SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
Download to read offline
Hytbja e parë:
Lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë
dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e
keqja e veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon,
nuk ka kush e humbet, ndërsa atë që Allahu e humbet, nuk
ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të
drejtë përveç Allahut të Vetëm e të pashok, dhe se
Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.
Më pas..
Vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe udhëzimi
më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem. Punët më të këqija janë ato të shpikura, ku çdo
shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje
është në Zjarr.
Më pas..
Robër të Allahut! Meqë gjynahu dhe gabimi janë prej
dobësive të patjetërsueshme të njëriut, Allahu i Lartësuar
me mirësinë dhe mëshirën e Tij, i ka ligjëruar robërve të Tij
disa gjëra, që me anë të tyre t’i shlyejne gjynahet dhe tua
falë gabimet e tyre, pasi gjynahet e shkatërrojnë robin në
Dynjanë dhe Ahiretin e tij; kjo nëse Allahu nuk e përfshin
me mëshirën e Tij, përndryshe do të jetë prej të
falimentuarve dhe të humburve.
Shlyerësja më e madhe e gjynaheve është përmbushja e
Teuhidit. Kush e përmbush Teuhidin siç e ka ligjëruar
Allahu, do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa
ndëshkim.
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu shfaqën popujt,
dhe pau një pejgamber ku bashkë me të ishin disa veta, pau
një pejgamber me një apo dy veta, dhe pa pejgamberin që
nuk kishte me vete asnjë njeri. Pastaj, pa një popull të
madh, ndaj mendoi se ishte ymeti i tij. Atij iu tha se ky
ishte Musai dhe ymeti i tij, mirëpo shiko në horizont. Kur
shikoi, pau një ymet shumë të madh, dhe u përgezua se ky
ishte ymeti i tij, ku ndër ta ishin shtatëdhjetë mijë veta që
do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u ndëshkuar.
Pastaj ai alejhis-salatu ues-selam lajmëroi, se ata janë të
cilët:
‫ن‬‫و‬‫ربهمذيتمكت‬ ‫نمروعلم‬‫و‬‫يسيرت‬ ‫م‬ ‫مذنيترونمر‬ ‫مذيتطيرونمر‬ ‫الذيم‬ ‫هم‬
“nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk mjekohen me
hekur, nuk bëjnë ogur, dhe tek Zoti i tyre mështeten.”
Dmth janë ata që e kanë përmbushur Teuhidin; zemrat e
tyre nuk anojnë vetëm se nga Allahu azze ue xhel-le, për
shkak të besimit të madh që kanë tek Ai, dhe mbështëtjes së
sinqertë tek Allahu.
Nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë:
‫ل‬
َ
‫ال‬َ‫ع‬
َ
‫مت‬ُ‫مهللا‬ َ‫ال‬
َ
‫ر‬
:
‫م‬ َ
‫ك‬
ُ
‫ي‬ْ‫ي‬
َ
‫ت‬
َ
‫مأل‬
ً
‫ا‬
َ
‫ئ‬ْ‫ي‬
َ
‫مش‬ ْ‫ي‬ِ‫كمب‬ِ‫ر‬
ْ
‫ش‬
ُ
‫ت‬
َ
‫م‬ْ‫ي‬ ِ‫ن‬
َ
‫ي‬ْ‫ي‬ِ‫ماق‬ َّ‫ه‬
ُ
‫امث‬َ‫اذ‬
َ
‫ت‬
َ
‫مخ‬ ِ
‫ض‬ْ َ
‫مألا‬ ِ
‫ب‬ َ‫ر‬ِ‫ق‬ِ‫مب‬ْ‫ي‬ ِ‫ن‬
َ
‫ي‬ْ‫ي‬
َ
‫ت‬
َ
‫تمأ‬
َ
‫ا‬
‫ن‬
ً َ‫ر‬ِ‫غ‬ َ ‫ام‬َ‫ب‬ِ‫ر‬ َ‫ر‬ِ‫ق‬ِ‫ب‬
“Ka thënë Allahu i Lartësuar: O bir i Ademit, sikur të
vish tek Unë me gjynahe sa toka, pastaj të më takoje pa
më bërë shirk, do të të vija me po aq falje.”
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është pendimi (bërja teube)
tek Allahu azze ue xhel-le. Ajo është obligim për atë që ka
rënë në gjynah, dhe ai duhet të shpejtojë të pendohet me
sinqëritet dhe besnikëri. Thotë Allahu azze ue xhel-le:
‫ن‬
َ
‫و‬‫ت‬ ُ
ِ
ْ
‫غ‬
ُ
‫مت‬ ْ‫ه‬
ُ
‫ن‬
َّ
‫ك‬َ‫ع‬
َ
‫ما‬
َ
‫و‬‫ت‬
ُ
ِ
ْ ُ ْ
‫ا‬ ‫ام‬َ‫ب‬‫ُّي‬ َ
‫مأ‬
ً
‫يعا‬ِ
َ ‫م‬ ِ
َّ
‫اك‬ ‫لم‬
َ
‫ل‬ِ‫م‬ ‫ت‬ُ‫تو‬
ُ
‫ت‬َ
‫ر‬
“Dhe pendohuni të gjithë tek Allahu o besimtarë, që të
arrini shpëtimin!” [en-Nur: 31].
Pendimi besnik dhe i sinqertë, është ai i bërë vetëm për hir
të Allahut, dhe jo për syfaqësi dhe famë. Poashtu pendimi
duhet të shoqërohet me pishman; pendimi pa pishman nuk
është pendim, pasi kjo tregon se nuk e ka ndjerë gabimin,
ndërsa në hadith thuhet:
‫ن‬
‫ٌة‬ َ‫و‬ْ
‫ت‬
َ
‫مت‬ُ َ َّ
‫ا‬
“Pishmani është pendim.”
Gjithashtu gjynahun duhet ta braktisësh patjetër; kush
pretendon se është penduar dhe vazhdon me gjynah, i tilli
nuk është i sinqertë në pendimin e tij.
