SlideShare a Scribd company logo
1 of 254
Daniel Gàzulli




Vjeshtë
në
lebjanë


                 1
2
Jeta nuk asht lojë

                     3
- novelë -


    1


    Ishte tetor. E premtë mbasdreke.
    Porsa zuna vend në hotel dhe u
drejtova për në Teatrin Popullor. Kur
shkoja në Tiranë, fundjavësh, gjaja a parë
që shpresoja të baja, ishte të shikoja një
dramë ose një opera.
    Po nxitimi im shkoi hupës. Biletat
shiteshin me autorizim. Nuk e kuptoj përse
njerëzit i vështirësojnë kështu punët e



4
tyne, si bie fjala, me shitë bileta me
autorizim.
    Atëherë    u   nisa    për   nga    Kinema
“Partizani”.   Filmat     premierë     zakonisht
shfaqeshin atje.
    Te sporteli nuk kishte njeri, kurse
sheshi para kinenemasë ishte plot. Pra
edhe këtu biletat ishin shitë me kohë. Po
nuk u shkurajova. Mund të gjeja ndonjë në
dorë.     Gjimnazistet      marrin       pothuej
gjithmonë ndonjë biletë të tepërt me
shpresë “të peshkojnë” ndonjënin.
    Para meje kaluen katër vajza, ashtu
pranë e pranë, ngjeshë njëna me tjetren, si


                                              5
kalojnë random vajzat. Ajo në të majtë
ishte motra ime, Dejka. Shpejtova hapin
dhe i arrijta. Atyne dy të mesit u vuna duert
mbi supe që të më hapnin vend.
    - Nga njëna prej jush due biletën – u
thashë.
    Bujana e Dejka qeshën, kurse njëna
nga vajzat që nuk e njihja, më vështroi
krejt e hutueme, gati e trembun. Ç’asht e
vërteta edhe unë e kisha humbë atë
lirshmëninë me të cilen isha nisë: ajo në të
majtë ishte tepër e bukur për t’i vu dorën
në sup. Megjithate, ma shumë për të



6
shpengue     veten     se     ate,   iu   drejtova
pikërisht asaj:
    - Ç’më shikon si e trembun, më jep
biletën.
    Ajo    shikoi    shoqet     sikur     kërkonte
ndihmë.
    - Asht vëllaj i Dejkës, Sara – foli
Bujana.
    Sara mori frymë ma e lehtësueme, u
përpoq të përvijonte një buzëqeshje, po pa
arrijtë të çlirohej nga ai hutimi i parë. E
dukej se edhe ndërhymja e Bujanës tash
kishte pak randësi për te: hapi porsa buzët
sikur donte të merrte ma mirë frymë dhe,


                                                7
pa më shqitë një çast shikimin, më zgjati
biletën e saj.
    I dhashë dorën. E, tue mos dijtë çfarë
t’i thoja, pse edhe unë nuk isha ma pak i
hutuem se ajo, më erdh në mend, në mos
tjetër, të paraqitesha:
    - Filip Krina – i thash dhe ashtu, dorë
më dorë, u shikuem jo pak gjatë. Vajzat
tjera ishin përskuqë edhe ato.
    Mandej i dhashë dorën vajzës në të
djathtë të saj, që më duket se Dejka tha se
quhej   Blodinelë.   U    përshëndeta   me
Bujanën e u përqafova me Dejkën.



8
Vajzat nuk humbën kohë, fol andej e
fol këndej, mbas pak minutash gjetën edhe
biletën e pestë.


   Nga filmi, merret vesht, nuk mbaj
mendë asgja. Jo se do të ketë qenë film i
keq, përkundrazi, se ndryshe si do të ishin
mbarue biletat gjysëm ora para shfaqjes,
po në të djathtë kisha Saren.
   Puna e parë, ajo ishte e bukur. Edhe
sot e kam të vështirë ta përshkruaj e të
them çfarë më kishte topitë ashtu. A, po, e
gjeta, e gjeta po, ashtu si më pëlqenin
mue vajzat, sytë bojëqiell në të gjelbër,


                                         9
dhe atë cepin e buzës që sikur plluskonte
afsh ngrohtësie. Po mbi gjithçka ishin sytë
e saj. Sytë e saj? Jo, desha të them,
vështrimi i saj, që sikur të përshkonte çdo
qelizë të trupit e të bante të ndjeheshe si
në ekstazë. Mandej emni: Sara. Në ato
vite emni Sara ishte krejt i rrallë. Kisha
njohë po në Shkodër një vajzë me emnin
Sara, një çifute … U shtanga. U shtanga
pikërisht nga bishti i synit të saj. Vallë të
ishte çifute edhe kjo? E unë kisha njëfarë
dobësie për to. Të tjerëve mund t’u thoja
se kjo dobësi kishte lindë kur mësova se
Ajnshtajni kishte qenë çifut, ose që kur


10
kisha lexue “Çifuten e Toledos”, ose … Po
e vërteta ishte një tjetër: Dikur, kur isha
ende çunak, në të dytë gjimnaz, kisha
njohë të bukuren Poli Shart, që mbet
përgjithmonë një andërr e fshehtë.
   Mbas filmit, të pestë bashkë, përcollëm
Dejkën e Bujanën për në konvikt.
   Mandej u kthyem rrugës ndanë “Librit
ndërkombtar”.
   Në Sheshin “Skendërbej” ato, Sara e
Blodinela,   e   ngadalsuen    hapin,   tue
mendue se unë do të kthehesha në hotel,
po bana sikur nuk i vuna ore dhe
vazhdova me po atë ritëm.


                                        11
Nuk mbaj mendë për çfarë bisedonim,
po    do    të     kenë   qenë   gjana      të
parandësishme, sa për të thye heshtjen.
     Tek    Posta     Qendrore   vajza      e
shëndoshë e me emnin e gjatë Blodinelë
na tha “natën e mirë” dhe hyni në shtëpi.
M’u duk sikur u çlirova nga një barrë e
randë dhe vuna buzën në gaz tue mendue
se duhej të peshonte jo ma pak se
tetëdhjetë kile.
     - Po ik edhe unë – më tha Sara tue më
zgjatë dorën.
     - Po të përcjell – i thashë dhe bëna
sikur nuk e kisha vu ore dorën e shtrime.


12
Ajo do të jetë skuqë, po nuk e pashë,
se kisha ecë pak përpara. Pikërisht atë
çast u mundova ta parafytyroja pa e
shikue: shtahedhun, qafë të gjatë e të
drejtë, buzët pak të çeluna thuejse gjithnjë
dhe   ….   Jo,   nuk    kishte   kuptim   ta
parafytyroja kur e kisha aq pranë. U ktheva
nga ajo me njëfarë nxitimi dhe e shikova
drejt në sy: ngriti edhe ma kryet sikur u
kërkonte ndihmë yjeve e ashtu dukej
magjishem e bukur.
   E, në vend që të flisnim, vazhduem
gjatë krejt në heshtje, një heshtje që na
mundonte të dyve, po s’e thenim dot.


                                          13
- Kështu pra, Sara – nisa dikur të flas
ashtu kuturu, pa dijtë se çfarë do të thoja –
Takohen dy njerëz papritë një ditë dhe …
     Ajo uli qepallat si e kapun në faj.
     Nuk u ndala as aty ku përsëri më tha
se do të largohej, se ja, kishim arrijtë, e më
tregoi me dorë pallatin në të majtë. E
përcolla deri tek shkallët. Vetëm aty i
dhashë dorën e ia mbajta pak gjatë,
ndoshta edhe ia shtërngova pa kaptue, se
ajo sikur lëshoi një psherëtimë e unë ia
lehtësova, por pa ia lëshue menjëherë.
     Kur arrijti tek sheshpushimi i katit të
parë, i thirra:


14
- Sara!
   Ajo u ndal.
   - Nuk më the, kur do të takohemi
nesër?
   Ajo as u përgjegj, as iku.
   - Mirë, takohemi paradreke. Do të vij
në pushimin e madh nga gjimnazi.
   - Natën e mirë – tha ajo me zanin që i
dridhej dhe iku.
   … Kishte nisë si lojë me atë punën e
biletave, po tashma s’ishte lojë: kisha ra
në dashuni.


   2


                                       15
Në orën nandë, porsa u hap sporteli i
Teatrit, bleva dy bileta për shfaqjen e
Korçës, që jepej në gjashtë të darkës, dhe
vrapova për në gjimnaz.
     Donte ende shumë kohë që të binte
zilja.
     Edhe kur zilja ra, nuk u afrova shumë.
Po sikur t’i vinte vështirë duke më parë
aty përballë oborrit e nuk dilte fare? Kurse
unë duhej ta takoja patjetër. As mundja e
as kishte kuptim të përpiqesha të kuptoja
„përse patjetër”, po një gja ishte e sigurtë:
nuk mbaja mend të kisha kalue një natë pa


16
gjumë. E një natë më parë unë nuk kisha
arrijtë të flija.
    Isha vetëm njëzet e dy vjeç.
    Nuk kaloi shumë dhe e pashë të dilte
nga dera kryesore e oborrit me atë shoqën
e saj të shëndoshë, që ia kisha harrue
emnin. Bante sikur lexonte në një libër që
mbante në dorë, sikur përsëriste mësimin
e orës së ardhëshme, po në të vërtetë çdo
sekond shikimin e hidhte nga ana veriore
praj nga priste të shkoja. Po unë shkova
nga e kundërta dhe u fola prej mbrapa:
    - Mirëmëmgjes.



                                         17
Sara u kthye me rrëmbim, kurse ajo
tjetra, me atë emnin e gjatë, u rrotullue ma
ngadalë.     Megjithatë,     ajo   ma   ktheu
përgjigjen e para:
     - Mirëmëngjes, Filip.
     Sarës i ndryshonte ngjyra e lëkurës në
çdo sekond.
     U dhashë dorën ashtu i topitun edhe
unë.
     - Nga kështu? – u tall haptas e
shëndosha, po me një buzëqeshje gjithë
mirësi në fytyrë.




18
- I kisha premtue Sarës një biletë për
në Teatër – iu përgjegja gjithnjë e ma i
çliruem.
    Sara u ba flakë e kuqe.
    - Takohemi në ora pesë para Tatrit të
Kukullave – i thashë, se ndërkohë ra zilja
për fillimin e orës tjetër.
    Ajo ngriti qepallat, më shikoi drejt në sy
për një çast fare të shkurtë, dhe mezi tha:
    - Mirë, shihemi.


    3




                                           19
Kishin mbetë edhe pothuej shtatë orë
që të rishiheshim. Shtatë orë ishin tepër
larg, diçka tej horizontit të kohës. Kurrë
nuk më ishte dukë Tirana aq e paktë për
të kalue shtatë orë.
     Po ja, ora pesë po afrohej dhe tash
padurimi ishte përzje më një shqetësim të
ankthtë. Do të vinte, vallë? … Po sikur të
mos vinte? … Sa të pafuqishëm gjenden
njerëzit   para   kësaj   pyetje   të   bame,
ndoshta, miliarda herë ndër shekuj, kësaj
pyetje që do ta bajnë gjithmonë, sa kohë
do të ketë njerëz mbi dhé.



20
Ajo u shfaq te kthesa pranë Bankës
dhe po afrohej tue ecë gati me nxitim.
   - Mbrama, Filip.
   As që e prisja të më drejtohej me
emën.
   - Mirëmbrama, Sara.


   Donte edhe dhjetë minuta që akrepi i
madh të përgjysmonte dymbëdhjetën.
   - Shkojmë në ndonjë vend e të pijmë
diçka, Sara? … Kemi kohë …
   - Shkojmë – tha ajo tashma me një
qetësi që do të ishte e paprituna ma e
madhe për mue.


                                         21
Unë mora konjak, ajo zupë.
     Pothuejse nuk flisnim. Më vinte ta rrihja
veten me grushta, aq guak po tregohesha.
     Prandaj edhe nuk ndenjem shumë në
pastiçeri.
     Kur po kalonim pranë ministrive, i vuna
dorën porsa tek beli. Ajo më shikoi, u
skuq, po buzën e vuni në gaz. Tashma
shndriste e tana dhe dukej ndoshta edhe
ma e çlirueme se unë, paçka se nuk
thonte një fjalë; edhe pyetjeve të mia u
përgjigjej me një “po” ose “jo”.
     Filloi shfaqja. Ajo më pyeti me za të
lehtë për emnat e tre-katër aktorëve.


22
Mandej u mbështet edhe më shumë tek
unë dhe u rrembye e gjitha mbas lojës së
aktorëve. I mora dorën në dorë. Ajo ngriti
porsa shikimin dhe u ngjesh edhe ma
shumë mbas meje, aq sa e lejonte krahu i
poltronit.   Mandej    përsëri    u    zhyt   me
vështrimin    te   skena,    po       dorën   ma
shtërgonte herë mbas here edhe ma fort.


    4


    Sa dolem nga Teatri, ajo tha:
    - Ishe te Dejka?
    - Jo – iu përgjegja.


                                              23
- Shkojmë?
     Kjo ishte e paprituna më e çmendun që
mund të më bante, megjithate nuk e
kundërshtova dot.
     - Po ju?! – na priti Dejka me fjalën e
parë.
     - Erdhem të të takojmë – thashë unë
sikur po i kërkoja ndjesë që e kishim
trazue.
     Ato u shikuan në sy. Sara ishta ba
flakë e kuqe, por shndriste e tana. Papritë
u skuq edhe Dejka. Mandej, mbas një
çasti, u përqafuen dhe u puthën. U
përqafuen përsëri dhe përsëri u puthën.


24
Një i huej ndoshta do të kishte mendue se
ato po shiheshin kushedi mbas sa vitesh.
Mandej Dejka më shikoi mue vetëm për
një çast dhe qeshi. Nga hutimi i parë
kishte kalue në një gaz të papërmbajtun.
    Shikonin     përsëri     njëna        tjetrën,
përqafoheshin përsëri dhe qeshnin. Dhe
s’thonin një fjalë, një fjalë të vetme.
    Kur u ndamë, Dejka më puthi në një
mënyrë    të   çuditshme.    Ndoshta       ashtu
puthin të gjitha motrat kur marrin vesht se
vëllaj ka ra në dashuni.
    Morëm rrugën gjysëm të errtë në anë
të Teatrit dhe aty u ndalëm. Ajo uli kryet


                                               25
vetëm për një çast në gjoksin tim. Mandej
një puthje e shkurtë, zjarrin e së cilës më
duket sikur e ndjej ende në buzë.
     E   përcolla     përsëri     deri    tek
sheshpushimi i shkallëve të pallatit të saj, i
mora kryet në mes duerve, dhe aty fillova
ta puthja me zjarr. Ajo mezi merrte frymë
dhe shmangej herë mbas here, po mandej
afrohej përsëri dhe pushonte kryet e bukur
në gjoksin tim.


     5




26
Të martën mora letrën e saj të parë. E
kishte shkrue porsa ishte kthye në shtëpi.
   Po për çudinë time, letra ishte e
përmbajtun,     e     shkrueme     ndoshta    me
ndruejtje e dyshime. Ishte ma shumë një
rrëfim për vetveten dhe të sajët, kurse me
çastet që kishim kalue bashkë e lidhnin
vetem fillimi, “I dashun Filip”, dhe fundi,
“Çamarrokja jote”, siç i kisha thanë unë dy
a tri herë dhe kisha vu ore se i kishte
pelqye.
   Më shkruente sidomos për të sajët.
   I   ati    ishte    ingjinjer   kimist.   Ishte
pesëdhjetë e gjashtë vjeç dhe kishte lindë


                                               27
në një qytet të vogël afër Frankfurtit. Quhej
Gert Menham. Në Shqipni kishte ardhë më
1940. Në fillim kishte jetue në Elbasan
bashkë me dy çifutë të tjerë të ikun prej
Nazizmit. Me nanën e saj, që quhej Arionë
dhe ishte vetëm tridhjetë e shtatë vjeçe,
ishte martue tetëmbëdhjetë vjet ma parë,
pse ajo kishte ngelë shtatzanë me Saren
dhe u desh të martoheshin shpejt e shpejt.
Kishte edhe një motër pesë vjet ma të
vogel, që quhej Ada.
     E lexova disa herë dhe në darkë i
shkrova përgjigjen.



28
E kishte marrë të shtunë në mëngjes,
dy orë para se të arrija unë.


   6


   E      para      ma       pa   Blodinela.   Më
përshëndeti me dorë dhe vrapoi drejt meje
sikur të ishte pendë e lehtë.
   - Ia fitova bastin, Filip! – gati thirri ajo
ende pa arrijtë tek unë – Kishim vu bast
nëse do të vije ti sot apo jo. Ia fitova
bastin!   –      thërriste    përsëri   nësa   më
shtërngonte dorën.



                                               29
- Kurse unë mendoj se përsëri fitoi
Sara – e ngacmova unë.
      Ajo qeshi me të madhe dhe hidhej si
fëmijë.
      - Të lumtë! … Ma hodhe! … Në të
vërtetë, përsëri fitoi ajo! – fliste me nxitim e
shendeverë.
      Sara po vinte ngadalë, buzagaze dhe
flakë e kuqe. Nuk tha asnjë fajlë, vetëm sa
uli   kryet   në    gjoksin   tim   ndërsa   më
përkëdhelte        dorën   dhe   dridhej   lehtë.
Gjimnazistet na shikonin dhe buzëqeshnin.
Blodinela e qëllonte me shuplaka mbi
shpatulla, ndërsa unë baja sikur do ta


30
mbroja. Po Sara nuk donte t’ia dinte dhe
ndej ashtu në gjoksin tim për një kohë të
gjatë.
    Blodinela na shtyu.
    - Ikni – tha ajo. – Çantën ta sjell unë
në shtëpi.
    Sara nuk e ktheu asnjëherë kryet nga
oborri i gjimnazit. E dinte se të gjithë e
kishin ndërpre shëtitjen dhe po vështronin
ate.


    7




                                        31
Drekën e hangrem te “Donika”, në
katin e dytë.
     Mandej shkuem nga Kodrat e Liqenit
Artificial.
     Ishte një ditë aq e bukur vjeshte.
     Ajo u trondit. Jo ! – tha – Jo këtu!
Mund … Por që të dy ishim aq të
përndezun, sa edhe ajo e dinte mirë se
tashma kishte ardhë ai çast që në jeten e
një vajze asht ndoshta shumë më i
rëndësihem se në jetën e një djali. Jo! –
vazhdonte të thonte ajo, por ndërkaq
rrobat ishin lirue një e nga një, dhe mbas
pak, aty rrazë një gështenje gjethëshumë


32
deri në tokë, bamë dashuni për herë të
parë.
   Ndërsa tashmë po fashitej gjithçka,
trupat tanë pak ma parë aq të tendosun
dhe gjokset që sikur donin të çahehsin, ajo
më hodhi një vështrim të butë, të paqtë,
dhe çuditërisht të qetë.
   - E dija që kjo do të ndodhte, Filip –
tha me zë gati të sigurtë – dhe jam shumë
e lumtun. Jam shumë e lumtun. Unë të
due!
   Ishte hera e parë që ajo më thonte “të
dua”.



                                        33
… Kur u kthyem, pak vonë, shkuem
përsëri tek bari i Pallatit të Kulturës.
     Morem konjak e zupë. Kështu do të
merrnim sa e sa herë të tjera në kujtim të
asaj të shtundë mbasdreke.
     Një soliste opere u ul në tavolinën
pranë nesh me një zëvendësminister.
     - Mëkat – tha Sara. – Shiko sa e re
asht ajo!
     Zëvendësminsitri shtroi me dorë tre-
katër qimet e vetme që i kishin mbetë në
kokën tullace e të yndyrëshme.
     - Ajo nuk asht grueja e tij – i thashë –
Gruen e tij e kam pasë shoqe gjimnazi.


34
Sara më shikoi e shqetësueme.
   - Po pse e mori ajo shoqja jote këtë?
   - Nuk më pëlqen të flas për gratë e
zëvendësministrave – qesha unë.
   Mbas pak ajo tha përsëri:
   - Kam uri.
   Përsëritem porosinë, edhe një konjak e
një zupë.
   Edhe në tryezat tjera kishte njerëz të
yndyrëshëm, vetë të shkuem në moshë, po
me gra të reja në krah.
   - Ikim – tha Sara – Këto çifte më
prishin humorin.



                                       35
Binte një shi i lehtë. Polici e kishte
braktisë vendin e tij, kështuqë na i ramë
mes për mes sheshit.
     Pranë nesh kalonin autobuzët urbanë
të    mbushun    plot   me    punëtorë     që
ktheheshin nga fabrikat.
     E përcolla përsëri deri te sheshpushimi
i katit të parë të pallatit të saj dhe u
ndamë.
     Pesë minuta ma vonë pashë hijen e
një grueje në dritaren e guzhinës të
apartamentit të saj. Prej gjoksit të bashëm
kuptova që nuk ishte Sara. Vjehrra ime e
ardhëshme     gëzoka    shëndet   të     mirë,


36
thashë me vete dhe u nisa për në Hotel
“Peza”.


   8


   Në mëngjes m’u desh të prisja gjatë.
Një çast u tremba se nuk do të vinte. I
shqetësuem siç isha, vonë vuna ore një
vajzë që kapërcej rrugën me shpejtësi, sa
për pak desh e shtypi një makinë e u
përplas me muE. I thash se herë tjetër të
ishte ma e kujdesëshme, se më kishte ngri
gjakun.



                                      37
- Ou?! – ma ktheu ajo me qesendi –
Aq i ndjeshem qenkeni ?
     - Si jo, më ngjatë me Saren – i thash.
     Ajo e pranoi humbjen, qeshi dhe iku.
     Mbas pak u grinda me një plak.
     - Biro, mos ia di shtëpinë Selimit të
Bratajve? – m’u afrua ai mun tek hundët.
     - Jo – i thash i bezdisun.
     - Pa kujtohu, mor çun, punon në
Ministri ai ?
     - E kanë heqë, gjysh, e kanë dërgue
në fshat për riedukim.




38
- Ç’thua kështu, mor bir?! Si ta zë
goja?! Selimi i Bratajve ka lëftuar që
katërmbëdhjetë vjeç …
   Rruga ishte bosh, nuk po kalonte asnjë
makinë. Ja, mendova, po të kalojë ndonjë
zjarrfikse, plaku, ashtu i sëkëlldisun siç
ishte për Selimin e Bratajve, kishte shumë
mundësi të na linte shëndetin një herë e
mirë.
   Ai u largue tue mërmëritë, tejet i
zemruem me mue.
   Kaloi një veturë me një njeri të
yndyrëshëm.



                                       39
Sara erdhi në dhjetë, atëherë kur nuk e
prisja ma. Isha ulë në një stol të lulishtes
dhe po shfletoja me padurim gazetën
« Drita ».
     Nuk u ngrita. As ajo u ul. U mbështet
tek supi im, më mori kryet në dorë dhe e
pushoi tek kërthiza e saj.
     Ndjeja se si po më ngrohej trupi. I
mora dorën dhe ia fërkova tek mjekrra, që
ishte rritë jo pak.
     Ashtu mjegullt po mendoja për forcën
jetëdhanëse të përkëdheljes. Se ku kisha
lexue se dashunia i ka rranjët në lëkurë.



40
Ajo u ul pranë meje dhe u ngjesh si
kulpra mbas trupit tim. Buzët filluen t’i
njomeshin e iu banë prush.
   U shikuem gjatë në sy. Ajo tha: Filip!
Kaq tha. Ishte e kotë të prisja që të thonte
diçka ma shumë.
   Nuk e pyeta përse ishte vonue aq
shumë. U ngritem dhe ikem.


   9


   Ishim ulë në bar dhe shikonim Tiranën
atje poshtë. Në guzhinën e saj, gjellët,
hedhë me kohë nëpër pjata, tashma ishin


                                         41
ftohë. E ama, me siguri, po shkonte andej
këndej pa dijtë ç’të bante. Kishte vite që e
priste këte ditë, sidomos që atë pranëverë
kur së bijës filluen t’i çuksnin gjijtë bluzën
e bardhë që tashma i rrinte tepër ngusht e
i duhej ble një tjetër. Dhe andërrimet e së
bijës me libër në dorë, tretë kushedi në
ç’tundime. Po nuk i kishte thanë kurrë
“ç’ban, përse nuk lexon?”, pse Sara nuk
kishte ndodhë të merrte ndonjëherë notë
ma të vogel se pesë, ma e mira e Tiranës
ishte, fotografinë gjithmonë në mes të të
dalluemëve e kishte pasë te “Rruga e
Barrikadave”.     Por     që     andërronte,


42
andërronte shumë, e kjo nuk kishte si të
mos e vinte në dyshime t’amën.
   Në shetitore ishte shtue lëvizja. Drejt
godinës qendrore të Universitetit lumi i
njerëzve nuk kishte të sosun. Mbas gjysëm
ore fillonte ndeshja.
   Ajo mbështeti kryet në gjoksin tim, aty
ku krijohet ajo gropëz e lehtë në mes
klavikules dhe supit.
   Ndjeva se po djersitej.
   Fillova të mpihesha, po nuk lëviza.
Kushedi ç’andërr po shihte e nuk doja të
zgjohej. Ose nuk shikonte andërr fare, se
po bante gjumë të thellë. Dukej shumë e


                                       43
lodhun. Ishte e re dhe ato dit, e sidomos
orët e fundit, nuk i kishte përballue lehtë.
     Nga stadiumi vinin gumëzhitje valë-
valë. Sa mirë do të ishte që ndeshja të
përfundonte zero-zero, mendova. Po të
shënojnë shkodranët, nga stadiumi do të
vijë një gumëzhimë skëterrë.
     Ajo fjeti gjatë dhe ma në fund, kur po
mbaronte ndeshja, më kishte zanë gjumi
edhe mue.
     Ndoshta ishte shuemja përfundimtare e
gumëzhimës që e zgjoi ate. Më puthi lehtë,
fare    lehtë,   sikur   kalonte   një    fllad
afshngrohtë në qerpikët e syve. Mandej


44
më gudulisi hundën aroma e djersës së
gjinjëve. Ashtu përgjumshëm siç isha,
qesha, e pushtova me forcë, dhe bamë
përsëri dashuni.
   Piva edhe një cigare dalngadalë tue
shfrye tymin në flokë e saj e nuk më bahej
të ngrihesha.
   Kur po zbrisnim nga Kodra, ndjeva një
uri të tmerrshme. Sa gjana të vogla e të
zakonshme       nuk   i   kujtohen   njeriut,
mendova, si bie fjala, të ishim kujtue të
merrnim diçka me ngranë.
   - Do të shkoj pak në shtëpi – tha
papritë ajo.


                                          45
- Jo – i thash unë – Në shtëpi do të
gjesh gjellë të ftohta. Mandej, po të shkosh
atje, ka rrezik … të mos vish ma.
     - Do të vi – tha ajo e vendosun.
     - Do të rrimë deri vonë. Unë neser iki –
thash.
     - Do të rrimë – përsëriti ajo dhe u
largue.


     10


     - Kur do të shohim një nip të vogël –
më tha baba.



46
Unë shtanga. Ç’ishte kjo pyetje? A nuk
më kishte thanë sa herë se nuk duhej të
martohesha i ri si ai? Mandej … drejt e në
… Jo kur do të martohesh, por “kur do të
shohim një nip të vogël”?! …. Ç’ishte kjo
pyetje e tim eti? E, që ta kuptoja përsenë,
vendosa të lueja edhe unë haptas:
   - Së shpejti – i thash.
   Ai rregulloi qeleshen e bardhë dhe u
duk haptas se përgjigja ime nuk ishte
aspak e papritun për të.
   - Të shkojmë në klub e të marrim nga
një gotë – tha ai.



