alënderimi i takonAll-llahut [subhanehu ve
teala], Krijuesit të Gjithëdijshëm. Paqja dhe
bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin,
Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mbi
familjen dhe shokët e tij të ndershëm, si dhe mbi të
gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e
Gjykimit.
“Atë që e udhëzon All-llahu s’ka kush që e lajthit,
dhe atë që All-llahu e lajthit ska kush që e udhëzon”.
Motër e dashur…
Oj robëreshë, bija e robëreshës së All-llahut [sub-
hanehu ve teala]…
… Të shkruaj me dorën që dridhet nga sinqeriteti
dhe zemrën e copëtuar nga frika ndaj All-llahut të
Lartësuar, i Cili në Kur’an thotë: “Besimtarët dhe
besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urd-
hërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja…”
(Et-Teube: 71) Prandaj motër e dashur vendosa që
kësaj radhe të të flas pa rezervë dhe sinqerisht të të
thërras që t’i përgjigjesh thirrjes së All-llahut [sub-
hanehu ve teala] për nënshtrim të plotë ndaj Tij, prak-
tikim të urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalesat e
Tij.
Lus All-llahun [subhanehu ve teala] që kjo letër të
jetë në të mirën tënde dhe në të mirën time, insha’All-
llah!
Le të jetë fjala e All-llahut [subhanehu ve teala]
ajo që do ta mbajë të zgjuar ndërgjegjen tënde në çdo
kohë dhe e cila insha’All-llah do të mundësojë që të
jeshë njëra ndër ato të cilat i përshkruan All-llahu
[subhanehu ve teala]: “Edhe, ata që i përgjigjen
thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin
rregullisht dhe ata që konsultohen në mes vete
për punë të përbashkëta…” (Esh-Shura: 38)
Motra ime…, All-llahu i Lartësuar nuk ka nevojë
për ne, ne jemi ata që kemi nevojë për Të, për ndih-
mën dhe udhëzimin e Tij. A thua vallë do të mjaftonte
që ne të themi e duam All-llahun [subhanehu ve teala]
dhe e duam fenë e Tij të drejtë - Islamin, ndërsa këtë
dashuri nuk do ta argumentonim me vepër?!
Ose a thua në të ardhmen ti nuk do ta shprehësh
dashurinë ndaj fëmijës tënd duke u kujdesur për të,
duke kaluar netë të tëra pa gjumë, me qëllim që ai të
jetë i qetë dhe të mos i mungojë asgjë apo dashuria
jote ndaj tij do të jetë vetëm një ndjenjë që nuk
shoqërohet me vepër?!
Atëherë nëse dashuria jote ndaj ndonjë krijese
duhet të shndërrohet në vepër, a thua Krijuesi ynë nuk
meriton që dashurinë ndaj Tij ta vërtetojmë duke i
praktikuar urdhrat e Tij dhe duke e ndaluar atë që ta
ndaloi?!!!
… Oj robëreshë e All-llahut, shpresoj se tani më ke
arritur ta dallosh errësirën nga drita, të vërtetën nga e
pavërteta, mu ashtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve
teala] në Kur’an: “Erdhi e vërteta dhe u zhduk
gënjeshtra, vërtetë gënjeshtra gjithnjë ka qenë
e zhdukur”. (El-Isra: 81) Ndoshta pikërisht në këtë
kohë ndërgjegjja jote ndodhet në mes të udhëkryqit
ku nga njëra anë shejtani i mallkuar të lutet që të mos
i braktisësh kënaqësitë e kësaj botë ndërsa të thërret
All-llahu [subhanehu ve teala] për falje mëkatesh dhe
për një jetë të qetë e të lumtur…
… Motra ime, nuk dëshiroj që në asnjë mënyrë të
lëndoj ndjenjat e tua, të cilat i respektoj aq shumë,
por, vetëm desha të ta bëjë të qartë se në këtë gjend-
je imani ytë është i rrezikuar, pasi që shejtani mundo-
het që gjithsesi të ta vështirësojë braktisjen e gjërave
të cilat të largojnë nga rruga e devotshmërisë. A nuk
thotë All-llahu [subhanehu ve teala] se ai i mallkuari
është armiku jonë gjatë tërë kësaj jete, prej atëherë
kur u bë armik i prindërve tanë Ademit dhe Havës [ale-
jhimus-selam] duke i nxjerrë ata nga Xhenneti.
