A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
Namazi
1. NAMAZI DHE DISPOZITA
PËR LËNËSIN E TIJ
Autor:
Imam Ibn Kajjim el-Xheuzijje
Pwrktheu në shqip:
Agim Avdiu
Verifikimi:
Sejjid Ibrahim Imran
Hyrja e verifikuesit (muhakkikut)
2. Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut, atë e falënderojmë, prej Tij
ndihmë dhe falje kërkojmë. Kë e udhëzon Allahu, nuk mundet askush që ta
çojë në humbje, ndërsa kë e lenë në humbje, nuk mundet askush që ta
udhëzojë në rrugën e drejtë.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një, i Cili nuk ka shok dhe
dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Allahut.
Pastaj, Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje
(njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u
shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij
përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është
mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa, 1)
“O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe
mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” (Ali Imran,
102)
“O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thoni fjalë
të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen
juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij,
ai ka arritur një sukses të madh.” (Ahzab, 70-71)
Pastaj:
Para nesh është libri “Namazi dhe dispozita e lënësit të tij” e Ibn Kajjim
el-Xheuzijje, dijetarit të njohur, allame (autoritet), imamit të ummetit dhe
ringjallës i sunnetit dhe shfarues i risive, Allahu ia shtoftë namin.
Ky libër përmban përgjigjet e dhjetë pyetjeve të cilat i janë drejtuar
Ibnul-Kajjimit, ashtu që ai është përgjigjur atyre me radhë, sa i mirë është ai
të cilit i janë parashtruar këto pyetje, njeri i mençur i cili të kënaqë me
përgjigje, njeriu që është hafëz i teksteve sheriatike. Ky njeri me të kuptuarit
e thellë, i cili i klasifikon dhe i komenton mendimet e dijetarëve dhe të
fekihëve (juristëve) në mesele (në çështjet sheriatike-juridike), pastaj i veçon
mendimet më të zgjedhura dhe flet për argumentet dhe për parimet e tyre.
Kjo vepër është shumë e rëndësishme, posaçërisht në këtë kohë kur
njerëzit kanë harruar apo shtiren se kanë harruar këtë farz të përhershëm. Në
mesin e tyre ka të atillë të cilët e dinë dispozitën e Allahut xh.sh. dhe të të
dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem lidhur me lënien e namazit, por ka të
3. atillë të cilët janë të paditur në këtë aspekt. Namazi është një litar i
përhershëm dhe i fortë prej litarëve të islamit. Për fat të keq, njerëzit e kanë
lëshuar librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Tij sal-lallahu alejhi ve
sel-lem, kështu që për gjykatës në jetë kanë marrë diçka tjetër përveç tyre.
Kështu janë shkelur kufijtë e Allahut dhe çnderuar gjërat e shenjta islame.
Është përhapur shfrenimi, janë shtuar fatkeqësitë dhe janë përhapur
sëmundje të ndryshme. Janë përhapur shumë ide devijuese si dhe bartësit e
tyre nëpër anë të ndryshme të botës, la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.
Allahu e ka thënë të vërtetën:
“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë
namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në
çdo të keqe (ose në Gaja). Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e
bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet
kurrfarë e padrejtë.” (Merjem, 59-60)
Me siguri, ai që e lexon këtë libër, do të pendohet te Zoti i tij dhe do ta
shohë të vërtetën për të cilën ky libër flet dhe se do të hapë një faqe të re
kundrejt Zotit të tij, duke iu kthyer dhe duke iu penduar Atij. Libri përmban
shumë të mira sa i përket frikësimit të atyre të cilët e lënë këtë farz të madh
apo të cilët e kryejnë me përtaci dhe me pakujdesi, si dhe për t’i nxitur ata në
kryerjen e tij. Pastaj, libri flet për dispozitën e namazit dhe nxit në obligimin
e kryerjes së tij ashtu siç na e ka dorëzuar i zgjedhuri i Allahut sal-lallahu
alejhi ve sel-lem kur ka thënë: “Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u
falur.” Përmend Buhariu.
Pastaj librin e ka përfunduar me përshkrimin e namazit të të dërguarit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Musliman i dashur, para teje është libri që përmban dhjetë pyetje shumë
të rëndësishme për namazin, të cilat vështirë se do të mund t’i gjesh aq mirë
të sqaruara dhe të punuara përveç se në këtë libër. Pra, për këtë shkak,
falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Pjesëmarrja ime në këtë libër
1. Kam bërë tahrixh (nxjerrjen) e ajeteve kur’anore.
2. Kam bërë tahrixh (nxjerrjen) e haditheve dhe kam gjetur burimet e
tyre nëpër librat e sunnetit.
3. Kam treguar në hadithe të vërteta-sahih dhe të dobëta-daif, me ç’rast
më së shumti e kam shfrytëzuar verifikimin-tahkikun e shejhut tonë,
profesor Nasirudin el-Albanit, e nganjëherë edhe prej të tjerëve.
4. 4. I kam sqaruar disa fjalë që janë përmendur në libër apo që janë
transmetuar në disa hadithe.
5. Në libër i kam përpunuar përmbajtjet.
6. E kam bërë përmbajtjen e haditheve me ndarjen e pjesëve të tyre
edhe atë sipas radhitjes alfabetike (kjo është në versionin arab të
librit-vër.përkth. në gjuhën boshnjake).
Në fund e lus Allahun e Lartësuar që këtë që e kam bërë, të jetë e
sinqertë vetëm për Të.
Ebu-Hafs Sejjid Imran
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve
Çfarë qëndrimi merr ulemaja e nderuar, të cilën Allahu e ka udhëzuar
dhe në rrugë të drejtë e ka forcuar, sa i përket këtyre çështjeve:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
Sa i përket atij që nuk e falë namazin qëllimisht, a është
obligim që i njëjti të vritet apo jo?
Nëse vritet, a vritet ai si murted-renegat prej fesë dhe si qafir,
dhe si i tillë as nuk lahet, nuk i falet xhenazja dhe nuk varroset
me muslimanët në varrezat e tyre, apo vritet për shkak të
kundërvajtjes për të cilën Sheriati ka caktuar dënim me vdekje
(ar. had), por përskaj kësaj ai mbetet musliman?
Me lënien e namazit a shkatërrohen dhe a bien të gjitha veprat e
njeriut?
A pranohen namazet ditore nëse falen natën dhe namazet e
natës a pranohen nëse falen ditën?
A është i vlefshëm namazi i atij personi që e falë, edhe pse ka
mundësi që ta falë atë me xhemat?
Nëse namazi i personit të tillë është i vlefshëm, a është mëkatar
për shkak të lëshimit të xhematit?
5. 7.
8.
9.
10.
A kushtëzohet shkuarja në xhami apo është e lejuar kryerja e tij
në shtëpi?
Cila është dispozita për atë që falet shpejtë dhe i cili nuk e
plotëson rukunë dhe sexhden në namaz?
Sa ka zgjatur namazi i të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem?
Si është kuptimi i vërtetë i lehtësimit, në të cilën i dërguari sallallahu alejhi ve sel-lem ka treguar me fjalët: “Kryeni namazin
që është më i lehtë për ta” dhe në çka tregojnë fjalët e tij që ia
ka drejtuar Mu’adhit radijallahu anhu: “Vallë dëshiron njerëzit
t’i sprovosh?”
Pyetja e fundit është të na e përshkruani se si ka qenë namazi i
të dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem –prej fillimit të tekbirit
e deri në përfundim të tij- dhe që të na e përshkruani dhe
paraqitni shkurt, kështu që ai i cili pyet të përfitojë mbresa sikur
kur prezanton në namazin e të dërguarit sal-lallahu alejhi ve sellem
Allahu xh.sh. i ka lënë në Tokë ata të cilët do të udhëzojnë në rrugë të
Drejtë dhe të cilët do të shpjegojnë dispozitat dhe të cilët do t’i paraqesin
argumentet. Allahu xh.sh. nuk i ka obliguar xhahilët (të paditurit) për të
shpjeguar derisa nuk i ka obliguar dijetarët që të mësojnë dhe të shpjegojnë.
Shejhu i çmuar, imami, shembull i selefëve, ndihmës i sunnetit dhe
shfarues i risive, shejh Shemsuddin Muhammed b. Ebu-Bekr el-Hanbeli, i
njohur si Ibn Kajjim el-Xheuzije është përgjigjur në këto pyetje, Allahu
qoftë i kënaqur me të dhe ia dhashtë Xhennetin e përhershëm.
6. PYETJA E PARË
SA I PËRKET ATIJ QË NUK E FALË NAMAZIN
QËLLIMISHT
A ËSHTË OBLIGIM QË I NJËJTI TË VRITET APO JO?
7. Falënderuar qoftë Allahu, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje
kërkojmë. Te Allahu mbështetemi nga e keqja e shpirtrave tanë dhe prej
veprave tona të këqija. Kë Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb, ndërsa
kë e lenë Ai në humbje, nuk ka kush që e udhëzon në rrugën e Drejtë.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut xh.sh. dhe dëshmoj se
Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij, salavatet dhe selamet qofshin
mbi të, mbi familjen e tij, gratë e tij dhe sahabët.
PYETJA E PARË
SA I PËRKET ATIJ QË NUK E FALË NAMAZIN QËLLIMISHT
A ËSHTË OBLIGIM QË I NJËJTI TË VRITET APO JO?
DISPOZITA PËR LËNIEN E QËLLIMSHME TË NAMAZIT
Muslimanët nuk kanë mendime të ndryshme rreth qëndrimit se lënia e
qëllimshme e namazit paraqet në përgjithësi një prej mëkateve më të mëdha
dhe se në të njëjtën kohë kjo është një prej “mëkateve më të mëdha” dhe se
mëkati në fjalë te Allahu është më i madh se vrasja, marrja pa të drejtë e
pasurisë, zinasë (kurvërisë), vjedhjes, konsumimit të alkoolit dhe se kryerësi
i mëkatit të përmendur i ekspozohet zemërimit dhe dënimit të Allahut si dhe
nënçmimit si në këtë botë, ashtu edhe në ahiret.
Ata kanë mendime të ndryshme sa i përket vrasjes së njeriut të tillë, për
mënyrën e vrasjes së tij si dhe për shpalljen e tij si kafir. Kështu, Sufjan b.
Se’id eth-Theuriu, Ebu-Amr el-Evzaiu, Abdullah b. El-Mubaraku, Hammad
b. Zejdi, Vekia b. el-Xherrah, Malik b. Enesi, Muhammed b. Idris Shafiu,
8. Ahmed b. Hanbeli, Ishak b. Rahoja dhe shokët e tij janë të mendimit se një
njeri i këtillë vritet.
Pastaj ata kanë pasur mendime të ndryshme për mënyrën e vrasjes së tij.
Xhumhuri (shumica) e dijetarëve është i qëndrimit se njeriu i këtillë duhet të
vritet me shpatë në qafë. Disa dijetarë të shkollës juridike shafiite mbajnë
qëndrimin se njeriu i këtillë duhet të rrihet me dru derisa nuk fillon të falet
sërish ose derisa të vdesë. Ibn Shurejhi thotë se njeriun e këtillë duhet ta
frikësojmë duke e thumbuar me shpatë derisa të vdesë, sepse një akt i këtillë
është lloji me i fuqishëm i kërcënimit dhe do të mund të kontribuonte në
kthimin e tij në kryerjen e namazit.
Xhumhuri qëndrimin e tij e forcojnë me hadithin e të Dërguarit të
Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem në të cilin thotë: “Allahu ka caktuar
bamirësi në çdo gjë, kështu që kur të mbytni, atëherë kryeni këtë në mënyrë
të mirë.”1
Ndërsa goditja me shpatë në qafë paraqet vdekjen më të lehtë dhe më të
shpejtë. Allahu xh.sh. në luftë me mosbesimtarët dhe me renegatët e fesë ka
caktuar goditjet në qafë e jo shpuarjen apo thumbimin me shpatë. 2 Ndërsa
kur është në pyetje gurëzimi i të martuarit që ka bërë zina, kjo bëhet me
qëllim që i tërë trupi ta ndiejë dhembjen sikur që e ka ndier kënaqësinë në
këtë gjë të ndaluar. Ky lloj i vrasjes është një prej llojeve më të shëmtuara të
vrasjes, sepse edhe thirrja e shpirtit në zina në raport me natyrën e njeriut
është shumë e fortë dhe për këtë shkak është caktuar ky dënim i rëndë me
qëllim që të përputhet me fuqinë e asaj thirrje. Ky lloj i dënimit na përkujton
në dënimin e popullit të Lutit nga ana e Allahut, i cili është gurëzuar me gurë
për shkak të punës së shfrenuar që e kanë bërë.
MENDIMI I ATYRE TË CILËT THONË SE LËNËSI I NAMAZIT NUK
VRITET
1
E përmend Muslimi në librin Es-Sajdu ve ez-Zebaihu ve ma ju’kelu min el-hajevan, kaptina El-emru bi
ihsani ez-zebhi ve el-katli ve tahdidi esh-shefreti 3/1955/1548; dhe Ebu Davudi në librin Dahaja, kaptina Fi
en-nehji en tusbere el-behaimu ve er-rifki bi ez-zebiha, Ebu Hatimi, 3/1228, hadithi nr. 2815; dhe
Tirmidhiu në librin Ed-Dijat an Resulillah, kaptinaMa xhae fi en-nehji anil-musle, 4/22, hadithi nr. 1409;
dhe En-Nesaiu në librin Ed-Dahaja, kaptina, El-emru bi ihdadi esh-shefre, 4/180, 181, hadithi nr. 4418 dhe
Ibn Maxhe në librin Ez-Zebaih, kaptina Idha Zebahtum fe ahsinu ez-zebha, 3/123, hadithi nr. 3180.
2
Shprehja arabe “en-nahs” do të thotë lëvizje apo shtyerje. Shih Nihaje, 5/31.
