SlideShare a Scribd company logo
1 of 23
UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES
FAKULTETI EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT
DEPARTAMENTI FINANC –KONTABILITET
DEGA FINANC –BANK
TEMA : SISTEMI DOGANOR NE SHQIPERI
PUNOI :ANA CEMURATI PRANOI:Prof.Dr.ORKIDA TOTOJANI
LULZIME CEMURATI
LEDJAN MAKSUTAJ
OLSA CERA
GISELA LUZI
PERMBAJTJE
1 HYRJE
2 ZHVILLIMI I SISTEMIT DOGANOR NE SHQIPERI PARA DHE PAS VITEVE ’90
3 MISIONI, FUNKSIONET, QELLIMET DHE ORGANIZIMI I ADMINISTRATES DOGANORE
4 ELEMENTET DOGANOR –TERMINOLOGJIA DOGANORE
5 IMPORTI DHE EKSPORTI , AKCIZA , TVSH
6 REGJIMET DOGANORE
7 DETYRIMET DOGANORE
8 E ARDHMJA E DOGANAVE
9 PERFUNDIME
10 REFERENCA
1 Hyrje
• Sematika e fjales Dogane ne kohera dhe vende te ndryshme ka patur kuptime te ndryshme
. Adam Smith në veprën e tij të famshme “Pasuria e kombeve” tregon se dogana, si një
pagesë e zakonshme detyrimesh, ka ekzistuar qysh prej kohëve që nuk mbahen mend. Vet
fjala “doganë” është me origjinë nga persishtja e vjetër dhe do të thotë “Libër ku shënohen
mallrat tranzit”. Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për
detyrë mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që
hyjnë/dalin në/nga territori doganor i atij vendi. Doganat janë një lloj i tatimit sepse kanë
karakteristikat juridike, ekonomike dhe teknike sikurse edhe tatimet. Pra karakteristikë e
doganave është dhënia e detyrueshme e në para në bazë të sovranitetit financiar shtetëror,
doganat janë tatime indirekte. Si rregull, doganat shtrihen në porte dhe në kufinjtë tokësore,
në pikat e kalimit të hekurudhave, në lumenjtë, liqenet e lundrueshme dhe në rrugët ajrore
dhe automobilistike. Ngarkesat e drejtuara për në brendësi të doganës në kufi nuk
kontrollohen kështu që plotësimi i të gjitha formaliteteve doganore bëhet në brendësi të
doganave. Ndërsa taksat doganore janë tatime të tërthorta me anë të të cilave tatohen
artikuj që lejohen të futen nëpërmjet kufirit të një territori të caktuar nën kontrollin e e
institucionit doganor të një vendi. Roli kryesor I takses doganore te importit qendron ne
faktin qe te pengoje ne vend hyrjen e artikujve te huaj dhe te mbroje prodhimin e industrise
dhe produktet e veta bujqesore nga konkurenca e huaj .
.
Pas kesaj eshte trajtuar organizimi I administrates doganore ne 3 departamente :
o Departamenti administrativ
o Departamenti Teknik
o Departamenti operativ /Hetimor
Kriteret qe perdoren per klasifikimin e doganave :
o Sipas drejtimit te qarkullimit te mallrave
o Sipas qellimit te aplikimit
o Sipas menyres se caktimit te obligimit doganor
o Sipas menyres se nxjerrjes se dispozitave mbi doganat
o Sipas lartesise se ngarkese doganore dhe terminologjia doganore ,elementet me te
rendesishme doganore.
2 Zhvillimi i sistemit doganor në Shqipëri para dhe pas viteve
`90
• Në kushtet e krijuara për një kohë të gjatë para ndryshimeve të fillim viteve `90 , shqiptarët
ishin plotësisht të bindur se ata ishin i vetmi vend në botë pa tatime dhe taksa. Sigurisht që
ne, shqiptarët, paguanim tatime dhe taksa, të cilat ishin të “fshehura” në çmimet e
kontrolluara të mallrave dhe shërbimet që ofroheshin nga ndërmarrjet shtetërore. Kjo
periudhë e bëri vërtet të vështirë riprezantimin pas një periudhe 50 vjeçare të një sistemi të
ri tatimor dhe krijimin e një administrate doganore dhe tatimore efiçente. Shqipëria vinte
nga një periudhë post-komuniste ku sistemi i taksave ishte një utopi. Për këtë arsye rruga më
e mirë për të përcaktuar mënyrën e organizimit të sistemit të ri fiskal, do të ishte të
merreshin për bazë modelet europiane të organizimit të sistemit fiskal. Kjo përvojë e vendeve
të zhvilluara duhej t`i drejtonte politikbërësit drejt krijimit të dy strukturave paralele atë
doganore dhe tatimore, sipas specifikave përkatëse duke bërë specifikimet në vjeljen e
taksave direkte dhe indirekte.. U vendos që Administrata Doganore do të vilte gjithçka, pra
çdo taksë që ka lidhje me prodhimin dhe konsumin e brëndshëm. Në këtë mënyrë nuk u
morën në konsideratë dallimi i vendeve të tjera europiane për diferencimin dhe ndarjen e
vjeljes së taksave direkte dhe indirekte dhe në përcaktimin e organeve që do kishin
kompetencë vjeljen e tyre.
Vazhdim …
Kështu Administrata Doganore vilte Taksë Doganore për llogari të vet dhe taksat
e tjera të importit si Tatimi mbi Qarkullimin (sot TVSH në import) dhe gjithashtu
vilte Akcizën në import. Këto të fundit, pra Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Akciza
në import, vileshin për llogari të Administratës Tatimore, ku Administrata
Doganore kishte atributet dhe vepronte me cilësinë e Agjentit Tatimor. Edhe sot
skema e vjeljes së këtyre taskave është e njëjtë, pa dyshim që është shtuar dhe
numri që vjel Administrata Doganore si për llogari të vet ashtu dhe me cilësinë e
Agjentit Tatimor.
Kështu mund të përmendim:
o Akciza, e cila nga data 1 tetor 2012 vilet plotësisht nga Administrata Doganore;
o TVSH;
o Taksa e ambalazhit njëpërdorimësh të qelqit dhe plastikës
o Taksa e karbonit (benzinë, benzol, naftë);
o Taksa e qarkullimit të automjetev të huaja;
Dogana sot
o 3 Misioni I administrates doganore
Autoritetet doganore kanë si përgjegjësi kryesore mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të
Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar për tregtinë e hapur e të drejtë në zbatim të politikave
tregtare dhe atyre të sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare, që ndikojnë në tregti dhe në
sigurinë e të gjithë zinxhirit tregtar dhe për këtë qëllim Autoritetet doganore synojnë mbrojtjen e
interesave financiarë dhe mjedisorë të Republikës së Shqipërisë nga tregtia e padrejtë dhe e
paligjshme, duke mbështetur ndërkohë aktivitetin e ligjshëm të biznesit; garantimin e sigurisë e
të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe të banorëve të saj, si dhe mbrojtjes së mjedisit e,
kur është e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e tjera; mbajtjen e balancës së
duhur ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme.
o Tre misionet themelore :
Misioni fiskal -Misioni fiskal është një nga misionet kryesorë të Administratës Doganore. Ky
mission konsiston në mbledhjen e taksave doganore të mallrave që importohen në Republikën e
Shqipërisë. Në bazë të këtij misioni Administrata Doganore arrin të sigurojë 40 % të të ardhurave
të buxhetit të shtetit.
Misioni Ekonomik-Si organizëm i rëndësishëm i shtetit, doganat, mbrojnë prodhuesit vendas, dhe
stimulojnë importet për sfera të caktuara dhe inkurajon investimet e huaja në vendin tonë.
