SlideShare a Scribd company logo
1 of 40
Download to read offline
1
TRAJNERI, PRIZREN-2021
SH P O R E T I E L E K T R I K
Vëllimi i I në gjuhën shqipe | R.K.31/03/1972SB
2
Selam alejkum
Duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve të Republikës Kosovës, morra përsipër
që ta shkruaj këtë libër praktik i cili shtjellon funksionimin dhe punën që bën një
shporet elektrik gjatë zierjes dhe pjekjes me standardet e fundit teknologjike.
Lejohet shpërndarja fisebililah. Kurse ndalohet shtypja e këtij libri pa lejen e autorit.
Me respekt, Tr. Skender Bytyqi.
3
SHPORETI ELEKTRIK
Fjala shporet rrjedh nga gjermanishtja “sparherde” (shporet). Në anglishte ky aparat
thirret ”spare” (kursim) dhe “heat” (nxehtësia), kurse kombinimi del “kursimtari i energjisë”.
Kurse në shqip preferuam fjalët “shporet elektrik” pasi që në popull titullohet më së shumti
po me këtë emër.
Në shkrimin pasues shporetin elektrik do ta thërrasim vetëm si “shporet”. Shporeti në mesin
e pajisjeve tjera shtëpiake që përdoren, ka ngarkesën më të madhe në rrjetin elektrik.
Zakonisht një shporet ka një fuqi të vendosur P=6000 - 12000W ose 6 – 12kW. Kjo ngarkesë
është e ndarë në:
a. Furrë rreth 6kW
b. Ringlat 0.9-6kW
Duke gjykuar mbi fuqinë e vendosur, duket sikur ngarkesa është shumë e madhe dhe
po të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, del se vetëm shporeti thith nga rrjeti një rrymë rreth
30%, pra kemi të bëjmë me një “gjigant elektrik” të ngarkesës elektrike, gjë që sjell edhe
komplikime në rrjetin elektrik banesor-shtëpiak.
Por, llogaritjet bëhen gjithmonë jo në bazë të fuqisë së vendosur, por në bazë të
fuqisë aktive që merr pjesë në punë për një kohë të caktuar, pra më thjeshtë, nuk punojnë të
gjitha ringlat dhe furra vazhdimisht në të njëjtën kohë. Shporeti është një pajisje e mirëfilltë
që punon vetëm me fuqi aktive, pra:
P = U ∙ I
Shporeti kryen disa procese, si: ngroh, zien dhe pjek. Sipas procesit që do të kryej
bëhet konstruksioni ose ndërtimi i shporetit. P. sh. për procesin e pjekjes duhet patjetër që
produkti ushqimor të marrë në sipërfaqe një ngjyrë të kuqe në kafe, pra kjo do të realizohet
nga rrezatimi që do të lëshojë rezistenca(nxehesi) e vendosur sipër produktit. Pra është
domosdoshmëri që një rezistencë të jetë e dukshme(pjesa e epërme e rernës). Shporeti ka
për detyrë të plotësojë të gjitha kërkesat teknologjike që kërkon gatimi. Ai duhet të jep
temperaturën e nevojshme, duhet të mbajë atë konstante(të pandryshuar), duhet të
plotësojë lehtësi në përdorim dhe sinjalizime(poqe te vogla sinjalizuese) që tregojnë se është
aktivë ose jo.
Kursimi i energjisë për çdo ditë e më shumë po rritet, duke ju falënderuar konstruksioneve të
reja teknologjike të trupave ngrohës, izolimeve termike dhe përdorimi i drejtë i shporetit.
Dimensionet standarde të shporetit me katër ringla dhe rerne(furrë) janë, së paku kanë
qenë: 590x600x800mm, ashtu që të përshtatet në orenditë bashkë kohore të kuzhinës në të
gjitha dimensionet. Ky shporet është një burim i vogël nxehtësie i cili nuk i dëmton orenditë
të cilat e rrethojnë atë. Fuqia elektrike kyçëse e këtij shporeti është min 500W max 12kW,
andaj ky lloj shporeti mund të kyçet në rrjetin e qytetit prej tre fazave(R-S-T, është e
obligueshme kyçja e tij në tension trefazor).
Rrezikun më të madh për rrethinë dhe instalim elektrik në të cilin është i kyçur shporeti,
e bën atëherë kur është e angazhuar e tërë fuqia e tij, kurse në rrjetin e qytetit është i kyçur
në mënyrë një fazore. Në këto raste rryma në instalimin elektrik është në mes 30 dhe 35A,
kurse përçuesi i instalimit prej, 5mm² lejon vijimisht rrymë të ngarkesës prej 5A, kurse për
4
një ngarkesë afat shkurtër mund të jetë edhe deri 30A. Rryma e mbingarkuar na sjell deri te
nxehja e izolimit të instalimit dhe kjo është njëra ndër shkaqet kryesore të zjarrit në amvisëri.
Për këtë qarku elektrik i instalimit shtëpiak në të cilin është i kyçur shporeti elektrik nuk
guxon të sigurohet me siguresën e rrjetit elektrik(tabela sekondare e siguresave) me rrymë më
të madhe se 25A.
Rreziku i dytë i shporetit klasik(me ringla metali) është kyçja e ringlës ekspres “në të
thatë” kur asgjë nuk ia merr nxehtësinë asaj. Atëherë ajo nxehet deri sa të skuqet dhe për
një kohë të shkurtër pëlcet pjesa e lëmuar e ringlës dhe shkatërrohet tërësisht. Nëse qarku
elektrik i shporetit nuk është i siguruar me siguresë adekuate, mund të vije deri te zjarri.
-Pjesët përbërëse të shporetit elektrik:
- Shtëpizë në të cilën janë të vendosura elektrika, elektromekanika, mekanik dhe elementet
elektrotermike.
-Elementet elektrike të shporetit janë:
- llamba sinjalizuese; elektromotori i grillit; llamba për ndriçimin e furrës.
-Elementet elektromekanike të shporetit elektrik janë: -
Ora për takim -1- dhe atakim -0- të furnizimit me rrymë elektrike të qarkut të dhënë elektrik;
ndërprerësi shumë polar rrotullues(bregor); termostati me gaz ose me vaj që reagon në
nxehtësi; termometri orientues bi metalik(i vendosur në xham të derës).
-Elementet mekanike të shporetit elektrik janë:
-Përçuesit instalues të termo izoluar(silikon); kyçësi i kabllos; kablloja kyçëse prej gome
fleksibile pesë tela; -bartësja e pllakës punuese ngrohëse; -pullat e ndërprerësit rrotullues;
leshi i xhamit ose pambuku industrial me foli alumini.
-Elementet termo rezistuese të shporetit janë:
-Pllaka ngrohëse(ringla) dhe nxehësi i furrës(infra i kuq ose tub).
-Elementet elektrike
Llamba sinjalizuese (fig.2) është një balon qelqi i mbushur me gaz intern i cili ndriçon
kur të ”zgjohet” me tension të rrjetit të qytetit. Gazi intern në llambë e cila më së shpeshti
përdoret është gazi neon(ndriçimi i kuqërremtë), kripton(ndriçimi i kaltër) dhe ksenon(ndriçimi
vjollce). Gazrat e tjera interno më pak përdoren(argon dhe radon). Shtëpiza e llambës është
cilindrike, kurse shumë rrallë në forma tjera. Disa prodhues të shporetit të gjitha operacionet
në shporet i simbolizojnë me llamba një ngjyrëshe, kurse disa të tjerë i simbolizojnë punën e
ringlave me ngjyrë të portokallit, kurse punën e rernës më ngjyrë të kuqe. Llamba është e
siguruar me një rezistues prej 1MΩ me të cilin ulet tensioni në llambë.
