SlideShare a Scribd company logo
1 of 18
Përgjigje Nebil al-’Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij


                  Shejh Hamad al-’Atik
                       (Allahu e ruajtë)
Përgjigje Nebil al-Awadit dhe fjalëve të tij kundër
       Damaxhës dhe dijetarëve Selefij
Vërtetë, i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, Atij i kërkojmë
ndihmë, dhe Atij i lutemi që të na fal. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb
dhe atë që Allahu e lë të humbur nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që
meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i
dërguari i Tij. Për të vazhduar më tej vëllezër e motra:


E lus Allahun që ta bekojë këtë tubim që daton këtë të diel me 16 të muajit Muharrem
1433 H ( 11 dhjetor 2011)1 dhe paraqes për të diskutuar disa gjëra që janë thënë nga shejh
dr. Nebil Awadi, Allahu i dhentë sukses në rrugën e Tij të drejtë.


Shejh Nebil el-Awadi në një intervistë ditën e premte e cila ishte në kanalin Halijieh dhe
kanalin ar-Risala, përmendi disa gjëra, të cilat sipas asaj që unë besoj, ka kundërshtuar
Librin e Allahut dhe Sunetin e profetit, sal-Allahu alejhi we selem; duke e kundërshtuar
realitetin.


Në intervistën e tij e cila zgjati rreth tridhjetë minutave, ai foli rreth një sekti i cili sipas tij
e kundërshton Ehli Sunetin dhe xhematin 2 dhe janë të përjashtuar nga vatha e Ehli Sunetit
1
    E enjte 15 Dhjetor 2011 CE/20 Muharrem 1433 H, mund ta shikoni këtu:
http://www.safeshare.tv/w/ehCRtsAKXh
http://www.youtube.com/watch?v=slE9Fbwb2Z0

2
  Ky akuzim për irxha i cili përsëritet ad nauseam është një argument i gabuar nga një mori
aspektesh, gjithashtu përmban një gradë mashtrimi. Dallimi në mes të Murxhive dhe Ehli
Sunetit është sqaruar nga Imam Sufjan Theuri (Rahimullah) i cili ka thënë: “Ne themi se
imani është fjalë dhe vepër, kurse ata (Murxhiat) thonë se imani është fjalë por jo vepër. Ne
themi se imani rritet dhe zvogëlohet, kurse ata thonë se imani as nuk rritet as nuk
zvogëlohet.” Shih Al-Iman ( Maktabah al Islamijeh) faqe 184.. Gjithashtu nga shenjat e


                                                 1
dhe Xhematit andaj edhe i njollosi me emrin “Murxhitë e epokës sonë”, e më këtë kishte
për qëllim se ata nuk janë nga Ehli Suneti dhe Xhemati prandaj edhe e meritojnë këtë
emër. Ai, Allahu i dhëntë sukses në rrugën e drejtë, përmendi disa parime të cilat ai
beson se Murxhiet e kohë         sonë e kundërshtojnë Ehli Sunetin dhe Xhematin.        Për
shembull, intervistuesi e pyeti dr. Nebil el-Awadin:


“Çfarë kanë vonuar ata? [d.m.th Murxhiat?”]


Përgjigja nga Nebil el-’Awadi :


“Irxha’ që do të thotë se ata kanë vonuar veprimet e imanit dhe prandaj sipas tyre
nuk ndonjë gjë që mund ta bëjë ndonjë njeri qafir. Për aq kohë që ke iman në
zemrën tende, ti je besimtar në nivelin e tasdikut, për aq kohë sa ti beson në Allahun
dhe Ditën e Gjykimit, atëherë çfarëdo që ti bën nuk të nxjerr prej imanit. Kjo nuk
është akideja e Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ata nuk janë kështu me të gjithë,
megjithatë ata janë murxhi me disa Tawaghit. Përfytyrojeni o shejh, el-Gadafin,
lëre Zejnul Abidinin, më vonë do të flasim për të...”


Ka disa pikëpamje për këtë. Fillimisht, shejh Nebili, Allahu e udhëzoftë, e përmend
vetveten në fillim të intervistës:
“Fillimisht, ata përveç vetes së tyre akuzojnë shumë grupe (xhemate) se janë
havarixh. Nëse dallon prej tij atëherë ti je havarixh. Jam i inatosur me ty, andaj ti je
prej havarixhëve! Nëse kritikon ndonjë udhëheqës, edhe nëse ndonjë udhëheqës të
lejon ta kritikosh, qoftë në parlament apo diku tjetër, në njëfarë mënyre, atëherë


murxhiave sipas Selefeve është se pikëpamja e murxhieve ndaj udhëheqësve është që të mos
u binden atyre. Shih transmetimin i cili ka zinxhir autentik të transmetuesve se Ahmed bin
Said er-Rabati ka thënë se Abdullah bin Tahir atij i ka thënë se njerëzit të cilët i urren më së
shumti janë Murxhiet për shkak të mendimit se nuk duhet t’u binden udhëheqësve, shih Imam
es-Sabuni “Akidul Salaf wa ashabul Hadith” faqe 109. Gjithashtu referoju transmetimit të
Sufjan Theurit i cili ka thënë: “Si mund të jem Murxhi kur unë nuk mendoj se duhet përdorur
shpata ( për t’i larguar udhëheqësit shtypës.” Transmetohet nga Ibn Shahini në Kitabul-Latif
faqe 15, me zinxhir të saktë transmetuesish.


                                             2
për aq kohë sa e ke kritikuar udhëheqësin, ti je prej havarixhëve. Pikëpamja e tyre
është se kushdo që e kritikon udhëheqësin është prej havarixheve tregon se ata nuk
e kuptojnë kuptimin e havarixhëve, Usulin dhe akiden e tyre. Kjo është çështja e
parë që tregon se ata fillimisht duhet të studiojnë akiden e saktë...( ka dallim) në
mes akidës së Havarixhëve dhe atyre që i punojnë disa nga veprat e tyre. Nëse jo,
atëherë disa nga Sahabet do të ishin Havarixh, disa nga tabi’inët do të ishin
havarixh, Seid bin Xhubejri do të ishte havarixh, Abdullah bin Zubejri do të ishte
prej havarixhëve? ( duke qeshur) Shumë prej imamëve të udhëzimit do të ishin prej
havarixhëve!”


Nebil el Awadi i damkosi ata se janë “Murxhiet e kohës sonë” ngase ata nuk bëjnë tekfir
disa nga udhëheqësit e Tagutit. Si kënd për shembull? Ai solli shembullin e Zejnul-
Abidinit dhe Gadafit.


Andaj ju pyes: Ata që ju i keni akuzuar si “Murxhiet e kohës sonë” a i kundërshtojnë
bazat e Ehli Sunetit dhe Xhematit në çështjet e imanit? Ata thonë se imani është besim,
fjalë dhe vepër, dhe se shtohet me bindje ( ndaj Allahut) e pakësohet për shkak të
mosbindjes. Mirëpo, në pasimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të të dërguarit, sal-Allahu
alejhi we selem, janë të kujdesshëm në akuzimin e ndonjë personi të veçantë se është
qafir përveç pasi kur kushtet janë vendosur në vend dhe janë marr rrethanat parandaluese.
Zbatimi i kushteve dhe vendosja e rrethanave parandaluese është prej gjërave me të cilat
njerëzit mund të dallojnë, prapë se prapë ata ( d.m.th ata të cilët ai thotë se nuk bëjnë
tekfir mbi Zejnul Abidin bin Ali dhe Gadafin) pajtojnë me Ehli Sunetin dhe Xhematin në
bazat e tij.




                                            3
Figura 1 [Kardavi dhe Kolonel Gadafi?!]




                           4
Unë dhe ti o shejh Nebil, pajtojmë se Gadafi është kafir dhe për të cilët kanë gjykuar
ulematë. Mirëpo, a është çdokush që nuk bën tekfir mbi Gadafin, murxhi?! Ti mund të
thuash:”A ka kuptim për ndonjë njeri të zgjuar të mos bëjë tekfir mbi këta udhëheqës?!
Unë them: Kardavi është koka e atyre që ata e quajnë Bashkimi Ndërkombëtar i
Dijetarëve Musliman, ai shkonte tek ai, e takonte atë dhe e lavdëronte atë?




                               Figura 2 [Kardavi dhe Bashir Asadi!?]




A ishte Kardavi murxhi në atë kohë?! Dr Selman el-’Audeh, para rënies së Tunizisë shkoi
atje dhe e lavdëroi sistemin Tunizian dhe tha se po përparonte drejt Islamit dhe se atje
kishte perspektivë Islame dhe arabe?! Audeh gjithashtu Shkoi edhe në Libi dhe e lavdëroi
sistemin Libanez duke thënë se atje kishte përparim dhe se po zhvilloheshin përparime
materiale dhe se në muajt e ardhshëm bashkimi do të ndodhte nga duart e inxhinier Sejful
Ismail el Gadafit!? Dhe se mbase ata kishin mbase aeroportin më të mirë arab në botë!?3

A ishin ata të cilët ju i lavdëruat në intervistën tuaj dr Nebil, siç është shejh Selmani, ata
të cilët ju kur i lavdëruat thatë: “Murxhiet e kohës sonë flasim për çdo thirrës të
famshëm” pastaj e quajtët atë murxhi? Sipas jush a ishte Kardavi murxhi? Sipas jush a
ishte Selman Aude murxhi, dhe pastaj u pendua tek Allahu kur zërin e tij ia bashkoi

3
    Intervista një orëshe me Selman Aude mund të shikohet në Youtube këtu: http://www.youtube.com/watch?
v=our5IQBTpx0&feature=fvst



                                                      5
revolucionit?! Kjo është çështja e parë, çështja e dytë është se ju o shejh Nebil, Allahu u
dhëntë sukses drejt drejtësisë, dijeni se pikëpamja e shumë njerëzve është se kushdo që
gjykon me ligj tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur, është kufër i madh i cili e nxjerr
njeriun nga feja.
A është pikëpamja juaj se kushdo që gjykon me ligj tjetër përveç se me atë       që Allahu e
ka shpallur është jobesimtar, apo se ka rrethana parandaluese të cilat detyrojnë që të
mos behët tekfir mbi të? Kjo është nëse themi se të gjykuarit me ligj tjetër përveç asaj që
Allahu ka shpallur është kufër. Ne nuk themi se gjykimi me ligj tjetër përveç asaj që ka
shpallur Allahu është tërësisht kufër, mirëpo themi se është kufër nëse pikëpamja e atij
( që gjykon me ligj tjetër) është më e mirë se ligji i Allahut, i ngjashëm me ligjin e
Allahut ose se është e lejuar të gjykohet me ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut. Sa i
përket atij që gjykon për shkak të tekave e dëshirave atëherë ky nuk është kufër i madh
siç ka thënë Ibn Abasi në lidhje me thënien e Allahut:

