SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
K
jo këshillë është për çdo besimtar dhe bes-
imtare që dëshiron Xhennetin, këto këshilla
nuk janë të mia por janë nga Zoti i botëve dhe
qiejve, i Cili thotë: “Përkufizoe veten tënde
me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes dhe mbrëmje e që
kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq
sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote
dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën prej
përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet,
ngase puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf:28)
Nëse je që dëshiron Xhennetin, kujdesu për
shoqërinë, nëse i shikon ata, të përkujton All-llahun,
nëse të flasin ty, të flasin për çdo punë të mirë dhe të
dobishme, kujdesu dhe ke frikë prej shoqërisë së keqe
dhe të përkujtojë gjithmonë me këtë ajet: “Atë ditë zul-
lumqari do t’i kafshoj duart e veta dhe do të thotë: ‘I
mjerri unë ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O
shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në
të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua
prej asaj’. E djalli është ai që njeriun e humb dhe e len
të vetmuar.” (El-Furkan: 27-29)
Personi në këtë ajet është shoku i keq i cili të thër-
ret në ahengje të muzikës, filma të fëlliqur, gazeta të
ndytura dhe në çdo send që të largon nga respekti dhe
përmendja e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala]
thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë (Ditën e Gjykimit) do
të jenë armiq të njërit-tjetrit, përveç atyre që ishin të
sinqertë në miqësi.” (Ez-Zuhruf: 67)
Çdo i dashur do ta armiqësojë të dashurin e tij,
vetëm ata të cilët janë dashur për hir të All-llahut… çdo
shok do të largohet prej shokut të tij përveç ata që kanë
qenë shoqëria e tyre në respekt ndaj All-llahut [sub-
hanehu ve teala]. Nëse je prej atyre që je sprovuar me
shoqëri që nuk të afron tek All-llahu, largohu prej tash
para se të largohen ata prej ty, por ku dhe kur, sa i për-
ket kohës nuk është e njohur ndërsa vendi është në zjarr:
“Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen e ata që u
prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre
që u shkonin pas) e të gjithë e shohin dënimin dhe
këputen lidhjet e tyre.” (El-Bekare:166)
Nëse shoqëron ndonjë popull
shoqëro më të mirët e tyre
mos shoqëro të mposhturit
e të shkatërrohesh me shkatërrimin e tyre.
Së fundi, lus All-llahun [subhanehu ve teala] që të të
udhëzojë në çdo vepër të mirë dhe të të largojë prej çdo
vepër të keqe. All-llahu t’i faltë mëkatet tua, t’i lehtë-
softë punët e tua, e paqja dhe shpëtimi qoftë mbi
Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve selem].
Porosi e veçantë
Vëlla i dashur! Ti që e përfille fjalën e All-llahut
[subhanehu ve teala]: “… ruani veten dhe familjen tuaj
prej një zjarri lëndë djegëse e të cilët janë njerëzit dhe
gurët.” (Et-Tahrim: 6)
Ti i cili ke vendosur në shtëpine tënde një send të
cilit do t’ia shohësh nesër dëmin e tij, hesht për veprën
të cilës ia din pasojat, kjo letër është prej të dashurit
tënd, që përmallohet për ty, lexo me syrin e drejtësisë,
larg pasimit të epshit, pastaj shiko se çfarë do të veprosh
ti? Kërkoj prej teje që ta lexosh tërësisht duke përkujtu-
ar fjalën e All-llahut: “A nuk është koha që zemrat e
atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut me
atë të vërtetë që zbriti (Kur’an)…” (El-Hadid: 16)
Vëllai im! Të porosis me këto fjalë, të cilat dolën
nga zemra ime, ndoshta arrijnë te zemra jote, janë përzi-
er me shpirtin tim, ndoshta përzihen me shpirtin tënd, e
shkrova me ngjyrë të dashurisë dhe çiltërisë, me këshilla
e përmbushje të emanetit, ndoshta nga shpirti yt i çiltërt
