SlideShare a Scribd company logo
1 of 269
Download to read offline
S H E F K I O S E K U 
H E T I M E T 
BOTIM I REVISTËS ”DRITA” NË TRELLEBORG -SUEDI 
0
1
S H E F K I O S E K U 
H E T I M E T 
Lektorë – korrektorë: 
Shqiptar Oseku 
dhe 
Hazyr Dervishi 
___________ 
Përpunimi kompjuterik: 
Frashër Oseku 
_______ 
U dorëzua në shtyp në shkurt të vitit 2002 
Botimi i shtatë, i përmirësuar 
U shtyp me ndihmën e ABF-it, në Trelleborg – Suedi 
Tirazhi 1000 kopje 
2
3
S H E F K I O S E K U 
H E T I M E T 
BOTIM I REVISTËS „DRITA“ NË TRELLEBORG - SUEDI 
U shtyp me ndihmën e ABF-it, në Trelleborg – Suedi 
Tirazhi 1000 kopje 
. 
4
5 
.
S H E F K I O S E K U 
H E T I M E T 
BOTIM I REVISTËS ”DRITA” NË TRELLEBORG - SUEDI 
6
. 
7
F J A L A J O T E 
Shokut tim, Hazyr Dervishit 
më virtuoze se vet Paganini 
kur i bie violinës së gëzimit pa asnjë tel 
ma vë në gjumë si foshnjën 
dinosaurin e pikëllimit tim 
vetmisë sime binjake 
lakun ia heq prej fytit 
me shpejtësi drite mur kinez ndërton 
mllefin tim mongol e lë me gishta në gojë 
jo rrallë, fuqishëm e mbanë për dore qenien time 
të papeshë, të paadresë 
fjala jote 
e urtë 
8
9
ora e kish mbuluar tërë qytetin. Skajeve të rrugëve ishin 
hedhur grumbuj bore nga buldozherët që punonin pandërprerë. 
Ishte ditë me një diell që shkëlqen por që nuk nxen fare. Reflektimi i 
rrezeve ua mirrte sytë kalimtarëve të rrallë që kishin dalë kësaj dite 
të ftohtë. 
Arbeni kish dalë aty nga ora dhjetë e mëngjesit për të blerë 
gazetën. Mbante shpresë se mos po e takonte ndonjërin që dinte se 
ç'u bë me shokun e vet, Cajë Fushëjakun. Ndonëse, ai ishte i 
vetëdijshëm se çfarëdo që të bisedojë me shokët, prapë se prapë, 
do të mbetej plotësisht e pamundur për ta ndërruar, qoftë edhe sa 
fija e flokut, rrjedhën e ngjarjeve. 
Bisedat me shokë në çaste të këtilla, kur e ke një çështje që të 
rëndon e vet nuk di ta zgjidhësh, më tepër bëhen për ta daravitur 
vetminë mbytëse, mendoi Arbeni. 
Rrugës u ndal te një kiosk, e bleu gazetën dhe tri copë cigare. 
Duhanin e pinte tinëza prindërve. Kjo i krijonte vështirësi, sepse 
shpesh ngelte pa të e dëshira për ta ndezur ia turbullonte mendjen. 
E ndezi një cigare. E thithte me hope të rralla, por të thella, duke 
nxjerrë shtëllunga të mëdha të tymit nga goja, të cilat, të përziera 
me athtësinë e mëngjesit, dukeshin si vrushkuj tymtarësh. 
Filloi të mendojë prapë për shokun e arrestuar. 
Të gjitha gjasat janë se Caja po mbahet në burg kot së koti. Nuk 
ishte ai djalë që i kishte "njollat" më të mëdha se Arbeni a shokët 
tjerë, po të shikohej kjo me optikën e UDB-së. Atëherë, pse e kanë 
arrestuar pra?, tha ngadalë, sikur donte ta qetësojë veten. 
Sa egoist që është njeriu. Shoku është në burg, kurse unë e kam 
harruar atë ngase edhe mua ka mundësi të më arrestojnë, tha me 
vete plot inat. 
Duke ecur i përshëndette qytetarët, por asnjërin prej tyre nuk e 
mbante në mend, sepse ishte si i përhumbur. Rreziku i burgosjes 
kish dy ditë që po e preokuponte. Gjithnjë e më qartë e shihte se 
burgosjes nuk kish si t'i shpëtonte. I bëhej se një rreth i metaltë, i 
padukshëm, po ia shtrëngonte ngadalë, por fuqishëm, tërë trupin e 
tij. I ra ndërmend se sot qe e mërkurë. Iu bë se po ia dëgjonte zërin 
fqiut të tij, Lan Dançelit: 
-Të mërkureve UDB-a i bënë arrestimet politike. Ditëve tjera i 
kryen arrestimet e ordinerëve. 
I tërë trupi iu rrëqeth nga një frikë e beftë. I dolën parasyshë 
fytyrat e Mirkos, Llazës, Stanojës, Gavros… 
10 
B
Do të më rrahin si qenin sepse, kësaj here do të jetë pak më 
ndryshe. Tani jam i moshës madhore e jo miturak 
katërmbëdhjetëvjeçar, thoshte vetmevete duke ecur i turbulluar 
plotësisht nga ndjenja e frikës iracionale që e kish kapluar. 
Iu kujtua Lani, fqiu. Atë e kishin arrestuar si anëtar të një 
organizate të fshehtë irridentiste, Nacional-Demokratikes Shqiptare. 
Gjatë hetimeve ia kishin thyer dhëmbë e dhëmballë, por nuk kishin 
arritur t'ia nxjerrin qoftë edhe një fjalë të vetme për shokët. 
Iu bë se po e shihte përsëri Lanin si mburrej: 
-Unë kam rënë i fundit në burg, e kupton se çdo të thotë kjo, i 
fundit? 
Në këtë çast ndjeu turp prej vetes. 
Si mund të mendoj se UDB-a është e gjithëpushtetshme, kur ja, 
një fqinj imi, pothuaj analfabet, ka mundur t'i përballojë të gjitha 
torturat e të dalë faqebardhë nga thonjtë e saj? 
Arbeni si katërmbëdhjetëvjeçar ishte pedatur me UDB-në, kur qe 
kthyer nga Shqipëria. Ai qe arratisur përtej kufirit bashkë me 
shokun e vet, Dinin. Pas njëzetenjë ditësh qenë kthyer përsëri, me 
kërkesën e të dyve. Arbenin, si iniciator i kësaj ikjeje, e përjashtuan 
nga shkolla, pa të drejtë shkollimi për tre vjet. 
Mirëpo, me kaq nuk përfundoi. Për dhjetë ditë rresht, mëngjes për 
mëngjes, vinte në shtëpi korrieri i UDB-së, e i thoshte: 
-Eja edhe sot në orën 10.00. Të thërret UDB-a. 
Atje ishin të gjithë, Llaza, Mirkoja, Stanoja, Gavroja, udbashët 
serbë, të cilët ia krisnin flakaresha fytyrës, ia shkulnin veshët dhe 
pandërprerë e pyesnin: 
-Pse nuk po tregon se kush të ka ndihmuar për ta kaluar kufirin? 
Fol! Ç'të kanë thënë ata të Sigurimit? A të kanë thënë se Kosova 
është jona? Si quhej oficeri që të procedonte?, pastaj pasonin 
sërish flakareshat faqeve, shkulja e veshëve, fyerjet, poshtërimet 
dhe prapë seria e pyetjeve, e flakareshave, e fyerjeve. 
Iu bë sikur po i dëgjonte po ata udbashë duke i bërtitur plot 
kërcënim: 
-"Hë, përsëri po mirresh ti me politikë? Fol, nënën ta qifsha! Trego 
ku i ke marrë librat.? Kujt ia ke dhënë.? Çka të ka thënë prefesori 
K.? Me cilët shokë keni biseduar? Pastaj, rrahje me grushta. Me 
shqelma. Me kërbaç. 
Por, pa kaluar as edhe disa sekonda, një zë i brendshëm i tha: 
Mos u dorëzo! Nuk janë ata aq të fortë sa është përhapur zëri për 
ta. Frikacakët e kanë rritur forcën e tyre. 
Ofshau thellë. E ndjeu një lehtësi. 
Iu bë sikur ky mendim e këndelli dhe ia daraviti retë e zeza të 
dyshimit. U gëzua që u lehtësua nga një barrë e madhe, e cila e pat 
11
molisur shumë keq disa çaste më parë. Një forcë e padukshme i 
erdhi nga skutat më të errta të ndërdijes. 
I pa dy djem që po vinin në drejtim të tij. Ishin normalistë, si edhe 
Arbeni. 
-Mirëdita!, i thanë ata. 
-Mirëdita!, ua ktheu Arbeni dhe e zgjati dorën për t'i përshëndetur 
të dytë. 
-Drejtori i shkollës na dërgoi të të thërrasim. Kishte diçka punë me 
ty, foli njëri prej tyre. 
-Ashtu? Mirë pra, nisemi. 
U nisën që të tretë. 
Arbeni e ruajti gjakftohtësinë deri në fund. Nuk u mëdysh se ishte 
UDB-a ajo që e kërkonte. Kjo është kurth e rëndomtë policore, në 
mënyrë që viktimës, deri në çastin e arrestimit të mos i ngjallet 
kurrfarë dyshimi se do të arrestohet. Torollakët, shfreu ai, më 
trajtojnë si të papjekur fare. 
Rrugës po ecnin, por përveç disa fjalëve të parëndësishme ata 
nuk folën më gjatë. Mirëpo, për Arbenin, s’pati më dilemë se, që nga 
ky çast e tutje, çdo hap që po bënte në drejtim të shkollës, në të 
vërtetë, po shkonte pashmangshëm drejt burgut. 
I shkrepi në mendje të arratiset. 
Po ku të vejë? Mundet njeriu të fshihet një ditë, një javë, por një 
jetë të tërë nuk rri dot i fshehur. 
Ky mendim iu duk fëmijëror, ndaj dhe qeshi paksa me vetvete. 
Ishte i vetëdijshëm se, poqese vendos, kish ende kohë sa për t'u 
arratisur në Shqipëri. 
Jo!, i erdh një zë i trazuar nga brenda. Këtu është vendi im... 
Po i afroheshin shkollës, e Arbeni s’e kish ende krejt të qartë se 
çfarë vendimi do të merrte, të qëndronte, apo jo? 
Dilema i rrinte pezull mbi kokë. Të qëndronte-do të thoshte të futej 
mëdijshëm në mynxyrat e torturave. Të arratisej, ku të shkonte? 
Këtu qe shtëpia e vet, qyteti i vet, vendi i vet, ku i kish të gjithë të 
dashurit. Këtu e kish Doruntinën. Pse të arratisej, ç’faj kish bërë? 
Tjetërkund? Ku? Askund. Do të qëndroj këtu, foli pa zë, në dreq të 
mallkuar le të vejë! Unë do të përpiqem ta ruaj veç një gjë, të mos i 
marrë në qafë shokët e mi. Kaq. Le të dalë ku të dalë! Lamtumirë 
liri!, i erdhi të thërriste, por u përmbajt të mos flasë. Nuk deshi të lë 
përshtypjen e frikacakut, të bëhej patetik para këtyre djemve që 
mezi i njihte. 
Shokët u përshëndetën me Arbenin në kthesën e rrugës për te 
shkolla, dhe ai vazhdoi vetëm. Ndërsa po afrohej te porta e 
shkollës, e ktheu kokën edhe njëherë kah parku i qytetit, pastaj kah 
pjesët tjera. I shikoi me mallë të madh. Iu duk se po i shihte për herë 
12
të parë. Bora e kish hedhur mbulojën e vet të bardhë dhe ai vezullim 
i jepte qytetit një pamje shumë tërheqëse, të cilën ky po përgatitej 
shpirtërisht ta linte. Iu bë se ndarja me qytetin e ligu paksa. E 
mblodhi veten dhe deshi të hyjë nëpër portë por, sapo e vuri 
këmbën te pragu, i kërcyen dy njerëz të panjohur dhe e rrëmbyen 
për krahësh. 
-Mos luaj! Në emër të popullit je i arrestuar! Ec përpara! Mos shiko 
anash! 
Në zërin e tyre Arbeni hetoi shqetësim dhe nervozë të madhe. 
E tërhoqën zvarrë për krahësh deri te hyrja e korridorit të shkollës 
dhe me shpejtësi të stërvitur mirë ia vunë prangat në duar. 
I shikoi edhe njëherë këta të panjohur. U befasua kur i pa jo dy, po 
katër! 
Sigurisht se dy paskan qenë të fshehur pas kapakut tjetër të 
portës, mendoi. I mjaftoi veç ky shikim për të hetuar se ata ishin 
shqyer syshë nga tendosja e jashtëzakonshme. Pa kaluar as dhjetë 
sekonda, e dëgjoi uturimën e një xhipi, të cilin ky s'e kishte parë 
askund para shkollës. E paskan përgatitur me shumë kujdes 
arrestimin tim, edhe xhipin e paskan fshehur diku afër, tha me vete. 
Katër udbashë fuqishëm e shtynë të ecte drejt xhipit, që tashmë 
ish ndalur, me motor të ndezur, mu para portës së shkollës. E futën 
brenda, ku hynë edhe dy prej tyre. Ende pa u ulur, e pa në ulësen e 
prapme një njeri me revole në dorë, që ia drejtoi në kokë duke e 
përcjellë me shikim zhbirues. 
-Mos lëviz, do të shtie pa paralajmërim!, i tha nga pas udbashi me 
revole. Zëri i tij dukej plot tension. 
Ç'është gjithë ky teater policor?, i lindi pyetja Arbenit. 
Ai s'e dinte se kjo procedurë, e paraparë deri në hollësi në 
literaturën policore, bëhej pikërisht për ta hutuar dhe tmerruar të 
arrestuarin, duke ia krijuar atij ndjenjën e pafuqisë totale ndaj 
organeve të Sigurimit Shtetëror. 
U nisën. 
Nga bora në rrugë xhipi lëkundej herë djathtas e herë majtas, 
ndërkaq Arbenit i vlonin në kokë gjithfarë mendimesh. 
Ç'do të ndodhë tash e tutje me mua? Çfarë ka ndodhur me Cajën? 
Si do ta përjetojë nëna tërë këtë? Vallë, a do të mund t’i përballojë 
torturat? Jo-o-o!, është poshtërsi të gjunjëzohem. Si guxoj të sillem 
me kaq pak dinjitet ndaj vetvetes? A jam kaq i ligë sa ende pa e 
ngrënë një shpullë po shtroj pyetje kapitulluese? 
Befas në rrugë e pa profesorin K., i cili po bisedonte me një njeri 
të moshuar. E vuri buzën në gaz. Çfarë rastësie! Në çastet më 
dramatike po e shihte edhe njëherë njeriun, i cili Arbenin, gjatë 
vijimit të normales, e kishte ndihmuar pakursyeshëm në të kuptuarit 
13
e të fshehtave të krijimit poetik. Por, ky kishte ndikuar gjithashtu 
edhe në formimin njerëzor, duke e nxitur joimponueshëm në leximin 
e Orvellit, Fishtës, Konicës, e shkrimtarëve të tjerë të ndaluar. 
Cenzura vepronte pamëshirshëm sidomos ndaj shkrimtarëve 
shqiptarë, gjoja të lirë, duke ua hequr të gjitha ato pjesë që mund të 
asocionin sado pak në bashkimin e kombit shqiptar. Madje, edhe 
për më pak gjë. Mjaftonte që krijimi të kish një ndjenjë të flashkët të 
dashurisë për Shqipërinë dhe kjo ishte e mjaftueshme për 
cenzurën. 
Profesori im, lamtumirë!, foli me vete Arbeni dhe, një pikëllim e 
tronditje shpirtërore e rrëmbeu për një çast, ndërsa xhipi tashmë iu 
kish afruar ndërtesës së SPB-së. 
Të tre udbashët që gjendeshin ulur brenda e vështronin çdo 
lëvizje të Arbenit, pa bëza, thua se ky kishte të fshehur diku ndonjë 
sustë apo dinte farë kodi që mund ta ngriste tinëza në ajr tërë 
qytetin. 
Duke parë me habi se si po e trajtonin, Arbenit iu ngjall një neveri 
e theksuar. Këta qenkan filigranët e marrisë njerëzore, mendoi në 
heshtje. 
Kur arritën te portat e hekurta, të cilat ndodheshin në oborrin e 
ndërtesës së UDB-së, së pari zbritën nga xhipi dy udbashët e pastaj 
shoferi. Ai që e mbante revolen e drejtuar kah Arbeni, udhëroi me zë 
të prerë e plot kërcënim: 
-Zbrit dhe kujdes, mos bën përpjekje të ikësh! Do të shtiej pa 
paralajmërim! A kuptove? 
Arbeni veç pohoi me kokë. Iu duk i bezdisshëm ky tip roboti, me 
të cilin nuk deshi të komunikojë përmes zërit, në shenjë të 
mospërfilljes së haptë. 
Gjatë përpjekjes për të dalë nga xhipi, Arbeni pati vështirësi të 
mëdha, sepse i kishte duart e lidhura. Me dhjetëra herë i kishte parë 
artistët nëpër filma se si i shtrëngonin muskujt e fytyrës kur lëviznin 
me pranga në duar, por ajo nuk i dukej gjithaq bindëse, madje 
kishte përshtypjen se kjo bëhej në mënyrë paksa teatrale. Njerëzit 
qenkan të krijuar të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të të tjerëve, përsiati 
heshturazi dhe i erdhi turp për vetveten. 
Meqë vet ishte në gjendje të parëndomtë shpirtërore, filloi ta 
ndjente një afërsi emocionale me të gjithë ata të cilët nuk i njihte, 
por që e merrte me mend se kanë kaluar nëpër këso lloj provash 
jetësore. 
Burgu është një lloj filtri shpirtëror, gjykoi gjakftohtë Arbeni. 
Në atë çast e pa se kah dera, nëpër të cilën ky do të hynte, ishte 
rreshtuar një kordon i tërë policësh. Ata thërrisnin, bërtisnin, e 
14
klithnin kërcënueshëm, jepnin urdhëra të paqarta. I bënin disa 
lëvizje të shpejta e të panatyrshme. 
Arbeni që kish një shpirt poeti, këto sjellje nuk dinte si t'i 
shpjegojë. E kish përshtypjen se këta qenkan një lloj i veçantë i 
njerëzve, të cilët, si i ri që ishte, nuk paskësh pasur rast t'i takojë 
kurrë. Athua, nga e marrin gjithë këtë energji për të vepruar kështu? 
Çfarë instiktesh parahistorike duhet t'i kenë trashëguar, vallë, këta 
tipa kaq brutalë?, e pyeti veten. I tronditur siç ishte, nuk orvatej fare 
ta gjejë përgjigjen, sepse situatat rreth tij ndryshonin me shpejtësi 
marramenthi. 
Këtyre ora biologjike po u punoka me ritëm të dhjetëfishuar, 
ironizoi pa zë dhe i erdhi të qeshë në mes të tronditjes. 
E kishte një instikt të çuditshëm të vetëmbrojtjes. Kur ndodhej në 
gjendje të pabarazisë totale, për ta arritur së paku njëfarë ekuilibri të 
imagjinuar, e godiste epërsinë e kundërshtarit me ironi apo 
sarkazëm dhe, kështu, e krijonte, së paku fiktivisht, një barazpeshë 
shpirtërore, të cilën e përjetonte si ngushëllim. 
Si është e mundur që këta të jetojnë në mes njerëzve me këto 
kode të fshehta antinjerëzore, të cilat i përdorkan me kaq zell?, i 
shkrepi prapë një ironi atypëraty. 
E hetoi se pavetëdijshëm po mirrej me ta, dhe iu duk vetja i vogël. 
Portat e hekurta ishin çelur dhe, më shumë i shtyrë nga ajo mori 
policësh se sa me ritmin e hapit të vetë normal, zbriti disa shkallë 
tatëpjetë, pastaj filloi të çapojë nëpër një korridor të gjatë, gati-gati 
plotësisht të errët, të shtruar me çimento. Në jehonën e korridorit, 
hapat e kësaj turme krijonin tone të llahtarshme. 
Korridori ia kujtoi Arbenit legjendat fantastike për Shpellën e 
Kusarëve, afër qytetit të Gjakovës. Për të thuhej se kish tunele të 
errëta, të mbushura me ujë, që shpienin deri në Liqenin e Shkodrës. 
Hë, gjëmoi në vetvete, në anën tjetër të këtij korridori nuk është 
Shkodra por Minotauri. 
E dëgjoi një urdhër të prerë: 
-Hyr këtu! 
E pa se një derë tashmë ishte hapur dhe, duke i ngritur këmbët 
paksa më shumë për shkak të pragut të lartë, u fut brenda në një 
birucë të ngushtë, ku kutërbonte erë e rëndë. Aty ia hoqën prangat, 
pastaj tre policë e një civil ia filluan kontrollit të hollësishëm, duke 
ia hequr së pari orën e dorës, rrypin e pantollonave, pastaj ato gjëra 
që i kishte në xhepa: lugën e këpucëve; dy cigare; shkrepsen me 
disa fije në të; mindilin; lidhëzat e këpucëve; portofolin me disa 
para të imta; dy poezi, të cilat ia gjeten në xhepin e brendshëm të 
palltos, e të cilat ky as që e dinte se i kishte aty, pastaj vazhduan 
me kontrollin trupor, deri në organet intime. Këto punë i bënin me 
15
një pedantëri aq të madhe, saqë Arbenit i vetëtoi një ndjenjë e 
panatyrshme, sikur ish kthyer në statist të një teatri absurd. 
Pas kontrollit, policët dhe udbashët dolën me nxitim, duke i marrë 
me vete gjërat që ia kishin gjetur në xhepa. Vetëm në këto çastet të 
para të vetmisë, Arbeni arrti të ndjente se sërish po i rikthehej 
vetvetja, e cila më parë sikur ish strukur diku. Mirëpo, ai ndjeu se në 
tërësinë e personalitetit të tij diçka po i mungonte. Asgjë tjetër 
përveç drejtpeshimit shpirtëror, të cilin, si duket, ma kanë lëkundur 
këta ushtarë të ferrit, u shpreh metaforikisht për udbashët, të cilët, 
për kaq pak kohë, ia kishin lënduar keqas sedrën. 
Deshi ta harrojë këtë realitet. 
U përpoq që imagjinativisht të dalë jashtë mureve të zymta të 
birucës. 
Iu kujtua çasti kur e bleu ”Rilindjen”. Nga koha kur e kishte blerë 
gazetën e ndanin disa orë, mirëpo iu duk se ishte krijuar vakumi 
kohor i një shekulli. Athua, ku më mbeti gazeta? A është e mundur 
që ata të ma kenë marrë pak më parë, apo më ka rënë në xhip?, e 
shtroi pyetjen dhe, ende pa u përgjigjur, e pa se kjo më shumë qe 
një intermeco, se sa një pyetje që duhej shtruar në këto çaste. 
Filloi ta ndjejë një pikëllim të thellë. Iu duk krejtësisht e natyrshme 
të ishte i pikëlluar, përballë mësimit se këta njerëz, në emër të 
diçkahit që është aq abstrakt, kaq lehtë paskan mundësi ta 
përmbysin jetën, pa arritur as ta kuptosh se përse kjo ndodh. Pse? 
A nuk e ditke ti se përse ndodhin këto përmbytje? Ku më je rritur, 
zotrote? Arbeni filloi të polemizojë me veten plot mllef. 
Kur ishte nervoz, i kishte shumë më të qëlluara ironinë e 
sarkazmën. Edhe vet habitej se si i dilte mbi syprinë kjo dhunti, 
posaçërisht në çastet më dramatike. 
Po të isha me shokët, do t'i kujtohej ndokujt ndonjë dhiare brenda 
këtij kaosi, u mendua prapë përdëllueshëm për shokët. Ky mendim 
ishte refleks i zbraztësisë së panatyrshme që i qe krijuar atij gjatë 
këtyre dy orëve. Athua, a mund të gjendet farë dhiareje në këtë 
xhungël të pashpirtësisë njerëzore? E hetoi se, më tepër i pëlqente 
ndihma imagjinative e shokëve, se sa darët e forta të rrethanave që 
e shtrëngonin pamëshirshëm qenien e tij të pambrojtur. E pa sa nuk 
po i mjaftonte vetvetja. 
Shumë drama, madje edhe tragjedi njerëzore, për fat të keq, jemi 
të detyruar t'i përjetojmë në kthinat e vetmuara të qenies sonë. Ndaj 
ato, kështu të fokusuara, godasin shumë më egër. Prandaj populli 
ka thënë: miku i mirë në ditë të vështirë, iu kujtua ky proverb 
popullor. 
16
I ra qejf ta ndezë një cigare, që tok me tymin t'i mjegullonte edhe 
kujtimet për shokët, të cilat e pikëllonin pa masë. Po, cigaret ç'vepër 
penale bënë që u sekuestruan? 
Donte t'i largojë mendimet rreth shokëve me çdo kusht. I dukej se 
duke i thirrë në kujtime ngjallte shpresa të kota, sikur donte të mos 
e pranojë realitetin e vrazhdë, faktin se ishte ndarë me dhunë prej 
tyre dhe se tani po fillonte një faqe e re e historisë së tij jetësore. Ai 
ende nuk e parandjente atë se, tash e tutje, shokët e derisotshëm, 
s’do ta zinin më atë vend qendror në jetën e tij, siç e kishin zënë 
deri në këto çaste. 
Në këtë dyluftim me vetveten, papritmas iu kujtua një ngjarje 
tragjike që e kishte parë në fëmijërinë e hershme dhe të cilën 
pluhuri i viteve nuk ia mbulonte dot me harresë. U pajtua me 
shtjellimin e kujtimeve për këtë temë, duke e zëvendësuar me atë të 
shokëve, e cila e sëmbonte thekshëm në zemër. 
Kur qe i vogël, e kish parë një nënë të re, të cilën sapo e kishin 
lajmëruar nga spitali se i kish vdekur djali i dëshirit. Gurë e dru i pat 
tunduar vaji i saj. Britmat, shkuljet e flokëve, rrahjet e kokës me 
grushta, të gjitha këto pas nja një gjysmë viti, sa i kujtohej Arbenit, 
u borrën. Gruaja, së cilës ky nuk ia harronte dot fytyrën, shihej në 
qytet duke ecur, herë-herë vetëm, herë-herë duke folur me burrin 
apo me shoqet e saja buzagaz. Pas pak ngeli përsëri me barrë dhe, 
pas lindjes së fëmiut të ri, dilte në qytet duke e shetitur në karrocë 
të sapolindurin. Fytyra e saj ishte e mbushur hare e ngazëllim. 
Athua, të gjitha vuajtjet tona qenkan të destinuara të vdesin 
vetvetiu me rilindjen tonë? Çfarë është domethënia e këtij rregulli të 
pashkruar jetësor? Ku qëndron misteri filozofik i saj, përsiaste 
Arbeni, ndonëse për filozofinë e mirëfilltë dinte më pak se për dorën 
e vet të majtë. 
E kuptoi se duke u kapur për tema ”të mëdha" përpiqej me çdo 
kusht t'i shmangej ballafaqimit me realitetin lakuriq, i cili i rrinte 
pazgjidhshëm para hundësh, por që ky e anashkalonte me 
kryeneçësi. E ndjeu se nuk qe përgatitur sa duhet shpirtërisht për 
një rrezik të këtillë. Ky qe gabim i pafalshëm. Realisht qe dashur ta 
mirrte me mend këtë zhvillim, ta zbërthente e shpirtërisht të 
armatosej sa më parë brenda vetes. E pse nuk jam përgatitur për 
këtë? Ç'kam ëndërruar unë? Jo, po, se fatkeqësia do t'i godasë veç 
të tjerët, kurse mua nuk do të ma mësojë kurrë adresën. Paskësh 
pasur të drejtë psikologu që ka thënë se qenia njerëzore është plot 
mekanizma mbrojtëse, tha ai pas pak, kur kish arritur të qetësohet. 
Kjo dmth. se ne druajmë edhe ta mendojmë rrezikun. Ne 
shpresojmë se jemi më trima e më të ndershëm, se sa që jemi, në të 
vërtetë. Veç kur shkreptin rrufeja e rrethanave të jashtëzakonshme, 
17
tek atëherë na dalin në pah tiparet që ia kemi fshehur edhe 
vetvetes. 
Ky mendim e bindi se ngjarjet ishin duke rendur para tij, se nuk 
po arrinte dot t’u dalë para ashtu si duhej. Sa më trim dhe i 
vendosur që të jetë njeriu, aq më pak lejon të befasohet. Madje, 
ndodh e kundërta, trimat e marrin në duart e veta iniciativën dhe i 
befasojnë të tjerët. 
U ngrit në këmbë dhe filloi të shetis nëpër birucën e vet të 
ngushtë. Ecte me hapa të shpejtë dhe të shkujdesur, duke u 
përpjekur që ta bashkërendojë ecjen me mendimet e 
shkapërderdhura, duke mos u kujtuar fare se ky është veprimi më 
rutinor i të burgosurve nëpër biruca. 
U mundua që mendimin e mëparshëm ta konkretizojë me shembuj 
jetësorë. Iu kujtua profesori K., i cili, me një rast, u kishte kthyer 
gishtat kah thembrat udbashëve kur ata vajtën t'ia bastisin 
shtëpinë. U kishte dalë vet në derë dhe u kishte kërkuar urdhërin 
me shkrim nga prokurori, me të cilin lejohej bastisja e banesës së 
tij. E, ata, meqë nuk u kishte kujtuar kjo paçavure-letër, të hutuar e 
të befasuar nga kërkesa e papritur, ishin ndalur te porta. Njëri nga 
ata, madje, edhe ish kthyer për ta siguruar dokumentin në fjalë. 
Profesori K. e shfrytëzon këtë huti të tyre për t’i hedhur nga dritarja 
librat e shkrimet që, pa kurrfarë dyshimi, do ta shpienin drejt e në 
burg. Ose rasti i Bajram Daklanit, gjatë viteve të turbullta të Luftës 
së Parë Botërore, për të cilin flitej ende me krenari. Ky, fill i vetëm, i 
kish dalë para në Vaun e Spasit një taborri ushtarësh italianë. I 
mllefosur si kish qëlluar ato ditë, i kish kërcënuar e sharë mbarë e 
mbrapsht të gjithë të huajt, që vinin sekush me pupla në kapele e u 
vinin zjarrin shtëpive të fshatarëve. Kërcënimet e të sharat e Bajram 
Daklanit i kishin trembur ushtarët italianë. Me të krisur si ky 
s’luftohet dot, kishin thënë. Shqiptarët janë gjaknxehtë, kushedi sa 
të tillë na presin grykave. Dhe, pa një, pa dy, ata ishin kthyer 
mbrapsht. 
Trimi i hap udhët çuditërisht e i ligu i mbyll ato për marre, iu 
