SlideShare a Scribd company logo
A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME ?...
      KËTO JANË TË STALINIT !..
         AI IA LA ENVERIT !
       ENVERI IA LA RAMIZIT…
PRA…ÇIZMET E TIJA JANË NË SHQIPNI !
       Me 8 Maji 2011, në Shqipni…
KUSH VOTON PËR KOMUNISTA, SOCIALISTA,
   APO NEOKOMUNISTA KAPITALISTË..
     ME MASKË “DEMOKRATIKE”…

    VOTON PËR KËTO ÇIZME !
Nga Fritz RADOVANI:

          NJERIU I ETUN PËR UJË... PIN EDHE..!

       Shekulli që shkoi ka provue se thanjet e vjetra bazohen mbi të vërtetën.

        Shpesh përdoret një shprehje: “I shkreti…kishte vdekë nga urija!”. Po koha që
shkoi ka provue se njeriu vdes ma parë nga etja se urija…Një ndër torturat që kanë pasë
rrezik me provue njerëzit në sigurimin e shtetit në Shkodër, dhe një nga qytetarët që ka
mbyllë jeten tue e pranue plumbin me andje për me shpëtue nga thojtë e kriminelave, asht
kenë ish oficeri i policisë shqiptare Gjush Deda, i fisit të Dedëjakupëve, që ka provue një
nga tmerret e paimagjinueshme për dy javë pa gjum, tue qendrue në një karrigë i lidhun
me duer mbrapa dhe sa herë që fillonte me e kotollue gjumi, hetuesit që ndrronin turrnet, e
lagnin me ujë…derisa, mbas dy javësh ka firmue procesin si donte hetuesia, mbasi asnjë
fjalë nuk arrinte me kuptue tue pasë kalue në një gjendje krize nervore nga lodhja e
madhe prej urisë, etjes dhe pagjumsisë… Në vitin 1962, kam pasë fatin me njohë afër një
nga kolosët e Françeskanëve Shqiptar, At Frano Kirin. Një ditë po më tregonte për
torturën e etjes, të cilën e kishte provue në hetuesinë e bame në sigurimin e shtetit në
Shkodër në vitin 1946. Kishte tri ditë që nuk i jepnin ujë. Ditën e tretë çohej me vështirsi në
kambë. Tregonte se nuk i binte ndër mend për me u përtypë, mbasi i ishte ba goja shkrum.
Gjuha i ngjitej për qiellzë...Kishte fillue njëfarë marrakotje. Një polic e merr dhe e çon për
me krye nevojat personale. Porsa hyn në nevojtore, sheh se mbi dy-tri rrasa ku
vendoseshin kambët kishte mbetë pak ujë. Shikon mbrapa dhe sheh policin, i cili ishte tue
bisedue me një shokun e vet, dhe nuk po shikonte nga At Franoja. Ky menjëherë ulet në
gjunjë, dhe mbasi piu ujin e mbetun ndër rrasa filloi edhë lëpiu edhe rrasat tjera me shue
etjen...po, aq ishte i etun sa nuk dallonte ma asnjë shije të langjeve që po lëpinte në grykën
e nevojtores. Porsa ishte ngritë, kishte vrejtë se polici kontrolloi anash nëse e ka pa kush,
dhe kur ishte sigurue se nuk e kishte pa kush, e kishte thirrë e çue në birucë. Nga të gjithë
policët e sa viteve vuejtje, Ai e veçonte “policin e mirë”, që e kishte lejue me lëpi rrasat e
laguna të nevojtores së pistë të hetuesisë...që me siguri nuk ishte la kurrë!

