SlideShare a Scribd company logo
1 of 20
Download to read offline
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 1
AL-Tax Center
Dokumente Fiskale,
Nr. 2015/03/02
www.al-tax.org
altax@constultant.com
Datë 26.03.2015
Tiranë, Shqipëri
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri
Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit
Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 2
©AL-TAX Dokumente fiskale
Mars 2015
Përgatitja dhe shpërndarja
Gjokutaj
ALTax Center
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri
Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit
Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit
PËRMBLEDHJE
Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton për herë të tretë, llogaritjen e barrës tatimore, për
secilin rajon në Shqipëri duke bërë edhe klasifikimin për barrën më të ulët dhe barrën tatimore më të lartë.
Kjo barrë tatimore krahasohet edhe ne aspektin ndërkombëtar me vende te rajonit ballkanik.
Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së politikës dhe studiusve, medias, si dhe
kritikëve që mund të rezervojnë komente për vlerësimin apo kanë pyetje në lidhje me llogaritjet dhe faktet e
prezantuara në dokument.
Të dhënat e përdorura për llogaritjet janë marrë nga burime Brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe u përdorën për
të krahasuar dhe shërbyer si referencë kryesore për prezantimin.
Fjalë kyç: barra tatimore, Shqipëria, tatime, taksa, TVSh, rajon, norma tatimore, Ballkan, 2015, liria fiskale
Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të
kthehet në një burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose përta përdorur në funksion të politikave për tatimet në
zbatimin e praktikave të tyre.
Autorësia është e ©AL-TAX.
Kushdo që do të përdorë të dhëna nga ky material, kërkohet të shënojë autorësinë si referencë në materialet
që do të përdorë.
Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org
Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te altax@consultant.com
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 3
Terma dhe përkufizime
Barrë Tatimore
Shuma totale e tatimeve të paguara dhe detyrimeve doganore dhe sigurimet
shoqërore, sipas bazës të të ardhurës të tatimit përkatës (tatimet mbi kapitalin, mbi
punën dhe tatimet mbi konsumin) nga një grup i caktuar tatimpaguesish, industrie,
rajoni, shteti etj., të krahasueshme me çfarë paguajnë grupet, industritë, rajonet,
shtetet, etj.
Norma tatimore
totale
Norma tatimore totale mat shumen e tatimeve dhe taksave dhe kontributeve te
detyrueshme per tu paguar nga bizneset pas llogaritjes se zbritjeve te lejueshme dhe
perjashtimeve si pjese e fitimit tregtar. Tatimet ne burim (te tilla si tatimi mbi pagen)
ose taksat dhe tatimet e mbledhura me agjent tatimor (te tilla si TVSH, tatimi mbi
shitjen) jane te perjashtuara.
Tatimet mbi të
ardhurat
Një tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim
mbi individët (ku ai mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose tatim
mbi të ardhurat individuale), ai gjithashtu përdoret në disa vende për një tatim mbi
personat juridikë, si p.sh. shoqëritë.
Tatimi përgjithësisht zbatohet në bazë vjetore, d.m.th. mbi të ardhura të nxjerra në,
ose lidhur me, një vit fiskal të caktuar.
Mund të dallohen dy sisteme kryesore të tatimit mbi të ardhurat: një sistem tatimor
global dhe një sistem tatimor tabelar mbi të ardhurat. Megjithatë, edhe në sistemet e
tatimit global, në pikëpamjen e përkufizimeve të ndryshme teorike të të ardhurave,
shumica e vendeve i specifikojnë postet që përbëjnë të ardhura për qëllime tatimore.
Shkallët e tatimit mbi të ardhurat mund të zbatohen me shkallë progresive ku shkalla e
tatimit rritet me rritjen e të ardhurave ose me shkallë fikse. Mund gjithashtu të
vendoset një mbipagesë.
Shumica e vendeve vendosin tatim mbi të ardhurat për totalin e të ardhurave në shkallë
botërore të rezidentëve dhe për të ardhurat nga burime brenda vendit në rastin e
jorezidentëve. Disa vende, megjithatë, e kufizojnë tatimin mbi të ardhurat në të
ardhurat me burim të brendshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët sipas
parimit të territorit.
Tatimi mbi punën Në këtë grup përfshihen tatimet që lidhen drejpërdrejt me të ardhurat e krijuara nga
puna. Të ardhura të tilla janë tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributi i
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto
Tatim mbi
kapitalin
Termi përdoret për qëllime statistikore nga Kombet e Bashkuara për t’iu referuar
“detyrimeve kapitale (d.m.th. ato tatime të vendosura në intervale të parregullta dhe
shumë të rralla mbi vlerat e aktiveve ose pasurinë neto në pronësi të njësive
institucionale) dhe tatimeve mbi transferimet e kapitalit (d.m.th. tatimet mbi vlerat e
aktiveve të transferuara ndërmjet njësive institucionale si rezultat i trashëgimisë,
dhurimeve me gjallje (inter vivos) (d.m.th. kur donatori është gjallë) ose transferime të
tjera”.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 4
PËRMBAJTJA
Përshkrim Faqe 5
I Barra tatimore në Ballkan Faqe 7
II Barra Tatimore në Shqipëri Faqe 10
Pesha e të ardhurave tatimore rajonale ndaj prodhimit të brendshëm Faqe 13
Llogaritja e barrës tatimore për rajonet Faqe 14
Rajonet me barrën tatimore më të ulët Faqe 15
Rajonet me barrën tatimore më të lartë Faqe 15
Indeksi i Lirisë Fiskale 2015 - Metodologjia Faqe 16
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Ballkan Faqe 16
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Faqe 17
Përmbledhje Faqe 18
SHTOJCA Faqe 19
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 5
Përshkrim
Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax Center për llogaritjen e
Ditës së Lirisë Fiskale, 2015. Të dhënat e përdorura i përkasin realizimit të vitit 2014. Një vlerësim i kësaj natyre
bëhet për here të tretë në Shqipëri dhe është duke u futur në rrugën e traditës nga qendra ALTax në ambientin
ekonomik-fiskal shqiptar. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri rajon në tjetrin, duke
treguar për aftësinë që duhet të kenë në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me rajone të ngjashme,
në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore. Nga ana tjetër, secili qytetar që
është kontributor në buxhetin e shtetit duhet të njihet se si është barra që mban në raport me qytetarët në
rajonet e tjera shqiptare dhe ballkanike.
Llogaritja e barrës tatimore është vlerë e shtuar në debatin mbi transparencën fiskale, duke u mundësuar
politikëbërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të krahasuar shpërndarjen e
barrës tatimore. Renditja sipas barrës fiskale jep mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe
politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike. Kjo analizë,
sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë,
dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë duhet të
ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.
Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët
dhe jo rezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të procedurave tatimore.
Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga
administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që
administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar.
Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata
janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të përfshira sipas
adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e
administrimit tatimor.
Të dhënat statistikore për qarqet janë objekt edhe i analizave, sipas krahasimit të të dhënave të programeve
buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 6
Prezantimi i të dhënave mbi prodhimin e brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbi
informacionin që gjendet në raportet e Fondit Monetar (Country Report), te i cili gjenden tabela, analiza dhe
projeksione për të dhënat makro për vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2014. Për Shqipërinë, të
dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Instituti i Statistikave, ndërsa të dhënat makro për
tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga prezantimi i statistikave dhe buletineve të Ministrisë së
Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave.
Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave statistikore në
nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes rajonale sipas barrës tatimore.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 7
I
Barra tatimore në Ballkan
Diskutimi përqendrohet te fakti se kush nga shtetet paguan më shumë dhe më pak tatime
dhe detyrime të tjera fiskale përgjatë vendeve të Ballkanit, por edhe si e mbartin barrën
tatimore rezidentët e këtyre shteteve, të shprehur në përqindje.
Nëpërmjet të dhënave në tabelë (2014), për vendet e rajonit të Ballkanit mund të
diskutohet se si barra
tatimore ka rënduar
tatimpaguesit nga njeri shtet
në tjetrin, si dhe mundësitë
për të bërë krahasime midis
vendeve dhe grupeve.
Ndryshimi në barrën tatimore
vërehet se ka një rritje në tre
vendet e para në tabelë, të
cilat janë vende fqinje me
njeri-tjetrin. Nga ana tjetër
ato janë edhe vendet me barrë më të ulët në rajonin e Ballkanit.