kujtua thënia e plakut Fet Vulës, shok rinie i Bajram Daklanit, që 
vinte shpesh në duqanin e të jatit për t’i kuvenduar kohët e moçme. 
Ç'po bëj unë kështu? Në këto çaste para furtunës, në vend se të 
mbledh veten për të marrë vendim të prerë, unë po i ripërtyp 
kujtimet e të vdekurve!!!? Të lutem shumë, radha është jotja, vetëm 
jotja! Të tjerët nuk do të luftojnë për ty, i thoshte zëri i ndërgjegjës, 
të cilën ky e dëgjonte jo edhe aq me ëndje sepse, i dukej se ia 
rrënonte mu ato shtylla ku mbështetej qenia e tij e brishtë. 
Nuk dinte kah t'ia niste së pari. E kish zakon t’i rreshtojë 
prioritetet në mendime dhe veprime, por, ja, që sot ky rend i qe bërë 
18
lëmsh i pafije. Meqë kish përjetuar një katrahurë ndjesish, kjo gjë 
s'po e linte të përqëndrohet në rendin logjik të gjërave. 
Asgjë nuk dëgjohej përjashta, pos një kollë e thatë dhe e rallë e 
një njeriu që, diku, në këtë gjysmerrësirë, gjendej në ndonjërën nga 
birucat e shumëta, të cilat ky i mirrte me mend. Dikur edhe ky njeri 
pushoi së kollituri. Tashti, heshtja e zotëroi tërë burgun. Ndoshta, 
këta kështu edhe e kanë paraparë që, pos të tjerash, të arrestuarin 
ta shtiejnë nëpër këtë karantinë heshtjeje, për t'ia kujtuar atij 
vogëlsinë e vet në raport me pushtetin, i tha një mendje e tij. 
Arbeni, tashmë i shihte gjërat në dritë të re, ashtu si nuk i kishte 
parë kurrë më parë. 
Iu duk se shetiti mjaft, prandaj u ul në dysheme, duke shpresuar 
se kështu do të përqëndrohet më mirë. 
Filloi ta vështrojë me kujdes birucën ku u gjet padashur. Kur hyri 
në fillim iu kishte dukur e errët, kurse tani, ja, dalëngadalë po 
shihte, madje shumë qartë: disa shkronja në mure, një poç i vockël 
mbi derë, i rrethuar me tela, pastaj dërrasat e ngushta të 
dyshemesë dhe, në fund, sërish, dera e madhe që e kishte përballë, 
me një zgavër në mes, e cila, nga jashtë, ishte e mbuluar me një 
llastër të vogël. Në një kënd ish lënë qypi i hekurt, nga i cili vinte 
kutërbim i padurueshëm. 
Sot, për pak orë kishte përjetuar kaq shumë ngjarje. Ka ditë në 
jetën e njeriut që janë të gjata sa vitet, e ka ditë që janë të shkurtëra 
sa orët. 
Ashtu, si qe i ulur, befas i shkrepi një mendim se po përpiqej që, 
në mënyrë të pavetëdijshme, t'i bishtëronte marrjes së atij vendimi, 
i cili do të ishte më i drejti dhe më i ndershmi në këto momente. 
Ishte çasti kur të gjitha rrugët ishin zhdukur nga harta. Kishin 
mbetur veç dy: ajo e vuajtjes dhe e flijimit të mëdijshëm, si dhe ajo 
e përuljes e poshtërimit. 
Hë, fol, de, për kë je?, zihej me ndërgjegjën e lodhur nga këto 
mendime. 
E dinte se çdo sekond mund t’ia fillonin ta torturonin. 
Për një çast mori frymë thellë dhe ofshau padashur. E ndjeu se në 
kraharor po e ngulçonte diçka. Zemra filloi t'i rrahë me shpejtësi të 
panatyrshme. 
Do të bëj vetëm atë që ma lejon zëri i ndërgjegjës, e kurrsesi 
ndryshe. Asgjë që mund ta përjetoj nuk do të jetë më e tmerrshme 
se nofka ”spiun”. Atë shumëkush e ka si atavizmë tërë jetës së vet. 
Kurrë jo! Kurrë jo! Mua prej tyre më ndan toka e qielli. Unë nuk do t'i 
shërbej UDB-së, deri në frymën e fundit. Ata janë Matana e unë 
Këtejana. Ata janë të Huajt e unë jam Joni, ata janë..., filloi t'i 
19
numërojë të gjitha ato "mure" psikologjike, etike, njerëzore e 
kombëtare që e ndanim Atë nga Ata. 
Nga zëdhënësi i korridorit ushtoi fuqishëm një valle serbe. Muzika 
e huaj e nervozonte pamasë, sidomos tashti kur ishte thelluar në 
mendime. 
Sërish u ngrit në këmbë dhe filloi të shetis nëpër birucën e tij të 
ngushtë, por tani më i shqetësuar se më parë. Iu bë se ishte një 
njeri tjetër. E kuptoi se qe tëhuajsuar keqas nga frika se nuk do të 
mund ta përballojë dhunën që e ndjente se afrohej. Në qenien 
njerëzore janë të montuara llojlloj alarmesh. Mirëpo, alarmi i drojës 
është njëri nga më të tmerrshmit. Poqese ky nuk frenohet me arsye 
të shëndoshë, është rrezik të humbet pjesa më e shenjtë e qenies 
sonë: dinjiteti. E, të jetosh pa të është jetë Tantali, posaçërisht për 
njerëzit me shpirt të ndjeshëm. 
Befas u ndie se dikush po i afrohej pazhurmshëm birucës së tij. 
Mbajti vesh dhe dëgjoi se dy apo më shumë persona po 
pëshpërisnin diçka njëri me tjetrin. E ndieu rrapëllimen e çelësave 
që u futën në bravën e derës. Me shpejtësi e rrotulluan çelësin një 
herë, dy herë. E hapën derën. Ishin dy policë të bëshëm, të cilët u 
përkulën kur hynë brenda, duke e mbyllë derën pas vetes. E pyetën 
me zë të qetë e të ngadalshëm: 
-Si quhesh? 
-Arben Thaçi. 
-Eja me ne, i thanë ata dhe, duke e vënë gishtin në buzë 
vertikalisht e, duke ia hapur sytë kërcënueshëm, i dhanë të kuptojë 
se nuk duhet të bëzaj fare. 
Dolën nga biruca që të tre. Njëri polic ecte përpara e tjetri pas 
Arbenit nëpër korridor, të cilin ky e kish parë para pak orësh, por që 
tashmë iu duk se ishte shumë më i ndritshëm. 
Duke iu ngjitur vet i treti shkallëve përpjetë e hetoi se tani muzgu 
e kishte gllabëruar qytetetin e Gjakovës. Ndonëse dritaret qenë të 
lyera me ngjyra të errta, nëpër to përbirohej drita e mekur e poçeve 
elektrike të qytetit, të cilat i kishin renovuar elektricistët pak ditë më 
parë. Errësira është katrithur të vë dorë mbi qenien time si mbi 
pronat e veta të kaherëshme. Por, ka më se njëzet vite që unë e kam 
përjetuar dritën. S'ka forcë që të ma grabisë këtë pjesë të vetëdijes 
sime, i tha një zë i brendshëm, i cili iu duk se kumboi fuqishëm në 
tërë qenien e tij. 
Korridori ishte mjaft i gjatë, i mbuluar me një shtrojë të re, 
këmbësore. Duke e parë me vëmendje korridorin, i dukej se asgjë 
nuk kish ndryshuar nga hera e fundit, kur qe proceduar para ca 
vitesh. 
20
Dhomat përanash ishin të njëjta si dikur. Ajo e shefit ishte e 
veshur, si atëbotë, me lëkurë ngjyre të murrme, trishtuese. 
Sigurisht, për të mos u dëgjuar zëri jashtë. Po,vallë, tani, ku do të 
më fusin?, e pyeti veten, pasiqë vërejti se e kaloi dhomën e shefit, 
në të cilën dhomë ishte rrahur shumë herë para disa vitesh, e ku 
instiktivisht priste ta fusin sërish. Policët, të cilët e dinin se ku 
duhej ta dorëzonin palën, vazhduan qetas t'i kalojnë dhomat, njërën 
pas tjetrës, duke shkuar drejt kah dhoma e fundit e korridorit ku, si 
duket, ishin duke e pritur hetuesit. 
Te një derë, në të majtë, në hyrjen e së cilës shkruante nr. 7, të dy 
policët u ndalën, ndërsa njëri prej tyre trokiti lehtas, pastaj u dëgjua 
thirrja: 
-Hyr! 
Polici që mbajti vesh te dera e hapi atë dhe, pasi përshëndeti 
ushtarakisht, iu tha atyre se po e sjellim palën sipas porosisë suaj. 
Ata murmuritën diç, por Arbeni s'e dëgjoi mirë se ç'thanë. Polici që 
qëndronte prapa tij e shtyu dhe ky u fut në një zyrë të ndriçuar me 
poçe neoni. 
Dhoma ishte e madhe me fotele rreth e përqark. Ormarët ishin 
vendosur në anën e djathtë. Në mes ishte një tavolinë e për karshi 
derës ishin dy dritare të mëdha, pjesa e poshtme e të cilave ishte e 
lyer me ngjyrë të bardhë. Në këndin e djathtë qe e vendosur varsja e 
teshave. Në fotele ishin ulur mbi dhjetë njerëz, për të cilët nuk pati 
dyshim se që të gjithë ishin udbashë. Njëri ndër ta ishte shefi i SPB-së 
së qytetit të Gjakovës, që, si për ironi, quhej Enver Hoxha. Arbeni 
këtë e kishte parë disa herë duke shetitur në korzo me revole në 
brez, si t’ishte kauboj i Teksasit. Po, për Enver Hoxhën dhe 
qëndrimin e tij prej puthadori, Arbeni kishte dëgjuar nga 
gjimnazistët. Djalin e vet ky e kish regjistruar serbisht në gjimnaz. 
Me këtë gjest Enver Hoxha donte të dëshmohej si komunist-internacionalist 
i devotshëm, për të cilin qenë të huaja mbeturinat e 
vetëdijes nacionaliste, siç mund të ishte, ta zëmë, shkollimi i 
fëmijëve në gjuhën amtare, shqipe. 
Për një çast pllakosi heshtje e plotë. Ndihej vetëm zukatja e dritës 
së neonit. U krijua një qetësi e panatyrshme mes tij dhe atyre që po 
e prisnin. Shikimet e të gjithëve u fokusuan drejt Arbenit, kurse ky u 
përpoq që të jetë sa më i qetë, në mënyrë që të mos linte 
përshtypjen e njeriut të trembur. 
Njëri, pa u ngritur, por duke tundur kokën, e përshëndeti. 
-Mirëmbrëma! 
-Mirëmbrëma!, ua ktheu ky, me zë serioz e zyrtar. 
E kishte zakon që, kur takohej me njerëz të panjohur, ta 
rregullonte ngjyrën e zërit ashtu që të dukej sa më i qetë dhe më i 
21
natyrshëm. Përvoja jetësore e kishte mësuar se përshtypja e parë 
nga takimi me njerëz është thuaja vendimtare. 
Të gjithë e shikonin me vëmendje, kurse këtij iu duk se shumë 
prej tyre nuk i kishte parë kurrë më parë, përveç Enver Hoxhës, 
kryeshef i SPB-së e Mirko Iliçit, të cilin e druante tërë qyteti. Ky i 
fundit, sapo e pa, ia priti me një ton të sigurtë: 
-Aha, ky është ai. 
Arbenit i ra në sy se orenditë që ndodheshin në dhomë ishin të 
reja, të tilla që ky i kishte parë veç në filma amerikanë, por jo edhe 
në jetë. Ngadalë, padiktueshëm, i përshkoi me shikim veç e veç, 
secilin udbash që ndodhej në këtë zyrë. Befas i ra në sy Ibro 
Haskaj, të cilin, në fillim, s'e kishte parë fare, ca nga hutimi e ca nga 
fakti se ai ishte strukur në një kënd të padukshëm të kësaj zyre. 
Vendi ku qe ulur ishte shprehje e pozitës reale të tij në këtë hierarki 
policore. 
Ibro, siç dëshironte që ta thërrisnin (meqë i dukej se tingëllonte 
më bukur me zanoren fundore sllave), ishte shqiptar. Ai ishte bjond 
e truphedhur, afro tridhjetëvjeçar, me fytyrë të rrumbullakët e flokë 
të krehur përpjetë. Gjashtë muaj më parë ky e kish arrestuar e 
torturuar gjerë para vdekjes shokun e Arbenit, Dikë Malzogajn, të 
cilit i ishin zënë në shtëpi libra të Tiranës, botim i periudhës së pas 
Luftës. Arbeni, duke e shikuar Ibron, mendonte për shokun e vet, 
për të cilin nuk ishte i sigurtë plotësisht se, a ndodhej diku nëpër 
birucat e panumërta të kësaj ndërtese, apo në burgun e Pejës. Për 
Dikën Arbeni kish bindje mjaft të mirë, sepse ai, as pas torturave 
më shtazarake, nuk kish zbuluar askënd. 
I hoqi sytë prej tij me një mbyllje të qetë të kapakëve. Kjo ishte 
qartazi një grimasë e kulturuar e shprehjes së padurueshmërisë 
ndaj atij bastardi shqiptar, për ndyrësitë e të cilit përflitej si mos më 
keq. 
Duke e shfrytëzuar pozitën prej udbashi, ky i ftonte femrat e 
qytetarëve të ndryshëm, gjoja në biseda hetuesie e, pastaj duke i 
shantazhuar, u kërkonte të dilnin në takime. Ai ishte i njohur në 
rrethinën e Deçanit. Atje, që në fillim të bashkëpunimit me UDB-në, 
e kish vrarë një fshatar në krime kurvërie. Për t'ia fshehur gjurmët 
bashkëpunëtorit të vet, UDB-a e denoncon një tjetër, kurse Ibron e 
dërgojnë në shkollën e Sigurimit Shetëror, në Zemun të Serbisë. 
Dihej nga një qytet i tërë, sepse ishte përfolur, sado me gjysmë 
zëri, se si kjo ndyrësirë, duke e keqpërdorur çdo normë të moralit 
njerëzor, ishte përpjekur t'i çnderojë edhe vajzat e familjeve të 
ndershme, ku kishte banuar me qira. Kështu, ky ishte munduar ta 
dhunojë vajzën e Saf Çarkut, një nëpunësi të thjeshtë. Por s’i kish 
ecur, sepse vajza i tregon të jatit, e ky, me një guxim të rrallë 
22
qytetar, e demaskon këtë njeri tek organet më të larta shtetërore, 
duke i dërguar një letër plot mllef edhe Titos. 
Apo rasti tjetër i arsimtarit të historisë, të cilit Ibro Haskaj ia 
thërret gruan (edhe ajo mësuese), gjoja në hetuesi për një libër të 
ardhur nga Shqipëria. Arsimtari, duke dëgjuar në popull për 
imoralitetin e këtij udbashi, e shoqëron gruan e vet në lokalet e 
SPB-së. Kur Ibroja, në orën e caktuar, e thërret gruan e tij për 
procedim, arsimtari i drejtohet vendosmërisht: 
-Ju, mund ta mirrni në pyetje gruan veç në praninë time, e 
kurrsesi ndryshe! 
Përkundër kërcënimeve e shantazheve të ashpra, Naz Vallja, 
arsimtari i historisë, që ishte bir i një familjeje, të jatin e të cilit e 
kishin pushkatuar pa gjyq, si atdhetar, me 1944, nuk zbrapset dhe 
arrin ta pengojë synimin shtazarak të kodoshit shpirtshitur. 
Ibro Haskaj kish shqisë shumë më të mprehtë se operativistët 
serbë për t’i zbuluar veprimtaritë armiqësore të nacionalistëve 
shqiptarë, siç i quante ai njerëzit që për çfarëdo arsyeje ishin gjetur 
si lëndë pune tek ai. Kështu, e kish rrahur deri në alivanosje 
nxënësin Can Bardhanitin sepse ky, në një orë gazmore të shkollës, 
e kish imituar spikerin sportiv të Radio Tiranës. Flitej se bujku 
hokatar Gjetë Koci, meqë nuk kish mundësi t’i blejë dy qe për ta 
punuar tokën, e vë në zgjedhë një ka dhe buallicën. Meqë kau ish i 
kuq e buallica e zezë, kjo për Ibron ishte vepër e rëndë armiqësore 
sepse, publikisht, por në mënyrë tejet perfide, nëpër tërë qytetin, 
ish bërë shpalosja e flamurit shqiptar! Gjetë Kocin e kishin rrahur 
aq shumë, sa s’kish mundur të ecë në këmbët e veta. E kishin lënë 
të shtrirë përtokë, te portat e UDB-së. Disa kalimtarë të rastit e 
kishin shpënë në shtëpi me qerre, ku Gjetë Koci ish mjekuar me 
javë. Thuhej se ortarëve të qytetit u shkonte nëpër shitore dhe ua 
sekuestronte orët, si dhe reklamat e tyre, për shkak se në to ishte e 
gdhendur apo e vizatuar stema zvicrane me shqiponjën 
njëkrenëshe. Ibroja i thërriste pastaj, një nga një këta ortarë, dhe i 
keqtrajtonte rëndë, anipse orët ishin të blera në shitoret 
beogradase! Nëpër shtëpitë e fshatarëve i mblidhte qilimat e punuar 
me dorë, nëse ata kishin ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Djemt apo 
vajzat që rastësisht i vishnin rrobat me këto ngjyra i thërriste në 
UDB-e i keqtrajtonte si është më zi, madje vajzave u kërkonte edhe 
të dilnin në takime. Njerëzit tregonin se si Ibroja i vëzhgonte tinëza 
fishkëllimat e nxënësve, duke i gjurmuar në to këngët e pakënduara 
nacionaliste. E kishin parë duke shkuar me fotoaparat në dorë në 
nevojtoret publike, për t’i fotografuar muret ku, jo rrallë, 
shkruheshin parrulla me përmbajtje politike. Natyrish, Ibroja s’kish 
23
si t’i cilësonte ndryshe këto parrulla përveçse veprimtari e mirëfilltë 
armiqësore. 
Për zellin e treguar gjatë këtyre dy vjetëve, Ibro Haskajn UDB-a 
federative e kish dekoruar me medaljen e artë të ”Vëllazërim- 
Bashkimit”. 
Arbeni dinte shumëçka që moshatarët e tij nuk i dinin fare. 
Pikërisht kjo gjë e kish sjellë këtu, para këtyre njerëzve, për të cilët 
dija ishte një luks i panevojshën, madje rrezik shtetëror. 
Ky takim me udbashët, Arbenit ia përkujtoi pamjet nga filmat me 
tematikë të luftës ku, zakonisht një djalosh bie në duart e fashistëve 
dhe torturohet deri në alivanosje, por nuk jepet dot. Në filmat e tillë 
shiheshin përherë disa eprorë policorë trashalluqë e barkanjozë, 
mu si këta këtu. 
Athua, cilët janë më të zinj? Të shohim, foli ndër dhëmbë. 
Për çdo çast që kalonte në këtë zyrë, e bënte një lloj monologu 
testues, të pazëshëm, me vetveten. 
Si je? 
Një zë i qartë i ndërgjegjës i përgjigjej poashtu, pazëshëm, por me 
krenari. 
Shumë mirë. 
Më tepër për të ndërprerë heshtjen se sa për të marrë ndonjë 
njoftim me rëndësi, njëri nga ata iu drejtua Arbenit. 
-A e di pse je arrestuar? 
Kjo pyetje Arbenin sikur e trandi nga mendimet e shumta që i 
bluante në kokë. U drejtua me trup nga i erdhi zëri. Ishte po ai 
udbash që e pat përshëndetur pak më parë. E shikoi me vëmendje. 
Ishte i bëshëm, shpatullgjerë, me flokët e krehur mirë anash, me 
fjongo në xhepin e majtë të sakos e me pantallona teget, të prerë 
nga vija e hekurosjes pedante. Nuk dukej se ishte më i vjetër se 
dyzetvjeçar. 
-Jo, tha ky me ton të matur e serioz, duke u përpjekur prapë ta 
fsheh trazimin e natyrshëm shpirtëror që ndjente. 
-Çudi! Pse ne nuk e kemi arrestuar babanë tënd që është më i 
vjetër, por të kemi arrestuar ty, njëzetvjeçar? 
-Nuk e di. 
-E di ti që ç'ke me të, por po shtihesh, foli njëri që ky nuk e njohu 
fare. 
-A e njeh Hysi Klloçanin? 
-Jo. 
-Si nuk e njeh? Ai po thot se ty të njeh dhe se keni këmbyer libra 
të ndryshme nacionaliste, se pastaj keni biseduar shumë gjëra rreth 
pozitës së shqiptarëve në Jugosllavi. Trego! Çka të ka thënë ai për 
padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve në Jugosllavi?, ia priti Eleganti. 
24
Unë po të këshilloj që të përgjigjesh në mënyrë të sinqertë në 
pyetjet, sepse kështu do të kalosh më lehtë, tha ai. Zëri i tij nuk 
ishte as miqësor as kërcënues, por që mund ta quaje edhe ashtu 
edhe kështu. 
-Unë nuk e njoh Hysiun. 
Arbeni u përpoq që të mos e lejonte t'i lëvizë asnjë nerv i fytyrës, 
duke u dhënë atyre për të kuptuar se është i vetëdijshëm për gjitha. 
Nuk donte të linte përshtypje se po kërkonte mëshirë nga këta, 
qoftë edhe me mimikëri. Në të njëtën kohë, e kishte plotësisht të 
qartë se si, dalëngadalë, rrjedha e hetimeve po rrëkëllehej drejtë 
acarimit të pashmangshëm mes hetuesve dhe atij. Por, kjo, 
çuditërisht, s’e frikësonte fare. 
-Meqë ai ndodhet në një burg tjetër, së shpejti do ta sjellim këtu 
dhe ai me gojën e vet do t’i thotë të gjitha këto. Po, të mos 
humbasim kohë me këtë. Na trego se kush u tha për ta mbajtur orën 
letrare në përvjetorin e nacionalistit Naim Frashëri? Kush e 
propozoi i pari këtë temë nacionaliste dhe, si ngjau që dështoi kjo 
përpjekje? 
-Ne, nxënësit deshëm ta kremtojmë këtë përvjetor, por me 
intervenim të Cat Loxhës, kryetarit të Komitetit të Partisë për qytetin 
e Gjakovës, u pengua kjo orë letrare. 
-Cili nga ju e propozoi i pari këtë temë? 
-Tani kanë kaluar disa muaj nga ky rast ndaj s’më kujtohet. 
-Ne kemi të dhëna se profersori K. ju ka thënë se duhet përkujtuar 
poetët kombëtarë shqiptarë, sidoemos, Naim Frashërin, e jo ata 
jugosllavë. 
-Jo, nuk është ashtu. Ne, grupi letrar ”Afërdita”, menduam ta 
kremtojmë këtë përvjetor. 
-Cili propozoi i pari? A mos qe ky Betim Peni?, ndërhyri Ibroja, i 
cili padyshim se i njihte të gjithë gjimnazistët dhe normalistët që 
merreshin me shkrime letrare. 
-A është ky normalist apo gjimnazist?, u shtie Arbeni sikur nuk e 
njihte Betimin. 
-Gjimnazist. 
-Nuk më kujtohet. 
-Si nuk po të kujtohet Betim Peni, i cili çdo orë letrare lexon poezi 
nacionaliste?, ia priti Ibroja me nervozë të papërmbajtur. 
-Ndoshta si fytyrë e njoh, por nga emri s’po më kujtohet, u përgjigj 
prajshëm ai. 
Ibroja i pakënaqur nga përgjigjja e luante kokën herë djathtas e 
herë majtas. Shihej qartë se aspak nuk iu besonte fjalëve të Arbenit. 
25
Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, i erdhën këto 
vargje nëpër mend, si mbështetje morale për qëndrimin dinjitoz 
karshi udbashëve. 
Ç'nevojë psikologjike pata që m’u rikujtuan këto? Sigurisht se, 
është ndonjë mekanizëm i panjohur i vetëmbrojtjes në psikën tonë, 
që padashur vehet në veprim kur diçka na kërcënon, u përpoq ta 
analizojë vetveten. 
Ndërkohë Eleganti e shikoi Arbenin duke e ravijëzuar një 
nënqeshje të lehtë në fytyrë. Kjo grimasë atij i jepte pamje 
aristokratike. E mati me shikim nga koka deri në këmbë. Iu duk 
shumë i ri, shtalb i njomë. Iu bë se nuk do të ndalej më shumë se 
dy, tri ditë në qytetin e Gjakovës. I buzëqeshi lehtas Arbenit, sikur t’i 
thoshte: ”Mos u merakos fare, sepse nuk jemi lugetër, si na përfolin 
armiqtë. Ndaj bëhu i sinqertë se i ndihmon vetes po edhe neve!” 
Eleganti ishte i bëshëm. Posaçërisht bënin përshtypje të thellë 
qëndrimi dhe takti i tij. Arbeni, nuk ngutej të bie vendim për të, 
sepse po e shihte për herë të parë. Por, dyshonte se është njeri i 
tillë si përpiqej ta linte përshtypjen. Butësia dhe UDB-a nuk i dukej 
se përkonin mes vete. 
Duke u nisur nga përvoja e mëparshme me UDB-në, ai, ishte i 
bindur se kjo s'ishte veçse një uvertyrë e gjithë asaj mynxyre që 
doemos do të ndodhte, duke marrë parasyshë faktin se një botë e 
tërë e ndante Atë me Ata. Gjithashtu, ai e kishte të qartë se minutat 
e para të takimit me udbashë kishin ngjajshmëri të plotë me ato të 
skuadrave futbollistike kur dalin në fushën sportive: kapitenët 
përshëndesin njëri-tjetrin dorë për dore dhe fillon loja, e cila vie 
gjithnjë duke u tensionuar, aq sa, jo rrallë, ndodh të përfundojë me 
rrahje. Në rastin më të mirë, nëqoftëse nuk përfundon ashtu, 
atëherë patjetër me mllefosje e acarime deri në zgripc të rrahjes. 
Ishte aftësia e hetuesit që "lojën" ta zhvillonte në mënyrë të tillë, që 
linte për t’u nënkuptuar sikur i arrestuari është fajtor për çdo acarim 
të bisedës gjatë procedimit. 
Në shkollën e Sigurimit Shtetëror, nga ekspertët më në zë, thuhej 
se qëllimi i parë dhe i fundit i çdo procedimi është nxjerrja e sekretit 
nga i arrestuari, e tek pastaj pasojnë etapat tjera: ajo e gjunjëzimit si 
dhe thyerja e vullnetit e të arrestuarit. Për t'i arritur këto qëllime 
lejoheshin të gjitha mjetet. Por, do të quhej i aftë ai instruktor, i cili 
këtë e arrinte me sa më pak mund, e për sa më pak kohë. Instruktor 
i mirë është ai që bën idividualizimin e të arrestuarit, e kurrësesi ai 
që e bënë tipizmin. Çdo i arrestuar është një qenie komplekse 
psiko-sociale që dallohet patjetër nga të gjithë të tjerët, sado që ata 
duken të afërt me njëri-tjetrin në botëkuptime apo qëndrime. Meqë 
nuk ekzistojnë askund në botë dy qenie plotësisht identike, atëherë 
26
është detyrë e organeve të ndjekjes që ta gjejnë metodën më të 
përshtatshme, në mënyrë që ta mposhtin vullnetin për rezistencë te 
secili i arrestuar konkret. Atje thuhej edhe kjo se, mposhtja varej 
edhe nga një sërë faktorësh të tjerë, të cilët diktoheshin nga disa 
rrethana, që nuk i kishte në dorë Sigurimi Shtetëror. Në radhë të 
parë, nga shkalla e vetëdijes politike e morale e të arrestuarit. Ata 
që veprimtarisë politike i kishin hyrë me ndërgjegje të plotë, 
dispononin një mori të dhënash faktografike të cilat nuk qe punë e 
lehtë t'i mohosh. Natyrisht, me të tillë, temperatura e bisedës ngritej 
shumë shpejt. Përvojën e të pandehurit duhej marrë në konsiderim 
para arrestimit, sepse recidivistët, ta zëmë, e njihnin teknikën e 
hetuesisë dhe ishin më të përgatitur shpirtërisht. 
Shumicën nga këto rregulla të pashkruara të "lojës", siç i njihnin 
udbashët, i njihte edhe Arbeni, i cili kish folur me shumë të 
burgosur që ishin miq të familjes. 
Arbeni ende qëndronte në këmbë, ndërsa udbashët vazhdonin të 
rrinin ulur nëpër fotelet e vendosura rreth e përqark. Mbi qenien e tij 
ishin drejtuar dhjetë palë sy leopardi e ky, si poet që ishte, ndjehej i 
vetmuar e i pambrojtur krejtësisht. Kishte përshtypjen se po ia 
grisnin rrobet, po ia shqyenin lëkurën. 
Këta janë ai soji i reptilëve që, sipas ligjeve të evolucionit 
biologjik, është dashur të jenë zhdukur. Por ja, qenkan strukur 
nëpër këto kthina, foli vetmevete. 
I shtronin një sërë pyetjesh, nënpyetjesh, kërcënimesh. 
-A ke poezi të tjera përveç këtyre këtu?, pyeti Eleganti, duke bërë 
me gisht tregues kah librat dhe fletorja e poezive që ishin shtrirë 
mbi tavolinë, e të cilat Arbeni i njohu se ishin të tijat. 
Me siguri, në ndërkohë, derisa unë qëndroja në birucë, këto hijena 
m'i paskan sekuestruar librat në shtëpi, u kujtua, dhe nuk u befasua 
aspak. 
Befasinë, këtë armë shumë efikase të këtyre organeve, përvoja e 
të arrestuarit mund ta pavlerësonte fare. 
-Jo, nuk kam të tjera. 
Udbashi, të cilin e shikonin të gjithë të tjerët kur fliste, përpiqej ta 
përdorte një ton miqësor, në mënyrë që t'i imponohej Arbenit, duke 
lojtur rolin e intelektualit të kulturuar. 
-Unë që më se tetë orë jam duke i lexuar poezitë tuaja (tetë orë 
paska që kur unë gjendem në këtë kuvli, u çudit Arbeni!), të cilat, 
thënë sinqerisht, më pëlqyen, por jo edhe të gjitha, foli ai duke e 
tundur kokën në shenjë mohimi e vërejtjeje. E zgjati dorën dhe mori 
fletoren e poezive, që tashmë ndodhej mbi tavolinë, aty pranë tij. Në 
poezinë "Dielli", vazhdoi ai, këtë emër ti e shkruan me germë të 
