1
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA”–PEJË
FAKULTETI I BIZNESIT
DEPARTAMENTI KONTABILITET DHE FINANCA
INFLACIONI,PAPUNËSIA SI DHE RAPORTI MES TYRE
(Ekonomiksi menaxherial)
Mentori: Afrim Selimaj Studentet :Erseka Myrta
Edona Zenelaj
2.
2
PËRMBAJTJA
INFLACIONI........................................................................................................................................3
“Cili është ndikimii inflacionit në tregun e këmbimeve valutore”? ..................................................4
LLOJET E INFLACIONIT.....................................................................................................................5
Kosotot e inflacionit.......................................................................................................................6
Burimet dhe llojet e inflacionit.......................................................................................................7
SHKAQET E INFLACIONIT - Rasti i Kosoves...........................................................................................8
PAPUNËSIA......................................................................................................................................10
Kosotot e papunësisë...................................................................................................................11
MATJA EPAPUNËSISË...................................................................................................................12
KLASIFIKIMI I PAPUNËSISË................................................................................................................14
Papunësia Frikcionale (e dëshirueshme) .......................................................................................14
Papunësia strukturore..................................................................................................................15
Papunësia ciklike..........................................................................................................................15
Papunësia sezonale......................................................................................................................15
Raporti Inflacion-Papunesi ...............................................................................................................17
SITUATA MAKROEKONOMIKE NE REPUBLIKEN E MAQEDONIS (Rast studimi )....................................21
Trendi i Produktit të Brendshëm Bruto në Republikën e Maqedonisë ............................................22
LUHATJA E ÇMIMEVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONIS...................................................................23
PAPUNSIA NË REPUBLIKEN E MAQEDONIS....................................................................................24
PËRFUNDIM.....................................................................................................................................25
LITERATURA.....................................................................................................................................26
3.
3
INFLACIONI
Termi “inflacion” rrjedhnga fjala latine ‘inflare’që do
të thotë “hedhur ose fryrë”, dhe është përdorur për
herë të parë në një kuptimmonetarpër të përshkruar
“një rritje të sasisë së parave” në vitin1838. Ende sot
ekonomistët debatojnë mbi përkufizimin e inflacionit,
por në përgjithësi bien dakord se ai nënkupton një
rritje të vazhdueshme të çmimeve,në një kohë që bie
vlerae parave.1
Inflacioni është një term që tregon rritjen e
përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një
ekonomi të caktuar në një periudhë të
caktuar.Inflacioni përbën një ndër sëmundjet
makroekonomike dhe konsiderohet si një problem
shqetësues për ekonomine në tërësi dhe për firmat
dhe konsumatorëtnë veqanti.
Pra inflacioni ështënjë dukuri ekonomike që shprehngritjene nivelittë përgjithshëmtë çmimeve dhe jo
të çmimeve të mallrave apo të shërbimeve të veçanta.Shkaku kryesor i rritjes të inflacionit në një
ekonomi,ështërritjae ofertëssë parasë,porqë nukshoqërohetme një rritje të aseteve të vendit.
Ndryshimi Iniveleve të çmimevematetme normene inflacionite cilaështë kjo:2
100
1
1
t
tt
t
Ku tështë periudha korrente dhe t-1 është periudha paraardhëse
Krahas inflacionit me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe konceptet e deflacionit dhe
desinflacionit:
Deflacionipasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhes paraardhëse që
ndryshe deflacioni mundtë përcaktohetsi infalcionnegativ.
Desinflacioni pasqyronprocesine rëniessë çmimeve mesatare porduke mbeturmbi nivelinparaardhës
,pra gjatë situatave desinflacionisteinflacioni vazhdontë ketë vlerapozitive.
1 Libri “Makroekonomia”
2 http://azure.ikub.al/Shkolla/10/02/03/Inflacioni-dhe-Papunesia-Makroekonomi-0099.aspx
4.
4
Përderisa inflacioni shprehndryshimin e nivelit të çmimevesi tregues të drejtëpërdrejtë të tij shërbejnë
insekdete çmimevetë cilatjanë:
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI)
Indeksi I çmimit te prodhuesit(PPI)
Deflatori I GNP
“Cili është ndikimi i inflacionit në tregun e këmbimeve valutore”?
Përveç rritjes sëofertës së parasë,inflacionika tendencë të rritet kur mbizotërojnë norma
të ulëta të interesit në një ekonomi. Oferta e lartë e parasë për shkak të normave të ulëta
të interesit rrit çmimet e mallrave , si rezultat rritet dhe iflacioni.
Për këtë arsye vërejmë këtë dukuri në vendet me infalcion të lartë të rriten normat e
interesit nga bankat qendrore dhe në vëndet me inflacion të ulët të ulen normat e
interesit.
Shembulli i fundit dhe më karakteristik është ulja e normave të interesit bazë nga Banka
Qendrore Evropiane në zero , pasi Eurozona ka kaluar në fenomenin e defalcionit. Kur
normat e interesit janë të larta në një ekonomi mund të tërheqin investitorët që kërkojnë
të përfitojnë nga depozitat e tyre në monedhën vendase, ndërkohë që normat e ulëta të
interesit mund të shtyjnë investitorët për të këmbyer monedhën vëndase në një tjetër
që pritet të ofrojë perspektivë më të mirë në këmbim.
Megjithatë, është shumë e rëndësishme klima ekonomike në një ekonomi të jetë e mirë,
të karakterizohet me stabilitet dhe të mbizotërojë perspektiva e rritjes të ekonomisë.