Barra tatimore1
në rajonin e Ballkanit në vitin 2014 është mesatarisht sa 28,7 përqind e
Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2013 barra tatimore është 30,5 përqind. Nga njeri vit në
tjetrin rezulton një ulje e barrës tatimore me 1,8 pikë përqind. Vendet me barrën më të lartë
tatimore në Ballkan (Greqi, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë mbi 60% të prodhimit të
brendshëm bruto të Ballkanit.
Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, barra tatimore më e ulët gjendet në
shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Ndërsa barra
tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci)
dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi).
Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet
se barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët
sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova,Mali i Zi, Kroacia dhe
Bosnjë - Hercegovina. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk
1
Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve, pasi rregullat dhe
mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas shteteve, por edhe sipas nivelit të taksimit (qendror apo vendor) dhe
tipit të tatimit.
2014 2013
KOSOVË 23,3% 22,6%
SHQIPËRI 23,8% 21,6%
MAQEDONI 25,2% 24,1%
MALI I ZI 26,7% 34,3%
KROACI 27,0% 33,0%
SERBI 33,0% 35,6%
GREQI 33,5% 35,4%
BOSNJË-HERCEGOVINË 37,0% 38,1%
Burimi: FMN, economywatch.com
SHTETI
BARRA TATIMORE
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 8
përfshihenskemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikate përkohshme të taksimit
(brenda vitit fiskal).
Renditja sipas barrës tatimore të vendeve të Ballkanit nuk ka të njëjtën tendencë me
normën tatimore gjithsej, që
prezantohet në tabelë për vitet
2013 dhe 2014. Ndërsa nga
krahasimi horizontal midis
viteve përsa i përket vetë
normës tatimore gjithsej ka një
rritje mesatare në 2014
(25,7%) krahasuar me 2013
(24,3%) me + 1,4 pokë përqind,
që reflekton ndryshimet e
ndodhura në legjislacionet e
disa vendeve ballkanike në lidhje me normat e tatimeve të caktuara. Në Greqi është
miratuar ndryshimi i normës maksimale të tatimit mbi të adhurat personale me 4 përqind
më shumë.
Të njëjtin ndryshim të kufirit maksimal të tatimit mbi të ardhurat personale e ka kaluar edhe
Kroacia, por nisur nga formula e llogaritjes së normës tatimore gjithsej, efekti i ndryshimeve
jepet për vitin pasardhës. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit, ndryshimet e ndodhura në
normat tatimore kanë dhënë ndikime dhe efekte më të vogla.
Për TVSH-në, normën tatimore mbi mesataren e kanë Kroacia dhe Greqia, ndërsa normën
tatimore nën mesatare e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin mbi fitimin, normën
tatimore mbi mesataren e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën nën mesatare e kanë Mali i
Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja. Shqipëria konstatohet me normë tatimore për fitimin
ndërmjet kufirit më të lartë dhe më të ulet.
VAT Corporate tax Personal Income Tax
Social & Health
Contributions
ALBANIA 20% 7,5%, 15% 13%, 23% 27,9%
BOSNIA 17% 10% 5%, 10% 31,0%
KOSOVO 18% 10% 4%, 5%, 8%, 9%, 10% 10,0%
GREECE 13%, 23% 26% 46% 45,1%
MACEDONIA 5%, 18% 10%, 15% 10%, 24% 27,0%
MONTENEGRO 19% 9%, 20% 9% 33,8%
SERBIA 20% 15% 15% 36,3%
CROATIA 5%, 13%, 25% 20% 47,2% 35,2%
Country
Year 2014 - 2015
2014 2013
MAQEDONI 7,4% 7,4%
KOSOVË 15,3% 15,2%
KROACI 18,8% 19,6%
MALI I ZI 22,3% 22,3%
BOSNJË-HERCEGOVINË 23,3% 22,2%
SHQIPËRI 30,7% 30,9%
SERBI 38,6% 33,2%
GREQI 49,9% 44,0%
Burimi: FMN, World Bank
SHTETI
TOTALI NORMES TATIMORE
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 9
Për tatimin mbi të ardhurat personale (përfshirë tatimet në burim) Greqia, Kroacia kanë
normën tatimore më të lartë, ndërsa normën tatimore më të ulët e kanë Kosova, Shqipëria2
,
Maqedonia, Bosnja. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, normën më
të lartë e kanë Greqia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, ndërsa normën më të ulët e kanë Kosova,
Maqedonia, Shqipëria.
Kur analizojmë efektin e barrës tatimore sipas statistikave të investimeve neto në përqindje
të prodhimit të brendshëm, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën
tendencë me barrën tatimore.
Shqipëria ka një hyrje të IHD neto (8,3% të PBB) ndër më të lartat edhe pse ka barrë
tatimore ndër më të ulëtat
(24.1% të PBB). Ndërkaq,
Serbia ka IHD neto (3,3% të
PBB) ndër më të ultat në
Ballkan, por me një barrë
tatimore ndër më të lartat
(33% të PBB).
Arsyeja e mospërkimit të
barrës tatimore, normës
tatimore dhe investimeve të
huaja është pasqyrimi më i
mirë i efektit që ka në radhë
të parë klima për investime në një vend të caktuar. Politika fiskale ka efektin për të thithur
investimet, pasi kushtet dhe rregullat për tregun perceptohen sipas indekseve për investim
me situata pozitive dhe mbi nivelet mesatare të tyre. Nga ana tjetër, nevoja për sisteme të
zhvilluara të tregut financiar, kapaciteteve të tregut të punës bashkë me nivelin e
korrupsionit kanë një tjetër efekt me ndikim në thithjen e investimeve dhe zhvillimin e
tregut të brendshëm.
Pas perceptimeve nga indekset përfaqësuese të treguesve më lart, në përputhje me
planifikimin për thithjen e investimeve të huaja vlen të hartohet politika fiskale që përshtat
normat e taksimit të kapitalit dhe punës sipas nivelit të tregut dhe vizionit për tregun e
ardhëm.
2
Rasti i normës tatimore për Shqipërinë ka spjegim për grupimin, për arsye se norma me 13% e tatimit mbi të ardhurat
personale përfshin mbi 95% të bazës tatimore të tij.
2009 - 2013 2014
MALI I ZI 14,1% 8,9%
SHQIPËRI 10% 8,3%
KOSOVË 4,5% 5,3%
SERBI 0,9% 3,3%
MAQEDONI 2,9% 3,0%
BOSNJË-HERCEGOVINË 2% 1,9%
GREQI 0,7% 1,1%
KROACI 2,4% 1,0%
Burimi: tradingeconomics.com, Gfmag.com, heritage.org
Shtete
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE (% e PBB)
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 10
II
Barra Tatimore në Shqipëri
Për t’ju përgjigjur pyetjes se kush zonë gjeografike në bazë qarku paguan më shumë tatime
në buxhet (e shprehur si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB-
së), paraprakisht do të sqarojmë ndikimet e faktorëve që e bëjnë vlerësimin të mundshëm.
Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e
madhësisë së qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj), por nga ana tjetër nuk
është as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që
ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).
Së pari, për të arritur në nivelin e barrës tatimore sipas rajoneve (qarkut) shqiptare do të
shikohen elementët
përbërës që përfaqësojnë
këtë barrë në buxhetin e
shtetit. Raporti i tatimeve,
detyrimeve doganore,
taksave nacionale, taksave
lokale dhe tarifave lokale, si
dhe kontributeve të
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2013 dhe 2014, respektivisht janë sa
21,8% dhe 24,1% e PBB-së.
Detyrimet tatimore qendrore dhe doganore përbëjnë një barrë tatimore, respektivisht sa
16,7% dhe 18,2% e PBB-së. Kjo rritje i dedikohet kryesisht rritjes së TVSH, taksave nacionale
dhe rritjes së normës së tatim fitimit.
Barra tatimore nga administrimi tatimor vendor (administratat fiskale lokale) në dy vitet
2013 dhe 2014 është te 0.8% dhe 0.9% e PBB-së duke mbajtur një status quo në buxhet
ende nën kapacitetet mesatare të arkëtimeve të detyrimeve ligjore. Ndërsa kontributet e
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfaqësojnë një barrë fiskale sa 4,3% dhe 5% e
PBB-së.
ne %
Pesha në PBB 2013 2014
Tatimet dhe Doganat 16,5% 17,9%
Pushteti Vendor 0,8% 0,9%
Sigurimi Shoqeror 4,3% 5,0%
Pesha në PBB 21,6% 23,8%
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 11
Së dyti, pesha e barrës tatimore të pushtetit qendror ndaj totalit të barrës tatimore në 2014
është 76 % dhe
shënon ulje me 1 pikë
përqind nëse
krahasohet me vitin
paraardhës 2013.
Raporti i barrës
tatimore të pushtetit
vendor ndaj totalit të
barrës tatimore është
3,7% dhe shënon
rritje të vogël në peshën e saj në buxhet me 0,1 pikë përqind. Ndërsa, raporti i kontributit të
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj të totalit të barrës tatimore është 21% duke
shënuar edhe ky zë i të ardhurave buxhetore një rritje me 1 pikë përqind krahasuar me vitin
e mëparshëm.
Nga monitorimi i shpërndarjes së barrës tatimore sipas zërit të të ardhurave tatimore,
vërehet se tatimet indirekte
zënë respektivisht 68,1% dhe
67,3% për vitet 2013 dhe
2014. Ndërsa, tatimet direkte
(pa sigurimet shoqërore dhe
shëndetësore) zënë
respektivisht 31,9% dhe 32,7% për vitet 2013 dhe 2014. Ky tregues vlen për investimet duke
shikuar tendencën në rënie të peshës së tatimeve indirekte (presioni mbi cmimet e
konsumit) dhe tendencën në rritje të tatimeve direkte (ndikimi mbi fitimin korporativ dhe të
ardhurat personale)
Së treti, nëpërmjet këtyre raporteve, shikohet se barra e tatimeve të mbledhura nga
administrata qendrore në Shqipëri është rritur me 1,5 pikë përqind më shumë në PBB. Edhe
pse presioni i TVSH mbi
cmimet e konsumit ka rënë,
rritja e peshës së të
ardhurave nga TVSH në PBB
vjen si rrjedhojë e një
shpërndarje më të mirë të
barrës së këtij tatimi në
raport me qarkullimin dhe
detyrimet që i takon
bizneseve për të paguar në
