SlideShare a Scribd company logo
1         A dëshiron të hysh në Xhennet?!




    A dëshiron të hysh në
       Xhennet?!


              Autor:
           Ebu Enes
     Maxhid Islam Benkani




1         www.botaislame.com
2                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!




                      1432 h




Me emrin e Allahut të Gjithmeshirshmit Mëshirëplotit



Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe
xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e
tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të
Dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep
kujt të dojë, e All-llahu është Dhurues i madh. (Hadid,
21)




2                  www.botaislame.com
3                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Falënderimi i takon vetëm Allahut, atë e falënderojmë
dhe vetëm prej tij ndihmë kërkojmë, atë që Allahu e
udhëzon s´ka kush që mund ta humb kurse atë që e
humb nga rruga e drejtë s´ka udhëzues për të, dëshmoj
se s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut i cili
nuk ka shokë dhe dëshmoj se Muhammedia -salAllahu
alejhi ve selem- është rob dhe i Dërguar i Tij.

Vëlla i dashur ekzistojnë disa vepra të lehta që nuk ka
nevojë të bëhet mund i madh dhe me gjithë këtë këto
vepra kanë shpërblim të madh dhe janë shkak për të hyrë
në xhennet me lejen e Allahut të Lartësuar s´ka dyshim se
kjo është mëshirë e Allahut mbi ne.

Thotë Allahu i Lartësuar: Ndërkaq, ata që u ruajtën për
hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara
njëra mbi tjetrën, nen të cilat rrjedhin lumenjtë.
Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
(Zumer, 20)

Thotë ibn Kethiri Allahu e mëshiroftë: Allahu tregon në
këtë ajet për robërit e tij të lumtur se për ta do të ketë
dhoma në pallate të xhennetit, mbi ato dhoma do të ketë
dhoma të tjera të ndërtuara të larta dhe të zbukuruara.
Çdo gjë në këtë botë ecën nga përfundimi dhe
shkatërrimi përveç atë që e ka përgatitur Allahu i
3                  www.botaislame.com
4                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Lartësuar për besimtarët në xhennet, ajo nuk përfundon
kurrë, thotë Allahu i Lartësuar: Ajo që e keni pranë vetes
është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e
përjetshme. (Nahl, 96)

Shkaku i shkrimit të këtij libri është ajo që e shohim në
këtë kohë se si njerëzit mundohen në ndërtimin e
dynjasë dhe e kanë lënë përgatitjen për ahiret {botën
tjetër} përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu i Madhëruar.
Jam munduar ti mbledh disa ajete dhe hadithe të vërteta
që kanë të bëjnë me këtë temë duke shpresuar që
njerëzit të nxitojnë në vepra të mira dhe ndoshta ky libër
është shkak për përmirësimin dhe nxitjen e njerëzve në
vepra të mira të cilat afrojnë tek Allahu i Lartësuar dhe të
jenë shkak për të hyrë në xhennet me lejen e Allahut të
Lartëmadhëruar.

Ne nuk dëshirojmë nga ju asgjë përveç të bëni lutje për
ne dhe ne e lusim Allahun e Madhëruar që të na bën të
sinqertë në fjalë dhe vepër dhe të na i pranon veprat
tona. Amin.




4                   www.botaislame.com
5                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!




                Kuptimi i fjalës Xhennet

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë:
Xhennet është emër gjithëpërfshirës për të gjitha
begatitë dhe më e madhja e këtyre begative është
shikimi në fytyrën e Allahut, siç transmetohet në Sahihun
e Muslimit nga Abdurrahman ibn ebi Lejla nga Suhejbi
se i Dërguari –salAllahu alejhi ve selem– ka thënë: Kur të
hyn banoret e xhennetit në xhennet thirr një thirrës: O
ju banorë të xhenetit ju e keni një vendtakim tek Zoti
juaj, Allahu dëshiron që t`ju shpërblen, banorët e
xhennetit thonë: Cili është ai shpërblim? A nuk na u
5                  www.botaislame.com
6                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



janë zbardhur fytyrat tona? A nuk janë peshuar neve
peshoret e veprave të mira dhe na ka futur Zoti jonë në
xhennet dhe na ka shpëtuar nga zjarri? Tha {i Dërguari i
Allahut}: Dhe zbulohet perdja dhe shikojnë besimtarët
në të dhe nuk iu dhurohet banorëve të xhennetit diç më
e dashur për ta se sa shikimi i Allahut.

Thotë Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë: Xhennet është
emër përmbledhës për çdo gjë prej kopshteve,
ndërtesave, pallateve, është transmetuar në Sahihun
Buhari nga Enes ibn Malik, vajza e Berras dhe nëna e
Harithit ka shkuar tek i Dërguari salAllahu alejhi ve selem
dhe i ka thënë: O i Dërguar i Allahut a nuk po më flet për
Harithin? Ai ishte vrarë në Bedër e kishte goditur një
shigjetë e panjohur {pa ditur kush e ka goditur}, nëse ai
është nga banorët e xhennetit unë do të bëj sabër
{durim} dhe nëse nuk është nga banorët e xhehenemit
do të qajë për të, tha: Oj nëna e Harithit, djali yt është
në xhennet, ai e ka fituar xhennetin më të lartë
Firdewsin, transmetohet në dy sahihët nga Ebu Musa el-
Eshariu nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka
thënë: Dy xhennete që enët e tyre i kanë nga ari dhe
stolitë e tyre dhe dy xhennete tjera janë prej argjendi që
enët dhe stolitë e tyre janë nga argjendi dhe në mes tyre
dhe shikimit të zotit të tyre është Ridaul Kibrijai në
6                   www.botaislame.com
7                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



fytyrën e tij në xhennetin e Adnit, thotë Allahu i
Lartëmadhëruar: E, për atë që i pat frikë paraqitjes para
Zotit të vet, janë dy xhennete. (Rrahman, 46) I përmendi
Allahu këto dy xhennete pastaj i ka përmend edhe dy
xhennete nen këto dyja e që bëjnë katër xhennete.

Thotë ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë: Këto xhennete janë
dy llojesh: Dy xhennete janë nga ari kurse dy xhennetet
tjera janë prej argjendi.

                   Çelësi i xhenetit

Dije vëlla i nderuar se ashtu sikurse çdo gjë që e ka
çelësin e vetë gjithashtu xhenneti ka qelës e ky qelës
është fjala: La ilahe il-lAllah.

Iu është thënë Wehb ibn Munebeh, a nuk është fjala La
ilahe il-lAllah çelësi i xhenetit? Tha: Po. Mirëpo nuk ka
çelës pa dhëmb, nëse vjen me çelës i cili i posedon
dhëmbët të hapet dera përndryshe nuk të hapet dera.

Çelës është edhe: Veprimi i urdhrave të Allahut të
Lartësuar dhe braktisja e atyre që Allahu ka ndaluar:

Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të ndërprerë nga
Muadhi -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: Më ka thënë
mua i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kur të pyesin
7                  www.botaislame.com
8                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



ty banorët e Jemenit për çelësin e xhennetit thuaju
është fjala La ilahe il-lAllah. Kjo argumenton se i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- e kushtëzoi hyrjen në
xhennet vetëm me vepra të mira sikur transmetohet në
dy sahihët nga Ebi Ejub se një njeri tha: O i Dërguar i
Allahut më trego për një vepër e cila më fut në xhennet.
Tha: Adhuro Allahun dhe mos i bë shok aspak, fale
namazin, jepe zekatin dhe lidhi lidhjet farefisnore.

Thotë Ibn Kajim el-Xhevzijeh -Allahu e mëshiroftë-: Çelës
konsiderohet ajo gjë që e hap një send të mbyllur, prej
këtyre çelësave është fjala La ilahe il-lAllah, ashtu siç
është çelësi i namazit abdesti.



Pasimi i Kuranit dhe Sunetit është shkak për hyrjen
                    në xhennet:

Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Nëse e doni All-
llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju
falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë,
mëshiron shumë. (Ali Imran, 31) Dhe thotë Allahu i
Madhëruar: Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur
All-llahut. (Nisa, 80) Ajetet për këtë janë të shumta.
Dashuria e Allahut dhe Pejgamberit duhet të bëhet me
8                   www.botaislame.com
9                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



pasim dhe duke e ndihmuar fenë e Allahut jo vetëm me
fjalë siç veprojnë munafikat {dyfytyrëshat}, rezultati i
dashurisë së Allahut bën që Allahu i Lartësuar të
mëshiron dhe ti fal mëkatet.

Nga Ebi Nexhijh el-Urbad ibn Sarije thotë: Na ka
këshilluar i Dërguari i Allahut me një këshillë të çmuar
saqë zemrat na janë dridhur dhe lotët na kanë rrjedhur,
dhe thamë: O i Dërguar i Allahut sikur kjo këshill të ishte
këshill e lamtumirës, prandaj këshillona: Tha: Ju këshilloj
që ti keni frik Allahut të bëhuni të dëgjueshëm dhe të
respektueshëm edhe nëse ju urdhëron ndonjë robër
sepse ai i cili do të jeton prej juve do të shef mospajtime
të shumta prandaj kapuni për sunetin tim dhe sunetin e
halifëve të udhëzuar kapuni me dhëmballë dhe ruajuni
nga gjërat e shpikura sepse çdo shpikje është bidat dhe
çdo bidat është humbje. {E ka nxjerr Shejh Albani në
Irvaul alil}

Kuptimi i hadithit është: Kapuni për Sunnetin dhe
kujdesuni për të ashtu siç kapet me dhëmballë, ai i cili
frikësohet se mos do ti humb ndonjë gjë. Këshillë: Është
kur donë ta këshillosh, përkujtosh dikën për përfundimin
e asaj gjëje, e çmuar: d.m.th prekëse që nëpërmjet kësaj
këshille dridheshin zemrat dhe lotonin sytë, prandaj

9                   www.botaislame.com
10                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



shpëtimi në kohën e gurabave {të huajve} është në
kapjen për librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të
Allahut me kuptimin ashtu siç e kuptuan shokët e të
Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem-.