9. Ibn-Shihab ez-Zuhri, Seid b. el-Musejjebi, Omer b. Abdulazizi, Ebu
Hanife, Davud b. Aliu dhe El-Muzeni janë të mendimit se personi i tillë
duhet të burgoset derisa të mos pendohet apo të vdesë, mirëpo ai nuk duhet
të vritet. Ithtarët e këtij medhhebi, qëndrimin e tyre e mbështesin në këto
argumente:
Në një hadith të cilin e transmeton Ebu Hurejre radijallahu anhu
theksohet se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Më është
urdhëruar që të luftoj kundër njerëzve derisa të mos e thonë se nuk ka zot
tjetër përveç Allahut, e kur ta thonë këtë, ata e kanë të mbrojtur jetën dhe
pasurinë e tyre, përveç asaj që e kërkon e drejta e saj (domethënë e drejta e
kelimesë dhe shehadetit).”3
Transmetohet prej Ibn Mesudit radijallahu anhu se i Dërguari sallallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është i lejuar gjaku i muslimanit
derisa dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i
Dërguari i Allahut, përveç se në tri raste: ndaj zinaqarit të martuar, kokë
për kokë dhe ai që e lëshon fenë e tij dhe që largohet prej xhematit.”4
Hadithi përmendet në të dy Sahihet. Dhe thonë: “Namazi është prej
dispozitave praktike dhe se për lënien e saj nuk vriten njerëzit, sikur që nuk
vriten për shkak të lënies së agjërimit, zeqatit dhe haxhit.”
Ata të cilët thonë qëndrimin e vrasjes së patjetërsueshme në favor të
mendimit të tyre, sjellin fjalët e Allahut të Lartësuar:
“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i
gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se
pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni
rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.” (Et-Teube, 5)
Allahu xh.sh. ka urdhëruar derisa të mos pendohen prej shirkut të tyre
dhe derisa të mos e kryejnë namazin dhe të japin zeqatin. Ata që pohojnë se
lënësi i namazit nuk mbytet, ata thonë: “Pasi që të pendohet prej shirkut, ai
ka shpëtuar prej vrasjes edhe nëse nuk falet dhe nëse nuk jep zeqat.” Mirëpo,
kjo është në kundërshtim me atë që na udhëzon Kur’ani.
Në të dy Sahihet përmendet një hadith të cilin e transmeton Ebu Seid elHudriu radijallahu anhu, se derisa Aliu radijallahu anhu ishte në Jemen, ia
kishte dërguar Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem një copë të arit të
papastruar të mbështjellur në lëkurë, të cilën Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve
3
Hadithi është muteffekun alejhi. E përmend Buhariu në librin Zekat, kaptina, Vuxhubu zekati, hadithi nr.
1399; dhe Muslimi në librin Iman, kaptina, El-emru bi kitali nasi hatta jekulu la ilahe il-lallah, 1/20 dhe 51
me zinxhir nëpërmjet Ubejdullah b. Mesudit prej Ebu Hurejres… prej tij.
4
Hadithi është muttefekun alejhi. E përmend Buhariu në librin Dijat, kaptina Kavluhu teala ‘Enne nefse
binnefsi’, 12/209, hadithi nr. 6878; dhe Muslimi në librin Kasame, kaptina 3/1686 dhe 1302 me zinxhir
nëpërmjet Mesrukut prej Abdullahut… prej tij.
10. sel-lem e kishte ndarë në mesin e katër personave. Pastaj një njeri i kishte
thënë: “Ke frikë Allahun o i Dërguari i Allahut.” Ai i kishte thënë: “Mjerë
ti, a nuk jam unë më meritori prej banorëve të Tokës që t’i frikësohem
Allahut.” Pastaj, ai njeri ishte larguar, ndërsa Halid b. Velidi tha: “Çfarë
mendon o i Dërguari i Allahut, a t’ia pres kokën?” Ai me këtë rast iu
përgjigj: “Jo, me siguri e falë namazin.” Halidi me këtë rast i tha: “Sa falës
me gjuhët e tyre e thonë atë që nuk është në zemrat e tyre?” Me këtë rast, i
Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Nuk më është
urdhëruar që të depërtoj në zemra të njerëzve e as që t’i hapi barqet e
tyre.”5
I Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem si shkas i ndalesës së vrasjes së
tij e përmendin faktin se ai falet, që prapë tregon në atë se ai që nuk falet, ai
vritet. Prej këtu, në një hadith tjetër shumë qartë thotë: “E kam të ndaluar që
t’i vras falësit.”6 E cila gjë prapë tregon se Allahu nuk e ka ndaluar vrasjen e
atyre të cilët nuk falen apo mosfalësve.
Imam Ahmedi dhe Shafiu në Musnedet e tyre përmendin në hadithin e
Ubejdullah b. Adij b. Hijarit se një njeri prej ensarëve kishte treguar se si
kishte shkuar te i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem derisa ishte
në një mexhlis, e pastaj prej tij kishte kërkuar leje që ta vrasë një munafik,
atëherë i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem kishte pyetur me zë: “Vallë
ai nuk dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut?” “Gjithsesi, por ai prej
atij shehadeti nuk ka asgjë”, ishte përgjigjur ensariu. Me këtë rast, i
Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem prapë e pyeti: “Vallë nuk dëshmon se
Muhammedi është i Dërguari i Allahut?” “Gjithsesi se po, mirëpo ai prej
atij shehadeti nuk ka asgjë”, prapë iu përgjigj ky ensariu. I Dërguari sallallahu alejhi ve sel-lem prapë pyeti: “Vallë ai nuk e kryen namazin?”
“Gjithsesi se po, mirëpo prej atij namazi nuk ka asgjë”, tha ensariu.
Atëherë i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Këta janë ata të cilët i
kam të ndaluar që t’i vras.”7
5
Hadithi është muttefekun alejhi. E përmend Buhariu në librin Megazi, kaptina Ba’su Alij b. Ebu Talib ve
Halid b. Velid ila jemen, 7/665, hadithi nr. 4351, dhe Muslimi në librin Zekat, kaptina Zikru havarixh ve
sifatihim, 2/144 dhe 742 me zinxhir nëpërmjet Abdurrahman b. EBu Neimit prej Ebu Seid El-Hudriut…
prej tij.
6
Hadithi është sahih. E përmend Ebu Davudi në librin Edeb, kaptina Fi hukmi fi muhannesin, 4/2100,
hadithi nr. 4928 me zinxhir nëpërmjet Ebu Hashimit prej Ebu Hurejres në tregimin për njeriun dygjinish I
cili I kishte ngjyrosur me bojë këmbët dhe duart dhe Bejhekiu në Sunenu-l-kubra, 8/224 me zinxhir
nëpërmjet Hashimit… prej tij edhe Darekutni në Sunenin e tij, 2/54 dhe 90 dhe Mirvezi në Ta’zimu kadrissalati, 2/917, hadithi nr. 963.
7
Hadithi është sahih. E përmend Ahmedi në Musned, 5/432, hadithi nr. 23720 me zinxhir nëpërmjet Ata’a
b. Jezid Lejsiut prej Ubejdullah b. Adij b. Hijarit… prej tij edhe Bejhekiu në Sunenul-kubra, 7/196, Shafiu
në Musnedin e tij, 1/320 dhe Maliku në Muveta, 1/171, hadithi nr. 413 dhe Bejhekiu në Shu’bul-iman, 3/34,
hadithi nr. 2796 të gjithë nëpërmjet Atasë..prej tij. E ka përmendur Albani në Semerul-mustetab, hadithi nr.
6 dhe thotë: “Maliku e përmend si mursel me zinxhir autentik, ndërsa të lidhur (deri te I Dërguari) e
përmend Shafiu dhe Ahmedi në Musnedet e tij.
11. Hadithi i përmendur tregon se nuk ia ka ndaluar që ta vrasë atë që nuk
falet.
Përmend Muslimi në Sahihun e tij prej Ummu Selemes radijallahu anha
se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mbi ju do të emërohen
emirë dhe do t’i shihni disa gjëra të mira si dhe disa gjëra të tjëra të cilat do
t’i urreni. Ai që i mohon, është i arsyetuar. Ai që i urren, dot ë shpëtojë.
Mirëpo ai që do të jetë i kënaqur me këtë dhe që e pason këtë.” 8 I thanë: “O
i Dërguari i Allahut, a do të luftojmë kundër tyre?” “Jo, derisa falen,” tha
ai.”9
Në të dy Sahihet, në hadithin prej Abdullah b. Omerit radijallahu anhu
përmendet se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Më është
urdhëruar që të luftoj kundër njerëzve derisa nuk dëshmojnë se nuk ka zot
tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij dhe derisa të
mos e kryejnë namazin dhe ta japin zeqatin. Kur këto t’i kenë bërë, ata e
kanë të mbrojtur prej meje gjakun e tyre dhe pasuritë e tyre, përveç kur e
kërkon e drejta islame, ndërsa llogaria e tyre do të jetë te Allahu xh.sh..”10
Në hadith gjendet argumenti i dyfishtë në llogari të atyre të cilët
urdhërojnë vrasjen e atij që nuk e falë namazin.
E para: E ka të urdhëruar që të luftojë kundër tyre derisa të mos e
kryejnë namazin.
E dyta: Fjalët e tij në këtë thënie “përveç kur e kërkoj e drejta islame”
(domethënë e drejta e kelimes dhe e shehadetit), ndërsa namazi është një prej
të drejtave më të mëdha të maksimës së shehadetit.
Transmetohet prej Ebu Hurejres radijallahu anhu se i Dërguari sallallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Më është urdhëruar që të luftoj kundër
njerëzve derisa të mos dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se
Muhammedi është i Dërguari i Allahut, derisa nuk e falin dhe derisa nuk e
japin zeqatin, pas kësaj më është ndaluar gjaku dhe pasuria e tyre, ndërsa
llogaria e tyre është te Allahu.”11
E përmend Ahmedi dhe Ibn Huzejme në Sahihun e tij. I Dërguari sallallahu alejhi ve sel-lem na ka lajmëruar se atij i është urdhëruar lufta kundër
8
Fjalia është e papërfunduar dhe përfundimi I saj del prej asaj që e përmendëm më parë, domethënë
“Mirëpo ai që do të jetë I kënaqur me këtë dhe që e pason këtë, nuk do të ketë arsyetim dhe nuk do të
shpëtojë prej mëkatit.” (vërejtje e recensentit në bazë të thënies së verifikuesit tjetër Bessam Abdul-Vehhab
el-Xhabiut).
9
Hadithi është sahih. E përmend Muslimi në librin Imara, kaptina Idha buje’a halifetani, 3/63 dhe 1481 dhe
Tirmidhiu në librin Fiten, 4/529, hadithi nr. 2265 dhe Ahmedi në Musned, 67295 dhe 302, të gjithë
nëpërmjet Hasanit prej Dabetit prej Ummu Selemes…prej tij.
10
Hadithi është muttefekun ajehi. Tahrixhi I tij është përmendur më herët.
11
Hadithi është sahih. E përmend Ibn Huzejme në Sahihun e tij, 4/8, hadithi nr. 2248 dhe Hakimi në
Mustedrek, 1/544, hadithi nr. 1427 dhe Bejhekiu në Sunenul-kubra, 7/177, Darekutni në Sunenin e tij, 2/89,
të gjithë nëpërmjet Ebu Neimit prej Ebu-Anbes Seid b. Kethirit…prej tij.
12. njerëzve derisa të mos e kryejnë namazin dhe se gjaku dhe pasuria e tyre
bëhen të ndaluara pasi që t’i thonë dy shehadetet, pasi që ta falin namazin
dhe ta japin zeqatin. Para kësaj, pasuritë dhe gjaku i tyre nuk ishin të
ndaluara, përkundrazi ato ishin të lejuara.
Transmetohet prej Enes b. Malikut radijallahu anhu se ka thënë: “Pasi
që vdiq i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, arabët filluan të
lëshojnë fenë dhe Omeri radijallahu anhu tha: “O Ebu Bekr, si do të luftosh
kundër arabëve?” Me këtë rast, Ebu Bekri radijallahu anhu iu përgjigj:
“Me të vërtetë i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Më është
urdhëruar që të luftoj kundër njerëzve derisa të mos dëshmojnë se nuk ka zot
tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut dhe derisa të mos e
kryejnë namazin dhe ta japin zeqatin.”12 E përmend Nesaiu, ndërsa hadithi
është sahih.
Hadithet e përmendura e kufizojnë (ar. mukajjed) hadithin e
përgjithshëm (mutlak) në të cilin është lënë përmendja e namazit dhe e
zeqatit, të cilin ithtarët e mendimit se lënësi i namazit nuk vritet e
shfrytëzojnë si argument. Ndërsa në të vërtetë, hadithi i përmendur është
argument kundër tyre, sepse mbrojtja e gjakut dhe e pasurisë nuk vlen kur
është në pyetje e drejta islame, ndërsa namazi me siguri plotësisht është e
drejta më e madhe islame.
Sa i përket hadithit të Ibn Mesudit radijallahu anhu në të cilin thotë se
nuk është i lejuar gjaku i muslimanit përveç se në tri raste, ne themi se ky
është argument në favorin tonë kur është në pyetje kjo mesele. Sepse, njëri
prej këtyre treve të përmendur është edhe ai që e lëshonë fenë e tij, ndërsa
namazi është themeli më i madh dhe më i rëndësishëm i fesë. Kjo
posaçërisht mund të thuhet nëse themi se me lënien e namazit është bërë
kafir dhe me këtë tërësisht e ka lëshuar fenë. Edhe nëse themi se nuk është
kafir, ai e ka lëshuar shtyllën e fesë, ndërsa imam Ahmedi përmend një
thënie në të cilën thuhet: “Nuk ka pjesë në islam ai që e lenë namazin.”13
Omer b. Hattabi radijallahu anhu u kishte shkruar mëkëmbësve të tij
nëpër krahina si vijon: “Për mua gjëja më e rëndësishme te ju është namazi;
ai që e ruan, ai e ka ruajtur fenë, ndërsa ai që e humb, ai shumë lehtë edhe
12
Hadithi është sahih. E përmend En-Nesaiu në librin Ashretu nisa’ kaptina Gajretu, 3/741, hadithi nr.
3969, me zinxhir nëpërmjet Ma’merit prej Zuhriut nga Enesi... prej tij.
13
Hadithi është sahih. E përmend Maliku në Muveta në librin Tahara, 1/51/40 dhe Darekutni në Sunenin e
tij, 2/52/1 me zinxhir nëpërmjet Sulejman b. Misver b. Mahrames I cili thotë: “Ibn Abbasi kishte shkuar te
Omeri… dhe ia përmendi këtë. E përmend edhe Ibn Ebi Shejbe në Musanef, 7/439, hadithi nr. 37-74 me
zinxhir nëpërmjet EBu Selemes dhe Jahja b. Abdurrahman b. Hatibit dhe shejhëve… në një tregim të gjatë.
E përmend Mirvezi në Ta’zimu kadris-salati, 2/892, hadithi nr. 923 me zinxhir nëpërmjet Sulejman b.
Jesarit… prej tij edhe Bejhekiu në Sunenin e tij, 3/366 dhe thotë: “E kemi transmetuar prej Omerit…pastaj
e ka përmendur.