27
madhe, dhe pastaj thua: "Një ditë do t'i ndriçojë edhe zemrat tona". 
Ç’ke dashur të thuash me këtë? 
-Dielli e simbolizon lumturinë. 
-Jo, në këtë poezi Dielli e simbolizon pamëdyshje lirinë, sepse në 
vargun që pason, ti thua: "Dhe të na heq errësirën vrastare që 
gjithkund po mugullon". Kjo është aq e qartë saqë çdo koment 
është i panevojshëm, apo jo?, konstatoi Eleganti duke e vënë buzën 
në gaz, sikur desh të thoshte: hë, të zura! 
Udbashët tjerë e pohuan me kokë dhe buzëqeshën me servilizëm. 
-Jo, nuk është ashtu. 
-Si the? Ti qenke i pafytyrë! 
Arbeni papritmas e ndjeu një dhembje në nofullën e poshtme dhe 
u përplas për muri nga një grusht i befasishëm që i erdhi prej Enver 
Hoxhës. 
Ende nuk ish këndellë nga goditja e fuqishme, kur Eleganti, sikur 
të mos kishte ndodhur asgjë, ia filloi sërish me pyetjet. Ato tash 
ishin të drejtëpërdrejta e më provokative: 
-Ku i ke marrë të gjitha këto libra të Shqipërisë? 
-Të dajës janë. 
-E daja është i vdekur? 
-Po. 
-E dija se kështu do të thuash. Kjo mbrojtje është më e mira për ty 
dhe ata që qëndrojnë pas teje. Por, jo edhe gjithnjë. Kur të ka 
vdekur daja? 
-Më 1930. 
-Ja, ku e kemi këtu librin të botuar disa vite më vonë në Tiranë. 
Edhe këtë ta ka sjellë daja nga varri?, vazhdoi ai, duke e ngritur në 
dorën e majtë romanin e Spasses ”Pse”, ndërkohë që po ua 
lëshonte një sy udbashëve, në mënyrë që nga ata ta mirrte, në 
heshtje, miratimin e merituar për aftësinë e tij prej instruktori. 
Ata buzëqeshën ndër hundë. 
-A po na tregon si të ka rënë në dorë ky libër, pra, kush ta ka 
dhënë? 
-Sigurisht se, dikush nga shokët e dajës, kur i kanë sjellë nga 
Shqipëria gjërat personale të tij, me atë rast e kanë harruar edhe 
këtë libër. 
-Aha. Mos po ta ha mendja ty se mund ta mashtrosh UDB-në? 
-Jo. 
-Mirë, a ke ti libra të tjera, nga ajo Shqipëria jote? Fol!, i tha 
Eleganti, por tani me ton shumë më kërcënues e urdhërues, që 
dallohej nga ai i pakmëparëshmi. 
28
Me këtë ndryshim të papritur të tonit, Eleganti i jepte Arbenit të 
kuptojë se ishte i qëlluar grushti që e mori nga shefi i SPB-së, Enver 
Hoxha. 
-Jo, nuk kam të tjera. 
-A je i sigurtë? 
-Po. 
-Ta qifsha nënën, ti qenke gënjeshtar i poshtër. Ky e dashka 
kërbaçin si bukën, iu drejtua atyre të tjerëve. 
Udbashët nxitueshëm e urdhëruan Arbenin: 
-Shtrije dorën! 
-Pse? 
-Tash ta tregojmë ne pse, ia pritën gati të gjithë si me një gojë 
dhe, me të rëna trupit, krahëve, duarve, këmbëve, përpak sa nuk ia 
ndalën frymën. 
Në vërsuljen e tyre hetohej ngjajshmëria me kafshët e egra, të 
cilat i sulmojnë sutat nëpër kullosa. Instiktet më burimore të kohës 
së egërsisë mund t'i veneroje qartas në mimikat, grimasat dhe 
afshin e tyre sadist. 
-A ke libra të tjera? 
(A ka mundësi që Dini të ketë tradhëtuar? Vetëm ai e di se ku i 
kam lënë librat. Kushedi. Ndoshta më ka parë ndokush tjetër duke i 
dërguar librat te Bija? Këta duken të sigurtë se po e ditkan se i kam 
fshehur të tjerat. Ç'të bëjë? S’do të pranoj deri në fund, vendosi 
Arbeni). 
-Jo. 
-Vazhdoni!... 
-A ke libra të tjera? 
-Jo. 
-E sikur t’i sjellim ato këtu, a do t’u përgjigjesh, pastaj, sinqerisht 
të gjitha pyetjeve që do t’i shtrojmë? 
-Po, unë jam i sinqertë (me ju të jem i sinqertë!!!?). 
-Ibro! Sjelli këtu librat tjera që ia kemi gjetur të fshehura te 
kushërira e tij, Bija! 
Arbenit gati sa s’iu ndal fryma. S’u besonte veshëve. Për një 
moment mbajti shpresë se kjo që thoshte Eleganti ishte një truk i 
rëndomtë udbesk. 
Ibro Haskaj doli shpejt, por u kthye edhe më shpejt. Në duar 
mbante me dhjetëra libra e fotografi, të cilat ia afroi Elegantit në 
tavolinë. 
-Hë, tani e ke shansën ta dëshmosh veten, je apo jo i sinqertë. 
Kush t’i ka dhënë këto libra: ”Lahutën e malësisë”, ”Nëna Kosovë- 
Shqipëri e vërtetë”, të botuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në 
Tiranë, si dhe "Luftëtarët e lirisë", "Hasta la vista", "Tregime të 
29
zgjedhura shqiptare", "Fjalorin e gjuhës shqipe", "Afërdita përsëri 
në fshat", ”Luli i vocërr”, poashtu, të botuara në Tiranë, në vitet 
1960 e 1962? 
-Këto m’i ka dhënë Tali, nga Rahoveci. 
Ibroja me nguti e mori lapsin në dorë dhe, shpejt e shpejt, pyeti 
serbisht: 
-Në cilën shkollë e në cilën klasë i vijon mësimet Tali? 
-Ai nuk është gjallë. Është mbytur në Dri, vitin e kaluar. 
-Ti po tallesh me ne, a? Mos po kujton ti se ne hamë bar?, foli 
Eleganti, i cili me dorën e djathtë i përshkoi si me krehër flokët, 
ndërsa buzët filluan t’i rrudhen nga mllefosja. 
-Librat e paraluftës t’i ka dhënë daja i ndjerë, ndërsa këto të 
pasluftës t’i paska dhënë shoku i ndjerë. Ti duket që s’po e kupton 
seriozisht UDB-në. Ne do të rjepin të gjallë, ti s’ke shteg pa u 
rrëfyer, horr i horrave. 
Shihej qartazi se Eleganti ish tërbuar nga inati. Mezi që ngopej 
frymë kur fliste. Po, edhe të tjerët ishin sekëlldisur më shpejt se ç’e 
kishin parashikuar. 
-Vazhdoni!, urdhëroi Eleganti, nervoz. 
Mirkoja, Ibroja e të tjerë e rrëzuan Arbenin për dysheme. Dy nga 
ata i hipën në shpinë dhe e mbajtën të palëvizshëm, ndërsa të tjerët 
filluan ta rrahin me kërbaç këmbëve. I binin aq fort sa zyrja ushtonte 
nga të rrahurat. 
Në çastet e tilla, shtylla më e fortë e qëndresës bëhet pikërisht 
besimi i patundur në drejtësinë e çështjes. Njerëzit me unë të 
theksuar, trajtimi i vrazhdë, në vend se t'i dobësojë, ua ndezë të 
gjitha dritat e kuqe të alarmit, për t’i mbrojtur deri në vetëflijim 
gurthemelet e ndërgjegjës së tyre. Çdo gjë, për fat të mirë të 
njerëzimit, nuk është në duart e pushtetarëve e shërbëtorëve të 
tyre. Një sistem totalitar njeriun mund ta shpronësojë nga 
shumëçka, por jo edhe nga vetëdija. Kjo është ajo thembra e Akilit e 
të gjitha pushteteve të dhunshme, dhe bastioni i fundit i qytetarëve 
të pafat që jetojnë në to. 
Tek pas një kohe (alivanosja ia kish tretur konceptin e kohës), 
Arbeni e hetoi se teshat i kish të qullosura nga gjaku. I ngriti sytë 
me vështirësi dhe e pa se ishte në po atë dhomë, por me më pak 
udbashë. Nga dhembja në tërë trupin mezi që mirrte frymë. E 
ndjente një urrejtje të madhe kundër këtyre që e trajtonin kaq 
egërsisht. 
Eleganti foli: 
-A do t’ia fillosh të bëhesh i sinqertë, apo këto keqtrajtime s'do t'i 
pushojmë edhe një muaj? 
30
Arbeni e shikoi me urrejtje, por nuk i ktheu përgjigje. I lodhur siç 
ishte, e ndjente se edhe frymëmarrja po ia lëndonte plagët e 
freskëta e lëre më të nxirrte zë nga goja. 
Pasuan sharje karrocierësh, rrahje të tjera edhe më të ashpra, 
goditje me shqelma... 
I rraskapitur e në gjendje tejet të rëndë, e hetoi se po e tërhiqnin 
për diku. Kur u kthjellua e pa veten në po atë kthinë, prej nga e 
kishin nxjerrë para sa orësh. Nuk e perceptonte dot kohën, por 
ngaqë teshat e qullosura në trup i qenë ftohur, e kuptoi se kishin 
kaluar më tepër se dy-tre orë. 
U përpoq të lëvizte, por ndjeu dhembje në gjithë trupin. Këmbët s'i 
ndjente se i kish të vetat. I shikoi me kujdes, për të kuptuar se 
ç'kish ndodhur me to. Ndonëse në gjysmëterr, e pa se i ishin enjtur 
këmbët. Nga një spicim që e përjetonte, i dukej sikur t'i kishin 
ngulur gjilpëra në të dyja shputat. Duart, poashtu, iu kishin fryrë si 
samunat frangjolla. Në kraharor iu duk se e kishte një plagë të 
hapur që i digjte pamasë. U përpoq t'i zhveshte teshat për të parë se 
ç'i kish ndodhur, por lëvizjet i shkaktonin dhembje të mëdha. 
Megjithatë, ngadalë e ngriti këmishën, por asgjë nuk pa. 
Si duket shqelmat me këpucë m'i kanë lënduar brinjtë, tha pa zë. 
Dhembja tashmë ishte shtrirë në tërë qenien e tij si rrjetë 
merimange dhe po e kafshonte me forcë, gjithkund. Ofshama i dilte 
pakontrollueshëm prej kraharorit dhe, befas e kundërvullnetshëm, i 
kthehej në dënesje e frymëmarrje të çregullt, me hope-hope, që 
shoqërohej me dhembje të padurueshme. Nuk kishte vullnet, e besa 
as fuqi, ta ngriste krahun, ta lëvizte këmbën, të kollitej, aq më pak të 
shtrihej apo të ngrihej. 
Padashur i lindi në kokë pyetja, pjesë e një monologu testues, të 
cilin ky e zhvillonte heshturazi me ndërgjegjën e tij. 
A je mirë? 
Shumë mirë jam. 
Edhepse ishte në këtë gjendje të rëndë shpirtërore e fizike, Arbeni 
edhe njëherë konstatoi se nuk duhej ndryshuar as pikë, as presje 
nga qëndrimi i deritashëm, përkundër vuajtjeve gati-gati të 
papërballueshme që po i pësonte. 
E dëgjoi çelësin që po kërciste te dera. Dera u çel përgjysmë. 
Hynë dy policë, që ky nuk i njohu. Nuk ia kërkuan as emrin as 
mbiemrin (sigurisht, tashmë jam i njohur për gardianët, tha 
vetmevete), por me ton kërcënues i thanë të dalë jashtë. Duke u 
mbajtur për mur, mezi që u ngrit. I shtiu disi në këpucë këmbët e 
enjtura. E detyronin të ecte drejt dyerve të hekurta, prej nga, 
shkallëve, duhej ngjitur në katin e dytë. 
31
E ndjente një thermë dhembjeje sa herë që i vente këmbët në 
çimenton e korridorit, pastaj në shkallë. Duke iu ngjitur shkallëve 
përpjetë, mbahej me bërryla për muri. Filloi t'i djersitej i tërë trupi, 
mirëpo vazhdoi të ecte sipas ritmit që ia diktonin, sepse i dukej 
ligësi t'i luste gardianët për një ritëm më të ngadalshëm. Të kërkoj 
mëshirë nga këta është njësoj sikur të kërkoj që kripa të bëhet 
sheqer, ironizoi për gardianët. 
Arbeni ishte i mëdijshëm se, ata që po e prisnin lart, janë edhe më 
të pashpirtë se këta që po e shoqëronin. 
Në korridorin e katit të dytë ishin vënë qëllimisht dritat e zbehta, 
në mënyrë që të arrestuarit, përmes errësirës, t'ia krijonin ndjenjen 
e vetmisë dhe rrethimit total me të panjohurën e mnershme. Ky terr 
shoqërohej edhe me qetësinë e përmotshme të korridorit. Së 
bashku, errësira dhe heshtja, e krijonin përshtypjen e një situate 
tejet serioze, të tendosur deri në pakufi. 
Nuk e dinte sa është ora, por ia mirrte mendja se ishte ferk 
mëngjesi. 
Oh, se ç'mëngjes që po përjetoj!, u kujtua Arbeni pikëllueshëm. 
Ç'mund të them për këtë ditë që kaloi?, e pyeti vetën dhe vazhdoi: 
një ditë e vështirë, por jo edhe e papërballueshme. I rrahur, por jo i 
poshtëruar. I lodhur por jo i thyer. I pa shpresë, por jo i humbur. 
Fillin e mendimeve ia ndërprenë britmat e zëshme të gardianëve 
që e shoqëronin. Tani ia nisën ta godasin me kërbaç në prapanicë, 
duke dashur ta ngutin, por edhe për t’ia krijuar psikozën e ndjekjes 
vargore, që nga biruca e deri në zyrat e ndritshme të udbashëve. E 
futën në njërën nga dhomat e katit të dytë, por këtë radhë Arbeni 
nuk u lodh ta veneronte se në ç'numër po e fusnin. Tek e fundit, a 
ka rëndësi se cila dhomë është?, u kujtua dhe padashas ndjeu mëri 
ndaj vetvetes, që në këto momente po merrej me çështje fare të 
parëndësishme, madje edhe banale. 
Sapo e bëri hapin e parë në dhomë, i ra në sy Eleganti i ulur në 
fotelen për karshi derës. Mirkoja, Ibroja e të tjerët ishin ulur rreth e 
rrotull tij. Veçmas i vodhi me shikim disa që s’qenë më parë. Si t’i 
njeh njeriu këta uritha të UDB-së, kur janë të zënë me këso punë 
kaq të parëndomta?, gjykoi vetmevete Arbeni. 
Udbashët e rinj që po i shihte Arbeni, kishin ardhur në bazë të 
Rregullorës së Punës, të miratuar kohëve të fundit në organet 
drejtuese të UDB-së federative. Në këtë Rregullore ishte paraparë 
që në çdo dhjetë vjet të bëhej transferimi i domosdoshëm i 
hetuesve nga një qytet në tjetrin. Ky rotacion, si thuhej, bëhej për ta 
freskuar kuadrin. Por, qëllimi i vërtetë ishte shkulja me rrënjë e 
familjarizmit eventual të udbashëve me qytetarët vendas. 
32
Këtij rotacioni i kishte shpëtuar vetëm Mirko Iliçi, që në këto 
momente po e shikonte Arbenin pa bëza nga kolltuku ku ish ulur. 
Mirko Iliçi qe një çubardhak, i cili iu kish afruar të dyzetave. Ishte 
afro dy metra i gjatë, gjë që e bënte të tmerrshëm për të arrestuarit. 
Sytë i kish bojëgështenje, kokën e madhe. Flokët i kishte të rrallë, të 
ngritur përpjetë, por jo edhe të thinjur. Hunda e tij e trashë nuk binte 
në sy aq shumë, sepse fytyrën e kish të gjerë. Ishte shpatullmadh 
dhe duargjatë. Ecte me hapa të rrallë dhe me qëndrim të drejtë të 
trupit, pa u lakuar fare. 
Mirkoja ishte malësor, i lindur në Hercegovinë. Aty kish arritur t’i 
kryej pesë klasë të fillores. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë 
Botërore, i vëllai i tij i madh kish dalë partizan. Pas një kohe, 
edhepse i ri, Mirkoja i bashkangjitet arradhave partizane, në cilësinë 
e korrierit. Për t’u punësuar në UDB-e, kish ndikuar vëllau i tij, i cili 
fill pas luftës punonte në OZN-në federative, pararendëse e UDB-së 
së mëvonshme. 
Mirko Iliçi në qytetin e Gjakovës ishte i njohur për mizoritë e veta. 
Mirëpo, droja e qytetarëve-në UDB-e kish pasur efekt të kundërt: 
Mirkoja ish shpërblyer me Medaljen e Artë të Sigurimit. Deri atëherë, 
shpërblimi në fjalë i qe ndarë një numri shumë të vogël të 
udbashëve në tërë Jugosllavinë. 
Ndonëse kjo ndodhte shumë rrallë, edhe në këtë resor bëheshin 
përjashtime nga rregullat, siç ishte rasti me Mirko Iliçin, të cilin nuk 
e kishin transferuar fare për më se njëzetë vjet. Për këtë gjë ishte 
angazhuar personalisht Çedo Topalloviçi, shef i Sigurimit Shtetëror 
për Kosovë. Ky kish kërkuar nga kryeshefi i vet në Beograd, 
Svetisllav Stefanoviçi, Çeça, që për shkak të atmosferës 
shpërthyese antijugosllave që mbretëronte në atë zonë të ndjeshme 
kufitare, Mirko Iliçit t'i bëhet e mundur të qëndrojë edhe më tutje në 
qytetin e Gjakovës. Ç'është e vërteta, Çeça kish edhe arsye të tjera, 
që të tjerët nuk duhej t’i dinin. Zona e Mirkos kish qenë vatër e 
qëndresës partizane gjatë luftës. Ai e dinte se atje ish ruajtur fryma 
rebele, që përcillej nga veteranët te brezat e rinj. Andaj, Çeça kish 
kuptuar me kohë se në këtë qytet, një Mirko Iliç vlente më tepër se 
dhjetëra udbashë të tjerë së bashku. 
Ky konstatim ishte më se i saktë. Mirko Iliçi qe shtylla kryesore e 
UDB-së në këtë rajon kufitar me Shqipërinë. Ai, si përgjegjës i 
Shërbimit kundërinformativ, i organizonte dhe i drejtonte të gjitha 
pusitë kundër kasnecëve që e kapërcenin kufirin. Gjatë këtyre 
operacioneve, ai e kish vënë jetën në rrezik sa e sa herë, duke e 
dëshmuar përkushtimin e vet të paluhatshëm ndaj patriotizmit 
jugosllav. 
33
Ndonëse askund nuk figuronte si kërkesë e shkruar, ishte e 
vetëkuptueshme që secili udbash duhej të ishte i rreshtuar sipas 
frymës së germave të fundit të qëndrimeve më të reja politike të 
Titos. Këto qëndrime automatikisht e fitonin statusin e detyrave që 
duhej realizuar me prioritet, natyrisht, duke i spostuar prioritetet e 
caktuara mëparë. Në këtë punë Mirkoja ishte i pakonkurencë. Atij 
nuk i nevojiteshin sqarime plotësuese. Në çastin kur komunikohej 
urdhëri i ri, ai përpiqej ta zbatonte atë sikur të ishte fjala për 
urdhërin që e kishte lënë të pakryer dje. 
Por, për përjashtim nga rregullat, nuk mjaftonte veç devotshmëria 
në punë. Asketizmi i jetesës së tij ia kish rritur shumë pikët. Ai nuk 
pinte duhan, as alkool, nuk luante bixhoz, nuk ishte fjalaman, 
s'korruptohej dot me mito, s'kish dashnore të fshehtë, si të tjerët, 
për të cilët vet Mirkoja mbante fshehurazi shënime të hollësishme. 
Përmbi të gjitha, Mirkoja nuk kish shokë tjerë përveç atyre të 
Shërbimit; shokët vlerësoheshin si rrezik potencial, sepse 
ekzistonte mundësia teorike që, pamëdijshëm, të shkileshin 
rregullat e sekretit shtetëror. 
Të gjitha këto i dinte kreu i këtij resori, i cili i kushtonte kujdes të 
veçantë ruajtjes së shëndetit mental të hetuesve. UDB-a i luftonte 
për vdekje krimbat e mbeturinave mikroborgjeze. Për sa i përket 
Mirko Iliçit, ai ishte i dëlirë. I kish përcjellë së paku tetë shefa e disa 
zëvendës të tyre, por atij asnjeri s'kish mundur t'ia numrojë qoftë 
edhe një gabim për be. 
Mirko Iliçi ishte, si thonë, i bërë e i gjetur për UDB-në. Ai e kish një 
krenari të lindur prej malësori, ndonëse krenaria nuk ishte në 
përputhje të plotë me normat e pashkruara të Shërbimit. Mirkoja 
mbahej si njeri me dinjitet, e jo çikërrimtar i bezdisshëm si të tjerët, 
të cilët, jo rrallë, e tepronin dhunën vend e pavend. Cilësitë 
shpirtërore të Mirkos ishin thuaja të programuara për një udbash të 
devotshëm. Andaj, ai çmohej me të drejtë nga eprorët e vet. 
Pozita formalo-juridike e Mirkos si udbash ishte pakrahasueshëm 
më e ultë se ajo realo-faktike, sipas së cilës ai ishte i besuari numër 
një i UDB-së në qytetin e Gjakovës. Ishte aftësia e tij që në punët e 
përditshme të resorit këtë dualizëm ta neutralizojë ashtu që, me 
eprorët e vet nominalë të tregohej i dëgjueshëm e inferior, në kohën 
kur ai realisht qëndronte shumë lart mbi ta. 
Arbeni kish mësuar për të nga shumë njerëz, ndaj edhe ia dinte 
huqet e këtij udbashi, tashmë të njohur nga të gjithë. 
-Futi dy dru brenda!, urdhëroi Mirkoja Miturakun, një udbash që 
Arbeni s'e njihte, por që i bënte përshtypje fytyrëbutësia e tij. Këtë e 
quanin Zharko. Ai, meqë ishte i ulur afër stufës, i mori drutë e 
shkurtuara dhe i futi në stufë. 
34
Arbeni ndërkaq, mezi që po mbahej nga therma e këmbëve. Me 
forcat e fundit e ngulfaste ofshamën, që iu kishte mbledhur galuc 
në kraharor. Dhembja priste një çast pakujdesie për të shpërthyer si 
balon në ajr. 
Nuk të lë të dalësh jashtë, jo! Si dreqin në gastare do të ndrydhi, 
përlahej heshturazi me vetveten. 
-Me kë ke shkuar verës në Erenik për t’u larë?, pyeti papritmas 
Mirkoja. 
-Kam shkuar me vëllezër, po edhe me shokë. 
-Ç’keni llafosur atje? 
-Për shkollimin tonë. 
-Tjetër? 
-Për vajzat. 
-Po për Shqipërinë ç’keni folur? 
-Asgjë. 
-Si, or asgjë, kur bjeshkët e Shqipërisë prej atyhit shihen si në 
pëllëmbë të dorës? 
-Ne s’kemi folur për to. 
Mirkoja qeshi me inat të madh. E luante kokën kërcënueshëm. 
Ata, të tjerët, i kishin hapur sytë dhe po dëgjonin me vëmendje 
këtë dialog. 
Arbeni u habit me intuitën e Mirkos sepse, ishte e vërtetë se, sa 
herë që shkonte me shokë për t’u larë në Erenik, atje flisnin për 
çështjet që ishin aktuale në atë kohë në Shqipëri, si psh: prishja me 
sovjetikët, miqësia me kinezët etj. 
-Shihet qartazi se ti po tallesh me UDB-në. Ne kemi të dhëna të 
sakta se kur keni vajtur për t'u larë në lumin e qytetit, ju keni bërë 
pandërprerë debate politike. Bile, ti ke qenë shumë i zjarrtë. Po të 
njohtoj se tani, nga ky çast, ne do të kemi një trajtim krejtësisht 
tjetër ndaj teje, ia priti Eleganti, i cili u ngrit në këmbë dhe ia zgjati 
dorën Arbenit, duke iu prezentua: unë quhem Bata Kovaçeviqi, tha 
ai me zë serioz dhe zyrtar. Meqë ti nuk po do me të mirë, atëherë 
neve s'na ngelë rrugë tjetër pos t'i përdorim të gjitha mjetet që i 
kemi në dispozicion, në mënyrë që të detyrojmë ta pranosh 
veprimtarinë tënde armiqësore. Së pari ne dëshirojmë ta dijmë një 
të dhënë fillestare: kush t'i ka dhënë librat: ”Lahuta e malësisë”, 
”Nëna Kosovë-Shqipëri e vërtetë”, të botuara gjatë Luftës së Dytë 
Botërore në Tiranë, si dhe "Luftëtarët e lirisë", "Hasta la vista", 
"Tregime të zgjedhura shqiptare", "Fjalorin e gjuhës shqipe", 
"Afërdita përsëri në fshat", ”Luli i vocërr”, poashtu, të botuara në 
Tiranë, në vitet 1960 e 1962? Me këtë rast po ta tërheq vërejtjen që 
të jesh shumë më i mençur se sa që ishe më parë. Ndryshe, do t'i 
35
ekspozohesh vuajtjeve e mundimeve, të cilat, deri më sot, askush 
s’ka mundur t'i përballojë. 
-Këtu kanë hyrë burra që i kanë pasur koqet me okë, por janë 
dorëzuar, ndërhyri kërcënueshëm Barkanjozi, i cili, duke folur, e 
shikoi Elegantin, sikur t'i thoshte: ”më fal për këtë ndërhyrje!”. 
Barkanjozi, të cilin e quanin Zhivko Gjuriçiq, ishte i gjatë dhe afro 
dyzetvjeçar. Flokët i kishte kaçurrel, të dendura, të krehura përpjetë. 
Ky i kish të mbathura një palë çizme të zeza, ushtarake, që i 
vezullonin. Toni bas e bënte edhe më të tmerrshme figurën e këtij 
dinosauri. 
-Fol! Trego se ku i ke marrë këto?, e mori fjalën sërish Eleganti, i 
cili u përpoq ta neutralizojë ndërhyrjen e vrazhdë të Barkanjozit. 
Arbeni ishte i vetëdijshëm se nuk do të shkojë gjatë dhe se këta 
kasapë do ta torturonin sërish. Mirëpo, ai e dinte poashtu se çdo 
qëndrim tjetër është tërheqje nga fronti imagjinar që e ndante këtë 
me ata. E, këtë front ai kish vendosur ta ruante, madje me çdo 
kusht. 
Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, iu kujtua befas, si 
nëpër ekran të hapur, figura e profesorit K., i cili i citonte kaq 
shpesh vargjet në fjalë. 
-Ju thash pak më parë, Tali m'i... 
-Tali i pidhit të satëme, derr, shpërtheu gjithë inat Barkanjozi, 
Zhivko, dhe ia dha një grusht të fuqishëm në nofull, nga i cili Arbeni 
u plandos për dysheme. 
Atypëraty, disa udbashë ia lidhën duart prapa me litarë. E ngritën 
me dhunë në këmbë, pastaj e kthyen me fytyrë kah muri, duke e 
goditur me kërbaç gjithë trupit. Nuk shihte sa veta po e godisnin, 
por nga moria e frymëmarrjeve të çregulluara dhe të rënat e 
shpeshta e kuptonte se ishin shumë. 
E kish përshtypjen se copat e krahëve po i shkuleshin dhe i binin 
në tokë, se brinjtë po i coptoheshin. Një zjarmi e lartë, shumë e 
lartë, iu kish krijuar në organizëm. E ndjente si po i fugonte gjaku 
nëpër trup, posaçërisht në kokë, në faqet e mërdhezura. Nga 
dhembjet e pandërprera që i përjetonte nuk kish kohë të mendojë 
për asgjë. Për një çast iu bë se nuk ishte më ai që ishte. E kish 
humbur vetveten. Iu duk e çuditshme se si iu krijua kjo përshtypje e 
tëhuajsimit mu tash, kur i nevojitej vetëkontrolli më shumë se kurrë. 
Vetimthi e hetoi se po i "fiken" kontaktet me vetëdijen dhe se kish 
filluar t'i lëshonte disa britma, të cilat assesi nuk do të duhej t'i 
lëshonte. Së paku, jo në prani të këtyre udbashëve. U dëshpërua 
ngase hove-hove nuk po e përjetonte vetveten si qenie integrale. 
Ishte dyzuar: herë i dëgjonte ata, herë do zëra që ky kurrë s’i kish 
36
dëgjuar më parë. Zëra dinosaurësh. Zëra që vinin nga thellësitë e 
shpellave. 
Pas pak e ndalën goditjen. E kthyen me fytyrë kah ata. 
I pa në sy udbashët që e kishin goditur më parë: Mirkon, Ibron, 
Zhivkon, pastaj disa të rinj, të punësuar në UDB-e gjatë këtyre 
kohëve të fundit. Në fushën e topkëmbës, ku Arbeni shkonte për ta 
parë ”Vëllaznimin”, i kishin rënë në sy disa nga këta, por s’e dinte 
se janë udbashë. 
-A po bindesh se ne dijmë edhe ndryshe?, e shtroi pyetjen 
Eleganti, i cili edhe ishte inkuizitori kryesor në këtë grup. Po të 
betohem në nderin e Partisë, filloi t’i flasë Arbenit, ne nuk 
dëshirojmë t'i keqtrajtojmë njerëzit, aq më pak të rinjtë. Ja, sapo ta 
tregosh atë njeri që t'i ka dhënë këto libra, ne do të çojmë me xhip 
në shtëpi. Për ne është një gjë me rëndësi, t'i zbulojmë kanalet se 
kah dhe si po futen këto libra nga Shqipëria? Unë prapë po të lus, 
vazhdoi Eleganti me ton pak më miqësor, por që assesi nuk ishte i 
shpërlarë nga nuancat e kërcënimit, mos e lejo veten t’u 
nënshtrohesh provave edhe më të rënda, vuajtjeve, të cilat me 
siguri se nuk do të mundesh t’u bësh ballë. Mos e mundo veten kot 
së koti! Po më dhembsesh, je i ri dhe po shkon dëm për asgjë, më 
beso. 
Arbeni sapo ishte rrahur pamëshirë nga urdhërat e këtij Eleganti, 
prandaj as që mund ta shikonte në sy këtë njeri. Deshi t’i thotë: 
vërtet, qenke sadist i përsosur! Mu në këto çaste po pret të 
bashkëpunoj me ty!!!? 
Bata Kovaçeviqi, Eleganti, thuase e kuptoi. 
-E di, ti ke dhembje, dhe mezi që më shikon, por unë të këshilloj 
ashtu që këto dhembje të mos i përjetosh më, a po më kupton?, 
pyeti me zë të vendosur dhe serioz. 
Prajshëm e priste përgjigjen e Arbenit. 
Hë-gjëmoi Arbeni së brendshmi me inat. Të qet buza tambël ty, 