Llamba për ndriçimin e rernës (fig.3) ndriçon rernën ashtu që gjatë punës rerna mund
të shihet prej xhamit të derës dhe në mënyrë vizuale mund të përcaktoj se a është ushqimi i
pjekur. Llamba ka formë dardhore me tel ndriçues dhe fyti E14, me fuqi prej 25 deri 40W.
Para llambës vendoset mbrojtësi prej xhami që me të, të mos ngjitet yndyra e ushqimit gjatë
pjekjes-zierjes.
5
Fig. 3- Poçet për ndriçimin e rernës
Elektromotori me pulegje dhe hell zakonisht gjendet në mes të rernës. Motorit i
bashkëngjitet edhe reduktori i shpejtësisë i cili e zvogëlon rrotullimin nga 600 ο/min në 10
ο/min, ashtu që fuqia e vogël punuese e tij prej 5W mundet që ta sjell hellin te ngarkesa më
e madhe nismëse e motorit asinkron njëfazor. (Fig.4)
Fig. 4- Pamja e motorit të hellit.
Fig. 2- Poçet sinjalizuese
Fig. 2- Lamped sinjalizuese
6
-Elementet elektro mekanike
Termostati me gaz (fig.5) përbëhet prej senzorit-sondës me të cilin merret mostra e
temperaturës së nxehtësisë si parametër të asaj nxehtësie të tubit kapilar (i cili gjendet ne nje
trup me senzorin-sondën) dhe rrëshiqi i mbushur me gaz. Me ngritjen e temperaturës gazi
bymehet, dhe me të edhe rrëshiqi i cili e hedh ndërprerësin bipolar në pozitën tjetër (0 ose 1).
Shkalla e hedhjes, përkatësisht rregulluesi i temperaturës rregullohet me shkallën e largësisë
se rrëshiqit nga ndërprerësi (largësia më madhe i përgjigjet temperaturës më të larte dhe e
kunderta).
Fig. 5-Termostati me gaz, 50-300°C
Sa i përket rregullimit të temperaturës në shporet, qëllimi nuk është vetëm kursim i
energjisë elektrike, por edhe mënyra e përgatitjes së ushqimit të shëndosh (temperatura e
rregulluar nuk guxon të lëshoj më shumë se ±5°C). Këto temperatura të sakta më së shumti janë
të ekspozuara me rastin e pjekjes së ëmbëlsirave dhe të ushqimit makro biotik.
Senzori, respektivisht sonda zhytet në hapësirën mediale me të cilin rregullohet
temperatura. Gazi në tubin kapilar është i ndryshëm për temperatura të ndryshme në
hapësirën e punës. Në termostatin kapilar të frigoriferit hapësira mediale nuk është e njëjtë
si e kapilarit të termostatit për shporet.
Termostati bi metalik është dhënë në fig.5. Principi punues bazohet në ndikimin e
koeficienteve të ndryshëm të përhapjes së temperaturës të dy metaleve bi metalike, ashtu
që qifti bi metalik tek rritja e temperaturës lakohet në atë anë të metalit i cili ka një
koeficient më të vogël të shkrirjes së temperaturës (bymehet) dhe me atë krijon kontaktin
elektrik.
Në pllakat ngrohëse automatike në qendër të pllakës ndërtohet termorregullatori
forma e të cilit është dhënë në fig.6. D.m.th., në pyetje janë pllakat të ashtuquajturat pllakat
ngrohëse automatike, me rregullim të epërm (termostat) me temperaturë më të vogël prej
250°C (rernat ngrohëse që nuk kanë rregullim automatik e kanë kufirin më të lartë të temperaturës
deri në 300°C).
Fig. 6-Termorregullatori i pllakës
7
Orë për takim -1- ose atakim -0- të rernës ose ringlës kanë shporetet bashkë kohor. Në
programet e orës, pranë vendosjes së takim-atakimit në kohë të përcaktuar, ekziston edhe
mundësia e dytë, e ajo është që i tërë sistemi të kyçet në mënyrë automatike në kohën e
përcaktuar dhe pas kohës së programuar të bëj qkyqjen e qarkut elektrik.
Me njërin akrep vendoset koha e saktë, kurse në të dytën koha e nevojshme e atakimit (te
sistemi klasik gjysmë automatik).
Atëherë, me ndërprerësin bregor kyçet programi i ringlës dhe fillon njehsimi i kohës.
Kur të kaloj koha e programuar atakon pllaka e programuar ose rerna(furra). Dhe me këtë
sinjal na bëhet e ditur se ushqimi është i gatshëm.
Termostati bi metalik orientues në xhamin e derës të rernës është instrumenti tregues
i temperaturës si parametra të nxehtësisë së rernës. Me nxehjen e rernës në trup të
termostatit bartet nxehtësia e cila e ngrohë shtëpizën për të cilën është e salduar spiralja e
bi metalit. Në spiralen e bi metalit bartet nxehtësia e cila ndikon në të, andaj edhe vije deri
te “ofrimi” i spirales (rrotullimi qarkor i spirales bartet në tregues). Sot secili prodhues botërorë i
termostateve kapilar me metodë kompjuterike iu japin secilit termostat saktësi prej 1°C për
periudhën në mes 5 dhe 10 vjet dhe emërtimin e temperaturës së termostatit për çka
dedikohet ai (p.sh. 350°C).
-Elementet mekanike
Në elementet mekanike të shporetit hyjnë ato elemente të cilat (bartin, mbajnë ose
rrëshqasin metal mbi metal) krijojnë kontakte elektrike.
-Përçuesit instalues-izolues të lartë termik, izolimi i të cilëve mund të duroj nxehtësinë më
së shumti 120°C, e që gjatë saj (bakri) nuk i ndryshohen karakteristikat e saj fizike dhe
rezistuese në ujin e vluar dhe në ajrin e nxehtë.
Përçuesit termik instalues më së shpeshti janë të diametri: 1,5 dhe 2,5mm2.
Përçuesit me diametër 1,5mm2 shërbejnë për lidhjen e elementeve ngrohëse me
ndërprerësin rrotullues-bregor. Këta përçues kalojnë nëpër sipërfaqe të nxehta(mbi rerne dhe
nën pllakë të shporetit) temperatura e të cilit është rreth 120°C.
Fig. 7-Përçuesit instalo-izolator
8
Qëndrueshmëria e bakrit me temperaturat e larta duhet të jetë e mirë, d.m.th. vetit e
tij elektro-mekanike nuk guxojnë të ndërrohen. PVC-ja klasike ose PE (PVC ose PE–klor polivinili,
respektivisht polietilen) izolimi për këtë arenë temperature nuk i përgjigjet, sepse ajo vetëm
gjatë 60°C nxehet, kurse gjatë 100°C shkrihet. Që ti iket kësaj, masa fleksibile izoluese në
përçuesit rezistent-temperaturik përpunohet prej termo plastikës me bazë azbesti ose
arolditi. Përçuesit instalo-izolues testohen për punë në temperaturat deri 250°C, sepse
përdoren për lidhje të termorregullatorit dhe nxehëseve të furrës termo akumuluese.