nuk gjen tjetër shtegdalje. Vëlla i dashur, pa dyshim unë
nuk të njoh, por edhe ti nuk më njeh, por ajo që më
shtyri të shkruaj për ty, është ajo që e ke vendosur mbi
shtëpinë tënde, që arrin në re, e përqafon qiellin, e hap
zemrën për çdo mysafir, e përshëndet me duar çdo ard-
hës, e ka drejtuar trupin e tij me çdo krenari e lumturi, e
që ka ngritur kokën me mendjemadhësi dhe mashtrim,
pastaj je ulur brenda në shtëpinë tënde në formën e nde-
jës së tij. Je mbështetur në shtrojë të butë edhe shtrojë
prej mëndafshi, ke urdhëruar që të të sjellin ushqime të
ndryshme si dhe të mbyllen dyert dhe dritaret, pastaj, ke
marrë çelësin e aparatit me dorë dhe e sjell si të duash,
nefsi yt që të urdhëron të thotë: Kush është si ti! Të
shëtitet zemra yte ka të dojë epshi, kjo është bota para
teje, shëtitu në të kah të duash, fillon të shëtitesh dhe
fytyra jote plot buzëqeshje, shikimet e tua hasen në
pamje të zbuluara, jarga jote po rrjedh nëpër shikimet e
turpshme, prej filmit në pjesë teatrale, prej valleve në
këngë, prej mëkateve në mëkate, prej gabimeve të vogla
në gabime të mëdha, shikon në këtë ekran të bardhë gjë
që të bënë pikë të zezë në zemrën tënde, të cilët bëhen
të njëpasnjëshme e kështu zemrën tënde të bardhë e
shndërrojnë në të zezë, e më në fund zemra vdes dhe
mbetet vetëm trupi yt. Pastaj e urren çdo vepër të mirë
dhe dëshiron çdo punë të keqe, largohesh nga mirësia
dhe u afrohesh gjërave të shëmtuara. Në fytyrën tënde
paraqiten gjurmë të rraskapitjes, ngushtim të shpirtit dhe
brenga të thella. Me gjithë këto zbavitje dhe kënaqësi,
jeta jote do të shndërrohet në vështirësi, netët e tua do të
nxihen ndoshta do të ankohesh nga këto mundime, do të
ankohesh prej dilemave dhe gjendjeve të ndërlikuara,
ngase Zoti dhe Mbrojtësi yt thotë: “E kush ia kthen
shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe
në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër.” (Ta
Ha: 124)
Vëlla i dashur! Dije se ti tani i mbyll sytë dhe veshët
që të mos të shohësh dhe dëgjosh asgjë përveç televi-
zorit. Dije se tani po vrapon, e po vrapon, e ti nuk men-
don përveçse për ndonjë film apo bisedë të natës, dhe
nuk mendon vetëm se për zbavitje e dëfrime. Dije se ti
po vrapon, e vrapon, e je i etur, i etur…
E di se ti vrapon pas epsheve dhe i lodhur mundo-
hesh që t’i arrish kënaqësitë shkatërruese. Por, a thua
vëlla i dashur, nuk e di se fundi i kësaj rruge është një
humnerë e thellë dhe e tmerrshme. Vëlla, më lejo që të
ndalem para teje në mes të kësaj rruge dhe të them:
ndalu, ndalu dhe kthehu te Zoti yt. Ruaju nga zjarri,
ruaju nga Xhehennemi, para atij ke tmerre dhe trishtime.
Para vetes ke begati dhe dënim. Para vetes ke gjarprinj
dhe gjëra të trishtueshme. Betohem në All-llahun, Zotin
e vërtetë, nuk do të bëjnë dobi filmat, humbja e kohës
dhe të ndejturit pa nevojë. S’ke dobi prej valles dhe
këngëve. Vëlla i dashur, ndalu me vetveten për një çast
dhe pyetu: deri kur do të vrapoj pas epsheve dhe do të
lodhem pas gjërave të shëmtuara. Sa do të jetoj në këtë
botë? 60, 80, apo 100 vjet, pastaj çfarë? Vdekje, jetë e
amshueshme në kopshtet e begatisë ose në zjarrin e
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
Xhehennemit dhe ujë të nxehtë përvëlues. Vëlla, para-
mendo veten në çastin e vdekjes, kur do të futesh në varr
dhe kur do ta hetosh errësirën e tij, vetminë dhe
ngushtësinë e tij. Përkujto dy melekët të cilët të ulin dhe
të pyesin. Paramendo trupin tënd pas vdekjes, mish i
copëtuar, asht i thyer, është humbur bukuria e trupit dhe
është shndërruar në ushqim për krimbat. Përkujto atë
ditë kur do të dëgjosh britmën e madhe me të cilën do të
jesh i ftuar për qëndrim para All-llahut. Zemra do të
dridhet nga frika, flokët do të zbardhen, e do të dalish