zotëri Elegant. Urdhëro e gjeje ndonjë tjetër që juve nuk iu njeh 
mirë. S'keni gjetur kishë ku do të kryqoheni. Mos t'u mashtrojë 
molisja ime. Unë jam bir i vuajtjeve dhe i mundimeve. 
-Unë nuk kam se ç'të them tjetër, foli me zë të lodhur. Librat i kam 
marrë nga Tali. 
-Ta qiftë qeni nënën, he i pafytyrë!, e shau Eleganti me plot mllef 
dhe e nxorri një cigare ”Morava” nga kutija që mbante në xhepin e 
sakos. Vazhdoni!, iu tha atyre të tjerëve, të cilët, sikur t'ishin të 
kyçur me ndonjë sustë elektrike, i kërcyen Arbenit. 
Pasi e shtrinë sërish për dysheme, së prapthi, filluan ta godasin 
me kërbaç këmbëve. Arbenit iu duk se diçka e nxehtë si prush po ia 
djeg gjithë trupin, e posaçërisht kokën. Trutë iu duk se po i lëviznin 
37
nga vendi. I shkonin djersët çurkë. Gjëndërrat pështymore iu kishin 
tharë plotësisht. Frymëmarrja iu vështirësua pamasë, ndjeu se do të 
ngulfatej së shpejti. Dhembjet nga goditjet sa vinin e i shtoheshin. 
Nga të rënat e fuqishme u përmjerr. Sharjet dhe fyerjet që ia 
drejtonin udbashët s'i dëgjonte më fare. E kishte kuptuar qysh 
përpara se këto ishin pjesë rutinore e torturës, që përdorej si formë 
e qëlluar komunikimi me viktimën gjatë keqtrajtimit. Pas pak sërish 
ndaluan por, Arbeni nuk kish më forcë të ngritej. I dukej se eshtrat 
nuk mund t'i mblidhte, se ish dekompozuar tërësisht. Nuk i shikonte 
udbashët, sepse nuk kish fuqi për t'i ngritur kapakët e syve; po 
edhe sikur të kish fuqi, nuk donte t'i ”shpërblejë” ata me shikimin e 
njeriut të rraskapitur. Iu kishte ngjallë një ndjenjë e fuqishme e 
vetëflijimit, të cilën s’e kish njohur kurrë më parë. Padyshim se kjo 
ndjenjë ishte e strukur thellë në qenien e tij. 
E urdhëruan të ngrihej në këmbë dhe, meqë nuk mund të ngrihej 
vetëm, ata i ndihmuan, duke e goditur në ije me shkelma dhe duke e 
tërhequr zvarrë për krahësh. Ia stërpikën fytyrën me ujë të ftohtë 
nga një kovë, të cilën Arbeni po e shihte për herë të parë. 
-Eja këtu, i tha Mirkoja. Vëri këtu këmbët dhe me gishta mbështetu 
për mur! Shpejto! 
Në dysheme me laps kimik e vizatoi një gjysmëharku ku duhej t'i 
vente thembrat dhe, pastaj, e mbajti për barku deri sa Arbeni u 
kërrus dhe me dy gishtërinjtë e tij tregues e preku murin. 
-Kështu do të rrish me ditë të tëra, deri sa të ligjërosh, i thoshte 
Eleganti, i cili edhe një herë e shau derrçe. 
Ishte i dobët nga shëndeti, ndaj pesha e trupit të tij nuk ish gjithaq 
e rëndë. Por, megjithatë, pas pak minutash iu duk se po i thyheshin 
gishtërinjtë, se këmbët e enjtura dhe të lodhura po i kalamendeshin. 
Djersët nga balli i pikonin pandërprerë në dysheme. 
U lodh më shpejt seç e priste. Trupi i tërë i dridhej. 
Athua, edhe sa do të mundem të qëndroj kështu?, e pyeti veten, 
dhe papritmas i shkrepi ideja që të ulet në dysheme, duke i refuzuar 
kështu urdhërat e tyre. Po pra, kështu duhet bërë!, i tha qyka e tij. 
Këta sadistë do të më mundojnë prore me tortura që i tejkalojnë 
fuqitë e mia fizike. Andaj, unë duhet t'u tregoj se nuk pajtohem 
assesi t'i zbatoj urdhërat e tyre poshtëruese. Pikë së pari, ngase 
nuk mundem t’i zbatoj. Pastaj, sepse nuk dua. 
Ata po bisedonin me nge, për një këngëtare të re, të bukur, që do 
të vinte këto ditë për të kënduar në hotelin e qytetit të Gjakovës. 
Ndërkaq, Arbeni ngadalë, por vendosmërisht, po i afronte këmbët. 
Padiktueshëm i hoqi gishtërinjtë nga muri, pastaj, me shpejtësi u ul 
në dysheme. 
38
-Kujt i more leje ti që i hoqe gishtërinjtë nga muri?, u dëgjua zëri i 
mllefosur i Mirkos, për këtë gjest kokëfortësie të Arbenit. Iu afrua 
dhe pas disa të rënave me kërbaç ia lidhi krahët prapa aq fort sa 
kraharori i kërciti zëshëm. 
-Tani lëshoj duart poshtë, i tha ironikisht. 
Në fillim e përballoi disi këtë torturë, por nuk vajti as dy minuta 
dhe Arbeni mezi që mirrte frymë. E kapluan sërish djersët në ballë. 
Krahët iu mpinë sakaq dhe i dhembnin pamasë. I dukej se as kokën 
nuk po mund ta mbante drejtë mbi supe. E shihte qartë se ishte në 
prag të humbjes së vetëdijes… 
Kur erdhi në vete e pa se litarin ia kishin hequr dhe se ishte bërë 
ujë. E kuptoi se ndonjë kovë të plotë ia kishin zbrazur mbi trup. Nuk 
kishte aspak forcë që të ngritej, edhepse ata i thonin që të ngritej në 
këmbë. Ia filluan prapë ta godasin me shkelma dhe shpulla fytyrës. 
-Çou nënën ta qiftë derri i maleve, a të kemi prurë këtu në 
senatorium që të këndellesh? Ngritu! ushtonte zëri, herë i Mirkos, 
herë i Ibros, herë i dikujt tjetër, ndërkohë që të gjithë e godisnin me 
flakaresha e shkelma. 
Megjithëse i cfilitur pamasë, i dha zor vetes dhe u ngrit në këmbë. 
Mirëpo, këmbët i digjnin sikur t'i kish vënë në prush. Iu kishin enjtur 
aq shumë saqë më tepër iu ngjanin thundrave të elefantit se sa 
këmbëve të njeriut. 
-Ktheu prapa!, urdhëroi Mirkoja dhe, me litarin që rrinte i shtrirë 
mbi tavolinë, prapë ia lidhën të dy duart pas shpinës, deri sa i 
kërciten shpatullat. Pas pak Arbeni nuk po i përjetonte më duart si 
të tijat. Litari përveç që ia shtrëngonte nyjet, ia ndalonte edhe 
qarkullimin e gjakut dhe ia vështirësonte pamasë frymëmarrjen, 
edhe ashtu të vështirë. Djersitja iu shtua edhe më, kurse ata, me 
qëllim, i fusnin prapë dru stufës për ta tharë sa më tepër ajrin. Ata i 
kishin hequr setrat, i kishin zbërthyer xhaketat, në ndërkohë që pa 
pra e kërcënonin Arbenin: 
-A po ia fillon të flasësh, apo edhe më zi do ta bëjmë. Nëse e 
vazhdon kështu, ti i gjallë prej UDB-së nuk ke për të dalë!, e 
kërcënonte Enver Hoxha, i cili kish hyrë në dhomë pak më parë. 
Arbeni ishte i mëdijshëm se ata do të dinin aq sa t’u tregonte vet. 
Torturat që kryheshin ndaj tij e ftillonin një fakt të pamohueshëm, 
se këtyre u mungonin të dhënat e hollësishme për të. 
Tani ka filluar ajo lufta psikologjike e lodhjes së viktimës, mendoi 
Arbeni. 
Cingërroi telefoni. Mirkoja ia dha shefit. Ai bisedonte me dikë, por 
shihej se donte ta mbante sekret temën e bisedës, po edhe 
bashkëbiseduesin, sepse vetëm pohonte ose mohonte. 
39
Arbeni në ndërkohë qe lodhur shumë, mezi që mirrte frymë. 
Djersët ia kishin mbuluar tërë trupin. Dy udbashë, të cilët ky s’i 
njohu, u ngritën, ia hoqën litarin dhe e detyruan të qëndrojë në 
këmbë me duar të ngritura përpjetë. 
Papritmas ndjeu zor për ta kryer nevojën. U tregoi për këtë, por 
nuk e shikoi asnjërin në sy. 
E çuan dy veta për krahësh, me duar të lidhura me pranga prapa, 
nëpër po atë korridor që ky tashmë e njihte mirë. Këta udbashë që 
po e shoqëronin nuk i njihte fare. Por, iu bë se nuk po e mundonin 
më shumë se sa ishte normale. I thonin të nxitojë në të ecur, por 
nuk e rrahnin. 
Kur iu afrua oborrit të burgut i ra në sy se ishte një ditë shumë e 
vrërët. Binte borë e imtë me fërfëllizë. 
Nuk kish arritur të bënte shumë çape kur përballë i doli një qen, i 
cili iu hodh me furi në gjoks dhe filloi të lihte tmerrshëm, gjithë 
ulërimë. Ata të tretë e lanë në dyluftim me kafshën që i turrej, duke 
ia gërvishtur teshat nga të gjitha anët. Nuk dinte se si të mbrohej. 
Duart e lidhura nga prapa ia vështirësonin edhe më shumë lëvizjet. 
Nuk kish si të shmangej nga vërsuljet e egra të këtij qeni. 
Tek pas disa çastesh e urdhëruan të tërhiqej. Qeni, si t'ishte njeri, 
uli bishtin, cijati pak dhe u fut brenda në korridorin e burgut. 
E para gjë që i ra ndërmend Arbenit qe se nëpër filma i kishte parë 
se si qentë i ndiqnin të arratisurit, por gjithashtu, iu kujtua se këto 
ndjekje nuk i bëheshin personazhit negativ, veç atij pozitiv. Kjo gjë 
e ngushëlloi në mënyrë të veçantë dhe e ndjeu veten krenar, 
ndonëse ishte i dërmuar nga dhembja e trupit të tij njomak. Në të 
njëjtën kohë, filloi të ndjejë një neveri të theksuar ndaj këtyre 
njerëzve që nga kjo kafshë, e njohur si mike e njeriut, kishin krijuar 
një qenie torturuese të tmerrshme, pikërisht kundër njeriut. 
Ia hoqën prangat. Arbeni mezi e kreu nevojën, sepse e detyruan ta 
linte derën të hapur, ndërkohë që ata i qëndronin shumë afër, nga 
frika se mos po ikte. 
As normat më elementare të intimitetit nuk i respektokan këta 
derra, turfulloi pa zë. 
Nga inati që po i rrinin aq afër, ai nuk ngutej fare. Dikur u ngrit. 
Ata menjëherë deshën t’ia lidhin duart. 
-Do t’i laj duart në krua, tha Arbeni, duke bërë me kokë kah kroi që 
nuk ishte larg nga ata. 
-Ngutu!, i tha njëri. 
Nga ajri i freskët mushkëritë iu bymyen. 
Pati kohë për t’u kujtuar pak. I doli përpara fytyra e bujkut Litë 
Demlushit, i cili sa herë që përmendej emri Shqipëri qante dhe e 
kujtonte mësuesin Zef nga Shkodra. 
40
Mësuesi Zef, gjatë pushtimit italian, ua kishte mësuar shkrim-leximin 
në gjuhën shqipe nxënësve të qytetit Gjakovës. Ai ia kish 
mësuar vjershat e para edhe Litës së ri, që më vonë kish dalë 
maleve si partizan. Pas luftës, Litës i vijnë ditë të këqia, si ”kulak 
nacionalist”. Po amaneti i mësuesit Zef kish lëshuar rrënjë të thella 
te burri i Kosovës. Për çdo vjet, Lita kryeneç i vishte rrobat më të 
mira, vinte kravatën e vet të përmendur kuqezi, dhe ulej publikisht 
në hotelin e qytetit për ta kremtuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë 
së Shqipërisë. Pas dollisë së parë, për shëndetin e Shqipërisë, Litë 
Demlushi ua thoshte këngëve me zë: ”Për mëmëdhenë”, ”Vlora, 
Vlora”, ”Elbasan, qytet i bukur”, ”Anës së lumit të Vardarit”. 
Kamarierët strukeshin të tmerruar, derisa arrinte xhipi i policisë. 
Ky ritual përsëritej çdo vjet njësoj. Njerëzit e qytetit, që ishin të 
njohur për humorin e vet, thoshin se Lita e kish lënë postiqen e vet 
në burg, se atje i duhej. 
Litë Demlushi! Lotët tu nuk do t'i tradhëtoj, kurrë!, i tha zëri i 
ndërgjegjës së zgjuar në këtë rrëmujë ndjesish. Iu bë sikur u lirua 
nga ankthi që e rëndonte. E hetoi se sërish e kish marrë pushtetin 
mbi veten, andaj shpirtërisht u ndje shumë i freskët. 
Mori frymë thellë, shumë thellë. 
Kjo dalje në oborr, shikimi i qiellit dhe ecja nëpër borë, ndonëse të 
shoqëruara me turrje qeni e me dy udbashë të gatshëm për çdo gjë, 
sikur ia daravitën atë ndjenjën e rrethimit total të tij. Iu duk se edhe 
truri iu freskua me ajr të pastër. 
U kthye kah udbashët. Njëri prej tyre i mbante prangat në dorë si 
t’ishin ato stoli antike. 
Ia lidhën duart dhe befas filluan ta godisnin me kërbaç në 
prapanicë e kofshëve, gjë që nuk e patën bërë pak më parë. 
Arbeni duke u mbrojtur, rastësisht e ngriti kokën dhe e pa në 
dritare Eegantin e mbështetur me brryla, duke e thithur cigarën. E 
kuptoi shkakun se, përse po i krisnin këta kërbaçë. 
Ecte me hapa të shpejtuar, përkundër dhembjeve të këmbëve. 
Donte t’u shmangej të rënave të tyre. Ndërkaq, ata e godisnin pa 
pra, deri te hyrja në korridorin e burgut. Pastaj, nuk e goditën më. 
Kur u afruan te zyret, i bërtisnin zëshëm dhe sërish e rrahnin me 
kërbaç. 
Atje, njëri nga ata trokiti lehtas. 
Pas pak u dëgjua një zë urdhërues. 
-Hyr! 
Dy udbashët e shtynë Arbenin para me forcë, aq sa ky për pak u 
rrëzua. 
41
Eleganti i ulur në fotele, u përpoq të buzëqeshë, ndonëse as vet 
nuk ishte i bindur se s’do t’i hetohej artificialiteti. Megjithatë, ai 
donte prore ta linte përshtypjen e njeriut fisnik. 
-Silljani ushqimin!, i urdhëroi ai udbashët, kurse Arbenit i tha, ulu 
dhe haje gjellën, ja, këtu, pranë meje. 
Zëri me të cilin ai i drejtohej tani ishte shumëfish më miqësor se 
sa ai i pakmëparëshmi. 
Ata ia sollën një pjatë me fasule e pak bukë në tabaka. Këto si 
duket i kishin marrë në kohën kur Arbeni qe jashtë. Edhepse qe i 
uritur, nuk ia mirrte mendja se mund ta hante racionin. 
-Të bëftë mirë!, i tha Eleganti serioz. 
Meqë Arbeni në gojë e kishte futur një kafshatë me bukë, e tundi 
kokën në vend të përgjigjes. Me dorën e djathtë po përpiqej ta 
mbushte lugën me fasule. 
Sapo ia filloi i ngeli kafshata në fyt. Disa herë e ngacmoi lemza. Iu 
zgurdulluan sytë. 
-Silljani një gotë ujë!, urdhëroi Eleganti, në ndërkohë që e 
shikonte me dhembshuri të papërmbajtur. 
Edhe sadistët më të pashpirtë nuk ndjehen mirë kur i bëjnë të 
vuajnë të rinjtë. Kjo gjë i mundon ata aq shumë, saqë viktimat e tyre 
nuk e kanë të vështirë ta hetojnë këtë ndjenjë të tyre të fajit. 
Dikush ia solli një gotë me ujë. Arbeni e piu me të shpejtë. Nga 
sytë i dilnin lot. 
-A të kaloi?, u ngut të pyeste Eleganti. 
-Po, ia ktheu Arbeni pa e ngritur kokën. 
Pasi i hëngri edhe dy tre kafshatë tjera, e la mënjanë racionin e 
vet. Tani po e priste urdhërin e ri të Elegantit, ndaj ia drejtoi atij 
shikimin. 
Ky e kuptoi se duhej të ndërmirrte diçka. 
-Dua të flasim si njerëz të pjekur dhe si miq, tha ai me zë fare 
miqësor dhe vazhdoi, qëndrimi jonë parimor është se ne nuk duam 
që një djalë i ri, e me perspektivë, të hudhet në baltën e shoqërisë. 
Edhe vet shoku Tito sa herë na ka porositur se rinia është pjesa më 
e vlefshme e shoqërisë sonë. Madje, ajo është e ardhmja jonë, për 
të cilën ne duhet të ndjehemi krenarë. 
Eleganti e ndërpreu paksa fjalën e vet për ta çuar një gëllënkë uji 
të ftohtë që ishte vënë sërish mbi tavolinë. I duhej ta lëmonte fytin, 
sepse nga shqetësimi zëri po i thahej gjatë të folurit. 
-A mos je i etur, merre pak po deshe, tha ai, me zë e sjellje krejt të 
natyrshme. 
Të tjerët që ishin në dhomë nuk nxirrnin zë prej gojës. 
-Ne nuk kemi kurrfarë interesi politik ta arrestojmë një nxënës 
shkolle, sepse kjo na e komprometon çështjen tonë, vijoi ai, ndërsa 
42
Arbeni po i pinte, një pas një, dy gota ujë. Si thuhet në 
terminologjinë tonë, ne luftojmë për t'i zënë "balenat" e jo "peshqit 
e vegjël", si je ti. Mirëpo, rasti yt është paksa më i ndërlikuar, sepse 
këtu është i implikuar edhe Sigurimi i Shqipërisë, që përmes 
kanaleve të veta po i fut këto libra tek ne dhe po e helmon klimën e 
shëndoshë të rinisë sonë shqiptare, e cila, për nderin e Partisë!, ka 
më shumë të drejta këtu se atje, në Shqipëri. 
-Tani, vazhdoi ai, duke u shndërruar i tëri në sy, në mënyrë që ta 
lexojë efektin e fjalëve të veta, më thuaj një gjë: a po e sheh ti vet 
se, duke e kursyer një njeri po e humb një tjetër, bile shumë më të 
shtrenjtë, vetveten tënde? Babai yt dhe nëna jote e kanë syrin në ty, 
se të kanë shpresën e familjes, ndaj mos i lëndo ata! Jam i bindur 
se nuk e meritojnë këtë, assesi. Përse ti të mos e vazhdosh 
shkollën me shokët tu? Ajo banga jote ende të pret. Kujtoj shokët e 
shoqet, të cilët poashtu janë të brengosur për ty, për të ardhmen 
tënde. Ata me padurim e presin kthimin tënd. Mos i dëshpro gjithë 
këta njerëz! 
Bata Kovaçeviqi, Eleganti, e nxorri me shpejtësi paketën e 
cigareve ”Morava” dhe ia ofroi edhe Arbenit një. 
-Ndize!, i tha, duke u zgjatur kah tavolina ku ishte ulur Arbeni. Ke 
kaluar orë të mundimshme dhe kjo ta lehtëson pak edhe të 
përqëndruarit. 
Arbeni u zgjat, e mori cigaren, e ndezi atë me shkrepsën që 
ndodhej në tavolinë dhe filloi ta thithë ngadalë, duke u përpjekur që 
në të njëjtën kohë të mos e lë përshtypjen e lypsarakut. 
Elegantit iu kishte zverdhur lëkura e hollë e fytyrës nga 
pagjumësia e tendosja. Megjithatë, përpiqej që Arbenin ta bindë të 
flasë, përkundër kaq orëve të kaluara nën torturë. Ia filloi t’i fliste 
për tema që, sipas mendimit të tij, ishin me interes të veçantë për të 
rinjtë. Përpiqej me çdo kusht të vente relacione miqësore me të. 
Kështu, filloi t'i fliste për letërsi, art, poezi, teatër, film. I fliste për 
Fidel Kastron, i cili në Amerikë, ku zotëronte imperializmi amerikan, 
e kish shpallë haptazi qëllimin e vet, se do ta ndërtojë socializmin, 
dhe atë mu te hundët e Pentagonit! Tregonte për aventurat e veta të 
rinisë, ia tregoi foton e vajzës së vet tetëmbëdhjetëvjeçare dhe të 
djalit pesëmbëdhjetëvjeçar. 
-Ja, këta janë fëmijët e mi. A po të pëlqen vajza?, e pyeti Arbenin, i 
cili s’dijti ç’t’i përgjigjej, ndaj e vuri buzën në gaz nga kjo pyetje e 
çuditshme. 
-Unë, foli më tutje Eleganti, po të betohem në fjalën e nderit se 
edhe për ty mendoj si për fëmijët e mi, ndryshe s'do ta konsideroja 
veten komunist të denjë për këtë librezë; e nxorri librezën e kuqe, 
nga portofoli dhe ia tregoi me gjest teatral. 
43
-Shtrij këmbët, amerikançe! tha ai. Pasi e vërejti se Arbeni nuk po 
e kuptonte, i tregoi vet, duke i shtrirë këmbët e veta mbi tavolinë 
dhe duke e thithur me pasion të madh cigaren që sapo e kish 
ndezur. 
Eleganti i bënte këto veprime me një lehtësi e spontanitet të tillë 
që ndoshta kurrë në jetën e tij s’i kish bërë. Qëllimi i vërtetë i kësaj 
sjelljeje ish që ta shtiente Arbenin në detyrime morale për të folur. 
Ndërkaq, atij këmbët i dhembnin pamasë dhe kjo shtrirje këmbësh 
ishte e mirëseardhur, po të mos ishte bërë me një qëllim të keq, për 
të cilin gjë ky ish thellësisht i bindur. Sepse, ç’të mirë mund të 
priste prej Elegantit? Asgjë! Qysh në orët e para e kish kuptuar se 
ky është më perfid se të tjerët. Madje, gjatë këtyre orëve e kish parë 
qartë se ky ishte instruktori kryesor i të gjitha torturave. Andaj, e 
përcillte me syçeltësi të veçantë dhe pothuajse në çdo fjalë e 
kërkonte ndonjë kurth të fshehur me mjeshtri. 
Pas një pushimi të vogël kohor, kur Eleganti kujtoi se ia arriti 
qëllimit, lehtas, me ton miqësor dhe me disa grimasa edhe më 
miqësore se toni, filloi t'i shtrojë pyetje Arbenit. 
-Na thuaj të vërtetën, çfarë librash të ka dhënë profesori K.? 
-Jo, nuk më ka dhënë libra, asnjëherë (gjë që s’ishte e vërtetë). 
-E ti, a i ke dhënë atij? 
-Jo (as kjo s’ish e vërtetë). 
-Ta zëmë se ti do t'ishe unë e unë ti, a do të besoje në këto që 
thua? 
-Sigurisht se po. 
-Mirë. A ke qenë ndonjëherë në banesën e profesorit dhe ç’keni 
biseduar me të? Çka të ka thënë ai? 
-Jo, nuk më kujtohet se kam qenë tek ai, brenda në banesën e tij. 
-Ne e dijmë datën, madje edhe orën kur ke qenë. 
-Gabim jeni njohtuar. Unë s’kam qenë në shtëpinë e tij. 
-Të lutem shumë!, bëhu i sinqertë, i tha Eleganti, duke i shoqëruar 
fjalët e tija me zë dhe buzëqeshje ironike që linte për t’u nënkuptuar 
se nuk i besonte fare. 
-Unë jam i sinqertë (me ju të jem i sinqertë!!!?, i erdhi për të vjellë 
Arbenit). 
-Jo, nuk je. Po të ishe, do ta shtrija dorën dhe do të shpija me xhip 
drejt e në shtëpinë tënde, që në këtë moment. 
Arbeni tundi kokën nja dy herë, majtas dhe djathtas, në shenjë të 
mospajtimit me Elegantin, por zë nuk lëshoi nga goja, sepse donte 
të linte përshtypjen e të fyerit. 
-Ti e di se këtu është shoku yt dhe, ai e pohon të kundërtën e asaj 
që thua ti. 
-Nuk besoj se ai thotë kështu si ju. 
44
-Sillni këtu Cajën! 
Me shpejtësi dolën dy udbashë dhe, pas pak, e futën në zyrë Cajë 
Fushëjakun, një shok shkolle të Arbenit. Atë e kishin arrestuar disa 
ditë më parë, ngase kish kënduar këngë patriotike në një pritje 
private të Vitit të Ri. Motra e mikpritësit, një daktilografe që punonte 
në gjyq, e kish denoncuar rastin, pasi e dinte se do ta pushonin nga 
puna po të merrte vesh UDB-a. Caja qe arrestuar së bashku me 
mekanikun Hysi Klloqanin, me të cilin Arbeni kish biseduar 
shumëçka, që tani mund t’i kushtonte shtrenjtë. Për Hysiun flitej në 
qytet ato ditë se do ta pësonte keq, pasi gjatë asaj pritjeje fatkeqe, i 
dehur si kish qenë, ish reshur së puthuri një orë dore, me rrypin 
kuqezi. 
E ndjeu një thermë të veçantë në tërë trupin kur e pa Cajën të 
përhumbur fare. Fytyra e tij fliste për një trazim shumë të rëndë, 
dukej i dërmuar dhe i thyer shpirtërisht. Mezi e shikonte në sy 
Arbenin. Po sikur Hysiu të ketë folur me Cajën për punët tona?, i 
shkrepi një mendim i mnershëm në kokë. Jo, nuk besoj. Hysiu ka 
qenë pesë herë në duart e UDB-së dhe kurrë nuk ka zbuluar askë. Ai 
është njeri me përvojë, i tha zëri i brendshëm i arsyes, i cili e 
qetësoi atypëraty. 
Rrufeja e drojës e goditi, por ajo u zhbë shpejt nga besimi i 
patundur në Hysiun. 
Athua sa "rrufe" të tilla dyshimi do të më godasin gjatë kësaj kohe 
hetuesie? Sa të tilla i kanë përjetuar të tjerët para meje? Dhe, sa të 
tjerë pas meje do t'i përjetojnë? 
Tre udbashë ishin rreshtuar me fytyrë kah Caja, duke e shikuar 
atë me vëmendjen më të madhe. Dy të tjerë e shikonin Arbenin. 
-Përshëndetuni!, dha urdhër Bata Kovaçeviqi, Eleganti. 
Arbeni u ngrit në këmbë dhe ia zgjati dorën shokut të shkollës. 
-Mirëdita!, thanë të dytë me një gojë. 
Eleganti edhe këtë takim dramatik donte ta shndërrojë në një 
takim teatral. 
Tani Arbenit ia qepën sytë Eleganti dhe Mirkoja. Ndërkaq, Ibroja 
dhe dy të tjerë u kthyen me fytyrë kah Caja. 
-A të ka dhënë ty libra Arbeni?, e pyeti Ibroja. 
-Unë e Arbeni kemi shkëmbyer libra të Shqipërisë disa herë. Më 
kujtohet se njëherë m’i pat dhënë librat: "Lahuta e malësisë", 
"Luftëtarët e lirisë", romanin "Gjarpërinjtë e gjakut", si dhe revistën 
”Leka”, të botuar më 1943, në Shkodër. Librat në fjalë ia kam kthyer 
brenda javës. 
-A të ka treguar ty Arbeni se ka qenë në banesën e profesori K.? 
45
-Po. Një të diele, unë po shkoja për të parë një ndeshje futbolli, 
kur befas nga hyrja e banesës së profesorit K. e pashë se po dilte 
Arbeni. Vijuam së bashku rrugën për në ndeshje. 
-A janë të vërteta këto që po i thotë Caja?, iu drejtua Eleganti, 
duke e këqyrë në drita të syrit Arbenin. 
Arbeni, pa i lëvizur qerpikët e me seriozitet të theksuar, ia priti: 
-Jo, unë nuk i kam dhënë libra Cajës dhe as që kam qenë 
ndonjëherë në banesën e profesorit K. (gjë që s'ishte e vërtetë). 
Bata Kovaçeviqi, Eleganti, rrëmbyeshëm urdhëroi: 
-Cajën dërgojeni poshtë. Sapo dualën, iu drejtua Arbenit: tash e 
tutje je armik, ndaj keq do ta pësosh. 
-Vazhdoni me të!, iu drejtua udbashëve, duke e pikasur me gishtin 
tregues Arbenin. 
Nga toni i stërkequr i tij, udbashët e kuptuan se, kësaj radhe, 
Arbeni duhej rrahur në mënyrë shembullore. Ibroja, që ishte më i 
interesuari për dashamirësinë e Elegantit, filloi ta godas krahëve e 
këmbëve me shufër hekuri, të cilën e nxorri nga një syze. Dy të tjerë 
e godisnin me shkelma e kërbaç. 
Pas disa të rënave Arbenit i u muarrën mendët dhe ra në 
dysheme. Dëgjonte si i përhumbur zëra, britje, sharje, kërcënime, 
por tashmë nuk ishte i mëdijshëm për to. Ndjente një zjarmi të 
madhe, lodhje përtej çdo mase, molepsje të pakufishme, e si pasojë 
e këtyre, një indiferencë të çuditshme ndaj çdo gjëje. 
Mendimi iu kish turbulluar, i ndahej në dysh, tresh, katërsh; i 
ndahej dhe nuk i bashkonte dot dy polet e tij: fillimin dhe fundin. 
Ende rrinte i shtrirë, ndërsa ata po bisedonin diç vëzh e vëzh me 
njëri-tjetrin. 
Nuk i kujtohej se sa ndejti ashtu i shtirë për dysheme. Por, kur i 
hapi sytë, e pa se Eleganti e disa të tjerë tashmë s’ishin brenda. 
Dhe, për habinë e tij të madhe, i ra në sy Zekë Zhubi i ulur në fotele! 
Iu duk se kish luajtur nga mendja, si është e mundur që këtu të jetë 
Zeka? Jo, jo! Këto janë halucinacionet e mia, tha ai pa zë. 
Zekën Arbeni e kishte farefis të largët, nga i jati. E shikoi edhe një 
herë me vëmendjen më të madhe, i bindur se nuk e dalloi mirë. Doli 
se, vërtet, ishte Zekë Zhubi! Në fotelen afër tij qëndronte një udbash 
tjetër, serb, me mustaqe. Arbeni këtë e njihte, sepse e kish parë te 
biblioteka e qytetit, ku ai banonte. Megjithëse qe i dërmuar, u kthjell 
pak nga kjo befasi e dorës së parë. Për Zekën e dinte se punonte si 
mësues, diku në fshatrat e Rahovecit, kurse, ja, tani po dilte se ky 
na qenka bërë udbash!? Athua, jam rrakatur unë apo kjo është e 
vërtetë? Si paska ndodhur kjo? Vallë, që kur ia ka filluar të punojë 
në UDB-e? Mjerë nëna e tij për këtë spiun!, gjykoi hidhërueshëm 
Arbeni. 
46
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``

