SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
Download to read offline
11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 1/6
Ebu Hanife
Ebu Hanife Nu’man Ibn Thabit Ibn Zeuta et-Tejmi el-Kufi i njohur si Ebu Hanife ose Imam Ebu
Hanife ishte imami, fekihu, dijetar i Irakut, zotëria i Beni Tejmullah Ibn Tha’lebe, për të cilin është
thënë se ka qenë nga bijtë e Farasit. Ai ka lindur në vitin 80H, gjatë kohës kur Sahabët më të rinj ishin
ende gjallë, dhe ai ka parë gjithashtu Malik Ibn Enesin, kur ky erdhi në Kufa. Megjithatë, as edhe një
letër e vetme nuk është konfirmuar për këtë.
Përmbajtja
1 Biografia
2 Të tjerët mbi Ebu Hanifen
3 Referenact
4 Shih edhe
Biografia
Ebu Hanife ishte i lindur në Kufa në 80/699 ku ai kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij. Kufa ishte një
nga qytetet më të mëdha të Irakut në atë Kohë.
Iraku kishte shumë fe, sekte dhe besime të ndryshme të civilizimeve të lashta. Iraku u bë kazani i
përzierjes së të gjitha racave të ndryshme të cilat do të përballeshin me besimet e tyre të ndryshme. Ebu
Hanife gjatë rinisë së tij do të merrej me këto sekte të ndrysme megjithëse gjatë rinisë së tij përqëndrimi
i tij ishte në tregëti. Ai ishte një tregëtarë mëndafshi i cili ndiqte gjurmët e të atit të tij.
Ebu Hanife kujdesej për paraqitjen e tij e cila raportohet të ketë qenë e mirë. Ai gjithmonë vishte rrobat
më të mira. Ebu Jusufi (studenti më i madh i Ebu Hanifes) ka thënë: "Ebu Hanife kujdesej edhe për
rripat e sandaleve kështu që ai kurrë nuk shihej me një rrip të këputur"
Ebu Hanife ishte shumë i shqetësuar me gjendjen e shokëve të tij. Një herë ishte në një grumbullim dhe
një nga shokët e tij kishte veshur një rrobë të vjetër. Ai i ka kërkuar atij të priste derisa të gjithë u
larguan. Kur ata u larguan ai i kërkoi atij ta marrë sexhaden dhe ate çfarë ishte nën të. Njeriu gjeti 1000
dirhemë. Ebu Hanife i ka thënë: "Merri këto dirhem dhe ndryshoje gjendjen tënde me to". Njeriu ka
thënë: "Unë jam i pasur dhe unë nuk kam nevojë për to". Ebu Hanife i ka thënë atij: "A e ke dëgjuar
hadithin, Allahu do që të shohë gjurmët e begatisë së tij të duken tek robi i tij? Për këtë arsye ti duhet ta
ndryshosh gjendjen tënde".
Ebu Hanife udhëtonte shumë dhe ka shkuar në haxh shumë herë.
Ebu Hanife ka thënë: "Një ditë unë isha duke ecur me Esh-Shabin i cili ishte i ulur. Ai më tha: "Ku je
duke shkuar? "Unë iu përgjigja "unë jam duke shkuar në treg". Ai tha: "unë nuk e frekuentoj tregun, unë
shkoj tek dijetarët për të dëgjuar". unë i thashë atij: "Unë rrallë i frekuentoj ata". Ai më tha: "Mos u bëj i
pa vëmendshëm. Ti duhet të marrësh dije dhe të ulesh me dijetarët. Unë shoh zgjuarsi dhe energji tek ti".
Ajo ka ndikuar në zemrën time dhe unë pushova së frekuentuari tregjet dhe fillova t'i kthehem dijes dhe
Allahu më bëri të kem dobi nga çfarë ai më tha". [Virtytet e Ebu Hanifes, el-Mekki, faqe 59]
11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 2/6
Pas kësaj këshille Ebu Hanife do ti vizitonte dijetarët më shpesh se që shkonte për në treg.
Ebu Hanife nga fitimi i tij i përvitshëm do të jepte për nevojat e dijetarëve, për ushqimet e tyre, rrobat e
tyre dhe nevojat e përgjithshme të tyre. Ai pastaj do t'i jepte fitimin e mbetur dhe do ti thoshte atyre:
"Bleni çfarë keni nevojë dhe vetëm Allahun falenderoni. Unë nuk ju kam dhënë asnjë gjë, është thjeshtë
një begati e Allahut mbi ju". [Historia e Bagdadit, faqe 360]
Është thënë se Ebu Hanife e ka lexuar Kur'anin shtatë herë gjatë Ramazanit dhe është thënë që ai e ka
mësuar Kur'an nga Imam Asim një nga recituesit e Kur'anit metoda e të cilit është e regjistruar si njëra
nga të shtatë mënyrat e recitimit.
Stërgjyshi i tij takoi Aliu kur ai ishte një fëmijë dhe i ka dhënë Aliut disa faludhaxh (një ëmbëlsirë)...
Stërgjyshi i tij ishte skllavëruar nga Benu Thejb në pushtimin arab të rajonit por është liruar më vonë. Ai
ishte persian me origjinë.
"Nëse maxhoranca e fikhut të cilin Ebu Hanife ra në kontakt ishte nga klientë të fiseve arabe. Shumë
prej njerëzve të mësuar të kësaj periudhe ishin student të sahabeve të pejgamberit, alejhis-selam.
Kuptimi i këtij hadithi është që ndërsa shumë persian ishin studentë të sahabeve ata nuk ishin vetë
sahabe. Dhe për këtë arsye është dëshmuar që edhe megjithëse një person nuk është sahabe i
pejgamberit, alejhis-selam, ai personi prap është i aftë për të fituar dituri.
Në kohën e Ebu Hanife-s, kishte tre lloje tubimesh dije në të cilat dija mund të arrihej. Ato ishin mbi
Usulin (themelet e metodës), për hadithet e Pejhgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, ku diskutoheshin
dhe ishte jurispudenca islame nga Kur'ani dhe Sunneti ku bieshin fetva dhe u diskutuan. Ebu Hanife
vendosi të studionte fikh (jurispudencë islame) pasi kishte pasur diskutime të gjata rreth sekteve dhe pasi
kishte mësuar hadithe.
Ebu Hanife ka jetuar nën qeverisjen Emevite për 52 vjet dhe nën qeverisjen Abaside për 18 vjet.
Ibën Hubejra governatori i Irakut i kërkoi Ebu Hanifa-s të bëhej gjykatës por ai vazhdimisht refuzoi. Si
rezultat ai është rrahur derisa koka e tij ishte e enjtur dhe frymëmarrja iu vështirësua. Ai as nuk u ankua
dhe as nuk ka qarë derisa atij i është treguar që nëna e tij ishte duke vuajtur nga ajo çfarë ishte duke i
ndodhur atij, ku sytë e tij u mbushën me lot për dëmbshurinë e ndjenjave të saja. Pas kësaj ai u largua në
Mekë dhe kërkoi strehim atje derisa Abbasidët erdhën në fuqi.
Halifi el-Mensur i Abbasidëve do ta mbështeste Ebu Hanifen duke i dhënë atij dhurata megjithatë Ebu
Hanife do t'i refuzonte me sjellshmëri.
Njëherë el-Mensuri dhe gruaja e tij kishin një mosmarrëveshje. Ai e pyeti atë kë ajo donte të arbitronte
për tu përpjekur dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjen? Ajo i është përgjigjur: "Ebu Hanifen. Ebu Hanife
u thirr. Halifi i tha: "Ebu Hanife kjo grua e lirë ka një mosmarrëveshje me mua. Më jep mua të drejtën