buxhet. Barra tatimore ka
një shpërndarje mbi një bazë më të gjerë individësh, duke patur parasysh rritjen e taksave
nacionale që bazohen mbi taksimin e karburantit që përdoret nga më shumë se 400 mijë
automjete të ndryshme.
ne %
Struktura te ardhurave tatimore 2013 2014
Tatimet dhe Doganat 77% 76%
Pushteti Vendor 3,6% 3,7%
Sigurimi Shoqeror 20% 21%
100% 100%
ne %
Struktura e tatimeve 2013 2014
Tatime indirekte 68,1% 67,3%
Tatime direkte 31,9% 32,7%
ne %
Pesha në PBB 2013 2014
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 8,1% 8,8%
Tatimi mbi Fitimin 1,1% 1,5%
Akcizat 2,7% 2,9%
Tatimi mbi të Ardhurat Personale 2,1% 2,1%
Taksa Nacionale dhe të tjera 2,0% 2,2%
Taksa Doganore 0,4% 0,4%
Pesha në PBB 16,5% 17,9%
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 12
Ndërsa, tendenca e rënies (- 0,1 pikë përqind) së barrës së tatimit mbi vlerën e punës (tatimi
mbi të ardhurat personale) dhe tendenca e rritjes (+ 0,4 pikë përqind) së barrës ndaj
kapitalit (tatimi mbi fitimin) janë rrjedha që përkojnë me tendencën e ekonomisë dhe
programit të qeverisë aktuale shqiptare.
Në vitin 2014, u miratua ndryshimi i politikës fiskale të mëparshme, e cila funksiononte sipas
parimit të taksës së sheshtë pas një periudhe më shumë se 4 vjecare tatimi ndaj individëve
me paga të ulta dhe të mesme. Politika e re u orientua nga rritja e presionit fiskal për
akumulimet e kapitalit e koordinuar me tendencën e shpërndarjes së barrës tatimore mbi
kursimet e individëve kryesisht të pasur, si dhe mbi kapitalet e shoqërive tregtare duke
diferencuar nga kjo barrë bizneset e vogla.
Nga llogaritja e shpërndarjes së barrës tatimore sipas muajve të periudhave të vitit ka një
proporcion të barabartë shpërndarje. Çdo muaj barra tatimore është në nivelin mesatar të
8% të totalit të barrës tatimore. Më e ulët barra tatimore është në muajin Shkurt ndërsa më
e lartë është në muajin Dhjetor.
Të dhëna të detajuara për secilin zë të të ardhurave të buxhetit të shtetit gjenden te
SHTOJCA.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 13
Pesha e të ardhurave tatimore rajonale ndaj prodhimit të
brendshëm
Në tabelën që përmban llogaritjen e të ardhurave tatimore, që administrohen nga
administrata qendrore dhe ajo rajonale dhe vendore prezantohet një renditje sipas peshës
së të ardhurave që arkëton dhe derdh në buxhet secili rajon shqiptar ndaj prodhimit të
brendshëm bruto të Shqipërisë në vitin 2014, si dhe numri i popullsisë rajonale ndaj numrit
të popullsisë gjithsej në Shqipëri. Pesha e barrës tatimore rajonale (tatimet dhe taksat
qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të brendshëm, përfshin llogaritjen e tatimeve të
paguara në buxhetin e shtetit nga secili rajon ndaj PBB-së së vendit. Kjo renditje nuk synon
barrën tatimore, por vetëm tregon një renditje të peshës së të ardhurave që mblidhen nga
secili rajon (qark) në PBB-në e vendit.
Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për
llogari të administratës tatimore qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe
administratat tatimore vendore (Bashkitë dhe komunat). Për gjithë qarqet barra tatimore
peshon sa 21.8% e PBB-së së vitit 2013 dhe 24.1% e PBB-së së vitit 2014.
në PBB në Popullsi
PBB/
Banor
1 Tiranë 38,2% 25,2% 1 1 1
2 Fier 12,4% 11,7% 2 2 2
3 Durrës 9,9% 9,8% 3 4 3
4 Elbasan 7,9% 10,7% 4 3 4
5 Vlorë 5,8% 6,6% 5 7 5
6 Korçë 5,5% 8,1% 6 5 6
7 Shkodër 5,4% 7,7% 7 6 7
8 Berat 4,1% 5,2% 8 8 8
9 Lezhë 3,4% 4,9% 9 9 9
10 Dibër 3,2% 4,4% 10 10 10
11 Gjirokastër 2,2% 3,2% 11 11 11
12 Kukës 2,1% 2,5% 12 12 12
Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor
Pesha në
Popullsi
Renditja sipas peshës
Renditja e rajoneve të Shqipërisë sipas peshës fiskale në PBB dhe popullsi, 2014
Nr. Rajoni
Pesha tatimore
në PBB
Nga analiza e renditjes së peshës së të ardhurave në PBB me peshën e banorëve ndaj
popullsisë së vendit shikohet një përputhje pozicionesh. Nga krahasimi, rezulton se përvec
tre rajoneve më të mëdhenj të pozicionuar në tre vendet e para, gjithë rajonet e tjera kanë
një peshë të ardhurash më të vogël se pesha e banorëve.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 14
Kjo mospërputhje spjegohet, me centralizimin e konsumit dhe industrisë në këto rajone.
Nga ana tjetër, një administrim më i mirë fiskal mund të justifikojë ngushtimin e diferencave
midis konsumit dhe shpërndarjes së popullsisë dhe bizneseve në rajon.
Pesha specifike që zënë qarqet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve
që mbajnë barrën tatimore, karakteristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e
popullsisë, arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të
trashëguara dhe aktivet e krijuara në këto dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe
investimeve me fonde publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal.
Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas
madhësisë që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e
raporteve, mund të shihet se barra tatimore në rajone mbahet në nivelin sasior nga baza e
tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet)
dhe të vegjël, se sa nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e
bizneseve të mesme dhe të mëdhenj.
Një faktor ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum, të cilat
kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës në të cilën krijohen apo prodhohen drejt
eksportit apo në zonat me dendësi popullsie.
Shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore.
Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën
kohë edhe zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën. Nga ana tjetër, barra
tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më shumë se 4% në
totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe krijojnë të
ardhura brenda territorit të Shqipërisë.
Llogaritja e barrës tatimore për rajonet
Llogaritja
Barra tatimore për rajonet e vendit është bazuar mbi të dhënat e shpërndara mbi bazë
qarku sipas ndarjes administrative e territoriale. Të dhënat statistikore janë marrë nga
buletini informativ i Instat, nga të dhëna të tjera të publikuara nga administratat tatimore,
doganore dhe pushteti lokal, të kryqëzuara me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar,
Bankës Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë nga projekte vendore, të cilat
kanë shërbyer si referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë
krahasuesë.
Për përllogaritjen e prodhimit të brendshëm rajonal për vitin 2014 janë vlerësuar nga
ekspertët botimi i Institutit të Statistikave si dhe tendenca rajonale e strukturës së prodhimit
të brendshëm në 5 vitet e mëparshme ndaj mesatares. Për llogaritjen e detyrimeve
doganore janë llogaritur arkëtimet e degëve doganore dhe alokimi sipas mallrave dhe pikave
të hyrjes së tyre kryqëzuar me konsumin rajonal dhe aktivitetet rajonale.
Ndërsa tatimet e paguara nga shoqëritë më të mëdha janë llogaritur si një barrë tatimore që
i përket Tiranës dhe vendodhjes së tyre në disa nga rajonet ku kanë vendodhjet e tyre
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 15
tëbiznesit në qytete kryesore si: Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, Shkodër dhe Gjirokastër. Pas
përcaktimit të tatimeve të paguara sipas rajoneve është bërë raporti me prodhimin e
brendshëm sipas rajonit përkatës duke rezultuar në raportet e paraqitura në analizë.
Në këtë përllogaritje gabimi shkon deri në 3%.
Rajonet me barrën tatimore më të ulët
Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2014 me prodhimin e brendshëm
rajonal të vitit 2014,
rezulton se barra
tatimore më e ulët
është në rajonin e
Kukësit me 11,1%. Në
vend të dytë është
rajoni i Elbasanit me
11,6%. Në vend të tretë
është rajoni i Beratit me
13,3%. Të 6 rajonet dhe
bashkitë e tyre me
barrën tatimore më të
ulët janë me përhapje gjeografike në jug perëndim, në Shqipërinë e mesme, verilindje, veri
dhe perëndim.
Rajonet me barrën tatimore më të lartë
Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2014 me prodhimin e brendshëm
rajonal të vitit 2014,
rezulton se barra
tatimore më e lartë
është në rajonin e
Tiranës me 29,3%. Pas
këtij qarku barrën më të
lartë e mban rajoni i
Durrësit me 29% dhe
më pas qarku i
Gjirokastrës me 27,6%.
Të 6 rajonet dhe
bashkitë e tyre me
barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e mesme, jug dhe
juglindje.
1 Tiranë 29,3%
2 Durrës 29,0%
3 Gjirokastër 27,6%
4 Elbasan 24,7%
5 Korçë 23,5%
6 Vlorë 22,8%
Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor
Rajoni
BARRA TATIMORE SIPAS
PBB RAJONIT, 2014
Nr.
RAJONET ME BARREN TATIMORE ME TE LARTE, 2014
1 Kukës 11,1%
2 Dibër 11,6%
3 Berat 13,3%
4 Lezhë 15,8%
5 Shkodër 17,1%
6 Fier 18,2%
Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor
Rajoni
BARRA TATIMORE SIPAS
PBB RAJONIT, 2014
Nr.
RAJONET ME BARREN TATIMORE ME TE ULET, 2014
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 16
Indeksi i Lirisë Fiskale 2015
Metodologjia
Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të raportit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me
produktin e brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe
tatimeve, detyrimet doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton
shumëzohet me numrin e diteve të vitit (365). Numri që rezulton llogaritet si ditë të muajve
duke filluar nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri
në ditën që plotësohet sipas muajit që i përkon. Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si
Dita e Lirisë Fiskale. Kuptimi i kësaj dite lidhet me faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë
ditë kanë mbyllur llogaritë e pagimit të detyrimeve tatimore dhe nga kjo ditë e vitit e në
vijim ata punojnë për veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim tatimor shtetit.
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Ballkan
Nga kjo metodologji, nëse vlerësojmë dhe llogaritim të dhënat për vendet e Ballkanit,
rezulton se në varësi të barrës tatimore ndaj PBB-së Dita e Lirisë Fiskale në 2015 vjen më
shpejt në Kosovë (26 Mars 2015) dhe më vonë në Bosnjë-Hercegovinë (15 Maj 2015).
Shqipëria e feston Ditën e Lirisë Fiskale në 27 Mars 2015. Nisur nga data kur festohet Liria
Fiskale secili nga lexuesit kupton se sa i rëndon barra e buxhetit qytetarëve të vendit, por
nga ana tjetër është indeksi që tregon se sa ditë të lira kanë bizneset dhe individët përgjatë
vitit për të punuar për veten dhe familjet e tyre.
Më poshtë gjendet Kalendari i Lirisë Fiskale 2015 për vendet e Ballkanit, të cilat përmblidhen
në 8 shtete, për të cilët ishte e mundur edhe disponibiliteti i të dhënave statistikore për PBB
dhe të ardhurat buxhetore.
Dite Janar Shkurt Mars Prill Maj
KOSOVË 85 31 28 26
SHQIPËRI 88 31 28 27
MAQEDONI 92 31 28 31 2
MALI I ZI 97 31 28 31 7
KROACI 99 31 28 31 9
SERBI 120 31 28 31 30
GREQI 122 31 28 31 30 2
BOSNJË-HERCEGOVINË 135 31 28 31 30 15
KALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2015
SHTETI
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 17
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri
Dita e Lirisë Fiskale, ashtu si edhe në Ballkan edhe në Shqipëri është indeksi i lehtësimit të
individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave. Dita e Lirisë Fiskale për vitin 2015
është në ditën e 27-të të muajit Mars. Kjo datë na sqaron gjithë shqiptarëve se u duhet të
punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri në fund të dhjetëditëshit të tretë të muajit të
tretë të vitit. Pas kësaj date, puna dhe fitimet e tyre nuk shkojnë më në llogarinë e shtetit,
por në llogarinë e tyre. Por, sipas barrës tatimore të secilit rajon, po ashtu nga llogaritja
sipas kalendarit të vitit rezulton që Liria Fiskale të vijë në qytetet shqiptare në data të
ndryshme të këtij viti.
Dite Janar Shkurt Mars Prill
1 Kukës 40 31 9
2 Dibër 43 31 12
3 Berat 49 31 18
4 Lezhë 58 31 27
5 Shkodër 62 31 28 3
6 Fier 66 31 28 7
7 Vlorë 83 31 28 24
8 Korçë 86 31 28 27
9 Elbasan 90 31 28 31
10 Gjirokastër 101 31 28 31 11
11 Durrës 106 31 28 31 16
12 Tiranë 107 31 28 31 17
Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor
Rajoni
KALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2015
Nr.
DITA E LIRISE FISKALE 2015, PER RAJONET TATIMORE SHQIPTARE
Liria Fiskale vjen fillimisht në rajonin e Kukësit. Banorët e kësaj zone e festojnë këtë ditë që
në ditët e para të Shkurtit 2015. Pas tyre janë banorët e rajoneve të Dibrës, Beratit dhe
Lezhës, të cilët e festojnë Ditën e Lirisë Fiskale në Shkurt 2015.
Banorët e rajonit të Tiranës janë të fundit që mbyllin periudhën 4 mujore të festimit të lirisë
fiskale. Data që u përket për ta festuar është 17 Prill 2015.
Si një datë e përgjithshme, Dita e Lirisë Fiskale për të gjithë Shqipërinë në 2015 do të
festohet në datën 27 Mars.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 18
Përmbledhje
Në mbyllje, mund të shprehemi se:
me peshën që mban Shqipëria (2% e PBB-së së Ballkanit), apo peshën që mban Kosova
(1.1% të PBB-së së Ballkanit) hyjnë te vendet nga fundi në Ballkan. Por edhe pse barra
tatimore në Shqipëri është nga më të ulëtat e rajonit të Ballkanit ka një rritje të barrës në
2014 krahasuar me 2013. Ky fakt spjegohet, si prej rritjes së disa normave tatimore, po
ashtu edhe me rritjen eprocesit të administrimit fiskal. Ky fakt duket te Indeksi i Ditës së
lirisë Fiskale që në Shqipëri në vitin 2015 nuk vjen më herët se në cdo shtet tjetër ballkanik,
ashtu si rezultoi në vitin e kaluar.
Nëse shikohen Investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të parë në Ballkan
për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2014 duke treguar se efekti i barrës
tatimore dhe normave të ulëta nuk është ndikuesi primar në tërheqjen e investimeve.
Treguesi i IHD neto na tregon se nëse harmonizohen me sukses normat tatimore me rritjen
e kapaciteteve të administrimit dhe forcimin e kapaciteteve rregullatore dhe uljes së
korrupsionit do të rezultojë një efekt me nxitje dhe rritje të flukseve të investimeve të huaja
në vend. Ky konkluzion duhet të vlejë për Shqipërinë, Kosovën dhe secilin nga vendet e tjera
ballkanike.
Barra tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme nëse ballafaqohet me burimet dhe
kapacitetet në dispozicion dhe nëse ndërthuret në mënyrë më racionale ndikimi i rolit të
programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve dhe përgatitjen e kushteve për
investitorët aty ku barra nuk është nxitëse, do të ndihmonte secilën bashki, që të mendonte
më thellë mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda modelit të rritjes ekonomike të
vendit.
Shqipëria vuan një humbje të ardhurash tatimore të përllogaritur, te 1 miliard euro në vit
nga evazioni dhe shmangia tatimore. Por, një goditje tjetër ka pësuar edhe efektiviteti dhe
drejtësia në shpërndarjen e barrës tatimore mbi tatimpaguesit. Evazioni tatimor na ndikon
të gjithëve edhe pse mund të jetë me burim brenda vendit apo vjen i importuar nga jashtë
tij.
Disa biznese e gjejnë veten në një konkurrencë të pabarabartë me ato biznese që gjejnë
rrugë dhe forma për t’ju shmangur barrës tatimore që ju takon sipas të njëjtit ligj.
Është barra tatimore ajo që duhet të bjerë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, qoftë sektor
publik, por edhe sektori privat nxitjen që të ndryshojnë qasjen duke kërkuar një shpërndarje
më të barabartë, ku të gjithë të ndihen kontribuesë dhe më pas përfituesë.
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 19
SHTOJCA
mln leke ne %
Të ardhurat e buxhetit 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014
Ndihmat 5.737 10.092 Ndihmat 2% 3%
Tatimet dhe Doganat 229.031 253.534 Tatimet dhe Doganat 70% 69%
Pushteti Vendor 10.825 12.447 Pushteti Vendor 3,3% 3,4%
Sigurimi Shoqeror 51.064 61.426 Sigurimi Shoqeror 16% 17%
Sigurimi Shëndetsor 7.410 8.199 Sigurimi Shëndetsor 2,3% 2,2%
Jotatimore 21.553 20.673 Jotatimore 7% 6%
Për kompensim në vlerë te pronarëve 1.559 315 Për kompensim në vlerë te pronarëve 0,5% 0,1%
TOTALI 327.178 366.686
mln leke ne %
Të ardhurat tatimore 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014
Tatimet dhe Doganat 229.031 253.534 Tatimet dhe Doganat 77% 76%
Pushteti Vendor 10.825 12.447 Pushteti Vendor 3,6% 3,7%
Sigurimi Shoqeror 51.064 61.426 Sigurimi Shoqeror 17% 18%
Sigurimi Shëndetsor 7.410 8.199 Sigurimi Shëndetsor 2,5% 2,4%
TOTALI 298.329 335.606
mln leke ne %
Nga Tatimet dhe Doganat 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 111.940 123.847 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 48,9% 48,8%
Tatimi mbi Fitimin 15.119 21.483 Tatimi mbi Fitimin 7% 8%
Akcizat 38.151 40.894 Akcizat 17% 16%
Tatimi mbi të Ardhurat Personale 29.570 28.852 Tatimi mbi të Ardhurat Personale 13% 11%
Taksa Nacionale dhe të tjera 28.454 32.606 Taksa Nacionale dhe të tjera 12% 13%
Taksa Doganore 5.797 5.852 Taksa Doganore 3% 2%
TOTALI 229.031 253.534
mln leke ne %
Të ardhura nga Pushteti Vendor 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014
Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 2.454 3.678 Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 23% 30%
Taksë mbi Biznesin e vogël 1.975 1.709 Taksë mbi Biznesin e vogël 18% 14%
Taksa Lokale 6.396 7.060 Taksa Lokale 59% 57%
TOTALI 10.825 12.447
mln leke ne %
Të ardhura Jotatimore 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014
Fitimi nga Banka e Shqipërisë 4.628 1.951 Fitimi nga Banka e Shqipërisë 21% 9%
Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 9.987 11.152 Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 46% 54%
Dividenti 943 1.387 Dividenti 4% 7%
Tarifat sherbimeve 3.133 3.171 Tarifat sherbimeve 14,5% 15,3%
Të tjera 2.862 3.012 Të tjera 13% 15%
TOTALI 21.553 20.673
LAW. FISCAL. TRANSPARENCY
Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 20
REFERENCA
Ministria e Financave, Statistika Fiskale Janar - Dhjetor 2014
Ministria e Financave, Buletini Fiskal (ne tremujore)
Ministria e Financave te Republikës se Kosovës, Treguesit makro dhe buxhetore 2014
INSTAT, PBB sipas rajoneve statistikore viti 2012
Tax card 2014 in Kosovo, Kpmg.com.al
Taxes at a glance 2014, pwc.com
Paying taxes 2014, pwc.com
Economywatch.com
Tradingeconomics.com
IMF, Country Reports 2014
James Rogers & Cécile Philippe, the Tax Burden of Typical Workers in the EU 28, 2014 Edition
Taxation trends in the European Union, 92/2014 - 16 June 2014
Index of Tax Freedom Report, 2015, Heritage.org
Global Magazine Editions, 2015