nga varri i pluhurosur këmbëzbathur dhe i zhveshur.
Dridhet toka, kodrat rrafshohen, shmangen sytë prej
tmerrit, hapen fletoret, brengoset i frikësuari. Ndizet
zjarri, mëkatet i kaplojnë njerëzit, shtrihet ura, për-
gatiten kamxhikët, afrohet llogaria, vështirësohet dëni-
mi, dëshmon libri dhe ndërpriten lidhjet. Përkujto se sa
i vogël do të jesh atë ditë, do të jesh i vetmuar me frikën
tënde, me pikëllimin tënd, brengat tua, do të jesh i vet-
muar me mëkatët tua, do të ikësh prej fëmijëve tu, prej
nënës dhe babait, bashkëshortes, prej vëllait... Atë ditë
vendosen peshoret dhe përgatiten librat, sa rrëshqitje do
të jenë të regjistruara në ato libra, sa të mangëta kanë
qenë veprat tua, atë ditë do të ftohesh në mesin e krije-
save. O filan, biri i filanit, dil para All-llahut! Do të
ngritesh i vetmuar, sepse ti je ai që kërkohesh. Përkujto
dobësinë tënde, frikën e madhe, dridhjen e zemrës kur
qëndron para Mbretit të vërtetë. Qëndron para Atij prej
të Cilit ishe duke ikur në këtë botë. Ai vazhdimisht të
thirrte por t’i nuk i përgjigjej. Në dorën tënde e ke librin
i cili ka regjistruar çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël,
do ta lexosh me zë të ulët, me zemër të thyer. Fjalët e tua
janë plot frikë dhe turp, me çfarë fjalë do të përgjigjesh
pyetjeve të Tij, për pasurinë që e humbe, për jetën në të
cilën e kalove, të gjithë kufijtë për syrin mashtrues, për
veshin me të cilin dëgjoje gjëra të ndaluara, me çfarë
këmbë do të qëndrosh para All-llahut, me çfarë sy do të
shikosh dhe me çfarë zemre do të përgjigjesh. Çfarë do
të thuash nesër kur do të pyet: O robi im, pse nuk më
nderove, pse nuk u turpërove prej Meje, pse e harrove
praninë Time, o robi Im, a mendove se Unë nuk të shoh,
a nuk isha Bamirës ndaj teje, a nuk t’i dhash gjithë këto
begati. Vëlla i dashur, përkujto këto çaste të vështira dhe
këto momente të trishtueshme, atë ditë njeriu e harron
shokun e vet, të dashurin e vet, nuk shpëton përpos atij
që vjen me zemër të shëndoshë. Vëlla, ndalu me
vetveten në këtë çast vendimtar dhe dije se shkaku i kri-
jimit tënd në këtë botë është adhurimi. All-llahu thotë:
“Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos
që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56)
Nuk je krijuar për kot, për lojë dhe për tallje. All-
llahu thotë: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk
do të ktheheni ju te Ne?!” (El-Mu’minun: 115)
Vëlla, të drejtohem ty dhe fesë tënde, e cila i ndalon
këto gjëra të shëmtuara, i drejtohem moralit tënd i cili
qëndron larg këtyre epsheve, i drejtohem mendjes tënde
e cila i refuzon këto çmenduri, i drejtohem zemrës tënde
e cila frikohet prej këtyre gjërave shkatërruese, i drejto-
hem xhelozisë tënde e cila e ruan nderin e grave të huaja.
Pra, ndihmoe veten tënde, mbizotëroe dhe largoe këtë
satelit prej shtëpisë tënde, All-llahu [subhanehu ve teala]
do ta zëvëndësojë me diç më të mirë në këtë botë dhe
botën tjetër. Vëlla, nuk i shkrova këto shkronja dhe nuk
i thashë këto fjalë për gjë tjetër vetëm nga frika për
fytyrën tënde të bardhë, që mos të nxihet fytyra jote e
ndritshme në Ditën e Gjykimit, që mos të bëhet errësirë
në trupin tënd të butë, e që të kaploj zjarri i
Xhehennemit.
Ndoshta zemra yte e mirë, e pastër
i pranon këto këshilla
E ndoshta shpirti yt i çiltër i pranon këto porosi.
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-
llahut, Zotit të botërave!
On-line versionin e këtij teksti mund ta gjeni në:
http://www.everteta.cjb.net/
Boton:
Shoqata Qytetare
Klubi Studentor
Rr. Stiv Naumov 7 / 18
Tel. ++389 (02) 223-654
1000 Shkup
PPPPëëëërrrrkkkkuuuuffffiiiizzzzooooeeee
vvvveeee tttt eeee nnnn
tttt ëëëë nnnn ddddeeee !!!!
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr

More Related Content

Viewers also liked

Bai 19 Tao va lam viec voi bang
Bai 19 Tao va lam viec voi bangBai 19 Tao va lam viec voi bang
Bai 19 Tao va lam viec voi bangHòa Hoàng
 
7 สามัญ ภาษาไทย
7 สามัญ ภาษาไทย7 สามัญ ภาษาไทย
7 สามัญ ภาษาไทยCheeses 'Zee
 
Carmen cauja-manejo de word
Carmen cauja-manejo de word Carmen cauja-manejo de word
Carmen cauja-manejo de word Karina Cauja
 
Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ
Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ
Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ Quân Phạm
 
《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...
《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...
《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...DudjomBuddhistAssociation
 
Elvis presentation
Elvis presentationElvis presentation
Elvis presentationJim Curry
 
Slide1 - Co ban HTML5
Slide1 - Co ban HTML5Slide1 - Co ban HTML5
Slide1 - Co ban HTML5Đặng Til
 
SensesClub Platinum - Hanoi 2014
SensesClub Platinum - Hanoi 2014SensesClub Platinum - Hanoi 2014
SensesClub Platinum - Hanoi 2014Pham Minh-Quân
 
3 d pelikulak
3 d pelikulak3 d pelikulak
3 d pelikulakapartieda
 
Revista sh7 01-3
Revista sh7 01-3Revista sh7 01-3
Revista sh7 01-3Perú 2021
 
Schedual resources + h&s
Schedual resources + h&sSchedual resources + h&s
Schedual resources + h&sJakeSellers
 

Viewers also liked (15)

Bai 19 Tao va lam viec voi bang
Bai 19 Tao va lam viec voi bangBai 19 Tao va lam viec voi bang
Bai 19 Tao va lam viec voi bang
 
7 สามัญ ภาษาไทย
7 สามัญ ภาษาไทย7 สามัญ ภาษาไทย
7 สามัญ ภาษาไทย
 
Carmen cauja-manejo de word
Carmen cauja-manejo de word Carmen cauja-manejo de word
Carmen cauja-manejo de word
 
Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ
Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ
Bí quyết gây dựng cơ nghiệp bạc tỷ
 
SMAC
SMACSMAC
SMAC
 
《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...
《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...
《蓮花海》(37) 修行重點金句-修行重點與偏差(四.五)-「迷信」是指「迷失於信仰之中,毫無覺醒及思考的能力,任人擺佈。」的意思-移喜泰賢金剛上師及啤嗎...
 