time kundër saj". Ebu Hanife tha: "Le të flasë Emir el-Muminini"Ai e pyeti: "Ebu Hanife sa gra mund
një burrë të martojë në një kurorë? . "Katër" ai u përgjigj. Sa robëresha është i lejuar të ketë? "Aq shumë
sa ai të ketë dëshirë" ai u përgjigj. Ai pastaj pyeti "A është e lejueshme të thuhet diçka ndryshe nga kjo?
". Ebu Hanife iu përgjigj "Jo". Halifi i tha gruas "A e dëgjove verdiktin (fetvan). Por Ebu Hanife vazhdoi
të thotë: "Allahu e ka lejuar këtë për njerëzit e drejtë. Nëse megjithatë ndokush nuk është i drejtë ose
frikësohet që nuk do të jetë i drejtë ai duhet të martojë vetëm një (grua). Allahu i madhëruar thotë: "Në
qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë;
me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose
(martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos
gaboni". [en-Nisa : 3]
11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 3/6
Kështu ne duhet të ndikim këshillat e Allahut dhe të kemi frikë dënimin e Tij. Halifi qëndroi i heshtur
një kohë të gjatë. Ebu Hanife u largua. Kur ai arriti shtëpinë e tij gruaja e halifit i dërgoi atij një
shërbëtorë me para, rroba, një robëreshë dhe një gomar egjyptian. Ebu Hanife e refuzoi dhuratën dhe i ka
thënë shërbëtorit "Jepi përshëndetjet e mia gruas së halifit dhe thuaji asaj që dhurata rrezikon besimin
tim. Unë e bëra atë (fola të vërtetën) për hir të Allahut dhe duke mos dashur asgjë nga askush".
Një herë Hasan el-Basri nxori një fetva. Ebu Hanife tha "Hasani ka gabuar". Një njeri i tha Ebu Hanife-s
"Ti thua se Hasani ka gabuar, bir bushtre". Ebu Hanife nuk është kuqur as nuk është bërë i zemëruar. Ai
ka thënë: "Uallahi, Hasani ka gabuar dhe Abdullah Ibën Mesudi ishte korrekt". Ebu Hanife shpesh
thoshte: "O Allah nëse ndokush është i mërzitur nga unë zemra ime është e hapur".
Një herë Ebu Hanife ishte duke debatuar dhe një person i ka thënë atij "Bidatçi! I dalë nga feja". Ai i
është përgjigjur "Allahu të faltë, Allahu e di se unë nuk jam i tillë. Unë nuk jam kthyer nga Ai deri nga ai
moment që e kam njohur dhe unë shpresoj për faljen e Tij dhe i frikësohem vetëm ndëshkimit të tij".
Ebu Hanife ka thënë: "Nëse ndonjë injorant thotë diçka për mua atëhere unë e kam falur. Përsa i përket
njerëzve të dijes të cilët thonë dicka për mua ata janë gjynahqarë".
Ebu Hanife ka thënë: "Dije që vepra (të mira) ndjek dijen mu sikur gjymtyrët ndjekin syrin. Një vepër e
vogël me dije është shumë më e dobishme sesa shumë vepra (të mira) me injorancë. Në shkretëtirë një
furnizim i vogël me udhëzim është shumë më i nevojshëm sesa shumë frunizim pa udhëzim. Ajo është
sikur ajo që ka thënë Allahu i madhëruar: "Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? ”
Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim". [Zumer : 9]
Ebu Hanife ka jetuar në Kufe e cila ishte një rajon i shiave. Atje ai ka takuar imamët e shiave të kohës së
tij si Zejd Ibën Ali, Muhammed el-Bekir, Xhafar es-Sadik dhe Abdullah Ibën Hasan; ende Ebu Hanife
ka mbajtur qëndrimin e tij të lartë për sahabet.
Ibën Haxheri ka thënë: "Fama e një njeriu në të kaluarën është e treguar nga mosmarrëveshja e njerëzve
përsa i përket atij. A nuk shikoni kur Aliu vdiq ishin dy grupe një i cili e donte shumë dhe tjetri i cilin e
urrente shumë? "[el-Hajrat el-Hisan]
E njëjta mund t'i aplikohet Ebu Hanife-s. Kishte disa të cilët ishin partizan drejt tij duke e vendosur në
rangun e profetit dhe në ekstremin tjetër ishin ata që e akuzonin për heretik. Këto diskutime ndodhën që
kur Ebu Hanife ishte gjallë.
Një herë el-Evzai fakihu i Sirisë i ka thënë Ibën el-Mubarakut "Kush është ky bidatçi i cili ka dalë nga
Kufe, i quajtur Ebu Hanife? Ibën Mubarak nuk i është përgjigjur atij por por filloi t'i përmente disa
pyetje të vështira dhe sesi t'i kuptonte ato dhe sesi të jepte fetva përsa i përket atyre. Ai pyeti: "Cili i ka
dhënë këto fetva? "Ai iu përgjigj "Një shejh të cilin e kam takuar në Irak? "El-Evzai ka thënë: "Ky është
një shejh i nderuar. Shko dhe merr prej tij". Ai u përgjigj "është Ebu Hanife". Pas kësaj el-Evzai e takoi
Ebu Hanife-n në Mekkë dhe diskutoj pyetjet të cilat Ibën Mubaraku i kishte ngritur. Ai i ka hetuar ato.
Kur është larguar nga Ebu Hanife el-Evzai i ka thënë Ibën el-Mubarak" Unë e kam zili për diturinë dhe
inteligjencën e atij njeriu. Unë i kërkoj falje Allahut. Unë isha në një gabim të madh. Shko e mëso tek ai
burrë. Ai nuk është sikur thonë për të". [el-Hajrat el-Hisan faqe33]
Gjatë shekullit të katërt hixhri debatet midis mbështetësve të tij dhe kundërshtuesve të tij u shtuan me
diskutime në shtëpira dhe xhamia. Ditë të tëra do të shpenzoheshin në diskutime rreth medhhebit të tij.
Ishte gjatë kësaj kohe që pjesa më e madhe e biografive të imamëve u shkruan shpesh duke i
mbivlerësuar ata për t'iu kundërvënë sulmeve ndaj tyre.
Të tjerët mbi Ebu Hanifen
[1]
11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 4/6
Ahmed Ibn ‘Ixhlij ka thënë: “Ebu Hanife et-Tejmi ishte nga tregtarët e vajit, ai blinte dhe shiste pëlhura
mëndafshi.”
Umer Ibn Hammad Ibn Ebi Hanife ka thënë:"Kurse Zeuta ishte nga njerëzit e Kabilit dhe ai kishte lindur
në Islam i palëkundur. Dhe Zeuta zotëronte fisin e Tejmullah Ibn Tha’lebe. Ai ishte i moshuar dhe
aleanca e tij u ishte dhënë atyre, pastaj fisit Kifl.” Ai ka thënë: “Ebu Hanifja ishte tregtar pëlhurash, dhe
dyqani i tij ishte i njohur në Dar ‘Amr Ibn Harith.”
Nadr Ibn Muhamed el-Meruezi ka thënë: “Nga Jahja Ibn Nadr i cili ka thënë:'Babai i Ebu Hanifes ishte
nga Nisa.'”
Sulejman Ibnu-Rabij' kumton nga Harith Ibn Idris i cili ka thënë: “Origjina e Ebu Hanifes është nga
Tirmidhi.”
Ebu Abdu-Rrahman el-Mukri ka thënë: “Ebu Hanifja ishte nga njerëzit e Babilit.”
Ebu Xha’fer Muhamed Ibn Is’hak Ibnul-Behlul kumton nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili ka thënë:
“Thabit, babai i Ebu Hanifes, ishte nga njerëzit e Enbarit.”
Mukrim Ibn Ahmed el-Kadij ka thënë:"Ahmed Ibn Abdullah Ibn Shadan el-Meruezi na njoftoi nga babai