13. gjërat tjera (të fesë) do t’i humb, nuk ka pjesë në namaz ai që e lenë
namazin.”
Imam Ahmedi ka thënë: “Secili që sillet i pakujdesshëm ndaj namazit,
ai edhe e injoron. Një njeri i këtillë në mënyrë të pakujdesshme sillet edhe
ndaj islamit në përgjithësi dhe e injoron atë. Pjesa e njeriut në islam është në
përputhje me pjesën e tij në namaz, dashuria e tij ndaj islamit është në
përputhje me dashurinë ndaj namazit. Për këtë o robi i Allahut, shiko se si
është gjendja jote dhe ke frikë që ta takosh Allahun e të mos kishe pjesë në
islam, sepse pjesa e islamit në zemrën tënde është në përputhje me pjesën e
namazit në zemrën tënde.
Transmetohet se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Namazi është shtylla e fesë.”14 A nuk e di se nëse tendës ia heqim shtyllën
e saj kryesore, nuk do të bëjë dobi litari, hunji dhe pëlhura? 15 Ndërsa nëse
shtylla e tendës qëndron drejt, do t’i ndihmojë edhe pjesëve tjera të tendës. I
këtillë është edhe shembulli i namazit në aspektin e islamit në përgjithësi.
Transmetohet se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Gjëja e
parë që do ta humbni nga feja juaj është amaneti, e fundit që do ta humbni
është namazi. Do të ketë njerëz të cilët do të falen e të cilët nuk do të kanë
kurrfarë pjese në të.”16
Në hadithin tjetër thuhet: “Gjëja e parë për të cilën do të pyetet robi
për veprat e tij në Ditën e Gjykimit është namazi i tij, pra nëse i pranohet
14
Hadithi është sahih. E përmend El-Mirvezi në Ta’zimu-s-salat (1/219), ai ka thënë: “Transmetohet prej të
dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: ….; dhe e përmendi hadithin.
Hadithin e përmend El-Munavi në Fejdu-l-kadir (4/248) dhe El-Axhluni në Keshfu-l-hafa (2/40) duke
thënë: “Tregon Ebu Na’imi prej Bilall b. Jahja se ka thënë: “Erdhi një njeri deri te i Dërguari sal-lallahu
alejhi ve sel-lem ….; Po ashtu ka thënë: “Ky hadith është mursel dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm,
ndërsa disa juristë sheriatikë e përmendin me këtë shprehje: “Namazi është…” dhe kështu deri në fund të
hadithit.
E ka përmendur edhe Ibn Haxheri në Telhisu-l-habir (1/173): “E transmeton Ebu Na’imi, mësuesi I
Buhariut në librin Rreth namazit prej Habib b. Selimit, ndërsa ai prej Bilall b. Jahja…” dhe ka thënë:
“Hadithi është mursel, ndërsa transmetuesit e tij janë të besueshëm.”
E përmend edhe Ahmedi në Musnedin e tij (5/237) me nr (22121) me zinxhir, prej Shu’bes ndërsa ai prej
El-Hakemit, El-Hakemi prej Urve b. En-Nezzalit, ndërsa ai prej Muadh b. Xhebelit…; me metnin e njëjtë
dhe me shprehjen në vijim ‘…ndërsa sa I përket shtyllës së tij (domethënë fesë islame), ai është namazi…’;
po ashtu e përmend edhe El-Hakimi në El-Mustedrek (2/447) me numër (2548) me zinxhir prej Mejmun
Ibn Ebi Shejbe, ndërsa ai prej Muadh b. Xhebelit…
El-Bejheki në Es-Sunenu-l-kubra (9/20) me zinxhir prej Mejmunit…; dhe El-Harisi në Zevaidu-l-Hejthemi
(1/157/12) me zinxhir prej Urve b. En-Nezzalit; dhe Et-Taberaniu në El-Mu’xhemu-l-kubra (20/143) me
zinxhir prej Mejmunit…; dhe El-Bejheki në Shu’bul-iman (4/13) me numër (4225) me zinxhir prej
Urves…;
15
Shprehja arabe taneb janë litarët që e lidhin tendën.
16
E përmend El-Kada’I në Musnedush-Shihab (1/155) me numër (215) me zinxhir prej Qaz’at b. Suvejdi,
ndërsa ai prej Davud b. Ebu-Hindit, ndërsa ai prej Ebu Hurejres…; El-Makdisi në El-Ehadithul-muhtara
(4/410) me numër (1583) me zinxhir prej Sevab b. Xhemilit, ndërsa ai prej Sabitit, ky prej Enesit…po
ashtu.
14. namazi, do t’i pranohen edhe veprat tjera, ndërsa nëse namazi i refuzohet,
do t’i refuzohen edhe veprat tjera.”17
Namazi është fundi i fesë tonë, ndërsa fillim i provimit të cilin do ta
kalojmë nesër në Ditën e Gjykimit. Nuk ka fe e as islam pasi që të humbet
namazi, sepse kjo është gjëja e fundit të cilën njeriu mund ta humb prej
islamit.” Këto përfundon citati i imam Ahmedit.
Namazi është farzi i parë në islam. Ai është gjëja e fundit e cila do të
humbet prej fesë, ai paraqet fillimin dhe fundin e islamit. Nëse shkon fillimi
dhe fundi i tij, atëherë do të humbet i tërë islami. Secila gjë të cilës i humb
pjesa e parë dhe e fundit, humb edhe ajo në tërësi. Siç thotë imam Ahmedi:
“Çdo gjë në të cilën humb gjëja e fundit (diçka që e bënë bazën e atij sendi),
paraqet humbe të asaj gjëje.” Kështu, nëse njeriu e humb namazin e tij –ai e
ka humbur edhe fenë e tij.
Atë që dëshirojmë ta theksojmë është se hadithi i Ibn Mesudit
radijallahu anhu: “Nuk është i lejuar gjaku i muslimanit, i cili dëshmon se
nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, përveç
se në tri raste: ndaj zinaqarit të martuar, kokë për kokë dhe atij që e lëshon
fenë e tij”18, paraqet argumentin më të fuqishëm se lënësi i namazit vritet.
17
Hadithi është hasen. E përmend El-Makdisi në El-Ehadithul-muhtara (7/144) me numër (2578) me
zinxhir prej Ishak b. Jusuf el-Ezrakit, ndërsa ai prej El-Kasim b. Osman Ebu-l-‘Ala El-Basriut, ky prej
Enesit prej ….prej tij. E përmend Hejthemi në Muxhmea, 1/291/292 prej Enesit se ka thënë: E përmend
Taberaniu në Evsat, këtu është Kasim b. Osmani për të cilin Buhariu pohon se hadithet e tij nuk duhet të
pasohen. E përmend edhe En-Nesaiu në librin Es-sala, kaptina El-muhasebetu ales-sala, 1/344 hadithi nr.
465, dhe Tirmidhiu në librin Es-sala, kaptina Inne evvele, Maliku në Muveta, Juhasebul-abdu jevmel
kijameti es-sala, 2/269, hadithi nr. 413 dhe Taberaniu në Evsat, 2/240, hadithi nr. 1859 me zinxhir
nëpërmjet Kasim b. Osmanit prej Enesit…prej tij.
18
Ky hadith u përmend pak më parë.
15. PYETJA E DYTË
NËSE MBYTET, A MBYTET SI MURTED (RENEGAT) I FESË
DHE SI QAFIR, APO MBYTET PËR SHKAK TË KUNDËRVAJTJES
PËR TË CILËN SHERIATI KA CAKTUAR DËNIM ME VDEKJE, POR
EDHE PËRSKAJ KËSAJ, AI MBETET MUSLIMAN?
16. PYETJA E DYTË
NËSE MBYTET, AI MBYTET SI MURTED (RENEGAT) I FESË
DHE SI QAFIR DHE SI I TILLË NUK PASTROHET, NUK I FALET
XHENAZJA DHE NUK VARROSET BASHKË ME MUSLIMANËT NË
VARREZAT E TYRE, APO MBYTET PËR SHKAK TË
KUNDËRVAJTJES PËR TË CILËN SHERIATI KA CAKTUAR
DËNIMIN ME VDEKJE (ar. HAD), POR EDHE PËRSKAJ KËSAJ AI
MBETET MUSLIMAN?
Mendimet sa i përket kërkimit të pendimit prej lënësit të
namazit
Ata të cilët janë të mendimit se lënësi i namazit mbytet, kanë mendime
të ndryshme sa i përket këtyre pyetjeve?
E para: A kërkohet prej tij pendimi apo nuk kërkohet? Qëndrimi i
njohur është se prej tij kërkohet që të pendohet dhe nëse pendohet, ai
lëshohet, ndërsa nëse nuk pendohet, atëherë mbytet. Këtë mendim e kanë
Shafiu dhe Ahmedi, ndërsa kjo është njëra prej dy mendimeve të imam
Malikut. Ebu Bekr Tartushi në Ta’lik thotë: “Sipas medhhebit të imam
Malikut, atij i thuhet: “Falu derisa ka kohë” dhe nëse pajtohet, ai lihet rehat
ndërsa nëse nuk falet deri në përfundimin e kohës së namazit, ai mbytet.” A
kërkohet prej tij pendimi apo nuk kërkohet? Disa shokë tanë thonë se prej tij
kërkohet pendimi dhe nëse pendohet, ai lihet rehat, ndërsa nëse nuk
pendohet, ai mbytet. Të tjerët janë të mendimit se prej tij nuk duhet të
kërkohet pendimi, sepse është në pyetje një had prej hadeve19 të Allahut, mbi
të cilin kryhet dënimi, ashtu që teubeja sa i përket kryerjes së dënimit nuk
ndihmon, domethënë teubeja nuk e anulon dënimin, siç është rasti me
zinaqarin20 dhe me vjedhësin. Këtë mendim e kanë ata të cilët thonë se lënësi
i namazit mbytet për shkak të hadit, domethënë për shkak të dënimit të
caktuar dhe të kufizuar sheriatik. Kështu, nëse shkaku i vrasjes së lënësit të
namazit është hadi, siç është rasti me vrasjen e zinaqarit dhe të cubit të
rrugëve, atëherë duhet ta dijmë se te kryerja e hadeve (ar. hududullah) të
Allahut, duhet të sigurohen disa shkaktarë të caktuar dhe që të njëjtit të mos
i anulojë teubeja pasi që rasti apo seanca gjyqësore t’i dorëzohet sunduesit
islam.
19
20
Dënimi I caktuar preciz I sheriatit për disa mëkate (vër.përkth. në gjuhën boshnjake).
Zinaqari është personi që kryen marrëdhënie intime jashtëmartesore (vër.përkth. në gjuhën boshnjake).
17. Sa i përket atyre të cilët thonë se mbytet për shkak të mosbesimit, për të
kjo nuk është e obligueshme, sepse ata e barazojnë me murtedin –renegatin,
dhe nëse e pranon islamin, prej ti bie dënimi me vdekje. Tartushi thotë: “Në
të njëjtën mënyrë ne veprojmë me atë që thotë: “Nuk dua të marr abdest”
apo “nuk dua të pastrohem prej xhunubllëkut” apo të thotë: “nuk dua të
agjëroj.” Ai vritet dhe prej tij nuk kërkohet pendimi, pa marrë parasysh se a
pohon se ato veprime a janë farz apo e mohon farzin e tyre (obligueshmërinë
e tyre).”
Unë them: “Këtë që e transmeton Tartushi prej disa shokëve të tij se
vritet pa kërkimin e pendimit nga ana e tij, është një prej transmetimeve të
imam Malikut. Sa i përket kërkimit të pendimit prej murtedit, te imam
Ahmedi dhe Shafiu ekzistojnë dy transmetime. Kështu, ai që bënë dallim në
kërkimin e pendimit prej murtedit dhe lënësit të namazit, duhet ta dijë se
kërkimi i pendimit prej murtedit nuk është i njëjtë sikurse kërkimi i pendimit
prej lënësit të namazit, siç është mendim i Malikut sipas një transmetimi. Ai
thotë: “Është e njohur se muslimani nuk e lëshon fenë e tij vetëm për shkak
të një dyshimi i cili do ta pengonte që të qëndrojë në fe. Prej njeriut të këtillë
kërkohet pendimi me shpresë që të largohet ai dyshim. Lënësi i namazit edhe
përskaj pohimit se ai (namazi) është i obligueshëm, nuk ka kurrfarë
paqartësish.” Ata që thonë se duhet të kërkohet teubeja me këtë rast, ata
përgjigjen: “Kjo është vrasje për shkak të lënies së vaxhibit për të cilin është
caktuar kërkimi i teubes, kështu që kërkimi i teubes nga personi në fjalë
është vaxhib, sikur që është rasti te vrasja për shkak të lëshimit të fesë
(renegat).” Njëherit thonë: “Këtu kërkimi i pendimit ka edhe më shumë
përparësi, sepse ekziston mundësia më e madhe që të kthehet dhe pendohet,
sepse qëndrimi i tij në islam do ta nxis në teube, që do ta ruante prej dënimit
në këtë botë dhe në ahiret.” Ky është mendim i saktë, sepse barazimi i
personit në fjalë me murtedin, është solucioni më i keq për të. Sahabët janë
pajtuar rreth pranimit të teubes nga murtedi dhe nga ai që refuzon ta japë
zeqatin. Ndërsa Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e
gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i
Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t'ju zë).” (ElEnfal, 38)
Kjo i përfshin murtedët dhe të tjerët.
Dallimi në vrasjen e këtij me dënim had dhe vrasjes së zinaqarit dhe
cubit të rrugëve qëndron në atë se vrasja e lënësit të namazit bëhet për shkak
se ai do të vazhdonte me lënien e namazit në të ardhmen dhe për shkak të
asaj se e ka lënë në të kaluarën, për dallim nga ai që vritet për shkak të
18. dënimit had, sepse vrasjes së tij i ka paraprirë kundërvajtja për të cilën pason
dënimi had dhe atij nuk i ka lënë kurrfarë mënyre që ta shlyej atë
kundërvajtje. Ky (lënësi i namazit) ka mënyrë, ajo është falja e namazit pas
kalimit të kohës së tij sipas mendimit të katër imamëve si dhe sipas
mendimit të tjerëve. Ndërsa sa i përket disa shokëve të Ahmedit të cilët
thonë se nuk ka mënyrë që të arrihet ajo që është lëshuar e që është qëndrim
edhe i një grupit të selefëve, ata thonë se vrasja këtu është për shkak të lënies
ndërsa lënia humbet me kryerjen. Derisa sa i përket zinaqarit dhe cubit të
rrugëve, vrasja në rastin e tyre ndodh për shkak të veprimit, ndërsa veprimi
që ka ndodhur në të kaluarën nuk mund të humbet me lënien e ndonjë gjëje.
