Lorenc Gordani, Leksion mbi Këshillin ne Kuadrin Institucionale te BE-se, ACERC Press, Tirana, 2015
Aspektet kryesore objekt te këtij trajtimi do te referojnë mbi Këshillin e Bashkimit Evropiane ne një prezantim te përgjithshëm te kuadrit institucionale te BE-se.
Ne kuadër te strukturës se trekëndëshit institucional përgjegjës për ligjvënien, pra Komisionin - Këshillin – Parlamentin, fokusi i punës do te përqendrohet duke parë më nga afër Këshillin e ne veçanti përbërjen, detyrat dhe ndërveprimin reciprok me pjesën tjetër te aparatit institucional të BE.
Për me shume nuk do mungojnë referime nga premisat kryesore strukturore qe hapin rrugën e ndjekjes me pjesën qe do t'i kushtohet ndërveprimit ne procesin e formimit te rendit ligjor në tërësi në BE.
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015
1.
2.
3.
4.
5. Detyrat dhe Përgjegjësit e Këshillit
Këshilli ka pesë përgjegjësi kryesore:
Të kalojë ligjet evropiane. Në shumicën e fushave, ai
nxjerr ligje së bashku me Parlamentin Evropian.
Të koordinojë politikat e Shteteve Anëtare, ku me e
rendesishme ajo në fushën e ekonomisë.
Të zhvillojë politikën e përbashkët të BE-së për punë të
jashtme dhe siguri, në bazë të udhëzimeve të caktuara nga
Këshilli Evropian.
Të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare mes BE-së
dhe një ose më shumë shteteve ose organizatave
ndërkombëtare.
Të miratojë buxhetin e BE-së, së bashku me Parlamentin
Evropian.
6. Përbërja dhe larmia e formacioneve te
Këshillit
Këshilli përbëhet nga përfaqësuesit e qeverive të 28 Shtetet
Anëtare (pra përfaqëson elementin e shtetit anëtar).
Çdo shtet anëtar dërgon nga një përfaqësues të autorizuar
për të vepruar me efekt detyrues ndaj qeverive të tyre.
Fakti se qeveritë mund të përfaqësohen në mënyra të
ndryshme, nënkupton se nuk ekzistojnë anëtarë të
përhershëm të Këshillit.
Në vend të kësaj, përfaqësuesit marrin pjesë në seancat e
Këshillit në konfiguracione e ndryshme, varësisht nga
çështjet në fjalë.
Në varësi të sektorit, mblidhet në përbërje respective:
aktualisht (janar 2015) në dhjetë forma konfigurimesh.
7. Konfiguracionet e Keshillit te BE-se
Si ‘Këshill i Çështjeve të Përgjithshme’, ai koordinon punën
e Këshillit në konfigurimet e veta të ndryshme dhe së bashku
me Presidentin e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian,
përgatit mbledhjet e Këshillit Evropian.
Si ‘Këshill i Punëve të Jashtme’, ai merret me aktivitetet e
BE-së jashtë kufijve, në pajtim me udhëzimet strategjike të
Këshillit Evropian dhe garanton se aktivitetet e BE-së janë të
logjikshme dhe koherente.
Këshilli për Çështje të Përgjithshme dhe Marrëdhënie të
Jashtme përbëhet nga Ministrat e Punëve të Jashtme.
Takimet e çështjeve të përgjithshme të Këshillit udhëhiqen
nga Presidenca (e radhës), kurse në mbledhjet e çështjeve të
jashtme i udhëheq Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian
për Politikë të Përbashkët të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë.
8. Dhjete konfiguracionet e Keshillit te BE-se
Në varësi të sektorit mblidhen aktualisht ne formatin e:
1. Çështje të përgjithshme (General Affairs - GAC):
2. Punët e jashtme (Foreign Affairs - FAC)
3. Ekonomi dhe financa (Ecofin)
4. Bujqësi dhe peshkim
5. Drejtësi dhe punët e brendshme (JHA)
6. Punësim, politika sociale, shëndetësi dhe konsumatori
7. Konkurrenca
8. Transport, telekomunikacion dhe energji
9. Mjedis
10.Arsim, rini dhe kulturë
9. Presidenca e Këshillit
Presidenca e Këshillit (nuk duhet të ngatërrohet me
Presidentin e Këshillit Evropian) qarkullon mes Shteteve
Anëtare çdo gjashtë muaj.
