E drejta romake është një nga disiplinat tradicionale hyrëse në fakultetet juridike në Evropë, e cila ka për qëllim që studentët t’i pajisë me dituri të domosdoshme për bazën e përbashkët të sistemeve juridike të Evropës kontinentale. Meqenëse zbatimi praktik i saj ka mbaruar, e drejta romake ka fituar karakterin e disiplinës juridiko-historike me një përmbajtje afërsisht të unisuar në shumicën e fakulteteve juridike të universiteteve evropiane.
Lënda "E Drejta e Punës" si lëndë obligative në studimet themelore Bachelor, ka përmbajtje të tillë që studentëve u mundëson fitimin e njohurive bazë lidhur me mardhanjet e punës dhe të Drejtën e Punës e sidomos njohuritë për dispozitat pozitive ligjore që i referohen kësaj fushe në Republikën e Kosovës.
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutRefik Mustafa
Kjo lëndë ka për qëllim parësor që të ofrojë një studim të rendit publik ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Si struktura institucionale, ashtu dhe korniza ligjore në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mekanizmat për zbatimin e kësaj kornize, -- duke përfshirë këtu dhe një analizë kritike të përshtatshmërisë së strukturës aktuale institucionale dhe zbatuese, -- paraqesin thelbin e përmbajtjes dhe të interesimit të kësaj lënde.
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.
#MesueseAurela

ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri
Ligji është përkufizuar si një grup normash dhe kodesh që zbaton njeriun një jëtën e tij për të patur një jetesë sa më të begatë dhe të sigurt në ambientin ku ai jeton.
Shpesh here lind pyetja se përse i bindemi ne ligjit.
Çfarë pasojash ka mosbarazimi i ligjit në shoqërinë ku ne jetojmë .
Për bindshmërinë ndaj ligjit janë formuar dhe hedhur një sërë teorish dhe këndvështrimesh të ndryshme duke nisur që nga teoricient e vjeter grekë dhe romakë e deri në atë të ditëvë të sotme të cilët kanë dhënë mendimet dhe teoritë e tyre ne lidhje me këtë çështje.
Teoria e përgjithshme pozitiviste bashkë me ndarjet e saj me në krye pozitivismin ligjor e shpjegon ne një formë të qartë bindshmërinë ndaj ligjit. Pikërisht kjo teori së bashku me bindjet dhe këndvështrimet e saj do të analizohen në këtë ese .
#MesueseAurela
1. KONTRATA SOCIALE
Megjithëse Rusoi e krahasonte njeriun natyror, në gjendjen natyrore, me njeriun si shtetas I
shoqërisë civile, ai pranon se nuk mund të jape një shpjegim të saktë, se si ka ndodhur kalimi
nga më e hershmja tek më bashkëkohorja.Pra, edhe qëllimi I tij tek libri Kontrata Sociale është
jo të përshkruajë ndryshimet e njeriut primitiv, derisa arriti tek pasardhësit e tij të anëtarësuar
në shoqërinë politike, por akoma më tej, të jape një përgjigje për pyetjen, pse një njeri duhet tu
bindet ligjeve të qeverisë.
Kështu Rusoi e filloi librin me frazën e famshme ” njeriu ka lindur I lirë, por ai kudo është nën
zinxhirë”.
” Si erdhi ky ndryshim?”-vazhdon ai,-unë nuk e di.
Çfarë e bëri atë të ligjshëm? Kësaj pyetje, po, mund ti përgjigjem”.
Në gjendjen natyrore njeriu është I lumtur, jo sepse ai ishte engjëll, por sepse jetonte plotësisht
për veten e tij dhe zotëronte një pavarësi absolute.Rusoi e kundërshtonte doktrinën e mëkatit
të lindur dhe në vend të saj besonte se origjina e së keqes duhet të kërkohet në stadet e
mëvonshme të zhvillimit njerëzor në shoqëri.Në gjendje natyrore, thotë Rusoi, njeriu është I
motivuar nga ”një gjendje natyror (amour de soi), e cila e shtyn çdo kafshë në vetëmbrojtje, e
cila detyron njeriun, që nëpërmjet arsyes dhe keqardhjes, të jetë human dhe me virtyte ”.Në të
kundërtën, ashtu si njeriu zhvillon kontakte sociale, ai gjithashtu zhvillon dhe vese, pasi tani
është I motivuar ” nga ndjenja artificiale (amour propre), e cila ka lindur me krijimin e
shoqërisë, dhe e cila çon çdo individ të bëjë më shumë për veten sesa për të tjerët”, dhe ” kjo I
shtyn njerëzit drejt të gjitha të këqijave që ato përgatisin për njëri tjetrin…”, duke përfshirë këtu
edhe konkurencën e vazhdueshme për nderime, xhelozinë, ligësinë, sqimën, krenarinë dhe
përçmimin.Pra, së fundi është e pamundur që njeriu të jetojë vetëm, sepse sipas të gjitha
gjasave, thotë Rusoi, numri I njerëzve vjen në rritje të vazhdueshme, kusht ky që I bashkon ata
në një shoqëri.Atëherë, si mund të pajtoheshin njerëzit me pavarësinë e lindur, ndërkohë që
ishte e pashmangshme mundësia për të jetuar së bashku?Problemi, thoshte Rusoi, është ” të
gjesh një formë lidhjeje, e cila të mbrojë, me gjithë forcën, individin dhe të mirat e çdo lidhjeje,
ku secili, pavarësisht se bashkohet me gjithë të tjerët, mund ti bindet përsëri dhe vetes së
tij”.Zgjidhja për këto probleme ishte ” inkuadrimi I plotë I secilit, së bashku me të gjithë idetë e
tij, Brenda një komuniteti të përbashkët”. Rusoi ishte I bindur se kjo ishte rruga drejt lirisë.Ideja
e një kontrate sociale, duket sikur I ka disa pika të saj që në të kaluarën historike.Por Rusoi nuk
e shikonte atë, në kushtet historike, për aq kohë sa ai kishte pranuar që nuk ka asnjë mënyrë,
për të zbuluar prova për ekzistencën e një ngjarjeje të tillë.Sipas tij, kontrata social është një
realitet jetësor, I cili është present kudo që ekziston një qeveri e ligjshme.Kjo marrëveshje
jetësore është parimi bazë I një bashkimi politik-ky parim ndihmon për të mposhtu
paligjshmërinë e vendimeve absolute dhe siguron lirinë, sepse secili, me dëshirë, përpiqet që ta
përshtasë sjelljen e tij në harmoni me lirinë legjitime të të tjerëve.Ajo, që njeriu humbet nga
kontrata sociale, është ” liria natyrore” dhe e drejta e pakufizuar mbi gjithçka, ajo që ai fiton
është ” liria civile” dhe e drejta e pronës mbi atë që ai zotëron.Baza e kontratës sociale, thotë
Rusoi, është ajo ” që secili prej nesh vendos vullnetin dhe gjithë fuqinë e tij nën drejtimin
supreme të vullnetit të përgjithshëm dhe, në këtë bashkim, ne e shikojmë çdo anëtar si një
pjesë të pandarë të së tërës”.Kjo marrëveshje nënkupton se cilidio, që do të refuzojë, ti bindet
vullnetit të përgjithshëm, do të detyrohet që ta bëjë këtë nga e gjithë kjo lidhje e
bashkuar.Shkurt, ” kjo do të thotë që ai do detyrohet që të jetë I lirë”.