Instrumentat e përdorura nga Administrata Doganore për ato çka përmenda më sipër janë:
o Zbatimi i niveleve të ndryshme të taksave;
o Tarifat sezonale për prodhimet bujqësore;
o Kontrolli i sistemit të liçencave;
Vazhdim…
Misioni Mbrojtës
Duke patur një mbështetje ligjore të fuqishme, duke qenë e pranishme në pikat e
kalimit të kufirit, duke patur nën vëzhgim zonën kufitare si dhe duke mbajtur nën
kontroll rrjetin rrugor kombëtar, dogana ka një mission të rëndësishëm mbrojtës
që shtrihet në shume fusha:
o Mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik;
o Mbrojtja e shëndetit publik;
o Mbrojtja e pasurisë kulturore kombëtare;
o Ruajtja e moralit publik;
o Mbrojtja e mjedisit;
Vizioni
Vizioni i Administratës Doganore Shqiptare është, të jetë:
o Në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira të BE - së
o Një institucion publik modern, profesional, i paanshëm, i ndershëm, i besueshëm dhe i
pakorruptuar
o Një partner mbështetës i komunitetit tregtar dhe ruajtës efikas i shoqërisë dhe zinxhirit të
furnizimit.
.
Qëllimet e Administratës Doganore
Në rend të parë të qëllimeve të Administratës Doganore është ruajtja e integritetit ekonomik të vendit.
Qëllimet kryesore jane të natyrës:
o Financiare të doganave, me anë të tyre mblidhen mjetet financiare për plotësimin e shpenzimeve
shtetërore;
o Ekonomike të doganave, janë mbrojtja e ekonomisë së vendit;
Funksionet e Administratës Doganore
o Të mbrojë nivelin e arritur si dhe strukturën e zhvillimit ekonomik;
o Të mbrojnë situatën e caktuar të bilancit të pagesave sipas bilancit të pagesave, nëpërmjet bilancit
tregtar;
o Të rregullojë strukturën e nevojshme të importit;
o Të shpërndajë akumulimin ndërmjet prodhuesve, degëve dhe rajoneve të ndryshme;
Organizimi I administrates doganore
Me qëllim përshtatjen në interes të përmbushjes së veprimtarisë administrative, realizimit të misionit
institucional dhe në funksion të rritjes së eficiencës në punë, për t’u përgjigjur sfidave të reja, me
V.K.M nr. 9, datë 11.1.2017 është miratuar struktura e re organizative e Administratës Doganore
Shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përbëhet nga 400 punonjës dhe është e organizuar si
më poshtë:
o Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm;
o Departamenti Administrativ;
o Departamenti Teknik;
o Departamenti Operativ-Hetimor;
o Departamenti i Akcizës;
Organigrama
,
Deget doganore
4 Elementët doganorë – Terminologjia
doganore
o Territori doganor - përfshin territorin tokësor, ujerat territoriale, ujerat e brendshme dhe
o hapësirën ajrore te Republikës se Shqipërisë.
o 2. Vija doganore - përbëhet nga bregdeti, brigjet e liqeneve e te lumenjve kufitare dhe nga
o kufijtë tokësore me shtetet e tjerë.
o 3. Administrate doganore - struktura organike e autoriteteve doganore.
o 4. Zyre doganore - çdo zyre ne te cilën mund te kryhen te gjitha ose një pjese e formaliteteve
qe parashikon legjislacioni doganor.
o 5. Vendim - çdo akt zyrtar i autoriteteve doganore qe ka te beje me normativat doganore qe
rregullojnë një çështje te caktuar, i cili ka pasoja ligjore për një ose disa persona te caktuar
ose te identifikueshëm.
o 6. Status doganor - statusi i mallrave te kategorizuara si mallra shqiptare ose jo shqiptare.
o 9. Borxh doganor - detyrimi qe ka një person për te paguar shumën e detyrimeve te importit
(borxh doganor importi) ose shumën e detyrimeve te eksportit (borxh doganor eksporti), qe
zbatohen për mallra te caktuara sipas dispozitave ne fuqi ne Republikën e Shqipërisë.
o 10. Detyrime importi - detyrimet doganore dhe taksa te tjera qe kane efekt te njëjtë me
detyrimet doganore qe duhen paguar ne importimin e mallrave.
o 11. Detyrime eksporti - detyrimet doganore dhe taksa te tjera qe kane efekt te njëjtë me
detyrimet doganore qe duhen paguar ne eksportimin e mallrave
o 12. Debitor - çdo person qe ka një borxh doganor për te paguar.
Vazhdim…
o 13. Destinacion doganor i mallrave do te thotë:
o a) vendosja e mallrave nen një regjim doganor;
o b) hyrja e tyre ne një zone te lire ose ne një magazine te lire;
o c) rieksportimi i tyre nga territori doganor i Republikës se Shqipërisë;
o d) asgjësimi i tyre;
o e) braktisja dhe kalimi i tyre ne favor te buxhetit te shtetit;
o 14. Regjim doganor do te thotë:
o a) vënia ne qarkullim te lire;
o b) transiti;
o c) magazinimi doganor;
o d) përpunimi aktiv;
o e) përpunimi nen kontroll doganor;
o f) lejimi i përkohshëm;
o g) përpunimi pasiv;
o h) eksportimi.
o 15. Deklarim ne dogane - akti me te cilin një person shpreh, ne format dhe mënyrat e caktuara, vullnetin
për te vendosur mallrat nen një regjim te caktuar doganor.
o 16. Date e pranimit te deklarimit ne dogane - çasti kur behet deklarimi ne dogane dhe pranohet nga zyra
doganore.
o 17. Deklarues - personi qe bën deklarimin ne dogane ne emrin e vet, ose personi ne emër te te cilit behet
deklarimi ne dogane.
o 18. Paraqitje e mallrave ne dogane - njoftimi i autoriteteve doganore, ne mënyrën e parashikuar, për
mbërritjen e mallrave ne zyrën doganore ose ne një vend te caktuar ose te miratuar prej autoriteteve
doganore.
Vazhdim…
o 19. Çlirim i mallrave - akti, me ane te te cilit autoritetet doganore e bëjnë një mall te disponueshem për
qëllimet e parashikuara nga regjimi doganor, te cilit ai mall i ishte nënshtruar.
o 20. Zona doganore përfshin atë pjese te territorit doganor ku veprojnë autoritetet
doganore si dhe te gjitha zonat ku këto autoritete ushtrojnë kontroll ose mbikëqyrje doganore.
5 IMPORTI DHE EKSPORTI AKCIZA TVSH
“Akcizë” është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që
hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.
• Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë:
– produktet energjetike dhe pijet freskuese;
– alkooli dhe pijet alkoolike;
– produktet e duhanit;
– nënproduktet e naftës;
– Kafeja dhe artikujt e kozmetikës;
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm, mbi konsumin e mallrave dhe
shërbimeve. Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen:
o të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit
të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm;
o të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vazhdim…
Importi. Bazuar në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vleren e shtuar” i
ndryshuar, përjashtimi nga TVSH-ja zbatohet kur kemi të bëjmë me:
o import të mallrave në regjimin transit;
o import të mallrave të deklaruara nën regjimin e lejimit të përkohshëm;
o import të mallrave në regjim aktiv;