Përgjegjësia e qeverisë që mban Presidencën është të
organizojë dhe të kryesojë mbledhje të ndryshme të
Këshillit.
Me përjashtim, te Këshillit te Punëve të Jashtme qe
kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme
dhe Siguri, i cili kryen politikën e jashtme në emër të
Këshillit, ne rastet e tjera drejtimin e merr çdo Shtet Anëtar
për një periudhë gjashtë mujore.
10. Presidenca e Këshillit
Në interes të vazhdimësisë të punës të Këshillit, Presidencat
gjashtë mujore punojnë së bashku në grupe me nga tre
presidenca. Këto ekipe (‘trio’) hartojnë program të
përbashkët të punës së Këshillit për një periudhë 18 mujore.
Presidenca ndërrohet më 1 janar dhe 1 korrik te çdo viti:
2008: Sllovenia dhe Franca;
2009: Republika Çeke dhe Suedia;
2010: Spanja dhe Belgjika;
2011: Hungaria dhe Polonia;
2012: Danimarka dhe Qiproja;
2013: Irlanda dhe Lituania,
dhe se fundmi 2014: Greqia e ndjekur nga treshja Itali,
Letoni dhe Luksemburg.
11. Presidenca e Këshillit
Duke marrë parasysh këtë ‘dorëzim’ të shpejtë, çdo
Presidencë bazon aktivitetet e veta në program pune të
miratuar me dy Presidencat e ardhshme, i cili vlen për një
periudhë 18 muajsh (‘Presidenca ekipore’).
Presidenca kryesisht përgjigjet për koordinimin e
përgjithshëm të punës së Këshillit dhe punës së komiteteve.
Në aspektet politike, është gjithashtu me rëndësi, pasi Shteti
Anëtar i cili mban Presidencën e BE-së, gëzon një rol të
përmirësuar në skenën botërore, kurse Shteteve të vogla
Anëtare u jepet mundësia të shoqërohen me ‘aktorët e
mëdhenj’ dhe të lënë gjurmën e tyre në politikën Evropiane.
12. Përgatitja për Mbledhjet e Këshillit
Procedurat e punës të Këshillit, janë të përcaktuara
hollësisht në rregullat e tij procedurale. Në praksë,
aktivitetet e Këshillit artikulohen kryesisht nga puna e tre
strukturave, si vijon:
Ne fakt, për shumë ministra të shteteve anëtare puna në
kuadër të Këshillit përbën një pjesë të konsiderueshme të
detyrave. Meqenëse ata, për shkak të detyrimeve të tyre
kombëtare, nuk mund të jenë në Bruksel vetëm se për pak
kohë, kanë nevojë për mbështetje.
Keshtu puna përgatitore për mbledhjet e Këshillit realizohet
nga dy organe permanente përbrenda strukturës organizative
te tij sic jane: Komiteti i Përfaqësuesve Permanentë dhe
Sekretariati i Pergjithshem.
13. I. Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm
Për këtë është shumë i rëndësishme puna e Komisionit te
Përfaqësuesve të Përhershëm, me seli në Bruksel (COREPER).
COREPER është shkurtim i termit francez të Comité des
Représentants Permanents.
Ai përbëhet nga Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve
anëtare në Bruksel si dhe nga zëvendësit e tyre dhe mblidhet
një herë në javë.
Ky Komision mbikëqyr dhe koordinon edhe punën e rreth 300
komisioneve dhe grupeve të punës, të cilat përbëhen nga
nëpunës të shteteve anëtare qe përgatisin në nivel teknik
dosjet, që u paraqiten COREPER dhe Këshillit.
14. Procedurat e punës se Komisionit te
Përfaqësuesve të Përhershëm
Për të mundësuar të realizuarin e këtyre detyrave ky Komitet
ndahet në:
Coreper I i cili përbëhet nga Zëvendësit e Përfaqësuesve
Permanentë, të cilët kryesisht mbajnë përgjegjësinë për
punën përgatitore lidhur me çështje më teknike, të cilat
trajtohen nga Këshille të ndryshem;
dhe Coreper II i cili përbëhet nga vet Përfaqësuesit
Permanentë, të cilët, në parim, mbajnë përgjegjësinë për të
gjitha çështjet e linjës së veprimit.
15. II. Komiteti Special për Bujqësi - CSA
Bujqësia është një nga fushat që nuk i nënshtrohen kësaj
ndarjeje të detyrave.