Nga Ebi Shurejh El-Huzaij -Allahu qoftë i kënaqur me të-
ka thënë: Ka dalë tek ne i Dërguari -salAllahu alejhi ve
selem- dhe ka thënë: A nuk jeni nga ata që dëshmoni se
s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se
unë jam i Dërguar i Allahu. Thanë: Po gjithsesi. Tha: Me
të vërtetë ky Kuran një pjesë është në dorën e Allahut
dhe një pjesë është në duart tuaja, prandaj kapuni për
të sepse ju nuk do të humbni dhe nuk do të
shkatërroheni asnjëherë. {Sahih Et-Tergib, 38}

Nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i kënaqur me të-
transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka
thënë: I gjithë Ummeti im do të hynë në xhennet përveç
kush nuk dëshiron, e pyeten: Kush nuk dëshiron me hy
në xhennet o i Dërguar i Allahut? Tha: Kush më pason
mua do të hyjë në xhennet, ndërsa kush nuk më pason
mua ai veçse ka refuzuar {dhe përfundimin e tij e ka në
zjarr} . {Transmeton Buhariu 13/249}




10                  www.botaislame.com
11                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Pra shpëtimi i njeriut në dynja dhe ahiret bëhet duke e
pasuar udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit
-salAllahu alehi ve selem-.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi i cili ka thënë:
Me të vërtetë ky Kuran është ndërmjetësues kush e
pason atë do ta drejton për xhennet dhe kush e len apo
ia kthen shpinën do ta shtyn për xhehenem. {Sahi Et-
Tergib}

Nga ibn Abas ibn Rebia transmetohet të ketë thënë: E
kam parë Omer ibn Hattabin -radijAllahu anhu- duke e
puthur Gurin e zi {Haxherul Esvedin} dhe thoshte: Unë e
di se ti je një guri që nuk bën dëm as dobi dhe sikur mos
ta kisha parë të Dërguarin e Allahut Muhammedin
-salAllahu aljehi ve selem- duke të puthur nuk do të
kisha puthur. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Thotë Taberaniu Allahu e mëshiroftë: Këtë e ka thënë
Omeri për shkak se njerëzit kanë qenë afër periudhës së
adhurimit të idhujve dhe është frikësuar Omeri se mos
po mendojnë xhahilat {të paditurit} se puthja e gurit
është nga ana e madhërimit të gurëve siç vepronin
arabët në kohën e injorancës dhe deshi Omeri që ti
mëson njerëzit se kjo është vetëm ndjekja e Sunetit të

11                  www.botaislame.com
12                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- e jo se guri bën dëm
ose dobi siç besonin idhujtarët në injorancë.

Transmetohet nga Muxhahidi të ketë thënë: Kemi qenë
me Ibn Omerin Allahu qoftë i kënaqur me të në udhëtim
dhe kemi kaluar nga një vend dhe ai {ibn Omeri} ka
anuar nga ai vend, e pyetën pse e bëre një gjë të tillë?
Tha: E kam parë të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem-
duke e bërë këtë dhe e bëra. {Sahih Et-Tergib}

Transmetohet nga Vathilete ibn El-Eskae -radijAllahu
anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë:
Kush e nis një vepër të mirë ai do të ketë shpërblim për
të derisa të veprohet me të gjatë jetës së tij dhe pas
vdekjes së tij derisa të lihet ajo vepër dhe kush e nis një
vepër të keqe ai do të ketë mëkat për të derisa të lihet
ajo vepër e keqe dhe kush vdes duke qëndruar në
xhihad atij do ti vazhdon shpërblimi deri kur të ringjallet
në ditën e Kijametit. {Sahih Et-Tergib}

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijAllahu anhu- se i
Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë:
Kush thirr në udhëzim ai do të ketë prej shpërblimit
sikurse shpërblimet e atyre që e pasojnë atë, duke mos
iu pakësuar nga shpërblimi atyre aspak, dhe kush thirr
në devijim ai do ta ketë barrën e mëkatit edhe të atyre
12                   www.botaislame.com
13                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



që e veprojnë atë duke mos iu mangësuar atyre aspak
nga mëkatet e tyre. {Transmeton Muslimi}

Thotë Allahu i Lartësuar: Binduni All-llahut dhe binduni
të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse
refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit
Tonë është vetëm komunikimi i qartë. (Maide, 92)

Ka thënë shejh Sadi: Respektimi i Allahut dhe respektimi i
të Dërguarit është një, ai që i bindet Allahut ai iu është
bindur të Dërguarit kurse ai që i bindet të Dërguarit ai iu
është bindur Allahut dhe kjo përfshin kryerja e veprave të
cilat i ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij dhe ndalja
apo braktisja e atyre veprave dhe fjalëve që Allahu ka
ndaluar apo i Dërguari i tij.

Kjo gjë është prej urdhrave më gjithëpërfshirëse sepse siç
po e shef në këtë hynë çdo gjë që ka urdhëruar apo
ndaluar Allahu qoftë e anës së brendshme apo e anës së
jashtme, fjala e Allahut { kini kujdes (mos kundërshtoni}
d.m.th.: Keni kujdes mos e kundërshtoni Allahun dhe të
Dërguarin e Tij sepse në kundërshtimin e Allahut është
shkatërrimi dhe humbja e qartë { E nëse refuzoni } nga
ajo që jeni urdhëruar dhe bini në atë që është e
ndaluar ...atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit
Tonë është vetëm komunikimi i qartë. (Maide, 92) Nëse
13                   www.botaislame.com
14                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



udhëzoheni kjo është për të mirën tuaj mirëpo nëse bëni
keq kjo është kundër vetës suaj, Allahu është ai i cili do
t`ju llogaris juve kurse i Dërguari e ka kryer atë që ishte i
urdhëruar me të.

Pra respektimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem-
është shpëtim dhe fitore në ditën e kijametit kur të dalim
para Allahut.

Thotë shejhul Islam ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë: S
´ka lumturi për robërit dhe as shpëtim në botën tjetër
përveçse nëse e pasojnë të Dërguarin -alejhi selam-: Kush
i bindet All-llahut, (urdhrave të Tij) dhe të dërguarit të
Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë
lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim
i madh. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin
e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të
përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë. (Nisa,
13-14)

Nënshtrimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij bën që
njeriu ta arrin lumturin në këtë botë dhe të shpëton në
botën tjetër prej skenave tmerruese të ditës së kijametit,
sepse Allahu i ka krijuar njerëzit që ta adhurojnë Atë, siç
thotë Allahu i Madhëruar: Unë nuk i krijova xhinët dhe
njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Dharijat, 56)
14                    www.botaislame.com
15                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Ta adhurojnë Allahun duke e respektuar Atë dhe duke e
pasuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selema- ashtu siç
na ka mësuar Ai, sepse i Dërguari -salAllahu alejhi ve
selem- ka thënë: Kush punon një vepër që se kemi
vepruar ne ajo është e refuzuar. Transmeton Buhariu
dhe Muslimi.

Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Bindjuni All-llahut
dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu
nuk i do pabesimtarët ”! (Ali Imran, 32) Thotë shejh
Abdurrahman Sadi -Allahu e mëshiroftë-: Ky është
urdhër prej Allahut të Lartësuar për robërit e Tij dhe
është nga urdhrat më përfshirës. Respektimi i Allahut dhe
respektimi i të Dërguarit e që në këtë hynë Imani {besimi}
dhe Teuhidi {Njësimi i Allahut me të gjitha ato që i
përkasin Atij}, pastaj në këtë hynë edhe braktisja e atyre
që Allahu ka ndaluar dhe veprimi i urdhrave të Allahut
është prej respektimit të Tij dhe kush e respekton
Allahun dhe të Dërguarin e Tij ata janë të shpëtuarit. E
nëse ata refuzojnë, ia kthejnë shpinën respektimit të
Allahut dhe të Dërguarit të Tij ata bien në kufer dhe në
respektim të çdo shejtani të: Ai (djalli) është gjykuar ta
humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh,
atë që i miqësohet atij. (Haxh, 4) I urren dhe i dënon ata
me dënimin më të rënd dhe sikur nga ky ajet kuptohet
15                  www.botaislame.com
16                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



pasimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- dhe se kjo
është respektimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij e ky
është respektimi i vërtetë.



 Shpenzimi në rrugën e Allahut është shkak për të
                 hyrë në xhennet

Thotë Allahu i Madhëruar: Të cilët japin kur janë shlirë
edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që
ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar
ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe
kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet
përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në
atë që kanë punuar (në të keqen). (Ali Imran, 134-135)

Thotë Allahu i Madhëruar: Në shumë biseda të tyre të
fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush
këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim
mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim
vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë
(në botën tjetër) shpërblim të madh. (Nisa, 114)



16                   www.botaislame.com
17                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Transmetohet nga Enes ibn Malik -radijAllahu anhu- se i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Sadakaja e
fshehtë e ulë hidhërimin e Allahut dhe e parandalon të
keqën. {Transmeton Tirmidhiu, Ibn Hibani dhe Begaviu
në Suneh}

Transmetohet nga Muadh ibn Xhebel -radijALlahu anhu-
të ketë thënë: Kam qenë me të Dërguarin e Allahut
-salAllahu alejhi ve selem- në një udhëtim dhe kam qenë
afër tij duke ecur dhe tha: A donë të tregoj për dyert e
mirësive? Agjërimi është mburojë, sadakaja i fshin
mëkatet ashtu siç e fikë uji zjarrin, namazi i njeriut në
mesin e natës është shenjë e njerëzve të mirë pastaj e
lexoi ajetin: I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e
lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo
që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
(Sexhdeh,16) {Sahih et-Tergib}

Ka thënë Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-: Për këtë
arsye lëmosha është quajtur me emrin sadaka si
argument dhe vërtetim për dhënësin e sajë, duhet që
njeriu kur të jap sadaka të jap nga pasuria më e mirë e tij
dhe nga ajo pasuri që e donë dhe ti jep përparësi më
shumë asaj që e donë Allahu para asaj që e lakmon epshi
i tij. Pastaj ka thënë: E gjithë pasuria është e dashur tek

17                   www.botaislame.com
18                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



njeriu mirëpo një pjesë e pasurisë është më e dashur se
pjesa tjetër prandaj kur të japësh për në rrugën e Allahut
jep nga ajo që e donë më së shumti sepse kjo është
argument se ti je i sinqertë dhe me këtë e arrin shkallën e
njerëzve të mirë dhe të devotshëm.



 Duaja kur të hysh në treg është shkak për të hyrë
                    në xhennet

Transmetohet nga Ibn Omeri i cili ka thënë: Ka thënë i
Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Kush hynë në treg dhe
thotë: La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherijke leh, lehul
mulku ve lehul hamdu juhji ve jumit ve huvel hajjun la
jemutu bi jedihi el-Hajru ve huve ala kul-li shejin kadir.
Allahu do t´ia shënon atij njëqind mijë të mira dhe do t`ia
shlyen njëqind mijë të këqija, do ta ngrit njëqind mijë
shkallë lartë dhe do t´ia ndërton një shtëpi në xhenet
{Sahihul Xhami 6231}

     Përmendja {dhikri} i Allahut para gjumit është
           shkak për të hyrë në xhennet

Transmetohet nga Berra ibn Azib, se i Dërguari -salAllahu
alejhi ve selem- ka thënë: Kur të shkosh në shtrat për të

18                   www.botaislame.com
19                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



fjetur merr abdest ashtu siç merr për namaz pastaj bjerë
në krahun e djathtë pastaj thuaj: Allahumme innij
eslemtu vexh`hij ilejke ve fevedtu emrij ilejke amentu
bikitabike eledhi enzelte ve binebijike eledhi erselte,
bëje që këto fjalë të jenë fjalët e tua të fundit dhe dije se
nëse vdes këtë natë ti do të vdesësh në natyrshmërinë e
pastër Islame. Kurse e ka shtuar në hadithin e Husajnit:
Nëse zgjohesh do të vijnë mirësi kurse në një variant
tjetër: Nëse vdes në këtë gjendje do ti ndërtohet një
shtëpi në xhennet. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Komenti i hadithit: Ty ta kam dorëzuar vetën time
d.m.th.: Jam mbështetur tek Ti dhe të gjitha çështjet janë
në dorën Tënde me dëshirë dhe frikë d.m.th: Duke
dëshiruar në shpërblimin Tënd dhe duke u frikësuar nga
dënimi Yt do të vdesësh në natyrshmëri d.m.th.: Në
Islam dhe nëse zgjohesh do të zgjohesh me mirësi
d.m.th.: Do të fitosh shpërblime të shumta, thotë Imam
Neveviu -Allahu e mëshiroftë- në këtë hadith fitohen tri
sunete që janë të preferuara të veprohen dhe nuk janë
obligim {farz} e para: Marrja abdes para gjumit nëse ka
qenë me abdes i mjafton, e dyta fjetja në krahun e
djathtë sepse i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka
qenë që e ka dashur anën e djathtë, e treta: Përmendja e


19                    www.botaislame.com
20                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Allahut të Madhëruar në mënyrë që të bëhet përfundimi
i tij me këtë vepër të mirë.