Pra, përderisa kjo është luftë, betejë me shejtanin
e mallkuar prandaj, motër me çdo kusht duhet të
jeshë ngadhnjyese e kësaj beteje, ty të takon fitorja,
pasi që ai i mallkuari nuk është më i fortë se ti, atë All-
llahu [subhanehu ve teala] e krijoi nga zjarri ndërsa ty
të vlerësoi nga të gjitha krijesat e tjera, të bëri
mëkëmbës të Tij në tokë, që ti të jeshë mirënjohëse
dhe falënderuese ndaj Tij, si dhe ta ngrisish fjalën e Tij
të lartë.
Oj robëreshë e All-llahut [subhanehu ve teala],
vërtetë ti je shumë e vlefshme, sepse All-llahu [sub-
hanehu ve teala] të krijoi për një mision shumë të
rëndësishëm. Ti je më e vlefshme se era e parfumit
tënd, se zbukurimet dhe stolitë e tua, më e vlefshme
se rrobat e qëndisura, ndërsa All-llahu [subhanehu ve
teala] të urdhëroi që me të gjitha këto ta kënaqish
vetëm bashkëshortin tënd, trupi yt duhet të jetë ai i cili
është i mbrojtur nga shikimet e të tjerëve, atë të cilën
All-llahu [subhanehu ve teala] një ditë do ta tretë në
dheun e zi dhe s’do të mbetet asgjë prej tij. Prandaj
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kujtojeni sa më shpesh vdekjen, shkatërruesin e
kënaqësive të kësaj bote”.
Ardhmëria e pasardhësve të tu varet drejtpërdrejt
prej teje, prandaj bëhu shkaktare e shpëtimit të tyre
nga zjarri i Xhehennemit. All-llahu [subhanehu ve
teala] na urdhëron: “O ju që keni besuar, ruajeni
veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë
djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (Et-
Tahrim: 6)
Motër, ti je baresha e kopesë tënde dhe në Ditën
e Gjykimit All-llahu [subhanehu ve teala] do të pyes
për to, ashtu siç na lajmëroi i Dërguari i All-llahut [sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “… Gruaja është bareshë
në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të përgjigjet për
tufën e saj”.
… Dhe në fund…, dije motër se dyert e pendimit
janë gjithmonë të hapura, ndërsa tani kur arrite ta
zbulosh sekretin e lumturisë dhe shpëtimit, mos nguro
që sa më parë t’i përgjigjesh thirrjes së All-llahut [sub-
hanehu ve teala]: “Pendohuni të gjithë te All-
llahu o besimtarë, që të gjeni shpëtim…” (En-
Nur: 31)
Lutja jonë e fundit: “Falenderimi i takon All-llahut,
Zotit të botërave”.
Përgatiti: F. A.
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
FF
PPëërr ttyyPPëërr ttyy
""""RRRRoobbëërreesshhëë eeoobbëërreesshhëë ee AAAAllll--llllaahhuutt""!!llll--llllaahhuutt""!!
Klubi StudentorKlubi Studentor
2.
Pakushtësisht besoi All-llahutsi Zot të Vetëm, i cili
të ka krijuar dhe beso se Muhammedi [sal-lall-
llahu alejhi ve selem] është i Dërguari i fundit i
Zotit.
2. Mos u mbështet në askë pos All-llahut [sub-
hanehu ve teala]. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatke-
qësinë. Lutju që të të ndihmojë, por nëse te gjen
ndonjë fatkeqësi, duro.