More Related Content

Viewers also liked

Eseja treguese
Eseja tregueseEseja treguese
Eseja tregueseMenaxherat
 
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Xhuliana Haxhiu
 
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Xhuliana Haxhiu
 
Ese dhe tekste / (based in writing process theory)
Ese dhe tekste / (based in writing process theory)Ese dhe tekste / (based in writing process theory)
Ese dhe tekste / (based in writing process theory)Valbona Imeraj
 
Si te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshemSi te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshemKe Keiss
 
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.An An
 

Viewers also liked (7)

Eseja treguese
Eseja tregueseEseja treguese
Eseja treguese
 
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
 
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
 
Bloom the competences
Bloom the competencesBloom the competences
Bloom the competences
 
Ese dhe tekste / (based in writing process theory)
Ese dhe tekste / (based in writing process theory)Ese dhe tekste / (based in writing process theory)
Ese dhe tekste / (based in writing process theory)
 
Si te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshemSi te ushqehemi shendetshem
Si te ushqehemi shendetshem
 
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
 

Similar to Shefki Oseku ``Hetimet``

DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz RadovaniMarjan Dodaj
 
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistValiana Rama
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``Adriatik Rexha
 
Qyteti i jugut tregime dhe novela
Qyteti i jugut  tregime dhe novelaQyteti i jugut  tregime dhe novela
Qyteti i jugut tregime dhe novelaluto40
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Adriatik Rexha
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Testi i Matures 2011 B
Testi i Matures 2011 BTesti i Matures 2011 B
Testi i Matures 2011 BArian Idrizaj
 
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``Adriatik Rexha
 
239027135 migjeni-luli-i-vocerr
239027135 migjeni-luli-i-vocerr239027135 migjeni-luli-i-vocerr
239027135 migjeni-luli-i-vocerrtancela
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mfVila e mistereve mf
Vila e mistereve mfFezga Muci
 
Testi i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 ATesti i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 AArian Idrizaj
 
Letër një mikut tim
Letër një mikut timLetër një mikut tim
Letër një mikut timFezga Muci
 

Similar to Shefki Oseku ``Hetimet`` (19)

DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
 
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunistDeshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
Deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist
 
Metastazat e fb
Metastazat e fbMetastazat e fb
Metastazat e fb
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
 
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
Ismail Kadare ``Gjakftohtesia``
 
Qyteti i jugut tregime dhe novela
Qyteti i jugut  tregime dhe novelaQyteti i jugut  tregime dhe novela
Qyteti i jugut tregime dhe novela
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Tregime islame
Tregime islameTregime islame
Tregime islame
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Testi i Matures 2011 B
Testi i Matures 2011 BTesti i Matures 2011 B
Testi i Matures 2011 B
 
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``
 
239027135 migjeni-luli-i-vocerr
239027135 migjeni-luli-i-vocerr239027135 migjeni-luli-i-vocerr
239027135 migjeni-luli-i-vocerr
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
2.docx
2.docx2.docx
2.docx
 
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mfVila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
 
Testi i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 ATesti i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 A
 
Letër një mikut tim
Letër një mikut timLetër një mikut tim
Letër një mikut tim
 

More from Adriatik Rexha

Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``Adriatik Rexha
 
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Adriatik Rexha
 
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``Adriatik Rexha
 

More from Adriatik Rexha (20)

Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
 
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
 
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
 
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
 
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
 
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
 
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
 
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
 
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
 
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
 
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
 
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
 
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
 
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
 
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
 
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
 

Shefki Oseku ``Hetimet``

  • 1. S H E F K I O S E K U H E T I M E T BOTIM I REVISTËS ”DRITA” NË TRELLEBORG -SUEDI 0
  • 2. 1
  • 3. S H E F K I O S E K U H E T I M E T Lektorë – korrektorë: Shqiptar Oseku dhe Hazyr Dervishi ___________ Përpunimi kompjuterik: Frashër Oseku _______ U dorëzua në shtyp në shkurt të vitit 2002 Botimi i shtatë, i përmirësuar U shtyp me ndihmën e ABF-it, në Trelleborg – Suedi Tirazhi 1000 kopje 2
  • 4. 3
  • 5. S H E F K I O S E K U H E T I M E T BOTIM I REVISTËS „DRITA“ NË TRELLEBORG - SUEDI U shtyp me ndihmën e ABF-it, në Trelleborg – Suedi Tirazhi 1000 kopje . 4
  • 6. 5 .
  • 7. S H E F K I O S E K U H E T I M E T BOTIM I REVISTËS ”DRITA” NË TRELLEBORG - SUEDI 6
  • 8. . 7
  • 9. F J A L A J O T E Shokut tim, Hazyr Dervishit më virtuoze se vet Paganini kur i bie violinës së gëzimit pa asnjë tel ma vë në gjumë si foshnjën dinosaurin e pikëllimit tim vetmisë sime binjake lakun ia heq prej fytit me shpejtësi drite mur kinez ndërton mllefin tim mongol e lë me gishta në gojë jo rrallë, fuqishëm e mbanë për dore qenien time të papeshë, të paadresë fjala jote e urtë 8
  • 10. 9
  • 11. ora e kish mbuluar tërë qytetin. Skajeve të rrugëve ishin hedhur grumbuj bore nga buldozherët që punonin pandërprerë. Ishte ditë me një diell që shkëlqen por që nuk nxen fare. Reflektimi i rrezeve ua mirrte sytë kalimtarëve të rrallë që kishin dalë kësaj dite të ftohtë. Arbeni kish dalë aty nga ora dhjetë e mëngjesit për të blerë gazetën. Mbante shpresë se mos po e takonte ndonjërin që dinte se ç'u bë me shokun e vet, Cajë Fushëjakun. Ndonëse, ai ishte i vetëdijshëm se çfarëdo që të bisedojë me shokët, prapë se prapë, do të mbetej plotësisht e pamundur për ta ndërruar, qoftë edhe sa fija e flokut, rrjedhën e ngjarjeve. Bisedat me shokë në çaste të këtilla, kur e ke një çështje që të rëndon e vet nuk di ta zgjidhësh, më tepër bëhen për ta daravitur vetminë mbytëse, mendoi Arbeni. Rrugës u ndal te një kiosk, e bleu gazetën dhe tri copë cigare. Duhanin e pinte tinëza prindërve. Kjo i krijonte vështirësi, sepse shpesh ngelte pa të e dëshira për ta ndezur ia turbullonte mendjen. E ndezi një cigare. E thithte me hope të rralla, por të thella, duke nxjerrë shtëllunga të mëdha të tymit nga goja, të cilat, të përziera me athtësinë e mëngjesit, dukeshin si vrushkuj tymtarësh. Filloi të mendojë prapë për shokun e arrestuar. Të gjitha gjasat janë se Caja po mbahet në burg kot së koti. Nuk ishte ai djalë që i kishte "njollat" më të mëdha se Arbeni a shokët tjerë, po të shikohej kjo me optikën e UDB-së. Atëherë, pse e kanë arrestuar pra?, tha ngadalë, sikur donte ta qetësojë veten. Sa egoist që është njeriu. Shoku është në burg, kurse unë e kam harruar atë ngase edhe mua ka mundësi të më arrestojnë, tha me vete plot inat. Duke ecur i përshëndette qytetarët, por asnjërin prej tyre nuk e mbante në mend, sepse ishte si i përhumbur. Rreziku i burgosjes kish dy ditë që po e preokuponte. Gjithnjë e më qartë e shihte se burgosjes nuk kish si t'i shpëtonte. I bëhej se një rreth i metaltë, i padukshëm, po ia shtrëngonte ngadalë, por fuqishëm, tërë trupin e tij. I ra ndërmend se sot qe e mërkurë. Iu bë se po ia dëgjonte zërin fqiut të tij, Lan Dançelit: -Të mërkureve UDB-a i bënë arrestimet politike. Ditëve tjera i kryen arrestimet e ordinerëve. I tërë trupi iu rrëqeth nga një frikë e beftë. I dolën parasyshë fytyrat e Mirkos, Llazës, Stanojës, Gavros… 10 B
  • 12. Do të më rrahin si qenin sepse, kësaj here do të jetë pak më ndryshe. Tani jam i moshës madhore e jo miturak katërmbëdhjetëvjeçar, thoshte vetmevete duke ecur i turbulluar plotësisht nga ndjenja e frikës iracionale që e kish kapluar. Iu kujtua Lani, fqiu. Atë e kishin arrestuar si anëtar të një organizate të fshehtë irridentiste, Nacional-Demokratikes Shqiptare. Gjatë hetimeve ia kishin thyer dhëmbë e dhëmballë, por nuk kishin arritur t'ia nxjerrin qoftë edhe një fjalë të vetme për shokët. Iu bë se po e shihte përsëri Lanin si mburrej: -Unë kam rënë i fundit në burg, e kupton se çdo të thotë kjo, i fundit? Në këtë çast ndjeu turp prej vetes. Si mund të mendoj se UDB-a është e gjithëpushtetshme, kur ja, një fqinj imi, pothuaj analfabet, ka mundur t'i përballojë të gjitha torturat e të dalë faqebardhë nga thonjtë e saj? Arbeni si katërmbëdhjetëvjeçar ishte pedatur me UDB-në, kur qe kthyer nga Shqipëria. Ai qe arratisur përtej kufirit bashkë me shokun e vet, Dinin. Pas njëzetenjë ditësh qenë kthyer përsëri, me kërkesën e të dyve. Arbenin, si iniciator i kësaj ikjeje, e përjashtuan nga shkolla, pa të drejtë shkollimi për tre vjet. Mirëpo, me kaq nuk përfundoi. Për dhjetë ditë rresht, mëngjes për mëngjes, vinte në shtëpi korrieri i UDB-së, e i thoshte: -Eja edhe sot në orën 10.00. Të thërret UDB-a. Atje ishin të gjithë, Llaza, Mirkoja, Stanoja, Gavroja, udbashët serbë, të cilët ia krisnin flakaresha fytyrës, ia shkulnin veshët dhe pandërprerë e pyesnin: -Pse nuk po tregon se kush të ka ndihmuar për ta kaluar kufirin? Fol! Ç'të kanë thënë ata të Sigurimit? A të kanë thënë se Kosova është jona? Si quhej oficeri që të procedonte?, pastaj pasonin sërish flakareshat faqeve, shkulja e veshëve, fyerjet, poshtërimet dhe prapë seria e pyetjeve, e flakareshave, e fyerjeve. Iu bë sikur po i dëgjonte po ata udbashë duke i bërtitur plot kërcënim: -"Hë, përsëri po mirresh ti me politikë? Fol, nënën ta qifsha! Trego ku i ke marrë librat.? Kujt ia ke dhënë.? Çka të ka thënë prefesori K.? Me cilët shokë keni biseduar? Pastaj, rrahje me grushta. Me shqelma. Me kërbaç. Por, pa kaluar as edhe disa sekonda, një zë i brendshëm i tha: Mos u dorëzo! Nuk janë ata aq të fortë sa është përhapur zëri për ta. Frikacakët e kanë rritur forcën e tyre. Ofshau thellë. E ndjeu një lehtësi. Iu bë sikur ky mendim e këndelli dhe ia daraviti retë e zeza të dyshimit. U gëzua që u lehtësua nga një barrë e madhe, e cila e pat 11
  • 13. molisur shumë keq disa çaste më parë. Një forcë e padukshme i erdhi nga skutat më të errta të ndërdijes. I pa dy djem që po vinin në drejtim të tij. Ishin normalistë, si edhe Arbeni. -Mirëdita!, i thanë ata. -Mirëdita!, ua ktheu Arbeni dhe e zgjati dorën për t'i përshëndetur të dytë. -Drejtori i shkollës na dërgoi të të thërrasim. Kishte diçka punë me ty, foli njëri prej tyre. -Ashtu? Mirë pra, nisemi. U nisën që të tretë. Arbeni e ruajti gjakftohtësinë deri në fund. Nuk u mëdysh se ishte UDB-a ajo që e kërkonte. Kjo është kurth e rëndomtë policore, në mënyrë që viktimës, deri në çastin e arrestimit të mos i ngjallet kurrfarë dyshimi se do të arrestohet. Torollakët, shfreu ai, më trajtojnë si të papjekur fare. Rrugës po ecnin, por përveç disa fjalëve të parëndësishme ata nuk folën më gjatë. Mirëpo, për Arbenin, s’pati më dilemë se, që nga ky çast e tutje, çdo hap që po bënte në drejtim të shkollës, në të vërtetë, po shkonte pashmangshëm drejt burgut. I shkrepi në mendje të arratiset. Po ku të vejë? Mundet njeriu të fshihet një ditë, një javë, por një jetë të tërë nuk rri dot i fshehur. Ky mendim iu duk fëmijëror, ndaj dhe qeshi paksa me vetvete. Ishte i vetëdijshëm se, poqese vendos, kish ende kohë sa për t'u arratisur në Shqipëri. Jo!, i erdh një zë i trazuar nga brenda. Këtu është vendi im... Po i afroheshin shkollës, e Arbeni s’e kish ende krejt të qartë se çfarë vendimi do të merrte, të qëndronte, apo jo? Dilema i rrinte pezull mbi kokë. Të qëndronte-do të thoshte të futej mëdijshëm në mynxyrat e torturave. Të arratisej, ku të shkonte? Këtu qe shtëpia e vet, qyteti i vet, vendi i vet, ku i kish të gjithë të dashurit. Këtu e kish Doruntinën. Pse të arratisej, ç’faj kish bërë? Tjetërkund? Ku? Askund. Do të qëndroj këtu, foli pa zë, në dreq të mallkuar le të vejë! Unë do të përpiqem ta ruaj veç një gjë, të mos i marrë në qafë shokët e mi. Kaq. Le të dalë ku të dalë! Lamtumirë liri!, i erdhi të thërriste, por u përmbajt të mos flasë. Nuk deshi të lë përshtypjen e frikacakut, të bëhej patetik para këtyre djemve që mezi i njihte. Shokët u përshëndetën me Arbenin në kthesën e rrugës për te shkolla, dhe ai vazhdoi vetëm. Ndërsa po afrohej te porta e shkollës, e ktheu kokën edhe njëherë kah parku i qytetit, pastaj kah pjesët tjera. I shikoi me mallë të madh. Iu duk se po i shihte për herë 12
  • 14. të parë. Bora e kish hedhur mbulojën e vet të bardhë dhe ai vezullim i jepte qytetit një pamje shumë tërheqëse, të cilën ky po përgatitej shpirtërisht ta linte. Iu bë se ndarja me qytetin e ligu paksa. E mblodhi veten dhe deshi të hyjë nëpër portë por, sapo e vuri këmbën te pragu, i kërcyen dy njerëz të panjohur dhe e rrëmbyen për krahësh. -Mos luaj! Në emër të popullit je i arrestuar! Ec përpara! Mos shiko anash! Në zërin e tyre Arbeni hetoi shqetësim dhe nervozë të madhe. E tërhoqën zvarrë për krahësh deri te hyrja e korridorit të shkollës dhe me shpejtësi të stërvitur mirë ia vunë prangat në duar. I shikoi edhe njëherë këta të panjohur. U befasua kur i pa jo dy, po katër! Sigurisht se dy paskan qenë të fshehur pas kapakut tjetër të portës, mendoi. I mjaftoi veç ky shikim për të hetuar se ata ishin shqyer syshë nga tendosja e jashtëzakonshme. Pa kaluar as dhjetë sekonda, e dëgjoi uturimën e një xhipi, të cilin ky s'e kishte parë askund para shkollës. E paskan përgatitur me shumë kujdes arrestimin tim, edhe xhipin e paskan fshehur diku afër, tha me vete. Katër udbashë fuqishëm e shtynë të ecte drejt xhipit, që tashmë ish ndalur, me motor të ndezur, mu para portës së shkollës. E futën brenda, ku hynë edhe dy prej tyre. Ende pa u ulur, e pa në ulësen e prapme një njeri me revole në dorë, që ia drejtoi në kokë duke e përcjellë me shikim zhbirues. -Mos lëviz, do të shtie pa paralajmërim!, i tha nga pas udbashi me revole. Zëri i tij dukej plot tension. Ç'është gjithë ky teater policor?, i lindi pyetja Arbenit. Ai s'e dinte se kjo procedurë, e paraparë deri në hollësi në literaturën policore, bëhej pikërisht për ta hutuar dhe tmerruar të arrestuarin, duke ia krijuar atij ndjenjën e pafuqisë totale ndaj organeve të Sigurimit Shtetëror. U nisën. Nga bora në rrugë xhipi lëkundej herë djathtas e herë majtas, ndërkaq Arbenit i vlonin në kokë gjithfarë mendimesh. Ç'do të ndodhë tash e tutje me mua? Çfarë ka ndodhur me Cajën? Si do ta përjetojë nëna tërë këtë? Vallë, a do të mund t’i përballojë torturat? Jo-o-o!, është poshtërsi të gjunjëzohem. Si guxoj të sillem me kaq pak dinjitet ndaj vetvetes? A jam kaq i ligë sa ende pa e ngrënë një shpullë po shtroj pyetje kapitulluese? Befas në rrugë e pa profesorin K., i cili po bisedonte me një njeri të moshuar. E vuri buzën në gaz. Çfarë rastësie! Në çastet më dramatike po e shihte edhe njëherë njeriun, i cili Arbenin, gjatë vijimit të normales, e kishte ndihmuar pakursyeshëm në të kuptuarit 13
  • 15. e të fshehtave të krijimit poetik. Por, ky kishte ndikuar gjithashtu edhe në formimin njerëzor, duke e nxitur joimponueshëm në leximin e Orvellit, Fishtës, Konicës, e shkrimtarëve të tjerë të ndaluar. Cenzura vepronte pamëshirshëm sidomos ndaj shkrimtarëve shqiptarë, gjoja të lirë, duke ua hequr të gjitha ato pjesë që mund të asocionin sado pak në bashkimin e kombit shqiptar. Madje, edhe për më pak gjë. Mjaftonte që krijimi të kish një ndjenjë të flashkët të dashurisë për Shqipërinë dhe kjo ishte e mjaftueshme për cenzurën. Profesori im, lamtumirë!, foli me vete Arbeni dhe, një pikëllim e tronditje shpirtërore e rrëmbeu për një çast, ndërsa xhipi tashmë iu kish afruar ndërtesës së SPB-së. Të tre udbashët që gjendeshin ulur brenda e vështronin çdo lëvizje të Arbenit, pa bëza, thua se ky kishte të fshehur diku ndonjë sustë apo dinte farë kodi që mund ta ngriste tinëza në ajr tërë qytetin. Duke parë me habi se si po e trajtonin, Arbenit iu ngjall një neveri e theksuar. Këta qenkan filigranët e marrisë njerëzore, mendoi në heshtje. Kur arritën te portat e hekurta, të cilat ndodheshin në oborrin e ndërtesës së UDB-së, së pari zbritën nga xhipi dy udbashët e pastaj shoferi. Ai që e mbante revolen e drejtuar kah Arbeni, udhëroi me zë të prerë e plot kërcënim: -Zbrit dhe kujdes, mos bën përpjekje të ikësh! Do të shtiej pa paralajmërim! A kuptove? Arbeni veç pohoi me kokë. Iu duk i bezdisshëm ky tip roboti, me të cilin nuk deshi të komunikojë përmes zërit, në shenjë të mospërfilljes së haptë. Gjatë përpjekjes për të dalë nga xhipi, Arbeni pati vështirësi të mëdha, sepse i kishte duart e lidhura. Me dhjetëra herë i kishte parë artistët nëpër filma se si i shtrëngonin muskujt e fytyrës kur lëviznin me pranga në duar, por ajo nuk i dukej gjithaq bindëse, madje kishte përshtypjen se kjo bëhej në mënyrë paksa teatrale. Njerëzit qenkan të krijuar të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të të tjerëve, përsiati heshturazi dhe i erdhi turp për vetveten. Meqë vet ishte në gjendje të parëndomtë shpirtërore, filloi ta ndjente një afërsi emocionale me të gjithë ata të cilët nuk i njihte, por që e merrte me mend se kanë kaluar nëpër këso lloj provash jetësore. Burgu është një lloj filtri shpirtëror, gjykoi gjakftohtë Arbeni. Në atë çast e pa se kah dera, nëpër të cilën ky do të hynte, ishte rreshtuar një kordon i tërë policësh. Ata thërrisnin, bërtisnin, e 14
  • 16. klithnin kërcënueshëm, jepnin urdhëra të paqarta. I bënin disa lëvizje të shpejta e të panatyrshme. Arbeni që kish një shpirt poeti, këto sjellje nuk dinte si t'i shpjegojë. E kish përshtypjen se këta qenkan një lloj i veçantë i njerëzve, të cilët, si i ri që ishte, nuk paskësh pasur rast t'i takojë kurrë. Athua, nga e marrin gjithë këtë energji për të vepruar kështu? Çfarë instiktesh parahistorike duhet t'i kenë trashëguar, vallë, këta tipa kaq brutalë?, e pyeti veten. I tronditur siç ishte, nuk orvatej fare ta gjejë përgjigjen, sepse situatat rreth tij ndryshonin me shpejtësi marramenthi. Këtyre ora biologjike po u punoka me ritëm të dhjetëfishuar, ironizoi pa zë dhe i erdhi të qeshë në mes të tronditjes. E kishte një instikt të çuditshëm të vetëmbrojtjes. Kur ndodhej në gjendje të pabarazisë totale, për ta arritur së paku njëfarë ekuilibri të imagjinuar, e godiste epërsinë e kundërshtarit me ironi apo sarkazëm dhe, kështu, e krijonte, së paku fiktivisht, një barazpeshë shpirtërore, të cilën e përjetonte si ngushëllim. Si është e mundur që këta të jetojnë në mes njerëzve me këto kode të fshehta antinjerëzore, të cilat i përdorkan me kaq zell?, i shkrepi prapë një ironi atypëraty. E hetoi se pavetëdijshëm po mirrej me ta, dhe iu duk vetja i vogël. Portat e hekurta ishin çelur dhe, më shumë i shtyrë nga ajo mori policësh se sa me ritmin e hapit të vetë normal, zbriti disa shkallë tatëpjetë, pastaj filloi të çapojë nëpër një korridor të gjatë, gati-gati plotësisht të errët, të shtruar me çimento. Në jehonën e korridorit, hapat e kësaj turme krijonin tone të llahtarshme. Korridori ia kujtoi Arbenit legjendat fantastike për Shpellën e Kusarëve, afër qytetit të Gjakovës. Për të thuhej se kish tunele të errëta, të mbushura me ujë, që shpienin deri në Liqenin e Shkodrës. Hë, gjëmoi në vetvete, në anën tjetër të këtij korridori nuk është Shkodra por Minotauri. E dëgjoi një urdhër të prerë: -Hyr këtu! E pa se një derë tashmë ishte hapur dhe, duke i ngritur këmbët paksa më shumë për shkak të pragut të lartë, u fut brenda në një birucë të ngushtë, ku kutërbonte erë e rëndë. Aty ia hoqën prangat, pastaj tre policë e një civil ia filluan kontrollit të hollësishëm, duke ia hequr së pari orën e dorës, rrypin e pantollonave, pastaj ato gjëra që i kishte në xhepa: lugën e këpucëve; dy cigare; shkrepsen me disa fije në të; mindilin; lidhëzat e këpucëve; portofolin me disa para të imta; dy poezi, të cilat ia gjeten në xhepin e brendshëm të palltos, e të cilat ky as që e dinte se i kishte aty, pastaj vazhduan me kontrollin trupor, deri në organet intime. Këto punë i bënin me 15
  • 17. një pedantëri aq të madhe, saqë Arbenit i vetëtoi një ndjenjë e panatyrshme, sikur ish kthyer në statist të një teatri absurd. Pas kontrollit, policët dhe udbashët dolën me nxitim, duke i marrë me vete gjërat që ia kishin gjetur në xhepa. Vetëm në këto çastet të para të vetmisë, Arbeni arrti të ndjente se sërish po i rikthehej vetvetja, e cila më parë sikur ish strukur diku. Mirëpo, ai ndjeu se në tërësinë e personalitetit të tij diçka po i mungonte. Asgjë tjetër përveç drejtpeshimit shpirtëror, të cilin, si duket, ma kanë lëkundur këta ushtarë të ferrit, u shpreh metaforikisht për udbashët, të cilët, për kaq pak kohë, ia kishin lënduar keqas sedrën. Deshi ta harrojë këtë realitet. U përpoq që imagjinativisht të dalë jashtë mureve të zymta të birucës. Iu kujtua çasti kur e bleu ”Rilindjen”. Nga koha kur e kishte blerë gazetën e ndanin disa orë, mirëpo iu duk se ishte krijuar vakumi kohor i një shekulli. Athua, ku më mbeti gazeta? A është e mundur që ata të ma kenë marrë pak më parë, apo më ka rënë në xhip?, e shtroi pyetjen dhe, ende pa u përgjigjur, e pa se kjo më shumë qe një intermeco, se sa një pyetje që duhej shtruar në këto çaste. Filloi ta ndjejë një pikëllim të thellë. Iu duk krejtësisht e natyrshme të ishte i pikëlluar, përballë mësimit se këta njerëz, në emër të diçkahit që është aq abstrakt, kaq lehtë paskan mundësi ta përmbysin jetën, pa arritur as ta kuptosh se përse kjo ndodh. Pse? A nuk e ditke ti se përse ndodhin këto përmbytje? Ku më je rritur, zotrote? Arbeni filloi të polemizojë me veten plot mllef. Kur ishte nervoz, i kishte shumë më të qëlluara ironinë e sarkazmën. Edhe vet habitej se si i dilte mbi syprinë kjo dhunti, posaçërisht në çastet më dramatike. Po të isha me shokët, do t'i kujtohej ndokujt ndonjë dhiare brenda këtij kaosi, u mendua prapë përdëllueshëm për shokët. Ky mendim ishte refleks i zbraztësisë së panatyrshme që i qe krijuar atij gjatë këtyre dy orëve. Athua, a mund të gjendet farë dhiareje në këtë xhungël të pashpirtësisë njerëzore? E hetoi se, më tepër i pëlqente ndihma imagjinative e shokëve, se sa darët e forta të rrethanave që e shtrëngonin pamëshirshëm qenien e tij të pambrojtur. E pa sa nuk po i mjaftonte vetvetja. Shumë drama, madje edhe tragjedi njerëzore, për fat të keq, jemi të detyruar t'i përjetojmë në kthinat e vetmuara të qenies sonë. Ndaj ato, kështu të fokusuara, godasin shumë më egër. Prandaj populli ka thënë: miku i mirë në ditë të vështirë, iu kujtua ky proverb popullor. 16
  • 18. I ra qejf ta ndezë një cigare, që tok me tymin t'i mjegullonte edhe kujtimet për shokët, të cilat e pikëllonin pa masë. Po, cigaret ç'vepër penale bënë që u sekuestruan? Donte t'i largojë mendimet rreth shokëve me çdo kusht. I dukej se duke i thirrë në kujtime ngjallte shpresa të kota, sikur donte të mos e pranojë realitetin e vrazhdë, faktin se ishte ndarë me dhunë prej tyre dhe se tani po fillonte një faqe e re e historisë së tij jetësore. Ai ende nuk e parandjente atë se, tash e tutje, shokët e derisotshëm, s’do ta zinin më atë vend qendror në jetën e tij, siç e kishin zënë deri në këto çaste. Në këtë dyluftim me vetveten, papritmas iu kujtua një ngjarje tragjike që e kishte parë në fëmijërinë e hershme dhe të cilën pluhuri i viteve nuk ia mbulonte dot me harresë. U pajtua me shtjellimin e kujtimeve për këtë temë, duke e zëvendësuar me atë të shokëve, e cila e sëmbonte thekshëm në zemër. Kur qe i vogël, e kish parë një nënë të re, të cilën sapo e kishin lajmëruar nga spitali se i kish vdekur djali i dëshirit. Gurë e dru i pat tunduar vaji i saj. Britmat, shkuljet e flokëve, rrahjet e kokës me grushta, të gjitha këto pas nja një gjysmë viti, sa i kujtohej Arbenit, u borrën. Gruaja, së cilës ky nuk ia harronte dot fytyrën, shihej në qytet duke ecur, herë-herë vetëm, herë-herë duke folur me burrin apo me shoqet e saja buzagaz. Pas pak ngeli përsëri me barrë dhe, pas lindjes së fëmiut të ri, dilte në qytet duke e shetitur në karrocë të sapolindurin. Fytyra e saj ishte e mbushur hare e ngazëllim. Athua, të gjitha vuajtjet tona qenkan të destinuara të vdesin vetvetiu me rilindjen tonë? Çfarë është domethënia e këtij rregulli të pashkruar jetësor? Ku qëndron misteri filozofik i saj, përsiaste Arbeni, ndonëse për filozofinë e mirëfilltë dinte më pak se për dorën e vet të majtë. E kuptoi se duke u kapur për tema ”të mëdha" përpiqej me çdo kusht t'i shmangej ballafaqimit me realitetin lakuriq, i cili i rrinte pazgjidhshëm para hundësh, por që ky e anashkalonte me kryeneçësi. E ndjeu se nuk qe përgatitur sa duhet shpirtërisht për një rrezik të këtillë. Ky qe gabim i pafalshëm. Realisht qe dashur ta mirrte me mend këtë zhvillim, ta zbërthente e shpirtërisht të armatosej sa më parë brenda vetes. E pse nuk jam përgatitur për këtë? Ç'kam ëndërruar unë? Jo, po, se fatkeqësia do t'i godasë veç të tjerët, kurse mua nuk do të ma mësojë kurrë adresën. Paskësh pasur të drejtë psikologu që ka thënë se qenia njerëzore është plot mekanizma mbrojtëse, tha ai pas pak, kur kish arritur të qetësohet. Kjo dmth. se ne druajmë edhe ta mendojmë rrezikun. Ne shpresojmë se jemi më trima e më të ndershëm, se sa që jemi, në të vërtetë. Veç kur shkreptin rrufeja e rrethanave të jashtëzakonshme, 17
  • 19. tek atëherë na dalin në pah tiparet që ia kemi fshehur edhe vetvetes. Ky mendim e bindi se ngjarjet ishin duke rendur para tij, se nuk po arrinte dot t’u dalë para ashtu si duhej. Sa më trim dhe i vendosur që të jetë njeriu, aq më pak lejon të befasohet. Madje, ndodh e kundërta, trimat e marrin në duart e veta iniciativën dhe i befasojnë të tjerët. U ngrit në këmbë dhe filloi të shetis nëpër birucën e vet të ngushtë. Ecte me hapa të shpejtë dhe të shkujdesur, duke u përpjekur që ta bashkërendojë ecjen me mendimet e shkapërderdhura, duke mos u kujtuar fare se ky është veprimi më rutinor i të burgosurve nëpër biruca. U mundua që mendimin e mëparshëm ta konkretizojë me shembuj jetësorë. Iu kujtua profesori K., i cili, me një rast, u kishte kthyer gishtat kah thembrat udbashëve kur ata vajtën t'ia bastisin shtëpinë. U kishte dalë vet në derë dhe u kishte kërkuar urdhërin me shkrim nga prokurori, me të cilin lejohej bastisja e banesës së tij. E, ata, meqë nuk u kishte kujtuar kjo paçavure-letër, të hutuar e të befasuar nga kërkesa e papritur, ishin ndalur te porta. Njëri nga ata, madje, edhe ish kthyer për ta siguruar dokumentin në fjalë. Profesori K. e shfrytëzon këtë huti të tyre për t’i hedhur nga dritarja librat e shkrimet që, pa kurrfarë dyshimi, do ta shpienin drejt e në burg. Ose rasti i Bajram Daklanit, gjatë viteve të turbullta të Luftës së Parë Botërore, për të cilin flitej ende me krenari. Ky, fill i vetëm, i kish dalë para në Vaun e Spasit një taborri ushtarësh italianë. I mllefosur si kish qëlluar ato ditë, i kish kërcënuar e sharë mbarë e mbrapsht të gjithë të huajt, që vinin sekush me pupla në kapele e u vinin zjarrin shtëpive të fshatarëve. Kërcënimet e të sharat e Bajram Daklanit i kishin trembur ushtarët italianë. Me të krisur si ky s’luftohet dot, kishin thënë. Shqiptarët janë gjaknxehtë, kushedi sa të tillë na presin grykave. Dhe, pa një, pa dy, ata ishin kthyer mbrapsht. Trimi i hap udhët çuditërisht e i ligu i mbyll ato për marre, iu kujtua thënia e plakut Fet Vulës, shok rinie i Bajram Daklanit, që vinte shpesh në duqanin e të jatit për t’i kuvenduar kohët e moçme. Ç'po bëj unë kështu? Në këto çaste para furtunës, në vend se të mbledh veten për të marrë vendim të prerë, unë po i ripërtyp kujtimet e të vdekurve!!!? Të lutem shumë, radha është jotja, vetëm jotja! Të tjerët nuk do të luftojnë për ty, i thoshte zëri i ndërgjegjës, të cilën ky e dëgjonte jo edhe aq me ëndje sepse, i dukej se ia rrënonte mu ato shtylla ku mbështetej qenia e tij e brishtë. Nuk dinte kah t'ia niste së pari. E kish zakon t’i rreshtojë prioritetet në mendime dhe veprime, por, ja, që sot ky rend i qe bërë 18
  • 20. lëmsh i pafije. Meqë kish përjetuar një katrahurë ndjesish, kjo gjë s'po e linte të përqëndrohet në rendin logjik të gjërave. Asgjë nuk dëgjohej përjashta, pos një kollë e thatë dhe e rallë e një njeriu që, diku, në këtë gjysmerrësirë, gjendej në ndonjërën nga birucat e shumëta, të cilat ky i mirrte me mend. Dikur edhe ky njeri pushoi së kollituri. Tashti, heshtja e zotëroi tërë burgun. Ndoshta, këta kështu edhe e kanë paraparë që, pos të tjerash, të arrestuarin ta shtiejnë nëpër këtë karantinë heshtjeje, për t'ia kujtuar atij vogëlsinë e vet në raport me pushtetin, i tha një mendje e tij. Arbeni, tashmë i shihte gjërat në dritë të re, ashtu si nuk i kishte parë kurrë më parë. Iu duk se shetiti mjaft, prandaj u ul në dysheme, duke shpresuar se kështu do të përqëndrohet më mirë. Filloi ta vështrojë me kujdes birucën ku u gjet padashur. Kur hyri në fillim iu kishte dukur e errët, kurse tani, ja, dalëngadalë po shihte, madje shumë qartë: disa shkronja në mure, një poç i vockël mbi derë, i rrethuar me tela, pastaj dërrasat e ngushta të dyshemesë dhe, në fund, sërish, dera e madhe që e kishte përballë, me një zgavër në mes, e cila, nga jashtë, ishte e mbuluar me një llastër të vogël. Në një kënd ish lënë qypi i hekurt, nga i cili vinte kutërbim i padurueshëm. Sot, për pak orë kishte përjetuar kaq shumë ngjarje. Ka ditë në jetën e njeriut që janë të gjata sa vitet, e ka ditë që janë të shkurtëra sa orët. Ashtu, si qe i ulur, befas i shkrepi një mendim se po përpiqej që, në mënyrë të pavetëdijshme, t'i bishtëronte marrjes së atij vendimi, i cili do të ishte më i drejti dhe më i ndershmi në këto momente. Ishte çasti kur të gjitha rrugët ishin zhdukur nga harta. Kishin mbetur veç dy: ajo e vuajtjes dhe e flijimit të mëdijshëm, si dhe ajo e përuljes e poshtërimit. Hë, fol, de, për kë je?, zihej me ndërgjegjën e lodhur nga këto mendime. E dinte se çdo sekond mund t’ia fillonin ta torturonin. Për një çast mori frymë thellë dhe ofshau padashur. E ndjeu se në kraharor po e ngulçonte diçka. Zemra filloi t'i rrahë me shpejtësi të panatyrshme. Do të bëj vetëm atë që ma lejon zëri i ndërgjegjës, e kurrsesi ndryshe. Asgjë që mund ta përjetoj nuk do të jetë më e tmerrshme se nofka ”spiun”. Atë shumëkush e ka si atavizmë tërë jetës së vet. Kurrë jo! Kurrë jo! Mua prej tyre më ndan toka e qielli. Unë nuk do t'i shërbej UDB-së, deri në frymën e fundit. Ata janë Matana e unë Këtejana. Ata janë të Huajt e unë jam Joni, ata janë..., filloi t'i 19
  • 21. numërojë të gjitha ato "mure" psikologjike, etike, njerëzore e kombëtare që e ndanim Atë nga Ata. Nga zëdhënësi i korridorit ushtoi fuqishëm një valle serbe. Muzika e huaj e nervozonte pamasë, sidomos tashti kur ishte thelluar në mendime. Sërish u ngrit në këmbë dhe filloi të shetis nëpër birucën e tij të ngushtë, por tani më i shqetësuar se më parë. Iu bë se ishte një njeri tjetër. E kuptoi se qe tëhuajsuar keqas nga frika se nuk do të mund ta përballojë dhunën që e ndjente se afrohej. Në qenien njerëzore janë të montuara llojlloj alarmesh. Mirëpo, alarmi i drojës është njëri nga më të tmerrshmit. Poqese ky nuk frenohet me arsye të shëndoshë, është rrezik të humbet pjesa më e shenjtë e qenies sonë: dinjiteti. E, të jetosh pa të është jetë Tantali, posaçërisht për njerëzit me shpirt të ndjeshëm. Befas u ndie se dikush po i afrohej pazhurmshëm birucës së tij. Mbajti vesh dhe dëgjoi se dy apo më shumë persona po pëshpërisnin diçka njëri me tjetrin. E ndieu rrapëllimen e çelësave që u futën në bravën e derës. Me shpejtësi e rrotulluan çelësin një herë, dy herë. E hapën derën. Ishin dy policë të bëshëm, të cilët u përkulën kur hynë brenda, duke e mbyllë derën pas vetes. E pyetën me zë të qetë e të ngadalshëm: -Si quhesh? -Arben Thaçi. -Eja me ne, i thanë ata dhe, duke e vënë gishtin në buzë vertikalisht e, duke ia hapur sytë kërcënueshëm, i dhanë të kuptojë se nuk duhet të bëzaj fare. Dolën nga biruca që të tre. Njëri polic ecte përpara e tjetri pas Arbenit nëpër korridor, të cilin ky e kish parë para pak orësh, por që tashmë iu duk se ishte shumë më i ndritshëm. Duke iu ngjitur vet i treti shkallëve përpjetë e hetoi se tani muzgu e kishte gllabëruar qytetetin e Gjakovës. Ndonëse dritaret qenë të lyera me ngjyra të errta, nëpër to përbirohej drita e mekur e poçeve elektrike të qytetit, të cilat i kishin renovuar elektricistët pak ditë më parë. Errësira është katrithur të vë dorë mbi qenien time si mbi pronat e veta të kaherëshme. Por, ka më se njëzet vite që unë e kam përjetuar dritën. S'ka forcë që të ma grabisë këtë pjesë të vetëdijes sime, i tha një zë i brendshëm, i cili iu duk se kumboi fuqishëm në tërë qenien e tij. Korridori ishte mjaft i gjatë, i mbuluar me një shtrojë të re, këmbësore. Duke e parë me vëmendje korridorin, i dukej se asgjë nuk kish ndryshuar nga hera e fundit, kur qe proceduar para ca vitesh. 20
  • 22. Dhomat përanash ishin të njëjta si dikur. Ajo e shefit ishte e veshur, si atëbotë, me lëkurë ngjyre të murrme, trishtuese. Sigurisht, për të mos u dëgjuar zëri jashtë. Po,vallë, tani, ku do të më fusin?, e pyeti veten, pasiqë vërejti se e kaloi dhomën e shefit, në të cilën dhomë ishte rrahur shumë herë para disa vitesh, e ku instiktivisht priste ta fusin sërish. Policët, të cilët e dinin se ku duhej ta dorëzonin palën, vazhduan qetas t'i kalojnë dhomat, njërën pas tjetrës, duke shkuar drejt kah dhoma e fundit e korridorit ku, si duket, ishin duke e pritur hetuesit. Te një derë, në të majtë, në hyrjen e së cilës shkruante nr. 7, të dy policët u ndalën, ndërsa njëri prej tyre trokiti lehtas, pastaj u dëgjua thirrja: -Hyr! Polici që mbajti vesh te dera e hapi atë dhe, pasi përshëndeti ushtarakisht, iu tha atyre se po e sjellim palën sipas porosisë suaj. Ata murmuritën diç, por Arbeni s'e dëgjoi mirë se ç'thanë. Polici që qëndronte prapa tij e shtyu dhe ky u fut në një zyrë të ndriçuar me poçe neoni. Dhoma ishte e madhe me fotele rreth e përqark. Ormarët ishin vendosur në anën e djathtë. Në mes ishte një tavolinë e për karshi derës ishin dy dritare të mëdha, pjesa e poshtme e të cilave ishte e lyer me ngjyrë të bardhë. Në këndin e djathtë qe e vendosur varsja e teshave. Në fotele ishin ulur mbi dhjetë njerëz, për të cilët nuk pati dyshim se që të gjithë ishin udbashë. Njëri ndër ta ishte shefi i SPB-së së qytetit të Gjakovës, që, si për ironi, quhej Enver Hoxha. Arbeni këtë e kishte parë disa herë duke shetitur në korzo me revole në brez, si t’ishte kauboj i Teksasit. Po, për Enver Hoxhën dhe qëndrimin e tij prej puthadori, Arbeni kishte dëgjuar nga gjimnazistët. Djalin e vet ky e kish regjistruar serbisht në gjimnaz. Me këtë gjest Enver Hoxha donte të dëshmohej si komunist-internacionalist i devotshëm, për të cilin qenë të huaja mbeturinat e vetëdijes nacionaliste, siç mund të ishte, ta zëmë, shkollimi i fëmijëve në gjuhën amtare, shqipe. Për një çast pllakosi heshtje e plotë. Ndihej vetëm zukatja e dritës së neonit. U krijua një qetësi e panatyrshme mes tij dhe atyre që po e prisnin. Shikimet e të gjithëve u fokusuan drejt Arbenit, kurse ky u përpoq që të jetë sa më i qetë, në mënyrë që të mos linte përshtypjen e njeriut të trembur. Njëri, pa u ngritur, por duke tundur kokën, e përshëndeti. -Mirëmbrëma! -Mirëmbrëma!, ua ktheu ky, me zë serioz e zyrtar. E kishte zakon që, kur takohej me njerëz të panjohur, ta rregullonte ngjyrën e zërit ashtu që të dukej sa më i qetë dhe më i 21