Të dhënit ushqim, përhapja e selamit dhe namazi i
  natës janë shkak për ndërtimin e dhomave të
                   xhennetit

Transmetohet nga Ebi Malik el-Esharij -radijAllahu anhu-
nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Në
xhennet ka dhoma që prej së jashtmi shihet brendësia e
tyre dhe prej së brendshmi shihet çfarë ka jashtë tyre e
ka përgatitur Allahu për ata që japin ushqim, e përhapin
selamin dhe falen natën kur njerëzit e tjerë flenë. E
pyetën për kë janë ato dhoma o i Dërguar i Allahut?
Tha: Allahu i ka përgatitur për ata që japin ushqim në
këtë botë për të varfëritë, jetimët, mysafirëve,
vëllezërve etj.. {Sahih Ibn Huzejme}, pastaj për ata që
flasin fjalë të buta, thotë Tibij -Allahu e mëshiroftë-: Për
ata që flasin fjalë të mira dhe urtësi Allahu bëri që për ta
të ketë dhoma në xhennet, Allahu i Madhëruar për këtë
ka thënë: E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të
qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata
thonë: “Paqe!” Për shkak se duruan, të tillët

20                   www.botaislame.com
21                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



shpërblehen me dhoma të larta (xhennet) dhe aty
priten me përshëndetje të selamit. (Furkan, 63-75) Në
këtë kuptohet se butësia në të folurit është prej cilësive
të njerëzve të mirë të cilët janë të nënshtruar për Zotin e
tyre dhe janë të mirësjellshëm dhe të butë në vepra dhe
fjalë dhe për këtë arsye e bëri shpërblimin për ata që
japin ushqim me fjalët e tij: Edhe ata që kur shpenzojnë
nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por
mbajnë mesataren e janë të matur. (Furkan, 67) Nga ky
ajet kuptojmë se bujaria është cilësi e robërve të mirë të
Allahut.

Nga Abdullah ibn Amer ka thënë se i Dërguari -salAllahu
alejhi ve selem- ka thënë: Adhurojeni Mëshiruesin, jepni
ushqim, përhapeni selamin do të hyni në xhennet me
selam. {Et-Tergib}

Nga Abdullah ibn Amer -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka
thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Në xhennet
ka dhoma që shihet ana e jashtme e tyre prej brenda
dhe brendësia e tyre prej anës së jashtme, tha Ebu
Malik El-Esharij -radijAllahu anhu-: Për kënd janë ato o i
Dërguar i Allahut? Tha: Për atë që fletë mirë, që jep
ushqim dhe e kalon natën në namaz kurse njerëzit
flejnë. {Sahih Et-Tergib}

21                   www.botaislame.com
22                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Dhënia ushqimit, përhapja e selamit, namazi i natës, janë
shkak për ndërtimin e dhomave në xhennet, pra kujdesu
o vëlla para se të vjen vdekja dhe të humb kjo shans.



Zijareti {vizita} i të sëmurit, vizita e muslimanit dhe
  duaja për të është shkak për hyrjen në xhennet

Transmetoht nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i kënaqur
me të- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi
ve selem-: Kush e viziton një të sëmurë e thirr një thirrës
nga qielli qofsh i lumtur dhe hapat tu janë të bekuar, e
ke përgatitur një shtëpi në xhenet {Transmeton Ebu
Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe}.

Falja e dymbëdhjetë reqateve sunet çdo ditë është
           shkak për hyrjen në xhennet

Dije vëlla i dashur se namazet nafile kanë shpërblim të
madh, është transmetuar në Sunet të vërtetë se për disa
nafile ka shpërblim të madh, ky shpërblim është ndërtimi
i një shtëpie në xhennet, transmetohet nga nëna e
besimtarëve Ummu Habibete e cila ka thënë: E kam
dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke
thënë: S’ka asnjë rob musliman i cili falet për Allahun e

22                   www.botaislame.com
23                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Madhëruar çdo ditë nga dymbëdhjetë reqate nafile që
nuk janë obligim {farz} veçse Allahu do t`ia ndërton një
shtëpi në xhennet, thotë Ummu Habibete: Kam
vazhduar ti fali gjithherë dhe nuk i kam lënë kurrë.
{Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi} e ka shtuar
Tirmidhiu: Ato janë: Katra para drekës, dy pas sajë, dy
pas akshamit, dy pas jacis dhe dy para namazit të
sabahut.

Gjithashtu transmetohet prej sajë se i Dërguari -salAllahu
alejhi ve selem- ka thënë: Kush i falë dymbëdhjetë
reqate gjatë ditës dhe natës i ndërtohet një shtëpi në
xhennet. Thotë Ummu Habibete: Nuk i kam lënë këto
prej atëherë kur e kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu
alejhi ve selem-. {Tranmeton Muslimi }

Thotë Anbese: Kurrë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e
kam dëgjuar hadithin nga Ummu Habibete. Thotë Amer
ibn Evs: Asnjëherë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e
kam dëgjuar hadithin nga Anbese. Thotë Numani:
Asnjëherë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam
dëgjuar hadithin nga Amer ibn Evs.

Gjithashtu transmetohet nga ajo se ka thënë: Ka thënë i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: S’ka asnjë rob
musliman i cili merr abdes dhe e përkryen atë pastaj i
23                  www.botaislame.com
24                    A dëshiron të hysh në Xhennet?!



falë dymbëdhjetë reqate çdo natë nafile jo të obliguara,
Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhennet.
{Transmeton Muslimi}.

Kujdesu o vëlla Allahu të ruajt për këto sunete në mënyrë
që ta arrish këtë shpërblim të madh dhe këto mirësi të
cilat të bëjnë dobi në ditën e Kiametit { Ditën kur nuk
bën dobi as malli, as fëmijët.} (Shuara, 88)

 Një pallat në xhennet është për ata të cilët duhen
                  për hir të Allahut

Transmetohet nga ibn Abassi se i Dërguari -salAllahu
alejhi ve selem- ka thënë: Allahu i ka disa nga njerëzit
ulur në ditën e kijametit në anën e djathtë të Arshit dhe
të dy duart e Allahut janë të djathta këta njerëz janë në
minbere prej dritës fytyrat e tyre janë prej dritës, këta
nuk janë as pejgamberë, as shehida dhe as në grupin e
të sinqertëve, e pyetën kush janë ata o i Dërguar i
Allahut: Tha: Ata janë që janë dashur për hir të Allahut
të Lartëmadhëruar. {Sahih Et-Tergib}

Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-
Pejgamberët janë në xhennet, të sinqertit janë në
xhennet dhe një njeri i cili e viziton vëllain e tij jo për diç


24                    www.botaislame.com
25                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



tjetër por vetëm për hir të Allahut është në xhennet.
{Hadithi është Sahih}.

Nga Muadhi -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Thotë Allahu
Fuqiplotë: Ata që janë dashur për hir Timin për ta do të
ketë minbere prej dritës që ia kanë lakminë
pejgamberët dhe shehidët. {Transmeton Tirmidhiu dhe
Ahmedi}



 Pallati i falënderimit për atë që i vdesë fëmija i tij
                   dhe ai bën sabër

Transmetohet nga Ebi Musa radijAllahu anhu se i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kur ti vdes
robit ndonjë fëmijë Allahu iu thotë Melaikëve: A e
morët fëmijën e robit tim? Thonë: Po. Thotë: A ia morët
frytin e zemrës së tij? Thonë: Po. Thotë: Çfarë tha robi
im? Thonë: Të ka falënderuar dhe ka thënë: Të Zotit
jemi dhe vetëm tek ai e kemi kthimin, thotë Allahu i
Lartësuar: Ndërtojani robit tim një shtëpi në xhennet
dhe emërtojeni shtëpia e falënderimit. {Sahihul Xhami}



25                  www.botaislame.com
26                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



  Duaja është shkak për ta ndërtuar një shtëpi në
                     xhennet

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijAllahu anhu- se i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Faraoni ia lidhi gruas
së tij katër litarë në dy duart e saja dhe dy këmbët e
saja, kur shpërndaheshin ushtarët prej sajë, melaiket i
bënin hije Asisë, dhe thoshte: “Zoti im, më bën një vend
pranë mëshirës Sate në xhennet dhe më shpëto prej
faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit
mizor!” (Tahrim, 11) dhe Allahu ia zbuloi perden që ta
shef vendin e sajë në xhennet. {Hadithi është i vërtetë}

Kjo dua bëhet shkak për tu ndërtuar një shtëpi në
xhennet, prandaj kushtoi rëndësi.



     Namazi i Duhas {paradites} është shkak për tu
           ndërtuar një shtëpi në xhennet

Transmetohet nga Ebi Derda -radijallahu anhu- i cili ka
thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-:
Kush e fal namazin e Duhas {paradites} nuk shkruhet
prej gafilëve {të pakujdesshmëve}, kush i falë katër
rekate të këtij namazi shkruhet prej adhuruesve, kush i

26                   www.botaislame.com
27                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



falë gjashtë reqate do ti mjaftojnë prej çdo të keqe të
asaj dite kurse kush i fal tetë reqate Allahu do ta
shkruan prej adhuruesve të vazhdueshëm kurse ai i cili i
falë dymbëdhjetë reqate i ndërtohet një shtëpi në
xhennet. {Sahi Et-Tergib}

Transmeton Taberani në Evsat nga Ebi Musa: Kush e falë
namazin e duhas katër reqate Allahu ia ndërton një
shtëpi në xhennet.




 Leximi I sures Ihlas dhjetë herë është shkak për të
                   hyrë në xhennet

Transmetohet nga Muadh ibn Enes se i Dërguari
-salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e lexon: Kul
huvallahu ehad dhjetë herë Allahu do t´ia ndërton një
shtëpi në xhenet. {Sahihul Xhami}.

Kurse në një transmetim tjetër: Kush e lexon Kul
Huvallahu ehad deri në fund dhjetë herë Allahu ia
ndërton një shtëpi në xhennet, tha Omeri radijAllahu
anhu: Atëherë do ta shpeshtojmë leximin, tha i Dërguari

27                  www.botaislame.com
28                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



i Allahut -salAllahu alejhi ve selem-: Allahu është më i
madhi dhe më i miri.

Thotë Menaviu -Allahu e mëshiroftë-: Në këtë hadith
kuptohet vlera e Kulhuvallahut kurse kanë thënë disa të
tjerë: Kjo sure përmbledh fjalën e teuhidit sepse në vete
përmban mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç
Allahut dhe se ai është i pastër nga ajo që ia përshkruajnë
pabesimtarët dhe pohimin se vetëm Allahu është Ai i cili
e meriton adhurimin dhe askush tjetër përveç Tij.