Nëse ka rritje të dobët të ekonimsë apo recesion, rritja e inflacionit mund të ketë pasoja
shumë negative për ekonominë, pasi ajo mund të çojë në kushte stagflacioni.Kyfenomen
është vërejtur në Greqi në krizën e fundit në vend. Kjo është arsyeja pse investitorët
informohen me lajmet ekonomike në një përpjekje për të kuptuar nëse inflacionika qenë
i ulët ose më i lartë se sa pritej.
Por ne duhet të kujtojmë se normat e interesit të publikuara nga bankat qendrore
zakonisht korrespondojnë me çmimet nominale, ndërsa tregjet gjithmonë monitorojnë
5.
5
çmimet reale përtë pasur një pasqyrë më të qartë që të marrin vendime të arsyeshme
për investimet e tyre.3
Arsyeja është e thjeshtë, inflacioni i lartë mund të devijojë një investitor potencial, sepse
ajo mund të uli nivelin e normave nominale të interesit, kur matet në terma realë.
Për më tepër, një komponent shumë i rëndësishëm për të bërë nje investim të saktë,
është që të ketë informacion të saktë dhe në kohë reale për qëllimet e bankave
qendrore,për sentimentin në ekonomi dhe për qëllimet për normat e interesit.
Me pak fjalë, në një ekonomi që lulëzon dhe zhvillohet në një mjedis të qëndrueshëm
dhe të shëndetshëm, rritja e inflacionit shtyn normat e interesit lartë e cila favorizon
investimet në monedhën vendase. Në të kundërt, në kushte të pafavorshme ekonomike
me rritje të ulët ose në prani të recesionit, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në
mënyrën se si investojmë .
LLOJET E INFLACIONIT
INFLACIONI I MODERUAR
Çmimet rriten ngadalë
Norma e inflacionit shprehet me anën e një numri njëshifror
Njërzite ende kanë besim në pa
ra
Njërzit janë në gjendje të hynë në mardhënie kontraktuale (nënshkruajnë kontrata të
reja)
Sistemi monetar funksionon mjaftë mirë
3 https://businessmag.al/blog/cfare-eshte-inflacioni/
Inflacioni i moderuar
inflacioni galopant
Hiperinflacioni
6.
6
INFLACIONI GALOPANT
Biebesimi tek paraja
Rritje dyshifrore e çmimeve
Perdoren valutat e huaja për indeksim të kontratave
Norma reale e interesit është negative
Njërzit I ikin mbajtjes së parave mbi një limit të domosdoshëm
Njërzit priren të grumbullojnë mallra ose të blejnë patundshmëri
Huadhënsit nuk japin kredi me normë të ulët të interesit
HIPERINFLACIONI
Mund të indentifikohet edhe si një “virus vdekjeprurës për ekonomi”
Çmimet rriten shumëherë brenda një muaji
Shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet
Çmime relative (përfshirë edhe pagen ) bëhen jashtëzakonisht të paqendrueshme
Paraqitet në raste të rralla (psh. në periudhë të luftrave)4
Kosotot e inflacionit
Ne nje periudhe inflacioni, jo te gjitha cmimet (perfshire edhe pagat) ndryshojne me te njejten
mase dhe rritem, si pasoje do te kemi ndryshime ne cmimet relative. Pikerisht keto ndryshime
ne cmimet relative krijojne dy efekte te inflacionit:
1. Inflacioni krijon nje rishperndarje te pasurise midis klasave apo shtresave te ndryshme te
popullsise;
2. Inflacioni con ne nje bllokim jo eficient te burimeve te prodhimit.
Efektet konkrete te c'vleresimitte parase(pra, kostot e inflacionit)varen ngakarakteri i inflacionit
dhe pikerisht, nese kemi te bejme me inflacioni te parashikuar ose te paparashikuar. Efektet e
ketyre dy formave te inflacionit ndryshojne mjaft.
Parate perdoren si mase e vleres ne transaksionet e ndryshme. Huamaresit dhe huadhenesit,
punetoret dhe punedhenesit, bejne kontrata ne vlere. Nese vlera e parase ndryshon ne menyre
te paparashikuar gjate kohes se inflacionit, atehere madhesia reale e parase se paguar apo te
marre (te fituar), ndryshon nga ajo e kontraktuar. Keshtu p.sh, nese nje konsumator i vendos
parate ne banke, me nje norme interesi vjetor prej 20% dhe norma e inflacionit gjate ketij viti
eshte po 20% atehere, me sasine e parave te marra ne fund te vitit konsumatori do te mund te
blinte te njejten sasi malli si perpara nje viti. E kunderta do te ndodhte nese konsumatori do
4 Libri “Makroekonomia”
7.
7
merrte nga bankanje hua vjetore (konsumatori praktikisht nuk do te paguante interes, ndersa
banka do te humbiste).
Ndryshe ndodh kur inflacioni eshte i parashikuar. ne kete rast, kontratat (kontrata pune,
shitblerjeje, kredi apo depozitime) nenshkruhen duke marre parasysh indeksin e normes se
parashikuar te inflacionit, duke zbutur ne kete menyre efektin negativ te inflacionit ne
shperndarjen e te ardhurave.5
Burimet dhe llojet e inflacionit
Ekzistojne pikpamje te ndryshme lidhur me shkaqet dhe burimet e inflacionit. Sidoqofte,
mbizoteron pikpamja se inflacioni tenton te jete inercial (d.m.th me norma te pandryshuara),
perderisa ne ekonomi nuk kane ndodhur ndryshime te rendesishme ne anen e kerkeses dhe
ofertes. ne kete menyre, ne funksion te analizes se burimeve te inflacionit duhet te dallojme
inflacionin inercial, inflacionin nga kerkesa dhe inflacionin nga oferta.
Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshem ose i pritshem, per sa kohe qe
norma e inflacionit eshte e qendrueshme dhe per sa kohe nuk ndodhin ndryshime ne anen e
kerkeses dhe ofertes. ne shumicen e vendeve me ekonomi moderne te industrializuar, procesi
inflacionist karakterizohet nga inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve qe veprojne ne
ekonomi presin te njejten norme inflacioni. Nese keto parashikime inflacioniste do te pranohen
edhe nganjesite operative dhe institucionalete sistemit,thuhet ne kete rastse ekonomia ka hyre
ne nje spirale inflacioni. Karkteristika kryesore e nje spirale inflacioniste eshte se zhvillohet vete,
pa patur me baze shkaqet e vete inflacionit.
Prirja per ritme te qendrueshme te inflacionit, lidhet me menyren e percaktimit te cmimeve dhe
pagave. Kur cmimet dhe pagat rriten dhe parashikohet te rriten edhe ne te ardhmen, firmat dhe
sindikatat do te perpiqen te perfshijne rritmet e shpejta te inflacionit perkatesisht ne cmimet dhe
marrveshjet per pagat. ne kete menyre, norma e sotme e inflacionit mbartet ne periudhat e
ardhshme.
Inflacioni nga kerkesa ndodh kur kemi nje rritje te kerkeses agregate, si pasoje e nje rritjeje ne
oferten e parase,apo rritje e shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime. Cilidoqofte burimi
i rritjes se kerkeses agregate, kjo e fundit rritet shpejt duke e tejkaluar potencialin prodhues te
ekonomise. Cmimet do te rriten gjithashtu shpejt. ne kete menyre, nje kerkese agregate e rritur
kundrejt nje oferte te kufizuar con shume shpejt ne inflacion pra, ne rritje te nivelit te cmimeve
dhe te pagave, gje qe i jep nje impuls te ri rritjes se inflacionit.
5 http://azure.ikub.al/Shkolla/10/02/03/Inflacioni-dhe-Papunesia-Makroekonomi-0099.aspx
8.
8
Inflacioni nga kostojaeshte nje fenomen i ri ne ekonomite moderne te tregut. Ai ndodh kur kemi
nje rritje te kostove te prodhimit si p.sh si rezultat i:
- rritjes se kostos se materialeve te importuara, per shkak te faktoreve te brendshem (rritjes ne
kursin e kembimit dhe zhveleftesim i monedhes) apo te tregut te jashtem;
- rritje ne taksat indirekte, etj.
E vecanta e inflacionit nga kostoja eshte rritja e cmimeve ne kushtet e recensionit, pra kur
ekonomia eshte ne renie.
SHKAQET E INFLACIONIT - Rasti i Kosoves
Ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet me normë të lartë të papunësisë e cila paraqet
sfidën kryesore për stabilitetin ekonomik dhe social në vend. Normat e rritjes ekonomike në vitet
e fundit nuk po arrijnë të absorbojnë fuqinë punëtore në vend e cila vazhdimisht karakterizohet
me rritje si rezultat i strukturës së re të popullsisë.
Inflacioni i cili po godet Kosoven , wshtw inflacioni i importuar . Deri sa Kosova shumicen e
produkteve i importon nga tregjet nderkombtare , cdo ngritje e cmimeve ne botw, do tw godas
edheKosoven.
Shkaku kryesore i kwtij llojitw inflacionitwshtw inflacioniikerkeses , sekemi te bwjmw me rritjen
e cmimeve tw mallrave me strategjike siq wshtw nafta dhe tw gjitha mallrat tjera , tw cilat i
nwnshtrohen ofertes dhe kerkeses. Kjo ka bwrw qw njw pjesw e madhe e mallrave te ketw njw
ngritje prej 7 deri nw 10 %. 6
6 https://prezi.com/1ayxt1okho8i/dinamika-e-inflacionit-dhe-papunesise/
10
PAPUNËSIA
Papunësia përbën njëndër sëmundjet më
të rënda makroekonomike.Shpeshherë
rritja e treguesit të papunsisë
konsiderohet si një siptomë e fazes së
reçesionit ekonomik.7
Papunësia paraqet përqindjen e të
papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë
punëtore në një territor të caktuar brenda
një vendi apo në tërë vendin. Pra, ky
indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë
punëtore të pashfrytëzuar në proceset
ekonomike në një territor gjeografik.8
Shkalla e papunësisë është një tregues i
mirëqenies ekonomike në përgjithësi. Një
shkallë e ulët është tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë
shpejt, ndërsa një shkallë e lartë mund të tregojë një ekonomi më të dobët. Nga ana tjetër,
punëdhënësit mund të gjejnë më lehtë punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë. Pra një
ndër problemet shqetësuese në shoqërinë e sotme është papunësia.Përcaktimi pë nocionin
papunësi mbështetet në përkufizimin e dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e
Punës(ONP,ang.ILO):"Të papunë konsiderohen t gjithë personat në moshë pine të bazuar në
matjen e popullsisë ekonomikisht aktive,të cilët gjatë periudhës referuese plotësojnë kërkesat:-
janë pa punë, të gatshëm për punë dhe kërkojnë punë."
“Ekonomia është në recession,kur fqiu i juaj është I papunë,bie në krizë kur edhe ju mbeteni
pa punë”. (Harry S. Truman)9
7 Libri “Makroekonomia”
8 https://sq.wikipedia.org/wiki/Papun%C3%ABsia
9 http://azure.ikub.al/Shkolla/10/02/03/Inflacioni-dhe-Papunesia-Makroekonomi-0099.aspx
11.
