SlideShare a Scribd company logo
1 of 56
Download to read offline
2
Titulli orgjinal: ‫الذنوب‬ ‫من‬ ‫الخالص‬ ‫بواعث‬
Titulli në shqip: Shtysat e çlirimit prej mëkateve.
Autor: Shejkh Abdurr-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër.
Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija
Botuesi: Dituria e Dobishme
Mail: dituriaedobishme@gmail.com
3
Parathënie
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë.
Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i përkasin Allahut, Zotit të
botëve. Salati dhe selami qofshin për Pejgamberin tonë Muhammed,
për familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij. Më pas:
Duke qenë se mëkatet janë burim i çdo prapësie dhe poshtërimi për
robin, është obligim për çdo musliman, që është i çiltër me veten e
tij, të përpiqet - pas kërkimit të ndihmës së Allahut të Lartësuar - për
kërkimin e çështjeve dhe shkaqeve të cilat e shtyjnë atë për te
shmangia dhe largimi prej tyre. Kjo temë është shumë e rëndësishme
dhe çdo musliman ka nevojë ta ketë parasysh gjithmonë këtë. Ato
janë: 'Shtysat e çlirimit prej mëkateve', në mënyrë që ai të shpëtojë
prej ndëshkimit dhe të fitojë shpërblimin e madh.
Prandaj gjejmë se dijetarët e hershëm dhe të tanishëm i kanë
sqaruar këto shtysa që të ndihmojnë për t'u çliruar prej mëkateve.
Prej këtyre dijetarëve ka qenë dhe imami, kolosi, edukuesi ibnul-
Kajjim - Allahu e mëshiroftë - . Ai ka shkruajtur një kapitull të vyer
në librin e tij 'Premtimi që u është bërë durimtarëve dhe ajo çka
është rezervuar për falenderuesit', ku ka përmendur në të njezet
motive për forcimin e fesë dhe besimit, dhe për çlirimin prej
mëkateve. Ai i ka përmbledhur ato me një përmbledhje të mirë dhe i
ka sqaruar me një sqarim të dobishëm, andaj, unë kisha dëshirë t'i
përmend ato në këtë libërth të shkurtër dhe t'i bëja një komentim që
sqaron qëllimet e saj, i nxjerr në pah kuptimet e saj, në mënyrë që
dobia e saj të përhapet në mesin e muslimanëve dhe të jetë për ta një
derë pendimi e çlirim prej mëkateve.
4
Unë e lus Allahun që ta mëshirojë imamin ibnul-Kajjim dhe që t'a
ngrejë gradën e tij në Xhenetin e Kënaqësisë, dhe që të na falë ne, ta
fal atë, dhe të na fal të gjithë ne muslimanët. Salati dhe selami
qofshin për Pejgamberin tonë Muhammed, për familjen e tij dhe të
gjithë shokët e tij.1
Shkroi: Abdurr-Rrazzak ibn Abdul-Muhsin el-Bedër
1
[Komentuesi]: Origjina e kësaj broshure është ligjërata që kam mbajtur në
shtetin e Kuvajtit, në ditën e shtunë që përkon me datën 30/10/1434H. Disa
vëllezër e kanë traskiptuar atë, e kanë pregatitur për t’u botuar dhe ma kanë
paraqitur mua. Unë e kam rishikuar atë dhe kam bërë disa përmirësime,
duke shtuar në të disa dobi. Allahu e shpërbleftë me të mira çdokënd që e ka
traskiptuar, e ka botuar dhe e ka përhapur në mes të muslimanëve, theksoj
në veçanti vëllain tim musliman, Khalid el-Kanderi për mundin dhe
përpjeket e tij në nxjerrjen e këtij libri.
5
Imam Ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - thotë:
Komentimi
Shtysa e parë për çlirimin prej mëkateve është: ‘Nderimi i Allahut
të Pastër nga çdo e metë’.
Kjo arrihet duke e ndjer njeriu në zemrën e tij madhështinë e
Allahut, sikurse ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲵ‬
‫ﲶ‬
‫ﲷ‬
‫ﲸ‬
‫ﲹ‬
‫ﲺ‬
‫ﲻ‬
‫ﲼ‬
‫ﲽ‬
‫ﲾ‬
‫ﲿ‬
‫ﳀ‬
‫ﳁ‬
‫ﳂ‬
‫ﳃ‬
‫ﳄ‬
‫ﳅ‬
‫ﳆ‬
‫ﳇ‬
‫ﱠ‬
:‫الزمر‬
٦٧
“Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut ashtu siç duhet e siç
i takon Atij. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në
grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e
Tij. I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartë është Ai prej asaj që ata
ia mveshin Atij si të barabartë!” [Surja Zumer, 67]
Allahu i Lartësuar nga çdo e metë ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﱐ‬
‫ﱑ‬
‫ﱒ‬
‫ﱓ‬
‫ﱔ‬
‫ﱕ‬
‫ﱖ‬
‫ﱗ‬
‫ﱘ‬
‫ﱙ‬
‫ﱚ‬
‫ﱠ‬
:‫نوح‬
١٣
-
١٤
“Kapitull: Sa i përket forcimit të shtysës së fesë, ai arrihet me anë
të disa çështjeve:
Njëra prej tyre: Nderimi i Allahut - të Lartëmadhëruar - duke mos
bërë mëkat ndërkohë që Ai të sheh e të dëgjon ty. Kushdo që ndjen
në zemrën e tij nderimin e Allahut, atëherë zemra e tij nuk ka për t’u
bindur kurrë për të bërë mëkat.”
6
“Ç’është me ju që nuk i frikësoheni madhështisë (së Allahut)?
Dhe ndërkohë është Ai që ju ka krijuar ju në faza (të ndryshme,
nga një pikë, pastaj në gjakë të ngjizur etj).” [Surja Nuh, 13-14]
Ibën Abbasi - Allahu qoftë i kënaqur me të - ka thënë në
komentimin e këtij ajeti: “Ç’është puna me ju që nuk e madhëroni
Allahun ashtu sikurse e meriton madhështia e Tij.”2
Kurtubiu - Allahu e mëshiroftë - ka thënë në komentimin e Fjalës
së Tij: “në faza”: “Domethënë: Ne ju kemi krijuar fazë pas faze, deri
në plotësimin e krijimit... Ai që është i Zoti të bëjë këtë, meriton më
shumë se çdokush tjetër që ju ta madhëroni.”3
Prej historive që dëshmojnë ndikimin e kësaj ndjesie në zemra
është ajo që i ka ndodhur Sahabiut të madh, Xhubejr ibën Mut’im -
Allahu qoftë i kënaqur me të - . Kur ai ka dëgjuar disa ajete në të
cilat sqarohet madhështia e Allahut, se Ai është Krijuesi, Furnizuesi
e Kontrolluesi i të gjitha krijesave, atëherë kjo ndjesi e shtyu atë për
të hyrë në Islam. Ai ka thënë: “Unë e kam dëgjuar Pejgamberin -
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - të lexojë në namazin e akshamit me
Suren Tur, dhe kur arriti te ajeti:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﱚ‬
‫ﱛ‬
‫ﱜ‬
‫ﱝ‬
‫ﱞ‬
‫ﱟ‬
‫ﱠ‬
‫ﱡ‬
‫ﱢ‬
‫ﱣ‬
‫ﱤ‬
‫ﱥ‬
‫ﱦ‬
‫ﱧ‬
‫ﱨ‬
‫ﱩ‬
‫ﱪ‬
‫ﱫ‬
‫ﱬ‬
‫ﱭ‬
‫ﱮ‬
‫ﱯ‬
‫ﱰ‬
‫ﱱ‬
‫ﱲ‬
‫ﱳ‬
‫ﱠ‬
:‫طور‬
‫ال‬
٣٥
-
٣٧
“A mos janë krijuar ata nga asgjëja (pa qenë fare), apo ata vetë
ishin krijuesit? Apo mos i krijuan ata qiejt dhe tokën? Nuk është
kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos kanë ata
Thesaret e Zotit tënd? Apo mos janë ata sunduesit (e
2
Transmeton Taberiu në librin ‘Xhemi’ul Bejan’ vëll. 23 fq. 296.
3
‘el-Xhemi’u liAhkemi el-Kuran’ vëll. 18 fq. 303.
7
gjithçkaje)?!” [Surja Tur, 35-37] Ai tha: “Gati sa nuk më fluturoj
zemra nga gëzimi.”4
Ndërsa në një tjetër transmetim thuhet: “Ai ishte momenti im i
parë ku besimi hyri thellë në zemrën time.”5
Pra, nëse robit i shkon në mendje të bëjë ndonjë mëkat, atëherë le
të ndjejë në zemrën e tij madhështinë e Allahut, dhe se Ai mbikëqyr
çdo vepër dhe çdo fjalë të tij. Nëse robi e ndjen këtë në zemrën e tij,
atëherë patjetër ai do të ndalet prej mëkateve, me Lejen e Allahut.
Bishër ibën Harith el-Hafi ka thënë: “Sikur njerëzit të meditonin në
madhështinë e Allahut, atëherë ata nuk do ta kundërshtonin atë me
mëkate.”6
4
Sahihu i Bukhariut nr. 4854.
5
Sahihu i Bukhariut nr. 4023.
6
Shih: ‘Tefsirul Kuranil Adhim’ vëll. 2 fq. 184.
8
Komentimi
E dyta prej këtyre shtysave është: ‘Dashuria e Allahut të
Lartësuar nga çdo e metë’.
Sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱹ‬
‫ﱺ‬
‫ﱻ‬
‫ﱼ‬
‫ﱽ‬
‫ﱾ‬
‫ﱠ‬
:‫بقرة‬ ‫ال‬
١٦٥
“por ata që besojnë, e duan Allahun më shumë (se gjithçka
tjetër).” [Surja el-Bekareh, 165]
Nëse robi e angazhon zemrën e tij me dashurinë e Allahut, atëherë
ky angazhim e shmangë atë prej të rënurit në ato gjëra që e
zemërojnë Allahun e Plotëfuqishëm, sepse mëkatet i humbasin robit
një pjesë prej dashurisë së Allahut të Plotëfuqishëm, në varësi të
mëkateve që ka bërë, sepse dashuria e sinqertë ndaj Allahut të
Plotëfuqishëm obligon bindjen ndaj urdhëresave të Tij dhe largimin
prej atyre gjërave që e zemërojnë Atë, sikurse ka thënë Allahu i
Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱞ‬
‫ﱟ‬
‫ﱠ‬
‫ﱡ‬
‫ﱢ‬
‫ﱣ‬
‫ﱤ‬
‫ﱥ‬
‫ﱦ‬
‫ﱧ‬
‫ﱨ‬
‫ﱩ‬
‫ﱠ‬
:‫ران‬‫م‬
‫ع‬ ‫آل‬
٣١
E dyta: Ndjesia e dashurisë për Allahun, të Pastër nga çdo e metë.
Ai i braktisë mëkatet për shkak të dashurisë që ka për Të, sepse “i
dashuruari është i nënshtruar ndaj atij që dashuron”. Braktisja më e
mirë është braktisja e të dashuruarve, ashtu sikurse adhurimi më i
mirë është adhurimi i të dashuruarve. Ka ndryshim të madh ndërmjet
braktisjes së mëkatit që bënë i dashuruari, dhe braktisjes së mëkatit
që bënë ai i cili i frikësohet ndëshkimit të Tij. Ka ndryshim të madh
ndërmjet adhurimit të këtyre të dyve.
9
“Thuaj (O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë
më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin),
Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja.”
[Surja Ali Imran, 31]
Prandaj është thënë:
ُ‫ه‬َّ‫ب‬ُ‫ح‬ ُ‫ر‬ِ‫ُظه‬‫ت‬ َ‫نت‬َ‫أ‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ل‬ِ‫اإل‬ ‫َعصي‬‫ت‬
...
ُ‫ع‬‫دي‬َ‫ب‬ ِ
‫ِياس‬‫ق‬‫ال‬ ‫في‬ ٌ‫ل‬‫حا‬َ‫م‬ ‫َذا‬‫ه‬
ً‫ا‬‫ِق‬‫د‬‫صا‬ َ‫ك‬ُّ‫ب‬ُ‫ح‬ َ‫كان‬ ‫و‬َ‫ل‬
ُ‫ه‬َ‫ت‬‫ع‬َ‫ط‬َ َ
‫َل‬
...
ُ‫ع‬‫طي‬ُ‫م‬ ُّ‫ب‬ ِ‫ُح‬‫ي‬ ‫ن‬َ‫م‬ِ‫ل‬ َّ‫ب‬ ِ‫ح‬ُ‫م‬‫ال‬ َّ‫ن‬ِ‫إ‬
“Këtej e kundërshton Zotin, kurse këtej shfaq sikur e do Atë,
kjo është pamundur dhe e jashtëzakonshme.
Sikur dashuria e jote të ishte e sinqertë, atëherë do t’i bindeshe
Atij, sepse i dashuruari është i bindur ndaj atij që dashuron.”7
7
Këto vargje është përmendur se i përkasin një grupi dijetarësh, prej tyre:
Imam Shaf’i, ibën Mubarak dhe të tjerë përveç tyre. Shih: ‘Diuanush
Shafi’ij’ fq. 67, ‘Diuan ibën Mubarak’ fq. 15.
10
Komentimi
Çështja e tretë prej këtyre shtysave është: ‘Begatitë e Allahut dhe
bamirësitë e Tij’.
Robi duhet t’i ndjejë begatitë e shumta të Allahut të Plotëfuqishëm,
sikurse ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱜ‬
‫ﱝ‬
‫ﱞ‬
‫ﱟ‬
‫ﱠ‬
‫ﱡ‬
‫ﱢ‬
‫ﱠ‬
:‫ل‬
‫نح‬ ‫ال‬
١٨
“Dhe sikur (të mundoheni) t’i numëroni Mirësitë e Allahut,
kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i llogarisni ato.” [Surja En-Nahl,
18] Ai duhet të kujdeset se mos ia kthen këtë bamirësi me keqbërje.
Allahu i Plotëfuqishëm i dhuron begati atij, e kurse ai ia kthen me
keqbërje e mëkat!!
Imam Abdul-Gani el-Makdesi - Allahu e mëshiroftë - ka
përmendur në librin e tij ‘Penduesit’8
një histori nga Ibrahim ibën
Ed’hem, se atij i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “O babai i
Is’hakut! Unë i kam kaluar kufijtë e vetes time në mëkate, andaj më
trego diçka që është qortues për të dhe shpëtues për zemrën time.”
8
‘Libri i Penduesve’ fq. 285.
E treta: Ndjesia e begatisë dhe bamirësisë, ngase ai që është i
sjellshëm nuk sillet keq me atë që i ka bërë mirë. Këtë gjë e bëjnë
vetëm njerëzit e ligë. Le të jetë ndjesia e bamirësisë dhe e begatisë së
Allahut ndaj tij frenues prej mëkateve, nga turpi se mos zbret mirësia
dhe begatia e Allahut, ndërkohë që mëkatet dhe poshtërsitë hypin te
Zoti i tij; një melek i zbret me këtë, kurse tjetri hypën me këtë. Le të të
pështiroset ky shkëmbim.
11
Ai tha: “Nëse i pranon pesë cilësi dhe ke mundësi ti bësh, atëherë
asnjë mëkat nuk të bën dëm ty dhe asnjë kënaqësi nuk ka për të
shkatërruar.”
Ai tha: “Na i trego ato o babai i Is’hakut!”
Ai i tha: “Sa i përketë të parës: Nëse dëshiron ta kundërshtosh
Allahun me mëkate, atëherë mos ha prej rrizkut të Tij!”
Ai tha: “Nga të hajë unë ndërkohë që çdo gjë që është në tokë është
prej rrizkut të Tij.”
Ai i tha: “O Ti! A është mirë që të hash prej rrizkut të Tij e ta
kundërshtosh Atë me mëkate?!”
Ai tha: “Jo. Më trego të dytën!”
Ai i tha: “Nëse dëshiron të mëkatosh, atëherë mos bano në një
vend të Tij.”
Ai tha: “Kjo është edhe më e madhe sesa e para. Kur e gjithë lindja
dhe perëndimi e çka ndërmjet tyre është e Tij, vallë ku mund të
banojë unë?!”
Ai i tha: “O ti! A është mirë të hash prej rrizkut të Tij e të banosh
në tokën e Tij, pastaj ta kundërshtosh Atë me mëkate?!”
Ai tha: “Jo. Më trego të tretën!”
Ai i tha: “Nëse dëshiron të bësh ndonjë mëkat, ndërkohë që je nën
rrizkun dhe tokën e Tij, atëherë shih për ndonjë vend ku Ai nuk
mund të të shoh ty, dhe më pas mëkato në të.”
12
Ai tha: “Si vallë është e mundur kjo ndërkohë që Ai di edhe të
fshehtat?!”
Ai i tha: “O ti! A është mirë të hash prej rrizkut të Tij, të banosh në
vendin e Tij, e të bësh mëkat ndërkohë që Ai të sheh ty dhe atë që ti
shfaq?!”
Ai tha: “Jo. Më trego të katërtën!”
Ibrahimi tha: “Kur të vijë meleku i vdekjes për të marrë shpirtin,
atëherë thuaji: “Ma vono marrjen e shpirtit, në mënyrë që të
pendohem sinqerisht dhe të bëj ndonjë vepër të mirë për hir të
Allahut.”
Ai tha: “Ai nuk e pranon prej meje këtë.”
Ai i tha: “O ti! Përderisa ti nuk ke mundësi ta shmangësh vdekjen
prej teje në mënyrë që të pendohesh dhe përderisa ti e dinë se nëse të
vjen vdekja nuk ka më afat vonimi, si pra shpreson shpëtimin?!”
Ai tha: “Më trego të pestën!”
Ibrahimi tha: “Kur të vijnë Zebenijet Ditën e Gjykimit që të marrin
ty për në Zjarrë, atëherë mos shko me ta!”
Ai tha: “Ata nuk do të më lënë. Ata nuk pranojnë prej meje.”
Ndërsa ai i tha: “Atëherë si shpreson shpëtimin?!”
Ai i tha: “O Ibrahim! Më mjafton! Më mjafton! Allahut i kërkojë
falje dhe vetëm te Ai pendohem.”
13
Komentimi
Çështja e katërt prej këtyre shtysave është: ‘Zemërimi i Allahut
dhe hakmarrja e Tij’.
Allahu i Plotëfuqishëm zemërohet me atë që bënë mëkate, sikurse
ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﲘ‬
‫ﲙ‬
‫ﲚ‬
‫ﲛ‬
‫ﱠ‬
:‫زخرف‬ ‫ال‬
٥٥
“Kështu kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne u hakmorrëm
ndaj tyre (i ndëshkuam ata).” [Surja Ez-Zukhruf, 55]
Nëse njeriut i shkon në mendje të bëjë ndonjë mëkat, ai duhet të
kujtojë Zemërimin e Allahut të Plotëfuqishëm dhe Hakmarrjen e Tij
të cilit askush nuk i bënë dot ballë. Ç’mund të thuhet për këtë rob të
dobët?!!
Allahu i Lartësuar thotë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱾ‬
‫ﱿ‬
‫ﲀ‬
‫ﲁ‬
‫ﲂ‬
‫ﲃ‬
‫ﲄ‬
‫ﱠ‬
:‫ه‬
‫ط‬
٨١
“…dhe ai mbi të cilin bie Zemërimi Im, padyshim ai është i
humbur e i mbaruar.” [Surja Taha, 81]
Le të ketë kujdes robi prej veprave me të cilat meriton Zemërimin
e Allahut, dhe prej shkaqeve të Hidhërimit të Tij!
E katërta: Ndjesia e Zemërimit dhe hakmarrjes, ngase Zoti i
Lartësuar zemërohet kur robi i tij zhytet në mëkate, e kur Ai
zemërohet, asgjë si bën ballë zemërimit të Tij, e jo më ky rob i
dobët!!
14
Kometimi
Çështja e pestë prej shtysave për braktisjen e mëkateve është:
‘Humbja e mirësisë dhe begatisë’.
Sikur ta dijë ai që merr guximin të bëjë mëkat se sa mirësi do të
humbas, ai do të tërhiqej prej tij. Prej humbjes, është privimi i tij prej
E pesta: Ndjesia e humbjes. Për qëllim është ajo çka ai
humbet prej mirësive të kësaj Bote dhe të Botës Tjetër për shkak
të mëkatit, dhe se ai ndikon në emërtimin me çdo emër të ulët
logjikisht, fetarisht dhe zakonor, dhe e kundërta, ai zhvishet për
shkak të mëkatit prej emrave të lavdërueshme fetarisht,
logjikisht dhe zakonor. Atij i mjafton në këtë ndjesi: ndjesia e
humbjes së besimit, i cili një grimcë prej tij është shumëfish më i
mirë sesa dynjaja e çka në të. Si mundet ta shes atë me një epsh
që i ikën kënaqësia e tij, dhe i mbetet përjetimi i të keqes së tij?!
Ikën kënaqësia e epshit dhe rrinë me të mjerimi. Është vërtetuar
prej Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë:
" "
‫ال‬
‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬
‫ِي‬‫ن‬‫ا‬ َّ‫الز‬
َ‫ين‬ِ‫ح‬
‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬
‫وهو‬
،ٌ‫ِن‬‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬
“Nuk është besimtar zinabërësi në ato çaste kur bënë zina.”
Disa prej Sahabëve kanë thënë: “Atij i nxirret besimi derisa
qëndron mbi kokën e tij si hije. Nëse ai pendohet, besimi kthehet
përsëri tek ai.” Ndërsa disa Tabi’in kanë thënë: “Atij i nxirret
besimi, sikurse i hiqet veshja. Nëse ai pendohet, e vesh përsëri
atë.” Prandaj, Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i ka
parë zinabërësit të zhveshur në furrë të flaktë, sepse ata u
zhveshën prej veshjes së besimit. Furra e flaktë e epshit, i cili
ishte në zemrat e tyre, iu shndërrua në furrë të flaktë të dukshme
në të cilën skuqen.
15
përsosmërisë së besimit, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem - :
"
‫وال‬ ،ٌ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫وهو‬ ُ‫ب‬َ‫ر‬ْ‫ش‬َ‫ي‬ َ‫ين‬ ِ‫ح‬ َ‫ر‬ْ‫م‬َ‫خ‬‫ال‬ ُ‫ب‬َ‫ر‬ْ‫ش‬َ‫ي‬ ‫وال‬ ،ٌ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫وهو‬ ‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬ َ‫ين‬ ِ‫ح‬ ‫ِي‬‫ن‬‫ا‬ َّ‫الز‬ ‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬ ‫ال‬
ُ‫ق‬ ِ‫ْر‬‫س‬َ‫ي‬ َ‫ين‬ ِ‫ح‬ ُ‫ق‬ ِ
‫ْر‬‫س‬َ‫ي‬
ٌ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫وهو‬
"
“Nuk është besimtar zinabërësi në ato çaste kur bënë zina. Nuk
është besimtarë ai që pinë alkool në çastin kur pinë alkool. Nuk është
besimtar hajduti në ato çaste kur vjedh.”9
Ky mëkatar është privuar prej emrit të besimit të plotë për shkak të
veprës së tij, dhe ka merituar të cilësohet se është ‘besimtarë i
pabindur’, ‘besimtarë i prishur’, ‘besimtarë mëkatarë’. Ai ka privuar
prej vetes së tij mirësi të mëdha të kësaj bote dhe të botës tjetër.
Prej humbjes së mirësisë, ku mund të përfshihet gjithashtu
mëkatari, është humbja e veprave të mira të tij. Transmetohet nga
Theuban se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:
"
َّ‫ن‬َ‫م‬َ‫ل‬‫ع‬َ‫أل‬
‫ا‬ً‫م‬‫أقوا‬
‫من‬
‫ِي‬‫ت‬َّ‫م‬ُ‫أ‬
،
َ‫ون‬ُ‫ت‬‫يأ‬
َ‫يوم‬
ِ‫ة‬‫القيام‬
‫حسنات‬ِ‫ب‬
ِ‫ل‬‫أمثا‬
ِ‫ل‬‫با‬ ِ‫ج‬
َ‫ة‬َ‫م‬‫ِها‬‫ت‬
َ‫ء‬‫بيضا‬
،
‫ها‬ُ‫ل‬‫جع‬َ‫ي‬‫ف‬
ُ‫للا‬
ً‫ء‬‫هبا‬
‫ا‬ ً‫ور‬ُ‫ث‬‫ن‬َ‫م‬
“Me të vërtetë, unë njoh njerëz prej umetit tim që do të vijnë Ditën
e Kijametit me vepra të mira të ngjashme me varg-malin Tihameh,
porse Allahu ka për t’i bërë ato si grimca pluhuri që fluturojnë në
erë.”
Theubani tha: “O i Dërguar i Allahut! Na i përshkruaj ata. Na i
zbulo ata, se mos jemi prej tyre ndërkohë që nuk e dimë.”
9
Transmeton Bukhariu nr. 2475, dhe Muslimi nr. 57.
16
Ai tha:
"
‫ا‬َ‫م‬‫أ‬
ْ‫م‬‫ه‬َّ‫ن‬‫إ‬
ْ‫م‬‫ك‬ُ‫ن‬‫إخوا‬
ْ‫ن‬ِ‫وم‬
ْ‫م‬‫ِك‬‫ت‬َ‫د‬‫ل‬ ِ‫ج‬
،
‫و‬
َ‫ذون‬ُ‫خ‬‫يأ‬
‫من‬
ِ‫ل‬ْ‫ي‬‫الل‬
‫كما‬
َ‫ون‬ُ‫ذ‬ُ‫خ‬‫َأ‬‫ت‬
،
‫و‬
ْ‫م‬‫ه‬َّ‫ن‬ِ‫ك‬‫ل‬
ٌ‫م‬‫قو‬
‫إذا‬
‫ا‬ ْ‫و‬َ‫ل‬َ‫خ‬
ِ‫م‬ ِ
‫محار‬ِ‫ب‬
ِ‫للا‬
‫وها‬ُ‫ك‬‫ته‬ْ‫ن‬‫ا‬
".