Kaptina El-Ihlas është 1/3 e Kuranit siç ka treguar i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- për këtë nga Ebu
Derda -radijallahu anhu- nga i Dërguari -salAllahu alejhi
ve selem- ka thënë: A s´ka mundësi ndokush nga ju që
në mbrëmje ta lexon 1/3 e Kuranit? E pyetën? Si ka
mundësi të lexohet 1/3 E Kuranit? Tha Kul huvallahu
ehad është sa 1/3 e Kuranit.

Kurse në një transmetim tjetër: Allahu e ka ndarë
Kuranin në tri pjesë kurse kulhuvallahu ehad është një
pjesë prej pjesëve të Kuranit {Transmeton Muslimi}

Një pallat e fiton në xhennetin më të lartë ku prijësi
 i tij është Muhammedi -salAllahu alejhi ve selem-

28                   www.botaislame.com
29                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Nga ebi Umame -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Unë jam prijësi për
t`ia dhënë një shtëpi në xhennet atij i cili e len
dyfytyrësinë dhe një shtëpi në xhennet për atë që e len
gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka, dhe një
shtëpi në xhenetin më të lartë për atë që e ka moralin
{sjelljen} e mirë. {Transmeton Ebu Davudi}

Kurse në një transmetim tjetër nga Fudalete ibn Abid,
nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë:
Unë jam zotëria për atë që më beson mua, e pranon
Islamin dhe bën hixhret ai do të ketë një shtëpi në
bukurit e xhennetit, një shtëpi në mes të xhennetit dhe
një shtëpi mbi dhomat me të larta të xhennetit dhe unë
jam prijës për atë që me beson mua, e pranon Islamin,
bën xhihad në rrugën e Allahut ai do ta ketë një shtëpi në
bukurit e xhennetit, një shtëpi në mes të xhennetit dhe
një shtëpi në dhomat më të larta të xhenetit {Sahihul
Xhami}

Ndërtimi i xhamive është shkak për hyrjen në xhennet

Nga Uthman Ibn Afani radijAllahu anhu transmetohet se
ka thënë atëherë kur e kanë ndërtuar xhamin e
Pejgamberit -salAllahu alejhi ve selem-: E kam dëgjuar të
Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Kush e
29                  www.botaislame.com
30                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



ndërton një xhami dhe me të e kërkon fytyrën e Allahut,
Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhennet. Kurse
në një transmetim tjetër: Allahu do t´ia ndërton atij të
ngjashme si ajo në xhennet. {Buhariu dhe Muslimi}

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi -radjiAllahu anhu- i
cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi
ve selem- duke thënë: Kush e ndërton një xhami që të
përmendët Allahu në të, Allahu do t´ia ndërton atij një
shtëpi në xhenet. {Et-tergib}

Transmetohet nga Aisha -radijAllahu anha- se i Dërguari -
salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e ndërton një
xhami nuk dëshiron me të syefaqësi dhe as famë Allahu
do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhenet. {Sahih Et-
tergib}

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijallahu anhu- i cili
ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-:
Ajo që e arrin njeriu besimtarë prej veprës së tij dhe të
mirave të tij pas vdekjes së tij janë: Një dituri që e ka
mësuar dhe e ka shpërndarë, apo një fëmijë të mirë që
e ka lënë, apo një libër të mirë, apo ka ndërtuar një
xhami, apo ndonjë shtëpi për të varfëritë, apo një burim
me ujë e ka lënë, apo ndonjë sadaka e ka nxjerr nga
pasuria e tij kur ka qenë shëndosh gjatë jetës së tij këto
30                   www.botaislame.com
31                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



i arrijnë atij edhe pas vdekjes së tij. {Sahih Et-tergib}.
Prandaj vëlla i dashur kujdesu për ndërtimin e xhamive
që ta arrish këtë shpërblim të madh.

Vërejtje: Thotë Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë-: Ka
thënë Ibn Xhevzije -Allahu e mëshiroftë-: Kush e shkruan
emrin e tij në xhamia të cilat i ndërton personi i tillë
është larg nga sinqeriteti.

  Drejtimi dhe ngushtimi i safave në namaz është
            shkak për hyrjen në xhennet

Transmetohet nga Aisha -radijAllahu anha- që ka thënë:
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e
plotëson safin e zbrazët Allahu e ngritë atë një shkallë
në xhennet dhe ia ndërton një shtëpi në xhenet. {Shejh
Albani ka thënë Hadithi është Sahih}, zbrazëtinë
konsiderohet ajo pjesë e cila është në mes teje dhe atij
që është afër teje gjatë kohës së namazit, prandaj vetëm
vendosja e këmbës tënde afër këmbës së tij në saffë
gjatë namazit e fiton këtë shpërblim të madh, për fat të
keq shohim shumë njerëz e largon këmbën e tij nga
këmba e shokut afër dhe e humb këtë shpërblim, prandaj
kujdesu vëlla për këtë shpërblim të madh dhe afroje
këmbën afër shokut tënd në namaz.

31                  www.botaislame.com
32                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!




     Dhomat në xhennet janë edhe për ata të cilët i
                besuan të dërguarve

Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudrij radijAllahu anhu se i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Banorët e
xhennetit i shohin banorët e tjerë të xhennetit që gjinden
në dhoma lart tyre, ashtu siç e shef yllin në univers me
një distancë aq sa është prej lindjes deri në perëndim:
Thanë: O i Dërguar i Allahut, ato janë pozitat {vendet} e
Pejgamberëve, s´mundet ti arrijnë të tjerët? Tha: Po.
Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij ato pozita do
ti arrijnë ata burra që besuan në Allahun dhe i besuan
Pejgamberët. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Thotë Menaviu Allahu e mëshiroftë: Qëllimi me dhomat e
xhennetit ësht pallatet e larta në xhennet.

  Lufta për në rrugën e Allahut është shkak për të
                  hyrë në xhennet

Transmetohet nga Neijm ibn Himar nga i Dërguari
-salAllahu alejhi ve selem- që ka thënë: Shehidët më të
mirë janë ata të cilët luftojnë në safin e parë dhe nuk i
kthejnë fytyrat e tyre derisa të vriten, ata do ti kenë

32                  www.botaislame.com
33                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



dhomat e larta në xhennetet e larta, qeshët Zoti i tyre
me ta dhe me atë që qeshët Zoti s`ka llogari për të.
{Sahihul Xhami}



                  Shkuarja në xhami

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijallahu anhu- se i
Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush shkon
për në xhami apo kthehet nga ajo Allahu ia përgatit një
vend në xhennet sa herë që shkon ai në xhami.
{Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Shpresojmë nga ata që falen në shtëpia që ti kushtojnë
rëndësi namazit në xhami sepse xhamia prodhon burra,
thotë Allahu i Madhëruar: (Ajo dritë) Është në shtëpitë
(xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të
përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e
mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e
largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-
llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin,
ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe
shikimet. (Nur 36-37)



33                  www.botaislame.com
34                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Dhe në fund pasi që e lexuam këtë libër, kujdesu o ti vëlla
i ndershëm dhe oj ti motër bujare që të fitoni të mira dhe
të përgatiteni në këto kohë: Dhe përgatituni me furnizim
(për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e
ju të zotët e mendjes kini dronë Time. (Bekare, 197) dhe
thotë Allahu i Madhëruar: Atë vend të përjetshëm
(xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as
mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i
këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
(Kasas, 83) Thotë shejh Sadi: Atë vend të përjetshëm
(xhennetin) - Për të cilin ka treguar Allahu dhe i Dërguari
i Tij në të cilin janë mbledhur të gjitha begatitë: Ua kemi
përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as
ngatërresë në tokë, pasi që këta nuk kanë dashur të
bëjnë mendjemadhësi dhe shkatërrim në tokë ua kemi
përcaktuar xhennetin si vend të sigurt dhe të qetë sepse
këta burra ishin modest me Allahun dhe vepruan vepra të
mira dhe këta janë njerëzit e devotshëm të cilët i pret një
përfundim i mirë, për këtë arsye Allahu tha: Përfundim.
D.m.th.: Shpëtimin dhe lumturin e cila do t´ju vazhdon
këtyre është për shkak që i patën frikë Allahut dhe nga
kjo kuptojmë se ai që bën mendjemadhësi dhe
shkatërrim në tok s´kanë shpërblim ata në botën tjetër
dhe s´kanë hise në xhennetin e Allahut.

34                   www.botaislame.com
35                   A dëshiron të hysh në Xhennet?!



I mençur dhe fitimtarë është ai i cili punon vepra që e
afrojnë tek Allahu kurse njeriu duhet ti shikon veprat e tij
ti përmirëson ato dhe të pendohet nga mëkatet dhe
gjynahet, ti rritë veprat e mira dhe ti shton adhurimet
dhe o ju vëllezër llogariteni vetveten tuaj para se të
llogariteni dhe peshoni veprat tuaja para se t´ju
peshohen juve. E jona vëllezër është që ta kuptojmë se
kjo botë është e përkohshme, kalimtare dhe se
përfundimi jonë është duke u afruar prandaj patjetër
duhet që të kujdesemi dhe ta vendosim Ahiretin {botën
tjetër} në zemrat tona dhe mos ti japim përparësi dynjasë
sepse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e
përjetshme, thotë Allahu i Madhëruar: Pasuria dhe
fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e
mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi
më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf,
46)

Kujdesu o vëlla për vepra të mira dhe për këto
shpërblime të mëdha dhe depononi nga veprat e mira të
cilat ju bëjnë dobi në botën tjetër.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të na ndihmon në kryerjen e
veprave të mira dhe po ashtu e lusim që të na bën të
sinqertë në fjalë dhe vepra.

35                   www.botaislame.com
36                  A dëshiron të hysh në Xhennet?!