More Related Content

What's hot

Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri ALTAX Consulting
 
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETProgres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETALTAX Consulting
 
Tema d iplomes nehat duraku
Tema d iplomes nehat durakuTema d iplomes nehat duraku
Tema d iplomes nehat durakuNehat Duraku
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernALTAX Consulting
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveFisnik Morina
 

What's hot (10)

Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
 
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETProgres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
 
Tema d iplomes nehat duraku
Tema d iplomes nehat durakuTema d iplomes nehat duraku
Tema d iplomes nehat duraku
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
 
plan biznesi nga eri
plan biznesi nga eriplan biznesi nga eri
plan biznesi nga eri
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
 
TVSH
TVSHTVSH
TVSH
 

Similar to Barra tatimore 2015

Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveMenaxherat
 
Kompletimi i ciklit te kontabilitetit
Kompletimi i ciklit te kontabilitetitKompletimi i ciklit te kontabilitetit
Kompletimi i ciklit te kontabilitetitMenaxherat
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminALTAX Consulting
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriALTAX Consulting
 
KF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhuraKF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhuraBujar Morina
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
international finance
international financeinternational finance
international financeLabinot Aliu
 
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREMenaxherat
 
Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-funditLibri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-funditHAMZA SADRIJA
 
Accounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing CompaniesAccounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing CompaniesBlerim Bilibani
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publikeMenaxherat
 
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014ALTAX Consulting
 
Accounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing CompaniesAccounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing CompaniesBlerim Bilibani
 

Similar to Barra tatimore 2015 (20)

Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Diva 2012
Diva 2012Diva 2012
Diva 2012
 
S4 komple..
S4 komple..S4 komple..
S4 komple..
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i Tatimeve
 
Kompletimi i ciklit te kontabilitetit
Kompletimi i ciklit te kontabilitetitKompletimi i ciklit te kontabilitetit
Kompletimi i ciklit te kontabilitetit
 
K 4 kompletimi i ciklit të kontabilitetit
K 4 kompletimi i ciklit të kontabilitetitK 4 kompletimi i ciklit të kontabilitetit
K 4 kompletimi i ciklit të kontabilitetit
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
 
detyre kursi doganat.pptx
detyre kursi doganat.pptxdetyre kursi doganat.pptx
detyre kursi doganat.pptx
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
 
KF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhuraKF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhura
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
 
Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-funditLibri ligje-dhe-udhezime v-fundit
Libri ligje-dhe-udhezime v-fundit
 
Accounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing CompaniesAccounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
 
Accounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing CompaniesAccounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
Accounting Software for Production, Trading and Servicing Companies
 