                                        47
Unë e dija se tim eti i pëlqente uzoja,
prandaj porosita uzo për të dy.
     Kishte kalue jo pak kohë, kur ai më
pyeti përsëri:
     - Ke zanë ndonjë vajzë?
     - Po, babush – iu përgjegja, pse e
kuptova që ai diçka dinte.
     - Nga asht?
     - Nga Tirana.
     Heshtem përsëri gjatë. Pinim nga pak,
fare pak, po gotat u mbaruen, kështuqë
porositem dy uzo të tjera.
     - Pra, the se asht nga Tirana? – theu
dikur heshtjen ai.


48
- Po. Dhe kam frikë që ju nuk do t’ju
pëlqejë.
   - Nëse të ngrohë ty, përse nuk do të
na pëlqejë ne? Ti … do të kesh zgjedhë
vajzë të mirë … Diçka kemi dëgjue edhe
na andej.
   - Ju kanë thanë se djali i Krinajve po
martohet me një çifute?
   Ai nuk u përgjegj. Piu gotën deri në
fund dhe u ngrit krejt papritë.
   - Dalim – tha. – Dalim e ecim dy hapa,
se po ndenjem gjatë këtu, do të dehemi
për turp. Nga një herë pija të zë pa e
kuptue.


                                      49
Ecem. Ai, si e kishte pasë gjithmonë
zakon, shkonte ndonjë hap para meje.
     - Thonë se ata kanë vra Krishtin – foli
krejt papritë ai.
     - Edhe mund ta kenë vra, nuk e di.
Punë dymijë vjetësh. Dikush edhe mund ta
ketë vra, po kjo nuk ka të bajë me Saren.
     Ecem përsëri pa folë, sa heshtja u ba
vërtetë e padurueshme.
     Dikur ai u ndal dhe tha se “ka ardhë
ora të kthehem tek jot amë. Me siguri që
mezi po më pret.”
     - Ti i di vetë punët tueja – më tha kur
më zgjati dorën – Po … në fshat mos e sill.


50
Kushedi ç’do të thonë njerëzit për te. Ne …
jemi të krishtenë të mirë.
   Unë nuk fola.
   Ai më shikoi drejt në sy dhe m’u duk
se në atë shikim kishte ma shumë dashuni
se asnjëherë tjetër. Im atë kishte qenë
gjithmonë i përmbajtun me mue, edhe në
të shprehun të dashunisë.


   11


   Unë largohesha të djelën vonë, ajo
niste letër të hanën. Të shtunë paradreke



                                        51
ajo merrte letër prej meje, mbasdreke
shkoja edhe unë.
     Kur uleshim në bar, unë merrja konjak,
ajo zupë dhe qeshnim kur porositnim.
     Po afrohej dimri, po na vazhdonim të
visheshim me të holla, e kur ndjenim ftohë,
puqeshim edhe më fort njëni mbas tjetrit.
     Sara nuk ishte ma ajo e para. Nuk
ishte ma ajo vajza e ndruajtun, gjithë
emocione e frikë. Po nuk ishte as e
çlirëshme si ditët e para. Dhe … nuk i
pëlqente ma të fliste për njerëzit e saj. Jo,
asaj nuk i pëlqente të fliste për ta.



52
12


   Dhe ja, një ditë ...
   Ngjau në mars. Sapo po çukiste
pranëvera.
   Mora një letër.
   “I dashur Filip,
   Mbramë kam kalue natën ma të
trishtueshme të jetës sime.
   Dje paradite mami mori shkollën në
telefon dhe kërkoi të kthehesha në shtëpi
menjëherë. Ishte ora 11.




                                      53
E tronditur për çka mund të kishte
ngja, u ktheva në shtëpi me vrap, sa kur
hyna mbrendë, më mbahej fryma.
     Ajo dhe baba ishin ulë në kanapé me
duer të kryqëzueme e fytyra të nemituna.
     - Çfarë ka ndodhë, ma?! – thirra e
tmerrueme se aty mungonte Ada.
     - Ulu, - tha baba me za të dridhun. Në
sytë e tij dallova dhimbje. Atëherë mendja
më shkoi tek ti, tek diçka e tmerrshme për
ty, që tashti nuk due ta kujtoj ma. Por ata
nuk të njihnin, ata nuk dinin asgja për ty,
kështuqë disi u lehtësova.
     U ula në anën tjetër, përballë tyne.

54
- Filip Krina, ë!? – thirri mami me një
za që të shtinte frikën.
   - Ç’i ka ndodhë, ma?! – thirra në çast
dhe papritë u ngrita në kambë.
   - Të përqafon e të puth nga larg!
   Shikova baban. Ai e kishte ngulë
vështrimin në një romb të qilimit. Unë u
shemba përsëri në poltronë.
   Mami u ngrit e m’u afrue mbi krye.
Kishte një vështrim të tmerrshëm. Për
herë të parë pata frikë nanën time.
   - Kush asht ky dhaskal fshati që na
prishi qetësinë, moj nuse?! Na thuej!



                                        55
Deshta të flisja, deshta të tregoja
gjithçka, deshta, në radhë të parë të mos
lejoja askënd të të përçmonte, qoftë edhe
nanën time, po fjalët m’u banë lëmsh në
grykë.
     - Ulu, Ariona – tha baba me të butë,
po me zanin që i dridhej.
     - Fol! – thirri ajo.
     - Unë e due, ma! … E due! Dhe
askush të mos guxojë të më përçmojë
njeriun ma të dashun që kam! – thash
ashtu befasisht edh për vete.




56
Ajo qeshi. Qeshi me të madhe. Të më
kishte vu thonjtë në fyt, nuk do të isha
trembë ashtu. O Zot, ç’e qeshun ishte ajo!
   - Mendjelehtë! – thirri ajo – Dhe ai
maskaraj që guxon e të mashtron!
   - Ma, deri këtu! … Ai nuk asht
maskara!
   - Hesht! – klithi ajo – Dhe kurrë në
jetën tande të mos e shohish ma me sy!
Kurrë! Imë bijë nuk do të martohet kurrë
me një malok, jo dhaskal, po edhe
professor i mbaruem të jetë!
   Unë qava. Po, unë u tregova e dobët
dhe qava. Më vinte të haja veten që nuk i

                                        57
mbajta dot lotët, po në fund të fundit e
qamja ma bani mirë: më hoqi frikën dhe
më çoi peshë zemrimin.
     Të tjerat do t’i them kur të vish. Dhe
duhet të vish doemos dhe menjëherë.


     Të puth
                      Çamarokja jote”.


     P.S. Letrën po ta shkruej në orë të
mësimit. Blodinela më porositi të të kujtoj
për zhartier numur 74.


        13


58
Kishte dalë te Stacioni i Trenit bashkë
me Blodinelën. Prisnin në dy anët e
hymjes       kryesore,    gojëkyçuna,     sikur
numronin kalimtarët me mend, aq ngjanin
si prej allçije.
    U përpoqa të tregohesha i qetë, po
qetësia ime vlejti pak: ato nuk e ngritën
kryet njëherë.
    Si ecem pak, Blodinela na la vetëm.
    Zuna      dhomë      në   “Peza”,   mandej
shkuem dhe u ulem në Pastiçeri “Tirana”.
Morem të dy konjak. Ishte hera e parë që
ajo pinte.


                                            59
Si dolem prej aty, pse heshtja në një
vend    të   vetëm   bahet   edhe   ma    e
padurueshme, u endem gjatë Rrugës së
Dibrës. Flisnim ashtu kot, për një njoftim
filmi, për një djalë që nuk dinte të
fishkëllente melodinë e një kange të
njohun, por asnjë fjalë prej atyne që priste
secili të thonte tjetri. “Ma mirë nesër” –
thoja me vete – Nesër”. Të keqen njeriu do
ta shtyjë gjithmonë për nesër.
     - Më duhet të kthehem, - tha ajo pa
më shikue në sy.
     - E po … mirë … - fola mezi dhe e
përcolla.


60
Si iu afruem pallatit ku banonte, dhe
ajo nuk desht ta përcillja ma tej, i thash:
    - Kur do të takohemi nesër?
    - Kur të duesh – foli ajo pa e ngritë
kryet.
    - Atëherë, në nandë. Natën e mirë.
    Ajo nuk u largue. Mbuloi fytyrën me
duer dhe qau.
    - Ç’ke, Sara ?!
    - Përse, përse nuk dashke as të më
puthish?! Ç’të bana unë, Filip? – qau ajo
me dënesë.
    I mora kryet në gjoks. E përkëdhela të
tanën, nga nalt poshtë. Mandej e putha në


                                              61
sy, në lotin e kripun. Dikush shau. Nuk iu
zemrova.
     Ajo e mbështeti përsëri kryet në gjoksin
tim dhe unë e putha përsëri në flokët e
artë.
     - Natën e mirë, - tha ajo, por nuk u
shkëput.
     - Natën e mirë.
     Ajo   u   shkëput    ngadalë,    shumë
ngadalë, tue rrëshqitë duert nga qafa ime
ku i kishte kryqëzue, mbi supe, përgjatë
krahëve, mbi pëllambë, sikur donte ta
zgjaste    shkëputjen    në   pambarim.    U



62
rrotullue me mundim dhe u largue me hap
të lodhur pa e kthye ma kryet.




    14


    Të nesërmen, aty nga dreka, shkuem
në konviktin e Shkollës së Gjuhëve të
Hueja dhe morem Dejkën. Kur ajo e puthi
Sarën në buzë, Sara u skuq.
    - Do të hamë drekë bashkë - i thashë.
    - O! – thirri ajo – Sa mirë! Do të pi
birrë! Shikoni ç’ditë e bukur asht! Në
konvikt të mërzitet shpirti.


                                       63
Shkuem tek “Drini”.
     Në     tryezën     pranë   nesh   u   ulën
shkrimtari SK dhe zëvendësministri DB.
     - Ai asht kushrini i mamit tim – tha
Sara.
     - SK?!
     - Jo, ai tjetri.
     Dejkës i pëlqente të trokisnim gotat sa
herë pinte. Mori dy herë karkalec.
     - Ju mos pini shumë, - tha ajo – se
deheni lehtë.
     Sara i bani me shenj kamarjerit të
vinte.
     - Do të paguejmë – tha ajo.


64
- Përse kaq shpejt? – se si më erdhi
mue e thashë.
   - Këtu të zihet fryma – foli ajo dhe
dukej se vërtetë mezi po rrinte.
   Kamarjeri shtoi një lek në mbledhje, po
unë nuk e korigjova.
   - Harruat paketën, - foli shkrimtari Sk,
qeshi dhe më shkeli syrin.
   - Falemnderit – i thashë dhe u ktheva
dhe e mora.
   Kushrini i Arionës, ai zëvendësminsitri,
kishte ulë kryet sikur nuk donte të më
shikonte.



                                        65
- Sa gja e mërzitëshme të kthehesh në
konvikt! – tha Dejka me keqardhje të
thellë, sa të vinte keq të ndaheshe prej saj.
Po ajo iku dhe na morem rrugën për në
Kodrat e Liqenit Artificial.
     Atje nuk mund të mos e ndjeje ardhjen
e    pranëverës.     Megjithatë,   aty     nga
mbramja, u ftoh, kështuqë na u desh të
zbrisnim ma shpejt se do të kishim dashtë.
     Tashti Sara ishte ma e gjallë. “Asht e
çuditëshme – po mendoja – ç’forcë e
gjallni   u   jep   vajzava    dashunia.   Në
buzëqeshjen e saj nuk kishte ngelë asgja



66
nga një natë ndoshta e kalueme pa
gjumë”.
   Në shetitore kaloi një veturë.
   - Përsëri ai – tha Sara.
   - Kush, “ai”?
   - BD, kushrini i mamit.
   Heshtje.
   - Duhet ba diçka, Filip, - tha ajo mjaft e
vendosun.
   - Do të vij në shtëpinë tande – iu gjegja
edhe unë menjëherë, sepse ishte diçka që
e kisha mendue gjithë ditën.
   - Oh, Filip!?
   - Po, Sara, do të vij! Duhet!


                                          67
Ajo heshti gjatë dhe mandej tha e
vendosun:
     - Mirë, shkojmë …
     Dhe u nisem.


     15


     Derën   na     e   hapi   një   grue   e
shëndetëshme, shumë ma e re nga ç’e
kisha mendue unë, e mbajtun mirë, pse jo,
edhe mjaft e bukur e që ia dinte vlerën
bukurisë së saj.
     - Mirëmbrama – e përshëndeta.



68
- Filipi? – pyeti ajo para se të na bante
udhë.
    - Po, ai vetë.
    - Urdhroni – shtriu krahun ajo drejt
korridorit në mënyrë pak teatrale, pak
tallëse, por në dukje mjaft e qetë.
    I dhash dorën dhe hyna.
    Një vajzë 12-13 vjeçare po i binte
violinës. Ishte Ada, emni i së cilës kishte
hy sa herë në bisedat tona. Ajo pothuej u
tremb kur iu drajtue e ama:
    - Ja, Ada, ky asht Filipi, ai dhaskali nga
fshati.



                                           69
Dhe më shikoi drejt në sy, thuajse me
triumf që nuk kishte ngurrue të më fyente
si nuk e kishte mendue ndoshta as vetë.
     Sarës iu rrëmbushën sytë. Ada vuni
violinën   në kuti.   Dhe pa më shqitë
vështrimin gjithë dashuni, ndoshta edhe
me shumë dhimbje, u largue ngadalë për
në dhomën tjetër. Mbas saj doli edhe
Ariona.
     Sara kishte shtangë aty pranë derës
sikur të mos isha unë i huej në mes atyne
orendive të ftohta, po ajo.
     Mbi parketin e vernikosun rishtas ishte
shtrue një qilim i shtrejtë. Kishte ma shumë


70
poltrona   nga    sa   mund     të   mbante
natyrshëm ajo dhomë, ndaj edhe mezi
lëvizje lirshëm në mes tyne. Një televizor i
vogël japonez, si sy i zbardhun nga
glaukoma, ishte ngarkue me vazo artistike
e lule artificiale. Mbi të, nalt në mur, një
fotografi me kornizë të prarueme ku kishin
dalë prindtë e Sarës ditën e martesës.
Kishin kalue pothuej 19 vjet dhe ndoshta
Ariona ishte ma e bukur tashti se atëherë.
   Në faqen tjetër të murit, mbi mue, ishte
një kuadër i piktorit M. V. me vlera mjaft të
dyshimta artistike, por që dy vjet ma parë



                                          71
kishte       marrë    çmim   në    një   ekspozitë
kombtare.
     Hyri i ati i Sarës. Ai ishte i gjatë dhe
dukej tepër i dobët në ato bizhame të
mëdha që kishin mbështjellë trupin e tij
thatim       e   të   drobitun    nga    vitet.   Më
përshëndeti buzëgaz e me një përzemërsi
të çiltër:
     - Mirë se erdhët, djalosh.
     - Mirë se u gjeta, zotni Gert – iu
përgjigja unë si të ishim dy të njohun të
vjetër.
     - Filip Krina, apo jo ?
     - Po, ai vetë.


72
Baba i Sarës u ul pranë meje dhe më
afroi cigare. Mandej mori çakmakun dhe
ma ndezi me duert që i dridheshin; ato
duer tepër të zbehta e të bardha, ndoshta
edhe pse porsa kishte dalë prej dushit.
Gjithshka tek ai ishte në kontrast të plotë
me buzëqeshjen ironike të Arionës.
   Sytë më shkuen tek një bust i vogël i
Ajnshtajnit, ndoshta i gdhendun jo fort
mjeshtrisht, por gjithësesi mue më dha
kënaqësi që gjeja aty Ajnshtajnin.
   - Besoj se kjo kopje asht simbas
portretit të skulptorit Vajnhard – thash unë.
   - Krejt e vërtet – foli Gerti me kënaqësi.


                                           73
Mandej biseda rrodhi krejt lirshëm,
sikur kjo frazë të kishte qenë çelësi i
heshtjes. Folëm për fizikë e kimi, për
letërsi e muzikë. Flisja i çpenguem, pse
nuk ishte e mundun të flisje ndrysh me atë
burrë aq të paqtë e dashamir.
     Gerti më hyni menjëherë në zemër dhe
po mendoja sa të huej dukeshin ai dhe
Ajnshtajni në atë dhomë të randueme me
xhingla e krejt pa shije.
     Ndërkohë ishte kthye në dhomë Ariona
dhe ishte ulë në poltronën përballë meje,
kambë mbi kambë, tue zbulue pa teklif



74
këllëqet e plota, na ndiqte shpërfillëse dhe
me një krekosje gjithë fodullek.
     - E pini uiskin? – më ndërpreu ajo.
     -        Me   kënaqësi   -    iu     përgjegja
natyrshëm, edhe pse në atë kohë uiski
ishte një pije tepër e rrallë për shqiptartë e
që mund ta gjeje vetëm në baret e
hoteleve turistike.
     Ajo u ngrit dhe mori shishen dhe tri
gota pa më nda një çast një shikim tallës,
aq       sa    dukej   se   mbas    pak     do   të
shpërthente në gaz me poterë.
     - Gëzuar! – ngriti gotën Gerti.



                                                 75
- Gëzuar dhe mirë se u gjeta! - ia
ktheva unë.
     Mbas ngritjes së gotave u ba një
heshtje si tepër e gjatë dhe vërejta se
fytyra e Arionës filloi të tendosej.
     - Ju tashma e dini që na duhemi - e
theva heshtjen unë me një frazë të
ndërtueme me sforcim.
     - Sara duhej të na pyeste ne përpara!
– tha premas Ariona.
     Gerti nuk foli. Ai kishte ulë kryet dhe po
trokiste me gishta në tryezë.
     - Pikërisht për këte erdha sonte, - iu
gjegja unë – të marrim pëlqimin tuej.


76
- Ta merrni, apo ta kërkoni? – më pyeti
ashpër Ariona.
   - A nuk asht e njëjta gja?
   - E në qoftë se na do të themi jo!? – e
theksoi aq fort jo-në ajo.
   - Ju?
   - Unë dhe im shoq!
   Gerti kishte ulë kryet edhe ma shumë.
   - Atëherë Sarës do t’i duhej të
vendoste vetë – fola unë me qetësi edhe
pse në thellësi tronditja kishte fillue të
bante punën e vet.
   Ariona qeshi.



                                       77
- Gëzuar! – negriti përsëri gotën Gerti,
megjithëse ai vetëm sa e afronte tek buzët.
     - Gëzuar! – e ktheva me fund gotën
unë.
     - Nuk keni përse të nxitoheni, djalosh –
foli zëdridhun e gjithë ndruejtje Gerti. – Ajo
asht tepër e re. Lëjani kohës të gjykojë.
     Ariona i hodhi një vështrim gjithë
përbuzje. Vështrimet u kryqëzuen. Gerti uli
qepallat. M’u dhimbs.
     - Ju ishit përsëri bashkë sot – tha ajo.
     - Natyrisht – fola unë.
     - Kjo ishte hera e fundit! – shkoqi me
forcë fjalët Ariona.


78
- Ndoshta – thashë unë, por me një ton
të tillë që të linte të kuptoje se do të ishte
krejt e kundërta.
   Sara u ngrit dhe iku në dhomën tjetër.
   U ngrita parpitë edhe unë. Jo që ta
ndiqja. Nuk e di përse u ngrita ashtu. Po
tashti nuk kishte kuptim të ulesha përsëri.
Ndoshta për sonte …
   - Ku shkoni?! – foli me keqardhje Gerti.
   - Ju falemnderit për pritjen. Kam zanë
vend në hotel.
   - Kaq shpejt? ... Sikur të ...
   - Mjaft, Gert! Asht ma mirë që iken
vetë! – gati thirri me kërcënim Ariona.


                                           79
Kësaj radhe buzëqesha unë pa e fsheh
një farë ironie për zemratën e Arionës.
Gerti kafshoi thonjtë. Mandej më zgjati
dorën pa më përcjellë. As Sara nuk po
dilte. Trokita në derën e dhomës së saj e
të Adës dhe e hapa. Ajo kishte sjellë
shpinën dhe rrinte e përqafueme me Adën.
     - Unë po ik, Sara – thashë, dhe mbasi
prita edhe pak mos lëvizte ajo, u urova
natën e mirë vajzave dhe u drejtova për
nga dera e jashtme. Përkundrazi, Ariona,
nuk desht të kthehej as në korridor. Ajo më
përcolli edhe një kat ma poshtë.



80
- Mos jemi parë diku bashkë? - i
thashë tek po përshëndeteshim – Bie fjala,
në stadium?
    - Mue në stadium?! ....
    - Po po, pikëriht në stadium. Në mos
gabohem, ishit jo fort larg meje dhe
futbollistit J.R.
    Ajo as u skuq e as u zbeh.
    - Mirë që nuk u kujtuat ma parë – tha
ajo me të tallun.
    - Atje vetëm se nuk ua thashë – ia
ktheva jo pa mllef.
    - Natën e mirë – më shtriu dorën ajo.



                                        81
- Mirëupafshim, Ariona – ia ktheva
mjaft i vendosun.


     16


     Po një kat ma poshtë, sa matesha të
dilja nga ai pallat ku më kishin pritë as ma
mirë e as më keq sa e kisha mendue,
gjunjtë filluen të më tradhëtonin dhe zemra
të regtonte si nuk e kisha pritë. Atje nalt
nuk isha i sigurtë se do të kthehesha ma.
E kjo ishte e randë për mue, qysh tash nuk
e përballoja lehtë.



82
Po ja që në qoshe të rrugës priste një
vajzë e se si më erdhi të mbështetesha
pak tek ajo.
       - Mirëmbrëma, Zina i thashë.
       Ajo qeshi.
       - Nuk jam Zina - vazhdoi të kukuriste
ajo.
       - Ashtu? Po cila jeni atëherë?
       Ajo u hutue.
       - Dorina më quejnë.
       - Mirëmbrama, Rina, pra – s’ia ndaja
shikimin e paturpshën unë.
       - Mirëmbrama – s’e mbajti dot gazin
ajo.


                                          83
Ndjeva se po më merreshin kambët.
Jo, nuk ishte uiski që më kishte ra në krye.
Nuk ishte uiski, një gotë e vetme. Unë e
dija përse po më merreshin kambët,
prandaj edhe u përpoqa të shkarkoja
ankthin tim tek ajo vajzë e mirë që priste
aty në qoshe të rrugës.
     - Asht vonë të prismi, – i thashë - a
s’vini me mue?
     - Asht heret – tha ajo me një vështrim
gjithnjë e ma pak të sigurtë – Unë po pres
të dalë turni i dytë.




84
- Aq ma mirë. Do edhe plot dy orë,
kështuqë mund të pijmë nga një birrë
bashkë. Nuk deshta të pi vetëm.
   Ajo nuk po qeshte ma.
   - Ju ishit me Saren – tha Dorina. – Nuk
asht mirë kështu.
   - Por tashti, siç e shikoni, nuk jam ma
me Saren – fola unë me një dykuptim të
tillë që më shtiu frikën edhe mue.
   - A nuk ishe për darkë tek ajo?
   - Isha – i thashë, - por jo për darkë.
   - Nuk t’u duk e tmerrshme ajo Ariona?
   - E njihni?
   - E kemi shefe plani në fabrikë.


                                            85
I kapa dorën. Ajo u tremb, po nuk e
tërhoq.    Ishte   gjysëmerrësinë.    Tue     u
lëkundë, sa mezi mbahesha, iu çasa për ta
puthë, po ajo u shmang me shkathtësi.
     - Keni pi shumë – tha ajo – ndaj doni
të më puthni. Nesër as do t’u kujtohej kjo.
     - Ndoshta – i thashë, - por jo nga që
kam pi.
     - Kjo ishte birra që donit të më ofronit?
     - Më falni, - i thashë. – Tashti do të
shkojmë diku.
     - Jo – tha ajo e vendosun. – Unë po
pres një shoqe. Ju fola nga që ju njihja.



86
Deshta të them njoh Saren. Kurse ju …
Nuk asht mirë kështu ....
      - Po mue, më njihni?
      - Di që të thonë Filip.
      - Kush ta ka thanë emnin tim?
      - Lukja, një grue nga anët tueja, që
punon me mue. E kishte pyetë Ariona për
ty.
      - Ashtu?
      - Mue as ajo nuk më pëlqen. Se ç’ka
një urrejtje për të gjitha vajzat. Ndoshta
nga që vetë ka mbetë beqare plakë. Nuk
besoj t’i ketë folë mirë Arionës edhe për ju.
      Heshtëm.


                                          87
- Unë nuk t’u zemrova – theu përsëri
heshtjen ajo - E kuptova që donit të më
puthnit që kur më kapet për doret. Dukej
që ishit i dehun.
     Unë qesha hidhun.
     - Jo – i thashë, - unë nuk jam i dehun,
por … - nuk deshta të thoja ma shumë.
Shpresoja se nuk duhej të thoja ma
shumë.
     Mbas pak foli përsëri ajo:
     - Përse nuk pini cigare?
     - Nuk më pihet.
     - Djemtë pijnë shumë cigare kur rrinë
me vajza.


88
E afrova edhe ma pranë dhe e
shtërngova në gjinjë, po pa asnjë të keq.
    - Sa vjeç je? – e pyeta ashtu kot, pse
m’u duk edhe ma e re se e kisha mendue
në fillim.
    - Gjashtëmbëdhjetë.
    I përkëdhela flokët.
    - Sara nuk do ta marrë vesht kurrë, të
jeni i sigurtë - shtoi ajo mbas pak.
    - Unë …, - fola gati me dhimbje – ju
harrova emnin.
    - Dorina.
    - Tashti, më besoni, nuk do ta harroj
ma. Jeni kaq e mirë.


                                            89
Ndejem      edhe pak     ashtu pa folë.
Mandej       i   përkëdhela   fytyrën   pothuej
fëminore me te dyja duert dhe i thashë:
     - Natën e mirë, Rina.
     - Natën, Filip - më tha ajo zadridhun.


        17


     - Keni një letër, - më tha Zyraja,
mësuesja e klasës së parë.
     E kuptova që ajo e kishte hapë. Në një
rast tjetër nuk do t’ia kisha falë lehtë, po
atë ditë nuk isha në gjendje të zemrohesha
as me te.


90
- Ma jep, s’ka gja – i thashë.
    - Nuk e dija që e kishe nga ndonjë
vajzë – foli kuturu ajo.
    - Mirë, s’prishë punë, edhe pse ti e di
se unë pres letër gjithnjë nga e njëjta
vajzë.
    - Jo, unë … nuk e di … Sidoqoftë,
urime.
    - Falemnderit.


    “Filip – shkruante ajo - M’u drodh
buza. Mungente fjala “i dashun”. Shikova
fundin e letrës: thjeshtë “Sara”.



                                        91
- Ke ndonjë fotografi të saj?
     - Jo.
     - Sa çudi!


     “Kur isha e vogël – shkruente ajo –
mendoja se, sa të rroja, do të doja vetëm
një njeri: tim atë. Mbas pak vitesh lindi
Ada, që asht gëzimi i jetës sime. Dhe ja ky
hyne edhe ti në jetën time: u batë tre.
     Por nuk paskish qenë e thanë ….. “


     E futa sërishmi letrën në zarf. Do të
kisha mjaft kohë ta lexoja. Por, ndërkaq,
një frikë e një ankth më kishte pushtue të


92
gjithin: mos vallë kjo do të ishte letra e saj
e fundit dhe …. ?
   Kështu, pra, jeta …


   - Kur do të martoheni? – m’i ndërpeu
mendimet Zyraja.
   E kuptova që ajo nuk e kishte lexue
letrën deri në fund. Atëherë, përse djallin e
kishte hapë ?
   - Nuk besoj të martohemi …
   - Pse?
   Durimi im gati po sosej, prandaj nuk
munda të mos i hidhja një shikim mjaft
domethanës.