o import të mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe zhvillimit
të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktoret apo nënkontraktorët;
o importi i kafshëve të gjalla të racës, të ardhura nga donatorët të ndryshëm;
o importi i mallrave të ardhura nga NATO;
o importi i mjeteve të cilat ndihmojnë në integrimin në jetë të invalidëve.
Eksporti. TVSH zbatohet në masen zero përqind për mallra që eksportohen nga territori i
Republikës së Shqipërisë.
Dokumentet që duhen paraqitur në doganë për importimin dhe eksoprtimin e mallrave, në bazë
të neneve 142 dhe 145 të vkm nr 205 datë 13.04.1999 “Për miratimin e dispozitave zbatuese të
Kodit Doganor ”, i ndryshuar, janë si më poshtë :
o Deklaratë doganore;
o Fatura;
o Dokumente transporti;
o Paking listë;
o Dokumentet e nevojshme për zbatimin e regjimit tarifor preferencial ose çdo masë tjetër për
të cilën nuk zbatohen rregullat normative të zbatueshme për mallrat e deklaruara;
o Dokumenetet e nevojshme për zbatimin e masave të politikave tregtare dhe ligjeve të tjera që
rregullojnë eksportimin e mallrave.
6 Regjimet doganore
“Regjim doganor” është një nga regjimet e mëposhtme, nën të cilat mallrat vendosen në përputhje me këtë
Kod:
a) çlirimi për qarkullim të lirë;
b) regjime të posaçme;
c) eksporti.
Klasifikimi I regjimeve doganore:
• Vënia në qarkullim të lirë. Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë, me një nivel të reduktuar ose zero të
detyrimeve të importit, për arsye të përdorimit të veçantë të tyre, do të mbeten nën mbikëqyrjen
doganore. Kjo mbikëqyrje përfundon kur kushtet për përfitimin e nivelit të reduktuar ose zero të
detyrimeve pushojnë së ekzistuari, kur mallrat eksportohen ose shkatërrohen, ose kur lejohet përdorimi i
mallrave për qëllime të ndryshme nga ato të parashikuara për zbatimin e nivelit të reduktuar ose zero të
detyrimit, me kusht që të paguhen detyrimet përkatëse.
• Regjimi i lejimit të përkohshëm bën të mundur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me
përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit dhe pa iu nënshtruar masave të politikave
tregtare, të mallrave jo-shqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, pa pësuar ndryshime, përveç
zhvleftësimit normal për shkak të përdorimit të tyre.
• Regjimi i përpunimit aktiv i referohet një proçedure doganore ku mallrat e importuara drejt Shqipërisë,
ose me origjinë shqiptare, janë të prodhuar ose përpunuar dhe pastaj ri-eksportuar nga Shqipëria në
formën e produktit kompensues. Regjimi i i përpunimit aktiv i lejon prodhuesit importimin e lëndëve të
para ose gjysmë-produkteve të përpunuara, të përjashtuara plotësisht ose pjesërisht nga taksat doganore,
si dhe për prodhimin / proçesin dhe ri-eksportin e produkteve kompensuese të përfunduara. Produkti
origjinal i importuar mund ose nuk mund të jenë i dallueshëm nga produkti përfundimtar.
Vazhdim…
• Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht ngaterritori
doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe
produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të
plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit.
• Rregjimi i Magazinimit lejon ruajtjen në një magazinë me porosi të:
1. mallrave jo shqiptare nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore;
2. mallrat shqiptare, kur dispozitat në fuqi, në rastet e depozitimit të tyre në dogana, kërkojnë
zbatimin e masave në lidhje me eksportin e këtyre mallrave.
Një magazinë doganore mund të jetë publike ose private:
- -Magazina publike janë përdorur për të ruajtur mallrat nga çdo person i interesuar. -
Magazina private janë përdorur për të ruajtur mallrat vetëm nga operatorët depozitues
• Regjimi i tranzitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën, brenda territorit doganor të Republikës
së Shqipërisë:
– të mallrave jo-shqiptare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit
dhedetyrimeve të tjera ose masave të politikës tregtare;
– të mallrave shqiptare, të cilat u nënshtrohen masave për eksportimin e tyre drejt vendeve
të tjera dhe për të cilat janë kryer formalitetet përkatëse doganore për eksport.
Regjimi i tranzitit zbatohet mbi mallrat që kalojnë nëpër territorin e një vendi tjetër, vetëm në qoftë
se:
-një gjë e tillë është parashikuar në një marrëveshje ndërkombëtare;
-transportimi i mallrave nëpër atë vend mbulohet nga një dokument transporti i vetëm, i hartuar në
territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.
Vazhdim…
• Përpunimi nën kontroll doganor lejon importin pa detyrime doganore të mallrave me origjine jo-shqiptare,
përdorimin e tyre në operacione që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave dhe vendosjen në
qarkullim të lirë të produkteve të përftuara si pasojë e këtyre operacioneve, kundrejt pagesës se detyrimeve
përkatëse të importit.
7 Detyrimet doganore
Detyrimet doganore janë një lloj i veçantë i taksave indirekte të cilat paguhen me rastin dhe në kohën e kalimit
të mallrave nëpër kufirin doganor. Nisur nga qëllimi i vendosjes, mënyra e vjeljes si dhe koha aplikimit, e të tjera
kritere mund të bëhen klasifikime të ndryshme të detyrimeve doganore. Lë të shohim disa prej tyre.
• Sipas drejtimit të lëvizjes së mallrave
• Nisur nga drejtimi sipas të cilit lëvizin mallrat, hyjnë apo dalin nga territori doganor, mund të kemi:
• a. Detyrime doganore të importit që vendosen si detyrim për të drejtën e kalimit të kufirit për mallrat që
importohen. Niveli i këtyre detyrimeve përcaktohet nga qëllimet ekonomike apo fiskale për të cilat vendosen
dhe përfaqëson një nga elementët që formojnë atë që quhet tarifë doganore. Ky lloj detyrimesh doganore
është forma më e përhapur që gjendet në të gjitha vendet e botës.
• b. Detyrime doganore të eksportit që vendosen si detyrim për të drejtën e kalimit të kufirit për mallrat që
eksportohen. Të tilla detyrime mund ti vendosen mallrave kombëtare me ofertë të vogël të cilat janë të
kërkuara për konsum lokal (ky është aspekti ekonomik) si dhe mallrave kombëtare me elasticitet të vogël të
kërkesës në tregun e jashtëm.
Sipas qëllimit të vendosjes
a. Detyrimet doganore ekonomike, siç kemi treguar edhe më lart synojnë të rivendosin konkurencën që në
ndonjëfarë mënyrë mund të jetë shtrembëruar. Detyrimet doganore ekonomike mund të jenë disa llojesh në
varësi të qëllimit ekonomik për të cilin janë vendosur.
Vazhdim…
• Detyrimet antidumping që mblidhet mbi mallrat e importuara të cilat janë objekt i dumpingut. Me dumping do
të kuptojmë çdo rast kur mallra të huaja importohen në një vend me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tyre