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 

Barra tatimore 2015

  • 1. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 1 AL-Tax Center Dokumente Fiskale, Nr. 2015/03/02 www.al-tax.org altax@constultant.com Datë 26.03.2015 Tiranë, Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit
  • 2. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 2 ©AL-TAX Dokumente fiskale Mars 2015 Përgatitja dhe shpërndarja Gjokutaj ALTax Center Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas rajoneve në vitin 2014. Krahasimi me vendet e ballkanit PËRMBLEDHJE Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton për herë të tretë, llogaritjen e barrës tatimore, për secilin rajon në Shqipëri duke bërë edhe klasifikimin për barrën më të ulët dhe barrën tatimore më të lartë. Kjo barrë tatimore krahasohet edhe ne aspektin ndërkombëtar me vende te rajonit ballkanik. Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së politikës dhe studiusve, medias, si dhe kritikëve që mund të rezervojnë komente për vlerësimin apo kanë pyetje në lidhje me llogaritjet dhe faktet e prezantuara në dokument. Të dhënat e përdorura për llogaritjet janë marrë nga burime Brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe u përdorën për të krahasuar dhe shërbyer si referencë kryesore për prezantimin. Fjalë kyç: barra tatimore, Shqipëria, tatime, taksa, TVSh, rajon, norma tatimore, Ballkan, 2015, liria fiskale Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose përta përdorur në funksion të politikave për tatimet në zbatimin e praktikave të tyre. Autorësia është e ©AL-TAX. Kushdo që do të përdorë të dhëna nga ky material, kërkohet të shënojë autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë. Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te altax@consultant.com
  • 3. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 3 Terma dhe përkufizime Barrë Tatimore Shuma totale e tatimeve të paguara dhe detyrimeve doganore dhe sigurimet shoqërore, sipas bazës të të ardhurës të tatimit përkatës (tatimet mbi kapitalin, mbi punën dhe tatimet mbi konsumin) nga një grup i caktuar tatimpaguesish, industrie, rajoni, shteti etj., të krahasueshme me çfarë paguajnë grupet, industritë, rajonet, shtetet, etj. Norma tatimore totale Norma tatimore totale mat shumen e tatimeve dhe taksave dhe kontributeve te detyrueshme per tu paguar nga bizneset pas llogaritjes se zbritjeve te lejueshme dhe perjashtimeve si pjese e fitimit tregtar. Tatimet ne burim (te tilla si tatimi mbi pagen) ose taksat dhe tatimet e mbledhura me agjent tatimor (te tilla si TVSH, tatimi mbi shitjen) jane te perjashtuara. Tatimet mbi të ardhurat Një tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim mbi individët (ku ai mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose tatim mbi të ardhurat individuale), ai gjithashtu përdoret në disa vende për një tatim mbi personat juridikë, si p.sh. shoqëritë. Tatimi përgjithësisht zbatohet në bazë vjetore, d.m.th. mbi të ardhura të nxjerra në, ose lidhur me, një vit fiskal të caktuar. Mund të dallohen dy sisteme kryesore të tatimit mbi të ardhurat: një sistem tatimor global dhe një sistem tatimor tabelar mbi të ardhurat. Megjithatë, edhe në sistemet e tatimit global, në pikëpamjen e përkufizimeve të ndryshme teorike të të ardhurave, shumica e vendeve i specifikojnë postet që përbëjnë të ardhura për qëllime tatimore. Shkallët e tatimit mbi të ardhurat mund të zbatohen me shkallë progresive ku shkalla e tatimit rritet me rritjen e të ardhurave ose me shkallë fikse. Mund gjithashtu të vendoset një mbipagesë. Shumica e vendeve vendosin tatim mbi të ardhurat për totalin e të ardhurave në shkallë botërore të rezidentëve dhe për të ardhurat nga burime brenda vendit në rastin e jorezidentëve. Disa vende, megjithatë, e kufizojnë tatimin mbi të ardhurat në të ardhurat me burim të brendshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët sipas parimit të territorit. Tatimi mbi punën Në këtë grup përfshihen tatimet që lidhen drejpërdrejt me të ardhurat e krijuara nga puna. Të ardhura të tilla janë tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto Tatim mbi kapitalin Termi përdoret për qëllime statistikore nga Kombet e Bashkuara për t’iu referuar “detyrimeve kapitale (d.m.th. ato tatime të vendosura në intervale të parregullta dhe shumë të rralla mbi vlerat e aktiveve ose pasurinë neto në pronësi të njësive institucionale) dhe tatimeve mbi transferimet e kapitalit (d.m.th. tatimet mbi vlerat e aktiveve të transferuara ndërmjet njësive institucionale si rezultat i trashëgimisë, dhurimeve me gjallje (inter vivos) (d.m.th. kur donatori është gjallë) ose transferime të tjera”.
  • 4. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 4 PËRMBAJTJA Përshkrim Faqe 5 I Barra tatimore në Ballkan Faqe 7 II Barra Tatimore në Shqipëri Faqe 10 Pesha e të ardhurave tatimore rajonale ndaj prodhimit të brendshëm Faqe 13 Llogaritja e barrës tatimore për rajonet Faqe 14 Rajonet me barrën tatimore më të ulët Faqe 15 Rajonet me barrën tatimore më të lartë Faqe 15 Indeksi i Lirisë Fiskale 2015 - Metodologjia Faqe 16 Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Ballkan Faqe 16 Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Faqe 17 Përmbledhje Faqe 18 SHTOJCA Faqe 19
  • 5. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 5 Përshkrim Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax Center për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015. Të dhënat e përdorura i përkasin realizimit të vitit 2014. Një vlerësim i kësaj natyre bëhet për here të tretë në Shqipëri dhe është duke u futur në rrugën e traditës nga qendra ALTax në ambientin ekonomik-fiskal shqiptar. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri rajon në tjetrin, duke treguar për aftësinë që duhet të kenë në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me rajone të ngjashme, në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore. Nga ana tjetër, secili qytetar që është kontributor në buxhetin e shtetit duhet të njihet se si është barra që mban në raport me qytetarët në rajonet e tjera shqiptare dhe ballkanike. Llogaritja e barrës tatimore është vlerë e shtuar në debatin mbi transparencën fiskale, duke u mundësuar politikëbërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të krahasuar shpërndarjen e barrës tatimore. Renditja sipas barrës fiskale jep mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike. Kjo analizë, sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë, dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton. Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët dhe jo rezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të procedurave tatimore. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar. Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e administrimit tatimor. Të dhënat statistikore për qarqet janë objekt edhe i analizave, sipas krahasimit të të dhënave të programeve buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.
  • 6. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 6 Prezantimi i të dhënave mbi prodhimin e brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbi informacionin që gjendet në raportet e Fondit Monetar (Country Report), te i cili gjenden tabela, analiza dhe projeksione për të dhënat makro për vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2014. Për Shqipërinë, të dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Instituti i Statistikave, ndërsa të dhënat makro për tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga prezantimi i statistikave dhe buletineve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave. Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave statistikore në nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes rajonale sipas barrës tatimore.
  • 7. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 7 I Barra tatimore në Ballkan Diskutimi përqendrohet te fakti se kush nga shtetet paguan më shumë dhe më pak tatime dhe detyrime të tjera fiskale përgjatë vendeve të Ballkanit, por edhe si e mbartin barrën tatimore rezidentët e këtyre shteteve, të shprehur në përqindje. Nëpërmjet të dhënave në tabelë (2014), për vendet e rajonit të Ballkanit mund të diskutohet se si barra tatimore ka rënduar tatimpaguesit nga njeri shtet në tjetrin, si dhe mundësitë për të bërë krahasime midis vendeve dhe grupeve. Ndryshimi në barrën tatimore vërehet se ka një rritje në tre vendet e para në tabelë, të cilat janë vende fqinje me njeri-tjetrin. Nga ana tjetër ato janë edhe vendet me barrë më të ulët në rajonin e Ballkanit. Barra tatimore1 në rajonin e Ballkanit në vitin 2014 është mesatarisht sa 28,7 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2013 barra tatimore është 30,5 përqind. Nga njeri vit në tjetrin rezulton një ulje e barrës tatimore me 1,8 pikë përqind. Vendet me barrën më të lartë tatimore në Ballkan (Greqi, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë mbi 60% të prodhimit të brendshëm bruto të Ballkanit. Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, barra tatimore më e ulët gjendet në shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci) dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi). Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet se barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova,Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë - Hercegovina. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk 1 Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve, pasi rregullat dhe mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas shteteve, por edhe sipas nivelit të taksimit (qendror apo vendor) dhe tipit të tatimit. 2014 2013 KOSOVË 23,3% 22,6% SHQIPËRI 23,8% 21,6% MAQEDONI 25,2% 24,1% MALI I ZI 26,7% 34,3% KROACI 27,0% 33,0% SERBI 33,0% 35,6% GREQI 33,5% 35,4% BOSNJË-HERCEGOVINË 37,0% 38,1% Burimi: FMN, economywatch.com SHTETI BARRA TATIMORE
  • 8. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 8 përfshihenskemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikate përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal). Renditja sipas barrës tatimore të vendeve të Ballkanit nuk ka të njëjtën tendencë me normën tatimore gjithsej, që prezantohet në tabelë për vitet 2013 dhe 2014. Ndërsa nga krahasimi horizontal midis viteve përsa i përket vetë normës tatimore gjithsej ka një rritje mesatare në 2014 (25,7%) krahasuar me 2013 (24,3%) me + 1,4 pokë përqind, që reflekton ndryshimet e ndodhura në legjislacionet e disa vendeve ballkanike në lidhje me normat e tatimeve të caktuara. Në Greqi është miratuar ndryshimi i normës maksimale të tatimit mbi të adhurat personale me 4 përqind më shumë. Të njëjtin ndryshim të kufirit maksimal të tatimit mbi të ardhurat personale e ka kaluar edhe Kroacia, por nisur nga formula e llogaritjes së normës tatimore gjithsej, efekti i ndryshimeve jepet për vitin pasardhës. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit, ndryshimet e ndodhura në normat tatimore kanë dhënë ndikime dhe efekte më të vogla. Për TVSH-në, normën tatimore mbi mesataren e kanë Kroacia dhe Greqia, ndërsa normën tatimore nën mesatare e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin mbi fitimin, normën tatimore mbi mesataren e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën nën mesatare e kanë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja. Shqipëria konstatohet me normë tatimore për fitimin ndërmjet kufirit më të lartë dhe më të ulet. VAT Corporate tax Personal Income Tax Social & Health Contributions ALBANIA 20% 7,5%, 15% 13%, 23% 27,9% BOSNIA 17% 10% 5%, 10% 31,0% KOSOVO 18% 10% 4%, 5%, 8%, 9%, 10% 10,0% GREECE 13%, 23% 26% 46% 45,1% MACEDONIA 5%, 18% 10%, 15% 10%, 24% 27,0% MONTENEGRO 19% 9%, 20% 9% 33,8% SERBIA 20% 15% 15% 36,3% CROATIA 5%, 13%, 25% 20% 47,2% 35,2% Country Year 2014 - 2015 2014 2013 MAQEDONI 7,4% 7,4% KOSOVË 15,3% 15,2% KROACI 18,8% 19,6% MALI I ZI 22,3% 22,3% BOSNJË-HERCEGOVINË 23,3% 22,2% SHQIPËRI 30,7% 30,9% SERBI 38,6% 33,2% GREQI 49,9% 44,0% Burimi: FMN, World Bank SHTETI TOTALI NORMES TATIMORE
