SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
www.foxp2translations.com


                                        DIKUSH ISHTE KOMUNIST
(QUALCUNO ERA COMMUNISTA)
(Giorgio Gaber, "Il Teatro canzone" 1992.)
Teksti asht marrun prej faqes n’internet http://www.giorgiogaber.cjb.net/
(Traduzione in albanese gheg - http://www.ethnologue.com/language/aln)

Perkthim prej italishtjet n’gegnisht prej: Gino LUKA




Uh? Nuk asht e vertetë, unë nuk kam per ç'ka me e sha vedin. Due me thanë se m'duket se nuk kam ba
ndonji gja t'randë.
Jeta jeme? Nji jetë normale. Nuk kam vjellë kurr, as n’shtëpi kur kam kenë i vogel, nuk kam vra kerkend, me
ta marrë mendja vetë, ndonji mëkat e kam ba, por asht normale apo jo?
Punë, familje, paguej taksat. Nuk më duket se kam faje, nuk shkoj as me gjuejtë.
Uh? Ah, ju po flitshi per perpara. Ah, perpara, perpara jam sjellë si të tanë.
Si jam pasë veshë? Jam veshë, jam veshë si njitesh... eh jo taman si tashti, diçka ma teper... po xhins,
xhup, eskimo. Pse, nuk asht mirë a? Ishe rahat.
Ç’ka kam këndue? Edhe kjo tesh, ju doni me ditë se ç’ka kam këndue. Sigurisht, edhe kangë popullore,
po…"Ciao bella ciao". A duhet me folë ma fort a? Po, "Ciao, bella, ciao" e kam këndue me akorde bile edhe
Internacionalen, ate në kor eh, në kor.
Po, atë po, e pranoj, po, kam shkue, po, i kam pa edhe unë intilimanët (Inti-Illimanni), por nuk kam kja.
Si? A i kam në odë fotografinat? Ç’muhabet, sigurisht, fotografinat e prindve të mi, gruen teme, të…
Manifeste? Mendoj se jo. Noshta nji, t’vogel ama, shumë t’vogel: "Che Guevara". Çka asht ky, a asht gjyq a?
Jo, jo, jo, unë ate jo, grushtin nuk e kam ba kurrë, grushtin jo, kurrë. Eh njashtu pra, njiherë por... nji
grusht t’shpejtë, taman…
Si? A kam kenë komunist? Eh. M’pelqejnë pyetjet direkte. A doni me ditë se a kam kenë komunist? Jo, jo se
ma në fund tashti nuk flet ma kerkush per atë punë, të tanë bajnë demek se nuk ka ndodhë kurgja, e në
fakt asht e drejtë me skjarue njikëta gjana, njiherë e pergjithmonë, ohhh.


A kam kenë komunist? Bah? Në çfarë kuptimit? Jo due me thanë…


dikush ishte komunist se kishte lindë në Emilia.
Dikush ishte komunist se babagjyshi, axha, i jati... e ama jo.
Dikush ishte komunist se e shifte Rusinë si nji premtim, Kinen si poezi, komunizmin si "Parrizi në Tokë".
Dikush ishte komunist se e ndiete vedin vetem.
Dikush ishte komunist se ka pasë marrë nji edukatë teper katolike.
Dikush ishte komunist, se e kerkote kinoja, teatri e lypte, piktura e lypte, letërsia po ashtu... E lypshin të
tanë.
Dikush ishte komunist se: "Historija asht me ne!".
Dikush ishte komunist se ia kishin thanë.
Dikush ishte komunist se nuk ia kishin thanë të tana.
Dikush ishte komunist se ma perpara ishte fashist.
Dikush ishte komunist se e kishte kuptue se Rusija ecte kadalë-kadalë por kishte me shkue lerg.
Dikush ishte komunist se Berlingueri ishte burrë i mirë.
Dikush ishte komunist se Andreoti nuk ishte burrë i mirë.
Dikush ishte komunist se ishte i pasun por e donte popullin.
Dikush ishte komunist se e pinte venen e u permallote nder festa popullore.
Dikush ishte komunist se ishte njaç ateist sa kishte nevojë per nji Zot tjeter.
Dikush ishte komunist se ishte njaç fort i terhjekun prej punëtorve sa donte me u ba si ata.
Dikush ishte komunist se nuk mujte me durue ma së kenunit punëtor.
Dikush ishte komunist se donte shtesë rroge.
Dikush ishte komunist se borgjezija - proletariati - lufta e klasave. Kollaj apor jo?
Dikush ishte komunist se revolucioni sot jo, neser ndoshta, por mbasnesrit sigurisht...
Dikush ishte komunist se: "Rrnoftë Marksi, Rrnoftë Lenini, Rrnoftë Mao Ce Duni".
Dikush ishte komunist prej inatit t’babës së vet.

