SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
Profeti salih s.a.
Dhe jeta e tij.
Pas popullit të zhdukur Ad, historia shënon popullin Themud. Në skenë luhej sërish e njëjta lojë. E njëjta tragjedi.
Edhe Themudët ishin një popull që kishte harruar rrugën e Zotit e i ishte kthyer idhujtarisë. Zoti (xh.sh.) zgjodhi
njërin nga ata për t’u kujtuar rrugën e drejtë, Salihun, e bëri profetin e tyre dhe ai, si çdo profet, përsëriti fjalët që
do zgjonin mendjet e njerëzve, do u kujtonin rrugën e drejtë dhe besimin:
“O populli im! Adhuroni Zotin! Nuk ka perëndi tjetër veç Tij.”
Fjalët e Salihut (a.s.) tronditën thellë parinë e vendit. ai kërkonte prej tyre të braktisnin idhujt, që për ta ishin
gjithçka e të ktheheshin të adhuronin një Zot të vetëm. Kjo ide ra si tërmet në shoqërinë e tyre. Sepse profeti
Salih (a.s.) njihej nga të gjithë si njeri i pastër, i besuar dhe shumë i ditur. Edhe para se t’i vinte shpallja nga Zoti,
pra, para se të ishte profet, atë e donin, e besonin dhe e respektonin të gjithë.
Por disa prej tyre, kur dëgjuan fjalët e Salihut, iu kthyen:
– O Salih, ti ishe një njeri që të donim shumë. Kishim shumë shpresa nga ti. Po ty ç’të gjeti kështu? A kërkon prej
nesh të braktisim zotat e të parëve tanë? Cili është qëllimi yt i vërtetë? Këto punët tuaja, si shumë të ngatërruara
ngjajnë! Tashmë ti nuk je person i besuar për ne.
Çdo fjalë të tijën e prisnin me dyshim. Kërkonin patjetër të gjenin shkak konkret për ta nxjerrë gënjeshtar.
Por kur e kuptuan se as me mençuri e as me logjikë nuk ia hidhnin dot Salihut, nisën të thurnin intriga.
Sapo disa njerëz e besuan profetin Salih (a.s.) dhe vendosën ta ndjekin në rrugën e tij, jobesimtarët vendosën të
hidheshin në lëvizje menjëherë. Së pari e quajtën të çmendur. Qëllimi i tyre ishte ta ulnin para njerëzve, që të
mos gjente pasardhës. Mos të kishte ndihmë. Pastaj me një njeri të humbur në sy të shoqërisë mund të bënin
ç’të donin.
Por ç’e do që, bota e dinte se në atë kohë nuk rronte ndonjë më i mençur e më i kthjellët se profeti Salih. Duhet
të gjenin një armë tjetër. Prandaj thanë se është magjistar. Sepse kishte një fuqi të jashtëzakonshme, të
padukshme dhe të pashpjegueshme për të ndryshuar njerëzit. Ata që rrinin me të, brenda një periudhe fare të
shkurtër hiqnin dorë nga veset e gënjeshtrat, ktheheshin në rrugë të drejtë e, nga mizorë e të pashpirt, bëheshin
të dashur, zemërbutë e ndihmës të njerëzve. E gjithë këto ndryshime veç me magji mund të bëheshin.
Por ja që ai nuk ishte as i çmendur, as magjistar. Ishte Profet. Patjetër që profetët janë më të mirët, më të zgjuarit
e shoqërisë njerëzore. Më të mrekullueshmit. Ata që i rrinin pranë e kuptonin ç’do të thotë të rrish me një njeri të
vërtetë, të virtytshëm. Edhe vështrimi i tyre ndryshonte kur shihnin sytë e profetit. Lumturoheshin me zërin e tij, si
të kishin dëgjuar zëra nga xheneti.
Populli i Themudit nuk po gjente një mënyrë tjetër për ta mundur dhe për ta poshtëruar Salihun. Kërkonin t’ia
arrinin qëllimit me çdo kusht. Ndaj vendosën të kërkonin prej tij gjëra të pamundura, të jashtëzakonshme. Ja,
përderisa e kishte dërguar Zoti, pushteti i të Cilit përfshinte gjithçka, ishte mëse normale që ai t’u tregonte atyre
mrekulli.