  • 9. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 9 Për tatimin mbi të ardhurat personale (përfshirë tatimet në burim) Greqia, Kroacia kanë normën tatimore më të lartë, ndërsa normën tatimore më të ulët e kanë Kosova, Shqipëria2 , Maqedonia, Bosnja. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, normën më të lartë e kanë Greqia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, ndërsa normën më të ulët e kanë Kosova, Maqedonia, Shqipëria. Kur analizojmë efektin e barrës tatimore sipas statistikave të investimeve neto në përqindje të prodhimit të brendshëm, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën tendencë me barrën tatimore. Shqipëria ka një hyrje të IHD neto (8,3% të PBB) ndër më të lartat edhe pse ka barrë tatimore ndër më të ulëtat (24.1% të PBB). Ndërkaq, Serbia ka IHD neto (3,3% të PBB) ndër më të ultat në Ballkan, por me një barrë tatimore ndër më të lartat (33% të PBB). Arsyeja e mospërkimit të barrës tatimore, normës tatimore dhe investimeve të huaja është pasqyrimi më i mirë i efektit që ka në radhë të parë klima për investime në një vend të caktuar. Politika fiskale ka efektin për të thithur investimet, pasi kushtet dhe rregullat për tregun perceptohen sipas indekseve për investim me situata pozitive dhe mbi nivelet mesatare të tyre. Nga ana tjetër, nevoja për sisteme të zhvilluara të tregut financiar, kapaciteteve të tregut të punës bashkë me nivelin e korrupsionit kanë një tjetër efekt me ndikim në thithjen e investimeve dhe zhvillimin e tregut të brendshëm. Pas perceptimeve nga indekset përfaqësuese të treguesve më lart, në përputhje me planifikimin për thithjen e investimeve të huaja vlen të hartohet politika fiskale që përshtat normat e taksimit të kapitalit dhe punës sipas nivelit të tregut dhe vizionit për tregun e ardhëm. 2 Rasti i normës tatimore për Shqipërinë ka spjegim për grupimin, për arsye se norma me 13% e tatimit mbi të ardhurat personale përfshin mbi 95% të bazës tatimore të tij. 2009 - 2013 2014 MALI I ZI 14,1% 8,9% SHQIPËRI 10% 8,3% KOSOVË 4,5% 5,3% SERBI 0,9% 3,3% MAQEDONI 2,9% 3,0% BOSNJË-HERCEGOVINË 2% 1,9% GREQI 0,7% 1,1% KROACI 2,4% 1,0% Burimi: tradingeconomics.com, Gfmag.com, heritage.org Shtete INVESTIMET E HUAJA DIREKTE (% e PBB)
  • 10. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 10 II Barra Tatimore në Shqipëri Për t’ju përgjigjur pyetjes se kush zonë gjeografike në bazë qarku paguan më shumë tatime në buxhet (e shprehur si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB- së), paraprakisht do të sqarojmë ndikimet e faktorëve që e bëjnë vlerësimin të mundshëm. Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e madhësisë së qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj), por nga ana tjetër nuk është as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale). Së pari, për të arritur në nivelin e barrës tatimore sipas rajoneve (qarkut) shqiptare do të shikohen elementët përbërës që përfaqësojnë këtë barrë në buxhetin e shtetit. Raporti i tatimeve, detyrimeve doganore, taksave nacionale, taksave lokale dhe tarifave lokale, si dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2013 dhe 2014, respektivisht janë sa 21,8% dhe 24,1% e PBB-së. Detyrimet tatimore qendrore dhe doganore përbëjnë një barrë tatimore, respektivisht sa 16,7% dhe 18,2% e PBB-së. Kjo rritje i dedikohet kryesisht rritjes së TVSH, taksave nacionale dhe rritjes së normës së tatim fitimit. Barra tatimore nga administrimi tatimor vendor (administratat fiskale lokale) në dy vitet 2013 dhe 2014 është te 0.8% dhe 0.9% e PBB-së duke mbajtur një status quo në buxhet ende nën kapacitetet mesatare të arkëtimeve të detyrimeve ligjore. Ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfaqësojnë një barrë fiskale sa 4,3% dhe 5% e PBB-së. ne % Pesha në PBB 2013 2014 Tatimet dhe Doganat 16,5% 17,9% Pushteti Vendor 0,8% 0,9% Sigurimi Shoqeror 4,3% 5,0% Pesha në PBB 21,6% 23,8%
  • 11. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 11 Së dyti, pesha e barrës tatimore të pushtetit qendror ndaj totalit të barrës tatimore në 2014 është 76 % dhe shënon ulje me 1 pikë përqind nëse krahasohet me vitin paraardhës 2013. Raporti i barrës tatimore të pushtetit vendor ndaj totalit të barrës tatimore është 3,7% dhe shënon rritje të vogël në peshën e saj në buxhet me 0,1 pikë përqind. Ndërsa, raporti i kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj të totalit të barrës tatimore është 21% duke shënuar edhe ky zë i të ardhurave buxhetore një rritje me 1 pikë përqind krahasuar me vitin e mëparshëm. Nga monitorimi i shpërndarjes së barrës tatimore sipas zërit të të ardhurave tatimore, vërehet se tatimet indirekte zënë respektivisht 68,1% dhe 67,3% për vitet 2013 dhe 2014. Ndërsa, tatimet direkte (pa sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) zënë respektivisht 31,9% dhe 32,7% për vitet 2013 dhe 2014. Ky tregues vlen për investimet duke shikuar tendencën në rënie të peshës së tatimeve indirekte (presioni mbi cmimet e konsumit) dhe tendencën në rritje të tatimeve direkte (ndikimi mbi fitimin korporativ dhe të ardhurat personale) Së treti, nëpërmjet këtyre raporteve, shikohet se barra e tatimeve të mbledhura nga administrata qendrore në Shqipëri është rritur me 1,5 pikë përqind më shumë në PBB. Edhe pse presioni i TVSH mbi cmimet e konsumit ka rënë, rritja e peshës së të ardhurave nga TVSH në PBB vjen si rrjedhojë e një shpërndarje më të mirë të barrës së këtij tatimi në raport me qarkullimin dhe detyrimet që i takon bizneseve për të paguar në buxhet. Barra tatimore ka një shpërndarje mbi një bazë më të gjerë individësh, duke patur parasysh rritjen e taksave nacionale që bazohen mbi taksimin e karburantit që përdoret nga më shumë se 400 mijë automjete të ndryshme. ne % Struktura te ardhurave tatimore 2013 2014 Tatimet dhe Doganat 77% 76% Pushteti Vendor 3,6% 3,7% Sigurimi Shoqeror 20% 21% 100% 100% ne % Struktura e tatimeve 2013 2014 Tatime indirekte 68,1% 67,3% Tatime direkte 31,9% 32,7% ne % Pesha në PBB 2013 2014 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 8,1% 8,8% Tatimi mbi Fitimin 1,1% 1,5% Akcizat 2,7% 2,9% Tatimi mbi të Ardhurat Personale 2,1% 2,1% Taksa Nacionale dhe të tjera 2,0% 2,2% Taksa Doganore 0,4% 0,4% Pesha në PBB 16,5% 17,9%
  • 12. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 12 Ndërsa, tendenca e rënies (- 0,1 pikë përqind) së barrës së tatimit mbi vlerën e punës (tatimi mbi të ardhurat personale) dhe tendenca e rritjes (+ 0,4 pikë përqind) së barrës ndaj kapitalit (tatimi mbi fitimin) janë rrjedha që përkojnë me tendencën e ekonomisë dhe programit të qeverisë aktuale shqiptare. Në vitin 2014, u miratua ndryshimi i politikës fiskale të mëparshme, e cila funksiononte sipas parimit të taksës së sheshtë pas një periudhe më shumë se 4 vjecare tatimi ndaj individëve me paga të ulta dhe të mesme. Politika e re u orientua nga rritja e presionit fiskal për akumulimet e kapitalit e koordinuar me tendencën e shpërndarjes së barrës tatimore mbi kursimet e individëve kryesisht të pasur, si dhe mbi kapitalet e shoqërive tregtare duke diferencuar nga kjo barrë bizneset e vogla. Nga llogaritja e shpërndarjes së barrës tatimore sipas muajve të periudhave të vitit ka një proporcion të barabartë shpërndarje. Çdo muaj barra tatimore është në nivelin mesatar të 8% të totalit të barrës tatimore. Më e ulët barra tatimore është në muajin Shkurt ndërsa më e lartë është në muajin Dhjetor. Të dhëna të detajuara për secilin zë të të ardhurave të buxhetit të shtetit gjenden te SHTOJCA.
  • 13. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 13 Pesha e të ardhurave tatimore rajonale ndaj prodhimit të brendshëm Në tabelën që përmban llogaritjen e të ardhurave tatimore, që administrohen nga administrata qendrore dhe ajo rajonale dhe vendore prezantohet një renditje sipas peshës së të ardhurave që arkëton dhe derdh në buxhet secili rajon shqiptar ndaj prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë në vitin 2014, si dhe numri i popullsisë rajonale ndaj numrit të popullsisë gjithsej në Shqipëri. Pesha e barrës tatimore rajonale (tatimet dhe taksat qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të brendshëm, përfshin llogaritjen e tatimeve të paguara në buxhetin e shtetit nga secili rajon ndaj PBB-së së vendit. Kjo renditje nuk synon barrën tatimore, por vetëm tregon një renditje të peshës së të ardhurave që mblidhen nga secili rajon (qark) në PBB-në e vendit. Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për llogari të administratës tatimore qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe administratat tatimore vendore (Bashkitë dhe komunat). Për gjithë qarqet barra tatimore peshon sa 21.8% e PBB-së së vitit 2013 dhe 24.1% e PBB-së së vitit 2014. në PBB në Popullsi PBB/ Banor 1 Tiranë 38,2% 25,2% 1 1 1 2 Fier 12,4% 11,7% 2 2 2 3 Durrës 9,9% 9,8% 3 4 3 4 Elbasan 7,9% 10,7% 4 3 4 5 Vlorë 5,8% 6,6% 5 7 5 6 Korçë 5,5% 8,1% 6 5 6 7 Shkodër 5,4% 7,7% 7 6 7 8 Berat 4,1% 5,2% 8 8 8 9 Lezhë 3,4% 4,9% 9 9 9 10 Dibër 3,2% 4,4% 10 10 10 11 Gjirokastër 2,2% 3,2% 11 11 11 12 Kukës 2,1% 2,5% 12 12 12 Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor Pesha në Popullsi Renditja sipas peshës Renditja e rajoneve të Shqipërisë sipas peshës fiskale në PBB dhe popullsi, 2014 Nr. Rajoni Pesha tatimore në PBB Nga analiza e renditjes së peshës së të ardhurave në PBB me peshën e banorëve ndaj popullsisë së vendit shikohet një përputhje pozicionesh. Nga krahasimi, rezulton se përvec tre rajoneve më të mëdhenj të pozicionuar në tre vendet e para, gjithë rajonet e tjera kanë një peshë të ardhurash më të vogël se pesha e banorëve.
  • 14. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 14 Kjo mospërputhje spjegohet, me centralizimin e konsumit dhe industrisë në këto rajone. Nga ana tjetër, një administrim më i mirë fiskal mund të justifikojë ngushtimin e diferencave midis konsumit dhe shpërndarjes së popullsisë dhe bizneseve në rajon. Pesha specifike që zënë qarqet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve që mbajnë barrën tatimore, karakteristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e popullsisë, arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të trashëguara dhe aktivet e krijuara në këto dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe investimeve me fonde publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal. Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas madhësisë që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e raporteve, mund të shihet se barra tatimore në rajone mbahet në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve të mesme dhe të mëdhenj. Një faktor ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum, të cilat kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës në të cilën krijohen apo prodhohen drejt eksportit apo në zonat me dendësi popullsie. Shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore. Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën kohë edhe zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën. Nga ana tjetër, barra tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më shumë se 4% në totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe krijojnë të ardhura brenda territorit të Shqipërisë. Llogaritja e barrës tatimore për rajonet Llogaritja Barra tatimore për rajonet e vendit është bazuar mbi të dhënat e shpërndara mbi bazë qarku sipas ndarjes administrative e territoriale. Të dhënat statistikore janë marrë nga buletini informativ i Instat, nga të dhëna të tjera të publikuara nga administratat tatimore, doganore dhe pushteti lokal, të kryqëzuara me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar, Bankës Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë nga projekte vendore, të cilat kanë shërbyer si referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë krahasuesë. Për përllogaritjen e prodhimit të brendshëm rajonal për vitin 2014 janë vlerësuar nga ekspertët botimi i Institutit të Statistikave si dhe tendenca rajonale e strukturës së prodhimit të brendshëm në 5 vitet e mëparshme ndaj mesatares. Për llogaritjen e detyrimeve doganore janë llogaritur arkëtimet e degëve doganore dhe alokimi sipas mallrave dhe pikave të hyrjes së tyre kryqëzuar me konsumin rajonal dhe aktivitetet rajonale. Ndërsa tatimet e paguara nga shoqëritë më të mëdha janë llogaritur si një barrë tatimore që i përket Tiranës dhe vendodhjes së tyre në disa nga rajonet ku kanë vendodhjet e tyre