Nëse gjynahu ka të bëjë me të drejtën e ndonjë njeriu tjetër,
të cilit i ke bërë padrejtësi në pasurinë apo nderin e tij,
atëherë pendimi nuk plotësohet vetëm se duke ia kthyer të
drejtën (hakun) pronarit, ose duke i kërkuar hallallëk për
atë gjë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem:
‫ن‬ُ َ ْ
ِ‫مو‬
ْ َ
‫اى‬
َ
‫مم‬ ْ
‫ي‬ َ
‫مل‬
‫ل‬
َّ
‫ك‬ َ‫ح‬
َ
‫ي‬َ‫ي‬
ْ
‫ك‬
َ
‫مف‬ ْ
‫ي‬ِ ‫م‬
‫ٌة‬ َ َ
‫ك‬
ْ
‫ظ‬ َ ‫م‬ ِ ‫ي‬ ِ
‫خ‬
َ
‫مأ‬
‫م‬
‫ن‬
ْ
‫و‬
َ
‫مأ‬ َ‫ل‬ْ َ
‫مر‬َ ْ
‫ت‬َ‫ي‬
ْ
‫ا‬ ‫م‬
‫ن‬
‫م‬
َ َ
‫مر‬‫ٌة‬ ‫ا‬
َ
‫ذ‬ ِ‫مد‬
ُ
‫و‬‫ت‬
ُ
‫ن‬َ‫مذ‬
َ
‫ن‬‫ٌة‬‫ه‬ َ ْ ِ‫د‬
“Kush i ka bërë padrejtësi vellaut të tij, le t’i kërkojë
hallallëk sot, para se mos të ketë as dinar dhe as
dirhem.”
Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë pesë namazet e ditës,
Xhumaja deri në Xhumanë tjetër, Ramazani deri në
Ramazanin tjetër, umra deri në umren tjetër; me këto vepra
të mira, Allahu shlyen me to gjynahet që janë bërë mes
tyre, nëse [njeriu] nuk bën gjynahe të mëdha. Kush i kryen
këto (vepra) dhe i largohet gjynaheve të medha, Allahu i
shlyen përmes tyre gjynahet e vogla, si mirësi dhe mëshirë
prej Tij.
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është thënia kur e dëgjon
ezanin:
‫ا‬ ‫م‬ ‫مأوم‬ ‫أشه‬
‫مباهللم‬ ‫ضي‬ ‫نم‬ ‫ستا‬ ‫مر‬ ‫مو‬ ً ‫ح‬ ‫مرأوم‬ ‫مشريكما‬ ‫م‬ ‫مهللامرح‬
‫ا‬
ً
‫مدذ‬ ‫نمرواإلسال‬
ً
‫ست‬ ‫م‬ ‫ح‬ ‫انمرو‬ً‫و‬
“Eshhedu en la ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, ue
eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu, radijtu
bil-lahi rabben, ue bi Muhammedin resulen, ue bil Islami
dinen.”1
[Transmeton Muslimi].
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe abdesi siç e ka
ligjeruar Allahu dhe e ka sqaruar Pejgamberi ynë sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem. Nëse robi merr abdes dhe lanë
fytyrën e tij, i dalin gjynahet që ka parë me sytë e tij. Nëse
lanë duart, i dalin gjynahet që ka bërë me duart e tij. Nëse i
lanë këmbët e tij, i dalin gjynahet që ka ecur drejt tyre me
këmbët e tij, derisa të dalë i pastër nga gjynahet, sikurse
është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem.
Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej veprave që e bëjnë
obligim hyrjen në Xhenet, është falja e dy rekateve me
përulje pas abdesit të mirë dhe të bukur.
Nga Zejd ibn Khalid el Xhuhenij, radijAllahu anhu, se
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫م‬ ِ ِ
ْ
‫ى‬
َ
‫مذ‬ ْ
‫ي‬ِ ‫م‬َ َّ َ
‫ق‬
َ
‫امت‬ َ ‫م‬ُ َ
‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬
ُ
‫امغ‬ َ
ِ‫يب‬ِ‫ف‬‫تم‬ُ‫ه‬ ْ
‫ي‬َ‫م‬ ‫م‬ ِ
‫و‬ْ‫ط‬
َ
‫ي‬َ‫ع‬
ْ
‫ل‬َ ‫لم‬
َّ
‫ع‬َ‫مص‬ َّ‫ه‬
ُ
‫مث‬َ‫تء‬ُ‫ض‬ُ
‫ت‬
ْ
‫ا‬ ‫م‬ َ
‫ي‬ َ
‫ي‬ ْ‫ح‬
َ
‫أ‬
َ
‫مف‬
َ
‫أ‬َّ‫ض‬َ
‫ت‬
َ
‫مت‬ ْ
‫ي‬ َ
‫ن‬َ‫ر‬
َّ
‫خ‬
َ
‫أ‬
َ
‫امت‬ َ َ
‫نمر‬
“Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj i falë
dy rekate pa gabuar në to, i falen gjynahet që ka bërë
më përpara.” [Transmeton Ebu Daudi].
1
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se
Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Jam kënaqur me Allahun Zot, me
Muhamedin Pejgamber, dhe me Islamin Fe.
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe vajtja në xhami
duke ecur, pasi për çdo hap që e bën, Allahu të shkruan një
shkallë, dhe të fshin një të keqe.
O rob i Allahut! Kur e dëgjon ezanin dhe merr abdes, pastaj
ecën për në namaz, dhe pas kësaj falesh me xhemat, Allahu
t’i falë ty gjynahet.
Në sahihun e Ibën Huzejmes, se i Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ي‬ َ
‫ن‬
َ
‫أ‬َّ‫تتض‬
‫ن‬
َ
‫ب‬ ‫فأس‬
‫ن‬َ‫اتضتء‬
‫ن‬
‫ن‬َّ‫ثه‬
‫ى‬ ‫ش‬ َ
‫م‬ُ َ
‫ما‬َ‫منمغغر‬ ِ ‫ا‬ ‫مإلا‬ َ‫ع‬ ‫ام‬
َّ
‫مفصال‬ ٍ ‫يتو‬
ْ
‫ن‬ َ ‫م‬ٍ‫للمصال‬
‫ن‬ُ ُ ‫ذى‬
“Kush merr abdes dhe e plotëson atë, pastaj shkon
duke ecur për të falur namazin me xhemat, dhe e falë
atë me imamin, i falen gjynahet e tija.”
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe thënia “Amin”
pasi imami të thotë: “Ue led-dal-lijn”.
Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ذ‬
‫رال‬
‫ن‬ُ ‫ا‬ ‫إلا‬
:
‫غطي‬
‫م‬
ُ
‫مرتا‬ َ
‫فق‬ ‫يمر‬ ‫م‬ ‫طونمفإى‬ ‫مآ‬ ‫اضااطومفقتات‬ ‫م‬ ‫ضتبموكيبهمر‬ ‫ا‬
ِ ‫يمذى‬ ‫م‬َ َّ ‫امتق‬ ‫م‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬
ُ
‫نمغ‬ ِ ‫االئن‬ ‫م‬ َ‫ل‬‫رت‬
“Nëse imami thotë: ghajril maghdubi alejhim ue led-d-
dal-lijn, atëherë thoni “Amin”, pasi kujt t’i përputhet
thënia e tij me thënien e melaikeve, i falen atij gjynahet
e bëra më parë.” [Muttefekun alejhi].
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe prezantimi i
namazit të xhumasë, dhe heshtja kur flet ligjëruesi.
Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ي‬
‫أ‬َّ‫تتض‬
‫فأحيي‬
‫ن‬َ‫اتضتء‬
.
‫ن‬َّ‫ثه‬
‫ى‬
َ
‫أت‬
‫ن‬
َ
‫ع‬ ‫ال‬
‫م‬ ‫امبي‬ ‫م‬ ‫ما‬‫ر‬‫غ‬
ُ
‫مغ‬ ‫عمرأىص‬ ‫فاسي‬
‫روطو‬
‫ن‬ِ ‫ع‬ ‫ال‬
.
‫م‬ ٍ ‫ا‬َّ‫مأذ‬ ِ ‫مثالث‬
ُ
‫ياد‬‫ز‬‫ر‬
‫ن‬.
‫ا‬ ‫ما‬ ‫ىمفق‬ َ‫ص‬ ‫ا‬ ‫م‬ َّ
‫س‬ ‫يم‬ ‫ر‬
“Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj shkon
për në xhuma, e dëgjon me vëmendje hytben dhe hesht,
i falen gjynahet mes asaj xhumaje dhe tjetrës, si dhe tre
ditë më shumë, ndërsa ai që luan me guraleca e ka
humbur vlerën e xhumasë.” [Transmeton Muslimi].
Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej fshirëseve të
gabimeve, janë disa vepra që i bën me gjuhën tënde pa
pasur lodhje apo vështirësi. Sa të lehta që janë ato, për ata
që ia ka lehtësuar Allahu. Prej tyre është leximi i Kuranit,
pasi ai do të ndërmjetësojë për lexuesin e tij, derisa Allahu
t’ia falë gjynahet atyre [lexuesve të Kuranit], e t’i fusë në
Xhenet me lejen Tij.
Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ن‬َّ
‫و‬
‫ن‬
ً
‫ست‬
‫في‬
‫ن‬ِ
‫اقرآو‬
‫ن‬
َ
‫و‬‫ثالثت‬
‫ن‬
ً
‫آذ‬
‫نمرهيم‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬
ُ
‫محتىمغ‬ ٍ
‫ل‬ ُ َ‫ر‬ِ‫ما‬
ْ َ‫ع‬
َ
‫غ‬
َ
‫؛مش‬
‫ن‬:
‫م‬ِ ِ
َ‫ي‬ِ‫يمب‬ ِ‫ل‬
َّ
‫ا‬ ‫م‬ َ
‫ك‬َ ‫ا‬َ َ
‫ت‬
‫ن‬ُ
‫ك‬
ْ
‫ك‬
ُ ْ
‫ا‬
“Është një sure në Kuran me 30 ajete, e cila
ndërmjetëson për një burrë derisa ai të falet. Ajo është:
tebareke el-ledhij bijedihi el mulk2
.”
Prej tyre janë tesbihet. Në hadith të saktë nga Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:
‫ي‬
‫رال‬
:
‫حاو‬ ‫س‬
‫ن‬ِ‫هللا‬
‫ر‬
ِ ‫بح‬
‫من‬ ‫مختاذا‬ ‫مو‬
َّ
‫ت‬ ُ‫منمح‬ٍ‫ر‬ ‫م‬
َ
‫ائ‬ ‫م‬ ٍ‫نمفيمذت‬
‫ر‬
‫م‬ ‫ومماى‬
‫ن‬ِ‫حر‬ ‫ا‬ ‫م‬ ِ
َ‫و‬َ
‫ز‬‫م‬ َ‫مل‬
“Kush thotë: subhanAllahi ue bihamdihi 100 herë në
ditë, i fshihen atij gjynahet, edhe nëse janë sa shkuma e
detit.” [Muttefekun alejhi].
Prej tyre është edhe një dua e lehtë që e thua kur ngrihesh
nga një mexhlis, edhe nëse është mexhlis bindjeje dhe
adhurimi [ndaj Allahut]. Në një hadith nga Ebu Hurejra
radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem ka thënë:
‫ي‬
‫كس‬
‫في‬
‫ن‬ٍ
‫مكس‬
‫ن‬َ ‫لمأومذقت‬ ‫مفقالمر‬
ُ
‫ت‬
َ
‫ما‬ ‫مفي‬‫ي‬
ُ
‫فنك‬
‫ي‬
‫حاىكم‬ ‫مذاكمس‬ ِ
‫مكي‬
‫ام‬ ‫م‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬
ُ
‫مغ‬ ‫ايكم‬ ‫م‬ ُ
‫كمرأتتب‬ُ‫غر‬ ‫مأسي‬
َ
‫مأى‬ ‫م‬ ‫ا‬ ‫م‬ ‫مأوم‬ ُ ‫كمأشه‬ ِ ‫مروح‬ َّ‫اكهه‬
‫ماو‬
‫في‬
‫مذاك‬ ِ
‫مكي‬
2
“Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është sundimi.” [el Mulk: 1].
“Kush ulet në një mexhlis ku fliten shumë fjalë boshe,
dhe para se të ngrihet prej atij mexhlisi thotë:
subhanekAllahumme ue bi hamdike, ue esh’hedu en la
ilahe il-la ent, estaghfiruke ue etubu ilejk3
, vetem se i
falen çfarë ka bërë në atë mexhlis.” [Transmeton Ebu
Daudi dhe Tirmidhiu].
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe Ihsani dhe
bamirësia ndaj krijesave me besnikësi, sinqeritet dhe
mëshirë, siç e ka falur Allahu azze ue xhel-le imarolen
izraelite, e cila i dha një qeni të etur të pijë ujë. Allahu u
kënaq me të, e shpërbleu duke e falur, dhe e futi në Xhenet.
Shikoje gjynahun sa i madh e sa i pisët ishte, si dhe sa krim
i shëmtuar që ishte, pastaj shiko si Allahu e fali atë për
bamirësinë e saj ndaj një kafshe. Çfarë mund të themi për
atë që është bamirës me sinqeritet ndaj Allahut, me ndonjë
të afërm të varfër, apo me ndonjë fshqinj të mjerë, apo e
ngjashme me këtë. Shpërblimi padyshim është i madh,
mirëpo krejt çeshtja qëndron tek sinqeriteti ndaj Allahut të
Vetëm.
Allahu më bekoftë mua dhe ju me Kuranin Madhështor, më
dhëntë dobi mua dhe ju me ajetet dhe përkujtimet e urta që
ka në të.
Them atë që dëgjuat, i kërkoj falje Allahut të Madhëruar
për mua dhe për ju nga çdo gjynah, andaj edhe ju kërkojini
Atij falje, vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshirëploti.
3
I lartësur dhe lavdia të takon Ty o Zot, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me
të drejtë përveç Teje, Ty të kërkoj falje, dhe tek Ti pendohem.
