësia për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.Pa vetëdisiplinën,të gjitha parimet,teknikat dhe këshillat e tjera të suksesit janë të padobishme.Sporti jo vetëm që zhvillon vetëdisiplinën tek fëmijët dhe të rinjtë, por iu hap rrugën atyre drejt suksesit në shoqërinë e së ardhmes.
  • 5. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Edukimi metë vendosin objektiva në jetën e përditshme. Një fëmijë që meret me sport është më i aftëtëvendosë objektiva dhe prioritete. (2.Plaforma e edukimit fiziko-sportiv “sfida e shkollës dhe e shoqërisë) Kjo është një hap i rëndësishëm, që të çon pastaj në gjetjen e rrugëve të duhura për realizimin e këtyre objektivave. Edukimi me përballjen me problemet. Sporti si aktivitet që përfshin aftësite fizike e mendore të njeriut,me qëllim për t’i ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht e për t’i përdorur më pas në një mënyrë më frytdhënëse , na jep idenë se sporti eshte pothuajse aq antik, sa dhe zhvillimi i inteligjences së njeriut dhe perballjen me problemet. 1.Qëllimi i projektit Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i tereneve sportive në mjediset e jashtme të shkollës si nevojë emergjente për zhvillimin e orëve të edukimit fizik me ndikim në mirëqënien emocionale, e fizike të nxënësve, në rritjen e inteligjences dhe cilësinë e rezultateve të të nxënit, si dhe kultivimin e promovimin e talenteve në disiplina të ndryshme në bashkëpunim me mësuesit, prindërit, komunitetin e më gjerë. 2. Objektivat operacionale për projektin Objektivi i përgjithshëm Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit shkollor për rëndësinë, që ka mirëmbajtja dhe restaurimi i terreneve sportive, për zhvillimin psiko-motorr të fëmijëve 5-15 vjeç, përmes përsosjes e kushteve për rritjen e cilësisë së mësimdhënies e të nxënit efektiv për edukimin fizik, nëpërmjet mjeteve mësimore dhe terreneve sportive cilësore, me ndikim shëndetin fizik e mendor dhe ndërtimit të një startegjie që nga njohja me problemin deri te aplikimi ikëtij projekti.
  • 6. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Objektivi 1 Të identifikojë problematikat në lidhje me mangësitë e terrenit sportiv si qëllim kryesor promovimin e aftësive efektive ndërpersonale pasi ato janë thelbësore për t’u përfshirë në marrëdhënie kuptimplota dhe përmbushëse në familje, shkollë dhe komunitet. Objektivi 2 Të sigurojë mjedis cilësor për mësimdhënien e të nxënit efektiv, për zhvillimin e aftësive fizike dhe njohurive për lëvizjen dhe sigurinë, si dhe aftësinë e tyre për t’i përdorur ato në një gamë të gjerë aktivitetesh në lidhje me zhvillimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme, me fokus tw veçantë në zgjidhjen e konflikteve, bashkëpunimin dhe kontributin në mënyrë efektive në grup dhe ekipe. 3. Historiku i shkollës Si për çdo shkollë, edhe për shkollën 9-vjeçare “Halit Grëmi”, Mbrostar-Ura, Fier, historiku i saj ka veçoritë e veta, të varura nga koha, nga hapësira shtrirëse dhe nga kushtet social-ekonomike të komunitetit që frekuenton këtë shkollë. Deri në gusht të vitit 1990, në këtë fshat funksiononte cikli fillor, një mjedis mësimor-edukativ me një kolektiv energjik nxënësish dhe mësuesish të palodhur dhe të përkushtuar. Në shtator të vitit 1990 në Shqipëri po ndodhnin ndryshime të rëndësishme social-ekonomike, pra po vendosej rendi i ri demokratik, pas lëvizjeve të bujshme studentore në Tiranë. Çelja në fshatin Mbrostar-Ura e shkollës 8-vjeçare, edhe pse e vonuar, qe një avantazh progresiv për komunitetin e këtij fshati e sidomos për komunitetin rom që banon në Mbrostar-Ura. Duke qenë se që në vitin e parë të çeljes së shkollës në fshatin Mbrostar-Ura, pra në shtator të vitit 1990, e deri më sot (fundi i vitit 2022), gjatë këtyre 30 viteve kjo shkollë, ky komunitet mësuesish e nxënësish kanë bërë një jetë energjike dhe aktive në të mirë të edukimit e të të mësuarit të nxënësve sipas programeve shtetërore mësimore dhe edukative të qeverisë shqiptare. Rezultatet semestrale dhe ato vjetore kane qenë për këto 30 vite në mesataren e rrethit të Fierit, rezultate të meritueshme të kolektivit të palodhur dhe të drejtorisë së shkollës. Përgjate këtyre 30 viteve në Mbrostar-Ura kanë punuar mësues dhe edukatorë, të cilët i gjejmë të evidentuar emër për emër në amzat dhe dokumentet ligjore që ndodhen pranë kësaj shkolle. Dhe nëse gjatë këtyre 30 viteve kemi një histori suksesi në shkollën 9-vjeçare Mbrostar-Ura, pikërisht ky sukses i dedikohet trupit mësimor të lidhur jetësisht e profesionalisht me të nxënët e fëmijëve të fshatit, integruar këtu dhe ata të komunitetit rom. Është bërë dy herë rikonstruksioni i pjesshëm i shkollës (suvatimi dhe lyerja e brendshme dhe e jashtme e saj, sistemi elektrik, tarraca dhe tualetet), i pari në vitin 2009 dhe i dyti në vitin 2016. Por duhet theksuar se në oborrin e shkollës dhe terrenin sportiv nuk është bërë asnjë invesim prej shume vitesh. Pllakat e dyshemesë, dyert e klasave dhe dritaret janë shumë të amortizuara dhe duhet patjetër të zëvendësohen. Të qenit ende
  • 7. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al funksionale të tyre, edhe pse shumë të amortizuara, i dedikohet punës së mirë të stafit drejtues dhe atij mësimor të shkollës, si dhe kontributit të vyer të komunitetit të Mbrostarit, që na janë gjendur sa herë kemi pasur nevojë për riparime dhe rregullime të ndryshme. Një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe nxënësit tanë të mrekullueshëm, që me anë të Qeverisë së Nxënësve, kanë ndërmarrë shumë herë iniciativa në grumbullim fondesh dhe bazë materiale për shkollën. Integrimi përmes vështirësive i fëmijëve të komunitetit rom të fshatit Mbrostar- Ura në planin e edukimit të shkollës, është një tjetër histori suksesi. Rreth 70 familje rome jetojnë në fshat dhe kemi 9 fëmijë rom të regjistruar në kopsht (i cili është në të njëjtën godinë me shkollën) dhe 26 nxënës rom nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Nuk kemi asnjë fëmijë rom braktisës, falë koordinimit të mirë të punës ndërgjegjësuese të stafit mësimor me pushtetin vendor, OJF-ve dhe familjet e këtij komuniteti. Falë angazhimit dhe nismave të mësuesve të shkollës Mbrostar-Ura, si dhe përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre shkolla është kthyer në një qendër të realizmit të mësimeve të hapura, shembull për zonën, sidomos për disa nga lëndët e shkencave të natyrës dhe ato edukative-formuese, si biologjia, edukata, gjeografia e të tjera. Nismëtare e realizmit të orëve të hapura dhe e mësimeve të integruara me anën e projekteve, shkolla e Mbrostar-Urës u bë sidomos nga viti 2011 e në vazhdim, duke rritur frymën e bashkëpunimit midis mësuesve në kuadër edhe të kualifikimit të brendshëm. Është bërë një punë e mirë nga të gjithë për sigurimin e një mjedisi të kulturuar qytetar brenda e jashtë shkollës. Kështu janë pasuruar korridoret e shkollës dhe mjediset e klasave me stenda e bazë materiale, falë kontributit që kanë dhënë nxënësit dhe mësuesit e shkollës sonë. Tërheqja e komunitetit të prindërve në jetën e brendshme të shkollës, duke mbështetur programin qeveritar, ”Shkolla si qendër komunitare”, është mjaft dobiprurëse, për vendimarrjen e përbashkët në veprimtaritë që ndërmerr shkolla në gjithëpërfshirjen dhe respektimin e diversitetit. Një sukses i merituar është edhe prezantimi i ekipit të futbollit të vajzave të shkollës Mbrostar – Ura, të përfaqësuar në ndeshje të shumta në rang federate rajonale. Gjithashtu, fakte interesante përfaqësohen edhe në futbollin e ekipit të Apolonisë në vitet 60-70 nga talente të tilla si: Namik Veliu, Afrim Veliu, Meklaq Thomai dhe Klajdi Fasko të cilët përfaqësuan me rezultate dhe shpirt gare deri në majat e ekipit të Apolonisë. Gjithëpërfshirja e nxënësve të kësaj shkolle në nismat, konkurset dhe veprimtaritë programore-vjetore, të organizuara nga Zyra Vendore Arsimore në bashkëpunim me Bashkinë Fier, QKF Fier, Qendrën Rinore “Epoka e Re”, Qendrën Sociale “Murialdo”, “Autoclub Albania” etj, ka qenë përherë një mbështetje për zhvillimin e talenteve tek nxënësit e shkollës Mbrostar-Ura. Në këto dy vite të fundit shkollor: 2019-2020 dhe 2020-2021 pandemia e shaktuar nga virusi Covid-19, goditi edhe vijimësinë dhe intensitetin cilësor edukativ në këtë shkollë. Gjithsesi u zbatuan me përpikmëri udhëzimet për protokollin “Anti Covid” të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin e mësimeve edhe pse në kushte të imponuara, në mbrojtje te jetës së fëmijëve. Në vitin 2014 shkolla merr emrin “Halit Grëmi”me vendim të komunës Mbrostar. Ky emër u vendos për nder të dëshmorit të atdheut që dha jetën në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
  • 8. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Nga viti 1990-2010 pra për 20 vjet shkolla është drejtuar nga z. Filip Korraqe, i cili spikaste jo vetem nga ana profesionale, pedagogjike, educative, por edhe ajo qytetare dhe morale. Për dy vjet 2010-2012 shkolla u drejtuan nga z.Alket Shkëmbi, i cili u dallua për seriozitetin e tij në punë duke i dhënë impuls dhe energji të reja shkollës, e pasqyruar kjo në rritje të cilësisë në mësimdhënie. Nga viti 2012 e në vazhdim shkolla drejtohet nga z.Alfred Sulejmani, i cili falë pasionit dhe përkushtimit maksimal në punë solli ndryshime rrënjësore në shkollë. Këto ndryshime kanë të bëjnë dhe me reformat e ndërmarra nga qeveria, reforma të thella që prekën çdo aspekt të punës së drejtuesit dhe gjithë aktorët e tjerë që kontribuojnë në institucionet shkollore. Falë kësaj pune të përkushtuar dhe të palodhur të të gjithë stafit mësimor të shkollës janë arritur objektiva të shumta. 4. Nevoja për ndërhyrje në bazë të historikut të shkollës Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për fëmijët që të rriten të shëndetshëm. Sporti përmirëson jetën. Fëmijët që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre sepse ajo është një kohë e vlefshme. Spoeri përmirëson aftësitë sociale, shëndetin, influencat negative kanë më pak rrezikshmëri dhe rritet vetëvlerësimi dhe vetëbesimi. Shkolla, sot, synon ndërtimin dhe krijimin e dijes së nxënësit, për t′u përshtatur me kërkesat dhe standardet e reja të kohës, si qytetar i së ardhmes, që kontribuon në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë, duke u përballur në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës. Shkolla është e drejtuar drejt një procesi të hapur, si një dukuri e cila lidhet me përmbajtjen e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, proces gjatë të cilit, nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë njëherësh autorë dhe aktorë të tij. Shkolla ndjek ritmet e rritjes individuale të nxënësve duke emancipuar, përmes përfshirjes së tyre në këtë proces të përfitimit dhe përpunimit të informacionit të ri si dhe përfitimit të tyre fizik dhe emociaonal. Shoqëria e bazuar në dije nevojitet që të përvetësojë aftësi të mira komunikuese dhe sociale, të jetë e mirëinformuar dhe e gatshme për të mësuar gjëra të reja. Në këtë kontekst ndikimi i sportit po bëhët gjithnjë e më shumë gjithpërfshirës edhe në arsim. Nevoja dhe arsyeja e krijimit të klasave sportive dhe aplikimit të sporteve niset nga fakti i përgatitjes së nxënësve për t’u bërë lider i suksesshëm në një shoqëri të udhëhequr nga mirëqënia fizike dhe emocionale. Aftësitë e komunikimit, mendimit kritik, ndërveprimit dhe zgjidhjes së problemeve janë esenciale në shoqërinë e sotshme. Studimi ynë do të trajtojë efektet e krijimit të klasave sportive duke e vendosur theksin në nevojën që ka shkolla dhe komuniteti përreth shkollës, në mënyrën e integrimit sa më efikas të sportit, në ndryshimin e metodave mësimore të edukimit fizik. Promovimi i arsimimit me pasurimin e terreneve sportive në shkollë, rrit performancën e aplikimit të lëndës së edukimit fizik në të gjitha klasat duke i kushtuar rëndësi, shëndetit, shplodhjes mendore dhe aktiviteteve lëvizore në funksion të zhvillimeve praktike të lëndës së edukimit fizik.