11
Kosotot e papunësisë
Kosotote papunsisë e nxjerrin më mire ne dukje thelbin e saj,kostot e papunsisë I klasifikojmë
në dy grupe kryesore:
a)Kosotoja ekonomike e papunsisë- Nga pikëpamja ekonomike një papunësi e lartë do të thotë
rënie në GDP actual,pra treguesi I GDP actual është më I vogël se sa treguesi I GDP potencial.Sa
më e m
adhe të jetë papunësia aq më I madh do të jetë hendeku midis GDP actual dhe GDP potencial.
Nga studimet që janë bërë,humbjet ekonomike të shkaktuara nga papunësia vlerësohen të jenë
më të mëdha edhe sesa humbjet që pëson shoqëria nga inefiçenca e monopoleve apo nga
humbjet e shkaktuara nga tarifat dhe kuotat.Në këto kushte norma e papunësisëbëhet një
matëse e shendetit ekonomik të një vendi.
Një aspect tjetër ku shfaqen kostot e papunësisë,është dhe fakti se të papunët janë një barrë e
rëndë financiare për qeverinë sepse është kjo e fundit që përballon fondet për dhënie ndihme
financiare për të papunët.
b)Kosott sociale të papunësisë- Krahas kosove ekonomike papunësia shoqërohet edhe me kosto
sociale të cilat edhe pse vështirëtë shprehen në vlerë,nuk jan më pak të rëndësishme së kosotit
ekonomike.Kosotot sociale të papunësisë mund të paraqiten në disa forma:
Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human,ndodh kështu sepse shkalla e
arsimimit e fituar dhe aftësitë për punë e humbasin vlerën e tyre kur nuk vihen në
përdorim për një kohë të gjatë
Rritja e papunësisë mund të shërbejë si shtrat I ngrohtë pë rritjen e kriminalitetit në
shkallë vendi.Një rritje në numrin e të papunëve mund të shkaktojë rritjen në numrine
krimeve.Kur individet nuk marrin të ardhura nga një punë eligjshme atherë ata priren t’u
drejtohen,rrugëve të paligjshme,pra rrugë paligjshme,pra rrugve të krimeve.
Kostot sociale të papunësisë marrin edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të
keqësimit të shendetit të të papunëve.Papunësia e zgjatur e detyron idnividin që të
terhiqet nga pjesëmarrja në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit,I
këput ose I dobëson lidhjet e tij shoqërore.10
10 Libri “Makroekonomia”
13
1. Ndryshimi Ivendit të punes por duke qendruar në kategorinë e të zënëve me punë
2. Humbje e vendit të punes duke u shëndrruar në të papunë
3. Gjetja e një pune nga radhët e të papunëve
4. Një lëvizje nga i papunë,jashtë forces punëtore,si I papunë I dëshpëruar
5. Hyrje ose rifutje në forcën punëtore,por fillimisht si I papunë
6. Hyrje ose rifutje në forcën punëtore,por tashmë si I zënë në punë
7. Humje e punës dhe dalje jashtëforces punëtore (p.sh pensionistët,personat që rikthehen
në shkollë,grate që nisin të rrisin fëmijët etj.)11
I zënë me punë (I punësuar) konsiderohet ai person që kryen një punë të pagueshme,qoftë edhe
kur mungonpërkohësisht në punëpër shkak se është I sëmurë,me pushime ose në grevë.
Të papunë konsiderohen ata persona që nuk janë nëpunë por kërkojnë punë nëmënyrë aktive,ose
që presin të rikthehen në punë.
TË PUNËSUARIT+TË PAPUNËT = FORCA PUNËTORE
Jashtë forcës punëtore: ata që nuk janë të zënë me punë: pensionistët, studentët, nxënësit në
moshë pune, ata që largohen nga tregu i punës për të rritur fëmijët, etj
Norma e papunesisë(%)=Të papunë/Forca punëtorex 100
11 Libri “Makroekonomia”
14.
14
KLASIFIKIMI I PAPUNËSISË
PapunësiaFrikcionale (e dëshirueshme)
Paraqitet për arsye të ndërrimit të vendbanimit, kërkimit të punës për shkak të pagave më të
larta, për shkak të lëvizjes së pandërprerë të popullatës nga një rajon në rajonin tjetër, të
punësimit të ri të stadeve të ciklit jetësor etj.Ky lloj papunësie shfaqet sepse egziston një
lëvizshmëri e përhershmee njërzve midis vendeve të ndryshme të punës dhe të
rajoneve.Papunsia Frikcionale – ndryshohet si papunsi e perkohshme dhe me pasoja me te lehta
per ekonomine ku ajo paraqitet. Papunsin Frikcionale e krijojne dy faktore :
1. mungesa e informacioneve per vendet e lira te punes
2. fluktuimi i fuqis puntore
Të papunët friksional konsiderohen sit ë papunë vullnetar.Papunësi vullnetare kemi atëherë kur
personi nuk mund ta gjejë punën që dëshiron ai,apo nuk I përshtatet paga ose kushtet e punës.
Papunësia
Jovullnetare
Ciklike
Strukturale
Sezonale
Friksionale
Vullnetare
15.
15
Papunësia strukturore
Kjo llojpapunësiendodh kur egziston një mospërputhje strukturore afatgjatëmidis kërkeses dhe
ofertës për punë.Kjo mospërputhje mund të ndodhë sepse kërkresa për një lloj pune rritet
ndërkohë që kërkesa për një lloj tjetër punë bie dhe oferta nuk I përshtatet shpejt këtij ndryshimi.
Papunsia Strukturore paraqitet per shkak te ndryshimeve strukturore te cilat ndodhin ne disa
sektor te ekonomise dhe sidomos ne rastin e zbatimit te teknologjis bashkohore. Per shkak te
makinave te specializuara te cilat zevendesojne me numër të madh të punëtoreve në këtë
menyrë një pjesë e të punësuarve humbin vendet e punës dhe paraqiten si tepricë teknologjike.