Hytbja e dytë:
Lavdia i përket Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi
Pejgamberin, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e
ndoqën udhëzimin e tij.
Më pas..
Robër të Allahut! Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë edhe
shkaqet ku robi nuk ka gjë në dorë. Kjo është prej mëshirës
së Allahut, si goditja me sëmundje, vuajtje, ankthe, merzitje
apo fatkeqësi, të mëdhaja apo të vogla qofshin; këto janë
prej gjërave që Allahu i shlyen gjynahet përmes tyre.
Nga Xhabir ibën Abdullah, radijAllahu anhuma, se
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri tek Ummus-
Seib, apo tek Ummus-Sejjib dhe i tha:
‫م‬ ِ
‫ايائب‬ ‫م‬َّ ‫م؟مذامأ‬ ِ
‫ك‬
َ
‫اا‬
‫!ن‬
‫ن‬ِ
‫ب‬َّ‫يي‬
ُ
‫ا‬ ‫م‬َّ ‫أرمذامأ‬
!
‫ن‬
َ
‫فطو‬ِ‫س‬
ْ
‫ف‬َ‫س‬
ُ
‫ت‬
‫؟م‬
‫"ن‬
‫م‬ ‫راا‬
‫ن‬:
‫ىم‬ َّ ‫ا‬
‫ن‬.
‫مفيبام‬ُ‫كمهللا‬ ‫مبا‬
‫ن‬.
‫فقالم‬
‫"ن‬
‫ىم‬ َّ ُ ‫ا‬ ‫يم‬ ِ
ّ‫ب‬ ُ
‫متي‬
‫ن‬.
‫م‬َ ‫مختاذامبنيمآد‬ ُ
‫ب‬ ِ ‫ل‬
ُ
‫فإنبامت‬
‫ن‬.
‫م‬
َ
‫ث‬ ‫مخ‬ُ‫طي‬ ِ‫ان‬ ‫م‬ ُ
‫ب‬ ‫ل‬ُ‫امذ‬ ‫ل‬
‫ن‬ِ ‫ذ‬ ‫ا‬
“Çfarë ke o Ummus-Seib, apo Ummus-Sejjib që
dridhesh?!” Ajo tha: Ethet, Allahu mos i begatoftë! I tha:
“Mos i shaj ethet, pasi ato i largojnë gjynahet e bijve të
Ademit, siç e largon gjyryku ndryshkun e hekurit.”
[Transmeton Muslimi].
Nga Aishja radijAllahu anha se ka thënë: Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ا‬
‫ن‬ُ
‫ذصيب‬
‫ن‬َ
‫ي‬ ‫ا‬
‫ي‬
‫ن‬ٍ ‫شتل‬
‫مو‬
َّ
‫منمأرمحط‬
ً
‫مربامد‬ُ‫مهللا‬ ‫فع‬ ‫م‬
َّ
‫امفترهامنم‬ ‫ف‬
‫مربا‬
‫ن‬
‫ن‬
ً
‫ختيئ‬
“Kur sprovohet besimtari me një gjëmb apo me më
shumë, Allahu e ngre një shkallë më lart, ose ia fal një
gjynah.” [Transmeton Muslimi].
Robër të Allahut! Shejhul Islam Ibën Tejmije ka përmendur
shlyerëset e gjynaheve, dhe se ato janë dhjetë shkaqe. Ai i
ka shtjelluar ato, dhe permbledhja e tyre është se ka thënë:
“Argumentet nga Kurani dhe Suneti tregojnë se ndëshkimi i
gjynaheve, largohet nga robi me dhjetë shkaqe:
E para: pendimi (bërja teube); dhe për këtë është rënë
dakort mes muslimanëve.
E dyta: istighfari (kërkimi falje Allahut).
E treta: veprat e mira që shlyejnë gjynahet.
E katërta që largon ndëshkimin: lutja e besimtarëve për
besimtarin.
E pesta: ajo që veprohet për të vdekurin prej punëve të
mira.
E gjashta: Shefati (ndërmjetësimi) i Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem, si dhe ndërmjetësimi i të tjerëve
përveç tij, për gjynahqarët në Ditën e Gjykimit.
E shtata: fatkeqësitë me anë të cilave Allahu i shlyen
gjynahet në dynja.
E teta: ajo çfarë ndodh në varr, prej sprovave, ngushtimit
dhe frikës; vërtetë këto prej shlyerëseve të gjynaheve.
E nënta: lemëritë, vuajtjet dhe tmerret e Dites së Kiametit.
E dhjeta: mëshira e Allahut dhe falja e Allahut, pa bërë
njerëzit ndonjë shkak.”
‫م‬ُ‫ر‬ِ‫غ‬
ْ َ‫م‬
َ َّ
‫اك‬ ‫م‬ َّ
‫و‬ِ‫ۚم‬‫م‬ ِ
َّ
‫اك‬ ‫م‬ ِ
َ ْ‫ح‬َّ ‫يم‬ِ ‫م‬ ‫ت‬
ُ
‫ت‬
َ ْ
‫ق‬
َ
‫مت‬
َ
‫م‬ ْ‫ه‬ِ‫ه‬ ِ
‫ي‬
ُ
‫ىغ‬
َ
‫مأ‬ٰ‫ل‬
َ
‫ع‬َ‫مو‬ ‫ت‬
ُ
‫ف‬َ‫ر‬ ْ
‫س‬
َ
‫مأ‬ َ
‫ذي‬ ِ‫ل‬
َّ
‫ا‬ ‫م‬ َ‫ي‬ ِ‫اد‬َ
ِ‫امو‬َ‫مذ‬ ْ‫ل‬
ُ
‫ر‬
‫ن‬ُ‫يه‬ ِ
‫ح‬َّ‫ار‬ ‫م‬ ُ‫ت‬
ُ
‫غ‬
َ ْ
‫ا‬ ‫م‬َ‫ت‬ ُ ‫م‬ُ َّ
‫ى‬ِ‫ۚم‬‫م‬‫ا‬ً‫يع‬ِ
َ ‫م‬ َ
‫تب‬
ُ
‫ى‬
‫ُّي‬
‫ال‬
“Thuaj: O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me
gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!
Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai
është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” [ez-Zumer: 53].
O Zot, na i fal ne gjynahet tona, neglithencën tonë në punët
tona, na bëj të qëndrueshëm, dhe na ndihmo mbi popullin
mosbesimtar!
O Zot, na jep të mira në dynja, na jep të mira në Ahiret, dhe
na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!
O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, fali ata o Zoti i
krijesave!
O Zot, pranoje prej nesh, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i
Gjithëdituri! Na e prano lutjen, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i
Gjithëdituri!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë
Muhamed.