“Ata janë prej vëllezërve tuaj dhe prej racës tuaj; falen natën
ashtu sikurse faleni edhe ju, porse ata janë njerëz që kur veçohen me
ndalesat e Allahut, atëherë ata i shkelin ato.”10
Katadeh - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Ai që ka mundësi të
mos e asgjësojë veprën e mirë që e ka bërë me ndonjë vepër të keqe,
le ta bëjë, ngase e mira e anulon të keqen dhe e keqija e anulon të
mirën.”11
10
Transmeton Ibën Maxheh në Sunenin e tij me nr. 4245, dhe e ka saktësuar
Shejkh Albani në ‘Sahihul Xhami’u’ nr. 5027.
11
Transmeton Taberiu në ‘Xhemi’ul Bejan’ vëll. 21 fq. 226, porse e kam
përmendur të shkurtuar.
17
Komentimi
Çështja e gjashtë prej shtysave për braktisjen e mëkateve është:
‘Kënaqësia në mundjen e vetes dhe në mposhtjen e shejtanit’.
Nefsi dhe shejtani janë burimi i mëkateve dhe të këqijave. Nëse
robi i shmanget mëkatit, ai e ka mundur nefsin e tij, ka mposhtur
shejtanin, dhe ka shijuar ëmbëlsinë e lavdisë me bindjen e të
Gjithëmëshirshmit të Plotëfuqishëm.
Ajo që dëshmon për këtë është hadithi i cili është vërtetuar nga
Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë:
"
َّ‫ن‬ِ‫إ‬
َ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ْ‫ال‬
‫ي‬ ِ
‫ض‬ْ‫ن‬ُ‫ي‬َ‫ل‬
،ُ‫ه‬َ‫ن‬‫ي‬ِ‫اط‬َ‫ي‬َ‫ش‬
‫ا‬َ‫م‬َ‫ك‬
‫ي‬ ِ
‫ض‬ْ‫ن‬ُ‫ي‬
ْ‫م‬ُ‫ك‬ُ‫د‬َ‫ح‬َ‫أ‬
ُ‫ه‬ َ‫ِير‬‫ع‬َ‫ب‬
‫ِي‬‫ف‬
ِ
‫َر‬‫ف‬َّ‫س‬‫ال‬
."
“Me të vërtetë, besimtari i lodh shejtanët e tij, ashtu sikurse
ndonjëri prej jush e lodh deven e tij në udhëtim.”12
Fjala e tij: “...e lodh” domethënë se shejtani liget, ashtu sikure
kafsha që e kanë lodhur udhëtimet dhe i kanë hequr mishin e saj.
12
Transmeton Ahmedi në ‘el-Musned’ me nr. 8940, dhe e ka saktësuar
Albani në ‘Es-Silsiletus Sahihah’ me nr. 3586.
E gjashta: Ndjesia e mposhtjes dhe fitimit, ngase mposhtja e epshit
dhe fitimi ndaj shejtanit ka një kënaqësi, lumturi e gëzim te ai që e ka
shijuar atë. Ai ka një shije më të madhe se sa shija e fitimit prej
armikut tënd prej njerëzve; e kurse përfundimi i tij është përfundimi
më i lavdishëm. Ai është sikurse përfundimi i pijes së ilaçit të
dobishëm që e ka larguar sëmundjen e trupit dhe e ka kthyer atë në
normalitet dhe shëndet.
18
Kjo arrihet me braktisjen e tekave, me përkushtimin në adhurime
dhe me kundërshtimin e urdhërave të shejtanit të tij.13
Prej argumenteve që tregon se nefsi dhe shejtani janë burimi i
mëkateve dhe të këqijave është urdhëri i Pejgamberit - sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem - që të kërkojmë strehim te Allahu prej atyre të dyve
çdo sabah, çdo mbrëmje dhe sa herë që shtrihemi për të flejtur. Ai -
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i ka thënë Ebu Bekrit:
"
‫قل‬
:
َّ‫م‬‫الله‬
َ‫فاطر‬
ِ‫ت‬‫السماوا‬
، ِ
‫واألرض‬
َ‫عالم‬
ِ‫ب‬‫الغي‬
،ِ‫ة‬‫والشهاد‬
َّ‫رب‬
‫كل‬
ِ‫شيء‬
،‫َه‬‫ك‬‫لي‬َ‫م‬‫و‬
‫أشهد‬
‫أن‬
‫ال‬
‫إله‬
‫إال‬
،َ‫أنت‬
ُ‫ذ‬‫أعو‬
‫بك‬
‫من‬
ِ
‫شر‬
،‫نفسي‬
‫وشر‬
‫الشيطان‬
‫كه‬ ْ‫ِر‬‫ش‬‫و‬
"
...
“Thuaj: O Allah! Fillues i krijimit të qiejve dhe të tokës. Ti je Ai i
Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Zot i çdo gjëje dhe Mbizotërues i
saj, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje;
kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja e
shejtanit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk (dhe kërkoj të më
mbrosh që të mos i bëj keq vetvetes e as ndonjë muslimani).”
Ai tha:
"
‫ها‬ْ‫ل‬ُ‫ق‬
‫إذا‬
،َ‫أصبحت‬
‫وإذا‬
،َ‫أمسيت‬
‫وإذا‬
َ‫أخذت‬
َ‫ك‬َ‫ع‬‫ْج‬‫ض‬َ‫م‬
."
“Thuaje këtë kur të hyjë sabahu, kur të hyjë mbrëmja dhe kur të
shtrihesh për të fjetur.”14
13
Shih: ‘et-Tenuir sherhul Xhemi’us Sagir’ i San’anit vëll. 3 fq. 257, dhe
‘Bedai’ul Feuaid’ i ibën Kajjimit vëll. 2 fq. 792.
14
Transmeton Ebu Daudi në Sunenin e tij me nr. 5067, Tirmidhiu në ‘El-
Xhemi’u’ me nr. 3392, dhe e ka saktësuar Albani në ‘Sahihul Xhami’u’ me
nr. 4402.
19
Ibën Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Pejgamberi - sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem - ka përmendur dy burimet e të keqes. Ato
janë: Nefsi dhe shejtani. Ai ka përmendur dy burimet dhe dy
përfundimet e tij: se dëmi i kthehet vetes së tij dhe vëllait të tij
musliman. Pra, hadithi ka përmbledhur burimet e të keqes dhe se kujt
i bien këto të këqija, me fjalë më të shkurtër, më të përmbledhur dhe
më të qartë.”15
Pra, nëse robi e ka parasysh këtë kuptim dhe i braktisë mëkatet për
të mundur nefsin i cili është urdhërues për të këqje, për të mposhtur
armikun e tij, shejtanin, dhe për t’u krenuar me bindjen e Allahut -
atëherë ai fiton me një fitore të madhe në këtë botë dhe në Botën
Tjetër.
15
‘Bedai’ul Feuaid’ vëll. 2 fq. 718.
20
Komentimi
Çështja e shtatë prej këtyre shtysave është: ‘Fitimi i asaj që ta
zëvendëson Allahu’.
Nëse braktisë, o rob i Allahut, mëkatin nga frika prej Allahut, duke
kërkuar Kënaqësinë e Tij dhe përkujdesjen për besimin, atëherë
Allahu ka për ta zëvendësuar atë në këtë botë me kënaqësinë në
zemër, lumturinë në vetvete dhe me bereqet në jetë, sikurse ka thënë
Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱷ‬
‫ﱸ‬
‫ﱹ‬
‫ﱺ‬
‫ﱻ‬
‫ﱼ‬
‫ﱽ‬
‫ﱾ‬
‫ﱿ‬
‫ﲀ‬
‫ﲁ‬
‫ﲂ‬
‫ﲃ‬
‫ﲄ‬
‫ﲅ‬
‫ﲆ‬
‫ﲇ‬
‫ﲈ‬
‫ﲉ‬
‫ﲊ‬
‫ﱠ‬
:‫ل‬
‫نح‬ ‫ال‬
٩٧
“Kushdo që kryen vepra të mira, burrë a grua qoftë, duke
qenë besimtar, sigurisht Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur
(në këtë botë, duke qenë i kënaqur me furnizimin) dhe (në Botën
Tjetër) do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.”
[Surja En-Nahl, 97]
Allahu ka për ta zëvendësuar ty atë me hyrjen në xhennet, dhe me
shijimin e kënaqësisë së përhershme të tij, si shpërblim për braktisjen
e mëkateve, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
E shtata: Ndjesia e zëvendësimit. Zëvendësimin të cilin Allahu ka
premtuar për atë që braktisë ndalesat për hirë të Tij dhe që e ndalon
veten prej dëshirave të tij. Pra, le të peshojë ndërmjet dy të
zëvendësuarve, pastaj, kush nga këta të dy ia vlen t’i jepet më shumë
përparësi, e përzgjedh atë dhe e preferon për veten e tij.
21
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲲ‬
‫ﲳ‬
‫ﲴ‬
‫ﲵ‬
‫ﲶ‬
‫ﲷ‬
‫ﲸ‬
‫ﲹ‬
‫ﲺ‬
‫ﲻ‬
‫ﲼ‬
‫ﲽ‬
‫ﲾ‬
‫ﲿ‬
‫ﳀ‬
‫ﱠ‬
:‫نازعات‬ ‫ال‬
٤٠
-
٤١
“Sa për atë i cili iu frikësua qëndrimit para Zotit të tij dhe e
ndaloi veten nga dëshirat e liga, vërtet që Xhenneti do të jetë
vendbanimi i tij.” [Surja En-Naziat, 40-41]
I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:
"
َ‫ك‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬
َ
‫ال‬
ُ‫ع‬َ‫د‬َ‫ت‬
‫ا‬ً‫ئ‬ْ‫ي‬َ‫ش‬
َ‫ء‬‫ا‬َ‫ق‬ِ‫ات‬
،ِ َّ
‫َّللا‬
َّ
‫ال‬ِ‫إ‬
َ‫اك‬َ‫ط‬ْ‫ع‬َ‫أ‬
ُ َّ
‫َّللا‬
‫ا‬ ً‫ْر‬‫ي‬َ‫خ‬
ُ‫ه‬ْ‫ن‬ِ‫م‬
".
“Sigurisht, nuk ka gjë që ti e braktisë nga frika prej Allahut, veçse
Allahu të jep diçka më të mirë se ajo.”16
Argumentet fetare që dëshmojnë për këtë shtysë janë të shumta,
ngase ai që e frenon veten e tij në këtë botë prej pirjes së bazës së
poshtërsirave - alkoolit - , Zoti i botrave ia zëvendëson atij në
xhennet me një lum prej vere me shije të pandryshuar. Ndryshe nga
ai që pinë prej këtyre ndalesave, madje e bënë zakon dhe nuk
pendohet te Allahu i Plotëfuqishëm prej tij, ngase ai do të privohet
prej tij në Botën Tjetër, sikurse është vërtetuar prej Pejgamberit - sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem - se ka thënë:
" ْ‫ن‬َ‫م‬
َ‫َرب‬‫ش‬
َ‫ر‬ْ‫م‬َ‫خ‬‫ال‬
‫في‬
،‫يا‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬
َّ‫م‬‫ث‬
ْ‫م‬‫ل‬
ْ‫ب‬ُ‫ت‬َ‫ي‬
‫ها؛‬ْ‫ن‬ِ‫م‬
‫ها‬َ‫م‬ ِ
‫ر‬ُ‫ح‬
‫في‬
ِ‫ة‬‫األخر‬ ".
“Kushdo që pinë verë në këtë botë, më pas nuk pendohet prej saj,
ai privohet prej saj në Botën Tjetër.”17
16
Transmeton Imam Ahmedi në ‘el-Musned’ me nr. 20739, kurse zinxhiri i
transmetimit të tij është i saktë.
17
Transmeton Bukhariu nr. 5575, dhe Muslimi nr. 2003.
22
E teta: Ndjesia e shoqërimit të Allahu. Shoqërimi (me’ijeh) ndahet
në dy lloje:
1. Shoqërim i përgjithshëm,
2. dhe shoqërim i veçantë.
Shoqërimi i përgjithshëm, domethënë se Zoti i Lartësuar është i
Gjithëditur dhe se asnjë gjendje e tij nuk i fshihet Syrit të Allahut.
Sqarimi i kësaj është përmendur më parë; kurse ajo që kihet për
qëllim këtu është shoqërimi i veçantë, sikurse qëndron te Fjala e Tij:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﳅ‬
‫ﳆ‬
‫ﳇ‬
‫ﳈ‬
‫ﳉ‬
‫ﱠ‬
:‫بقرة‬ ‫ال‬
١٥٣
“Padyshim që Allahu është me Es-Sabirin (të duruarit).” [Surja
El-Bekareh, 153]
Dhe Fjala e Tij:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﳍ‬
‫ﳎ‬
‫ﳏ‬
‫ﳐ‬
‫ﳑ‬
‫ﳒ‬
‫ﳓ‬
‫ﳔ‬
‫ﳕ‬
‫ﱠ‬
:‫ل‬
‫نح‬ ‫ال‬
١٢٨
“Sigurisht që Allahu është me ata që i frikësohen Atij (duke i
përmbushur detyrimet ndaj Tij) dhe që janë Muhsinunë (vepërmirë
në Rrugë të Allahut).” [Surja En-Nahl, 128] Ky shoqërim i veçantë i
Allahut është më mirë dhe më në dobi për të në këtë botë dhe në
Botën Tjetër se sa kryerja e dëshirës së tij dhe arritja e plotë e epshit
të tij; nga fillimi i jetës, e deri në fund të tij. Si vallë, i jep përparësi
një kënaqësie të hidhët dhe të mërzitshme në një kohë të shkurtër
prej jetës?! Ato kënaqësi janë thjesht si ëndrrat e atij që është në
gjumë ose si hija e përkohshme.
23
Komentimi
Çështja e tetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve është:
‘Shoqërimi i veçantë i Allahut’.
Ajo që kihet për qëllime me shoqërimin e veçantë të Allahut të
Plotëfuqishëm është ai shoqërim të cilin Allahu e ka veçuar vetëm
për robërit e Tij të devotshëm, punëmirë dhe durimtarë, e që
nënkupton: ruajtjen, ndihmën, përkujdesin dhe mbështetjen.
Pra, nëse robin e thërret vetja e tij për te mëkati, pastaj bënë durim
dhe e lufton epshin e tij, atëherë ai fiton këtë shoqërim të veçantë,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﳅ‬
‫ﳆ‬
‫ﳇ‬
‫ﳈ‬
‫ﳉ‬
‫ﱠ‬
:‫بقرة‬ ‫ال‬
١٥٣
“Padyshim që Allahu është me Es-Sabirin (të duruarit).” [Surja
El-Bekareh, 153]
Allahu i Lartësuar ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲖ‬
‫ﲗ‬
‫ﲘ‬
‫ﲙ‬
‫ﲚ‬
‫ﱠ‬
:‫وت‬
‫ب‬ ‫ك‬
‫ن‬ ‫ع‬ ‫ال‬
٦٩
“Dhe vërtet që Allahu është me Muhsinunët (mirëpunuesit në
Rrugë të Allahut).” [Surja Ankebut, 69]
Prej argumenteve që dëshmojnë për këtë lloji të shoqërimit të
veçant është historia e atyre tre personave që i ka kapur darka në një
shpellë. Atyre i ra një shkëmb prej malit dhe kështu iu bllokua
shpella. Atëherë, ata thanë: “Asgjë nuk mund t'ju shpëtojë prej këtij
shkëmbi përveçse e vërteta, prandaj secili prej jush të kërkojë
ndihmën e Allahut duke përmendur një vepër të atillë që ai e mendon
24
se e ka bërë me përkushtim e vërtetësi (vetëm për të fituar
Kënaqësinë e Allahut).” Prej fjalës së njërit prej tyre ishte: “O Allah!
Ti e di se unë kisha një gocë të xhaxhait që ishte më e dashura për
mua. Unë u mundova ta kandis atë, por ajo nuk pranoi, derisa ajo ra
ngushtë një vitë prej viteve, andaj erdh te unë, kurse unë i dhashë
asaj njëqind e njëzet dinarë. që ajo të më lejoi të fle me të. Por, kur
qeshë mes këmbëve të saj, ajo më tha: 'O robi i Allahut! Kije frikë
Allahun dhe mos ma merrë virgjërinë veçse me të drejtë (me
martesë)!' Unë u ngrita dhe ia lashë asaj floririn. O Allah! Nëse unë
e bëra këtë për hirë të Fytyrës Tënde, atëherë, të lutem, largoje
shkëmbin. Kështu, shkëmbi u hoq (dhe ata dolën nga shpella).”18
Ky e ka braktisur veprën e turpshme vetëm për hir të Allahut,
megjithëse i kishte gati shkaqet e saj. Prandaj, Allahu ishte me të me
ruajtjen dhe përkujdesin e Tij, dhe e shpëtoj atë prej vdekjes në
shpellë.
18
Transmeton Bukhariu në Sahihun e tij me nr. 2272 dhe teksti është prej
tij, dhe Muslimi në Sahihun e tij me nr. 2743.
25
Komentimi
Çështja e nëntë prej këtyre ndjesive është: ‘Frika prej befasisë së
vdekjes’, ngase Allahu i Lartësuar nga çdo e metë thotë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲡ‬
‫ﲢ‬
‫ﲣ‬
‫ﲤ‬
‫ﱠ‬
:‫الرعد‬
٣٨
“Çdo exhel (afat, periudhë e kohës) ka librin e vet (ku është
shënuar caku i saj).” [Surja Err-Rra’d, 38]
Allahu i Lartësuar thotë, duke përshkruar ardhjen e exhelit
(vdekjes, fundi i afatit):
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲒ‬
‫ﲓ‬
‫ﲔ‬
‫ﲕ‬
‫ﲖ‬
‫ﲗ‬
‫ﲘ‬
‫ﲙ‬
‫ﲚ‬
‫ﱠ‬
:‫راف‬ ‫األع‬
٣٤
“Kur t’i vijë atyre exheli (afati, koha e fundit), ata nuk mund ta
shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.”
[Surja El-Araf, 34]
Pra, njeriu nuk e dinë se kur do ta befasojë vdekja. Ndoshta ai
kujton - ndërkohë që është në gjendje të fortë dhe në rini - se ai ka
për të jetuar shumë vite, dhe nuk ndjen gjë, veçse kur e kap
papritmas vdekja. Sahabiu i madh, ibën Umeri - Allahu qoftë i
E nënta: Ndjesia e befasisë dhe shpejtimit. Ajo ndjesi është që ai
të frikësohet se mos e befason exheli (afati, vdekja), dhe ta kapi
ndëshkimi i Allahut papritmas, dhe të vendoset një penges ndërmjet
tij dhe gjërave që ai dëshiron prej kënaqësive të kësaj bote dhe një
penges ndërmjet tij dhe dëshirave të kënaqësisë së Botës Tjetër. Sa
keq! Sa e hidhët dhe e vështirë që është kjo?!! Mirëpo këtë nuk e
njeh askush, përveç atij që e ka provuar. Në disa libra të vjetra është
thënë: “O ti i cili nuk ke asgjë të sigurt, as sa çelja e mbyllja e syrit,
dhe që nuk arrin gëzimin e plotë të një dite! Kujdes! Kujdes!”
26
kënaqur me të - thoshte: “Kur të ngrysesh, mos prit të hyjë mëngjesi;
dhe kur të hyjë mëngjesi, mos prit të ngrysesh.”19
Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i përkujtonte shokët e
tij për ardhjen dhe afrimin e exhelit (e vdekjes, fundit të afatit):
"
‫وا‬ُ‫ِر‬‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬
َ‫ر‬ْ‫ك‬ِ‫ذ‬
ِ‫ِم‬‫د‬‫َا‬‫ه‬
ِ‫ت‬‫ا‬‫ذ‬‫الل‬
"
“Shpeshtoni përkujtimin e shkatërruesit të kënaqësive (vdekjes).”20
sepse ky përkujtim e ndal robin prej kryerjes së mëkateve.
19
Transmeton Bukhariu në Sahihun e tij me nr. 6416.
20
Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ me nr. 2307, dhe Nesaiu në
Sunenin e tij me nr. 1824, dhe ibën Maxheh në Sunenin e tij me nr. 4258,
dhe e ka saktësuar Albani në librin ‘el-Irrua’ nr. 682.
27
Kometimi
Çështja e dhjetë prej këtyre shtysave është: ‘Ndjesia e fatkeqësisë
dhe mirëqenjes’.
Mëkatet janë fatkeqësia më e madhe dhe më e rrezikshme që e
kaplon njeriun. Shëndeti absolut është në adhurimin e Allahut dhe në
largimin prej mëkateve. Allahu i Plotëfuqishëm e ka ndarë
fatkeqësinë me përmasë të caktuar, po ashtu edhe shëndetin. Prandaj,
prej lutjes më të madhe është kërkimi i shëndetit prej Allahut. Prej
këtyre lutjeve është fjala e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
- :
"
‫ا‬َ‫م‬
ْ‫ن‬ِ‫م‬
‫ة‬ َ‫ْو‬‫ع‬َ‫د‬
‫ُو‬‫ع‬ْ‫د‬َ‫ي‬
‫ا‬َ‫ه‬ِ‫ب‬
،ُ‫د‬ْ‫ب‬َ‫ع‬ْ‫ال‬
َ‫ل‬َ‫ض‬ْ‫ف‬َ‫أ‬
ْ‫ن‬ِ‫م‬
:
َّ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫ل‬‫ال‬
‫ِي‬‫ن‬ِ‫إ‬
َ‫ك‬ُ‫ل‬َ‫أ‬ْ‫س‬َ‫أ‬
َ‫ة‬‫ا‬َ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬ُ‫م‬ْ‫ال‬
‫ِي‬‫ف‬
‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬
ِ‫ة‬َ‫ر‬ ِ‫خ‬ ْ
‫اْل‬ َ‫و‬
"
E Dhjeta: Ndjesia e fatkeqësisë dhe shëndetit, ngase
fatkeqësia në fakt nuk është gjë tjetër përveçse mëkati dhe
pasojat e tij, kurse shëndeti në përgjithësi është adhurimi dhe
pasojat e tij. Njerëzit e fatkeqësisë janë njerëzit mëkatarë,
pavarësisht se u është dhënë shëndet në trup; kurse njerëzit e
shëndetit janë njerëzit e adhurimit, pavarëisht se trupat e tyre
janë sëmurë. Disa njerëz të dijes kanë thënë rreth etherit të
transmetuar: “Kur të shihni njerëzit e fatkeqësisë, luteni
Allahun t’iu japi shëndetin.” - se: “Njerëzit e fatkeqësisë janë
njerëzit e sprovuar me mëkatimin e Allahut, me mospërfilljen
dhe shkujdesjen.” Pavarësisht se kjo është fatkeqësia më e
madhe, fjala ‘fatkeqësi’ përfshinë të gjithë llojet e fatkeqëve;
qoftë në trupat e tyre apo në fetë e tyre. Dhe Allahu e di më së
miri.
28
“Nuk ka lutje më të mirë me të cilin lutet robi se sa: O Allah! Unë
të kërkojë Ty shëndet të mirë në këtë botë dhe në Botën Tjetër.”21
Ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:
‫وا‬ُ‫ل‬َ‫أ‬ْ‫س‬‫ا‬
َ َّ
‫َّللا‬
َ‫و‬ْ‫ف‬َ‫ع‬‫ال‬
،َ‫ة‬َ‫ي‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬‫ال‬ َ‫و‬
َّ‫ن‬ِ‫إ‬َ‫ف‬
‫ًا‬‫د‬َ‫ح‬َ‫أ‬
ْ‫م‬َ‫ل‬
َ‫ط‬ْ‫ع‬ُ‫ي‬
َ‫د‬ْ‫ع‬َ‫ب‬
ِ‫ِين‬‫ق‬َ‫ي‬‫ال‬
‫ا‬ ً‫ْر‬‫ي‬َ‫خ‬
َ‫ن‬ِ‫م‬
ِ‫ة‬َ‫ي‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬‫ال‬
“Kërkoni prej Allahut faljen dhe shëndetin, sepse askujt nuk i është
dhënë diçka më e mirë pas jekinit (bindjes) se sa shëndeti.”22
Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i porosiste shokët dhe
familjen e tij që të shpeshtonin këtë lutje, sikurse i ka thënë xhaxhait
të tij Abbasit:
"
‫ا‬َ‫ي‬
ِ‫م‬َ‫ع‬
ِ
‫ِر‬‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬
َ‫ء‬‫ا‬َ‫ع‬ُّ‫د‬‫ال‬
ِ‫ة‬َ‫ي‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ِ‫ب‬
".
“O xhaxha! Lutu më shpesh për shëndetin.”23
21
Transmeton ibën Maxheh në ‘Es-Sunen’ nr. 3851 dhe e ka saktësuar
Albani në ‘Es-Sahihah’ nr. 1138.
22
Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ nr. 3558, dhe e ka saktësuar
Albani në ‘El-Irua’ nr. 917.
23
Transmeton Taberani në ‘el-Mu’xhem el-Kebir’ nr. 11908 dhe e ka
saktësuar Albani në ‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 1523.
29
Komentimi
Çështja e njëmbëdhjetë është: ‘Forcimi i luftimit kundër shtysave
të së keqës’, ngase prej vlerave të luftimit të epshit dhe shejtanit
është arritja e imunitetit të vetes prej atyre të dyve. Gjithashtu, me
këtë rezistencë, dobësohet dëshira për të bërë mëkate dhe atëherë ai e
ka të lehtë t’i braktisi ato, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﲐ‬
‫ﲑ‬
‫ﲒ‬
‫ﲓ‬
‫ﲔ‬
‫ﲕ‬
‫ﲖ‬
‫ﲗ‬
‫ﲘ‬
‫ﲙ‬
‫ﲚ‬
‫ﱠ‬
:‫وت‬
‫ب‬ ‫ك‬
‫ن‬ ‫ع‬ ‫ال‬
٦٩
“Ata që luftojnë (përpiqen fort) për çështjen Tonë, sigurisht, Ne
do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona (në Besimin e Pastër Islam).
Vërtet, Allahu është me punëmirët!” [Surja Ankebut, 69]
Dhe Fjala e Tij:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﳊ‬
‫ﳋ‬
‫ﳌ‬
‫ﳍ‬
‫ﳎ‬
‫ﳏ‬
‫ﱠ‬
:‫ريم‬
‫م‬
٧٦
E njëmbëdhjeta: Është që ai ta stërvisë gradualisht shtysën e fesë