  • 9. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Një nga qëllimet e Strategjisë së Arsimit Parauniversitar është që të maksimizohet dhe optimizohet shfrytëzimi i terreneve sportive nga kategori të ndryshme të pjesëmarrësve potencialë. Gjithashtu shkolla “Halit Grëmi” në planin afatmesëm ka si prioritet: “Rritja e aftësisë së të nxënit përmes përdorimit të sporteve në shkollë si dhe krijimin e klasave sportive” gjë e cila na shtyu të ndërmarrim inisiativën për të zbatuar një projekt nisur nga këto qëllime dhe nevoja. Duke qenë se kjo shkolla ka një traditë në fushën e sportit është shumë e rëndesishme që kjo traditë e krijuar prej rreth 60 vitesh të mbahet e gjallë dhe të mos shuhet. Kurrikula me bazë kompetenca, një rëndësi të madhe i jep edhe lëndës së edukimit fizik, e cila zhvillohet tri herë në javë. Është shumë e rëndësishme që shkolla të sigurojë ambiente të përshtatshme për realizimin e të gjithë programit të kësaj lënde në të gjitha klasat. Gjithashtu, në këtë shkollë, mungon palestra, e cila do të ishte një ndihmë shumë e madhe për të realizuar orët e edukimit fizik edhe në kohë me shi. Duke u ndodhur përballë këtyre fakteve, si detyrim për shkollën tonë lind rregullimi i menjëhershëm i terreneve ekzistuese sportive të jashtme. Këto terrene vuajnë nga një mungesë e gjatë e ndërhyrjes në infrastrukturën e jashtme të shkollës si: ● Mungesa e mbulesës së terrenit të basketbollit; ● Cilësia e dobët e tapetit të fushës së futbollit; ● Rrethimi jo i përshtatshëm i këtyre terreneve. Me kalimin e viteve këto mangësi u thelluan edhe më shumë duke i nxjerrë pjesërisht jashtë funksionit këto terrene dhe duke bërë pothuajse të pamundur realizimin e orëve të edukimit fizik gjatë muajve të dimrit 5. Diagnoza pedagogjike e shkollës lidhur me problemin Shkolla ndodhet në fshatin Mbrostar-Ura, në Fier. Ajo është ndërtuar në vitin 1989. Është një shkollë relativisht e re por që në kaq pak kohë ka arritur të krijojë një traditë të mirë në fushën e edukimit. Është e konsoliduar dhe e suksesshme në procesin mësimor edukativ. Rrethohet nga një komunitet, i cili e mbështet dhe e përkrah atë në zhvillimin e procesit mësimor - edukativ. Gjatë gjithë këtyre viteve është zhvilluar një punë mjaft e mirë në këtë drejtim, duke qenë më të vetëdijshëm për rezultatet e pritshme. Kemi pasur qëllime ambicioze lidhur me rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe rezultateve të nxënësve jo vetëm në mësim, por edhe në formimin e tyre të përgjithshëm, si dhe në përfshirjen e komunitetit në jetën aktive të shkollës duke i afruar ata më shumë me institucionin në mënyrë që të rritet më shumë besimi e përkrahja e komunitetit. Rëndësi e posaçshme i është dhënë një shërbimi më cilësor dhe miqësor, nxitës dhe motivues nën moton “Shkolla është vendi i formësimit tim si qytetar dhe unë kam një rol të rëndësishëm për atdheun për t'u përfaqësuar denjësisht si qytetar europian”.
  • 10. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Numri i punonjësve në institucion: Viti shkollor Punonjës mësimorë (drejtues + mësues) Punonjës mbështetës (roje, punonjëse, sanitare) Punonjës socialë + mësues ndihmës Personel shëndetësor 2022-2023 Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra 15 12 1 1 3 3 0 0 Të dhëna mbi moshën e punonjësve arsimorë. Mosha e punonjësve 21 - 30 vjeç 31 - 40 vjeç 41 - 50 vjeç 51 - 59 vjeç Mbi 60 vjeç Numri i mësuesve + drejtuesit Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra 1 0 7 7 6 4 1 1 0 0 Të dhëna mbi nivelin arsimor të mësuesve Kategoria e kualifikimit I II III Nuk kanë kualifikim Numri i mësuesve 1 8 4 2 Të dhëna mbi vjetërsinë në arsim të mësuesve Vjetërsia në arsim > 5 vite 6 - 10 vite 11 - 20 vite Mbi 20 vite Numri i mësuesve + drejtuesit Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra Gjithsej Femra 2 1 4 4 7 5 2 2 Të dhëna mbi infrastrukturën - Kushtet e të nxënit. Numri i ambjenteve për zhvillimin e aftësive dhe klasave mësimore gjithsej: Klasa mësimo re Klas a Kop esht Kla sa AF Mjedis e bosh Palestër +Ambje nt i jashtëm Labora tor (Infor matik Bibliot ekë Klasa AMU Salla e mësues ve Drejt ori Salla e aktivitete ve Tualete Ambjent e anekse Dhoma zhveshjeje
  • 11. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Gjithsej 2 5 1 1 1 1 4 1 1 0 8 2 1 Detajime Godina e shkollës është dykatëshe. Në katin e parë ka pesë klasa mësimore, dy grupe kopshti, një mjedis për shërbimin psiko-social të shkollës, një ambjent për pastruesen, dy ambjente me bazë materiale, një dhomë zhveshjeje për fëmijët, një ambjent për fëmijët me aftësi të kufizuar, 8 tualete (3 për vajza, 3 për djem, një për fëmijët e kopshtit dhe një për mësuesit) dhe një mjedis i jashtëm sportiv me përmasa 14 m gjatësi dhe 7 m gjerësi. Kati i dytë ka 5 klasa mësimore, një bibliotekë, sallën e mësuesve, drejtorinë e shkollës, kabinet informatike dhe një ambjent për mbajtje të mjeteve mësimore. Shkolla nuk ka shkallë ose dalje emergjence por janë të vendosura bombula zjarrfikjeje nga një në çdo kat. Shkolla ka një ambjent hyrjeje dhe daljeje, në të cilin bëhet pritja e nxënësve të shkollës në mëngjes dhe dalja e tyre mbas mbarimit të mësimit. Shkolla ka terrene të jashtme të bollshme, rreth 1200 m2 sipërfaqe, ku një pjesë e zë oborri ku rreshtohen nxënësit për të hyrë në shkollë, një pjesë tjetër e zë terreni sportiv, i cili lë shumë për të dëshiruar, si dhe hapësirat e gjelbërta me pemë dhe bimë zbukuruese. Shkolla ka infrastrukturë jo të mirë, pasi pllakat, dyert, dritaret, tarraca, suvatimet, sistemi elektrik, tualetet jane shumë të amortizuara. Ngjitja e nxënësve për në klasë realizohet nëpërmjet shkallëve, por mungojnë rampa për lëvizjen e kategorisë së fëmijëve me aftësi ndryshe. Për grumbullimin e të dhënave në lidhje me tematikën e projektit fokusi u drejtua në kontekstin e shkollës1 (pozicioni, prindërit dhe komuniteti), numri dhe infrastruktura e klasave dhe në mënyrë specifike terreneve sportive, numrit të nxënësve, numrit të mësuesve, perceptimet e nxënësve, mësuesve dhe prindërve në lidhje me përdorimin aktual të terreneve sportive në shkollë por dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Treguesit i referohen gjendjes së laboratorit të informatikës, mësimit në klasa, takimeve me aktorë të ndryshëm brenda dhe jashtë shkolle.
  • 12. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Dokumentat të cilëve u jemi referuar janë “Plani afatmesëm” dhe “Plani vjetor” i shkollës, Karta e Performancës dhe Raportet Vjetore të shkollës. Për të krijuar një ide sa më të qartë në lidhje me diagnostikimin dhe vlerësimin e situatës, për të përcaktuar pikat e forta dhe te dobëta brenda stafit të shkollës u zhvillua qysh në fillim e në vazhdim me të gjithë mësuesit e shkollës në një periudhë tre mujore, intervista ku ata iu përgjigjen direkt pyetjeve të hartuara. Të gjitha pyetjet u organizuan në tre blloqe pyetjesh2 : 1. Pyetje për aspekte të përgjithshme të stafit mësimor. 2. Pyetje në lidhje me mundësitë dhe zbatimin e teknikave të mësimdhënies në shkollë. 3. Pyetje në lidhje me njohjen e rrjeteve sociale, mundësitë dhe zbatimin e mësimit online në shkollë. Fazat e realizimit të projektit Faza 1: Organizimi i procesit Përcaktohen shkaqet dhe pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive në shkollën tonë.Listohen nevojat për nderhyrje emergjente ,burimet financiare dhe bashkëpunimet e mundshme për realizimin e tyre. Prezantohet dhe u bëhet me dije gjithë aktorëve të komunitetit shkollor nevojat për ndërhyrje,buxheti dhe përfitimet që do të sillte implementimi i suksesshëm i ketij projekti. Përdoren të gjithë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, të cilët ndihmojnë në njohjen e mundësive për përmirësim. Përdoren të gjithë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm për të mundësuar implementimin dhe zbatimin e nderhyrjeve të nevojshme për nje arsimim cilësor në mjedise cilësore Faza 2: Zbatimi Faza më e rëndësishme e procesit do të jetë zbatimi i tij. Zbatimi i projektit do të fillojë vetëm kur të jenë krijuar dhe plotësuar të gjithë faktorët e duhur që nga sensibilizimi i të gjithë aktorëve të komunitetit shkollor dhe më e rëndësishmja është përgatitja e gjithë infrastrukturës së domosdoshme për implementimin e tij. Ky projekt ka për qëllim nevojat themelore të fëmijëve dhe nivelin e zhvillimit të tyre anatomo-fiziologjik, psikologjik e shoqëror. Në të vërtetë, janë pikërisht nevojat e
  • 13. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al fëmijëve për veprimtari lëvizore që sigurojnë linjën drejtuese të zbatimit të këtij projekti. Është menduar që një sipërfaqe e terrenit të shkollës do të përdoret dhe ndërtohet në mënyrë të tillë që të plotësojë nëvojat e fëmijëve nga mosha 5 – 10 duke parë të arsyeshme që në shkollë është edhe një klasë përgatitore me fashë moshore 5 – 6 vjeç. Nevojat dhe veçoritë moshore të fëmijëve 6-10 vjeç duhen konceptuar e kuptuar drejt nga zbatuesit, përpara se të fillojë zbatimi i projektit. Në mosha të ndryshme, këto nevoja nuk janë plotësisht të njëjta. Ndërkohë që nevojat lëvizore e zhvilluese ekzistojnë tek të gjithë fëmijët, karakteristikat dhe interesat e tyre moshore janë të lidhura ngushtë me ritmet (dinamikën) e rritjes. Nga klasa I e deri në klasën V, te fëmijët ndodhin ndryshime dhe zhvillime të rëndësishme.Karakteristikat dhe interesat e fëmijëve kanë një ndërthurje të dukshme edukative gjatë planifikimit dhe zbatimit të projektit. Në të vërtetë ai nuk e di se ç’mundësi e ç’potencial ka trupi i tij, prandaj në edukimin fizik është rasti që ata të mësojnë se çfarë mund të bëjë trupi i tyre dhe si ta kontrollojnë atë gjatë situatave të larmishme lëvizore. Përvoja e mirë e kontrollit të lëvizjeve trupore është e lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë kardio-respiratore Edukimi fizik duhet kuptuar si pjesë e edukimit të përgjithshëm të fëmijëve, me veçorinë që realizohet nëpërmjet lëvizjeve; pra ai është edukim nëpërmjet lëvizjeve. Edukimi fizik udhëhiqet nga synime të përgjithshme edukative dhe konkretisht nga synimi që shkolla dhe mësuesit duhet të zhvillojnë te një individ që mund të jetojë me efektivitet në demokraci. Dhe, për t’ia arritur këtij qëllimi , edukimi fizik ka potencial të madh. 5. Diagnoza e problemit Për realizimin e një projekti të tillë, sigurisht që do të të ketë sfida dhe pengesa për të kapërcyer, pasi kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të komunitetit shkollor, por edhe më gjerë.