  • 15. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 15 tëbiznesit në qytete kryesore si: Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, Shkodër dhe Gjirokastër. Pas përcaktimit të tatimeve të paguara sipas rajoneve është bërë raporti me prodhimin e brendshëm sipas rajonit përkatës duke rezultuar në raportet e paraqitura në analizë. Në këtë përllogaritje gabimi shkon deri në 3%. Rajonet me barrën tatimore më të ulët Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2014 me prodhimin e brendshëm rajonal të vitit 2014, rezulton se barra tatimore më e ulët është në rajonin e Kukësit me 11,1%. Në vend të dytë është rajoni i Elbasanit me 11,6%. Në vend të tretë është rajoni i Beratit me 13,3%. Të 6 rajonet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore më të ulët janë me përhapje gjeografike në jug perëndim, në Shqipërinë e mesme, verilindje, veri dhe perëndim. Rajonet me barrën tatimore më të lartë Nga raporti midis detyrimeve tatimore të paguara në vitin 2014 me prodhimin e brendshëm rajonal të vitit 2014, rezulton se barra tatimore më e lartë është në rajonin e Tiranës me 29,3%. Pas këtij qarku barrën më të lartë e mban rajoni i Durrësit me 29% dhe më pas qarku i Gjirokastrës me 27,6%. Të 6 rajonet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e mesme, jug dhe juglindje. 1 Tiranë 29,3% 2 Durrës 29,0% 3 Gjirokastër 27,6% 4 Elbasan 24,7% 5 Korçë 23,5% 6 Vlorë 22,8% Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor Rajoni BARRA TATIMORE SIPAS PBB RAJONIT, 2014 Nr. RAJONET ME BARREN TATIMORE ME TE LARTE, 2014 1 Kukës 11,1% 2 Dibër 11,6% 3 Berat 13,3% 4 Lezhë 15,8% 5 Shkodër 17,1% 6 Fier 18,2% Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor Rajoni BARRA TATIMORE SIPAS PBB RAJONIT, 2014 Nr. RAJONET ME BARREN TATIMORE ME TE ULET, 2014
  • 16. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 16 Indeksi i Lirisë Fiskale 2015 Metodologjia Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të raportit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin e brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton shumëzohet me numrin e diteve të vitit (365). Numri që rezulton llogaritet si ditë të muajve duke filluar nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri në ditën që plotësohet sipas muajit që i përkon. Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si Dita e Lirisë Fiskale. Kuptimi i kësaj dite lidhet me faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë ditë kanë mbyllur llogaritë e pagimit të detyrimeve tatimore dhe nga kjo ditë e vitit e në vijim ata punojnë për veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim tatimor shtetit. Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Ballkan Nga kjo metodologji, nëse vlerësojmë dhe llogaritim të dhënat për vendet e Ballkanit, rezulton se në varësi të barrës tatimore ndaj PBB-së Dita e Lirisë Fiskale në 2015 vjen më shpejt në Kosovë (26 Mars 2015) dhe më vonë në Bosnjë-Hercegovinë (15 Maj 2015). Shqipëria e feston Ditën e Lirisë Fiskale në 27 Mars 2015. Nisur nga data kur festohet Liria Fiskale secili nga lexuesit kupton se sa i rëndon barra e buxhetit qytetarëve të vendit, por nga ana tjetër është indeksi që tregon se sa ditë të lira kanë bizneset dhe individët përgjatë vitit për të punuar për veten dhe familjet e tyre. Më poshtë gjendet Kalendari i Lirisë Fiskale 2015 për vendet e Ballkanit, të cilat përmblidhen në 8 shtete, për të cilët ishte e mundur edhe disponibiliteti i të dhënave statistikore për PBB dhe të ardhurat buxhetore. Dite Janar Shkurt Mars Prill Maj KOSOVË 85 31 28 26 SHQIPËRI 88 31 28 27 MAQEDONI 92 31 28 31 2 MALI I ZI 97 31 28 31 7 KROACI 99 31 28 31 9 SERBI 120 31 28 31 30 GREQI 122 31 28 31 30 2 BOSNJË-HERCEGOVINË 135 31 28 31 30 15 KALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2015 SHTETI
  • 17. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 17 Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri Dita e Lirisë Fiskale, ashtu si edhe në Ballkan edhe në Shqipëri është indeksi i lehtësimit të individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave. Dita e Lirisë Fiskale për vitin 2015 është në ditën e 27-të të muajit Mars. Kjo datë na sqaron gjithë shqiptarëve se u duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri në fund të dhjetëditëshit të tretë të muajit të tretë të vitit. Pas kësaj date, puna dhe fitimet e tyre nuk shkojnë më në llogarinë e shtetit, por në llogarinë e tyre. Por, sipas barrës tatimore të secilit rajon, po ashtu nga llogaritja sipas kalendarit të vitit rezulton që Liria Fiskale të vijë në qytetet shqiptare në data të ndryshme të këtij viti. Dite Janar Shkurt Mars Prill 1 Kukës 40 31 9 2 Dibër 43 31 12 3 Berat 49 31 18 4 Lezhë 58 31 27 5 Shkodër 62 31 28 3 6 Fier 66 31 28 7 7 Vlorë 83 31 28 24 8 Korçë 86 31 28 27 9 Elbasan 90 31 28 31 10 Gjirokastër 101 31 28 31 11 11 Durrës 106 31 28 31 16 12 Tiranë 107 31 28 31 17 Burimi: INSTAT, Ministria e Financave, Pushteti Vendor Rajoni KALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2015 Nr. DITA E LIRISE FISKALE 2015, PER RAJONET TATIMORE SHQIPTARE Liria Fiskale vjen fillimisht në rajonin e Kukësit. Banorët e kësaj zone e festojnë këtë ditë që në ditët e para të Shkurtit 2015. Pas tyre janë banorët e rajoneve të Dibrës, Beratit dhe Lezhës, të cilët e festojnë Ditën e Lirisë Fiskale në Shkurt 2015. Banorët e rajonit të Tiranës janë të fundit që mbyllin periudhën 4 mujore të festimit të lirisë fiskale. Data që u përket për ta festuar është 17 Prill 2015. Si një datë e përgjithshme, Dita e Lirisë Fiskale për të gjithë Shqipërinë në 2015 do të festohet në datën 27 Mars.
  • 18. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 18 Përmbledhje Në mbyllje, mund të shprehemi se: me peshën që mban Shqipëria (2% e PBB-së së Ballkanit), apo peshën që mban Kosova (1.1% të PBB-së së Ballkanit) hyjnë te vendet nga fundi në Ballkan. Por edhe pse barra tatimore në Shqipëri është nga më të ulëtat e rajonit të Ballkanit ka një rritje të barrës në 2014 krahasuar me 2013. Ky fakt spjegohet, si prej rritjes së disa normave tatimore, po ashtu edhe me rritjen eprocesit të administrimit fiskal. Ky fakt duket te Indeksi i Ditës së lirisë Fiskale që në Shqipëri në vitin 2015 nuk vjen më herët se në cdo shtet tjetër ballkanik, ashtu si rezultoi në vitin e kaluar. Nëse shikohen Investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të parë në Ballkan për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2014 duke treguar se efekti i barrës tatimore dhe normave të ulëta nuk është ndikuesi primar në tërheqjen e investimeve. Treguesi i IHD neto na tregon se nëse harmonizohen me sukses normat tatimore me rritjen e kapaciteteve të administrimit dhe forcimin e kapaciteteve rregullatore dhe uljes së korrupsionit do të rezultojë një efekt me nxitje dhe rritje të flukseve të investimeve të huaja në vend. Ky konkluzion duhet të vlejë për Shqipërinë, Kosovën dhe secilin nga vendet e tjera ballkanike. Barra tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme nëse ballafaqohet me burimet dhe kapacitetet në dispozicion dhe nëse ndërthuret në mënyrë më racionale ndikimi i rolit të programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve dhe përgatitjen e kushteve për investitorët aty ku barra nuk është nxitëse, do të ndihmonte secilën bashki, që të mendonte më thellë mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda modelit të rritjes ekonomike të vendit. Shqipëria vuan një humbje të ardhurash tatimore të përllogaritur, te 1 miliard euro në vit nga evazioni dhe shmangia tatimore. Por, një goditje tjetër ka pësuar edhe efektiviteti dhe drejtësia në shpërndarjen e barrës tatimore mbi tatimpaguesit. Evazioni tatimor na ndikon të gjithëve edhe pse mund të jetë me burim brenda vendit apo vjen i importuar nga jashtë tij. Disa biznese e gjejnë veten në një konkurrencë të pabarabartë me ato biznese që gjejnë rrugë dhe forma për t’ju shmangur barrës tatimore që ju takon sipas të njëjtit ligj. Është barra tatimore ajo që duhet të bjerë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, qoftë sektor publik, por edhe sektori privat nxitjen që të ndryshojnë qasjen duke kërkuar një shpërndarje më të barabartë, ku të gjithë të ndihen kontribuesë dhe më pas përfituesë.
  • 19. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 19 SHTOJCA mln leke ne % Të ardhurat e buxhetit 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014 Ndihmat 5.737 10.092 Ndihmat 2% 3% Tatimet dhe Doganat 229.031 253.534 Tatimet dhe Doganat 70% 69% Pushteti Vendor 10.825 12.447 Pushteti Vendor 3,3% 3,4% Sigurimi Shoqeror 51.064 61.426 Sigurimi Shoqeror 16% 17% Sigurimi Shëndetsor 7.410 8.199 Sigurimi Shëndetsor 2,3% 2,2% Jotatimore 21.553 20.673 Jotatimore 7% 6% Për kompensim në vlerë te pronarëve 1.559 315 Për kompensim në vlerë te pronarëve 0,5% 0,1% TOTALI 327.178 366.686 mln leke ne % Të ardhurat tatimore 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014 Tatimet dhe Doganat 229.031 253.534 Tatimet dhe Doganat 77% 76% Pushteti Vendor 10.825 12.447 Pushteti Vendor 3,6% 3,7% Sigurimi Shoqeror 51.064 61.426 Sigurimi Shoqeror 17% 18% Sigurimi Shëndetsor 7.410 8.199 Sigurimi Shëndetsor 2,5% 2,4% TOTALI 298.329 335.606 mln leke ne % Nga Tatimet dhe Doganat 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 111.940 123.847 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 48,9% 48,8% Tatimi mbi Fitimin 15.119 21.483 Tatimi mbi Fitimin 7% 8% Akcizat 38.151 40.894 Akcizat 17% 16% Tatimi mbi të Ardhurat Personale 29.570 28.852 Tatimi mbi të Ardhurat Personale 13% 11% Taksa Nacionale dhe të tjera 28.454 32.606 Taksa Nacionale dhe të tjera 12% 13% Taksa Doganore 5.797 5.852 Taksa Doganore 3% 2% TOTALI 229.031 253.534 mln leke ne % Të ardhura nga Pushteti Vendor 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014 Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 2.454 3.678 Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 23% 30% Taksë mbi Biznesin e vogël 1.975 1.709 Taksë mbi Biznesin e vogël 18% 14% Taksa Lokale 6.396 7.060 Taksa Lokale 59% 57% TOTALI 10.825 12.447 mln leke ne % Të ardhura Jotatimore 2013 2014 PESHA SIPAS ZERAVE 2013 2014 Fitimi nga Banka e Shqipërisë 4.628 1.951 Fitimi nga Banka e Shqipërisë 21% 9% Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 9.987 11.152 Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 46% 54% Dividenti 943 1.387 Dividenti 4% 7% Tarifat sherbimeve 3.133 3.171 Tarifat sherbimeve 14,5% 15,3% Të tjera 2.862 3.012 Të tjera 13% 15% TOTALI 21.553 20.673
  • 20. LAW. FISCAL. TRANSPARENCY Barra tatimore sipas 12 rajoneve në Shqipëri. Llogaritja e Ditës së Lirisë Fiskale, 2015 20 REFERENCA Ministria e Financave, Statistika Fiskale Janar - Dhjetor 2014 Ministria e Financave, Buletini Fiskal (ne tremujore) Ministria e Financave te Republikës se Kosovës, Treguesit makro dhe buxhetore 2014 INSTAT, PBB sipas rajoneve statistikore viti 2012 Tax card 2014 in Kosovo, Kpmg.com.al Taxes at a glance 2014, pwc.com Paying taxes 2014, pwc.com Economywatch.com Tradingeconomics.com IMF, Country Reports 2014 James Rogers & Cécile Philippe, the Tax Burden of Typical Workers in the EU 28, 2014 Edition Taxation trends in the European Union, 92/2014 - 16 June 2014 Index of Tax Freedom Report, 2015, Heritage.org Global Magazine Editions, 2015