dhe motivet e tij në luftimin dhe rezistencën kundrejt epshit të tij,
pak e nga pak, derisa të arrijë kënaqësinë e fitores, dhe atëherë
forcohet vendosmëria e tij, ngase kushdo që shijon kënaqësinë e
diçkaje, atij i forcohet vendosmëria për arritjen e tij. Ushtrimi në
mënyrë të vazhdueshme i veprave të vështira, rrit forcën që vijnë
nga këto veprime. Prandaj, gjen se fuqia e hamallit dhe e atyre që
bëjnë punë të vështira vazhdon duke u rritur, ndryshe nga tregtari i
bezeve, rrobaqepësi dhe të ngjashmit me ta. Kushdo që e braktisë
totalisht luftimin, atij i dobësohet shtysa e fesë dhe i forcohet shtysa
e epshit, por nëse ai e mëson veten të kundërshtojë epshin, atëherë
ai e mund atë kur të dojë.
30
“Dhe Allahu ua shton udhëzimin atyre që ecin drejtë.” [Surja
Merjem, 76]
Muslimani kur i lufton motivet dhe shtysat e së keqes, atëherë
Allahu ia lehtëson atij rrugët e udhëzimit, ndryshe nga ai që i
dorëzohet motiveve të së keqes, ngase rezistenca e tij ka për t’u
dobësuar dhe ka për t’u bërë rob i epsheve të tij.
Ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Njerëzit më të
udhëzuar janë ata që më shumë bëjnë xhihad (luftojnë, bëjnë
përpjekje). Xhihadi më i madh është xhihadi i vetes, xhihadi i epshit,
xhihadi i shejtanit dhe xhihadi i dynjasë. Kushdo që i lufton këta të
katërt për hir të Allahut, Allahu do ta udhëzojë atë në rrugët e
Kënaqësisë së Tij që të çojnë te Xhenneti i Tij; kurse ai që e braktisë
këtë luftë, ai ka për të humbur prej udhëzimit aq sa ka lënë prej
luftës.”24
24
‘el-Feuaid’ fq 59.
31
Komentimi
Çështja e dymbëdhjetë është: ‘Luftimi i mendimeve të kota’, ngase
fillimisht mëkati fillon me mendim që të shkon ndërmend, më pas
evoluon dhe shndërrohet në dëshirë, më pas shndërrohet në synim i
keq. Pas kësaj, ai mund të shndërrohet në vendosmëri e shoqëruar me
vepër. Më mirë për njeriun është që t’i ndërpresi këto mendime të
këqija që në fillimet e saj, sepse nëse ai neglizhon dhe bie në mëkat,
atëherë atij do t’i duket e lehtë veprimi i tij një pas një, derisa t’i
bëhet zakon dhe cilësi e pandashme e tij - Allahu na ruajttë - .
Sa i bukur është shembulli që ka sjellë Imam Ahmedi për gjendjen
e robit me mëkatet!! Një ditë prej ditësh, ai po ecte në një tokë me
baltë dhe vazhdojë duke u ruajtur prej saj. Kur këmba e tij ra në
baltë, atëherë ai vazhdojë duke ecur në baltë pa u ruajtur, dhe i tha
shokëve të tij: “Kështu është robi. Fillimisht, ai vazhdon duke u
ruajtur prej mëkateve, por kur bie në të, atëherë ai vazhdon pa u
ruajtur.”25
25
‘el-Edab esh-Sher’ieh’ vëll. 1 fq. 112 i ibën Muflih.
E dymbëdhjeta: Ndalimi i mendimeve të kota. Kur atij t’i shkojnë
ndërmend mendime të këqija, atëherë ai duhet t’ i largojë ato e nuk
duhet t’i mbajë në mendje, në të kundërt, ato shndërrohen në
dëshira, gjë e cila është kapital i të falimentuarve. Nëse mendimet
rrijnë, atëherë ato shndërrohen në synime, më pas ato forcohen dhe
shndërrohen në vendosmëri për realizimin e synimeve. Largimi i
mendimit të parë kalimtarë është më i lehtë se sa largimi i pasojës
dhe braktisjes së zakonit të tij.
32
Komentimi
Çështja e trembëdhjetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve
është: ‘Përdorimi i epshit në atë çka do Allahu’, ngase në këtë botë
ka shkaqe dhe lidhje që e çojnë epshin e nefsit për tek e kota dhe e
ndaluara, andaj robi e ka obligim të përpiqet më gjithë forcat e tij që
t’i këpusi këto lidhje, dhe të mundohet më gjithë mundin e tij për t’i
E trembëdhjeta: Këputja e lidhjeve dhe e shkaqeve që të çojnë te
përputhja me epshin. Këtu, nuk kihet për qëllim që ai mos të ketë
epsh, por për qëllim kihet që ai ta përdori epshin e tij në atë që i
bënë dobi atij, dhe ta përdori për kryerjen e asaj çka synon Zoti i
Lartësuar, sepse kjo e largon prej tij të keqen e përdorimit të tij në
mëkate. Nëse njeriu përdor për Allahun çdo gjë që është prej tij,
atëherë me anë të kësaj, Allahu e ruan atë nga e keqija e përdorjes
për veten e tij dhe për shejtanin; kurse atë që nuk e përdor për
Allahun, ai patjetër do ta përdori për veten dhe epshin e tij.
Nëse dituria nuk është për Allahun, atëherë ajo është për veten
dhe tekën e tij. Nëse vepra nuk është për Allahun, atëherë ajo është
për syefaqe dhe hipokrizi. Nëse pasuria nuk shpenzohet për
Allahun, atëherë ajo shpenzohet për në bindje të shejtanit dhe të
tekës. Nëse pozita nuk vehet në punë për Allahun, atëherë personi
e venë në punë atë për tekat e veta. Nëse fuqinë nuk e përdor në
çështjen e Allahut, atëherë e përdorë në mëkat.
Kushdo që e ka mësuar veten e tij ta bëjë veprën për Allahun,
nuk e ka më të vështirë veprën për Allahun se sa veprën për dikënd
tjetër, dhe e kundërta, ai që e ka mësuar veten e tij ta bëjë veprën
për tekat e tij, nuk e ka më të vështirë atë se sa sinqeriteti dhe
vepra për Allahun. Kjo është kështu, në të gjitha temat e veprave.
Nuk ka diçka më të vështirë për atë që shpenzon për Allahun, sesa
të shpenzojë për hir të tjerëve; po ashtu e kundërta.
33
shfrytëzuar këto dëshira në atë që do Allahu, sikurse ka thënë
Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kur është pyetur se kush
është xhihadi më i madh:
"
ْ‫ن‬َ‫أ‬
َ‫د‬ِ‫ه‬‫ا‬َ‫ج‬ُ‫ت‬
َ‫ك‬َ‫س‬ْ‫ف‬َ‫ن‬
َ‫اك‬ َ‫َو‬‫ه‬ َ‫و‬
‫ِي‬‫ف‬
ِ‫ت‬‫ا‬َ‫ذ‬
ِ‫للا‬
َّ‫ز‬َ‫ع‬
َّ‫ل‬َ‫ج‬ َ‫و‬
."
“(Lufta më e madhe është) që ti të luftosh veten tënde dhe tekat e
tua për hirë të Allahut.”26
Allahu i Plotëfuqishëm e ka qortuar atë që i nënshtrohet tërësisht
tekave të tij. Ai ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱁ‬
‫ﱂ‬
‫ﱃ‬
‫ﱄ‬
‫ﱅ‬
‫ﱆ‬
‫ﱇ‬
‫ﱈ‬
‫ﱉ‬
‫ﱊ‬
‫ﱋ‬
‫ﱌ‬
‫ﱍ‬
‫ﱎ‬
‫ﱏ‬
‫ﱐ‬
‫ﱑ‬
‫ﱒ‬
‫ﱓ‬
‫ﱔ‬
‫ﱕ‬
‫ﱖ‬
‫ﱗ‬
‫ﱘ‬
‫ﱙ‬
‫ﱚ‬
‫ﱠ‬
:‫ة‬ ‫الجاثي‬
٢٣
“A e ke parë atë i cili merr dëshirat (tekat, epshet) e veta për
ilah (të adhuruar) dhe Allahu duke e ditur (atë si të tillë) ia humbi
rrugën dhe ia vulosi atij të dëgjuarit e zemrën e tij dhe ia mbuloi
shikimin? Kush pra do ta udhëzojë atë pas Allahut? A nuk do të
përkujtoni pra?” [Surja El-Xhathijeh, 23]
Katadeh ka sqaruar se çfarë kihet për qëllim me marrjen e tekave
për ilah (të adhuruar), ku ka thënë: “S’ka gjë që mos të dëshirojë,
vetëm se e bënë atë pa pasur frikë prej Allahut të Plotëfuqishëm.”27
Ibën Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - ka përmendur në librin e tij
‘Kopshti i të dashuruarve’ një kapitull për qortimin e tekave, dhe ka
sjellë pesëdhjetë çështje që e ndihmojnë muslimanin për mundjen e
tekave të tij, dhe se si t’i bëjë tekat e tij të ecin pas ligjit të Allahut
26
Transmeton Ebu Nu’ajm në ‘Hiljetul Eulija’ vëll. 2 fq. 249, dhe e ka
saktësuar Albani në ‘es-Sahihah’ nr. 1496.
27
Transmeton Taberiu në ‘Xhemi’ul Bejan’ vëll. 21 fq. 93.
34
dhe të jenë në përputhje me atë që do Allahu dhe është i kënaqur me
të.28
Ai - Allahu e mëshiroftë - ka thënë në fund të këtij kapitulli:
“Sigurisht se kundërshtimi i tekave bëhet shkak që njeriu të ngritjet
në këtë botë dhe në Botën Tjetër, bëhet shkak për lavdinë e pamjes
së jashtme e pamjes së brendshme të njeriut; kurse ndjekja e saj –
domethënë: ndjekja e tekave - e ul robin në këtë botë dhe në Botën
Tjetër, dhe e poshtëron atë në pamje të jashtme e të brendshme.”29
28
‘Kopshti i të dashuruarve’ fq. 629.
29
I njëjti burim fq. 648.
35
Komentimi
Çështja e katërmbëdhjetë është: ‘Meditimi në ajetet e Allahut të
Plotëfuqishëm’.
Nëse muslimani e çon mendjen e tij në meditimin e ajeteve
(shenjave treguese, argumenteve) të mrekullueshme të Allahut, qoftë
në ajetet e Tij të lexuara - që është Fjala e Allahut, Kurani - , qoftë në
meditimin e ajeteve të Tij të krijuara - që janë ajetet universare,
atëherë ky meditim ka për t’i hap robit shumë dyer të mirësisë, dhe
ka për ta angazhuar zemrën e tij me besimin dhe lidhjen me Allahun
e Plotëfuqishëm; gjë e cila e largon dhe e shmang atë prej rënjes në
mëkate dhe prej zhytjes në gjërat e kota. Ashtu sikurse ky meditim
llogaritet prej shkaqeve më të dalluara që largojnë vesveset dhe
dyshimet prej vetes, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
E katërmbëdhjeta: Meditimi në ajetet (shenjat treguese,
argumentet) e mrekullueshme të Allahut, tek të cilat Ai ka nxitur
për të meditur. Ato janë:
1. Argumentet e Tij të lexuara,
2. Argumentet e Tij të krijuara.
Nëse kjo gjë mbizotëron në zemrën e tij, atëherë kjo i largon atij
ligjëratat, fjalimet dhe vesveset e shejtanit.
Sa humbje e madhe është largimi prej ligjërimit të të
Gjithëmëshirshmit, nga ligjërimi i të Dërguarit të Tij dhe ligjërimi
i Sahabëve, për te ligjërimi i shejtanit prej njerëzve dhe xhindëve!!
Nuk ka humbje më të madh se kjo humbje. Dhe Allahut i kërkojmë
ndihmë!
36
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﱹ‬
‫ﱺ‬
‫ﱻ‬
‫ﱼ‬
‫ﱽ‬
‫ﱾ‬
‫ﱿ‬
‫ﲀ‬
‫ﲁ‬
‫ﲂ‬
‫ﲃ‬
‫ﲄ‬
‫ﲅ‬
‫ﲆ‬
‫ﲇ‬
‫ﲈ‬
‫ﲉ‬
‫ﲊ‬
‫ﲋ‬
‫ﲌ‬
‫ﲍ‬
‫ﲎ‬
‫ﲏ‬
‫ﲐ‬
‫ﲑ‬
‫ﲒ‬
‫ﲓ‬
‫ﲔ‬
‫ﲕ‬
‫ﲖ‬
‫ﲗ‬
‫ﲘ‬
‫ﲙ‬
‫ﲚ‬
‫ﱠ‬
:‫مران‬
‫ع‬ ‫آل‬
١٩٠
-
١٩١
“Vërtet në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në këmbimin e
ndërsjellë të ditës dhe të natës, ka padyshim shenja treguese për
ata që kanë mend. Ata që e përkujtojnë Allahun në këmbë, të
ulur, e të mbështetur dhe që mendojnë thellë për krijimin e
qiejve dhe të tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar
gjithë këtë kot (pa qëllim). I Pastër nga çdo e metë je Ti! Na ruaj
pra prej ndëshkimit të Zjarrit!” [Surja Ali Imran, 190-191]
Ebu Sulejman Ed-Darani ka thënë: “Sa herë që unë dal prej
shtëpisë time dhe më bie syri te diçka, shoh në të një begati që ma ka
dhuruar Allahu dhe se në të ka një mësim për mua.”
37
Komentimi
Çështja e pesëmbëdhjetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve
është: ‘Zhdukja dhe mbarimi i shpejtë i kësaj bote’.
Kjo botë mbaron shpejtë, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem - :
"
‫ا‬َ‫م‬
‫ِي‬‫ل‬
،‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ِل‬‫ل‬ َ‫و‬
‫ا‬َ‫م‬
‫َا‬‫ن‬َ‫أ‬
‫ِي‬‫ف‬
‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬
َّ
‫ال‬ِ‫إ‬
‫ِب‬‫ك‬‫ا‬ َ‫َر‬‫ك‬
َّ‫ل‬َ‫ظ‬َ‫ت‬ْ‫س‬‫ا‬
َ‫ت‬ْ‫ح‬َ‫ت‬
‫ة‬ َ‫ر‬َ‫ج‬َ‫ش‬
َّ‫م‬ُ‫ث‬
َ‫ح‬‫ا‬ َ‫ر‬
‫ا‬َ‫ه‬َ‫ك‬َ‫َر‬‫ت‬ َ‫و‬
."
“Ç’lidhje (dashurie) kam unë me dynjanë?! Unë me këtë dynja jam
si një udhëtarë që futet nën hijen e një peme dhe më pas e braktisë
atë.”30
Nëse njeriu mediton në kalimin e shpejtë të dynjasë, shto këtu në
faktin se ajo është ‘Botë Provimi’, atëherë ai bindet se harxhimi i
kohës me gjëra të padobishme në këtë jetë të shkurtër, është humbje
30
Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ nr. 2377, dhe ibën Maxheh në
‘es-Sunen’ nr. 4109, dhe e ka saktësuar Albani në ‘es-Silsileh es-Sahihah’
nr. 478.
E pesëmbëdhjeta: Meditimi në këtë botë (dunjanë), në shpejtësinë
e mbarimit të tij dhe në afrimin e fundit të tij. Askush nuk pranon
për veten e tij të furnizohet për banesën e përjetshme me gjërat më
të ulëta dhe me më pak dobi që ka dynjaja, përveç atij që ka
objektiva të ulëta, që ka nderin e ulët dhe që ka zemrën e vdekur,
sepse njeriut i shtohet dëshpërimi atëherë kur sheh realitetin e asaj
me të cilin është furnizuar dhe kur atij i bëhet e qartë se ajo nuk i
bënë dobi atij. Si vallë do të jetë atëherë kur të shoh se ai ka
braktisur furnizimin me atë që i bënë dobi dhe është furnizuar me
atë të cilën do të ndëshkohet, për shkak të cilit do të arrijë dhimbjet
maksimale?! Madje, keqardhje për të do të jetë edhe nëse furnizohet
me atë që i bënë dobi, porse braktisë atë që është më dobiprurës.
38
e qartë. Vaj hallin ç’mund të thuhet për humbjen e kohës në mëkate
të cilat do të jenë barrë për të Ditën e Gjykimit?!!
Prandaj, Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - thotë:
"
ْ‫ن‬ُ‫ك‬
‫ِي‬‫ف‬
‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬
َ‫ك‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬
،ٌ‫يب‬ ِ
‫َر‬‫غ‬
ْ‫و‬َ‫أ‬
ُ‫ر‬ِ‫ب‬‫ا‬َ‫ع‬
‫يل‬ِ‫ب‬َ‫س‬
"
“Ij në këtë dynja sikurse me qenë i huaj, ose kalimtarë.”31
- sepse
njeriu i huaj dhe kalimtari nuk e lidh zemrën e tij me ndonjë gjë të
vendit të huaj, përkundrazi, zemra e tij rrinë e lidhur me vendin e tij.
Synimi i tij në udhëtim është vetëm që të kryej nevojën e tij dhe më
pas të kthehet te vendi i tij.32
31
Transmeton Bukhariu në Sahihun e tij nr. 6416.
32
Shih: ‘Fet’ul-Bari’ vëll. 11 fq. 235.
39
E gjashtëmbëdhjetë: Ekspozimi i lutjeve te Ai i Cili i ka zemrat
e njerëzve ndërmjet dy Gishtave prej Gishtave të Tij, i Cili ka
frenat e pushtetit në dy Duart e Tij, dhe që përfundimi i çdo gjëje
është gjithnjë te Ai, sepse ndoshta ai rastisë kohët e dhuratave të
mëdha, sikurse qëndron në transmetimin e njohur:
"
‫ان‬
‫هلل‬
‫في‬
‫أيام‬
‫دهره‬
‫نفحات‬
‫فتعرضوا‬
‫لنفحاته‬
‫واسألوا‬
‫للا‬
‫أن‬
‫يستر‬
‫عوراتكم‬
‫ويؤمن‬
‫روعاتكم‬
"
“Me të vërtetë, Allahu ka në ditët e kohës së Tij dhurata të
shumë, andaj ekspozoni lutjet në këto kohë ku Ai dhuron, dhe
kërkoni prej Allahut që t’ju mbulojë të metat e juaj dhe t’ju japë
siguri në çaste trishtuese.” [Transmeton si hadith Taberani në
‘el-Muxhem el-Kebir’ nr. 720, dhe e ka bërë hasen nga
kënvështrimi i të gjithë zinxhirve të transmetimit Shejkh Albani në
‘es-Sahihah’ nr. 1890]
Ndoshta, në ekspozimin e shumtë të lutjeve, ai rastisë ndonjë
kohë prej kohëve të cilat, s’ka rob që i lutet Allahu për diçka,
veçse Ai ia jep atij. Atij të cilit i është dhënë përhapja e lutjes (në
kohë të ndryshme), i është dhënë edhe përgjigja e lutjes, sepse,
sikur Ai mos të kishte dashur përgjigjen, atëherë nuk do të kishte
frymëzuar ty për ta lutur Atë, sikurse është thënë:
‫ا‬َ
‫ب‬َ
‫ل‬َّ
‫الط‬ ‫ي‬ِ
‫ن‬َ
‫ت‬ْ
‫م‬َّ
‫ل‬َ
‫ع‬ ‫ا‬َ
‫م‬ َ
‫ك‬ْ
‫ي‬َّ
‫ف‬َ
‫ك‬ ِ
‫د‬‫و‬ُ
‫ج‬ ْ
‫ن‬ِ
‫م‬ ** ُ
‫ه‬ُ
‫ب‬ُ
‫ل‬ْ
‫ط‬َ‫أ‬َ
‫و‬ ‫و‬ُ
‫ج‬ْ
‫َر‬‫أ‬ ‫ا‬َ
‫م‬ َ
‫ل‬ْ
‫ي‬َ
‫ن‬ ْ
‫د‬ِ
‫ر‬ُ
‫ت‬ ْ
‫م‬َ
‫ل‬ ْ
‫و‬َ
‫ل‬
“Sikur mos të dëshiroje arritjen e asaj që shpresojë e kërkojë
prej bujarisë së dy pëllëmbëve të tua, atëherë Ti nuk do të ma
mësoje ta kërkoja Ty.”
40
Komentimi
Çështja e gjashtëmbëdhjetë prej këtyre shtysave është: ‘Strehimi te
Ai në Dorën e të Cilit është çdo gjë’.
Kur robi e dinë se të gjithë zemrat janë ndërmjet dy Gishtave prej
Gishtave të të Gjithëmëshirshmit, i rrotullon ato si të dojë33
, dhe se
frenat e pushtetit janë në bindje të drejtimeve dhe urdhërave të Tij të
Plotëfuqishëm, atëherë ai shpejton për te strehimi tek Ai, për te
vërtetësia e mbështetjes tek Ai dhe te kapja fortë pas Tij, në mënyrë
që Ai ta ruaj atë nga e keqja vetes së tij, që ta ruaj nga gjërat që e
33
Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhami’u’ nr. 2140, dhe e ka saktësuar
Albani në ‘Sahihul Xhemi’u’ nr. 1685.
Ai nuk duhet të mërzitet për shkak të gjendjes së pamjes së
jashtme, sepse Allahu i Pastër nga çdo e metë sillet me robin e
Tij me një sjellje që askush nuk ngjason në Veprat e Tij, ashtu
sikurse askush nuk ngjason në Cilësitë e Tij, sepse Ai nuk e ka
privuar, veçse për t’i dhënë; nuk e ka sëmurë, veçse për ta
shëruar; nuk e ka varfëruar, veçse për ta pasuruar; nuk ia
mori jetën, veçse për ta ringjallë; nuk i ka nxjerr të dy prindërit
prej xhennetit, veçse për t’i rifutur në gjendjen më të mirë,
sikurse është thënë:”O bir i Ademit! Mos u mërzit prej Fjalës
Time: ‘Dil prej tij!’, sepse Unë për ty e kam krijuar dhe do të
rikthej përsëri në të.”
Pra, Zoti e begaton robin e Tij nëpërmjet sprovimit të tij; i
jep atij nëpërmjet privimit; e shëron atë nëpërmjet sëmundjes.
Robi i Tij nuk duhet të mërzitet për shkak të ndonjë gjendjeje,
përveç nëse ajo gjendje e zemëron Atë dhe e largon prej Tij.
41
hidhërojnë Atë, dhe që ta udhëzojë atë te Rruga e Tij e Drejtë,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱋ‬
‫ﱌ‬
‫ﱍ‬
‫ﱎ‬
‫ﱏ‬
‫ﱐ‬
‫ﱑ‬
‫ﱒ‬
‫ﱓ‬
‫ﱠ‬
:‫ران‬‫م‬
‫ع‬ ‫آل‬
١٠١
“Dhe kushdo që mbahet fort pas Allahut (ndjek Fenë e Tij,
Islamin), atëherë me të vërtetë që ai është drejtuar në Rrugën e
Drejtë.” [Surja Ali Imran, 101]
Allahu i Lartësuar nga çdo e metë ka thënë për Sahabët:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱮ‬
‫ﱯ‬
‫ﱰ‬
‫ﱱ‬
‫ﱲ‬
‫ﱳ‬
‫ﱴ‬
‫ﱵ‬
‫ﱶ‬
‫ﱷ‬
‫ﱸ‬
‫ﱹ‬
‫ﱺ‬
‫ﱻ‬
‫ﱠ‬
:‫جرات‬
‫ح‬ ‫ال‬
٧
“...Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka
zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer
mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. (ndaj Allahut dhe të
Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” [Surja el-Huxhurat, 7]
Prandaj, Suneti ka ardhur me shumë lutje që nxisin për t’u kapur
fort pas Allahut të Plotëfuqishëm, në të gjitha çështjet. Prej tyre është
lutja e tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - :
"
‫ِي‬‫ن‬ِ‫د‬ْ‫ه‬‫ا‬
ِ‫ن‬َ‫س‬ْ‫ح‬َ ِ
‫أل‬
،ِ‫ق‬ َ
‫ال‬ْ‫خ‬َ ْ
‫األ‬
َ
‫ال‬
‫ِي‬‫د‬ْ‫ه‬َ‫ي‬
‫ا‬َ‫ه‬ِ‫ن‬َ‫س‬ْ‫ح‬َ ِ
‫أل‬
َّ
‫ال‬ِ‫إ‬
،َ‫ت‬ْ‫ن‬َ‫أ‬
ْ
‫ف‬ ِ‫ر‬ْ‫ص‬‫ا‬ َ‫و‬
‫ِي‬‫ن‬َ‫ع‬
،‫ا‬َ‫ه‬َ‫ئ‬ِ‫ي‬َ‫س‬
َ
‫ال‬
ُ‫ف‬ ِ
‫ر‬ْ‫ص‬َ‫ي‬
‫ا‬َ‫ه‬َ‫ئ‬ِ‫ي‬َ‫س‬
َّ
‫ال‬ِ‫إ‬
".َ‫ت‬ْ‫ن‬َ‫أ‬
“O Allah! Më udhëzo mua për te moralet më të mira, ngase nuk
udhëzon te më të mirat e tyre askush tjetër përveç Teje; dhe largo
42
prej meje të këqijat e tyre, ngase nuk i largon të këqijat e tyre askush
tjetër përveç Teje.”34
Hafidh ibën Kethir - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Të kapurit
fort pas Allahut dhe mbështetja te Ai është baza e udhëzimit; është
përgatitje për largimin prej devijimit; është mjeti që të çon për te
udhëzimi; është rruga e drejtësisë dhe arritjes së synimit.”35
34
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nr. 1762.
35
‘Tefsirul Kuranil Adhim’ vëll. 2 fq. 86.
43
E shtatëmbëdhjeta: Është që robi të dijë se ka dy joshës të
kundërt dhe se sprova është ndërmjet këtyre dy joshësve. Një
joshës të tërheq për te shoqëria më e lartë prej banorve të Il-
lijunëve (lartëve); kurse joshësi tjetër të tërheq për te më të
poshtërtit e të poshtërve. Sa herë që ai udhëhiqet me joshësin më
të lartë, ai ngrihet një gradë, derisa të përfundojë në vendin që