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është shkelës i vërtetë .”
{Maide (5): 44
“Kufër më pak se kufri”. Megjithatë, ata të cilët thonë se kjo është kufër i madh kanë
kundërshtuar Sahabet, dhe mendoj se ju dr Nebil e keni këtë mendim. Kjo është ajo që
unë mendoj e që mund të jetë i pasaktë, mirëpo shejhu juaj, shejh Abdurrahman
Abdulhalik., është prej atyre që kanë këtë mendim dhe vazhdimisht flet për Tauaghit dhe
ata të cilët nuk gjykojnë me atë që Allahu la shpallur. Shejh Nebil a mendoni se
udhëheqësi i Kuvajtit, Allahu i dhëntë sukses, është qafir ngase ai nuk gjykon me atë që
ka shpallur Allahu? Apo në mendjen tuaj ka kushte të cilat pengojnë ta gjykosh atë
kështu?! Nëse ju, apo studentet e tjerë në Kuvajt, mendojnë se gjykimi me ligj tjetër
përveç atij që ka shpallur Allahu është kufër mirëpo ju nuk bëni tekfir mbi udhëheqësin
për shkak të disa rrethanave parandaluese, atëherë ju duhet ti shfajësoni ata të cilët
pajtojnë në kufrin e bërë nga Gadafi siç është refuzimi i tërësishëm i Sunetit dhe
konsensusit, mirëpo dije se kishte rrethana parandaluese të cilat ndalonin të bërit tekfir
mbi të.


Më në fund o shejh Nebil, ju pyes juve: a është çdokush që bie në kufr qafir sipas jush?
Ju sfidoj të thoni po, nuk është e mundur që ju ti thoni po kësaj. Ngase ka njerëz që bien



                                              6
në kufr por ka rrethana të cilat na parandalojnë në të bërit tekfir mbi ta. Për shembull,
Hasan el-Banna themeluesi i Vëllazërisë Muslimane, thoshte, siç transmeton prej tij
vëllai i tij Abdurrahmani, kur ata e festonin ditëlindjen e profetit ( ai thoshte) :


“Profeti është i pranishëm dhe ka falur të gjithë për atë që ka ndodhur dhe ka kaluar.” Që
do të thotë: i dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi we selem ishte i pranishëm në mbledhje
dhe ua ka falur gjynahet e tyre.4


Umar et Tilismani, Murshidi i cili erdhi pas Hasan el Benas, i cili është i njohur për
lejimin e kërkimit ndihmë nga të vdekurve në varre, Allahu na ruajt nga kjo. Andaj a
mendoni se ata të cilët nuk bëjnë tekfir Hasan el Benan dhe Umer et Tilismanin të jenë
Murxhi? Apo nuk bëni tekfir mbi ta aq sa të thoni se nuk behet tekfir mbi ta për shkak
të rrethanave parandaluese? Frikësoju Allahut o shejh Nebil dhe gjyko me drejtësi. A
nuk mendoni se Khomeini është nder mohuesit më të mëdhenj të Allahut? Atëherë cili
është mendimi juaj ndaj atyre që nuk bëjnë tekfir për të? Siç është Hamasi që vajti në
Iran5 dhe vendosi trëndafila mbi varrin e tij dhe të cilin e konsiderojnë si “babai
shpirtëror” i davetit të tyre. (!?):




4
 (Sh.p) Kjo përmendet nga Xhabir Rizku në librin e tij “Hasan al-Bena bi-Aklam Talam dhatihi wa
Mu’ sirihi [Hasan el-Bena në Lapsat e bashkëkohësve dhe nxënësve të tij], (al-Mansurah, Egjipt:
Dar ul-Wafa’, n.d.), faqe.70-71.
Ka edhe shumë dëshmi të tjera nga vet kujtimet e tij dhe shkrimet të cilat tregojnë qartë se Hasan el
Bena ishte prej Sufive të mbledhur Hasafijeh. Shih për shembull Risala ut Talim dhe al-Matharat, në
librin e dytë pikëpamja e tij se dhikri me zë të lartë është e lejuar me Sunet?!



5
    ( Sh.p) Shiko: http://www.youtube.com/watch?v=1EY98LPOU2I



                                                  7
Figura 3 [Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh dhe Khalid Mesh’al duke vizituar varrin e Homeinit!? 2010]




Figura 4 [Ismail Hanijeh i Hamasit duke bërë dua tek varri i “Ajetullah” Homeinit! 2010




                                                   8
Figura 5 [Udhëheqësi i Hamasit Khalid Mesh’al me “Ajetullahun e Madh” Ali Homeini, Shkurt 2009]




Figura 6 [Ismail Hanijeh i Hamasit tek varri i “Ajetullah” Homeinit ]




                                                     9
A janë ata Murxhi sipas teje për shkak të kësaj? A i konsideroni ata Murxhi ngase ata nuk
bëjnë tekfir mbi ata Rafidij? Apo mos është ky gjykim vetëm për Ehli Sunetin, Selefet?
Kërkojmë strehim tek Allahu.


Çështja e dytë të cilën shejh Nebil el-Auadi e thotë rreth të ashtuquajturve “Murxhi të
erës sonë” është se ata mendojnë se nuk ka xhihad, dhe se ata nuk thanë se ka xhihad deri
pas luftimeve dhe shtypjes që u ndodhi disa Selefeve në Damaxhe. Nebil el Auadi tha:
“Pretenduesit e Selefizmit nuk kanë kurrfarë baze! O shejh kjo është kundërthënëse. Ju vet e
mbani mend, se për 20 vitet e fundit, Amerika sulmonte Afganistanin dhe ishin kundër
Muxhahidinëve. Iraku ishte i pushtuar, gjaku derdhej dhe mesxhidet shkatërroheshin, dhe
ata ishin kundër muxhahidinëve?! Ata nuk e lejuan xhihadin për njerëzit kundër pushtuesit,
qoftë në Çeçeni, Kashmir, Afganistan, Irak e madje edhe në Palestinë! Ata e anuluan
xhihadin në të gjitha këto vende, derisa u erdhi në Damaxh! (duke qeshur) 6. Vini re! Ata
filluan të bërtisnin “Ku është xhihadi”?! Përse njerëzit nuk po i ndihmojnë ata?” 7.


U them juve o shejh Nebil, se ju takon të jeni të drejtë. Ata të cilët ju i përshkruani
6
 ( sh.p) Kjo është shpifje kundër Selefeve dhe krizës në Damaxhe. Fakti që Nebil Auadi buzëqeshte
dhe gati duke qeshur, kjo gjithashtu tregon urrejtjen që këta Ihvan Tekfiris kanë kundër
karakterit dhe metodave të Selefit.


7
 (sh.p) Kjo është gënjeshtër zhurmëmadhe në të cilën ka hile. Është e qartë se Nebil el-
Awadi urren Selefet me pasion i cili po e shpie atë në çrregullime të tilla, pohime të
pasakta dhe irrituese. Udhëheqësi i Darul- Hadith në Damaxhe, shejh Jahja el Huxhuri,
mendonte se gjykimi i përgjithshëm është se afganët kanë të drejtë ta mbrojnë vetveten dhe se për
ta është xhihad i armatosur kundër armiqve të tyre, dhe se muslimanët duhet të luten për ta. Dhe
që askush të mos përpiqej të bashkonte në mes asaj çfarë shejh Jahja ka thënë me ekstremizmin,
ai gjithashtu u pyet rreth atyre që shpërthejnë pronën e jo myslimanëve në tokat myslimane dhe
ato jo myslimane dhe shejh Jahja thotë se veprimet e tilla nuk janë të lejuara në islam ngase edhe
jo muslimanët janë të sigurt dhe kanë të drejta mbi pronën e tyre të cilat janë të përligjura dhe e
keqja mund të ndryshohet nëse nuk ndodh ndonjë e keqe më e madhe. Shih: al-Axhauib al-
Haxhurijeh alal-Asilah al-Hadithijeh, e cila mund të shkarkohet këtu brenda pesëdhjetë
minutash.: http://www.sh-yahia.net/show_sound_48.html




                                                10
si murxhiet e kohës sonë janë të atillët siç është shejh Rabi bin Hadad el Medhkhali
(hafidhullah). Shejh Rabiu mendonte se ka xhihad në Afganistan në disa pjesë e në disa
pjesë jo. Në të vërtetë, shejh Rabiu vajti dhe luftoi përkrah shejh Xhamil ur-Rrahmanit
(Rahimullah) në Afganistan. Shejh Bin Bazi (Rahimullah) mendonte se ka xhihad në
Afganistan dhe se në Palestinë duhet të ketë një marrëveshje .
Xhihadi sipas dijetarëve o shejh Nebil është akt adhurimi i cili ka kushte, veprime dhe
shtylla të detyrueshme dhe nëse kushtet përcaktohen qartë, atëherë bëhet obligim njësoj si
edhe namazi. Nëse dikush dëshiron të falet para kohës së namazit, a do i lejohet atij të
falet? Nuk do ti lejohej që të falet. Ngjashëm dijetarët pajtojnë për kushtet por ata
dallojnë në zbatimin e rrethanave. Për Shembull, shejh Abdul Aziz bin Bazi (Rahimullah)
mendonte se këto kushte plotësoheshin në rastin e Afganistanit, ashtu siç mendonte edhe
shejh Rabiu dhe shejh Xhamil ur-Rrahaman (Rahimullah).
Andaj nëse thirret xhihadi për në ndonjë vend, dijetarët shqyrtojnë nëse plotësohen
kushtet apo jo. Pra, dijetarët mund të pajtojnë rreth kushteve lejojnë xhihadin, nëse
kushtet nuk plotësohen ata thonë se nuk ka xhihad. Ose ata mund të dallojnë nëse këto
kushte janë plotësuar apo jo që pastaj të japin gjykim nëse lejohet apo nuk Lejohet. Nebil
Auadi thoshte se për njëzetë vite ata nuk kanë thënë se ka xhihad përveç kur ata u
shtypen në Damaxhe. Frikësoju Allahut o shejh Nebil, ngase këtu është shejh Rabiu
bashkë me Shejh Xhamil ur-Rrahman të cilët mendonin se ka xhihad në Afganistan,
përse? Ngase ishin plotësuar kushtet. Përse ata nuk mendonin se kishte xhihad në Irak?
Ngase nuk ishin plotësuar kushtet dhe nga ajo që sot shohim del se Iraku, të cilin ju e
përkrahnit, nuk ishte as Xhihad i lejuar as i shenjtë 8. Madje nuk u arrit as qëllimi i të
dërguarit të Allahut ( sal-Allahu alejhi ue selem) në vendosjen e fesë. Mirëpo njerëzit u
mashtruan, shpirtrat u humbën, pasuria dhe pronat iu morën për shkak të mungesës së
pjesëmarrjes në të që në fillim.
Ata që shkuan në Irak çfarë arritën? Asgjë, përveç rritjes së numrit në vrasje, gjakderdhje,
marrjen e nderit të njerëzve, pronës dhe pasurisë, Allahu na ruajt. Ata që mendojnë se ka
luftë të ligjësuar në Damaxhe, ata mendojnë se janë plotësuar kushtet. Atëherë nëse ata
mendojnë se në një vend janë plotësuar kushtet kurse në një vend tjetër jo, a duhet që ata
për këtë të mos respektohen? Jo, betohem në Allahun, mirëpo kjo bazohet në kushtet të