Africa hiv
Africa  hivAfrica  hiv
Africa hiv
 
Elvis presentation
Elvis presentationElvis presentation
Elvis presentation
 
Resume
ResumeResume
Resume
 
Slide1 - Co ban HTML5
Slide1 - Co ban HTML5Slide1 - Co ban HTML5
Slide1 - Co ban HTML5
 
SensesClub Platinum - Hanoi 2014
SensesClub Platinum - Hanoi 2014SensesClub Platinum - Hanoi 2014
SensesClub Platinum - Hanoi 2014
 
Acuerdo PNV-PSE
Acuerdo PNV-PSEAcuerdo PNV-PSE
Acuerdo PNV-PSE
 
3 d pelikulak
3 d pelikulak3 d pelikulak
3 d pelikulak
 
Revista sh7 01-3
Revista sh7 01-3Revista sh7 01-3
Revista sh7 01-3
 
Schedual resources + h&s
Schedual resources + h&sSchedual resources + h&s
Schedual resources + h&s
 

Similar to Perkufizoeveten

Kthehu te zoti yt .
Kthehu te zoti yt .Kthehu te zoti yt .
Kthehu te zoti yt .Lazi Salihi
 
Kthehute zotiyt.
Kthehute zotiyt.Kthehute zotiyt.
Kthehute zotiyt.FSstudio
 
Shkaqet E Një Vdekjeje Të Zezë
Shkaqet E Një Vdekjeje Të ZezëShkaqet E Një Vdekjeje Të Zezë
Shkaqet E Një Vdekjeje Të ZezëElldini-Upfiek
 
A ka kush qe i pervjele krahet1
A ka kush qe i pervjele krahet1A ka kush qe i pervjele krahet1
A ka kush qe i pervjele krahet1Lazi Salihi
 
MirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliMirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliElldini-Upfiek
 
Muhamed el gazaliu - verejtje dhe keshilla
Muhamed el gazaliu - verejtje dhe keshillaMuhamed el gazaliu - verejtje dhe keshilla
Muhamed el gazaliu - verejtje dhe keshillaLibra Islame
 
Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaLibra Islame
 
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  ShkupKush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit ShkupLazi Salihi
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxORIADAHASA
 
Letër një mikut tim
Letër një mikut timLetër një mikut tim
Letër një mikut timFezga Muci
 

Similar to Perkufizoeveten (12)

Kthehu te zoti yt .
Kthehu te zoti yt .Kthehu te zoti yt .
Kthehu te zoti yt .
 
Kthehute zotiyt.
Kthehute zotiyt.Kthehute zotiyt.
Kthehute zotiyt.
 
Shkaqet E Një Vdekjeje Të Zezë
Shkaqet E Një Vdekjeje Të ZezëShkaqet E Një Vdekjeje Të Zezë
Shkaqet E Një Vdekjeje Të Zezë
 
A ka kush qe i pervjele krahet1
A ka kush qe i pervjele krahet1A ka kush qe i pervjele krahet1
A ka kush qe i pervjele krahet1
 
MirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafiliMirëSevjen Lule TrëNdafili
MirëSevjen Lule TrëNdafili
 
Akakush
AkakushAkakush
Akakush
 
Muhamed el gazaliu - verejtje dhe keshilla
Muhamed el gazaliu - verejtje dhe keshillaMuhamed el gazaliu - verejtje dhe keshilla
Muhamed el gazaliu - verejtje dhe keshilla
 
Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullima
 
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  ShkupKush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit  Shkup
Kush Nderhyn Mes Teje Dhe Pendimit Shkup
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
 
Viti I Ri Apo Plak!!
Viti I Ri Apo Plak!!Viti I Ri Apo Plak!!
Viti I Ri Apo Plak!!
 
Letër një mikut tim
Letër një mikut timLetër një mikut tim
Letër një mikut tim
 

More from FSstudio

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveFSstudio
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017FSstudio
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016FSstudio
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015FSstudio
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per KosoveFSstudio
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
ZekaatulfitriFSstudio
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetFSstudio
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
VepromediturineFSstudio
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionFSstudio
 
Unekamblereveten
UnekamblerevetenUnekamblereveten
UnekamblerevetenFSstudio
 
Unejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitUnejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitFSstudio
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimFSstudio
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminFSstudio
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeFSstudio
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamitFSstudio
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 

More from FSstudio (20)

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosove
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per Kosove
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
Zekaatulfitri
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
 
Xhehenemi
XhehenemiXhehenemi
Xhehenemi
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
Vepromediturine
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzion
 
Unekamblereveten
UnekamblerevetenUnekamblereveten
Unekamblereveten
 
Unejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitUnejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetit
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
Uneemartovaburrintim
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
Tregimiinjestudenteje
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamit
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 