meriton prej vendit më të lartë; dhe sa herë që udhëhiqet me
joshësin më të ulët, ai zbret një gradë, derisa përfundon te vendi i
tij prej Sixhxhinëve (vend i ngusht në xhehennem; në tokën e
shtatë më të poshtëm). Dhe nëse dëshiron të dijë, a është me
shoqërinë më të lartë apo me shoqërinë më të ulët, atëherë le të
shikojë se ku është shpirti i tij në këtë botë, ngase ai kur të ndahet
prej trupit do të jetë me shoqërinë që e ka tërhequr në këtë botë.
Ajo shoqëri është më primare për të. Njeriu është me atë që do.
Kjo është e natyrshme, e logjikshme dhe e merituar. Çdokush që i
kushton rëndësi diçkaje, normalisht është i joshur pas saj dhe pas
idhëtarëve të saj. Secili simpatizon atë që pështatet me të. Allahu i
Lartësuar ka thënë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲯ‬
‫ﲰ‬
‫ﲱ‬
‫ﲲ‬
‫ﲳ‬
‫ﱠ‬
:‫سراء‬
‫اإل‬
٨٤
“Thuaj: “Gjithsecili vepron sipas Shakiletit të tij (sipas llojit të
ngjashëm me të)...” [Surja el-Isra, 84]
Shpirtërat e lartë tërhiqen me veten e tyre, me synimet e tyre
dhe me veprat e tyre për nga lartë; kurse shpirtërat e ulët,
tërhiqen për nga poshtë.
44
Komentimi
Çështja e shtatëmbëdhjetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve
është: ‘Vigjilenca në joshjen e të mirës dhe të keqes’.
Secili rob ka dy joshës të kundërt: një joshës e tërheq atë për te
shoqëria më e lartë; kurse një tjetër joshës e tërheq atë për te shoqëria
më e ulët, sikurse është nefsi i prirur drejt së keqes, shejtani dhe
shokët e këqijnë. Pra, nëse robi ecën me joshësin e mirë, ai shpëton;
e nëse ai ndjek joshësin e keq, ai shkatërrohet - Allahu na ruajttë - .
Nëse kjo u bë me dije, atëherë është obligim për çdo musliman, i
cili është i çiltër me veten e tij, që të jetë vigjilent karshi kësaj. Ai
duhet të shikojë për joshësin e mirë dhe t’i përmbahet atij, si dhe të
disatancohet e të ruhet se mos ecën pas joshësit të keq, sepse njeriu
do të ringjallet me atë që do, sikurse është vërtetuar hadithi prej
Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - .36
36
Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ nr. 2385, dhe e ka saktësuar
Albani në ‘Fikhus Sirah’ fq. 214.
45
E tetëmbëdhjeta: Është që ai të dijë, se boshatisja e vendit është
kusht për zbritjen e shiut të mëshirës, se pastrimi i vendit prej
shkurreve është kusht për përsosjen e mbjelljes. Kur ai nuk e
boshatisë vendin, atëherë shiu i mëshirës nuk gjen vend bosh për
të zbritur në të; edhe nëse ai e boshatisë atë, në mënyrë që ta kapi
shiu i mëshirës, prap se prap, ai nuk e ka pastruar prej shkurreve,
kështu që mbjella nuk do të jetë e përsosur, madje mund të ketë më
shumë shkurre se sa mbjellë, andaj gjykimin e merr ai.
Ndërsa ky tjetri, është sikurse ai që e rregullon tokën e tij dhe e
përgatitë atë që të pranojë mbjellje në të. Ai vendos farën në të
dhe pret të zbresi shiu i mëshirës. Kur robi e pastron zemrën e tij
dhe e boshatisë atë prej qëllimeve dhe mendimeve të këqija, dhe
vendos në të farën e dhikrit, meditimit, dashurisë dhe sinqeritetit,
dhe e ekspozon atë te erërat e mëshirës, dhe pret zbritjen e shiut të
mëshirës në kohën e tij, atëherë ai është i denjë për të arritur
prodhimin. Ashtu sikurse forcohet shpresa për zbritjen e shiut në
kohën e tij, po ashtu forcohet dhe shpresa për arritjen e dhuratave
të të Gjithëmëshirshmit të Plotëfuqishëm në kohët e mira dhe të
larta; sidomos kur mblidhen synimet, ngrihen zemrat, dhe dendet
grumbullimi, sikurse në mbledhjen e Arafatit, e Istiskas (kërkimit
të zbritjes së shiut) dhe në mbledhjen e njerëzve për namaz
xhumaje, ngase grumbullimi i synimeve dhe i frymave janë shkaqe
të cilat Allahu i Lartësuar i ka vendosur për arritjen e të mirës,
zbritjen e mëshirës, ashtu sikurse Ai ka vendosur që të gjitha
shkaqet e tjera, të çojnë për te rezultatet e shkaqeve. Madje,
shkaqet për arritjen e mëshirës janë më të forta se sa shkaqet
konkrete për arritjen e rezultateve të shkaqeve, porse robi për
shkak të injorancës së tij mbizotëron e dukshmja ndaj të fshehtës,
mbizotëron shqisa ndaj logjikës, dhe për shkak të padrejtësisë së
tij, ai i jep pëparësi asaj me të cilin gjykon ajo (e dukshmja,
shqisa).
46
Komentimi
Çështja e tetëmbëdhjetë është: ‘Zbrasja përpara mbushjes’.
Autori ka sqaruar këtu një rregull madhështorë. Ai është se
boshatisja e zemrës prej çdo shirku, bidati dhe mëkati, është kusht
për arritjen e mirësisë dhe bereqetit. Ai - Allahu e mëshiroftë - ka
sjellë një shembull konkretë për këtë, se ai që dëshiron të mbjellë,
fillimisht ka për obligim të pastrojë tokën prej papastërtive dhe ta
përgatisë atë për mbjellje, sepse pas kësaj, toka do të jetë e
përshtatshme për të mbirë e për të dhënë fryte. Gjithashtu, ai patjetër
duhet të kujdeset për bimën dhe ta ruaj atë nga gjërat që e dëmtojnë,
duhet të largojë prej tij bimët dhe insektet lënduese, të cilat mund ta
kalbin e ta sëmurin atë. Kështu, shpëton bima e tij dhe atëherë ajo
rritet në mënyrën më të mirë.
Kështu duhet të jetë gjendja e besimtarit. Fillimisht, ai duhet të
përpiqet të pastrojë zemrën e tij prej gjithë llojeve të shirkut dhe
mëkatit, në mënyrë që besimi të mbushi zemrën e tij dhe të japi frytet
e tij. Pas kësaj, ai duhet të përpiqet të përkujdeset për këtë besim. Ai
duhet që ta pastrojë atë prej mëkateve që mund të përzihen me të,
duke shpejtuar për te pendimi dhe kërkimi i faljes. Ai duhet të
çlirohet prej tyre duke hequr dorë prej tyre, në mënyrë që besimi të
rritet në zemrën e tij dhe që të zbresi mëshira dhe bereqeti.
Sikur robi ta boshatiste, ta përgatiste dhe ta rregullonte vendin,
ai do të shihte mrekullira, ngase asgjë nuk e kthen prapa mirësinë e
Allahut përveç pengesës që është te robi. Sikur ai ta hiqte atë
pengesë, atëherë mirësia do të shpejtonte për te ai nga çdo anë.
Medito në rastin e një lumi të madh, i cili ujit çdo tokë që kalon
në të. Ndërmjet lumit dhe një pjese të një toke të etur e të thatë, ka
një penges të dendur. Pronari i tokës ankohet prej thatësisë
ndërkohë që lumin e ka anash tokës së tij!!
47
E nëntëmbëdhjeta: Është që robi të dijë, se Allahu - i Pastër
nga çdo e metë - e ka krijuar atë për ‘Qëndrimin e Përhershëm’
në një botë ku nuk ka fund, për lavdinë e cila nuk shoqërohet me
poshtërim, për sigurinë e cila nuk ka frikë në të, për pasurinë e
cila nuk shoqërohet me varfëri, për kënaqësinë e cila nuk e
shoqëron ndonjë dhimbje, për përsosmërinë e cila nuk ka mangësi
në të. Por (përpara kësaj), Ai e ka sprovuar robin me qëndrimin
në një botë e cila shpejton për te fundi, me lavdinë e cila e
shoqëron dhe e pason poshtërimi, me sigurinë e cila është e
shoqëruar me frikë; gjatë tij dhe pas tij. Po ashtu, edhe pasuria,
kënaqësia, gëzimi dhe lumturia e cila është në këtë botë, është e
përzier me të kundërtat e saj, dhe e pasojnë të kundërtat. Ajo botë
kalon shumë shpejtë drejt fundit.
Këtu kanë gabuar shumica e krijesave, ngase ata kanë kërkuar
lumturinë, qëndrimin, lavdinë, sundimin dhe pozitën jo në vendin
e duhur, andaj e humbën atë të vendit të duhur. Shumica e tyre,
nuk e kanë fituar atë që kanë kërkuar; edhe po qe se ndonjëri e ka
arritur, ai thjesht ka arritur një kënaqësi të vogël, që më pas
shuhen. Kurse të Dërguarit, kanë ardhur që të thërrasin vetëm për
te ‘Lumturia e Përhershme’, për te ‘Sundimi i Madh’. Ai i cili i
përgjigjet thirrjes së tyre, arrinë kënaqësinë më të madhe e më të
mirë. Jeta e tyre është më e mirë se sa jeta e mbretërve dhe të
atyre që janë në rang më të ulët, sepse asketizmi në këtë botë
është sundim i pranishëm. Shejtani e ka shumë zili besimtarin për
këtë. Ai përpiqet tërësisht që besimtari mos ta arrijë atë, sepse
nëse robi sundon dëshirën dhe zemërimin e tij, dhe nëse së bashku
me to i binden thirrësit të fesë, atëherë ai është mbret i vërtetë,
ngase ai që posedon këtë sundim është i lirë, kurse mbreti që i
është përulur epshit dhe zemërimit të tij, realisht është rob i
nënshtruar me veshje të një sundimtari.
48
Komentimi
Çështja e nëntëmbëdhjetë është se: ‘Lumturia dhe lavdia e vërtetë
është në Botën e Përhershme’.
Allahu i Plotëfuqishëm ka krijuar për robërit një vendqëndrim të
përhershëm, i cili nuk ka fund, një lavdi e cila nuk ka poshtërim në
të, një pasuri që nuk është e shoqëruar me varfëri, një siguri e cila
nuk ka pas tij ndonjë frikë. E gjithë kjo është në Xhennetin e
Kënaqësisë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱺ‬
‫ﱻ‬
‫ﱼ‬
‫ﱽ‬
‫ﱾ‬
‫ﱿ‬
‫ﲀ‬
‫ﲁ‬
‫ﲂ‬
‫ﲃ‬
‫ﲄ‬
‫ﲅ‬
‫ﲆ‬
‫ﲇ‬
‫ﲈ‬
‫ﲉ‬
‫ﲊ‬
‫ﲋ‬
‫ﲌ‬
‫ﲍ‬
‫ﲎ‬
‫ﲏ‬
‫ﲐ‬
‫ﲑ‬
‫ﲒ‬
‫ﲓ‬
‫ﲔ‬
‫ﲕ‬
‫ﱠ‬
:‫اطر‬‫ف‬
٣٤
-
٣٥
“Dhe do të thonë: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet i
përkasin Allahut i Cili ka larguar prej nesh (gjithë) pikëllimet.
Vërtetë, Zoti ynë është Falës i madh dhe Falënderues (shpërblen
për veprat e mira). Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar
në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të
lodhemi e nuk do të rraskapitemi.” [Surja Fatir, 34-35]
Mirëpo, Allahu i Plotëfuqishëm e ka vënë në provë robin në këtë
botë me kënaqësi dhe sundim të përkohshëm. Nëse ai bënë durim
Atë e udhëheq litari i epshit dhe i zemërimit, ashtu sikurse
udhëhiqet deveja. Ai që është mashtruar, sheh sundimin e pamjes së
jashtme, ndërkohë që përbrenda tij është rob. Atij i bie syri te epshi
(dëshira e keqe) i cili fillimin e ka të këndshëm, porse fundin e ka
dëshpërim. Ai që është largpamës dhe i suksesshëm, e ndryshon
shikimin e tij: nga shikimi i ulët për të parë fundin dhe pasojat e
gjërave. Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Dhe
Allahu posedon dhunti të mëdhaja.
49
dhe i largohet asaj që ka ndaluar Allahu, atëherë Allahu ia
zëvendëson atë me lumturinë e vërtetë dhe me kënaqësinë e
përhershme në Botën Tjetër, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﳊ‬
‫ﳋ‬
‫ﳌ‬
‫ﳍ‬
‫ﳎ‬
‫ﳏ‬
‫ﳐ‬
‫ﳑ‬
‫ﳒ‬
‫ﳓ‬
‫ﳔ‬
‫ﳕ‬
‫ﳖ‬
‫ﳗ‬
‫ﳘ‬
‫ﳙ‬
‫ﳚ‬
‫ﳛ‬
‫ﳜ‬
‫ﳝ‬
‫ﳞ‬
‫ﱠ‬
:‫ود‬
‫ه‬
١٠٨
“Kurse të lumturuarit, do të hyjnë në Xhenet, ku do të
qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë
Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” [Surja Hud, 108]
Pra, robi besimtar, nëse e sjellë ndërmend në veten e tij këtë
‘Lumturi të Përhershme’, dhe e dinë se kënaqësia e përkohshme e
mëkatit është shkak për t’u privuar prej këtyre pozitave të larta,
atëherë ai e luftonë veten e tij për t’i rezistuar dhe për t’iu shmangur
atyre, në mënyrë që të arrijë kënaqësinë dhe lumturinë e përhershme.
50
E njëzeta: Është që ai mos të mashtrohet me faktin se vetëm
dituria e këtyre gjërave që përmendëm mjafton për të arritur
synimin, porse duhet patjetër ai të derdhi mundin e tij për t’i vënë
në punë ato. Ai duhet të derdhi tërësisht mundin dhe fuqinë e tij
për këtë. Thelbi i gjithë kësaj është dalja prej zakoneve, sepse ato
janë armiqtë e përsosjes dhe suksesit. Nuk shpëton kurrë ai i cili
vazhdon me zakonet e tij.
Ai mund të gjej përkrahje për daljen nga veset duke u larguar
nga vendet e fitnes. Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka
thënë:
"
ْ‫ن‬َ‫م‬
َ‫ع‬ِ‫م‬َ‫س‬
،ِ‫ل‬‫ا‬َ‫ج‬َّ‫د‬‫ال‬ِ‫ب‬
ً‫أ‬ْ‫ن‬َ‫ي‬ْ‫ل‬َ‫ف‬
ُ‫ه‬ْ‫ن‬ِ‫م‬
".
“Kushdo që dëgjon për daljen e Dexhalit, le t’ia mbathi larg
prej tij.” [Transmeton Ebu Daudi nr.4319, dhe e ka saktësuar
Shejkh Albani në ‘Mishketul Mesabih’]
Nuk ka përkrahje më të mirë për çlirimin prej të keqes se sa
largimi prej shkaqeve dhe prej vendit të tij të dyshimtë.
Këtu, është një kurth i mprehtë i shejtanit, prej të cilit nuk
shpëton askush tjetër përveç atij që është i mprehtë: është se ai
nxjerrë në pah disa të mira të vendeve të këqija, më pas thërret
për arritjen e kësaj të mire, dhe kur robi afrohet, atëherë ai e
hedh atë në rrjetë. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë!
51
Komentimi
Çështja e njëzet, e cila është e fundit prej këtyre shtysave të begata,
është: ‘Luftimi i vetes dhe çlirimi prej zakoneve të këqija’.
Nëse robi është sprovuar me bërjen e ndonjë mëkati dhe nese e ka
bërë atë zakon, ai duhet të derdhi tërësisht mundin e tij për ta
braktisur këtë zakon të keq. Gjëja më e dobishmë që mund të bëjë -
pas kërkimit të ndihmës së Allahut të Plotëfuqishëm - është që ai të
eliminojë të gjitha shkaqet që e çojnë atë për te ky mëkat. Nëse ky
mëkat ndodh me shoqërinë e keqe, atëherë obligim për të është që të
ndahet prej tyre. Nëse mëkati arrihet të bëhet me përdorjen e ndonjë
mjeti bashkohorë, ai duhet ta heqi qafe atë. Nëse mëkati që ai bënë
përsëritet vetëm te një tokë, ai duhet të dal prej saj dhe ta braktisë
atë.
Për këtë, na tregon historia e atij personi që ka vrarë njëqind veta, i
cili ka shkuar te një dijetarë prej dijetarëve, dhe e ka pyetur: a ka
ndonjë pendim për të? Ai i tha: “Po. Kush është ajo që të pengon ty
prej pendimit?! Shko te një tokë që është kështu e kështu, sepse në të
ka njerëz që adhurojnë Allahun. Adhuroje Allahun me ta, dhe mos u
kthe më te toka jote, sepse ajo është tokë e keqe (ka njerëz të këqinjë
në të).”37
Hafidh ibën Haxher - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Në hadith
tregohet se penduesi duhet të ndahet nga gjendjet të cilat i kishte bërë
zakon në kohën kur bënte mëkatin, dhe se duhet të ndryshojë
komplet prej tyre.”38
37
Transmeton Bukhariu nr. 3470, dhe Muslimi nr. 2766.
38
‘Fet’ul Bari sherh Sahihul Bukhari’ vëll. 6 fq. 517.
52
FUNDI
Njeriu duhet që të kujdeset me këto shtysa të vyera të cilat i ka
përmendur Imam ibën Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - , dhe që ta
luftojë veten e tij për të punuar me to, dhe t’i ketë parasysh sa herë
që vetja ta tundojë me diçka prej të kotës, në mënyrë që robi të arrijë
shpëtimin, shëndetin dhe lartësimin në këtë botë dhe në Botën Tjetër.
Është e theksuar në këtë pozitë - po edhe në pozita të tjera - të
shpeshtohen lutjet dhe kërkimi i strehimit te Allahu i Plotëfuqishëm,
ngase udhëzimin, suksesin dhe udhën e drejtë e ka në Dorë vetëm
Allahu i Plotëfuqishëm. Atij të cilit i është dhënë mundësia për t’u
lutur, i është dhënë në të edhe përgjigja lutjes, sikurse ka thënë
Allahu i Plotëfuqishëm:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬
‫ﱍ‬
‫ﱎ‬
‫ﱏ‬
‫ﱐ‬
‫ﱑ‬
‫ﱒ‬
‫ﱓ‬
‫ﱔ‬
‫ﱕ‬
‫ﱖ‬
‫ﱗ‬
‫ﱘ‬
‫ﱙ‬
‫ﱚ‬
‫ﱛ‬
‫ﱠ‬
:‫افر‬
‫غ‬
٦٠
“Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.
Me të vërtetë se ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj Meje, ata
padyshim që do të hyjnë në Xhehenem me poshtërim!” [Surja
Gafir, 60]
Sa shumë nevojë ka robi të shpeshtojë lutjet dhe të strehohet te
Zoti i tij që ta udhëzojë, t’ia përmirësojë zemrën e tij, ta bëjë atë të
qëndrueshëm në të vërtetë e udhëzim, dhe ta ruaj prej rrugës së
shkatërrimit e të poshtër. Dhe suksesi është vetëm në Dorën e
Allahut.
Lusim Allahun që të na furnizojë të gjithëve me pendim të
sinqertë, qëndrueshmërinë në fe, vendosmërinë në udhëzim, dhe
vetëm Atë e lusim që të na fal mëkatet tona të kaluara e të
53
mëvonshme; mëkatet që kemi fshehur dhe që kemi publikuar, e për
të cilat Ai është më i ditur se sa ne. Me të vërtetë, Ai është Falës i
madh dhe Mëshirues.
Ne e lusim Atë të na japi sukses për te çdo gjë që Ai e do dhe është
i kënaqur me të, prej fjalës, veprës, udhëzimit dhe qëllimit. Dhe
vetëm Allahut i përkasin të gjitha lavdërimet. Salati dhe selamin
qofshin për Pejgamberin tonë Muhammed, për familjen e tij dhe të
gjithë shokët e tij.
54
Përmbajtja
 Parathënje...................................................................................3
 Shtysa e parë: Nderimi i Allahut të Pastër nga çdo e metë.........5
 Shtysa e dytë: Dashuria e Allahut të Lartësuar nga çdo e metë .8
 Shtysa e tretë: Begatitë e Allahut dhe bamirësitë e Tij ............10
 Shtysa e katërt: Zemërimi i Allahut dhe hakmarrja e Tij .........13
 Shtysa e pestë: Humbja dhe privimi prej mirësive....................14
 Shtysa e gjashtë: Kënaqësia në mundjen e vetes dhe në
mposhtjen së shejtanit ................................................................17
 Shtysa e shtatë: Fitimi i asaj që ta zëvendëson Allahu .............20
 Shtysa e tetë: Shoqërimi i veçantë i Allahut .............................22
 Shtysa e nëntë: Frika prej befasisë së vdekjes .........................25
 Shtysa e dhjetë: Ndjesia e fatkeqësisë dhe mirëqenjes .............27
 Shtysa e njëmbëdhjetë: Forcimi i luftimit kundër shtysave të së
keqës ..........................................................................................29
 Shtysa e dymbëdhjetë: Luftimi i mendimeve të kota...............31
 Shtysa e trembëdhjetë: Përdorimi i epshit në atë çka do Allahu
i Plotëfuqishëm ..........................................................................32
 Shtysa e katërmbëdhjetë: Meditimi në ajetet e Allahut të
Plotëfuqishëm ............................................................................35
 Shtysa e pesëmbëdhjetë: Zhdukja dhe mbarimi i shpejtë i kësaj
bote.............................................................................................37
 Shtysa e gjashtëmbëdhjetë: Kërkimi i strehimit te Ai në Dorën
e të cilit është çdo gjë.................................................................39
 Shtysa e shtatëmbëdhjetë: Vigjilenca në joshjen e të mirës dhe
të keqes.......................................................................................43
 Shtysa e tetëmbëdhjetë: Zbrasja përpara mbushjes’ ................45
55
 Shtysa e nëntëmbëdhjetë: Lumturia dhe lavdia e vërtetë është
në Botën e Përhershme...............................................................47
 Shtysa e njëzetë: Luftimi i vetes dhe çlirimi prej zakoneve të
këqija..........................................................................................50
 Fundi..........................................................................................52
56