Përktheu: Besmir Cacani
Shkodër, 17 Rabia el Euel 1436
08 Janar 2015

More Related Content

Similar to Shlyerëset e Gjynaheve

Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiLexo dhe Mëso
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritLexo dhe Mëso
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritRregullatIslame
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijLexo dhe Mëso
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijRregullatIslame
 
Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiLexo dhe Mëso
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)RregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveLexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeLexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajLexo dhe Mëso
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajRregullatIslame
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toLexo dhe Mëso
 

Similar to Shlyerëset e Gjynaheve (20)

Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga Bidati
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit
Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanitDobit e ibadetit ne jeten e muslimanit
Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

Shlyerëset e Gjynaheve

  • 1. Hytbja e parë: Lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e keqja e veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humbet, ndërsa atë që Allahu e humbet, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Më pas.. Vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Punët më të këqija janë ato të shpikura, ku çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në Zjarr. Më pas.. Robër të Allahut! Meqë gjynahu dhe gabimi janë prej dobësive të patjetërsueshme të njëriut, Allahu i Lartësuar me mirësinë dhe mëshirën e Tij, i ka ligjëruar robërve të Tij disa gjëra, që me anë të tyre t’i shlyejne gjynahet dhe tua falë gabimet e tyre, pasi gjynahet e shkatërrojnë robin në Dynjanë dhe Ahiretin e tij; kjo nëse Allahu nuk e përfshin me mëshirën e Tij, përndryshe do të jetë prej të falimentuarve dhe të humburve. Shlyerësja më e madhe e gjynaheve është përmbushja e Teuhidit. Kush e përmbush Teuhidin siç e ka ligjëruar
  • 2. Allahu, do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa ndëshkim. Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu shfaqën popujt, dhe pau një pejgamber ku bashkë me të ishin disa veta, pau një pejgamber me një apo dy veta, dhe pa pejgamberin që nuk kishte me vete asnjë njeri. Pastaj, pa një popull të madh, ndaj mendoi se ishte ymeti i tij. Atij iu tha se ky ishte Musai dhe ymeti i tij, mirëpo shiko në horizont. Kur shikoi, pau një ymet shumë të madh, dhe u përgezua se ky ishte ymeti i tij, ku ndër ta ishin shtatëdhjetë mijë veta që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u ndëshkuar. Pastaj ai alejhis-salatu ues-selam lajmëroi, se ata janë të cilët: ‫ن‬‫و‬‫ربهمذيتمكت‬ ‫نمروعلم‬‫و‬‫يسيرت‬ ‫م‬ ‫مذنيترونمر‬ ‫مذيتطيرونمر‬ ‫الذيم‬ ‫هم‬ “nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk mjekohen me hekur, nuk bëjnë ogur, dhe tek Zoti i tyre mështeten.” Dmth janë ata që e kanë përmbushur Teuhidin; zemrat e tyre nuk anojnë vetëm se nga Allahu azze ue xhel-le, për shkak të besimit të madh që kanë tek Ai, dhe mbështëtjes së sinqertë tek Allahu. Nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: ‫ل‬ َ ‫ال‬َ‫ع‬ َ ‫مت‬ُ‫مهللا‬ َ‫ال‬ َ ‫ر‬ : ‫م‬ َ ‫ك‬ ُ ‫ي‬ْ‫ي‬ َ ‫ت‬ َ ‫مأل‬ ً ‫ا‬ َ ‫ئ‬ْ‫ي‬ َ ‫مش‬ ْ‫ي‬ِ‫كمب‬ِ‫ر‬ ْ ‫ش‬ ُ ‫ت‬ َ ‫م‬ْ‫ي‬ ِ‫ن‬ َ ‫ي‬ْ‫ي‬ِ‫ماق‬ َّ‫ه‬ ُ ‫امث‬َ‫اذ‬ َ ‫ت‬ َ ‫مخ‬ ِ ‫ض‬ْ َ ‫مألا‬ ِ ‫ب‬ َ‫ر‬ِ‫ق‬ِ‫مب‬ْ‫ي‬ ِ‫ن‬ َ ‫ي‬ْ‫ي‬ َ ‫ت‬ َ ‫تمأ‬ َ ‫ا‬ ‫ن‬ ً َ‫ر‬ِ‫غ‬ َ ‫ام‬َ‫ب‬ِ‫ر‬ َ‫ر‬ِ‫ق‬ِ‫ب‬
  • 3. “Ka thënë Allahu i Lartësuar: O bir i Ademit, sikur të vish tek Unë me gjynahe sa toka, pastaj të më takoje pa më bërë shirk, do të të vija me po aq falje.” Prej shlyerëseve të gjynaheve, është pendimi (bërja teube) tek Allahu azze ue xhel-le. Ajo është obligim për atë që ka rënë në gjynah, dhe ai duhet të shpejtojë të pendohet me sinqëritet dhe besnikëri. Thotë Allahu azze ue xhel-le: ‫ن‬ َ ‫و‬‫ت‬ ُ ِ ْ ‫غ‬ ُ ‫مت‬ ْ‫ه‬ ُ ‫ن‬ َّ ‫ك‬َ‫ع‬ َ ‫ما‬ َ ‫و‬‫ت‬ ُ ِ ْ ُ ْ ‫ا‬ ‫ام‬َ‫ب‬‫ُّي‬ َ ‫مأ‬ ً ‫يعا‬ِ َ ‫م‬ ِ َّ ‫اك‬ ‫لم‬ َ ‫ل‬ِ‫م‬ ‫ت‬ُ‫تو‬ ُ ‫ت‬َ ‫ر‬ “Dhe pendohuni të gjithë tek Allahu o besimtarë, që të arrini shpëtimin!” [en-Nur: 31]. Pendimi besnik dhe i sinqertë, është ai i bërë vetëm për hir të Allahut, dhe jo për syfaqësi dhe famë. Poashtu pendimi duhet të shoqërohet me pishman; pendimi pa pishman nuk është pendim, pasi kjo tregon se nuk e ka ndjerë gabimin, ndërsa në hadith thuhet: ‫ن‬ ‫ٌة‬ َ‫و‬ْ ‫ت‬ َ ‫مت‬ُ َ َّ ‫ا‬ “Pishmani është pendim.” Gjithashtu gjynahun duhet ta braktisësh patjetër; kush pretendon se është penduar dhe vazhdon me gjynah, i tilli nuk është i sinqertë në pendimin e tij. Nëse gjynahu ka të bëjë me të drejtën e ndonjë njeriu tjetër, të cilit i ke bërë padrejtësi në pasurinë apo nderin e tij,