       Prof. Adem Bazhdari, një bashkvuejtës i klerit aso kohe në Kuvendin e Fretënve të
kthyem në hetuesi, tregonte: “Nuk e harroj kurrë Imzot Frano Gjinin të varun në një
pemë. Po e torturonin. Erdhi Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira. Monsinjori u lypi pak ujë.
Pjerini mori një tas dhe ia mbushi me urinën e vet aty mbas një blini që ishte deri vonë në
atë oborr, dhe ia dha me pi Monsinjorit, që kishte ma shumë se dy ditë pa pi ujë. I shkreti
Monsinjor piu shka i dhanë ata mizorë. E zgjidhën, ai ra për tokë, nuk ecte, e sollën me dy
policë në dhomë dhe mbas pak minutash erdhën e na morën të dyve, sa mërrijtëm në krye
të shkallës së gurit ndër fretën, Pjerini diçka i tha At Mati Prennushit dhe e hodhi poshtë...
mendueme se e mbytën, por, jo, ishte gjallë i gjakosun fëtyrët. - E shihni? -Na pyeti Zoi, -
kështu do ta pësoni dhe juve, mos flisni po deshët!..” Tregonte për shumë vuejtje, tortura,
morra e pleshta që nuk i lenin një minut të qetë, plagë të qelbzueme dhe masakra që u
banin mbi trupat e tyne, por kur donte me veçue gjendjen ekstreme të vuejtjes së njeriut në
duert e terroristëve të sigurimit, thonte: “Mos e provoftë kush torturen e etjes, ajo nuk
mund të merret me mend pa u provue, ujët e pistë, shurra e llomi i xhirizit të duken si t’
ishe në ndonjë banket ku nuk mungon asgja e shijshme me u pi...!”

       Çka asht e vërteta, Populli Shqiptar, tue kenë ma i vuejtuni i të gjitha shteteve që
kanë provue diktaturen komuniste, e ndoshta i pakrahasueshem me vendet tjera të këtij
sistemi shkatrrues e skllavnues i të gjitha virtuteve njerzore, ashtu si ishte vetë dhuna e
terrori i asaj bishe që e masakroi për 46 vjet ketë popull të mjerë tirani Enver Hoxha,
bashkë me pasuesin e vet Ramiz Alinë, sot duhet thanë realiteti!

       Etja për Liri dhe Demokraci asht e pakrahasueshme me asnjë vend të Europës!

        Nëse Shqiptarët për 46 vjet komunizem vuejten urinë, etjen dhe u mësuen mos me
fjetë rahat as natën, tue pritë “kur po i troket dera” nga sigurimi i atij rregjimi mizor, ata
edhe sot vazhdojnë me kenë të marrakotun para kutijave të votmit, aqsa me vete rrinë e
mendojnë: “Kur je i etun për ujë...pin edhe shurrë!”...e kjo, i ban me “votue” ashtu siç na
tregonin pleqtë për fshatarin, që kur e mori etja...e filloi me hanger “qerrshijat”, thonte
“kjo ma pak...kjo tjetra edhe ma pak...e kjo ndoshta ma shumë, por era nuk po i vjen..!”...
Në fund të koshit nuk mbeti gati asnjë kokerr e palame...

       Nga etja për Demokraci...as Shqiptarët nuk po i dallojnë ma “qerrshijat” e koshit!

       Në një lulishtë në Budapest janë të ruejtuna veprat e artit të epokës komuniste.

       Edhe çizmet e Stalinit...janë të ruejtuna aty! (Ato çizme që shihen nalt).

       Që me 2 Dhetor 1945, Shqiptarët kanë votue për ato çizme!

      Me 8 Maji 2011, tue votue për komunista, socialista, neokomunista kapitalistë me
maskë “demokratike”,.. Shqiptarët votojnë prap për ato çizme!

       Melbourne, 6 Maji 2011.

More Related Content

Viewers also liked

Japan Facts and Figures - Japonia Fakte dhe te dhena
Japan Facts and Figures - Japonia Fakte dhe te dhenaJapan Facts and Figures - Japonia Fakte dhe te dhena

Marjan DODAJ
 
Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M....
Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M....Ju flet Zeri i Amerikes - nga Ajet Nuro dhe Tribuna Shqiptare (Postuar nga M....

Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ

110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI

Beauties of Kosova - Ju sjell bukurite nga Kosova (Postuar nga M.D)
Beauties of Kosova  - Ju sjell bukurite nga Kosova (Postuar nga M.D)Beauties of Kosova  - Ju sjell bukurite nga Kosova (Postuar nga M.D)

Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - NovelaDaniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli Vjeshtë në Lebjanë - NovelaMarjan DODAJ
 
Te gjitha Patentat apo Atestet Origjinale te Nikolla TESLLA 119 patente ne 17...
Te gjitha Patentat apo Atestet Origjinale te Nikolla TESLLA 119 patente ne 17...Te gjitha Patentat apo Atestet Origjinale te Nikolla TESLLA 119 patente ne 17...
Te gjitha Patentat apo Atestet Origjinale te Nikolla TESLLA 119 patente ne 17...
Marjan DODAJ
 
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajMarjan DODAJ
 
Viewers also liked (12)