konkurues në vendin dhe kohën e eksportimit, dhe në qoftë se një import i tillë dëmton ose mund të dëmtojë
prodhimin vendas të mallrave të tillë ose zhvillimin e këtij prodhimi. Siç kemi treguar më lart kjo lloj takse ka
karakter të theksuar ekonomik sepse synon të rivendosë konkurencën e shtembëruar.
• Detyrime kundërbalancuese me të cilat kuptohet një lloj i veçantë takse që mblidhet për qëllime të
kundërbalancimit të subvencioneve që mund të jenë, dhënë drejtpërdrejt ose jo, për krijimin, prodhimin apo
eksportimin e mallrave të caktuar. Ka karakter ekonomik dhe synon të rregullojë konkurrencën e shtrembëruar
nga subvencionet.
• Detyrime kundërpërgjegjëse me të cilat kuptohen mbidetyrime që u shtohen niveleve normale, ose sipas rastit,
që vendosin një taksë të veçantë për mallrat që nuk janë objekt i detyrimeve doganore në përputhje me tarifën
doganore, të cilat vendosen për një periudhë të caktuar si kundërpërgjigje ekonomike kundrejt mallrave që
importohen nga një vend i cili e diskriminon vendin importues në marrëdhëniet ekonomike.
• b. Detyrime doganore sezonale që vendosen për një periudhë të caktuar të vitit e që mblidhen për importimin
e të gjitha mallrave të një natyre të caktuar pavarësisht nga vendi prej nga vijnë apo kanë origjinën. Vendoset
zakonisht për prodhimet bujqësore apo blegtorale dhe është shprehje e një politike të kulluar “proteksioniste”.
Sipas mënyrës së llogaritjes
- 1 Detyrime ad valorem (sipas vlerës) të cilat llogariten në një përqindje të caktuar në tarifën doganore ndaj
vlerës doganore të mallrave që taksohen. Detyra e doganës, në rastet kur zbatohen detyrime ad valorem është të
shqyrtojë nëse vlera doganore e mallrave është përcaktuar në përputhje me rregullat e parashikuara për këtë qëllim
-1 Detyrime specifike, të cilat llogariten sipas një shume monetare fikse, të caktuar në tarifën doganore për çdo
njësi të sasisë së mallrave që taksohen. Njësia mund të jetë e masës apo vëllimit, nuk përjashtohet mundësia edhe
në copë. Në këtë mënyrë llogaritja e këtyre lloj detyrimeve bazohet mbi operacione numërimi, peshimi ose matjeje
duke dhënë rezultate të fiksuara dhe të pandryshueshme për një lloj të caktuar mallrash.
Vazhdim..
Sipas së drejtës së nxjerrjes
1 - Detyrimet doganore autonome nuk kushtëzohen nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare dy ose
shumëpalëshe në fushën e shkëmbimit të mallrave. Këto lloj detyrimesh vendosen sipas nevojave që ka
vendi në një periudhë të caktuar dhe formojnë atë që mund të quhet “tarifa normale”.
2-Detyrimet doganore konvencionale janë të kushtëzuara gjithmonë nga marrëveshjet që mund të
ketë një vend i caktuar me vende të tjera në nivel dy ose shumëpalësh. Ato asnjëherë nuk mund të
vendosen dhe të ndryshohen në mënyrë të njëanshme. Shembuj detyrimesh të tilla janë ato që
zbatohen në të ashtuquajtura Zona të Tregtisë së Lirë.
Sipas lartësisë së nivelit
1- Detyrimet normale janë ato të cilave u korespondon ai nivel takse që zbatohet normalisht për
taksimin e mallrave që shkëmbehen ndërmjet vendeve që nuk kanë lidhje të ngushta dhe të
vazhdueshme tregtare. Në këto raste niveli i taksës është më i larti, sepse synojnë pengimin e futjes së
mallrave nga tregje jo shumë miqsorë. Të tilla mund të jenë vetëm detyrimet jokonvencionale.
2-Detyrimet preferenciale janë detyrimet që zbatohen në nivele të ndryshme, gjithmonë më të ulëta,
se ato normalet si një favor që mund ti jepet një vendi tjetër me të cilën marrëdhëniet tregtare janë të
ngushta dhe të vazhdueshme duke i krijuar mundësinë mallrave të atij vendi për të hyrë më lehtësisht
në tregun e vendit që ka dhënë preferencat. Preferencat mund të jenë reciproke, në nivel dy ose edhe
shumëpalësh, ose të një anshme. Forma më e lartë dhënies së preferencave në nivel shumëpalësh
është arritur me të ashtuquajturin Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave te percaktura në kodin
doganor të një shteti.
8 E ardhmja e doganave
Pas shumë vitesh kur të realizohet ëndrra jonë europiane sipas ligjeve europiane do të realizohet
edhe ajo që quhet liria e qarkullimit të mallrave e cila përfshin :
• Bashkim doganor (eleminim I kufijve dhe detyrimeve doganore );
• Harmonizimi dhe njohja reciproke e standarteve dhe rregullave;
• Harmonizimi i tatimeve dhe taksave;
• Eleminimi i masave kufizuese ekuivalente me taksat;
• Eliminimi masave kufizuese sasiore;
Në bazë të nenit 23 të Traktatit të Komunitetit Europian parshikohet: “Komuniteti bazohet në një
bashkim doganor që përfshin tërësinë e shkëmbimeve të mallrave dhe sjell heqjen mes shteteve
anëtare të taksave doganore të importit dhe eksportit dhe të çdo lloj detyrimi të të njëjtit efekt ,
përdorimin e një tarife doganore të përbashkët në raport me vendet e treta”.
Rruga drejt BE ka vazhduar edhe me ratifikim e Memorandumit tw Mirwkuptimit ndwrmjet
Bashkimit Europian dhe Republikws sw Shqipwrisw nw lidhje me programin e BE-sw “Doganat
2013”.
Pas hyrjes në BE, Shqipëria duhet të zbatojë, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare, “Kodin Doganor
Komunitar” e cili u hartua si zbatim i një legjislacioni të përbashkët doganor në territorin doganor
të Komunitetit, me rregulloren 2913/92 të Këshillit të 12 tetorit 1992. Pra, do të kemi ndryshime
rrënjësorë në sistemin doganor dhe me detyrimet doganore.
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
9 Perfundime
• Dogana ka rëndësi të madhe për procesin e barazpeshës në treg dhe për
stabilitetin e çmineve ashtu siç është edhe instrument për harmonizimin e sistemit
ekonomik të vendit. Ngarkesat e doganave ndihmojnë ruajtjen e stabilitetit të tregut
vendor, i japin përparësi prodhimeve vendase, ndërsa nëpërmjet lehtësirave
doganore që eksportohen stimulohet shtimi i prodhimit vendas dhe qarkullimi i tyre
jashtë vendit.
• Administrata Doganore Shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm për verifikim dhe
vjeljen e detyrimeve doganore që duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe
luftën ndaj veprimtarisë së kontrabandës, shkeljeve dhe trafikut të paligjshëm të
mallrave të ndaluara.
• Si përfundim mund të them se doganat duke qene edhe pararojë e integrimit të
Shqipërisë në Bashkimin Europian, janë në rrugën e duhur për arritjen e qëllimeve
dhe misioneve të saj.
10 Referenca
https://www.noafin.al/buletin/301/proedurat-pr-eksport-dhe-dokumentat-
shoqruese
https://www.dogana.gov.al/dokument/1548/organigrama-2018-dpd
https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_doganor_20.pdf
https://www.dogana.gov.al/