Komiteti Special për Bujqësi (njohur si CSA — Comité spécial
de l’Agriculture) u themelua në vitin 1960 per te zhvilluar
detyrat e lidhura me çështjet bujqësore.
16. Procedurat e punës se Coreper-i dhe CSA
Përgatitjet për mbledhjet e Këshillit janë dy llojesh.
Së pari, bëhen përpjekje për të arritur marrëveshje në nivel
të komitetit, në lidhje me çka komitetet mund të
shfrytëzojnë ndihmën e rreth 100 palëve permanente në
sektorë specifikë përbrenda Këshillit.
Së dyti, puna përgatitore duhet të garantojë se çështjet që
duhen diskutuar dhe të vendosen në mbledhjen e Këshillit, të
jenë zgjidhur paraprakisht, dhe të informojnë Këshillin.
Këto qasje të dyfishta reflektohen në agjendën e
mbledhjeve: çështjet për të cilat ka qenë e mundur të
arrihet marrëveshje, referohen si ‘çështjet A’ dhe ato që
janë të pavendosura dhe duhet të diskutohen edhe më tej të
referohen si ‘çështjet B’.
17.
18. III. Sekretaria e Përgjithshme e Këshillit
Sekretaria e Këshillit, e cila përmbledh rreth 3.500 punonjës
siguron ndihmë administrative për Këshillin (si dhe për
Coreper dhe CSA).
Detyrat e saj janë në radhe të parë të natyrës
administrative, që do të thotë se veçanërisht, merret me:
anën teknike të përgatitjeve për mbledhjet e Këshillit
ka detyrë të mundësojë mjetet për përkthim
(përfaqësuesit e Shteteve Anëtare flasin në gjuhën e tyre)
ofron këshillë juridike për Këshillin dhe komitetet
dhe administron buxhetin e Këshillit.
19. Mbledhjet e Këshillit
Mbledhjet e Këshillit i thërret Presidenti që mban
Presidencën (ose Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Punëve
të Jashtme dhe të Sigurisë) në iniciativë të tij, me kërkesë të
njërit nga anëtarët ose me kërkesë të Komisionit Evropian.
Presidenti harton një agjendë për çdo mbledhje, e cila
përbëhet nga Pjesa A dhe Pjesa B.
Këshilli vetëm diskuton dhe merr vendime lidhur me
dokumente dhe propozime që janë në dispozicion në 24
gjuhët zyrtare. Nëse një çështje është urgjente, ky rregull
mund të bëhet i panevojshëm me marrëveshje të njëzëshme.
Kjo vlen edhe për propozimet e ndryshimeve të prezantuara
dhe të diskutuara gjatë mbledhjes.
Mbledhjet në të cilat Këshilli diskuton ose voton propozimet
legjislative, janë të hapura për publikun nepermjet
transmetimi audiovizive direkt ne godinem e Këshillit.
20. Filozofia / Modalitetet e vendimmarrjes se
Këshillit
Sipas Kompromisit të Luksemburgut vendimet fillimisht
merreshin kryesisht në mënyrë unanime.
Por që prej mesit të viteve ’80, dhe para së gjithash që prej
ndryshimeve të mëdha të Marrëveshjes me Mastrihtin,
Amsterdamin dhe Nisën filloi të aplikohet gjithnjë e më
tepër shumica e cilësuar si modalitet vendimmarrjeje.
Traktati i Lisbonës i ka shtrirë më tej fushat në të cilat
vendoset me shumice të cilësuar dhe përveç kësaj, në këtë
kontekst, i vendosi përllogaritjet në shpërndarjen e votave
mbi një bazë krejt të re.
21. Filozofia e vendimmarrjes se Këshillit
Si faktore i rëndësishëm i këtij organi qendror vlen të
përmendet fakti, që puna e tij që prej themelimit te
Komunitetit Evropian për Ekonominë është kristalizuar në
mënyrë të vazhdueshme.
Keshtu që fushat e veçanta politike, që mbulonin këshilla të
ndryshëm ministrash, kanë krijuar gjithmonë e më shumë një
ekzistencë të tyren të mirëpërcaktuar dhe të pavarur.
Për këto arsye në nivelin e shteteve anëtare ka gjithnjë e
më pak koordinim dhe po kështu gjithnjë e më pak një
pozicion gjerman, italian apo britanik.