www.foxp2translations.com
www.foxp2translations.com


Dikush ishte komunist se ka pa në TV vetem RAI TRE.
Dikush ishte komunist per modë, dikush per princip, dikush per frustracion.
Dikush ishte komunist se donte me shtetizu gjithçka.
Dikush ishte komunist se nuk i ka njoftë nëpunësit shtetnorë, parashtetnorë e të gjashëm me ta.
Dikush ishte komunist se ka kuptue "materializmin dialektik" në vend të "Unjillit simbas Leninit".
Dikush ishte komunist se ishte i bindun se ka pasë mbas vedit klasen punëtore.
Dikush ishte komunist se ishte ma komunist se të tjerët.
Dikush ishte komunist se ishte e madhja Parti Komuniste.
Dikush ishte komunist megjithëse ishte e madhja Parti Komuniste.
Dikush ishte komunist se nuk kishte kurgja tjeter ma t’mirë.
Dikush ishte komunist se kena Partinë Socialiste ma t’keqen n’Evropë.
Dikush ishte komunist se nji Shtet ma të keq se ky e gjen veç në Ugandë.
Dikush ishte komunist se nuk mujte me durue ma katerdhetë vjet qeverina të neveritshme e rrufjane.
Dikush ishte komunist se: piaca Fontana, Brescia, stacioni Bologna, Italicus, Ustica, etj., etj., etj.
Dikush ishte komunist se ata qi ishin kundra ishin komunista.
Dikush ishte komunist se nuk mujte me durue ma atë gjanë e ndytë qi na ngulim kambë me e quejtë
demokraci.
Dikush besote se ishte komunist e ndoshta ishte diçka tjeter.
Dikush ishte komunist se andrronte nji liri ndryshej prej asaj amerikane.
Dikush ishte komunist se mendote me kenë gjallë e i lumtun vetem n’kjoftëse janë edhe të tjerët.
Dikush ishte komunist se ka pasë nevojë për nji shtymje drejt diçkaje t’re, se ishte i gatshem me ndryshue
per gjithditë, se e ndiete nevojën e nji morali t’ndryshem, se ndoshta ishte vetem nji forcë, nji fluturim, nji
andërr, ishte vetem nji impuls, nji dishirë me i ndryshue gjanat, per me e ndryshue jeten.


Dikush ishte komunist se tuj pasë afer ketë hov sejcili ishte si me kenë ma shumë se vetvedja, si me kenë
dy vetë në njenin. Kah njena anë mundi personal i perditshem e kah ana tjeter ndjenja e perkatësisë në nji
rracë qi dote me spikatë n’fluturim per me e ndrrue me t’vërtetë jeten.
Jo, nuk kena çka me e kja ma atë punë. Ndoshta edhe atëherë shumë i kishin hapun krahët, pa kenë në
gjendje me fluturue, si pulëbardha "hipotetike".


Po tesh? Edhe njitesh e ndien vedin si me kenë dy vetë, kah njena anë si nji njiri i futun qi pershkon me
nderë mjerimin e mbijetesës së tij t’përditshme e kah ana tjeter pulëbardha, qi as e ka ndermend me
fluturue, se tashma andrra asht mpi.