  • 14. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Ky projekt do të planifikohet dhe implementohet gjatë periudhës: Maj 2021, deri në Mars 2022. Disa pengesa janë: ⮚ Mungesa e një buxheti për shkollën tonë; ⮚ Të ardhurat e pamjaftueshme të prindërve dhe komunitetit; ⮚ Informacioni i pakët në lidhje me grantet ⮚ Mungesa e bashkëpunimit me OJF-të ose edhe organizata të tjera, të cilat mund të kontribuonin sadopak në realizimin e projektit tonë; ⮚ Drenazhimi i terrenit sportiv. Në shkollat shtetërore, mospasja e një buxheti të mirëfilltë penalizon shumë përmbushjen e nje sërë nevojave emergjente, të cilat cënojnë realizimin normal të procesit të mësimdhënies dhe nxënies, por edhe të përmbushjes se vetë misionit dhe vizionit të shkollës.Duke u ndodhur përballë këtij realiteti ,drejtoria e shkollës si dhe stafi pedagogjik duhet të ndermarrë një sërë nismash në bazë ligjore që kanë si qëllim sigurimin e fondeve, të paktën për të përmbushur nëvojën e domosdoshme të shkollës. Komuniteti shkollor në pergjithësi ka probleme sociale dhe ekonomike, duke e bërë edhe më të vështirë bashkëpunimin dhe interesimin e tyre në kontributet e perbashkëta shkollore në dobi te procesit të zhvillimit personal dhe profesional të fëmijëve të tyre. Veprimtaritë e ndërmarra me bashkëpunimin e frytshëm mësues-nxënës-prindër dhe komuniet janë gjithmonë një histori suksesi në shkollën tonë, pasi kanë qenë tepër efektive për të siguruar buxhetin e mjaftueshëm për të realizuar disa prej qëllimeve që
  • 15. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al shkolla kishte vendosur në dobi të mirëqënies fizike, emocionale dhe sociale t nxënësve tanë.Duke qenë se shkolla jonë është edhe Qendër Komunitare, bashkëpunimi me komunitetin shkollor ka qenë i pranishëm dhe synohet që të përforcohet edhe me shumë , edhe pse situata nuk është në favorin tonë për shkak të kufizimeve dhe masave anti- COVID, që zbatohen me rigorozitet në shkollën tonë.Gjithashtu, një faktor risku është edhe kostoja relativisht e konsiderueshme për rinovimin e terreneve sportive, e cila duhet të merret seriozisht në kosideratë për planifikimin e aktiviteteve në bazë shkolle dhe komuniteti. Ndodhur përballë këtyre problematikave, është shumë e rëndësishme që shkolla të gjejë një mbështetje edhe nga organe të tjera të pushtetit vendor në mënyrë që suksesi të jetë sa më i arritshëm. 6. Planifikimi i përmirësimit ⮚ Shkolla 9-vjecare “Jani Bakalli”është një ndër shkollat më të vjetra të qytetit tonë, nga e cila ndër vite ka nxjerrë një sërë brezash të talentuar në të gjtha fushat, shumë prej të cilëve vazhdojnë të ruajnë kontaktet me shkollën edhe nëpërmjet mësuesve të vjetër që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në këtë shkollë.Disa prej tyre janë edhe pjesë aktive e komunitetit shkollor duke u përfshirë edhe në një sërë veprimtarish që shkolla ka organizuar ndër vite.Është shumë e rëndësishme që ky komunitet të motivohet edhe më shumë që të jetë pjesë, edhe e këtij projekti. ⮚ Një bashkëpunim tejet të suksesshëm kanë dëshmuar edhe mësuesit e arsimit fillor me prindërit dhe komunitetin, pasi pothuajse çdo vit janë organizuar aktivitete dhe veprimtari sociale, kulturore dhe artistike duke mbledhur fonde modeste, por tepër të rëndësishme për zgjidhjen dhe përmbushjen e një sërë mangësish, që shkolla kishte për të përmbushur qëllimet e saj. ⮚ Prania e një punonjëseje sociale këtë vit çdo ditë në shkollë përbën një avantazh për projektin, pasi bashkëpunimi me këtë shërbim ka qenë në mungesë, si dhe tepër i rëndësishëm për të realizuar ura lidhëse të shëndetshme midis shkollës dhe komunitetit. ⮚ Interesimi nga ana e Zyrës Vendore Arsimore të qytetit Fier për këtë projekt është maksimal dhe një fakt i tillë premton shumë. Duke pasur parasysh të gjithë faktorët e sipërpermendur shkollës, fillimisht i shtrohen një sërë detyrash për të përmbushur si:
  • 16. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al ❖ Prezantimi i temës së projektit, qëllimit dhe objektivave të përgjithshme të saj, komunitetit shkollor dhe pushtetit vendor; ❖ Krijimi i një inpakti sa më pozitiv me palët e interesit; ❖ Planifikimi i pergjithshëm i veprimtarive dhe procedurave që do të sillnin suksesin e projektit; ❖ Planifikimin e buxhetit të projektit ; ❖ Zbatimin e projektit . 7. Një rezultat i dëshirueshëm,si do të dukej shkolla pas përmirësimit Një rezultat i dëshirueshëm i projektit do të ishte, ndërtimi dhe restaurimi i tri terreneve sportive në shkollën tonë konkretisht: ● rrethimi i fushës së basketbollit; ● zëvendësimi i tapetit të fushës së futbollit dhe pajisja e kësaj fushe me portat përkatëse, dhe një rrjet të montueshme volejbolli ; ● krijimi i një këndi me lodra dhe mjete mësimore për më të vegjëlit e shkollës sonë (mosha 5-7 vjeç) ● rritja e bashkëpunimit me komunitetin në përdorimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta për një arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor. Pas arritjes dhe përmirësimit shkolla do të ishte një ambient ku do të kishim: ● terrene sportive cilësore për zhvillimin e tri disiplinave kryesore sportive: - futboll, - basketboll, - volejboll. ● nxënës të motivuar që zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në këto tri disiplina sportive; ● komunitet i përfshirë tanimë edhe në aktivitete sportive që do të realizohen në kuadër te SHQK-së mbas mësimit . 8. Metodologjia
  • 17. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Metodologjia e prëdorur mbështetet nëdhëna cilësore ose sasiore nga shkollanë varësi të instrumentit,mbi të dhëna empirike marrë nga litratura të ndryshme, që lidhen me problemin. 1 : Problemi: Terrenet sportive vitet e fundit janë amortizuar dhe janë pjesërisht jashtë funksionit. Qëllimi: Të hetojmë shkaqet dhe pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive. Objektivat: 1 Të shqyrtojmë faktorët që ndikojnë në realizimin e suksesshëm të orës në lëndën e edukimit fizik ; 2 Të analizohet gjendja faktike e terreneve sportive dhe e e mjeteve mësimore në edukimin fizik(AF;AMU); 3 Të vlerësohen burimet që mund të sigurojë shkolla për ndërhyrjet e nevojshme. Pyetjet kërkimore: 1 - Cilat janë shkaqet që pengojnë zhvillimin normal të orëve në lëndën edukim fzik ? 2 - A ndryshon numri i certifikatave dhe kupave të fituara nga shkolla jonë në aktivitetet sportive në rang qyteti , në varësi të kohës dhe kushteve të terreneve sportive?
  • 18. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al 3 - A varet cilësia e terreneve sportive dhe mjeteve didaktike me cilësinë e përmbushjes së rezultateve të të nxënit në lëndën e edukimit fizik ? ⮚ Lloji i të dhënave Në rastin e problemit të përzgjedhur për të trajtuar , lloji i të dhënave që na nevojitet për të gjetur shkaqet dhe për të parashikuar rezultatet e ardhshme janë të dhënat sasiore. Të dhënat janë në formën e numrave dhe statistikave, shpesh të rregulluara në tabela, grafik, ose forma të tjera jotekstuale. Hulumtimi sasior përqendrohet në mbledhjen e të dhënave numerike dhe përgjithësimin e tyre ndërmjet grupeve të njerëzve ose për të shpjeguar një fenomen të veçantë që në rastin tonë konkret është ulja e numrit të nxënësve, që frekuentojnë shkollën tonë për tri vitet e fundit. ⮚ Instrumenti i mbledhjes së të dhënave sasiore Përshkrimi i instrumentit të përdorur : - nëpërmjet metodave sasiore do të bëjmë matje objektive dhe analizën statistikore, matematikore ose numerike të të dhënave të mbledhura përmes analizës së dokumentave dhe sondazheve, duke përdorur teknika llogaritëse. - të dhënat zakonisht mblidhen duke përdorur instrumente të strukturuara kërkimore. Pyetësorët Një pyetësor është një instrument i mbledhjes së të dhënave i përbërë nga një seri pyetjesh me qëllim mbledhjen e informacionit nga të anketuarit. Në pyetësor përdoren pyetje të hapura dhe të mbyllura për të mbledhur të dhëna. Pyetësorët mund të jenë një mjet efektiv për të matur sjelljen, qëndrimet, preferencat, mendimet dhe qëllimet e një numri relativisht të madh të subjekteve më lirë dhe më shpejt, sesa metodat e tjera. Pyetjet e shkallëzimit bazohen në vetitë themelore të shkallëve, te cilat janë pyetjet e shkallës Likert, të cilat janë përdorur më së shumti për të mbledhur një informacion më të qartë mbi lidhjen që mund të ketë midis gjendjes së terreneve sportive në shkollë dhe cilësisë së një ore mësimi në lëndën e edukimit fizik. Në këtë mënyrë, ne evidentojmë më shumë shkaqet që sjellin mosrealizimin e rezultateve të të nxënit në lëndën e edukimit fizik . Ky informacion është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon grupin e punës që të realizojë planin dhe buxhetin e duhur për ndërhyrjen emergjente në terrenet sportive.