Me këtë përmbyllet ky libër, falënderimi i qoftë vetëm
Allahut, kjo është përpjekja jonë sipas mundësisë, e lusim
Allahun e madh që t`ju bën dobi muslimanëve me këtë
libër dhe të jetë përgatitje që na bën dobi në botën
tjetër. ..O Allah prano…

Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i qoftë vetëm
Allahut, Zotit të botëve kurse Salavatet dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi vulën e Pejgamberëve, Muhammedin -
salAllahu alejhi ve selem- mbi shokët e tij dhe mbi të
gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

E shkroi : Ebu Enes Maxhid Islam Benkani

Përktheu dhe përshtati: -Ebu Merjem-




36                  www.botaislame.com

More Related Content

What's hot

Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
RregullatIslame
 
دعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضر
دعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضردعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضر
دعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضر
Eng Shaheen
 
الخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبية
الخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبيةالخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبية
الخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبية
أحمد محمود
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
عشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السبب
عشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السببعشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السبب
عشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السببربيع أحمد
 
Rituali i Umres
Rituali i UmresRituali i Umres
Rituali i Umres
RregullatIslame
 
المجاز المرسل
المجاز المرسلالمجاز المرسل
المجاز المرسلraniarafat
 
Islamic Book in English: Method of Fatiha
Islamic Book in English: Method of FatihaIslamic Book in English: Method of Fatiha
Islamic Book in English: Method of Fatiha
Islamic Library
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
RregullatIslame
 
Taleem ul-Haq
Taleem ul-HaqTaleem ul-Haq
يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها
 يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها   يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها
يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها
Maysoun67
 
دعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايا
دعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايادعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايا
دعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايا
Eng Shaheen
 
المجاز المرسل
المجاز المرسلالمجاز المرسل
المجاز المرسلdila teen
 
Rewards for Dhikr Chart
Rewards for Dhikr Chart Rewards for Dhikr Chart

What's hot (16)

Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
دعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضر
دعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضردعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضر
دعاء حزب التهليل لتفريج الهم وكشف الضر
 
رحلة الى الجنة
رحلة الى الجنةرحلة الى الجنة
رحلة الى الجنة
 
الخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبية
الخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبيةالخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبية
الخير الكثير في تحريرات ابن كثير من الشاطبية
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
عشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السبب
عشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السببعشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السبب
عشرون مثالا على قاعدة العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السبب
 
Rituali i Umres
Rituali i UmresRituali i Umres
Rituali i Umres
 
المجاز المرسل
المجاز المرسلالمجاز المرسل
المجاز المرسل
 
Islamic Book in English: Method of Fatiha
Islamic Book in English: Method of FatihaIslamic Book in English: Method of Fatiha
Islamic Book in English: Method of Fatiha
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Taleem ul-Haq
Taleem ul-HaqTaleem ul-Haq
Taleem ul-Haq
 
دعاء جبريل
دعاء جبريلدعاء جبريل
دعاء جبريل
 
يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها
 يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها   يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها
يداً بيد لحفظ القرآن الكريــــم ( سورة البقرة مع أحكام التجويد الأساسية فيها
 
دعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايا
دعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايادعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايا
دعاء الحزب المغني دعاء عظيم للحفظ من الجن والانس وكل البلايا
 
المجاز المرسل
المجاز المرسلالمجاز المرسل
المجاز المرسل
 
Rewards for Dhikr Chart
Rewards for Dhikr Chart Rewards for Dhikr Chart
Rewards for Dhikr Chart
 

Viewers also liked

70 porosi te Muhamedit alejhi selam
70 porosi te  Muhamedit alejhi selam70 porosi te  Muhamedit alejhi selam
70 porosi te Muhamedit alejhi selamShaip Buzaku
 
Ahmed izzuddin el bejanunij - 400 keshilla islame
Ahmed izzuddin el bejanunij  - 400 keshilla islameAhmed izzuddin el bejanunij  - 400 keshilla islame
Ahmed izzuddin el bejanunij - 400 keshilla islameLibra Islame
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit
person2
 
DëShiroj Të BëHem !
DëShiroj Të BëHem !DëShiroj Të BëHem !
DëShiroj Të BëHem !Elldini-Upfiek
 
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniDr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniShkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazitDr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazitShkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit Shkumbim Jakupi
 
Meso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falureMeso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falure
syli
 

Viewers also liked (9)

70 porosi te Muhamedit alejhi selam
70 porosi te  Muhamedit alejhi selam70 porosi te  Muhamedit alejhi selam
70 porosi te Muhamedit alejhi selam
 
Ahmed izzuddin el bejanunij - 400 keshilla islame
Ahmed izzuddin el bejanunij  - 400 keshilla islameAhmed izzuddin el bejanunij  - 400 keshilla islame
Ahmed izzuddin el bejanunij - 400 keshilla islame
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit
 
DëShiroj Të BëHem !
DëShiroj Të BëHem !DëShiroj Të BëHem !
DëShiroj Të BëHem !
 
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’aniDr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
Dr. Musli Vërbani - Lutjet e jetës nga Kur’ani
 
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazitDr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
 
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur’anit
 
Meso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falureMeso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falure
 

Similar to A deshiron te hysh ne xhennet

Prej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërPrej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në Zemër
Lexo dhe Mëso
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
E verteta vjen nga Zoti
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
amarstafa
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Lexo dhe Mëso
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
RregullatIslame
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Lexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
RregullatIslame
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
Fatos
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
Lexo dhe Mëso
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
RregullatIslame
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
E verteta vjen nga Zoti
 
Artikulli 2
Artikulli 2Artikulli 2
Artikulli 2Jonida
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Lexo dhe Mëso
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
RregullatIslame
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
Lexo dhe Mëso
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Lexo dhe Mëso
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
amarstafa
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Lexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Lexo dhe Mëso
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Lexo dhe Mëso
 

Similar to A deshiron te hysh ne xhennet (20)

Prej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në ZemërPrej Zemrës, në Zemër
Prej Zemrës, në Zemër
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Artikulli 2
Artikulli 2Artikulli 2
Artikulli 2
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
 

