SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I
LËNDA: BAZAT E PSIKOLOGJISË
DETYRË 2
Zhvillimi moral dhe social - Adoleshenca
PUNOI: Anida Rroshi
PRANOI: Prof.Dr. Bardhyl Musai
Adoleshenca, në kërkim të identitetit
Kush jam unë?
Marrja e vendimit për t’ju përgjigjur kësaj pyetje shënon fillimin e udhëtimit në botën e një
adoleshenti. Ato duhet të kuptojnë se çfarë dinë dhe çfarë nuk dinë për veten e tyre dhe duhet të
vlerësojnë rezistencën e tyre dhe tolerancën ndaj ndryshimit, frikës, preferencës dhe aftësive të tyre.
Për të kuptuar më mirë rolin e kësaj pyetje kam intervistuar një adoleshente (18 vjeçe) duke u bazuar
në modele të ndryshme, për të zbuluar karakterin e saj.
Më poshtë është intervista e zhvilluar:
Kush jam unë?
Unë jam Bruna, gjimnaziste, maturante edhe studente e ardhshme.
Aftësitë e tua:
Për sa i përket aftësive shkencore jam kryesisht e prirur drejt shkencave natyrore,ndërkohëpër sa i
përket jetës sociale mund të them se kam aftësi mjaft të mira komunikuese, abstraguese, kam aftësi
bindëse, pasi jam e aftë që t'i bind të tjerët që t'i shohin gjërat në një këndvështrim tëcaktuar e për më
tepër jam tepër elokuente gjë që më ndihmon në këtë proces.
Vlerat e tua:
Personalisht e konsideroj veten si njeri të sinqertë, me parime morale, të ndershme e që nuk më pëlqen
apo toleroj hipokrezinë edhe mashtrimin. Nga ana tjetër jam tip shumë i shoqërueshëm,shumëe dashur
me shoqet më të afërta edhe e aftë që të sakrifikoj për to.
Vendimipër karrierën tuaj
Për të marrë një vendim të tillë kam marrë parasysh dy kritere: pasionin dhe perspektivën. Në lidhje
me pasionin kam marrë parasysh atë që më bën mua të lumtur, atë që më bën të ndihem mirë.
Nëlidhje me perspektivën, natyrisht që duhet të studiojmë mirë se cilat profesione janë të kërkuara,
cilat mund të kenë prioritet në tregun e punës. Këtë kam bërë edhe unë, por më shumëdo mbështetem
në kriterin e parë pasi është shpesh e vështirë që këto kritere të përputhen, ndaj duhet të zgjedhësh.
Zgjidhja e problemeve personale
Gjatë viteve të shkollës së mesme, duam që të jemi gjithnjë e më të pavarur. Kjo vërehet në veshje, në
diskutime, në mendimet e vlerësimet që shfaqim, në teknikat që përdorim për zgjidhjen e problemeve.
Në përgjithësi problemet e mia i kam zgjidhur me ndihmën e mësueses, psikologes por dhe familja më
ka ndihmuar.
Vlerësimi:
Përgjigjia: “Vlerësimi për mua ka lidhje sidomos me motivimin mësimor. Unë kur ndjehem e
vlerësuar dhe e mbështetur nga faktorë që i vlerësoj të rëndësishëm, nxitem të fitoj energji të reja. Ka
raste ku mund të gaboj dhe të mos vlerësohem, por gjithmonë ka një shans të dytë për tu ndjerë e
vlerësuar sërisht.”
Përfundime
Si përfundim, vajza e intervistuar e ka mjaft të qartë se kush është dhe çfarë kërkon nga jeta. Ajo
ndihet e sigurt në aftësitë e saja dhe mendon se me këto aftësi do arrijë të bëhet e zonja e vetes.
Mënyra se si ajo i zgjidh problemet, dhe mënyra se si ajo i ka raportin me shokët tregon një pjekuri
dhe një maturi në zhvillimin e saj.
Duke u bazuar dhe në intervistën e zhvilluar dola në këto përfundime se adoleshentët:
-
Kanë nevojë për modele.
-
Kanë nevojë për mbështetje ( psikologu shkollor).
-
Nuk duhet ti shtrëngojmë me kode strikte, kanë nevojë për tolerancë.
-
Mospasja e përvojës në situata të ndryshme i bën ata të dështojnë.
-
Duhet tu shpjegojmë pasojat e veprimeve të tyre dhe ti japim atyre njëshans të dytë.
-
Atyre u nevojitet një vend ku të vlerësohen dhe të pranohen ashtu siç janë. Në të kundërt,
bëhen më pak të sigurt në veten e tyre, tregojnë rebelim dhe janë grindavecë.