Dy mizerje në nji trup t’vetem.




www.foxp2translations.com

More Related Content

More from Lingua culture

Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Lingua culture
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)Lingua culture
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneLingua culture
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Lingua culture
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)Lingua culture
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesLingua culture
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqLingua culture
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationLingua culture
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Lingua culture
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueLingua culture
 

More from Lingua culture (13)

Lamtumira e fundit
Lamtumira e funditLamtumira e fundit
Lamtumira e fundit
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione Tradizione
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

Qualcuno era communista (Dikush ishte komunist)

  • 1. www.foxp2translations.com DIKUSH ISHTE KOMUNIST (QUALCUNO ERA COMMUNISTA) (Giorgio Gaber, "Il Teatro canzone" 1992.) Teksti asht marrun prej faqes n’internet http://www.giorgiogaber.cjb.net/ (Traduzione in albanese gheg - http://www.ethnologue.com/language/aln) Perkthim prej italishtjet n’gegnisht prej: Gino LUKA Uh? Nuk asht e vertetë, unë nuk kam per ç'ka me e sha vedin. Due me thanë se m'duket se nuk kam ba ndonji gja t'randë. Jeta jeme? Nji jetë normale. Nuk kam vjellë kurr, as n’shtëpi kur kam kenë i vogel, nuk kam vra kerkend, me ta marrë mendja vetë, ndonji mëkat e kam ba, por asht normale apo jo? Punë, familje, paguej taksat. Nuk më duket se kam faje, nuk shkoj as me gjuejtë. Uh? Ah, ju po flitshi per perpara. Ah, perpara, perpara jam sjellë si të tanë. Si jam pasë veshë? Jam veshë, jam veshë si njitesh... eh jo taman si tashti, diçka ma teper... po xhins, xhup, eskimo. Pse, nuk asht mirë a? Ishe rahat. Ç’ka kam këndue? Edhe kjo tesh, ju doni me ditë se ç’ka kam këndue. Sigurisht, edhe kangë popullore, po…"Ciao bella ciao". A duhet me folë ma fort a? Po, "Ciao, bella, ciao" e kam këndue me akorde bile edhe Internacionalen, ate në kor eh, në kor. Po, atë po, e pranoj, po, kam shkue, po, i kam pa edhe unë intilimanët (Inti-Illimanni), por nuk kam kja. Si? A i kam në odë fotografinat? Ç’muhabet, sigurisht, fotografinat e prindve të mi, gruen teme, të… Manifeste? Mendoj se jo. Noshta nji, t’vogel ama, shumë t’vogel: "Che Guevara". Çka asht ky, a asht gjyq a? Jo, jo, jo, unë ate jo, grushtin nuk e kam ba kurrë, grushtin jo, kurrë. Eh njashtu pra, njiherë por... nji grusht t’shpejtë, taman… Si? A kam kenë komunist? Eh. M’pelqejnë pyetjet direkte. A doni me ditë se a kam kenë komunist? Jo, jo se ma në fund tashti nuk flet ma kerkush per atë punë, të tanë bajnë demek se nuk ka ndodhë kurgja, e në fakt asht e drejtë me skjarue njikëta gjana, njiherë e pergjithmonë, ohhh. A kam kenë komunist? Bah? Në çfarë kuptimit? Jo due me thanë… dikush ishte komunist se kishte lindë në Emilia. Dikush ishte komunist se babagjyshi, axha, i jati... e ama jo. Dikush ishte komunist se e shifte Rusinë si nji premtim, Kinen si poezi, komunizmin si "Parrizi në Tokë". Dikush ishte komunist se e ndiete vedin vetem. Dikush ishte komunist se ka pasë marrë nji edukatë teper katolike. Dikush ishte komunist, se e kerkote kinoja, teatri e lypte, piktura e lypte, letërsia po ashtu... E lypshin të tanë. Dikush ishte komunist se: "Historija asht me ne!". Dikush ishte komunist se ia kishin