Një grup prej tyre shkuan pranë profetit dhe i thanë:
– O Salih, po të jesh vërtet një i Dërguar i Zotit, atëherë na trego ndonjë mrekulli, ndonjë gjë të jashtëzakonshme
që as është parë e as është dëgjuar.
Edhe populli i Themudit, ashtu si ai i Adit, vinte i fortë e i bukur. Kishin një qytetërim shumë të zhvilluar. Veçoria e
tyre më interesante ishte se dinin të gdhendnin shumë bukur shkëmbinjtë. Edhe banesat e tyre ishin të
gdhendura me shumë mjeshtëri nëpër shkëmbinjtë e maleve. Punonin me mjeshtëri të madhe çdo lloj guri e
shkëmbi. Nga duart e tyre ata merrnin forma nga më të ndryshmet dhe në botë nuk kishte një tjetër popull që
mund të matej me ta për këtë.
Pra, donin mrekulli. Dhe Zoti (xh.sh.) do ua tregonte atyre këtë mrekulli! Një mrekulli pikërisht nga ata gurët e
shkëmbinjtë që aq mirë i njihnin e aq mirë i punonin. Profeti Salih u priu atyre drejt faqes së një mali. Para ecte
profeti, nga pas e ndiqnin njerëzit, shumica nga të cilët nuk e besonin aspak. Profeti Salih (a.s.) iu tregoi atyre një
shkëmb të stërmadh.
– A deshët një mrekulli? Ja ku e keni!
Secili ktheu kokën nga shkëmbi që tregoi profeti. Papritur shkëmbi u lëkund dhe nisi të luante nga vendi. Pas
pak, në sy të të gjithëve, shkëmbi u kthye në një deve të madhe. Dhe nisi të ecë.
Nga çudia kishin ngelur të topitur. Ajo që kishin përballë ishte një deve e gjallë, prej vërteti. Kishte kohë që ata
punonin gurin, e skalitnin atë duke i dhënë lloj-lloj formash, kushedi sa herë kishin skalitur edhe statuja njerëzish
dhe kafshësh. Por kjo ishte e gjallë. Nuk ishte prej guri. Ja, kjo ishte mrekullia! Ajo që tejkalonte fuqinë e
mundësinë e njeriut, ajo që mund ta bëjë vetëm Zoti (xh.sh.). Krijuesi është Ai që i krijon së pari këto forma dhe
ç’është më e mrekullueshmja, u jep atyre jetë.
Zemërimi dhe inati u vlonte përbrenda, urrejtja iu shtua edhe më shumë. Por aty nuk kishin çfarë të thoshin.
Sepse me leje të Zotit, Salihu e kishte plotësuar kërkesën e tyre, ua kishte sjellë mrekullinë para syve.
Profeti Salih (a.s.) u sqaroi atyre se ajo ishte deveja e Zotit dhe askush nuk duhej ta ngacmonte e as t’i bënte
dëm. Përndryshe do dënoheshin me një dënim tepër të rëndë.
Ajo deve e bekuar nuk ishte e mrekullueshme vetëm nga mënyra se si ishte krijuar. Ajo ishte e tëra mrekulli.
Kush e shihte, mrekullohej pas saj. Edhe të ushqyerit e kishte ndryshe prej kafshëve të tjera. Brenda një dite
shkonte në gjithë çezmat, puset e shatërvanët e qytetit dhe e pinte gjithë ujin. Po, po, për një ditë e mbaronte
gjithë ujin e qytetit. Prandaj dhe profeti Salih e kishte ndarë radhën e ujit. Një ditë do pinte “deveja”, një ditë
kafshët e tjera dhe njerëzit.
Por kur vinte darka e ditës që deveja ngopej me ujë, qumështi që jepte ajo, i mjaftonte gjithë qytetit. Kjo ishte një
tjetër mrekulli. Brenda një dite ajo jepte më shumë qumësht nga ç’jepnin të gjitha kafshët e tjera bashkë. Gjithë
qyteti kishte nisur të ushqehej me qumështin e devesë. Aq më tepër që qumështi kishte një shije të
mrekullueshme. Edhe djathi e gjalpi bëhej shumë i mirë.
Ishte një kafshë shumë e urtë. Nuk dëmtonte askënd. E vetme dilte nëpër kopshte e kulloste. Kur e shikonin këtë
kafshë kaq të ndryshme, njerëzit e Themudit mahniteshin. Vërtet që ajo ishte një mrekulli. Ishte burim begatie për
të gjithë. Qumështi i saj mjaftonte për mijëra njerëz, të rritur e fëmijë.