                                           93
- Thonë se ti ke dashtë shumë vajza -
vazhdoi ajo pa e prishë terezinë.
     - Jo dhe shumë.
     - Sa?
     Gjithshka mund të prisja prej saj, po jo
një pyetje kaq idiote.
     -   Nuk   e   di.   S’i   kam   numrue
ndonjëherë.
     - Pa mendohu pak?
     - S’mendohem dot.
     - Aq shumë janë?
     - Shumë – thashë, jo thjeshtë për ta
heqë qafe, por sidomos sepse shterpësia
e saj shpirtnore nuk ishte ma e paktë se


94
idiotësia e ligësia e saj. E dija se nuk do të
mund ta duroja dot ma, prandaj dola nga
dhoma e mësuesëve dhe shkova në
laboratorin e fizikës.
    Atje e hapa përsëri zarfin dhe tue e
mbajtë atë letër të thjeshtë në dorë, dy
fletë fletoreje me kuadrate, e lexova nga e
para pa mundë, ose ndoshta pa dashtë, ta
kuptoja deri në fund.




       18




                                           95
Nga ajo ditë kishte kalue po a jo një
muej.
     - Ju kërkojnë tek dera e shkollës –
erdhi e më tha një nxanëse në laborator,
ku tashma kaloja shumicën e kohës, larg
të tjerëve.
     Ishte    një       burrë    rreth    të
tridhjetëepestave   a    diçka   ma   shumë.
Kishte flokë të shkurtë e të premë deri nalt
nga mbrapa, si ishte ba e modës vitet e
fundit, që kur miqësia me kinezët kishte
pushtue Tiranën e jo vetëm Tiranën.
Kishte fytyrë të yndyrëshme dhe të lëmuet.



96
- Kërkoj Filip Krinen – m’u drejtue ai
porsa dola.
    - Ai vetë jam – i thashë dhe i zgjata
dorën.
    Nxora paketën dhe i ofrova një cigare.
Ai nxori një me filtër, gja e rrallë në atë
kohë, dhe nguli kambë ta merrja nga e tija
dhe i ndezem. E kuptova se e pinte tepër
rrallë. Paketën me siguri e mbante për
shefat, sepse edhe ai, sadoqë mjaft i
yndyrshëm, duhet të kishte një shef.
    - A do të jeni i lirë disa minuta? – gati
m’u lut ai.
    - Patjetër.


                                          97
- Mund të shkojmë në bar?
     Na zakonisht e quenim “klub”, prandaj
më bani përshtypje që ai e quejti “bar”.
Duhet të jetë i shëtitun ky, mendova me
vete.
     - Shkojmë, - i thashë – pse jo.
     U ulem në qoshën ma të largët dhe
unë porosita dy raki, po ai tha se nuk e
pinte rakinë, dhe më që ekspres tek ne
nuk kishte ende, piqnin vetëm kafe turke,
mori një shirup.
     Ndezem përsëri cigare nga paketa e tij.
     - Nga ju …. si të thuesh, mvaret fati im.
A mund të kem besim? – tha ai tue më


98
befasue me emocionet që e kishin pushtue
papritë tue e ba të humbte gjithë atë
pompozitet me të cilin ishte dukë në fillim.
   - Doemos – thashë ashtu në tym unë.
   Dukej që nuk kishte fare besim, por do
të fliste, deri sa kishte ardhë aty, siç dukej,
që nga Tirana.
   - Unë kam dëgjue fjalë të mira për ju,
ndaj edhe vendosa të vija e t’ju takoja vetë
– vazhdoi ai.
   - Ju falemnderit për konsideratën. Mos
ndoshta keni harrue të më thoni kush jeni,
apo më ka shpëtue mue?



                                            99
- Jo. Ç’asht e vërteta, nuk jua kam
thanë. Më quejnë Robert Ameri. Jam
kryengjinier në Ministri.
    Unë i dhashë fund gotës së parë,
kurse ai vazhdonte të pinte nga një hurm
të vockël të vockël në të rrallë. Kishte një
ngathtësi në gjithka, ose të paktën ashtu
m’u duk mue nga mosdurimi për të mësue
përse kishte ardhë, sa po e teproja me
cigare, çka tashma e kishte ndje edhe
paketa e tij.
    - Për mua ka randësi jetike, shoku Filip
– tha ai.



100
Pra, „shoku Filip“. Më erdhi të qeshja
me atë njeri të yndyrshëm pse diçka po
më punonte mendja.
   - Sigurisht – i thashë, - ndrysh si do të
kishit ardhë deri këtu që nga Tirana.
   - Ashtu asht, ç’do të më sillte në këto
balta …
   Unë buzëqesha dhe, tashma i sigurtë
përse kishte ardhë, e nxita të fliste:
   - Atëherë po ju dëgjoj.
   Ai mori qendrim edhe më serioz, edhe
pse ashtu dukej poaq edhe qesharak.
   - Kam mendue të martohem – tha ai
me solemnitet.


                                         101
- Afërmendësh. Në moshën tuej duhet
ba doemos një gja e tillë.
   - Deshta të di …, - po zvarriste fjalët ai,
- deshta të di … nëse ju keni dashtë një
vajzë … Sara Menham. Due t’ju kujtoj se
kjo ka randësi jetike për mue dhe due të
shpresoj se do të jeni i sinqertë.
   “Idiot!” – shava me vete, po atij i
thashë fare i qetë:
   - Varet ç’kuptoni ju me dashuni.
   - Due të them, - po i dilnin djersët atij –
deri ku … e kuptoni vetë … Tashma jeni
burrë …



102
Nuk di si u përmbajta, sepse atë çast
kisha një dëshirë të çmendun t’i jepja disa
shuplaka    të   mira   fytyrës   së   tij    të
yndyrëshme.
   - Natyrisht, - thashë ngadalë e i qetë –
e kam dashtë.
   Ai mori me nxitim paktën dhe ndezi një
cigare. Nuk u kujtue të më zgjaste një
edhe mue.
   - Një herë edhe e kam puthë –
vazhdova unë me po atë qetësi, paçka se
valoja nga mbrenda – Po e ama nuk desht
dhe u ndamë.



                                             103
Atij i erdh aq shumë gjak në fytyrë, sa
pata frikë mos i ndodhte gja.
    - Më falni, ju lutëm, nuk due të vë në
dyshim sinqeritetin tuaj, pooo … a mund të
jem i sigurtë?
    “Gomar!” – nuk di nëse thashë vetem
me vehte apo edhe më dëgjoi ai.
    - Të jeni plotësisht i sigurtë, ingjinjer! –
shfreva unë gjithë shpresë se ky do të
ishte sforcimi i fundit e të mos shpërtheja
pa ikë ai.
    U ngrit, më zgjati dorën dhe thirri
kamarjeren.
    - Të trashëgohni, ingjinjer.


104
- Ju falemdnerit, po … s’dihet akoma
… Unë vetëm sa deshta të dija …
    Pagoi dhe doli.
    E ndoqa me sy që nga dritarja. Hipi në
një “Fiat” të kuq, që po e priste në xhade.
E përshëndeta me dorë. Besoj se e përkuli
pak kryet edhe ai.
    Makina u nis. Unë mbylla sytë. Më
dukej sikur “Fiati” i tij po tërhiqte Saren
zvarrë. Dhe përfytyrimi i masakres më
trishtoi.


    19



                                       105
Me 16 korrik shkova në Durrës.
   Tek Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve
takova Dorinën.
   - Filip! – thirri ajo dhe vrapoi e m’u
hodh në qafë. I gëzonte çdo qelizë.
   - Si shkon, Rina? – i përkëdhelja flokët
unë.
   - Shumë mirë, Filip! Sa mirë që u
takuem. Sa mirë!
   Ecëm drejt godinës së barit.
   - Po sot, do ta pish një birrë me mue?
– i thashë ma shumë që t’i jepja të
kuptonte se nuk kisha harrue asgja. Jo,
nuk mund të harroja.


106
- Patjetër! Do të pijmë! Ç’e papritun e
kandshme, Filip!
   - E kandëshme vërtetë …
   Po në sytë e mi nuk ishte e vështirë të
kuptoje se nuk isha pjesë e atij shpërthimi
gëzimi aq të ngrohtë të vajzës së mirë.
Nuk kishin kaluan veçse pak çaste dhe ajo
e kuptoi se takimi me te më kishte sjellë në
mend dike tjetër, dike, që siç dukej, nuk do
të mund ta harroja lehtë.
   - Këtu asht edhe Sara – tha ajo –
Besoj e di që ...
   - E di, Rina, e di.



                                        107
Si morem birrat nga banaku dhe u
mbështetem tek muri jashtë barit, ajo tha
me trishtim:
    - Mëkat. Ajo asht vajzë aq e mirë …
    - Përse “mëkat”? – e ngacmova unë.
    - Ai … ai asht 40 vjeç, Filip!?
    Si pimë birrat, vazhduem shëtitjen buzë
detit.
    - Ka ardhë edhe Ariona. Kanë zanë një
vilë. E ndihmova të mbarte plaçkat. Ajo
merr një vagon rroba me vete.
    Para nesh kaloi futbollisti J. R.
    - E njeh? – më pyeti Dorina dhe unë u
befasova nga pyetja e saj.


108
- Po, - i thashë, - e njoh – pa i dhanë
të kuptonte ma shumë.
   - Sa më dhimbset baba i Sares … Asht
njeri shumë i mirë ….
   Unë isha i tretun në të tjera mendime
dhe pa kuptue, se si thashë:
   - Vjen shpesh nga fabrika juej?
   - Kush?
   - J. R.
   - Po ti, ku e di?
   Unë qesha.
   Dorinen e thirren dy shoqe dhe u
përshëndem.     Do      shihemi,   i   thashë.



                                          109
Patjetër, Filip. Do shihemi përditë, tha ajo
para se të largohej dhe i ndrinin sytë.




       20


       Sa kishte përendue dielli. U xhvesha
që të lahesha në det. Më ka pëlqye
gjithmonë të lahem në muzg.
       Ku zbrita shkallët, pashë se Dorina po
më priste, sikur ta kishim lanë me fjalë.
       - Pse u xhveshe? – më pyeti e çuditun
ajo.
       - Them të lahemi. Të të pres?


110
Ajo u hutue. Si duket nuk ishte mësue
të hynte në det në mbramje a natën.
Mandej vrapoi edhe ajo që të xhvishej.
    Dorina     kishte   një   shej   sa   një
dhjetëqindarkëshe në kofshën e majtë.
    - Ç’shej të bukur që paske! – i thashë.
    Ajo u skuq e atë çast m’u duk edhe një
herë    si   atë   mbramjen   e   mallkueme,
engjullore e si një fëmijë.
    Kishte fillue shëtitja e mbramjes bregut
të detit.
    Notuem deri tek trampolini. Mandej u
kthyem ngadalë drejt bregut. Dorina fliste e
qeshte pa pushim.


                                          111
Pak para se të arrinim në breg, ajo më
kapi për dore si e trembun.
   - Ç’pate? – i thashë.
   - Ndalu! Po kalon Sara me atë.
   - Ku janë?
   - Ja, mbas atij me borselinë.
   Kishte ra muzgu. Mezi i dallova.
   - Ec, s’ka gja – thashë.
   - Jo, Filip. Nuk due të na shikojë Sara
… Ajo … do të trishtohej tue të pa me një
tjetër …


   21



112
Mbasi darke dola përsëri bregut.
    - Filip! – se kush thirri.
    Ktheva kryet. Ishte Ariona.
    - Sa mirë që paske ardhë, Filip ! Sa
mirë ! – tha ajo me një gëzim që mue më
befasoi. Nuk dallova asgja fallso në zanin
e saj. Po po, ishte një gëzim i çiltër.
    Vuna porsa buzën në gaz. Ajo më
hodhi dorën mbi sup me përkëdhelì.
    - Ecim, Filip. Po jo këtu. Këndej janë
edhe Sara me Bertin.
    Hymë në një rrugë mes plepash që të
çonte tek Hotel “Kruja”



                                          113
- Nuk besoja të ishe aq i mirë. Nuk i
kishe tregue asgja Bertit. Të falemnderit.
   Unë nuk fola.
   - E di, Filip? – më hodhi krahun rreth
belit – Ajo budallaqja i tregoi vetë gjithçka.
   Unë nuk fola përsëri. Ajo më ra faqes
me përkëdhelì tue mendue se unë po
shikoja në lukthin e gjinjëve të saj mjaft të
zbuluem. Por jo, unë nuk po shikoja
asgjakund.
   - Në fillim ai hoq dorë, po mbas dy
javësh pranoi.
   - Të trashëgohen - thashë unë.
   - Po ti, ke gjetë ndonjë vajzë?


114
- Jo.
   - Nuk besoj. Sidoqoftë …
   - Sidoqoftë, çfarë?
   - Sa për këto dit, do të të gjej unë një
vajzë simpatike, një maze të hazdisun.
   - Mos quhet Dorina?
   - Filip, ti je i tmerrshëm!? ..
   - Po freskohet, - thashë – a s’shkojmë
të vishemi?
   - Mirë, takohemi nesër. Por, para se të
ndahemi, do të më thuesh, kur je njohë me
Dorinen?
   - E pashë sot kur po ju ndihmonte ju.
   - Gënjen. Na kemi ardhë dje.


                                         115
- Ma prezantoi J. R.
    - Unë nuk shkoi ma me të prej kohësh
…
    - E besoj.
    Ecem edhe pak pa folë. Ç’po ngjiste
me mue kështu?! … Tashti po, më kishte
ngelë vështrimi në lukthin e gjinjëve të saj.
    - Mos shiko aty, Filip. Ty të duhet një
vajzë simpatike.
    - Si për shembull Sara.
    - Mos fol marrzina. Unë jam e sigurtë
që nuk do t’i biesh ma në qafë.
    - Natën e mirë. Të fala Gertit.
    - Natën e mirë, Filip.


116
22


    Të nesëmen dola vonë në palzh.
Dorina kishte ma se gjysëm ore që më
prsite.
    Aty nga ora 11 para nesh kaluen Sara
dhe Roberti. Ajo ishte dobësue shumë.
Ndoshta nga provimet e maturës dhe vera.
    Mbas tyne vinin Ariona dhe Gerti. U
ndalen dhe më takuen përzemërsisht.
Megjithate, Gerti nuk më shikonte drejt në
sy. Po fjalën e kishte të ambël dhe të
ngrohtë. Ariona nuk e ndërpiste, jo që


                                      117
dukej se po i pëlqente që Gerti më bante
sërishme për vete, megjithë ...
   - Eja ndonjëherë tek na, Filip. Eja. –
tha ai – Do të luej për ty diçka nga Bela
Bartok. Më ke thanë se të pëlqen shumë.
S’ka pak që kam marrë disa partitura të tij.
   - Falemnderit – thashë, pa lanë të
kuptonin nëse do të shkoja apo jo.
   - Të vish doemos. Do t’i bahet qefi
edhe Ades. Sara me Bertin rrinë në hotel -
shtoi Ariona.
   - Të shohem.
   - Të marr birrë apo raki? – më
ngacmoi ajo.


118
- Uiski – thash unë dhe i ngula
vështrimin Arionës, sepse nuk doja të
shikoja Gertin, që me siguri do të ndjehej
ngusht. Si atë mbramje, do të jetë tue
kujtue me siguri.
   - Birrë do të marr! – qeshi ajo dhe më
shpupurishi flokët.
   Gerti po kafshonte thonjtë.


   23


   Po lueja ping-pong me një permetar
me të cilin flija në të njëjten dhomë.



                                         119
Ariona erdhi drejt nesh me hap të
vendosun. Bana sikur nuk po e shihja. Ajo
u afrue, kapi topin dhe m’u drejtue “me të
ashpër”, sa e befasoi shokun tim.
   - Ty do të të presim, mor bukurosh?!
   -     Bukuroshët     nuk    gjykohen      –   u
mundova ta kaloja me të qeshun unë.
   Ajo     nguli   kambë       aq   shumë,       sa
kundërshtimi im nuk kishte ma kuptim,
prandaj edhe i kërkova ndjesë shokut tim
dhe shkova me te.
   Nuk po e kalonim aspak keq, megjithë
ndruejtjen    në      fillim   të   Adës     dhe



120
vështirësinë e Gertit për t’u ndje i çlirtë si
do të kishte dashtë.
   Mbas pak ai mori violinën, dhe ashtu si
më kishte premtue, filloi të luente një pjesë
të Bartokut, që nuk e kisha dëgjue ma
parë.
   Harku rrëshqiti ashpër. Ishin tri lëvizje
të preme, dinamike, por edhe të egra.
Parafytyrova    menjëherë     një    gong    të
stërmadh të rrethuem nga ciganë, që do të
shpërthenin në një valle të shfrenueme.
Papritë melodia u shtrue,           u ba ma
përshkruese, ku spikatnin ndjenjat e holla
të një gjendjeje shpirtnore të tendosun.


                                            121
Befas në derë u duk Sara. Ajo kishte
dëgjue violinën e t’et dhe kishte vrapue
para të fejuemit. Shtangu atje në kornizën
me sfond blu të një mbramje vere pa hanë.
Mbas supit të saj arrijti Roberti dhe ajo i
hapi udhë, shtangë atje te dera. Gerti uli
violinën dhe u ba flakë i kuq. Ada e vuni
instrumentin në kuti dhe mblodhi partiturat,
që kushedi si u shpërndanë përtokë.
Vetëm Ariona nuk e dha veten. Ajo u ngrit,
buzëgaze, i dha një të puthun në faqe
Robertit dhe kapi përdore Saren të futej
mbrendë. Ariona në rolin e vjehrres,
ndërsa dhandrri ishte disa vjet ma i madh,


122
për     mue      qé   një   spektakel   mjaft   i
dhimbshëm.
      As Roberti nuk dukej ta kishte humbë.
      - Mirëmbrama - tha ai dhe më zgjati
dorën.
      - Mirëmbrama - ia ktheva edhe unë.
      Mandej i dhashë doren edhe Sarës.
Nga e zbehtë meit, asaj tashti me një të
prekun të lehtë mund t’i pëlciste gjaku,
sidomos nga buzët. Mbas pak fytyra iu ba
njolla-njolla.
      Zumë vend në heshtje. Sara mbuloi
gjunjtë me kujdes, aq sa ia lejonte fustani
veror, i hollë e i shkurtë.


                                            123
I afrova paktën Robertit. Ai vuni dorën
në zemer dhe nuk mori cigare.
    Ariona nuk pushonte së foluni dhe
dukej gjithë gaz. Roberti tha se kishin
ngranë darkë, kështuqë ajo u hodhi nga
një gotë lang thanash me kanellë, një
specialitet i saj.
    Gerti mori një cigare nga paketa ime
dhe e ndezi me ngut. Sarës iu drodh dora
dhe fare pak nga pija freskuese ra në
parket. Ajo e mbuloi njollën me kambë.
Mandej gjerbi edhe një hurm tjetër, se i
ishte tha fyti, po i erdhi të villte. Doli me
vrap jashtë që të mos villte aty. E ndoqen


124
Roberti, Ada dhe Ariona. Gerti u ul
sërishmi, se nuk e mbanin gjunjtë.
   Piva një gotë me fund. Më ngjau si
lang lëkurë shege.
   U kthye Ada. U kthye edhe Roberti.
   - Po ikim, babë – tha Roberti – Natën e
mirë.
   - Natën e mirë - mezi u dëgjue Gerti.
   Ariona u vonue.
   - Ç’pat? – mezi e pyeti Gerti kur u
kthye ajo.
   - Po ja … ku ta dish …
   - Ishte gja e sëmutë?



                                        125
- Nuk besoj. Në fund të fundit, ata e
kanë ba celebrimin, dhe në shtator mund
të martohen. Pse të presin ma shumë?
    - Ë hë! … - tha Gerti dhe kafshoi
thonjtë përsëri.
    M’u duk se po më çohej edhe mue të
vjelltë. I rashë tryezës me gishta. Këte s’e
kisha ba kurrë.
    Ariona vuni buzën në gaz dhe më
përshkoi gishtat në mes flokëve të mi të
gjatë e të shkriftë.
    - Pse nuk pi? – tha ajo.
    - Nuk më pihet.
    - Do raki?


126
- Mirë.
   Ajo     solli   një   shishe   me    raki    të
ngjyrueme me mollë dhe më mbushi një
putir me fron, nga ato që më pëlqenin
mue.
   - Asht raki e mirë, - tha ajo – raki
Përmeti.
   E piva gotën me një frymë.
   - Do të të bajë keq, - foli Gerti.
   - U ba vonë, - thashë – po iki.
   U përshëndeta me Gertin. Ada më
hodhi te dy krahët rreth qafës dhe unë e
putha në flokë. Ariona nguli kambë të më



                                               127
përcillte dhe gjithë rrugën më hodhi krahun
rreth belit.


    24


    Në mëngjes u zgjova me dhimbje
kreje.
    Shëtita pak me Dorinen dhe u ktheva
në dhomë e fjeta përsëri. Kisha kalue
pothuej gjithë natën pa gjumë.
    Edhe       mbasdreke   ndenja   gjatë   në
dhomë, shtri në krevat. Rrija e mendoja,
edhe pse e kisha kaq të vështirë pikërisht
të mendoja.


128
Erdhi një pushues e më thirri. Më tha
se më priste një grue tek hymja kryesore. I
ishte dukë mjaft e shqetësueme.
   U vesha shpejt e shpejt dhe zbrita.
   Ariona shkonte e vinte para hymjes
kryesore.
   Për herë të parë kuptova se ajo nuk e
zotnonte    veten.     Dukej      tejet    e
shqetësueme.
   - Çfarë ka ndodhë, Ariona?! – i thash
gjithë ankth, pse mendja më shkoi për keq.
   - Keq, Filip … Ajo Sara …
   - Më thuej, çfarë i ka ndodhë?!



                                          129
- Asgja, por nuk rri dot në hotel me
Bertin. Ka ardhë tek na dhe qanë. M’u lut
të të kërkoja ty …
    - Po kjo … s’ka kuptim! …
    - E di, po nuk kam ç’të baj. Trembem
të mos ia plotësoj tekat. Kam frikë mos e
lë Bertin fare dhe ...
    - Po unë, ç’hy këtu?!
    - Të lutem të vish pesë minuta! Kaq
duhet ta bash! Për hir të saj! Kushedi ç’do
të të thotë.
    U mendova gjatë, por më kot. Ma
saktë, nuk isha në gjendje të mendoja për



130
asgja. Eca kuturu. Kambët po më çonin tek
vila e Mehamëve.
   - Aty asht Gerti? – pyeta Arionen.
   - Jo, ka shkue në Tiranë bashkë me
Adën. Nuk ndjehej mirë.
   Sara ishte ulë përmbys mbi krevatin e
madh dhe po qante. Sa hymë na, pushoi.
   - Na lën vetem – iu drajtue ajo së
amës.
   Ariona nuk hapi gojë. Nuk e kisha pa
kurrë aq të trembun e të bindun. Doli dhe
mbylli lehtë derën e dhomës ku ngelem
tashma vetëm unë dhe ajo.



                                        131
Sara u ngrit nga krevati dhe e mbylli
deren me çelës.
   - Filip! …
   Unë nuk kisha lëvizë një milimeter që
kur kisha hy. Shikimi i saj të kujtonte sytë e
një të dehuni të egërsuem, por tmerrësisht
të lodhun.
   - E di pse të thirra? …
   Ndeza një cigare.
   - Shueje, Filip. Unë të thirra … të
kurvnoj me ty!
   - Sara! Ç’flet kështu?!




132
- Nuk jam shtatzanë, më beso. Dhe
due … due… që të paktën fëmijën ta kem
me ty.
    Ajo më zuni për dore dhe po më
tërhiqte   nga   krevati.   Po   unë   isha   i
vendosun të mos shtrihesha atje. Këte jo!
… Kurrë jo! ... Nga që nuk po më tërhiqte
dot, ajo m’u vesh si kulper për trup dhe
filloi të më puthte. Por ndërkaq dukej se po
ftohej gjithnjë e ma shumë. Duert që më
përkëdhelnin dukeshin si prej mermeri.
Gjithçka aty kishte ngjyrën e mermerit të
bardhë, edhe çarçafët në atë krevat të
vjetër.


                                          133
Mandej ajo u largue pakgja dhe filloi të
xhvishej. Papritë trupi i saj po bahej i
purpërt. Buzët iu përndezën dhe ajo i
rrëshqiti ato në të gjithë trupin tim.
    Gjaku m’u ndez e më zuni frika se nuk
do të mund ta kontrolloja ma veten. Ishte
ai gjaku i ditëve të para, dikur …
    - Jo, Sara! – u mundova ta largoja me
të mirë. Po ajo tashti ishte shndrrue në një
trup të zjarrtë që digjej i tani. Dhe më
tërhoq me forcë drejt krevatit …
    Unë i kisha thanë të vërtetën Arionës.
Po, i kisha thanë të vërtetën. Që atë ditë
tek Shën Prokopi, që atë ditë, unë nuk


134
kisha ba dashuni me një tjetër .. dhe .. u
shtriva pranë saj, tashma edhe ma zjarr se
ajo.
       …. – Besoj të mbetem shtatzanë - tha
ajo – Sot kam ditën e dymbëdhjetë.
       Unë nuk fola. I fashitun pranë saj, nuk
doja të dija çfarë kishte ndodhë as çfarë
do të ndodhte. Ajo që kishte ngja nuk
zhbahej ma dhe unë nuk isha i penduem.
       A   nuk   ishte   ajo   Sara   ime.   Po,
“Çamarokja jote”, si më shkruente në letra
dikur?




                                             135
- Do të martohemi shpejt. Ai nuk më
lën, edhe sikur ta marrë vesht – tha përsëri
ajo.
       Unë nuk fola. Nuk doja të flisja qoftë
edhe një fjalë. Kisha frikë se një fjalë e
imja mund të përmbyste gjithçka.
       U ngrita dhe dola. Ajo nuk lëvizi nga
krevati, ashtu lakuriq dhe tashma krejt e
ftohtë.
       Ariona po priste përjshta dhe më puthi
në faqe para se të ikja.


          25



136
Të nesërmen në mëngjes sistemova
rrobat në valigje dhe zbrita poshtë.
   - Po ikën, Filip? – më tha zadridhun
Dorina, që po më priste.
   - Po, Dorina.
   - Mirë ban, shko - tha ajo me një za të
mekun, por të sinqertë.
   I mora dorën dhe e shikova gjatë.
   - Po të vish ndonjëherë në Tiranë ….
   - Do të vi, Dori!
   - Po të përcjell – tha ajo.


   Erdhi deri tek Stacioni i Trenit.



                                       137
Hipa në vagon dhe e përshëndeta me
dorë deri sa treni mori kthesën e Shkozetit
dhe nuk dukej ma.
    U treta në mendime. “Si qenka jeta! …
E pra nisi si lojë me atë punën e biletave
të kinemasë … “.
    Po jeta nuk asht lojë. Jo, jeta nuk asht
lojë!