Papunësia ciklike
Kjo lloj papunësie rezulton nga pamjaftushmëria e përgjithshme e kërkeses agergate.Papunësia
ciklike është e ndërlidhur me rastet e kërkesës së vogël të forcës punuese, në këto raste kërkesa
për punë është më e ulët për shkak të prodhimit dhe konsumit më të ulët. Papunësia ciklike
krijohet në periudhën e depresionit ose të krizës ekonomike. Ky lloj i papunësisë në shumicën e
rasteve eliminohet ose zvogëlohet në minimum në fazat e gjallërimit ose të bumit ekonomik.Ky
lloj i papunësisë është lidhur ngushte me menyren e zhvillimit te ekonomis se tregut qe eshte
zhvillim nepermjet cikleve ekonomike.Gjithmon kur ekonomia eshte ne fazen e recesionit
ndeshet me papunsi shume te larte per shkak sene kete fazezvoglohet kerkesa per fuqi puntore,
kurse rritet oferta fuqis puntore. Ne kete menyre krijohet nje disproporcion mes ofertes dhe
kerkeses ne vendin e punes.
Papunësia sezonale
Papunësia sezonale lidhet me karakterin stinor të prodhimit.Kjo formë e papunësisë shfaqet në
deget e industries së ndërtimit,në bujqësi,në shërbime,në turizëm etj sepse në këto degë
karakteri stinor I prodhimit dhe kushtet e motit përcaktojnë edhe kërkesen për punë.Papunësia
sezonaleështë papunësi afatshkurtë që zakonisht krijohet nga punësimet në veprimtaritë që
zakonisht kanë karakter sezonal brenda vitit, ose nga llojet e veprimtarisë së caktuar, produktet
e të cilave kanë kërkesë sezonale.12
12 Libri “Makroekomia”
16.
16
Papunesia e vullnetshme(figura a) Sipas kesaj teorie, ne nivelin W te pages (page ekuilibri),
ndermarjet (firmat) jane te gateshme te pajtojne ne pune te gjithe punetoret e kualifikuar te cilet
deshirojne te punojne me kete page te tregut (segmenti AE). Segmenti tjeter (EF), perfaqson
pjesen e punetoreve te pazene me pune, por qe do te pranonin te punonin vetem me nje page
me te larte se W. Kjo quhet papunesi e vullneteshme. Sipas kesaj teorie nje treg pune i
karakterizuar nga nje page plotesisht fleksibile nuk mund te kete papunesi.
Papunesia e detyruar (figura b) Kejnsi dhe shume ekonomiste te tjere besojne se papunesia
ciklike ndodh sepse pagat jane jofleksibile dhe nuk jane ne gjendje te regullojne me shpejtesi
mungesen dhe tepricen e forces punetore. Ata supozojne se tregu e gjen vetvehten ne nje page
orare W', qe eshte me e larte se paga e ekuilibrit. Numri i punetoreve te kualifikuar te gatshem
per pune, perfaqsohet ne kurben e ofertes ne piken G, nderkohe qe kerkesa e ndermarjeve per
punetore eshte vetem deri ne H. Segmenti HG tregon ne kete rast numrin e te papuneve, vecse
ne dallim nga rasti i mesiperm, ata jane te papune te detyruar. Teoria e papunesise se detyruar
mbeshtetet ne infleksibilitetin e pagave. Ky infleksibilitet vjen nga fakti se tregjet e punes jane
pergjithsisht tregje te administruara dhe jo tregje ankandi. Ndermarjet i administrojne pagat per
punonjesit e tyre nepermjet tarifave fikse, pergjithsisht njevjecare (kontratave te punes), te cilat
edhe kur ndryshohen, rregullimi behet pak a shume propocional per te gjitha llojet e pagave.
Per tregjet e sindikalizuara te punes, sjelljet e pagave jane akoma me te ngurtesuara. Tarifat e
pagave vendosen per nje peiudhe 3 vjecare ne kontrate dhe nuk mund te sherbejne si rregullator
i tregut te kerkeses dhe ofertes se punes.
Ne pergjithsi mund te thuhet se ne afate te shkurter tregjet e punes veprojne si ne grafikun b)
por, per perudha afatgjata, pagat levizin per te balancuar kerkesen dhe oferten, si ne grafikun a).
Sidoqofte, derisa te realizohen keto pershtatje, do te jete e pranishme
17.
17
Raporti Inflacion-Papunesi
Në vitin1958, Phillips (1958) konkludon grafikisht një lidhje të rëndësishme inverse midis
ndryshimit në paga dhe normës së papunësisë. Ai tregoi se sa më i lartë është ndryshimi në paga
aq më e ulët do të jetë norma e papunësisë dhe anasjelltas. Bazuar në konkluzionin deduktivtë
Phillips-it,Samuelsondhe Solow (1960) gjejnë një marrëdhënie empirike midisnormëssë inflacionitdhe
normëssë papunësisë në SHBA.Kjomarrëdhënie është e ngjashme me gjetjete Phillips-it,që ndryshimi
pozitiv në normën e inflacionit do të shkaktojë një ndryshim negativ në normën e papunësisë dhe
anasjelltas 13
.Punezenia e plote dhe stabiliteti i cmimeve jane dy nga objektivat qendrore
makroekonomike te cdo qeverie. Per te luftuar papunesine personat pergjegjes te politikes
ekonomike kerkojne shpesh t’i japin nje impuls ekonomise. Me zvoglimin e kesaj papunesie,
sistemi ekonomik i afrohet perdorimit te plote te aftesive te tij dhe tregu i punes fillon te
ezaurohet. Nje numer i madh ndermarjesh gjen veshtiresi ne gjetjen e punetoreve te kualifikuar
dhe ne kushtet e nje konkurence te larte, pagat fillojne e ngrihen. Keshtu, nje papunesi ne nivele
te ulta con ne rritje te pagave, rritje e cila permes spirales inflacioniste, gjeneron vete nje rritje
te cmimeve.