THIRRJA DERI TE LËNËSI I NAMAZIT PARA SE TË VRITET
E dyta: Personi në fjalë nuk vritet derisa nuk i bëhet thirrja për ta kryer
namazin dhe derisa ai nuk kundërshton. Thirrja për kryerjen e namazit nuk
duhet ta përsërisim me ngulm. Për këtë shkak, i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve sel-lem ka lejuar faljen e nafileve pas mëkëmbësve të cilët e
shtyejnë namazin deri në përfundimin e kohës së tij 21 dhe nuk ka lejuar që të
luftohet kundër tyre, as që ka urdhëruar luftën kundër tyre, sepse ata nuk
kanë rezistuar në lënien e namazit. Prej këtu, kur të thirret lënësi i namazit
dhe ai pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon faljen e namazit deri në kalimin
e kohës, mund të thuhet se te ai është prezent lënia e namazit dhe
kokëfortësia në këtë.
A VRITET PËR SHKAK TË LËNIES SË NJË NAMAZI APO TË
SHUMË NAMAZEVE?
E treta: Për sa namaze të lëshuara vritet? Për një apo dy ose për më
shumë namaze? Njerëzit lidhur me këtë çështje kanë mendime të ndryshme.
Sufjan eth-Theuri, Maliku dhe Ahmedi në një transmetim thonë se ai vritet
për shkak të lënies së një namazi. Në këtë qëndrim është medhhebiu i
Shafiut dhe i Ahmedit. Si argument këta i përdorin hadithet e mëparshme të
21
Kjo është e vërtetë. Mendohet në hadithin e Ibn Mesudit radijallahu anhu I cili gjendet te Muslimi dhe te
të tjerët. E përmend Muslimi në Es-Salatu, kaptina, Ved’u ejdi ala rukab fi ruku’in, 1/378/534 dhe Ibn
Huzejme në Sahihun e tij, 3/67, hadithi nr. 1640 dhe Ebu Davudi në Sunenin e tij prej Ebu Dherrit, 1/117,
hadithi nr. 431.
19. cilat tregojnë në vrasjen e lënësit të namazit. Transmeton Muadh b. Xhebeli
radijallahu anhu se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e
lenë me qëllim namazin e caktuar sipas rregullës, prej tij bie mbrojtja e
Allahut.”22 E përmend Ahmedi në Musned.
Transmetohet prej Ebu Derdasë radijallahu anhu se ka thënë: “Më
porositi Ebul Kasimi sal-lallahu alejhi ve sel-lemqë mos ta lë namazin
qëllimisht, sepse kush e lenë qëllimisht, prej tij bie mbrojtja.” 23 E përmend
Abdurrahman b. el-Hatimi në Sunenin e tij. Për këtë shkak, nëse personi i
tillë thirret që ta kryejë namazin në kohën e tij dhe ai e refuzon atë me fjalët:
“Nuk dua që të falem”, një njeri i tillë nuk ka arsyetim, me këtë ai e ka
treguar vendosmërinë dhe teprimin e tij sa i përket lënies së namazit, që pas
vetes tërheq vrasjen e obligueshme dhe derdhjen e gjakut të personit në fjalë.
Nuk ka argument sheriatik se një njeri i tillë duhet të pritet që t’i lëshojë tre
namaze me radhë, as që është vërtetuar kjo me ixha, e as që e ka thënë këtë
ndonjëri prej sahabëve. Tre namaze nuk kanë përparësi më shumë sesa dy
namaze. Ishaku, shoku i Ahmedit ka thënë: “Nëse e lenë namazin, do të
bashkohet dhe do të presë që të kalojë koha e namazit të dytë që vjen pas tij.
Kështu, nëse e ka lënë drekën, do të pritet ikindia, ndërsa nëse e ka lënë
akshamin, do të pritet të kalojë edhe koha e jacisë dhe nuk do të vritet derisa
të mos kalojë koha e namazit të dytë, sepse koha e namazit të dytë mund të
paraqesë kohën e namazit të parë në një situatë kur bashkohen namazet, që
pas vetes tërheq dyshime. Nëse është në pyetje namazi me të cilin nuk është
e mundur që të bashkohet me namazin tjetër, siç është rasti me sabahun,
ikindinë dhe me kohën e fundit të jacisë, atëherë ai vritet nëse e lenë një
namaz, sepse me këtë rast nuk ekziston dyshimi sa i përket prolongimit dhe
të vonimit.” Këtë mendim e thotë Ishaku prej Abdullah b. Mubarekut apo
prej Veki’a b. Xherrahut, Ibn Ishaku24 nuk është i sigurtë se cili prej këtyre
dyve është në pyetje. Ebul-Berekat b. Tejmijje thotë: “Përngjasimi është më
22
Hadithi është hasen li gajrihi. E përmend Ahmedi në Musned, 5/237, hadithi nr. 22127 me zinxhir
nëpërmjet Safvan b. Amrit prej Abdurrahman b. Xhubejr b. Nefir Hadremiut prej Muadhit. E përmend edhe
Hejthemi në Muxhme’a zevaid, 4/215 nëpërmjet Muadhit dhe thotë: “E përmend Ahmedi dhe Taberaniu në
Kebir. Transmetuesit te Ahmedi janë të besueshme përveç Abdurrahman b. Xhubejr b. Nefirit I cili nuk I
kishte dëgjuar hadithet te Muadhi. Senedi te Taberaniu është I lidhur ndërsa aty gjendjet Amr b. Vakid
Kureshi ndërsa ai është gënjeshtar. Albani e përmend në Sahihu tergibi, hadithi nr. 40 dhe thotë: “Hadithin
e përmend Taberaniu në Evsat dhe zinxhiri është I mirë dhe thotë se është hasen li gajrihi.
23
Hadithi është hasen. E përmend Ibn Huzejme në Sahihun e tij në librin Fiten, kaptina, Essabru ala elbela’,
3/431, hadithi nr. 4034 me zinxhir nëpërmjet Rashid Ebu Muhamed Hamaniut prej Shehr b. Hushibit prej
Ummu Derdasë. E përmend edhe Bejhekiu në Shu’bul-iman, 5/11, hadithi nr. 5589 dhe Buhariu në Edebulmufred, 1/50, hadithi nr. 18 dhe Hatibi në Mevdiul-evhami el-xhem’I vet-tefriki, 1/119. Busajri në Zevaid
thotë: “Zinxhiri I hadithit është I saktë ndërsa rreth autenticitetit të Shehrit, ka mendime të ndryshme.”
Albani thotë në Sahihu Ibn-Maxhe, nr. 4034 se është hasen.
24
Këtu përmenden tre emra të ndryshëm për një person: Ebu-Ishak, Ishak dhe Ibn-Ishak. Ajo që është më
afër të vërtetës, është se bëhet fjalë për Ishak b. Mensurin I njohur me llagapin El-Kevsexh (vër. e
recensentit).
20. i mirë.” Përngjasimi i lënësit të namazit me këtë rast me ata të cilët për këtë
kanë arsyetim sa i përket kohës së namazit, nuk është i drejtë, sikur që nuk
është e drejtë që me ta të përngjasohet kur është në pyetje vetëm lënia e
namazit.”
Unë them: “Mendimi i Ebi-Ishakut është më i fortë dhe më logjik, sepse
është transmetuar se koha e përmendur e namazit mund të jetë për dy
namaze, që pas vetes tërheq dyshime në aspektin e lënies së vrasjes. Në dobi
të kësaj shkon edhe thënia në të cilën transmetohet se i Dërguari sal-lallahu
alejhi ve sel-lem ka ndaluar vrasjen e mëkëmbësve të cilët e shtyejnë
namazin. Ata e kanë shtyer drekën deri në kohën e ikindisë, ndërsa ikindinë
e kanë shtyer deri në fundin e kohës së saj. Dhe kur ishte pyetur: “Vallë nuk
do të luftojmë kundër tyre?” Ai ishte përgjigjur: “Jo, derisa falen.”25 Që
tregon se ky prapë është ai namaz me të cilin e mbrojnë gjakun e tyre,
domethënë jetërat.
KUR LLOGARITET NJERIU NË MESIN E ATYRE TË CILËT E
LËNË NAMAZIN?
Në bazë të kësaj, kur të thirret që ta falë namazin në kohën e tij dhe ai
refuzon duke thënë: “Nuk dua të falem” dhe ai qëndron në këtë derisa të
kalojë koha e namazit, është obligim mbytja e tij, edhe nëse nuk skadon
koha e namazit të dytë pas atij të parit. Në këtë është decid Ahmedi.
El-Kadiu dhe shokët e tij siç janë Ebul-Hattabi dhe Ibn-Akili thonë se
nuk mbytet derisa nuk fillon të skadojë koha e namazit që vjen më pas.
Shejh Ebul-Berekati thotë: “Kush thirret që ta falë namazi në kohën e tij
dhe ai refuzon e thotë: “Nuk dua të falem” dhe kështu përfundon koha e
namazit në fjalë, është obligim që të mbytet ai njeri, duke mos e pritur
përfundimin e kohës së namazit pas tij. Sa i përket kohës së namazit tjetër,
atë e kemi marrur parasysh te meselja e përmendur te Ebul-Hattabi, sepse
mbytja me këtë rast dallon nga ai i pari (domethënë, të këtij për të cilin po
flasim), sepse pasi që të thirret për t’u falur, ai namaz ka kaluar, ndërsa për
namazet të cilat i kanë kaluar, nuk mbytet lënësi i tyre.
Ebul-Hattabi fjalë për fjalë thotë: “Nëse e shtyen namazin derisa të mos
kalojë koha e tij, duke e mohuar obligimin e tij, ai ka mohuar besimin dhe
është obligim që të mbytet. Nëse e shtyen nga pakujdesia, ndërsa nuk e
mohon obligimin e tij, njeriu i këtillë thirret që ta kryej atë dhe nëse refuzon
derisa të mos kalojë koha e namazit pas atij përkatës, është obligim që të
mbytet. Sa i përket namazit të parë të cilin e ka lënë nga pakujdesia deri në
25
Tahrixhi I këtij hadithi u përmend më herët.
21. përfundimin e kohës së tij, pasi që ishte thirrur që ta kryejë dhe ai ka
refuzuar derisa nuk ka kaluar koha e namazit pas tij, mbytja e tij bëhet për
shkak të shtyerjes derisa nuk ka përfunduar koha e tij e fundit.” Ky është
përfundimi të cilin e ka përmendur edhe shejhu. Pastaj thotë: “Disa shokë
tanë thonë se mbytet për shkak të lënies së namazit të parë dhe për shkak të
lëshimit të mundësisë që ta kompensojë çdo namaz që i ka ikur pa ndonjë
arsyetim. Sepse kompensimi (falja e sërishme e tyre) sipas neve, duhet të
kryhet menjëherë dhe për këtë shkak nuk e marrim parasysh përfundimin e
kohës së namazit tjetër.” Thotë: “E para është më e drejtë, sepse kompensimi
i namazit të lëshuar te Shafiu dhe te një grup i dijetarëve ka mundësi ta
zvarris. Mbytja nuk është e obligueshme për gjërat rreth të cilave dijetarët
kanë mendime të ndryshme se a është e lejuar apo e ndaluar.”
Prej Ahmedit transmetohet një thënie tjetër, në të cilën thuhet se një
njeri i këtillë duhet të mbytet pasi që i lenë tre namaze dhe pasi që të kalojë
koha e namazit të katërt. Këtë mendim e ka edhe Istahriu 26 prej Shafiut.
Esenca e këtij mendimi është se si arsye e mbytjes merret kokëfortësia në
lënien e namazit, sepse njeriu nganjëherë mund ta lëshojë namazin për shkak
të përtacisë apo për shkak të angazhimeve me punë, mirëpo kjo nuk i bëhet
shprehi, kështu që personi në fjalë nuk llogaritet si lënës i namazit. Mirëpo,
nëse e shpeshton lënien e tij edhe përskaj thirrjes për ta kryer atë, një njeri i
këtillë llogaritet në mesin e atyre të cilët e lënë namazin me ngulm.
Transmetohet prej Ahmedit edhe thënia e tretë lidhur me atë se është
obligim të mbytet nëse i lenë pa i falur dy namaze. Një mendim i këtillë
bazohet në dy pikëpamje:
E para: Lënia e cila pas vetes tërheq mbytjen e obligueshme është lënia
e shpeshtë e namazit, e jo çfarëdoqoftë lënie tjetër, me qëllim që dikë ta
shpallim si lënës të namazit. Numri më i vogël për të cilin mund të themi për
dikë se është lënës i namazit, është lënia e dy namazeve.
E dyta: Disa namaze mund të bashkohen me namaze të tjera, kështu që
për ndonjë namaz nuk mund të themi se është i lënë derisa nuk përfundon
koha e namazit tjetër me të cilint mund të bashkohet. Kështu që në bazë të
kësaj e ka caktuar që lënia e dy namazeve pas vetes tërheq mbytjen e
obligueshme.
26
Ky është dijetar I njohur që është I pasuar, shejhul-islam. Emri I tij I plotë është EbuS-eid Hasan b.
Ahmed b. Jezid Istahri Shafiu, fekih I Irakut dhe shok I Ibn-Serihut. Ka qenë kadi I Kamerit dhe ka
administruar me Bagdadin. Ka qenë zahid dhe shumë I kujdesshëm në gjërat e hallallit dhe të haramit, ai
është kënaqur me pak gjëra të dynjasë. Ka shkruar shumë vepra, prej tij është Edebul-kada’ që nuk ka të
ngjashëm. Ka vdekur në muajin xhumadel uhra të vitit 328 h. Kishte mbi tetëdhjetë vjet. Shih biografinë e
tij në Sijer e’alam nubela’, 15/250.
22. DISPOZITA E LËNIES SË ABDESTIT, GUSLIT DHE TË GJËRAVE
TË TJERA
Dispozita e lënies së abdestit, larjes pas xhunubllëkut, kthimi në drejtim
të Kibles, mbulimi i vendeve të turpshme është sikurse dispozita edhe për
lënësin e namazit. Po ashtu, ai që e lëshonë praktikimin e kijamit në namaz,
nëse është i aftë për këtë, pas vetes tërheq dispozitën e njëjtë, ngjashëm është
edhe me lënien e rukusë dhe të sexhdes. Nëse e lenë ndonjë shart apo rukn të
namazit rreth të cilit ka mendime të ndryshme, ndërsa është i bindur në
obligueshmërinë e tij, Ibn-Akili për një njeri të këtillë thotë se për të vlen e
njëjta dispozitë sikur te lënësi i namazit, kështu që lirisht mund të thuhet se
njeriu i tillë duhet të mbytet.