    Prill , 1969




138
Vjeshtë në Lebjanë
       – novelë -


                     139
1


   Broz   Zhuba    kishte   kohë   që   nuk
mblidhej në shtëpi para mesnate. Punët e
shumta dikur, tashti pse edhe ishte mësue
ta kalonte darkën mes miqësh, kthehej sa
me fjetë, po të shoqën, Linën, nuk ndodhi
ta gjente ndonjëherë në krevat. Ajo e
priste, shikonte televizor, a merrej me punë
dore, po pa u kthye Brozi nuk shkonte
kurrë me fjetë. Shtriheshin të dy njëherësh,
i merrte kryet në gji, po rrallë kujtohej se
ajo ishte ende e re dhe kishte nevojë edhe


140
për ma shumë. Po Lina nuk shtyhej kurrë
e para. Po ta ngacmonta ai i pari, atëherë
po, dinte ajo ç’i bante.
    Vitet e para ajo e priste edhe e
marakosun. Nuk kishin dalë ende celularët
që të dëgjoheshin, ai merrte rrugë të
largëta, mbrendë e jashtë shteti, dëgjohej
përditë se këtë e plaçkitën, atë e vranë, e
me zemër të ngrime rrinte deri sa kthehej
Brozi. Kishte aq shumë punë, copë bahej,
se nuk kishte lanë gja pa provue, taman
ashtu si thuhej në statutin i Shoqnisë së tij
“Zhuba 1!”, “çdo lloj veprimtarie të lejueme
nga ligji”.

                                         141
Kishte provue Brozi pra gjithçka, prej
shitjes së miellit, tek një televizion lokal që
e hoq qafe shumë shpejt se i bani ma
shumë anmiq se miq, prej shitjes së
pllakava e të hidrosanitareve për banjo, tek
nafta për në Mal të Zi, kishte ndërtue
pallate e kishte ble tokë në breg të detit që
mandej e kishte shitë prap, kishte zanë
miqësi   me     kryetarë   partishë    e   me
deputetë, ishte prishë me ta e kishte zanë
të rijë, ishte lidhë në ato vitet e para me
një nëpunëse banke, grue e divorcueme e
me një magazinjere në Port, kishte ba



142
ortakì me dy grekë prej Janine e me një
italian prej Napoli.
    Vetëm të djelash ai nuk tundej prej
shtëpie. Nuk dëgjonte as të shoqnonte të
shoqën në Meshë. Kam nevojë të pushoj, i
thonte, lutu ti edhe për mue.
    Mirëpo atë të djelë Lina iu lut sa
asnjëherë: “Asht dita e emnit të djalit, asht
Shën    Françesku,     një   djalë   kemi    të
shkretën, nuk kemi njëzet, eja e të
shkojmë t’i lutemi Zotit të na i prihet e
mbara në jetë”.
    Desht s’desht, u detyrue të ngrihej e të
shkonte me te. “Po pse, kështu do të vish,


                                            143
si del përditë në punë, nuk do të veshish
një kostum të ri”? “Te Zoti shkohet sa ma
thjeshtë”, i tha ai me ironi dhe mori dy
celularët e i futi në xhep, se, sadoqë e
djelë, nuk i dihej kush mund t’i telefononte.
   Linë Zhuba nuk mungonte asnjë të
djelë në Kishë. Vitet e para, kur u rihapën
Kishat, ajo shkonte me t’amën, po si vdiq
ajo, pikërsiht ato ditë të zeza të marsit
1997, e merrte rrugën vetëm, e rrallë herë
edhe me Selmanë që, edhe pse ishte
myslimane, vinte nga ndonjëherë në Kishë.
Me iu lutë Zotit veç, thonte Selmaja, njëlloj
asht, si në Kishë ashtu edhe në Xhami.


144
Selmaja ishte bukur e moshueme, i
kishte kalue të gjashtëdhjetat. Burri e
kishte lanë të vejë tridhjetë e dy vjeçe, po
nuk ishte martue ma. Ku të martohej me
katër fëmijë rrafsh për tokë? Tashti ajo
jetonte e vetme, se fëmijtë ishin shpërnda
si zogjtë e qyqes, një në Greqi, një në Itali,
një në Angli e vajza me të shoqin deri në
Kanadanë e largët. Kishte gjashtë vjet që
nuk e kishte pa. Jetonte vetëm me
pension, me paret që nxirrte rrallë e tek
tue thurë ndoj triko, po ç’e do, se kishte
kërkesa gjithnjë e ma pak, tash kishte sa
të duesh nëpër dyqane, e me çka i


                                          145
dërgonte ndonjëherë djali i dytë prej
Anglie, se të tjerët rrallë e ma rrallë
kujtoheshin. Po Selmaja, prap se prap, nuk
u ankue e nuk u kërkoi njëherë t’i çonin
gja.
       U banë të tre bashkë e u nisen.
       Te oborri i Kishës gjetën priftin me dy
të huej.
       - Mirë se erdhe Broz! – i tha dom
Alfonso entuziast – Sikur ta dije se po të
kërkonim. Të të njoh me dy bashkqytetarë
të mi: Zotni Sergio Di Luria – i paraqiti së
pari atë ma të moshuemin, mjaft i dobët e i
veshun tepër trashë për atë fillim tetori –


146
dhe Alessandro Melone, shumë ma i ri dhe
jo pak i pashëm.
   Gratë ishin heqë mënjëanë dhe po
përshëndeteshin me të njohuna të tyne që,
si edhe ato, vinin çdo të djelë në Kishë.
   Brozit se ku ia kishte kapë veshi emnin
e atij të parit, po nuk po kujtohej ku e kur,
sidoqoftë u tregue i përzemërt me të.
Ndoshta vetë Zoti, tha, më ndodhi sot në
Kishë. Ai kishte disa kohë që i kishte
humbë lidhjet me ishmiqtë e tij italianë e
secili ankohej se nuk kishte qenë i sinqertë
me shokun. Ndoshta ky do të ishte rast i
mirë,   të   kapej   me   ndonjë   tregti    të


                                            147
leverdisëshme në Itali. Natyrisht, do të
fliste pak, të shihte një herë çfarë do t’i
ofronin ata, edhe pse ai kishte projekte të
qarta e me leverdi. Po projektet e tij do
t’ua bante të njohuna vetëm mbasi të
sigurohej se nuk ishin pemë pa kokrra, si
kishin qenë shumë italianë të ardhun me
dy milionë lireta në xhep vite ma parë e
hiqeshin si të ishin pronarë bankash.
   - Ju e flisni mjaft mirë italishten, zotni
Zhuba, kështu? – i tha ai i dobti, Di Luria.
   - Më shumë e kuptoj se e flas, – iu
përgjegj Brozi – po kur asht fjala për punë,
diçka merr vesht edhe ma mirë.


148
- A nuk zbresim e pijmë ndonjë kafe
bashkë?       Don   Alfonson   këtu   e   kemi
gjithmonë, do të kemi rast edhe për Meshë
– i tha ai.
    - Shkoni, shkoni,     - foli ai ma i riu,
Alessandro, apo Sandro, si iu drejtue një
herë Di Luria.
    Brozit i erdhi me plasë që nuk e kishte
marrë makinën, po ja, kishte mendue, të
shkrythte pak kambët, se mbetëm gjithë
kohën në majë të makinës, kështuqë u
detyruen e hynë tek bari i parë ma afër
Kishës, që nuk ishte ashtu si do të kishte
dashtë ai.


                                          149
- Më ka folë don Alfonso për Ju – i tha
Di Luria. – Më ka thanë se keni ndihmue
edhe Kishen, sa herë ajo ju asht drejtue.
       - Ndonjë gja të vogël – foli shkurt
Brozi.
       - Unë ka vite që nuk vij në Shqipni, që
më 1997. Atëherë kam humbë jo pak, po
plot      katërqindëmilion     lireta    kapitale   e
mallna. Ka qenë vit i mallkuem për të
gjithë.
       Po, po, u kujtue Brozi. Ky merrej me
tregtim landë druni, panjë, arrë, qershi …
Pat        ndërtue    edhe        një     Kombinat
gjysëmpërpunues         diku      afër     Malit    të


150
Munellës. Po po, ky asht. Pat probleme
atëherë. Rrezikoj edhe ta vrisnin, nuk di si
shpëtoi. Ortakun e tij shqiptar thonë se e
vrau dashnori i së shoqes, që u ba deputet
mandej. Thonë, po një Zot e di.
   Nuk duhet të jetë pemë pa kokrra ky.
Jo po thotë: humba katërqindëmilion lireta.
Njerëzit atëherë thonin të kundërten, se
kishte marrë miliarda lireta mallë e nuk i
pagoi kurrë.
   Broz Zhuba u betue se nuk do ta linte
t’i shpëtonte nga dora lehtë. Mandej të
shohim kush do të dalë ma i fortë. Po sot
nuk i duhet dhanë shumë kredi. Ta bisedoj


                                        151
me pader Mario Montanon njëherë, ai asht
afarist i lindun, kot ka veshë petkun e
klerikut.
    Edhe Di Luria nuk u hap shumë.
Përsëriste shpesh se “ndoshta” do të
rifillonte ndonjë veprimtari në Shqipni.
Shumë shpesh përsëriste “ndoshta”.
    Di Luria shikoi orën, tha se “ndoshta”
po përfundonte Mesha, e se nuk donte ta
linte të kthehej vetëm “zonja e zotni
Zhubës”.
    Dolën nga bari dhe u kthyen në oborrin
e Kishës.



152
- Po shihemi mbasdreke – i tha Di
Luria dh u përshëndetën.


   2


   Brozi kishte vite që e kishte mbledhë
veprimtarinë e Shoqnisë. Kishte heqë dorë
nga çdo lloj tregtije dhe tashti kishte vetëm
një godinë të madhe dykatëshe buzë
rrugës nacionale që të çonte nga Lebjana
për në Tiranë. Na katin e parë kishte një
repart mobilerie me porosi dhe një bar
tepër të madh për sa klientë ndaleshin aty
e pinin kafe. Në katin e dytë kishte një


                                         153
sallon të madh mobiljesh, nga dhomat e
gjumit tek tryezat për zyra, nga guzhinat e
gatshme tek poltrona e karrige të thjeshta.
Ishte i gjithë material kinez. Në fillim ia
kishte hy me pak frikë asaj pune, sidomos
udhëtimet e para për në Pekin, po mandej,
pak e nga pak, ishte mësue dhe tashti
dërgonte porosi tek agjenti i tij dhe nuk
shkonte ma atje. Kishte qenë plot shtatë
herë dhe gjithmonë vetëm, se kurrë nuk
desht t’i ngatrronte punët e tij me të tjerët.
    Ai e priti të shoqën poshtë rrugës dhe
nxitoi të bante disa telefonata. Porostiti të
ishte bari dritë e të mos mungonte asgja,


154
të pastronin e sistemonin mirë mobilerinë,
se do të vinte një i huej “i randësishem”.
Salloni nalt le të mbyllet e të zbresin dy
vajzat poshtë e të pastrojnë.
   Di Luria, u kujtue Brozi, thuhej se nuk i
kishte paret e veta, përfaqësonte një
Ndërmarrje të madhe mobiljesh në Pezaro,
në Itali, një nga ma të mëdhatë e ma të
njohunat në botë. Thuhej se kishte treg në
pesë kontinente ajo. Edhe miqtë me peshë
i kishte. Në fillim, më 1992, kishte ardhë
herë me një deputet, herë me një ministër
italian. Nuk merrej vesht, shoqnonte ai



                                        155
ministrin apo ministri atë. Ndoshta ishin
miq të vjetër.
   Nxori leje për eksportim landë druni, të
përpunuem         e       të   papërpunuem,         për
ndërtimin e Sharrës, apo të Kombinatit, si
e quenin atje rrazë Munellës, ashtu edhe
për gurë dekorativë. Ashtu thonin, gurë
dekorativë, po kur i shikoje tek i ngarkonin
në anije në Port të Meduzës, nuk ta
mbushnin synin, dukeshin gurë krejt të
zakonshëm. Ashtu i merrte, rrefuzhë, gati
edhe të papastruem mirë nga dheu.
   Brozi    porostiti          edhe     darkën      “Te
Marjana”,    si       i    thonin     restorantit   në


156
Rezervat të Gjuetisë, gic të pjekun dhe
prodhime deti si fillim, kurse venën e mori
tek Kuvendi i Murgeshave në Ballanë. U
kishte ba sa e sa shërbime, ia kishin borxh
një arkë venë të mirë italiane. S’ka si vena
e murgeshave, thonin ata që ishin njohës
të mirë, se ai për vete pëlqente një gotë
raki.
    Ndërsa po pinte kafen mbas buke me
Linën,   mori      në   telefon   pader   Mario
Montanon.
    - Pader, nuk di a e ke marrë vesht.
Këtu asht një farë Sergio Di Luria.
    Frati qeshi.


                                           157
- Ai nuk asht “njëfarë Sergio di Luria”,
Broz. Ai asht kunati i Giovanni Falco, i
Mobilerisë “Falco”, nga ma të mëdhatë në
botë. Asht i vëllaj i grues dhe emisar i tij. E
gjen kudo në botë, në Brazil, në Kanada,
në    Finlandë,   në    Japoni.    E   quejnë
ambasadori i “Falco”.
     - Falemderit, pader – i tha ai dhe u
përshëndetën. Nuk e quejti të nevojshme
ta pyeste ma shumë.
     Si e kishin lanë me fjalë, shkoi të
merrte Di Lurian te Kisha. E priti don
Alfonso. E pyeti nëse e kishte numurin e tij
të telefonit dhe kur mori vesht se edhe


158
Brozi e kishte, si kishte edhe don Alfonso
numurin e celularit të tij, u uroi rrugë të
mbarë. Ai i riu, Sandro, nuk erdhi me ta.
   Makina mori rrugën krysore, ate që të
çonte   drejt    Tiranës,    po     mbas    pesë
minutash     u    ndal      para    një    godine
dykatëshe,       ende    e     pa    sovatueme
përjashta, gjithë atë hapsinë përpara e
anash, sa një gjysë fushe futbolli secila
anë, lanë mbas dore.
   Kur zbritën prej makine, Brozi u ndal
pak e iu drejtue Di Lurias:
   - Ende nuk kam pasë kohë të merrem
me te, – i tha ai tue i hedhë vështrimin


                                             159
tokës para godinës së Shoqnisë “Zhuba 1”,
- po projekti asht i bukur, ma ka skicue një
arkitetkt austriak.
    - Në fillim puna, – tha Di Luria –
mandej mjediset e bukura.
    - Asht koha për një kafe – i tha Brozi
dhe u drejtuen për nga bari.
    - Po, po, me kënaqësi.
    Brozi e dinte se italianëve nuk u
pëlqente të rrinin shumë në bar, ashtu si
banin shqiptarët. Ata edhe bisedat e punës
pëlqenin t’i banin ndërsa ecnin, ose nëpër
zyra, jo në bar, si ishte zakon këtu.
Prandaj edhe sa pinë kafet, (sum e mir –


160
tha Di Luria shqip) kaluen në repartin e
mobilerisë.   Di Luria kishte kujdes         të
përshëndeste      përzemërsisht    punëtorët,
shikonte, prekte, kalonte ma tej dhe nuk
bante pyetje. Ndejen jo pak në mobileri, po
me folë rrallë herë e thanë ndonjë fjalë.
   Mandej u ngjitën në katin e dytë dhe
po shikonin mobiljet që ishin në shitje. Të
bukura, tha Di Luria, shumë të bukura. Pak
ma vonë ai tha se këtyne mobiljeve u
mungon     fare   pak   për   të   qenë      të
shkelqyeshme.
   Di Luria u ul në një poltronë pranë një
tryeze mesi, e vogël, por e punueme me


                                            161
shije, nga ata që zakonisht venë në
paradhoma, kështuqë edhe Brozit iu desht
të ulej në poltronën tjetër, jo krejt përballë,
pak skiç me atë të Di Lurias.
   -   E   di   çfarë   u   mungon     këtyne
mobiljeve, zotni Zhuba? Një rimeso e
thjeshtë, shumë e thjeshtë, por edhe poaq
e bukur, që mund të gjendet në Brazil me
çmim të arsyeshëm dhe që mund të ngjitet
përsosmënisht mbi çdo lloj materiali, sepse
tashma ka landë ngjitëse kimike që, sikur i
shkrijnë dy materialet njënin me tjetrin.
Landa kineze mund të punohet lehtë dhe
bukur, po i mungon pikërisht ai shkelqim i


162
nevojshëm i një mobiljeje si motit e që të
len përshtypjen e materialit e derdhjes, si
në Mesjetë. Se atëherë edhe mobiljet i
punonin si skulpturat, të gdhenduna e si të
derdhuna.    Tashti ato janë        shumë të
kërkueme përsëri, janë në modë, si thuhet.
    Brozi nuk foli. Ai desht ta linte tjetrin ta
çonte mendimin deri në fund, t’i fliste edhe
për çmimet, për diferencën në kosto, për
tregjet.
    - Asht ma e vështirë ta bash solide një
mobilje me material të tillë, kinez, si thoni
ju, se sa kur e përpunon me rimeso Brazili.
Kostoja? Nuk asht ndonjë gja e madhe. Po


                                           163
të    arrihet    të   realizohet   një   sasi   e
konsiderueshme prodhimi, atëherë kostoja
rritet fare pak. Dhe tregjet do të kishte plot,
jo vetëm në Shqipni, por edhe në të gjithë
vendet e Lindjes. Rusët, bie fjala, e
pëlqejnë mjaft tashma këte lloj mobilje.
Natyrisht,      ato   do   të   mbanin   marken
“Falco”, ju e kuptoni sa i randësishem do
të ishte një emën i tillë.
     Ashtu si ishte ulë papritë, ashtu edhe u
ngrit. U ndal para një guzhine të plotë dhe
shikoi çmimin.
     - Sa do të ishte në Euro? – pyeti ai.



164
- Rreth 1600 – i tha Brozi dhe i bni me
shej njënes prej vajzave që shërbente aty
se ai pluhuni mbrapa mobiljes .. Hë! – e
merrte vesh ajo! Vajza u ba kuq she shkoi
me vrap të merrte një rreckë. Jo tashti, i
tha Brozi, do të keni kohë.
   - Mund të më thoni, sa asht kostoja,
nëse nuk ma merrni se po e teproj?
   - Transporti nga Kina nuk kushton pak
– tha Brozi – Derdhjet që bajmë atje
qarkullojnë ngadalë. Fitimi nuk sigurohet te
ky lloj mobiljesh. Mue më interesojnë ma
shumë ato për zyra dhe institucione të
mëdha. Një gushinë e tillë? Ndoshta nuk


                                        165
jam i sigurtë, po më kushton ndoshta edhe
1200 Euro.
   Di Luria u mendue pak, ndoshta po
bante kalkulime të reja.
   - Le ta zamë se do të shkonte 1400
Euro. Po të llogarisim edhe transportin, se
në Lindje    asht   mirë që mobiljet        t’u
dorëzohen gjithmonë në vend, do të
shkonte 1560-1580 Euro. Një guzhinë e
tillë në Moskë mund të shitet mbi 3000
euro. Natyrisht, duhen zbritë jo më pak se
400 euro për nëpunësit e atjeshëm.
Njëmijë   euro   fitim   neto   do   të   ishte



166
minimumi. Në tregun rus mund të shiten
edhe 3000-4000 në vit.
    Mandej Di Luria u interesue të shikonte
skicën e oborrit që Brozi i tha se ia kishte
lanë arkitekti austriak.
    Kishin kalue pa u kuptue ma se dy orë
dhe kishte ardhë koha të shkonin “Te
Marjana”.
    Ai i kishte marrë të gjitha masat dhe e
dinte se do të kishin një dhomë më vete
“Te Marjana” e dy kamarjere në shërbim
vetëm për ata.


    3


                                        167
Broz Zhuba i tha të birit në telefon t’ia
linte ndonjë shoku palestrën që kishte ai
dhe të vinte bashkë me të amën e të
motrën.
   Rrallë herë    e merrte Linën ai, joqë
edhe ajo vetë nuk kishte dëshirë të rrinte
në shoqni të të shoqit, sepse, mbasi pinin
pak, flisnin mbarë e mbrapsht e kjo e
bezdiste mjaft ate. Mandej i biri, me atë
djall palestre që ia kishte ble i ati pa
mbarue    Fakultetin   Ekonomik    (të   ketë
veprimtari të tijen, kishte thanë, nuk due të
bahet nëpunës. Le të fiilojë me një punë të


168
rijshë, një palestër, mandej po të mos i
pëlqejë, e shesim dyfishin), pra edhe i biri
sikur nuk ishte ma ai i pari. Nuk donte t’ia
dinte ma për të amën. Thuhej se atje në
palestër kush nuk shkonte e çfarë nuk
bahej, kurse ai ishte ende fëmijë, të paktën
për    Linën,   se   pikërisht   të   nesërmen
mbushte njëzet e dy vjeç, prandaj edhe ia
kishin ngjitë emnin Françesk, apo Çesk, si
e njihnin të gjithë; kishte në xhep, si
thamë, një diplomë ekonomisti dhe bile me
rezultate të mira.
      “Ai asht pronar” – i thonte Brozi së
shoqës, - “nuk do të ruej çfarë bajnë ata


                                           169
që vijnë në palestër”. Thuhej se veç të
rijëve, aty vinin do gra që … ruena Zot,
mendonte Lina me vete.
   Edhe ma      e re e bija, nxënëse në
gjimnaz, e që fliste ma shumë italisht se
shqip, se i kishte premtue i ati ta dërgonte
me studimi në Milano, krejt e hutueme
mbas filmash; se ku i gjente do kaseta, a
si u thonin ata, mbyllej në dhomën e saj e
nuk flinte deri vonë. I duhej punë ta
zgjonte në mëngjes që të shkonte në
shkollë.




170
Po Brozi ia kishte pre shkurt të birit:
“Kur them se duhet të vini të gjithë, do të
thotë se duhet të vini!”
   Kur arrijtën “Te Marjana”, Lina disi u
çlirue, se gjet aty edhe dom Alfonsin, që
kishte ardhë bashkë me një djalë të ri, që
filloi me njëherë “llak e llak” me Artën,
kurse për Çeskun as desht t’ia dinte. Lina,
natyrisht, nuk merrte vesht çfarë thonin, po
deri sa qeshte edhe dom Alfonsi, nuk
duhet të ishin biseda të papëlqyshme. Po
nga ana tjetër ajo vuni ore se Çeskut rrallë
herë i qeshte buza.



                                        171
Kur sollën gicin e pjekun, si filluen me
thika e pirunj, dom Alfonsi i pari përdori
duart e atëherë filluen edhe të tjerët të
përlyheshin me yndyrë derri.
    Si boshatisën shishet e para të venës
dhe e kishin ngopë barkun mirë, biseda u
shtrue, se e mori fjalën Di Luria, që kishte
folë ma pak se të gjithë deri atëherë.
    - Nuk do të bajmë asnjë kontratë – iu
drejtue ai Brozit – Si fillim, do të të sjell një
makinë me rimeso dhe ngjitës special nga
magazinat tona, sidhe një mjeshtër që të
mësojë djemtë që punojnë me ty. Nuk
duem asnjë shpërblim për mallin. Edhe


172
specialistin tonë do ta paguejmë na. Ti do
të përballosh vetëm shpenzimet doganore
e problemet tjera me Autoritet Shqiptare.
   - Ah, - foli me antuziasëm dom Alfonsi
– atëherë na sonte po festojmë fillimin e
një bashkpunimi të randësishëm në mes
një afaristi të zgjuet shqiptar dhe “Falco”-s!
Kjo mbasdreke këtu në Lebjanë do të
mbetet historike. Dhe, i dashur Sergio, i
thoni Presidentit, se tek zotni Zhuba jo do
të gjeni atë që shpesh ju mungon ju:
njeriun e guximshëm dhe të veprimit. Nuk
mund të kishte një kombinim ma të mirë.



                                          173
- Atëherë, mbasi edhe dom Alfonsi na
e dha bekimin, - tha me gjysëm shakaje
Brozi – le ta ngremë gotën për fillimin e
bashkpunimit tonë!
   Ata thanë të gjithë “Gëzuar!”, “Gëzuar”,
sepse siç dukej, këtë urim shqiptar e dinin
me kohë jo vetëm Di Lurio, por edhe
Sandro,   që   papritë   u   ba   shumë   i
vemendshëm dhe nuk po shikonte ashtu
ngultas ma Artën.
   - Ja, kjo i mungonte “Falco”-s – tha
përsëri dom Alfonsi – që njëna palë të
uronte me venë, kurse tjetra me raki (se



174
natyrisht,   Brozi   kishte   nisë   e   do të
mbaronte me raki).
    Kur u kthyen në shtëpi, Brozi u drejtue
të tijëve:
    - Si thoni, shkoi gjithçka mirë?
    Arta nuk kishte nevojë të fliste, se
shkëlqente e tana, kurse Lina po shikonte
çfarë do të thonte Çesku, që në vend të
përgjigjes për pyetjen e të atit, tha se
ndoshta kishte pi diçka ma shumë se
zakonisht e do të shkonte të finte.
    As atë natë, kur u shtrinë në krevat,
Broz Zhuba nuk u kujtue se e shoqja ishte
vetëm dyzet e një vjeçe.


                                           175
4


     Lina u ngrit si gjithmonë e para që t’i
piqte kafen Brozit, se kafen e një gotë raki,
ai    i    donte   t’i   pinte   çdo   mëngjes,
dalëngadalë, pa u ngritë nga krevati. Të
gjitha ia bante hallall ajo, po të paktën të
mos ia bante me tym duhani dhomën e
gjumit. Kurse ai, bashkë me kafen e gotën
e rakisë, pinte dy-tri cigare rresht deri sa
ngrihej.
     Për çudi atë ditë ishte ngritë shpejt
edhe Çesku. Ai nuk priti as të përshëndetej


176
me të atin, po doli ta pinte kafen përjashta,
në bar, si bante tashma çdo mëngjes, me
miqtë e tij.
    Lina shkoi e ia kujtoi Brozit se Çesku
kishte dalë pa e përshëndetë të atin. Kjo
nuk ndodhte kurrë: po të dilte i pari Brozi,
ai do të shkonte në dhomat e fëmijve e do
t’i puthte para se të dilte, le të ishte edhe
katër e mëngjesit, po të dilte i pari Çesku,
si ndodhte gjithmonë të djelave, ai nuk
largohej asnjëherë pa shkue në dhomën e
prindëve e të përshëndeste të atin, që
ishte ende në krevat e pinte kafe e raki. Po
Brozi nuk pat kohë të reagonte për çka i


                                         177
tha e shoqja, se i ra telefoni. Ishte padre
Montano.
    - Mirëdita, Broz – i tha ai.
    - Buon giorno, padre – ia ktheu Brozi si
gjithmonë me shaka, italiani shqip e
shqiptari italisht.
    - Broz – i tha ai pa ngurrue – Të
bashkpunosh me Falcon ban mirë. Po
shite, gabon.
    Brozi nuk ia ktheu shpejt. Jo se i duhej
të mendohej. Ai këte e kishte mendue
njëmijë herë orët e fundit, po i erdh mirë
që e dëgjoj edhe nga pader Montano.



178
- Falemnderit, pader – i tha ma në fund
ai dhe që të dy mbyllen telefonat pa
shkëmbye qoftë edhe një urim.
   Lina priti mos po reagonte i shoqi për
sa i kishte thanë për Çeskun, por ai as e
pat mendjen aty, u ngrit nga krevati dhe
shkoi në banjë.
   Si dolën të gjithë, se për çudi edhe
Arta u ngrit me kohë atë ditë, Linës nuk iu
ndej në shtëpi e shkoi nga Selmaja.
   Nisi e i tregoj ku kishin qenë e për
çfarë ishte besedue. Zakonisht Lina nuk
fliste për punët e të shoqit, edhe pse me
Selmanë shkonte si me nanën e vet, po


                                       179
atë ditë si duket kishte nevojë të tregonte,
prandaj edhe Selmaja, si grue e fisme që
ishte, e ndau të mos jepte ndonjë gjykim.
    - U baftë ma e mira, - i tha dhe nuk ia
zgjati ma atë bisedë.
    Brozi e dinte se italianët zgjohen pak
ma vonë se na, po atë ditë ishte gabue.
Kur arrijti te qela ku banonte dom Alfonsi,
ai e gjet Di Lurian tek shëtiste, dhe si i
uruen njëni tjetrit mirëdita, Di Luria i
propozoi të ktheheshin edhe një herë tek
selia e “Zhuba 1”. Hipën të dy në makinën
e Brozit dhe mbas pak minutash u gjendën
atje.