Për sa kohë ajo kafshë të jetonte mes tyre, ishte e pamundur ta përgënjeshtronin Salihun dhe të ndalonin
popullin ta ndiqte pas.Ishte e qartë si drita e diellit. Ajo deve duhej vrarë.
Dhe ata njerëz që ia kishin shitur shpirtin shejtanit me kohë, u mblodhën për të bërë plane të ndyra dhe për të
kërkuar mundësitë për t’i vënë në jetë.Nuk e duronin dot atë mrekulli hyjnore. Prandaj vendosën ta zhduknin. Ah,
sikur ta dinin se po shkatërronin vetveten.
Paria e Themudit nuk flinte, të mbledhur në një kështjellë të punuar në zemër të një shkëmbi në një majë të lartë,
përgatisnin planet e tyre tradhtare. Krimet që nuk kishin guxim t’i ndërmerrnin ditën, do t’i realizonin natën. Se
kujtonin se do i mbulonte terri i natës e nuk do i shihte dot askush. Sa cekët që mendonin! Harronin se Zoti, i
Gjithëpushtetshmi, do i shihte kudo të fshiheshin.
Ata mendonin se deveja u prishte punë. Dhe e vetmja mënyrë që punët të shkonin në vend ishte që ta vrisnin
devenë.Plani për të zhdukur devenë ishte gati. Zgjodhën mes tyre një ekip me nëntë vetë. Këta ishin kriminelët
më të regjur të atyre anëve. Duke përfituar nga errësira, së bashku do sulmonin devenë. Sapo e panë devenë,
kriminelëve i nxorën sytë xixa nga urrejtja dhe të gjithë bashkë iu hodhën sipër. Ato duar mëkatare e goditën
devenë e shenjtë dhe të voglin e saj pa mëshirë. Bari i gjelbër u skuq nga gjaku dhe deveja me të voglin ranë pa
jetë.Kur e mori vesh ç’kishte ndodhur, profetit Salih iu bë zemra copë doli para popullit dhe tha:
‘’... Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!’’
1
Profeti Salih (a.s.) shkoi menjëherë në shtëpi dhe përgatiti sendet e veta. Bashkë me familjen e me besimtarët u
largua nga ai vend.. Zoti (xh.sh.) iu kishte dhënë tri ditë kohë.
Pas largimit të Salihut (a.s.) me besimtarët, populli i Themudit bënë festë. Ishin të bindur se e kishin mundur
edhe Salihun, edhe Zotin e tij. Po a është e mundur të mundet Zoti? Ai të jep kohë. Të mendosh, të pendohesh.
Por në qoftë se as kjo kohë nuk vlen për ta rrokur të vërtetën, dënimi nuk vonon. Dhe është i tillë ai dënim, sa
bëhet mësim për gjithë botën.
Tri ditë me radhë Themudët luajtën e dëfryen duke u tallur me ndëshkimin që i priste.
Po mëngjesi i ditës së katërt kishte një pamje të tmerrshme…
Nga qielli u dëgjua një krismë. Pastaj një zë i fortë si gjëmim. Qielli nuk duroi, u bë copë. Ra gjëmimi mbi male,
po as mali nuk rezistoi, u bë copë. Çdo gjallesë që ndiente atë gjëmim hyjnor, mbetej top në vend. Ndërtesat,
sarajet, shtëpitë e bukura, të gdhendura në shkëmbinj, për pak sekonda u bënë thërrime. Për një kohë shumë të
shkurtër, çdo vend ishte bërë pluhur..
I Dërguari (a.s.) dhe besimtarët ishin larguar goxha nga qyteti. Besimtarët kishin ndjekur të Dërguarin, kishin
dëgjuar këshillën e tij dhe kishin shpëtuar. Kurse ata që e mohonin, kishin dhënë shpirt mes një lemerie të
vërtetë.
Profeti Salih (a.s.) pa nga horizonti, andej ku më parë kishte qenë Themudi. Nga sytë i rrodhën lotë.
“Ah, populli im! Ju kisha paralajmëruar, ju kisha këshilluar. Por ju nuk më dëgjuat aspak.
