SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit -
prezantohet strategjia 2014-2020
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka organizuar sot një tryezë ndërgjegjësuese
me aktorët kryesor të përfshirë në çështjet e mbrojtjes e konsumatorëve. Tryeza u drejtua nga Zv.
ministrja Brunilda Paskali dhe në të morën pjesë përfaqësues të ministrive të linjës, Shoqata e
Konsumatorit Shqiptar, Shoqata “Konsumatori në Fokus”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, akademikë nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës etj.
Në takim u prezantua drafti i parë i Strategjisë Ndërsektoriale të Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe
Mbikëqyrjes së Tregut 2014-2020, pjesa që i takon mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe pritshmërite e
sektorit të mbrojtjes së konsumatorëve në MZHTES.
Në fjalën e saj Zv. ministrja Brunilda Paskali theksoi se sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së
konsumatorëve është një ndër prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,
si zbatim i objektivave të përcaktuara në Programin e Qeverisë 2013-2017.
“Fuqizimi i konsumatorëve është një element i rëndësishëm që kontribuon në ekonominë e vendit. Vetëm
konsumatorë të fuqizuar dhe me besim mund të shfrytëzojnë potencialin e tregut në blerjen e mallrave
dhe shërbimeve. Për këtë qëllim, politikat tona të qeverisë, duke njohur impaktin që sjellja e
konsumatorëve ka në forcimin e tregut funksional, sigurimin e një konkurrence të ndershme, nxitjen e
inovacionit dhe rritjes ekonomike, synojnë krahas mbrojtjes së konsumatorëve edhe rritjen e aftësisë së
tyre për të vepruar në treg”
Ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në aspektin e
mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, znj. Paskali veçoi:
o Krijimin e një kuadri ligjor, të përafruar me atë evropian. Ligji i mbrojtjes së konsumatorëve është vlerësuar nga
ekspertë të njohur të fushës, si një nga më të përparuarit në Rajon.
o Ndërmarrjen e iniciativave nga vetë ministria për çështje të tilla si: ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për
shmangien e rritjes abuzive të çmimeve të karburantit, cigareve në treg, apo të biletave në transportin qytetas.
o Komisioni Mbrojtjes së Konsumatorëve ka marrë 30 vendime, kundrejt operatorëve te ndryshëmdhe sipas rastit
ka urdhëruar ndalimin e shkeljes, masa për ndreqjen e shkeljeve, apo vendosjen e gjobave administrative, për
çështje si: praktikat e padrejta tregtare, kushte te padrejta në kontratat e konsumatorit, shërbimet e furnizimit me
energji elektrike, ujë, telekomunikacionit, si dhe shërbimin e ofruar nga universitetet private.
o Shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve, për të cilat funksionon edhe sistemi online i paraqitjes së tyre.
Në draft strategji është parashtruar vizioni, politikat kryesore, objektivat afatmesme dhe afatgjata që do të sigurojnë
zbatimin e këtyre politikave. Dokumenti strategjik është mbështetur edhe në dokumentin e BE-së “Programi
europian i konsumatorit – Rritja e besimit dhe e zhvillimit (2014-2020)”;
Vizioni i parashikuar në strategji është “Konsumatorë të fuqizuar, të sigurtë dhe me besim në një treg të ndershëm
dhe konkurrues ku ata mund të marrin pjesë aktive, duke ushtruar të drejtat dhe fuqinë e tyre të zgjedhjes së
mirëinformuar”. Draft strategjia ka përcaktuar politikat kryesore:
1) Përmirësimin e sigurisë se konsumatorëve mbështetur ne një infrastrukture efektive të cilësisë sipas praktikave
më të mira europiane.
2) Përmirësimin e transparencës së tregut dhe praktikave tregtare për mbrojtjen e interesave ekonomike të
konsumatorëve, duke përmirësuar dhe aksesin për dëmshpërblim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
3) Përmirësimin e edukimit te konsumatorëve për pjesëmarrje aktive ne treg dhe përmirësimi i informimit dhe
ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe operatorëve ekonomike për të drejtat e konsumatorëve.
Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik është në fazën e ripunimit të draftit në bazë të kontributeve të
institucioneve përkatëse dhe parashikohet që gjatë periudhës prill - maj 2014 të kalojë në procesin e konsultimit me
grupin e këshillimit dhe palë të tjera të interesuara.

More Related Content

Similar to Dita ndërkombëtare e konsumatorit

Bazat e marketingut punimi i produktit
Bazat e marketingut punimi  i produktitBazat e marketingut punimi  i produktit
Bazat e marketingut punimi i produktitVeton Sopjani
 
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."Maja
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeBessnik Latifi
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Arianit Zeqiri
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Festim Hajdari
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajAtlantida Marketing Club
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Fidan Haliti
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
CO-CREATION. Master Diploma Presentation
CO-CREATION. Master Diploma PresentationCO-CREATION. Master Diploma Presentation
CO-CREATION. Master Diploma PresentationSilvia Meto
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiVeton Sopjani
 

Similar to Dita ndërkombëtare e konsumatorit (20)

Mbrojtja e konsumatorit
Mbrojtja e konsumatoritMbrojtja e konsumatorit
Mbrojtja e konsumatorit
 
Bazat e marketingut punimi i produktit
Bazat e marketingut punimi  i produktitBazat e marketingut punimi  i produktit
Bazat e marketingut punimi i produktit
 