180
Brozi desht të shkonte në bar, t’i
ofronte një kafe, një kapuçino, apo çfarë të
donte ai, po Di Luria, sa zbriti nga makina,
iu suell rreth e rreth gjithë godinës, dhe kur
u gjendën përsëri tek dera e mobilerisë,
pyeti Brozin:
   - Ka shumë vështirësi që të mund të
nxirret leje për ndërtimin e të paktën
dyfishin e godinës egzistuese?
   - Asnjë vështirësi. Unë e kam pasë
parasyshë edhe këte kur mori lejen e
ndërtimit. Projekti i miratuem asht pothuej
për trefishin e kësaj sipërfaqeje, por u
mjaftova me kaq, sepse tashti për tashti


                                          181
nuk më duhej ma shumë e ndërkohë
shpenzova jo pak t’i blija një palestër të
mirë djalit, që ishte në prag të mbarimit të
studimeve, sepse nuk due ta kem ortak në
punën time.
   Di Luria buzëqeshi.
   -   Ju     pyes   pa   të   keq,   përse
buzëqeshni?
   - Edhe unë po u përgjigjem me
sinqeritet. Po mendoja se dom Alfonsi ka
qenë që fëmijë ma i zgjueti ndër ne.
Vështirë të gabojë ai, po e mendoja, që
kur ma propozoi ditë ma parë. Asht punë e
zgjuet të mos marrish ortak djalin në


182
moshë të tillë. Ah, mirë që u kujtova,
njëqind ditët të tjera si kjo për Françeskun.
Jo që do të vijmë tek shtëpia t’ia urojmë
bashkë me Sandron dhe dom Alfonson.
Për fat, na ndodhet edhe një dhuratë e
bukur për të.
   Brozi e pyeti aty për aty:
   - Po Sandro, sa vjeç asht?
   Atë mëngjes ishte largue ajo hija e
zbehtë dhe e murrrmë nga fytyra e Di
Lurias.
   - Sandro asht i biri i senator Melonit.
   Brozi nuk e zgjati më tej.



                                         183
5


   Nuk kishte kalue as një muej nga ajo e
djelë   e   bekueme    e   ditës    së    Shën
Fraçeskut, kur makinat e para, katër tir të
porsaardhë    nga     Pezaro,      të    paisun
posaçërisht për transportin e mobiljeve, u
nisën nga Lebjana për në Bullgari ku do të
ishte edhe ndalesa e parë e prodhimeve të
reja Zhuba – Falco, por që etiketue ishin
thjeshtë “Falco” – Pesaro – Made in Italy.
   Ishte rasti të festohej vëtetë ky fillim i
vrullshëm dhe ma i suksesëshëm se sa e
kishte mendue qoftë njëna palë, ashtu


184
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela
Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

More Related Content

Similar to Daniel Gazulli Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``Adriatik Rexha
 
Qyteti i jugut tregime dhe novela
Qyteti i jugut  tregime dhe novelaQyteti i jugut  tregime dhe novela
Qyteti i jugut tregime dhe novelaluto40
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje BoteAgjencia eMagic
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Adriatik Rexha
 

Similar to Daniel Gazulli Vjeshtë në Lebjanë - Novela (6)

Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
 
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
 
Qyteti i jugut tregime dhe novela
Qyteti i jugut  tregime dhe novelaQyteti i jugut  tregime dhe novela
Qyteti i jugut tregime dhe novela
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
 

