1. Kur luftoni kundër momentit, ju në të vërtetë luftoni kundër tërë gjithësisë. Në vend të kësaj, mund të vendosni që sot të mos luftoni kundër tërë universit, duke luftuar kundër këtij momenti. Kjo do të thotë se: PRANIMI I KËTIJ MOMENTI DUHET TË JETË I PLOTË DHE TËRËSOR. Ta pranoni botën siç është, e jo ashtu siç do të dëshironit ju të ishte në këtë moment. Kjo është me rëndësi të kuptohet. Mund të dëshironi që bota (dhe të gjitha në jetën lineare) në të ardhmen të duken ndryshe, por në këtë moment duhet ta pranoni siç është.