Shejh Ebu-Berekati thotë se njeriu i tillë duhet ta përsërisë namazin dhe
se kurrsesi nuk duhet të mbytet. Ibn-Akili mendimin e tij e arsyeton, ashtu
që thotë se ai vetvetiu dhe me bindje personale është lënës i namazit dhe se
mund të barazohet me atë që e lenë zeqatin apo sikur ta kishte lënë shartin
rreth të cilit pajtohen të gjithë. Ebul-Berekati mendimin e tij e arsyeton,
kështu që thotë se nuk është e lejuar që të derdhet gjaku i dikujt për shkak të
gjërave, për obligimin e të cilave ka mendime të ndryshme. Ky mendim
është më afër qëndrimeve të fikhut, ndërsa mendimi i Ibn-Akilit është më
afër bazave të “usulit”, për shkak se lënësi i tij me siguri dotë kryejë namaz
jo të saktë, ndërsa kjo është sikur kur e lenë ndonjë gjë rreth të cilës nuk ka
mendime të ndryshme. Kjo mesele lidhet për bazat e imanit, ndërsa ka të
bëjë me veprat dhe me bindjet e zemrës.
DISPOZITA E LËNËSIT TË NAMAZIT TË XHUMASË
Muslimi përmend në Sahihun e tij prej Ibn Mesudit radijallahu anhu se i
Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë për njerëzit të cilët mungojnë
në namazin e xhumasë: “Kam menduar që ta urdhëroj ndonjë njeri që t’i
prijë njerëzit në namaz, e pastaj t’ua kalli shtëpitë atyre njerëzve të cilët
mungojnë në xhuma.”27
Transmetohet prej Ebu Hurejres dhe prej Ibn Omerit radijallahu anhu se
e kanë dëgjuar të Dërguarin sal-lallahu alejhi ve sel-lem që prej minberit ka
27
Hadithi është sahih. E përmend Muslimi në librin Mesaxhid, kaptina, Fadlu salatil-xhema’ati ve etteshdid fi tehal-lufi anha; dhe Ibn Huzejme në Sahihun e tij, 3/174, hadithi nr. 1753; dhe Hakimi në
Mustedrek, 1/430, hadithi nr. 1080; Ibn Ebi-Shejbe në Musanefin e tij, 1/480, hadithi nr. 5539, të gjithë
nëpërmjet Ebu-Ishakut prej Avhesit prej Ibn-Mesudit.
23. thënë: “Ose njerëzit do të heqin dorë prej lënies së xhumasë ose Allahu do
t’ua vulosë zemrat, ashtu që do të bëhen prej gafilave (të pakujdesshëm).” 28
E përmend Muslimi në Sahihun e tij.
Përmendet në të gjitha Sunenet prej Ebul-Xhad Damriut se i Dërguari
sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush nuk i falë tri xhuma nga
pakujdesia, Allahu do t’ia vulosë zemrën.” 29 E përmend imam Ahmedi në
hadith nga Xhabiri radijallahu anhu
Gabon ai që ia përshkruan Shafiut se ka thënë se si namazi i xhumasë
është farz-kifaje dhe kështu nëse e kryen një grup i muslimanëve, bie
obligimi nga të tjerët. Këtë Shafiu kurrë nuk e ka thënë. Me siguri shkaktar i
këtij gabimi është ajo se Shafiu sa i përket namazit të Bajramit thotë se ai
është vaxhib për secilin dhe kjo është e saktë në bazë të argumenteve, sepse
namazi i Bajramit është njëri ndër simbolet më të mëdha të jashtme dhe prej
shenjave të islamit. Asnjëri prej sahabëve nuk ka munguar në këtë namaz, i
Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem kurrë nuk e ka lënë, ndërsa sikur të
ishte vetëm sunnet, ai do ta linte së paku një herë ashtu siç e ka lënë namazin
e teravisë, me qëllim që të tregojë në jo obligueshmërinë e atij namazi apo
sikur që nuk ka marrur abdest për çdo namaz me qëllim që të qartësojë jo
obligueshmërinë e marrjes së sërishme të abdestit nëse kemi abdest. Po
ashtu, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të falet namazi i Bajramit ashtu siç
ka urdhëruar që të falet edhe namazi i xhumasë. Në këtë kontekst, Ai thotë:
“Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Keuther,
2)
I Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka urdhëruar sahabët që
shkojnë më herët drejt faltoreve për shkak të namazit të Bajramit me të, në
rastin kur skadonte koha e tij, ndërsa hyrja në muajin e ri vërtetohej pas
zevalit. I dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar që në Bajram të
dalin robëreshat e lira, vajzat dhe gratë me menstruacione dhe ato që janë me
28
Hadithi është sahih. E përmend Muslimi në librin Xhumu’a, kaptina Tagliz fi terki Xhumu’a, 2/591/865;
dhe Bejhekiu në Sunenul-kubra, 3/171, të dytë nëpërmjet Ebu-Selamit nga Hakem b. Muadhit prej Ebu
Hurejres dhe Ibn Omerit. E përmend edhe Nesaiu në librin Xhumu’a, kaptina, Teshdid fi tehal-lufi an
xhumu’a dhe Ibn Maxhe në Sahihun e tij, 7/25, hadithi nr. 2785, gjithashtu nëpërmjet Ebu-Selamit, mirëpo
nëpërmjet Ibn Abbasit dhe Ibn Omerit.
29
Hadithi është sahih. E përmend Ebu-Davudi në librin Essala, kaptina, Et-teshdid fi terki Xhumu’a, 1/454,
hadithi nr. 1052 dhe Nesaiu në librin Xhumu’a, kaptina, Teshdid gi tehal-lufi anil xhumu’a, 2/193, hadithi
nr. 1368 dhe Tirmidhiu në librin Xhumu’a, hadithi nr. 500 dhe Ahmedi në Musned, 3/424, hadithi nr. 15537
dhe Hakimi në Mustedrek, 1/415, hadithi nr. 1024 dhe për të thotë se është sahih sipas sharteve të Muslimit.
E përmend edhe Ibn Maxhe në librin Ikametus-sala, kaptina, Men tereke xhumu’a min gajri udhr, 1/357,
hadithi nr. 1125.
24. menstruacione të izolohen prej faltores,30 ndërsa të njëjtën nuk e ka
urdhëruar me rastin e namazit të xhumasë.
Shejhu ynë ka thënë: “Kjo tregon në faktin se Bajrami është më i fortë
se Xhumaja. Ndërsa sa i përket hadithit “Allahu ia ka caktuar robit pesë
namaze gjatë ditës dhe natës”, kjo nuk e mohon obligimin e namazit të
Bajramit. Sa i përket pesë namazeve të ditës, këto janë detyra gjatë ditës dhe
natës, ndërsa namazi i Bajramit është obligim vjetor. Për këtë shkak shumë
fekihë kanë pasur mendimin se si dy reqate pas tavafit janë vaxhib, sepse kjo
nuk hynë në obligimet e rregullta të ditës dhe të natës. Në bazë të kësaj
logjike disa kanë thënë se namazi i xhenazes është vaxhib, po ashtu edhe
sexhde tilaveti për ata të cilët këtë sexhde e konsiderojnë namaz. Ngjashëm
ka të bëjë edhe me namazin e errësimit të diellit (eklipsit-vër.përkth. në
gjuhën shqipe) për ata njerëz në mesin e selefëve të cilët këtë namaz e kanë
shpallur vaxhib, që është mendim shumë i fortë. Ajo që dëshirojmë këtu ta
theksojmë është mendimi i Shafiut i cili ka thënë se namazi i Bajramit është
i obligueshëm për secilin që është i obligueshëm namazi i xhumasë. Mirëpo,
mund të thuhet se prej kësaj nuk mund të përfundojmë se si ky obligim ka të
bëjë me të gjithë, sepse në esencë farz kifaje është i obligueshëm për të
gjithë, ndërsa ky obligim bie prej tyre nëse e kryejnë disa të tjerë. Prej kësaj
mund të nxjerrim dobi që do të shihet në dy meselet në vijim:
E para: Nëse të gjithë marrim pjesë në kryerjen e saj, do të kishin fituar
shpërblimin e atij që e ka kryer vaxhibin për shkak të lidhjes me vaxhibin.
E dyta: Sikur të merrnin pjesë në lënien e saj, të gjithë do të meritonin
qortim dhe dënim. Kështu, fjalët e tij: “Namazi i Bajramit është i
obligueshëm për secilin që është i obligueshëm xhumaja” nuk do të thotë se
ai është i obligueshëm për çdo individ sikur që është xhumaja. Kjo kështu
mund të thuhet. Mirëpo, ana e jashtme e gjërave tregon se Bajrami është i
ngjashëm me xhumanë, ndërsa barazimi ndërmjet atij që e ka obligim
xhumanë me ata të cilët e kanë obligim Bajramin, tregon se të dy namazet
janë të barabartë sa i përket obligueshmërisë. Askush nuk ka mendim
ndryshe se xhumaja është e obligueshme për çdo individ, por gjithashtu edhe
Bajrami.
Ajo që dëshirojmë ta sqarojmë është dispozita e lënësit të xhumasë. Ebu
Abdullah b. Hamidi ka thënë: “Ai që mohon obligueshmërinë e xhumasë, ai
ka mohuar (besimin).31 Nëse e falë me katër reqate, ndërsa beson se është e
obligueshme, me këtë rast, nëse themi se ky është namaz i shkurtuar i
30
Hadithi është muttefekun alejh. E përmend Buhariu në librin Idejn, kaptina, Huruxhu nisa’ vel hujed ila
musal-la, 2/537, hadithi nr. 974 dhe Muslimi në librin Idejn, kaptina, Ibahatu huruxhi nisa’ fi idejn,
2/605/10, që të dy me zinxhir nëpërmjet Muhammed b. Sirinit prej Ummi Atijjes.
31
Këtë thënie nuk e kam gjetur që është thënie e Ebu Abdullah b. Hamidit, por e kam gjetur në Ta’zimu
kadris-salati prej Mirveziut, 2/805. Ai thotë se kanë thënë kush e mohon farzin e saj, ai ka bërë kufër.
25. drekës, nuk do të jetë mosbesimtarë, ndërsa nëse është e kundërta, atëherë do
të ishte.”
DISPOZITA E LËNËSIT TË AGJËRIMIT, ZEQATIT DHE HAXHIT
Sa i përket mbytjes a janë të njëjtë lënësi i agjërimit, i zeqatit dhe i
haxhit me lënësin e namazit? Për këtë çështje, transmetohen tre thënie prej
imam Ahmedit.
Thënia e parë: Lënësi i të gjitha gjërave të përmendura mbytet sikurse
që mbytet edhe lënësi i namazit. Argumenti në të cilin bazohet kjo thënie
është ajo se zeqati, agjërimi dhe haxhi janë prej themeleve të islamit dhe se
lënësi i tyre mbytet sikurse që mbytet edhe lënësi i namazit. Për këtë shkak,
Ebu Bekr es-Sidiku32 ka luftuar kundër atyre të cilët kanë refuzuar që të
japin zeqatin dhe se me këtë rast ka thënë: “Pasha Allahun, do të luftoj
kundër atij që bën dallim në mes namazit dhe zeqatit. Zeqati është
përmendur bashkë me namazin në librin e Allahut.” 33 Po ashtu, këto baza
janë nga e drejta islame, ndërsa i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk
ka urdhëruar luftë kundër atij që i përmbahet kelimes dhe shehadetit dhe të
drejtave të tyre, dhe na ka lajmëruar se mbrojtja e gjakut nuk mund të jetë e
plotë përveç se me të drejtat e islamit. Kjo luftë ka qenë kundër grupit që ka
refuzuar ta japë zeqatin. Mbytja e njërit prej atyre të cilët duhet ta japin
zeqatin, është mbytja për shkak të të drejtës së kelimes dhe shehadetit dhe
për shkak të dispozitave islame, ky pra është mendimi më i drejtë.
Thënia e dytë: Nuk mbytet përveç se kur është në pyetje lënia e
namazit, sepse namazi është ibadet trupor të cilin nuk mundet dikush tjetër
ta kryejë në vend të tij. Po ashtu në bazë të fjalëve të Abdullah b. Shekikut:
“Shokët e Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk e kanë konsideruar
mosbesim lënien e asnjë gjëje, përveç kur ka qenë në pyetje lënia e
namazit.”34 Sepse namazi për dallim nga veprat tjera, veçohet me shumë
32
Sahab I të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, njëri prej dy personave që kanë qenë në
shpellë siç përmendet kjo në Kur’an. Ebu-Bekr b. Ebu Kuhafe, kalifi I parë I drejtë I të Dërguarit të Allahut
sal-lallahu alejhi ve sel-lem I cili ka luftuar kundër renegatëve pas vdekjes së të Dërguarit sal-lallahu alejhi
ve sel-lem
33
Muttefekun alejh; E përmend Buhariu në Kitabuz-zekat, kaptina: (3/ ) me nr (1400); dhe në
Kitabul-‘itisam me nr. (7284; 7285); dhe Muslimi në Kitabul-iman kaptina (1/51/32/20) me zinxhirin e
njëjtë të transmetuesve.
34
Sahih; hadithin e përmend Tirmidhiu në Kitabul-iman, kaptina ‘Ma xhae fi terki-s-salat (5/14) me nr
(2622) me zinxhir prej Bishr el-Mufeddalit, ndërsa ai prej El-Xheririt, ndërsa ky prej Abdullah b. Shekikut
dhe ai prej Ebu Hurejres radijallahu anhu se ka thënë: “Sahabët e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi
ve sel-lem nuk e…” dhe kështu deri në fund të hadithit.
26. gjëra: ai është gjëja e parë të cilin Allahu e ka bërë farz në islam. Për këtë
shkak, i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka urdhëruar zëvendësit dhe
emisarët e tij që gjatë thirrjes në fe të fillojnë prej tij pas dy shehadeteve.