Llojet e-drogave
Llojet e-drogaveLlojet e-drogave
Llojet e-drogave
 
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
 
Similar to Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.doc

Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistValiana Rama
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
Marjan DODAJ
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni

Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Marjan DODAJ
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
Essat Bilali
 
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve teShqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve teIlir Koci
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
ALB-AID Kukes
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
Marjan DODAJ
 
fz bs.pptxdggggggggggggggggggggggggggggggg
fz bs.pptxdgggggggggggggggggggggggggggggggfz bs.pptxdggggggggggggggggggggggggggggggg

KejsiDonaldLumi
 
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
Marjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja

Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Similar to Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.doc (12)

Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
 
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve teShqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve te
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
fz bs.pptxdggggggggggggggggggggggggggggggg
fz bs.pptxdgggggggggggggggggggggggggggggggfz bs.pptxdggggggggggggggggggggggggggggggg
fz bs.pptxdggggggggggggggggggggggggggggggg
 
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
More from Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
Marjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
Marjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
Marjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
Marjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti

Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit

GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...

Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi

Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
Marjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar

Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu

Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Marjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare

Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajMarjan DODAJ
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
Marjan DODAJ
 
BE-ja dhe OKB-ja
BE-ja dhe OKB-jaBE-ja dhe OKB-ja
BE-ja dhe OKB-ja
Marjan DODAJ
 
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdfDr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf

More from Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
BE-ja dhe OKB-ja
BE-ja dhe OKB-jaBE-ja dhe OKB-ja
BE-ja dhe OKB-ja
 
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdfDr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf
 
Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.doc

  • 1. A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME ?... KËTO JANË TË STALINIT !.. AI IA LA ENVERIT ! ENVERI IA LA RAMIZIT… PRA…ÇIZMET E TIJA JANË NË SHQIPNI ! Me 8 Maji 2011, në Shqipni… KUSH VOTON PËR KOMUNISTA, SOCIALISTA, APO NEOKOMUNISTA KAPITALISTË.. ME MASKË “DEMOKRATIKE”… VOTON PËR KËTO ÇIZME !
  • 2. Nga Fritz RADOVANI: NJERIU I ETUN PËR UJË... PIN EDHE..! Shekulli që shkoi ka provue se thanjet e vjetra bazohen mbi të vërtetën. Shpesh përdoret një shprehje: “I shkreti…kishte vdekë nga urija!”. Po koha që shkoi ka provue se njeriu vdes ma parë nga etja se urija…Një ndër torturat që kanë pasë rrezik me provue njerëzit në sigurimin e shtetit në Shkodër, dhe një nga qytetarët që ka mbyllë jeten tue e pranue plumbin me andje për me shpëtue nga thojtë e kriminelave, asht kenë ish oficeri i policisë shqiptare Gjush Deda, i fisit të Dedëjakupëve, që ka provue një nga tmerret e paimagjinueshme për dy javë pa gjum, tue qendrue në një karrigë i lidhun me duer mbrapa dhe sa herë që fillonte me e kotollue gjumi, hetuesit që ndrronin turrnet, e lagnin me ujë…derisa, mbas dy javësh ka firmue procesin si donte hetuesia, mbasi asnjë fjalë nuk arrinte me kuptue tue pasë kalue në një gjendje krize nervore nga lodhja e madhe prej urisë, etjes dhe pagjumsisë… Në vitin 1962, kam pasë fatin me njohë afër një nga kolosët e Françeskanëve Shqiptar, At Frano Kirin. Një ditë po më tregonte për torturën e etjes, të cilën e kishte provue në hetuesinë e bame në sigurimin e shtetit në Shkodër në vitin 1946. Kishte tri ditë që nuk i jepnin ujë. Ditën e tretë çohej me vështirsi në kambë. Tregonte se nuk i binte ndër mend për me u përtypë, mbasi i ishte ba goja shkrum. Gjuha i ngjitej për qiellzë...Kishte fillue njëfarë marrakotje. Një polic e merr dhe e çon për me krye nevojat personale. Porsa hyn në nevojtore, sheh se mbi dy-tri rrasa ku vendoseshin kambët kishte mbetë pak ujë. Shikon mbrapa dhe sheh policin, i cili ishte tue bisedue me një shokun e vet, dhe nuk po shikonte nga At Franoja. Ky menjëherë ulet në gjunjë, dhe mbasi piu ujin e mbetun ndër rrasa filloi edhë lëpiu edhe rrasat tjera me shue etjen...po, aq ishte i etun sa nuk dallonte ma asnjë shije të langjeve që po lëpinte në grykën e nevojtores. Porsa ishte ngritë, kishte vrejtë se polici kontrolloi anash nëse e ka pa kush, dhe kur ishte sigurue se nuk e kishte pa kush, e kishte thirrë e çue në birucë. Nga të gjithë policët e sa viteve vuejtje, Ai e veçonte “policin e mirë”, që e kishte lejue me lëpi rrasat e laguna të nevojtores së pistë të hetuesisë...që me siguri nuk ishte la kurrë! Prof. Adem Bazhdari, një bashkvuejtës i klerit aso kohe në Kuvendin e Fretënve të kthyem në hetuesi, tregonte: “Nuk e harroj kurrë Imzot Frano Gjinin të varun në një pemë. Po e torturonin. Erdhi Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira. Monsinjori u lypi pak ujë. Pjerini mori një tas dhe ia mbushi me urinën e vet aty mbas një blini që ishte deri vonë në atë oborr, dhe ia dha me pi Monsinjorit, që kishte ma shumë se dy ditë pa pi ujë. I shkreti Monsinjor piu shka i dhanë ata mizorë. E zgjidhën, ai ra për tokë, nuk ecte, e sollën me dy policë në dhomë dhe mbas pak minutash erdhën e na morën të dyve, sa mërrijtëm në krye të shkallës së gurit ndër fretën, Pjerini diçka i tha At Mati Prennushit dhe e hodhi poshtë... mendueme se e mbytën, por, jo, ishte gjallë i gjakosun fëtyrët. - E shihni? -Na pyeti Zoi, -
  • 3. kështu do ta pësoni dhe juve, mos flisni po deshët!..” Tregonte për shumë vuejtje, tortura, morra e pleshta që nuk i lenin një minut të qetë, plagë të qelbzueme dhe masakra që u banin mbi trupat e tyne, por kur donte me veçue gjendjen ekstreme të vuejtjes së njeriut në duert e terroristëve të sigurimit, thonte: “Mos e provoftë kush torturen e etjes, ajo nuk mund të merret me mend pa u provue, ujët e pistë, shurra e llomi i xhirizit të duken si t’ ishe në ndonjë banket ku nuk mungon asgja e shijshme me u pi...!” Çka asht e vërteta, Populli Shqiptar, tue kenë ma i vuejtuni i të gjitha shteteve që kanë provue diktaturen komuniste, e ndoshta i pakrahasueshem me vendet tjera të këtij sistemi shkatrrues e skllavnues i të gjitha virtuteve njerzore, ashtu si ishte vetë dhuna e terrori i asaj bishe që e masakroi për 46 vjet ketë popull të mjerë tirani Enver Hoxha, bashkë me pasuesin e vet Ramiz Alinë, sot duhet thanë realiteti! Etja për Liri dhe Demokraci asht e pakrahasueshme me asnjë vend të Europës! Nëse Shqiptarët për 46 vjet komunizem vuejten urinë, etjen dhe u mësuen mos me fjetë rahat as natën, tue pritë “kur po i troket dera” nga sigurimi i atij rregjimi mizor, ata edhe sot vazhdojnë me kenë të marrakotun para kutijave të votmit, aqsa me vete rrinë e mendojnë: “Kur je i etun për ujë...pin edhe shurrë!”...e kjo, i ban me “votue” ashtu siç na tregonin pleqtë për fshatarin, që kur e mori etja...e filloi me hanger “qerrshijat”, thonte “kjo ma pak...kjo tjetra edhe ma pak...e kjo ndoshta ma shumë, por era nuk po i vjen..!”... Në fund të koshit nuk mbeti gati asnjë kokerr e palame... Nga etja për Demokraci...as Shqiptarët nuk po i dallojnë ma “qerrshijat” e koshit! Në një lulishtë në Budapest janë të ruejtuna veprat e artit të epokës komuniste. Edhe çizmet e Stalinit...janë të ruejtuna aty! (Ato çizme që shihen nalt). Që me 2 Dhetor 1945, Shqiptarët kanë votue për ato çizme! Me 8 Maji 2011, tue votue për komunista, socialista, neokomunista kapitalistë me maskë “demokratike”,.. Shqiptarët votojnë prap për ato çizme! Melbourne, 6 Maji 2011.