1
Marrë nga libri: ‘’KISASUN-NEBEIJJINE LILETFALI’’ Ebu El-Hasan En- Nedevi
2
Marrë nga faqja e internetit: http://www.islami.al/profeti-salih-a-s/

More Related Content

Featured

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 

Featured (20)

Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 

Profeti salih

  • 1. Profeti salih s.a. Dhe jeta e tij. Pas popullit të zhdukur Ad, historia shënon popullin Themud. Në skenë luhej sërish e njëjta lojë. E njëjta tragjedi. Edhe Themudët ishin një popull që kishte harruar rrugën e Zotit e i ishte kthyer idhujtarisë. Zoti (xh.sh.) zgjodhi njërin nga ata për t’u kujtuar rrugën e drejtë, Salihun, e bëri profetin e tyre dhe ai, si çdo profet, përsëriti fjalët që do zgjonin mendjet e njerëzve, do u kujtonin rrugën e drejtë dhe besimin: “O populli im! Adhuroni Zotin! Nuk ka perëndi tjetër veç Tij.” Fjalët e Salihut (a.s.) tronditën thellë parinë e vendit. ai kërkonte prej tyre të braktisnin idhujt, që për ta ishin gjithçka e të ktheheshin të adhuronin një Zot të vetëm. Kjo ide ra si tërmet në shoqërinë e tyre. Sepse profeti Salih (a.s.) njihej nga të gjithë si njeri i pastër, i besuar dhe shumë i ditur. Edhe para se t’i vinte shpallja nga Zoti, pra, para se të ishte profet, atë e donin, e besonin dhe e respektonin të gjithë. Por disa prej tyre, kur dëgjuan fjalët e Salihut, iu kthyen: – O Salih, ti ishe një njeri që të donim shumë. Kishim shumë shpresa nga ti. Po ty ç’të gjeti kështu? A kërkon prej nesh të braktisim zotat e të parëve tanë? Cili është qëllimi yt i vërtetë? Këto punët tuaja, si shumë të ngatërruara ngjajnë! Tashmë ti nuk je person i besuar për ne. Çdo fjalë të tijën e prisnin me dyshim. Kërkonin patjetër të gjenin shkak konkret për ta nxjerrë gënjeshtar. Por kur e kuptuan se as me mençuri e as me logjikë nuk ia hidhnin dot Salihut, nisën të thurnin intriga. Sapo disa njerëz e besuan profetin Salih (a.s.) dhe vendosën ta ndjekin në rrugën e tij, jobesimtarët vendosën të hidheshin në lëvizje menjëherë. Së pari e quajtën të çmendur. Qëllimi i tyre ishte ta ulnin para njerëzve, që të mos gjente pasardhës. Mos të kishte ndihmë. Pastaj me një njeri të humbur në sy të shoqërisë mund të bënin ç’të donin. Por ç’e do që, bota e dinte se në atë kohë nuk rronte ndonjë më i mençur e më i kthjellët se profeti Salih. Duhet të gjenin një armë tjetër. Prandaj thanë se është magjistar. Sepse kishte një fuqi të jashtëzakonshme, të padukshme dhe të pashpjegueshme për të ndryshuar njerëzit. Ata që rrinin me të, brenda një periudhe fare të shkurtër hiqnin dorë nga veset e gënjeshtrat, ktheheshin në rrugë të drejtë e, nga mizorë e të pashpirt, bëheshin të dashur, zemërbutë e ndihmës të njerëzve. E gjithë këto ndryshime veç me magji mund të bëheshin. Por ja që ai nuk ishte as i çmendur, as magjistar. Ishte Profet. Patjetër që profetët janë më të mirët, më të zgjuarit e shoqërisë njerëzore. Më të mrekullueshmit. Ata që i rrinin pranë e kuptonin ç’do të thotë të rrish me një njeri të vërtetë, të virtytshëm. Edhe vështrimi i tyre ndryshonte kur shihnin sytë e profetit. Lumturoheshin me zërin e tij, si të kishin dëgjuar zëra nga xheneti. Populli i Themudit nuk po gjente një mënyrë tjetër për ta mundur dhe për ta poshtëruar Salihun. Kërkonin t’ia arrinin qëllimit me çdo kusht. Ndaj vendosën të kërkonin prej tij gjëra të pamundura, të