8
    E përkrahte por sidoqoftë nuk mori vet pjesë në të!?


                                                  11
cilat i ka vendosur Allahu dhe i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we selem, nuk bazohen në
emocione deri në atë nivel që vetëm se thua është xhihad atëherë është xhihad!?
Jo, aspak dhe shko se si shumë mysliman u lënduan nga thirrjet për xhihad i cili nuk pati
pasoja të tjera veçse Humbje për islamin dhe muslimanët. Çështja tjetër, Nebil Auadi
thotë:
“Përse ata vënë në qendër të vëmendjes thirrësit e mirënjohur?! Përmend ndonjë
thirrës të mirënjohur dhe do të shohësh se ata nuk i braktisin! Ata nuk pushuan së
kritikuari shejh Salih Megamisin, shejh Muhamed al-Arafin, shejh Selmanin, shejh
Nasirin...”
Sikur të kishte çështje personale në mes të atyre që ju i quani “Murxhiet e kohës sonë”
dhe këtyre të ashtuquajturve “thirrës të mirënjohur”. Të marrim shembullin e njërit të
cilin ju donit ta mbronit, Shejh Selmanin, dr Selman el Aude, të cilit ju iu referuat si
“shejh Selmani”. Ju thatë “Përse e refuzojnë atë? Përse flasin rreth tij? 9 Subhan Allah, a
janë vetëm “Murxhiet e kohës sonë” ata që flasin për të? A nuk ka ndonjë dijetarë që nuk
flet për Selman el Aude? A nuk e di o shejh Nebil se ai i cili e udhëzoi ministrin e
atëhershëm të Punëve të Brendshme e cila udhëhiqej nga princi Naxhif të ndalonte hyrjen
e Selman el Aude dhe Sefer el Haualit si dhe grupin e pesë anëtarëve të Lexhnes në
vendin tonë ishte shejh Abdul Aziz bin Bazi? A nuk e di o shejh Nebil se Imam Albani
dhe shejh Abdul Muhsin el Abadi paraqiten librin e shejh Abdul Melik Ramadanit
Madarik un-Nadhr i cili përmban refuzimin dhe kritikimin e Selman Audes për shkak të
thënieve të tij revolucionare kundër atyre të cilët janë në pushtet? Andaj, përse nxjerr
përfundime se të vetmit njerëz të cilët i refuzojnë ata janë “Murxhiet e kohës sonë”?
Kjo do të thotë se Bin Bazi është “Murxhi i kohës sonë”, el-Albani është “Murxhi i
kohës sonë”, shejh Abdul Muhsin el Abadi është “Murxhi i kohës sonë”, etj?10

9
    Shih këtu vetëm një shembull të disa prej arsyeve për të cilat kritikohet Selman el Audeh:
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Between.pdf

10
     Gjithashtu mund të thuhet se disa nga këto elemente që rrinë pezull në orbitën e së njëjtës
metodologji si kjo e Nebil Auadit, i cilësojnë imam Albanin, Bin Bazin, Uthejminin dhe Mukbilin
si “Murxhiet e kohës sonë”, prapë se prapë ata nuk e thonë këtë për arsye të dobive politike dhe
për të mos e bërë të qartë dhe të dukshme besnikërinë e tyre që kanë ndaj grupit Ikhwan Tekfir.
Kjo është më se e vërtetë për ata në perëndim që e teprojnë në rrugën e ngjashme me Nebil
Auadin, por që herë pas here kanë pasur guximin të akuzojnë dijetarët e moshuar për këto gjëra si


                                                   12
Ti mund të thuash “atëherë përse nuk i shohim ulematë të flasin për njerëzit?” Kush tha
se ata nuk flasin për njerëzit? Për më tepër, nëse ulematë e shohin të nevojshme të flasin
dhe ti kritikojnë njerëzit, edhe nëse këta njerëz konsiderohen dijetarë, thirrës nga grupet
islame ata atëherë i refuzojnë dhe paralajmërojnë njerëzit se në çfarë (gabimi) kanë rënë
ata.
Të marrim shejh Abdul Aziz bin Bazin (Rahimullah). Shikoji fetvatë e tij dhe shiko se sa
shpesh dhe sa shumë i refuzonte kundërshtarët, siç ishte Kardavi të cilin shejh Bin Bazi e
refuzoi në lidhje me çështjen e marrëveshjes me çifutët. Bin Bazi gjithashtu refuzoi shejh
Tantavin dhe nganjëherë ishte i ashpër me kundërshtarët. Për shembull ajo çfarë ka
përmendur shejhu (Rahimullah) në lidhje me el-Keutherin i cili njihet për përgojimet e tij
kundër Ehli Sunetit. Shejh Bin Bazi ishte i ashpër në refuzimin ndaj tij dhe në hyrjen e
librit të shejh Bekr ab Zejd thoshte se e refuzon el-Keutherin, edhe pse në botën islame
el-Keutheri njihet si dijetar islam. Shejh Bin Bazi ka thënë:
“Kam hasur në librin e titulluar Pafajësia e Ehli Sunetit nga përgojimi i ulemave të
Umetit, i cili sqaron mëkatin kriminel të Muhamed Zahid el-Keutherit dhe sharjet e
thënieve të tij, përgojimin dhe shpifjen kundër njerëzve të dijës dhe imanit.”
Po ashtu ja ku e ke edhe kritikimin e ashpër të shejh Bin Bazit ndaj Muhamed el-Masar-
it, i cili jeton në Londër, Për të cilin shejhu ka thënë: “....ai është i urrejturi i padijshëm
që i ka shitur fenë dhe besimin e tij shejtanit..”,
Kjo gjendet në vëllimin e tetë, faqe 411 të Maxhm al Fatwa të Bin Bazit. Gjithashtu është
edhe Bin Ladeni, që është i famshëm, i shumë përmendur dhe që cilësohet të jetë prej


“mospajtim me dijetarët klasik” apo “mosqenie e tyre pikë referuese për ngjarjet aktuale në
politikë,” siç janë Jasir Kadhi, (student i doktoraturës në universitetin e Jale-it), Shakil Beg,
( imam i dy qendrave Redbridge Islamic Centre dhe Lewisham Islamic Centre, dhe ‘Murshid’ i
sateliteve të qendrave të tyre në Londër. Ebu Zubeir Salim Beg ( forumi islam dhe faqja në
internet “Islamic Awakening” Rizgjimi Islam, dhe në Teksas Vetë Selman Awan ( Ebu Beker bin
Nasir), që tani ndodhet në Universitetin Um ul-Kur. Për më shumë rreth tyre shih:
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_ShakeelBegg.pdf
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Begg
http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_YasirQadhi




                                                  13
Muxhahidinëve etj. Prapë, a e di o shejh Nebil, se shejh Abdul Aziz ibn Baz, gjatë jetës
së tij, tërhiqte vëmendjen ndaj Bin Ladenit? Ka thënë shejh Bin Bazi:
Këto lutje nga al-Fakihu, al-Masari dhe thirrësit për në të keqe, batil ( të kotën) dhe
përçarjet duhet të shkatërrohen tërësisht dhe ndaj tyre nuk duhet treguar butësi. Është
detyrë të këshillohen në të vërtetën dhe të paralajmërohen nga ky batil. Nuk lejohet për
askënd të bashkëpunojë me ta në këtë të keqe, duhet të këshillohen dhe ti kthehen
udhëzimit të drejtë dhe ta lënë këtë batil. Dhe këshilla ime për al-Masarin, al-Fakihun,
Ibn Ladenin dhe ata të cilët e teprojnë në mënyrat e tyre, që t’i lenë këto rrugë të
rrezikshme, të kenë frikë Allahun dhe të paralajmërohen për Zemërimin e Tij, ti kthehen
rrugës së drejtë dhe të pendohen për atë që kanë bërë më parë.11


Prej kujt është ky refuzim? Shejh Abdul Aziz Bin Bazi, të cilin ju e keni lavdëruar për
sjelljen, karakterin dhe Bashkëpunimin me njerëzit të cilët janë kundërshtues, shiko se si
ishte ai i ashpër me kundërshtarin kur e kur e donte nevoja. Në Sheriat herë pas here ka
dobi në përdorimin e ashpërsisë ose butësisë, me kundërshtarin duhet përdorur
nganjëherë ashpërsi e nganjëherë butësi. Shejh Bin Bazi ka folur edhe për disa grupe
islame siç është Vëllazëria Muslimane të cilën shejhu, Allahu e mëshiroftë e ka kritikuar.
Në vëllimin e tetë, faqe 41 të Maxhm Fatua, kur u pyet për Ikhwan ul-Muslimin dhe
aktivitetin e tyre në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe si ata kanë vepruar për pesë vite, ai
e përmend këtë:
Ata kritikohen nga dijetarët ngase nuk kanë veprimtari në thirrjen e njerëzve në teuhid
dhe ta luftojnë shirkun dhe bidatet. Ata kanë metoda të veçanta të cilat janë të
pamjaftueshme për shkak të mungesës së davetit në rrugën e Allahut dhe akidës së pastër
të Ehli Sunetit dhe Xhematit dhe e lënë atë anash. Vëllazëria Muslimane duhet të
bashkëngjisin çështjen e davetit Selefij, Teuhidit dhe të luftojnë adhurimin e varreve,
kërkimin e ndihmës nga të vdekurit siç është kërkimi i ndihmës nga Husejni, Hasani dhe
al-Badaw.

11
     Abdul’Aziz bin Abdullah bin ’Abdu Rrahman bin Baz, Majm ’ Fataw wa Maqalat
Mutanawwi’ah (Buraydah, Saudi: D r Asd ’ al-Mujtama’, 1421 AH/2000 CE, botimi i tretë),
vëll.9, fq.100.