Ekziston keshtu nje lidhje inverse ndermjet papunesise dhe inflacionit: nivelet e ulta te
papunesise do te shoqerohen me nivele te larta te inflacionit.
Kjo marredhenie eshte quajtur kurba e Phillips, sipas emrit te ekonomistit qe analizoi
marrdhenien ndermjet papunesisedhe inflacionit te BritaniseseMadhe te viteve 1861 dhe 1957)
Kerkimet e tij tregojne mundesine e arritjes se nje niveli te ulet inflacioni, por me nje cmim - nje
nivel me te larte papunesie.Te dhenat e analizuara nga Phillips rezulton se pagat (pra, dhe
cmimet) mund te jene stabile per nje nivel papunesie rreth 5,5%. Kur niveli i papunesise gjendet
ne nje pike prane vleres zero, niveli i inflacionit behet jashtezakonisht i larte. Niveli i papunesise
per nje nivel zero te inflacionit quhet norma natyrore e papunesise. Per nje nivel me te ulet
papunesie, niveli i cmimeve tenton te rritet dhe per nje nivel me te larte cmimet tentojne te
zbresin. Sipas M. Friedman (1977) lidhja midis inflacionit dhe papunësisë ka kaluar nëpër tre
hapa. Hapi i parë ka qenë pranimi i një ―trade-off‖ të qëndrueshëm apo i një lidhjeje inverse
13 http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/12/ELSANA-AQIFI-Ekonomiksi-16.11.2016.pdf
18.
18
midis inflacionit dhepapunësisë (kurba e qëndrueshme e Philipsit). Hapi i dytë ka qenë paraqitja
e pritjeve të inflacionit, sinjë variabëlqë ka ndryshuar lakoren afatshkurtër të Filipsitdhe normën
natyrore të papunësisë, duke përcaktuar lakoren vertikale afatgjatë të Philipsit. Hapi i tretë është
shkaktuar nga një fenomen empirik i një relacioni të dukshëm pozitiv midis inflacionit dhe
papunësisë.14
Kurba ePhilipsit paraqitet ne dy periudha nw atw afat shkurter dhe afatgjate .
Kurba e philipsit nw periudh afatshkurter - Kur inflacioni rritet mbi atw tw pritshmin , ose mbi
ate inercial , njerzit fillojne tw pershten me nivelin e ri tw inflacionit dhe presin njw inflacion me
tw lartw. Cdo nivel i lartw i inflacionit , kurba e Philipsit do tw zhvendoset djathtas .
14 http://azure.ikub.al/Shkolla/10/02/03/Inflacioni-dhe-Papunesia-Makroekonomi-0099.aspx
19.
19
Kurba e Philipsitnë periudha afatgjate - Nw kwtw perudh tregon lidhjen midis inflacionit dhe
papunsis kur norma e inflacionit aktual wsht e barabarte me normen e pritshme tw inflacionit.
Nw periudhen afatgjate kurba e philipsit bwhet plotwsisht inelastike ne madhsin e normes
natyrore tw papunsis .
Nw periudhen A) - Papunsia wshtw nw normen natyrore dhe nuk kemi shok ne kerkes dhe
ofert .
Nw periudhen B)- Gjate periudhes sw ekspanzionit ekonomik ndodh njw rritje e shpejte e
produktit dhe norma e papunsis ulet , sepse firma tentojn tw marrin me shum puntore . Pagat
dhe cmimet fillojn tw rriten. Inflacioni pritshem nuk ndryshon , por norma e ulet e papunsis e
rrit inflacionin gjatw kwsaj periudhe kohore.
Nw periudhen C)- Nw kushtet normale tw inflacionit tw larte firmat dhe puntoret fillojnw tw
parashikojnw inflacionin e lartw. Kurba zhvendoset larte bw masen e ndryshimit tw normws sw
inflacionit tw pritshem.
20.
20
Nw periudhen D)-Norma e papunsis rikthehet nw nivelin e vet natyror , kjo ndodh sepse
ekonomia e ngadalson rritmin e rritjes. 15
15 https://www.slideshare.net/Menaxherat/raporti-papunesi-inflacion?next_slideshow=1
21.
21
SITUATA MAKROEKONOMIKE NEREPUBLIKEN E MAQEDONIS
(Rast studimi )
Maqedoniaështë një vendi vogël me një PBB rreth 11,3 miliardë dollarë në vitin2014 , që në vitin 2010
me PBB 9,17 miliardë dollarë, u vlerësua me 0,01% të outputit total botëror. Ajo gjithashtu është një
ekonomi e hapur,e integruarnë tregtinë ndërkombëtare me normëtregtare të PBB-së prej81,6% në vitin
2009 .
Shpërbërjae Jugosllavisënë vitin1991e privoi ekonominëe RepublikëssëMaqedonisë,e cilanëatë kohë
ishte ndër republikat më të varfëra, duke prodhuar vetëm 5% të prodhimit të përgjithshëm federal të
mallrave dhe shërbimeve.Mungesae infrastrukturës,sanksionete Kombeve të Bashkuaranë tregune saj
më të madh, të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe një embargo ekonomike greke penguan rritjen
ekonomike derinë vitin1996. Privatizimi i suksesshëmnë vitin2000 rriti rezervate venditpërmë shumë
se 700 milionë dollarë.. Gjithashtu, edhe konflikti ndëretnik në vitin 2001 e pakësoi kërkesën
ndërkombëtare për produktet e Maqedonisë, duke ndërprerë kontratat në industrinë e tekstilit, hekurit
dhe çelikut,gjë që solli njëzvogëlimtë PBB-sëpër4,5% në vitin2001. Ekonomiafilloi të shërohetnë vitin
1995 dhe përjetoi një rikthimtë plotë pasluftësndëretnike në vitin2001. PBB i Maqedonisë urrit me një
mesatare prej 6% në baza vjetore deri në periudhëne krizësekonomike të vitit2008, kurekonomiae saj
u kontraktuame pjesëntjetërtë botës .