i tij, nga gjyshi i tij: E dëgjova Isma’ilin duke thënë: Isma’il Ibn Hammad Ibn Ebi Hanife en-Nu’man
Ibn Thabit Ibnul-Merzeban na njoftoi nëpërmjet djemve të Faris el-Ahrar: ‘Pasha Allahun, asnjëherë nuk
ra mbi ne dobësia. Babai im ka lindur në vitin 80H, dhe Thabit shkoi tek Aliu, kur ai ishte i ri. Kështu, ai
u lut për bekimin e tij dhe të pasardhësve të tij, dhe shpresojmë që kjo d'ua nga Aliu të jetë realizuar tek
ne.”
Muhamed Ibn Sa’d el-Aufi ka thënë: E kam dëgjuar Jahja Ibn Me’in duke thënë: “Ebu Hanifja ishte i
besueshëm (thikah), dhe ai nuk transmetoi ndonjë hadith, përveç atyre që i kishte mësuar përmendësh,
dhe nuk i kumtoi ata që nuk i kishte mësuar përmendësh.”
Salih Ibn Muhamed ka thënë: E dëgjova Jahja Ibn Me’in duke thënë: “Ebu Hanifja ishte i besueshëm
(thikah) në hadith.” Dhe Ahmed Ibn Muhamed Ibnul-Kasim Ibn Mahraz kumton nga Ibn Me’in:
“S’kishte asnjë problem me Ebu Hanifen.” Dhe ai ka thënë një herë tjetër: “Ai ishte nga njerëzit e
besnikërisë, sipas nesh, dhe ai nuk ishte fajësuar me gënjeshtër.” Vërtet, Ibn Hubejrah ia la gjyqësorin
atij, kështu që babai im u bë gjykatës.”
Nga Shu’ajb Ibn Ejub es-Sarifini, nga Jahja el-Himani i cili na kumtoi: Dëgjova Eba Hanifen duke
thënë: “Pashë një ëndërr e cila më tmerroi. Pashë se isha duke gërmuar varrin e Profetit (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem). Kështu që erdha në Basra dhe urdhërova një burrë që ta pyeste Muhamed Ibn Sirinin
dhe ai e pyeti. Ai (Muhamed Ibn Sirin) tha: “Ky burrë po gërmon transmetimet e të Dërguarit të Allahut
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”
Muhadithi, Mahmud Ibn Muhamed el-Meruezi ka thënë: Humejd Ibn Adem na kumtoi: Ebu Uehb
Muhamed Ibn Huxhahim na njoftoi: E dëgjova Abdullah Ibnul-Mubarak duke thënë: “Nëse nuk do të
më kishte ndihmuar Allahu nëpërmjet Ebi Hanifes dhe Sufjanit, do të kisha qenë si pjesa tjetër e
njerëzve.”
Nga Ahmed Ibn Zubejr, Sulejman Ibn Ebij Shejkh na njoftoi: Huxhr Ibn Abdul-Xhebbar më njoftoi duke
thënë: I është thënë Kasim Ibn Ma’n:"A je i kënaqur që të jesh nga djelmoshat shërbëtorë të Ebu
Hanifes?" Ai tha:"Nuk janë ulur njerëzit në mexhlise më të dobishme se ato të Ebu Hanifes". Kështu që
Kasimi i tha atij:"Eja të shkojmë bashkë tek ai". Dhe kur erdhi tek ai, ai iu afrua afër dhe tha:“Nuk kam
parë ndonjë si puna e këtij.”
11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 5/6
Bishr Ibnul-Uelid transmeton nga Kadij Ebu Jususf i cili tha:"Njëherë, kur po ecja me Ebu Hanifen,
dëgjova një burrë që po i thoshte një tjetrit: ‘Ky Ebu Hanifja nuk fle gjatë natës.’ Kështu që Ebu Hanifja
u tha:'Pasha Allahun, mos kumtoni prej meje atë që nuk e bëj'".
Abdu-Rrahman Ibn Muhamed Ibnul-Mugira ka thënë:"E pashë Ebu Hanifen duke dhënë fetva për
njerëzit në një xhami, në Kufa, mbi kokën e tij ishte një kapuç i gjatë i zi".
Ibnul-Mubarak ka thënë:“Nuk kam parë ndonjë njeri më të nderuar në mexhliset e tij dhe me sjelljet më
të mira dhe butësi sesa ç’ishte Ebu Hanifja.”
Ueki’ ka thënë: E dëgjova Ebu Hanifen duke thënë: “Të urinosh në xhami është më mirë sesa të bësh
kijas (analogji).”
Mua’uije ed-Darijr i cili ka thënë:“Ta duash Ebu Hanifen është prej Sunetit.”
Nga Mugith Ibn Bedil i cili ka thënë:"Ebu Hanifja u thirr nga Mensuri për në Gjyqësor, dhe ai e refuzoi.
Kështu që ai i tha: ‘Mos dëshiron atë që kemi ne?’ Ai ia ktheu: “Jo, unë nuk jam i përshtatshëm.” Ai i
tha: ‘Gënjeve.’ Ai tha: “Kështu, pra, Prijësi i Besimtarëve gjykoi se unë nuk jam i përshtatshëm.
Përderisa jam gënjeshtar, atëherë unë nuk jam i përshtatshëm. Edhe nëse do të isha treguar i vërtetë, do
të kisha njoftuar se nuk isha i përshtatshëm'. Kështu, ai u mbajt nën arrest. Dhe Isma’il Ibn Ebij Uvejs
transmeton diçka të ngjashme nga er-Rabij' el-Haxhib, dhe në të Ebu Hanifja ka thënë:“Pasha Allahun,
unë nuk jam i sigurt nga kënaqësia, e si mund të jem kështu i sigurt nga zemërimi? Kështu që unë jam i
papërshtatshëm për të.” Mensuri i tha: "Gënjeve. Në të vërtetë, ti je i përshtatshëm". Ai tha: “Si kështu!
Qenka e lejuar për ty që t’i japësh autoritet dikujt që gënjen?” Dhe është thënë se Ebu Hanifja punoi për
të. Ai gjykoi në një çështje dhe qëndroi për dy ditë, pastaj u ankua për gjashtë ditë dhe pastaj vdiq".
Fekihu Ebu Abdullah es-Sejmeri ka thënë: “Ai nuk e pranoi pozitën e gjykatësit, kështu që u rrah dhe u
mbajt nën arrest dhe vdiq në burg.” Dhe Hajjan Ibn Musa el-Meruezi ka thënë: "Ibnul-Mubarak u pyet:
‘A është Maliku më i mirë në Fik’h apo Ebu Hanifja?’ Ai tha: “Ebu Hanifja.” El-Khurajbi ka thënë:
“Askush nuk gjen gabime tek Ebu Hanifja, përveç atij që është ziliqar ose injorant.”
Jahja Ibn Se’id el-Kattan ka thënë: “Ne nuk gënjejmë përpara Allahut. Nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë më
të mirë sesa mendimi i Ebu Hanifes. Dhe vërtet që i kemi marrë shumë prej thënieve të tij.”
Ali Ibn Asim ka thënë: “Nëse dija e Imam Ebu Hanifes do të peshohej kundrejt dijes së njerëzve në
epokën e tij, ai (dija e tij) do të peshonte më shumë.”
Hafs Ibn Gijath ka thënë: “Fjala e Ebu Hanifes në Fik’h është më e ndërlikuar sesa poezia. Askush nuk
gjen gabime në të, përveç një personi injorant.”
Xherir ka thënë: Mugira më ka thënë: "Ulu me Ebu Hanifen për të fituar Fik’h, sepse, nëse do të ishte
gjallë en-Nekha’i, ai do të ulej me të". Dhe Ibnul-Mubarak ka thënë: “Ebu Hanifja ka më shumë Fik’h
sesa pjesa tjetër e njerëzve.”
Referenact
Shih edhe
1. ^ http://www.albislam.com/alim/alim.asp?NrTema=150
2. ^ "Akideja e Katër Imamëve" nga Muhamed Ibn Abdu-Rrahman el-Khumejjis
[2]
[1] (https://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#endnote_)
11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 6/6
Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Ebu_Hanife&oldid=1079004"
Kategoritë: Biografi-cung Personalitete Islame Irakianë
Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons
Attribution/Share-Alike License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione.