jashtëzakonshme. Ja, përderisa e kishte dërguar Zoti, pushteti i të Cilit përfshinte gjithçka, ishte mëse normale që ai t’u tregonte atyre mrekulli. Një grup prej tyre shkuan pranë profetit dhe i thanë: – O Salih, po të jesh vërtet një i Dërguar i Zotit, atëherë na trego ndonjë mrekulli, ndonjë gjë të jashtëzakonshme që as është parë e as është dëgjuar. Edhe populli i Themudit, ashtu si ai i Adit, vinte i fortë e i bukur. Kishin një qytetërim shumë të zhvilluar. Veçoria e tyre më interesante ishte se dinin të gdhendnin shumë bukur shkëmbinjtë. Edhe banesat e tyre ishin të gdhendura me shumë mjeshtëri nëpër shkëmbinjtë e maleve. Punonin me mjeshtëri të madhe çdo lloj guri e shkëmbi. Nga duart e tyre ata merrnin forma nga më të ndryshmet dhe në botë nuk kishte një tjetër popull që mund të matej me ta për këtë. Pra, donin mrekulli. Dhe Zoti (xh.sh.) do ua tregonte atyre këtë mrekulli! Një mrekulli pikërisht nga ata gurët e shkëmbinjtë që aq mirë i njihnin e aq mirë i punonin. Profeti Salih u priu atyre drejt faqes së një mali. Para ecte profeti, nga pas e ndiqnin njerëzit, shumica nga të cilët nuk e besonin aspak. Profeti Salih (a.s.) iu tregoi atyre një shkëmb të stërmadh. – A deshët një mrekulli? Ja ku e keni! Secili ktheu kokën nga shkëmbi që tregoi profeti. Papritur shkëmbi u lëkund dhe nisi të luante nga vendi. Pas pak, në sy të të gjithëve, shkëmbi u kthye në një deve të madhe. Dhe nisi të ecë.
  • 2. Nga çudia kishin ngelur të topitur. Ajo që kishin përballë ishte një deve e gjallë, prej vërteti. Kishte kohë që ata punonin gurin, e skalitnin atë duke i dhënë lloj-lloj formash, kushedi sa herë kishin skalitur edhe statuja njerëzish dhe kafshësh. Por kjo ishte e gjallë. Nuk ishte prej guri. Ja, kjo ishte mrekullia! Ajo që tejkalonte fuqinë e mundësinë e njeriut, ajo që mund ta bëjë vetëm Zoti (xh.sh.). Krijuesi është Ai që i krijon së pari këto forma dhe ç’është më e mrekullueshmja, u jep atyre jetë. Zemërimi dhe inati u vlonte përbrenda, urrejtja iu shtua edhe më shumë. Por aty nuk kishin çfarë të thoshin. Sepse me leje të Zotit, Salihu e kishte plotësuar kërkesën e tyre, ua kishte sjellë mrekullinë para syve. Profeti Salih (a.s.) u sqaroi atyre se ajo ishte deveja e Zotit dhe askush nuk duhej ta ngacmonte e as t’i bënte dëm. Përndryshe do dënoheshin me një dënim tepër të rëndë. Ajo deve e bekuar nuk ishte e mrekullueshme vetëm nga mënyra se si ishte krijuar. Ajo ishte e tëra mrekulli. Kush e shihte, mrekullohej pas saj. Edhe të ushqyerit e kishte ndryshe prej kafshëve të tjera. Brenda një dite shkonte në gjithë çezmat, puset e shatërvanët e qytetit dhe e pinte gjithë ujin. Po, po, për një ditë e mbaronte gjithë ujin e qytetit. Prandaj dhe profeti Salih e kishte ndarë radhën e ujit. Një ditë do pinte “deveja”, një ditë kafshët e tjera dhe njerëzit. Por kur vinte darka e ditës që deveja ngopej me ujë, qumështi që jepte ajo, i mjaftonte gjithë qytetit. Kjo ishte një tjetër mrekulli. Brenda një dite ajo jepte më shumë qumësht nga ç’jepnin të gjitha kafshët e tjera bashkë. Gjithë qyteti kishte nisur të ushqehej me qumështin e devesë. Aq më tepër që qumështi kishte një shije të mrekullueshme. Edhe djathi e gjalpi bëhej shumë i mirë. Ishte një kafshë shumë e urtë. Nuk dëmtonte askënd. E vetme dilte nëpër kopshte e kulloste. Kur e shikonin këtë kafshë kaq të ndryshme, njerëzit e Themudit