  • 4. atëherë pendimi nuk plotësohet vetëm se duke ia kthyer të drejtën (hakun) pronarit, ose duke i kërkuar hallallëk për atë gjë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‫ن‬ُ َ ْ ِ‫مو‬ ْ َ ‫اى‬ َ ‫مم‬ ْ ‫ي‬ َ ‫مل‬ ‫ل‬ َّ ‫ك‬ َ‫ح‬ َ ‫ي‬َ‫ي‬ ْ ‫ك‬ َ ‫مف‬ ْ ‫ي‬ِ ‫م‬ ‫ٌة‬ َ َ ‫ك‬ ْ ‫ظ‬ َ ‫م‬ ِ ‫ي‬ ِ ‫خ‬ َ ‫مأ‬ ‫م‬ ‫ن‬ ْ ‫و‬ َ ‫مأ‬ َ‫ل‬ْ َ ‫مر‬َ ْ ‫ت‬َ‫ي‬ ْ ‫ا‬ ‫م‬ ‫ن‬ ‫م‬ َ َ ‫مر‬‫ٌة‬ ‫ا‬ َ ‫ذ‬ ِ‫مد‬ ُ ‫و‬‫ت‬ ُ ‫ن‬َ‫مذ‬ َ ‫ن‬‫ٌة‬‫ه‬ َ ْ ِ‫د‬ “Kush i ka bërë padrejtësi vellaut të tij, le t’i kërkojë hallallëk sot, para se mos të ketë as dinar dhe as dirhem.” Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë pesë namazet e ditës, Xhumaja deri në Xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, umra deri në umren tjetër; me këto vepra të mira, Allahu shlyen me to gjynahet që janë bërë mes tyre, nëse [njeriu] nuk bën gjynahe të mëdha. Kush i kryen këto (vepra) dhe i largohet gjynaheve të medha, Allahu i shlyen përmes tyre gjynahet e vogla, si mirësi dhe mëshirë prej Tij. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është thënia kur e dëgjon ezanin: ‫ا‬ ‫م‬ ‫مأوم‬ ‫أشه‬ ‫مباهللم‬ ‫ضي‬ ‫نم‬ ‫ستا‬ ‫مر‬ ‫مو‬ ً ‫ح‬ ‫مرأوم‬ ‫مشريكما‬ ‫م‬ ‫مهللامرح‬ ‫ا‬ ً ‫مدذ‬ ‫نمرواإلسال‬ ً ‫ست‬ ‫م‬ ‫ح‬ ‫انمرو‬ً‫و‬ “Eshhedu en la ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu, radijtu
  • 5. bil-lahi rabben, ue bi Muhammedin resulen, ue bil Islami dinen.”1 [Transmeton Muslimi]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe abdesi siç e ka ligjeruar Allahu dhe e ka sqaruar Pejgamberi ynë sal- lAllahu alejhi ue sel-lem. Nëse robi merr abdes dhe lanë fytyrën e tij, i dalin gjynahet që ka parë me sytë e tij. Nëse lanë duart, i dalin gjynahet që ka bërë me duart e tij. Nëse i lanë këmbët e tij, i dalin gjynahet që ka ecur drejt tyre me këmbët e tij, derisa të dalë i pastër nga gjynahet, sikurse është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel- lem. Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej veprave që e bëjnë obligim hyrjen në Xhenet, është falja e dy rekateve me përulje pas abdesit të mirë dhe të bukur. Nga Zejd ibn Khalid el Xhuhenij, radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫م‬ ِ ِ ْ ‫ى‬ َ ‫مذ‬ ْ ‫ي‬ِ ‫م‬َ َّ َ ‫ق‬ َ ‫امت‬ َ ‫م‬ُ َ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫امغ‬ َ ِ‫يب‬ِ‫ف‬‫تم‬ُ‫ه‬ ْ ‫ي‬َ‫م‬ ‫م‬ ِ ‫و‬ْ‫ط‬ َ ‫ي‬َ‫ع‬ ْ ‫ل‬َ ‫لم‬ َّ ‫ع‬َ‫مص‬ َّ‫ه‬ ُ ‫مث‬َ‫تء‬ُ‫ض‬ُ ‫ت‬ ْ ‫ا‬ ‫م‬ َ ‫ي‬ َ ‫ي‬ ْ‫ح‬ َ ‫أ‬ َ ‫مف‬ َ ‫أ‬َّ‫ض‬َ ‫ت‬ َ ‫مت‬ ْ ‫ي‬ َ ‫ن‬َ‫ر‬ َّ ‫خ‬ َ ‫أ‬ َ ‫امت‬ َ َ ‫نمر‬ “Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj i falë dy rekate pa gabuar në to, i falen gjynahet që ka bërë më përpara.” [Transmeton Ebu Daudi]. 1 Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Jam kënaqur me Allahun Zot, me Muhamedin Pejgamber, dhe me Islamin Fe.
  • 6. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe vajtja në xhami duke ecur, pasi për çdo hap që e bën, Allahu të shkruan një shkallë, dhe të fshin një të keqe. O rob i Allahut! Kur e dëgjon ezanin dhe merr abdes, pastaj ecën për në namaz, dhe pas kësaj falesh me xhemat, Allahu t’i falë ty gjynahet. Në sahihun e Ibën Huzejmes, se i Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ي‬ َ ‫ن‬ َ ‫أ‬َّ‫تتض‬ ‫ن‬ َ ‫ب‬ ‫فأس‬ ‫ن‬َ‫اتضتء‬ ‫ن‬ ‫ن‬َّ‫ثه‬ ‫ى‬ ‫ش‬ َ ‫م‬ُ َ ‫ما‬َ‫منمغغر‬ ِ ‫ا‬ ‫مإلا‬ َ‫ع‬ ‫ام‬ َّ ‫مفصال‬ ٍ ‫يتو‬ ْ ‫ن‬ َ ‫م‬ٍ‫للمصال‬ ‫ن‬ُ ُ ‫ذى‬ “Kush merr abdes dhe e plotëson atë, pastaj shkon duke ecur për të falur namazin me xhemat, dhe e falë atë me imamin, i falen gjynahet e tija.” Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe thënia “Amin” pasi imami të thotë: “Ue led-dal-lijn”. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ذ‬ ‫رال‬ ‫ن‬ُ ‫ا‬ ‫إلا‬ : ‫غطي‬ ‫م‬ ُ ‫مرتا‬ َ ‫فق‬ ‫يمر‬ ‫م‬ ‫طونمفإى‬ ‫مآ‬ ‫اضااطومفقتات‬ ‫م‬ ‫ضتبموكيبهمر‬ ‫ا‬ ِ ‫يمذى‬ ‫م‬َ َّ ‫امتق‬ ‫م‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫نمغ‬ ِ ‫االئن‬ ‫م‬ َ‫ل‬‫رت‬ “Nëse imami thotë: ghajril maghdubi alejhim ue led-d- dal-lijn, atëherë thoni “Amin”, pasi kujt t’i përputhet
