SlideShare a Scribd company logo
1 of 1
Download to read offline
Cfare Eshte Nevralgjia e Trigeminit?

Përgatiti Ilir Halili
E Shtunë, 18 Dhjetor 2010 21:10

Nervi trigeminal eshte nervi i peste dhe inervon zonen e fytyres.




Ndahet ne 3 degezime, nje degezim qe inervon muskujt e nofulles (kjo konsiderohet edhe pjesa
motore e muskulit te trigjeminit), njeri qe inervon zonen maksilare (ku shperndahet ne zonen e
faqes,faqeve te hundes,buza e siperme) dhe degezimi oftalmik i cili inervon zonen e syrit (zona
ballore,lakrimale dhe e hundes). Duhet thene qe ne kete nerv udhetojne fibrat qe marrin pjese
ne refleksin e bebes se syrit ndaj drites. Nje veprim i tyre shkakton ate qe quhet midriaze, nje
rritje e bebes se syrit ndersa e kunderta kryhet nga nervi i trete (nervi okulomotor) neper te cilin
udhetojne fibrat qe tkurrin beben e syrit.

Pas ketij pershkrimi te shkurter i kthehemi pyetjes qe kryhet me siper:
Nevralgjia e trigeminit eshte nje dhimbje e forte (e krahasojne me te prekuren e rrymes
elektrike), qe zgjat pak sekonda ose minuta dhe largohet pa lene shenja. Godet kryesisht
degezimin e nofulles dhe ate maksilar kurse ai oftalmik goditet shume me rralle. Kjo dhimbje
karakterizohet nga fakti qe nuk kemi humbje te ndjeshmerise siç mund te provohet me prova te
ndryshme si prekja e zones se faqes ose nofulles me nje material te ngrohte ose te ftohte ose
prekja me majen e gjilperes.

Mund te mos kete ndonje shkak te veçante per te filluar ose mund te vije si pasoje e stimulimit
te jashtem te zonave te ashtequajtura "shkendija" (eng. trigger) qe jane gati te fillojne nje krize.
Format dytesore mund te vijne si pasoje e shtypjes se nervit ose ganglit trigeminal dhe ne keto
raste mund te kete nje humbje te ndjeshmerise te zonave te interesuara. Duhet thene qe nga
kriza ne krize ka nje hapesire kohore ku personi nuk ka asnje shqetesim.

Kriza shoqerohet me mbyllje te muskulatures se syrit, tkurrje te muskujve te fytyres, skuqje e
fytyres, lote, dalje peshtyme, djersitje, sekrecione te hundes (keto shenja mund te permblidhen
nen emertimin "shenja vegjetative").

Nevralgjia e trigeminit i pergjigjet mire terapise me karbamazepine. Ilaçe te tjere mund te jene
fenitoina, gabapentina etj. Nese terapia me ilaçe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje situaten
atehere mund te nderhyhet ne menyre mikroinvazive duke ndare nervin e trigeminit nga enet e
gjakut qe jane afer!




                                                                                               1/1

More Related Content

More from Ramadan Lohaj

Duhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzeniaDuhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzeniaRamadan Lohaj
 
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteKonsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteRamadan Lohaj
 
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02Ramadan Lohaj
 
Kujdesi spitalor per femije
Kujdesi spitalor per femijeKujdesi spitalor per femije
Kujdesi spitalor per femijeRamadan Lohaj
 
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Ramadan Lohaj
 
70porositemuhamedit 100321135051-phpapp02
70porositemuhamedit 100321135051-phpapp0270porositemuhamedit 100321135051-phpapp02
70porositemuhamedit 100321135051-phpapp02Ramadan Lohaj
 
potenciali i aksionit
 potenciali i aksionit potenciali i aksionit
potenciali i aksionitRamadan Lohaj
 
Anatomia e-kokes-dhe-e-qafes
Anatomia e-kokes-dhe-e-qafesAnatomia e-kokes-dhe-e-qafes
Anatomia e-kokes-dhe-e-qafesRamadan Lohaj
 

More from Ramadan Lohaj (13)