Kështu, ai i ka thënë Muadhit radijallahu anhu: “Do të shkosh te një popull
prej ithtarëve të Librit, gjëja e parë në të cilën do t’i thirrësh ata është
dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i
Dërguari i Allahut, dhe se Allahu ua ka caktuar pesë namaze gjatë ditës dhe
natës.”35
Pastaj, për shkak se namazi është gjëja e parë prej veprave për të cilat
do të pyetet njeriu në Ditën e Gjykimit. Pastaj, për shkak se Allahu xh.sh. e
ka caktuar në qiej në natën e miraxhit 36 dhe se ai është farz që më së shumti
përmendet në Kur’an. Po ashtu, banorët e zjarrit kur të pyeten:
“Çka u solli juve në Sekar?” (El-Mudethir, 42)
së pari do të thonë se nuk kanë qenë prej atyre të cilët e kanë kryer
namazin, po ashtu obligimi i tyre nuk hynë në asnjë situatë derisa njeriu
posedon logjikë për dallim nga farzet tjera, obligimi i të cilave bie prej
njeriut në situata të caktuara.
Po ashtu për shkak se namazi është shtylla kryesore e tendës së islamit
dhe nëse rrëzohet ajo shtyllë, do të rrëzohet e tërë tenda. Kjo është gjëja e
fundit që do të humbet nga feja. Namazi është farz (obligim) edhe për robin
edhe për të lirin, edhe për mashkullin edhe për femrën, për udhëtarin dhe
mukimin, për të sëmurin dhe të shëndoshin, për të pasurin dhe për të
varfërin. I Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk i ka pranuar njerëzit të
cilët do t’i përgjigjeshin në islam, përveç atyre të cilët faleshin rregullisht.
Transmeton Katade prej Enesit radijallahu anhu se ka thënë: “I Dërguari
sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk e pranonte atë i cili do t’i përgjigjej në
islam, përveç nëse është falur dhe nëse ka dhënë zeqatin.” 37 Sepse pranimi i
veprave të tjera është e kushtëzuar me faljen e namazit. Kështu, Allahu
xh.sh. prej lënësit të namazit nuk do të pranojë agjërimin, zeqatin dhe
haxhin, sadakanë, xhihadin e as ndonjë vepër tjetër. Për këtë shkak, Avn b.
Abdullahu thotë: “Kur robi hynë në varr, gjëja e parë për të cilën do të
35
Muttefekun alejh; e përmend Buhariu në Kitabuz-zekat, kaptina ‘La ne’huz kra’ime emvali-n-nasi fi-zzekat’ (3/377) me nr. (1458); Muslimi në Kitabul-iman, kaptina ‘Ed-Delilu ala enne men mate ala-t-tevhid
(1/251/19/29); Ibn Huzejme në Sahihun e tij (4/23) me nr. (2275); Ibn Hibbani në Sahih (11/475) hadithi
me nr (5081); El-Bejhekiu në Es-Sunnenul-Kubra (4/96) me nr. (7068); dhe El-Adeni në El-Iman (1/141)
hadithi me nr. (76). Të gjithë këta e përmendin këtë hadith me zinxhir prej Abdullah b. Sajfiut, ndërsa ai
prej Ebu-Ma’bedit, ndërsa ai prej Ibn-Abbasit…
36
Hadithi është muttefekun alejhi. E përmend Buhariu në librin Bed’u halki, kaptina ‘Zikrul melaiketi,
6/348, hadithi nr. 3207 dhe Muslimi në librin Iman, kaptina ‘El-isra’u bi Resulilah, 1/491/164.
37
E përmend Ibn Hazmi në Muhalla.
27. pyetet është namazi, kështu nëse i lejohet do të shikojë edhe në diçka tjetër
prej veprave të tij, nëse nuk do t’i lejohet, nuk do të shikojë asgjë pas kësaj
prej veprave të tjera.”38 Kë këtë tregon hadithi që përmendet në Musned dhe
në Sunene prej Ebu Hurejres radijallahu anhu se i Dërguari sal-lallahu alejhi
ve sel-lem ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari njeriu prej
veprave të tij është namazi i tij, nëse ai është i mirë, ai ka shpëtuar dhe ka
arritur sukses, ndërsa nëse nuk e ka mirë, ai është i poshtëruar dhe ka
dështuar.”39
Sikur t’i pranohej ndonjë punë e mirë (ar. kabul), nuk do të ishte prej
atyre të cilët janë poshtëruar dhe të dështuar.
Thënia e tretë: Ai mbytet për shkak të lënies së zeqatit dhe agjërimit,
mirëpo jo edhe për shkak të haxhit, sepse ulematë kanë mendime të
ndryshme lidhur me atë se a është haxhi i obligueshëm menjëherë (pasi që të
arrihet mundësia për ta kryer atë) apo mund të shtyhet. Ai që thotë se haxhi
mund të shtyhet, thotë: “Si ka mundësi të mbytet njeriu nëse përkohësisht i
lenë gjërat të cilat janë të lejuara që të shtyhen.” Një mendim i tillë është
shumë i dobët, sepse ai që mban qëndrimin se duhet të mbytet për shkak të
lënies së tij, nuk mendohet se ai duhet të mbytet për shkak të vetë shtyerjes
dhe rreth kësaj të gjithë janë në ujdi, por kjo mesele ka të bëjë me atë i cili
fuqishëm e vendos që kurrë nuk do të shkojë në haxh dhe thotë: “Unë po
them se haxhi është vaxhib, mirëpo unë kurrë nuk ta kryej atë.” Me këtë rast
ekziston polemika mes dijetarëve, mirëpo më e drejta është se me këtë rast
personi në fjalë mbytet sepse haxhi është një prej të drejtave të islamit,
ndërsa mbrojtja e gjakut ka të bëjë me atë që e pranon islamin, përveç nëse
bëhet fjalë për të drejtat e islamit, ndërsa haxhi është një prej të drejtave të tij
më të mëdha.
MENDIMET E NDRYSHME TË DIJETARËVE RRETH MËNYRËS
SË MBYTJES SË LËNËSIT TË NAMAZIT
38
Senedi I hadithit është hasen. E përmend Mirvezi në Ta’zimu kadris-salati, 1/217, hadithi nr. 194 me
zinxhir nëpërmjet Axhlanit prej Avn b. Abdulmelikut.
39
Hadithi është sahih. E përmend Tirmidhiu në librin Essala, kaptina ‘Ma xhae enne evvelu ma juhasebu
bihi abdu jevmel kijameti es-sala, 2/269, hadithi nr. 413 me zinxhir nëpërmjet Hemamit prej Katades, prej
Hasanit, prej Haris b. Kubejse prej Ebu Hurejres. E përmend edhe Ibn Ebi-Shejbe në Musannef, 7/276,
hadithi nr. 36047 me zinxhir nëpërmjet Eban b. Jezid Atarit prej Katades. Edhe Bejhekiu në Shu’bul-iman,
3/172, hadithi nr. 3286 nëpërmjet Ebanit, dhe Mirveziu në Ta’zimu kadris-salati, 1/211, hadithi nr. 181
nëpërmjet Ebanit…
28. E treta: A mbytet lënësi i namazit për shkak se për të ka të bëjë dënimi
had, siç është rasti me kusarin e rrugëve dhe me zinaqarin apo mbytet si
renegat (murted) dhe si heretik (zindik)? Për këtë çështje ekzistojnë dy
mendime në mesin e dijetarëve, ndërsa lidhur me këtë transmetohen edhe dy
thënie prej imam Ahmedit. Mendimi i parë është se ai mbytet ashtu siç
mbytet edhe murtedi. Të këtij mendimi janë: Seid b. Xhubejri, Amir eshSha’biu, Ibrahim en-Nehaiu, El-Evzaiu, Ebu Ejubi es-Sihtijani, Abdullah b.
el-Mubareku, Ishak b. Rahoja, Abdulmelik b. Habibi prej malikijëve, por ky
është një prej mendimeve te shafijtë, ndërsa et-Tahaviu këtë mendim ia
përshkruan Shafiut personalisht, Ebu-Muhammed b. Hazmi tregon se i këtij
mendimi është Omer b. el-Hattabi, Muadh b. Xhebeli dhe Abdurrahman b.
Aufi, Ebu Hurejre dhe sahabë të tjerë.
Mendimi i dytë është se mbytet me dënim had e jo për shkak të kufrit.
Të këtij mendimi janë Maliku dhe Shafiu, ndërsa këtë thënie e ka zgjedhur
edhe Ebu-Abdullah b. Betta.
ARGUMENTET E ATYRE TË CILËT LËNËSIN E NAMAZIT NUK
E KONSIDEROJNË MOSBESIMTAR (NUK I BËJNË TEKFIR)
Ne këtu do të përmendim argumentet e të dyja palëve. Ata të cilët
lënësin e namazit nuk e konsiderojnë mosbesimtarë, thonë: “Është vërtetuar
se një njeri i këtillë ka hyrë në islam dhe ne nuk do ta nxjerrim prej tij,
përveç se me bindje të fuqishme (jekin). Ata thonë: “Transmetohet prej
Usame b. Samitit r.a. se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai
që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut Një i Cili nuk ka shok dhe se
Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, se Isa është rob dhe i dërguari i
Tij, është fjalë e Tij që Ai e ka vendosur te Merjemja dhe shpirt prej Tij, se
Xhenneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, Allahu do ta fusë në
Xhennet në pajtim me veprat e tij.”40
Transmetohet prej Enesit r.a. se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem i
ka thënë Muadhit r.a. derisa ishte duke kalëruar pas tij: “O Muadh”. “Të
përgjigjem, o i Dërguari i Allahut”, i kishte thënë dhe këtë e përsëriti tri
herë e pastaj tha: “Nuk ka asnjë rob që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç
Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut e që Allahu të mos ia
40
Hadithi është muttefekun alejhi. E përmend Buhariu në librin Ehadithul enbija, kaptina ‘Kavluhu te’ala
‘Ja ehlel kitabi la taglu fi dinikum,’ 6/564, hadithi nr. 3435 dhe Muslimi në librin Iman, kaptina ‘Delil ala
enne mate ala tevhid’, 1/25/27 dhe Ibn Hibbani në Sahihun e tij, 1/431, hadithi nr. 207, të gjithë me zinxhir
nëpërmjet Umejr b. Hani Duxhanetit prej Ebu Umejje prej Ubade b. Samitit.
29. ndalojë zjarrin”, “O i Dërguari i Allahut, a t’i njoftoj njerëzit lidhur me këtë
që ata të gëzohen?” pyeti ai. Ai tha: “Atëherë ata do të mbështeten në
këtë.”
Lidhur me këtë, Muadhi r.a. ka folur qysh kur ishte në shtratin e
vdekjes, duke u frikësuar se do të bëjë ndonjë mëkat 41 (për shkak të fshehjes
së diturisë). Hadithi është muttefekun alejhi.
Transmetohet prej Ebu Hurejres r.a. se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Njeriu më i lumtur që e meriton shefaatin tim është ai që
sinqerisht prej zemrës dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut.” E
përmend Buhariu.
Transmetohet prej Ebu Dherrit r.a. se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve
sel-lem e kishte përsëritur një ajet nga kur’ani deri në namazin e sabahut dhe
kishte thënë: “Jam lutur për ummetin tim dhe më është pranuar ajo të cilën
sikur shumë prej tyre do ta kishin zbuluar, do ta linin namazin.” Ebu Dherri
i tha: “A t’i përgëzoj njerëzit?” Ai tha: “Gjithsesi.” Ai u nis, ndërsa Omeri
r.a. i tha se nëse i lajmëron njerëzit lidhur me këtë, ata do ta lënë ibadetin.
Pastaj i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e thirri sërish dhe i tha që të
kthehet dhe ai u kthye.”42
Ndërsa ajeti i përmendur (të cilin e kishte lexuar) është:
“Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë
atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.” (El-Maide, 118) E përmend Ahmedi
në Musned.
Në Musned po ashtu përmendet një hadith prej Aishes radijallahu anha,
në të cilin thuhet se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Ekzistojnë tri shkallë (kategori të njerëzve) te Allahu, shkallë të cilën
Allahu nuk do ta mbush me asgjë, shkallë në të cilën Allahu asgjë nuk do të
lë dhe shkalla të cilit Allahu do t’ia falë. Sa i përket shkallës të cilit Allahu
kurrë nuk do t’ia falë, ai ka të bëjë me shirkun të cilin Allahu askujt nuk do
t’ia falë. Allahu xh.sh. thotë:
“...ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë
haram) atij xhennetin.” (El-Maide, 72)
41
Hadithi është sahih. E përmend Buhariu në librin Ilm, kaptina ‘Hirsun ala ehadith’, 1/49, hadithi nr. 99
dhe në librin Er-rikak, kaptina ‘Siffetul-xhenneti vennari, 5/2402, hadithi nr. 6201; dhe Ahmedi në
Musned, 2/373, hadithi nr. 8843; dhe Bejhekiu në Sunenul-kubra, 3/426, hadithi nr. 5842.
42
Hadithi është muttefekun alejhi. E përmend Buhariu në librin Ilm, kaptina ‘Men hussa bil-ilmi kavmen
dune kavmin,’ 1/59, hadithi nr. 127; dhe Muslimi në librin Iman, kaptina 1/61/53 me zinxhir nëpërmjet
Muadh b. Hishamit prej babait të tij prej Katades, prej Enes b. Malikut.
30. Sa i përket shkallës të cilin Allahu me asgjë nuk do ta mbush, ajo është
padrejtësia të cilën robi ia ka shkaktuar vetvetes që është ndërmjet tij dhe
Zotit të tij, agjërimin që e ka lënë apo namazin të cilin nuk e ka falur, Allahu
do t’ia falë dhe nëse dëshiron Ai, do të kalojë mbi to. Ndërsa sa i përket
shkallës në të clin Allahu asgjë nuk do të lë, kjo ka të bëjë me padrejtësinë e
ndërsjellë të njerëzve. Ata me siguri se do të dënohen.”43
Në Musned po ashtu transmetohet prej Ubade b. Samitit r.a. se ka thënë:
“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem duke
thënë: “Janë pesë namaze të cilat Allahu ua ka caktuar robërve, kush i
kryen, ai prej Allahut e ka premtimin se do ta fusë në Xhennet, ndërsa nëse
nuk vjen me to, ai te Allahu nuk ka premtim. Nëse dëshiron Ai, e dënon,
ndërsa nëse dëshiron që t’ia falë, do t’ia falë.”44
Në Musned gjithashtu përmendet një hadith prej Ebu Hurejres r.a. se i
Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën
robi do të japë llogari në Ditën e Gjykimit janë namazet e caktuara dhe nëse
i ka kryer, ai ka arritur sukses, ndërsa nëse nuk i ka kryer, do të thotë që të
shikojnë se a ka ndonjë nafile. Nëse ka ndonjë nafile, me to do të plotësohen
farzet, ndërsa pastaj edhe me veprat tjera të obligueshme dot ë veprohet në
të njëjtën mënyrë.”45 E përmendin autorët e Suneneve, ndërsa Tirmidhiu
thotë se është hasen.