                                              14
Ata duhet ti japin më shumë rëndësi bazës së origjinës së fjalës la ilahe il Allah, e që
është baza e fesë dhe është Gjëja e parë në të cilën profeti, sal-Allahu alejhi we selem,
thirri gjatë kohës sa ishte në Mekë, teuhidin e La ilahe il la-llah. Shumë dijetarë kanë
kritikuar Vëllazërinë Muslimane për këtë shkak, sepse atyre u mungon aktiviteti në
thirrjen e njerëzve tek teuhidi i fjalës la ilahe il la Allah dhe të refuzojnë njerëzit e paditur
të cilët kërkojnë ndihmë nga të vdekurit, i thërrasin ata, zotohen në ta, therin për ta
kurban, e që e tërë kjo është shirk i madh. Ata gjithashtu kritikohen për mosdhënien
rëndësi Sunetit, për mos pasimin e Sunetit, hadithet fisnike, dhe atë më të cilën ishin
Selefet e Umetit në lidhje me rregullat dhe shpalljen hyjnore. Ka shumë gjëra që
dëgjohen nga Vëllazëria Muslimane për të cilën ata kritikohen, e lus Allahun t’u ndihmoj
dhe jap sukses ( në hak) dhe të pastroj gjendjen e tyre.


Pra ja tek e kemi shejhun ( Rahimullah ) duke qartësuar pozitën e Vëllazërisë Muslimane
dhe atyre njerëzve të famshëm të cilët janë të njohur për thirrjet e tyre në xhihad, siç është
shejh Selmani, Allahu e udhëzoftë dhe e ktheftë në rrugën e drejtë, dhe siç është Usama
Bin Ladeni të cilin shejhu e ka refuzuar për shkak të gabimeve të tij dhe i është lutur që
Allahu tu mjaftoj myslimanëve nga e keqja e tij. Andaj, a ishte shejh Bin Bazi
prej atyre “Murxhi të kohës sonë” o shejh Nebil!? Gjithashtu, ajo që mund të shihet është
se shejh Nebili, Allahu i dhëntë sukses në udhëzim, është se kur pyetësi i bëri disa pyetje
të veçanta, ai ose dështonte të përgjigjej siç duhet ose kalonte tek pyetja që madje fare
nuk është bërë!? Për shembull, prezantuesi përmend:
Nganjëherë sektet e tjera siç janë esharitë dhe të tjerët të cilët nuk janë të njëjtë me
Ehli Sunetin, kurse ju flisni fjalë të buta me ta, ata ( të ashtuquajturit “Murxhi të
kohës sonë”) janë mbrojtësit e akidës së vërtetë.”
Po, o shejh Nebil! Çfarë është i tërë ky entuizazëm dhe ashpërsi me ata të cilët ju i quani
“Murxhiet e kohës sonë”?! A ju kanë kundërshtuar ata në Teuhidin Rububije? A ju kanë
kundërshtuar në Teuhidin Esama we Sifat? A ju kanë kundërshtuar në Teuhidin Uluhije?
A ju kanë kundërshtuar në çështje të imanit, Sahabëve, diturisë rreth së padukshmes,
Usulit të Kuranit, Sunetit, Ilmit e kështu me radhë? Besoj se ju pajtoni me ta në këtë
Usul. Andaj, pse e tërë kjo ashpërsi me ata që i braktisin ata që e kundërshtojnë Ehli




                                               15
Sunetin në çështje serioze?! Për shembull, pse nuk e shohim këtë ashpërsi me xhematin
Teblig?! Të cilët me origjinë janë në Indi dhe janë Sufi, Allahu na ruajt.


Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me ta? Ata të cilët kanë besime të rrezikshme në
Rubibije, Uluhije dhe Sunet, Allahu na ruajt. Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me
Vëllazërinë Muslimane, të cilët po ashtu kanë besime të rrezikshme?!
Siç u përmend me herët në lidhje me Hasan el Benan, për shembull, ajo që ka thënë
Hasan el Bena, është pasuar nga Vëllazëria Muslimane në formën e Gazalit dhe Kardavit
se “armiqësia në mes të myslimanëve dhe jahudive nuk është fetare, mirëpo ka të bëjë me
tokën.’ Cili është mendimi juaj për këto fjalë? A e kundërshtojnë këto fjalë atë çfarë ka
thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we selem? Përse nuk e mohoni atë që
ata e thonë? Përse nuk e kritikoni Vëllazërinë Muslimane për bashkëpunimin e tyre me
njerëzit e bidateve? Ngase ata thonë “ne bashkëpunojmë në atë që pajtohemi dhe e
justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi”
Dhe ky parim nuk gjendet në sferën e Ehli Sunetit dhe nëse do gjendej atëherë nuk do
ishte i saktë, mirëpo ata e shfrytëzojnë këtë me njerëzit e bidateve si për shembull me
Rafidët. E dini se Vëllazëria Muslimane e lavdëroi Revolucionin e Khomeinit (1979) dhe
se Hasan el Bena punonte shumë që të bënte marrëveshje në mes Ehli Sunetit dhe
Rafidinjëve; përderisa shumica e kokave të Vëllazërisë Muslimane e lavdëronin
Revolucionin e Khomeinit, Revulucionion Safaw kundër Ehli Sunetit.
Përse nuk e drejtoni entuziazmin dhe ashpërsinë tuaj kundër atyre të cilët u kundërshtojnë
në bërthamën e Usulit, jo ata të cilët u kundërshtojnë në disa çështje të tjera? Gjithashtu
kur prezantuesi u pyeti juve ( o dr Nebil):
“... a nuk i ndajnë vet fjalët tuaja radhët?”
Përgjigja nga Nebil Auadi:
“Jo! Përkundrazi, mirëpo unë po ua tërheq vëmendjen rreth faktit se ky grup ( i
ashtuquajtur “Murxhiet e kohës sonë”), ne duhet të distancohemi prej tij
përndryshe do t’i ndaj radhët e Myslimanëve. Ne duhet ta distancojmë veten nga
kjo fitne, dhe nuk kam përmendur askënd me emër. Mirëpo të gjithë ata të cilët e
kanë këtë përshkrim duhet të distancohen ngase kjo i ndan radhët e myslimanëve.”




                                              16
Subhan Allah! Ju këtu përmendet përshkrim i cili është më i keq se sa vet fjalët, dhe të
gjithë e dinë se për kë aludohet! Ju keni për qëllim ara që quhen “Selefij”, të cilët disa
njerëz i quajnë “Xhamis” ose të cilët disa njerëz, si ju i quajnë “Murxhiet e kohës sonë.”
Të gjithë e dinë se ky është qëllimi juaj. Andaj përse i qortoni ata se kritikojnë grupet
islamike dhe pastaj ju vet i kritikoni dhe paralajmëroni kundër tyre!? A nuk do të ishte
më mirë për ju që të qëndronit në pikat për të cilat ju i kritikuat ata, ju keni thënë “ata
paralajmërojnë kundër njerëzve”, atëherë ju vet mos paralajmëroni kundër tyre.
Ju keni thënë: “ata i ndajnë radhët”, atëherë ju mos i ndani radhët! Kjo është
kundërthënëse o shejh Nebil!.


Në fund, vij në përfundim o vëllezër e motra, se duhet të dihet se ata të cilët sot quhen
“Murxhiet e kohës sonë”, sipas asaj që unë besoj dhe pasoj në fenë e Allahut, janë të
atillët siç është shejh Rabi bin Hadi, shejh Mukbil bin Hadad al-Wadi, dijetari i Jemenit
( Rahimullah), dhe dijetarët e tjerë të cilët janë të njohur në këtë davet siç është shejh
Muhamed bin Xhamah- ata nuk kanë ndonjë Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe
Xhematin, andaj si mund të thuhet se ata janë një sekt jashtë grupit të Ehli Sunetit kundër
të cilëve duhet paralajmëruar?


Për më tepër, për tërë atë që ata kritikohen, a është nga ndonjë mënyrë e veçantë apo janë
imamët e kohës sonë, dhe imamët e Selefit, të cilët e bënë të njëjtën gjë? Paralajmërimi
kundër njerëzve të bidatit dhe të flasësh për ta, të dëgjosh ata që janë në pushtet, të
përhapesh akiden e vërtetë, teuhidin dhe Sunetin dhe çështjet e tjera të cilët ata
të ashtuquajturit “Murxhiat e kohës sonë” qortojnë edhe nëse ata pasojnë Selefus Salih
dhe imamët e kohës sonë.
Prandaj, betohem në Allahun, o vëllezër e motra, gjykoni njerëzit me drejtësh dhe dëgjoni
se çfarë ka thënë shejh Bin Bazi ( Rahimullah) për shejh Muhamed Aman al-Xhami,
çfarë ka thënë shejh Muhamed Nasurudin el Albani për shejh Rabiun duke e përmendur
me emër dhe çfarë ka thënë shejh Fawzani për shejh Rabi el Medk’halin.




                                             17
Shejh Muhamed Aman al-Xhami dhe shejh Rabiu shpeshherë janë akuzuar se janë
“Murxhiat e kohës sonë”12, të mjafton të shikosh thëniet e disa dijetarëve rreth tyre për të
kuptuar nëse ata kanë apo jo Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe Xhematin.
Gjithashtu në fund ia them disa fjalë edhe prezantuesit të emisionit që të ftojë shumë
rryma islame dhe ti lejoj që ata to shfaqin pikëpamjet e tyre. Përse nuk sillni edhe anën e
atyre që kritikohen, që njerëzit të dëgjojnë prej tyre të dy palët? Ngase, betohem në
Allahun se sjellja e vetme njërës palë dhe lejimi që ata ti paraqesin mendimet e tyre,
atëherë kjo është shtypje dhe teprim gjë që për Allahun shpresoj të mos jetë e këtillë.


Allahu na dhëntë ne dhe juve sukses drejt diturisë së hajrit dhe veprave të mira, Ai është
Mbrojtës dhe i Përhershëm, I tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave.




Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli




12
     Siç është Imam el-Albani (rahimullah) dhe nxënësit e tij jordanez


                                                   18

More Related Content

What's hot

Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitRregullatIslame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
Sq Mbi rrugën e të parëve tanë
Sq Mbi rrugën e të parëve tanëSq Mbi rrugën e të parëve tanë
Sq Mbi rrugën e të parëve tanëFatos
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditRregullatIslame
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresRregullatIslame
 
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së TekfiritParalajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së TekfiritRregullatIslame
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveRregullatIslame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)RregullatIslame
 

What's hot (20)

Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
 
Anuluesit e Islamit
Anuluesit e IslamitAnuluesit e Islamit
Anuluesit e Islamit
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Sq Mbi rrugën e të parëve tanë
Sq Mbi rrugën e të parëve tanëSq Mbi rrugën e të parëve tanë
Sq Mbi rrugën e të parëve tanë
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umres
 
Për ty që (s') falesh
Për ty që (s') faleshPër ty që (s') falesh
Për ty që (s') falesh
 
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së TekfiritParalajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.
 