More from Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 

More from Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 

Daniel Gazulli Vjeshtë në Lebjanë - Novela

  • 2. 2
  • 3. Jeta nuk asht lojë 3
  • 4. - novelë - 1 Ishte tetor. E premtë mbasdreke. Porsa zuna vend në hotel dhe u drejtova për në Teatrin Popullor. Kur shkoja në Tiranë, fundjavësh, gjaja a parë që shpresoja të baja, ishte të shikoja një dramë ose një opera. Po nxitimi im shkoi hupës. Biletat shiteshin me autorizim. Nuk e kuptoj përse njerëzit i vështirësojnë kështu punët e 4
  • 5. tyne, si bie fjala, me shitë bileta me autorizim. Atëherë u nisa për nga Kinema “Partizani”. Filmat premierë zakonisht shfaqeshin atje. Te sporteli nuk kishte njeri, kurse sheshi para kinenemasë ishte plot. Pra edhe këtu biletat ishin shitë me kohë. Po nuk u shkurajova. Mund të gjeja ndonjë në dorë. Gjimnazistet marrin pothuej gjithmonë ndonjë biletë të tepërt me shpresë “të peshkojnë” ndonjënin. Para meje kaluen katër vajza, ashtu pranë e pranë, ngjeshë njëna me tjetren, si 5
  • 6. kalojnë random vajzat. Ajo në të majtë ishte motra ime, Dejka. Shpejtova hapin dhe i arrijta. Atyne dy të mesit u vuna duert mbi supe që të më hapnin vend. - Nga njëna prej jush due biletën – u thashë. Bujana e Dejka qeshën, kurse njëna nga vajzat që nuk e njihja, më vështroi krejt e hutueme, gati e trembun. Ç’asht e vërteta edhe unë e kisha humbë atë lirshmëninë me të cilen isha nisë: ajo në të majtë ishte tepër e bukur për t’i vu dorën në sup. Megjithate, ma shumë për të 6
  • 7. shpengue veten se ate, iu drejtova pikërisht asaj: - Ç’më shikon si e trembun, më jep biletën. Ajo shikoi shoqet sikur kërkonte ndihmë. - Asht vëllaj i Dejkës, Sara – foli Bujana. Sara mori frymë ma e lehtësueme, u përpoq të përvijonte një buzëqeshje, po pa arrijtë të çlirohej nga ai hutimi i parë. E dukej se edhe ndërhymja e Bujanës tash kishte pak randësi për te: hapi porsa buzët sikur donte të merrte ma mirë frymë dhe, 7
  • 8. pa më shqitë një çast shikimin, më zgjati biletën e saj. I dhashë dorën. E, tue mos dijtë çfarë t’i thoja, pse edhe unë nuk isha ma pak i hutuem se ajo, më erdh në mend, në mos tjetër, të paraqitesha: - Filip Krina – i thash dhe ashtu, dorë më dorë, u shikuem jo pak gjatë. Vajzat tjera ishin përskuqë edhe ato. Mandej i dhashë dorën vajzës në të djathtë të saj, që më duket se Dejka tha se quhej Blodinelë. U përshëndeta me Bujanën e u përqafova me Dejkën. 8
  • 9. Vajzat nuk humbën kohë, fol andej e fol këndej, mbas pak minutash gjetën edhe biletën e pestë. Nga filmi, merret vesht, nuk mbaj mendë asgja. Jo se do të ketë qenë film i keq, përkundrazi, se ndryshe si do të ishin mbarue biletat gjysëm ora para shfaqjes, po në të djathtë kisha Saren. Puna e parë, ajo ishte e bukur. Edhe sot e kam të vështirë ta përshkruaj e të them çfarë më kishte topitë ashtu. A, po, e gjeta, e gjeta po, ashtu si më pëlqenin mue vajzat, sytë bojëqiell në të gjelbër, 9
  • 10. dhe atë cepin e buzës që sikur plluskonte afsh ngrohtësie. Po mbi gjithçka ishin sytë e saj. Sytë e saj? Jo, desha të them, vështrimi i saj, që sikur të përshkonte çdo qelizë të trupit e të bante të ndjeheshe si në ekstazë. Mandej emni: Sara. Në ato vite emni Sara ishte krejt i rrallë. Kisha njohë po në Shkodër një vajzë me emnin Sara, një çifute … U shtanga. U shtanga pikërisht nga bishti i synit të saj. Vallë të ishte çifute edhe kjo? E unë kisha njëfarë dobësie për to. Të tjerëve mund t’u thoja se kjo dobësi kishte lindë kur mësova se Ajnshtajni kishte qenë çifut, ose që kur 10
  • 11. kisha lexue “Çifuten e Toledos”, ose … Po e vërteta ishte një tjetër: Dikur, kur isha ende çunak, në të dytë gjimnaz, kisha njohë të bukuren Poli Shart, që mbet përgjithmonë një andërr e fshehtë. Mbas filmit, të pestë bashkë, përcollëm Dejkën e Bujanën për në konvikt. Mandej u kthyem rrugës ndanë “Librit ndërkombtar”. Në Sheshin “Skendërbej” ato, Sara e Blodinela, e ngadalsuen hapin, tue mendue se unë do të kthehesha në hotel, po bana sikur nuk i vuna ore dhe vazhdova me po atë ritëm. 11
  • 12. Nuk mbaj mendë për çfarë bisedonim, po do të kenë qenë gjana të parandësishme, sa për të thye heshtjen. Tek Posta Qendrore vajza e shëndoshë e me emnin e gjatë Blodinelë na tha “natën e mirë” dhe hyni në shtëpi. M’u duk sikur u çlirova nga një barrë e randë dhe vuna buzën në gaz tue mendue se duhej të peshonte jo ma pak se tetëdhjetë kile. - Po ik edhe unë – më tha Sara tue më zgjatë dorën. - Po të përcjell – i thashë dhe bëna sikur nuk e kisha vu ore dorën e shtrime. 12
  • 13. Ajo do të jetë skuqë, po nuk e pashë, se kisha ecë pak përpara. Pikërisht atë çast u mundova ta parafytyroja pa e shikue: shtahedhun, qafë të gjatë e të drejtë, buzët pak të çeluna thuejse gjithnjë dhe …. Jo, nuk kishte kuptim ta parafytyroja kur e kisha aq pranë. U ktheva nga ajo me njëfarë nxitimi dhe e shikova drejt në sy: ngriti edhe ma kryet sikur u kërkonte ndihmë yjeve e ashtu dukej magjishem e bukur. E, në vend që të flisnim, vazhduem gjatë krejt në heshtje, një heshtje që na mundonte të dyve, po s’e thenim dot. 13
  • 14. - Kështu pra, Sara – nisa dikur të flas ashtu kuturu, pa dijtë se çfarë do të thoja – Takohen dy njerëz papritë një ditë dhe … Ajo uli qepallat si e kapun në faj. Nuk u ndala as aty ku përsëri më tha se do të largohej, se ja, kishim arrijtë, e më tregoi me dorë pallatin në të majtë. E përcolla deri tek shkallët. Vetëm aty i dhashë dorën e ia mbajta pak gjatë, ndoshta edhe ia shtërngova pa kaptue, se ajo sikur lëshoi një psherëtimë e unë ia lehtësova, por pa ia lëshue menjëherë. Kur arrijti tek sheshpushimi i katit të parë, i thirra: 14
  • 15. - Sara! Ajo u ndal. - Nuk më the, kur do të takohemi nesër? Ajo as u përgjegj, as iku. - Mirë, takohemi paradreke. Do të vij në pushimin e madh nga gjimnazi. - Natën e mirë – tha ajo me zanin që i dridhej dhe iku. … Kishte nisë si lojë me atë punën e biletave, po tashma s’ishte lojë: kisha ra në dashuni. 2 15
  • 16. Në orën nandë, porsa u hap sporteli i Teatrit, bleva dy bileta për shfaqjen e Korçës, që jepej në gjashtë të darkës, dhe vrapova për në gjimnaz. Donte ende shumë kohë që të binte zilja. Edhe kur zilja ra, nuk u afrova shumë. Po sikur t’i vinte vështirë duke më parë aty përballë oborrit e nuk dilte fare? Kurse unë duhej ta takoja patjetër. As mundja e as kishte kuptim të përpiqesha të kuptoja „përse patjetër”, po një gja ishte e sigurtë: nuk mbaja mend të kisha kalue një natë pa 16
  • 17. gjumë. E një natë më parë unë nuk kisha arrijtë të flija. Isha vetëm njëzet e dy vjeç. Nuk kaloi shumë dhe e pashë të dilte nga dera kryesore e oborrit me atë shoqën e saj të shëndoshë, që ia kisha harrue emnin. Bante sikur lexonte në një libër që mbante në dorë, sikur përsëriste mësimin e orës së ardhëshme, po në të vërtetë çdo sekond shikimin e hidhte nga ana veriore praj nga priste të shkoja. Po unë shkova nga e kundërta dhe u fola prej mbrapa: - Mirëmëmgjes. 17
  • 18. Sara u kthye me rrëmbim, kurse ajo tjetra, me atë emnin e gjatë, u rrotullue ma ngadalë. Megjithatë, ajo ma ktheu përgjigjen e para: - Mirëmëngjes, Filip. Sarës i ndryshonte ngjyra e lëkurës në çdo sekond. U dhashë dorën ashtu i topitun edhe unë. - Nga kështu? – u tall haptas e shëndosha, po me një buzëqeshje gjithë mirësi në fytyrë. 18
  • 19. - I kisha premtue Sarës një biletë për në Teatër – iu përgjegja gjithnjë e ma i çliruem. Sara u ba flakë e kuqe. - Takohemi në ora pesë para Tatrit të Kukullave – i thashë, se ndërkohë ra zilja për fillimin e orës tjetër. Ajo ngriti qepallat, më shikoi drejt në sy për një çast fare të shkurtë, dhe mezi tha: - Mirë, shihemi. 3 19
  • 20. Kishin mbetë edhe pothuej shtatë orë që të rishiheshim. Shtatë orë ishin tepër larg, diçka tej horizontit të kohës. Kurrë nuk më ishte dukë Tirana aq e paktë për të kalue shtatë orë. Po ja, ora pesë po afrohej dhe tash padurimi ishte përzje më një shqetësim të ankthtë. Do të vinte, vallë? … Po sikur të mos vinte? … Sa të pafuqishëm gjenden njerëzit para kësaj pyetje të bame, ndoshta, miliarda herë ndër shekuj, kësaj pyetje që do ta bajnë gjithmonë, sa kohë do të ketë njerëz mbi dhé. 20
  • 21. Ajo u shfaq te kthesa pranë Bankës dhe po afrohej tue ecë gati me nxitim. - Mbrama, Filip. As që e prisja të më drejtohej me emën. - Mirëmbrama, Sara. Donte edhe dhjetë minuta që akrepi i madh të përgjysmonte dymbëdhjetën. - Shkojmë në ndonjë vend e të pijmë diçka, Sara? … Kemi kohë … - Shkojmë – tha ajo tashma me një qetësi që do të ishte e paprituna ma e madhe për mue. 21
  • 22. Unë mora konjak, ajo zupë. Pothuejse nuk flisnim. Më vinte ta rrihja veten me grushta, aq guak po tregohesha. Prandaj edhe nuk ndenjem shumë në pastiçeri. Kur po kalonim pranë ministrive, i vuna dorën porsa tek beli. Ajo më shikoi, u skuq, po buzën e vuni në gaz. Tashma shndriste e tana dhe dukej ndoshta edhe ma e çlirueme se unë, paçka se nuk thonte një fjalë; edhe pyetjeve të mia u përgjigjej me një “po” ose “jo”. Filloi shfaqja. Ajo më pyeti me za të lehtë për emnat e tre-katër aktorëve. 22
  • 23. Mandej u mbështet edhe më shumë tek unë dhe u rrembye e gjitha mbas lojës së aktorëve. I mora dorën në dorë. Ajo ngriti porsa shikimin dhe u ngjesh edhe ma shumë mbas meje, aq sa e lejonte krahu i poltronit. Mandej përsëri u zhyt me vështrimin te skena, po dorën ma shtërgonte herë mbas here edhe ma fort. 4 Sa dolem nga Teatri, ajo tha: - Ishe te Dejka? - Jo – iu përgjegja. 23
  • 24. - Shkojmë? Kjo ishte e paprituna më e çmendun që mund të më bante, megjithate nuk e kundërshtova dot. - Po ju?! – na priti Dejka me fjalën e parë. - Erdhem të të takojmë – thashë unë sikur po i kërkoja ndjesë që e kishim trazue. Ato u shikuan në sy. Sara ishta ba flakë e kuqe, por shndriste e tana. Papritë u skuq edhe Dejka. Mandej, mbas një çasti, u përqafuen dhe u puthën. U përqafuen përsëri dhe përsëri u puthën. 24
  • 25. Një i huej ndoshta do të kishte mendue se ato po shiheshin kushedi mbas sa vitesh. Mandej Dejka më shikoi mue vetëm për një çast dhe qeshi. Nga hutimi i parë kishte kalue në një gaz të papërmbajtun. Shikonin përsëri njëna tjetrën, përqafoheshin përsëri dhe qeshnin. Dhe s’thonin një fjalë, një fjalë të vetme. Kur u ndamë, Dejka më puthi në një mënyrë të çuditshme. Ndoshta ashtu puthin të gjitha motrat kur marrin vesht se vëllaj ka ra në dashuni. Morëm rrugën gjysëm të errtë në anë të Teatrit dhe aty u ndalëm. Ajo uli kryet 25
  • 26. vetëm për një çast në gjoksin tim. Mandej një puthje e shkurtë, zjarrin e së cilës më duket sikur e ndjej ende në buzë. E përcolla përsëri deri tek sheshpushimi i shkallëve të pallatit të saj, i mora kryet në mes duerve, dhe aty fillova ta puthja me zjarr. Ajo mezi merrte frymë dhe shmangej herë mbas here, po mandej afrohej përsëri dhe pushonte kryet e bukur në gjoksin tim. 5 26
  • 27. Të martën mora letrën e saj të parë. E kishte shkrue porsa ishte kthye në shtëpi. Po për çudinë time, letra ishte e përmbajtun, e shkrueme ndoshta me ndruejtje e dyshime. Ishte ma shumë një rrëfim për vetveten dhe të sajët, kurse me çastet që kishim kalue bashkë e lidhnin vetem fillimi, “I dashun Filip”, dhe fundi, “Çamarrokja jote”, siç i kisha thanë unë dy a tri herë dhe kisha vu ore se i kishte pelqye. Më shkruente sidomos për të sajët. I ati ishte ingjinjer kimist. Ishte pesëdhjetë e gjashtë vjeç dhe kishte lindë 27
  • 28. në një qytet të vogël afër Frankfurtit. Quhej Gert Menham. Në Shqipni kishte ardhë më 1940. Në fillim kishte jetue në Elbasan bashkë me dy çifutë të tjerë të ikun prej Nazizmit. Me nanën e saj, që quhej Arionë dhe ishte vetëm tridhjetë e shtatë vjeçe, ishte martue tetëmbëdhjetë vjet ma parë, pse ajo kishte ngelë shtatzanë me Saren dhe u desh të martoheshin shpejt e shpejt. Kishte edhe një motër pesë vjet ma të vogel, që quhej Ada. E lexova disa herë dhe në darkë i shkrova përgjigjen. 28
  • 29. E kishte marrë të shtunë në mëngjes, dy orë para se të arrija unë. 6 E para ma pa Blodinela. Më përshëndeti me dorë dhe vrapoi drejt meje sikur të ishte pendë e lehtë. - Ia fitova bastin, Filip! – gati thirri ajo ende pa arrijtë tek unë – Kishim vu bast nëse do të vije ti sot apo jo. Ia fitova bastin! – thërriste përsëri nësa më shtërngonte dorën. 29
  • 30. - Kurse unë mendoj se përsëri fitoi Sara – e ngacmova unë. Ajo qeshi me të madhe dhe hidhej si fëmijë. - Të lumtë! … Ma hodhe! … Në të vërtetë, përsëri fitoi ajo! – fliste me nxitim e shendeverë. Sara po vinte ngadalë, buzagaze dhe flakë e kuqe. Nuk tha asnjë fajlë, vetëm sa uli kryet në gjoksin tim ndërsa më përkëdhelte dorën dhe dridhej lehtë. Gjimnazistet na shikonin dhe buzëqeshnin. Blodinela e qëllonte me shuplaka mbi shpatulla, ndërsa unë baja sikur do ta 30
  • 31. mbroja. Po Sara nuk donte t’ia dinte dhe ndej ashtu në gjoksin tim për një kohë të gjatë. Blodinela na shtyu. - Ikni – tha ajo. – Çantën ta sjell unë në shtëpi. Sara nuk e ktheu asnjëherë kryet nga oborri i gjimnazit. E dinte se të gjithë e kishin ndërpre shëtitjen dhe po vështronin ate. 7 31
  • 32. Drekën e hangrem te “Donika”, në katin e dytë. Mandej shkuem nga Kodrat e Liqenit Artificial. Ishte një ditë aq e bukur vjeshte. Ajo u trondit. Jo ! – tha – Jo këtu! Mund … Por që të dy ishim aq të përndezun, sa edhe ajo e dinte mirë se tashma kishte ardhë ai çast që në jeten e një vajze asht ndoshta shumë më i rëndësihem se në jetën e një djali. Jo! – vazhdonte të thonte ajo, por ndërkaq rrobat ishin lirue një e nga një, dhe mbas pak, aty rrazë një gështenje gjethëshumë 32
  • 33. deri në tokë, bamë dashuni për herë të parë. Ndërsa tashmë po fashitej gjithçka, trupat tanë pak ma parë aq të tendosun dhe gjokset që sikur donin të çahehsin, ajo më hodhi një vështrim të butë, të paqtë, dhe çuditërisht të qetë. - E dija që kjo do të ndodhte, Filip – tha me zë gati të sigurtë – dhe jam shumë e lumtun. Jam shumë e lumtun. Unë të due! Ishte hera e parë që ajo më thonte “të dua”. 33
  • 34. … Kur u kthyem, pak vonë, shkuem përsëri tek bari i Pallatit të Kulturës. Morem konjak e zupë. Kështu do të merrnim sa e sa herë të tjera në kujtim të asaj të shtundë mbasdreke. Një soliste opere u ul në tavolinën pranë nesh me një zëvendësminister. - Mëkat – tha Sara. – Shiko sa e re asht ajo! Zëvendësminsitri shtroi me dorë tre- katër qimet e vetme që i kishin mbetë në kokën tullace e të yndyrëshme. - Ajo nuk asht grueja e tij – i thashë – Gruen e tij e kam pasë shoqe gjimnazi. 34
  • 35. Sara më shikoi e shqetësueme. - Po pse e mori ajo shoqja jote këtë? - Nuk më pëlqen të flas për gratë e zëvendësministrave – qesha unë. Mbas pak ajo tha përsëri: - Kam uri. Përsëritem porosinë, edhe një konjak e një zupë. Edhe në tryezat tjera kishte njerëz të yndyrëshëm, vetë të shkuem në moshë, po me gra të reja në krah. - Ikim – tha Sara – Këto çifte më prishin humorin. 35
  • 36. Binte një shi i lehtë. Polici e kishte braktisë vendin e tij, kështuqë na i ramë mes për mes sheshit. Pranë nesh kalonin autobuzët urbanë të mbushun plot me punëtorë që ktheheshin nga fabrikat. E përcolla përsëri deri te sheshpushimi i katit të parë të pallatit të saj dhe u ndamë. Pesë minuta ma vonë pashë hijen e një grueje në dritaren e guzhinës të apartamentit të saj. Prej gjoksit të bashëm kuptova që nuk ishte Sara. Vjehrra ime e ardhëshme gëzoka shëndet të mirë, 36
  • 37. thashë me vete dhe u nisa për në Hotel “Peza”. 8 Në mëngjes m’u desh të prisja gjatë. Një çast u tremba se nuk do të vinte. I shqetësuem siç isha, vonë vuna ore një vajzë që kapërcej rrugën me shpejtësi, sa për pak desh e shtypi një makinë e u përplas me muE. I thash se herë tjetër të ishte ma e kujdesëshme, se më kishte ngri gjakun. 37
  • 38. - Ou?! – ma ktheu ajo me qesendi – Aq i ndjeshem qenkeni ? - Si jo, më ngjatë me Saren – i thash. Ajo e pranoi humbjen, qeshi dhe iku. Mbas pak u grinda me një plak. - Biro, mos ia di shtëpinë Selimit të Bratajve? – m’u afrua ai mun tek hundët. - Jo – i thash i bezdisun. - Pa kujtohu, mor çun, punon në Ministri ai ? - E kanë heqë, gjysh, e kanë dërgue në fshat për riedukim. 38
  • 39. - Ç’thua kështu, mor bir?! Si ta zë goja?! Selimi i Bratajve ka lëftuar që katërmbëdhjetë vjeç … Rruga ishte bosh, nuk po kalonte asnjë makinë. Ja, mendova, po të kalojë ndonjë zjarrfikse, plaku, ashtu i sëkëlldisun siç ishte për Selimin e Bratajve, kishte shumë mundësi të na linte shëndetin një herë e mirë. Ai u largue tue mërmëritë, tejet i zemruem me mue. Kaloi një veturë me një njeri të yndyrëshëm. 39
  • 40. Sara erdhi në dhjetë, atëherë kur nuk e prisja ma. Isha ulë në një stol të lulishtes dhe po shfletoja me padurim gazetën « Drita ». Nuk u ngrita. As ajo u ul. U mbështet tek supi im, më mori kryet në dorë dhe e pushoi tek kërthiza e saj. Ndjeja se si po më ngrohej trupi. I mora dorën dhe ia fërkova tek mjekrra, që ishte rritë jo pak. Ashtu mjegullt po mendoja për forcën jetëdhanëse të përkëdheljes. Se ku kisha lexue se dashunia i ka rranjët në lëkurë. 40
  • 41. Ajo u ul pranë meje dhe u ngjesh si kulpra mbas trupit tim. Buzët filluen t’i njomeshin e iu banë prush. U shikuem gjatë në sy. Ajo tha: Filip! Kaq tha. Ishte e kotë të prisja që të thonte diçka ma shumë. Nuk e pyeta përse ishte vonue aq shumë. U ngritem dhe ikem. 9 Ishim ulë në bar dhe shikonim Tiranën atje poshtë. Në guzhinën e saj, gjellët, hedhë me kohë nëpër pjata, tashma ishin 41
  • 42. ftohë. E ama, me siguri, po shkonte andej këndej pa dijtë ç’të bante. Kishte vite që e priste këte ditë, sidomos që atë pranëverë kur së bijës filluen t’i çuksnin gjijtë bluzën e bardhë që tashma i rrinte tepër ngusht e i duhej ble një tjetër. Dhe andërrimet e së bijës me libër në dorë, tretë kushedi në ç’tundime. Po nuk i kishte thanë kurrë “ç’ban, përse nuk lexon?”, pse Sara nuk kishte ndodhë të merrte ndonjëherë notë ma të vogel se pesë, ma e mira e Tiranës ishte, fotografinë gjithmonë në mes të të dalluemëve e kishte pasë te “Rruga e Barrikadave”. Por që andërronte, 42
  • 43. andërronte shumë, e kjo nuk kishte si të mos e vinte në dyshime t’amën. Në shetitore ishte shtue lëvizja. Drejt godinës qendrore të Universitetit lumi i njerëzve nuk kishte të sosun. Mbas gjysëm ore fillonte ndeshja. Ajo mbështeti kryet në gjoksin tim, aty ku krijohet ajo gropëz e lehtë në mes klavikules dhe supit. Ndjeva se po djersitej. Fillova të mpihesha, po nuk lëviza. Kushedi ç’andërr po shihte e nuk doja të zgjohej. Ose nuk shikonte andërr fare, se po bante gjumë të thellë. Dukej shumë e 43
  • 44. lodhun. Ishte e re dhe ato dit, e sidomos orët e fundit, nuk i kishte përballue lehtë. Nga stadiumi vinin gumëzhitje valë- valë. Sa mirë do të ishte që ndeshja të përfundonte zero-zero, mendova. Po të shënojnë shkodranët, nga stadiumi do të vijë një gumëzhimë skëterrë. Ajo fjeti gjatë dhe ma në fund, kur po mbaronte ndeshja, më kishte zanë gjumi edhe mue. Ndoshta ishte shuemja përfundimtare e gumëzhimës që e zgjoi ate. Më puthi lehtë, fare lehtë, sikur kalonte një fllad afshngrohtë në qerpikët e syve. Mandej 44
  • 45. më gudulisi hundën aroma e djersës së gjinjëve. Ashtu përgjumshëm siç isha, qesha, e pushtova me forcë, dhe bamë përsëri dashuni. Piva edhe një cigare dalngadalë tue shfrye tymin në flokë e saj e nuk më bahej të ngrihesha. Kur po zbrisnim nga Kodra, ndjeva një uri të tmerrshme. Sa gjana të vogla e të zakonshme nuk i kujtohen njeriut, mendova, si bie fjala, të ishim kujtue të merrnim diçka me ngranë. - Do të shkoj pak në shtëpi – tha papritë ajo. 45
  • 46. - Jo – i thash unë – Në shtëpi do të gjesh gjellë të ftohta. Mandej, po të shkosh atje, ka rrezik … të mos vish ma. - Do të vi – tha ajo e vendosun. - Do të rrimë deri vonë. Unë neser iki – thash. - Do të rrimë – përsëriti ajo dhe u largue. 10 - Kur do të shohim një nip të vogël – më tha baba. 46
  • 47. Unë shtanga. Ç’ishte kjo pyetje? A nuk më kishte thanë sa herë se nuk duhej të martohesha i ri si ai? Mandej … drejt e në … Jo kur do të martohesh, por “kur do të shohim një nip të vogël”?! …. Ç’ishte kjo pyetje e tim eti? E, që ta kuptoja përsenë, vendosa të lueja edhe unë haptas: - Së shpejti – i thash. Ai rregulloi qeleshen e bardhë dhe u duk haptas se përgjigja ime nuk ishte aspak e papritun për të. - Të shkojmë në klub e të marrim nga një gotë – tha ai. 47
  • 48. Unë e dija se tim eti i pëlqente uzoja, prandaj porosita uzo për të dy. Kishte kalue jo pak kohë, kur ai më pyeti përsëri: - Ke zanë ndonjë vajzë? - Po, babush – iu përgjegja, pse e kuptova që ai diçka dinte. - Nga asht? - Nga Tirana. Heshtem përsëri gjatë. Pinim nga pak, fare pak, po gotat u mbaruen, kështuqë porositem dy uzo të tjera. - Pra, the se asht nga Tirana? – theu dikur heshtjen ai. 48
  • 49. - Po. Dhe kam frikë që ju nuk do t’ju pëlqejë. - Nëse të ngrohë ty, përse nuk do të na pëlqejë ne? Ti … do të kesh zgjedhë vajzë të mirë … Diçka kemi dëgjue edhe na andej. - Ju kanë thanë se djali i Krinajve po martohet me një çifute? Ai nuk u përgjegj. Piu gotën deri në fund dhe u ngrit krejt papritë. - Dalim – tha. – Dalim e ecim dy hapa, se po ndenjem gjatë këtu, do të dehemi për turp. Nga një herë pija të zë pa e kuptue. 49
  • 50. Ecem. Ai, si e kishte pasë gjithmonë zakon, shkonte ndonjë hap para meje. - Thonë se ata kanë vra Krishtin – foli krejt papritë ai. - Edhe mund ta kenë vra, nuk e di. Punë dymijë vjetësh. Dikush edhe mund ta ketë vra, po kjo nuk ka të bajë me Saren. Ecem përsëri pa folë, sa heshtja u ba vërtetë e padurueshme. Dikur ai u ndal dhe tha se “ka ardhë ora të kthehem tek jot amë. Me siguri që mezi po më pret.” - Ti i di vetë punët tueja – më tha kur më zgjati dorën – Po … në fshat mos e sill. 50
  • 51. Kushedi ç’do të thonë njerëzit për te. Ne … jemi të krishtenë të mirë. Unë nuk fola. Ai më shikoi drejt në sy dhe m’u duk se në atë shikim kishte ma shumë dashuni se asnjëherë tjetër. Im atë kishte qenë gjithmonë i përmbajtun me mue, edhe në të shprehun të dashunisë. 11 Unë largohesha të djelën vonë, ajo niste letër të hanën. Të shtunë paradreke 51
  • 52. ajo merrte letër prej meje, mbasdreke shkoja edhe unë. Kur uleshim në bar, unë merrja konjak, ajo zupë dhe qeshnim kur porositnim. Po afrohej dimri, po na vazhdonim të visheshim me të holla, e kur ndjenim ftohë, puqeshim edhe më fort njëni mbas tjetrit. Sara nuk ishte ma ajo e para. Nuk ishte ma ajo vajza e ndruajtun, gjithë emocione e frikë. Po nuk ishte as e çlirëshme si ditët e para. Dhe … nuk i pëlqente ma të fliste për njerëzit e saj. Jo, asaj nuk i pëlqente të fliste për ta. 52
  • 53. 12 Dhe ja, një ditë ... Ngjau në mars. Sapo po çukiste pranëvera. Mora një letër. “I dashur Filip, Mbramë kam kalue natën ma të trishtueshme të jetës sime. Dje paradite mami mori shkollën në telefon dhe kërkoi të kthehesha në shtëpi menjëherë. Ishte ora 11. 53
  • 54. E tronditur për çka mund të kishte ngja, u ktheva në shtëpi me vrap, sa kur hyna mbrendë, më mbahej fryma. Ajo dhe baba ishin ulë në kanapé me duer të kryqëzueme e fytyra të nemituna. - Çfarë ka ndodhë, ma?! – thirra e tmerrueme se aty mungonte Ada. - Ulu, - tha baba me za të dridhun. Në sytë e tij dallova dhimbje. Atëherë mendja më shkoi tek ti, tek diçka e tmerrshme për ty, që tashti nuk due ta kujtoj ma. Por ata nuk të njihnin, ata nuk dinin asgja për ty, kështuqë disi u lehtësova. U ula në anën tjetër, përballë tyne. 54
  • 55. - Filip Krina, ë!? – thirri mami me një za që të shtinte frikën. - Ç’i ka ndodhë, ma?! – thirra në çast dhe papritë u ngrita në kambë. - Të përqafon e të puth nga larg! Shikova baban. Ai e kishte ngulë vështrimin në një romb të qilimit. Unë u shemba përsëri në poltronë. Mami u ngrit e m’u afrue mbi krye. Kishte një vështrim të tmerrshëm. Për herë të parë pata frikë nanën time. - Kush asht ky dhaskal fshati që na prishi qetësinë, moj nuse?! Na thuej! 55
  • 56. Deshta të flisja, deshta të tregoja gjithçka, deshta, në radhë të parë të mos lejoja askënd të të përçmonte, qoftë edhe nanën time, po fjalët m’u banë lëmsh në grykë. - Ulu, Ariona – tha baba me të butë, po me zanin që i dridhej. - Fol! – thirri ajo. - Unë e due, ma! … E due! Dhe askush të mos guxojë të më përçmojë njeriun ma të dashun që kam! – thash ashtu befasisht edh për vete. 56
  • 57. Ajo qeshi. Qeshi me të madhe. Të më kishte vu thonjtë në fyt, nuk do të isha trembë ashtu. O Zot, ç’e qeshun ishte ajo! - Mendjelehtë! – thirri ajo – Dhe ai maskaraj që guxon e të mashtron! - Ma, deri këtu! … Ai nuk asht maskara! - Hesht! – klithi ajo – Dhe kurrë në jetën tande të mos e shohish ma me sy! Kurrë! Imë bijë nuk do të martohet kurrë me një malok, jo dhaskal, po edhe professor i mbaruem të jetë! Unë qava. Po, unë u tregova e dobët dhe qava. Më vinte të haja veten që nuk i 57
  • 58. mbajta dot lotët, po në fund të fundit e qamja ma bani mirë: më hoqi frikën dhe më çoi peshë zemrimin. Të tjerat do t’i them kur të vish. Dhe duhet të vish doemos dhe menjëherë. Të puth Çamarokja jote”. P.S. Letrën po ta shkruej në orë të mësimit. Blodinela më porositi të të kujtoj për zhartier numur 74. 13 58
  • 59. Kishte dalë te Stacioni i Trenit bashkë me Blodinelën. Prisnin në dy anët e hymjes kryesore, gojëkyçuna, sikur numronin kalimtarët me mend, aq ngjanin si prej allçije. U përpoqa të tregohesha i qetë, po qetësia ime vlejti pak: ato nuk e ngritën kryet njëherë. Si ecem pak, Blodinela na la vetëm. Zuna dhomë në “Peza”, mandej shkuem dhe u ulem në Pastiçeri “Tirana”. Morem të dy konjak. Ishte hera e parë që ajo pinte. 59
  • 60. Si dolem prej aty, pse heshtja në një vend të vetëm bahet edhe ma e padurueshme, u endem gjatë Rrugës së Dibrës. Flisnim ashtu kot, për një njoftim filmi, për një djalë që nuk dinte të fishkëllente melodinë e një kange të njohun, por asnjë fjalë prej atyne që priste secili të thonte tjetri. “Ma mirë nesër” – thoja me vete – Nesër”. Të keqen njeriu do ta shtyjë gjithmonë për nesër. - Më duhet të kthehem, - tha ajo pa më shikue në sy. - E po … mirë … - fola mezi dhe e përcolla. 60
  • 61. Si iu afruem pallatit ku banonte, dhe ajo nuk desht ta përcillja ma tej, i thash: - Kur do të takohemi nesër? - Kur të duesh – foli ajo pa e ngritë kryet. - Atëherë, në nandë. Natën e mirë. Ajo nuk u largue. Mbuloi fytyrën me duer dhe qau. - Ç’ke, Sara ?! - Përse, përse nuk dashke as të më puthish?! Ç’të bana unë, Filip? – qau ajo me dënesë. I mora kryet në gjoks. E përkëdhela të tanën, nga nalt poshtë. Mandej e putha në 61
  • 62. sy, në lotin e kripun. Dikush shau. Nuk iu zemrova. Ajo e mbështeti përsëri kryet në gjoksin tim dhe unë e putha përsëri në flokët e artë. - Natën e mirë, - tha ajo, por nuk u shkëput. - Natën e mirë. Ajo u shkëput ngadalë, shumë ngadalë, tue rrëshqitë duert nga qafa ime ku i kishte kryqëzue, mbi supe, përgjatë krahëve, mbi pëllambë, sikur donte ta zgjaste shkëputjen në pambarim. U 62
  • 63. rrotullue me mundim dhe u largue me hap të lodhur pa e kthye ma kryet. 14 Të nesërmen, aty nga dreka, shkuem në konviktin e Shkollës së Gjuhëve të Hueja dhe morem Dejkën. Kur ajo e puthi Sarën në buzë, Sara u skuq. - Do të hamë drekë bashkë - i thashë. - O! – thirri ajo – Sa mirë! Do të pi birrë! Shikoni ç’ditë e bukur asht! Në konvikt të mërzitet shpirti. 63
  • 64. Shkuem tek “Drini”. Në tryezën pranë nesh u ulën shkrimtari SK dhe zëvendësministri DB. - Ai asht kushrini i mamit tim – tha Sara. - SK?! - Jo, ai tjetri. Dejkës i pëlqente të trokisnim gotat sa herë pinte. Mori dy herë karkalec. - Ju mos pini shumë, - tha ajo – se deheni lehtë. Sara i bani me shenj kamarjerit të vinte. - Do të paguejmë – tha ajo. 64