mahniteshin. Vërtet që ajo ishte një mrekulli. Ishte burim begatie për të gjithë. Qumështi i saj mjaftonte për mijëra njerëz, të rritur e fëmijë. Për sa kohë ajo kafshë të jetonte mes tyre, ishte e pamundur ta përgënjeshtronin Salihun dhe të ndalonin popullin ta ndiqte pas.Ishte e qartë si drita e diellit. Ajo deve duhej vrarë. Dhe ata njerëz që ia kishin shitur shpirtin shejtanit me kohë, u mblodhën për të bërë plane të ndyra dhe për të kërkuar mundësitë për t’i vënë në jetë.Nuk e duronin dot atë mrekulli hyjnore. Prandaj vendosën ta zhduknin. Ah, sikur ta dinin se po shkatërronin vetveten. Paria e Themudit nuk flinte, të mbledhur në një kështjellë të punuar në zemër të një shkëmbi në një majë të lartë, përgatisnin planet e tyre tradhtare. Krimet që nuk kishin guxim t’i ndërmerrnin ditën, do t’i realizonin natën. Se kujtonin se do i mbulonte terri i natës e nuk do i shihte dot askush. Sa cekët që mendonin! Harronin se Zoti, i Gjithëpushtetshmi, do i shihte kudo të fshiheshin. Ata mendonin se deveja u prishte punë. Dhe e vetmja mënyrë që punët të shkonin në vend ishte që ta vrisnin devenë.Plani për të zhdukur devenë ishte gati. Zgjodhën mes tyre një ekip me nëntë vetë. Këta ishin kriminelët më të regjur të atyre anëve. Duke përfituar nga errësira, së bashku do sulmonin devenë. Sapo e panë devenë, kriminelëve i nxorën sytë xixa nga urrejtja dhe të gjithë bashkë iu hodhën sipër. Ato duar mëkatare e goditën devenë e shenjtë dhe të voglin e saj pa mëshirë. Bari i gjelbër u skuq nga gjaku dhe deveja me të voglin ranë pa jetë.Kur e mori vesh ç’kishte ndodhur, profetit Salih iu bë zemra copë doli para popullit dhe tha: ‘’... Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!’’ 1 Profeti Salih (a.s.) shkoi menjëherë në shtëpi dhe përgatiti sendet e veta. Bashkë me familjen e me besimtarët u largua nga ai vend.. Zoti (xh.sh.) iu kishte dhënë tri ditë kohë. Pas largimit të Salihut (a.s.) me besimtarët, populli i Themudit bënë festë. Ishin të bindur se e kishin mundur edhe Salihun, edhe Zotin e tij. Po a është e mundur të mundet Zoti? Ai të jep kohë. Të mendosh, të pendohesh. Por në qoftë se as kjo kohë nuk vlen për ta rrokur të vërtetën, dënimi nuk vonon. Dhe është i tillë ai dënim, sa bëhet mësim për gjithë botën. Tri ditë me radhë Themudët luajtën e dëfryen duke u tallur me ndëshkimin që i priste. Po mëngjesi i ditës së katërt kishte një pamje të tmerrshme… Nga qielli u dëgjua një krismë. Pastaj një zë i fortë si gjëmim. Qielli nuk duroi, u bë copë. Ra gjëmimi mbi male, po as mali nuk rezistoi, u bë copë. Çdo gjallesë që ndiente atë gjëmim hyjnor, mbetej top në vend. Ndërtesat, sarajet, shtëpitë e bukura, të gdhendura në shkëmbinj, për pak sekonda u bënë thërrime. Për një kohë shumë të shkurtër, çdo vend ishte bërë pluhur.. I Dërguari (a.s.) dhe besimtarët ishin larguar goxha nga qyteti. Besimtarët kishin ndjekur të Dërguarin, kishin dëgjuar këshillën e tij dhe kishin shpëtuar. Kurse ata që e mohonin, kishin dhënë shpirt mes një lemerie të vërtetë. Profeti Salih (a.s.) pa nga horizonti, andej ku më parë kishte qenë Themudi. Nga sytë i rrodhën lotë. “Ah, populli im! Ju kisha paralajmëruar, ju kisha këshilluar. Por ju nuk më dëgjuat aspak. 1 Marrë nga libri: ‘’KISASUN-NEBEIJJINE LILETFALI’’ Ebu El-Hasan En- Nedevi 2 Marrë nga faqja e internetit: http://www.islami.al/profeti-salih-a-s/