Endokarditi
EndokarditiEndokarditi
Endokarditi
 
Duhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzeniaDuhani dhe shatzenia
Duhani dhe shatzenia
 
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjteKonsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe kanabisit nga te rinjte
 
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
 
Kujdesi spitalor per femije
Kujdesi spitalor per femijeKujdesi spitalor per femije
Kujdesi spitalor per femije
 
Albanese -morbillo
Albanese  -morbilloAlbanese  -morbillo
Albanese -morbillo
 
Akromegalia
AkromegaliaAkromegalia
Akromegalia
 
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
 
70porositemuhamedit 100321135051-phpapp02
70porositemuhamedit 100321135051-phpapp0270porositemuhamedit 100321135051-phpapp02
70porositemuhamedit 100321135051-phpapp02
 
potenciali i aksionit
 potenciali i aksionit potenciali i aksionit
potenciali i aksionit
 
Shtatzenia
ShtatzeniaShtatzenia
Shtatzenia
 
Skleroza multiple
Skleroza multipleSkleroza multiple
Skleroza multiple
 
Anatomia e-kokes-dhe-e-qafes
Anatomia e-kokes-dhe-e-qafesAnatomia e-kokes-dhe-e-qafes
Anatomia e-kokes-dhe-e-qafes
 

Cfare eshte-nevralgjia-e-trigeminit

  • 1. Cfare Eshte Nevralgjia e Trigeminit? Përgatiti Ilir Halili E Shtunë, 18 Dhjetor 2010 21:10 Nervi trigeminal eshte nervi i peste dhe inervon zonen e fytyres. Ndahet ne 3 degezime, nje degezim qe inervon muskujt e nofulles (kjo konsiderohet edhe pjesa motore e muskulit te trigjeminit), njeri qe inervon zonen maksilare (ku shperndahet ne zonen e faqes,faqeve te hundes,buza e siperme) dhe degezimi oftalmik i cili inervon zonen e syrit (zona ballore,lakrimale dhe e hundes). Duhet thene qe ne kete nerv udhetojne fibrat qe marrin pjese ne refleksin e bebes se syrit ndaj drites. Nje veprim i tyre shkakton ate qe quhet midriaze, nje rritje e bebes se syrit ndersa e kunderta kryhet nga nervi i trete (nervi okulomotor) neper te cilin udhetojne fibrat qe tkurrin beben e syrit. Pas ketij pershkrimi te shkurter i kthehemi pyetjes qe kryhet me siper: Nevralgjia e trigeminit eshte nje dhimbje e forte (e krahasojne me te prekuren e rrymes elektrike), qe zgjat pak sekonda ose minuta dhe largohet pa lene shenja. Godet kryesisht degezimin e nofulles dhe ate maksilar kurse ai oftalmik goditet shume me rralle. Kjo dhimbje karakterizohet nga fakti qe nuk kemi humbje te ndjeshmerise siç mund te provohet me prova te ndryshme si prekja e zones se faqes ose nofulles me nje material te ngrohte ose te ftohte ose prekja me majen e gjilperes. Mund te mos kete ndonje shkak te veçante per te filluar ose mund te vije si pasoje e stimulimit te jashtem te zonave te ashtequajtura "shkendija" (eng. trigger) qe jane gati te fillojne nje krize. Format dytesore mund te vijne si pasoje e shtypjes se nervit ose ganglit trigeminal dhe ne keto raste mund te kete nje humbje te ndjeshmerise te zonave te interesuara. Duhet thene qe nga kriza ne krize ka nje hapesire kohore ku personi nuk ka asnje shqetesim. Kriza shoqerohet me mbyllje te muskulatures se syrit, tkurrje te muskujve te fytyres, skuqje e fytyres, lote, dalje peshtyme, djersitje, sekrecione te hundes (keto shenja mund te permblidhen nen emertimin "shenja vegjetative"). Nevralgjia e trigeminit i pergjigjet mire terapise me karbamazepine. Ilaçe te tjere mund te jene fenitoina, gabapentina etj. Nese terapia me ilaçe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje situaten atehere mund te nderhyhet ne menyre mikroinvazive duke ndare nervin e trigeminit nga enet e gjakut qe jane afer! 1/1