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
 

Viewers also liked

Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitShkumbim Jakupi
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijEbuensarij Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameDr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameShkumbim Jakupi
 

Viewers also liked (8)

Kërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetësKërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetës
 
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
 
Akideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariutAkideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariut
 
Tek Porta E Xhenetit
Tek Porta E XhenetitTek Porta E Xhenetit
Tek Porta E Xhenetit
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Besimi I Muslimanit
Besimi I MuslimanitBesimi I Muslimanit
Besimi I Muslimanit
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameDr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
 

Similar to Përgjigje nebil el auadit

Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitFatos
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëMësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitLexo dhe Mëso
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitFatos
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveLexo dhe Mëso
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditLexo dhe Mëso
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditRregullatIslame
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarFatos
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitRregullatIslame
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitLexo dhe Mëso
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëLexo dhe Mëso
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarLexo dhe Mëso
 
Biseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mire
Biseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mireBiseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mire
Biseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mireE verteta vjen nga Zoti
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreAvni Xhemajli
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!Lexo dhe Mëso
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Musliman Selefi
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Shkumbim Jakupi
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 

Similar to Përgjigje nebil el auadit (20)

Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëMësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e xherhit dhe ta’dilit
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të Teuhidit
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të Teuhidit
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuar
 
Biseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mire
Biseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mireBiseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mire
Biseda e shejh albanit me nje person qe e konsideronte mevludin bidat te mire
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 