Përveç instalimit prej 1,5mm2 në shporet ekziston instalimi i ngjeshur prej 2.5mm2 prej
degëzuesit furnizues (morseteris) deri te ndërprerësi bregor. Ato janë katër përçues
(koleksion), tre për faza dhe neutrali, përderisa tokëzimi sigurues është realizuar me lidhjet
serike në mes vete te të gjitha elementet që ngrohin, me shtëpizën dhe degëzuesin furnizues,
morseteris, me anë të përçuesit prej 1.5mm2.
Ndërprerësi rrotullues-bregor ose shumë polar prodhohet dhe montohet në shporete
të prodhimeve më të vjetra në 3 pozita punuese dhe një neutrale (pozita e fikur) dhe kanë
simbolin 3+0.
Kurse prodhimi i ri është me 4+0 pozita, dhe për temperaturë më komode të
rregullimit përdoren ndërprerësit me 6, 8, 10+0 e më shume pozita.
Në fig.7 është paraqitur principi i punës i ndërprerësit rrotullues-bregor 3+0 me
sistemin kyçës së nxehësit të ringlës.
1
2
0
1
2
3
0
1
2
3
0
6 1
2
0
7
1
6
1
7
1
8
3
Fig. 7 - Principi punues i ndërprerësit 3+0
Në fig.8 është dhënë principi punues i ndërprerësit 4+0 përderisa në fig.9 është dhënë
ndërprerësi rrotullues 6+0 e pllakës bashkë kohore tek e cila nxehja e saj rregullohet me anë
të tubit kapilar të termostatit i integruar në bashkësinë e paraqitjes speciale për rerna të
ndërprerësit rrotullues. Në anën e majtë të ndërprerësit janë dy(eventualisht 3) furnizues
kyçës dhe indikatori sinjalizues, kurse në anën e djathë janë katër ekstrakte në të cilën
takohen elementet elektromagnetike. Renditja degëzuese e ndërprerësit i përshtatet
renditjes degëzuese të ringlës (kahje e saktë). Nëse renditja është 1-4-2-3 atëherë është ana e
majtë. Nëse në rast të ndërrimit nuk dihet kahja e ndërprerësit apo kahja e trupit që ngrohë
gabimi mund të rregullohet ashtu që ndërrohen përçuesit 1 dhe 4 me përçuesin 2 dhe 3.
Nëse gabimi qëndron në shkallën e rregullimit (në pozitën 1 është më e forta, kurse në pozitën 4
më e dobëta) gjithashtu bëhet ndërrimi i tyre.
9
Që të dihet kahja e saktë duhet të njihet principi i lidhjes së nxehëseve në katër shkallorin
dhe gjashtë shkallorin e ndërprerësit rrotullues. Me matjen e thjeshtë të om-metrit në mes
ringlës dhe ndërprerësit vendoset marrëdhënia e saktë në mes tyre.
1
2
3
0
1
7
4 4 1
2
3
0
1
7
1
2
3
1
7
0
4 1
2
3
1
7
0
4 1
2
3
1
7
0
4
Fig. 8 – Principi punues i ndërprerësit 4+0
Ndërprerësi rrotullues-bregor tre shkallor në kombinim me termostatin kapilar
shërben për takimin e nxehtësisë së rernës së epërme dhe të poshtme, si dhe grilli i
nxehtësisë infra i kuq me grill dhe ndriçimi i rernës. Tri pozita të pavarura janë: puna e
pavarur e nxehësit të poshtëm, puna e pavarur e nxehësit të epërm ose puna e pa varur e
nxehësit të grillit në kombinim me punën e motorit të roshtilit në fund të pozitës punuese të
ndërprerësit bregor ose në një të katërtën e fundit të qarku. Në një të tetën e qarkut takon
termostati kapilar dhe kontakti për ndriçimin e rernës.
Pjesa tjetër prej 45º e rrethit deri te 270º është pozita e ‘’vdekur’’ e ndërprerësit
bregor në të cilin asgjë nuk takohet apo atakohet, prej 270º deri 300º takohet vetëm
nxehësi i poshtëm i rernës, prej 300º deri në 330º takohet vetëm nxehësi i epërm i
rernës dhe në fund prej 330º deri në 360º takon nxehësi i grillit me roshtilin. Këto tri
operacione mund të punojnë pa dhe me termostat.
-Ndërprerësi rrotullues katër shkallësh
Ndërprerësi rrotullues katër shkallësh më së shpeshti përdoret në sistemet e vjetra të
shporetit dhe në të takohen ringlat me katër ekstrakte. Renditja e takimit është e dhënë në
fig.8.
Në pozitën e parë vlera e rezistencës së ringlës varet prej fuqisë së ringlës kurse fillon
prej 16Ω (për fuqi prej 3kW), e deri 100Ω (për fuqi prej 450W). Dy spiralet tjera janë R/2 dhe R/4
prej spirales kryesore vlera e së cilës është R. Me ndërprerësin rrotullues katër shkallorë nuk
arrihet nxehtësia e përshtatshme rregulluese e ringlës. Por, ajo arrihet vetëm kur përdoret
ndërprerësi rrotullues-bregor gjashtë shkallësh (6+0).
10
-Ndërprerësi rrotullues gjashtë shkallësh
Sot ndërprerësit rrotullues-bregor gjashtë shkallësh(6+0), shumë shpesh përdoren te
shporetet gjysmë mekanik dhe automatik.
Ai përdoret për rregullim më të mirë, më efikas dhe më kursyes (i rrymës) gjatë punës së ringlës.
Ndërprerësi gjashtë shkallësh rrotullues mundëson një zgjedhje të madhe (gjashtë temperaturash)
të nxehtësisë (nga më e vogla deri te më e madhja me gjashtë ‘‘kërcime’’), e cila arrihet me spirale të
forta të ringlës dhe kombinime të ndryshme të lidhjeve paralele dhe serike në ndërprerës. Duke iu
falënderua rregullimit shumë shkallësh te këtij ndërprerësi është arritur një kursim i madh i
energjisë elektrike.
Në fig.9 është paraqitur skema e lidhjes së ndërprerësit. Fuqia e cila lirohet në rezistencë
termogjene është proporcionale me katrorin e tensionit dhe e kundërta është proporcionale me
rezistencë termogjene:
P=U2 · I · R
Për nga madhësia e rernës zgjidhet vlera e rezistencës(R). Për nga trashësia e spirales varet
fuqia të cilën e jep nxehësi. Nëse është prodhuar rerna në mënyrë klasike(pa infra nxehës),
temperatura e saj rregullohet me ndërprerësin 4+0 shkallësh rrotullues-bregor, që amvisja të
mund të ketë sa më shumë zgjedhje të temperaturës në rerne. Por, nëse rerna është prodhuar në
mënyrën moderne, atëherë, temperatura e saj rregullohet nëpërmjet ndërprerësve 5, 8 10+0 e me
shumë lloje.
Në fig.9, gjithashtu edhe në fig.12, është paraqitur lidhja serike e tri rezistueseve me vlerë R,
R/2 dhe R/4. Me këtë lidhje në bregorin shtatë shkallësh janë të mundshme të gjitha kombinimet
(ato të lidhjeve serike dhe paralele) e kontakteve.
Janë zgjedhur kombinimet nga ¼ e vlerave nga vlera kryesore Ω, andaj edhe për 1. pozitë
vlerash është 1,75Ω, për pozitën e 2. 1,5Ω dhe për pozitën e 6. 0,25Ω. D.m.th., ndryshimi kërcyes
është nga 0,25Ω, me që gjë jep një ndryshim shumë të përafërt të nxehtësisë.
Skema elektrike e lidhjes së ndërprerësit gjashtë shkallësh është paraqitur në fig.9.