  • 23. natyrshëm. Përvoja jetësore e kishte mësuar se përshtypja e parë nga takimi me njerëz është thuaja vendimtare. Të gjithë e shikonin me vëmendje, kurse këtij iu duk se shumë prej tyre nuk i kishte parë kurrë më parë, përveç Enver Hoxhës, kryeshef i SPB-së e Mirko Iliçit, të cilin e druante tërë qyteti. Ky i fundit, sapo e pa, ia priti me një ton të sigurtë: -Aha, ky është ai. Arbenit i ra në sy se orenditë që ndodheshin në dhomë ishin të reja, të tilla që ky i kishte parë veç në filma amerikanë, por jo edhe në jetë. Ngadalë, padiktueshëm, i përshkoi me shikim veç e veç, secilin udbash që ndodhej në këtë zyrë. Befas i ra në sy Ibro Haskaj, të cilin, në fillim, s'e kishte parë fare, ca nga hutimi e ca nga fakti se ai ishte strukur në një kënd të padukshëm të kësaj zyre. Vendi ku qe ulur ishte shprehje e pozitës reale të tij në këtë hierarki policore. Ibro, siç dëshironte që ta thërrisnin (meqë i dukej se tingëllonte më bukur me zanoren fundore sllave), ishte shqiptar. Ai ishte bjond e truphedhur, afro tridhjetëvjeçar, me fytyrë të rrumbullakët e flokë të krehur përpjetë. Gjashtë muaj më parë ky e kish arrestuar e torturuar gjerë para vdekjes shokun e Arbenit, Dikë Malzogajn, të cilit i ishin zënë në shtëpi libra të Tiranës, botim i periudhës së pas Luftës. Arbeni, duke e shikuar Ibron, mendonte për shokun e vet, për të cilin nuk ishte i sigurtë plotësisht se, a ndodhej diku nëpër birucat e panumërta të kësaj ndërtese, apo në burgun e Pejës. Për Dikën Arbeni kish bindje mjaft të mirë, sepse ai, as pas torturave më shtazarake, nuk kish zbuluar askënd. I hoqi sytë prej tij me një mbyllje të qetë të kapakëve. Kjo ishte qartazi një grimasë e kulturuar e shprehjes së padurueshmërisë ndaj atij bastardi shqiptar, për ndyrësitë e të cilit përflitej si mos më keq. Duke e shfrytëzuar pozitën prej udbashi, ky i ftonte femrat e qytetarëve të ndryshëm, gjoja në biseda hetuesie e, pastaj duke i shantazhuar, u kërkonte të dilnin në takime. Ai ishte i njohur në rrethinën e Deçanit. Atje, që në fillim të bashkëpunimit me UDB-në, e kish vrarë një fshatar në krime kurvërie. Për t'ia fshehur gjurmët bashkëpunëtorit të vet, UDB-a e denoncon një tjetër, kurse Ibron e dërgojnë në shkollën e Sigurimit Shetëror, në Zemun të Serbisë. Dihej nga një qytet i tërë, sepse ishte përfolur, sado me gjysmë zëri, se si kjo ndyrësirë, duke e keqpërdorur çdo normë të moralit njerëzor, ishte përpjekur t'i çnderojë edhe vajzat e familjeve të ndershme, ku kishte banuar me qira. Kështu, ky ishte munduar ta dhunojë vajzën e Saf Çarkut, një nëpunësi të thjeshtë. Por s’i kish ecur, sepse vajza i tregon të jatit, e ky, me një guxim të rrallë 22
  • 24. qytetar, e demaskon këtë njeri tek organet më të larta shtetërore, duke i dërguar një letër plot mllef edhe Titos. Apo rasti tjetër i arsimtarit të historisë, të cilit Ibro Haskaj ia thërret gruan (edhe ajo mësuese), gjoja në hetuesi për një libër të ardhur nga Shqipëria. Arsimtari, duke dëgjuar në popull për imoralitetin e këtij udbashi, e shoqëron gruan e vet në lokalet e SPB-së. Kur Ibroja, në orën e caktuar, e thërret gruan e tij për procedim, arsimtari i drejtohet vendosmërisht: -Ju, mund ta mirrni në pyetje gruan veç në praninë time, e kurrsesi ndryshe! Përkundër kërcënimeve e shantazheve të ashpra, Naz Vallja, arsimtari i historisë, që ishte bir i një familjeje, të jatin e të cilit e kishin pushkatuar pa gjyq, si atdhetar, me 1944, nuk zbrapset dhe arrin ta pengojë synimin shtazarak të kodoshit shpirtshitur. Ibro Haskaj kish shqisë shumë më të mprehtë se operativistët serbë për t’i zbuluar veprimtaritë armiqësore të nacionalistëve shqiptarë, siç i quante ai njerëzit që për çfarëdo arsyeje ishin gjetur si lëndë pune tek ai. Kështu, e kish rrahur deri në alivanosje nxënësin Can Bardhanitin sepse ky, në një orë gazmore të shkollës, e kish imituar spikerin sportiv të Radio Tiranës. Flitej se bujku hokatar Gjetë Koci, meqë nuk kish mundësi t’i blejë dy qe për ta punuar tokën, e vë në zgjedhë një ka dhe buallicën. Meqë kau ish i kuq e buallica e zezë, kjo për Ibron ishte vepër e rëndë armiqësore sepse, publikisht, por në mënyrë tejet perfide, nëpër tërë qytetin, ish bërë shpalosja e flamurit shqiptar! Gjetë Kocin e kishin rrahur aq shumë, sa s’kish mundur të ecë në këmbët e veta. E kishin lënë të shtrirë përtokë, te portat e UDB-së. Disa kalimtarë të rastit e kishin shpënë në shtëpi me qerre, ku Gjetë Koci ish mjekuar me javë. Thuhej se ortarëve të qytetit u shkonte nëpër shitore dhe ua sekuestronte orët, si dhe reklamat e tyre, për shkak se në to ishte e gdhendur apo e vizatuar stema zvicrane me shqiponjën njëkrenëshe. Ibroja i thërriste pastaj, një nga një këta ortarë, dhe i keqtrajtonte rëndë, anipse orët ishin të blera në shitoret beogradase! Nëpër shtëpitë e fshatarëve i mblidhte qilimat e punuar me dorë, nëse ata kishin ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Djemt apo vajzat që rastësisht i vishnin rrobat me këto ngjyra i thërriste në UDB-e i keqtrajtonte si është më zi, madje vajzave u kërkonte edhe të dilnin në takime. Njerëzit tregonin se si Ibroja i vëzhgonte tinëza fishkëllimat e nxënësve, duke i gjurmuar në to këngët e pakënduara nacionaliste. E kishin parë duke shkuar me fotoaparat në dorë në nevojtoret publike, për t’i fotografuar muret ku, jo rrallë, shkruheshin parrulla me përmbajtje politike. Natyrish, Ibroja s’kish 23
  • 25. si t’i cilësonte ndryshe këto parrulla përveçse veprimtari e mirëfilltë armiqësore. Për zellin e treguar gjatë këtyre dy vjetëve, Ibro Haskajn UDB-a federative e kish dekoruar me medaljen e artë të ”Vëllazërim- Bashkimit”. Arbeni dinte shumëçka që moshatarët e tij nuk i dinin fare. Pikërisht kjo gjë e kish sjellë këtu, para këtyre njerëzve, për të cilët dija ishte një luks i panevojshën, madje rrezik shtetëror. Ky takim me udbashët, Arbenit ia përkujtoi pamjet nga filmat me tematikë të luftës ku, zakonisht një djalosh bie në duart e fashistëve dhe torturohet deri në alivanosje, por nuk jepet dot. Në filmat e tillë shiheshin përherë disa eprorë policorë trashalluqë e barkanjozë, mu si këta këtu. Athua, cilët janë më të zinj? Të shohim, foli ndër dhëmbë. Për çdo çast që kalonte në këtë zyrë, e bënte një lloj monologu testues, të pazëshëm, me vetveten. Si je? Një zë i qartë i ndërgjegjës i përgjigjej poashtu, pazëshëm, por me krenari. Shumë mirë. Më tepër për të ndërprerë heshtjen se sa për të marrë ndonjë njoftim me rëndësi, njëri nga ata iu drejtua Arbenit. -A e di pse je arrestuar? Kjo pyetje Arbenin sikur e trandi nga mendimet e shumta që i bluante në kokë. U drejtua me trup nga i erdhi zëri. Ishte po ai udbash që e pat përshëndetur pak më parë. E shikoi me vëmendje. Ishte i bëshëm, shpatullgjerë, me flokët e krehur mirë anash, me fjongo në xhepin e majtë të sakos e me pantallona teget, të prerë nga vija e hekurosjes pedante. Nuk dukej se ishte më i vjetër se dyzetvjeçar. -Jo, tha ky me ton të matur e serioz, duke u përpjekur prapë ta fsheh trazimin e natyrshëm shpirtëror që ndjente. -Çudi! Pse ne nuk e kemi arrestuar babanë tënd që është më i vjetër, por të kemi arrestuar ty, njëzetvjeçar? -Nuk e di. -E di ti që ç'ke me të, por po shtihesh, foli njëri që ky nuk e njohu fare. -A e njeh Hysi Klloçanin? -Jo. -Si nuk e njeh? Ai po thot se ty të njeh dhe se keni këmbyer libra të ndryshme nacionaliste, se pastaj keni biseduar shumë gjëra rreth pozitës së shqiptarëve në Jugosllavi. Trego! Çka të ka thënë ai për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve në Jugosllavi?, ia priti Eleganti. 24
  • 26. Unë po të këshilloj që të përgjigjesh në mënyrë të sinqertë në pyetjet, sepse kështu do të kalosh më lehtë, tha ai. Zëri i tij nuk ishte as miqësor as kërcënues, por që mund ta quaje edhe ashtu edhe kështu. -Unë nuk e njoh Hysiun. Arbeni u përpoq që të mos e lejonte t'i lëvizë asnjë nerv i fytyrës, duke u dhënë atyre për të kuptuar se është i vetëdijshëm për gjitha. Nuk donte të linte përshtypje se po kërkonte mëshirë nga këta, qoftë edhe me mimikëri. Në të njëtën kohë, e kishte plotësisht të qartë se si, dalëngadalë, rrjedha e hetimeve po rrëkëllehej drejtë acarimit të pashmangshëm mes hetuesve dhe atij. Por, kjo, çuditërisht, s’e frikësonte fare. -Meqë ai ndodhet në një burg tjetër, së shpejti do ta sjellim këtu dhe ai me gojën e vet do t’i thotë të gjitha këto. Po, të mos humbasim kohë me këtë. Na trego se kush u tha për ta mbajtur orën letrare në përvjetorin e nacionalistit Naim Frashëri? Kush e propozoi i pari këtë temë nacionaliste dhe, si ngjau që dështoi kjo përpjekje? -Ne, nxënësit deshëm ta kremtojmë këtë përvjetor, por me intervenim të Cat Loxhës, kryetarit të Komitetit të Partisë për qytetin e Gjakovës, u pengua kjo orë letrare. -Cili nga ju e propozoi i pari këtë temë? -Tani kanë kaluar disa muaj nga ky rast ndaj s’më kujtohet. -Ne kemi të dhëna se profersori K. ju ka thënë se duhet përkujtuar poetët kombëtarë shqiptarë, sidoemos, Naim Frashërin, e jo ata jugosllavë. -Jo, nuk është ashtu. Ne, grupi letrar ”Afërdita”, menduam ta kremtojmë këtë përvjetor. -Cili propozoi i pari? A mos qe ky Betim Peni?, ndërhyri Ibroja, i cili padyshim se i njihte të gjithë gjimnazistët dhe normalistët që merreshin me shkrime letrare. -A është ky normalist apo gjimnazist?, u shtie Arbeni sikur nuk e njihte Betimin. -Gjimnazist. -Nuk më kujtohet. -Si nuk po të kujtohet Betim Peni, i cili çdo orë letrare lexon poezi nacionaliste?, ia priti Ibroja me nervozë të papërmbajtur. -Ndoshta si fytyrë e njoh, por nga emri s’po më kujtohet, u përgjigj prajshëm ai. Ibroja i pakënaqur nga përgjigjja e luante kokën herë djathtas e herë majtas. Shihej qartë se aspak nuk iu besonte fjalëve të Arbenit. 25
  • 27. Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, i erdhën këto vargje nëpër mend, si mbështetje morale për qëndrimin dinjitoz karshi udbashëve. Ç'nevojë psikologjike pata që m’u rikujtuan këto? Sigurisht se, është ndonjë mekanizëm i panjohur i vetëmbrojtjes në psikën tonë, që padashur vehet në veprim kur diçka na kërcënon, u përpoq ta analizojë vetveten. Ndërkohë Eleganti e shikoi Arbenin duke e ravijëzuar një nënqeshje të lehtë në fytyrë. Kjo grimasë atij i jepte pamje aristokratike. E mati me shikim nga koka deri në këmbë. Iu duk shumë i ri, shtalb i njomë. Iu bë se nuk do të ndalej më shumë se dy, tri ditë në qytetin e Gjakovës. I buzëqeshi lehtas Arbenit, sikur t’i thoshte: ”Mos u merakos fare, sepse nuk jemi lugetër, si na përfolin armiqtë. Ndaj bëhu i sinqertë se i ndihmon vetes po edhe neve!” Eleganti ishte i bëshëm. Posaçërisht bënin përshtypje të thellë qëndrimi dhe takti i tij. Arbeni, nuk ngutej të bie vendim për të, sepse po e shihte për herë të parë. Por, dyshonte se është njeri i tillë si përpiqej ta linte përshtypjen. Butësia dhe UDB-a nuk i dukej se përkonin mes vete. Duke u nisur nga përvoja e mëparshme me UDB-në, ai, ishte i bindur se kjo s'ishte veçse një uvertyrë e gjithë asaj mynxyre që doemos do të ndodhte, duke marrë parasyshë faktin se një botë e tërë e ndante Atë me Ata. Gjithashtu, ai e kishte të qartë se minutat e para të takimit me udbashë kishin ngjajshmëri të plotë me ato të skuadrave futbollistike kur dalin në fushën sportive: kapitenët përshëndesin njëri-tjetrin dorë për dore dhe fillon loja, e cila vie gjithnjë duke u tensionuar, aq sa, jo rrallë, ndodh të përfundojë me rrahje. Në rastin më të mirë, nëqoftëse nuk përfundon ashtu, atëherë patjetër me mllefosje e acarime deri në zgripc të rrahjes. Ishte aftësia e hetuesit që "lojën" ta zhvillonte në mënyrë të tillë, që linte për t’u nënkuptuar sikur i arrestuari është fajtor për çdo acarim të bisedës gjatë procedimit. Në shkollën e Sigurimit Shtetëror, nga ekspertët më në zë, thuhej se qëllimi i parë dhe i fundit i çdo procedimi është nxjerrja e sekretit nga i arrestuari, e tek pastaj pasojnë etapat tjera: ajo e gjunjëzimit si dhe thyerja e vullnetit e të arrestuarit. Për t'i arritur këto qëllime lejoheshin të gjitha mjetet. Por, do të quhej i aftë ai instruktor, i cili këtë e arrinte me sa më pak mund, e për sa më pak kohë. Instruktor i mirë është ai që bën idividualizimin e të arrestuarit, e kurrësesi ai që e bënë tipizmin. Çdo i arrestuar është një qenie komplekse psiko-sociale që dallohet patjetër nga të gjithë të tjerët, sado që ata duken të afërt me njëri-tjetrin në botëkuptime apo qëndrime. Meqë nuk ekzistojnë askund në botë dy qenie plotësisht identike, atëherë 26
  • 28. është detyrë e organeve të ndjekjes që ta gjejnë metodën më të përshtatshme, në mënyrë që ta mposhtin vullnetin për rezistencë te secili i arrestuar konkret. Atje thuhej edhe kjo se, mposhtja varej edhe nga një sërë faktorësh të tjerë, të cilët diktoheshin nga disa rrethana, që nuk i kishte në dorë Sigurimi Shtetëror. Në radhë të parë, nga shkalla e vetëdijes politike e morale e të arrestuarit. Ata që veprimtarisë politike i kishin hyrë me ndërgjegje të plotë, dispononin një mori të dhënash faktografike të cilat nuk qe punë e lehtë t'i mohosh. Natyrisht, me të tillë, temperatura e bisedës ngritej shumë shpejt. Përvojën e të pandehurit duhej marrë në konsiderim para arrestimit, sepse recidivistët, ta zëmë, e njihnin teknikën e hetuesisë dhe ishin më të përgatitur shpirtërisht. Shumicën nga këto rregulla të pashkruara të "lojës", siç i njihnin udbashët, i njihte edhe Arbeni, i cili kish folur me shumë të burgosur që ishin miq të familjes. Arbeni ende qëndronte në këmbë, ndërsa udbashët vazhdonin të rrinin ulur nëpër fotelet e vendosura rreth e përqark. Mbi qenien e tij ishin drejtuar dhjetë palë sy leopardi e ky, si poet që ishte, ndjehej i vetmuar e i pambrojtur krejtësisht. Kishte përshtypjen se po ia grisnin rrobet, po ia shqyenin lëkurën. Këta janë ai soji i reptilëve që, sipas ligjeve të evolucionit biologjik, është dashur të jenë zhdukur. Por ja, qenkan strukur nëpër këto kthina, foli vetmevete. I shtronin një sërë pyetjesh, nënpyetjesh, kërcënimesh. -A ke poezi të tjera përveç këtyre këtu?, pyeti Eleganti, duke bërë me gisht tregues kah librat dhe fletorja e poezive që ishin shtrirë mbi tavolinë, e të cilat Arbeni i njohu se ishin të tijat. Me siguri, në ndërkohë, derisa unë qëndroja në birucë, këto hijena m'i paskan sekuestruar librat në shtëpi, u kujtua, dhe nuk u befasua aspak. Befasinë, këtë armë shumë efikase të këtyre organeve, përvoja e të arrestuarit mund ta pavlerësonte fare. -Jo, nuk kam të tjera. Udbashi, të cilin e shikonin të gjithë të tjerët kur fliste, përpiqej ta përdorte një ton miqësor, në mënyrë që t'i imponohej Arbenit, duke lojtur rolin e intelektualit të kulturuar. -Unë që më se tetë orë jam duke i lexuar poezitë tuaja (tetë orë paska që kur unë gjendem në këtë kuvli, u çudit Arbeni!), të cilat, thënë sinqerisht, më pëlqyen, por jo edhe të gjitha, foli ai duke e tundur kokën në shenjë mohimi e vërejtjeje. E zgjati dorën dhe mori fletoren e poezive, që tashmë ndodhej mbi tavolinë, aty pranë tij. Në poezinë "Dielli", vazhdoi ai, këtë emër ti e shkruan me germë të 27
  • 29. madhe, dhe pastaj thua: "Një ditë do t'i ndriçojë edhe zemrat tona". Ç’ke dashur të thuash me këtë? -Dielli e simbolizon lumturinë. -Jo, në këtë poezi Dielli e simbolizon pamëdyshje lirinë, sepse në vargun që pason, ti thua: "Dhe të na heq errësirën vrastare që gjithkund po mugullon". Kjo është aq e qartë saqë çdo koment është i panevojshëm, apo jo?, konstatoi Eleganti duke e vënë buzën në gaz, sikur desh të thoshte: hë, të zura! Udbashët tjerë e pohuan me kokë dhe buzëqeshën me servilizëm. -Jo, nuk është ashtu. -Si the? Ti qenke i pafytyrë! Arbeni papritmas e ndjeu një dhembje në nofullën e poshtme dhe u përplas për muri nga një grusht i befasishëm që i erdhi prej Enver Hoxhës. Ende nuk ish këndellë nga goditja e fuqishme, kur Eleganti, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ia filloi sërish me pyetjet. Ato tash ishin të drejtëpërdrejta e më provokative: -Ku i ke marrë të gjitha këto libra të Shqipërisë? -Të dajës janë. -E daja është i vdekur? -Po. -E dija se kështu do të thuash. Kjo mbrojtje është më e mira për ty dhe ata që qëndrojnë pas teje. Por, jo edhe gjithnjë. Kur të ka vdekur daja? -Më 1930. -Ja, ku e kemi këtu librin të botuar disa vite më vonë në Tiranë. Edhe këtë ta ka sjellë daja nga varri?, vazhdoi ai, duke e ngritur në dorën e majtë romanin e Spasses ”Pse”, ndërkohë që po ua lëshonte një sy udbashëve, në mënyrë që nga ata ta mirrte, në heshtje, miratimin e merituar për aftësinë e tij prej instruktori. Ata buzëqeshën ndër hundë. -A po na tregon si të ka rënë në dorë ky libër, pra, kush ta ka dhënë? -Sigurisht se, dikush nga shokët e dajës, kur i kanë sjellë nga Shqipëria gjërat personale të tij, me atë rast e kanë harruar edhe këtë libër. -Aha. Mos po ta ha mendja ty se mund ta mashtrosh UDB-në? -Jo. -Mirë, a ke ti libra të tjera, nga ajo Shqipëria jote? Fol!, i tha Eleganti, por tani me ton shumë më kërcënues e urdhërues, që dallohej nga ai i pakmëparëshmi. 28
  • 30. Me këtë ndryshim të papritur të tonit, Eleganti i jepte Arbenit të kuptojë se ishte i qëlluar grushti që e mori nga shefi i SPB-së, Enver Hoxha. -Jo, nuk kam të tjera. -A je i sigurtë? -Po. -Ta qifsha nënën, ti qenke gënjeshtar i poshtër. Ky e dashka kërbaçin si bukën, iu drejtua atyre të tjerëve. Udbashët nxitueshëm e urdhëruan Arbenin: -Shtrije dorën! -Pse? -Tash ta tregojmë ne pse, ia pritën gati të gjithë si me një gojë dhe, me të rëna trupit, krahëve, duarve, këmbëve, përpak sa nuk ia ndalën frymën. Në vërsuljen e tyre hetohej ngjajshmëria me kafshët e egra, të cilat i sulmojnë sutat nëpër kullosa. Instiktet më burimore të kohës së egërsisë mund t'i veneroje qartas në mimikat, grimasat dhe afshin e tyre sadist. -A ke libra të tjera? (A ka mundësi që Dini të ketë tradhëtuar? Vetëm ai e di se ku i kam lënë librat. Kushedi. Ndoshta më ka parë ndokush tjetër duke i dërguar librat te Bija? Këta duken të sigurtë se po e ditkan se i kam fshehur të tjerat. Ç'të bëjë? S’do të pranoj deri në fund, vendosi Arbeni). -Jo. -Vazhdoni!... -A ke libra të tjera? -Jo. -E sikur t’i sjellim ato këtu, a do t’u përgjigjesh, pastaj, sinqerisht të gjitha pyetjeve që do t’i shtrojmë? -Po, unë jam i sinqertë (me ju të jem i sinqertë!!!?). -Ibro! Sjelli këtu librat tjera që ia kemi gjetur të fshehura te kushërira e tij, Bija! Arbenit gati sa s’iu ndal fryma. S’u besonte veshëve. Për një moment mbajti shpresë se kjo që thoshte Eleganti ishte një truk i rëndomtë udbesk. Ibro Haskaj doli shpejt, por u kthye edhe më shpejt. Në duar mbante me dhjetëra libra e fotografi, të cilat ia afroi Elegantit në tavolinë. -Hë, tani e ke shansën ta dëshmosh veten, je apo jo i sinqertë. Kush t’i ka dhënë këto libra: ”Lahutën e malësisë”, ”Nëna Kosovë- Shqipëri e vërtetë”, të botuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Tiranë, si dhe "Luftëtarët e lirisë", "Hasta la vista", "Tregime të 29
  • 31. zgjedhura shqiptare", "Fjalorin e gjuhës shqipe", "Afërdita përsëri në fshat", ”Luli i vocërr”, poashtu, të botuara në Tiranë, në vitet 1960 e 1962? -Këto m’i ka dhënë Tali, nga Rahoveci. Ibroja me nguti e mori lapsin në dorë dhe, shpejt e shpejt, pyeti serbisht: -Në cilën shkollë e në cilën klasë i vijon mësimet Tali? -Ai nuk është gjallë. Është mbytur në Dri, vitin e kaluar. -Ti po tallesh me ne, a? Mos po kujton ti se ne hamë bar?, foli Eleganti, i cili me dorën e djathtë i përshkoi si me krehër flokët, ndërsa buzët filluan t’i rrudhen nga mllefosja. -Librat e paraluftës t’i ka dhënë daja i ndjerë, ndërsa këto të pasluftës t’i paska dhënë shoku i ndjerë. Ti duket që s’po e kupton seriozisht UDB-në. Ne do të rjepin të gjallë, ti s’ke shteg pa u rrëfyer, horr i horrave. Shihej qartazi se Eleganti ish tërbuar nga inati. Mezi që ngopej frymë kur fliste. Po, edhe të tjerët ishin sekëlldisur më shpejt se ç’e kishin parashikuar. -Vazhdoni!, urdhëroi Eleganti, nervoz. Mirkoja, Ibroja e të tjerë e rrëzuan Arbenin për dysheme. Dy nga ata i hipën në shpinë dhe e mbajtën të palëvizshëm, ndërsa të tjerët filluan ta rrahin me kërbaç këmbëve. I binin aq fort sa zyrja ushtonte nga të rrahurat. Në çastet e tilla, shtylla më e fortë e qëndresës bëhet pikërisht besimi i patundur në drejtësinë e çështjes. Njerëzit me unë të theksuar, trajtimi i vrazhdë, në vend se t'i dobësojë, ua ndezë të gjitha dritat e kuqe të alarmit, për t’i mbrojtur deri në vetëflijim gurthemelet e ndërgjegjës së tyre. Çdo gjë, për fat të mirë të njerëzimit, nuk është në duart e pushtetarëve e shërbëtorëve të tyre. Një sistem totalitar njeriun mund ta shpronësojë nga shumëçka, por jo edhe nga vetëdija. Kjo është ajo thembra e Akilit e të gjitha pushteteve të dhunshme, dhe bastioni i fundit i qytetarëve të pafat që jetojnë në to. Tek pas një kohe (alivanosja ia kish tretur konceptin e kohës), Arbeni e hetoi se teshat i kish të qullosura nga gjaku. I ngriti sytë me vështirësi dhe e pa se ishte në po atë dhomë, por me më pak udbashë. Nga dhembja në tërë trupin mezi që mirrte frymë. E ndjente një urrejtje të madhe kundër këtyre që e trajtonin kaq egërsisht. Eleganti foli: -A do t’ia fillosh të bëhesh i sinqertë, apo këto keqtrajtime s'do t'i pushojmë edhe një muaj? 30
  • 32. Arbeni e shikoi me urrejtje, por nuk i ktheu përgjigje. I lodhur siç ishte, e ndjente se edhe frymëmarrja po ia lëndonte plagët e freskëta e lëre më të nxirrte zë nga goja. Pasuan sharje karrocierësh, rrahje të tjera edhe më të ashpra, goditje me shqelma... I rraskapitur e në gjendje tejet të rëndë, e hetoi se po e tërhiqnin për diku. Kur u kthjellua e pa veten në po atë kthinë, prej nga e kishin nxjerrë para sa orësh. Nuk e perceptonte dot kohën, por ngaqë teshat e qullosura në trup i qenë ftohur, e kuptoi se kishin kaluar më tepër se dy-tre orë. U përpoq të lëvizte, por ndjeu dhembje në gjithë trupin. Këmbët s'i ndjente se i kish të vetat. I shikoi me kujdes, për të kuptuar se ç'kish ndodhur me to. Ndonëse në gjysmëterr, e pa se i ishin enjtur këmbët. Nga një spicim që e përjetonte, i dukej sikur t'i kishin ngulur gjilpëra në të dyja shputat. Duart, poashtu, iu kishin fryrë si samunat frangjolla. Në kraharor iu duk se e kishte një plagë të hapur që i digjte pamasë. U përpoq t'i zhveshte teshat për të parë se ç'i kish ndodhur, por lëvizjet i shkaktonin dhembje të mëdha. Megjithatë, ngadalë e ngriti këmishën, por asgjë nuk pa. Si duket shqelmat me këpucë m'i kanë lënduar brinjtë, tha pa zë. Dhembja tashmë ishte shtrirë në tërë qenien e tij si rrjetë merimange dhe po e kafshonte me forcë, gjithkund. Ofshama i dilte pakontrollueshëm prej kraharorit dhe, befas e kundërvullnetshëm, i kthehej në dënesje e frymëmarrje të çregullt, me hope-hope, që shoqërohej me dhembje të padurueshme. Nuk kishte vullnet, e besa as fuqi, ta ngriste krahun, ta lëvizte këmbën, të kollitej, aq më pak të shtrihej apo të ngrihej. Padashur i lindi në kokë pyetja, pjesë e një monologu testues, të cilin ky e zhvillonte heshturazi me ndërgjegjën e tij. A je mirë? Shumë mirë jam. Edhepse ishte në këtë gjendje të rëndë shpirtërore e fizike, Arbeni edhe njëherë konstatoi se nuk duhej ndryshuar as pikë, as presje nga qëndrimi i deritashëm, përkundër vuajtjeve gati-gati të papërballueshme që po i pësonte. E dëgjoi çelësin që po kërciste te dera. Dera u çel përgjysmë. Hynë dy policë, që ky nuk i njohu. Nuk ia kërkuan as emrin as mbiemrin (sigurisht, tashmë jam i njohur për gardianët, tha vetmevete), por me ton kërcënues i thanë të dalë jashtë. Duke u mbajtur për mur, mezi që u ngrit. I shtiu disi në këpucë këmbët e enjtura. E detyronin të ecte drejt dyerve të hekurta, prej nga, shkallëve, duhej ngjitur në katin e dytë. 31
  • 33. E ndjente një thermë dhembjeje sa herë që i vente këmbët në çimenton e korridorit, pastaj në shkallë. Duke iu ngjitur shkallëve përpjetë, mbahej me bërryla për muri. Filloi t'i djersitej i tërë trupi, mirëpo vazhdoi të ecte sipas ritmit që ia diktonin, sepse i dukej ligësi t'i luste gardianët për një ritëm më të ngadalshëm. Të kërkoj mëshirë nga këta është njësoj sikur të kërkoj që kripa të bëhet sheqer, ironizoi për gardianët. Arbeni ishte i mëdijshëm se, ata që po e prisnin lart, janë edhe më të pashpirtë se këta që po e shoqëronin. Në korridorin e katit të dytë ishin vënë qëllimisht dritat e zbehta, në mënyrë që të arrestuarit, përmes errësirës, t'ia krijonin ndjenjen e vetmisë dhe rrethimit total me të panjohurën e mnershme. Ky terr shoqërohej edhe me qetësinë e përmotshme të korridorit. Së bashku, errësira dhe heshtja, e krijonin përshtypjen e një situate tejet serioze, të tendosur deri në pakufi. Nuk e dinte sa është ora, por ia mirrte mendja se ishte ferk mëngjesi. Oh, se ç'mëngjes që po përjetoj!, u kujtua Arbeni pikëllueshëm. Ç'mund të them për këtë ditë që kaloi?, e pyeti vetën dhe vazhdoi: një ditë e vështirë, por jo edhe e papërballueshme. I rrahur, por jo i poshtëruar. I lodhur por jo i thyer. I pa shpresë, por jo i humbur. Fillin e mendimeve ia ndërprenë britmat e zëshme të gardianëve që e shoqëronin. Tani ia nisën ta godasin me kërbaç në prapanicë, duke dashur ta ngutin, por edhe për t’ia krijuar psikozën e ndjekjes vargore, që nga biruca e deri në zyrat e ndritshme të udbashëve. E futën në njërën nga dhomat e katit të dytë, por këtë radhë Arbeni nuk u lodh ta veneronte se në ç'numër po e fusnin. Tek e fundit, a ka rëndësi se cila dhomë është?, u kujtua dhe padashas ndjeu mëri ndaj vetvetes, që në këto momente po merrej me çështje fare të parëndësishme, madje edhe banale. Sapo e bëri hapin e parë në dhomë, i ra në sy Eleganti i ulur në fotelen për karshi derës. Mirkoja, Ibroja e të tjerët ishin ulur rreth e rrotull tij. Veçmas i vodhi me shikim disa që s’qenë më parë. Si t’i njeh njeriu këta uritha të UDB-së, kur janë të zënë me këso punë kaq të parëndomta?, gjykoi vetmevete Arbeni. Udbashët e rinj që po i shihte Arbeni, kishin ardhur në bazë të Rregullorës së Punës, të miratuar kohëve të fundit në organet drejtuese të UDB-së federative. Në këtë Rregullore ishte paraparë që në çdo dhjetë vjet të bëhej transferimi i domosdoshëm i hetuesve nga një qytet në tjetrin. Ky rotacion, si thuhej, bëhej për ta freskuar kuadrin. Por, qëllimi i vërtetë ishte shkulja me rrënjë e familjarizmit eventual të udbashëve me qytetarët vendas. 32
  • 34. Këtij rotacioni i kishte shpëtuar vetëm Mirko Iliçi, që në këto momente po e shikonte Arbenin pa bëza nga kolltuku ku ish ulur. Mirko Iliçi qe një çubardhak, i cili iu kish afruar të dyzetave. Ishte afro dy metra i gjatë, gjë që e bënte të tmerrshëm për të arrestuarit. Sytë i kish bojëgështenje, kokën e madhe. Flokët i kishte të rrallë, të ngritur përpjetë, por jo edhe të thinjur. Hunda e tij e trashë nuk binte në sy aq shumë, sepse fytyrën e kish të gjerë. Ishte shpatullmadh dhe duargjatë. Ecte me hapa të rrallë dhe me qëndrim të drejtë të trupit, pa u lakuar fare. Mirkoja ishte malësor, i lindur në Hercegovinë. Aty kish arritur t’i kryej pesë klasë të fillores. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, i vëllai i tij i madh kish dalë partizan. Pas një kohe, edhepse i ri, Mirkoja i bashkangjitet arradhave partizane, në cilësinë e korrierit. Për t’u punësuar në UDB-e, kish ndikuar vëllau i tij, i cili fill pas luftës punonte në OZN-në federative, pararendëse e UDB-së së mëvonshme. Mirko Iliçi në qytetin e Gjakovës ishte i njohur për mizoritë e veta. Mirëpo, droja e qytetarëve-në UDB-e kish pasur efekt të kundërt: Mirkoja ish shpërblyer me Medaljen e Artë të Sigurimit. Deri atëherë, shpërblimi në fjalë i qe ndarë një numri shumë të vogël të udbashëve në tërë Jugosllavinë. Ndonëse kjo ndodhte shumë rrallë, edhe në këtë resor bëheshin përjashtime nga rregullat, siç ishte rasti me Mirko Iliçin, të cilin nuk e kishin transferuar fare për më se njëzetë vjet. Për këtë gjë ishte angazhuar personalisht Çedo Topalloviçi, shef i Sigurimit Shtetëror për Kosovë. Ky kish kërkuar nga kryeshefi i vet në Beograd, Svetisllav Stefanoviçi, Çeça, që për shkak të atmosferës shpërthyese antijugosllave që mbretëronte në atë zonë të ndjeshme kufitare, Mirko Iliçit t'i bëhet e mundur të qëndrojë edhe më tutje në qytetin e Gjakovës. Ç'është e vërteta, Çeça kish edhe arsye të tjera, që të tjerët nuk duhej t’i dinin. Zona e Mirkos kish qenë vatër e qëndresës partizane gjatë luftës. Ai e dinte se atje ish ruajtur fryma rebele, që përcillej nga veteranët te brezat e rinj. Andaj, Çeça kish kuptuar me kohë se në këtë qytet, një Mirko Iliç vlente më tepër se dhjetëra udbashë të tjerë së bashku. Ky konstatim ishte më se i saktë. Mirko Iliçi qe shtylla kryesore e UDB-së në këtë rajon kufitar me Shqipërinë. Ai, si përgjegjës i Shërbimit kundërinformativ, i organizonte dhe i drejtonte të gjitha pusitë kundër kasnecëve që e kapërcenin kufirin. Gjatë këtyre operacioneve, ai e kish vënë jetën në rrezik sa e sa herë, duke e dëshmuar përkushtimin e vet të paluhatshëm ndaj patriotizmit jugosllav. 33