More Related Content

What's hot

Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3
Lazi Salihi
 

What's hot (16)

Dr. Musli Vërbani - Havarixhët
Dr. Musli Vërbani - HavarixhëtDr. Musli Vërbani - Havarixhët
Dr. Musli Vërbani - Havarixhët
 
Buhariu 1
Buhariu 1Buhariu 1
Buhariu 1
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhidit
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut70 porosi nga i derguari i allahut
70 porosi nga i derguari i allahut
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.aMësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
Mësimet nga pyetjet e ebu dherrit r.a
 
Buhariu 3
Buhariu 3Buhariu 3
Buhariu 3
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit
 
Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3
 
70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s70 porosi nga Muhamedi a.s
70 porosi nga Muhamedi a.s
 
Sq_Bazat e_Teuhidit
Sq_Bazat e_TeuhiditSq_Bazat e_Teuhidit
Sq_Bazat e_Teuhidit
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
 
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.sTë jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
Të jemi pasardhës të denjë të ibrahimit a.s
 

Viewers also liked

Actividad inegradora unidad_3
Actividad inegradora unidad_3Actividad inegradora unidad_3
Actividad inegradora unidad_3
patyglez76
 
Mc probabilidad sucesos
Mc probabilidad sucesosMc probabilidad sucesos
Mc probabilidad sucesos
patriciax
 
La caza del tesoro literaria
La caza del tesoro literariaLa caza del tesoro literaria
La caza del tesoro literaria
sangelen
 
Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...
Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...
Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...
PJ Tremblay
 
Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015
Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015 Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015
Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015
videos
 
Tecnica Intraosea X Tip Para Video
Tecnica Intraosea X Tip Para VideoTecnica Intraosea X Tip Para Video
Tecnica Intraosea X Tip Para Video
ADEL MARTINEZ
 

Viewers also liked (20)

Technology Tools For Active Learning!
Technology Tools For Active Learning!Technology Tools For Active Learning!
Technology Tools For Active Learning!
 
Actividad inegradora unidad_3
Actividad inegradora unidad_3Actividad inegradora unidad_3
Actividad inegradora unidad_3
 
Laura Martín: Las Redes Sociales en la Empresa #RedesSocialesCyL
Laura Martín: Las Redes Sociales en la Empresa #RedesSocialesCyLLaura Martín: Las Redes Sociales en la Empresa #RedesSocialesCyL
Laura Martín: Las Redes Sociales en la Empresa #RedesSocialesCyL
 
4th Quarter PR, 2014
4th Quarter PR, 20144th Quarter PR, 2014
4th Quarter PR, 2014
 
Mc probabilidad sucesos
Mc probabilidad sucesosMc probabilidad sucesos
Mc probabilidad sucesos
 
CIMAP Talk May 2012 issue 5
CIMAP Talk May 2012 issue 5 CIMAP Talk May 2012 issue 5
CIMAP Talk May 2012 issue 5
 
Social-Advertainment P.O.M.2012
Social-Advertainment P.O.M.2012Social-Advertainment P.O.M.2012
Social-Advertainment P.O.M.2012
 
FOSS4G 2013 Welcome
FOSS4G 2013 WelcomeFOSS4G 2013 Welcome
FOSS4G 2013 Welcome
 
La caza del tesoro literaria
La caza del tesoro literariaLa caza del tesoro literaria
La caza del tesoro literaria
 
Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...
Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...
Marine Corps Moneyball - Operationalizing Personnel Analytics to Manage the F...
 
Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015
Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015 Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015
Estudio de las soluciones digitales en la empresa española 2015
 
historia Zelda 1era parte
historia Zelda 1era partehistoria Zelda 1era parte
historia Zelda 1era parte
 
Norma APA UCC
Norma APA UCCNorma APA UCC
Norma APA UCC
 
IoT LPWANs Global Economic Impact opportunities
IoT LPWANs Global Economic Impact opportunitiesIoT LPWANs Global Economic Impact opportunities
IoT LPWANs Global Economic Impact opportunities
 
Tecnica Intraosea X Tip Para Video
Tecnica Intraosea X Tip Para VideoTecnica Intraosea X Tip Para Video
Tecnica Intraosea X Tip Para Video
 
Handbook edu b-vip 2015 word
Handbook edu b-vip 2015 wordHandbook edu b-vip 2015 word
Handbook edu b-vip 2015 word
 
Neighborhood watch orientation 10192016
Neighborhood watch orientation 10192016Neighborhood watch orientation 10192016
Neighborhood watch orientation 10192016
 
Seminario farmacologia animales menores y exoticos vecme
Seminario farmacologia animales menores y exoticos vecmeSeminario farmacologia animales menores y exoticos vecme
Seminario farmacologia animales menores y exoticos vecme
 
Catequesis de adultos
Catequesis de adultosCatequesis de adultos
Catequesis de adultos
 
Hemorragia digestiva
Hemorragia digestivaHemorragia digestiva
Hemorragia digestiva
 

Similar to Ebu hanife wikipedia

Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Sqarime Selefije
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Shkumbim Jakupi
 
Nexhat ibrahimi abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provave
Nexhat ibrahimi   abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provaveNexhat ibrahimi   abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provave
Nexhat ibrahimi abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provave
Libra Islame
 
Bisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanitBisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanit
Ebuensarij Xhemajli
 

Similar to Ebu hanife wikipedia (19)

Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
 
Nexhat ibrahimi abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provave
Nexhat ibrahimi   abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provaveNexhat ibrahimi   abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provave
Nexhat ibrahimi abdul vehabi dhe vehabizmi ne driten e provave
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
 
Namazi
NamaziNamazi
Namazi
 
Bazat e Sunetit
Bazat e SunetitBazat e Sunetit
Bazat e Sunetit
 
Akideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariutAkideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariut
 
10 te-pergezuarit-me-xhennet
10 te-pergezuarit-me-xhennet10 te-pergezuarit-me-xhennet
10 te-pergezuarit-me-xhennet
 
Bisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanitBisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanit
 
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritBiografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
 
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-TuejxhritBiografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
Biografia e Shejkh Hamud et-Tuejxhrit
 
Dr. Musli Vërbani - Havarixhët
Dr. Musli Vërbani - HavarixhëtDr. Musli Vërbani - Havarixhët
Dr. Musli Vërbani - Havarixhët
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebet
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
 

More from mcpu2546 (6)

Humaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoreHumaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesore
 
Hutbeja e lamtumires
Hutbeja e lamtumiresHutbeja e lamtumires
Hutbeja e lamtumires
 
