Skleroza Multiple
Përgatiti IlirHalili
E Enjte, 07 Tetor 2010 17:34
Skleroza multiple eshte nje semundje e sistemit nervor me tipare autoimune. Edhe pse shume
pika mbi patogjenezen e kesaj semundje akoma nuk jane qartesuar, mendohet qe ka baza
autoimunitare, ku sistemi imunitar sulmon antigjenet qe prodhohen nga trupi vete. Ne kete
rast, shenjestra e ketij sulmi eshte mielina, nje substance qe mbeshtjell
aksonet e neuroneve dhe lejon pershpejtimin e perçimit se sinjaleve elektrike.
Akoma nuk dihet me saktesi se cilet jane shkaqet e ketij sulmi edhe pse jane hedhur ide te
ndryshme te tipit infektiv, ku eshte perdorur koncepti i mimetizmit molekular. Sipas ketij
koncepti, gjate pergjigjes kunder nje agjenti infektiv, sistemi imunitar ka prodhuar antitrupa
kunder nje antigjeni te agjentit infektiv dhe ky antigjen ka ngjashmeri me nje antigjen qe
prodhohet nga trupi vete dhe si pasoje sistemi imunitar mund te mos e beje dallimin ne menyre
te plote. Gjithsesi, keto jane akoma hipoteza. Fundi i cilesdo teorie eshte nje pergjigje
autoimune mbi mielinen.
Ajo qe e karakterizon kete semundje eshte zona e demielinizuar, ne te cilen oligodendrocitet
(qeliza ne tru qe kane edhe mielinen) shkaterrohen ne menyre masive dhe
astrocitet
(lloje qelizat te tjera me aftesi riparuese ) tentojne te zevendesojne zonen e shkaterruar duke
shkaktuar sklerozen. Keto zona mund te jene te shumta ne tru (nga kjo fjala
multiple
) dhe mund te dallohet nga rezonanca magnetike e cila mund te gjeje edhe paraqese zona me
intensitet te larte (hiperintensitet). Per kete arsye nje nder analizat e para qe kryhen per te
vertetuar hipotezen eshte rezonanca magnetike.
Per sa i perket menyres se si fillon, paraqet nje problem te madh ne klinike per faktin se
semundja ka nje shumllojshmeri si ne menyren si fillon edhe ne ecurine e saj. Shenjat e para
mund te mos vihen re ose te neglizhohen dhe mendohet qe rreth 60-70% e tyre zhduken per
nje fare kohe. Shenjave si ulja e forces, ndjenje gjumesie etj mund ti jepet pak rendesi por
mund te paraqesin format fillestare te semundjes qe ka nje prezantim rreth moshes 20-40 vjeç
me nje mbizoterim te rasteve ne gjinine femerore (raporti meshkuj: femra 1:2) [1]
Ndoshta shenja me karakteristike e fillimit te kesaj semundje mund te konsiderohet neuriti
optik retrobulbar
i cili sjell nje ulje te shikimit ne nje nga syte. Diagnoza konsiderohet relativisht e thjeshte kur
duhet te bejme diagnozen e neuritit retrobulbar per faktin se eshte i vetmi shkak i uljes se
shikimit nese fundi i syrit nuk ka ndonje demtim. Ndersa per te thene qe ky neurit eshte
shkaktuar nga skleroza multiple duhet te behet diagnoze diferenciale me semundje te tjera.
Per sa i perket ecurise se semundjes, ka nje larmishmeri te madhe. Mund te kemi raste qe
kalojne nje krize dhe rikthehen ne faze te heshtur per nje fare kohe dhe pastaj serish te pasojne
me nje krize. Mund te kemi raste ku paraqitet nje vazhdueshmeri te semundjes me kriza ne mes
1/2
2.
Skleroza Multiple
Përgatiti IlirHalili
E Enjte, 07 Tetor 2010 17:34
ose nje forme e cila qe ne fillim paraqitet si perparuese dhe shoqerohet here pas here me kriza.
Per diagnozen kerkohen analiza te cilat fillojne nga ato me pak invazive siç mund te jene
analizat me potencialet e shkaktuar (ita. potenziali indotti) ku shkaktohet nje stimul per te
matur menyren si pergjigjet trupi (potenciale vizive, degjuese, somatosensitive etj). Keto mund
te shfaqin anomali ne momentet fillestare. Nje ndihme ne procesin e diagnozes mund te jape
rezonanca magnetike, e cila mund te gjeje demtimet e ndryshme ( me nje ndjeshmeri deri ne
95% per te gjetur rastet e sklerozes).
Per te bere diagnoze, kerkohen 2 demtime te ndara ne sistemin nervoz qendror, te shfaqur ne
kohe te ndryshme dhe qe nuk kane lidhje me semundje te tjera. Ndersa diagnoza e dyshimte
bazohet ne prezencen e shenjave te nje demtimi te vetem te shfaqur ne 2 episode te ndryshme,
ose te 2 demtimeve te gjetur njekohesisht [2]
Per sa i perket terapise, akoma nuk ka rezultate te mire edhe pse kortikosteroidet (si prednizoni
ose metilprednizoloni) mund te japin ndonje efekt ne fazat akute te semundjes. Ilaçe te tjere qe
mund te japin ndonje efekt jane ciklosporina dhe interferoni beta. Ky i dyti paraqitet si ai qe ka
dhene me shume rezultate por perdoret vetem ne format qe nuk paraqesin perparim qe nga
fillimi i shfaqjes se tyre. [3]
Bibliografia [1] neurologia. Manfredi 2001 fq.410
[2] New diagnostic criteria for multiple sclerosis: Guidelines for research protocols Ann.Neurol .
13, 227, 1983
[3] Multiple Sclerosis NEJM 2000; 343 (13): 938-52
2/2