  • 19. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al ⮚ Analiza empirike e dokumenteve Analiza e dokumenteve është një proces që përdoret për të mbledhur të dhënat pas rishikimit të dokumenteve ekzistuese. Kjo, për rastin tonë problemor, është një mënyrë shumë efikase dhe efektive për mbledhjen e të dhënave, pasi dokumentet i kemi të menaxhueshme dhe gjenerojnë të dhëna të kualifikuara nga e kaluara.Konkretisht japin informacion mbi numrin e aktiviteteve sportive në rang shkolle , rrethi apo kombëtare në të cilat shkolla jonë ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme,na jep informacion në lidhje me figurat e shquara të sportit shqiptar që kanë qenë nxënës në shkollën tonë . Analiza e dokumenteve mund të na ndihmojë zhvillimin e disa hipotezave (p.sh; nëse mosrealizimi i oreve te edukimit fizik për shkak të kushteve jo të përshtatshme të terreneve sportive, do të ndikojnë në zhvillimin psiko-motorr të nxënësve dhe në mirëqënien fizike dhe emocionale të tyre) ose t’i hedhim poshtë këto hipoteza.Sigurisht që dokumentet që do të perdoren janë: ● autentike, ● të besueshme, ● zyrtare, ● personale. Disa dokumente që ne do të përdorim për evidentimin e aktiviteteve spoprtive, si dhe çmimet e fituara ndër vite në këtë fushë janë: ● dokumentacioni i drejtorisë në lidhje me aktivitete sportive, ● certifikatat e vlerësimit, ● vlerësimi i brendshëm i shkollës, ● karta e performances së shkollës. ⮚ Kampionimi Teknikat e kampionimit dhe përshkrimi i tij.Kampionimi me probabilitet përcaktohet si një teknikë e marrjes së kampionit, në të cilën studiuesi zgjedh kampionin nga një popullsi më e madhe, duke përdorur një metodë të bazuar në teorinë e probabilitetit. Që një pjesëmarrës të konsiderohet si një shembull i probabilitetit, ai / ajo duhet të zgjidhet duke përdorur një përzgjedhje të rastësishme. Në parim, çdo element i popullsisë ka të njëjtën shans për t'u përfshirë.Një nga kampionimet me probabilitet ështe edhe kampionimi i rastësishëm i shtresëzuar.Ky lloj kampionimi përfshin një metodë, ku studiuesi ndan një popullsie më të gjërë (numri i përgjithshëm i nxënësve dhe prindërve në shkollë) në grupe më të vogla që zakonisht nuk mbivendosen, por përfaqesojnë të gjithë popullsinë.Ky lloj kampionimi do na hyjë
  • 20. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al më shumë në punë në realizimin e pyetësorëve me prindër dhe nxënës që ka si synim evidentimin e kushteve të terreneve sportive dhe të nevojave emergjente për ndërhyrje. 9. Analiza e të dhënave ( në varësi të përpunimit të të dhënave) 9.1 Analiza sasiore ▪ Analiza statistikore; ▪ Identifikimi i nivelit të matjes ; ▪ Përdorimi i një teknike specifike të të dhënave ; ▪ Paraqitja tabelare ose grafike. Analiza e të dhënave Analiza statistikore ështe metoda e zakonshme e përdorur në qasjen e kërkimit sasior. Të dhënat e mbledhura kanë një nivel të caktuar matjeje, të cilat fillimisht ndikojnë analizën.Identifikimi i një niveli të veçantë të matjes do të jetë hapi i parë në analizën sasiore . Në rastin e situatës sonë problemore mbi hetimin e faktorëve dhe pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive në lëndën e edukimit fizik do të përdoren : ● Të dhënat rendore të cilat janë të renditshme dhe te zakonshme (kënaqja e nxënësve me infrastrukturën e shkollës,mjedisin fizik,stafin pedagogjik,etj.) ● Të dhënat nominale (emërore), ku të dhënat vetëm mund të klasifikohen (numri i orëve të edukimit fizik,numri i mësuesve të edukimit fizik,numri i terreneve sportive funksionale). ● Të dhënat e raportit ku bazohen në dallimet midis matjeve, ku zero e vërtetë ekziston(niveli social dhe ekonomik i prinderve). Konkretisht, duke u lidhur me pyetjet kërkimore të problemit tonë, pasi bëjmë një analizë deskriptive , ku : ● mbledhim, ● organizojmë, ● përmbledhim ● prezantojmë të dhënat me tabela ose grafike. Ne kalojmë në fazën e dytë të analizës analitike , ku : ● bëjmë vlerësime , ● testojmë hipotezën, ● përcaktojmë raporte dhe bëjmë parashikime . Statistika Deskriptive
  • 21. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Për të parë ndikimin pozitiv të zhvillimit të lëndës së edukimit fizik në kushte cilësore , si fillim, ne mbledhim të dhëna të përgjithshme në lidhje me ish-nxënësit, nxënësit,mësuesit dhe aktivitete sportive të shkollës nëpërmjet : ● analizave dhe raporteve të shkollës; ● vlerësimit të brendshëm të shkollës(Skeda e shkollës); ● historikut të shkollës; ● certifikatave dhe kupave të fituara ndër vite; ● burimeve të tjera mediatike që flasin për histori suksesi. Mbledhja e këtyre të dhënave paraqitet në formën e mëposhtme tabelare. Certifikata dhe kupa të fituara në aktivitetet sportive Viti shkollor 2015-2016 2016- 2017 2017- 2018 2018- 2019 2019-2020 2020-2021 Krosi i vjeshtës, vendi III 3 2 Krosi i vjeshtës, vendi II 2 1 Krosi i vjeshtës, vendi I 1 Kampionati i basketbollit, vendi II 1 Kampionati i volejbollit, djem, vendi III 1 Kampionati i volejbollit, vendi I I ,,vajza 1 Kampionati i volejbollit vendi I , djem 1 Certifikatë pjesëmarjeje “Java Olimpike “, Maj 2018 1 Diplomë për vendin e parë në Kampionatin e futbollit për femra në rang qyteti 1 « Kupa Cappy », futboll shkolla 9-vjeçare, vendi II vajza 1 Certifikatë pjesëmarrjeje në Festivalin e futbollit 1 Coca-cola, Cup vendi II 1 Kampionati i basketbollit 1
  • 22. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al për meshkuj, vendi i parë Kampionati i futbollit, vendi i parë 1 Totali 4 2 2 7 5 0 Mbledhim të dhëna në lidhje me infrastrukturen e shkollës Infrastruktura tri vitet e fundit Kategoria Niveli Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Dobët Gjendja e shkollës (godina, ,laboratorët,terrenet sportive,biblioteka,nyjat hidrosanitare,mjetet e pajisjet shkollore,etj.) +(2017-2018) +(2018-2019) +(2019-2020) Komente: Shkolla jonë është restauruar së fundmi duke krijuar ambiente bashkëkohore për fëmijët, stafin pedagogjik,personelin ndihmës dhe prindërit por, megjithatë, në shkollën tonë ka disa probleme: 2.Nuk kemi palestër, por vetëm dy terrene sportive , të cilat janë të amortizuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje, sidomos kalcetoja e shkollës. Oborri i shkollës nuk është i shtruar. Rezultatet e pyetësorëve të nxënësve dhe prindërve që janë të kënaqur me shkollën gjatë tri viteve të fundit. Rezultatet e pyetësorëve (në %) Viti shkollor 2017-2018 2018-2019 2019-2020 Nxënës të kënaqur nga shkolla 85% 80% 70% Prindër të kënaqur nga sherbimi arsimor 73 71 68 Mësues të kënaqur me shkollën 90% 91% 90% Rezultatet e pyetësorëve të bëra me një kampionim të rastësishëm të shtresëzuar të prindërve dhe nxënësve në lidhje me gjendjen e terreneve sportive dhe ndikimi i tyre në zhvillimin psiko-motorr të fëmijëve të tyre Pasi mbledhim të dhënat e sipërpermendura, bëjmë një organizim grafik të shifrave, duke i bërë një analizë të shkurtër situatës si më poshtë: Grafiku i parë tregon luhatjen e numrit të certifikatave dhe trofeve të fituara nga shkolla jonë ose nga nxënësit tanë në aktivitetet sportive në rang qyteti duke arritur kulmin në vitin shkollor 2018-2019 dhe rënien drastike të tyre në vitet që pasuan . Grafiku i dytë tregon gjithashtu edhe një rënie të numrit të aktiviteteve sportive që shkolla jonë ka qenë e përfshirë përgjatë tri viteve shkollore.
  • 23. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al 1 2 Nga analizimi i të dhënave të dy organizuesve grafikë arrijmë t’i japim përgjigje pyetjes së dytë kërkimore që numri i certifikatave dhe kupave të fituara nga shkolla gjatë aktiviteteve sportive në rang qyteti ka ardhur në rënie si 0 2 4 6 8 10 12 Gjithsej 0 2 4 6 8 certifikata dhe kupa 2015-2016 2016-2017 2017-2018 2018-2019 2019-2020 2020-2021
  • 24. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al rezultat i mosfunksionimit të terreneve sportive në shkollën tonë.Gjithashtu, edhe pjesëmarrja e shkollës sonë në këto gara dhe aktivitete ka ardhur duke u zvogëluar tri vitet e fundit. Organizuesi numër 3 tregon uljen e % së shkallës së kënaqësisë së nxënësve me 15% dhe prindërve me 5% për shkollën tri vitet e fundit.Organizuesi numër 4 tregon se ndërhyrjet dhe restaurimet e terreneve sportive nga ana e pushtetit lokal tri vitet e fundit kanë qenë minimaliste ose inekzistente (nga 10% deri ne 2%) një rënie gati 80% 3 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% 2017-2018 2019-2020
  • 25. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Statistika analitike Në fund të procesit të analizës statistikore që ka lidhje me zgjidhjen e situatës problemore , bëhet një vlerësim më specifik në lidhje me të dhënat që u përpunuan në vlerësimin deskriptiv, që u bë në fazën e parë.Duke analizuar tabelat dhe organizuesit grafikë të mësipërm, mund të arrijmë në konkluzionet e mëposhtme: 1.Shkaqet e amortizimit të terreneve sportive në shkollën tonë janë: ● Cilësia e dobët e tyre; ● Mosinvestimi për mirëmbajtjen e tyre nga ana e pushtetit lokal; ● Kushtet atmosferike dhe konsumimi i vazhdueshëm i tyre edhe nga komuniteti. 2. Pasojat që sjell amortizimi i terreneve sportive në shkollën tonë janë: ● Rënien e pjesëmarrjes dhe vlerësimit në aktivitete sportive dhe gara të ndryshme sportive në rang qyteti 70%; ● Infrastruktura jooptimale e shkollës 10%; ● Ulja e shkallës së kënaqësisë së nxënësve ndaj shkollës 10%; ● 20.6% e nxënësve dhe 18.1% e prindërve mendojnë që shkolla nuk i ka aspak kushte e përshtatshme për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik. 3.Cilësia e terreneve sportive ndikon drejtpërdrejt në realizimin e rezultateve të të nxënit dhe të kompetencave të fushës në lëndën e edukimit fizik si në AF, ashtu edhe në AMU. Për të përmbyllur analizën e situatës problemore mund të themi që,duke studiuar faktet e mësipërme,sfida e radhës për drejtorinë dhe stafin pedagogjik, dhe gjithë organizmave të shkollës është maksimizimi i përpjekjeve me qëllim që të përmirësojmë kushtet dhe cilësinë e terreneve sportive në shkollë, sidomos të kalçetos( 30.8% e prindërve mendojnë kështu), në mënyrë që orët e edukimit fizik të realizohen me sukses në dobi të përbushjes së kompetencave të fushës në lëndën e edukimit fizik, por edhe të rritjes së mirëqënies fizike emocionale, dhe sociale të nxënësve .Në këtë mënyrë vazhdohet tradita e suksesit në aktivitetet sportive duke mbështetur talentet dhe duke stimuluar shpirtin e garës në grupmosha të ndryshme. 0% 5% 10% % e ivestimeve totale Nderhyrjet 2018-2019 Nderhyrjet 2019-2020