Perkufizoeveten

  • 1. K jo këshillë është për çdo besimtar dhe bes- imtare që dëshiron Xhennetin, këto këshilla nuk janë të mia por janë nga Zoti i botëve dhe qiejve, i Cili thotë: “Përkufizoe veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes dhe mbrëmje e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, ngase puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf:28) Nëse je që dëshiron Xhennetin, kujdesu për shoqërinë, nëse i shikon ata, të përkujton All-llahun, nëse të flasin ty, të flasin për çdo punë të mirë dhe të dobishme, kujdesu dhe ke frikë prej shoqërisë së keqe dhe të përkujtojë gjithmonë me këtë ajet: “Atë ditë zul- lumqari do t’i kafshoj duart e veta dhe do të thotë: ‘I mjerri unë ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj’. E djalli është ai që njeriun e humb dhe e len të vetmuar.” (El-Furkan: 27-29) Personi në këtë ajet është shoku i keq i cili të thër- ret në ahengje të muzikës, filma të fëlliqur, gazeta të ndytura dhe në çdo send që të largon nga respekti dhe përmendja e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë (Ditën e Gjykimit) do të jenë armiq të njërit-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Ez-Zuhruf: 67) Çdo i dashur do ta armiqësojë të dashurin e tij, vetëm ata të cilët janë dashur për hir të All-llahut… çdo shok do të largohet prej shokut të tij përveç ata që kanë qenë shoqëria e tyre në respekt ndaj All-llahut [sub- hanehu ve teala]. Nëse je prej atyre që je sprovuar me shoqëri që nuk të afron tek All-llahu, largohu prej tash para se të largohen ata prej ty, por ku dhe kur, sa i për- ket kohës nuk është e njohur ndërsa vendi është në zjarr: “Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen e ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkonin pas) e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.” (El-Bekare:166) Nëse shoqëron ndonjë popull shoqëro më të mirët e tyre mos shoqëro të mposhturit e të shkatërrohesh me shkatërrimin e tyre. Së fundi, lus All-llahun [subhanehu ve teala] që të të udhëzojë në çdo vepër të mirë dhe të të largojë prej çdo vepër të keqe. All-llahu t’i faltë mëkatet tua, t’i lehtë- softë punët e tua, e paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve selem]. Porosi e veçantë Vëlla i dashur! Ti që e përfille fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: “… ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri lëndë djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim: 6) Ti i cili ke vendosur në shtëpine tënde një send të cilit do t’ia shohësh nesër dëmin e tij, hesht për veprën të cilës ia din pasojat, kjo letër është prej të dashurit tënd, që përmallohet për ty, lexo me syrin e drejtësisë, larg pasimit të epshit, pastaj shiko se çfarë do të veprosh ti? Kërkoj prej teje që ta lexosh tërësisht duke përkujtu- ar fjalën e All-llahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut me atë të vërtetë që zbriti (Kur’an)…” (El-Hadid: 16) Vëllai im! Të porosis me këto fjalë, të cilat dolën nga zemra ime, ndoshta arrijnë te zemra jote, janë përzi- er me shpirtin tim, ndoshta përzihen me shpirtin tënd, e shkrova me ngjyrë të dashurisë dhe çiltërisë, me këshilla e përmbushje të emanetit, ndoshta nga shpirti yt i çiltërt nuk gjen tjetër shtegdalje. Vëlla i dashur, pa dyshim unë nuk të njoh, por edhe ti nuk më njeh, por ajo që më shtyri të shkruaj për ty, është ajo që e ke vendosur mbi shtëpinë tënde, që arrin në re, e përqafon qiellin, e hap zemrën për çdo mysafir, e përshëndet