Përgjigje nebil el auadit

  • 1. Përgjigje Nebil al-’Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij Shejh Hamad al-’Atik (Allahu e ruajtë) Përgjigje Nebil al-Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij Vërtetë, i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë, dhe Atij i lutemi që të na fal. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë të humbur nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Për të vazhduar më tej vëllezër e motra: E lus Allahun që ta bekojë këtë tubim që daton këtë të diel me 16 të muajit Muharrem 1433 H ( 11 dhjetor 2011)1 dhe paraqes për të diskutuar disa gjëra që janë thënë nga shejh dr. Nebil Awadi, Allahu i dhentë sukses në rrugën e Tij të drejtë. Shejh Nebil el-Awadi në një intervistë ditën e premte e cila ishte në kanalin Halijieh dhe kanalin ar-Risala, përmendi disa gjëra, të cilat sipas asaj që unë besoj, ka kundërshtuar Librin e Allahut dhe Sunetin e profetit, sal-Allahu alejhi we selem; duke e kundërshtuar realitetin. Në intervistën e tij e cila zgjati rreth tridhjetë minutave, ai foli rreth një sekti i cili sipas tij e kundërshton Ehli Sunetin dhe xhematin 2 dhe janë të përjashtuar nga vatha e Ehli Sunetit 1 E enjte 15 Dhjetor 2011 CE/20 Muharrem 1433 H, mund ta shikoni këtu: http://www.safeshare.tv/w/ehCRtsAKXh http://www.youtube.com/watch?v=slE9Fbwb2Z0 2 Ky akuzim për irxha i cili përsëritet ad nauseam është një argument i gabuar nga një mori aspektesh, gjithashtu përmban një gradë mashtrimi. Dallimi në mes të Murxhive dhe Ehli Sunetit është sqaruar nga Imam Sufjan Theuri (Rahimullah) i cili ka thënë: “Ne themi se imani është fjalë dhe vepër, kurse ata (Murxhiat) thonë se imani është fjalë por jo vepër. Ne themi se imani rritet dhe zvogëlohet, kurse ata thonë se imani as nuk rritet as nuk zvogëlohet.” Shih Al-Iman ( Maktabah al Islamijeh) faqe 184.. Gjithashtu nga shenjat e 1
  • 2. dhe Xhematit andaj edhe i njollosi me emrin “Murxhitë e epokës sonë”, e më këtë kishte për qëllim se ata nuk janë nga Ehli Suneti dhe Xhemati prandaj edhe e meritojnë këtë emër. Ai, Allahu i dhëntë sukses në rrugën e drejtë, përmendi disa parime të cilat ai beson se Murxhiet e kohë sonë e kundërshtojnë Ehli Sunetin dhe Xhematin. Për shembull, intervistuesi e pyeti dr. Nebil el-Awadin: “Çfarë kanë vonuar ata? [d.m.th Murxhiat?”] Përgjigja nga Nebil el-’Awadi : “Irxha’ që do të thotë se ata kanë vonuar veprimet e imanit dhe prandaj sipas tyre nuk ndonjë gjë që mund ta bëjë ndonjë njeri qafir. Për aq kohë që ke iman në zemrën tende, ti je besimtar në nivelin e tasdikut, për aq kohë sa ti beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, atëherë çfarëdo që ti bën nuk të nxjerr prej imanit. Kjo nuk është akideja e Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ata nuk janë kështu me të gjithë, megjithatë ata janë murxhi me disa Tawaghit. Përfytyrojeni o shejh, el-Gadafin, lëre Zejnul Abidinin, më vonë do të flasim për të...” Ka disa pikëpamje për këtë. Fillimisht, shejh Nebili, Allahu e udhëzoftë, e përmend vetveten në fillim të intervistës: “Fillimisht, ata përveç vetes së tyre akuzojnë shumë grupe (xhemate) se janë havarixh. Nëse dallon prej tij atëherë ti je havarixh. Jam i inatosur me ty, andaj ti je prej havarixhëve! Nëse kritikon ndonjë udhëheqës, edhe nëse ndonjë udhëheqës të lejon ta kritikosh, qoftë në parlament apo diku tjetër, në njëfarë mënyre, atëherë murxhiave sipas Selefeve është se pikëpamja e murxhieve ndaj udhëheqësve është që të mos u binden atyre. Shih transmetimin i cili ka zinxhir autentik të transmetuesve se Ahmed bin Said er-Rabati ka thënë se Abdullah bin Tahir atij i ka thënë se njerëzit të cilët i urren më së shumti janë Murxhiet për shkak të mendimit se nuk duhet t’u binden udhëheqësve, shih Imam es-Sabuni “Akidul Salaf wa ashabul Hadith” faqe 109. Gjithashtu referoju transmetimit të Sufjan Theurit i cili ka thënë: “Si mund të jem Murxhi kur unë nuk mendoj se duhet përdorur shpata ( për t’i larguar udhëheqësit shtypës.” Transmetohet nga Ibn Shahini në Kitabul-Latif faqe 15, me zinxhir të saktë transmetuesish. 2
  • 3. për aq kohë sa e ke kritikuar udhëheqësin, ti je prej havarixhëve. Pikëpamja e tyre është se kushdo që e kritikon udhëheqësin është prej havarixheve tregon se ata nuk e kuptojnë kuptimin e havarixhëve, Usulin dhe akiden e tyre. Kjo është çështja e parë që tregon se ata fillimisht duhet të studiojnë akiden e saktë...( ka dallim) në mes akidës së Havarixhëve dhe atyre që i punojnë disa nga veprat e tyre. Nëse jo, atëherë disa nga Sahabet do të ishin Havarixh, disa nga tabi’inët do të ishin havarixh, Seid bin Xhubejri do të ishte havarixh, Abdullah bin Zubejri do të ishte prej havarixhëve? ( duke qeshur) Shumë prej imamëve të udhëzimit do të ishin prej havarixhëve!” Nebil el Awadi i damkosi ata se janë “Murxhiet e kohës sonë” ngase ata nuk bëjnë tekfir disa nga udhëheqësit e Tagutit. Si kënd për shembull? Ai solli shembullin e Zejnul- Abidinit dhe Gadafit. Andaj ju pyes: Ata që ju i keni akuzuar si “Murxhiet e kohës sonë” a i kundërshtojnë bazat e Ehli Sunetit dhe Xhematit në çështjet e imanit? Ata thonë se imani është besim, fjalë dhe vepër, dhe se shtohet me bindje ( ndaj Allahut) e pakësohet për shkak të mosbindjes. Mirëpo, në pasimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të të dërguarit, sal-Allahu alejhi we selem, janë të kujdesshëm në akuzimin e ndonjë personi të veçantë se është qafir përveç pasi kur kushtet janë vendosur në vend dhe janë marr rrethanat parandaluese. Zbatimi i kushteve dhe vendosja e rrethanave parandaluese është prej gjërave me të cilat njerëzit mund të dallojnë, prapë se prapë ata ( d.m.th ata të cilët ai thotë se nuk bëjnë tekfir mbi Zejnul Abidin bin Ali dhe Gadafin) pajtojnë me Ehli Sunetin dhe Xhematin në bazat e tij. 3
  • 4. Figura 1 [Kardavi dhe Kolonel Gadafi?!] 4
  • 5. Unë dhe ti o shejh Nebil, pajtojmë se Gadafi është kafir dhe për të cilët kanë gjykuar ulematë. Mirëpo, a është çdokush që nuk bën tekfir mbi Gadafin, murxhi?! Ti mund të thuash:”A ka kuptim për ndonjë njeri të zgjuar të mos bëjë tekfir mbi këta udhëheqës?! Unë them: Kardavi është koka e atyre që ata e quajnë Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Musliman, ai shkonte tek ai, e takonte atë dhe e lavdëronte atë? Figura 2 [Kardavi dhe Bashir Asadi!?] A ishte Kardavi murxhi në atë kohë?! Dr Selman el-’Audeh, para rënies së Tunizisë shkoi atje dhe e lavdëroi sistemin Tunizian dhe tha se po përparonte drejt Islamit dhe se atje kishte perspektivë Islame dhe arabe?! Audeh gjithashtu Shkoi edhe në Libi dhe e lavdëroi sistemin Libanez duke thënë se atje kishte përparim dhe se po zhvilloheshin përparime materiale dhe se në muajt e ardhshëm bashkimi do të ndodhte nga duart e inxhinier Sejful Ismail el Gadafit!? Dhe se mbase ata kishin mbase aeroportin më të mirë arab në botë!?3 A ishin ata të cilët ju i lavdëruat në intervistën tuaj dr Nebil, siç është shejh Selmani, ata të cilët ju kur i lavdëruat thatë: “Murxhiet e kohës sonë flasim për çdo thirrës të famshëm” pastaj e quajtët atë murxhi? Sipas jush a ishte Kardavi murxhi? Sipas jush a ishte Selman Aude murxhi, dhe pastaj u pendua tek Allahu kur zërin e tij ia bashkoi 3 Intervista një orëshe me Selman Aude mund të shikohet në Youtube këtu: http://www.youtube.com/watch? v=our5IQBTpx0&feature=fvst 5
  • 6. revolucionit?! Kjo është çështja e parë, çështja e dytë është se ju o shejh Nebil, Allahu u dhëntë sukses drejt drejtësisë, dijeni se pikëpamja e shumë njerëzve është se kushdo që gjykon me ligj tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur, është kufër i madh i cili e nxjerr njeriun nga feja. A është pikëpamja juaj se kushdo që gjykon me ligj tjetër përveç se me atë që Allahu e ka shpallur është jobesimtar, apo se ka rrethana parandaluese të cilat detyrojnë që të mos behët tekfir mbi të? Kjo është nëse themi se të gjykuarit me ligj tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur është kufër. Ne nuk themi se gjykimi me ligj tjetër përveç asaj që ka shpallur Allahu është tërësisht kufër, mirëpo themi se është kufër nëse pikëpamja e atij ( që gjykon me ligj tjetër) është më e mirë se ligji i Allahut, i ngjashëm me ligjin e Allahut ose se është e lejuar të gjykohet me ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut. Sa i përket atij që gjykon për shkak të tekave e dëshirave atëherë ky nuk është kufër i madh siç ka thënë Ibn Abasi në lidhje me thënien e Allahut: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është shkelës i vërtetë .” {Maide (5): 44 “Kufër më pak se kufri”. Megjithatë, ata të cilët thonë se kjo është kufër i madh kanë kundërshtuar Sahabet, dhe mendoj se ju dr Nebil e keni këtë mendim. Kjo është ajo që unë mendoj e që mund të jetë i pasaktë, mirëpo shejhu juaj, shejh Abdurrahman Abdulhalik., është prej atyre që kanë këtë mendim dhe vazhdimisht flet për Tauaghit dhe ata të cilët nuk gjykojnë me atë që Allahu la shpallur. Shejh Nebil a mendoni se udhëheqësi i Kuvajtit, Allahu i dhëntë sukses, është qafir ngase ai nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu? Apo në mendjen tuaj ka kushte të cilat pengojnë ta gjykosh atë kështu?! Nëse ju, apo studentet e tjerë në Kuvajt, mendojnë se gjykimi me ligj tjetër përveç atij që ka shpallur Allahu është kufër mirëpo ju nuk bëni tekfir mbi udhëheqësin për shkak të disa rrethanave parandaluese, atëherë ju duhet ti shfajësoni ata të cilët pajtojnë në kufrin e bërë nga Gadafi siç është refuzimi i tërësishëm i Sunetit dhe konsensusit, mirëpo dije se kishte rrethana parandaluese të cilat ndalonin të bërit tekfir mbi të. Më në fund o shejh Nebil, ju pyes juve: a është çdokush që bie në kufr qafir sipas jush? Ju sfidoj të thoni po, nuk është e mundur që ju ti thoni po kësaj. Ngase ka njerëz që bien 6
  • 7. në kufr por ka rrethana të cilat na parandalojnë në të bërit tekfir mbi ta. Për shembull, Hasan el-Banna themeluesi i Vëllazërisë Muslimane, thoshte, siç transmeton prej tij vëllai i tij Abdurrahmani, kur ata e festonin ditëlindjen e profetit ( ai thoshte) : “Profeti është i pranishëm dhe ka falur të gjithë për atë që ka ndodhur dhe ka kaluar.” Që do të thotë: i dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi we selem ishte i pranishëm në mbledhje dhe ua ka falur gjynahet e tyre.4 Umar et Tilismani, Murshidi i cili erdhi pas Hasan el Benas, i cili është i njohur për lejimin e kërkimit ndihmë nga të vdekurve në varre, Allahu na ruajt nga kjo. Andaj a mendoni se ata të cilët nuk bëjnë tekfir Hasan el Benan dhe Umer et Tilismanin të jenë Murxhi? Apo nuk bëni tekfir mbi ta aq sa të thoni se nuk behet tekfir mbi ta për shkak të rrethanave parandaluese? Frikësoju Allahut o shejh Nebil dhe gjyko me drejtësi. A nuk mendoni se Khomeini është nder mohuesit më të mëdhenj të Allahut? Atëherë cili është mendimi juaj ndaj atyre që nuk bëjnë tekfir për të? Siç është Hamasi që vajti në Iran5 dhe vendosi trëndafila mbi varrin e tij dhe të cilin e konsiderojnë si “babai shpirtëror” i davetit të tyre. (!?): 4 (Sh.p) Kjo përmendet nga Xhabir Rizku në librin e tij “Hasan al-Bena bi-Aklam Talam dhatihi wa Mu’ sirihi [Hasan el-Bena në Lapsat e bashkëkohësve dhe nxënësve të tij], (al-Mansurah, Egjipt: Dar ul-Wafa’, n.d.), faqe.70-71. Ka edhe shumë dëshmi të tjera nga vet kujtimet e tij dhe shkrimet të cilat tregojnë qartë se Hasan el Bena ishte prej Sufive të mbledhur Hasafijeh. Shih për shembull Risala ut Talim dhe al-Matharat, në librin e dytë pikëpamja e tij se dhikri me zë të lartë është e lejuar me Sunet?! 5 ( Sh.p) Shiko: http://www.youtube.com/watch?v=1EY98LPOU2I 7