Ky është ndër të tjera një tregues domethënës i faktit, se sa
shumë politika e shteteve të veçanta anëtare e ka humbur
karakterin e vet si "Politikë e Jashtme" përkundrejt BE.
22. Filozofia e vendimmarrjes se Këshillit
Me kalimin në shumicën e kualifikuar është bërë gjithnjë e
më pak e domosdoshme gjetja e konsensuseve të mëdha,
përfshirës të disa fushave politike, të tipit package deals
(formë e kompensimit të interesave me negociata, tipike për
BE, para së gjithash negociatat në Këshillin Evropian.
Këtu shumë çështje të veçanta nga sektorë të ndryshëm të
politikës, të cilat nuk mund të zgjidhen nga këshilli
kompetent i ministrave, mblidhen dhe formojnë një paketë
të përgjithshme me epërsitë dhe mangësitë për të gjithë.
Kjo paketë pranohet më pas si një e tërë. Delegacionet
kombëtare përkatëse pranojnë në këtë mënyrë mangësitë në
disa sektorë, pasi këto të fundit kompensohen me anë të
epërsive në sektorë të tjerë).
23. Filozofia e vendimmarrjes se Këshillit
Një pasojë shumë e rëndësishme e këtij zhvillimi është, që
në pah dalin se pari elementet specifike të fushave politike
dhe jo ai i shtetit anëtar.
Kjo do të thotë, që linja e ndarjes shkon tanimë përmes
fushave të veçanta dhe gjithnjë e më pak mes shteteve
anëtare.
Dhe këtu mund të shihet edhe një tregues tjetër i karakterit
të veçantë, pikërisht jo më vetëm ndërshtetëror të
bashkëpunimit në BE.
24. Filozofia e vendimmarrjes se Këshillit
Pra me një vlerësimi gjithë përmbledhës mund te thuhet qe
interesat individuale të Shteteve Anëtare dhe interesat e
Unionit balancohen në Këshill.
Edhe pse Shtetet Anëtare kryesisht mbrojnë interesat e veta
në Këshill, anëtarët e tij njëkohësisht janë të obliguar të
marrin parasysh synimet dhe nevojat e Unionit si tërësi.
Këshilli është institucion i Unionit dhe jo Konferencë
Ndërqeveritare.
Rrjedhimisht, ai nuk është treguesi më i vogël i përbashkët
midis Shteteve Anëtare, i cili nevojitet në diskutimet e
Këshillit, por më saktë synon te jete baraspesha e duhur
midis interesave të Unionit dhe Shteteve Anëtare.
25. Llogaritja e votova ne vendim-marrjes
Vendimet në Këshill merren me votim.
Ndërsa disa fusha të politikave të kërkojnë unanimitet (p.sh.
votim unanim në fushat e taksave dhe politikës së jashtme),
për fushat e përzgjedhura të politikave, votimi me shumice
te cilësuar ka ekzistuar që nga fillimi.
Të gjitha Traktatet kanë sjelle ndryshime qe kane synuar
vazhdimisht te zgjeruarin e zonave te politikës për votim nga
unanimiteti me shumicë të cilësuar.
26. Pesha e votave te Shteteve Anëtare
Pyetja e vështire është sa vota për shtet?
Sipas votimit me mazhorancë të kualifikuar, sa më e madhe
është popullata aq më i madh është numri i votave të Shtetit
Anëtar, edhe pse ky sistem është përshtatur për të dhënë më
shumë peshë proporcionalisht për vendet më pak të
populluara.
Metodat e kalkulimit të mazhorancës së kualifikuar ka
ndryshuar në etapa të ndryshme te zgjerimit. Sa herë që
komuniteti u zgjerua, pesha e votimit për anëtarë të rinj
janë definuar dhe kufijtë përshtatur me anë të traktateve të
pranimit.
Keshtu me zgjerimin 1973, numri i votave për shtetet më të
mëdha anëtare u rrit në 4 deri në 10.
27. Pesha e votave me Traktatin e Nisës
Numri maksimal i votave arriti në 29, kur u vendosen pragjet
(i) e përcaktuara në përqindje dhe (ii) kushti i drejtpërdrejtë
të popullsisë, duke kerkuar përmbushjen:
Shumica e vendeve: 50% + një, nëse propozimi i bërë nga
Komisioni; ose tjetër të paktën dy të tretat (66,67%),
dhe Shumica e peshes të votimit: 74%,
dhe Shumica e popullsisë: 62% (kontrolluar vetëm me
kërkesë të një shteti anëtar).