Profeti salih
Profeti salihProfeti salih
Profeti salih
 
Surja kafirun2
Surja kafirun2Surja kafirun2
Surja kafirun2
 
Elementet kimik
Elementet kimikElementet kimik
Elementet kimik
 
Be
BeBe
Be
 

Ebu hanife wikipedia

  • 1. 11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 1/6 Ebu Hanife Ebu Hanife Nu’man Ibn Thabit Ibn Zeuta et-Tejmi el-Kufi i njohur si Ebu Hanife ose Imam Ebu Hanife ishte imami, fekihu, dijetar i Irakut, zotëria i Beni Tejmullah Ibn Tha’lebe, për të cilin është thënë se ka qenë nga bijtë e Farasit. Ai ka lindur në vitin 80H, gjatë kohës kur Sahabët më të rinj ishin ende gjallë, dhe ai ka parë gjithashtu Malik Ibn Enesin, kur ky erdhi në Kufa. Megjithatë, as edhe një letër e vetme nuk është konfirmuar për këtë. Përmbajtja 1 Biografia 2 Të tjerët mbi Ebu Hanifen 3 Referenact 4 Shih edhe Biografia Ebu Hanife ishte i lindur në Kufa në 80/699 ku ai kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij. Kufa ishte një nga qytetet më të mëdha të Irakut në atë Kohë. Iraku kishte shumë fe, sekte dhe besime të ndryshme të civilizimeve të lashta. Iraku u bë kazani i përzierjes së të gjitha racave të ndryshme të cilat do të përballeshin me besimet e tyre të ndryshme. Ebu Hanife gjatë rinisë së tij do të merrej me këto sekte të ndrysme megjithëse gjatë rinisë së tij përqëndrimi i tij ishte në tregëti. Ai ishte një tregëtarë mëndafshi i cili ndiqte gjurmët e të atit të tij. Ebu Hanife kujdesej për paraqitjen e tij e cila raportohet të ketë qenë e mirë. Ai gjithmonë vishte rrobat më të mira. Ebu Jusufi (studenti më i madh i Ebu Hanifes) ka thënë: "Ebu Hanife kujdesej edhe për rripat e sandaleve kështu që ai kurrë nuk shihej me një rrip të këputur" Ebu Hanife ishte shumë i shqetësuar me gjendjen e shokëve të tij. Një herë ishte në një grumbullim dhe një nga shokët e tij kishte veshur një rrobë të vjetër. Ai i ka kërkuar atij të priste derisa të gjithë u larguan. Kur ata u larguan ai i kërkoi atij ta marrë sexhaden dhe ate çfarë ishte nën të. Njeriu gjeti 1000 dirhemë. Ebu Hanife i ka thënë: "Merri këto dirhem dhe ndryshoje gjendjen tënde me to". Njeriu ka thënë: "Unë jam i pasur dhe unë nuk kam nevojë për to". Ebu Hanife i ka thënë atij: "A e ke dëgjuar hadithin, Allahu do që të shohë gjurmët e begatisë së tij të duken tek robi i tij? Për këtë arsye ti duhet ta ndryshosh gjendjen tënde". Ebu Hanife udhëtonte shumë dhe ka shkuar në haxh shumë herë. Ebu Hanife ka thënë: "Një ditë unë isha duke ecur me Esh-Shabin i cili ishte i ulur. Ai më tha: "Ku je duke shkuar? "Unë iu përgjigja "unë jam duke shkuar në treg". Ai tha: "unë nuk e frekuentoj tregun, unë shkoj tek dijetarët për të dëgjuar". unë i thashë atij: "Unë rrallë i frekuentoj ata". Ai më tha: "Mos u bëj i pa vëmendshëm. Ti duhet të marrësh dije dhe të ulesh me dijetarët. Unë shoh zgjuarsi dhe energji tek ti". Ajo ka ndikuar në zemrën time dhe unë pushova së frekuentuari tregjet dhe fillova t'i kthehem dijes dhe Allahu më bëri të kem dobi nga çfarë ai më tha". [Virtytet e Ebu Hanifes, el-Mekki, faqe 59]
  • 2. 11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 2/6 Pas kësaj këshille Ebu Hanife do ti vizitonte dijetarët më shpesh se që shkonte për në treg. Ebu Hanife nga fitimi i tij i përvitshëm do të jepte për nevojat e dijetarëve, për ushqimet e tyre, rrobat e tyre dhe nevojat e përgjithshme të tyre. Ai pastaj do t'i jepte fitimin e mbetur dhe do ti thoshte atyre: "Bleni çfarë keni nevojë dhe vetëm Allahun falenderoni. Unë nuk ju kam dhënë asnjë gjë, është thjeshtë një begati e Allahut mbi ju". [Historia e Bagdadit, faqe 360] Është thënë se Ebu Hanife e ka lexuar Kur'anin shtatë herë gjatë Ramazanit dhe është thënë që ai e ka mësuar Kur'an nga Imam Asim një nga recituesit e Kur'anit metoda e të cilit është e regjistruar si njëra nga të shtatë mënyrat e recitimit. Stërgjyshi i tij takoi Aliu kur ai ishte një fëmijë dhe i ka dhënë Aliut disa faludhaxh (një ëmbëlsirë)... Stërgjyshi i tij ishte skllavëruar nga Benu Thejb në pushtimin arab të rajonit por është liruar më vonë. Ai ishte persian me origjinë. "Nëse maxhoranca e fikhut të cilin Ebu Hanife ra në kontakt ishte nga klientë të fiseve arabe. Shumë prej njerëzve të mësuar të kësaj periudhe ishin student të sahabeve të pejgamberit, alejhis-selam. Kuptimi i këtij hadithi është që ndërsa shumë persian ishin studentë të sahabeve ata nuk ishin vetë sahabe. Dhe për këtë arsye është dëshmuar që edhe megjithëse një person nuk është sahabe i pejgamberit, alejhis-selam, ai personi prap është i aftë për të fituar dituri. Në kohën e Ebu Hanife-s, kishte tre lloje tubimesh dije në të cilat dija mund të arrihej. Ato ishin mbi Usulin (themelet e metodës), për hadithet e Pejhgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, ku diskutoheshin dhe ishte jurispudenca islame nga Kur'ani dhe Sunneti ku bieshin fetva dhe u diskutuan. Ebu Hanife vendosi të studionte fikh (jurispudencë islame) pasi kishte pasur diskutime të gjata rreth sekteve dhe pasi kishte mësuar hadithe. Ebu Hanife ka jetuar nën qeverisjen Emevite për 52 vjet dhe nën qeverisjen Abaside për 18 vjet. Ibën Hubejra governatori i Irakut i kërkoi Ebu Hanifa-s të bëhej gjykatës por ai vazhdimisht refuzoi. Si rezultat ai është rrahur derisa koka e tij ishte e enjtur dhe frymëmarrja iu vështirësua. Ai as nuk u ankua dhe as nuk ka qarë derisa atij i është treguar që nëna e tij ishte duke vuajtur nga ajo çfarë ishte duke i ndodhur atij, ku sytë e tij u mbushën me lot për dëmbshurinë e ndjenjave të saja. Pas kësaj ai u largua në Mekë dhe kërkoi strehim atje derisa Abbasidët erdhën në fuqi. Halifi el-Mensur i Abbasidëve do ta mbështeste Ebu Hanifen duke i dhënë atij dhurata megjithatë Ebu Hanife do t'i refuzonte me sjellshmëri. Njëherë el-Mensuri dhe gruaja e tij kishin një mosmarrëveshje. Ai e pyeti atë kë ajo donte të arbitronte për tu përpjekur dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjen? Ajo i është përgjigjur: "Ebu Hanifen. Ebu Hanife u thirr. Halifi i tha: "Ebu Hanife kjo grua e lirë ka një mosmarrëveshje me mua. Më jep mua të drejtën time kundër saj". Ebu Hanife tha: "Le të flasë Emir el-Muminini"Ai e pyeti: "Ebu Hanife sa gra mund një burrë të martojë në një kurorë? . "Katër" ai u përgjigj. Sa robëresha është i lejuar të ketë? "Aq shumë sa ai të ketë dëshirë" ai u përgjigj. Ai pastaj pyeti "A është e lejueshme të thuhet diçka ndryshe nga kjo? ". Ebu Hanife iu përgjigj "Jo". Halifi i tha gruas "A e dëgjove verdiktin (fetvan). Por Ebu Hanife vazhdoi të thotë: "Allahu e ka lejuar këtë për njerëzit e drejtë. Nëse megjithatë ndokush nuk është i drejtë ose frikësohet që nuk do të jetë i drejtë ai duhet të martojë vetëm një (grua). Allahu i madhëruar thotë: "Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni". [en-Nisa : 3]