A deshiron te hysh ne xhennet

  • 1. 1 A dëshiron të hysh në Xhennet?! A dëshiron të hysh në Xhennet?! Autor: Ebu Enes Maxhid Islam Benkani 1 www.botaislame.com
  • 2. 2 A dëshiron të hysh në Xhennet?! 1432 h Me emrin e Allahut të Gjithmeshirshmit Mëshirëplotit Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të Dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është Dhurues i madh. (Hadid, 21) 2 www.botaislame.com
  • 3. 3 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Falënderimi i takon vetëm Allahut, atë e falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë kërkojmë, atë që Allahu e udhëzon s´ka kush që mund ta humb kurse atë që e humb nga rruga e drejtë s´ka udhëzues për të, dëshmoj se s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut i cili nuk ka shokë dhe dëshmoj se Muhammedia -salAllahu alejhi ve selem- është rob dhe i Dërguar i Tij. Vëlla i dashur ekzistojnë disa vepra të lehta që nuk ka nevojë të bëhet mund i madh dhe me gjithë këtë këto vepra kanë shpërblim të madh dhe janë shkak për të hyrë në xhennet me lejen e Allahut të Lartësuar s´ka dyshim se kjo është mëshirë e Allahut mbi ne. Thotë Allahu i Lartësuar: Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nen të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin. (Zumer, 20) Thotë ibn Kethiri Allahu e mëshiroftë: Allahu tregon në këtë ajet për robërit e tij të lumtur se për ta do të ketë dhoma në pallate të xhennetit, mbi ato dhoma do të ketë dhoma të tjera të ndërtuara të larta dhe të zbukuruara. Çdo gjë në këtë botë ecën nga përfundimi dhe shkatërrimi përveç atë që e ka përgatitur Allahu i 3 www.botaislame.com
  • 4. 4 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Lartësuar për besimtarët në xhennet, ajo nuk përfundon kurrë, thotë Allahu i Lartësuar: Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. (Nahl, 96) Shkaku i shkrimit të këtij libri është ajo që e shohim në këtë kohë se si njerëzit mundohen në ndërtimin e dynjasë dhe e kanë lënë përgatitjen për ahiret {botën tjetër} përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu i Madhëruar. Jam munduar ti mbledh disa ajete dhe hadithe të vërteta që kanë të bëjnë me këtë temë duke shpresuar që njerëzit të nxitojnë në vepra të mira dhe ndoshta ky libër është shkak për përmirësimin dhe nxitjen e njerëzve në vepra të mira të cilat afrojnë tek Allahu i Lartësuar dhe të jenë shkak për të hyrë në xhennet me lejen e Allahut të Lartëmadhëruar. Ne nuk dëshirojmë nga ju asgjë përveç të bëni lutje për ne dhe ne e lusim Allahun e Madhëruar që të na bën të sinqertë në fjalë dhe vepër dhe të na i pranon veprat tona. Amin. 4 www.botaislame.com
  • 5. 5 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Kuptimi i fjalës Xhennet Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë: Xhennet është emër gjithëpërfshirës për të gjitha begatitë dhe më e madhja e këtyre begative është shikimi në fytyrën e Allahut, siç transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Abdurrahman ibn ebi Lejla nga Suhejbi se i Dërguari –salAllahu alejhi ve selem– ka thënë: Kur të hyn banoret e xhennetit në xhennet thirr një thirrës: O ju banorë të xhenetit ju e keni një vendtakim tek Zoti juaj, Allahu dëshiron që t`ju shpërblen, banorët e xhennetit thonë: Cili është ai shpërblim? A nuk na u 5 www.botaislame.com
  • 6. 6 A dëshiron të hysh në Xhennet?! janë zbardhur fytyrat tona? A nuk janë peshuar neve peshoret e veprave të mira dhe na ka futur Zoti jonë në xhennet dhe na ka shpëtuar nga zjarri? Tha {i Dërguari i Allahut}: Dhe zbulohet perdja dhe shikojnë besimtarët në të dhe nuk iu dhurohet banorëve të xhennetit diç më e dashur për ta se sa shikimi i Allahut. Thotë Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë: Xhennet është emër përmbledhës për çdo gjë prej kopshteve, ndërtesave, pallateve, është transmetuar në Sahihun Buhari nga Enes ibn Malik, vajza e Berras dhe nëna e Harithit ka shkuar tek i Dërguari salAllahu alejhi ve selem dhe i ka thënë: O i Dërguar i Allahut a nuk po më flet për Harithin? Ai ishte vrarë në Bedër e kishte goditur një shigjetë e panjohur {pa ditur kush e ka goditur}, nëse ai është nga banorët e xhennetit unë do të bëj sabër {durim} dhe nëse nuk është nga banorët e xhehenemit do të qajë për të, tha: Oj nëna e Harithit, djali yt është në xhennet, ai e ka fituar xhennetin më të lartë Firdewsin, transmetohet në dy sahihët nga Ebu Musa el- Eshariu nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Dy xhennete që enët e tyre i kanë nga ari dhe stolitë e tyre dhe dy xhennete tjera janë prej argjendi që enët dhe stolitë e tyre janë nga argjendi dhe në mes tyre dhe shikimit të zotit të tyre është Ridaul Kibrijai në 6 www.botaislame.com
  • 7. 7 A dëshiron të hysh në Xhennet?! fytyrën e tij në xhennetin e Adnit, thotë Allahu i Lartëmadhëruar: E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete. (Rrahman, 46) I përmendi Allahu këto dy xhennete pastaj i ka përmend edhe dy xhennete nen këto dyja e që bëjnë katër xhennete. Thotë ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë: Këto xhennete janë dy llojesh: Dy xhennete janë nga ari kurse dy xhennetet tjera janë prej argjendi. Çelësi i xhenetit Dije vëlla i nderuar se ashtu sikurse çdo gjë që e ka çelësin e vetë gjithashtu xhenneti ka qelës e ky qelës është fjala: La ilahe il-lAllah. Iu është thënë Wehb ibn Munebeh, a nuk është fjala La ilahe il-lAllah çelësi i xhenetit? Tha: Po. Mirëpo nuk ka çelës pa dhëmb, nëse vjen me çelës i cili i posedon dhëmbët të hapet dera përndryshe nuk të hapet dera. Çelës është edhe: Veprimi i urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe braktisja e atyre që Allahu ka ndaluar: Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të ndërprerë nga Muadhi -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: Më ka thënë mua i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kur të pyesin 7 www.botaislame.com
  • 8. 8 A dëshiron të hysh në Xhennet?! ty banorët e Jemenit për çelësin e xhennetit thuaju është fjala La ilahe il-lAllah. Kjo argumenton se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- e kushtëzoi hyrjen në xhennet vetëm me vepra të mira sikur transmetohet në dy sahihët nga Ebi Ejub se një njeri tha: O i Dërguar i Allahut më trego për një vepër e cila më fut në xhennet. Tha: Adhuro Allahun dhe mos i bë shok aspak, fale namazin, jepe zekatin dhe lidhi lidhjet farefisnore. Thotë Ibn Kajim el-Xhevzijeh -Allahu e mëshiroftë-: Çelës konsiderohet ajo gjë që e hap një send të mbyllur, prej këtyre çelësave është fjala La ilahe il-lAllah, ashtu siç është çelësi i namazit abdesti. Pasimi i Kuranit dhe Sunetit është shkak për hyrjen në xhennet: Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Nëse e doni All- llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran, 31) Dhe thotë Allahu i Madhëruar: Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut. (Nisa, 80) Ajetet për këtë janë të shumta. Dashuria e Allahut dhe Pejgamberit duhet të bëhet me 8 www.botaislame.com
  • 9. 9 A dëshiron të hysh në Xhennet?! pasim dhe duke e ndihmuar fenë e Allahut jo vetëm me fjalë siç veprojnë munafikat {dyfytyrëshat}, rezultati i dashurisë së Allahut bën që Allahu i Lartësuar të mëshiron dhe ti fal mëkatet. Nga Ebi Nexhijh el-Urbad ibn Sarije thotë: Na ka këshilluar i Dërguari i Allahut me një këshillë të çmuar saqë zemrat na janë dridhur dhe lotët na kanë rrjedhur, dhe thamë: O i Dërguar i Allahut sikur kjo këshill të ishte këshill e lamtumirës, prandaj këshillona: Tha: Ju këshilloj që ti keni frik Allahut të bëhuni të dëgjueshëm dhe të respektueshëm edhe nëse ju urdhëron ndonjë robër sepse ai i cili do të jeton prej juve do të shef mospajtime të shumta prandaj kapuni për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të udhëzuar kapuni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje. {E ka nxjerr Shejh Albani në Irvaul alil} Kuptimi i hadithit është: Kapuni për Sunnetin dhe kujdesuni për të ashtu siç kapet me dhëmballë, ai i cili frikësohet se mos do ti humb ndonjë gjë. Këshillë: Është kur donë ta këshillosh, përkujtosh dikën për përfundimin e asaj gjëje, e çmuar: d.m.th prekëse që nëpërmjet kësaj këshille dridheshin zemrat dhe lotonin sytë, prandaj 9 www.botaislame.com
  • 10. 10 A dëshiron të hysh në Xhennet?! shpëtimi në kohën e gurabave {të huajve} është në kapjen për librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut me kuptimin ashtu siç e kuptuan shokët e të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem-. Nga Ebi Shurejh El-Huzaij -Allahu qoftë i kënaqur me të- ka thënë: Ka dalë tek ne i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- dhe ka thënë: A nuk jeni nga ata që dëshmoni se s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahu. Thanë: Po gjithsesi. Tha: Me të vërtetë ky Kuran një pjesë është në dorën e Allahut dhe një pjesë është në duart tuaja, prandaj kapuni për të sepse ju nuk do të humbni dhe nuk do të shkatërroheni asnjëherë. {Sahih Et-Tergib, 38} Nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i kënaqur me të- transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: I gjithë Ummeti im do të hynë në xhennet përveç kush nuk dëshiron, e pyeten: Kush nuk dëshiron me hy në xhennet o i Dërguar i Allahut? Tha: Kush më pason mua do të hyjë në xhennet, ndërsa kush nuk më pason mua ai veçse ka refuzuar {dhe përfundimin e tij e ka në zjarr} . {Transmeton Buhariu 13/249} 10 www.botaislame.com
  • 11. 11 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Pra shpëtimi i njeriut në dynja dhe ahiret bëhet duke e pasuar udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit -salAllahu alehi ve selem-. Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi i cili ka thënë: Me të vërtetë ky Kuran është ndërmjetësues kush e pason atë do ta drejton për xhennet dhe kush e len apo ia kthen shpinën do ta shtyn për xhehenem. {Sahi Et- Tergib} Nga ibn Abas ibn Rebia transmetohet të ketë thënë: E kam parë Omer ibn Hattabin -radijAllahu anhu- duke e puthur Gurin e zi {Haxherul Esvedin} dhe thoshte: Unë e di se ti je një guri që nuk bën dëm as dobi dhe sikur mos ta kisha parë të Dërguarin e Allahut Muhammedin -salAllahu aljehi ve selem- duke të puthur nuk do të kisha puthur. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi} Thotë Taberaniu Allahu e mëshiroftë: Këtë e ka thënë Omeri për shkak se njerëzit kanë qenë afër periudhës së adhurimit të idhujve dhe është frikësuar Omeri se mos po mendojnë xhahilat {të paditurit} se puthja e gurit është nga ana e madhërimit të gurëve siç vepronin arabët në kohën e injorancës dhe deshi Omeri që ti mëson njerëzit se kjo është vetëm ndjekja e Sunetit të 11 www.botaislame.com
  • 12. 12 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- e jo se guri bën dëm ose dobi siç besonin idhujtarët në injorancë. Transmetohet nga Muxhahidi të ketë thënë: Kemi qenë me Ibn Omerin Allahu qoftë i kënaqur me të në udhëtim dhe kemi kaluar nga një vend dhe ai {ibn Omeri} ka anuar nga ai vend, e pyetën pse e bëre një gjë të tillë? Tha: E kam parë të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke e bërë këtë dhe e bëra. {Sahih Et-Tergib} Transmetohet nga Vathilete ibn El-Eskae -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e nis një vepër të mirë ai do të ketë shpërblim për të derisa të veprohet me të gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij derisa të lihet ajo vepër dhe kush e nis një vepër të keqe ai do të ketë mëkat për të derisa të lihet ajo vepër e keqe dhe kush vdes duke qëndruar në xhihad atij do ti vazhdon shpërblimi deri kur të ringjallet në ditën e Kijametit. {Sahih Et-Tergib} Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijAllahu anhu- se i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush thirr në udhëzim ai do të ketë prej shpërblimit sikurse shpërblimet e atyre që e pasojnë atë, duke mos iu pakësuar nga shpërblimi atyre aspak, dhe kush thirr në devijim ai do ta ketë barrën e mëkatit edhe të atyre 12 www.botaislame.com
  • 13. 13 A dëshiron të hysh në Xhennet?! që e veprojnë atë duke mos iu mangësuar atyre aspak nga mëkatet e tyre. {Transmeton Muslimi} Thotë Allahu i Lartësuar: Binduni All-llahut dhe binduni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë. (Maide, 92) Ka thënë shejh Sadi: Respektimi i Allahut dhe respektimi i të Dërguarit është një, ai që i bindet Allahut ai iu është bindur të Dërguarit kurse ai që i bindet të Dërguarit ai iu është bindur Allahut dhe kjo përfshin kryerja e veprave të cilat i ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij dhe ndalja apo braktisja e atyre veprave dhe fjalëve që Allahu ka ndaluar apo i Dërguari i tij. Kjo gjë është prej urdhrave më gjithëpërfshirëse sepse siç po e shef në këtë hynë çdo gjë që ka urdhëruar apo ndaluar Allahu qoftë e anës së brendshme apo e anës së jashtme, fjala e Allahut { kini kujdes (mos kundërshtoni} d.m.th.: Keni kujdes mos e kundërshtoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij sepse në kundërshtimin e Allahut është shkatërrimi dhe humbja e qartë { E nëse refuzoni } nga ajo që jeni urdhëruar dhe bini në atë që është e ndaluar ...atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë. (Maide, 92) Nëse 13 www.botaislame.com