5
1
2
3
0
1
7
4
6 6 1
2
3
0
1
7
4
6 1
2
3
0
1
7
4
6
5
5
1
2
3
0
1
7
4
5
1
2
3
0
1
7
4
6 1
2
3
0
1
7
4
6 1
2
3
0
1
7
4
6
5 5 5
Fig. 9- Principi punues i ndërprerësit rrotullues-bregor 6+0
11
4
3
2 1
5
P/1
P/3 P/2
4
3
2 1
5
P/1
P/3 P/2
4
3
2 1
5
P/1
P/3 P/2
4
3
2 1
5
P/1
P/3 P/2
4
3
2 1
5
P/1
P/3 P/2
Pozita- 0 Nxehje e rregullt Nxehje vetëm poshtë Nxehje vetëm lartë Nxehje me sistemin grill
0 1 2 3 4
Fig.10- Ndërprerësi rrotullues katër shkallor i rernës bashkëkohore
-Elementet elektro termike
Ngrohja kryesore me elementet elektro termike (me ringlën apo nxehësin e rernës), i ka
humbjet termike të tija. Humbjet krijohen gjatë konversionit elektrik në energji termike.
Për shkallën shfrytëzuese (termike, elektrike dhe të përbashkët) vlejnë këto relacione:
Pd = Pn, P1 = Pd +Phn , Pp = P1+Phe = Pd+Phe+Phn
ηn = Pd/P1 = Pd/(Pd+Phn) dhe
ηe l = P1/Pu=P1/(P1+Phe)
Shkalla e përgjithshme e efektit të dobishëm përmban: ηp= Pd/Pp=ηn+ηhe<1 ku janë:
Pd -fuqia e dobishme
Pn -fuqia ngrohëse
Pp -fuqia e përgjithshme
P1 -fuqia hyrëse ose primare
Phn -fuqia e humbjeve të nxehtësisë
Phe -fuqia e humbjeve elektrike
ηn -koeficienti i humbjeve të nxehtësisë
ηhe -koeficienti i humbjeve elektrike
ηp-shkalla e përgjithshme e shfrytëzimit
Shkalla e përgjithshme shfrytëzuese (ηp) llogaritet për element elektro ngrohëse, kurse
termike për bartje të nxehtësisë për elemente në enë dhe ai është gjithmonë më i vogël se 100%.
12
-Ringla-pllaka
Ringla është pllaka ngrohëse në formë të diskut me një sipërfaqe të lëmuar të rrafshët, që
ena të mbeshtetet-shtrihet e tëra mbi të. (Ringlat mund të jenë në formën e kënd drejtit ose katrore.
Fjala është për shporetet industrial-profesional).
Nëpërmjet ringlës bartet energjia e konvertuar elektrike në nxehtësi kurse energjia e transferuar
prapë konvertohet në një formë tjetër të nxehtësisë (më së shpeshti te ushqimet e ngrohura të cilat
përgatiten). Për të pasur një perciellje më të mirë të energjis mediumet bartëse ndërtohen ashtu
që të jenë me sa më pak humbje (d.m.th. që sa më lehtë të bartet, pa humbje bartëse).
Konvertimi i energjisë elektrike në atë të nxehtësisë dhe i nxehtësisë në atë të dobishme
mund të jetë direkt dhe indirekt.
Konvertimi direkt i energjisë elektrike në nxehtësi aplikohet në bojler, respektivisht në
nxehësin elektrik të ujit, kurse konvertimi indirekt te shporetet elektrik (fig.11), ku energjia
elektrike shndërrohet në energji të nxehtësisë(në N-nxehës), prej nga energjia e nxehtësisë bartet
më tutje kah materiali ngrohës.
Sipas konstruksionit të tyre elementet indirekte (elektro)ngrohëse kanë:
-konstruksionin bartës metalik,
-nxehësin brenda elementeve që nxehën,
-izolimi i nxehtësisë dhe
-sistemi për rregullimin e temperaturës (ndërprerësi ose termostati).
Se sa elemente ngrohëse janë të paraqitura varet prej llojit të konstruksionit, koeficientit me
të cilin shprehet shkalla e nxehtësisë, shpejtësia e bartjes së nxehtësisë dhe konversionit
(respektivisht shkallës së humbjeve të nxehtësisë).
Termometria është shkenca mbi nxehtësinë dhe e të gjitha ligjeve të cilat e përcjellin
nxehtësinë. Temperatura paraqet shkallën e nxehtësisë së trupit, që do të thotë niveli i nxehtësisë
së gjendjes së tij. Sipas natyrës së saj fizike temperatura është e matshme dhe madhësi jo elektrike.
Temperatura matet nëpërmjet veçorive fizike të materies të cilat bindshëm ndërrohen në
ndryshimin e gjendjes termike, d.m.th. temperaturës.
220V/50Hz
Nxehësi i epërm
Nxehësi i poshtëm
RERNA
PLLAKA
220V/50Hz
A. Konversioni në rerne B. Konversioni në ringël
Fig.11- Konversioni indirekt i rrymës elektrike në energji të nxehtësisë
13
Në bazë të kësaj ato ndahen në:
-mekanike(më së shpeshti bi metalik)
-elektrike(më së shpeshti si termoelemente)
-radiacione, kolorite dhe reformuese (nuk janë të pranishme në aparaturat e elektro mekanikës).
Bi metali është një kontakt i fort i dy (bi)metaleve me koeficiente të ndryshme të zgjerimit
temperaturik (termik), ashtu që nxehja e bi metalit lakohet me anën e metalit i cili ka një koeficient më të
vogël temperaturik(termik-nxehës) të shtrirjes. Ai me konstruksionin e tij takon apo atakon qarkun elektrik
nëpërmjet të cilit kryhet ngrohja apo ftohja. Në trupin e tij mund të mbështeten edhe disa kontakte tjera,
ku me këtë konstruksion është i mundur një numër më i madh i takim atakimit të qarqeve elektrike, etj.
Përshtatshmëria e bi metalit jep mundësi të ndërtimit në qarqe elektrike të thjeshta dhe të kombinuara, si
për veprimin bazë të nxehtësisë, gjithashtu edhe për qarqet elektrike ndihmëse (sinjalizimi i takim-atakimit të
qarkut elektrik kryesor, dirigjimin e qarqeve elektrike, matje në largësi të qarkut kryesor elektrik etj.).
Elementi termik apo bashkimi-termik është instrumenti me të cilin me ndihmën e ndryshimit
temperaturik fitohet dallimi potencial i cili matet me V-metër, kurse tensioni i matur është drejtpërsëdrejti
proporcional me temperaturën e punës e cila e ngroh bashkimin-termik.
Duke iu falënderuar konvertimit matja e temperaturës bëhet në mënyrë precize, dhe me atë gjë edhe
rregullohet.
Bashkimin-termik e përbëjnë përçuesit prej dy metaleve të ndryshme. Antimoni (Sb) dhe Bismuti (Bi) japin
ndryshimin potencial më të madh. Ndryshimi potencial (tensioni) është shumë i vogël, ajo është
proporcionalisht ndryshim temperaturik dhe varet prej qiftit të metalit. Për matjen e temperaturës
përdoren dy shkallë(Celsiusi dhe Kelvini).
Me shkallën celsius matet temperatura relative, kurse me kelvin temperatura absolute. Lidhja në mes
këtyre dy temperaturave është dhënë me relacionin (shprehjen):
T(K) = 273+ Θ(ºC )
Zeroja relative është definuar nëpërmjet pikës ngrirëse të ujit kurse zeroja absolute me principin e
parë të termodinamikës. Termometria studion shndërruesit e nxehtësisë, matjen dhe rregullimin e
temperaturës.