  • 3. 11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 3/6 Kështu ne duhet të ndikim këshillat e Allahut dhe të kemi frikë dënimin e Tij. Halifi qëndroi i heshtur një kohë të gjatë. Ebu Hanife u largua. Kur ai arriti shtëpinë e tij gruaja e halifit i dërgoi atij një shërbëtorë me para, rroba, një robëreshë dhe një gomar egjyptian. Ebu Hanife e refuzoi dhuratën dhe i ka thënë shërbëtorit "Jepi përshëndetjet e mia gruas së halifit dhe thuaji asaj që dhurata rrezikon besimin tim. Unë e bëra atë (fola të vërtetën) për hir të Allahut dhe duke mos dashur asgjë nga askush". Një herë Hasan el-Basri nxori një fetva. Ebu Hanife tha "Hasani ka gabuar". Një njeri i tha Ebu Hanife-s "Ti thua se Hasani ka gabuar, bir bushtre". Ebu Hanife nuk është kuqur as nuk është bërë i zemëruar. Ai ka thënë: "Uallahi, Hasani ka gabuar dhe Abdullah Ibën Mesudi ishte korrekt". Ebu Hanife shpesh thoshte: "O Allah nëse ndokush është i mërzitur nga unë zemra ime është e hapur". Një herë Ebu Hanife ishte duke debatuar dhe një person i ka thënë atij "Bidatçi! I dalë nga feja". Ai i është përgjigjur "Allahu të faltë, Allahu e di se unë nuk jam i tillë. Unë nuk jam kthyer nga Ai deri nga ai moment që e kam njohur dhe unë shpresoj për faljen e Tij dhe i frikësohem vetëm ndëshkimit të tij". Ebu Hanife ka thënë: "Nëse ndonjë injorant thotë diçka për mua atëhere unë e kam falur. Përsa i përket njerëzve të dijes të cilët thonë dicka për mua ata janë gjynahqarë". Ebu Hanife ka thënë: "Dije që vepra (të mira) ndjek dijen mu sikur gjymtyrët ndjekin syrin. Një vepër e vogël me dije është shumë më e dobishme sesa shumë vepra (të mira) me injorancë. Në shkretëtirë një furnizim i vogël me udhëzim është shumë më i nevojshëm sesa shumë frunizim pa udhëzim. Ajo është sikur ajo që ka thënë Allahu i madhëruar: "Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? ” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim". [Zumer : 9] Ebu Hanife ka jetuar në Kufe e cila ishte një rajon i shiave. Atje ai ka takuar imamët e shiave të kohës së tij si Zejd Ibën Ali, Muhammed el-Bekir, Xhafar es-Sadik dhe Abdullah Ibën Hasan; ende Ebu Hanife ka mbajtur qëndrimin e tij të lartë për sahabet. Ibën Haxheri ka thënë: "Fama e një njeriu në të kaluarën është e treguar nga mosmarrëveshja e njerëzve përsa i përket atij. A nuk shikoni kur Aliu vdiq ishin dy grupe një i cili e donte shumë dhe tjetri i cilin e urrente shumë? "[el-Hajrat el-Hisan] E njëjta mund t'i aplikohet Ebu Hanife-s. Kishte disa të cilët ishin partizan drejt tij duke e vendosur në rangun e profetit dhe në ekstremin tjetër ishin ata që e akuzonin për heretik. Këto diskutime ndodhën që kur Ebu Hanife ishte gjallë. Një herë el-Evzai fakihu i Sirisë i ka thënë Ibën el-Mubarakut "Kush është ky bidatçi i cili ka dalë nga Kufe, i quajtur Ebu Hanife? Ibën Mubarak nuk i është përgjigjur atij por por filloi t'i përmente disa pyetje të vështira dhe sesi t'i kuptonte ato dhe sesi të jepte fetva përsa i përket atyre. Ai pyeti: "Cili i ka dhënë këto fetva? "Ai iu përgjigj "Një shejh të cilin e kam takuar në Irak? "El-Evzai ka thënë: "Ky është një shejh i nderuar. Shko dhe merr prej tij". Ai u përgjigj "është Ebu Hanife". Pas kësaj el-Evzai e takoi Ebu Hanife-n në Mekkë dhe diskutoj pyetjet të cilat Ibën Mubaraku i kishte ngritur. Ai i ka hetuar ato. Kur është larguar nga Ebu Hanife el-Evzai i ka thënë Ibën el-Mubarak" Unë e kam zili për diturinë dhe inteligjencën e atij njeriu. Unë i kërkoj falje Allahut. Unë isha në një gabim të madh. Shko e mëso tek ai burrë. Ai nuk është sikur thonë për të". [el-Hajrat el-Hisan faqe33] Gjatë shekullit të katërt hixhri debatet midis mbështetësve të tij dhe kundërshtuesve të tij u shtuan me diskutime në shtëpira dhe xhamia. Ditë të tëra do të shpenzoheshin në diskutime rreth medhhebit të tij. Ishte gjatë kësaj kohe që pjesa më e madhe e biografive të imamëve u shkruan shpesh duke i mbivlerësuar ata për t'iu kundërvënë sulmeve ndaj tyre. Të tjerët mbi Ebu Hanifen [1]
  • 4. 11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 4/6 Ahmed Ibn ‘Ixhlij ka thënë: “Ebu Hanife et-Tejmi ishte nga tregtarët e vajit, ai blinte dhe shiste pëlhura mëndafshi.” Umer Ibn Hammad Ibn Ebi Hanife ka thënë:"Kurse Zeuta ishte nga njerëzit e Kabilit dhe ai kishte lindur në Islam i palëkundur. Dhe Zeuta zotëronte fisin e Tejmullah Ibn Tha’lebe. Ai ishte i moshuar dhe aleanca e tij u ishte dhënë atyre, pastaj fisit Kifl.” Ai ka thënë: “Ebu Hanifja ishte tregtar pëlhurash, dhe dyqani i tij ishte i njohur në Dar ‘Amr Ibn Harith.” Nadr Ibn Muhamed el-Meruezi ka thënë: “Nga Jahja Ibn Nadr i cili ka thënë:'Babai i Ebu Hanifes ishte nga Nisa.'” Sulejman Ibnu-Rabij' kumton nga Harith Ibn Idris i cili ka thënë: “Origjina e Ebu Hanifes është nga Tirmidhi.” Ebu Abdu-Rrahman el-Mukri ka thënë: “Ebu Hanifja ishte nga njerëzit e Babilit.” Ebu Xha’fer Muhamed Ibn Is’hak Ibnul-Behlul kumton nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili ka thënë: “Thabit, babai i Ebu Hanifes, ishte nga njerëzit e Enbarit.” Mukrim Ibn Ahmed el-Kadij ka thënë:"Ahmed Ibn Abdullah Ibn Shadan el-Meruezi na njoftoi nga babai i