me duar çdo ard- hës, e ka drejtuar trupin e tij me çdo krenari e lumturi, e që ka ngritur kokën me mendjemadhësi dhe mashtrim, pastaj je ulur brenda në shtëpinë tënde në formën e nde- jës së tij. Je mbështetur në shtrojë të butë edhe shtrojë prej mëndafshi, ke urdhëruar që të të sjellin ushqime të ndryshme si dhe të mbyllen dyert dhe dritaret, pastaj, ke marrë çelësin e aparatit me dorë dhe e sjell si të duash, nefsi yt që të urdhëron të thotë: Kush është si ti! Të shëtitet zemra yte ka të dojë epshi, kjo është bota para teje, shëtitu në të kah të duash, fillon të shëtitesh dhe fytyra jote plot buzëqeshje, shikimet e tua hasen në pamje të zbuluara, jarga jote po rrjedh nëpër shikimet e turpshme, prej filmit në pjesë teatrale, prej valleve në këngë, prej mëkateve në mëkate, prej gabimeve të vogla në gabime të mëdha, shikon në këtë ekran të bardhë gjë që të bënë pikë të zezë në zemrën tënde, të cilët bëhen të njëpasnjëshme e kështu zemrën tënde të bardhë e shndërrojnë në të zezë, e më në fund zemra vdes dhe mbetet vetëm trupi yt. Pastaj e urren çdo vepër të mirë dhe dëshiron çdo punë të keqe, largohesh nga mirësia dhe u afrohesh gjërave të shëmtuara. Në fytyrën tënde paraqiten gjurmë të rraskapitjes, ngushtim të shpirtit dhe brenga të thella. Me gjithë këto zbavitje dhe kënaqësi, jeta jote do të shndërrohet në vështirësi, netët e tua do të nxihen ndoshta do të ankohesh nga këto mundime, do të ankohesh prej dilemave dhe gjendjeve të ndërlikuara, ngase Zoti dhe Mbrojtësi yt thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha: 124) Vëlla i dashur! Dije se ti tani i mbyll sytë dhe veshët që të mos të shohësh dhe dëgjosh asgjë përveç televi- zorit. Dije se tani po vrapon, e po vrapon, e ti nuk men- don përveçse për ndonjë film apo bisedë të natës, dhe nuk mendon vetëm se për zbavitje e dëfrime. Dije se ti po vrapon, e vrapon, e je i etur, i etur… E di se ti vrapon pas epsheve dhe i lodhur mundo- hesh që t’i arrish kënaqësitë shkatërruese. Por, a thua vëlla i dashur, nuk e di se fundi i kësaj rruge është një humnerë e thellë dhe e tmerrshme. Vëlla, më lejo që të ndalem para teje në mes të kësaj rruge dhe të them: ndalu, ndalu dhe kthehu te Zoti yt. Ruaju nga zjarri, ruaju nga Xhehennemi, para atij ke tmerre dhe trishtime. Para vetes ke begati dhe dënim. Para vetes ke gjarprinj dhe gjëra të trishtueshme. Betohem në All-llahun, Zotin e vërtetë, nuk do të bëjnë dobi filmat, humbja e kohës dhe të ndejturit pa nevojë. S’ke dobi prej valles dhe këngëve. Vëlla i dashur, ndalu me vetveten për një çast dhe pyetu: deri kur do të vrapoj pas epsheve dhe do të lodhem pas gjërave të shëmtuara. Sa do të jetoj në këtë botë? 60, 80, apo 100 vjet, pastaj çfarë? Vdekje, jetë e amshueshme në kopshtet e begatisë ose në zjarrin e KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
  • 2. Xhehennemit dhe ujë të nxehtë përvëlues. Vëlla, para- mendo veten në çastin e vdekjes, kur do të futesh në varr dhe kur do ta hetosh errësirën e tij, vetminë dhe ngushtësinë e tij. Përkujto dy melekët të cilët të ulin dhe të pyesin. Paramendo trupin tënd pas vdekjes, mish i copëtuar, asht i thyer, është humbur bukuria e trupit dhe është shndërruar në ushqim për krimbat. Përkujto atë ditë kur do të dëgjosh britmën e madhe me të cilën do të jesh i ftuar për qëndrim para All-llahut. Zemra do të dridhet nga frika, flokët do të zbardhen, e do të dalish nga varri i pluhurosur këmbëzbathur dhe i zhveshur. Dridhet toka, kodrat rrafshohen, shmangen sytë