  • 65. - Përse kaq shpejt? – se si më erdhi mue e thashë. - Këtu të zihet fryma – foli ajo dhe dukej se vërtetë mezi po rrinte. Kamarjeri shtoi një lek në mbledhje, po unë nuk e korigjova. - Harruat paketën, - foli shkrimtari Sk, qeshi dhe më shkeli syrin. - Falemnderit – i thashë dhe u ktheva dhe e mora. Kushrini i Arionës, ai zëvendësminsitri, kishte ulë kryet sikur nuk donte të më shikonte. 65
  • 66. - Sa gja e mërzitëshme të kthehesh në konvikt! – tha Dejka me keqardhje të thellë, sa të vinte keq të ndaheshe prej saj. Po ajo iku dhe na morem rrugën për në Kodrat e Liqenit Artificial. Atje nuk mund të mos e ndjeje ardhjen e pranëverës. Megjithatë, aty nga mbramja, u ftoh, kështuqë na u desh të zbrisnim ma shpejt se do të kishim dashtë. Tashti Sara ishte ma e gjallë. “Asht e çuditëshme – po mendoja – ç’forcë e gjallni u jep vajzava dashunia. Në buzëqeshjen e saj nuk kishte ngelë asgja 66
  • 67. nga një natë ndoshta e kalueme pa gjumë”. Në shetitore kaloi një veturë. - Përsëri ai – tha Sara. - Kush, “ai”? - BD, kushrini i mamit. Heshtje. - Duhet ba diçka, Filip, - tha ajo mjaft e vendosun. - Do të vij në shtëpinë tande – iu gjegja edhe unë menjëherë, sepse ishte diçka që e kisha mendue gjithë ditën. - Oh, Filip!? - Po, Sara, do të vij! Duhet! 67
  • 68. Ajo heshti gjatë dhe mandej tha e vendosun: - Mirë, shkojmë … Dhe u nisem. 15 Derën na e hapi një grue e shëndetëshme, shumë ma e re nga ç’e kisha mendue unë, e mbajtun mirë, pse jo, edhe mjaft e bukur e që ia dinte vlerën bukurisë së saj. - Mirëmbrama – e përshëndeta. 68
  • 69. - Filipi? – pyeti ajo para se të na bante udhë. - Po, ai vetë. - Urdhroni – shtriu krahun ajo drejt korridorit në mënyrë pak teatrale, pak tallëse, por në dukje mjaft e qetë. I dhash dorën dhe hyna. Një vajzë 12-13 vjeçare po i binte violinës. Ishte Ada, emni i së cilës kishte hy sa herë në bisedat tona. Ajo pothuej u tremb kur iu drajtue e ama: - Ja, Ada, ky asht Filipi, ai dhaskali nga fshati. 69
  • 70. Dhe më shikoi drejt në sy, thuajse me triumf që nuk kishte ngurrue të më fyente si nuk e kishte mendue ndoshta as vetë. Sarës iu rrëmbushën sytë. Ada vuni violinën në kuti. Dhe pa më shqitë vështrimin gjithë dashuni, ndoshta edhe me shumë dhimbje, u largue ngadalë për në dhomën tjetër. Mbas saj doli edhe Ariona. Sara kishte shtangë aty pranë derës sikur të mos isha unë i huej në mes atyne orendive të ftohta, po ajo. Mbi parketin e vernikosun rishtas ishte shtrue një qilim i shtrejtë. Kishte ma shumë 70
  • 71. poltrona nga sa mund të mbante natyrshëm ajo dhomë, ndaj edhe mezi lëvizje lirshëm në mes tyne. Një televizor i vogël japonez, si sy i zbardhun nga glaukoma, ishte ngarkue me vazo artistike e lule artificiale. Mbi të, nalt në mur, një fotografi me kornizë të prarueme ku kishin dalë prindtë e Sarës ditën e martesës. Kishin kalue pothuej 19 vjet dhe ndoshta Ariona ishte ma e bukur tashti se atëherë. Në faqen tjetër të murit, mbi mue, ishte një kuadër i piktorit M. V. me vlera mjaft të dyshimta artistike, por që dy vjet ma parë 71
  • 72. kishte marrë çmim në një ekspozitë kombtare. Hyri i ati i Sarës. Ai ishte i gjatë dhe dukej tepër i dobët në ato bizhame të mëdha që kishin mbështjellë trupin e tij thatim e të drobitun nga vitet. Më përshëndeti buzëgaz e me një përzemërsi të çiltër: - Mirë se erdhët, djalosh. - Mirë se u gjeta, zotni Gert – iu përgjigja unë si të ishim dy të njohun të vjetër. - Filip Krina, apo jo ? - Po, ai vetë. 72
  • 73. Baba i Sarës u ul pranë meje dhe më afroi cigare. Mandej mori çakmakun dhe ma ndezi me duert që i dridheshin; ato duer tepër të zbehta e të bardha, ndoshta edhe pse porsa kishte dalë prej dushit. Gjithshka tek ai ishte në kontrast të plotë me buzëqeshjen ironike të Arionës. Sytë më shkuen tek një bust i vogël i Ajnshtajnit, ndoshta i gdhendun jo fort mjeshtrisht, por gjithësesi mue më dha kënaqësi që gjeja aty Ajnshtajnin. - Besoj se kjo kopje asht simbas portretit të skulptorit Vajnhard – thash unë. - Krejt e vërtet – foli Gerti me kënaqësi. 73
  • 74. Mandej biseda rrodhi krejt lirshëm, sikur kjo frazë të kishte qenë çelësi i heshtjes. Folëm për fizikë e kimi, për letërsi e muzikë. Flisja i çpenguem, pse nuk ishte e mundun të flisje ndrysh me atë burrë aq të paqtë e dashamir. Gerti më hyni menjëherë në zemër dhe po mendoja sa të huej dukeshin ai dhe Ajnshtajni në atë dhomë të randueme me xhingla e krejt pa shije. Ndërkohë ishte kthye në dhomë Ariona dhe ishte ulë në poltronën përballë meje, kambë mbi kambë, tue zbulue pa teklif 74
  • 75. këllëqet e plota, na ndiqte shpërfillëse dhe me një krekosje gjithë fodullek. - E pini uiskin? – më ndërpreu ajo. - Me kënaqësi - iu përgjegja natyrshëm, edhe pse në atë kohë uiski ishte një pije tepër e rrallë për shqiptartë e që mund ta gjeje vetëm në baret e hoteleve turistike. Ajo u ngrit dhe mori shishen dhe tri gota pa më nda një çast një shikim tallës, aq sa dukej se mbas pak do të shpërthente në gaz me poterë. - Gëzuar! – ngriti gotën Gerti. 75
  • 76. - Gëzuar dhe mirë se u gjeta! - ia ktheva unë. Mbas ngritjes së gotave u ba një heshtje si tepër e gjatë dhe vërejta se fytyra e Arionës filloi të tendosej. - Ju tashma e dini që na duhemi - e theva heshtjen unë me një frazë të ndërtueme me sforcim. - Sara duhej të na pyeste ne përpara! – tha premas Ariona. Gerti nuk foli. Ai kishte ulë kryet dhe po trokiste me gishta në tryezë. - Pikërisht për këte erdha sonte, - iu gjegja unë – të marrim pëlqimin tuej. 76
  • 77. - Ta merrni, apo ta kërkoni? – më pyeti ashpër Ariona. - A nuk asht e njëjta gja? - E në qoftë se na do të themi jo!? – e theksoi aq fort jo-në ajo. - Ju? - Unë dhe im shoq! Gerti kishte ulë kryet edhe ma shumë. - Atëherë Sarës do t’i duhej të vendoste vetë – fola unë me qetësi edhe pse në thellësi tronditja kishte fillue të bante punën e vet. Ariona qeshi. 77
  • 78. - Gëzuar! – negriti përsëri gotën Gerti, megjithëse ai vetëm sa e afronte tek buzët. - Gëzuar! – e ktheva me fund gotën unë. - Nuk keni përse të nxitoheni, djalosh – foli zëdridhun e gjithë ndruejtje Gerti. – Ajo asht tepër e re. Lëjani kohës të gjykojë. Ariona i hodhi një vështrim gjithë përbuzje. Vështrimet u kryqëzuen. Gerti uli qepallat. M’u dhimbs. - Ju ishit përsëri bashkë sot – tha ajo. - Natyrisht – fola unë. - Kjo ishte hera e fundit! – shkoqi me forcë fjalët Ariona. 78
  • 79. - Ndoshta – thashë unë, por me një ton të tillë që të linte të kuptoje se do të ishte krejt e kundërta. Sara u ngrit dhe iku në dhomën tjetër. U ngrita parpitë edhe unë. Jo që ta ndiqja. Nuk e di përse u ngrita ashtu. Po tashti nuk kishte kuptim të ulesha përsëri. Ndoshta për sonte … - Ku shkoni?! – foli me keqardhje Gerti. - Ju falemnderit për pritjen. Kam zanë vend në hotel. - Kaq shpejt? ... Sikur të ... - Mjaft, Gert! Asht ma mirë që iken vetë! – gati thirri me kërcënim Ariona. 79
  • 80. Kësaj radhe buzëqesha unë pa e fsheh një farë ironie për zemratën e Arionës. Gerti kafshoi thonjtë. Mandej më zgjati dorën pa më përcjellë. As Sara nuk po dilte. Trokita në derën e dhomës së saj e të Adës dhe e hapa. Ajo kishte sjellë shpinën dhe rrinte e përqafueme me Adën. - Unë po ik, Sara – thashë, dhe mbasi prita edhe pak mos lëvizte ajo, u urova natën e mirë vajzave dhe u drejtova për nga dera e jashtme. Përkundrazi, Ariona, nuk desht të kthehej as në korridor. Ajo më përcolli edhe një kat ma poshtë. 80
  • 81. - Mos jemi parë diku bashkë? - i thashë tek po përshëndeteshim – Bie fjala, në stadium? - Mue në stadium?! .... - Po po, pikëriht në stadium. Në mos gabohem, ishit jo fort larg meje dhe futbollistit J.R. Ajo as u skuq e as u zbeh. - Mirë që nuk u kujtuat ma parë – tha ajo me të tallun. - Atje vetëm se nuk ua thashë – ia ktheva jo pa mllef. - Natën e mirë – më shtriu dorën ajo. 81
  • 82. - Mirëupafshim, Ariona – ia ktheva mjaft i vendosun. 16 Po një kat ma poshtë, sa matesha të dilja nga ai pallat ku më kishin pritë as ma mirë e as më keq sa e kisha mendue, gjunjtë filluen të më tradhëtonin dhe zemra të regtonte si nuk e kisha pritë. Atje nalt nuk isha i sigurtë se do të kthehesha ma. E kjo ishte e randë për mue, qysh tash nuk e përballoja lehtë. 82
  • 83. Po ja që në qoshe të rrugës priste një vajzë e se si më erdhi të mbështetesha pak tek ajo. - Mirëmbrëma, Zina i thashë. Ajo qeshi. - Nuk jam Zina - vazhdoi të kukuriste ajo. - Ashtu? Po cila jeni atëherë? Ajo u hutue. - Dorina më quejnë. - Mirëmbrama, Rina, pra – s’ia ndaja shikimin e paturpshën unë. - Mirëmbrama – s’e mbajti dot gazin ajo. 83
  • 84. Ndjeva se po më merreshin kambët. Jo, nuk ishte uiski që më kishte ra në krye. Nuk ishte uiski, një gotë e vetme. Unë e dija përse po më merreshin kambët, prandaj edhe u përpoqa të shkarkoja ankthin tim tek ajo vajzë e mirë që priste aty në qoshe të rrugës. - Asht vonë të prismi, – i thashë - a s’vini me mue? - Asht heret – tha ajo me një vështrim gjithnjë e ma pak të sigurtë – Unë po pres të dalë turni i dytë. 84
  • 85. - Aq ma mirë. Do edhe plot dy orë, kështuqë mund të pijmë nga një birrë bashkë. Nuk deshta të pi vetëm. Ajo nuk po qeshte ma. - Ju ishit me Saren – tha Dorina. – Nuk asht mirë kështu. - Por tashti, siç e shikoni, nuk jam ma me Saren – fola unë me një dykuptim të tillë që më shtiu frikën edhe mue. - A nuk ishe për darkë tek ajo? - Isha – i thashë, - por jo për darkë. - Nuk t’u duk e tmerrshme ajo Ariona? - E njihni? - E kemi shefe plani në fabrikë. 85
  • 86. I kapa dorën. Ajo u tremb, po nuk e tërhoq. Ishte gjysëmerrësinë. Tue u lëkundë, sa mezi mbahesha, iu çasa për ta puthë, po ajo u shmang me shkathtësi. - Keni pi shumë – tha ajo – ndaj doni të më puthni. Nesër as do t’u kujtohej kjo. - Ndoshta – i thashë, - por jo nga që kam pi. - Kjo ishte birra që donit të më ofronit? - Më falni, - i thashë. – Tashti do të shkojmë diku. - Jo – tha ajo e vendosun. – Unë po pres një shoqe. Ju fola nga që ju njihja. 86
  • 87. Deshta të them njoh Saren. Kurse ju … Nuk asht mirë kështu .... - Po mue, më njihni? - Di që të thonë Filip. - Kush ta ka thanë emnin tim? - Lukja, një grue nga anët tueja, që punon me mue. E kishte pyetë Ariona për ty. - Ashtu? - Mue as ajo nuk më pëlqen. Se ç’ka një urrejtje për të gjitha vajzat. Ndoshta nga që vetë ka mbetë beqare plakë. Nuk besoj t’i ketë folë mirë Arionës edhe për ju. Heshtëm. 87
  • 88. - Unë nuk t’u zemrova – theu përsëri heshtjen ajo - E kuptova që donit të më puthnit që kur më kapet për doret. Dukej që ishit i dehun. Unë qesha hidhun. - Jo – i thashë, - unë nuk jam i dehun, por … - nuk deshta të thoja ma shumë. Shpresoja se nuk duhej të thoja ma shumë. Mbas pak foli përsëri ajo: - Përse nuk pini cigare? - Nuk më pihet. - Djemtë pijnë shumë cigare kur rrinë me vajza. 88
  • 89. E afrova edhe ma pranë dhe e shtërngova në gjinjë, po pa asnjë të keq. - Sa vjeç je? – e pyeta ashtu kot, pse m’u duk edhe ma e re se e kisha mendue në fillim. - Gjashtëmbëdhjetë. I përkëdhela flokët. - Sara nuk do ta marrë vesht kurrë, të jeni i sigurtë - shtoi ajo mbas pak. - Unë …, - fola gati me dhimbje – ju harrova emnin. - Dorina. - Tashti, më besoni, nuk do ta harroj ma. Jeni kaq e mirë. 89
  • 90. Ndejem edhe pak ashtu pa folë. Mandej i përkëdhela fytyrën pothuej fëminore me te dyja duert dhe i thashë: - Natën e mirë, Rina. - Natën, Filip - më tha ajo zadridhun. 17 - Keni një letër, - më tha Zyraja, mësuesja e klasës së parë. E kuptova që ajo e kishte hapë. Në një rast tjetër nuk do t’ia kisha falë lehtë, po atë ditë nuk isha në gjendje të zemrohesha as me te. 90
  • 91. - Ma jep, s’ka gja – i thashë. - Nuk e dija që e kishe nga ndonjë vajzë – foli kuturu ajo. - Mirë, s’prishë punë, edhe pse ti e di se unë pres letër gjithnjë nga e njëjta vajzë. - Jo, unë … nuk e di … Sidoqoftë, urime. - Falemnderit. “Filip – shkruante ajo - M’u drodh buza. Mungente fjala “i dashun”. Shikova fundin e letrës: thjeshtë “Sara”. 91
  • 92. - Ke ndonjë fotografi të saj? - Jo. - Sa çudi! “Kur isha e vogël – shkruente ajo – mendoja se, sa të rroja, do të doja vetëm një njeri: tim atë. Mbas pak vitesh lindi Ada, që asht gëzimi i jetës sime. Dhe ja ky hyne edhe ti në jetën time: u batë tre. Por nuk paskish qenë e thanë ….. “ E futa sërishmi letrën në zarf. Do të kisha mjaft kohë ta lexoja. Por, ndërkaq, një frikë e një ankth më kishte pushtue të 92
  • 93. gjithin: mos vallë kjo do të ishte letra e saj e fundit dhe …. ? Kështu, pra, jeta … - Kur do të martoheni? – m’i ndërpeu mendimet Zyraja. E kuptova që ajo nuk e kishte lexue letrën deri në fund. Atëherë, përse djallin e kishte hapë ? - Nuk besoj të martohemi … - Pse? Durimi im gati po sosej, prandaj nuk munda të mos i hidhja një shikim mjaft domethanës. 93
  • 94. - Thonë se ti ke dashtë shumë vajza - vazhdoi ajo pa e prishë terezinë. - Jo dhe shumë. - Sa? Gjithshka mund të prisja prej saj, po jo një pyetje kaq idiote. - Nuk e di. S’i kam numrue ndonjëherë. - Pa mendohu pak? - S’mendohem dot. - Aq shumë janë? - Shumë – thashë, jo thjeshtë për ta heqë qafe, por sidomos sepse shterpësia e saj shpirtnore nuk ishte ma e paktë se 94
  • 95. idiotësia e ligësia e saj. E dija se nuk do të mund ta duroja dot ma, prandaj dola nga dhoma e mësuesëve dhe shkova në laboratorin e fizikës. Atje e hapa përsëri zarfin dhe tue e mbajtë atë letër të thjeshtë në dorë, dy fletë fletoreje me kuadrate, e lexova nga e para pa mundë, ose ndoshta pa dashtë, ta kuptoja deri në fund. 18 95
  • 96. Nga ajo ditë kishte kalue po a jo një muej. - Ju kërkojnë tek dera e shkollës – erdhi e më tha një nxanëse në laborator, ku tashma kaloja shumicën e kohës, larg të tjerëve. Ishte një burrë rreth të tridhjetëepestave a diçka ma shumë. Kishte flokë të shkurtë e të premë deri nalt nga mbrapa, si ishte ba e modës vitet e fundit, që kur miqësia me kinezët kishte pushtue Tiranën e jo vetëm Tiranën. Kishte fytyrë të yndyrëshme dhe të lëmuet. 96
  • 97. - Kërkoj Filip Krinen – m’u drejtue ai porsa dola. - Ai vetë jam – i thashë dhe i zgjata dorën. Nxora paketën dhe i ofrova një cigare. Ai nxori një me filtër, gja e rrallë në atë kohë, dhe nguli kambë ta merrja nga e tija dhe i ndezem. E kuptova se e pinte tepër rrallë. Paketën me siguri e mbante për shefat, sepse edhe ai, sadoqë mjaft i yndyrshëm, duhet të kishte një shef. - A do të jeni i lirë disa minuta? – gati m’u lut ai. - Patjetër. 97
  • 98. - Mund të shkojmë në bar? Na zakonisht e quenim “klub”, prandaj më bani përshtypje që ai e quejti “bar”. Duhet të jetë i shëtitun ky, mendova me vete. - Shkojmë, - i thashë – pse jo. U ulem në qoshën ma të largët dhe unë porosita dy raki, po ai tha se nuk e pinte rakinë, dhe më që ekspres tek ne nuk kishte ende, piqnin vetëm kafe turke, mori një shirup. Ndezem përsëri cigare nga paketa e tij. - Nga ju …. si të thuesh, mvaret fati im. A mund të kem besim? – tha ai tue më 98
  • 99. befasue me emocionet që e kishin pushtue papritë tue e ba të humbte gjithë atë pompozitet me të cilin ishte dukë në fillim. - Doemos – thashë ashtu në tym unë. Dukej që nuk kishte fare besim, por do të fliste, deri sa kishte ardhë aty, siç dukej, që nga Tirana. - Unë kam dëgjue fjalë të mira për ju, ndaj edhe vendosa të vija e t’ju takoja vetë – vazhdoi ai. - Ju falemnderit për konsideratën. Mos ndoshta keni harrue të më thoni kush jeni, apo më ka shpëtue mue? 99
  • 100. - Jo. Ç’asht e vërteta, nuk jua kam thanë. Më quejnë Robert Ameri. Jam kryengjinier në Ministri. Unë i dhashë fund gotës së parë, kurse ai vazhdonte të pinte nga një hurm të vockël të vockël në të rrallë. Kishte një ngathtësi në gjithka, ose të paktën ashtu m’u duk mue nga mosdurimi për të mësue përse kishte ardhë, sa po e teproja me cigare, çka tashma e kishte ndje edhe paketa e tij. - Për mua ka randësi jetike, shoku Filip – tha ai. 100
  • 101. Pra, „shoku Filip“. Më erdhi të qeshja me atë njeri të yndyrshëm pse diçka po më punonte mendja. - Sigurisht – i thashë, - ndrysh si do të kishit ardhë deri këtu që nga Tirana. - Ashtu asht, ç’do të më sillte në këto balta … Unë buzëqesha dhe, tashma i sigurtë përse kishte ardhë, e nxita të fliste: - Atëherë po ju dëgjoj. Ai mori qendrim edhe më serioz, edhe pse ashtu dukej poaq edhe qesharak. - Kam mendue të martohem – tha ai me solemnitet. 101
  • 102. - Afërmendësh. Në moshën tuej duhet ba doemos një gja e tillë. - Deshta të di …, - po zvarriste fjalët ai, - deshta të di … nëse ju keni dashtë një vajzë … Sara Menham. Due t’ju kujtoj se kjo ka randësi jetike për mue dhe due të shpresoj se do të jeni i sinqertë. “Idiot!” – shava me vete, po atij i thashë fare i qetë: - Varet ç’kuptoni ju me dashuni. - Due të them, - po i dilnin djersët atij – deri ku … e kuptoni vetë … Tashma jeni burrë … 102
  • 103. Nuk di si u përmbajta, sepse atë çast kisha një dëshirë të çmendun t’i jepja disa shuplaka të mira fytyrës së tij të yndyrëshme. - Natyrisht, - thashë ngadalë e i qetë – e kam dashtë. Ai mori me nxitim paktën dhe ndezi një cigare. Nuk u kujtue të më zgjaste një edhe mue. - Një herë edhe e kam puthë – vazhdova unë me po atë qetësi, paçka se valoja nga mbrenda – Po e ama nuk desht dhe u ndamë. 103
  • 104. Atij i erdh aq shumë gjak në fytyrë, sa pata frikë mos i ndodhte gja. - Më falni, ju lutëm, nuk due të vë në dyshim sinqeritetin tuaj, pooo … a mund të jem i sigurtë? “Gomar!” – nuk di nëse thashë vetem me vehte apo edhe më dëgjoi ai. - Të jeni plotësisht i sigurtë, ingjinjer! – shfreva unë gjithë shpresë se ky do të ishte sforcimi i fundit e të mos shpërtheja pa ikë ai. U ngrit, më zgjati dorën dhe thirri kamarjeren. - Të trashëgohni, ingjinjer. 104
  • 105. - Ju falemdnerit, po … s’dihet akoma … Unë vetëm sa deshta të dija … Pagoi dhe doli. E ndoqa me sy që nga dritarja. Hipi në një “Fiat” të kuq, që po e priste në xhade. E përshëndeta me dorë. Besoj se e përkuli pak kryet edhe ai. Makina u nis. Unë mbylla sytë. Më dukej sikur “Fiati” i tij po tërhiqte Saren zvarrë. Dhe përfytyrimi i masakres më trishtoi. 19 105
  • 106. Me 16 korrik shkova në Durrës. Tek Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve takova Dorinën. - Filip! – thirri ajo dhe vrapoi e m’u hodh në qafë. I gëzonte çdo qelizë. - Si shkon, Rina? – i përkëdhelja flokët unë. - Shumë mirë, Filip! Sa mirë që u takuem. Sa mirë! Ecëm drejt godinës së barit. - Po sot, do ta pish një birrë me mue? – i thashë ma shumë që t’i jepja të kuptonte se nuk kisha harrue asgja. Jo, nuk mund të harroja. 106
  • 107. - Patjetër! Do të pijmë! Ç’e papritun e kandshme, Filip! - E kandëshme vërtetë … Po në sytë e mi nuk ishte e vështirë të kuptoje se nuk isha pjesë e atij shpërthimi gëzimi aq të ngrohtë të vajzës së mirë. Nuk kishin kaluan veçse pak çaste dhe ajo e kuptoi se takimi me te më kishte sjellë në mend dike tjetër, dike, që siç dukej, nuk do të mund ta harroja lehtë. - Këtu asht edhe Sara – tha ajo – Besoj e di që ... - E di, Rina, e di. 107
  • 108. Si morem birrat nga banaku dhe u mbështetem tek muri jashtë barit, ajo tha me trishtim: - Mëkat. Ajo asht vajzë aq e mirë … - Përse “mëkat”? – e ngacmova unë. - Ai … ai asht 40 vjeç, Filip!? Si pimë birrat, vazhduem shëtitjen buzë detit. - Ka ardhë edhe Ariona. Kanë zanë një vilë. E ndihmova të mbarte plaçkat. Ajo merr një vagon rroba me vete. Para nesh kaloi futbollisti J. R. - E njeh? – më pyeti Dorina dhe unë u befasova nga pyetja e saj. 108
  • 109. - Po, - i thashë, - e njoh – pa i dhanë të kuptonte ma shumë. - Sa më dhimbset baba i Sares … Asht njeri shumë i mirë …. Unë isha i tretun në të tjera mendime dhe pa kuptue, se si thashë: - Vjen shpesh nga fabrika juej? - Kush? - J. R. - Po ti, ku e di? Unë qesha. Dorinen e thirren dy shoqe dhe u përshëndem. Do shihemi, i thashë. 109
  • 110. Patjetër, Filip. Do shihemi përditë, tha ajo para se të largohej dhe i ndrinin sytë. 20 Sa kishte përendue dielli. U xhvesha që të lahesha në det. Më ka pëlqye gjithmonë të lahem në muzg. Ku zbrita shkallët, pashë se Dorina po më priste, sikur ta kishim lanë me fjalë. - Pse u xhveshe? – më pyeti e çuditun ajo. - Them të lahemi. Të të pres? 110
  • 111. Ajo u hutue. Si duket nuk ishte mësue të hynte në det në mbramje a natën. Mandej vrapoi edhe ajo që të xhvishej. Dorina kishte një shej sa një dhjetëqindarkëshe në kofshën e majtë. - Ç’shej të bukur që paske! – i thashë. Ajo u skuq e atë çast m’u duk edhe një herë si atë mbramjen e mallkueme, engjullore e si një fëmijë. Kishte fillue shëtitja e mbramjes bregut të detit. Notuem deri tek trampolini. Mandej u kthyem ngadalë drejt bregut. Dorina fliste e qeshte pa pushim. 111
  • 112. Pak para se të arrinim në breg, ajo më kapi për dore si e trembun. - Ç’pate? – i thashë. - Ndalu! Po kalon Sara me atë. - Ku janë? - Ja, mbas atij me borselinë. Kishte ra muzgu. Mezi i dallova. - Ec, s’ka gja – thashë. - Jo, Filip. Nuk due të na shikojë Sara … Ajo … do të trishtohej tue të pa me një tjetër … 21 112
  • 113. Mbasi darke dola përsëri bregut. - Filip! – se kush thirri. Ktheva kryet. Ishte Ariona. - Sa mirë që paske ardhë, Filip ! Sa mirë ! – tha ajo me një gëzim që mue më befasoi. Nuk dallova asgja fallso në zanin e saj. Po po, ishte një gëzim i çiltër. Vuna porsa buzën në gaz. Ajo më hodhi dorën mbi sup me përkëdhelì. - Ecim, Filip. Po jo këtu. Këndej janë edhe Sara me Bertin. Hymë në një rrugë mes plepash që të çonte tek Hotel “Kruja” 113
  • 114. - Nuk besoja të ishe aq i mirë. Nuk i kishe tregue asgja Bertit. Të falemnderit. Unë nuk fola. - E di, Filip? – më hodhi krahun rreth belit – Ajo budallaqja i tregoi vetë gjithçka. Unë nuk fola përsëri. Ajo më ra faqes me përkëdhelì tue mendue se unë po shikoja në lukthin e gjinjëve të saj mjaft të zbuluem. Por jo, unë nuk po shikoja asgjakund. - Në fillim ai hoq dorë, po mbas dy javësh pranoi. - Të trashëgohen - thashë unë. - Po ti, ke gjetë ndonjë vajzë? 114
  • 115. - Jo. - Nuk besoj. Sidoqoftë … - Sidoqoftë, çfarë? - Sa për këto dit, do të të gjej unë një vajzë simpatike, një maze të hazdisun. - Mos quhet Dorina? - Filip, ti je i tmerrshëm!? .. - Po freskohet, - thashë – a s’shkojmë të vishemi? - Mirë, takohemi nesër. Por, para se të ndahemi, do të më thuesh, kur je njohë me Dorinen? - E pashë sot kur po ju ndihmonte ju. - Gënjen. Na kemi ardhë dje. 115
  • 116. - Ma prezantoi J. R. - Unë nuk shkoi ma me të prej kohësh … - E besoj. Ecem edhe pak pa folë. Ç’po ngjiste me mue kështu?! … Tashti po, më kishte ngelë vështrimi në lukthin e gjinjëve të saj. - Mos shiko aty, Filip. Ty të duhet një vajzë simpatike. - Si për shembull Sara. - Mos fol marrzina. Unë jam e sigurtë që nuk do t’i biesh ma në qafë. - Natën e mirë. Të fala Gertit. - Natën e mirë, Filip. 116
  • 117. 22 Të nesëmen dola vonë në palzh. Dorina kishte ma se gjysëm ore që më prsite. Aty nga ora 11 para nesh kaluen Sara dhe Roberti. Ajo ishte dobësue shumë. Ndoshta nga provimet e maturës dhe vera. Mbas tyne vinin Ariona dhe Gerti. U ndalen dhe më takuen përzemërsisht. Megjithate, Gerti nuk më shikonte drejt në sy. Po fjalën e kishte të ambël dhe të ngrohtë. Ariona nuk e ndërpiste, jo që 117
  • 118. dukej se po i pëlqente që Gerti më bante sërishme për vete, megjithë ... - Eja ndonjëherë tek na, Filip. Eja. – tha ai – Do të luej për ty diçka nga Bela Bartok. Më ke thanë se të pëlqen shumë. S’ka pak që kam marrë disa partitura të tij. - Falemnderit – thashë, pa lanë të kuptonin nëse do të shkoja apo jo. - Të vish doemos. Do t’i bahet qefi edhe Ades. Sara me Bertin rrinë në hotel - shtoi Ariona. - Të shohem. - Të marr birrë apo raki? – më ngacmoi ajo. 118
  • 119. - Uiski – thash unë dhe i ngula vështrimin Arionës, sepse nuk doja të shikoja Gertin, që me siguri do të ndjehej ngusht. Si atë mbramje, do të jetë tue kujtue me siguri. - Birrë do të marr! – qeshi ajo dhe më shpupurishi flokët. Gerti po kafshonte thonjtë. 23 Po lueja ping-pong me një permetar me të cilin flija në të njëjten dhomë. 119
  • 120. Ariona erdhi drejt nesh me hap të vendosun. Bana sikur nuk po e shihja. Ajo u afrue, kapi topin dhe m’u drejtue “me të ashpër”, sa e befasoi shokun tim. - Ty do të të presim, mor bukurosh?! - Bukuroshët nuk gjykohen – u mundova ta kaloja me të qeshun unë. Ajo nguli kambë aq shumë, sa kundërshtimi im nuk kishte ma kuptim, prandaj edhe i kërkova ndjesë shokut tim dhe shkova me te. Nuk po e kalonim aspak keq, megjithë ndruejtjen në fillim të Adës dhe 120
  • 121. vështirësinë e Gertit për t’u ndje i çlirtë si do të kishte dashtë. Mbas pak ai mori violinën, dhe ashtu si më kishte premtue, filloi të luente një pjesë të Bartokut, që nuk e kisha dëgjue ma parë. Harku rrëshqiti ashpër. Ishin tri lëvizje të preme, dinamike, por edhe të egra. Parafytyrova menjëherë një gong të stërmadh të rrethuem nga ciganë, që do të shpërthenin në një valle të shfrenueme. Papritë melodia u shtrue, u ba ma përshkruese, ku spikatnin ndjenjat e holla të një gjendjeje shpirtnore të tendosun. 121
  • 122. Befas në derë u duk Sara. Ajo kishte dëgjue violinën e t’et dhe kishte vrapue para të fejuemit. Shtangu atje në kornizën me sfond blu të një mbramje vere pa hanë. Mbas supit të saj arrijti Roberti dhe ajo i hapi udhë, shtangë atje te dera. Gerti uli violinën dhe u ba flakë i kuq. Ada e vuni instrumentin në kuti dhe mblodhi partiturat, që kushedi si u shpërndanë përtokë. Vetëm Ariona nuk e dha veten. Ajo u ngrit, buzëgaze, i dha një të puthun në faqe Robertit dhe kapi përdore Saren të futej mbrendë. Ariona në rolin e vjehrres, ndërsa dhandrri ishte disa vjet ma i madh, 122
  • 123. për mue qé një spektakel mjaft i dhimbshëm. As Roberti nuk dukej ta kishte humbë. - Mirëmbrama - tha ai dhe më zgjati dorën. - Mirëmbrama - ia ktheva edhe unë. Mandej i dhashë doren edhe Sarës. Nga e zbehtë meit, asaj tashti me një të prekun të lehtë mund t’i pëlciste gjaku, sidomos nga buzët. Mbas pak fytyra iu ba njolla-njolla. Zumë vend në heshtje. Sara mbuloi gjunjtë me kujdes, aq sa ia lejonte fustani veror, i hollë e i shkurtë. 123
  • 124. I afrova paktën Robertit. Ai vuni dorën në zemer dhe nuk mori cigare. Ariona nuk pushonte së foluni dhe dukej gjithë gaz. Roberti tha se kishin ngranë darkë, kështuqë ajo u hodhi nga një gotë lang thanash me kanellë, një specialitet i saj. Gerti mori një cigare nga paketa ime dhe e ndezi me ngut. Sarës iu drodh dora dhe fare pak nga pija freskuese ra në parket. Ajo e mbuloi njollën me kambë. Mandej gjerbi edhe një hurm tjetër, se i ishte tha fyti, po i erdhi të villte. Doli me vrap jashtë që të mos villte aty. E ndoqen 124
  • 125. Roberti, Ada dhe Ariona. Gerti u ul sërishmi, se nuk e mbanin gjunjtë. Piva një gotë me fund. Më ngjau si lang lëkurë shege. U kthye Ada. U kthye edhe Roberti. - Po ikim, babë – tha Roberti – Natën e mirë. - Natën e mirë - mezi u dëgjue Gerti. Ariona u vonue. - Ç’pat? – mezi e pyeti Gerti kur u kthye ajo. - Po ja … ku ta dish … - Ishte gja e sëmutë? 125
  • 126. - Nuk besoj. Në fund të fundit, ata e kanë ba celebrimin, dhe në shtator mund të martohen. Pse të presin ma shumë? - Ë hë! … - tha Gerti dhe kafshoi thonjtë përsëri. M’u duk se po më çohej edhe mue të vjelltë. I rashë tryezës me gishta. Këte s’e kisha ba kurrë. Ariona vuni buzën në gaz dhe më përshkoi gishtat në mes flokëve të mi të gjatë e të shkriftë. - Pse nuk pi? – tha ajo. - Nuk më pihet. - Do raki? 126
  • 127. - Mirë. Ajo solli një shishe me raki të ngjyrueme me mollë dhe më mbushi një putir me fron, nga ato që më pëlqenin mue. - Asht raki e mirë, - tha ajo – raki Përmeti. E piva gotën me një frymë. - Do të të bajë keq, - foli Gerti. - U ba vonë, - thashë – po iki. U përshëndeta me Gertin. Ada më hodhi te dy krahët rreth qafës dhe unë e putha në flokë. Ariona nguli kambë të më 127
  • 128. përcillte dhe gjithë rrugën më hodhi krahun rreth belit. 24 Në mëngjes u zgjova me dhimbje kreje. Shëtita pak me Dorinen dhe u ktheva në dhomë e fjeta përsëri. Kisha kalue pothuej gjithë natën pa gjumë. Edhe mbasdreke ndenja gjatë në dhomë, shtri në krevat. Rrija e mendoja, edhe pse e kisha kaq të vështirë pikërisht të mendoja. 128
  • 129. Erdhi një pushues e më thirri. Më tha se më priste një grue tek hymja kryesore. I ishte dukë mjaft e shqetësueme. U vesha shpejt e shpejt dhe zbrita. Ariona shkonte e vinte para hymjes kryesore. Për herë të parë kuptova se ajo nuk e zotnonte veten. Dukej tejet e shqetësueme. - Çfarë ka ndodhë, Ariona?! – i thash gjithë ankth, pse mendja më shkoi për keq. - Keq, Filip … Ajo Sara … - Më thuej, çfarë i ka ndodhë?! 129
  • 130. - Asgja, por nuk rri dot në hotel me Bertin. Ka ardhë tek na dhe qanë. M’u lut të të kërkoja ty … - Po kjo … s’ka kuptim! … - E di, po nuk kam ç’të baj. Trembem të mos ia plotësoj tekat. Kam frikë mos e lë Bertin fare dhe ... - Po unë, ç’hy këtu?! - Të lutem të vish pesë minuta! Kaq duhet ta bash! Për hir të saj! Kushedi ç’do të të thotë. U mendova gjatë, por më kot. Ma saktë, nuk isha në gjendje të mendoja për 130
  • 131. asgja. Eca kuturu. Kambët po më çonin tek vila e Mehamëve. - Aty asht Gerti? – pyeta Arionen. - Jo, ka shkue në Tiranë bashkë me Adën. Nuk ndjehej mirë. Sara ishte ulë përmbys mbi krevatin e madh dhe po qante. Sa hymë na, pushoi. - Na lën vetem – iu drajtue ajo së amës. Ariona nuk hapi gojë. Nuk e kisha pa kurrë aq të trembun e të bindun. Doli dhe mbylli lehtë derën e dhomës ku ngelem tashma vetëm unë dhe ajo. 131
  • 132. Sara u ngrit nga krevati dhe e mbylli deren me çelës. - Filip! … Unë nuk kisha lëvizë një milimeter që kur kisha hy. Shikimi i saj të kujtonte sytë e një të dehuni të egërsuem, por tmerrësisht të lodhun. - E di pse të thirra? … Ndeza një cigare. - Shueje, Filip. Unë të thirra … të kurvnoj me ty! - Sara! Ç’flet kështu?! 132
  • 133. - Nuk jam shtatzanë, më beso. Dhe due … due… që të paktën fëmijën ta kem me ty. Ajo më zuni për dore dhe po më tërhiqte nga krevati. Po unë isha i vendosun të mos shtrihesha atje. Këte jo! … Kurrë jo! ... Nga që nuk po më tërhiqte dot, ajo m’u vesh si kulper për trup dhe filloi të më puthte. Por ndërkaq dukej se po ftohej gjithnjë e ma shumë. Duert që më përkëdhelnin dukeshin si prej mermeri. Gjithçka aty kishte ngjyrën e mermerit të bardhë, edhe çarçafët në atë krevat të vjetër. 133
  • 134. Mandej ajo u largue pakgja dhe filloi të xhvishej. Papritë trupi i saj po bahej i purpërt. Buzët iu përndezën dhe ajo i rrëshqiti ato në të gjithë trupin tim. Gjaku m’u ndez e më zuni frika se nuk do të mund ta kontrolloja ma veten. Ishte ai gjaku i ditëve të para, dikur … - Jo, Sara! – u mundova ta largoja me të mirë. Po ajo tashti ishte shndrrue në një trup të zjarrtë që digjej i tani. Dhe më tërhoq me forcë drejt krevatit … Unë i kisha thanë të vërtetën Arionës. Po, i kisha thanë të vërtetën. Që atë ditë tek Shën Prokopi, që atë ditë, unë nuk 134
  • 135. kisha ba dashuni me një tjetër .. dhe .. u shtriva pranë saj, tashma edhe ma zjarr se ajo. …. – Besoj të mbetem shtatzanë - tha ajo – Sot kam ditën e dymbëdhjetë. Unë nuk fola. I fashitun pranë saj, nuk doja të dija çfarë kishte ndodhë as çfarë do të ndodhte. Ajo që kishte ngja nuk zhbahej ma dhe unë nuk isha i penduem. A nuk ishte ajo Sara ime. Po, “Çamarokja jote”, si më shkruente në letra dikur? 135
  • 136. - Do të martohemi shpejt. Ai nuk më lën, edhe sikur ta marrë vesht – tha përsëri ajo. Unë nuk fola. Nuk doja të flisja qoftë edhe një fjalë. Kisha frikë se një fjalë e imja mund të përmbyste gjithçka. U ngrita dhe dola. Ajo nuk lëvizi nga krevati, ashtu lakuriq dhe tashma krejt e ftohtë. Ariona po priste përjshta dhe më puthi në faqe para se të ikja. 25 136
  • 137. Të nesërmen në mëngjes sistemova rrobat në valigje dhe zbrita poshtë. - Po ikën, Filip? – më tha zadridhun Dorina, që po më priste. - Po, Dorina. - Mirë ban, shko - tha ajo me një za të mekun, por të sinqertë. I mora dorën dhe e shikova gjatë. - Po të vish ndonjëherë në Tiranë …. - Do të vi, Dori! - Po të përcjell – tha ajo. Erdhi deri tek Stacioni i Trenit. 137
  • 138. Hipa në vagon dhe e përshëndeta me dorë deri sa treni mori kthesën e Shkozetit dhe nuk dukej ma. U treta në mendime. “Si qenka jeta! … E pra nisi si lojë me atë punën e biletave të kinemasë … “. Po jeta nuk asht lojë. Jo, jeta nuk asht lojë! Prill , 1969 138
  • 139. Vjeshtë në Lebjanë – novelë - 139
  • 140. 1 Broz Zhuba kishte kohë që nuk mblidhej në shtëpi para mesnate. Punët e shumta dikur, tashti pse edhe ishte mësue ta kalonte darkën mes miqësh, kthehej sa me fjetë, po të shoqën, Linën, nuk ndodhi ta gjente ndonjëherë në krevat. Ajo e priste, shikonte televizor, a merrej me punë dore, po pa u kthye Brozi nuk shkonte kurrë me fjetë. Shtriheshin të dy njëherësh, i merrte kryet në gji, po rrallë kujtohej se ajo ishte ende e re dhe kishte nevojë edhe 140
  • 141. për ma shumë. Po Lina nuk shtyhej kurrë e para. Po ta ngacmonta ai i pari, atëherë po, dinte ajo ç’i bante. Vitet e para ajo e priste edhe e marakosun. Nuk kishin dalë ende celularët që të dëgjoheshin, ai merrte rrugë të largëta, mbrendë e jashtë shteti, dëgjohej përditë se këtë e plaçkitën, atë e vranë, e me zemër të ngrime rrinte deri sa kthehej Brozi. Kishte aq shumë punë, copë bahej, se nuk kishte lanë gja pa provue, taman ashtu si thuhej në statutin i Shoqnisë së tij “Zhuba 1!”, “çdo lloj veprimtarie të lejueme nga ligji”. 141
  • 142. Kishte provue Brozi pra gjithçka, prej shitjes së miellit, tek një televizion lokal që e hoq qafe shumë shpejt se i bani ma shumë anmiq se miq, prej shitjes së pllakava e të hidrosanitareve për banjo, tek nafta për në Mal të Zi, kishte ndërtue pallate e kishte ble tokë në breg të detit që mandej e kishte shitë prap, kishte zanë miqësi me kryetarë partishë e me deputetë, ishte prishë me ta e kishte zanë të rijë, ishte lidhë në ato vitet e para me një nëpunëse banke, grue e divorcueme e me një magazinjere në Port, kishte ba 142
  • 143. ortakì me dy grekë prej Janine e me një italian prej Napoli. Vetëm të djelash ai nuk tundej prej shtëpie. Nuk dëgjonte as të shoqnonte të shoqën në Meshë. Kam nevojë të pushoj, i thonte, lutu ti edhe për mue. Mirëpo atë të djelë Lina iu lut sa asnjëherë: “Asht dita e emnit të djalit, asht Shën Françesku, një djalë kemi të shkretën, nuk kemi njëzet, eja e të shkojmë t’i lutemi Zotit të na i prihet e mbara në jetë”. Desht s’desht, u detyrue të ngrihej e të shkonte me te. “Po pse, kështu do të vish, 143
  • 144. si del përditë në punë, nuk do të veshish një kostum të ri”? “Te Zoti shkohet sa ma thjeshtë”, i tha ai me ironi dhe mori dy celularët e i futi në xhep, se, sadoqë e djelë, nuk i dihej kush mund t’i telefononte. Linë Zhuba nuk mungonte asnjë të djelë në Kishë. Vitet e para, kur u rihapën Kishat, ajo shkonte me t’amën, po si vdiq ajo, pikërsiht ato ditë të zeza të marsit 1997, e merrte rrugën vetëm, e rrallë herë edhe me Selmanë që, edhe pse ishte myslimane, vinte nga ndonjëherë në Kishë. Me iu lutë Zotit veç, thonte Selmaja, njëlloj asht, si në Kishë ashtu edhe në Xhami. 144
  • 145. Selmaja ishte bukur e moshueme, i kishte kalue të gjashtëdhjetat. Burri e kishte lanë të vejë tridhjetë e dy vjeçe, po nuk ishte martue ma. Ku të martohej me katër fëmijë rrafsh për tokë? Tashti ajo jetonte e vetme, se fëmijtë ishin shpërnda si zogjtë e qyqes, një në Greqi, një në Itali, një në Angli e vajza me të shoqin deri në Kanadanë e largët. Kishte gjashtë vjet që nuk e kishte pa. Jetonte vetëm me pension, me paret që nxirrte rrallë e tek tue thurë ndoj triko, po ç’e do, se kishte kërkesa gjithnjë e ma pak, tash kishte sa të duesh nëpër dyqane, e me çka i 145
  • 146. dërgonte ndonjëherë djali i dytë prej Anglie, se të tjerët rrallë e ma rrallë kujtoheshin. Po Selmaja, prap se prap, nuk u ankue e nuk u kërkoi njëherë t’i çonin gja. U banë të tre bashkë e u nisen. Te oborri i Kishës gjetën priftin me dy të huej. - Mirë se erdhe Broz! – i tha dom Alfonso entuziast – Sikur ta dije se po të kërkonim. Të të njoh me dy bashkqytetarë të mi: Zotni Sergio Di Luria – i paraqiti së pari atë ma të moshuemin, mjaft i dobët e i veshun tepër trashë për atë fillim tetori – 146
  • 147. dhe Alessandro Melone, shumë ma i ri dhe jo pak i pashëm. Gratë ishin heqë mënjëanë dhe po përshëndeteshin me të njohuna të tyne që, si edhe ato, vinin çdo të djelë në Kishë. Brozit se ku ia kishte kapë veshi emnin e atij të parit, po nuk po kujtohej ku e kur, sidoqoftë u tregue i përzemërt me të. Ndoshta vetë Zoti, tha, më ndodhi sot në Kishë. Ai kishte disa kohë që i kishte humbë lidhjet me ishmiqtë e tij italianë e secili ankohej se nuk kishte qenë i sinqertë me shokun. Ndoshta ky do të ishte rast i mirë, të kapej me ndonjë tregti të 147
  • 148. leverdisëshme në Itali. Natyrisht, do të fliste pak, të shihte një herë çfarë do t’i ofronin ata, edhe pse ai kishte projekte të qarta e me leverdi. Po projektet e tij do t’ua bante të njohuna vetëm mbasi të sigurohej se nuk ishin pemë pa kokrra, si kishin qenë shumë italianë të ardhun me dy milionë lireta në xhep vite ma parë e hiqeshin si të ishin pronarë bankash. - Ju e flisni mjaft mirë italishten, zotni Zhuba, kështu? – i tha ai i dobti, Di Luria. - Më shumë e kuptoj se e flas, – iu përgjegj Brozi – po kur asht fjala për punë, diçka merr vesht edhe ma mirë. 148
  • 149. - A nuk zbresim e pijmë ndonjë kafe bashkë? Don Alfonson këtu e kemi gjithmonë, do të kemi rast edhe për Meshë – i tha ai. - Shkoni, shkoni, - foli ai ma i riu, Alessandro, apo Sandro, si iu drejtue një herë Di Luria. Brozit i erdhi me plasë që nuk e kishte marrë makinën, po ja, kishte mendue, të shkrythte pak kambët, se mbetëm gjithë kohën në majë të makinës, kështuqë u detyruen e hynë tek bari i parë ma afër Kishës, që nuk ishte ashtu si do të kishte dashtë ai. 149
  • 150. - Më ka folë don Alfonso për Ju – i tha Di Luria. – Më ka thanë se keni ndihmue edhe Kishen, sa herë ajo ju asht drejtue. - Ndonjë gja të vogël – foli shkurt Brozi. - Unë ka vite që nuk vij në Shqipni, që më 1997. Atëherë kam humbë jo pak, po plot katërqindëmilion lireta kapitale e mallna. Ka qenë vit i mallkuem për të gjithë. Po, po, u kujtue Brozi. Ky merrej me tregtim landë druni, panjë, arrë, qershi … Pat ndërtue edhe një Kombinat gjysëmpërpunues diku afër Malit të 150
  • 151. Munellës. Po po, ky asht. Pat probleme atëherë. Rrezikoj edhe ta vrisnin, nuk di si shpëtoi. Ortakun e tij shqiptar thonë se e vrau dashnori i së shoqes, që u ba deputet mandej. Thonë, po një Zot e di. Nuk duhet të jetë pemë pa kokrra ky. Jo po thotë: humba katërqindëmilion lireta. Njerëzit atëherë thonin të kundërten, se kishte marrë miliarda lireta mallë e nuk i pagoi kurrë. Broz Zhuba u betue se nuk do ta linte t’i shpëtonte nga dora lehtë. Mandej të shohim kush do të dalë ma i fortë. Po sot nuk i duhet dhanë shumë kredi. Ta bisedoj 151
  • 152. me pader Mario Montanon njëherë, ai asht afarist i lindun, kot ka veshë petkun e klerikut. Edhe Di Luria nuk u hap shumë. Përsëriste shpesh se “ndoshta” do të rifillonte ndonjë veprimtari në Shqipni. Shumë shpesh përsëriste “ndoshta”. Di Luria shikoi orën, tha se “ndoshta” po përfundonte Mesha, e se nuk donte ta linte të kthehej vetëm “zonja e zotni Zhubës”. Dolën nga bari dhe u kthyen në oborrin e Kishës. 152
  • 153. - Po shihemi mbasdreke – i tha Di Luria dh u përshëndetën. 2 Brozi kishte vite që e kishte mbledhë veprimtarinë e Shoqnisë. Kishte heqë dorë nga çdo lloj tregtije dhe tashti kishte vetëm një godinë të madhe dykatëshe buzë rrugës nacionale që të çonte nga Lebjana për në Tiranë. Na katin e parë kishte një repart mobilerie me porosi dhe një bar tepër të madh për sa klientë ndaleshin aty e pinin kafe. Në katin e dytë kishte një 153
  • 154. sallon të madh mobiljesh, nga dhomat e gjumit tek tryezat për zyra, nga guzhinat e gatshme tek poltrona e karrige të thjeshta. Ishte i gjithë material kinez. Në fillim ia kishte hy me pak frikë asaj pune, sidomos udhëtimet e para për në Pekin, po mandej, pak e nga pak, ishte mësue dhe tashti dërgonte porosi tek agjenti i tij dhe nuk shkonte ma atje. Kishte qenë plot shtatë herë dhe gjithmonë vetëm, se kurrë nuk desht t’i ngatrronte punët e tij me të tjerët. Ai e priti të shoqën poshtë rrugës dhe nxitoi të bante disa telefonata. Porostiti të ishte bari dritë e të mos mungonte asgja, 154
  • 155. të pastronin e sistemonin mirë mobilerinë, se do të vinte një i huej “i randësishem”. Salloni nalt le të mbyllet e të zbresin dy vajzat poshtë e të pastrojnë. Di Luria, u kujtue Brozi, thuhej se nuk i kishte paret e veta, përfaqësonte një Ndërmarrje të madhe mobiljesh në Pezaro, në Itali, një nga ma të mëdhatë e ma të njohunat në botë. Thuhej se kishte treg në pesë kontinente ajo. Edhe miqtë me peshë i kishte. Në fillim, më 1992, kishte ardhë herë me një deputet, herë me një ministër italian. Nuk merrej vesht, shoqnonte ai 155
  • 156. ministrin apo ministri atë. Ndoshta ishin miq të vjetër. Nxori leje për eksportim landë druni, të përpunuem e të papërpunuem, për ndërtimin e Sharrës, apo të Kombinatit, si e quenin atje rrazë Munellës, ashtu edhe për gurë dekorativë. Ashtu thonin, gurë dekorativë, po kur i shikoje tek i ngarkonin në anije në Port të Meduzës, nuk ta mbushnin synin, dukeshin gurë krejt të zakonshëm. Ashtu i merrte, rrefuzhë, gati edhe të papastruem mirë nga dheu. Brozi porostiti edhe darkën “Te Marjana”, si i thonin restorantit në 156
  • 157. Rezervat të Gjuetisë, gic të pjekun dhe prodhime deti si fillim, kurse venën e mori tek Kuvendi i Murgeshave në Ballanë. U kishte ba sa e sa shërbime, ia kishin borxh një arkë venë të mirë italiane. S’ka si vena e murgeshave, thonin ata që ishin njohës të mirë, se ai për vete pëlqente një gotë raki. Ndërsa po pinte kafen mbas buke me Linën, mori në telefon pader Mario Montanon. - Pader, nuk di a e ke marrë vesht. Këtu asht një farë Sergio Di Luria. Frati qeshi. 157
  • 158. - Ai nuk asht “njëfarë Sergio di Luria”, Broz. Ai asht kunati i Giovanni Falco, i Mobilerisë “Falco”, nga ma të mëdhatë në botë. Asht i vëllaj i grues dhe emisar i tij. E gjen kudo në botë, në Brazil, në Kanada, në Finlandë, në Japoni. E quejnë ambasadori i “Falco”. - Falemderit, pader – i tha ai dhe u përshëndetën. Nuk e quejti të nevojshme ta pyeste ma shumë. Si e kishin lanë me fjalë, shkoi të merrte Di Lurian te Kisha. E priti don Alfonso. E pyeti nëse e kishte numurin e tij të telefonit dhe kur mori vesht se edhe 158
  • 159. Brozi e kishte, si kishte edhe don Alfonso numurin e celularit të tij, u uroi rrugë të mbarë. Ai i riu, Sandro, nuk erdhi me ta. Makina mori rrugën krysore, ate që të çonte drejt Tiranës, po mbas pesë minutash u ndal para një godine dykatëshe, ende e pa sovatueme përjashta, gjithë atë hapsinë përpara e anash, sa një gjysë fushe futbolli secila anë, lanë mbas dore. Kur zbritën prej makine, Brozi u ndal pak e iu drejtue Di Lurias: - Ende nuk kam pasë kohë të merrem me te, – i tha ai tue i hedhë vështrimin 159
  • 160. tokës para godinës së Shoqnisë “Zhuba 1”, - po projekti asht i bukur, ma ka skicue një arkitetkt austriak. - Në fillim puna, – tha Di Luria – mandej mjediset e bukura. - Asht koha për një kafe – i tha Brozi dhe u drejtuen për nga bari. - Po, po, me kënaqësi. Brozi e dinte se italianëve nuk u pëlqente të rrinin shumë në bar, ashtu si banin shqiptarët. Ata edhe bisedat e punës pëlqenin t’i banin ndërsa ecnin, ose nëpër zyra, jo në bar, si ishte zakon këtu. Prandaj edhe sa pinë kafet, (sum e mir – 160
  • 161. tha Di Luria shqip) kaluen në repartin e mobilerisë. Di Luria kishte kujdes të përshëndeste përzemërsisht punëtorët, shikonte, prekte, kalonte ma tej dhe nuk bante pyetje. Ndejen jo pak në mobileri, po me folë rrallë herë e thanë ndonjë fjalë. Mandej u ngjitën në katin e dytë dhe po shikonin mobiljet që ishin në shitje. Të bukura, tha Di Luria, shumë të bukura. Pak ma vonë ai tha se këtyne mobiljeve u mungon fare pak për të qenë të shkelqyeshme. Di Luria u ul në një poltronë pranë një tryeze mesi, e vogël, por e punueme me 161
  • 162. shije, nga ata që zakonisht venë në paradhoma, kështuqë edhe Brozit iu desht të ulej në poltronën tjetër, jo krejt përballë, pak skiç me atë të Di Lurias. - E di çfarë u mungon këtyne mobiljeve, zotni Zhuba? Një rimeso e thjeshtë, shumë e thjeshtë, por edhe poaq e bukur, që mund të gjendet në Brazil me çmim të arsyeshëm dhe që mund të ngjitet përsosmënisht mbi çdo lloj materiali, sepse tashma ka landë ngjitëse kimike që, sikur i shkrijnë dy materialet njënin me tjetrin. Landa kineze mund të punohet lehtë dhe bukur, po i mungon pikërisht ai shkelqim i 162
  • 163. nevojshëm i një mobiljeje si motit e që të len përshtypjen e materialit e derdhjes, si në Mesjetë. Se atëherë edhe mobiljet i punonin si skulpturat, të gdhenduna e si të derdhuna. Tashti ato janë shumë të kërkueme përsëri, janë në modë, si thuhet. Brozi nuk foli. Ai desht ta linte tjetrin ta çonte mendimin deri në fund, t’i fliste edhe për çmimet, për diferencën në kosto, për tregjet. - Asht ma e vështirë ta bash solide një mobilje me material të tillë, kinez, si thoni ju, se sa kur e përpunon me rimeso Brazili. Kostoja? Nuk asht ndonjë gja e madhe. Po 163
  • 164. arrihet të realizohet një sasi e konsiderueshme prodhimi, atëherë kostoja rritet fare pak. Dhe tregjet do të kishte plot, jo vetëm në Shqipni, por edhe në të gjithë vendet e Lindjes. Rusët, bie fjala, e pëlqejnë mjaft tashma këte lloj mobilje. Natyrisht, ato do të mbanin marken “Falco”, ju e kuptoni sa i randësishem do të ishte një emën i tillë. Ashtu si ishte ulë papritë, ashtu edhe u ngrit. U ndal para një guzhine të plotë dhe shikoi çmimin. - Sa do të ishte në Euro? – pyeti ai. 164
  • 165. - Rreth 1600 – i tha Brozi dhe i bni me shej njënes prej vajzave që shërbente aty se ai pluhuni mbrapa mobiljes .. Hë! – e merrte vesh ajo! Vajza u ba kuq she shkoi me vrap të merrte një rreckë. Jo tashti, i tha Brozi, do të keni kohë. - Mund të më thoni, sa asht kostoja, nëse nuk ma merrni se po e teproj? - Transporti nga Kina nuk kushton pak – tha Brozi – Derdhjet që bajmë atje qarkullojnë ngadalë. Fitimi nuk sigurohet te ky lloj mobiljesh. Mue më interesojnë ma shumë ato për zyra dhe institucione të mëdha. Një gushinë e tillë? Ndoshta nuk 165
  • 166. jam i sigurtë, po më kushton ndoshta edhe 1200 Euro. Di Luria u mendue pak, ndoshta po bante kalkulime të reja. - Le ta zamë se do të shkonte 1400 Euro. Po të llogarisim edhe transportin, se në Lindje asht mirë që mobiljet t’u dorëzohen gjithmonë në vend, do të shkonte 1560-1580 Euro. Një guzhinë e tillë në Moskë mund të shitet mbi 3000 euro. Natyrisht, duhen zbritë jo më pak se 400 euro për nëpunësit e atjeshëm. Njëmijë euro fitim neto do të ishte 166
  • 167. minimumi. Në tregun rus mund të shiten edhe 3000-4000 në vit. Mandej Di Luria u interesue të shikonte skicën e oborrit që Brozi i tha se ia kishte lanë arkitekti austriak. Kishin kalue pa u kuptue ma se dy orë dhe kishte ardhë koha të shkonin “Te Marjana”. Ai i kishte marrë të gjitha masat dhe e dinte se do të kishin një dhomë më vete “Te Marjana” e dy kamarjere në shërbim vetëm për ata. 3 167
  • 168. Broz Zhuba i tha të birit në telefon t’ia linte ndonjë shoku palestrën që kishte ai dhe të vinte bashkë me të amën e të motrën. Rrallë herë e merrte Linën ai, joqë edhe ajo vetë nuk kishte dëshirë të rrinte në shoqni të të shoqit, sepse, mbasi pinin pak, flisnin mbarë e mbrapsht e kjo e bezdiste mjaft ate. Mandej i biri, me atë djall palestre që ia kishte ble i ati pa mbarue Fakultetin Ekonomik (të ketë veprimtari të tijen, kishte thanë, nuk due të bahet nëpunës. Le të fiilojë me një punë të 168
  • 169. rijshë, një palestër, mandej po të mos i pëlqejë, e shesim dyfishin), pra edhe i biri sikur nuk ishte ma ai i pari. Nuk donte t’ia dinte ma për të amën. Thuhej se atje në palestër kush nuk shkonte e çfarë nuk bahej, kurse ai ishte ende fëmijë, të paktën për Linën, se pikërisht të nesërmen mbushte njëzet e dy vjeç, prandaj edhe ia kishin ngjitë emnin Françesk, apo Çesk, si e njihnin të gjithë; kishte në xhep, si thamë, një diplomë ekonomisti dhe bile me rezultate të mira. “Ai asht pronar” – i thonte Brozi së shoqës, - “nuk do të ruej çfarë bajnë ata 169
  • 170. që vijnë në palestër”. Thuhej se veç të rijëve, aty vinin do gra që … ruena Zot, mendonte Lina me vete. Edhe ma e re e bija, nxënëse në gjimnaz, e që fliste ma shumë italisht se shqip, se i kishte premtue i ati ta dërgonte me studimi në Milano, krejt e hutueme mbas filmash; se ku i gjente do kaseta, a si u thonin ata, mbyllej në dhomën e saj e nuk flinte deri vonë. I duhej punë ta zgjonte në mëngjes që të shkonte në shkollë. 170
  • 171. Po Brozi ia kishte pre shkurt të birit: “Kur them se duhet të vini të gjithë, do të thotë se duhet të vini!” Kur arrijtën “Te Marjana”, Lina disi u çlirue, se gjet aty edhe dom Alfonsin, që kishte ardhë bashkë me një djalë të ri, që filloi me njëherë “llak e llak” me Artën, kurse për Çeskun as desht t’ia dinte. Lina, natyrisht, nuk merrte vesht çfarë thonin, po deri sa qeshte edhe dom Alfonsi, nuk duhet të ishin biseda të papëlqyshme. Po nga ana tjetër ajo vuni ore se Çeskut rrallë herë i qeshte buza. 171
  • 172. Kur sollën gicin e pjekun, si filluen me thika e pirunj, dom Alfonsi i pari përdori duart e atëherë filluen edhe të tjerët të përlyheshin me yndyrë derri. Si boshatisën shishet e para të venës dhe e kishin ngopë barkun mirë, biseda u shtrue, se e mori fjalën Di Luria, që kishte folë ma pak se të gjithë deri atëherë. - Nuk do të bajmë asnjë kontratë – iu drejtue ai Brozit – Si fillim, do të të sjell një makinë me rimeso dhe ngjitës special nga magazinat tona, sidhe një mjeshtër që të mësojë djemtë që punojnë me ty. Nuk duem asnjë shpërblim për mallin. Edhe 172
  • 173. specialistin tonë do ta paguejmë na. Ti do të përballosh vetëm shpenzimet doganore e problemet tjera me Autoritet Shqiptare. - Ah, - foli me antuziasëm dom Alfonsi – atëherë na sonte po festojmë fillimin e një bashkpunimi të randësishëm në mes një afaristi të zgjuet shqiptar dhe “Falco”-s! Kjo mbasdreke këtu në Lebjanë do të mbetet historike. Dhe, i dashur Sergio, i thoni Presidentit, se tek zotni Zhuba jo do të gjeni atë që shpesh ju mungon ju: njeriun e guximshëm dhe të veprimit. Nuk mund të kishte një kombinim ma të mirë. 173
  • 174. - Atëherë, mbasi edhe dom Alfonsi na e dha bekimin, - tha me gjysëm shakaje Brozi – le ta ngremë gotën për fillimin e bashkpunimit tonë! Ata thanë të gjithë “Gëzuar!”, “Gëzuar”, sepse siç dukej, këtë urim shqiptar e dinin me kohë jo vetëm Di Lurio, por edhe Sandro, që papritë u ba shumë i vemendshëm dhe nuk po shikonte ashtu ngultas ma Artën. - Ja, kjo i mungonte “Falco”-s – tha përsëri dom Alfonsi – që njëna palë të uronte me venë, kurse tjetra me raki (se 174
  • 175. natyrisht, Brozi kishte nisë e do të mbaronte me raki). Kur u kthyen në shtëpi, Brozi u drejtue të tijëve: - Si thoni, shkoi gjithçka mirë? Arta nuk kishte nevojë të fliste, se shkëlqente e tana, kurse Lina po shikonte çfarë do të thonte Çesku, që në vend të përgjigjes për pyetjen e të atit, tha se ndoshta kishte pi diçka ma shumë se zakonisht e do të shkonte të finte. As atë natë, kur u shtrinë në krevat, Broz Zhuba nuk u kujtue se e shoqja ishte vetëm dyzet e një vjeçe. 175
  • 176. 4 Lina u ngrit si gjithmonë e para që t’i piqte kafen Brozit, se kafen e një gotë raki, ai i donte t’i pinte çdo mëngjes, dalëngadalë, pa u ngritë nga krevati. Të gjitha ia bante hallall ajo, po të paktën të mos ia bante me tym duhani dhomën e gjumit. Kurse ai, bashkë me kafen e gotën e rakisë, pinte dy-tri cigare rresht deri sa ngrihej. Për çudi atë ditë ishte ngritë shpejt edhe Çesku. Ai nuk priti as të përshëndetej 176
  • 177. me të atin, po doli ta pinte kafen përjashta, në bar, si bante tashma çdo mëngjes, me miqtë e tij. Lina shkoi e ia kujtoi Brozit se Çesku kishte dalë pa e përshëndetë të atin. Kjo nuk ndodhte kurrë: po të dilte i pari Brozi, ai do të shkonte në dhomat e fëmijve e do t’i puthte para se të dilte, le të ishte edhe katër e mëngjesit, po të dilte i pari Çesku, si ndodhte gjithmonë të djelave, ai nuk largohej asnjëherë pa shkue në dhomën e prindëve e të përshëndeste të atin, që ishte ende në krevat e pinte kafe e raki. Po Brozi nuk pat kohë të reagonte për çka i 177
  • 178. tha e shoqja, se i ra telefoni. Ishte padre Montano. - Mirëdita, Broz – i tha ai. - Buon giorno, padre – ia ktheu Brozi si gjithmonë me shaka, italiani shqip e shqiptari italisht. - Broz – i tha ai pa ngurrue – Të bashkpunosh me Falcon ban mirë. Po shite, gabon. Brozi nuk ia ktheu shpejt. Jo se i duhej të mendohej. Ai këte e kishte mendue njëmijë herë orët e fundit, po i erdh mirë që e dëgjoj edhe nga pader Montano. 178
  • 179. - Falemnderit, pader – i tha ma në fund ai dhe që të dy mbyllen telefonat pa shkëmbye qoftë edhe një urim. Lina priti mos po reagonte i shoqi për sa i kishte thanë për Çeskun, por ai as e pat mendjen aty, u ngrit nga krevati dhe shkoi në banjë. Si dolën të gjithë, se për çudi edhe Arta u ngrit me kohë atë ditë, Linës nuk iu ndej në shtëpi e shkoi nga Selmaja. Nisi e i tregoj ku kishin qenë e për çfarë ishte besedue. Zakonisht Lina nuk fliste për punët e të shoqit, edhe pse me Selmanë shkonte si me nanën e vet, po 179
  • 180. atë ditë si duket kishte nevojë të tregonte, prandaj edhe Selmaja, si grue e fisme që ishte, e ndau të mos jepte ndonjë gjykim. - U baftë ma e mira, - i tha dhe nuk ia zgjati ma atë bisedë. Brozi e dinte se italianët zgjohen pak ma vonë se na, po atë ditë ishte gabue. Kur arrijti te qela ku banonte dom Alfonsi, ai e gjet Di Lurian tek shëtiste, dhe si i uruen njëni tjetrit mirëdita, Di Luria i propozoi të ktheheshin edhe një herë tek selia e “Zhuba 1”. Hipën të dy në makinën e Brozit dhe mbas pak minutash u gjendën atje. 180
  • 181. Brozi desht të shkonte në bar, t’i ofronte një kafe, një kapuçino, apo çfarë të donte ai, po Di Luria, sa zbriti nga makina, iu suell rreth e rreth gjithë godinës, dhe kur u gjendën përsëri tek dera e mobilerisë, pyeti Brozin: - Ka shumë vështirësi që të mund të nxirret leje për ndërtimin e të paktën dyfishin e godinës egzistuese? - Asnjë vështirësi. Unë e kam pasë parasyshë edhe këte kur mori lejen e ndërtimit. Projekti i miratuem asht pothuej për trefishin e kësaj sipërfaqeje, por u mjaftova me kaq, sepse tashti për tashti 181
  • 182. nuk më duhej ma shumë e ndërkohë shpenzova jo pak t’i blija një palestër të mirë djalit, që ishte në prag të mbarimit të studimeve, sepse nuk due ta kem ortak në punën time. Di Luria buzëqeshi. - Ju pyes pa të keq, përse buzëqeshni? - Edhe unë po u përgjigjem me sinqeritet. Po mendoja se dom Alfonsi ka qenë që fëmijë ma i zgjueti ndër ne. Vështirë të gabojë ai, po e mendoja, që kur ma propozoi ditë ma parë. Asht punë e zgjuet të mos marrish ortak djalin në 182
  • 183. moshë të tillë. Ah, mirë që u kujtova, njëqind ditët të tjera si kjo për Françeskun. Jo që do të vijmë tek shtëpia t’ia urojmë bashkë me Sandron dhe dom Alfonson. Për fat, na ndodhet edhe një dhuratë e bukur për të. Brozi e pyeti aty për aty: - Po Sandro, sa vjeç asht? Atë mëngjes ishte largue ajo hija e zbehtë dhe e murrrmë nga fytyra e Di Lurias. - Sandro asht i biri i senator Melonit. Brozi nuk e zgjati më tej. 183
  • 184. 5 Nuk kishte kalue as një muej nga ajo e djelë e bekueme e ditës së Shën Fraçeskut, kur makinat e para, katër tir të porsaardhë nga Pezaro, të paisun posaçërisht për transportin e mobiljeve, u nisën nga Lebjana për në Bullgari ku do të ishte edhe ndalesa e parë e prodhimeve të reja Zhuba – Falco, por që etiketue ishin thjeshtë “Falco” – Pesaro – Made in Italy. Ishte rasti të festohej vëtetë ky fillim i vrullshëm dhe ma i suksesëshëm se sa e kishte mendue qoftë njëna palë, ashtu 184