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
 
Marketing
MarketingMarketing
Marketing
 
Marketing
MarketingMarketing
Marketing
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Ekonomia digjitale Bekim përgegjaj
Ekonomia digjitale  Bekim përgegjajEkonomia digjitale  Bekim përgegjaj
Ekonomia digjitale Bekim përgegjaj
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
CO-CREATION. Master Diploma Presentation
CO-CREATION. Master Diploma PresentationCO-CREATION. Master Diploma Presentation
CO-CREATION. Master Diploma Presentation
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 

More from Internet VloraAlb (20)

Matrica
MatricaMatrica
Matrica
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
 
Ndotja akustike
Ndotja akustike Ndotja akustike
Ndotja akustike
 
Schulsystem in Albanien
Schulsystem in AlbanienSchulsystem in Albanien
Schulsystem in Albanien
 
Ndotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne AziNdotja e ujit ne Azi
Ndotja e ujit ne Azi
 
Parisi
Parisi Parisi
Parisi
 
Unicef
UnicefUnicef
Unicef
 
Televizori
TelevizoriTelevizori
Televizori
 
Te gjithe njesoj
Te gjithe njesojTe gjithe njesoj
Te gjithe njesoj
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sidesSot dita nderkombetare e luftes kunder sides
Sot dita nderkombetare e luftes kunder sides
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Njeriu
NjeriuNjeriu
Njeriu
 
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuarNë shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
Në shqipëri mbi 50 mijë fëmijë të punësuar
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
Nderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombitNderim për dëshmorët e kombit
Nderim për dëshmorët e kombit
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 

Dita ndërkombëtare e konsumatorit

  • 1. Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit - prezantohet strategjia 2014-2020 Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka organizuar sot një tryezë ndërgjegjësuese me aktorët kryesor të përfshirë në çështjet e mbrojtjes e konsumatorëve. Tryeza u drejtua nga Zv. ministrja Brunilda Paskali dhe në të morën pjesë përfaqësues të ministrive të linjës, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, Shoqata “Konsumatori në Fokus”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, akademikë nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës etj. Në takim u prezantua drafti i parë i Strategjisë Ndërsektoriale të Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjes së Tregut 2014-2020, pjesa që i takon mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe pritshmërite e sektorit të mbrojtjes së konsumatorëve në MZHTES. Në fjalën e saj Zv. ministrja Brunilda Paskali theksoi se sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve është një ndër prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si zbatim i objektivave të përcaktuara në Programin e Qeverisë 2013-2017. “Fuqizimi i konsumatorëve është një element i rëndësishëm që kontribuon në ekonominë e vendit. Vetëm konsumatorë të fuqizuar dhe me besim mund të shfrytëzojnë potencialin e tregut në blerjen e mallrave dhe shërbimeve. Për këtë qëllim, politikat tona të qeverisë, duke njohur impaktin që sjellja e konsumatorëve ka në forcimin e tregut funksional, sigurimin e një konkurrence të ndershme, nxitjen e inovacionit dhe rritjes ekonomike, synojnë krahas mbrojtjes së konsumatorëve edhe rritjen e aftësisë së tyre për të vepruar në treg” Ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, znj. Paskali veçoi: o Krijimin e një kuadri ligjor, të përafruar me atë evropian. Ligji i mbrojtjes së konsumatorëve është vlerësuar nga ekspertë të njohur të fushës, si një nga më të përparuarit në Rajon. o Ndërmarrjen e iniciativave nga vetë ministria për çështje të tilla si: ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve të karburantit, cigareve në treg, apo të biletave në transportin qytetas. o Komisioni Mbrojtjes së Konsumatorëve ka marrë 30 vendime, kundrejt operatorëve te ndryshëmdhe sipas rastit ka urdhëruar ndalimin e shkeljes, masa për ndreqjen e shkeljeve, apo vendosjen e gjobave administrative, për çështje si: praktikat e padrejta tregtare, kushte te padrejta në kontratat e konsumatorit, shërbimet e furnizimit me energji elektrike, ujë, telekomunikacionit, si dhe shërbimin e ofruar nga universitetet private. o Shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve, për të cilat funksionon edhe sistemi online i paraqitjes së tyre. Në draft strategji është parashtruar vizioni, politikat kryesore, objektivat afatmesme dhe afatgjata që do të sigurojnë zbatimin e këtyre politikave. Dokumenti strategjik është mbështetur edhe në dokumentin e BE-së “Programi europian i konsumatorit – Rritja e besimit dhe e zhvillimit (2014-2020)”; Vizioni i parashikuar në strategji është “Konsumatorë të fuqizuar, të sigurtë dhe me besim në një treg të ndershëm dhe konkurrues ku ata mund të marrin pjesë aktive, duke ushtruar të drejtat dhe fuqinë e tyre të zgjedhjes së mirëinformuar”. Draft strategjia ka përcaktuar politikat kryesore: 1) Përmirësimin e sigurisë se konsumatorëve mbështetur ne një infrastrukture efektive të cilësisë sipas praktikave më të mira europiane.
  • 2. 2) Përmirësimin e transparencës së tregut dhe praktikave tregtare për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve, duke përmirësuar dhe aksesin për dëmshpërblim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. 3) Përmirësimin e edukimit te konsumatorëve për pjesëmarrje aktive ne treg dhe përmirësimi i informimit dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe operatorëve ekonomike për të drejtat e konsumatorëve. Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik është në fazën e ripunimit të draftit në bazë të kontributeve të institucioneve përkatëse dhe parashikohet që gjatë periudhës prill - maj 2014 të kalojë në procesin e konsultimit me grupin e këshillimit dhe palë të tjera të interesuara.