prej tmerrit, hapen fletoret, brengoset i frikësuari. Ndizet zjarri, mëkatet i kaplojnë njerëzit, shtrihet ura, për- gatiten kamxhikët, afrohet llogaria, vështirësohet dëni- mi, dëshmon libri dhe ndërpriten lidhjet. Përkujto se sa i vogël do të jesh atë ditë, do të jesh i vetmuar me frikën tënde, me pikëllimin tënd, brengat tua, do të jesh i vet- muar me mëkatët tua, do të ikësh prej fëmijëve tu, prej nënës dhe babait, bashkëshortes, prej vëllait... Atë ditë vendosen peshoret dhe përgatiten librat, sa rrëshqitje do të jenë të regjistruara në ato libra, sa të mangëta kanë qenë veprat tua, atë ditë do të ftohesh në mesin e krije- save. O filan, biri i filanit, dil para All-llahut! Do të ngritesh i vetmuar, sepse ti je ai që kërkohesh. Përkujto dobësinë tënde, frikën e madhe, dridhjen e zemrës kur qëndron para Mbretit të vërtetë. Qëndron para Atij prej të Cilit ishe duke ikur në këtë botë. Ai vazhdimisht të thirrte por t’i nuk i përgjigjej. Në dorën tënde e ke librin i cili ka regjistruar çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, do ta lexosh me zë të ulët, me zemër të thyer. Fjalët e tua janë plot frikë dhe turp, me çfarë fjalë do të përgjigjesh pyetjeve të Tij, për pasurinë që e humbe, për jetën në të cilën e kalove, të gjithë kufijtë për syrin mashtrues, për veshin me të cilin dëgjoje gjëra të ndaluara, me çfarë këmbë do të qëndrosh para All-llahut, me çfarë sy do të shikosh dhe me çfarë zemre do të përgjigjesh. Çfarë do të thuash nesër kur do të pyet: O robi im, pse nuk më nderove, pse nuk u turpërove prej Meje, pse e harrove praninë Time, o robi Im, a mendove se Unë nuk të shoh, a nuk isha Bamirës ndaj teje, a nuk t’i dhash gjithë këto begati. Vëlla i dashur, përkujto këto çaste të vështira dhe këto momente të trishtueshme, atë ditë njeriu e harron shokun e vet, të dashurin e vet, nuk shpëton përpos atij që vjen me zemër të shëndoshë. Vëlla, ndalu me vetveten në këtë çast vendimtar dhe dije se shkaku i kri- jimit tënd në këtë botë është adhurimi. All-llahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56) Nuk je krijuar për kot, për lojë dhe për tallje. All- llahu thotë: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju te Ne?!” (El-Mu’minun: 115) Vëlla, të drejtohem ty dhe fesë tënde, e cila i ndalon këto gjëra të shëmtuara, i drejtohem moralit tënd i cili qëndron larg këtyre epsheve, i drejtohem mendjes tënde e cila i refuzon këto çmenduri, i drejtohem zemrës tënde e cila frikohet prej këtyre gjërave shkatërruese, i drejto- hem xhelozisë tënde e cila e ruan nderin e grave të huaja. Pra, ndihmoe veten tënde, mbizotëroe dhe largoe këtë satelit prej shtëpisë tënde, All-llahu [subhanehu ve teala] do ta zëvëndësojë me diç më të mirë në këtë botë dhe botën tjetër. Vëlla, nuk i shkrova këto shkronja dhe nuk i thashë këto fjalë për gjë tjetër vetëm nga frika për fytyrën tënde të bardhë, që mos të nxihet fytyra jote e ndritshme në Ditën e Gjykimit, që mos të bëhet errësirë në trupin tënd të butë, e që të kaploj zjarri i Xhehennemit. Ndoshta zemra yte e mirë, e pastër i pranon këto këshilla E ndoshta shpirti yt i çiltër i pranon këto porosi. Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All- llahut, Zotit të botërave! On-line versionin e këtij teksti mund ta gjeni në: http://www.everteta.cjb.net/ Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 223-654 1000 Shkup PPPPëëëërrrrkkkkuuuuffffiiiizzzzooooeeee vvvveeee tttt eeee nnnn tttt ëëëë nnnn ddddeeee !!!! KKlluubbii ssttuuddeennttoorr