Ringlat janë elemente elektrotermike me më shumë inovacione. Konstruktorët janë munduar që të
ndërtojnë pllakat ngrohëse të shpejta, efikase, jetëgjata edhe me sa më pak humbje të koeficientit
temperaturik.
Në fig.12, është treguar konstruksioni i disa formave-madhësive të pllakave-ringlave nga lartë.
Fig. 12- Konstruksioni dhe madhesit e ringlës nga lartë
14
Ringla është ndërtuar prej duraluminit të shkrirë i cili derdhet në kallëpet e profilizuara. Pas ftohjes së
elementit të shkrirë i përpunohet sipërfaqja e vrazhdë (e epërmja), për arsye të bartjes më të mirë të
nxehtësisë në fund të enës. Për shkak të komplikimit të prodhimeve teknologjike, ringlat nuk riparohen por
ndërrohen (pa marr parasysh çmimin e tyre).
Varësisht prej konstruksionit, dedikimit dhe përdorimit, ringlat ndërtohen me 3, 4 dhe 6 ekstrakte
gjatë lakimit, kurse ekstraktet mbarojnë me ‘faston’ mbërthyese, mbërthyese qeramike me fileta ose
fletëza me gjatësi prej 200mm për ringlën më të vogël, kurse deri në 256mm për ringlën më të madhe.
Pesha e një ringle të gatshme është nga 0,32 deri 2,5kg varësisht nga dimensioni i ringlës.
Nga fillimi i prodhimit e gjerë me sot janë prodhuar 5 përkatësisht 6 gjenerata të ringlës, kurse
përdoren edhe ringlat elektro magnetike.
Në tabelën 1. janë dhënë dimensionet e ringlës sipas diametrit të tyre, kurse në tabelën 2. sipas
madhësisë së emërtimit të fuqisë së degëve sipas shkallëve.
Nga tabela 1 shihet që disa prej tyre janë të ndërtuara për ndërprerësin tre shkallësh(3+0), e tjerat
për katër shkallësh(4+0) dhe të fundit për ndërprerësin gjashtë shkallësh(6+0).
Tabela- 1.
Emërtimi i
diametrit
nëØ (mm)
Marka e llojit Gjithsejtë Sipas degëzimit
Emërtimi i fuqisë në (W)
Sipas shkallëve
N1
Ø80 6GPL8-4
N2 N3 1 2 3 4 5 6
450 225 225 - 112 225 - -
450 -
Ø110 6GPL11-6 600 220 380 - 140 220 380 600 - -
6GPL14-8
6GPL14-8
6GPL14-8
6GPL14-8
6GPL14-10
6GPL14-12
6GPL14-12
6GPL14-15
800
800
1000
1000
1000
1200
1200
1500
240
240
240
250
250
350
350
750
560
240
750
500
250
850
350
250
-
320
-
-
500
-
500
500
168
87
188
100
100
248
130
136
240
137
250
167
167
350
206
167
560
240
750
250
250
850
350
250
800
320
1000
500
500
1200
500
500
-
560
-
750
750
-
850
750
-
800
-
1000
1000
-
1200
1500
Ø145
6GPL18-10
6GPL18-10
6GPL18-12
6GPL18-12
6GPL18-15
6GPL18-15
6GPL18-20
Ø180
1000
1000
1200
1200
1500
1500
2000
250
250
250
350
350
350
850
750
250
850
350
1150
300
300
-
500
-
500
-
850
850
188
100
246
130
268
135
175
250
137
350
206
350
220
220
7502
50
850
350
1150
300
300
1000
500
1200
500
1500
850
850
-
750
-
850
-
1150
1150
-
1000
-
1200
-
1500
2000
6GPL22-18
6GPL22-18
6GPL22-20
6GPL22-20
6GPL22-26
Ø220
1800
1800
2000
2000
2600
450
450
600
600
840
1350
450
1400
450
450
-
900
-
950
1300
337
180
420
220
240
450
300
600
305
340
1350
450
1400
450
450
1800
900
2000
950
1300
-
1350
-
1400
1750
-
1800
-
2000
2600
15
Nga tabela shihet se një prodhues ka në prodhim ringlën standarde prej 115mm, kurse, të tjerët nuk
e kanë, andaj titujt e tensionit punues janë: prej 110, 220 dhe 380V. Fuqitë të cilat i përdorin ringlat nga
rrjeti elektrik janë të ndryshme, dhe fillojnë nga 450W për pllakën më të vogël, e deri 2600W për
ringlën(ekspres) më të madhe. Të gjitha ringlat, vetëm ato me dimension 80 dhe 110mm, kanë ekstraktet
me fuqi të ndryshme, dhe ato: fuqia për të thjeshtën; për të rregulluarën(automatiken) dhe ringlën shpejtë
ngrohëse (ekspresë).
Fuqia e ringlës automatike është më e madhe se ajo standarde 20 deri 50% kurse ekspresët prej 50 deri
100%.
Në tabelën 1. janë dhënë karakteristikat e madhësisë elektrike sipas dimensionit të ringlës, d.m.th.
mënyra e degëve, fuqia e degëve, numri i shkallëve rregulluese etj. Është normale që çdo ringël nuk mund
që të kyçet në ndërprerësin shtatë shkallësh. ‘’ETA’’, MAGNOHROM dhe ’’KONCAR’’(në ish Jugosllavin) kanë
prodhuar elemente elektrike ngrohëse për të gjitha aparatet shtëpiake, e ato janë elemente të tubave
ngrohës për shporet, pllakat katrore për hoteleri, pllakat ngrohëse me rregullator shkallor dhe kontinuitiv
të fuqisë. Para standardit të pllakave të thjeshta ngrohëse të diametrit 80, 110, 145, 180 dhe 220mm,
prodhohen edhe ringla shpejt ngrohëse me diametër prej 145, 180 dhe 220mm, andaj ato
titullohen ’ekspres’ apo shpejt ngrohëse.
Tabela 2.
Në tabelën 2, janë dhënë numrat e katalogut të secilës ringël dhe atë vetëm për tension furnizues
prej 220V, edhe pse në të ka edhe tension prej 115V dhe 380V. Me këtë janë përfshirë të gjitha llojet e
ringlave të tensionit furnizues prej 220V, përderisa për tensione tjera ato janë lënë anash. Ringla
automatike dallohet prej asaj standarde me atë gjë, se në vend të pjesës përforcuese të qendrës me të
cilën nuk ka spirale ngrohëse gjendet vrima rrethore në të cilën vendoset termostati (Fig.13).
Dallimi në mes të ringlës së shpejtë, automatike dhe asaj ekspres nuk është vetëm konstruksioni, por
edhe disa detaje të punuara në vet ringlën dhe për rreth saj. Ringla e thjeshtë ka vlera standarde të degëve
të telave rezistues, përderisa vlerat e rezistencës te ringlat automatike dhe ekspres janë gati dyfish më pak,
që d.m.th se ‘’tërheq’’ gati dyfishin e fuqisë më të madhe nga rrjeti. Në qendër të ekspres ringlës gjendet
rrethi i kuq prej ngjyrës minium i cili digjet pas një përdorimi të shkurtër të ringlës.