3. Frikësoju vetëm All-llahut [subhanehu ve teala]
dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij.
4. Kërko nga All-llahu [subhanehu ve teala] falje
mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendo-
sur se më nuk do t’i përsërisësh gabimet.
5. Ruaju nga mëkati më i madh - shirku (kur i për-
shkruan All-llahut shok). Çdo vepër që e bën, bëje
vetëm për All-llahun, ndërsa nga shirku kërkoi ndihmë
All-llahut me këtë lutje:
“All-llah, në Ty mbështetem nga shirku që e njoh
dhe kërkoj falje prej Teje për shirkun që nuk e
njoh”
6. Shpesh përmende All-llahun [subhanehu ve
teala], se Ai është me ata që e përmendin.
7. Dije se All-llahu [subhanehu ve teala] vëzhgon
çdo hap tënd.
8. Beso se krijesa të All-llahut [subhanehu ve
teala] janë edhe engjujt (melekët), të cilët i zbatojnë
urdhërat që ua jep All-llahu [subhanehu ve teala].
9. Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk
din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër
kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do
ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do
të të ngelë kohë për gjëra të kota.
10. Agjëroje muajin Ramazan (kjo është gjithash-
tu një ndër kushtet për të qenë muslimane), ndërsa
ditët që të ngelin të paagjëruara agjëroi sa më shpe-
jtë, madje menjëherë pas festës së Bajramit.
11. Çdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke
thënë:
“Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim” (Në emër të
All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëberësit)
12. Lexoje Kur’anin sa më shpesh që të njohtohesh
me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut [subhanehu ve
teala]. Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të
vërteta (fjalë të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve
selem] sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur’anin.
13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes
(posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja
yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti.
14. Lexo sa më tepër se kjo ta përmirëson të
shprehurit dhe nëse ke mundësi studjo ndonjë
shkencë.
15. Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhe-
njtë i urren çdo njeri.
16. Buzëqeshju shoqeve dhe epju dhurata, që të
shtohet dashuria dhe mëshira mes jush.
17. Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë
dyftyrëshe, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën
njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
18. Asnjeherë mos u bë kokëforte dhe mos hy në
konflikt me shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu
sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimaneje) se
vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.
19. Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qën-
drimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, prano-
je haptazi.
20. Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu)
qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko,
sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injo-
rancës.
21. Assesi mos shpif. Shpifja është është mëkat
edhe më i madh se përgojimi.
22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe
shmangiu bisedave me djemtë.
23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka
sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshe-
hurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek
All-llahu.
24. Përpiqu që sa më pak të të duken pjesët
(islamikisht) të turpshme të trupit: mos vish tesha të
shkurta, të ngushta ose të tejdukshme. Burri yt le të
martohet për bukurinë tënde shpirtërore, e jo atë tru-
pore (trupi humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti
është i përjetëshëm).
25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të
majtën përdore për pastrim.
26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe
para çdo namazi.
27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë “të
ndytë”, sa më pak shiqo filma dhe sa me pak dëgjo
muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të
jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mba-
jturit mend.
28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni
njëra me tjetrën.
29. Respektoje çdo urdhër të All-llahut dhe të
Lajmëtarit të All-llahut [subhanehu ve teala].
30. Kudo që je, bëju shembull për muslimanet dhe
vajzat tjera.
Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve
të lexojnë të njëjtën. Gjithashtu, keni kujdes që me
te mos të hyni në vende të ndotura, gjegjësisht në
toalet si dhe në vende të ngjashme.
SH.Q. “Klubi Studentor”
Rr. Stiv Naumov 7/18
1000 Shkup
tel. 02/ 32 23 654
e-mail: klubistudentor@hotmail.com
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
Këshilla motraKëshilla motravvee
muslimanemuslimane
11