  • 7. thënia e tij me thënien e melaikeve, i falen atij gjynahet e bëra më parë.” [Muttefekun alejhi]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe prezantimi i namazit të xhumasë, dhe heshtja kur flet ligjëruesi. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ي‬ ‫أ‬َّ‫تتض‬ ‫فأحيي‬ ‫ن‬َ‫اتضتء‬ . ‫ن‬َّ‫ثه‬ ‫ى‬ َ ‫أت‬ ‫ن‬ َ ‫ع‬ ‫ال‬ ‫م‬ ‫امبي‬ ‫م‬ ‫ما‬‫ر‬‫غ‬ ُ ‫مغ‬ ‫عمرأىص‬ ‫فاسي‬ ‫روطو‬ ‫ن‬ِ ‫ع‬ ‫ال‬ . ‫م‬ ٍ ‫ا‬َّ‫مأذ‬ ِ ‫مثالث‬ ُ ‫ياد‬‫ز‬‫ر‬ ‫ن‬. ‫ا‬ ‫ما‬ ‫ىمفق‬ َ‫ص‬ ‫ا‬ ‫م‬ َّ ‫س‬ ‫يم‬ ‫ر‬ “Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj shkon për në xhuma, e dëgjon me vëmendje hytben dhe hesht, i falen gjynahet mes asaj xhumaje dhe tjetrës, si dhe tre ditë më shumë, ndërsa ai që luan me guraleca e ka humbur vlerën e xhumasë.” [Transmeton Muslimi]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej fshirëseve të gabimeve, janë disa vepra që i bën me gjuhën tënde pa pasur lodhje apo vështirësi. Sa të lehta që janë ato, për ata që ia ka lehtësuar Allahu. Prej tyre është leximi i Kuranit, pasi ai do të ndërmjetësojë për lexuesin e tij, derisa Allahu t’ia falë gjynahet atyre [lexuesve të Kuranit], e t’i fusë në Xhenet me lejen Tij. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
  • 8. ‫ن‬َّ ‫و‬ ‫ن‬ ً ‫ست‬ ‫في‬ ‫ن‬ِ ‫اقرآو‬ ‫ن‬ َ ‫و‬‫ثالثت‬ ‫ن‬ ً ‫آذ‬ ‫نمرهيم‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫محتىمغ‬ ٍ ‫ل‬ ُ َ‫ر‬ِ‫ما‬ ْ َ‫ع‬ َ ‫غ‬ َ ‫؛مش‬ ‫ن‬: ‫م‬ِ ِ َ‫ي‬ِ‫يمب‬ ِ‫ل‬ َّ ‫ا‬ ‫م‬ َ ‫ك‬َ ‫ا‬َ َ ‫ت‬ ‫ن‬ُ ‫ك‬ ْ ‫ك‬ ُ ْ ‫ا‬ “Është një sure në Kuran me 30 ajete, e cila ndërmjetëson për një burrë derisa ai të falet. Ajo është: tebareke el-ledhij bijedihi el mulk2 .” Prej tyre janë tesbihet. Në hadith të saktë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: ‫ي‬ ‫رال‬ : ‫حاو‬ ‫س‬ ‫ن‬ِ‫هللا‬ ‫ر‬ ِ ‫بح‬ ‫من‬ ‫مختاذا‬ ‫مو‬ َّ ‫ت‬ ُ‫منمح‬ٍ‫ر‬ ‫م‬ َ ‫ائ‬ ‫م‬ ٍ‫نمفيمذت‬ ‫ر‬ ‫م‬ ‫ومماى‬ ‫ن‬ِ‫حر‬ ‫ا‬ ‫م‬ ِ َ‫و‬َ ‫ز‬‫م‬ َ‫مل‬ “Kush thotë: subhanAllahi ue bihamdihi 100 herë në ditë, i fshihen atij gjynahet, edhe nëse janë sa shkuma e detit.” [Muttefekun alejhi]. Prej tyre është edhe një dua e lehtë që e thua kur ngrihesh nga një mexhlis, edhe nëse është mexhlis bindjeje dhe adhurimi [ndaj Allahut]. Në një hadith nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel- lem ka thënë: ‫ي‬ ‫كس‬ ‫في‬ ‫ن‬ٍ ‫مكس‬ ‫ن‬َ ‫لمأومذقت‬ ‫مفقالمر‬ ُ ‫ت‬ َ ‫ما‬ ‫مفي‬‫ي‬ ُ ‫فنك‬ ‫ي‬ ‫حاىكم‬ ‫مذاكمس‬ ِ ‫مكي‬ ‫ام‬ ‫م‬ ‫ما‬َ‫ر‬ِ‫غ‬ ُ ‫مغ‬ ‫ايكم‬ ‫م‬ ُ ‫كمرأتتب‬ُ‫غر‬ ‫مأسي‬ َ ‫مأى‬ ‫م‬ ‫ا‬ ‫م‬ ‫مأوم‬ ُ ‫كمأشه‬ ِ ‫مروح‬ َّ‫اكهه‬ ‫ماو‬ ‫في‬ ‫مذاك‬ ِ ‫مكي‬ 2 “Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është sundimi.” [el Mulk: 1].
  • 9. “Kush ulet në një mexhlis ku fliten shumë fjalë boshe, dhe para se të ngrihet prej atij mexhlisi thotë: subhanekAllahumme ue bi hamdike, ue esh’hedu en la ilahe il-la ent, estaghfiruke ue etubu ilejk3 , vetem se i falen çfarë ka bërë në atë mexhlis.” [Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]. Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe Ihsani dhe bamirësia ndaj krijesave me besnikësi, sinqeritet dhe mëshirë, siç e ka falur Allahu azze ue xhel-le imarolen izraelite, e cila i dha një qeni të etur të pijë ujë. Allahu u kënaq me të, e shpërbleu duke e falur, dhe e futi në Xhenet. Shikoje gjynahun sa i madh e sa i pisët ishte, si dhe sa krim i shëmtuar që ishte, pastaj shiko si Allahu e fali atë për bamirësinë e saj ndaj një kafshe. Çfarë mund të themi për atë që është bamirës me sinqeritet ndaj Allahut, me ndonjë të afërm të varfër, apo me ndonjë fshqinj të mjerë, apo e ngjashme me këtë. Shpërblimi padyshim është i madh, mirëpo krejt çeshtja qëndron tek sinqeriteti ndaj Allahut të Vetëm. Allahu më bekoftë mua dhe ju me Kuranin Madhështor, më dhëntë dobi mua dhe ju me ajetet dhe përkujtimet e urta që ka në të. Them atë që dëgjuat, i kërkoj falje Allahut të Madhëruar për mua dhe për ju nga çdo gjynah, andaj edhe ju kërkojini Atij falje, vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshirëploti. 3 I lartësur dhe lavdia të takon Ty o Zot, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Ty të kërkoj falje, dhe tek Ti pendohem.