More Related Content

Similar to detyre kursi doganat.pptx

Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Anita Dogani
 
Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-funditLibri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-funditHAMZA SADRIJA
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveMenaxherat
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveFisnik Morina
 
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorePunim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorefatlumhashani
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernALTAX Consulting
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01
Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01
Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01Ministry of Health
 
Bazat e kriminalitetit ekonomik
Bazat e kriminalitetit ekonomikBazat e kriminalitetit ekonomik
Bazat e kriminalitetit ekonomikNasuf GËRMIZAJ
 
Pse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne KosovePse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne KosoveTarget
 
Integrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarIntegrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarVeton Sopjani
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)fatonbajrami1
 
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike MrMarkySweet
 

Similar to detyre kursi doganat.pptx (20)

Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
plan biznesi nga eri
plan biznesi nga eriplan biznesi nga eri
plan biznesi nga eri
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
 
Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-funditLibri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Discussion paper, Joop Vrolijk, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference fo...
Discussion paper, Joop Vrolijk, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference fo...Discussion paper, Joop Vrolijk, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference fo...
Discussion paper, Joop Vrolijk, joint SIGMA ReSPA PIFC regional conference fo...
 
Ligji 03-l-222
Ligji  03-l-222Ligji  03-l-222
Ligji 03-l-222
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i Tatimeve
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
 
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorePunim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01
Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01
Bazatekriminalitetitekonomik 111219032002-phpapp01
 
Bazat e kriminalitetit ekonomik
Bazat e kriminalitetit ekonomikBazat e kriminalitetit ekonomik
Bazat e kriminalitetit ekonomik
 
Pse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne KosovePse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne Kosove
 
Integrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarIntegrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminar
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
 
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
Sistemi i drejtesise ne republiken e kosoves dhe oda ekonomike
 