More Related Content

What's hot

Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaALMA M
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitRregullatIslame
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësDr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësLibra Islame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi për fëmijë
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi  për fëmijë Dr. Musli Vërbani - Texhvidi  për fëmijë
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi për fëmijë Shkumbim Jakupi
 
The importance of Salah Powerpoint Presentation
The importance of Salah Powerpoint PresentationThe importance of Salah Powerpoint Presentation
The importance of Salah Powerpoint PresentationBananMahmaljyObeid
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaRregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullatIslame
 

What's hot (20)

Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
Bota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneveBota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneve
 
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetësDr. Musli Vërbani - Drita e jetës
Dr. Musli Vërbani - Drita e jetës
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
Surah Nasr.pptx
Surah Nasr.pptxSurah Nasr.pptx
Surah Nasr.pptx
 
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi për fëmijë
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi  për fëmijë Dr. Musli Vërbani - Texhvidi  për fëmijë
Dr. Musli Vërbani - Texhvidi për fëmijë
 
The importance of Salah Powerpoint Presentation
The importance of Salah Powerpoint PresentationThe importance of Salah Powerpoint Presentation
The importance of Salah Powerpoint Presentation
 
10 te-pergezuarit-me-xhennet
10 te-pergezuarit-me-xhennet10 te-pergezuarit-me-xhennet
10 te-pergezuarit-me-xhennet
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
Surah naas
Surah naasSurah naas
Surah naas
 
10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të larta
 
Xhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijjeXhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijje
 
Surah Qadr.pptx
Surah Qadr.pptxSurah Qadr.pptx
Surah Qadr.pptx
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Argumentet e Teuhidit
Argumentet e TeuhiditArgumentet e Teuhidit
Argumentet e Teuhidit
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 

Similar to Shtysat e çlirimit prej mëkateve

Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveRregullatIslame
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveLexo dhe Mëso
 
Sq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitSq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitLoveofpeople
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të LartaKëshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të LartaLexo dhe Mëso
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveLexo dhe Mëso
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveLoveofpeople
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeFatos
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toLexo dhe Mëso
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toRregullatIslame
 
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
Amr Halid  - Vëllazëria muslimaneAmr Halid  - Vëllazëria muslimane
Amr Halid - Vëllazëria muslimaneShkumbim Jakupi
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Për ty që (s') falesh
Për ty që (s') faleshPër ty që (s') falesh
Për ty që (s') faleshLexo dhe Mëso
 

Similar to Shtysat e çlirimit prej mëkateve (20)

Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Sq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitSq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesit
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të larta
 
Këshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të LartaKëshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të Larta
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
Amr Halid  - Vëllazëria muslimaneAmr Halid  - Vëllazëria muslimane
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Për ty që (s') falesh
Për ty që (s') faleshPër ty që (s') falesh
Për ty që (s') falesh
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 

More from RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 201213. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012RregullatIslame
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeveRregullatIslame
 

More from RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 201213. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
 