  • 8. Figura 3 [Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh dhe Khalid Mesh’al duke vizituar varrin e Homeinit!? 2010] Figura 4 [Ismail Hanijeh i Hamasit duke bërë dua tek varri i “Ajetullah” Homeinit! 2010 8
  • 9. Figura 5 [Udhëheqësi i Hamasit Khalid Mesh’al me “Ajetullahun e Madh” Ali Homeini, Shkurt 2009] Figura 6 [Ismail Hanijeh i Hamasit tek varri i “Ajetullah” Homeinit ] 9
  • 10. A janë ata Murxhi sipas teje për shkak të kësaj? A i konsideroni ata Murxhi ngase ata nuk bëjnë tekfir mbi ata Rafidij? Apo mos është ky gjykim vetëm për Ehli Sunetin, Selefet? Kërkojmë strehim tek Allahu. Çështja e dytë të cilën shejh Nebil el-Auadi e thotë rreth të ashtuquajturve “Murxhi të erës sonë” është se ata mendojnë se nuk ka xhihad, dhe se ata nuk thanë se ka xhihad deri pas luftimeve dhe shtypjes që u ndodhi disa Selefeve në Damaxhe. Nebil el Auadi tha: “Pretenduesit e Selefizmit nuk kanë kurrfarë baze! O shejh kjo është kundërthënëse. Ju vet e mbani mend, se për 20 vitet e fundit, Amerika sulmonte Afganistanin dhe ishin kundër Muxhahidinëve. Iraku ishte i pushtuar, gjaku derdhej dhe mesxhidet shkatërroheshin, dhe ata ishin kundër muxhahidinëve?! Ata nuk e lejuan xhihadin për njerëzit kundër pushtuesit, qoftë në Çeçeni, Kashmir, Afganistan, Irak e madje edhe në Palestinë! Ata e anuluan xhihadin në të gjitha këto vende, derisa u erdhi në Damaxh! (duke qeshur) 6. Vini re! Ata filluan të bërtisnin “Ku është xhihadi”?! Përse njerëzit nuk po i ndihmojnë ata?” 7. U them juve o shejh Nebil, se ju takon të jeni të drejtë. Ata të cilët ju i përshkruani 6 ( sh.p) Kjo është shpifje kundër Selefeve dhe krizës në Damaxhe. Fakti që Nebil Auadi buzëqeshte dhe gati duke qeshur, kjo gjithashtu tregon urrejtjen që këta Ihvan Tekfiris kanë kundër karakterit dhe metodave të Selefit. 7 (sh.p) Kjo është gënjeshtër zhurmëmadhe në të cilën ka hile. Është e qartë se Nebil el- Awadi urren Selefet me pasion i cili po e shpie atë në çrregullime të tilla, pohime të pasakta dhe irrituese. Udhëheqësi i Darul- Hadith në Damaxhe, shejh Jahja el Huxhuri, mendonte se gjykimi i përgjithshëm është se afganët kanë të drejtë ta mbrojnë vetveten dhe se për ta është xhihad i armatosur kundër armiqve të tyre, dhe se muslimanët duhet të luten për ta. Dhe që askush të mos përpiqej të bashkonte në mes asaj çfarë shejh Jahja ka thënë me ekstremizmin, ai gjithashtu u pyet rreth atyre që shpërthejnë pronën e jo myslimanëve në tokat myslimane dhe ato jo myslimane dhe shejh Jahja thotë se veprimet e tilla nuk janë të lejuara në islam ngase edhe jo muslimanët janë të sigurt dhe kanë të drejta mbi pronën e tyre të cilat janë të përligjura dhe e keqja mund të ndryshohet nëse nuk ndodh ndonjë e keqe më e madhe. Shih: al-Axhauib al- Haxhurijeh alal-Asilah al-Hadithijeh, e cila mund të shkarkohet këtu brenda pesëdhjetë minutash.: http://www.sh-yahia.net/show_sound_48.html 10
  • 11. si murxhiet e kohës sonë janë të atillët siç është shejh Rabi bin Hadad el Medhkhali (hafidhullah). Shejh Rabiu mendonte se ka xhihad në Afganistan në disa pjesë e në disa pjesë jo. Në të vërtetë, shejh Rabiu vajti dhe luftoi përkrah shejh Xhamil ur-Rrahmanit (Rahimullah) në Afganistan. Shejh Bin Bazi (Rahimullah) mendonte se ka xhihad në Afganistan dhe se në Palestinë duhet të ketë një marrëveshje . Xhihadi sipas dijetarëve o shejh Nebil është akt adhurimi i cili ka kushte, veprime dhe shtylla të detyrueshme dhe nëse kushtet përcaktohen qartë, atëherë bëhet obligim njësoj si edhe namazi. Nëse dikush dëshiron të falet para kohës së namazit, a do i lejohet atij të falet? Nuk do ti lejohej që të falet. Ngjashëm dijetarët pajtojnë për kushtet por ata dallojnë në zbatimin e rrethanave. Për Shembull, shejh Abdul Aziz bin Bazi (Rahimullah) mendonte se këto kushte plotësoheshin në rastin e Afganistanit, ashtu siç mendonte edhe shejh Rabiu dhe shejh Xhamil ur-Rrahaman (Rahimullah). Andaj nëse thirret xhihadi për në ndonjë vend, dijetarët shqyrtojnë nëse plotësohen kushtet apo jo. Pra, dijetarët mund të pajtojnë rreth kushteve lejojnë xhihadin, nëse kushtet nuk plotësohen ata thonë se nuk ka xhihad. Ose ata mund të dallojnë nëse këto kushte janë plotësuar apo jo që pastaj të japin gjykim nëse lejohet apo nuk Lejohet. Nebil Auadi thoshte se për njëzetë vite ata nuk kanë thënë se ka xhihad përveç kur ata u shtypen në Damaxhe. Frikësoju Allahut o shejh Nebil, ngase këtu është shejh Rabiu bashkë me Shejh Xhamil ur-Rrahman të cilët mendonin se ka xhihad në Afganistan, përse? Ngase ishin plotësuar kushtet. Përse ata nuk mendonin se kishte xhihad në Irak? Ngase nuk ishin plotësuar kushtet dhe nga ajo që sot shohim del se Iraku, të cilin ju e përkrahnit, nuk ishte as Xhihad i lejuar as i shenjtë 8. Madje nuk u arrit as qëllimi i të dërguarit të Allahut ( sal-Allahu alejhi ue selem) në vendosjen e fesë. Mirëpo njerëzit u mashtruan, shpirtrat u humbën, pasuria dhe pronat iu morën për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në të që në fillim. Ata që shkuan në Irak çfarë arritën? Asgjë, përveç rritjes së numrit në vrasje, gjakderdhje, marrjen e nderit të njerëzve, pronës dhe pasurisë, Allahu na ruajt. Ata që mendojnë se ka luftë të ligjësuar në Damaxhe, ata mendojnë se janë plotësuar kushtet. Atëherë nëse ata mendojnë se në një vend janë plotësuar kushtet kurse në një vend tjetër jo, a duhet që ata për këtë të mos respektohen? Jo, betohem në Allahun, mirëpo kjo bazohet në kushtet të 8 E përkrahte por sidoqoftë nuk mori vet pjesë në të!? 11
  • 12. cilat i ka vendosur Allahu dhe i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we selem, nuk bazohen në emocione deri në atë nivel që vetëm se thua është xhihad atëherë është xhihad!? Jo, aspak dhe shko se si shumë mysliman u lënduan nga thirrjet për xhihad i cili nuk pati pasoja të tjera veçse Humbje për islamin dhe muslimanët. Çështja tjetër, Nebil Auadi thotë: “Përse ata vënë në qendër të vëmendjes thirrësit e mirënjohur?! Përmend ndonjë thirrës të mirënjohur dhe do të shohësh se ata nuk i braktisin! Ata nuk pushuan së kritikuari shejh Salih Megamisin, shejh Muhamed al-Arafin, shejh Selmanin, shejh Nasirin...” Sikur të kishte çështje personale në mes të atyre që ju i quani “Murxhiet e kohës sonë” dhe këtyre të ashtuquajturve “thirrës të mirënjohur”. Të marrim shembullin e njërit të cilin ju donit ta mbronit, Shejh Selmanin, dr Selman el Aude, të cilit ju iu referuat si “shejh Selmani”. Ju thatë “Përse e refuzojnë atë? Përse flasin rreth tij? 9 Subhan Allah, a janë vetëm “Murxhiet e kohës sonë” ata që flasin për të? A nuk ka ndonjë dijetarë që nuk flet për Selman el Aude? A nuk e di o shejh Nebil se ai i cili e udhëzoi ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme e cila udhëhiqej nga princi Naxhif të ndalonte hyrjen e Selman el Aude dhe Sefer el Haualit si dhe grupin e pesë anëtarëve të Lexhnes në vendin tonë ishte shejh Abdul Aziz bin Bazi? A nuk e di o shejh Nebil se Imam Albani dhe shejh Abdul Muhsin el Abadi paraqiten librin e shejh Abdul Melik Ramadanit Madarik un-Nadhr i cili përmban refuzimin dhe kritikimin e Selman Audes për shkak të thënieve të tij revolucionare kundër atyre të cilët janë në pushtet? Andaj, përse nxjerr përfundime se të vetmit njerëz të cilët i refuzojnë ata janë “Murxhiet e kohës sonë”? Kjo do të thotë se Bin Bazi është “Murxhi i kohës sonë”, el-Albani është “Murxhi i kohës sonë”, shejh Abdul Muhsin el Abadi është “Murxhi i kohës sonë”, etj?10 9 Shih këtu vetëm një shembull të disa prej arsyeve për të cilat kritikohet Selman el Audeh: http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Between.pdf 10 Gjithashtu mund të thuhet se disa nga këto elemente që rrinë pezull në orbitën e së njëjtës metodologji si kjo e Nebil Auadit, i cilësojnë imam Albanin, Bin Bazin, Uthejminin dhe Mukbilin si “Murxhiet e kohës sonë”, prapë se prapë ata nuk e thonë këtë për arsye të dobive politike dhe për të mos e bërë të qartë dhe të dukshme besnikërinë e tyre që kanë ndaj grupit Ikhwan Tekfir. Kjo është më se e vërtetë për ata në perëndim që e teprojnë në rrugën e ngjashme me Nebil Auadin, por që herë pas here kanë pasur guximin të akuzojnë dijetarët e moshuar për këto gjëra si 12
  • 13. Ti mund të thuash “atëherë përse nuk i shohim ulematë të flasin për njerëzit?” Kush tha se ata nuk flasin për njerëzit? Për më tepër, nëse ulematë e shohin të nevojshme të flasin dhe ti kritikojnë njerëzit, edhe nëse këta njerëz konsiderohen dijetarë, thirrës nga grupet islame ata atëherë i refuzojnë dhe paralajmërojnë njerëzit se në çfarë (gabimi) kanë rënë ata. Të marrim shejh Abdul Aziz bin Bazin (Rahimullah). Shikoji fetvatë e tij dhe shiko se sa shpesh dhe sa shumë i refuzonte kundërshtarët, siç ishte Kardavi të cilin shejh Bin Bazi e refuzoi në lidhje me çështjen e marrëveshjes me çifutët. Bin Bazi gjithashtu refuzoi shejh Tantavin dhe nganjëherë ishte i ashpër me kundërshtarët. Për shembull ajo çfarë ka përmendur shejhu (Rahimullah) në lidhje me el-Keutherin i cili njihet për përgojimet e tij kundër Ehli Sunetit. Shejh Bin Bazi ishte i ashpër në refuzimin ndaj tij dhe në hyrjen e librit të shejh Bekr ab Zejd thoshte se e refuzon el-Keutherin, edhe pse në botën islame el-Keutheri njihet si dijetar islam. Shejh Bin Bazi ka thënë: “Kam hasur në librin e titulluar Pafajësia e Ehli Sunetit nga përgojimi i ulemave të Umetit, i cili sqaron mëkatin kriminel të Muhamed Zahid el-Keutherit dhe sharjet e thënieve të tij, përgojimin dhe shpifjen kundër njerëzve të dijës dhe imanit.” Po ashtu ja ku e ke edhe kritikimin e ashpër të shejh Bin Bazit ndaj Muhamed el-Masar- it, i cili jeton në Londër, Për të cilin shejhu ka thënë: “....ai është i urrejturi i padijshëm që i ka shitur fenë dhe besimin e tij shejtanit..”, Kjo gjendet në vëllimin e tetë, faqe 411 të Maxhm al Fatwa të Bin Bazit. Gjithashtu është edhe Bin Ladeni, që është i famshëm, i shumë përmendur dhe që cilësohet të jetë prej “mospajtim me dijetarët klasik” apo “mosqenie e tyre pikë referuese për ngjarjet aktuale në politikë,” siç janë Jasir Kadhi, (student i doktoraturës në universitetin e Jale-it), Shakil Beg, ( imam i dy qendrave Redbridge Islamic Centre dhe Lewisham Islamic Centre, dhe ‘Murshid’ i sateliteve të qendrave të tyre në Londër. Ebu Zubeir Salim Beg ( forumi islam dhe faqja në internet “Islamic Awakening” Rizgjimi Islam, dhe në Teksas Vetë Selman Awan ( Ebu Beker bin Nasir), që tani ndodhet në Universitetin Um ul-Kur. Për më shumë rreth tyre shih: http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_ShakeelBegg.pdf http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Begg http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_YasirQadhi 13