tij, nga gjyshi i tij: E dëgjova Isma’ilin duke thënë: Isma’il Ibn Hammad Ibn Ebi Hanife en-Nu’man Ibn Thabit Ibnul-Merzeban na njoftoi nëpërmjet djemve të Faris el-Ahrar: ‘Pasha Allahun, asnjëherë nuk ra mbi ne dobësia. Babai im ka lindur në vitin 80H, dhe Thabit shkoi tek Aliu, kur ai ishte i ri. Kështu, ai u lut për bekimin e tij dhe të pasardhësve të tij, dhe shpresojmë që kjo d'ua nga Aliu të jetë realizuar tek ne.” Muhamed Ibn Sa’d el-Aufi ka thënë: E kam dëgjuar Jahja Ibn Me’in duke thënë: “Ebu Hanifja ishte i besueshëm (thikah), dhe ai nuk transmetoi ndonjë hadith, përveç atyre që i kishte mësuar përmendësh, dhe nuk i kumtoi ata që nuk i kishte mësuar përmendësh.” Salih Ibn Muhamed ka thënë: E dëgjova Jahja Ibn Me’in duke thënë: “Ebu Hanifja ishte i besueshëm (thikah) në hadith.” Dhe Ahmed Ibn Muhamed Ibnul-Kasim Ibn Mahraz kumton nga Ibn Me’in: “S’kishte asnjë problem me Ebu Hanifen.” Dhe ai ka thënë një herë tjetër: “Ai ishte nga njerëzit e besnikërisë, sipas nesh, dhe ai nuk ishte fajësuar me gënjeshtër.” Vërtet, Ibn Hubejrah ia la gjyqësorin atij, kështu që babai im u bë gjykatës.” Nga Shu’ajb Ibn Ejub es-Sarifini, nga Jahja el-Himani i cili na kumtoi: Dëgjova Eba Hanifen duke thënë: “Pashë një ëndërr e cila më tmerroi. Pashë se isha duke gërmuar varrin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Kështu që erdha në Basra dhe urdhërova një burrë që ta pyeste Muhamed Ibn Sirinin dhe ai e pyeti. Ai (Muhamed Ibn Sirin) tha: “Ky burrë po gërmon transmetimet e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).” Muhadithi, Mahmud Ibn Muhamed el-Meruezi ka thënë: Humejd Ibn Adem na kumtoi: Ebu Uehb Muhamed Ibn Huxhahim na njoftoi: E dëgjova Abdullah Ibnul-Mubarak duke thënë: “Nëse nuk do të më kishte ndihmuar Allahu nëpërmjet Ebi Hanifes dhe Sufjanit, do të kisha qenë si pjesa tjetër e njerëzve.” Nga Ahmed Ibn Zubejr, Sulejman Ibn Ebij Shejkh na njoftoi: Huxhr Ibn Abdul-Xhebbar më njoftoi duke thënë: I është thënë Kasim Ibn Ma’n:"A je i kënaqur që të jesh nga djelmoshat shërbëtorë të Ebu Hanifes?" Ai tha:"Nuk janë ulur njerëzit në mexhlise më të dobishme se ato të Ebu Hanifes". Kështu që Kasimi i tha atij:"Eja të shkojmë bashkë tek ai". Dhe kur erdhi tek ai, ai iu afrua afër dhe tha:“Nuk kam parë ndonjë si puna e këtij.”
  • 5. 11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 5/6 Bishr Ibnul-Uelid transmeton nga Kadij Ebu Jususf i cili tha:"Njëherë, kur po ecja me Ebu Hanifen, dëgjova një burrë që po i thoshte një tjetrit: ‘Ky Ebu Hanifja nuk fle gjatë natës.’ Kështu që Ebu Hanifja u tha:'Pasha Allahun, mos kumtoni prej meje atë që nuk e bëj'". Abdu-Rrahman Ibn Muhamed Ibnul-Mugira ka thënë:"E pashë Ebu Hanifen duke dhënë fetva për njerëzit në një xhami, në Kufa, mbi kokën e tij ishte një kapuç i gjatë i zi". Ibnul-Mubarak ka thënë:“Nuk kam parë ndonjë njeri më të nderuar në mexhliset e tij dhe me sjelljet më të mira dhe butësi sesa ç’ishte Ebu Hanifja.” Ueki’ ka thënë: E dëgjova Ebu Hanifen duke thënë: “Të urinosh në xhami është më mirë sesa të bësh kijas (analogji).” Mua’uije ed-Darijr i cili ka thënë:“Ta duash Ebu Hanifen është prej Sunetit.” Nga Mugith Ibn Bedil i cili ka thënë:"Ebu Hanifja u thirr nga Mensuri për në Gjyqësor, dhe ai e refuzoi. Kështu që ai i tha: ‘Mos dëshiron atë që kemi ne?’ Ai ia ktheu: “Jo, unë nuk jam i përshtatshëm.” Ai i tha: ‘Gënjeve.’ Ai tha: “Kështu, pra, Prijësi i Besimtarëve gjykoi se unë nuk jam i përshtatshëm. Përderisa jam gënjeshtar, atëherë unë nuk jam i përshtatshëm. Edhe nëse do të isha treguar i vërtetë, do të kisha njoftuar se nuk isha i përshtatshëm'. Kështu, ai u mbajt nën arrest. Dhe Isma’il Ibn Ebij Uvejs transmeton diçka të ngjashme nga er-Rabij' el-Haxhib, dhe në të Ebu Hanifja ka thënë:“Pasha Allahun, unë nuk jam i sigurt nga kënaqësia, e si mund të jem kështu i sigurt nga zemërimi? Kështu që unë jam i papërshtatshëm për të.” Mensuri i tha: "Gënjeve. Në të vërtetë, ti je i përshtatshëm". Ai tha: “Si kështu! Qenka e lejuar për ty që t’i japësh autoritet dikujt që gënjen?” Dhe është thënë se Ebu Hanifja punoi për të. Ai gjykoi në një çështje dhe qëndroi për dy ditë, pastaj u ankua për gjashtë ditë dhe pastaj vdiq". Fekihu Ebu Abdullah es-Sejmeri ka thënë: “Ai nuk e pranoi pozitën e gjykatësit, kështu që u rrah dhe u mbajt nën arrest dhe vdiq në burg.” Dhe Hajjan Ibn Musa el-Meruezi ka thënë: "Ibnul-Mubarak u pyet: ‘A është Maliku më i mirë në Fik’h apo Ebu Hanifja?’ Ai tha: “Ebu Hanifja.” El-Khurajbi ka thënë: “Askush nuk gjen gabime tek Ebu Hanifja, përveç atij që është ziliqar ose injorant.” Jahja Ibn Se’id el-Kattan ka thënë: “Ne nuk gënjejmë përpara Allahut. Nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë më të mirë sesa mendimi i Ebu Hanifes. Dhe vërtet që i kemi marrë shumë prej thënieve të tij.” Ali Ibn Asim ka thënë: “Nëse dija e Imam Ebu Hanifes do të peshohej kundrejt dijes së njerëzve në epokën e tij, ai (dija e tij) do të peshonte më shumë.” Hafs Ibn Gijath ka thënë: “Fjala e Ebu Hanifes në Fik’h është më e ndërlikuar sesa poezia. Askush nuk gjen gabime në të, përveç një personi injorant.” Xherir ka thënë: Mugira më ka thënë: "Ulu me Ebu Hanifen për të fituar Fik’h, sepse, nëse do të ishte gjallë en-Nekha’i, ai do të ulej me të". Dhe Ibnul-Mubarak ka thënë: “Ebu Hanifja ka më shumë Fik’h sesa pjesa tjetër e njerëzve.” Referenact Shih edhe 1. ^ http://www.albislam.com/alim/alim.asp?NrTema=150 2. ^ "Akideja e Katër Imamëve" nga Muhamed Ibn Abdu-Rrahman el-Khumejjis [2] [1] (https://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#endnote_)
  • 6. 11/16/2014 Ebu Hanife - Wikipedia http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Hanife#Biografia 6/6 Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Ebu_Hanife&oldid=1079004" Kategoritë: Biografi-cung Personalitete Islame Irakianë Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution/Share-Alike License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione.