SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Produkti i Brendshem Bruto (PBB) GDP i Shqiperise 
Produkti I Brendshem Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare 
të prodhuara në një shtet. 
PBB perfshin gjithë prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga 
të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin e një shteti. 
PBB = VSHB + TP + TD - SP 
ku: 
VSHB Vlera e Shtuar Bruto (me çmime bazë) 
TP Taksat mbi Produktet përfshirë Taksën e Vlerës së Shtuar 
TD Taksat doganore 
SP Subvencionet mbi produktet dhe importet 
Tendencat: Me përjashtim të viteve 1990-1991 dhe 1997-1998, ku PBB ka pësuar ulje, në vitet e tjera ky tregues ka patur 
një tendencë rritëse. Rritja reale me e madhe eshte ne vitin 1999, me 14%. 
Ulja reale me e madhe eshte ne vitin 1997, me (11%). 
Minimumi (1991) 16.404,00 
Maksimumi (2009) 1.143.373,00
Treguesi i PBB për Frymë i Shqipërisë Krahasuar me Vendet e Rajonit 
jë nga treguesit e pasurisë së individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, i cili matet si 
raporti i PBB me numrin e popullsisë totale të atij vendi. 
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi PBB për frymë të Shqipërisë krahasuar me vendet e rajonit bazuar në të 
dhënat e siguruara nga Banka Botërore. 
Për t’i bërë të krahasueshme të dhënat me vendet e tjera, PBB për frymë është konvertuar në USD bazuar në kursin 
korrent (aktual) të këmbimit. 
Krahasuar me vendet e rajonit, PBB për frymë paraqitet sipas grafikut: 
Burimi: Banka Botërore 
Analiza dhe komentet: ODA 
Sikurse mund të shikohet nga grafiku, Shqipëria pozicionohet në vendin e parafundit në rajon me një PBB për frymë prej 
3,808 USD (e ndjekur nga Kosova me 2,984 USD). Ndërkohë në vend të parë renditet Greqia (29,240 USD), e ndjekur nga 
Kroacia (14,222 USD), Turqia (8,215 USD), Mali i Zi (6,635 USD), Serbia (5,872 USD), dhe Maqedonia (4,514 USD). 
Treguesi i PBB për Frymë për Shqipërinë 2000-2009 
Edhe pse Shqipëria ka patur një performancë të mirë ekonomike gjatë viteve të fundit, varfëria vazhdon të mbetet e lartë. 
Një nga treguesit për pasurinë e individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, i cili matet si 
raporti i PBB-së me numrin e popullsisë totale të atij vendi. 
Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e PBB për frymë të siguruara nga Banka Botërore. 
Për t’i bërë të krahasueshme të dhënat me vendet e tjera, PBB për frymë është konvertuar në USD. Ekzistojnë dy 
metodologji për matjen e treguesit të PBB për frymë në monedhë të huaj: metoda me kursin korrent (aktual) dhe metoda 
me kursin fiks të një viti të caktuar (në rastin e të dhënave të siguruara nga Banka Botërore, viti i përdorur është viti 2000 
dhe kursi i këmbimit LEK/USD është vleresuar 102.12). 
PBB për frymë në dollarë amerikan (USD) gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ndryshuar sipas grafikut:
Burimi: Banka Botërore 
Analiza dhe komentet: ODA 
Në vitin 2009, PBB për frymë me kursin korrent është 3,808 USD, ndërkohë që e matur me kursin fiks të vitit 2000, është 
1,863 USD. Duhet patur parasysh se arsyeja e ndryshimit midis dy treguesve të PBB për frymë është kursi i këmbimit: 
monedha vendase (LEK) është vlerësuar vazhdimisht ndaj USD-së, me përjashtim të vitit 2009, ku është zhvlerësuar. 
Rritja më e madhe e PBB për frymë në USD e matur me kursin korrent është në vitin 2004 (31.55%), ndërkohë që rritja 
më e ulët është në vitin 2009 (-7.7%). 
Për të eleminuar efektin e kursit të këmbimit, është llogaritur edhe rritja e PBB për frymë me kursin fiks. Në këtë rast, viti 
me rritjen më të madhe të PBB për frymë rezulton viti 2008 (7.13%), dhe ai me rritjen më të ulët, viti 2009 (2.11%). 
Mesatarisht pasuria e një shqiptari është rritur me rreth 5% gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. 
Grafikisht rritja e PBB për frymë paraqitet: 
Burimi: Banka Botërore 
Analiza dhe komentet: ODA
Punoi:Liridon Allaraj

More Related Content

What's hot (6)

Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosovesZhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
Zhvillimet dhe parashikimet e ekonomise se kosoves
 
Algita ekonomi
Algita ekonomiAlgita ekonomi
Algita ekonomi
 
Ekonomi
EkonomiEkonomi
Ekonomi
 
Borxhi
BorxhiBorxhi
Borxhi
 
Kriza Greke dhe Banka Qendrore
Kriza Greke dhe Banka QendroreKriza Greke dhe Banka Qendrore
Kriza Greke dhe Banka Qendrore
 
Prezantimi në "Kriza Ekonomike"
Prezantimi në "Kriza Ekonomike"Prezantimi në "Kriza Ekonomike"
Prezantimi në "Kriza Ekonomike"
 

Biznes Viti Pare

  • 1. Produkti i Brendshem Bruto (PBB) GDP i Shqiperise Produkti I Brendshem Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një shtet. PBB perfshin gjithë prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin e një shteti. PBB = VSHB + TP + TD - SP ku: VSHB Vlera e Shtuar Bruto (me çmime bazë) TP Taksat mbi Produktet përfshirë Taksën e Vlerës së Shtuar TD Taksat doganore SP Subvencionet mbi produktet dhe importet Tendencat: Me përjashtim të viteve 1990-1991 dhe 1997-1998, ku PBB ka pësuar ulje, në vitet e tjera ky tregues ka patur një tendencë rritëse. Rritja reale me e madhe eshte ne vitin 1999, me 14%. Ulja reale me e madhe eshte ne vitin 1997, me (11%). Minimumi (1991) 16.404,00 Maksimumi (2009) 1.143.373,00
  • 2. Treguesi i PBB për Frymë i Shqipërisë Krahasuar me Vendet e Rajonit jë nga treguesit e pasurisë së individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, i cili matet si raporti i PBB me numrin e popullsisë totale të atij vendi. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi PBB për frymë të Shqipërisë krahasuar me vendet e rajonit bazuar në të dhënat e siguruara nga Banka Botërore. Për t’i bërë të krahasueshme të dhënat me vendet e tjera, PBB për frymë është konvertuar në USD bazuar në kursin korrent (aktual) të këmbimit. Krahasuar me vendet e rajonit, PBB për frymë paraqitet sipas grafikut: Burimi: Banka Botërore Analiza dhe komentet: ODA Sikurse mund të shikohet nga grafiku, Shqipëria pozicionohet në vendin e parafundit në rajon me një PBB për frymë prej 3,808 USD (e ndjekur nga Kosova me 2,984 USD). Ndërkohë në vend të parë renditet Greqia (29,240 USD), e ndjekur nga Kroacia (14,222 USD), Turqia (8,215 USD), Mali i Zi (6,635 USD), Serbia (5,872 USD), dhe Maqedonia (4,514 USD). Treguesi i PBB për Frymë për Shqipërinë 2000-2009 Edhe pse Shqipëria ka patur një performancë të mirë ekonomike gjatë viteve të fundit, varfëria vazhdon të mbetet e lartë. Një nga treguesit për pasurinë e individëve të një vendi është Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, i cili matet si raporti i PBB-së me numrin e popullsisë totale të atij vendi. Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e PBB për frymë të siguruara nga Banka Botërore. Për t’i bërë të krahasueshme të dhënat me vendet e tjera, PBB për frymë është konvertuar në USD. Ekzistojnë dy metodologji për matjen e treguesit të PBB për frymë në monedhë të huaj: metoda me kursin korrent (aktual) dhe metoda me kursin fiks të një viti të caktuar (në rastin e të dhënave të siguruara nga Banka Botërore, viti i përdorur është viti 2000 dhe kursi i këmbimit LEK/USD është vleresuar 102.12). PBB për frymë në dollarë amerikan (USD) gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ndryshuar sipas grafikut:
  • 3. Burimi: Banka Botërore Analiza dhe komentet: ODA Në vitin 2009, PBB për frymë me kursin korrent është 3,808 USD, ndërkohë që e matur me kursin fiks të vitit 2000, është 1,863 USD. Duhet patur parasysh se arsyeja e ndryshimit midis dy treguesve të PBB për frymë është kursi i këmbimit: monedha vendase (LEK) është vlerësuar vazhdimisht ndaj USD-së, me përjashtim të vitit 2009, ku është zhvlerësuar. Rritja më e madhe e PBB për frymë në USD e matur me kursin korrent është në vitin 2004 (31.55%), ndërkohë që rritja më e ulët është në vitin 2009 (-7.7%). Për të eleminuar efektin e kursit të këmbimit, është llogaritur edhe rritja e PBB për frymë me kursin fiks. Në këtë rast, viti me rritjen më të madhe të PBB për frymë rezulton viti 2008 (7.13%), dhe ai me rritjen më të ulët, viti 2009 (2.11%). Mesatarisht pasuria e një shqiptari është rritur me rreth 5% gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Grafikisht rritja e PBB për frymë paraqitet: Burimi: Banka Botërore Analiza dhe komentet: ODA