thanë. Dikush ishte komunist se nuk ia kishin thanë të tana. Dikush ishte komunist se ma perpara ishte fashist. Dikush ishte komunist se e kishte kuptue se Rusija ecte kadalë-kadalë por kishte me shkue lerg. Dikush ishte komunist se Berlingueri ishte burrë i mirë. Dikush ishte komunist se Andreoti nuk ishte burrë i mirë. Dikush ishte komunist se ishte i pasun por e donte popullin. Dikush ishte komunist se e pinte venen e u permallote nder festa popullore. Dikush ishte komunist se ishte njaç ateist sa kishte nevojë per nji Zot tjeter. Dikush ishte komunist se ishte njaç fort i terhjekun prej punëtorve sa donte me u ba si ata. Dikush ishte komunist se nuk mujte me durue ma së kenunit punëtor. Dikush ishte komunist se donte shtesë rroge. Dikush ishte komunist se borgjezija - proletariati - lufta e klasave. Kollaj apor jo? Dikush ishte komunist se revolucioni sot jo, neser ndoshta, por mbasnesrit sigurisht... Dikush ishte komunist se: "Rrnoftë Marksi, Rrnoftë Lenini, Rrnoftë Mao Ce Duni". Dikush ishte komunist prej inatit t’babës së vet. www.foxp2translations.com
  • 2. www.foxp2translations.com Dikush ishte komunist se ka pa në TV vetem RAI TRE. Dikush ishte komunist per modë, dikush per princip, dikush per frustracion. Dikush ishte komunist se donte me shtetizu gjithçka. Dikush ishte komunist se nuk i ka njoftë nëpunësit shtetnorë, parashtetnorë e të gjashëm me ta. Dikush ishte komunist se ka kuptue "materializmin dialektik" në vend të "Unjillit simbas Leninit". Dikush ishte komunist se ishte i bindun se ka pasë mbas vedit klasen punëtore. Dikush ishte komunist se ishte ma komunist se të tjerët. Dikush ishte komunist se ishte e madhja Parti Komuniste. Dikush ishte komunist megjithëse ishte e madhja Parti Komuniste. Dikush ishte komunist se nuk kishte kurgja tjeter ma t’mirë. Dikush ishte komunist se kena Partinë Socialiste ma t’keqen n’Evropë. Dikush ishte komunist se nji Shtet ma të keq se ky e gjen veç në Ugandë. Dikush ishte komunist se nuk mujte me durue ma katerdhetë vjet qeverina të neveritshme e rrufjane. Dikush ishte komunist se: piaca Fontana, Brescia, stacioni Bologna, Italicus, Ustica, etj., etj., etj. Dikush ishte komunist se ata qi ishin kundra ishin komunista. Dikush ishte komunist se nuk mujte me durue ma atë gjanë e ndytë qi na ngulim kambë me e quejtë demokraci. Dikush besote se ishte komunist e ndoshta ishte diçka tjeter. Dikush ishte komunist se andrronte nji liri ndryshej prej asaj amerikane. Dikush ishte komunist se mendote me kenë gjallë e i lumtun vetem n’kjoftëse janë edhe të tjerët. Dikush ishte komunist se ka pasë nevojë për nji shtymje drejt diçkaje t’re, se ishte i gatshem me ndryshue per gjithditë, se e ndiete nevojën e nji morali t’ndryshem, se ndoshta ishte vetem nji forcë, nji fluturim, nji andërr, ishte vetem nji impuls, nji dishirë me i ndryshue gjanat, per me e ndryshue jeten. Dikush ishte komunist se tuj pasë afer ketë hov sejcili ishte si me kenë ma shumë se vetvedja, si me kenë dy vetë në njenin. Kah njena anë mundi personal i perditshem e kah ana tjeter ndjenja e perkatësisë në nji rracë qi dote me spikatë n’fluturim per me e ndrrue me t’vërtetë jeten. Jo, nuk kena çka me e kja ma atë punë. Ndoshta edhe atëherë shumë i kishin hapun krahët, pa kenë në gjendje me fluturue, si pulëbardha "hipotetike". Po tesh? Edhe njitesh e ndien vedin si me kenë dy vetë, kah njena anë si nji njiri i futun qi pershkon me nderë mjerimin e mbijetesës së tij t’përditshme e kah ana tjeter pulëbardha, qi as e ka ndermend me fluturue, se tashma andrra asht mpi. Dy mizerje në nji trup t’vetem. www.foxp2translations.com