detyre kursi doganat.pptx

  • 1. UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES FAKULTETI EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT DEPARTAMENTI FINANC –KONTABILITET DEGA FINANC –BANK TEMA : SISTEMI DOGANOR NE SHQIPERI PUNOI :ANA CEMURATI PRANOI:Prof.Dr.ORKIDA TOTOJANI LULZIME CEMURATI LEDJAN MAKSUTAJ OLSA CERA GISELA LUZI
  • 2. PERMBAJTJE 1 HYRJE 2 ZHVILLIMI I SISTEMIT DOGANOR NE SHQIPERI PARA DHE PAS VITEVE ’90 3 MISIONI, FUNKSIONET, QELLIMET DHE ORGANIZIMI I ADMINISTRATES DOGANORE 4 ELEMENTET DOGANOR –TERMINOLOGJIA DOGANORE 5 IMPORTI DHE EKSPORTI , AKCIZA , TVSH 6 REGJIMET DOGANORE 7 DETYRIMET DOGANORE 8 E ARDHMJA E DOGANAVE 9 PERFUNDIME 10 REFERENCA
  • 3. 1 Hyrje • Sematika e fjales Dogane ne kohera dhe vende te ndryshme ka patur kuptime te ndryshme . Adam Smith në veprën e tij të famshme “Pasuria e kombeve” tregon se dogana, si një pagesë e zakonshme detyrimesh, ka ekzistuar qysh prej kohëve që nuk mbahen mend. Vet fjala “doganë” është me origjinë nga persishtja e vjetër dhe do të thotë “Libër ku shënohen mallrat tranzit”. Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për detyrë mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë/dalin në/nga territori doganor i atij vendi. Doganat janë një lloj i tatimit sepse kanë karakteristikat juridike, ekonomike dhe teknike sikurse edhe tatimet. Pra karakteristikë e doganave është dhënia e detyrueshme e në para në bazë të sovranitetit financiar shtetëror, doganat janë tatime indirekte. Si rregull, doganat shtrihen në porte dhe në kufinjtë tokësore, në pikat e kalimit të hekurudhave, në lumenjtë, liqenet e lundrueshme dhe në rrugët ajrore dhe automobilistike. Ngarkesat e drejtuara për në brendësi të doganës në kufi nuk kontrollohen kështu që plotësimi i të gjitha formaliteteve doganore bëhet në brendësi të doganave. Ndërsa taksat doganore janë tatime të tërthorta me anë të të cilave tatohen artikuj që lejohen të futen nëpërmjet kufirit të një territori të caktuar nën kontrollin e e institucionit doganor të një vendi. Roli kryesor I takses doganore te importit qendron ne faktin qe te pengoje ne vend hyrjen e artikujve te huaj dhe te mbroje prodhimin e industrise dhe produktet e veta bujqesore nga konkurenca e huaj .
  • 4. . Pas kesaj eshte trajtuar organizimi I administrates doganore ne 3 departamente : o Departamenti administrativ o Departamenti Teknik o Departamenti operativ /Hetimor Kriteret qe perdoren per klasifikimin e doganave : o Sipas drejtimit te qarkullimit te mallrave o Sipas qellimit te aplikimit o Sipas menyres se caktimit te obligimit doganor o Sipas menyres se nxjerrjes se dispozitave mbi doganat o Sipas lartesise se ngarkese doganore dhe terminologjia doganore ,elementet me te rendesishme doganore.
  • 5. 2 Zhvillimi i sistemit doganor në Shqipëri para dhe pas viteve `90 • Në kushtet e krijuara për një kohë të gjatë para ndryshimeve të fillim viteve `90 , shqiptarët ishin plotësisht të bindur se ata ishin i vetmi vend në botë pa tatime dhe taksa. Sigurisht që ne, shqiptarët, paguanim tatime dhe taksa, të cilat ishin të “fshehura” në çmimet e kontrolluara të mallrave dhe shërbimet që ofroheshin nga ndërmarrjet shtetërore. Kjo periudhë e bëri vërtet të vështirë riprezantimin pas një periudhe 50 vjeçare të një sistemi të ri tatimor dhe krijimin e një administrate doganore dhe tatimore efiçente. Shqipëria vinte nga një periudhë post-komuniste ku sistemi i taksave ishte një utopi. Për këtë arsye rruga më e mirë për të përcaktuar mënyrën e organizimit të sistemit të ri fiskal, do të ishte të merreshin për bazë modelet europiane të organizimit të sistemit fiskal. Kjo përvojë e vendeve të zhvilluara duhej t`i drejtonte politikbërësit drejt krijimit të dy strukturave paralele atë doganore dhe tatimore, sipas specifikave përkatëse duke bërë specifikimet në vjeljen e taksave direkte dhe indirekte.. U vendos që Administrata Doganore do të vilte gjithçka, pra çdo taksë që ka lidhje me prodhimin dhe konsumin e brëndshëm. Në këtë mënyrë nuk u morën në konsideratë dallimi i vendeve të tjera europiane për diferencimin dhe ndarjen e vjeljes së taksave direkte dhe indirekte dhe në përcaktimin e organeve që do kishin kompetencë vjeljen e tyre.
  • 6. Vazhdim … Kështu Administrata Doganore vilte Taksë Doganore për llogari të vet dhe taksat e tjera të importit si Tatimi mbi Qarkullimin (sot TVSH në import) dhe gjithashtu vilte Akcizën në import. Këto të fundit, pra Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Akciza në import, vileshin për llogari të Administratës Tatimore, ku Administrata Doganore kishte atributet dhe vepronte me cilësinë e Agjentit Tatimor. Edhe sot skema e vjeljes së këtyre taskave është e njëjtë, pa dyshim që është shtuar dhe numri që vjel Administrata Doganore si për llogari të vet ashtu dhe me cilësinë e Agjentit Tatimor. Kështu mund të përmendim: o Akciza, e cila nga data 1 tetor 2012 vilet plotësisht nga Administrata Doganore; o TVSH; o Taksa e ambalazhit njëpërdorimësh të qelqit dhe plastikës o Taksa e karbonit (benzinë, benzol, naftë); o Taksa e qarkullimit të automjetev të huaja;
  • 7. Dogana sot o 3 Misioni I administrates doganore Autoritetet doganore kanë si përgjegjësi kryesore mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar për tregtinë e hapur e të drejtë në zbatim të politikave tregtare dhe atyre të sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare, që ndikojnë në tregti dhe në sigurinë e të gjithë zinxhirit tregtar dhe për këtë qëllim Autoritetet doganore synojnë mbrojtjen e interesave financiarë dhe mjedisorë të Republikës së Shqipërisë nga tregtia e padrejtë dhe e paligjshme, duke mbështetur ndërkohë aktivitetin e ligjshëm të biznesit; garantimin e sigurisë e të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe të banorëve të saj, si dhe mbrojtjes së mjedisit e, kur është e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e tjera; mbajtjen e balancës së duhur ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme. o Tre misionet themelore : Misioni fiskal -Misioni fiskal është një nga misionet kryesorë të Administratës Doganore. Ky mission konsiston në mbledhjen e taksave doganore të mallrave që importohen në Republikën e Shqipërisë. Në bazë të këtij misioni Administrata Doganore arrin të sigurojë 40 % të të ardhurave të buxhetit të shtetit. Misioni Ekonomik-Si organizëm i rëndësishëm i shtetit, doganat, mbrojnë prodhuesit vendas, dhe stimulojnë importet për sfera të caktuara dhe inkurajon investimet e huaja në vendin tonë. Instrumentat e përdorura nga Administrata Doganore për ato çka përmenda më sipër janë: o Zbatimi i niveleve të ndryshme të taksave; o Tarifat sezonale për prodhimet bujqësore; o Kontrolli i sistemit të liçencave;
  • 8. Vazhdim… Misioni Mbrojtës Duke patur një mbështetje ligjore të fuqishme, duke qenë e pranishme në pikat e kalimit të kufirit, duke patur nën vëzhgim zonën kufitare si dhe duke mbajtur nën kontroll rrjetin rrugor kombëtar, dogana ka një mission të rëndësishëm mbrojtës që shtrihet në shume fusha: o Mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik; o Mbrojtja e shëndetit publik; o Mbrojtja e pasurisë kulturore kombëtare; o Ruajtja e moralit publik; o Mbrojtja e mjedisit; Vizioni Vizioni i Administratës Doganore Shqiptare është, të jetë: o Në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira të BE - së o Një institucion publik modern, profesional, i paanshëm, i ndershëm, i besueshëm dhe i pakorruptuar o Një partner mbështetës i komunitetit tregtar dhe ruajtës efikas i shoqërisë dhe zinxhirit të furnizimit.
  • 9. . Qëllimet e Administratës Doganore Në rend të parë të qëllimeve të Administratës Doganore është ruajtja e integritetit ekonomik të vendit. Qëllimet kryesore jane të natyrës: o Financiare të doganave, me anë të tyre mblidhen mjetet financiare për plotësimin e shpenzimeve shtetërore; o Ekonomike të doganave, janë mbrojtja e ekonomisë së vendit; Funksionet e Administratës Doganore o Të mbrojë nivelin e arritur si dhe strukturën e zhvillimit ekonomik; o Të mbrojnë situatën e caktuar të bilancit të pagesave sipas bilancit të pagesave, nëpërmjet bilancit tregtar; o Të rregullojë strukturën e nevojshme të importit; o Të shpërndajë akumulimin ndërmjet prodhuesve, degëve dhe rajoneve të ndryshme; Organizimi I administrates doganore Me qëllim përshtatjen në interes të përmbushjes së veprimtarisë administrative, realizimit të misionit institucional dhe në funksion të rritjes së eficiencës në punë, për t’u përgjigjur sfidave të reja, me V.K.M nr. 9, datë 11.1.2017 është miratuar struktura e re organizative e Administratës Doganore Shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përbëhet nga 400 punonjës dhe është e organizuar si më poshtë: o Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; o Departamenti Administrativ; o Departamenti Teknik; o Departamenti Operativ-Hetimor; o Departamenti i Akcizës;