Po ashtu pretenduesit e këtij mendimi thonë: “Me besueshmëri është
transmetuar se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i ka
fjalë të fundit La ilahe il-lallah, do të hyjë në Xhennet.” 46 Në një thënie tjetër
43
Zinxhiri I hadithit është daif. E përmend Ahmedi në Musned, 6/340, hadithi nr. 26073; dhe Hakimi në
Mustedrek, 4/575 dhe thotë se hadithi është me zinxhir të vërtetë të cilin nuk e kanë regjistruar. Dhehebiu
thotë se Sadeka dhe Ibn-Banijusi e kanë shpallur të dobët për shkak të paditurisë- xhehaletiti…E përmend
El-Hejthemi El-Mexhmea. E përmend Ahmedi, ndërsa në zinxhir gjendet edhe Sadeka b. Musa të cilin
shumica e kanë shpallur të dobët. Muslim b. Ibrahimi thotë: Transmeton Sadeka b. Musa që është I mirë
(saduk) derisa transmetuesit tjerë janë të besueshëm. El-Bejhekiu në Shu’bul-iman (/6/52) me nr (7473). Të
gjithë këta e përmendin këtë hadith me zinxhir prej Sadek b. Musa, ndërsa ai prej Jezid b. Banijusit, ndërsa
ai prej Aishes r.a.; Derisa shejhu ynë El-Albani –Allahu e mëshiroftë –e ka vlerësuar të dobët (domethënë,
daif) në Daiful-xhami’ (3022).
44
Hadithi është sahih. Tahrixhi I këtij hadithi e përmendëm më herët.
45
Hadith sahih, e përmend Ebu Davudi në Kitabus-salat, kaptina ‘Kavlun-nebijj sal-lallahu alejhi ve sellem: Kul-lu salat…” (1/383) me numër (864); Et-Tirmidhiu në Kitabu ebvabis-salat, kaptina ‘Ma xhae
enne evvele ma juhasebu bihi-l-abdu jevme-l-kijameti es-salatu (2/269) me numër (413); ndërsa Ebu-Isa ka
thënë: “Ky hadith është hasen garib sipas transmetimit të përmendur.” En-Nesaiu në Kitabus-salat, kaptina
‘El-Muhaseba alas-salat (1/344) me numër (465); Ahmedi në Musnedin e tij (2/425) me numër (9490); dhe
El-Mirvezi në Ta’zimu kadris-salat (1/210) me numër (180). Të gjithë këta, këtë hadith e përmendin me
zinxhir nëpërmjet El-Hasanit, ndërsa ai prej Enes b. el-Hakim ed-Dabijjut, ndërsa ai prej Ebu Hurejres r.a.
46
Sahih, ndërsa e përmendin Ebu Davudi në Kitabul-xhenaiz, kaptina ‘Fi-telkini (3/1361) me numër 3116;
El-Hakimi në El-Mustedrek (1/503) me numër (1299); Ahmedi në Musned (5/233) me numër (22087); EtTaberaniu në El-Mu’xhema (20/112) me numër 221. Të gjithë këta e përmendin këtë hadith me zinxhir prej
Salih b. Ebu-Aribit, ndërsa ai prej Kethir b. Murre, ndërsa ai prej Muadh b. Xhebelit. El-Hakimi ka thënë se
hadithi është sahih dhe me të është pajtuar Edh-Dhehebiu. Ndërsa El-Albani e ka vlerësuar sahih në
Sahihul-xhami’ me numër 6479.
31. thotë: “Kush vdes duke e ditur se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, do të hyjë
në Xhennet.”47
Në Sahih përmendet tregimi i Utban b. Malikut në të cilën thuhet:
“Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë njeri që thotë La ilahe il-lallah, duke
dashur me këtë kënaqësinë e Allahut.”48 Në hadithin rreth shefaatit thuhet se
Allahu xh.sh. ka thënë: “Pasha krenarinë Time dhe madhështinë Time, do ta
nxjerr prej Zjarrit atë që thotë la ilahe il-lallah.”49 Në këtë hadith gjithashtu
thuhet: “Pastaj do ta nxjerr prej zjarrit atë që kurrë nuk ka punuar asnjë
vepër të mirë.” Në Sunene dhe Musnede transmetohet tregimi i pronarit të
kartelës të cilit do t’i shpërndahen nëntëdhjetë e nëntë libra, ndërsa secili
libër do të jetë i madh aq sa mbërrin shikimi, pastaj do t’ nxirret kartela në të
cilën gjendet shehadeti la ilahe il-allah, kështu ai do të anojë në peshë mbi
veprat e tij të këqija.”50 Në atë kartelë nuk përmendet asgjë tjetër, përveç
47
Sahih. E përmend Muslimi në Kitabul-iman, kaptina ‘Ed-Delilu ala enne men mate alat-tevhidi dehalelxhennet; Ahmedi në Musned 1/65 me numër 464; Ibn Hibbani në Sahih 1/430 me numër 201; Ebu Avane
në Musned 1/19; dhe El-Bejhekiu në Shu’bul-iman, 1/108, 109 me numër 96. Me zinxhir prej Hamranit,
ndërsa ai prej Osmanit…
48
E përmend Buhariu në Kitabus-salat (1/425/Feth) dhe Muslimi përmend hadith të njëjtë (1/61 f.)
Unë thash: Kam dashur që për shkak të dobisë dhe diturisë së përgjithshme që ta përmend historinë rreth
Utban b. Malikun ashtu siç e transmeton Buhariu në Sahihun e tij, kështu imam Buhariu thotë: “Na ka
treguar Seid b. Ufejri I cili ka thënë: Më ka treguar El-Lejsi se Ukajli I ka treguar I cili kishte përmendur
prej Ibn Shihabit I cili kishte thënë: Më ka njoftuar Mahmud b. er-Rebi’ el-Ensari se Utban b. Maliku,
ndërsa ai ka qenë prej sahabëve të të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ensarij, I cili kishte
marrur pjesë në betejën e Bedrit, kishte shkuar te I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe I
kishte thënë: “O I Dërguari I Allahut, sytë më kanë lënë, ndërsa unë ia fali namazin popullit tim, kështu që
kur bie shi, kjo më pengon mua që të shkoj te ta te xhamia e tyre dhe që t’ua fali namazin. O I Dërguari I
Allahut, do të kisha dëshiruar që të vish dhe të falesh në shtëpinë time, me qëllim që unë pastaj këtu ta bëjë
vendin ku do të falesha.’ I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Do të vij nëse do
Allahu.” Utbani tha: Dhe shkoi I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe Ebu Bekri r.a. kur
dielli kishte dalur. Pastaj I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem kishte kërkuar që të hyjë brenda
dhe unë I lejova dhe ai nuk u ul derisa nuk hyri në shtëpi. Ai tha: “Ku dëshiron që të falem në shtëpinë
tënde?” Atëherë unë ia tregova vendin, pastaj I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem u ngrit, solli
tekbir, u ngritëm edhe ne dhe u radhitëm në safe, pastaj I fali dy rekate dhe në fund dha selam. Sollën hariz
(një lloj I ushqimit) të cilën e kishim përgatitur për të. U mblodhën njerëzit e shtëpisë dhe njëri prej tyre
pyeti: “Ku është Malik b. Ed-Duhajshini?” Ata thanë: “Ai është munafik që nuk e do Allahun dhe të
Dërguarin e Tij.” Ndërsa I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Mos thuaj ashtu, a nuk e ke
dëgjuar duke thënë La ilahe il-lallah duke dëshiruar me këtë kënaqësinë e Allahut?” Ai tha: “Allahu dhe I
Dërguari I Tij më së miri e dinë.” Ai tha: “Ne e shohim fytyrën e tij dhe animin e tij kah munafikët.”
Atëherë I Dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë
njeri që thotë La ilahe il-lallah duke dashur me këtë kënaqësinë e Allahut.”
Hariza: është një lloj I ushqimit. Ibn-Kutejbe ka thënë: Përgatitet prej mishit që pritet në copa të vogla,
pastaj I hidhet mjaft ujë, e kur të vlojë I shtohet miell, e nëse nuk ka mish, atëherë kjo është usejdah…”
(përfundon theksi prej Feth); 1/620 f.
49
Muttefekun alejhi. E përmend Buhariu në Kitabut-teuhid, kaptina ‘Azze ve xhel ve jevmul kijame meal
enbija ve gajrihim,’ (13/481) me numër (7510). Dhe Muslimi në Kitabul-iman, kaptina ‘Ma’rifetu tarikatirru’ja’ (1/22-23/326). Ndërsa e përmendin të dytë me zinxhir prej Hammad b. Zejdit, ndërsa ai prej Ma’bed
b. Hilal el-‘Anezijjut, ndërsa ai prej Enesit.
50
Sahih, e përmend Et-Tirmidhiu në Kitabul-Iman, kaptina ‘Ma xhae fi men jemutu ve huve shehid…
(5/24) me nr. 2634; Ibn Maxhe në Kitabuz-zuhd, kaptina ‘Ma jurxha bihi rahmetullahi jevme-l-kijameti
32. shehadetit. Sikur të kishte diçka tjetër në të, do të thuhet se do të nxirreshin
defteret e veprave të tij të mira dhe se do të peshoheshin veprat e tij të
këqija. Mjafton si argument ajo që është transmetuar në hadith se prej Zjarrit
do të dalë ai që kurrë nuk ka bërë kurrë vepra të mira. Se lënësi i namazit
është qafir, do të jetë përherë në Zjarr dhe se kurrë nuk do të dalë prej tij.
Këto dhe hadithe të tjera e ndalojnë tekfirizimin (emërtimin e njerëzve me
mosbesim) për lënësin e namazit, me pohimin se përherë do të qëndrojnë në
Zjarr. Po ashtu, hadithet e përmendura i obligojnë për të shpresuar (se
Allahu do t’ua falë) sikur që shpresojmë se do t’ua falë edhe pronarëve
(kryerësve) të mëkateve tjera të mëdha.
Po ashtu, për shkak se kufri e mohon teuhidin dhe atë me të cilën ka
ardhur i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërsa ky (lënësi i namazit) e
vërteton njëshmërinë e Allahut, dëshmon se Muhammedi është i Dërguari i
Allahut, beson se Allahu do t’i ringjallë të vdekurit prej varreve të tyre,
atëherë si ta shpallim qafir? Imani, siç thonë, është besim i sinqertë me
zemër, ndërsa e kundërta e kësaj është futja në gënjeshtër, ndërsa këtu nuk
hynë lënia e veprës. Atëherë, si mundemi që ta barazojmë atë i cili beson
sinqerisht me zemrën e tij, me atë që të çon në gënjeshtër dhe i cili mohon?
ARGUMENTET E ATYRE TË CILËT LËNËSIN E NAMAZIT E
SHPALLIN MOSBESIMTAR
Ata thonë: “Ata prej të cilëve transmetohen këto hadithe, me të cilat
argumentoni se lënësi i namazit nuk është mosbesimtar, ata personalisht i
kanë transmetuar prej sahabëve se si ata e kan bërë tekfir lënësin e namazit.”
Ebu-Muhammed b. Hazmi thotë: “Transmetohet prej Omerit, Abdurrahman
b. Aufit dhe Muadh b. Xhebelit, Ebu Hurejres dhe prej sahabëve të tjerë, se
sipas tyre, ai që e lenë qëllimisht një namaz farz deri në përfundimin e kohës
2/1437) me nr. 4300; Ahmedi në Musnedin e tij (2/213) me nr. 6993; Ibn Hibbani në Sahihun e tij (1/461)
hadithi me nr. 225; El-Hakimi në El-Mustedrek (1/46) me nr. 9, duke thënë: Ky hadith është sahih sipas
kushteve të Muslimit, ngjashëm thotë edhe Edh-Dhehebiu. Et-Taberaniu në El-Evsat (5/79), hadithi nr.
4725; Bejhekiu në Sha’bul-iman, 1/264, hadithi nr. 283 dhe Kefani në Xhuzul-bitaka, 1/24/2, të gjithë me
zinxhir nëpërmjet Amir b. Jahja prej b. Abdurrahman Muafirij Habeliut prej Abdullah b. Amr b. Asit.
33. së tij, ai është qafir –murted.”51 Nuk kemi njohuri se dikush prej sahabëve i
ka kundërshtuar këta. Kur’ani, sunneti dhe ixhmaja e sahabëve tregojnë se
lënësi i namazit është mosbesimtar. Allahu xh.sh. thotë:
“A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? Ç'është
me ju, si gjykoni ashtu? A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni? E ju
do të keni atje çka të dëshironi? A mos keni ndonjë zotim të fortë prej
Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi? Pyeti
ata se cili është prej tyre që u garanton atë? Apo ata kanë ortakë (zota)
që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e
ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. Shikimet e tyre
janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë
të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).” (ElKalem, 35-43)
Ajetet e përmendura tregojnë se Allahu xh.sh. nuk do t’i barazojë
muslimanët me mosbesimtarët, kjo nuk i ka hije urtësisë së Tij dhe
dispozitave të Tij, pastaj e ka përmendur gjendjen e mosbesimtarëve, të atyre
të cilët janë në të kundërtën e muslimanëve, duke thënë: “(Përkujto) Ditën
kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet)” dhe se do të thirren
për t’i bërë sexhde Allahut të tyre të Lartësuar, kështu që ndërmjet tyre dhe
Tij do të vendoset një pengesë dhe ata nuk do të mund që bashkë me
muslimanët ta bëjnë sexhden. Kjo do të jetë dënim për ta për shkak të lënies
së sexhdes me falësit në dynja. Kjo tregon në faktin se ata do të jenë me
mosbesimtarët dhe me munafikët të cilët do të qëndrojnë në këmbë në atë
moment kur muslimanët e bëjnë sexhden.52 Sikur të kishin qenë muslimanë
(edhe pasi që e kanë lënë namazin), do t’u lejohej atë ditë që ta bëjnë
sexhden, ashtu siç ju lejohet kjo besimtarëve.
Argumenti i dytë janë fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që
janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Përkitazi me kriminelët (e
u thonë): “Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej
atyre që faleshin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqyenim të
51
Shih: Nejlul-evtar prej Shevkaniut, kaptina ‘Huxhetu men keffere tarikes-sala’, 2/11-12.