  • 14. 14 A dëshiron të hysh në Xhennet?! udhëzoheni kjo është për të mirën tuaj mirëpo nëse bëni keq kjo është kundër vetës suaj, Allahu është ai i cili do t`ju llogaris juve kurse i Dërguari e ka kryer atë që ishte i urdhëruar me të. Pra respektimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- është shpëtim dhe fitore në ditën e kijametit kur të dalim para Allahut. Thotë shejhul Islam ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë: S ´ka lumturi për robërit dhe as shpëtim në botën tjetër përveçse nëse e pasojnë të Dërguarin -alejhi selam-: Kush i bindet All-llahut, (urdhrave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë. (Nisa, 13-14) Nënshtrimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij bën që njeriu ta arrin lumturin në këtë botë dhe të shpëton në botën tjetër prej skenave tmerruese të ditës së kijametit, sepse Allahu i ka krijuar njerëzit që ta adhurojnë Atë, siç thotë Allahu i Madhëruar: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Dharijat, 56) 14 www.botaislame.com
  • 15. 15 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Ta adhurojnë Allahun duke e respektuar Atë dhe duke e pasuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selema- ashtu siç na ka mësuar Ai, sepse i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush punon një vepër që se kemi vepruar ne ajo është e refuzuar. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët ”! (Ali Imran, 32) Thotë shejh Abdurrahman Sadi -Allahu e mëshiroftë-: Ky është urdhër prej Allahut të Lartësuar për robërit e Tij dhe është nga urdhrat më përfshirës. Respektimi i Allahut dhe respektimi i të Dërguarit e që në këtë hynë Imani {besimi} dhe Teuhidi {Njësimi i Allahut me të gjitha ato që i përkasin Atij}, pastaj në këtë hynë edhe braktisja e atyre që Allahu ka ndaluar dhe veprimi i urdhrave të Allahut është prej respektimit të Tij dhe kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ata janë të shpëtuarit. E nëse ata refuzojnë, ia kthejnë shpinën respektimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij ata bien në kufer dhe në respektim të çdo shejtani të: Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij. (Haxh, 4) I urren dhe i dënon ata me dënimin më të rënd dhe sikur nga ky ajet kuptohet 15 www.botaislame.com
  • 16. 16 A dëshiron të hysh në Xhennet?! pasimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- dhe se kjo është respektimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij e ky është respektimi i vërtetë. Shpenzimi në rrugën e Allahut është shkak për të hyrë në xhennet Thotë Allahu i Madhëruar: Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). (Ali Imran, 134-135) Thotë Allahu i Madhëruar: Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh. (Nisa, 114) 16 www.botaislame.com
  • 17. 17 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Transmetohet nga Enes ibn Malik -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Sadakaja e fshehtë e ulë hidhërimin e Allahut dhe e parandalon të keqën. {Transmeton Tirmidhiu, Ibn Hibani dhe Begaviu në Suneh} Transmetohet nga Muadh ibn Xhebel -radijALlahu anhu- të ketë thënë: Kam qenë me të Dërguarin e Allahut -salAllahu alejhi ve selem- në një udhëtim dhe kam qenë afër tij duke ecur dhe tha: A donë të tregoj për dyert e mirësive? Agjërimi është mburojë, sadakaja i fshin mëkatet ashtu siç e fikë uji zjarrin, namazi i njeriut në mesin e natës është shenjë e njerëzve të mirë pastaj e lexoi ajetin: I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. (Sexhdeh,16) {Sahih et-Tergib} Ka thënë Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-: Për këtë arsye lëmosha është quajtur me emrin sadaka si argument dhe vërtetim për dhënësin e sajë, duhet që njeriu kur të jap sadaka të jap nga pasuria më e mirë e tij dhe nga ajo pasuri që e donë dhe ti jep përparësi më shumë asaj që e donë Allahu para asaj që e lakmon epshi i tij. Pastaj ka thënë: E gjithë pasuria është e dashur tek 17 www.botaislame.com
  • 18. 18 A dëshiron të hysh në Xhennet?! njeriu mirëpo një pjesë e pasurisë është më e dashur se pjesa tjetër prandaj kur të japësh për në rrugën e Allahut jep nga ajo që e donë më së shumti sepse kjo është argument se ti je i sinqertë dhe me këtë e arrin shkallën e njerëzve të mirë dhe të devotshëm. Duaja kur të hysh në treg është shkak për të hyrë në xhennet Transmetohet nga Ibn Omeri i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Kush hynë në treg dhe thotë: La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherijke leh, lehul mulku ve lehul hamdu juhji ve jumit ve huvel hajjun la jemutu bi jedihi el-Hajru ve huve ala kul-li shejin kadir. Allahu do t´ia shënon atij njëqind mijë të mira dhe do t`ia shlyen njëqind mijë të këqija, do ta ngrit njëqind mijë shkallë lartë dhe do t´ia ndërton një shtëpi në xhenet {Sahihul Xhami 6231} Përmendja {dhikri} i Allahut para gjumit është shkak për të hyrë në xhennet Transmetohet nga Berra ibn Azib, se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kur të shkosh në shtrat për të 18 www.botaislame.com
  • 19. 19 A dëshiron të hysh në Xhennet?! fjetur merr abdest ashtu siç merr për namaz pastaj bjerë në krahun e djathtë pastaj thuaj: Allahumme innij eslemtu vexh`hij ilejke ve fevedtu emrij ilejke amentu bikitabike eledhi enzelte ve binebijike eledhi erselte, bëje që këto fjalë të jenë fjalët e tua të fundit dhe dije se nëse vdes këtë natë ti do të vdesësh në natyrshmërinë e pastër Islame. Kurse e ka shtuar në hadithin e Husajnit: Nëse zgjohesh do të vijnë mirësi kurse në një variant tjetër: Nëse vdes në këtë gjendje do ti ndërtohet një shtëpi në xhennet. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi} Komenti i hadithit: Ty ta kam dorëzuar vetën time d.m.th.: Jam mbështetur tek Ti dhe të gjitha çështjet janë në dorën Tënde me dëshirë dhe frikë d.m.th: Duke dëshiruar në shpërblimin Tënd dhe duke u frikësuar nga dënimi Yt do të vdesësh në natyrshmëri d.m.th.: Në Islam dhe nëse zgjohesh do të zgjohesh me mirësi d.m.th.: Do të fitosh shpërblime të shumta, thotë Imam Neveviu -Allahu e mëshiroftë- në këtë hadith fitohen tri sunete që janë të preferuara të veprohen dhe nuk janë obligim {farz} e para: Marrja abdes para gjumit nëse ka qenë me abdes i mjafton, e dyta fjetja në krahun e djathtë sepse i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka qenë që e ka dashur anën e djathtë, e treta: Përmendja e 19 www.botaislame.com
  • 20. 20 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Allahut të Madhëruar në mënyrë që të bëhet përfundimi i tij me këtë vepër të mirë. Të dhënit ushqim, përhapja e selamit dhe namazi i natës janë shkak për ndërtimin e dhomave të xhennetit Transmetohet nga Ebi Malik el-Esharij -radijAllahu anhu- nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Në xhennet ka dhoma që prej së jashtmi shihet brendësia e tyre dhe prej së brendshmi shihet çfarë ka jashtë tyre e ka përgatitur Allahu për ata që japin ushqim, e përhapin selamin dhe falen natën kur njerëzit e tjerë flenë. E pyetën për kë janë ato dhoma o i Dërguar i Allahut? Tha: Allahu i ka përgatitur për ata që japin ushqim në këtë botë për të varfëritë, jetimët, mysafirëve, vëllezërve etj.. {Sahih Ibn Huzejme}, pastaj për ata që flasin fjalë të buta, thotë Tibij -Allahu e mëshiroftë-: Për ata që flasin fjalë të mira dhe urtësi Allahu bëri që për ta të ketë dhoma në xhennet, Allahu i Madhëruar për këtë ka thënë: E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” Për shkak se duruan, të tillët 20 www.botaislame.com
  • 21. 21 A dëshiron të hysh në Xhennet?! shpërblehen me dhoma të larta (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. (Furkan, 63-75) Në këtë kuptohet se butësia në të folurit është prej cilësive të njerëzve të mirë të cilët janë të nënshtruar për Zotin e tyre dhe janë të mirësjellshëm dhe të butë në vepra dhe fjalë dhe për këtë arsye e bëri shpërblimin për ata që japin ushqim me fjalët e tij: Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur. (Furkan, 67) Nga ky ajet kuptojmë se bujaria është cilësi e robërve të mirë të Allahut. Nga Abdullah ibn Amer ka thënë se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Adhurojeni Mëshiruesin, jepni ushqim, përhapeni selamin do të hyni në xhennet me selam. {Et-Tergib} Nga Abdullah ibn Amer -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Në xhennet ka dhoma që shihet ana e jashtme e tyre prej brenda dhe brendësia e tyre prej anës së jashtme, tha Ebu Malik El-Esharij -radijAllahu anhu-: Për kënd janë ato o i Dërguar i Allahut? Tha: Për atë që fletë mirë, që jep ushqim dhe e kalon natën në namaz kurse njerëzit flejnë. {Sahih Et-Tergib} 21 www.botaislame.com
  • 22. 22 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Dhënia ushqimit, përhapja e selamit, namazi i natës, janë shkak për ndërtimin e dhomave në xhennet, pra kujdesu o vëlla para se të vjen vdekja dhe të humb kjo shans. Zijareti {vizita} i të sëmurit, vizita e muslimanit dhe duaja për të është shkak për hyrjen në xhennet Transmetoht nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i kënaqur me të- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e viziton një të sëmurë e thirr një thirrës nga qielli qofsh i lumtur dhe hapat tu janë të bekuar, e ke përgatitur një shtëpi në xhenet {Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe}. Falja e dymbëdhjetë reqateve sunet çdo ditë është shkak për hyrjen në xhennet Dije vëlla i dashur se namazet nafile kanë shpërblim të madh, është transmetuar në Sunet të vërtetë se për disa nafile ka shpërblim të madh, ky shpërblim është ndërtimi i një shtëpie në xhennet, transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummu Habibete e cila ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: S’ka asnjë rob musliman i cili falet për Allahun e 22 www.botaislame.com
  • 23. 23 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Madhëruar çdo ditë nga dymbëdhjetë reqate nafile që nuk janë obligim {farz} veçse Allahu do t`ia ndërton një shtëpi në xhennet, thotë Ummu Habibete: Kam vazhduar ti fali gjithherë dhe nuk i kam lënë kurrë. {Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi} e ka shtuar Tirmidhiu: Ato janë: Katra para drekës, dy pas sajë, dy pas akshamit, dy pas jacis dhe dy para namazit të sabahut. Gjithashtu transmetohet prej sajë se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush i falë dymbëdhjetë reqate gjatë ditës dhe natës i ndërtohet një shtëpi në xhennet. Thotë Ummu Habibete: Nuk i kam lënë këto prej atëherë kur e kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem-. {Tranmeton Muslimi } Thotë Anbese: Kurrë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam dëgjuar hadithin nga Ummu Habibete. Thotë Amer ibn Evs: Asnjëherë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam dëgjuar hadithin nga Anbese. Thotë Numani: Asnjëherë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam dëgjuar hadithin nga Amer ibn Evs. Gjithashtu transmetohet nga ajo se ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: S’ka asnjë rob musliman i cili merr abdes dhe e përkryen atë pastaj i 23 www.botaislame.com
  • 24. 24 A dëshiron të hysh në Xhennet?! falë dymbëdhjetë reqate çdo natë nafile jo të obliguara, Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhennet. {Transmeton Muslimi}. Kujdesu o vëlla Allahu të ruajt për këto sunete në mënyrë që ta arrish këtë shpërblim të madh dhe këto mirësi të cilat të bëjnë dobi në ditën e Kiametit { Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.} (Shuara, 88) Një pallat në xhennet është për ata të cilët duhen për hir të Allahut Transmetohet nga ibn Abassi se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Allahu i ka disa nga njerëzit ulur në ditën e kijametit në anën e djathtë të Arshit dhe të dy duart e Allahut janë të djathta këta njerëz janë në minbere prej dritës fytyrat e tyre janë prej dritës, këta nuk janë as pejgamberë, as shehida dhe as në grupin e të sinqertëve, e pyetën kush janë ata o i Dërguar i Allahut: Tha: Ata janë që janë dashur për hir të Allahut të Lartëmadhëruar. {Sahih Et-Tergib} Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- Pejgamberët janë në xhennet, të sinqertit janë në xhennet dhe një njeri i cili e viziton vëllain e tij jo për diç 24 www.botaislame.com