6GPL 8-4
6GPL 14-8
6GPL 14-10
6GPL 14-12
6GPL 14-15
6GPL 18-10
6GPL 18-15
6GPL 18-20
6GPL 22-18
6GPL 22-20
S3 236251
S3 236253
S3 235971
S3 236258
S4 235793
S4 236265
S3 235972
S4 235796
S4 236275
S4 235822
P3 236251
P3 236254
P3 235913
P3 236259
P4 236262
P4 236266
P3 236270
P4 236272
P4 236276
P4 236280
6GPL 11-6
6GPL 14-8
6GPL 14-10
6GPL 14-12
6GPL 18-10
6GPL 18-12
6GPL 18-15
6GPL 22-18
6GPL 22-20
6GPL 22-26
S3 236203
S3 236255
S3 235792
S3 236260
S4 236263
S4 235267
S3 235821
S4 236273
S4 236277
S4 236881
P3 236252
P3 236256
P3 236257
P3 236261
P4 236264
P4 236268
P3 236271
P4 236274
P4 236278
P4 236282
16
Fig. 13- Ekspres ringla me vrimë për vendosjen e termostatit
Te ringlat e përdorura përcaktimi i tyre se a janë të thjeshta apo ekspres bëhet në dy mënyra. Vetëm
tri lloje të ringlave ndërtohen si të thjeshta(Ø8, Ø10 dhe Ø115, gjithashtu ekspres dhe automatike Ø145, Ø180
dhe Ø220mm). Në bazë të zgjedhjes së madhësisë kryhet ngrohja e ringlës së pa ngarkuar. Ringla ekspres
nxehet deri te skuqja që shkëlqen për 5min(në tensionin prej 220V). Mënyra e tretë e përcaktimit të ekspres
ringlës është matja e rezistencës në krihet e saj. Nëse ringla është djegur, asnjëra prej këtyre metodave nuk
mund të aplikohet, vetëm se me ndihmën e skemës elektrike ku lexohet vlera e fuqisë të këtyre llojeve të
ringlave.
Ringlat automatike në mes kanë vrimë të hapur për vendosjen e termostatit ose blihen me të. Me
këtë identifikimi i ringlës automatike është kryer, andaj pas rregullsisë së matjes me om-metër është e
gatshme për vendosjen dhe testim termik (lëshimit në punë).
Në fig.14 është paraqitur pamja e disa ringlave të cilat përdoren sot nëpër lloje të ndryshëm
shporetesh.
Termostati(në formë të sumbulles) me senzor merr nxehtësinë nga fundi i enës dhe varësisht nga
temperatura në të cilën është vendosur-rregulluar, temperatura atakon temperaturën punuese, dhe me të
bën edhe rregullimin automatik të nxehtësisë së ringlës.
Ø140/Express Ø140/E thjesht Ø180/Express Ø180/E thjesht
Ø210/Express/1 Ø140/Express Ø180/E thjesht Ø210/Express/2
Fig. 14 – Paraqitja e disa llojeve të ringlave klasike dhe moderne
17
Shporetet e prodhimeve të reja detyrimisht kanë së paku një ringël automatike.
Ekstrakti i ringlave simbolizohet në mënyrë standarde sipas principit 2-1-L, por përdoret edhe
renditja e dytë që simbolizohet me 1-2-4-3. Në renditjen e etiketimit duhet të bëjmë kujdes, që të mos
ndodhë që pas shkallës së parë rregulluese të vije shkalla e katërt e rregullimit, e cila gjë rregullohet lehtë
nëse kyçësit(përçuesit) fleksibil 2 dhe 4 ndërrohen në mes vete. Nëse në kyçës janë të fiksuar dhe shkojnë
direkt në ndërprerësin rrotullues-bregor, atëherë problemi zgjidhet në ndonjë mënyrë tjetër, respektivisht
ndërrohen fushat e lakuara të ndërprerësit rrotullues-bregor.
Në fig.20 është paraqitur skema e lidhjes së ringlës ekspres dhe termo rregullatorit,
respektivisht termostatit i cili qarkun elektrik e takon dhe atakon në mënyrë katër polare. Faza (R)
dhe neutrali (N) bihen në kyçësit primar P1 dhe P2, kurse në kyçësin S(5) është e kyçur llamba e cila
indigon pjesëmarrjen e rrjetit të qytetit. Llamba e dytë indigon kyçje të termostatit të ringlës. Edhe në
këto raste ringla është me tri degë ngrohëse të simbolizuara me N1, N2 dhe N3. Fuqia elektrike e cila
shndërrohet në energji të nxehtësisë, varet prej diametrit të pllakës dhe për ringlat me diametër
140mm fuqia është 1500W, kurse për ringlat 180mm, fuqia është 2000W.
Ringlat varësisht nga mënyra e shtrëngimit në bartësin e pllakës prodhohen në dy mënyra.
Mënyra e parë është shtrëngimi me ndihmën e filetës M4 me gjatësi 45mm për pllakën 140mm, dhe
60mm për pllakën prej 180mm.
Puna e pllakës është e automatizuar, ashtu që në mënyrë automatike lakohet nga fuqia e lartë
në atë të ulët. Për këtë shkak prodhohet pllaka automatike me termostat, senzori i nxehtësisë i cili
është në mënyrë elastike i montuar në mes të ringlës që në të të mbështetet fundi i enës.
S
P2/L
P1/N
4
R1
1 2
N 3
N 2
N 1
4 1 2
Fig.15- Skema elektrike e ringlës Express
L
18
Përmbajtja në enë në fillim nxehet shumë shpejt me tërë fuqinë, dhe kur të arrihet temperatura
gjegjëse, njëra nga spiralet atakon. Baraspesha e nxehtësisë mirëmbahet në takim dhe atakimin e të
dy spiraleve tjera. Temperatura në enë asnjëherë nuk është më e lartë se pika e vlimit të ujit, d.m.th.
temperatura gjithmonë është konstante.
Karakteristikat teknike të termostatit për rregullim të nxehtësisë së ringlës ngrohëse
automatike janë:
- temperatura emëruese: vlera e atakimit,
- temperatura në zonën vepruese: 50-250ºC,
- diferenca e lakimit: rreth 6K(në blerjen normale),
- temperatura minimale e senzorit: -10ºC ,
- temperatura maksimale e senzorit: 320ºC,
- temperatura maksimale e shtëpizës: 150ºC,
- rrezja minimale e lakesës së kapilarit: 5mm,
- fuqia lakuese:12A/250V,DC dhe 8A/380V,AC dhe
-dallimi në mes sistemit lakues:1-2 6,5 deri 14K.
Në fig.16 është treguar etiketa tipike në anën e poshtme të ringlës që kryesisht munden të dihen
karakteristikat e pllakës (ringlës) .
Fig. 16. a. Etiketa ilustruese mbi llojin e ringlës b. Etiketa origjinale e saj
Simboli i parë është emblema e prodhuesit, numri i dytë është numri i serisë. Në rendin e dytë numri
i parë është tensioni emërues (110, 127, 220, 240, 310 ose 380V), kurse tjetri është simboli i rrymës, pastaj
emërimi i fuqisë në W. Në rendin e fundit është e dhënë etiketa e llojit të ringlës(të gjeneratës së pestë,
gjashtë ose shtatë), kurse numri i radhës është karakteristika e vet ringlës(diametri, lartësia e unazës dekorues,
etj.).
Marrim një shembull për ta pasur më të qartë: Lloji 6 PGL 14-10 S3 simbolizon një ringël të thjeshtë
ngrohëse të gjeneratës së 6 me karakteristikat e radhës:
-Diametri emërues 145mm,
-Fuqia emëruese 1000W,
-Lidhja elektrike me shtrënguese,
-Numri i ekstrakteve 3(4),
-Renditja e ekstrakteve 1-2-4-3 ,
-Diametri i amës së filetës qendrore për shtrëngimin e ringlës M6 dhe
-Tensioni emërues 115, 220 ose 380V (sipas porosisë së blerësit).