Në terma statistikore gjendja per 2014/2017 përkthehet në:
1. Së paku 15 (ose 18, në qoftë se propozimi nuk është bërë
nga ana e Komisionit) vende,
2. Së paku 260 nga gjithsej 352 peshave të votimit,
3. Të paktën 313,6 mil. te përfaqësuar.
28. Pesha e votave me Traktatin e Lisbones
Me Traktatin e Lisbonës, ky koncepti i votave u braktis në
favor të një "shumicë të dyfishtë", varësisht vetëm për
numrin e shteteve dhe të popullsisë se përfaqësuar.
Traktati i Lisbonës (nga 1 nëntor 2014 e tutje), vendosi
hyrjen në fuqi te sistemit te ri te mazhorancës së dyfishtë,
sipas të cilit mazhoranca e kualifikuar arrihet kur së paku
55% e Shteteve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullatës
së BE-së, votojnë për propozim legjislativ.
Neni 16 i "Traktatit të Bashkimit Evropian", të ndryshuar nga
Traktati i Lisbonës, parashikon që deri më 31 mars 2017,
ndonjë shtet anëtar mund të kërkojë rregullat e Nisës te
përdoren për ndonjë votim te veçante.
29. Parashikimet mbi Pakicat Bllokuese
Për të parandaluar Shtetet Anëtare më pak të populluara të
bllokojnë miratimin e një vendimi, pakica bllokuese duhet të
përbëhet së paku nga katër Shtete Anëtare kundër
propozimit.
Kjo përjashton skenarë ku tre vendet populluar mund të
bllokojnë një vendim kundër 25 të vendeve te tjera. Kjo
rregullat Lisbonës çrrënjoset përdorimin e "artificiale" te
peshës së votimit.
Sistemi plotësohet me një mekanizëm shumë të ngjashëm me
‘kompromisin e Janinës’: nëse pakica bllokuese nuk arrihet,
procesi i vendim-marrjes mund të suspendohet. Në këtë rast,
Këshilli vazhdon me negociata nëse këtë e kërkojnë Anëtarët
e Këshillit që përfaqësojnë së paku 75% të popullatës ose së
paku 75% të numrit të Shteteve Anëtare të nevojshme për
pakicën bllokuese.
30. Vendimet me Unanimitet
Në rast të vendimeve që duhet të merren sidomos në fushat
e ndjeshme politike, për Traktatet është i nevojshëm
unanimitet.
Unanimiteti është i nevojshëm edhe për vendimet lidhur me
çështjet e tatimeve, të drejtat dhe obligimet e të
punësuarve, ndryshimet e dispozitave për shtetësi dhe të
përcaktojë nëse një Shtet Anëtar ka bërë shkelje të
parimeve kushtetuese.
Ai është i nevojshëm edhe për të përcaktuar parimet dhe
udhëzimet në fushën e politikës së përbashkët të punëve
të jashtme dhe sigurisë ose çështjet e bashkëpunimit
policor dhe gjyqësor lidhur me veprat penale.
Miratimi i një vendimi nuk mund të bllokohet me anë të
abstenimit.
31. Veçori në sektorin e Punëve të Jashtme
Por elementet ndërqeveritare vazhdojnë të ekzistojnë në
formë të theksuar në sektorin e Punëve të Jashtme.
Kjo krahas faktorëve të tjerë bën që Këshilli përkatës të
dëshmojë disa karakteristika të veçanta përkundër Këshillave
të tjerë.
Këtu bën pjesë fillimisht fakti, që vendimet merren në
mënyrë unanime.
Ndërsa së dyti që kryesia nuk ndërrohet në ritëm
gjashtëmuajor, por drejtohet në mënyrë permanente nga
Përfaqësuesi i Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë
së BE.
Përfaqësuesi i Lartë – dhe kjo është veçoria e tretë –
ushtron edhe detyrën e Zv. Kryetares së Komisionit Evropian,
pra të një organi përfundimisht mbikombëtar.
33. Biografi e këshilluar për këtë
trajtim Jean Paul Jacqué, E
Drejta Institucionale e
Bashkimit Evropianë, Papirus,
Tirane, 2010, dhe veçanërisht
pjesët qe shkojnë nga faqja 163-
178, 182-183 dhe 222-266.