  • 25. 25 A dëshiron të hysh në Xhennet?! tjetër por vetëm për hir të Allahut është në xhennet. {Hadithi është Sahih}. Nga Muadhi -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Thotë Allahu Fuqiplotë: Ata që janë dashur për hir Timin për ta do të ketë minbere prej dritës që ia kanë lakminë pejgamberët dhe shehidët. {Transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi} Pallati i falënderimit për atë që i vdesë fëmija i tij dhe ai bën sabër Transmetohet nga Ebi Musa radijAllahu anhu se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kur ti vdes robit ndonjë fëmijë Allahu iu thotë Melaikëve: A e morët fëmijën e robit tim? Thonë: Po. Thotë: A ia morët frytin e zemrës së tij? Thonë: Po. Thotë: Çfarë tha robi im? Thonë: Të ka falënderuar dhe ka thënë: Të Zotit jemi dhe vetëm tek ai e kemi kthimin, thotë Allahu i Lartësuar: Ndërtojani robit tim një shtëpi në xhennet dhe emërtojeni shtëpia e falënderimit. {Sahihul Xhami} 25 www.botaislame.com
  • 26. 26 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Duaja është shkak për ta ndërtuar një shtëpi në xhennet Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Faraoni ia lidhi gruas së tij katër litarë në dy duart e saja dhe dy këmbët e saja, kur shpërndaheshin ushtarët prej sajë, melaiket i bënin hije Asisë, dhe thoshte: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës Sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” (Tahrim, 11) dhe Allahu ia zbuloi perden që ta shef vendin e sajë në xhennet. {Hadithi është i vërtetë} Kjo dua bëhet shkak për tu ndërtuar një shtëpi në xhennet, prandaj kushtoi rëndësi. Namazi i Duhas {paradites} është shkak për tu ndërtuar një shtëpi në xhennet Transmetohet nga Ebi Derda -radijallahu anhu- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e fal namazin e Duhas {paradites} nuk shkruhet prej gafilëve {të pakujdesshmëve}, kush i falë katër rekate të këtij namazi shkruhet prej adhuruesve, kush i 26 www.botaislame.com
  • 27. 27 A dëshiron të hysh në Xhennet?! falë gjashtë reqate do ti mjaftojnë prej çdo të keqe të asaj dite kurse kush i fal tetë reqate Allahu do ta shkruan prej adhuruesve të vazhdueshëm kurse ai i cili i falë dymbëdhjetë reqate i ndërtohet një shtëpi në xhennet. {Sahi Et-Tergib} Transmeton Taberani në Evsat nga Ebi Musa: Kush e falë namazin e duhas katër reqate Allahu ia ndërton një shtëpi në xhennet. Leximi I sures Ihlas dhjetë herë është shkak për të hyrë në xhennet Transmetohet nga Muadh ibn Enes se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e lexon: Kul huvallahu ehad dhjetë herë Allahu do t´ia ndërton një shtëpi në xhenet. {Sahihul Xhami}. Kurse në një transmetim tjetër: Kush e lexon Kul Huvallahu ehad deri në fund dhjetë herë Allahu ia ndërton një shtëpi në xhennet, tha Omeri radijAllahu anhu: Atëherë do ta shpeshtojmë leximin, tha i Dërguari 27 www.botaislame.com
  • 28. 28 A dëshiron të hysh në Xhennet?! i Allahut -salAllahu alejhi ve selem-: Allahu është më i madhi dhe më i miri. Thotë Menaviu -Allahu e mëshiroftë-: Në këtë hadith kuptohet vlera e Kulhuvallahut kurse kanë thënë disa të tjerë: Kjo sure përmbledh fjalën e teuhidit sepse në vete përmban mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut dhe se ai është i pastër nga ajo që ia përshkruajnë pabesimtarët dhe pohimin se vetëm Allahu është Ai i cili e meriton adhurimin dhe askush tjetër përveç Tij. Kaptina El-Ihlas është 1/3 e Kuranit siç ka treguar i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- për këtë nga Ebu Derda -radijallahu anhu- nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: A s´ka mundësi ndokush nga ju që në mbrëmje ta lexon 1/3 e Kuranit? E pyetën? Si ka mundësi të lexohet 1/3 E Kuranit? Tha Kul huvallahu ehad është sa 1/3 e Kuranit. Kurse në një transmetim tjetër: Allahu e ka ndarë Kuranin në tri pjesë kurse kulhuvallahu ehad është një pjesë prej pjesëve të Kuranit {Transmeton Muslimi} Një pallat e fiton në xhennetin më të lartë ku prijësi i tij është Muhammedi -salAllahu alejhi ve selem- 28 www.botaislame.com
  • 29. 29 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Nga ebi Umame -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Unë jam prijësi për t`ia dhënë një shtëpi në xhennet atij i cili e len dyfytyrësinë dhe një shtëpi në xhennet për atë që e len gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka, dhe një shtëpi në xhenetin më të lartë për atë që e ka moralin {sjelljen} e mirë. {Transmeton Ebu Davudi} Kurse në një transmetim tjetër nga Fudalete ibn Abid, nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Unë jam zotëria për atë që më beson mua, e pranon Islamin dhe bën hixhret ai do të ketë një shtëpi në bukurit e xhennetit, një shtëpi në mes të xhennetit dhe një shtëpi mbi dhomat me të larta të xhennetit dhe unë jam prijës për atë që me beson mua, e pranon Islamin, bën xhihad në rrugën e Allahut ai do ta ketë një shtëpi në bukurit e xhennetit, një shtëpi në mes të xhennetit dhe një shtëpi në dhomat më të larta të xhenetit {Sahihul Xhami} Ndërtimi i xhamive është shkak për hyrjen në xhennet Nga Uthman Ibn Afani radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë atëherë kur e kanë ndërtuar xhamin e Pejgamberit -salAllahu alejhi ve selem-: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Kush e 29 www.botaislame.com
  • 30. 30 A dëshiron të hysh në Xhennet?! ndërton një xhami dhe me të e kërkon fytyrën e Allahut, Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhennet. Kurse në një transmetim tjetër: Allahu do t´ia ndërton atij të ngjashme si ajo në xhennet. {Buhariu dhe Muslimi} Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi -radjiAllahu anhu- i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Kush e ndërton një xhami që të përmendët Allahu në të, Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhenet. {Et-tergib} Transmetohet nga Aisha -radijAllahu anha- se i Dërguari - salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e ndërton një xhami nuk dëshiron me të syefaqësi dhe as famë Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhenet. {Sahih Et- tergib} Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijallahu anhu- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ajo që e arrin njeriu besimtarë prej veprës së tij dhe të mirave të tij pas vdekjes së tij janë: Një dituri që e ka mësuar dhe e ka shpërndarë, apo një fëmijë të mirë që e ka lënë, apo një libër të mirë, apo ka ndërtuar një xhami, apo ndonjë shtëpi për të varfëritë, apo një burim me ujë e ka lënë, apo ndonjë sadaka e ka nxjerr nga pasuria e tij kur ka qenë shëndosh gjatë jetës së tij këto 30 www.botaislame.com
  • 31. 31 A dëshiron të hysh në Xhennet?! i arrijnë atij edhe pas vdekjes së tij. {Sahih Et-tergib}. Prandaj vëlla i dashur kujdesu për ndërtimin e xhamive që ta arrish këtë shpërblim të madh. Vërejtje: Thotë Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë-: Ka thënë Ibn Xhevzije -Allahu e mëshiroftë-: Kush e shkruan emrin e tij në xhamia të cilat i ndërton personi i tillë është larg nga sinqeriteti. Drejtimi dhe ngushtimi i safave në namaz është shkak për hyrjen në xhennet Transmetohet nga Aisha -radijAllahu anha- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e plotëson safin e zbrazët Allahu e ngritë atë një shkallë në xhennet dhe ia ndërton një shtëpi në xhenet. {Shejh Albani ka thënë Hadithi është Sahih}, zbrazëtinë konsiderohet ajo pjesë e cila është në mes teje dhe atij që është afër teje gjatë kohës së namazit, prandaj vetëm vendosja e këmbës tënde afër këmbës së tij në saffë gjatë namazit e fiton këtë shpërblim të madh, për fat të keq shohim shumë njerëz e largon këmbën e tij nga këmba e shokut afër dhe e humb këtë shpërblim, prandaj kujdesu vëlla për këtë shpërblim të madh dhe afroje këmbën afër shokut tënd në namaz. 31 www.botaislame.com
  • 32. 32 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Dhomat në xhennet janë edhe për ata të cilët i besuan të dërguarve Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudrij radijAllahu anhu se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Banorët e xhennetit i shohin banorët e tjerë të xhennetit që gjinden në dhoma lart tyre, ashtu siç e shef yllin në univers me një distancë aq sa është prej lindjes deri në perëndim: Thanë: O i Dërguar i Allahut, ato janë pozitat {vendet} e Pejgamberëve, s´mundet ti arrijnë të tjerët? Tha: Po. Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij ato pozita do ti arrijnë ata burra që besuan në Allahun dhe i besuan Pejgamberët. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi} Thotë Menaviu Allahu e mëshiroftë: Qëllimi me dhomat e xhennetit ësht pallatet e larta në xhennet. Lufta për në rrugën e Allahut është shkak për të hyrë në xhennet Transmetohet nga Neijm ibn Himar nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- që ka thënë: Shehidët më të mirë janë ata të cilët luftojnë në safin e parë dhe nuk i kthejnë fytyrat e tyre derisa të vriten, ata do ti kenë 32 www.botaislame.com
  • 33. 33 A dëshiron të hysh në Xhennet?! dhomat e larta në xhennetet e larta, qeshët Zoti i tyre me ta dhe me atë që qeshët Zoti s`ka llogari për të. {Sahihul Xhami} Shkuarja në xhami Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush shkon për në xhami apo kthehet nga ajo Allahu ia përgatit një vend në xhennet sa herë që shkon ai në xhami. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi} Shpresojmë nga ata që falen në shtëpia që ti kushtojnë rëndësi namazit në xhami sepse xhamia prodhon burra, thotë Allahu i Madhëruar: (Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All- llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (Nur 36-37) 33 www.botaislame.com
  • 34. 34 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Dhe në fund pasi që e lexuam këtë libër, kujdesu o ti vëlla i ndershëm dhe oj ti motër bujare që të fitoni të mira dhe të përgatiteni në këto kohë: Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time. (Bekare, 197) dhe thotë Allahu i Madhëruar: Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut. (Kasas, 83) Thotë shejh Sadi: Atë vend të përjetshëm (xhennetin) - Për të cilin ka treguar Allahu dhe i Dërguari i Tij në të cilin janë mbledhur të gjitha begatitë: Ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, pasi që këta nuk kanë dashur të bëjnë mendjemadhësi dhe shkatërrim në tokë ua kemi përcaktuar xhennetin si vend të sigurt dhe të qetë sepse këta burra ishin modest me Allahun dhe vepruan vepra të mira dhe këta janë njerëzit e devotshëm të cilët i pret një përfundim i mirë, për këtë arsye Allahu tha: Përfundim. D.m.th.: Shpëtimin dhe lumturin e cila do t´ju vazhdon këtyre është për shkak që i patën frikë Allahut dhe nga kjo kuptojmë se ai që bën mendjemadhësi dhe shkatërrim në tok s´kanë shpërblim ata në botën tjetër dhe s´kanë hise në xhennetin e Allahut. 34 www.botaislame.com
  • 35. 35 A dëshiron të hysh në Xhennet?! I mençur dhe fitimtarë është ai i cili punon vepra që e afrojnë tek Allahu kurse njeriu duhet ti shikon veprat e tij ti përmirëson ato dhe të pendohet nga mëkatet dhe gjynahet, ti rritë veprat e mira dhe ti shton adhurimet dhe o ju vëllezër llogariteni vetveten tuaj para se të llogariteni dhe peshoni veprat tuaja para se t´ju peshohen juve. E jona vëllezër është që ta kuptojmë se kjo botë është e përkohshme, kalimtare dhe se përfundimi jonë është duke u afruar prandaj patjetër duhet që të kujdesemi dhe ta vendosim Ahiretin {botën tjetër} në zemrat tona dhe mos ti japim përparësi dynjasë sepse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme, thotë Allahu i Madhëruar: Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf, 46) Kujdesu o vëlla për vepra të mira dhe për këto shpërblime të mëdha dhe depononi nga veprat e mira të cilat ju bëjnë dobi në botën tjetër. E lusim Allahun Fuqiplotë që të na ndihmon në kryerjen e veprave të mira dhe po ashtu e lusim që të na bën të sinqertë në fjalë dhe vepra. 35 www.botaislame.com
  • 36. 36 A dëshiron të hysh në Xhennet?! Me këtë përmbyllet ky libër, falënderimi i qoftë vetëm Allahut, kjo është përpjekja jonë sipas mundësisë, e lusim Allahun e madh që t`ju bën dobi muslimanëve me këtë libër dhe të jetë përgatitje që na bën dobi në botën tjetër. ..O Allah prano… Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të botëve kurse Salavatet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi vulën e Pejgamberëve, Muhammedin - salAllahu alejhi ve selem- mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij. E shkroi : Ebu Enes Maxhid Islam Benkani Përktheu dhe përshtati: -Ebu Merjem- 36 www.botaislame.com