19
Në tabelën 1.3 janë dhënë llojet e ringlës dhe numrat e katalogut (p.sh. për nevojat e elektro servisit).
Gjatë porositjes duhet të përmendet simboli i llojit, numri i katalogut dhe numri i serisë.
Kohëzgjatja e (punuese) ringlës është mbi 10.000 orë pune. Ringlat prishen më së shpeshti. Nëse nuk
punon nxehësi i ringlës, më së shpeshti është në pyetje ndërprerësi rrotullues, kurse shumë rrallë ringla.
Megjithatë, kjo vlen vetëm nëse drejt(sipas rregulloreve) përdoret shporeti elektrik.
Ringla nuk guxon të punoj në të ‘’thatë’’, d.m.th. pa marrjen e nxehtësisë(enë në të). Marrësi i
nxehtësisë merr-tërheq tërë tepricën e nxehtësisë të cilën ringla e krijon dhe më këtë gjë është i garantuar
jetë zgjatja e ringlës. Jetë zgjatja garantohet në bazë të testimit të shkaktarëve të rastit dhe shtegu i kohë
zgjatjes të atyre rasteve që jepen si mostër në katalogun e garantimit.
Furra-rerna
Nxehja infra e kuqe përdoret për ngrohjen e rernës(furrës). Rrezet infra të kuqe janë valë
elektromagnetike (VEM), rreze gjatësi prej 0,8x10-3mm. Gjatë rrezatimit transformimi i energjisë në
nxehtësi nuk kryhet në sipërfaqe, vetëm se thellë në materialin i cili nxehet.
Nxehja infra e kuqe përdoret në industri dhe në amvisëri (nxehësi i banjos, reflektori ose grill nxehësi i
rernës-furrës etj).
Nxehësit infra të kuq, tub, janë burim i emitimit të rrezeve ngrohëse, respektivisht rrezatim infra të kuq të
cilët ngrohin materialin në temperaturën e përcaktuar, që realizohet përmes mbështjellësit metalik të
nxehësit tub.
Nxehësi tub infra i kuq dallohet nga ai klasik vetëm prej mbështjellësit metalik (tubit), e cila është e
ndërtuar prej legurës së nikel-kromit. Nxehësi klasik është i ndërtuar nga çeliku ose bakri. Mbështjellësi
prej legure të nikelit dhe kromit, është një mbështjellës i cili gjatë ngrohjes në disa qindra shkallë të
Celsiusit emiton rrezatim infra të kuq.
Në fig.17 është dhënë nxehësi infra i kuq në linjë dhe informacionet mbi fuqinë.
Fig. 17- Nxehësi infra i kuq me fuqi 2000W
Nxehësit e rernës-furrës janë të ndërtuar në tri forma, edhe pse për çdo formë ekzistojnë variacionet
dhe modifikimet. Format bazë të trupit ngrohës të rernës janë:
- nxehësi tub për ngrohje i shkrirë me shamot në tub,
- nxehësit e brishtë në manshetë (mangë) të tretur me qeramikë në të cilin gjendet teli (nxehës) rezistues
dhe ‘cekast’ nxehësit me perla qeramike. Dimensionet formale janë 400 x 470 x 280mm (GJ x Th x L), edhe
pse prodhuesit tentojnë që këto dimensione ti ngjisin dhe ti përshtatin kushteve evropiane.
20
Sa i përket gjerësisë dhe thellësisë të rernës nuk mund të arrihet një ngritje radikale, kurse në
dimensionet e lartësisë rritja është e pa vlefshme. Gjatësia dhe thellësia janë të standardizuara (p.sh.
dimensionet janë: 300, 450 dhe 600mm), por edhe lartësia është e përkufizuar (700 ose 800mm). Për rreth
rernës vendoset izolimi termik, andaj edhe kjo është njëri prej faktorëve limites të dimensionit.
Rerna është e prodhuar prej llamarinës së emaluar (zinkuar), e cila para se të emalohet ngjitet -
saldohet, e pastaj zhytet në emalin e lëngëzuar të nxehtë. Pas tharjes vendoset në skeletin e shporetit, e
pastaj në të montohen elementet (përçuesit, nxehësit, motor grilli etj.).
Për rernën me dimension të thjeshtë për arritjen e temperaturave maksimale të pjekjes prej 250ºC,
nevojitet fuqia elektrike prej 2,3kW. Kjo fuqi mbahet direkt në izolimin termik dhe e kundërta është
proporcionale me temperaturën e pjekjes. D.m.th, aftësia izoluese e furrës direkt ndikon në ekonomikun e
shporetit elektrik. Çdo humbje e nxehtësisë (po edhe 1J) ka si pasoj punën e dobët të nxehësit si një
element ngrohës.
Në shporetin bashkë kohor elektrik më së shpeshti përdoren nxehësit tub ose infra nxehësit (fig.22). Nëse
nxehësi tub ka më shumë se një spirale (tuba) mund të shërbejnë si grill nxehës (pa rrezatim infra të kuq). Në
rastet tjera nxehësit tub janë nxehës direkt ose indirekt. Indo nxehësit direkt me ngrohjen rrezatuese direkt
ndikon në ushqim. Këta nxehës janë nxehës grilli dhe nxehës direkt (të epërm). Te ngrohja indirekte e
ushqimit në mes të nxehësit dhe ushqimit ekziston pengesa fizike(ena etj.).
Nxehësi indirekt e nxeh llamarinën e rernës, kurse llamarina e rrezaton nxehtësinë kah ushqimi.
Nxehësi i poshtëm zakonisht është nxehës indirekt.
Nëse në pjesën e epërme brenda rernës është vendosur nxehësi grill atëher ai është direkt indikator i
rrezatimit të ushqimit me rreze infra të kuqe, kurse nxehësit tjerë që janë vendosur mbi pjesën e epërme të
rernës janë nxehësit që rrezatojnë ushqimin indirekt. Nëse nxehësi i poshtëm vendoset për trupin e rernës,
në pjesën e poshtme është masa izoluese e cila është në formë sfungjeri, i prodhuar prej leshit sintetik të
gjamit me izolim të madh termik. Duke iu falënderuar izolimit kualitativ termik nuk mund të ngrohet korita
(dollapi që gjendet nën rernë. Në fig.18 -Janë dhënë disa lloje të nxehëseve të rernës).
Fig. 18- Llojet e nxehëseve në lloje të ndryshëm të shporeteve bashkëkohor
21
Nxehësit tub në të shumtën e rasteve janë vetë mbajtës. Mbahen me anë të lastrës (në fund) ku
shtrëngohet me dy vida për pjesën e fundme të rernës. Megjithatë, kur nxehësi nxehet në temperaturën
maksimale që të mos lakohet teposhtë, nëpërmjet pjesës së tretë të fundit të nxehësit vendoset mbajtësi
në formë teli të drejtë Ø3mm.
Teli shtrëngohet për ekstrakte në rerne të cilët janë të nxjerra jashtë. Me këtë gjë është arritur
stabilizimi i shporetit gjatë punës, posaçërisht grill nxehësit.
Forma e lakuar e nxehësit tub nuk mund të ndryshohet, kurse të dëmtuarit nuk mund të riparohen.