  • 35. Ndonëse askund nuk figuronte si kërkesë e shkruar, ishte e vetëkuptueshme që secili udbash duhej të ishte i rreshtuar sipas frymës së germave të fundit të qëndrimeve më të reja politike të Titos. Këto qëndrime automatikisht e fitonin statusin e detyrave që duhej realizuar me prioritet, natyrisht, duke i spostuar prioritetet e caktuara mëparë. Në këtë punë Mirkoja ishte i pakonkurencë. Atij nuk i nevojiteshin sqarime plotësuese. Në çastin kur komunikohej urdhëri i ri, ai përpiqej ta zbatonte atë sikur të ishte fjala për urdhërin që e kishte lënë të pakryer dje. Por, për përjashtim nga rregullat, nuk mjaftonte veç devotshmëria në punë. Asketizmi i jetesës së tij ia kish rritur shumë pikët. Ai nuk pinte duhan, as alkool, nuk luante bixhoz, nuk ishte fjalaman, s'korruptohej dot me mito, s'kish dashnore të fshehtë, si të tjerët, për të cilët vet Mirkoja mbante fshehurazi shënime të hollësishme. Përmbi të gjitha, Mirkoja nuk kish shokë tjerë përveç atyre të Shërbimit; shokët vlerësoheshin si rrezik potencial, sepse ekzistonte mundësia teorike që, pamëdijshëm, të shkileshin rregullat e sekretit shtetëror. Të gjitha këto i dinte kreu i këtij resori, i cili i kushtonte kujdes të veçantë ruajtjes së shëndetit mental të hetuesve. UDB-a i luftonte për vdekje krimbat e mbeturinave mikroborgjeze. Për sa i përket Mirko Iliçit, ai ishte i dëlirë. I kish përcjellë së paku tetë shefa e disa zëvendës të tyre, por atij asnjeri s'kish mundur t'ia numrojë qoftë edhe një gabim për be. Mirko Iliçi ishte, si thonë, i bërë e i gjetur për UDB-në. Ai e kish një krenari të lindur prej malësori, ndonëse krenaria nuk ishte në përputhje të plotë me normat e pashkruara të Shërbimit. Mirkoja mbahej si njeri me dinjitet, e jo çikërrimtar i bezdisshëm si të tjerët, të cilët, jo rrallë, e tepronin dhunën vend e pavend. Cilësitë shpirtërore të Mirkos ishin thuaja të programuara për një udbash të devotshëm. Andaj, ai çmohej me të drejtë nga eprorët e vet. Pozita formalo-juridike e Mirkos si udbash ishte pakrahasueshëm më e ultë se ajo realo-faktike, sipas së cilës ai ishte i besuari numër një i UDB-së në qytetin e Gjakovës. Ishte aftësia e tij që në punët e përditshme të resorit këtë dualizëm ta neutralizojë ashtu që, me eprorët e vet nominalë të tregohej i dëgjueshëm e inferior, në kohën kur ai realisht qëndronte shumë lart mbi ta. Arbeni kish mësuar për të nga shumë njerëz, ndaj edhe ia dinte huqet e këtij udbashi, tashmë të njohur nga të gjithë. -Futi dy dru brenda!, urdhëroi Mirkoja Miturakun, një udbash që Arbeni s'e njihte, por që i bënte përshtypje fytyrëbutësia e tij. Këtë e quanin Zharko. Ai, meqë ishte i ulur afër stufës, i mori drutë e shkurtuara dhe i futi në stufë. 34
  • 36. Arbeni ndërkaq, mezi që po mbahej nga therma e këmbëve. Me forcat e fundit e ngulfaste ofshamën, që iu kishte mbledhur galuc në kraharor. Dhembja priste një çast pakujdesie për të shpërthyer si balon në ajr. Nuk të lë të dalësh jashtë, jo! Si dreqin në gastare do të ndrydhi, përlahej heshturazi me vetveten. -Me kë ke shkuar verës në Erenik për t’u larë?, pyeti papritmas Mirkoja. -Kam shkuar me vëllezër, po edhe me shokë. -Ç’keni llafosur atje? -Për shkollimin tonë. -Tjetër? -Për vajzat. -Po për Shqipërinë ç’keni folur? -Asgjë. -Si, or asgjë, kur bjeshkët e Shqipërisë prej atyhit shihen si në pëllëmbë të dorës? -Ne s’kemi folur për to. Mirkoja qeshi me inat të madh. E luante kokën kërcënueshëm. Ata, të tjerët, i kishin hapur sytë dhe po dëgjonin me vëmendje këtë dialog. Arbeni u habit me intuitën e Mirkos sepse, ishte e vërtetë se, sa herë që shkonte me shokë për t’u larë në Erenik, atje flisnin për çështjet që ishin aktuale në atë kohë në Shqipëri, si psh: prishja me sovjetikët, miqësia me kinezët etj. -Shihet qartazi se ti po tallesh me UDB-në. Ne kemi të dhëna të sakta se kur keni vajtur për t'u larë në lumin e qytetit, ju keni bërë pandërprerë debate politike. Bile, ti ke qenë shumë i zjarrtë. Po të njohtoj se tani, nga ky çast, ne do të kemi një trajtim krejtësisht tjetër ndaj teje, ia priti Eleganti, i cili u ngrit në këmbë dhe ia zgjati dorën Arbenit, duke iu prezentua: unë quhem Bata Kovaçeviqi, tha ai me zë serioz dhe zyrtar. Meqë ti nuk po do me të mirë, atëherë neve s'na ngelë rrugë tjetër pos t'i përdorim të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion, në mënyrë që të detyrojmë ta pranosh veprimtarinë tënde armiqësore. Së pari ne dëshirojmë ta dijmë një të dhënë fillestare: kush t'i ka dhënë librat: ”Lahuta e malësisë”, ”Nëna Kosovë-Shqipëri e vërtetë”, të botuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Tiranë, si dhe "Luftëtarët e lirisë", "Hasta la vista", "Tregime të zgjedhura shqiptare", "Fjalorin e gjuhës shqipe", "Afërdita përsëri në fshat", ”Luli i vocërr”, poashtu, të botuara në Tiranë, në vitet 1960 e 1962? Me këtë rast po ta tërheq vërejtjen që të jesh shumë më i mençur se sa që ishe më parë. Ndryshe, do t'i 35
  • 37. ekspozohesh vuajtjeve e mundimeve, të cilat, deri më sot, askush s’ka mundur t'i përballojë. -Këtu kanë hyrë burra që i kanë pasur koqet me okë, por janë dorëzuar, ndërhyri kërcënueshëm Barkanjozi, i cili, duke folur, e shikoi Elegantin, sikur t'i thoshte: ”më fal për këtë ndërhyrje!”. Barkanjozi, të cilin e quanin Zhivko Gjuriçiq, ishte i gjatë dhe afro dyzetvjeçar. Flokët i kishte kaçurrel, të dendura, të krehura përpjetë. Ky i kish të mbathura një palë çizme të zeza, ushtarake, që i vezullonin. Toni bas e bënte edhe më të tmerrshme figurën e këtij dinosauri. -Fol! Trego se ku i ke marrë këto?, e mori fjalën sërish Eleganti, i cili u përpoq ta neutralizojë ndërhyrjen e vrazhdë të Barkanjozit. Arbeni ishte i vetëdijshëm se nuk do të shkojë gjatë dhe se këta kasapë do ta torturonin sërish. Mirëpo, ai e dinte poashtu se çdo qëndrim tjetër është tërheqje nga fronti imagjinar që e ndante këtë me ata. E, këtë front ai kish vendosur ta ruante, madje me çdo kusht. Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, iu kujtua befas, si nëpër ekran të hapur, figura e profesorit K., i cili i citonte kaq shpesh vargjet në fjalë. -Ju thash pak më parë, Tali m'i... -Tali i pidhit të satëme, derr, shpërtheu gjithë inat Barkanjozi, Zhivko, dhe ia dha një grusht të fuqishëm në nofull, nga i cili Arbeni u plandos për dysheme. Atypëraty, disa udbashë ia lidhën duart prapa me litarë. E ngritën me dhunë në këmbë, pastaj e kthyen me fytyrë kah muri, duke e goditur me kërbaç gjithë trupit. Nuk shihte sa veta po e godisnin, por nga moria e frymëmarrjeve të çregulluara dhe të rënat e shpeshta e kuptonte se ishin shumë. E kish përshtypjen se copat e krahëve po i shkuleshin dhe i binin në tokë, se brinjtë po i coptoheshin. Një zjarmi e lartë, shumë e lartë, iu kish krijuar në organizëm. E ndjente si po i fugonte gjaku nëpër trup, posaçërisht në kokë, në faqet e mërdhezura. Nga dhembjet e pandërprera që i përjetonte nuk kish kohë të mendojë për asgjë. Për një çast iu bë se nuk ishte më ai që ishte. E kish humbur vetveten. Iu duk e çuditshme se si iu krijua kjo përshtypje e tëhuajsimit mu tash, kur i nevojitej vetëkontrolli më shumë se kurrë. Vetimthi e hetoi se po i "fiken" kontaktet me vetëdijen dhe se kish filluar t'i lëshonte disa britma, të cilat assesi nuk do të duhej t'i lëshonte. Së paku, jo në prani të këtyre udbashëve. U dëshpërua ngase hove-hove nuk po e përjetonte vetveten si qenie integrale. Ishte dyzuar: herë i dëgjonte ata, herë do zëra që ky kurrë s’i kish 36
  • 38. dëgjuar më parë. Zëra dinosaurësh. Zëra që vinin nga thellësitë e shpellave. Pas pak e ndalën goditjen. E kthyen me fytyrë kah ata. I pa në sy udbashët që e kishin goditur më parë: Mirkon, Ibron, Zhivkon, pastaj disa të rinj, të punësuar në UDB-e gjatë këtyre kohëve të fundit. Në fushën e topkëmbës, ku Arbeni shkonte për ta parë ”Vëllaznimin”, i kishin rënë në sy disa nga këta, por s’e dinte se janë udbashë. -A po bindesh se ne dijmë edhe ndryshe?, e shtroi pyetjen Eleganti, i cili edhe ishte inkuizitori kryesor në këtë grup. Po të betohem në nderin e Partisë, filloi t’i flasë Arbenit, ne nuk dëshirojmë t'i keqtrajtojmë njerëzit, aq më pak të rinjtë. Ja, sapo ta tregosh atë njeri që t'i ka dhënë këto libra, ne do të çojmë me xhip në shtëpi. Për ne është një gjë me rëndësi, t'i zbulojmë kanalet se kah dhe si po futen këto libra nga Shqipëria? Unë prapë po të lus, vazhdoi Eleganti me ton pak më miqësor, por që assesi nuk ishte i shpërlarë nga nuancat e kërcënimit, mos e lejo veten t’u nënshtrohesh provave edhe më të rënda, vuajtjeve, të cilat me siguri se nuk do të mundesh t’u bësh ballë. Mos e mundo veten kot së koti! Po më dhembsesh, je i ri dhe po shkon dëm për asgjë, më beso. Arbeni sapo ishte rrahur pamëshirë nga urdhërat e këtij Eleganti, prandaj as që mund ta shikonte në sy këtë njeri. Deshi t’i thotë: vërtet, qenke sadist i përsosur! Mu në këto çaste po pret të bashkëpunoj me ty!!!? Bata Kovaçeviqi, Eleganti, thuase e kuptoi. -E di, ti ke dhembje, dhe mezi që më shikon, por unë të këshilloj ashtu që këto dhembje të mos i përjetosh më, a po më kupton?, pyeti me zë të vendosur dhe serioz. Prajshëm e priste përgjigjen e Arbenit. Hë-gjëmoi Arbeni së brendshmi me inat. Të qet buza tambël ty, zotëri Elegant. Urdhëro e gjeje ndonjë tjetër që juve nuk iu njeh mirë. S'keni gjetur kishë ku do të kryqoheni. Mos t'u mashtrojë molisja ime. Unë jam bir i vuajtjeve dhe i mundimeve. -Unë nuk kam se ç'të them tjetër, foli me zë të lodhur. Librat i kam marrë nga Tali. -Ta qiftë qeni nënën, he i pafytyrë!, e shau Eleganti me plot mllef dhe e nxorri një cigare ”Morava” nga kutija që mbante në xhepin e sakos. Vazhdoni!, iu tha atyre të tjerëve, të cilët, sikur t'ishin të kyçur me ndonjë sustë elektrike, i kërcyen Arbenit. Pasi e shtrinë sërish për dysheme, së prapthi, filluan ta godasin me kërbaç këmbëve. Arbenit iu duk se diçka e nxehtë si prush po ia djeg gjithë trupin, e posaçërisht kokën. Trutë iu duk se po i lëviznin 37
  • 39. nga vendi. I shkonin djersët çurkë. Gjëndërrat pështymore iu kishin tharë plotësisht. Frymëmarrja iu vështirësua pamasë, ndjeu se do të ngulfatej së shpejti. Dhembjet nga goditjet sa vinin e i shtoheshin. Nga të rënat e fuqishme u përmjerr. Sharjet dhe fyerjet që ia drejtonin udbashët s'i dëgjonte më fare. E kishte kuptuar qysh përpara se këto ishin pjesë rutinore e torturës, që përdorej si formë e qëlluar komunikimi me viktimën gjatë keqtrajtimit. Pas pak sërish ndaluan por, Arbeni nuk kish më forcë të ngritej. I dukej se eshtrat nuk mund t'i mblidhte, se ish dekompozuar tërësisht. Nuk i shikonte udbashët, sepse nuk kish fuqi për t'i ngritur kapakët e syve; po edhe sikur të kish fuqi, nuk donte t'i ”shpërblejë” ata me shikimin e njeriut të rraskapitur. Iu kishte ngjallë një ndjenjë e fuqishme e vetëflijimit, të cilën s’e kish njohur kurrë më parë. Padyshim se kjo ndjenjë ishte e strukur thellë në qenien e tij. E urdhëruan të ngrihej në këmbë dhe, meqë nuk mund të ngrihej vetëm, ata i ndihmuan, duke e goditur në ije me shkelma dhe duke e tërhequr zvarrë për krahësh. Ia stërpikën fytyrën me ujë të ftohtë nga një kovë, të cilën Arbeni po e shihte për herë të parë. -Eja këtu, i tha Mirkoja. Vëri këtu këmbët dhe me gishta mbështetu për mur! Shpejto! Në dysheme me laps kimik e vizatoi një gjysmëharku ku duhej t'i vente thembrat dhe, pastaj, e mbajti për barku deri sa Arbeni u kërrus dhe me dy gishtërinjtë e tij tregues e preku murin. -Kështu do të rrish me ditë të tëra, deri sa të ligjërosh, i thoshte Eleganti, i cili edhe një herë e shau derrçe. Ishte i dobët nga shëndeti, ndaj pesha e trupit të tij nuk ish gjithaq e rëndë. Por, megjithatë, pas pak minutash iu duk se po i thyheshin gishtërinjtë, se këmbët e enjtura dhe të lodhura po i kalamendeshin. Djersët nga balli i pikonin pandërprerë në dysheme. U lodh më shpejt seç e priste. Trupi i tërë i dridhej. Athua, edhe sa do të mundem të qëndroj kështu?, e pyeti veten, dhe papritmas i shkrepi ideja që të ulet në dysheme, duke i refuzuar kështu urdhërat e tyre. Po pra, kështu duhet bërë!, i tha qyka e tij. Këta sadistë do të më mundojnë prore me tortura që i tejkalojnë fuqitë e mia fizike. Andaj, unë duhet t'u tregoj se nuk pajtohem assesi t'i zbatoj urdhërat e tyre poshtëruese. Pikë së pari, ngase nuk mundem t’i zbatoj. Pastaj, sepse nuk dua. Ata po bisedonin me nge, për një këngëtare të re, të bukur, që do të vinte këto ditë për të kënduar në hotelin e qytetit të Gjakovës. Ndërkaq, Arbeni ngadalë, por vendosmërisht, po i afronte këmbët. Padiktueshëm i hoqi gishtërinjtë nga muri, pastaj, me shpejtësi u ul në dysheme. 38
  • 40. -Kujt i more leje ti që i hoqe gishtërinjtë nga muri?, u dëgjua zëri i mllefosur i Mirkos, për këtë gjest kokëfortësie të Arbenit. Iu afrua dhe pas disa të rënave me kërbaç ia lidhi krahët prapa aq fort sa kraharori i kërciti zëshëm. -Tani lëshoj duart poshtë, i tha ironikisht. Në fillim e përballoi disi këtë torturë, por nuk vajti as dy minuta dhe Arbeni mezi që mirrte frymë. E kapluan sërish djersët në ballë. Krahët iu mpinë sakaq dhe i dhembnin pamasë. I dukej se as kokën nuk po mund ta mbante drejtë mbi supe. E shihte qartë se ishte në prag të humbjes së vetëdijes… Kur erdhi në vete e pa se litarin ia kishin hequr dhe se ishte bërë ujë. E kuptoi se ndonjë kovë të plotë ia kishin zbrazur mbi trup. Nuk kishte aspak forcë që të ngritej, edhepse ata i thonin që të ngritej në këmbë. Ia filluan prapë ta godasin me shkelma dhe shpulla fytyrës. -Çou nënën ta qiftë derri i maleve, a të kemi prurë këtu në senatorium që të këndellesh? Ngritu! ushtonte zëri, herë i Mirkos, herë i Ibros, herë i dikujt tjetër, ndërkohë që të gjithë e godisnin me flakaresha e shkelma. Megjithëse i cfilitur pamasë, i dha zor vetes dhe u ngrit në këmbë. Mirëpo, këmbët i digjnin sikur t'i kish vënë në prush. Iu kishin enjtur aq shumë saqë më tepër iu ngjanin thundrave të elefantit se sa këmbëve të njeriut. -Ktheu prapa!, urdhëroi Mirkoja dhe, me litarin që rrinte i shtrirë mbi tavolinë, prapë ia lidhën të dy duart pas shpinës, deri sa i kërciten shpatullat. Pas pak Arbeni nuk po i përjetonte më duart si të tijat. Litari përveç që ia shtrëngonte nyjet, ia ndalonte edhe qarkullimin e gjakut dhe ia vështirësonte pamasë frymëmarrjen, edhe ashtu të vështirë. Djersitja iu shtua edhe më, kurse ata, me qëllim, i fusnin prapë dru stufës për ta tharë sa më tepër ajrin. Ata i kishin hequr setrat, i kishin zbërthyer xhaketat, në ndërkohë që pa pra e kërcënonin Arbenin: -A po ia fillon të flasësh, apo edhe më zi do ta bëjmë. Nëse e vazhdon kështu, ti i gjallë prej UDB-së nuk ke për të dalë!, e kërcënonte Enver Hoxha, i cili kish hyrë në dhomë pak më parë. Arbeni ishte i mëdijshëm se ata do të dinin aq sa t’u tregonte vet. Torturat që kryheshin ndaj tij e ftillonin një fakt të pamohueshëm, se këtyre u mungonin të dhënat e hollësishme për të. Tani ka filluar ajo lufta psikologjike e lodhjes së viktimës, mendoi Arbeni. Cingërroi telefoni. Mirkoja ia dha shefit. Ai bisedonte me dikë, por shihej se donte ta mbante sekret temën e bisedës, po edhe bashkëbiseduesin, sepse vetëm pohonte ose mohonte. 39
  • 41. Arbeni në ndërkohë qe lodhur shumë, mezi që mirrte frymë. Djersët ia kishin mbuluar tërë trupin. Dy udbashë, të cilët ky s’i njohu, u ngritën, ia hoqën litarin dhe e detyruan të qëndrojë në këmbë me duar të ngritura përpjetë. Papritmas ndjeu zor për ta kryer nevojën. U tregoi për këtë, por nuk e shikoi asnjërin në sy. E çuan dy veta për krahësh, me duar të lidhura me pranga prapa, nëpër po atë korridor që ky tashmë e njihte mirë. Këta udbashë që po e shoqëronin nuk i njihte fare. Por, iu bë se nuk po e mundonin më shumë se sa ishte normale. I thonin të nxitojë në të ecur, por nuk e rrahnin. Kur iu afrua oborrit të burgut i ra në sy se ishte një ditë shumë e vrërët. Binte borë e imtë me fërfëllizë. Nuk kish arritur të bënte shumë çape kur përballë i doli një qen, i cili iu hodh me furi në gjoks dhe filloi të lihte tmerrshëm, gjithë ulërimë. Ata të tretë e lanë në dyluftim me kafshën që i turrej, duke ia gërvishtur teshat nga të gjitha anët. Nuk dinte se si të mbrohej. Duart e lidhura nga prapa ia vështirësonin edhe më shumë lëvizjet. Nuk kish si të shmangej nga vërsuljet e egra të këtij qeni. Tek pas disa çastesh e urdhëruan të tërhiqej. Qeni, si t'ishte njeri, uli bishtin, cijati pak dhe u fut brenda në korridorin e burgut. E para gjë që i ra ndërmend Arbenit qe se nëpër filma i kishte parë se si qentë i ndiqnin të arratisurit, por gjithashtu, iu kujtua se këto ndjekje nuk i bëheshin personazhit negativ, veç atij pozitiv. Kjo gjë e ngushëlloi në mënyrë të veçantë dhe e ndjeu veten krenar, ndonëse ishte i dërmuar nga dhembja e trupit të tij njomak. Në të njëjtën kohë, filloi të ndjejë një neveri të theksuar ndaj këtyre njerëzve që nga kjo kafshë, e njohur si mike e njeriut, kishin krijuar një qenie torturuese të tmerrshme, pikërisht kundër njeriut. Ia hoqën prangat. Arbeni mezi e kreu nevojën, sepse e detyruan ta linte derën të hapur, ndërkohë që ata i qëndronin shumë afër, nga frika se mos po ikte. As normat më elementare të intimitetit nuk i respektokan këta derra, turfulloi pa zë. Nga inati që po i rrinin aq afër, ai nuk ngutej fare. Dikur u ngrit. Ata menjëherë deshën t’ia lidhin duart. -Do t’i laj duart në krua, tha Arbeni, duke bërë me kokë kah kroi që nuk ishte larg nga ata. -Ngutu!, i tha njëri. Nga ajri i freskët mushkëritë iu bymyen. Pati kohë për t’u kujtuar pak. I doli përpara fytyra e bujkut Litë Demlushit, i cili sa herë që përmendej emri Shqipëri qante dhe e kujtonte mësuesin Zef nga Shkodra. 40
  • 42. Mësuesi Zef, gjatë pushtimit italian, ua kishte mësuar shkrim-leximin në gjuhën shqipe nxënësve të qytetit Gjakovës. Ai ia kish mësuar vjershat e para edhe Litës së ri, që më vonë kish dalë maleve si partizan. Pas luftës, Litës i vijnë ditë të këqia, si ”kulak nacionalist”. Po amaneti i mësuesit Zef kish lëshuar rrënjë të thella te burri i Kosovës. Për çdo vjet, Lita kryeneç i vishte rrobat më të mira, vinte kravatën e vet të përmendur kuqezi, dhe ulej publikisht në hotelin e qytetit për ta kremtuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas dollisë së parë, për shëndetin e Shqipërisë, Litë Demlushi ua thoshte këngëve me zë: ”Për mëmëdhenë”, ”Vlora, Vlora”, ”Elbasan, qytet i bukur”, ”Anës së lumit të Vardarit”. Kamarierët strukeshin të tmerruar, derisa arrinte xhipi i policisë. Ky ritual përsëritej çdo vjet njësoj. Njerëzit e qytetit, që ishin të njohur për humorin e vet, thoshin se Lita e kish lënë postiqen e vet në burg, se atje i duhej. Litë Demlushi! Lotët tu nuk do t'i tradhëtoj, kurrë!, i tha zëri i ndërgjegjës së zgjuar në këtë rrëmujë ndjesish. Iu bë sikur u lirua nga ankthi që e rëndonte. E hetoi se sërish e kish marrë pushtetin mbi veten, andaj shpirtërisht u ndje shumë i freskët. Mori frymë thellë, shumë thellë. Kjo dalje në oborr, shikimi i qiellit dhe ecja nëpër borë, ndonëse të shoqëruara me turrje qeni e me dy udbashë të gatshëm për çdo gjë, sikur ia daravitën atë ndjenjën e rrethimit total të tij. Iu duk se edhe truri iu freskua me ajr të pastër. U kthye kah udbashët. Njëri prej tyre i mbante prangat në dorë si t’ishin ato stoli antike. Ia lidhën duart dhe befas filluan ta godisnin me kërbaç në prapanicë e kofshëve, gjë që nuk e patën bërë pak më parë. Arbeni duke u mbrojtur, rastësisht e ngriti kokën dhe e pa në dritare Eegantin e mbështetur me brryla, duke e thithur cigarën. E kuptoi shkakun se, përse po i krisnin këta kërbaçë. Ecte me hapa të shpejtuar, përkundër dhembjeve të këmbëve. Donte t’u shmangej të rënave të tyre. Ndërkaq, ata e godisnin pa pra, deri te hyrja në korridorin e burgut. Pastaj, nuk e goditën më. Kur u afruan te zyret, i bërtisnin zëshëm dhe sërish e rrahnin me kërbaç. Atje, njëri nga ata trokiti lehtas. Pas pak u dëgjua një zë urdhërues. -Hyr! Dy udbashët e shtynë Arbenin para me forcë, aq sa ky për pak u rrëzua. 41
  • 43. Eleganti i ulur në fotele, u përpoq të buzëqeshë, ndonëse as vet nuk ishte i bindur se s’do t’i hetohej artificialiteti. Megjithatë, ai donte prore ta linte përshtypjen e njeriut fisnik. -Silljani ushqimin!, i urdhëroi ai udbashët, kurse Arbenit i tha, ulu dhe haje gjellën, ja, këtu, pranë meje. Zëri me të cilin ai i drejtohej tani ishte shumëfish më miqësor se sa ai i pakmëparëshmi. Ata ia sollën një pjatë me fasule e pak bukë në tabaka. Këto si duket i kishin marrë në kohën kur Arbeni qe jashtë. Edhepse qe i uritur, nuk ia mirrte mendja se mund ta hante racionin. -Të bëftë mirë!, i tha Eleganti serioz. Meqë Arbeni në gojë e kishte futur një kafshatë me bukë, e tundi kokën në vend të përgjigjes. Me dorën e djathtë po përpiqej ta mbushte lugën me fasule. Sapo ia filloi i ngeli kafshata në fyt. Disa herë e ngacmoi lemza. Iu zgurdulluan sytë. -Silljani një gotë ujë!, urdhëroi Eleganti, në ndërkohë që e shikonte me dhembshuri të papërmbajtur. Edhe sadistët më të pashpirtë nuk ndjehen mirë kur i bëjnë të vuajnë të rinjtë. Kjo gjë i mundon ata aq shumë, saqë viktimat e tyre nuk e kanë të vështirë ta hetojnë këtë ndjenjë të tyre të fajit. Dikush ia solli një gotë me ujë. Arbeni e piu me të shpejtë. Nga sytë i dilnin lot. -A të kaloi?, u ngut të pyeste Eleganti. -Po, ia ktheu Arbeni pa e ngritur kokën. Pasi i hëngri edhe dy tre kafshatë tjera, e la mënjanë racionin e vet. Tani po e priste urdhërin e ri të Elegantit, ndaj ia drejtoi atij shikimin. Ky e kuptoi se duhej të ndërmirrte diçka. -Dua të flasim si njerëz të pjekur dhe si miq, tha ai me zë fare miqësor dhe vazhdoi, qëndrimi jonë parimor është se ne nuk duam që një djalë i ri, e me perspektivë, të hudhet në baltën e shoqërisë. Edhe vet shoku Tito sa herë na ka porositur se rinia është pjesa më e vlefshme e shoqërisë sonë. Madje, ajo është e ardhmja jonë, për të cilën ne duhet të ndjehemi krenarë. Eleganti e ndërpreu paksa fjalën e vet për ta çuar një gëllënkë uji të ftohtë që ishte vënë sërish mbi tavolinë. I duhej ta lëmonte fytin, sepse nga shqetësimi zëri po i thahej gjatë të folurit. -A mos je i etur, merre pak po deshe, tha ai, me zë e sjellje krejt të natyrshme. Të tjerët që ishin në dhomë nuk nxirrnin zë prej gojës. -Ne nuk kemi kurrfarë interesi politik ta arrestojmë një nxënës shkolle, sepse kjo na e komprometon çështjen tonë, vijoi ai, ndërsa 42
  • 44. Arbeni po i pinte, një pas një, dy gota ujë. Si thuhet në terminologjinë tonë, ne luftojmë për t'i zënë "balenat" e jo "peshqit e vegjël", si je ti. Mirëpo, rasti yt është paksa më i ndërlikuar, sepse këtu është i implikuar edhe Sigurimi i Shqipërisë, që përmes kanaleve të veta po i fut këto libra tek ne dhe po e helmon klimën e shëndoshë të rinisë sonë shqiptare, e cila, për nderin e Partisë!, ka më shumë të drejta këtu se atje, në Shqipëri. -Tani, vazhdoi ai, duke u shndërruar i tëri në sy, në mënyrë që ta lexojë efektin e fjalëve të veta, më thuaj një gjë: a po e sheh ti vet se, duke e kursyer një njeri po e humb një tjetër, bile shumë më të shtrenjtë, vetveten tënde? Babai yt dhe nëna jote e kanë syrin në ty, se të kanë shpresën e familjes, ndaj mos i lëndo ata! Jam i bindur se nuk e meritojnë këtë, assesi. Përse ti të mos e vazhdosh shkollën me shokët tu? Ajo banga jote ende të pret. Kujtoj shokët e shoqet, të cilët poashtu janë të brengosur për ty, për të ardhmen tënde. Ata me padurim e presin kthimin tënd. Mos i dëshpro gjithë këta njerëz! Bata Kovaçeviqi, Eleganti, e nxorri me shpejtësi paketën e cigareve ”Morava” dhe ia ofroi edhe Arbenit një. -Ndize!, i tha, duke u zgjatur kah tavolina ku ishte ulur Arbeni. Ke kaluar orë të mundimshme dhe kjo ta lehtëson pak edhe të përqëndruarit. Arbeni u zgjat, e mori cigaren, e ndezi atë me shkrepsën që ndodhej në tavolinë dhe filloi ta thithë ngadalë, duke u përpjekur që në të njëjtën kohë të mos e lë përshtypjen e lypsarakut. Elegantit iu kishte zverdhur lëkura e hollë e fytyrës nga pagjumësia e tendosja. Megjithatë, përpiqej që Arbenin ta bindë të flasë, përkundër kaq orëve të kaluara nën torturë. Ia filloi t’i fliste për tema që, sipas mendimit të tij, ishin me interes të veçantë për të rinjtë. Përpiqej me çdo kusht të vente relacione miqësore me të. Kështu, filloi t'i fliste për letërsi, art, poezi, teatër, film. I fliste për Fidel Kastron, i cili në Amerikë, ku zotëronte imperializmi amerikan, e kish shpallë haptazi qëllimin e vet, se do ta ndërtojë socializmin, dhe atë mu te hundët e Pentagonit! Tregonte për aventurat e veta të rinisë, ia tregoi foton e vajzës së vet tetëmbëdhjetëvjeçare dhe të djalit pesëmbëdhjetëvjeçar. -Ja, këta janë fëmijët e mi. A po të pëlqen vajza?, e pyeti Arbenin, i cili s’dijti ç’t’i përgjigjej, ndaj e vuri buzën në gaz nga kjo pyetje e çuditshme. -Unë, foli më tutje Eleganti, po të betohem në fjalën e nderit se edhe për ty mendoj si për fëmijët e mi, ndryshe s'do ta konsideroja veten komunist të denjë për këtë librezë; e nxorri librezën e kuqe, nga portofoli dhe ia tregoi me gjest teatral. 43
  • 45. -Shtrij këmbët, amerikançe! tha ai. Pasi e vërejti se Arbeni nuk po e kuptonte, i tregoi vet, duke i shtrirë këmbët e veta mbi tavolinë dhe duke e thithur me pasion të madh cigaren që sapo e kish ndezur. Eleganti i bënte këto veprime me një lehtësi e spontanitet të tillë që ndoshta kurrë në jetën e tij s’i kish bërë. Qëllimi i vërtetë i kësaj sjelljeje ish që ta shtiente Arbenin në detyrime morale për të folur. Ndërkaq, atij këmbët i dhembnin pamasë dhe kjo shtrirje këmbësh ishte e mirëseardhur, po të mos ishte bërë me një qëllim të keq, për të cilin gjë ky ish thellësisht i bindur. Sepse, ç’të mirë mund të priste prej Elegantit? Asgjë! Qysh në orët e para e kish kuptuar se ky është më perfid se të tjerët. Madje, gjatë këtyre orëve e kish parë qartë se ky ishte instruktori kryesor i të gjitha torturave. Andaj, e përcillte me syçeltësi të veçantë dhe pothuajse në çdo fjalë e kërkonte ndonjë kurth të fshehur me mjeshtri. Pas një pushimi të vogël kohor, kur Eleganti kujtoi se ia arriti qëllimit, lehtas, me ton miqësor dhe me disa grimasa edhe më miqësore se toni, filloi t'i shtrojë pyetje Arbenit. -Na thuaj të vërtetën, çfarë librash të ka dhënë profesori K.? -Jo, nuk më ka dhënë libra, asnjëherë (gjë që s’ishte e vërtetë). -E ti, a i ke dhënë atij? -Jo (as kjo s’ish e vërtetë). -Ta zëmë se ti do t'ishe unë e unë ti, a do të besoje në këto që thua? -Sigurisht se po. -Mirë. A ke qenë ndonjëherë në banesën e profesorit dhe ç’keni biseduar me të? Çka të ka thënë ai? -Jo, nuk më kujtohet se kam qenë tek ai, brenda në banesën e tij. -Ne e dijmë datën, madje edhe orën kur ke qenë. -Gabim jeni njohtuar. Unë s’kam qenë në shtëpinë e tij. -Të lutem shumë!, bëhu i sinqertë, i tha Eleganti, duke i shoqëruar fjalët e tija me zë dhe buzëqeshje ironike që linte për t’u nënkuptuar se nuk i besonte fare. -Unë jam i sinqertë (me ju të jem i sinqertë!!!?, i erdhi për të vjellë Arbenit). -Jo, nuk je. Po të ishe, do ta shtrija dorën dhe do të shpija me xhip drejt e në shtëpinë tënde, që në këtë moment. Arbeni tundi kokën nja dy herë, majtas dhe djathtas, në shenjë të mospajtimit me Elegantin, por zë nuk lëshoi nga goja, sepse donte të linte përshtypjen e të fyerit. -Ti e di se këtu është shoku yt dhe, ai e pohon të kundërtën e asaj që thua ti. -Nuk besoj se ai thotë kështu si ju. 44
  • 46. -Sillni këtu Cajën! Me shpejtësi dolën dy udbashë dhe, pas pak, e futën në zyrë Cajë Fushëjakun, një shok shkolle të Arbenit. Atë e kishin arrestuar disa ditë më parë, ngase kish kënduar këngë patriotike në një pritje private të Vitit të Ri. Motra e mikpritësit, një daktilografe që punonte në gjyq, e kish denoncuar rastin, pasi e dinte se do ta pushonin nga puna po të merrte vesh UDB-a. Caja qe arrestuar së bashku me mekanikun Hysi Klloqanin, me të cilin Arbeni kish biseduar shumëçka, që tani mund t’i kushtonte shtrenjtë. Për Hysiun flitej në qytet ato ditë se do ta pësonte keq, pasi gjatë asaj pritjeje fatkeqe, i dehur si kish qenë, ish reshur së puthuri një orë dore, me rrypin kuqezi. E ndjeu një thermë të veçantë në tërë trupin kur e pa Cajën të përhumbur fare. Fytyra e tij fliste për një trazim shumë të rëndë, dukej i dërmuar dhe i thyer shpirtërisht. Mezi e shikonte në sy Arbenin. Po sikur Hysiu të ketë folur me Cajën për punët tona?, i shkrepi një mendim i mnershëm në kokë. Jo, nuk besoj. Hysiu ka qenë pesë herë në duart e UDB-së dhe kurrë nuk ka zbuluar askë. Ai është njeri me përvojë, i tha zëri i brendshëm i arsyes, i cili e qetësoi atypëraty. Rrufeja e drojës e goditi, por ajo u zhbë shpejt nga besimi i patundur në Hysiun. Athua sa "rrufe" të tilla dyshimi do të më godasin gjatë kësaj kohe hetuesie? Sa të tilla i kanë përjetuar të tjerët para meje? Dhe, sa të tjerë pas meje do t'i përjetojnë? Tre udbashë ishin rreshtuar me fytyrë kah Caja, duke e shikuar atë me vëmendjen më të madhe. Dy të tjerë e shikonin Arbenin. -Përshëndetuni!, dha urdhër Bata Kovaçeviqi, Eleganti. Arbeni u ngrit në këmbë dhe ia zgjati dorën shokut të shkollës. -Mirëdita!, thanë të dytë me një gojë. Eleganti edhe këtë takim dramatik donte ta shndërrojë në një takim teatral. Tani Arbenit ia qepën sytë Eleganti dhe Mirkoja. Ndërkaq, Ibroja dhe dy të tjerë u kthyen me fytyrë kah Caja. -A të ka dhënë ty libra Arbeni?, e pyeti Ibroja. -Unë e Arbeni kemi shkëmbyer libra të Shqipërisë disa herë. Më kujtohet se njëherë m’i pat dhënë librat: "Lahuta e malësisë", "Luftëtarët e lirisë", romanin "Gjarpërinjtë e gjakut", si dhe revistën ”Leka”, të botuar më 1943, në Shkodër. Librat në fjalë ia kam kthyer brenda javës. -A të ka treguar ty Arbeni se ka qenë në banesën e profesori K.? 45
  • 47. -Po. Një të diele, unë po shkoja për të parë një ndeshje futbolli, kur befas nga hyrja e banesës së profesorit K. e pashë se po dilte Arbeni. Vijuam së bashku rrugën për në ndeshje. -A janë të vërteta këto që po i thotë Caja?, iu drejtua Eleganti, duke e këqyrë në drita të syrit Arbenin. Arbeni, pa i lëvizur qerpikët e me seriozitet të theksuar, ia priti: -Jo, unë nuk i kam dhënë libra Cajës dhe as që kam qenë ndonjëherë në banesën e profesorit K. (gjë që s'ishte e vërtetë). Bata Kovaçeviqi, Eleganti, rrëmbyeshëm urdhëroi: -Cajën dërgojeni poshtë. Sapo dualën, iu drejtua Arbenit: tash e tutje je armik, ndaj keq do ta pësosh. -Vazhdoni me të!, iu drejtua udbashëve, duke e pikasur me gishtin tregues Arbenin. Nga toni i stërkequr i tij, udbashët e kuptuan se, kësaj radhe, Arbeni duhej rrahur në mënyrë shembullore. Ibroja, që ishte më i interesuari për dashamirësinë e Elegantit, filloi ta godas krahëve e këmbëve me shufër hekuri, të cilën e nxorri nga një syze. Dy të tjerë e godisnin me shkelma e kërbaç. Pas disa të rënave Arbenit i u muarrën mendët dhe ra në dysheme. Dëgjonte si i përhumbur zëra, britje, sharje, kërcënime, por tashmë nuk ishte i mëdijshëm për to. Ndjente një zjarmi të madhe, lodhje përtej çdo mase, molepsje të pakufishme, e si pasojë e këtyre, një indiferencë të çuditshme ndaj çdo gjëje. Mendimi iu kish turbulluar, i ndahej në dysh, tresh, katërsh; i ndahej dhe nuk i bashkonte dot dy polet e tij: fillimin dhe fundin. Ende rrinte i shtrirë, ndërsa ata po bisedonin diç vëzh e vëzh me njëri-tjetrin. Nuk i kujtohej se sa ndejti ashtu i shtirë për dysheme. Por, kur i hapi sytë, e pa se Eleganti e disa të tjerë tashmë s’ishin brenda. Dhe, për habinë e tij të madhe, i ra në sy Zekë Zhubi i ulur në fotele! Iu duk se kish luajtur nga mendja, si është e mundur që këtu të jetë Zeka? Jo, jo! Këto janë halucinacionet e mia, tha ai pa zë. Zekën Arbeni e kishte farefis të largët, nga i jati. E shikoi edhe një herë me vëmendjen më të madhe, i bindur se nuk e dalloi mirë. Doli se, vërtet, ishte Zekë Zhubi! Në fotelen afër tij qëndronte një udbash tjetër, serb, me mustaqe. Arbeni këtë e njihte, sepse e kish parë te biblioteka e qytetit, ku ai banonte. Megjithëse qe i dërmuar, u kthjell pak nga kjo befasi e dorës së parë. Për Zekën e dinte se punonte si mësues, diku në fshatrat e Rahovecit, kurse, ja, tani po dilte se ky na qenka bërë udbash!? Athua, jam rrakatur unë apo kjo është e vërtetë? Si paska ndodhur kjo? Vallë, që kur ia ka filluar të punojë në UDB-e? Mjerë nëna e tij për këtë spiun!, gjykoi hidhërueshëm Arbeni. 46