Papunësiaështënjë problemi vazhdueshëmnë ekonominëe Republikëssë Maqedonisë kunjë përqindje
e madhe e forcave të kualifikuara të punës nuk mund të gjejnë punë. Me rënien e Jugosllavisë, shumë
individë kanë humbur punën e tyre. Si rezultat i kësaj, papunësia kombëtare vazhdon të jetë mbi 30%,
mesatarishtnga32% në 36%. Shifratzyrtare të papunësisë mbetentë lartanë 31.2%,por mundtë jenë të
ekzagjeruarapasi bazuarnë ekzistencëne njëtregutë gjerëgri,vlerësohetqë papunësiatë jetëmidis20%
dhe 45% të PBB-së,gjë që nukështë kapurngastatistikatzyrtare.Megjithësenë vitete funditvërehetnjë
ulje e ngadalshme e kësaj norme,e cilanë vitin2014 ka qenë 28%, një ulje prej 1% nga viti i mëparshëm
dhe në vitin2015 një normë prej 24,6% një ulje prej 3,4% në krahasimme vitine mëparshëm.
Inflacioni kaqenë në nivele të ulëtapërshumë vite dhe qëllimetinflatoriale janë caktuarvendosmërisht
brendapolitikëssënormëskëmbyese të BankësQendrore përstabilitettë denaritnë euro. Normavjetore
e inflacionitnëdhjetortë vitit2014,e llogaritursipasIndeksittë çmimevetë konsumatorit,shënon -0,5%.
Normamesatare e inflacionitpërvitin2014 shënon -0,3%,në krahasimme normënprej 2,8% që ishte në
vitin 2013. Ndërsa në vitin 2015 vërejmë gjithashtu një normë të ulët të inflacionit prej -0,3%. Në nivel
22.
22
vjetor,kategoriaUshqimdhe pije joalkoholike,ecilapërbënpjesënmë të madhe në Indeksine çmimeve
të konsumatorit, pati ulje prej 0,1%. Ulje e çmimeve vërehet edhe në kategoritë: Transport prej 7,2%,
Rekreaciondhe kulturë prej 5,5%,Komunikimprej 2,5%,Mobilje,pajisje dhe mirëmbajtje shtëpiake prej
2,3% dhe Restorante dhe hotele prej 0,2%.
Trendi i Produktit të Brendshëm Bruto në Republikën e Maqedonisë
Që nga viti 1996, Maqedoniaka ruajtur stabilitetinmakroekonomikme inflaciontë ulët,porderi tani ajo
ka ngecur në tërheqjene investimeve të huajadhe në krijimine vendeve të punës,pavarësishtbërjessë
reformave të gjeranë sektorinfiskal dhe të biznesit.Remitancate punëtorëve dhe ndihmae huaj e kanë
zbuturperiudhëne mëvonshmetë paqëndrueshme.PBB-jaështërriturçdovit,përveçsenë vitin2001për
shkaktë luftësndëretnike,në vitin2009 si pasojë e krizësekonomike globale dhe në vitin2012 si pasojë
e një recesioni ekonomik.Më tej pati rimëkëmbje në vitin2013 me rritjenekonomiketë mbështeturnga
rimëkëmbjanë shtetetme të ardhuratë larta, veçanërishtnë shtetete BashkimitEvropian(BE).Në vijim
kemi trendin e normave të PBB-së reale në Republikën e Maqedonisë, për periudhën kohore prej vitit
1996 deri në vitin2014:
Normae PBB- reale në republikene Maqedonis( 1996- 2014)
Burimi : Banka Popullore e Republikesse Maqedonis
Ekonomiaështë rimëkëmburgradualishtqë ngaviti 2012 dhe në tremujorine dytë në vitin2013, kështu
që rritjae PBB-së arriti në 3.9%në krahasimme njëvitmëparë.Kjoerdhi sipasojëe rritjessë investimeve,
edhe pse rritja ishte më e ngadaltë,nga një mesatare prej 16% në vitin2012, në një mesatare prej 8.2%
në gjysmën e parë të vitit 2013 (European Commission, Former YugoslavRepublic of Macedonia, 2013,
ProgressReport).
23.
23
LUHATJA E ÇMIMEVENË REPUBLIKËN E MAQEDONIS
Inflacioni në Republikën e Maqedonisë ka pësuar ndryshime në varësi të periudhës në të cilën është
ndodhur vendi. Pas shpalljes së pavarësisë, Maqedonia është përballur me norma shumë të larta të
inflacionit, duke përjetuar disa vite edhe hiperinflacion. Për shembull deri në vitin 1994 ka patur normë
treshifrore të inflacionit.Mirëpo,inflacioninë Republikëne Maqedonisëfilloi të stabilizohetngaviti 1996,
dhe mbas kësaj periudhe,,vendi karakterizohetnë përgjithësi nganorma të ulëtatë inflacionit.Kështu,
në periudhën1997 – 2007, norma mesatare e inflacionitqëndroi2%.Inflacioni kaqenë në nivele të ulëta
përshumë vite dheqëllimetinflatorialejanë caktuarvendosmërishtbrendapolitikëssënormëskëmbyese
të Bankës Qendrore për stabilitetin e denarit në euro. Megjithatë, kjo dukuri ndryshoi në vitin 2008,
periudhë në të cilën si rezultat i faktorëve të jashtëm, norma mesatare e inflacionit arriti në 8,3%. Në
gjysmëne dytë të vitit2008filloi procesii dezinflacionit,i cilivazhdoi në vijimtë vitit2009,dhe në gjysmën
e dytë të vitit2009, ekonomiae venditpërjetoi deflacion.Në fundtë vitit2009 u regjistruadeflacionprej
0,8% si rezultati uljessë çmimeve të naftësdhe të produkteveushqimore.