  • 14. Muxhahidinëve etj. Prapë, a e di o shejh Nebil, se shejh Abdul Aziz ibn Baz, gjatë jetës së tij, tërhiqte vëmendjen ndaj Bin Ladenit? Ka thënë shejh Bin Bazi: Këto lutje nga al-Fakihu, al-Masari dhe thirrësit për në të keqe, batil ( të kotën) dhe përçarjet duhet të shkatërrohen tërësisht dhe ndaj tyre nuk duhet treguar butësi. Është detyrë të këshillohen në të vërtetën dhe të paralajmërohen nga ky batil. Nuk lejohet për askënd të bashkëpunojë me ta në këtë të keqe, duhet të këshillohen dhe ti kthehen udhëzimit të drejtë dhe ta lënë këtë batil. Dhe këshilla ime për al-Masarin, al-Fakihun, Ibn Ladenin dhe ata të cilët e teprojnë në mënyrat e tyre, që t’i lenë këto rrugë të rrezikshme, të kenë frikë Allahun dhe të paralajmërohen për Zemërimin e Tij, ti kthehen rrugës së drejtë dhe të pendohen për atë që kanë bërë më parë.11 Prej kujt është ky refuzim? Shejh Abdul Aziz Bin Bazi, të cilin ju e keni lavdëruar për sjelljen, karakterin dhe Bashkëpunimin me njerëzit të cilët janë kundërshtues, shiko se si ishte ai i ashpër me kundërshtarin kur e kur e donte nevoja. Në Sheriat herë pas here ka dobi në përdorimin e ashpërsisë ose butësisë, me kundërshtarin duhet përdorur nganjëherë ashpërsi e nganjëherë butësi. Shejh Bin Bazi ka folur edhe për disa grupe islame siç është Vëllazëria Muslimane të cilën shejhu, Allahu e mëshiroftë e ka kritikuar. Në vëllimin e tetë, faqe 41 të Maxhm Fatua, kur u pyet për Ikhwan ul-Muslimin dhe aktivitetin e tyre në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe si ata kanë vepruar për pesë vite, ai e përmend këtë: Ata kritikohen nga dijetarët ngase nuk kanë veprimtari në thirrjen e njerëzve në teuhid dhe ta luftojnë shirkun dhe bidatet. Ata kanë metoda të veçanta të cilat janë të pamjaftueshme për shkak të mungesës së davetit në rrugën e Allahut dhe akidës së pastër të Ehli Sunetit dhe Xhematit dhe e lënë atë anash. Vëllazëria Muslimane duhet të bashkëngjisin çështjen e davetit Selefij, Teuhidit dhe të luftojnë adhurimin e varreve, kërkimin e ndihmës nga të vdekurit siç është kërkimi i ndihmës nga Husejni, Hasani dhe al-Badaw. 11 Abdul’Aziz bin Abdullah bin ’Abdu Rrahman bin Baz, Majm ’ Fataw wa Maqalat Mutanawwi’ah (Buraydah, Saudi: D r Asd ’ al-Mujtama’, 1421 AH/2000 CE, botimi i tretë), vëll.9, fq.100. 14
  • 15. Ata duhet ti japin më shumë rëndësi bazës së origjinës së fjalës la ilahe il Allah, e që është baza e fesë dhe është Gjëja e parë në të cilën profeti, sal-Allahu alejhi we selem, thirri gjatë kohës sa ishte në Mekë, teuhidin e La ilahe il la-llah. Shumë dijetarë kanë kritikuar Vëllazërinë Muslimane për këtë shkak, sepse atyre u mungon aktiviteti në thirrjen e njerëzve tek teuhidi i fjalës la ilahe il la Allah dhe të refuzojnë njerëzit e paditur të cilët kërkojnë ndihmë nga të vdekurit, i thërrasin ata, zotohen në ta, therin për ta kurban, e që e tërë kjo është shirk i madh. Ata gjithashtu kritikohen për mosdhënien rëndësi Sunetit, për mos pasimin e Sunetit, hadithet fisnike, dhe atë më të cilën ishin Selefet e Umetit në lidhje me rregullat dhe shpalljen hyjnore. Ka shumë gjëra që dëgjohen nga Vëllazëria Muslimane për të cilën ata kritikohen, e lus Allahun t’u ndihmoj dhe jap sukses ( në hak) dhe të pastroj gjendjen e tyre. Pra ja tek e kemi shejhun ( Rahimullah ) duke qartësuar pozitën e Vëllazërisë Muslimane dhe atyre njerëzve të famshëm të cilët janë të njohur për thirrjet e tyre në xhihad, siç është shejh Selmani, Allahu e udhëzoftë dhe e ktheftë në rrugën e drejtë, dhe siç është Usama Bin Ladeni të cilin shejhu e ka refuzuar për shkak të gabimeve të tij dhe i është lutur që Allahu tu mjaftoj myslimanëve nga e keqja e tij. Andaj, a ishte shejh Bin Bazi prej atyre “Murxhi të kohës sonë” o shejh Nebil!? Gjithashtu, ajo që mund të shihet është se shejh Nebili, Allahu i dhëntë sukses në udhëzim, është se kur pyetësi i bëri disa pyetje të veçanta, ai ose dështonte të përgjigjej siç duhet ose kalonte tek pyetja që madje fare nuk është bërë!? Për shembull, prezantuesi përmend: Nganjëherë sektet e tjera siç janë esharitë dhe të tjerët të cilët nuk janë të njëjtë me Ehli Sunetin, kurse ju flisni fjalë të buta me ta, ata ( të ashtuquajturit “Murxhi të kohës sonë”) janë mbrojtësit e akidës së vërtetë.” Po, o shejh Nebil! Çfarë është i tërë ky entuizazëm dhe ashpërsi me ata të cilët ju i quani “Murxhiet e kohës sonë”?! A ju kanë kundërshtuar ata në Teuhidin Rububije? A ju kanë kundërshtuar në Teuhidin Esama we Sifat? A ju kanë kundërshtuar në Teuhidin Uluhije? A ju kanë kundërshtuar në çështje të imanit, Sahabëve, diturisë rreth së padukshmes, Usulit të Kuranit, Sunetit, Ilmit e kështu me radhë? Besoj se ju pajtoni me ta në këtë Usul. Andaj, pse e tërë kjo ashpërsi me ata që i braktisin ata që e kundërshtojnë Ehli 15
  • 16. Sunetin në çështje serioze?! Për shembull, pse nuk e shohim këtë ashpërsi me xhematin Teblig?! Të cilët me origjinë janë në Indi dhe janë Sufi, Allahu na ruajt. Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me ta? Ata të cilët kanë besime të rrezikshme në Rubibije, Uluhije dhe Sunet, Allahu na ruajt. Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me Vëllazërinë Muslimane, të cilët po ashtu kanë besime të rrezikshme?! Siç u përmend me herët në lidhje me Hasan el Benan, për shembull, ajo që ka thënë Hasan el Bena, është pasuar nga Vëllazëria Muslimane në formën e Gazalit dhe Kardavit se “armiqësia në mes të myslimanëve dhe jahudive nuk është fetare, mirëpo ka të bëjë me tokën.’ Cili është mendimi juaj për këto fjalë? A e kundërshtojnë këto fjalë atë çfarë ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we selem? Përse nuk e mohoni atë që ata e thonë? Përse nuk e kritikoni Vëllazërinë Muslimane për bashkëpunimin e tyre me njerëzit e bidateve? Ngase ata thonë “ne bashkëpunojmë në atë që pajtohemi dhe e justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi” Dhe ky parim nuk gjendet në sferën e Ehli Sunetit dhe nëse do gjendej atëherë nuk do ishte i saktë, mirëpo ata e shfrytëzojnë këtë me njerëzit e bidateve si për shembull me Rafidët. E dini se Vëllazëria Muslimane e lavdëroi Revolucionin e Khomeinit (1979) dhe se Hasan el Bena punonte shumë që të bënte marrëveshje në mes Ehli Sunetit dhe Rafidinjëve; përderisa shumica e kokave të Vëllazërisë Muslimane e lavdëronin Revolucionin e Khomeinit, Revulucionion Safaw kundër Ehli Sunetit. Përse nuk e drejtoni entuziazmin dhe ashpërsinë tuaj kundër atyre të cilët u kundërshtojnë në bërthamën e Usulit, jo ata të cilët u kundërshtojnë në disa çështje të tjera? Gjithashtu kur prezantuesi u pyeti juve ( o dr Nebil): “... a nuk i ndajnë vet fjalët tuaja radhët?” Përgjigja nga Nebil Auadi: “Jo! Përkundrazi, mirëpo unë po ua tërheq vëmendjen rreth faktit se ky grup ( i ashtuquajtur “Murxhiet e kohës sonë”), ne duhet të distancohemi prej tij përndryshe do t’i ndaj radhët e Myslimanëve. Ne duhet ta distancojmë veten nga kjo fitne, dhe nuk kam përmendur askënd me emër. Mirëpo të gjithë ata të cilët e kanë këtë përshkrim duhet të distancohen ngase kjo i ndan radhët e myslimanëve.” 16
  • 17. Subhan Allah! Ju këtu përmendet përshkrim i cili është më i keq se sa vet fjalët, dhe të gjithë e dinë se për kë aludohet! Ju keni për qëllim ara që quhen “Selefij”, të cilët disa njerëz i quajnë “Xhamis” ose të cilët disa njerëz, si ju i quajnë “Murxhiet e kohës sonë.” Të gjithë e dinë se ky është qëllimi juaj. Andaj përse i qortoni ata se kritikojnë grupet islamike dhe pastaj ju vet i kritikoni dhe paralajmëroni kundër tyre!? A nuk do të ishte më mirë për ju që të qëndronit në pikat për të cilat ju i kritikuat ata, ju keni thënë “ata paralajmërojnë kundër njerëzve”, atëherë ju vet mos paralajmëroni kundër tyre. Ju keni thënë: “ata i ndajnë radhët”, atëherë ju mos i ndani radhët! Kjo është kundërthënëse o shejh Nebil!. Në fund, vij në përfundim o vëllezër e motra, se duhet të dihet se ata të cilët sot quhen “Murxhiet e kohës sonë”, sipas asaj që unë besoj dhe pasoj në fenë e Allahut, janë të atillët siç është shejh Rabi bin Hadi, shejh Mukbil bin Hadad al-Wadi, dijetari i Jemenit ( Rahimullah), dhe dijetarët e tjerë të cilët janë të njohur në këtë davet siç është shejh Muhamed bin Xhamah- ata nuk kanë ndonjë Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe Xhematin, andaj si mund të thuhet se ata janë një sekt jashtë grupit të Ehli Sunetit kundër të cilëve duhet paralajmëruar? Për më tepër, për tërë atë që ata kritikohen, a është nga ndonjë mënyrë e veçantë apo janë imamët e kohës sonë, dhe imamët e Selefit, të cilët e bënë të njëjtën gjë? Paralajmërimi kundër njerëzve të bidatit dhe të flasësh për ta, të dëgjosh ata që janë në pushtet, të përhapesh akiden e vërtetë, teuhidin dhe Sunetin dhe çështjet e tjera të cilët ata të ashtuquajturit “Murxhiat e kohës sonë” qortojnë edhe nëse ata pasojnë Selefus Salih dhe imamët e kohës sonë. Prandaj, betohem në Allahun, o vëllezër e motra, gjykoni njerëzit me drejtësh dhe dëgjoni se çfarë ka thënë shejh Bin Bazi ( Rahimullah) për shejh Muhamed Aman al-Xhami, çfarë ka thënë shejh Muhamed Nasurudin el Albani për shejh Rabiun duke e përmendur me emër dhe çfarë ka thënë shejh Fawzani për shejh Rabi el Medk’halin. 17
  • 18. Shejh Muhamed Aman al-Xhami dhe shejh Rabiu shpeshherë janë akuzuar se janë “Murxhiat e kohës sonë”12, të mjafton të shikosh thëniet e disa dijetarëve rreth tyre për të kuptuar nëse ata kanë apo jo Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe Xhematin. Gjithashtu në fund ia them disa fjalë edhe prezantuesit të emisionit që të ftojë shumë rryma islame dhe ti lejoj që ata to shfaqin pikëpamjet e tyre. Përse nuk sillni edhe anën e atyre që kritikohen, që njerëzit të dëgjojnë prej tyre të dy palët? Ngase, betohem në Allahun se sjellja e vetme njërës palë dhe lejimi që ata ti paraqesin mendimet e tyre, atëherë kjo është shtypje dhe teprim gjë që për Allahun shpresoj të mos jetë e këtillë. Allahu na dhëntë ne dhe juve sukses drejt diturisë së hajrit dhe veprave të mira, Ai është Mbrojtës dhe i Përhershëm, I tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave. Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli 12 Siç është Imam el-Albani (rahimullah) dhe nxënësit e tij jordanez 18