  • 26. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al ⮚ SITUATA PROBLEMORE 2: Efikasiteti i përdorimit të mjeteve didaktike dhe terreneve të përshtatshme sportive në AF dhe AMU për të përmirësuar metodat e mësimdhënies dhe nxënies,të cilat kanë në fokus të tyre nxënësin dhe mirëqenien emocionale fizike dhe sociale te tij. Qëllimi i studimit është eksplorimi dhe analizimi i rëndësisë së përdorimit të mjeteve didaktike, dhe terreneve sportive të përshtatshme në procesin mësimor në lëndën e edukimit fizik duke u fokusuar kryesisht në mundësitë dhe burimet për zbatimin e suksesshëm të tyre. Objektivat: ● Të vlerësohet rëndësia e edukimit fizik për grupmoshat 5-15 vjec; ● Të specifikohen mënyrat e implementimit të suksesshëm nga ana e komunitetit shkollor të këtij projekti në përputhje me qasjen pedagogjike ,nevojat e nxënësve dhe rezultateve të të nxënit; ● Të ndërgjegjësohet i gjithë komuniteti shkollor se terrenet sportive dhe mjetet didaktike në lëndën e edukimit fizik, duhet të jetë në funksion të përmirësimit të procesit të zhvillimit të nxënësve . Pyetjet kërkimore: ● A i ndihmon edukimi fizik nxënësit në zhvillimin e aftësive nga më të thjeshtat, deri në më të ndërlikuarat? ● Si duhet të përdoren mjetet mësimore dhe terrenet sportive në procesin mësimor nga klasa përgatitore, deri në klasën e IX-të për të arritur rezultatet e dëshiruara meësimore në fushën e edukimit fizik,sportit dhe shëndetit? ● A është i ndërgjegjësuar komuniteti shkollor për mirëmbajtjen dhe rëndësinë e ndërhyrjeve të nevojshme në këto terrene në funksion të përmirësimit të procesit të të nxënit dhe zhvillimit të nxënësve? ⮚ LLOJI I TË DHËNAVE Për hulumtimin e kësaj situate problemore që ka lidhje me përmirë simin e procesit të mesimdhënies dhe nxënien me në qendër nxënësin, duke përdorur me efektivitet terrenet sportive dhe mjetet didaktike në lëndën e edukimit fizik do të
  • 27. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al përdorim të dhëna cilësore, të cilat do të na përshkruajnë informacionin që ne do të mbledhim në lidhje me këtë situatë.Nëpërmjet këtyre të dhënave mund të vëzhgojmë dhe regjistrojmë efektshmerinë e gjendjes ekzistuese të terreneve sportive dhe mjeteve mësimore në lëndën e edukimit fizik, si dhe shkallën e ndërgjegjësimit të komunitetit shkollor në mbështetje të përmirësimit të gjendjes aktuale me qëllim jo vetëm në funksion të përmirësimit të procesit të mesimdhënies dhe nxënies, por edhe të mirëqënies fizike,emocionale dhe sociale të nxënësve. ⮚ INSTRUMENTI I MBLEDHJES SË TË DHËNAVE CILËSORE Instrumentet që do të përdorim për mbledhjen e të dhënave në rastin tonë problemor janë: ● intervista, ● fokusgrupet. Intervista është një nga instrumentat më të besueshme ,e përdorur gjerësisht në mbledhjen e të dhënave cilësore. Do të përdorim pyetje të hapura në intervista individuale me nxënës dhe mësuesit e edukimit fizik, dhe ata të arsimit fillor për të mbledhur informacion në lidhje me perceptimet, dhe prespektivën e dy palëve mbi rëndësinë e edukimit fizik në zhvillimin psiko-motorr të nxënësve të gupmoshave të ndryshme, si dhe terrene sportive që mundësojnë realizimin e efektshëm të këtyre orëve.Një intervistë e pastrukturuar na informon mbi të kuptuarit e besimeve dhe vlerave, por edhe të kuptimeve,përvojave dhe prespektivave të një individi në mënyrë që të qartësojmë pyetjet problemore që lidhen me situatën. Fokusgrupi është një formë interviste cilësore në përdorimin e një diskutimi të drejtuar në grupe 6-10 persona për gjenerimin e të dhënave .Grupet janë të larmishme, të cilat përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme , por mjaft të ngjashme për të ndarë qëllimet dhe sfidat e përbashkëta.Dinamika e veçantë e fokusgrupit do të na ndihmojë që të prodhojmë më shumë informacion mbi situatën problemore, sesa në intervistën personale.Si përfundim, mund të themi se ndërthurja e këtyre dy instrumenteve cilësore do të na japë një panorame më të qartë në lidhje me: -Efikasitetin dhe rëndesinë e terreneve sportive, dhe mjeteve mësimore që përdoren në lëndën e edukimit fizik nga klasa përgatitore, deri në klasën e nëntë. -Mundësitë dhe burimet për përmirësimin e situatës aktuale në funksion të përmirësimit të nxënies dhe zhvillimit të nxënësve. KAMPIONI ● Kampioni në hulumtimin cilësor është i vogël;
  • 28. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al ● Nuk zgjidhet rastësisht; ● Zgjedhja e një kampioni është i qëllimshëm. Ne rastin tonë konkret gjatë hulumtimit tonë do të përqendrohemi te senati i shkollës, mësuesit e arsimit fillor dhe ata të edukimit fizik që japin mësim në shkollën tonë.Ky kategorizim bëhet në funksion të analizës cilësore të situatës problemore të sipërpërmendur . 9.2Analiza cilësore e të dhënave8 Analiza e të dhënat me natyrë cilësore është bërë duke përdorur metodën e analizës së përmbajtjes. Analiza e përmbajtjes përdoret për të analizuar informacionin e dokumentuar nga teksti i medias apo edhe sendeve fizike, përdoret për të analizuar përgjigjet nga të intervistuarit. Të dhënat e marra kryesisht në fokusgrupe me mësuesit nxorën në pah faktorët e mëposhtëm: -Zhvillimi i një ore cilësore në lëndën e edukimit fizik nënkupton shumë gjëra për mësues të ndryshëm. -Kur mësuesit pyeten se si e realizonin lëndën e edukimit fizik në shkollë,përgjigjet ishin:“Përpiqemi t’i përmbahemi planifikimit vjetor lëndor dhe atij ditor gjatë një ore mësimi, por kushtet nuk janë favorizuese.(infrastruktura dhe kushtet klimatike në dimër) Nxënësit përfshihen në aktivitete sportive, aq sa na e lejon infrastruktura e shkollës. Për nxënësit e talentuar në disiplina të ndryshme sportive nuk mundemi të bëjmë aktivitete specifike për ta. Më shumë përdoret fusha e basketbollit, sepse ajo është më shumë funksionale.” (8- Drejtimi pedagogjik mbështetur në të dhëna” Alfons Harizaj) -Por a janë këta shembuj të realizimit të suksesshëm të një ore të edukimit fizik ? Çështja e vërtetë nuk qëndron në faktin, nëse realizohen apo jo orët e edukimit fizik ,por nëse ato janë efektive dhe përdoren për të përmirësuar procesin e të nxënit, dhe zhvillimin psiko-motorr të nxënësve. ⮚ Pak mësues mendojnë që terrenet sportive janë efektive dhe në gjendje të mirë.Gjithashtu edhe baza materiale si :portat, koshat dhe rrjetat nuk janë të mjaftueshme. ⮚ Disa prej tyre kanë një vizion të qartë për mënyrën e implementimit të projektit në shkollë në lidhje me ndërhyrjet e nevojshme me qëllim rritjen e cilësise së mësimdhënies dhe të të nxënit në lëndën e edukimit fizik.
  • 29. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al ⮚ Pjësërisht disa mësues nuk bazohen në informacionin e duhur për të përcaktuar meritat që ka aktiviteti fizik në një orë mësimi apo në një situatë të caktuar. Konkretisht përpara se të realizojë një orë mësimi në lëndën e edukimit fizik mësuesi duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve: ⮚ A përputhet përmbajtja mësimore me mjetet didaktike dhe kushtet ku do të realizohet kjo orë? ⮚ A janë rezultatet e të nxënit të qarta ,të lidhura me kompetencat kyçe dhe me nivelet e arritjes së nxënësve ? ⮚ A e angazhojnë nxënësin aktivitetet e perzgjedhura mësimore në këtë lënde ? ⮚ Sa mund ta përmirësojnë mësimin mjetet mësimore dhe terrenet e përshtatshme sportive , në mënyrë që, pa ato ,nuk do të ishte e mundur ? Nevojat që lindën nga rezultatet e mbledhura nga fukusgrupi me mësuesit janë : • Pjesa më e madhe e mësuesve mendojnë që ora e edukimit fizik është shumë e rëndësishme për zhvillimin normal të fëmijëve dhe mirëqënies fizike emocionale, dhe sociale të tyre.Por, për zhvillimin e suksesshëm të një ore mësimi në këtë lëndë duhet: • Të bëhen ndërhyrjet e nevojshme në infrastrukturën e shkollës. • Të realizohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese që do të përfshinin të gjithë aktorët e komunitetit shkollor për të bërë ndërhyrjet e nevojshme ,sidomos në kalçeton e shkollës. Të dhënat e marra nga intervistat me senatin e shkollës dhe Këshillin e prindërve të shkollës tregojnë se: ● Një pjesë e konsiderueshme e nxënësve ishin të mendimit që lënda e edukimit fizik mbetej një nga lëndët më të preferuara të tyre duke shfaqur interes për disiplina të ndryshme sportive si : futboll,volejboll dhe basketboll. ● Ata mendojnë se mungesa e terreneve të përshtatshme sportive i pengon ata të ushtrojnë dhuntitë e tyre në këto disiplina sportive, duke shfaqur pakënaqësi dhe indinjim tek ata. ● Pjesa më e madhe e tyre shprehnin entuziazëm, kur orët mësimore në lëndën e edukimit fizik, realizoheshin duke përfshirë disa mjete mësimore ose, kur realizoheshin në një mjedis sportiv privat afër shkollës, të shoqëruar nga mësuesit e lëndës, ose të arsimit fillor.(herë pas here, një mësuese e arsimit fillor në shkollën tonë, ofron ambientet sportive të biznesit të saj privat për realizimin e një sërë aktivitetesh sportive për nxënësit e cikleve të ndryshme të shkollës). Si përfundim, mund të arrijmë në konkluzionin se, nëpërmjet të dhënave cilësore që mblodhëm në lidhje me rëndësinë e zhvillimit të një ore cilësore, krahasuar me kushtet që ofron shkolla, mund të themi se :
  • 30. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al ● Është emergjente ndërhyrja në terrenet sportive të shkollës, pasi një gjë e tillë po pengon realizimin e suksesshëm të lëndës edukim fizik në të gjitha klasat e shkollës sonë. ● Për të siguruar mjetet e nevojshme mësimore dhe rikonstruksionin e terreneve sportive, është e rëndësishme të planifikohet dhe të zbatohet një plan veprimtarish ,të cilat do të përfshinin të gjithë aktorët e komunitetit shkollor . ● Duke përdorur mjetet e nevojshme dhe terrenet e duhura sportive , mësuesit e arsimit fillor,mësuesit ndihmës dhe ata të edukimit fizik do të krijojnë aktivitete dhe stile të ndryshme të të nxënit, si dhe mund të zgjerojnë gamën e informacioneve që janë në dispozicion të nxënësve. ● Nxënësit janë të gatshëm të përqafojnë çdo risi në fushën e edukimit fizik,sporte e shëndet, të cilat janë në dobi të zhvillimit cilësor të tyre. 10. Baza teorike për projektin9 Edukimi fizik duhet kuptuar si pjesë e edukimit të përgjithshëm të fëmijëve, me veçorinë që realizohet nëpërmjet lëvizjeve; pra, ai është edukim nëpërmjet lëvizjeve. Edukimi fizik udhëhiqet nga synime të përgjithshme edukative dhe konkretisht nga synimi që shkolla dhe mësuesit duhet të zhvillojnë një individ që mund të jetojë me efektivitet në demokraci dhe, për t’ia arritur këtij qëllimi , edukimi fizik ka potencial të madh. Në thelb, objektivat e edukimit fizik janë kryesisht të sferës psikomotore, por kjo lëndë jep një ndihmesë të fuqishme edhe në sferën njohëse e emocionale (afektive). Në këtë mënyrë, edukimi fizik jep ndihmesën e vet në zhvillimin e rritjen e përgjithshme të fëmijëve, por kjo ndihmesë e edukimit fizik nuk mund të kompensohet nga pjesët e tjera të edukimit të fëmijëve. Si e tillë, ajo mbetet me karakteristika unikale (e vetme). Tri drejtimet kryesore, ku jep ndihmesën e vet edukimi fizik janë: a. Zhvillimi dhe ruajtja e një niveli individual të cilësive fizike. b. Pasurimi i vazhdueshëm i aftësive lëvizore dhe rritja e tyre cilësore. (9- programi i lendes së edukimi fizik,sporte dhe shëndet shkalla II;III,IV) c. Të kuptuarit e lëvizjeve në tërësi dhe e parimeve lëvizore në veçanti. Objektivat njohëse (konjitivë) dhe ata emocianale (afektivë) karakterizojnë zhvillimin e aftësive mendore dhe shoqërore (qëndrimet dhe sjelljen), që mund të jetë nga arritjet më të suksesshme të lëndës së edukimit fizik. Është edukimi fizik që u mëson nxënësve si të analizojnë e të sintetizojnë, si të përshkruajnë dhe të çmojnë cilësitë fizike individuale, si të veprojnë në jetë e në situata të ndryshme etj. 1.1. Konceptet e strukturës së programit mësimor.
  • 31. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Konceptet themelore që udhëheqin mësuesin në zbatimin e programit, janë: a) Programi i edukimit fizik ka në epiqendrën e vet fëmijët dhe orientimin drejt zhvillimit të tyre. Si rregull, zgjedhja e veprimtarive lëvizore nga mësuesi duhet të mbështetet në karakteristikat e fëmijëve dhe në nivelin e zhvillimit të tyre. Fëmijët janë në qendër të programit mësimor, sepse përvojat lëvizore duhet të zgjidhen në përputhje me nevojat e tyre, asnjëherë nuk duhen zgjedhur veprimtari që i pëlqejnë mësuesit. Gjithashtu, të mënjanohen ato veprimtari që shprehin mungesën e aftësive profesionale të tij. b) Çdo nxënës është unikal (i vetëm) në nevojat mundësitë e tij për të mësuar. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shprehin potencialin e tyre lëvizor dhe këtë mundësi ua jep vetë programi i edukimit fizik. Kështu, fëmijët do të lëvizin në garë me hapin e kërkesës, me ritmin e edukuar më parë dhe me mundësitë për t’i çuar më tej arritjet e tyre. Gjatë zbatimit të programit mësuesit duhet të mbajnë parasysh ndryshimet individuale që karakterizojnë nxënësit. Kur mësuesi përcakton objektivat, veprimtaritë dhe përvojat e të mësuarit, ai duhet të theksojë në radhë të parë nevojat e grupit e pastaj ato të individit. Në orët e mësimit mësuesi përdor gjerësisht forma dhe metoda të kombinuara. Sot, kudo është mbizotërues mendimi që nxënësit mund të mësojnë në mënyrë të pavarur, prandaj atyre u duhet dhënë mundësia për të vendosur vetë se çfarë është më e rëndësishme në këtë proces. c) Fëmijët duhen kuptuar si qenie njerëzore komplekse. Kjo ide e zgjeron programin mësimor përtej zhvillimit të aftësive lëvizore e cilësive fizike, duke e plotësuar me sferën njohëse e emocionale. Në sferën njohëse, fëmijët duhet të dinë vlerat e aftësive fizike e të cilësive fizike në dobi të vetvetes dhe të shoqërisë. Kështu, për shembull, gjatë zhvillimit të aftësive lëvizore e të cilësive fizike, mundësisht fëmijët të arrijnë të kuptojnë se për ç’arsye e bëjnë këtë dhe çfarë po bëjnë konkretisht. Pra, zhvillimi i aftësive lëvizore duhet të theksojë jo vetëm “sa bën” , por edhe “pse bën”. Në sferën emocionale, realizimi me sukses i një vrapimi ose i një loje lëvizore i ndihmon fëmijët për të kuptuar konceptin e pozitives dhe është i vërtetë fakti që,fëmijët që kanë
  • 32. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al suksese në zhvillimin e tyre fizik, përshtaten më mirë me jetën e shkollës, në krahasim me ata që kanë zhvillim më të dobët. ç) Objektivat e edukimit fizik që mbështeten në nevojat e fëmijëve duhet të realizohen plotësisht. Të mësuarit dhe veprimtaritë lëvizore duhen trajtuar në mënyrë të tillë që objektivat e edukimit fizik të realizohen plotësisht. Procesi i edukimit fizik të jetë mjaft instruktiv dhe të tingëllojë vazhdimisht si një strategji e të mësuarit jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen. d) Baza e edukimit fizik është lëvizja. Lëvizja është e rëndësishme për fëmijët vetëm ,kur ajo u mësohet dhe u kultivohet atyre. Në fakt, cilësia e mësimit mund të vlerësohet nga niveli i përvetësimit dhe i përdorimit të lëvizjeve nga çdo fëmijë. Në edukimin fizik, përveç të mësuarit të veprimeve të veçanta, përfshihen edhe veprimtaritë lëvizore si: gara, ndeshje, festa sportive etj. dh) Të mësuarit në edukimin fizik duhet të synojë përdorimin e aftësive lëvizore e të cilësive fizike gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm në momente të caktuara. Në shoqërinë demokratike, mbrojtja e shëndetit dhe e aftësive fizike (lëvizore) janë nga gjërat më të çmuara të njeriut. Mësimi i edukimit fizik mund të stimulojë zhvillimin e cilësive fizike të nxënësve. Cilësitë fizike që shërbejnë për zotërimin e shumë aftësive lëvizore, duhet të jenë sa më tepër funksionale, në mënyrë që ngarkesa mësimore të lokalizohet në çdo nxënës. Theksi duhet të bjerë vazhdimisht te mirëshëndeti dhe vetitë e domosdoshme për jetën. Kompetenca lëvizore (tërësia e aftësive) është një tjetër elementi i rëndësishëm për zhvillimin psikomotor dhe shumë i dobishëm për jetën e përditshme. Veprimtaritë lëvizore me trup të lirë zhvillojnë aftësitë e drejtimit të tij në hapësirë dhe në kohë. Mbi to mbështeten fare mirë edhe aftësitë lëvizore të specializuara, si ato sportive etj. Aftësitë lëvizore bazë dhe sportet kërkojnë vazhdimisht të ushtrohen pandërprerë nga fëmijët. Konceptet lëvizore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e këtyre aftësive. 2.Parimet e edukimit fizik në klasat I –V të shkollës nëntëvjeçare
  • 33. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Objektivat e edukimit fizik zgjidhen në përshtatje me dëshirat, interesat dhe karakteristikat e fëmijëve, si dhe me potencialin që ka program i edukimit fizik për t’i arritur ato. 2.1.Cilësitë fizike Parimi: “Mësimi i edukimit fizik duhet t’i pajisë fëmijët me aftësinë për të zhvilluar dhe ruajtur një nivel të caktuar të cilësive fizike, kurdoherë në përputhje me nevojat e tyre.” -Për të realizuar një nivel moshor të përshtatshëm të cilësive fizike, është thelbësore të dihen nevojat që ka individi dhe shoqëria. Prej këtej lind kërkesa që cilësitë fizike duhet të jenë një prej synimeve të edukimit fizik. Ky edukim mund të japë një ndihmesë të çmuar në shëndetin e fëmijëve, çka nuk mund ta bëjnë dot lëndët e tjera shkollore. Njeriu që gëzon shëndet dhe ka cilësi fizike si: forcë, qëndrueshmëri e shkathtësi, që i kryen nevojat e përditshme pa lodhje të tepruar dhe që ka energji të mjaftueshme për jetën, ai e ndien veten të lirë e të pavarur përballë emergjencave të jetës. -Në kohën që jetojmë një e vërtetë ka trajtë absolute: “forca e qëndrueshmëria e punës muskulore, ndjeshmëria muskulore, qëndrueshmëria kardio-respiratore përbëjnë në radhë të parë, cilësi të shëndetit të njeriut, të cilat duhen zhvilluar në mënyrë të planifikuar e të pandërprerë dhe të bazuara kurdoherë në parimet e psikologjisë dhe të fiziologjisë së edukimit fizik”. 2.2 Aftësitë lëvizore Parimi:”Mësimi i edukimit fizik duhet të ndihmojë fuqimisht çdo fëmijë që të fitojë “kompetencë” për të drejtuar trupin e lëvizjet e veta në çdo rrethanë jetësore, si dhe në veprimtaritë e dobishme lëvizore”. -Të jesh i hijshëm fizikisht dhe mjeshtër i lëvizjeve të tua, përbën për çdo njeri një objektiv të qartë dhe një kërkesë të jetës, por shkalla e zhvillimit të aftësive lëvizore varet nga mundësitë potenciale dhe reale që ka njeriu për të kontrolluar dhe drejtuar me kompetencë trupin dhe lëvizjet e veta. Me kontroll të trupit dhe të lëvizjeve të tij kuptojmë tërësinë e aftësive fizike që përdoren për të përballuar mjedisin rrethues. -Fëmija, kur bashkëvepron me të tjerët dhe me mjetet përreth, e kontrollon trupin. Fëmijët duhet të mësojnë të kontrollojnë trupin nëpërmjet lëvizjeve, duke pranuar skema e teknika të tilla që të zëvendësojnë lëvizjet , që ata nuk i kryejnë dot. Aftësitë lëvizore, krahas cilësive fizike , kanë edhe komponentët e tyre përbërëse: a.Aftësitë lëvizore -bazë janë me karakter jetik për fëmijët.
  • 34. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Pa to, fëmija nuk mund të ekzistojë gjatë. Shpeshherë këto lloj aftësish quhen edhe funksionale të jetës. Në moshën 6-14 vjeç aftësive lëvizore bazë u jepet përparësi duke filluar nga klasa e I, sepse janë tepër të domosdoshme për çdo fëmijë. Këto aftësi ndahen në 3 lloje: a.Aftësi lëvizore artificiale, të cilat ekzekutohen në vend, pa zhvendosje të trupit në hapësirë. Këto nuk janë aq përcaktuese, sa aftësitë e tjera lëvizore. Këtu përfshihen: qëndrimet, përkuljet, kthimet, palosjet, rrotullimet, lëkundjet, luhatjet, përdredhjet etj. -Shkathtësia është një aftësi lëvizore me mjaft rëndësi për fëmijët. Me anën e manipulimit të lëvizjeve të duarve, këmbëve e trungut, veças e së bashku, fëmijët luajnë dhe përdorin mjete të larmishme në lojë. Përdorimi me shkathtësi i mjeteve e objekteve të ndryshme bën të mundur edukimin e refleksit “sy-këmbë”, reflekse këto që kanë shumë rëndësi për të drejtuar e komanduar sendet në hapësirë e në kohë. -Shkathtësia, si aftësi lëvizore, përbën bazën e shumë aftësive të tjera në lojë. Kështu, për shembull: hedhja, kapja, pritja, gjuajtra, ndalimi i objekteve, janë aftësi të rëndësishme që kultivohen nga përdorimi i topave, shisheve, litarit, rrathëve etj. Të drejtuarit e një objekti në hapësirë, siç është topi i vogël, përbën një tjetër aftësi të kësaj cilësie lëvizore, po edhe të kontrollosh një objekt, siç është rrethi gjimnastikor, gjithashtu përbën një veprim lëvizor shkathtësie. b.Aftësitë lëvizore speciale. Janë të gjitha ato aftësi lëvizore që gjejnë zbatim në sportet e ndryshme,kështu përfshihen atletika, gjimnastika dhe lojërat sportive. Në edukimin fizik modern është pranuar se aftësitë lëvizore speciale mund të kultivohen gradualisht duke filluar nga klasa III e ciklit të ulët. Zhvillimi i tyre bëhet nëpërmjet një planifikimi e instruksioni të menduar mirë që më parë. Shumë nga këto aftësi kanë pikat e tyre kritike në teknikën e ekzekutimit, ku shpesh vendos forca muskulore, por në raste të tjera vendos kinematika (këndet, amplitudat, trajektoret e lëvizjes etj.) 2.3 Lëvizja të kuptohet në procesin e të ushtruarit. Parimi: “Çdo fëmijë të arrijë të fitojë përvojë lëvizore në procesin e të ushtruarit dhe në këtë proces të kuptojë parimet e lëvizjeve”. 2.4. Edukimi shoqëror.
  • 35. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Parimi: Të mësuarit në edukimin fizik të ndihmojë fuqishëm fëmijët, që të përvetësojnë rregullat dhe konceptet etike në marrëdhëniet shoqërore”. Është me shumë dobi që mësimi i edukimit fizik në shkollë të theksojë vazhdimisht nevojën e një jete shoqërore efektive. E vërteta është se fëmijët e kanë të nevojshme të kuptojnë vlerat e aktivizimit, të komunikimit dhe të tolerancës në shoqëri. Mjaft terma të tillë, si: shoqëri e mirë, miqësi, lojë e ndershme, veprim i drejtë, fjalë e ngrohtë etj., nxisin dëshirat e fëmijëve për të ruajtur atmosferën e mirëkuptimit shoqëror. Mësuesi, nëpërmjet dëgjimit, të folurit dhe drejtimit dashamirës, mund t’i ndihmojë shumë fëmijët të jenë korrektër, të arsyeshëm e tolerantë. Ai, për të shprehur ndjenjat e tij, përdor mënyra të ndryshme, duke u treguar fëmijëve se cila mënyrë pranohet dhe cila nuk pranohet në komunikimin shoqëror. “Ndikimi i fshehtë” (jo i hapur) ose jo i drejtpërdrejtë në edukimin fizik të fëmijëve mbetet sot një nga rrugët më të forta të zhvillimit të tyre shoqëror. Mënyra e organizimit të mësimit, llojet e veprimtarive që zgjidhen, sjellja e mësuesit me fëmijët që nuk fitojnë, sidomos me ata fëmijë që kanë shmangie nga gjendja normale shëndetësore, përbëjnë disa nga problemet e rëndësishme të procesit edukativ. Kontaktet e marrëdhëniet personale emocionale të mësuesit me fëmijët marrin një rëndësi të veçantë në mësimin e edukimit fizik. 2.5. Vëmendja e kujdesi për parandalimin e rreziqeve. Parimi: “Nëpërmjet edukimit fizik, nxënësit duhen të marrin njohuri për vetëmbrojtjen nga rreziqet, duke respektuar veten dhe të tjerët”. Shkolla ka detyrim ligjor e moral për të siguruar kurdoherë një mjedis që i mbron fëmijët nga rreziqet. Mbrojtja duhet të jetë kurdoherë e pranishme, pra mësuesi duhet ta zhvillojë veprimtarinë lëvizore në mjedise të sigurta e të mbrojtura. 2.6. Çlodhja e argëtimi i shëndetshëm. Parimi: “Në mësimin e edukimit fizik duhet të fitojnë aftësi të tilla, që u japin mundësi atyre të marrin pjesë në veprimtari çlodhëse e argëtuese të shëndetshme”. Për çlodhjen dhe argëtimin e shëndetshëm të fëmijëve, mësuesi nuk duhet të harrojë: -Së pari, se gjatë veprimtarive lëvizore fëmijët duhet t’i karakterizojë domosdo një atmosferë e gëzuar dhe e lirë. Kjo i nxit mjaft ata për të marrë pjesë vazhdimisht në të
  • 36. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al tilla veprimtari, kështu që do të fitojnë më shumë cilësi fizike. Është i njohur fakti që shumë njerëz pëlqejnë më tepër ato veprimtari lëvizore që i kanë përvetësuar mirë që në fëmijëri. -Së dyti, se fëmijët kanë shumë nevojë të mësojnë lojëra me karakter krijues. Kjo arrihet nëpërmjet pjesëmarrjes së fëmijëve në ato lojëra që sjellin situata të papritura, të befasishme e të panjohura më parë. -Së treti, se fëmijët kanë nevojë të mësojnë vlerat e çlodhjes së shëndetshme. Kjo fillon nga ecja, që është një veprim jetësor dhe që realizohet ngadalë ose shpejt. Ecja është një nevojë jo vetëm për punën, por edhe për çlodhjen. Në klasat më të larta fëmijët kanë shumë nevojë edhe për takime sportive. Përgatitja dhe orientimi i fëmijëve të klasave III dhe IV në veprimtaritë e ndryshme lëvizore sportive i ndihmon ata për të zgjedhur në mënyrë të arsyeshme veprimtaritë çlodhëse e argëtuese në të ardhmen. 2.7. Koncepti i pozitives. Parimi: “ Në mësimin e edukimit fizik çdo fëmijë duhet të zgjerojë e të pasurojë përvojën e tij me konceptin e pozitives”. Për vetë konceptimin e vetvetes ose vetënjohja është me vlera jetësore gjatë procesit të të mësuarit. Kur fëmijët vërtet besojnë se të tjerët i duan, i respektojnë që sukseset e tyre janë më të shumta se dështimet, atëherë vetëkuptohet që ata janë në rrugë të mbarë në stabilizimin e vetëkonceptit të dëshiruar. 2.8. Vlerat vetjake. Parimi: “Në mësimin e dukimit fizik çdo fëmijë duhet të njohë vlerat vetjake, të cilat do ta inkurajonin për një jetë produktive e dinjitoze”. Loja aktive duhet t’i ndihmojë fëmijët që të lehtësohen nga lodhja e tensionet psikike. Atyre t’u krijojmë të gjitha mundësitë për të thithur gëzimin, t’i aktivizojmë me dëshirën e tyre, që të shprehin në çdo moment gjallërinë, humorin e lëvizshmërinë e pafund. Fëmijëve u duhet mësuar se si ta njohin stresin (mbilodhjen), tensionin fizik e psikik dhe krahas tyre t’u rekomandojmë teknikat për të kontrolluar e lehtësuar emocionet e ngarkesën fizike. Kjo fillon që në klasën e III e vazhdon gradualisht deri në klasën IX të shkollës 9 -vjeçare. 3. Dëshirat, interesat dhe karakteristikat e fëmijëve
  • 37. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Dëshirat e fëmijëve kërkojnë një trajtim e kujdes të gjerë nga mësuesit, kurse karateristikat moshore dhe interesat e tyre, njohjen e fakteve më të detajuara. Me to lidhen ngushtë mosha dhe niveli i pjekurisë së organizimit e përvoja shoqërore. Karakteristikat e fëmijëve mund të klasifikohen në disa sfera: • psikomotore, • njohëse, • emocionale. Karakteristikat moshore, kur njihen mirë, sidomos interesat e fëmijëve, kushtëzojnë vazhdimisht mbajtjen e një qëndrimi kritik në procesin e zbatimit të programit të edukimit fizik. Njëkohësisht, ato u ofrojnë mësuesve mprehtësi profesionale si në drejtim të kohëzgjatjes së zbatimit të tij, ashtu dhe në zgjedhjen e përdorimin e segmenteve të tij të ndryshme. Në fakt, këto janë vlerësime tepër të përgjithshme, sepse fëmijët ndryshojnë shumë nga njëri -tjetri, si nga ana e pjekurisë fizike, ashtu edhe nga ana psikologjike e fiziologjike. 11. Plani i suksesit dhe rezultatet e pritura Plani i suksesit. Disa nga pikat të cilat do ta ҫojnë këtë projekt drejt suksesit janë: 1. Mbështetja totale nga ana e stafit drejtues në lidhje me implementimin e këtij projekti nën bashkëpunim me të gjithë aktorët e komunitetit shkollor si një pikë shumë e fortë në realizimin e projektit. 2. Besimi, klima, stimulimi dhe motivimi nga ana e drejtorisë dhe gjithë faktorëve të tjerë për evidentimin e përvojave dhe eksperiencave më të mira do ta ҫojnë këtë projekt patjetër drejt suksesit. 3. Bashkëpunimi dhe fryma e lartë e komunikimit midis kolegëve ka shumë rëndësi për implementimin e këtij projekti. 4. Prania në shkollë e mësuesve të rinj në moshë, në arsimin fillor që duan të rriten profesionalisht , të jenë të suksesshëm dhe efektiv në profesionin e tyre ,si dhe fakti që kjo pjesë mësuesish është shumë e lidhur me metodat interaktive te mësimdhënies dhe i japin shume rëndësi zhvillimit të personalitetit të fëmijëve nëpërmjet aktiviteteve sportive
  • 38. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al dhe punës në skuadër , rrit mundësinë dhe probabilitetin e zbatimit me sukses të këtij projekti. 5. Prania në shkollë e mësuesve me përvojë në lëndën e edukimit fizik është një faktor shumë i rëndësishëm gjithashtu. Kemi mësues që kanë punuar për shumë vite duke dhënë kontributin e tyre në fushën e sportit, duke trajnuar dhe motivuar shumë breza në disiplina të ndryshme sportive Ata janë një pikë shumë e fortë ,sepse gjithë përvoja e tyre e krijuar në vite është një model i padiskutueshëm që duhet të shfrytëzohet dhe të merret në konsideratë nga të rinjtë. 6. Përfshirja e shkollës soneë në aktivitete vjetore që realizohen në kuadër të shkollës si qendër komunitare si një shkollë miqësore për të gjithë. 7. Bashkëpunimi me prindërit dhe përkrahja nga ana e tyre në të gjitha inisiativat e marra si shkollë, krijon mundësi të forta në lidhje me sigurimin e gjithë bazës materiale të domosdoshme për këtë projekt. 8.Bashkëpunimi me Njësitë administrative, ZVA- së, Fier, Bashkisë së qytetit dhe organizmave të tjera do t’i jepnin shtysë më të madhe zhvillimi këtij projekti. 12. Tabela e veprimtarive në GANT Si rezultat i analizës së detajuar të të dhënave lind nevoja e një planifikimi të detajur,i cili do të shtrihet përgjatë periudhës prill 2021 - mars 2022.Ky planifikim ka si synim përmirësimin e kushteve të terreneve sportive në shkollën tonë në mënyrë që të rritet edhe cilësia e orëve të edukimit fizik. Kjo është një sfidë e cila kërkon angazhimin e të gjithë partnerëve të komunitetit shkollor. Viti 2020-2021 Organi zbatues/ personi përgjegjës Periudha I prill-qershor 2021 Periudha II shtator-dhjetor 2021 Periudha III Janar-Mars 2022 Aktiviteti 1 2 3 4 5 6 7 8 9
  • 39. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al *Ngritja e grupit të punës që do të meret me organizimin e veprimtarive për sensibilizimin e aktorëve të kounitetit shkollor mbi ndihmën dhe ndërhyrjet emergjente në terrenet sportive të shkollës Programimi i tyre sipas nevojave dhe mundësive Drejtoria *Organizimi i pyetësorëve dhe intervistave me përfaqësues të të gjithë aktorëve të komunitetit shkollor, me qëllim marrjen e informacionit sasior, por edhe cilësor në lidhje me dëshmitë dhe perceptimet e tyre mbi temën e projektit, si dhe mundësitë për ndërhyrje . Grupi i punës - Mësueset e edukimit fizik - Punonjësja psiko- sociale - Prindër *Organizimi i aktiviteteve sociale dhe kulturore duke përfshirë: komunitetin,mësuesit dhe nxënësit e të gjitha klasave me qëllim sensibilizimin e tyre dhe aktivizimin në mënyre vullnetare për të Grupi i punës Drejtoria
  • 40. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al zgjidhur situatat emergjente *Përfshirja e informacionit që ka lidhje me projektin në rrjetet sociale të shkollës,por edhe në veprimtaritë që do të kryhen në kuadër të SHQK-së Drejtoria Ekipi i SHQK-së *Bashkëpunime me organizmat lokalë,biznese ose OJF per investimet e nevojshme në terrenet sportive Drejtoria Qeveri nxënësish Bordi i shkollës *Aktivitete ndërgjegjësuese dhe gjithpërfshirëse të cilat informojnë mbi situatën e terreneve sportive dhe mundësitë për ndihmë, dhe ndërhyrje Ekipi përgjegjës Drejtoria Mësuesit AF, AMU Prindër *Takime të drejtuara midis organizmat të shkollës me pushtetin lokal për investimet e nevojshme në infrastrukturen e saj Qeveri e nxënësve Bordi i shkollës Këshilli i prindërve *Monitorimi i kënaqësisë që kanë aktorët e komunitetit shkollor kundrejt Drejtoria Shërbimi psiko- social
  • 41. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al shkollës *Analizimi i punës së bërë dhe nxjerrja e konkluzioneve9 Grupi i punës Drejtoria (9- Moduli Drejtimi pedagogjik mbështetur në të dhëna” , Zhvillimi i vizionit dhe strategjisë për përmirësimin e shkollës dhe menaxhimin e ndryshimit” Alfons Harizaj) 13. Dilemat dhe vështirësitë dhe idetë për kapërcimin e tyre Programet e fushës/lëndës “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” përqendrohen mbi veçoritë fizike, njohëse,psikologjike e sociale të nxënësve. Ato ofrojnë mundësi të aftësimit teorik dhe praktik të tyre, duke pasur parasysh kontributin që aktiviteti lëvizor-sportiv jep në formimin fizik, mendor dhe shëndetësor të nxënësve, si dhe në formim të kompetencave të vlefshme përgjatë gjithë jetës. Këto programe janë konceptuar si pararendëse të programeve të arsimit të mesëm të lartë duke përfshirë në to përvoja lëvizore e sportive, si dhe njohuri në fushën e shëndetit, të cilat u japin mundësi nxënësve të aftësohen e të jenë të përgatitur për nivelet më të larta arsimore. Programet e fushës/lëndës “Edukimit fizik, sporte dhe shëndet”,e konsiderojnë nxënësin si individ dhe njëkohësisht si pjesë aktive të grupit, si dhe afrojnë mundësi të shumta për integrim kroskurrikular. Eksperiencat që përftohen nga kjo fushë/lëndë mësimore mund të transferohen e përdoren lehtësisht dhe në mënyrë produktive edhe në lëndët e tjera, duke mundësuar pasurimin e informacionit teorik dhe të kulturës së përgjithshme, në shërbim të të ushtruarit korrekt të përvojave lëvizore. Risitë e lëndës Në aspektin përmbajtës programi synon një afrim më të plotë të nxënësit me informacionin dhe kulturën në përgjithësi të fushës mësimore “Edukim fizik, sporte
  • 42. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al dhe shëndet”. Kjo e shprehur në llojin e informacionit që nxënësve u ofrohet në funksion të edukimit, në shërbim të komunitetit, mirëqenies dhe shëndetit, duke pasur parasysh problematikën që shoqëron jetesën në ditët e sotme, referuar modeleve të sjelljes personale (inaktiviteti fizik, mënyra jo të shëndetshme e të ushqyerit, përdorimi i substancave që krijojnë varësi, etj.) dhe ndërpersonale (marrëdhëniet dhe kontributi në komunitet). Referuar sa më sipër, si një e re në këtë program është tematika: “Edukim në shërbim të shëndetit, mirëqenies dhe komunitetit”10 , në të cilën është përmbledhur informacioni teorik që zhvillohet në orë mësimore teorike. Gjithashtu, një e re tjetër në program është dhe përfshirja e nëntematikës opsionale në tematikën (10- Metodika e edukimit fizik Dr. Jani Daci, Dr. Veis Belliu) “Veprimtari sportive”, si një mundësi që u jepet nxënësve për një veprimtari më të plotë fizike, në përshtatje me kushtet që shkolla ofron për sa i përket infrastrukturës së saj, vendosjes gjeografike e kushteve klimaterike, si dhe traditës sportive të shkollës.Sipas kornizës së kurrikulës së Shqipërisë dhe planit mësimor, ndarja e kohës mësimore për arsimin fillor(AF) zhvillohet me 3 orë mësimore/ javë ,gjithsej 105 orë vjetore Nr DILEMAT PROPOZIMET PER TRAJTIMIN E DILEMAVE 1. A është i informuar komuniteti shkollor si dhe bordi i shkollës për gjendjen e terreneve sportive dhe pasojat që sjell kjo në zhvillimin e fëmijëve tyre ? Takime informuese formale dhe informale me grupe prindërish dhe pjesëtar të komunitetit mbi gjendjen e terreneve sportive dhe pasojat e një situate të tillë në dëm të nxënësve . 2 A janë të përgatitur psikologjisht mësuesit e arsimit fillor dhe mësuesit e edukimit fizik në lidhje me sensibilizimin e komunitetit shkollor për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për zgjidhjen e problemit. Takime sensibilizuese me grupe të ndryshme mësuesish për të ndërgjegjësuar në lidhje me situatën aspak të përshtatshme në zhvillimin cilësor të orëve të edukimit fizik dhe rrugët e mundshme që mund të na çojnë në zgjidhjen e problematikës në fjalë. 3 A janë të informuar anëtaret e ekipit të SHQK-së mbi situatën problematike të terreneve sportive në mënyrë përfshirjen në programet e tyre individuale të SHQK-së të aktiviteteve specifike që ka lidhje me situatën problemore Takime informuese me ekipin e SHQK-së dhe prezantimi me rezultatet e pytësoreve dhe intervistave realizuar me prindërit,mësuesit dhe nxënesit në lidhje me problematiken e terreneve sportive dhe gjetjen e mënyrave për përmirësim. 4 A është i gatshëm komuniteti shkollor të bashkëpunojë në përmirësimin e kushteve të terreneve sportive? Planifikimi i detajuar dhe realizimi i nje sërë veprimtarish sensibilizuese ku në qendër të jetë veprimtaria e prindërve duke i motivuar dhe përfshirë ata në proceset e vendimmarrjes, edukimit dhe sigurimit të
  • 43. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al mirëqenies emocionale,sociale dhe fizike të fëmijëve të tyre me qëllim bashkëpunimi ndërpersonal & familjar për mundësimin e sigurimit të gjithë infrastrukturës së domosdoshme për implementimin e një ore mësimore model në lëndën e edukimi fizik për të gjitha grupmoshat. 5. A është i gatshëm komuniteti shkollor si dhe bordi i shkollës të kërkojë ndihmë për përmbushjen e objektivave të këtij projekti, organizmave të tjerë jashtëshkollore ? Planifikime të takimeve me pjesëtarë të komunitetit dhe bordit me përfaqësues të pushtetit vendor dhe të organizateve të tjera që mund të bashkëpunojnë për implementimin e projektit. 6 A janë të aftë mësuesit të diskutojnë dhe ndajnë përvojat e tyre ? Ndërgjegjësimi i stafit mbi ndarjen e përvojave individuale për të stimuluar edhe tek mësuesit e tjerë eksperiencat e fituara. 7 A e përmbush plotësisht rinovimi i terreneve sportive qëllimin dhe misionin e shkollës, në krahasim me kushte ekzistuese të këtyre terreneve? Monitorimi i punës së mësuesve me nxënësit dhe rezultati i arritjeve. Analiza periodike e ecurise së projektit. Nr VËSHTIRËSITË ALTERNATIVAT E PROPOZUARA PËR REDUKTIMIN E VËSHTIRËSIVE 1 Lidhen me faktin se sa realisht aktorët e komunitetit shkollor janë të disponueshëm të bashkëpunojnë në realizimin e këtij projekti. Vëzhgime,hulumtime dhe planifikime të veprimtarive që sensibilizojnë të gjithë aktorët e këtij komuniteti për rëndësinë e tyre në funksionimin e këtij projekti. 2 Sa duan mësuesit realisht që të jenë pjesë e këtij projekti ? Dikutime të hapura me mësues të edukimit fizik dhe të arsimit fillor, dhe më gjerë për të rritur interesin e mësuesve mbi zbatimin e këtij projekti . 3 Sa mësuesit duan të përditësohen me të renë në të gjitha aspektet dhe drejtimet? Ndërgjegjësimi i vazhdueshëm i stafit dhe vënia përballë pëgjegjësisë për të rritur pjesëmarrjen në trajnime të ndryshme. Sensibilizim i vazhdueshëm dhe vënia përballë njëra - tjetrës e përvojave të suksesshme dhe jo të suksesshme për të kuptuar rëndësinë e implementimit të tyre. 4 A mund të gjejmë mbështetje në realizimin e këtij projekti edhe nga pushteti vendor apo edhe nga organizata të tjera? Sensibilizim i vazhdueshëm dhe informimi i këtyre partnereve të mundshëm për gjendjen e rënduar të terreneve sportive ,pasojat që sjell kjo në zhvillimin e nxënësve dhe nevojat e specifikuara për ndërhyrje emergjente. 6 Sa mësuesit,prindërit dhe komuniteti janë të motivuar për të qënë gjithmonë pjesë e sfidave të reja. Motivimi i tyre jo vetem nga ana psikologjike ,por pse jo edhe nga ana financiare.
  • 44. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al Në arsimin e mesëm të ulët (AMU) fushë/lënda Edukim fizik, sporte dhe shëndet zhvillohet me 3 orë mësimore/javë, gjithsej 105 orë vjetore. Nisur nga rrethanat që u krijuan nga pandemia botërore COVID-19,u pa e nevojshme që për vitin shkollor 2020-2021, orët e edukimit fizik të zhvilloheshin orët e fundit dhe, kur kushtet atmosferike nuk ishin të përshtatshme, realizimi i këtyre orëve për arsimin fillor anashkalohej.Ndodhur përballë këtyre vështirësive fillestare që u hasën nga personeli arsimor , nxënësit dhe drejtuesit nxorën në pah disa dilema që shtrojnë një sërë pyetjesh për përmirësimin e kushteve të terreneve sportive në dobi të zhvillimi të kompetencave kyçe nëpërmjet lëndës së edukimit fizik,sporte dhe shendet , të cilat fokusohen kryesisht tek eksperiencat psikomotore të njeriut për t’i përcaktuar e zhvilluar ato. Në këtë fushë, janë të përcaktuara rezultatet mësimore ,të cilat duhet t’i arrijnë 7 Sa mësuesit janë të pajisur me bazën e domosdoshme materiale për realizimin e orëve efektive. Sigurimi i plotë i të gjithë bazës materiale të domosdoshme 8 Mungesa e drenazhimit të terrenit sportive. Krijimi i kanaleve të drenazhimit dhe lidhja e tyre me pusetat në mënyrë që terreni sportiv të mos e mbajë ujin, por ta kullojë atë në këtë system; duhet të përfshihen të gjithë terrenet që ka shkolla. Drenazhimi horizontal Drenazhimi nëpërmjet një shtrese të hollë tapetësh që vendoset poshtë atij kryesorit. Drenazhimi vertikal Mund të bëhet me mbeturina inerte ose me tubo
  • 45. Adresa: Bulevardi“Zhan d'Ark”, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 42209185 / E-mail: info@csl.edu.al/ Ëeb: ëëë.csl.edu.al nxënësit në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme.Organizimi i mësimit përqendrohet në atë çfarë duhet të dinë e të bëjnë nxënësit dhe në atë që duhet të jenë të gatshëm të bëjnë.Cilat janë keto dilema dhe si duhet të trajtohen ato nga institucionet arsimore, drejtuesit dhe stafet mësimore të tyre? Dilemat dhe propozimet për trajtimin e tyre: Vështirësitë dhe alternativat e propozuara për reduktimin e tyre: 14. Çfarë funksionoi mirë gjatë projektit ● Mbështetja financiare e Bordit pë bazën materiale të nevojshme ● Motivimi dhe suporti nga ana e drejtorisë dhe gjithë faktorëve të tjerë për evidentimin e përvojave dhe eksperiencave më të mira do ta çojnë këtë projekt patjetër drejt suksesit. ● Bashkëpunimi dhe fryma e lartë e komunikimit midis kolegëve të edukimit fizik ka shumë rëndësi për implementimin e këtij projekti. ● Frymëzimi i mësuesve të rinj , që duan të rriten profesionalisht , të jenë të suksesshëm dhe efektiv në profesionin e tyre. ● Bashkëpunimi me prindërit dhe gadishmëria e tyre për të ndihmuar financiarisht me bazë materiale për realizimin e projektit. 15. Çfarë nuk funksionoi gjatë projektit Duke qënë se shkolla nuk është një institucion jofitimprurës sigurimi i fondeve për realizimin e projektit u siguruan nga komuniteti dhe zemergjerësia e bizneseve të ndryshme, të cilat u munduan ta mbështetnin projektin tonë. Ruajtja e ambienteve nga dëmtimet e mundshme.