  • 12. 4 Elementët doganorë – Terminologjia doganore o Territori doganor - përfshin territorin tokësor, ujerat territoriale, ujerat e brendshme dhe o hapësirën ajrore te Republikës se Shqipërisë. o 2. Vija doganore - përbëhet nga bregdeti, brigjet e liqeneve e te lumenjve kufitare dhe nga o kufijtë tokësore me shtetet e tjerë. o 3. Administrate doganore - struktura organike e autoriteteve doganore. o 4. Zyre doganore - çdo zyre ne te cilën mund te kryhen te gjitha ose një pjese e formaliteteve qe parashikon legjislacioni doganor. o 5. Vendim - çdo akt zyrtar i autoriteteve doganore qe ka te beje me normativat doganore qe rregullojnë një çështje te caktuar, i cili ka pasoja ligjore për një ose disa persona te caktuar ose te identifikueshëm. o 6. Status doganor - statusi i mallrave te kategorizuara si mallra shqiptare ose jo shqiptare. o 9. Borxh doganor - detyrimi qe ka një person për te paguar shumën e detyrimeve te importit (borxh doganor importi) ose shumën e detyrimeve te eksportit (borxh doganor eksporti), qe zbatohen për mallra te caktuara sipas dispozitave ne fuqi ne Republikën e Shqipërisë. o 10. Detyrime importi - detyrimet doganore dhe taksa te tjera qe kane efekt te njëjtë me detyrimet doganore qe duhen paguar ne importimin e mallrave. o 11. Detyrime eksporti - detyrimet doganore dhe taksa te tjera qe kane efekt te njëjtë me detyrimet doganore qe duhen paguar ne eksportimin e mallrave o 12. Debitor - çdo person qe ka një borxh doganor për te paguar.
  • 13. Vazhdim… o 13. Destinacion doganor i mallrave do te thotë: o a) vendosja e mallrave nen një regjim doganor; o b) hyrja e tyre ne një zone te lire ose ne një magazine te lire; o c) rieksportimi i tyre nga territori doganor i Republikës se Shqipërisë; o d) asgjësimi i tyre; o e) braktisja dhe kalimi i tyre ne favor te buxhetit te shtetit; o 14. Regjim doganor do te thotë: o a) vënia ne qarkullim te lire; o b) transiti; o c) magazinimi doganor; o d) përpunimi aktiv; o e) përpunimi nen kontroll doganor; o f) lejimi i përkohshëm; o g) përpunimi pasiv; o h) eksportimi. o 15. Deklarim ne dogane - akti me te cilin një person shpreh, ne format dhe mënyrat e caktuara, vullnetin për te vendosur mallrat nen një regjim te caktuar doganor. o 16. Date e pranimit te deklarimit ne dogane - çasti kur behet deklarimi ne dogane dhe pranohet nga zyra doganore. o 17. Deklarues - personi qe bën deklarimin ne dogane ne emrin e vet, ose personi ne emër te te cilit behet deklarimi ne dogane. o 18. Paraqitje e mallrave ne dogane - njoftimi i autoriteteve doganore, ne mënyrën e parashikuar, për mbërritjen e mallrave ne zyrën doganore ose ne një vend te caktuar ose te miratuar prej autoriteteve doganore.
  • 14. Vazhdim… o 19. Çlirim i mallrave - akti, me ane te te cilit autoritetet doganore e bëjnë një mall te disponueshem për qëllimet e parashikuara nga regjimi doganor, te cilit ai mall i ishte nënshtruar. o 20. Zona doganore përfshin atë pjese te territorit doganor ku veprojnë autoritetet doganore si dhe te gjitha zonat ku këto autoritete ushtrojnë kontroll ose mbikëqyrje doganore. 5 IMPORTI DHE EKSPORTI AKCIZA TVSH “Akcizë” është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. • Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë: – produktet energjetike dhe pijet freskuese; – alkooli dhe pijet alkoolike; – produktet e duhanit; – nënproduktet e naftës; – Kafeja dhe artikujt e kozmetikës; Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm, mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve. Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen: o të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm; o të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • 15. Vazhdim… Importi. Bazuar në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vleren e shtuar” i ndryshuar, përjashtimi nga TVSH-ja zbatohet kur kemi të bëjmë me: o import të mallrave në regjimin transit; o import të mallrave të deklaruara nën regjimin e lejimit të përkohshëm; o import të mallrave në regjim aktiv; o import të mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktoret apo nënkontraktorët; o importi i kafshëve të gjalla të racës, të ardhura nga donatorët të ndryshëm; o importi i mallrave të ardhura nga NATO; o importi i mjeteve të cilat ndihmojnë në integrimin në jetë të invalidëve. Eksporti. TVSH zbatohet në masen zero përqind për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë. Dokumentet që duhen paraqitur në doganë për importimin dhe eksoprtimin e mallrave, në bazë të neneve 142 dhe 145 të vkm nr 205 datë 13.04.1999 “Për miratimin e dispozitave zbatuese të Kodit Doganor ”, i ndryshuar, janë si më poshtë : o Deklaratë doganore; o Fatura; o Dokumente transporti; o Paking listë; o Dokumentet e nevojshme për zbatimin e regjimit tarifor preferencial ose çdo masë tjetër për të cilën nuk zbatohen rregullat normative të zbatueshme për mallrat e deklaruara; o Dokumenetet e nevojshme për zbatimin e masave të politikave tregtare dhe ligjeve të tjera që rregullojnë eksportimin e mallrave.
  • 16. 6 Regjimet doganore “Regjim doganor” është një nga regjimet e mëposhtme, nën të cilat mallrat vendosen në përputhje me këtë Kod: a) çlirimi për qarkullim të lirë; b) regjime të posaçme; c) eksporti. Klasifikimi I regjimeve doganore: • Vënia në qarkullim të lirë. Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë, me një nivel të reduktuar ose zero të detyrimeve të importit, për arsye të përdorimit të veçantë të tyre, do të mbeten nën mbikëqyrjen doganore. Kjo mbikëqyrje përfundon kur kushtet për përfitimin e nivelit të reduktuar ose zero të detyrimeve pushojnë së ekzistuari, kur mallrat eksportohen ose shkatërrohen, ose kur lejohet përdorimi i mallrave për qëllime të ndryshme nga ato të parashikuara për zbatimin e nivelit të reduktuar ose zero të detyrimit, me kusht që të paguhen detyrimet përkatëse. • Regjimi i lejimit të përkohshëm bën të mundur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit dhe pa iu nënshtruar masave të politikave tregtare, të mallrave jo-shqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, pa pësuar ndryshime, përveç zhvleftësimit normal për shkak të përdorimit të tyre. • Regjimi i përpunimit aktiv i referohet një proçedure doganore ku mallrat e importuara drejt Shqipërisë, ose me origjinë shqiptare, janë të prodhuar ose përpunuar dhe pastaj ri-eksportuar nga Shqipëria në formën e produktit kompensues. Regjimi i i përpunimit aktiv i lejon prodhuesit importimin e lëndëve të para ose gjysmë-produkteve të përpunuara, të përjashtuara plotësisht ose pjesërisht nga taksat doganore, si dhe për prodhimin / proçesin dhe ri-eksportin e produkteve kompensuese të përfunduara. Produkti origjinal i importuar mund ose nuk mund të jenë i dallueshëm nga produkti përfundimtar.
  • 17. Vazhdim… • Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht ngaterritori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit. • Rregjimi i Magazinimit lejon ruajtjen në një magazinë me porosi të: 1. mallrave jo shqiptare nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore; 2. mallrat shqiptare, kur dispozitat në fuqi, në rastet e depozitimit të tyre në dogana, kërkojnë zbatimin e masave në lidhje me eksportin e këtyre mallrave. Një magazinë doganore mund të jetë publike ose private: - -Magazina publike janë përdorur për të ruajtur mallrat nga çdo person i interesuar. - Magazina private janë përdorur për të ruajtur mallrat vetëm nga operatorët depozitues • Regjimi i tranzitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën, brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë: – të mallrave jo-shqiptare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit dhedetyrimeve të tjera ose masave të politikës tregtare; – të mallrave shqiptare, të cilat u nënshtrohen masave për eksportimin e tyre drejt vendeve të tjera dhe për të cilat janë kryer formalitetet përkatëse doganore për eksport. Regjimi i tranzitit zbatohet mbi mallrat që kalojnë nëpër territorin e një vendi tjetër, vetëm në qoftë se: -një gjë e tillë është parashikuar në një marrëveshje ndërkombëtare; -transportimi i mallrave nëpër atë vend mbulohet nga një dokument transporti i vetëm, i hartuar në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.