Shtysat e çlirimit prej mëkateve

  • 1.
  • 2. 2 Titulli orgjinal: ‫الذنوب‬ ‫من‬ ‫الخالص‬ ‫بواعث‬ Titulli në shqip: Shtysat e çlirimit prej mëkateve. Autor: Shejkh Abdurr-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër. Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija Botuesi: Dituria e Dobishme Mail: dituriaedobishme@gmail.com
  • 3. 3 Parathënie Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë. Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i përkasin Allahut, Zotit të botëve. Salati dhe selami qofshin për Pejgamberin tonë Muhammed, për familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij. Më pas: Duke qenë se mëkatet janë burim i çdo prapësie dhe poshtërimi për robin, është obligim për çdo musliman, që është i çiltër me veten e tij, të përpiqet - pas kërkimit të ndihmës së Allahut të Lartësuar - për kërkimin e çështjeve dhe shkaqeve të cilat e shtyjnë atë për te shmangia dhe largimi prej tyre. Kjo temë është shumë e rëndësishme dhe çdo musliman ka nevojë ta ketë parasysh gjithmonë këtë. Ato janë: 'Shtysat e çlirimit prej mëkateve', në mënyrë që ai të shpëtojë prej ndëshkimit dhe të fitojë shpërblimin e madh. Prandaj gjejmë se dijetarët e hershëm dhe të tanishëm i kanë sqaruar këto shtysa që të ndihmojnë për t'u çliruar prej mëkateve. Prej këtyre dijetarëve ka qenë dhe imami, kolosi, edukuesi ibnul- Kajjim - Allahu e mëshiroftë - . Ai ka shkruajtur një kapitull të vyer në librin e tij 'Premtimi që u është bërë durimtarëve dhe ajo çka është rezervuar për falenderuesit', ku ka përmendur në të njezet motive për forcimin e fesë dhe besimit, dhe për çlirimin prej mëkateve. Ai i ka përmbledhur ato me një përmbledhje të mirë dhe i ka sqaruar me një sqarim të dobishëm, andaj, unë kisha dëshirë t'i përmend ato në këtë libërth të shkurtër dhe t'i bëja një komentim që sqaron qëllimet e saj, i nxjerr në pah kuptimet e saj, në mënyrë që dobia e saj të përhapet në mesin e muslimanëve dhe të jetë për ta një derë pendimi e çlirim prej mëkateve.
  • 4. 4 Unë e lus Allahun që ta mëshirojë imamin ibnul-Kajjim dhe që t'a ngrejë gradën e tij në Xhenetin e Kënaqësisë, dhe që të na falë ne, ta fal atë, dhe të na fal të gjithë ne muslimanët. Salati dhe selami qofshin për Pejgamberin tonë Muhammed, për familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.1 Shkroi: Abdurr-Rrazzak ibn Abdul-Muhsin el-Bedër 1 [Komentuesi]: Origjina e kësaj broshure është ligjërata që kam mbajtur në shtetin e Kuvajtit, në ditën e shtunë që përkon me datën 30/10/1434H. Disa vëllezër e kanë traskiptuar atë, e kanë pregatitur për t’u botuar dhe ma kanë paraqitur mua. Unë e kam rishikuar atë dhe kam bërë disa përmirësime, duke shtuar në të disa dobi. Allahu e shpërbleftë me të mira çdokënd që e ka traskiptuar, e ka botuar dhe e ka përhapur në mes të muslimanëve, theksoj në veçanti vëllain tim musliman, Khalid el-Kanderi për mundin dhe përpjeket e tij në nxjerrjen e këtij libri.
  • 5. 5 Imam Ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - thotë: Komentimi Shtysa e parë për çlirimin prej mëkateve është: ‘Nderimi i Allahut të Pastër nga çdo e metë’. Kjo arrihet duke e ndjer njeriu në zemrën e tij madhështinë e Allahut, sikurse ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲵ‬ ‫ﲶ‬ ‫ﲷ‬ ‫ﲸ‬ ‫ﲹ‬ ‫ﲺ‬ ‫ﲻ‬ ‫ﲼ‬ ‫ﲽ‬ ‫ﲾ‬ ‫ﲿ‬ ‫ﳀ‬ ‫ﳁ‬ ‫ﳂ‬ ‫ﳃ‬ ‫ﳄ‬ ‫ﳅ‬ ‫ﳆ‬ ‫ﳇ‬ ‫ﱠ‬ :‫الزمر‬ ٦٧ “Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut ashtu siç duhet e siç i takon Atij. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartë është Ai prej asaj që ata ia mveshin Atij si të barabartë!” [Surja Zumer, 67] Allahu i Lartësuar nga çdo e metë ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﱐ‬ ‫ﱑ‬ ‫ﱒ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱔ‬ ‫ﱕ‬ ‫ﱖ‬ ‫ﱗ‬ ‫ﱘ‬ ‫ﱙ‬ ‫ﱚ‬ ‫ﱠ‬ :‫نوح‬ ١٣ - ١٤ “Kapitull: Sa i përket forcimit të shtysës së fesë, ai arrihet me anë të disa çështjeve: Njëra prej tyre: Nderimi i Allahut - të Lartëmadhëruar - duke mos bërë mëkat ndërkohë që Ai të sheh e të dëgjon ty. Kushdo që ndjen në zemrën e tij nderimin e Allahut, atëherë zemra e tij nuk ka për t’u bindur kurrë për të bërë mëkat.”
  • 6. 6 “Ç’është me ju që nuk i frikësoheni madhështisë (së Allahut)? Dhe ndërkohë është Ai që ju ka krijuar ju në faza (të ndryshme, nga një pikë, pastaj në gjakë të ngjizur etj).” [Surja Nuh, 13-14] Ibën Abbasi - Allahu qoftë i kënaqur me të - ka thënë në komentimin e këtij ajeti: “Ç’është puna me ju që nuk e madhëroni Allahun ashtu sikurse e meriton madhështia e Tij.”2 Kurtubiu - Allahu e mëshiroftë - ka thënë në komentimin e Fjalës së Tij: “në faza”: “Domethënë: Ne ju kemi krijuar fazë pas faze, deri në plotësimin e krijimit... Ai që është i Zoti të bëjë këtë, meriton më shumë se çdokush tjetër që ju ta madhëroni.”3 Prej historive që dëshmojnë ndikimin e kësaj ndjesie në zemra është ajo që i ka ndodhur Sahabiut të madh, Xhubejr ibën Mut’im - Allahu qoftë i kënaqur me të - . Kur ai ka dëgjuar disa ajete në të cilat sqarohet madhështia e Allahut, se Ai është Krijuesi, Furnizuesi e Kontrolluesi i të gjitha krijesave, atëherë kjo ndjesi e shtyu atë për të hyrë në Islam. Ai ka thënë: “Unë e kam dëgjuar Pejgamberin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - të lexojë në namazin e akshamit me Suren Tur, dhe kur arriti te ajeti: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﱚ‬ ‫ﱛ‬ ‫ﱜ‬ ‫ﱝ‬ ‫ﱞ‬ ‫ﱟ‬ ‫ﱠ‬ ‫ﱡ‬ ‫ﱢ‬ ‫ﱣ‬ ‫ﱤ‬ ‫ﱥ‬ ‫ﱦ‬ ‫ﱧ‬ ‫ﱨ‬ ‫ﱩ‬ ‫ﱪ‬ ‫ﱫ‬ ‫ﱬ‬ ‫ﱭ‬ ‫ﱮ‬ ‫ﱯ‬ ‫ﱰ‬ ‫ﱱ‬ ‫ﱲ‬ ‫ﱳ‬ ‫ﱠ‬ :‫طور‬ ‫ال‬ ٣٥ - ٣٧ “A mos janë krijuar ata nga asgjëja (pa qenë fare), apo ata vetë ishin krijuesit? Apo mos i krijuan ata qiejt dhe tokën? Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos kanë ata Thesaret e Zotit tënd? Apo mos janë ata sunduesit (e 2 Transmeton Taberiu në librin ‘Xhemi’ul Bejan’ vëll. 23 fq. 296. 3 ‘el-Xhemi’u liAhkemi el-Kuran’ vëll. 18 fq. 303.
  • 7. 7 gjithçkaje)?!” [Surja Tur, 35-37] Ai tha: “Gati sa nuk më fluturoj zemra nga gëzimi.”4 Ndërsa në një tjetër transmetim thuhet: “Ai ishte momenti im i parë ku besimi hyri thellë në zemrën time.”5 Pra, nëse robit i shkon në mendje të bëjë ndonjë mëkat, atëherë le të ndjejë në zemrën e tij madhështinë e Allahut, dhe se Ai mbikëqyr çdo vepër dhe çdo fjalë të tij. Nëse robi e ndjen këtë në zemrën e tij, atëherë patjetër ai do të ndalet prej mëkateve, me Lejen e Allahut. Bishër ibën Harith el-Hafi ka thënë: “Sikur njerëzit të meditonin në madhështinë e Allahut, atëherë ata nuk do ta kundërshtonin atë me mëkate.”6 4 Sahihu i Bukhariut nr. 4854. 5 Sahihu i Bukhariut nr. 4023. 6 Shih: ‘Tefsirul Kuranil Adhim’ vëll. 2 fq. 184.
  • 8. 8 Komentimi E dyta prej këtyre shtysave është: ‘Dashuria e Allahut të Lartësuar nga çdo e metë’. Sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱹ‬ ‫ﱺ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱼ‬ ‫ﱽ‬ ‫ﱾ‬ ‫ﱠ‬ :‫بقرة‬ ‫ال‬ ١٦٥ “por ata që besojnë, e duan Allahun më shumë (se gjithçka tjetër).” [Surja el-Bekareh, 165] Nëse robi e angazhon zemrën e tij me dashurinë e Allahut, atëherë ky angazhim e shmangë atë prej të rënurit në ato gjëra që e zemërojnë Allahun e Plotëfuqishëm, sepse mëkatet i humbasin robit një pjesë prej dashurisë së Allahut të Plotëfuqishëm, në varësi të mëkateve që ka bërë, sepse dashuria e sinqertë ndaj Allahut të Plotëfuqishëm obligon bindjen ndaj urdhëresave të Tij dhe largimin prej atyre gjërave që e zemërojnë Atë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱞ‬ ‫ﱟ‬ ‫ﱠ‬ ‫ﱡ‬ ‫ﱢ‬ ‫ﱣ‬ ‫ﱤ‬ ‫ﱥ‬ ‫ﱦ‬ ‫ﱧ‬ ‫ﱨ‬ ‫ﱩ‬ ‫ﱠ‬ :‫ران‬‫م‬ ‫ع‬ ‫آل‬ ٣١ E dyta: Ndjesia e dashurisë për Allahun, të Pastër nga çdo e metë. Ai i braktisë mëkatet për shkak të dashurisë që ka për Të, sepse “i dashuruari është i nënshtruar ndaj atij që dashuron”. Braktisja më e mirë është braktisja e të dashuruarve, ashtu sikurse adhurimi më i mirë është adhurimi i të dashuruarve. Ka ndryshim të madh ndërmjet braktisjes së mëkatit që bënë i dashuruari, dhe braktisjes së mëkatit që bënë ai i cili i frikësohet ndëshkimit të Tij. Ka ndryshim të madh ndërmjet adhurimit të këtyre të dyve.
  • 9. 9 “Thuaj (O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja.” [Surja Ali Imran, 31] Prandaj është thënë: ُ‫ه‬َّ‫ب‬ُ‫ح‬ ُ‫ر‬ِ‫ُظه‬‫ت‬ َ‫نت‬َ‫أ‬ َ‫و‬ َ‫ه‬َ‫ل‬ِ‫اإل‬ ‫َعصي‬‫ت‬ ... ُ‫ع‬‫دي‬َ‫ب‬ ِ ‫ِياس‬‫ق‬‫ال‬ ‫في‬ ٌ‫ل‬‫حا‬َ‫م‬ ‫َذا‬‫ه‬ ً‫ا‬‫ِق‬‫د‬‫صا‬ َ‫ك‬ُّ‫ب‬ُ‫ح‬ َ‫كان‬ ‫و‬َ‫ل‬ ُ‫ه‬َ‫ت‬‫ع‬َ‫ط‬َ َ ‫َل‬ ... ُ‫ع‬‫طي‬ُ‫م‬ ُّ‫ب‬ ِ‫ُح‬‫ي‬ ‫ن‬َ‫م‬ِ‫ل‬ َّ‫ب‬ ِ‫ح‬ُ‫م‬‫ال‬ َّ‫ن‬ِ‫إ‬ “Këtej e kundërshton Zotin, kurse këtej shfaq sikur e do Atë, kjo është pamundur dhe e jashtëzakonshme. Sikur dashuria e jote të ishte e sinqertë, atëherë do t’i bindeshe Atij, sepse i dashuruari është i bindur ndaj atij që dashuron.”7 7 Këto vargje është përmendur se i përkasin një grupi dijetarësh, prej tyre: Imam Shaf’i, ibën Mubarak dhe të tjerë përveç tyre. Shih: ‘Diuanush Shafi’ij’ fq. 67, ‘Diuan ibën Mubarak’ fq. 15.
  • 10. 10 Komentimi Çështja e tretë prej këtyre shtysave është: ‘Begatitë e Allahut dhe bamirësitë e Tij’. Robi duhet t’i ndjejë begatitë e shumta të Allahut të Plotëfuqishëm, sikurse ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱜ‬ ‫ﱝ‬ ‫ﱞ‬ ‫ﱟ‬ ‫ﱠ‬ ‫ﱡ‬ ‫ﱢ‬ ‫ﱠ‬ :‫ل‬ ‫نح‬ ‫ال‬ ١٨ “Dhe sikur (të mundoheni) t’i numëroni Mirësitë e Allahut, kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i llogarisni ato.” [Surja En-Nahl, 18] Ai duhet të kujdeset se mos ia kthen këtë bamirësi me keqbërje. Allahu i Plotëfuqishëm i dhuron begati atij, e kurse ai ia kthen me keqbërje e mëkat!! Imam Abdul-Gani el-Makdesi - Allahu e mëshiroftë - ka përmendur në librin e tij ‘Penduesit’8 një histori nga Ibrahim ibën Ed’hem, se atij i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “O babai i Is’hakut! Unë i kam kaluar kufijtë e vetes time në mëkate, andaj më trego diçka që është qortues për të dhe shpëtues për zemrën time.” 8 ‘Libri i Penduesve’ fq. 285. E treta: Ndjesia e begatisë dhe bamirësisë, ngase ai që është i sjellshëm nuk sillet keq me atë që i ka bërë mirë. Këtë gjë e bëjnë vetëm njerëzit e ligë. Le të jetë ndjesia e bamirësisë dhe e begatisë së Allahut ndaj tij frenues prej mëkateve, nga turpi se mos zbret mirësia dhe begatia e Allahut, ndërkohë që mëkatet dhe poshtërsitë hypin te Zoti i tij; një melek i zbret me këtë, kurse tjetri hypën me këtë. Le të të pështiroset ky shkëmbim.
  • 11. 11 Ai tha: “Nëse i pranon pesë cilësi dhe ke mundësi ti bësh, atëherë asnjë mëkat nuk të bën dëm ty dhe asnjë kënaqësi nuk ka për të shkatërruar.” Ai tha: “Na i trego ato o babai i Is’hakut!” Ai i tha: “Sa i përketë të parës: Nëse dëshiron ta kundërshtosh Allahun me mëkate, atëherë mos ha prej rrizkut të Tij!” Ai tha: “Nga të hajë unë ndërkohë që çdo gjë që është në tokë është prej rrizkut të Tij.” Ai i tha: “O Ti! A është mirë që të hash prej rrizkut të Tij e ta kundërshtosh Atë me mëkate?!” Ai tha: “Jo. Më trego të dytën!” Ai i tha: “Nëse dëshiron të mëkatosh, atëherë mos bano në një vend të Tij.” Ai tha: “Kjo është edhe më e madhe sesa e para. Kur e gjithë lindja dhe perëndimi e çka ndërmjet tyre është e Tij, vallë ku mund të banojë unë?!” Ai i tha: “O ti! A është mirë të hash prej rrizkut të Tij e të banosh në tokën e Tij, pastaj ta kundërshtosh Atë me mëkate?!” Ai tha: “Jo. Më trego të tretën!” Ai i tha: “Nëse dëshiron të bësh ndonjë mëkat, ndërkohë që je nën rrizkun dhe tokën e Tij, atëherë shih për ndonjë vend ku Ai nuk mund të të shoh ty, dhe më pas mëkato në të.”
  • 12. 12 Ai tha: “Si vallë është e mundur kjo ndërkohë që Ai di edhe të fshehtat?!” Ai i tha: “O ti! A është mirë të hash prej rrizkut të Tij, të banosh në vendin e Tij, e të bësh mëkat ndërkohë që Ai të sheh ty dhe atë që ti shfaq?!” Ai tha: “Jo. Më trego të katërtën!” Ibrahimi tha: “Kur të vijë meleku i vdekjes për të marrë shpirtin, atëherë thuaji: “Ma vono marrjen e shpirtit, në mënyrë që të pendohem sinqerisht dhe të bëj ndonjë vepër të mirë për hir të Allahut.” Ai tha: “Ai nuk e pranon prej meje këtë.” Ai i tha: “O ti! Përderisa ti nuk ke mundësi ta shmangësh vdekjen prej teje në mënyrë që të pendohesh dhe përderisa ti e dinë se nëse të vjen vdekja nuk ka më afat vonimi, si pra shpreson shpëtimin?!” Ai tha: “Më trego të pestën!” Ibrahimi tha: “Kur të vijnë Zebenijet Ditën e Gjykimit që të marrin ty për në Zjarrë, atëherë mos shko me ta!” Ai tha: “Ata nuk do të më lënë. Ata nuk pranojnë prej meje.” Ndërsa ai i tha: “Atëherë si shpreson shpëtimin?!” Ai i tha: “O Ibrahim! Më mjafton! Më mjafton! Allahut i kërkojë falje dhe vetëm te Ai pendohem.”
  • 13. 13 Komentimi Çështja e katërt prej këtyre shtysave është: ‘Zemërimi i Allahut dhe hakmarrja e Tij’. Allahu i Plotëfuqishëm zemërohet me atë që bënë mëkate, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﲘ‬ ‫ﲙ‬ ‫ﲚ‬ ‫ﲛ‬ ‫ﱠ‬ :‫زخرف‬ ‫ال‬ ٥٥ “Kështu kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne u hakmorrëm ndaj tyre (i ndëshkuam ata).” [Surja Ez-Zukhruf, 55] Nëse njeriut i shkon në mendje të bëjë ndonjë mëkat, ai duhet të kujtojë Zemërimin e Allahut të Plotëfuqishëm dhe Hakmarrjen e Tij të cilit askush nuk i bënë dot ballë. Ç’mund të thuhet për këtë rob të dobët?!! Allahu i Lartësuar thotë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱾ‬ ‫ﱿ‬ ‫ﲀ‬ ‫ﲁ‬ ‫ﲂ‬ ‫ﲃ‬ ‫ﲄ‬ ‫ﱠ‬ :‫ه‬ ‫ط‬ ٨١ “…dhe ai mbi të cilin bie Zemërimi Im, padyshim ai është i humbur e i mbaruar.” [Surja Taha, 81] Le të ketë kujdes robi prej veprave me të cilat meriton Zemërimin e Allahut, dhe prej shkaqeve të Hidhërimit të Tij! E katërta: Ndjesia e Zemërimit dhe hakmarrjes, ngase Zoti i Lartësuar zemërohet kur robi i tij zhytet në mëkate, e kur Ai zemërohet, asgjë si bën ballë zemërimit të Tij, e jo më ky rob i dobët!!
  • 14. 14 Kometimi Çështja e pestë prej shtysave për braktisjen e mëkateve është: ‘Humbja e mirësisë dhe begatisë’. Sikur ta dijë ai që merr guximin të bëjë mëkat se sa mirësi do të humbas, ai do të tërhiqej prej tij. Prej humbjes, është privimi i tij prej E pesta: Ndjesia e humbjes. Për qëllim është ajo çka ai humbet prej mirësive të kësaj Bote dhe të Botës Tjetër për shkak të mëkatit, dhe se ai ndikon në emërtimin me çdo emër të ulët logjikisht, fetarisht dhe zakonor, dhe e kundërta, ai zhvishet për shkak të mëkatit prej emrave të lavdërueshme fetarisht, logjikisht dhe zakonor. Atij i mjafton në këtë ndjesi: ndjesia e humbjes së besimit, i cili një grimcë prej tij është shumëfish më i mirë sesa dynjaja e çka në të. Si mundet ta shes atë me një epsh që i ikën kënaqësia e tij, dhe i mbetet përjetimi i të keqes së tij?! Ikën kënaqësia e epshit dhe rrinë me të mjerimi. Është vërtetuar prej Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë: " " ‫ال‬ ‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬ ‫ِي‬‫ن‬‫ا‬ َّ‫الز‬ َ‫ين‬ِ‫ح‬ ‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬ ‫وهو‬ ،ٌ‫ِن‬‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ “Nuk është besimtar zinabërësi në ato çaste kur bënë zina.” Disa prej Sahabëve kanë thënë: “Atij i nxirret besimi derisa qëndron mbi kokën e tij si hije. Nëse ai pendohet, besimi kthehet përsëri tek ai.” Ndërsa disa Tabi’in kanë thënë: “Atij i nxirret besimi, sikurse i hiqet veshja. Nëse ai pendohet, e vesh përsëri atë.” Prandaj, Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i ka parë zinabërësit të zhveshur në furrë të flaktë, sepse ata u zhveshën prej veshjes së besimit. Furra e flaktë e epshit, i cili ishte në zemrat e tyre, iu shndërrua në furrë të flaktë të dukshme në të cilën skuqen.
  • 15. 15 përsosmërisë së besimit, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - : " ‫وال‬ ،ٌ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫وهو‬ ُ‫ب‬َ‫ر‬ْ‫ش‬َ‫ي‬ َ‫ين‬ ِ‫ح‬ َ‫ر‬ْ‫م‬َ‫خ‬‫ال‬ ُ‫ب‬َ‫ر‬ْ‫ش‬َ‫ي‬ ‫وال‬ ،ٌ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫وهو‬ ‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬ َ‫ين‬ ِ‫ح‬ ‫ِي‬‫ن‬‫ا‬ َّ‫الز‬ ‫ِي‬‫ن‬ ْ‫ز‬َ‫ي‬ ‫ال‬ ُ‫ق‬ ِ‫ْر‬‫س‬َ‫ي‬ َ‫ين‬ ِ‫ح‬ ُ‫ق‬ ِ ‫ْر‬‫س‬َ‫ي‬ ٌ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ ‫وهو‬ " “Nuk është besimtar zinabërësi në ato çaste kur bënë zina. Nuk është besimtarë ai që pinë alkool në çastin kur pinë alkool. Nuk është besimtar hajduti në ato çaste kur vjedh.”9 Ky mëkatar është privuar prej emrit të besimit të plotë për shkak të veprës së tij, dhe ka merituar të cilësohet se është ‘besimtarë i pabindur’, ‘besimtarë i prishur’, ‘besimtarë mëkatarë’. Ai ka privuar prej vetes së tij mirësi të mëdha të kësaj bote dhe të botës tjetër. Prej humbjes së mirësisë, ku mund të përfshihet gjithashtu mëkatari, është humbja e veprave të mira të tij. Transmetohet nga Theuban se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: " َّ‫ن‬َ‫م‬َ‫ل‬‫ع‬َ‫أل‬ ‫ا‬ً‫م‬‫أقوا‬ ‫من‬ ‫ِي‬‫ت‬َّ‫م‬ُ‫أ‬ ، َ‫ون‬ُ‫ت‬‫يأ‬ َ‫يوم‬ ِ‫ة‬‫القيام‬ ‫حسنات‬ِ‫ب‬ ِ‫ل‬‫أمثا‬ ِ‫ل‬‫با‬ ِ‫ج‬ َ‫ة‬َ‫م‬‫ِها‬‫ت‬ َ‫ء‬‫بيضا‬ ، ‫ها‬ُ‫ل‬‫جع‬َ‫ي‬‫ف‬ ُ‫للا‬ ً‫ء‬‫هبا‬ ‫ا‬ ً‫ور‬ُ‫ث‬‫ن‬َ‫م‬ “Me të vërtetë, unë njoh njerëz prej umetit tim që do të vijnë Ditën e Kijametit me vepra të mira të ngjashme me varg-malin Tihameh, porse Allahu ka për t’i bërë ato si grimca pluhuri që fluturojnë në erë.” Theubani tha: “O i Dërguar i Allahut! Na i përshkruaj ata. Na i zbulo ata, se mos jemi prej tyre ndërkohë që nuk e dimë.” 9 Transmeton Bukhariu nr. 2475, dhe Muslimi nr. 57.
  • 16. 16 Ai tha: " ‫ا‬َ‫م‬‫أ‬ ْ‫م‬‫ه‬َّ‫ن‬‫إ‬ ْ‫م‬‫ك‬ُ‫ن‬‫إخوا‬ ْ‫ن‬ِ‫وم‬ ْ‫م‬‫ِك‬‫ت‬َ‫د‬‫ل‬ ِ‫ج‬ ، ‫و‬ َ‫ذون‬ُ‫خ‬‫يأ‬ ‫من‬ ِ‫ل‬ْ‫ي‬‫الل‬ ‫كما‬ َ‫ون‬ُ‫ذ‬ُ‫خ‬‫َأ‬‫ت‬ ، ‫و‬ ْ‫م‬‫ه‬َّ‫ن‬ِ‫ك‬‫ل‬ ٌ‫م‬‫قو‬ ‫إذا‬ ‫ا‬ ْ‫و‬َ‫ل‬َ‫خ‬ ِ‫م‬ ِ ‫محار‬ِ‫ب‬ ِ‫للا‬ ‫وها‬ُ‫ك‬‫ته‬ْ‫ن‬‫ا‬ ". “Ata janë prej vëllezërve tuaj dhe prej racës tuaj; falen natën ashtu sikurse faleni edhe ju, porse ata janë njerëz që kur veçohen me ndalesat e Allahut, atëherë ata i shkelin ato.”10 Katadeh - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Ai që ka mundësi të mos e asgjësojë veprën e mirë që e ka bërë me ndonjë vepër të keqe, le ta bëjë, ngase e mira e anulon të keqen dhe e keqija e anulon të mirën.”11 10 Transmeton Ibën Maxheh në Sunenin e tij me nr. 4245, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në ‘Sahihul Xhami’u’ nr. 5027. 11 Transmeton Taberiu në ‘Xhemi’ul Bejan’ vëll. 21 fq. 226, porse e kam përmendur të shkurtuar.
  • 17. 17 Komentimi Çështja e gjashtë prej shtysave për braktisjen e mëkateve është: ‘Kënaqësia në mundjen e vetes dhe në mposhtjen e shejtanit’. Nefsi dhe shejtani janë burimi i mëkateve dhe të këqijave. Nëse robi i shmanget mëkatit, ai e ka mundur nefsin e tij, ka mposhtur shejtanin, dhe ka shijuar ëmbëlsinë e lavdisë me bindjen e të Gjithëmëshirshmit të Plotëfuqishëm. Ajo që dëshmon për këtë është hadithi i cili është vërtetuar nga Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë: " َّ‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫ن‬ِ‫م‬ْ‫ؤ‬ُ‫م‬ْ‫ال‬ ‫ي‬ ِ ‫ض‬ْ‫ن‬ُ‫ي‬َ‫ل‬ ،ُ‫ه‬َ‫ن‬‫ي‬ِ‫اط‬َ‫ي‬َ‫ش‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫ك‬ ‫ي‬ ِ ‫ض‬ْ‫ن‬ُ‫ي‬ ْ‫م‬ُ‫ك‬ُ‫د‬َ‫ح‬َ‫أ‬ ُ‫ه‬ َ‫ِير‬‫ع‬َ‫ب‬ ‫ِي‬‫ف‬ ِ ‫َر‬‫ف‬َّ‫س‬‫ال‬ ." “Me të vërtetë, besimtari i lodh shejtanët e tij, ashtu sikurse ndonjëri prej jush e lodh deven e tij në udhëtim.”12 Fjala e tij: “...e lodh” domethënë se shejtani liget, ashtu sikure kafsha që e kanë lodhur udhëtimet dhe i kanë hequr mishin e saj. 12 Transmeton Ahmedi në ‘el-Musned’ me nr. 8940, dhe e ka saktësuar Albani në ‘Es-Silsiletus Sahihah’ me nr. 3586. E gjashta: Ndjesia e mposhtjes dhe fitimit, ngase mposhtja e epshit dhe fitimi ndaj shejtanit ka një kënaqësi, lumturi e gëzim te ai që e ka shijuar atë. Ai ka një shije më të madhe se sa shija e fitimit prej armikut tënd prej njerëzve; e kurse përfundimi i tij është përfundimi më i lavdishëm. Ai është sikurse përfundimi i pijes së ilaçit të dobishëm që e ka larguar sëmundjen e trupit dhe e ka kthyer atë në normalitet dhe shëndet.
  • 18. 18 Kjo arrihet me braktisjen e tekave, me përkushtimin në adhurime dhe me kundërshtimin e urdhërave të shejtanit të tij.13 Prej argumenteve që tregon se nefsi dhe shejtani janë burimi i mëkateve dhe të këqijave është urdhëri i Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - që të kërkojmë strehim te Allahu prej atyre të dyve çdo sabah, çdo mbrëmje dhe sa herë që shtrihemi për të flejtur. Ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i ka thënë Ebu Bekrit: " ‫قل‬ : َّ‫م‬‫الله‬ َ‫فاطر‬ ِ‫ت‬‫السماوا‬ ، ِ ‫واألرض‬ َ‫عالم‬ ِ‫ب‬‫الغي‬ ،ِ‫ة‬‫والشهاد‬ َّ‫رب‬ ‫كل‬ ِ‫شيء‬ ،‫َه‬‫ك‬‫لي‬َ‫م‬‫و‬ ‫أشهد‬ ‫أن‬ ‫ال‬ ‫إله‬ ‫إال‬ ،َ‫أنت‬ ُ‫ذ‬‫أعو‬ ‫بك‬ ‫من‬ ِ ‫شر‬ ،‫نفسي‬ ‫وشر‬ ‫الشيطان‬ ‫كه‬ ْ‫ِر‬‫ش‬‫و‬ " ... “Thuaj: O Allah! Fillues i krijimit të qiejve dhe të tokës. Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Zot i çdo gjëje dhe Mbizotërues i saj, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja e shejtanit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk (dhe kërkoj të më mbrosh që të mos i bëj keq vetvetes e as ndonjë muslimani).” Ai tha: " ‫ها‬ْ‫ل‬ُ‫ق‬ ‫إذا‬ ،َ‫أصبحت‬ ‫وإذا‬ ،َ‫أمسيت‬ ‫وإذا‬ َ‫أخذت‬ َ‫ك‬َ‫ع‬‫ْج‬‫ض‬َ‫م‬ ." “Thuaje këtë kur të hyjë sabahu, kur të hyjë mbrëmja dhe kur të shtrihesh për të fjetur.”14 13 Shih: ‘et-Tenuir sherhul Xhemi’us Sagir’ i San’anit vëll. 3 fq. 257, dhe ‘Bedai’ul Feuaid’ i ibën Kajjimit vëll. 2 fq. 792. 14 Transmeton Ebu Daudi në Sunenin e tij me nr. 5067, Tirmidhiu në ‘El- Xhemi’u’ me nr. 3392, dhe e ka saktësuar Albani në ‘Sahihul Xhami’u’ me nr. 4402.
  • 19. 19 Ibën Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Pejgamberi - sal- lAllahu alejhi ue sel-lem - ka përmendur dy burimet e të keqes. Ato janë: Nefsi dhe shejtani. Ai ka përmendur dy burimet dhe dy përfundimet e tij: se dëmi i kthehet vetes së tij dhe vëllait të tij musliman. Pra, hadithi ka përmbledhur burimet e të keqes dhe se kujt i bien këto të këqija, me fjalë më të shkurtër, më të përmbledhur dhe më të qartë.”15 Pra, nëse robi e ka parasysh këtë kuptim dhe i braktisë mëkatet për të mundur nefsin i cili është urdhërues për të këqje, për të mposhtur armikun e tij, shejtanin, dhe për t’u krenuar me bindjen e Allahut - atëherë ai fiton me një fitore të madhe në këtë botë dhe në Botën Tjetër. 15 ‘Bedai’ul Feuaid’ vëll. 2 fq. 718.
  • 20. 20 Komentimi Çështja e shtatë prej këtyre shtysave është: ‘Fitimi i asaj që ta zëvendëson Allahu’. Nëse braktisë, o rob i Allahut, mëkatin nga frika prej Allahut, duke kërkuar Kënaqësinë e Tij dhe përkujdesjen për besimin, atëherë Allahu ka për ta zëvendësuar atë në këtë botë me kënaqësinë në zemër, lumturinë në vetvete dhe me bereqet në jetë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱷ‬ ‫ﱸ‬ ‫ﱹ‬ ‫ﱺ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱼ‬ ‫ﱽ‬ ‫ﱾ‬ ‫ﱿ‬ ‫ﲀ‬ ‫ﲁ‬ ‫ﲂ‬ ‫ﲃ‬ ‫ﲄ‬ ‫ﲅ‬ ‫ﲆ‬ ‫ﲇ‬ ‫ﲈ‬ ‫ﲉ‬ ‫ﲊ‬ ‫ﱠ‬ :‫ل‬ ‫نح‬ ‫ال‬ ٩٧ “Kushdo që kryen vepra të mira, burrë a grua qoftë, duke qenë besimtar, sigurisht Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur (në këtë botë, duke qenë i kënaqur me furnizimin) dhe (në Botën Tjetër) do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” [Surja En-Nahl, 97] Allahu ka për ta zëvendësuar ty atë me hyrjen në xhennet, dhe me shijimin e kënaqësisë së përhershme të tij, si shpërblim për braktisjen e mëkateve, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: E shtata: Ndjesia e zëvendësimit. Zëvendësimin të cilin Allahu ka premtuar për atë që braktisë ndalesat për hirë të Tij dhe që e ndalon veten prej dëshirave të tij. Pra, le të peshojë ndërmjet dy të zëvendësuarve, pastaj, kush nga këta të dy ia vlen t’i jepet më shumë përparësi, e përzgjedh atë dhe e preferon për veten e tij.