Hadithi është sahih. E përmend Buhariu në librin Tefsir, kaptina ‘Jevme jukshefu an sakin,’ 8/531,
hadithi nr. 4919 dhe Ibn-Maxhe në Sahihun e tij, 16/378, hadithi nr. 7377 që të dy me zinxhir nëpërmjet
Zejd b. Eslemit, prej Ataa b. Jesarit nga Ebu-Seid el-Hudriu, edhe atë në këtë formë “Kur t’I zbulohet
këmba e Tij, ashtu që çdo mumin dhe mumine do të bëjnë sexhde, ndërsa do të mbetet ai që në dynja I ka
bërë sexhde nga rija’ –shtirja dhe autoriteti, kështu që do të shkojë për ta kryer sexhden, ndërsa shpina e tij
do t’I drejtohet…”, hadith.
52
34. varfërit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit. Derisa na erdhi e
vërteta (vdekja)!” (El-Mudethir, 38-47)
Sa i përket cilësive të përmendura të banorëve të xhehenemit, ne themi:
Ose secila prej këtyre cilësive i ka çuar në Zjarr dhe i ka bërë mosbesimtarë,
ose të gjitha bashkë i kanë futur në Zjarr. Nëse kjo është rezultat i secilës
prej tyre në veçanti, atëherë kuptimi është i qartë, ndërsa nëse të gjitha këto
gjëra kanë qenë shkak i hyrjes në xhehenem, atëherë kjo është për shkak të
madhësisë së kufrit të tyre dhe dënimit të cilin e kanë merituar, edhe pse
secila prej këtyre gjërave pas vetes tërheq dënimin. Nuk ka mundësi dhe nuk
është e lejuar që me këtë rast të bashkohet cilësia që nuk ka lidhje me
dënimin me të tjerët të cilët e kanë atë cilësi.
Është e dituri se lënia e namazit dhe ajo që është përmendur me të, nuk
janë kusht për dënim gjatë mohimit të Ditës së Gjykimit, por vetëm vetë
mohimi mjafton që të meritohet dënimi. Kjo vlen edhe për të gjitha gjërat e
lartpërmendura, ashtu që askush nuk mund të thotë: “Njeriu nuk mund të
dënohet derisa te ai të mos bashkohen të gjitha katër cilësitë e përmendura.”
Atëherë, kur e dimë se secila prej këtyre gjërave pas vetes tërheqin
mosbesimin, ndërsa Allahu mosbesimtarët i ka bërë opozitë e besimtarëve,
atëherë mund të themi se lënësi i namazit është prej atyre të cilët do të futen
në Sekar (xhehenem). Allahu i Lartësuar thotë:
“S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në
zjarr të madh. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në
zjarr. “Vuajeni dënimin Sekar” (emër i një xhehennemi).” (El-Kamer,
47-48)
Po ashtu ka thënë:
“Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.” (ElMutafifin, 29)
Kështu, i ka ndarë mëkatarët-mosbesimtarët përballë mu’minëvemuslimanëve.
Argumenti i tretë. Fjalët e Allahut:
“Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të
dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” (En-Nur, 56)
Ky ajet tregon se Allahu xh.sh. mëshirën e Tij e ka lidhur për kryerjen e
gjërave të përmendura në ajet, kështu që sikur lënia e namazit të mos ishte
kufër dhe qëndrim i përhershëm në Zjarr, atëherë Allahu do t’i mëshironte
këta edhe pa përmendjen e namazit në këtë ajet. Mirëpo, Allahu i Lartësuar e
35. ka bërë namazin shkaktar dhe shpresë e mëshirës së Zotit për të hyrë në
xhenet, domethënë nëse e kryejnë atë.
Argumenti i katërt. Fjalët e Allahut:
“Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre
janë të pakujdesshëm.” (El-Maun, 4-5)
Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të fjalës “sehv” në
këtë ajet. Sad b. Ebi Vekasi, Mesruku dhe të tjerë thonë se kjo është ai që e
shtyen namazin deri në kalimin e kohës së tij. Në këtë kontekst transmetohet
një hadith merfu. Muhammed b. Nasr El-Mirvezi thotë: “Na ka treguar
Sufjan b. Ebi-Shejbe, na ka treguar Ikrime b. Ebi-Ibrahimi, na ka treguar
Abdulmelik b. Umejri prej Musab b. Sad b. Ebi Vekasit nga babai i tij, se ai
e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem lidhur me
fjalët e Allahut të Lartësuar: “Pra shkatërrim është për ata që falen, Të
cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”, dhe kishte thënë: “Ata
janë të cilët e shtyejnë namazin deri në përfundim të kohës së tij.”53
Na ka treguar Hamad b. Zejdi: “Na ka treguar Asim b. Musab b. Sadi se
i ka thënë babait të tij: “O babai im, çfarë mendon ti për fjalët e Allahut të
Lartësuar: “Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit
të tyre janë të pakujdesshëm.” Cili prej nesh nuk gabon (në namaz) dhe
cili prej nesh nuk mendon në diçka tjetër në namaz? Dhe ai kishte thënë:
“Kjo nuk ka të bëjë me atë që e përmende, por për kalimin e kohës së
namazit.”54 Hajvetun b. Shurejhi thotë se e kishte njoftuar Ebu-Sahri, ndërsa
ai e kishte pyetur Muhammed b. Kab Kuredhiun lidhur me fjalët e Allahut të
Lartësuar: “Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit
të tyre janë të pakujdesshëm.” Këta janë ata të cilët e lënë namazin”,
kishte thënë ai, pastaj ishte pyetur rreth fjalët “maun” dhe ai kishte thënë:
“Ky është ai që nuk e ndan të drejtën e pasurisë.”55
53
Zinxhiri I hadithit është shumë I dobët. E përmend Taberiu në Tefsir, 30/301 në zinxhir nëpërmjet Talha
b. Musrifit nga Musab b. Sadi…Po ashtu edhe Bejhekiu në Sunenul-kubra, 2/214, hadithi nr. 2980 dhe
Taberaniu në Muxhemul-evsat, 2/377 hadithi nr. 2276 me zinxhir nëpërmjet Abdulmelikut. E përmend
Hejthemi në Muxhmea’, 7/143 në hadith nëpërmjet Sadit dhe thotë: “E përmend Taberaniu në Evsat ndërsa
në zinxhir është Ikrime b. Ibrahimi ndërsa ai është shumë i dobët. E përmend edhe Bezari në Musnedin e
tij, 3/345, hadithi nr. 1145 me zinxhir nëpërmjet Abdulmelikut. Bezari thotë se ky hadith është transmetuar
nëpërmjet hafizëve të besueshëm prej Abdulmelik b. Umejr b. Musab b. Sadit prej babait të tij mevkufen
dhe nuk e dimë se është i lidhur, përveç se nëpërmjet Ikrima b. Ibrahimit nga Abdulmelik b. Umejri, ndërsa
Ikrime është lejinul-hadith. E përmend Mirvezi në Ta’zim kadris-salati, 1/124, hadithi nr. 42. Albani e ka
shpallur daif në Daifu tergib ve terhib, hadithi nr. 312 dhe thotë se është shumë i dobët.
54
Hadithi është hasen. E përmend Mirvezi në Ta’zim kadris-salati 1/125/43 dhe Ebu Ja’la në Musnedin e
tij, 2/63, hadithi nr. 704 me zinxhir nëpërmjet Hamad b. Asimit nga Musabi… Albani e përmend në
Sahihu-tergib, hadithi nr. 576 dhe thotë se është hasen meukuf.
55
Zinxhiri I hadithit është sahih. E përmend Mirvezi në Ta’zimu kadris-salati 1/126, hadithi nr. 45 me
zinxhir nëpërmjet Hajve b. Shurejhit.
36. Duhet të përmendim se shprehja kur’anore “vejlun” (mjer ai) përdoret
gjatë kërcënimit të mosbesimtarëve, prej këto Ai thotë:
“Për idhujtarët është mjerim i madh, të cilët nuk e japin zeqatin
dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.” (Fussilet, 6-7)
Po ashtu ka thënë:
“Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar. Që i dëgjon
ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si
mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje
të dhembshme. Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr
ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.” (Xhathije, 7-9)
Si dhe fjalët e Tij:
“Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.”
(Ibrahim, 2)
Përveç në dy vende në Kur’an, ku thotë:
“Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.” (Mutafifin, 1)
“Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit).” (Humeze, 1)
Këtu fjalën “mjerë” e ka lidhur me lënien mangut gjatë matjes dhe për
ofendimin e përqeshjen, ndërsa këto gjëra vetvetiu nuk do të thonë
mosbesim. Sa i përket përdorimit të fjalës “vejlun” për lënësin e namazit, ajo
ka të bëjë ose për qafirat ose për mëkatarët. Sa i përket kësaj fjale e cila i
përket lënësit të namazit dhe që ka të bëjë me qafirat, ka përparësi për dy
arsye: E para, transmetohet me saktësi prej Sad b. Ebi Vekasit r.a. se sa i
përket ajetit ka thënë se sikur ta kishin lënë, do të ishin qafira, mirëpo e kanë
shtyer deri në përfundimin e kohës së tij.56 E dyta ka të bëjë me atë që do ta
përmendim më vonë prej argumenteve në dobi të mendimi se lënësi i
namazit është qafir, e cila do të sqarohet edhe më mirë.
Argumenti i pestë. Fjalët e Allahut të Lartësuar:
“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë
namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në
çdo të keqe (ose në Gaja).” (Merjem, 59)
Shube b. Haxhaxhi thotë: “Na ka treguar Ishak b. Ebi-Abdullahu, këtë
pastaj e ka përmendur Ibn Mesudi r.a. sa i përket ajetit, duke thënë: “Ai
56
Tahrixhin e këtij hadithi e përmendëm më herët.
37. është lum në xhehenem, e thellë dhe me shije të keqe.” 57 Muhammed b.
Nasri thotë: “Na ka treguar Abdullah b. Sa’d b. Ibrahimi, na ka treguar
Muhammed b. Jezid58 b. Zejjari, na ka treguar Sherki b. Katami, na ka
treguar Lukman b. Amir el-Huzai, duke thënë: “Shkova te Ebu-Umame
Bahiliu dhe ka thënë: “Ma trego ndonjë hadith të cilin e ke dëgjuar nga i
Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ai tha: “Sikur të hidhej
një shkëmb prej hyrjes së xhehenemit, ajo do të binte shtatëdhjetë vjet derisa
të arrijë deri në Gajj dhe Esam.”59 Unë pyeta: “Çka është Gajj, e çka
Esam?” Ai tha: “Ato janë dy puse (bunarë) në fund të xhehenemit në të cilat
derdhet qelbi i banorëve të xhehenemit.”60 Këtë Allahu e ka përmendur në
librin e Tij: “...e më vonë do të hidhen në çdo të keqe” (përkthimi literal
do të ishte: “Ata do të arrijnë deri në Gajj” (vër.përkth. në gjuhën
boshnjake), ndërsa në një vend tjetër thotë “në Esam.”
Muhammed b. Nasri ka thënë: “Na ka treguar Hasan b. Isa, na ka
treguar Abdullah b. Mubareku, na ka lajmëruar Hushejm b. Beshiri, i cili
thotë: “Më ka treguar Zekerijja b. Ebi-Merjem el-Huzai’ i cili thotë: “E kam
dëgjuar Ebu-Umame Bahiliun se si thotë: “Ndërmjet hyrjeve të xhehenemit
dhe fundit të tij është një distancë prej pesëdhjetë vitesh të rënies së gurit”
ose ka thënë “shkëmbi, madhësia e të cilit është sa dhjetë (shkëmbinj) të
trashë”, me ç’rast një i mitur nga Abdurrahman b. Halid b. Velidi kishte
thënë: “A ka diçka tjetër nën të, o Umame? AI tha: “Po, Gajj dhe Esam.”61
57
Zinxhiri I hadithit është I dobët. E përmend Taberaniu në Tefsir, 16/100 me zinxhir nëpërmjet Shube nga
Ebu-Ishaku nga Ebu Ubejde nga Abdullahu… Edhe Hakimi në Mustedrek, 2/406, hadithi nr. 4318 me
zinxhir nëpërmjet Shubes…Hakimi thotë se hadithi është me zinxhir të besueshëm dhe se nuk e kanë
përmendur (Buhariu dhe Muslimi). E përmend edhe Mirvezi në Ta’zimu kadris-salati 1/119/35 dhe EbuNeimi në Hiljetul-evlija, 4/206. E përmend edhe Mundhiri në Tergib, 4/253, hadithi nr. 5558 dhe ia
përshkruan Bejhekiut dhe thotë se zinxhiri është I mirë dhe se nuk ka ndërprerje. Albani në Tergibi terhib
thotë se është daif meukuf, hadithi nr. 2138.
58
Edhe pse kështu gjendet në origjinal, e saktë është Zijad (vër. recen.).
59
Në ajetin e mëparshëm, kjo fjalë është përkthyer me “e më vonë do të hidhen në çdo të keqe”-vër.përkth.
në gjuhën boshnjake.
60
Zinxhiri I hadithit është daif. E përmend Mirvezi në Ta’zimu kadris-salati, 1/119-120, hadithi nr. 36. E
përmend Taberiu në Tefsir, 16/100 dhe e ka përmendur Ibn Kethiri në Tefsirin e tij, 3/129 dhe thotë se ky
hadith është garib, ndërsa sikur të ishte merfu munker. E përmend Taberaniu në Musned shamijjin, hadithi
nr. 1589, me zinxhir nëpërmjet Sherkiut…E përmend edhe në Kebir, 8/175, hadithi nr. 7731, të gjithë me
zinxhir nëpërmjet Sherki b. Katamiut, nga Lukman b. Amir El-Huzaiut, prej Ebu Umames is merfu…E
përmend Mundhiri në Tergibu terhib, 4/255, hadithi nr. 5569 dhe thotë se e përmend Hejthemi në
Mexhmea, 10/389 dhe se e ka transmetuar Taberaniu, mirëpo se në të ka transmetues të dobët dhe se Ibn
Hibbani I ka vlerësuar të mirë, mirëpo siç thotë “gabojnë”. E përmend Albani në Daif, hadithi nr. 3148 dhe
thotë se është daif.
61
Zinxhiri I hadithit është daif. E përmend Taberiu në Tefsirin e tij, 19/45 dhe Mirvezi në Ta’zim kadrissalati, 1/121/37, që të dy me zinxhir nëpërmjet Hushejmit nga Zekerijah b. Ebu-Merjemit nga Ebu-Umame
mevukufen…Unë tham se dobësia në zinxhir është te Zekerijah b. Ebu-Merjeme. Dhehebiu në Mugni
du’afa, 1/240, thotë se ky është shejhu I Hushejmit. En-Nesaiu thotë se nuk është I fortë, ngjashëm thotë
edhe Ibn-Xheuzi në Duafau vel-metrukin, 1/295.