  • 18. Vazhdim… • Përpunimi nën kontroll doganor lejon importin pa detyrime doganore të mallrave me origjine jo-shqiptare, përdorimin e tyre në operacione që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave dhe vendosjen në qarkullim të lirë të produkteve të përftuara si pasojë e këtyre operacioneve, kundrejt pagesës se detyrimeve përkatëse të importit. 7 Detyrimet doganore Detyrimet doganore janë një lloj i veçantë i taksave indirekte të cilat paguhen me rastin dhe në kohën e kalimit të mallrave nëpër kufirin doganor. Nisur nga qëllimi i vendosjes, mënyra e vjeljes si dhe koha aplikimit, e të tjera kritere mund të bëhen klasifikime të ndryshme të detyrimeve doganore. Lë të shohim disa prej tyre. • Sipas drejtimit të lëvizjes së mallrave • Nisur nga drejtimi sipas të cilit lëvizin mallrat, hyjnë apo dalin nga territori doganor, mund të kemi: • a. Detyrime doganore të importit që vendosen si detyrim për të drejtën e kalimit të kufirit për mallrat që importohen. Niveli i këtyre detyrimeve përcaktohet nga qëllimet ekonomike apo fiskale për të cilat vendosen dhe përfaqëson një nga elementët që formojnë atë që quhet tarifë doganore. Ky lloj detyrimesh doganore është forma më e përhapur që gjendet në të gjitha vendet e botës. • b. Detyrime doganore të eksportit që vendosen si detyrim për të drejtën e kalimit të kufirit për mallrat që eksportohen. Të tilla detyrime mund ti vendosen mallrave kombëtare me ofertë të vogël të cilat janë të kërkuara për konsum lokal (ky është aspekti ekonomik) si dhe mallrave kombëtare me elasticitet të vogël të kërkesës në tregun e jashtëm. Sipas qëllimit të vendosjes a. Detyrimet doganore ekonomike, siç kemi treguar edhe më lart synojnë të rivendosin konkurencën që në ndonjëfarë mënyrë mund të jetë shtrembëruar. Detyrimet doganore ekonomike mund të jenë disa llojesh në varësi të qëllimit ekonomik për të cilin janë vendosur.
  • 19. Vazhdim… • Detyrimet antidumping që mblidhet mbi mallrat e importuara të cilat janë objekt i dumpingut. Me dumping do të kuptojmë çdo rast kur mallra të huaja importohen në një vend me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tyre konkurues në vendin dhe kohën e eksportimit, dhe në qoftë se një import i tillë dëmton ose mund të dëmtojë prodhimin vendas të mallrave të tillë ose zhvillimin e këtij prodhimi. Siç kemi treguar më lart kjo lloj takse ka karakter të theksuar ekonomik sepse synon të rivendosë konkurencën e shtembëruar. • Detyrime kundërbalancuese me të cilat kuptohet një lloj i veçantë takse që mblidhet për qëllime të kundërbalancimit të subvencioneve që mund të jenë, dhënë drejtpërdrejt ose jo, për krijimin, prodhimin apo eksportimin e mallrave të caktuar. Ka karakter ekonomik dhe synon të rregullojë konkurrencën e shtrembëruar nga subvencionet. • Detyrime kundërpërgjegjëse me të cilat kuptohen mbidetyrime që u shtohen niveleve normale, ose sipas rastit, që vendosin një taksë të veçantë për mallrat që nuk janë objekt i detyrimeve doganore në përputhje me tarifën doganore, të cilat vendosen për një periudhë të caktuar si kundërpërgjigje ekonomike kundrejt mallrave që importohen nga një vend i cili e diskriminon vendin importues në marrëdhëniet ekonomike. • b. Detyrime doganore sezonale që vendosen për një periudhë të caktuar të vitit e që mblidhen për importimin e të gjitha mallrave të një natyre të caktuar pavarësisht nga vendi prej nga vijnë apo kanë origjinën. Vendoset zakonisht për prodhimet bujqësore apo blegtorale dhe është shprehje e një politike të kulluar “proteksioniste”. Sipas mënyrës së llogaritjes - 1 Detyrime ad valorem (sipas vlerës) të cilat llogariten në një përqindje të caktuar në tarifën doganore ndaj vlerës doganore të mallrave që taksohen. Detyra e doganës, në rastet kur zbatohen detyrime ad valorem është të shqyrtojë nëse vlera doganore e mallrave është përcaktuar në përputhje me rregullat e parashikuara për këtë qëllim -1 Detyrime specifike, të cilat llogariten sipas një shume monetare fikse, të caktuar në tarifën doganore për çdo njësi të sasisë së mallrave që taksohen. Njësia mund të jetë e masës apo vëllimit, nuk përjashtohet mundësia edhe në copë. Në këtë mënyrë llogaritja e këtyre lloj detyrimeve bazohet mbi operacione numërimi, peshimi ose matjeje duke dhënë rezultate të fiksuara dhe të pandryshueshme për një lloj të caktuar mallrash.
  • 20. Vazhdim.. Sipas së drejtës së nxjerrjes 1 - Detyrimet doganore autonome nuk kushtëzohen nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare dy ose shumëpalëshe në fushën e shkëmbimit të mallrave. Këto lloj detyrimesh vendosen sipas nevojave që ka vendi në një periudhë të caktuar dhe formojnë atë që mund të quhet “tarifa normale”. 2-Detyrimet doganore konvencionale janë të kushtëzuara gjithmonë nga marrëveshjet që mund të ketë një vend i caktuar me vende të tjera në nivel dy ose shumëpalësh. Ato asnjëherë nuk mund të vendosen dhe të ndryshohen në mënyrë të njëanshme. Shembuj detyrimesh të tilla janë ato që zbatohen në të ashtuquajtura Zona të Tregtisë së Lirë. Sipas lartësisë së nivelit 1- Detyrimet normale janë ato të cilave u korespondon ai nivel takse që zbatohet normalisht për taksimin e mallrave që shkëmbehen ndërmjet vendeve që nuk kanë lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme tregtare. Në këto raste niveli i taksës është më i larti, sepse synojnë pengimin e futjes së mallrave nga tregje jo shumë miqsorë. Të tilla mund të jenë vetëm detyrimet jokonvencionale. 2-Detyrimet preferenciale janë detyrimet që zbatohen në nivele të ndryshme, gjithmonë më të ulëta, se ato normalet si një favor që mund ti jepet një vendi tjetër me të cilën marrëdhëniet tregtare janë të ngushta dhe të vazhdueshme duke i krijuar mundësinë mallrave të atij vendi për të hyrë më lehtësisht në tregun e vendit që ka dhënë preferencat. Preferencat mund të jenë reciproke, në nivel dy ose edhe shumëpalësh, ose të një anshme. Forma më e lartë dhënies së preferencave në nivel shumëpalësh është arritur me të ashtuquajturin Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave te percaktura në kodin doganor të një shteti.
  • 21. 8 E ardhmja e doganave Pas shumë vitesh kur të realizohet ëndrra jonë europiane sipas ligjeve europiane do të realizohet edhe ajo që quhet liria e qarkullimit të mallrave e cila përfshin : • Bashkim doganor (eleminim I kufijve dhe detyrimeve doganore ); • Harmonizimi dhe njohja reciproke e standarteve dhe rregullave; • Harmonizimi i tatimeve dhe taksave; • Eleminimi i masave kufizuese ekuivalente me taksat; • Eliminimi masave kufizuese sasiore; Në bazë të nenit 23 të Traktatit të Komunitetit Europian parshikohet: “Komuniteti bazohet në një bashkim doganor që përfshin tërësinë e shkëmbimeve të mallrave dhe sjell heqjen mes shteteve anëtare të taksave doganore të importit dhe eksportit dhe të çdo lloj detyrimi të të njëjtit efekt , përdorimin e një tarife doganore të përbashkët në raport me vendet e treta”. Rruga drejt BE ka vazhduar edhe me ratifikim e Memorandumit tw Mirwkuptimit ndwrmjet Bashkimit Europian dhe Republikws sw Shqipwrisw nw lidhje me programin e BE-sw “Doganat 2013”. Pas hyrjes në BE, Shqipëria duhet të zbatojë, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare, “Kodin Doganor Komunitar” e cili u hartua si zbatim i një legjislacioni të përbashkët doganor në territorin doganor të Komunitetit, me rregulloren 2913/92 të Këshillit të 12 tetorit 1992. Pra, do të kemi ndryshime rrënjësorë në sistemin doganor dhe me detyrimet doganore. • • • • • • • • • • •
  • 22. 9 Perfundime • Dogana ka rëndësi të madhe për procesin e barazpeshës në treg dhe për stabilitetin e çmineve ashtu siç është edhe instrument për harmonizimin e sistemit ekonomik të vendit. Ngarkesat e doganave ndihmojnë ruajtjen e stabilitetit të tregut vendor, i japin përparësi prodhimeve vendase, ndërsa nëpërmjet lehtësirave doganore që eksportohen stimulohet shtimi i prodhimit vendas dhe qarkullimi i tyre jashtë vendit. • Administrata Doganore Shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm për verifikim dhe vjeljen e detyrimeve doganore që duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe luftën ndaj veprimtarisë së kontrabandës, shkeljeve dhe trafikut të paligjshëm të mallrave të ndaluara. • Si përfundim mund të them se doganat duke qene edhe pararojë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, janë në rrugën e duhur për arritjen e qëllimeve dhe misioneve të saj.