  • 10. Hytbja e dytë: Lavdia i përket Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e ndoqën udhëzimin e tij. Më pas.. Robër të Allahut! Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë edhe shkaqet ku robi nuk ka gjë në dorë. Kjo është prej mëshirës së Allahut, si goditja me sëmundje, vuajtje, ankthe, merzitje apo fatkeqësi, të mëdhaja apo të vogla qofshin; këto janë prej gjërave që Allahu i shlyen gjynahet përmes tyre. Nga Xhabir ibën Abdullah, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri tek Ummus- Seib, apo tek Ummus-Sejjib dhe i tha: ‫م‬ ِ ‫ايائب‬ ‫م‬َّ ‫م؟مذامأ‬ ِ ‫ك‬ َ ‫اا‬ ‫!ن‬ ‫ن‬ِ ‫ب‬َّ‫يي‬ ُ ‫ا‬ ‫م‬َّ ‫أرمذامأ‬ ! ‫ن‬ َ ‫فطو‬ِ‫س‬ ْ ‫ف‬َ‫س‬ ُ ‫ت‬ ‫؟م‬ ‫"ن‬ ‫م‬ ‫راا‬ ‫ن‬: ‫ىم‬ َّ ‫ا‬ ‫ن‬. ‫مفيبام‬ُ‫كمهللا‬ ‫مبا‬ ‫ن‬. ‫فقالم‬ ‫"ن‬ ‫ىم‬ َّ ُ ‫ا‬ ‫يم‬ ِ ّ‫ب‬ ُ ‫متي‬ ‫ن‬. ‫م‬َ ‫مختاذامبنيمآد‬ ُ ‫ب‬ ِ ‫ل‬ ُ ‫فإنبامت‬ ‫ن‬. ‫م‬ َ ‫ث‬ ‫مخ‬ُ‫طي‬ ِ‫ان‬ ‫م‬ ُ ‫ب‬ ‫ل‬ُ‫امذ‬ ‫ل‬ ‫ن‬ِ ‫ذ‬ ‫ا‬ “Çfarë ke o Ummus-Seib, apo Ummus-Sejjib që dridhesh?!” Ajo tha: Ethet, Allahu mos i begatoftë! I tha: “Mos i shaj ethet, pasi ato i largojnë gjynahet e bijve të Ademit, siç e largon gjyryku ndryshkun e hekurit.” [Transmeton Muslimi].
  • 11. Nga Aishja radijAllahu anha se ka thënë: Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫ا‬ ‫ن‬ُ ‫ذصيب‬ ‫ن‬َ ‫ي‬ ‫ا‬ ‫ي‬ ‫ن‬ٍ ‫شتل‬ ‫مو‬ َّ ‫منمأرمحط‬ ً ‫مربامد‬ُ‫مهللا‬ ‫فع‬ ‫م‬ َّ ‫امفترهامنم‬ ‫ف‬ ‫مربا‬ ‫ن‬ ‫ن‬ ً ‫ختيئ‬ “Kur sprovohet besimtari me një gjëmb apo me më shumë, Allahu e ngre një shkallë më lart, ose ia fal një gjynah.” [Transmeton Muslimi]. Robër të Allahut! Shejhul Islam Ibën Tejmije ka përmendur shlyerëset e gjynaheve, dhe se ato janë dhjetë shkaqe. Ai i ka shtjelluar ato, dhe permbledhja e tyre është se ka thënë: “Argumentet nga Kurani dhe Suneti tregojnë se ndëshkimi i gjynaheve, largohet nga robi me dhjetë shkaqe: E para: pendimi (bërja teube); dhe për këtë është rënë dakort mes muslimanëve. E dyta: istighfari (kërkimi falje Allahut). E treta: veprat e mira që shlyejnë gjynahet. E katërta që largon ndëshkimin: lutja e besimtarëve për besimtarin. E pesta: ajo që veprohet për të vdekurin prej punëve të mira.
  • 12. E gjashta: Shefati (ndërmjetësimi) i Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ue sel-lem, si dhe ndërmjetësimi i të tjerëve përveç tij, për gjynahqarët në Ditën e Gjykimit. E shtata: fatkeqësitë me anë të cilave Allahu i shlyen gjynahet në dynja. E teta: ajo çfarë ndodh në varr, prej sprovave, ngushtimit dhe frikës; vërtetë këto prej shlyerëseve të gjynaheve. E nënta: lemëritë, vuajtjet dhe tmerret e Dites së Kiametit. E dhjeta: mëshira e Allahut dhe falja e Allahut, pa bërë njerëzit ndonjë shkak.” ‫م‬ُ‫ر‬ِ‫غ‬ ْ َ‫م‬ َ َّ ‫اك‬ ‫م‬ َّ ‫و‬ِ‫ۚم‬‫م‬ ِ َّ ‫اك‬ ‫م‬ ِ َ ْ‫ح‬َّ ‫يم‬ِ ‫م‬ ‫ت‬ ُ ‫ت‬ َ ْ ‫ق‬ َ ‫مت‬ َ ‫م‬ ْ‫ه‬ِ‫ه‬ ِ ‫ي‬ ُ ‫ىغ‬ َ ‫مأ‬ٰ‫ل‬ َ ‫ع‬َ‫مو‬ ‫ت‬ ُ ‫ف‬َ‫ر‬ ْ ‫س‬ َ ‫مأ‬ َ ‫ذي‬ ِ‫ل‬ َّ ‫ا‬ ‫م‬ َ‫ي‬ ِ‫اد‬َ ِ‫امو‬َ‫مذ‬ ْ‫ل‬ ُ ‫ر‬ ‫ن‬ُ‫يه‬ ِ ‫ح‬َّ‫ار‬ ‫م‬ ُ‫ت‬ ُ ‫غ‬ َ ْ ‫ا‬ ‫م‬َ‫ت‬ ُ ‫م‬ُ َّ ‫ى‬ِ‫ۚم‬‫م‬‫ا‬ً‫يع‬ِ َ ‫م‬ َ ‫تب‬ ُ ‫ى‬ ‫ُّي‬ ‫ال‬ “Thuaj: O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” [ez-Zumer: 53]. O Zot, na i fal ne gjynahet tona, neglithencën tonë në punët tona, na bëj të qëndrueshëm, dhe na ndihmo mbi popullin mosbesimtar! O Zot, na jep të mira në dynja, na jep të mira në Ahiret, dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!
  • 13. O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, fali ata o Zoti i krijesave! O Zot, pranoje prej nesh, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri! Na e prano lutjen, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed. Përktheu: Besmir Cacani Shkodër, 17 Rabia el Euel 1436 08 Janar 2015