Norma e inflacionit
1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
0.8 -1,1 5,8 5,5 1,8 1,2 -0,4 0,5 3,2 2,3 8,3 -0,8 1,6 3,9 3,3 2,8 -0,3 -0,3
Burimi : Banka popullore e Republikëssë maqedonis
Nga tabela shohim që norma e inflacionit në vitin2010 merr përsëri vlera pozitive në 1,6 % dhe në vitin
2011 dhe 2012 norma arrin mbi 3%. Norma mesatare e inflacionit për vitin 2014 shënon -0,3%, në
krahasim me normën prej 2,8% që ishte në vitin 2013. Norma e inflacionit, e matur sipas Indeksit të
çmimeve të konsumatorit në kuartalin e fundit të vitit 2015, shënoi ulje prej 0,4% në krahasim me të
njëjtënperiudhë të vitittë kaluar.
24.
24
PAPUNSIA NË REPUBLIKENE MAQEDONIS
Shkallae papunësisënë Maqedoni është dyshifrore qyshnë periudhënparapavarësisë.Gjatë vitit1990,
ristrukturimi i kompanive,mbylljae tregjevendërkombëtare dhe rëniae PBB-së kanë ndikuarnë largimin
masiv të punëtorëve nga puna dhe norma e papunësisë ka vazhduar të rritet gjatë viteve. Norma e
papunësisë në vitin2006 arriti në 36%.Papunësia afatgjatë në Maqedoni është një çështje tjetër për t'u
shqetësuar.Gati 82%e personave të papunëpresinpërt‘upunësuarmë shumëse njëvit.Kynumërështë
shumë më i madh se në Kroaci, ku 42% e totalit të të papunëve janë të papunë në afat të shkurtër (më
pak se një vit) dhe 58% janë të papunë afatgjatë në vitin2006. Si zakonishtpjesamë e madhe e normës
së papunësisë është e pranishme në mesine të rinjve 15-24 vjeç. Në Maqedoni, norma e papunësisë e
këtij grupi arriti në 59,8% në vitin 2006. Në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vitin 2003 dhe
2008, pjesëmarrje më të lartë paraqet grupmosha prej 40 deri 44 vjeç. Norma e punësimit tek kjo
grupmoshë në vitin2013 shënon 59,0; në vitin 2008 është 58,8, derisa në vitin 2013 norma e punësimit
arrin 59,4.
Norma e inflacionit
1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
34,5 32,4 32,4 30,5 31,9 36,7 37,3 37,3 36 34,9 33,8 32,2 30.9 31,4 31 29 28 24,6
Burimi : bankapopullore e Republikessë Maqedonis
Norma e papunësisë në vitin2010 ishte 30,9%, dhe në krahasimme vitinpararendës(32.2%) ajoshënon
rënie prej 1.3%. Normae punësimitkaqenë 30.9% dhe në krahasimme vitin2009, është rriturme 1.5%.
Një ecuri e tillëështë rezultati rimëkëmbjessë ekonomisë botëroredhe maqedonase,poredhe sirezultat
i rritjessë aktivitetitekonomik.16
16 http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/12/ELSANA-AQIFI-Ekonomiksi-16.11.2016.pdf
25.
25
PËRFUNDIMI
Politikat makroekonomike zbatohennë mënyrë që të arrihen objektivat kryesore të qeverisë për
punëzënie të plotë dhe ekonomi të qëndrueshme me inflacion të ulët.Objektivi kryesor i çdo programi
ekonomikështë që të arrijë një rritje të qëndrueshme ekonomike me një normë të ulëttë inflacionitdhe
papunësisë. Papunësia dhe inflacioni kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë preokupimi kryesor i çdo
politike ekonomike.Maqedoniaashtusi edhe vendete tjera të BallkanitPerendimor,vazhdontë luftojë
me një rritje të ulët ekonomike dhe me një normë të lartë të papunësisë.Edhe pse recesioni si pasojë e
krizësekonomike globale,në krahasimme vendettjeratë rajonit,në Maqedoni ishte më pak i theksuar,
përsëri në nivelemë të ulëtanë krahasimme periudhënpara krizësdhe kishte një trendshumëtë ulëttë
rritjes.Normate papunësisë në Maqedoni,Kosovë dhe B&Hjanë ndër më të lartat në Europë. Qëllimii
këtij punimi ishte që të paraqiste pikërisht lidhjen dhe ndikimin e inflacionit dhe të papunësisë se
Republikëssë Maqedonisë në periudhënkohore prej vitit1998 – 2013
26.
26
LITERATURA
1. Libri “Hyrjenë makroekonomi”
2. https://www.slideshare.net/Menaxherat/raporti-papunesi-inflacion?next_slideshow=1
3. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/12/ELSANA-AQIFI-
Ekonomiksi-16.11.2016.pdf
4. http://azure.ikub.al/Shkolla/10/02/03/Inflacioni-dhe-Papunesia-Makroekonomi-
0099.aspx
5. https://businessmag.al/blog/cfare-eshte-inflacioni/
6. https://sq.wikipedia.org/wiki/Inflacioni
7. https://sq.wikipedia.org/wiki/Papun%C3%ABsia