  • 21. 21 ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲲ‬ ‫ﲳ‬ ‫ﲴ‬ ‫ﲵ‬ ‫ﲶ‬ ‫ﲷ‬ ‫ﲸ‬ ‫ﲹ‬ ‫ﲺ‬ ‫ﲻ‬ ‫ﲼ‬ ‫ﲽ‬ ‫ﲾ‬ ‫ﲿ‬ ‫ﳀ‬ ‫ﱠ‬ :‫نازعات‬ ‫ال‬ ٤٠ - ٤١ “Sa për atë i cili iu frikësua qëndrimit para Zotit të tij dhe e ndaloi veten nga dëshirat e liga, vërtet që Xhenneti do të jetë vendbanimi i tij.” [Surja En-Naziat, 40-41] I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: " َ‫ك‬َّ‫ن‬ِ‫إ‬ َ ‫ال‬ ُ‫ع‬َ‫د‬َ‫ت‬ ‫ا‬ً‫ئ‬ْ‫ي‬َ‫ش‬ َ‫ء‬‫ا‬َ‫ق‬ِ‫ات‬ ،ِ َّ ‫َّللا‬ َّ ‫ال‬ِ‫إ‬ َ‫اك‬َ‫ط‬ْ‫ع‬َ‫أ‬ ُ َّ ‫َّللا‬ ‫ا‬ ً‫ْر‬‫ي‬َ‫خ‬ ُ‫ه‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ ". “Sigurisht, nuk ka gjë që ti e braktisë nga frika prej Allahut, veçse Allahu të jep diçka më të mirë se ajo.”16 Argumentet fetare që dëshmojnë për këtë shtysë janë të shumta, ngase ai që e frenon veten e tij në këtë botë prej pirjes së bazës së poshtërsirave - alkoolit - , Zoti i botrave ia zëvendëson atij në xhennet me një lum prej vere me shije të pandryshuar. Ndryshe nga ai që pinë prej këtyre ndalesave, madje e bënë zakon dhe nuk pendohet te Allahu i Plotëfuqishëm prej tij, ngase ai do të privohet prej tij në Botën Tjetër, sikurse është vërtetuar prej Pejgamberit - sal- lAllahu alejhi ue sel-lem - se ka thënë: " ْ‫ن‬َ‫م‬ َ‫َرب‬‫ش‬ َ‫ر‬ْ‫م‬َ‫خ‬‫ال‬ ‫في‬ ،‫يا‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬ َّ‫م‬‫ث‬ ْ‫م‬‫ل‬ ْ‫ب‬ُ‫ت‬َ‫ي‬ ‫ها؛‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ ‫ها‬َ‫م‬ ِ ‫ر‬ُ‫ح‬ ‫في‬ ِ‫ة‬‫األخر‬ ". “Kushdo që pinë verë në këtë botë, më pas nuk pendohet prej saj, ai privohet prej saj në Botën Tjetër.”17 16 Transmeton Imam Ahmedi në ‘el-Musned’ me nr. 20739, kurse zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë. 17 Transmeton Bukhariu nr. 5575, dhe Muslimi nr. 2003.
  • 22. 22 E teta: Ndjesia e shoqërimit të Allahu. Shoqërimi (me’ijeh) ndahet në dy lloje: 1. Shoqërim i përgjithshëm, 2. dhe shoqërim i veçantë. Shoqërimi i përgjithshëm, domethënë se Zoti i Lartësuar është i Gjithëditur dhe se asnjë gjendje e tij nuk i fshihet Syrit të Allahut. Sqarimi i kësaj është përmendur më parë; kurse ajo që kihet për qëllim këtu është shoqërimi i veçantë, sikurse qëndron te Fjala e Tij: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﳅ‬ ‫ﳆ‬ ‫ﳇ‬ ‫ﳈ‬ ‫ﳉ‬ ‫ﱠ‬ :‫بقرة‬ ‫ال‬ ١٥٣ “Padyshim që Allahu është me Es-Sabirin (të duruarit).” [Surja El-Bekareh, 153] Dhe Fjala e Tij: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﳍ‬ ‫ﳎ‬ ‫ﳏ‬ ‫ﳐ‬ ‫ﳑ‬ ‫ﳒ‬ ‫ﳓ‬ ‫ﳔ‬ ‫ﳕ‬ ‫ﱠ‬ :‫ل‬ ‫نح‬ ‫ال‬ ١٢٨ “Sigurisht që Allahu është me ata që i frikësohen Atij (duke i përmbushur detyrimet ndaj Tij) dhe që janë Muhsinunë (vepërmirë në Rrugë të Allahut).” [Surja En-Nahl, 128] Ky shoqërim i veçantë i Allahut është më mirë dhe më në dobi për të në këtë botë dhe në Botën Tjetër se sa kryerja e dëshirës së tij dhe arritja e plotë e epshit të tij; nga fillimi i jetës, e deri në fund të tij. Si vallë, i jep përparësi një kënaqësie të hidhët dhe të mërzitshme në një kohë të shkurtër prej jetës?! Ato kënaqësi janë thjesht si ëndrrat e atij që është në gjumë ose si hija e përkohshme.
  • 23. 23 Komentimi Çështja e tetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve është: ‘Shoqërimi i veçantë i Allahut’. Ajo që kihet për qëllime me shoqërimin e veçantë të Allahut të Plotëfuqishëm është ai shoqërim të cilin Allahu e ka veçuar vetëm për robërit e Tij të devotshëm, punëmirë dhe durimtarë, e që nënkupton: ruajtjen, ndihmën, përkujdesin dhe mbështetjen. Pra, nëse robin e thërret vetja e tij për te mëkati, pastaj bënë durim dhe e lufton epshin e tij, atëherë ai fiton këtë shoqërim të veçantë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﳅ‬ ‫ﳆ‬ ‫ﳇ‬ ‫ﳈ‬ ‫ﳉ‬ ‫ﱠ‬ :‫بقرة‬ ‫ال‬ ١٥٣ “Padyshim që Allahu është me Es-Sabirin (të duruarit).” [Surja El-Bekareh, 153] Allahu i Lartësuar ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲖ‬ ‫ﲗ‬ ‫ﲘ‬ ‫ﲙ‬ ‫ﲚ‬ ‫ﱠ‬ :‫وت‬ ‫ب‬ ‫ك‬ ‫ن‬ ‫ع‬ ‫ال‬ ٦٩ “Dhe vërtet që Allahu është me Muhsinunët (mirëpunuesit në Rrugë të Allahut).” [Surja Ankebut, 69] Prej argumenteve që dëshmojnë për këtë lloji të shoqërimit të veçant është historia e atyre tre personave që i ka kapur darka në një shpellë. Atyre i ra një shkëmb prej malit dhe kështu iu bllokua shpella. Atëherë, ata thanë: “Asgjë nuk mund t'ju shpëtojë prej këtij shkëmbi përveçse e vërteta, prandaj secili prej jush të kërkojë ndihmën e Allahut duke përmendur një vepër të atillë që ai e mendon
  • 24. 24 se e ka bërë me përkushtim e vërtetësi (vetëm për të fituar Kënaqësinë e Allahut).” Prej fjalës së njërit prej tyre ishte: “O Allah! Ti e di se unë kisha një gocë të xhaxhait që ishte më e dashura për mua. Unë u mundova ta kandis atë, por ajo nuk pranoi, derisa ajo ra ngushtë një vitë prej viteve, andaj erdh te unë, kurse unë i dhashë asaj njëqind e njëzet dinarë. që ajo të më lejoi të fle me të. Por, kur qeshë mes këmbëve të saj, ajo më tha: 'O robi i Allahut! Kije frikë Allahun dhe mos ma merrë virgjërinë veçse me të drejtë (me martesë)!' Unë u ngrita dhe ia lashë asaj floririn. O Allah! Nëse unë e bëra këtë për hirë të Fytyrës Tënde, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin. Kështu, shkëmbi u hoq (dhe ata dolën nga shpella).”18 Ky e ka braktisur veprën e turpshme vetëm për hir të Allahut, megjithëse i kishte gati shkaqet e saj. Prandaj, Allahu ishte me të me ruajtjen dhe përkujdesin e Tij, dhe e shpëtoj atë prej vdekjes në shpellë. 18 Transmeton Bukhariu në Sahihun e tij me nr. 2272 dhe teksti është prej tij, dhe Muslimi në Sahihun e tij me nr. 2743.
  • 25. 25 Komentimi Çështja e nëntë prej këtyre ndjesive është: ‘Frika prej befasisë së vdekjes’, ngase Allahu i Lartësuar nga çdo e metë thotë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲡ‬ ‫ﲢ‬ ‫ﲣ‬ ‫ﲤ‬ ‫ﱠ‬ :‫الرعد‬ ٣٨ “Çdo exhel (afat, periudhë e kohës) ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).” [Surja Err-Rra’d, 38] Allahu i Lartësuar thotë, duke përshkruar ardhjen e exhelit (vdekjes, fundi i afatit): ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲒ‬ ‫ﲓ‬ ‫ﲔ‬ ‫ﲕ‬ ‫ﲖ‬ ‫ﲗ‬ ‫ﲘ‬ ‫ﲙ‬ ‫ﲚ‬ ‫ﱠ‬ :‫راف‬ ‫األع‬ ٣٤ “Kur t’i vijë atyre exheli (afati, koha e fundit), ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” [Surja El-Araf, 34] Pra, njeriu nuk e dinë se kur do ta befasojë vdekja. Ndoshta ai kujton - ndërkohë që është në gjendje të fortë dhe në rini - se ai ka për të jetuar shumë vite, dhe nuk ndjen gjë, veçse kur e kap papritmas vdekja. Sahabiu i madh, ibën Umeri - Allahu qoftë i E nënta: Ndjesia e befasisë dhe shpejtimit. Ajo ndjesi është që ai të frikësohet se mos e befason exheli (afati, vdekja), dhe ta kapi ndëshkimi i Allahut papritmas, dhe të vendoset një penges ndërmjet tij dhe gjërave që ai dëshiron prej kënaqësive të kësaj bote dhe një penges ndërmjet tij dhe dëshirave të kënaqësisë së Botës Tjetër. Sa keq! Sa e hidhët dhe e vështirë që është kjo?!! Mirëpo këtë nuk e njeh askush, përveç atij që e ka provuar. Në disa libra të vjetra është thënë: “O ti i cili nuk ke asgjë të sigurt, as sa çelja e mbyllja e syrit, dhe që nuk arrin gëzimin e plotë të një dite! Kujdes! Kujdes!”
  • 26. 26 kënaqur me të - thoshte: “Kur të ngrysesh, mos prit të hyjë mëngjesi; dhe kur të hyjë mëngjesi, mos prit të ngrysesh.”19 Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i përkujtonte shokët e tij për ardhjen dhe afrimin e exhelit (e vdekjes, fundit të afatit): " ‫وا‬ُ‫ِر‬‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ َ‫ر‬ْ‫ك‬ِ‫ذ‬ ِ‫ِم‬‫د‬‫َا‬‫ه‬ ِ‫ت‬‫ا‬‫ذ‬‫الل‬ " “Shpeshtoni përkujtimin e shkatërruesit të kënaqësive (vdekjes).”20 sepse ky përkujtim e ndal robin prej kryerjes së mëkateve. 19 Transmeton Bukhariu në Sahihun e tij me nr. 6416. 20 Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ me nr. 2307, dhe Nesaiu në Sunenin e tij me nr. 1824, dhe ibën Maxheh në Sunenin e tij me nr. 4258, dhe e ka saktësuar Albani në librin ‘el-Irrua’ nr. 682.
  • 27. 27 Kometimi Çështja e dhjetë prej këtyre shtysave është: ‘Ndjesia e fatkeqësisë dhe mirëqenjes’. Mëkatet janë fatkeqësia më e madhe dhe më e rrezikshme që e kaplon njeriun. Shëndeti absolut është në adhurimin e Allahut dhe në largimin prej mëkateve. Allahu i Plotëfuqishëm e ka ndarë fatkeqësinë me përmasë të caktuar, po ashtu edhe shëndetin. Prandaj, prej lutjes më të madhe është kërkimi i shëndetit prej Allahut. Prej këtyre lutjeve është fjala e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - : " ‫ا‬َ‫م‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ‫ة‬ َ‫ْو‬‫ع‬َ‫د‬ ‫ُو‬‫ع‬ْ‫د‬َ‫ي‬ ‫ا‬َ‫ه‬ِ‫ب‬ ،ُ‫د‬ْ‫ب‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ َ‫ل‬َ‫ض‬ْ‫ف‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ : َّ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫ل‬‫ال‬ ‫ِي‬‫ن‬ِ‫إ‬ َ‫ك‬ُ‫ل‬َ‫أ‬ْ‫س‬َ‫أ‬ َ‫ة‬‫ا‬َ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬ُ‫م‬ْ‫ال‬ ‫ِي‬‫ف‬ ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬ ِ‫ة‬َ‫ر‬ ِ‫خ‬ ْ ‫اْل‬ َ‫و‬ " E Dhjeta: Ndjesia e fatkeqësisë dhe shëndetit, ngase fatkeqësia në fakt nuk është gjë tjetër përveçse mëkati dhe pasojat e tij, kurse shëndeti në përgjithësi është adhurimi dhe pasojat e tij. Njerëzit e fatkeqësisë janë njerëzit mëkatarë, pavarësisht se u është dhënë shëndet në trup; kurse njerëzit e shëndetit janë njerëzit e adhurimit, pavarëisht se trupat e tyre janë sëmurë. Disa njerëz të dijes kanë thënë rreth etherit të transmetuar: “Kur të shihni njerëzit e fatkeqësisë, luteni Allahun t’iu japi shëndetin.” - se: “Njerëzit e fatkeqësisë janë njerëzit e sprovuar me mëkatimin e Allahut, me mospërfilljen dhe shkujdesjen.” Pavarësisht se kjo është fatkeqësia më e madhe, fjala ‘fatkeqësi’ përfshinë të gjithë llojet e fatkeqëve; qoftë në trupat e tyre apo në fetë e tyre. Dhe Allahu e di më së miri.
  • 28. 28 “Nuk ka lutje më të mirë me të cilin lutet robi se sa: O Allah! Unë të kërkojë Ty shëndet të mirë në këtë botë dhe në Botën Tjetër.”21 Ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: ‫وا‬ُ‫ل‬َ‫أ‬ْ‫س‬‫ا‬ َ َّ ‫َّللا‬ َ‫و‬ْ‫ف‬َ‫ع‬‫ال‬ ،َ‫ة‬َ‫ي‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬‫ال‬ َ‫و‬ َّ‫ن‬ِ‫إ‬َ‫ف‬ ‫ًا‬‫د‬َ‫ح‬َ‫أ‬ ْ‫م‬َ‫ل‬ َ‫ط‬ْ‫ع‬ُ‫ي‬ َ‫د‬ْ‫ع‬َ‫ب‬ ِ‫ِين‬‫ق‬َ‫ي‬‫ال‬ ‫ا‬ ً‫ْر‬‫ي‬َ‫خ‬ َ‫ن‬ِ‫م‬ ِ‫ة‬َ‫ي‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬‫ال‬ “Kërkoni prej Allahut faljen dhe shëndetin, sepse askujt nuk i është dhënë diçka më e mirë pas jekinit (bindjes) se sa shëndeti.”22 Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i porosiste shokët dhe familjen e tij që të shpeshtonin këtë lutje, sikurse i ka thënë xhaxhait të tij Abbasit: " ‫ا‬َ‫ي‬ ِ‫م‬َ‫ع‬ ِ ‫ِر‬‫ث‬ْ‫ك‬َ‫أ‬ َ‫ء‬‫ا‬َ‫ع‬ُّ‫د‬‫ال‬ ِ‫ة‬َ‫ي‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ع‬ْ‫ال‬ِ‫ب‬ ". “O xhaxha! Lutu më shpesh për shëndetin.”23 21 Transmeton ibën Maxheh në ‘Es-Sunen’ nr. 3851 dhe e ka saktësuar Albani në ‘Es-Sahihah’ nr. 1138. 22 Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ nr. 3558, dhe e ka saktësuar Albani në ‘El-Irua’ nr. 917. 23 Transmeton Taberani në ‘el-Mu’xhem el-Kebir’ nr. 11908 dhe e ka saktësuar Albani në ‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 1523.
  • 29. 29 Komentimi Çështja e njëmbëdhjetë është: ‘Forcimi i luftimit kundër shtysave të së keqës’, ngase prej vlerave të luftimit të epshit dhe shejtanit është arritja e imunitetit të vetes prej atyre të dyve. Gjithashtu, me këtë rezistencë, dobësohet dëshira për të bërë mëkate dhe atëherë ai e ka të lehtë t’i braktisi ato, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﲐ‬ ‫ﲑ‬ ‫ﲒ‬ ‫ﲓ‬ ‫ﲔ‬ ‫ﲕ‬ ‫ﲖ‬ ‫ﲗ‬ ‫ﲘ‬ ‫ﲙ‬ ‫ﲚ‬ ‫ﱠ‬ :‫وت‬ ‫ب‬ ‫ك‬ ‫ن‬ ‫ع‬ ‫ال‬ ٦٩ “Ata që luftojnë (përpiqen fort) për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona (në Besimin e Pastër Islam). Vërtet, Allahu është me punëmirët!” [Surja Ankebut, 69] Dhe Fjala e Tij: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﳊ‬ ‫ﳋ‬ ‫ﳌ‬ ‫ﳍ‬ ‫ﳎ‬ ‫ﳏ‬ ‫ﱠ‬ :‫ريم‬ ‫م‬ ٧٦ E njëmbëdhjeta: Është që ai ta stërvisë gradualisht shtysën e fesë dhe motivet e tij në luftimin dhe rezistencën kundrejt epshit të tij, pak e nga pak, derisa të arrijë kënaqësinë e fitores, dhe atëherë forcohet vendosmëria e tij, ngase kushdo që shijon kënaqësinë e diçkaje, atij i forcohet vendosmëria për arritjen e tij. Ushtrimi në mënyrë të vazhdueshme i veprave të vështira, rrit forcën që vijnë nga këto veprime. Prandaj, gjen se fuqia e hamallit dhe e atyre që bëjnë punë të vështira vazhdon duke u rritur, ndryshe nga tregtari i bezeve, rrobaqepësi dhe të ngjashmit me ta. Kushdo që e braktisë totalisht luftimin, atij i dobësohet shtysa e fesë dhe i forcohet shtysa e epshit, por nëse ai e mëson veten të kundërshtojë epshin, atëherë ai e mund atë kur të dojë.
  • 30. 30 “Dhe Allahu ua shton udhëzimin atyre që ecin drejtë.” [Surja Merjem, 76] Muslimani kur i lufton motivet dhe shtysat e së keqes, atëherë Allahu ia lehtëson atij rrugët e udhëzimit, ndryshe nga ai që i dorëzohet motiveve të së keqes, ngase rezistenca e tij ka për t’u dobësuar dhe ka për t’u bërë rob i epsheve të tij. Ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Njerëzit më të udhëzuar janë ata që më shumë bëjnë xhihad (luftojnë, bëjnë përpjekje). Xhihadi më i madh është xhihadi i vetes, xhihadi i epshit, xhihadi i shejtanit dhe xhihadi i dynjasë. Kushdo që i lufton këta të katërt për hir të Allahut, Allahu do ta udhëzojë atë në rrugët e Kënaqësisë së Tij që të çojnë te Xhenneti i Tij; kurse ai që e braktisë këtë luftë, ai ka për të humbur prej udhëzimit aq sa ka lënë prej luftës.”24 24 ‘el-Feuaid’ fq 59.
  • 31. 31 Komentimi Çështja e dymbëdhjetë është: ‘Luftimi i mendimeve të kota’, ngase fillimisht mëkati fillon me mendim që të shkon ndërmend, më pas evoluon dhe shndërrohet në dëshirë, më pas shndërrohet në synim i keq. Pas kësaj, ai mund të shndërrohet në vendosmëri e shoqëruar me vepër. Më mirë për njeriun është që t’i ndërpresi këto mendime të këqija që në fillimet e saj, sepse nëse ai neglizhon dhe bie në mëkat, atëherë atij do t’i duket e lehtë veprimi i tij një pas një, derisa t’i bëhet zakon dhe cilësi e pandashme e tij - Allahu na ruajttë - . Sa i bukur është shembulli që ka sjellë Imam Ahmedi për gjendjen e robit me mëkatet!! Një ditë prej ditësh, ai po ecte në një tokë me baltë dhe vazhdojë duke u ruajtur prej saj. Kur këmba e tij ra në baltë, atëherë ai vazhdojë duke ecur në baltë pa u ruajtur, dhe i tha shokëve të tij: “Kështu është robi. Fillimisht, ai vazhdon duke u ruajtur prej mëkateve, por kur bie në të, atëherë ai vazhdon pa u ruajtur.”25 25 ‘el-Edab esh-Sher’ieh’ vëll. 1 fq. 112 i ibën Muflih. E dymbëdhjeta: Ndalimi i mendimeve të kota. Kur atij t’i shkojnë ndërmend mendime të këqija, atëherë ai duhet t’ i largojë ato e nuk duhet t’i mbajë në mendje, në të kundërt, ato shndërrohen në dëshira, gjë e cila është kapital i të falimentuarve. Nëse mendimet rrijnë, atëherë ato shndërrohen në synime, më pas ato forcohen dhe shndërrohen në vendosmëri për realizimin e synimeve. Largimi i mendimit të parë kalimtarë është më i lehtë se sa largimi i pasojës dhe braktisjes së zakonit të tij.
  • 32. 32 Komentimi Çështja e trembëdhjetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve është: ‘Përdorimi i epshit në atë çka do Allahu’, ngase në këtë botë ka shkaqe dhe lidhje që e çojnë epshin e nefsit për tek e kota dhe e ndaluara, andaj robi e ka obligim të përpiqet më gjithë forcat e tij që t’i këpusi këto lidhje, dhe të mundohet më gjithë mundin e tij për t’i E trembëdhjeta: Këputja e lidhjeve dhe e shkaqeve që të çojnë te përputhja me epshin. Këtu, nuk kihet për qëllim që ai mos të ketë epsh, por për qëllim kihet që ai ta përdori epshin e tij në atë që i bënë dobi atij, dhe ta përdori për kryerjen e asaj çka synon Zoti i Lartësuar, sepse kjo e largon prej tij të keqen e përdorimit të tij në mëkate. Nëse njeriu përdor për Allahun çdo gjë që është prej tij, atëherë me anë të kësaj, Allahu e ruan atë nga e keqija e përdorjes për veten e tij dhe për shejtanin; kurse atë që nuk e përdor për Allahun, ai patjetër do ta përdori për veten dhe epshin e tij. Nëse dituria nuk është për Allahun, atëherë ajo është për veten dhe tekën e tij. Nëse vepra nuk është për Allahun, atëherë ajo është për syefaqe dhe hipokrizi. Nëse pasuria nuk shpenzohet për Allahun, atëherë ajo shpenzohet për në bindje të shejtanit dhe të tekës. Nëse pozita nuk vehet në punë për Allahun, atëherë personi e venë në punë atë për tekat e veta. Nëse fuqinë nuk e përdor në çështjen e Allahut, atëherë e përdorë në mëkat. Kushdo që e ka mësuar veten e tij ta bëjë veprën për Allahun, nuk e ka më të vështirë veprën për Allahun se sa veprën për dikënd tjetër, dhe e kundërta, ai që e ka mësuar veten e tij ta bëjë veprën për tekat e tij, nuk e ka më të vështirë atë se sa sinqeriteti dhe vepra për Allahun. Kjo është kështu, në të gjitha temat e veprave. Nuk ka diçka më të vështirë për atë që shpenzon për Allahun, sesa të shpenzojë për hir të tjerëve; po ashtu e kundërta.
  • 33. 33 shfrytëzuar këto dëshira në atë që do Allahu, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kur është pyetur se kush është xhihadi më i madh: " ْ‫ن‬َ‫أ‬ َ‫د‬ِ‫ه‬‫ا‬َ‫ج‬ُ‫ت‬ َ‫ك‬َ‫س‬ْ‫ف‬َ‫ن‬ َ‫اك‬ َ‫َو‬‫ه‬ َ‫و‬ ‫ِي‬‫ف‬ ِ‫ت‬‫ا‬َ‫ذ‬ ِ‫للا‬ َّ‫ز‬َ‫ع‬ َّ‫ل‬َ‫ج‬ َ‫و‬ ." “(Lufta më e madhe është) që ti të luftosh veten tënde dhe tekat e tua për hirë të Allahut.”26 Allahu i Plotëfuqishëm e ka qortuar atë që i nënshtrohet tërësisht tekave të tij. Ai ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱁ‬ ‫ﱂ‬ ‫ﱃ‬ ‫ﱄ‬ ‫ﱅ‬ ‫ﱆ‬ ‫ﱇ‬ ‫ﱈ‬ ‫ﱉ‬ ‫ﱊ‬ ‫ﱋ‬ ‫ﱌ‬ ‫ﱍ‬ ‫ﱎ‬ ‫ﱏ‬ ‫ﱐ‬ ‫ﱑ‬ ‫ﱒ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱔ‬ ‫ﱕ‬ ‫ﱖ‬ ‫ﱗ‬ ‫ﱘ‬ ‫ﱙ‬ ‫ﱚ‬ ‫ﱠ‬ :‫ة‬ ‫الجاثي‬ ٢٣ “A e ke parë atë i cili merr dëshirat (tekat, epshet) e veta për ilah (të adhuruar) dhe Allahu duke e ditur (atë si të tillë) ia humbi rrugën dhe ia vulosi atij të dëgjuarit e zemrën e tij dhe ia mbuloi shikimin? Kush pra do ta udhëzojë atë pas Allahut? A nuk do të përkujtoni pra?” [Surja El-Xhathijeh, 23] Katadeh ka sqaruar se çfarë kihet për qëllim me marrjen e tekave për ilah (të adhuruar), ku ka thënë: “S’ka gjë që mos të dëshirojë, vetëm se e bënë atë pa pasur frikë prej Allahut të Plotëfuqishëm.”27 Ibën Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - ka përmendur në librin e tij ‘Kopshti i të dashuruarve’ një kapitull për qortimin e tekave, dhe ka sjellë pesëdhjetë çështje që e ndihmojnë muslimanin për mundjen e tekave të tij, dhe se si t’i bëjë tekat e tij të ecin pas ligjit të Allahut 26 Transmeton Ebu Nu’ajm në ‘Hiljetul Eulija’ vëll. 2 fq. 249, dhe e ka saktësuar Albani në ‘es-Sahihah’ nr. 1496. 27 Transmeton Taberiu në ‘Xhemi’ul Bejan’ vëll. 21 fq. 93.
  • 34. 34 dhe të jenë në përputhje me atë që do Allahu dhe është i kënaqur me të.28 Ai - Allahu e mëshiroftë - ka thënë në fund të këtij kapitulli: “Sigurisht se kundërshtimi i tekave bëhet shkak që njeriu të ngritjet në këtë botë dhe në Botën Tjetër, bëhet shkak për lavdinë e pamjes së jashtme e pamjes së brendshme të njeriut; kurse ndjekja e saj – domethënë: ndjekja e tekave - e ul robin në këtë botë dhe në Botën Tjetër, dhe e poshtëron atë në pamje të jashtme e të brendshme.”29 28 ‘Kopshti i të dashuruarve’ fq. 629. 29 I njëjti burim fq. 648.
  • 35. 35 Komentimi Çështja e katërmbëdhjetë është: ‘Meditimi në ajetet e Allahut të Plotëfuqishëm’. Nëse muslimani e çon mendjen e tij në meditimin e ajeteve (shenjave treguese, argumenteve) të mrekullueshme të Allahut, qoftë në ajetet e Tij të lexuara - që është Fjala e Allahut, Kurani - , qoftë në meditimin e ajeteve të Tij të krijuara - që janë ajetet universare, atëherë ky meditim ka për t’i hap robit shumë dyer të mirësisë, dhe ka për ta angazhuar zemrën e tij me besimin dhe lidhjen me Allahun e Plotëfuqishëm; gjë e cila e largon dhe e shmang atë prej rënjes në mëkate dhe prej zhytjes në gjërat e kota. Ashtu sikurse ky meditim llogaritet prej shkaqeve më të dalluara që largojnë vesveset dhe dyshimet prej vetes, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: E katërmbëdhjeta: Meditimi në ajetet (shenjat treguese, argumentet) e mrekullueshme të Allahut, tek të cilat Ai ka nxitur për të meditur. Ato janë: 1. Argumentet e Tij të lexuara, 2. Argumentet e Tij të krijuara. Nëse kjo gjë mbizotëron në zemrën e tij, atëherë kjo i largon atij ligjëratat, fjalimet dhe vesveset e shejtanit. Sa humbje e madhe është largimi prej ligjërimit të të Gjithëmëshirshmit, nga ligjërimi i të Dërguarit të Tij dhe ligjërimi i Sahabëve, për te ligjërimi i shejtanit prej njerëzve dhe xhindëve!! Nuk ka humbje më të madh se kjo humbje. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë!
  • 36. 36 ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﱹ‬ ‫ﱺ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱼ‬ ‫ﱽ‬ ‫ﱾ‬ ‫ﱿ‬ ‫ﲀ‬ ‫ﲁ‬ ‫ﲂ‬ ‫ﲃ‬ ‫ﲄ‬ ‫ﲅ‬ ‫ﲆ‬ ‫ﲇ‬ ‫ﲈ‬ ‫ﲉ‬ ‫ﲊ‬ ‫ﲋ‬ ‫ﲌ‬ ‫ﲍ‬ ‫ﲎ‬ ‫ﲏ‬ ‫ﲐ‬ ‫ﲑ‬ ‫ﲒ‬ ‫ﲓ‬ ‫ﲔ‬ ‫ﲕ‬ ‫ﲖ‬ ‫ﲗ‬ ‫ﲘ‬ ‫ﲙ‬ ‫ﲚ‬ ‫ﱠ‬ :‫مران‬ ‫ع‬ ‫آل‬ ١٩٠ - ١٩١ “Vërtet në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në këmbimin e ndërsjellë të ditës dhe të natës, ka padyshim shenja treguese për ata që kanë mend. Ata që e përkujtojnë Allahun në këmbë, të ulur, e të mbështetur dhe që mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar gjithë këtë kot (pa qëllim). I Pastër nga çdo e metë je Ti! Na ruaj pra prej ndëshkimit të Zjarrit!” [Surja Ali Imran, 190-191] Ebu Sulejman Ed-Darani ka thënë: “Sa herë që unë dal prej shtëpisë time dhe më bie syri te diçka, shoh në të një begati që ma ka dhuruar Allahu dhe se në të ka një mësim për mua.”
  • 37. 37 Komentimi Çështja e pesëmbëdhjetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve është: ‘Zhdukja dhe mbarimi i shpejtë i kësaj bote’. Kjo botë mbaron shpejtë, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - : " ‫ا‬َ‫م‬ ‫ِي‬‫ل‬ ،‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ِل‬‫ل‬ َ‫و‬ ‫ا‬َ‫م‬ ‫َا‬‫ن‬َ‫أ‬ ‫ِي‬‫ف‬ ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬ َّ ‫ال‬ِ‫إ‬ ‫ِب‬‫ك‬‫ا‬ َ‫َر‬‫ك‬ َّ‫ل‬َ‫ظ‬َ‫ت‬ْ‫س‬‫ا‬ َ‫ت‬ْ‫ح‬َ‫ت‬ ‫ة‬ َ‫ر‬َ‫ج‬َ‫ش‬ َّ‫م‬ُ‫ث‬ َ‫ح‬‫ا‬ َ‫ر‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫ك‬َ‫َر‬‫ت‬ َ‫و‬ ." “Ç’lidhje (dashurie) kam unë me dynjanë?! Unë me këtë dynja jam si një udhëtarë që futet nën hijen e një peme dhe më pas e braktisë atë.”30 Nëse njeriu mediton në kalimin e shpejtë të dynjasë, shto këtu në faktin se ajo është ‘Botë Provimi’, atëherë ai bindet se harxhimi i kohës me gjëra të padobishme në këtë jetë të shkurtër, është humbje 30 Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ nr. 2377, dhe ibën Maxheh në ‘es-Sunen’ nr. 4109, dhe e ka saktësuar Albani në ‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 478. E pesëmbëdhjeta: Meditimi në këtë botë (dunjanë), në shpejtësinë e mbarimit të tij dhe në afrimin e fundit të tij. Askush nuk pranon për veten e tij të furnizohet për banesën e përjetshme me gjërat më të ulëta dhe me më pak dobi që ka dynjaja, përveç atij që ka objektiva të ulëta, që ka nderin e ulët dhe që ka zemrën e vdekur, sepse njeriut i shtohet dëshpërimi atëherë kur sheh realitetin e asaj me të cilin është furnizuar dhe kur atij i bëhet e qartë se ajo nuk i bënë dobi atij. Si vallë do të jetë atëherë kur të shoh se ai ka braktisur furnizimin me atë që i bënë dobi dhe është furnizuar me atë të cilën do të ndëshkohet, për shkak të cilit do të arrijë dhimbjet maksimale?! Madje, keqardhje për të do të jetë edhe nëse furnizohet me atë që i bënë dobi, porse braktisë atë që është më dobiprurës.
  • 38. 38 e qartë. Vaj hallin ç’mund të thuhet për humbjen e kohës në mëkate të cilat do të jenë barrë për të Ditën e Gjykimit?!! Prandaj, Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - thotë: " ْ‫ن‬ُ‫ك‬ ‫ِي‬‫ف‬ ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫د‬‫ال‬ َ‫ك‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬ ،ٌ‫يب‬ ِ ‫َر‬‫غ‬ ْ‫و‬َ‫أ‬ ُ‫ر‬ِ‫ب‬‫ا‬َ‫ع‬ ‫يل‬ِ‫ب‬َ‫س‬ " “Ij në këtë dynja sikurse me qenë i huaj, ose kalimtarë.”31 - sepse njeriu i huaj dhe kalimtari nuk e lidh zemrën e tij me ndonjë gjë të vendit të huaj, përkundrazi, zemra e tij rrinë e lidhur me vendin e tij. Synimi i tij në udhëtim është vetëm që të kryej nevojën e tij dhe më pas të kthehet te vendi i tij.32 31 Transmeton Bukhariu në Sahihun e tij nr. 6416. 32 Shih: ‘Fet’ul-Bari’ vëll. 11 fq. 235.
  • 39. 39 E gjashtëmbëdhjetë: Ekspozimi i lutjeve te Ai i Cili i ka zemrat e njerëzve ndërmjet dy Gishtave prej Gishtave të Tij, i Cili ka frenat e pushtetit në dy Duart e Tij, dhe që përfundimi i çdo gjëje është gjithnjë te Ai, sepse ndoshta ai rastisë kohët e dhuratave të mëdha, sikurse qëndron në transmetimin e njohur: " ‫ان‬ ‫هلل‬ ‫في‬ ‫أيام‬ ‫دهره‬ ‫نفحات‬ ‫فتعرضوا‬ ‫لنفحاته‬ ‫واسألوا‬ ‫للا‬ ‫أن‬ ‫يستر‬ ‫عوراتكم‬ ‫ويؤمن‬ ‫روعاتكم‬ " “Me të vërtetë, Allahu ka në ditët e kohës së Tij dhurata të shumë, andaj ekspozoni lutjet në këto kohë ku Ai dhuron, dhe kërkoni prej Allahut që t’ju mbulojë të metat e juaj dhe t’ju japë siguri në çaste trishtuese.” [Transmeton si hadith Taberani në ‘el-Muxhem el-Kebir’ nr. 720, dhe e ka bërë hasen nga kënvështrimi i të gjithë zinxhirve të transmetimit Shejkh Albani në ‘es-Sahihah’ nr. 1890] Ndoshta, në ekspozimin e shumtë të lutjeve, ai rastisë ndonjë kohë prej kohëve të cilat, s’ka rob që i lutet Allahu për diçka, veçse Ai ia jep atij. Atij të cilit i është dhënë përhapja e lutjes (në kohë të ndryshme), i është dhënë edhe përgjigja e lutjes, sepse, sikur Ai mos të kishte dashur përgjigjen, atëherë nuk do të kishte frymëzuar ty për ta lutur Atë, sikurse është thënë: ‫ا‬َ ‫ب‬َ ‫ل‬َّ ‫الط‬ ‫ي‬ِ ‫ن‬َ ‫ت‬ْ ‫م‬َّ ‫ل‬َ ‫ع‬ ‫ا‬َ ‫م‬ َ ‫ك‬ْ ‫ي‬َّ ‫ف‬َ ‫ك‬ ِ ‫د‬‫و‬ُ ‫ج‬ ْ ‫ن‬ِ ‫م‬ ** ُ ‫ه‬ُ ‫ب‬ُ ‫ل‬ْ ‫ط‬َ‫أ‬َ ‫و‬ ‫و‬ُ ‫ج‬ْ ‫َر‬‫أ‬ ‫ا‬َ ‫م‬ َ ‫ل‬ْ ‫ي‬َ ‫ن‬ ْ ‫د‬ِ ‫ر‬ُ ‫ت‬ ْ ‫م‬َ ‫ل‬ ْ ‫و‬َ ‫ل‬ “Sikur mos të dëshiroje arritjen e asaj që shpresojë e kërkojë prej bujarisë së dy pëllëmbëve të tua, atëherë Ti nuk do të ma mësoje ta kërkoja Ty.”
  • 40. 40 Komentimi Çështja e gjashtëmbëdhjetë prej këtyre shtysave është: ‘Strehimi te Ai në Dorën e të Cilit është çdo gjë’. Kur robi e dinë se të gjithë zemrat janë ndërmjet dy Gishtave prej Gishtave të të Gjithëmëshirshmit, i rrotullon ato si të dojë33 , dhe se frenat e pushtetit janë në bindje të drejtimeve dhe urdhërave të Tij të Plotëfuqishëm, atëherë ai shpejton për te strehimi tek Ai, për te vërtetësia e mbështetjes tek Ai dhe te kapja fortë pas Tij, në mënyrë që Ai ta ruaj atë nga e keqja vetes së tij, që ta ruaj nga gjërat që e 33 Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhami’u’ nr. 2140, dhe e ka saktësuar Albani në ‘Sahihul Xhemi’u’ nr. 1685. Ai nuk duhet të mërzitet për shkak të gjendjes së pamjes së jashtme, sepse Allahu i Pastër nga çdo e metë sillet me robin e Tij me një sjellje që askush nuk ngjason në Veprat e Tij, ashtu sikurse askush nuk ngjason në Cilësitë e Tij, sepse Ai nuk e ka privuar, veçse për t’i dhënë; nuk e ka sëmurë, veçse për ta shëruar; nuk e ka varfëruar, veçse për ta pasuruar; nuk ia mori jetën, veçse për ta ringjallë; nuk i ka nxjerr të dy prindërit prej xhennetit, veçse për t’i rifutur në gjendjen më të mirë, sikurse është thënë:”O bir i Ademit! Mos u mërzit prej Fjalës Time: ‘Dil prej tij!’, sepse Unë për ty e kam krijuar dhe do të rikthej përsëri në të.” Pra, Zoti e begaton robin e Tij nëpërmjet sprovimit të tij; i jep atij nëpërmjet privimit; e shëron atë nëpërmjet sëmundjes. Robi i Tij nuk duhet të mërzitet për shkak të ndonjë gjendjeje, përveç nëse ajo gjendje e zemëron Atë dhe e largon prej Tij.
  • 41. 41 hidhërojnë Atë, dhe që ta udhëzojë atë te Rruga e Tij e Drejtë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱋ‬ ‫ﱌ‬ ‫ﱍ‬ ‫ﱎ‬ ‫ﱏ‬ ‫ﱐ‬ ‫ﱑ‬ ‫ﱒ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱠ‬ :‫ران‬‫م‬ ‫ع‬ ‫آل‬ ١٠١ “Dhe kushdo që mbahet fort pas Allahut (ndjek Fenë e Tij, Islamin), atëherë me të vërtetë që ai është drejtuar në Rrugën e Drejtë.” [Surja Ali Imran, 101] Allahu i Lartësuar nga çdo e metë ka thënë për Sahabët: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱮ‬ ‫ﱯ‬ ‫ﱰ‬ ‫ﱱ‬ ‫ﱲ‬ ‫ﱳ‬ ‫ﱴ‬ ‫ﱵ‬ ‫ﱶ‬ ‫ﱷ‬ ‫ﱸ‬ ‫ﱹ‬ ‫ﱺ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱠ‬ :‫جرات‬ ‫ح‬ ‫ال‬ ٧ “...Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. (ndaj Allahut dhe të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” [Surja el-Huxhurat, 7] Prandaj, Suneti ka ardhur me shumë lutje që nxisin për t’u kapur fort pas Allahut të Plotëfuqishëm, në të gjitha çështjet. Prej tyre është lutja e tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - : " ‫ِي‬‫ن‬ِ‫د‬ْ‫ه‬‫ا‬ ِ‫ن‬َ‫س‬ْ‫ح‬َ ِ ‫أل‬ ،ِ‫ق‬ َ ‫ال‬ْ‫خ‬َ ْ ‫األ‬ َ ‫ال‬ ‫ِي‬‫د‬ْ‫ه‬َ‫ي‬ ‫ا‬َ‫ه‬ِ‫ن‬َ‫س‬ْ‫ح‬َ ِ ‫أل‬ َّ ‫ال‬ِ‫إ‬ ،َ‫ت‬ْ‫ن‬َ‫أ‬ ْ ‫ف‬ ِ‫ر‬ْ‫ص‬‫ا‬ َ‫و‬ ‫ِي‬‫ن‬َ‫ع‬ ،‫ا‬َ‫ه‬َ‫ئ‬ِ‫ي‬َ‫س‬ َ ‫ال‬ ُ‫ف‬ ِ ‫ر‬ْ‫ص‬َ‫ي‬ ‫ا‬َ‫ه‬َ‫ئ‬ِ‫ي‬َ‫س‬ َّ ‫ال‬ِ‫إ‬ ".َ‫ت‬ْ‫ن‬َ‫أ‬ “O Allah! Më udhëzo mua për te moralet më të mira, ngase nuk udhëzon te më të mirat e tyre askush tjetër përveç Teje; dhe largo
  • 42. 42 prej meje të këqijat e tyre, ngase nuk i largon të këqijat e tyre askush tjetër përveç Teje.”34 Hafidh ibën Kethir - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Të kapurit fort pas Allahut dhe mbështetja te Ai është baza e udhëzimit; është përgatitje për largimin prej devijimit; është mjeti që të çon për te udhëzimi; është rruga e drejtësisë dhe arritjes së synimit.”35 34 Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nr. 1762. 35 ‘Tefsirul Kuranil Adhim’ vëll. 2 fq. 86.
  • 43. 43 E shtatëmbëdhjeta: Është që robi të dijë se ka dy joshës të kundërt dhe se sprova është ndërmjet këtyre dy joshësve. Një joshës të tërheq për te shoqëria më e lartë prej banorve të Il- lijunëve (lartëve); kurse joshësi tjetër të tërheq për te më të poshtërtit e të poshtërve. Sa herë që ai udhëhiqet me joshësin më të lartë, ai ngrihet një gradë, derisa të përfundojë në vendin që meriton prej vendit më të lartë; dhe sa herë që udhëhiqet me joshësin më të ulët, ai zbret një gradë, derisa përfundon te vendi i tij prej Sixhxhinëve (vend i ngusht në xhehennem; në tokën e shtatë më të poshtëm). Dhe nëse dëshiron të dijë, a është me shoqërinë më të lartë apo me shoqërinë më të ulët, atëherë le të shikojë se ku është shpirti i tij në këtë botë, ngase ai kur të ndahet prej trupit do të jetë me shoqërinë që e ka tërhequr në këtë botë. Ajo shoqëri është më primare për të. Njeriu është me atë që do. Kjo është e natyrshme, e logjikshme dhe e merituar. Çdokush që i kushton rëndësi diçkaje, normalisht është i joshur pas saj dhe pas idhëtarëve të saj. Secili simpatizon atë që pështatet me të. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲯ‬ ‫ﲰ‬ ‫ﲱ‬ ‫ﲲ‬ ‫ﲳ‬ ‫ﱠ‬ :‫سراء‬ ‫اإل‬ ٨٤ “Thuaj: “Gjithsecili vepron sipas Shakiletit të tij (sipas llojit të ngjashëm me të)...” [Surja el-Isra, 84] Shpirtërat e lartë tërhiqen me veten e tyre, me synimet e tyre dhe me veprat e tyre për nga lartë; kurse shpirtërat e ulët, tërhiqen për nga poshtë.
  • 44. 44 Komentimi Çështja e shtatëmbëdhjetë prej shtysave të braktisjes së mëkateve është: ‘Vigjilenca në joshjen e të mirës dhe të keqes’. Secili rob ka dy joshës të kundërt: një joshës e tërheq atë për te shoqëria më e lartë; kurse një tjetër joshës e tërheq atë për te shoqëria më e ulët, sikurse është nefsi i prirur drejt së keqes, shejtani dhe shokët e këqijnë. Pra, nëse robi ecën me joshësin e mirë, ai shpëton; e nëse ai ndjek joshësin e keq, ai shkatërrohet - Allahu na ruajttë - . Nëse kjo u bë me dije, atëherë është obligim për çdo musliman, i cili është i çiltër me veten e tij, që të jetë vigjilent karshi kësaj. Ai duhet të shikojë për joshësin e mirë dhe t’i përmbahet atij, si dhe të disatancohet e të ruhet se mos ecën pas joshësit të keq, sepse njeriu do të ringjallet me atë që do, sikurse është vërtetuar hadithi prej Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - .36 36 Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhemi’u’ nr. 2385, dhe e ka saktësuar Albani në ‘Fikhus Sirah’ fq. 214.
  • 45. 45 E tetëmbëdhjeta: Është që ai të dijë, se boshatisja e vendit është kusht për zbritjen e shiut të mëshirës, se pastrimi i vendit prej shkurreve është kusht për përsosjen e mbjelljes. Kur ai nuk e boshatisë vendin, atëherë shiu i mëshirës nuk gjen vend bosh për të zbritur në të; edhe nëse ai e boshatisë atë, në mënyrë që ta kapi shiu i mëshirës, prap se prap, ai nuk e ka pastruar prej shkurreve, kështu që mbjella nuk do të jetë e përsosur, madje mund të ketë më shumë shkurre se sa mbjellë, andaj gjykimin e merr ai. Ndërsa ky tjetri, është sikurse ai që e rregullon tokën e tij dhe e përgatitë atë që të pranojë mbjellje në të. Ai vendos farën në të dhe pret të zbresi shiu i mëshirës. Kur robi e pastron zemrën e tij dhe e boshatisë atë prej qëllimeve dhe mendimeve të këqija, dhe vendos në të farën e dhikrit, meditimit, dashurisë dhe sinqeritetit, dhe e ekspozon atë te erërat e mëshirës, dhe pret zbritjen e shiut të mëshirës në kohën e tij, atëherë ai është i denjë për të arritur prodhimin. Ashtu sikurse forcohet shpresa për zbritjen e shiut në kohën e tij, po ashtu forcohet dhe shpresa për arritjen e dhuratave të të Gjithëmëshirshmit të Plotëfuqishëm në kohët e mira dhe të larta; sidomos kur mblidhen synimet, ngrihen zemrat, dhe dendet grumbullimi, sikurse në mbledhjen e Arafatit, e Istiskas (kërkimit të zbritjes së shiut) dhe në mbledhjen e njerëzve për namaz xhumaje, ngase grumbullimi i synimeve dhe i frymave janë shkaqe të cilat Allahu i Lartësuar i ka vendosur për arritjen e të mirës, zbritjen e mëshirës, ashtu sikurse Ai ka vendosur që të gjitha shkaqet e tjera, të çojnë për te rezultatet e shkaqeve. Madje, shkaqet për arritjen e mëshirës janë më të forta se sa shkaqet konkrete për arritjen e rezultateve të shkaqeve, porse robi për shkak të injorancës së tij mbizotëron e dukshmja ndaj të fshehtës, mbizotëron shqisa ndaj logjikës, dhe për shkak të padrejtësisë së tij, ai i jep pëparësi asaj me të cilin gjykon ajo (e dukshmja, shqisa).
  • 46. 46 Komentimi Çështja e tetëmbëdhjetë është: ‘Zbrasja përpara mbushjes’. Autori ka sqaruar këtu një rregull madhështorë. Ai është se boshatisja e zemrës prej çdo shirku, bidati dhe mëkati, është kusht për arritjen e mirësisë dhe bereqetit. Ai - Allahu e mëshiroftë - ka sjellë një shembull konkretë për këtë, se ai që dëshiron të mbjellë, fillimisht ka për obligim të pastrojë tokën prej papastërtive dhe ta përgatisë atë për mbjellje, sepse pas kësaj, toka do të jetë e përshtatshme për të mbirë e për të dhënë fryte. Gjithashtu, ai patjetër duhet të kujdeset për bimën dhe ta ruaj atë nga gjërat që e dëmtojnë, duhet të largojë prej tij bimët dhe insektet lënduese, të cilat mund ta kalbin e ta sëmurin atë. Kështu, shpëton bima e tij dhe atëherë ajo rritet në mënyrën më të mirë. Kështu duhet të jetë gjendja e besimtarit. Fillimisht, ai duhet të përpiqet të pastrojë zemrën e tij prej gjithë llojeve të shirkut dhe mëkatit, në mënyrë që besimi të mbushi zemrën e tij dhe të japi frytet e tij. Pas kësaj, ai duhet të përpiqet të përkujdeset për këtë besim. Ai duhet që ta pastrojë atë prej mëkateve që mund të përzihen me të, duke shpejtuar për te pendimi dhe kërkimi i faljes. Ai duhet të çlirohet prej tyre duke hequr dorë prej tyre, në mënyrë që besimi të rritet në zemrën e tij dhe që të zbresi mëshira dhe bereqeti. Sikur robi ta boshatiste, ta përgatiste dhe ta rregullonte vendin, ai do të shihte mrekullira, ngase asgjë nuk e kthen prapa mirësinë e Allahut përveç pengesës që është te robi. Sikur ai ta hiqte atë pengesë, atëherë mirësia do të shpejtonte për te ai nga çdo anë. Medito në rastin e një lumi të madh, i cili ujit çdo tokë që kalon në të. Ndërmjet lumit dhe një pjese të një toke të etur e të thatë, ka një penges të dendur. Pronari i tokës ankohet prej thatësisë ndërkohë që lumin e ka anash tokës së tij!!
  • 47. 47 E nëntëmbëdhjeta: Është që robi të dijë, se Allahu - i Pastër nga çdo e metë - e ka krijuar atë për ‘Qëndrimin e Përhershëm’ në një botë ku nuk ka fund, për lavdinë e cila nuk shoqërohet me poshtërim, për sigurinë e cila nuk ka frikë në të, për pasurinë e cila nuk shoqërohet me varfëri, për kënaqësinë e cila nuk e shoqëron ndonjë dhimbje, për përsosmërinë e cila nuk ka mangësi në të. Por (përpara kësaj), Ai e ka sprovuar robin me qëndrimin në një botë e cila shpejton për te fundi, me lavdinë e cila e shoqëron dhe e pason poshtërimi, me sigurinë e cila është e shoqëruar me frikë; gjatë tij dhe pas tij. Po ashtu, edhe pasuria, kënaqësia, gëzimi dhe lumturia e cila është në këtë botë, është e përzier me të kundërtat e saj, dhe e pasojnë të kundërtat. Ajo botë kalon shumë shpejtë drejt fundit. Këtu kanë gabuar shumica e krijesave, ngase ata kanë kërkuar lumturinë, qëndrimin, lavdinë, sundimin dhe pozitën jo në vendin e duhur, andaj e humbën atë të vendit të duhur. Shumica e tyre, nuk e kanë fituar atë që kanë kërkuar; edhe po qe se ndonjëri e ka arritur, ai thjesht ka arritur një kënaqësi të vogël, që më pas shuhen. Kurse të Dërguarit, kanë ardhur që të thërrasin vetëm për te ‘Lumturia e Përhershme’, për te ‘Sundimi i Madh’. Ai i cili i përgjigjet thirrjes së tyre, arrinë kënaqësinë më të madhe e më të mirë. Jeta e tyre është më e mirë se sa jeta e mbretërve dhe të atyre që janë në rang më të ulët, sepse asketizmi në këtë botë është sundim i pranishëm. Shejtani e ka shumë zili besimtarin për këtë. Ai përpiqet tërësisht që besimtari mos ta arrijë atë, sepse nëse robi sundon dëshirën dhe zemërimin e tij, dhe nëse së bashku me to i binden thirrësit të fesë, atëherë ai është mbret i vërtetë, ngase ai që posedon këtë sundim është i lirë, kurse mbreti që i është përulur epshit dhe zemërimit të tij, realisht është rob i nënshtruar me veshje të një sundimtari.
  • 48. 48 Komentimi Çështja e nëntëmbëdhjetë është se: ‘Lumturia dhe lavdia e vërtetë është në Botën e Përhershme’. Allahu i Plotëfuqishëm ka krijuar për robërit një vendqëndrim të përhershëm, i cili nuk ka fund, një lavdi e cila nuk ka poshtërim në të, një pasuri që nuk është e shoqëruar me varfëri, një siguri e cila nuk ka pas tij ndonjë frikë. E gjithë kjo është në Xhennetin e Kënaqësisë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱺ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱼ‬ ‫ﱽ‬ ‫ﱾ‬ ‫ﱿ‬ ‫ﲀ‬ ‫ﲁ‬ ‫ﲂ‬ ‫ﲃ‬ ‫ﲄ‬ ‫ﲅ‬ ‫ﲆ‬ ‫ﲇ‬ ‫ﲈ‬ ‫ﲉ‬ ‫ﲊ‬ ‫ﲋ‬ ‫ﲌ‬ ‫ﲍ‬ ‫ﲎ‬ ‫ﲏ‬ ‫ﲐ‬ ‫ﲑ‬ ‫ﲒ‬ ‫ﲓ‬ ‫ﲔ‬ ‫ﲕ‬ ‫ﱠ‬ :‫اطر‬‫ف‬ ٣٤ - ٣٥ “Dhe do të thonë: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet i përkasin Allahut i Cili ka larguar prej nesh (gjithë) pikëllimet. Vërtetë, Zoti ynë është Falës i madh dhe Falënderues (shpërblen për veprat e mira). Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të rraskapitemi.” [Surja Fatir, 34-35] Mirëpo, Allahu i Plotëfuqishëm e ka vënë në provë robin në këtë botë me kënaqësi dhe sundim të përkohshëm. Nëse ai bënë durim Atë e udhëheq litari i epshit dhe i zemërimit, ashtu sikurse udhëhiqet deveja. Ai që është mashtruar, sheh sundimin e pamjes së jashtme, ndërkohë që përbrenda tij është rob. Atij i bie syri te epshi (dëshira e keqe) i cili fillimin e ka të këndshëm, porse fundin e ka dëshpërim. Ai që është largpamës dhe i suksesshëm, e ndryshon shikimin e tij: nga shikimi i ulët për të parë fundin dhe pasojat e gjërave. Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Dhe Allahu posedon dhunti të mëdhaja.
  • 49. 49 dhe i largohet asaj që ka ndaluar Allahu, atëherë Allahu ia zëvendëson atë me lumturinë e vërtetë dhe me kënaqësinë e përhershme në Botën Tjetër, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﳊ‬ ‫ﳋ‬ ‫ﳌ‬ ‫ﳍ‬ ‫ﳎ‬ ‫ﳏ‬ ‫ﳐ‬ ‫ﳑ‬ ‫ﳒ‬ ‫ﳓ‬ ‫ﳔ‬ ‫ﳕ‬ ‫ﳖ‬ ‫ﳗ‬ ‫ﳘ‬ ‫ﳙ‬ ‫ﳚ‬ ‫ﳛ‬ ‫ﳜ‬ ‫ﳝ‬ ‫ﳞ‬ ‫ﱠ‬ :‫ود‬ ‫ه‬ ١٠٨ “Kurse të lumturuarit, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” [Surja Hud, 108] Pra, robi besimtar, nëse e sjellë ndërmend në veten e tij këtë ‘Lumturi të Përhershme’, dhe e dinë se kënaqësia e përkohshme e mëkatit është shkak për t’u privuar prej këtyre pozitave të larta, atëherë ai e luftonë veten e tij për t’i rezistuar dhe për t’iu shmangur atyre, në mënyrë që të arrijë kënaqësinë dhe lumturinë e përhershme.
  • 50. 50 E njëzeta: Është që ai mos të mashtrohet me faktin se vetëm dituria e këtyre gjërave që përmendëm mjafton për të arritur synimin, porse duhet patjetër ai të derdhi mundin e tij për t’i vënë në punë ato. Ai duhet të derdhi tërësisht mundin dhe fuqinë e tij për këtë. Thelbi i gjithë kësaj është dalja prej zakoneve, sepse ato janë armiqtë e përsosjes dhe suksesit. Nuk shpëton kurrë ai i cili vazhdon me zakonet e tij. Ai mund të gjej përkrahje për daljen nga veset duke u larguar nga vendet e fitnes. Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: " ْ‫ن‬َ‫م‬ َ‫ع‬ِ‫م‬َ‫س‬ ،ِ‫ل‬‫ا‬َ‫ج‬َّ‫د‬‫ال‬ِ‫ب‬ ً‫أ‬ْ‫ن‬َ‫ي‬ْ‫ل‬َ‫ف‬ ُ‫ه‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ ". “Kushdo që dëgjon për daljen e Dexhalit, le t’ia mbathi larg prej tij.” [Transmeton Ebu Daudi nr.4319, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në ‘Mishketul Mesabih’] Nuk ka përkrahje më të mirë për çlirimin prej të keqes se sa largimi prej shkaqeve dhe prej vendit të tij të dyshimtë. Këtu, është një kurth i mprehtë i shejtanit, prej të cilit nuk shpëton askush tjetër përveç atij që është i mprehtë: është se ai nxjerrë në pah disa të mira të vendeve të këqija, më pas thërret për arritjen e kësaj të mire, dhe kur robi afrohet, atëherë ai e hedh atë në rrjetë. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë!
  • 51. 51 Komentimi Çështja e njëzet, e cila është e fundit prej këtyre shtysave të begata, është: ‘Luftimi i vetes dhe çlirimi prej zakoneve të këqija’. Nëse robi është sprovuar me bërjen e ndonjë mëkati dhe nese e ka bërë atë zakon, ai duhet të derdhi tërësisht mundin e tij për ta braktisur këtë zakon të keq. Gjëja më e dobishmë që mund të bëjë - pas kërkimit të ndihmës së Allahut të Plotëfuqishëm - është që ai të eliminojë të gjitha shkaqet që e çojnë atë për te ky mëkat. Nëse ky mëkat ndodh me shoqërinë e keqe, atëherë obligim për të është që të ndahet prej tyre. Nëse mëkati arrihet të bëhet me përdorjen e ndonjë mjeti bashkohorë, ai duhet ta heqi qafe atë. Nëse mëkati që ai bënë përsëritet vetëm te një tokë, ai duhet të dal prej saj dhe ta braktisë atë. Për këtë, na tregon historia e atij personi që ka vrarë njëqind veta, i cili ka shkuar te një dijetarë prej dijetarëve, dhe e ka pyetur: a ka ndonjë pendim për të? Ai i tha: “Po. Kush është ajo që të pengon ty prej pendimit?! Shko te një tokë që është kështu e kështu, sepse në të ka njerëz që adhurojnë Allahun. Adhuroje Allahun me ta, dhe mos u kthe më te toka jote, sepse ajo është tokë e keqe (ka njerëz të këqinjë në të).”37 Hafidh ibën Haxher - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Në hadith tregohet se penduesi duhet të ndahet nga gjendjet të cilat i kishte bërë zakon në kohën kur bënte mëkatin, dhe se duhet të ndryshojë komplet prej tyre.”38 37 Transmeton Bukhariu nr. 3470, dhe Muslimi nr. 2766. 38 ‘Fet’ul Bari sherh Sahihul Bukhari’ vëll. 6 fq. 517.
  • 52. 52 FUNDI Njeriu duhet që të kujdeset me këto shtysa të vyera të cilat i ka përmendur Imam ibën Kajjimi - Allahu e mëshiroftë - , dhe që ta luftojë veten e tij për të punuar me to, dhe t’i ketë parasysh sa herë që vetja ta tundojë me diçka prej të kotës, në mënyrë që robi të arrijë shpëtimin, shëndetin dhe lartësimin në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Është e theksuar në këtë pozitë - po edhe në pozita të tjera - të shpeshtohen lutjet dhe kërkimi i strehimit te Allahu i Plotëfuqishëm, ngase udhëzimin, suksesin dhe udhën e drejtë e ka në Dorë vetëm Allahu i Plotëfuqishëm. Atij të cilit i është dhënë mundësia për t’u lutur, i është dhënë në të edhe përgjigja lutjes, sikurse ka thënë Allahu i Plotëfuqishëm: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬ ‫ﱍ‬ ‫ﱎ‬ ‫ﱏ‬ ‫ﱐ‬ ‫ﱑ‬ ‫ﱒ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱔ‬ ‫ﱕ‬ ‫ﱖ‬ ‫ﱗ‬ ‫ﱘ‬ ‫ﱙ‬ ‫ﱚ‬ ‫ﱛ‬ ‫ﱠ‬ :‫افر‬ ‫غ‬ ٦٠ “Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. Me të vërtetë se ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj Meje, ata padyshim që do të hyjnë në Xhehenem me poshtërim!” [Surja Gafir, 60] Sa shumë nevojë ka robi të shpeshtojë lutjet dhe të strehohet te Zoti i tij që ta udhëzojë, t’ia përmirësojë zemrën e tij, ta bëjë atë të qëndrueshëm në të vërtetë e udhëzim, dhe ta ruaj prej rrugës së shkatërrimit e të poshtër. Dhe suksesi është vetëm në Dorën e Allahut. Lusim Allahun që të na furnizojë të gjithëve me pendim të sinqertë, qëndrueshmërinë në fe, vendosmërinë në udhëzim, dhe vetëm Atë e lusim që të na fal mëkatet tona të kaluara e të
  • 53. 53 mëvonshme; mëkatet që kemi fshehur dhe që kemi publikuar, e për të cilat Ai është më i ditur se sa ne. Me të vërtetë, Ai është Falës i madh dhe Mëshirues. Ne e lusim Atë të na japi sukses për te çdo gjë që Ai e do dhe është i kënaqur me të, prej fjalës, veprës, udhëzimit dhe qëllimit. Dhe vetëm Allahut i përkasin të gjitha lavdërimet. Salati dhe selamin qofshin për Pejgamberin tonë Muhammed, për familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
  • 54. 54 Përmbajtja  Parathënje...................................................................................3  Shtysa e parë: Nderimi i Allahut të Pastër nga çdo e metë.........5  Shtysa e dytë: Dashuria e Allahut të Lartësuar nga çdo e metë .8  Shtysa e tretë: Begatitë e Allahut dhe bamirësitë e Tij ............10  Shtysa e katërt: Zemërimi i Allahut dhe hakmarrja e Tij .........13  Shtysa e pestë: Humbja dhe privimi prej mirësive....................14  Shtysa e gjashtë: Kënaqësia në mundjen e vetes dhe në mposhtjen së shejtanit ................................................................17  Shtysa e shtatë: Fitimi i asaj që ta zëvendëson Allahu .............20  Shtysa e tetë: Shoqërimi i veçantë i Allahut .............................22  Shtysa e nëntë: Frika prej befasisë së vdekjes .........................25  Shtysa e dhjetë: Ndjesia e fatkeqësisë dhe mirëqenjes .............27  Shtysa e njëmbëdhjetë: Forcimi i luftimit kundër shtysave të së keqës ..........................................................................................29  Shtysa e dymbëdhjetë: Luftimi i mendimeve të kota...............31  Shtysa e trembëdhjetë: Përdorimi i epshit në atë çka do Allahu i Plotëfuqishëm ..........................................................................32  Shtysa e katërmbëdhjetë: Meditimi në ajetet e Allahut të Plotëfuqishëm ............................................................................35  Shtysa e pesëmbëdhjetë: Zhdukja dhe mbarimi i shpejtë i kësaj bote.............................................................................................37  Shtysa e gjashtëmbëdhjetë: Kërkimi i strehimit te Ai në Dorën e të cilit është çdo gjë.................................................................39  Shtysa e shtatëmbëdhjetë: Vigjilenca në joshjen e të mirës dhe të keqes.......................................................................................43  Shtysa e tetëmbëdhjetë: Zbrasja përpara mbushjes’ ................45
  • 55. 55  Shtysa e nëntëmbëdhjetë: Lumturia dhe lavdia e vërtetë është në Botën e Përhershme...............................................................47  Shtysa e njëzetë: Luftimi i vetes dhe çlirimi prej zakoneve të këqija..........................................................................................50  Fundi..........................................................................................52
  • 56. 56