Gjatë ndërrimit duhet te keni kujdes që të zëvendësohet me origjinalin. (Toleranca e fuqisë e nxehësit të ri
është deri ±0,5kW). Dimensionet e nxehësit të ri përcaktohen sipas dimensioneve të nxehësit të vjetër.
Para montimit të nxehësit tub në om metër (Ωx100 instrumenti duhet të jetë digjital) matet rezistenca.
Rezistenca fillon prej 15Ω, për nxehës të fortë deri 400Ω, për nxehësit prej 1,2kW. Pastaj matet
përçueshmëria, om metri vendoset në fushën 1kΩ ose 10kΩ x1, mandej secili ekstrakt matet me masën.
Me këtë rast instrumenti nuk guxon të tregoj rezistencë më të vogël se 100.000 Ω.
Ky lloj nxehësi është në rregull dhe mund të montohet (nxehësit edhe gjatë takimit nuk do të elektrizoj,
respektivisht nuk do të sjell tensionin fazor në masë, por nëse kjo ndodhë, atëherë të ndërrohet përçuesi në hyrje të
nxehësit).
Elektrizimi mund të vërtetohet edhe me testim ngrohës. P.sh.: Kablloja testuese (krijohet prej një
përçuesi me diametër 2.5mm me gjatësi sipas nevojës dhe në krye me një spinë njëfazore dhe me dy mbërthyese në
fund, papuqe) kyçet në nxehës dhe shkurt atakohet në prizë në të cilën ekziston furnizimi (220V/50Hz). Me
fazë matës testojmë trupin e tij (derisa është i kyçur në tension) se mos elektrizon. Nëse nuk elektrizon,
spinën në prizë duhet ta rrotullojmë, dhe prapë të provohet se mos elektrizon. Pas 10 sekondave të
testimit nxehësi mund të jetë i ngrohtë, aq sa që nuk mund ta mbash në dorë. Nëse është kështu, testimi
me ngrohje është kryer dhe nxehësi është në rregull.
Nxehësit bashkë kohor futen dhe nxirren lehtë. Kur të hapen duhet të nxirren me mjete të forta. Këta
‘’hapen’’ kur të digjen(prishen). Që të mundemi më lehtë ti nxjerrim, pakëz lëshohen përçuesit e nxehësit
me mjete të forta dhe me dare të ashtuquajtura ‘papagaj dare’, e pastaj me të njëjtat dare nxirret prej
shporetit. Para se ta vendosim nxehësin e ri, së pari korrigjojmë përçuesit që nxehësit të flenë më mirë.
Skema e lidhjeve të nxehëseve në ndërpresin rrotullues-bregor është dhënë në fig.10 fotografia e
dytë. Në këtë figurë shihet se dy nxehësit (si i poshtmi ashtu edhe i epërmi) lidhen në seri. Prej secilit grup të
nxehësve ngelin tela të lirë të cilët shkojnë në ndërprerësin rrotullues-bregor për zonën ngrohëse të
epërme dhe të poshtme. Gjatë futjes dhe nxjerrjes së nxehësit duhet të kihet kujdes që të mos dëmtohet
izolimi termik, dhe që nxehësi sa më mirë të fle-puthitet në murin e rernës për shkak të bartjes më të mirë
të nxehtësisë.
Rregullsia e tyre testohet ashtu që ndërprerësi rrotullues-bregor vendoset në temperaturën
maksimale dhe pastaj pas një minute me dorë i prekim vendet ku flenë nxehësi(brenda rernës). Nëse nuk
ngrohin njëra apo të dy zonat ngrohëse, me siguri është i dëmtuar ndërprerësi rrotullues-bregor.
Nxehësit bashkëkohor gabarit në furrë montohen dy, tre, katër etj. Fuqia totale e nxehësve është në
mes 950W deri 6.5kW (950W i epërmi, 1200W i poshtmi, grilli 2kW, dhe nxehësi me ventilator 2.5kW).
Për ndryshim prej nxehësve të mëparshëm të cilët rregulloheshin me një sustë, këta nxehës më së
shpeshti rregullohen në mënyra të veçanta me ndërprerësit e tyre rrotullues-bregor(fig.10 -Ndërprerësi katër
shkallor) si dhe në mënyrë gjysmë elektronike (llojet e shporeteve me keramik-autoqefal). Për këtë shkak
ndërprerësit rrotullues janë katër pozitash e më shumë. Fig.19 -Disa lloje të ndërprerësve bregor për rerne
dhe për ringël.
22
Fig. 19- Disa lloje të ndërprerësve rrotullues-bregor për furr dhe ringël.
Materiali term-izolues në pajisjet elektro mekanike
Varësisht nga lloji dhe kualiteti i materialit term izolues pak apo shumë përdoret te pajisjet termike
për arsye të zvogëlimit të humbjeve termike të konventës së nxehtësisë. Materialet term izoluese duhet të
kenë parametra të njëjta në temperaturat punuese, sa më pak përçueshmëri të nxehtësisë(respektivisht,
izolim sa më të madh d.m.th. rezistencë termike), qëndrueshmëri mekanike, qëndrueshmëri në ‘’sulmet
(shok) termike’’ sa më pak ndarës nxehtësie, sa më pak higroskopi, mundësi sa më të mëdha mekanik-
përpunuese, izolim të mirë elektrik, i qëndrueshëm dhe ekonomik.
Materialet term izoluese të cilët zbatohen për temperaturë të ulët(deri në 100ºC) ndahen në:
-Grupi i I i materialit: mëndafshi, pambuku dhe vatë,
-Grupi i II i materialit: pllaka ivere, mbeturinat dhe byk druri,
-Grupi i III i materialit: qimet me lidhje të bimëve dhe kafshëve,
-Grupi i IV i materialit: bimë të thata, bari dhe alga,
-Grupi i V i materialit: pjesëza ose tapë të bluar dhe
-Grupi i VI i materialit: masat plastike.
23
Grupi i VI i materialit term izolues sot më së shumti përdoren sepse ka parametra më të mirë të
kërkohen prej saj.
Materialet term izoluese janë të paraparë për temperaturë intervale prej 150 deri 500ºC, dhe këto
janë kryesisht prodhime me bazë azbesti (azbest i shkrirë, lesh asbesti, rrjet azbesti dhe ngjitëse asbesti).
Megjithatë, në shporete shpesh përdoren materialet zjarr qëndruese temperaturat e punës të cilat
janë nën 1000ºC, sepse lehtë bartet në vendet izoluese, janë të qëndrueshëm në kohë dhe më të lirë. Në
rerne montohet leshi i gjamit, kurse në pllakat ngrohëse-ringlat shamoti i lehtë dhe masë qeramike etj.
Këto materiale kanë veti të mira dhe të dobëta. Me komparacion të atyre vetive vije deri te zgjidhja
optimale izoluese e shtresës për çdo lloj zbatimi.
Materialet termo izoluese janë edhe izolator zëri, andaj edhe nuk ndihet puna e aparateve elektro
mekanike (p.sh. kompresori i pajisjeve ftohëse, pompa ri qarkulluese te rroba-enëlarësi apo edhe puna e grillit në
rerne të shporetit etj.) siç janë shamoti dhe qeramika izolator kualitativ të nxehtësisë, përdoren si izolator të
nxehtësisë edhe te ringlat elektrike. Që ringla njëkohësisht të mos rrezatoj nxehtësinë edhe poshtë, në
pjesën e poshtme ringla lyhet me kombinimin e këtyre dy materialeve izoluese, me qëllim që materiali
qeramikë të jetë lyerje e fundit.
Riparimi i shporetit elektrik
Prishjet më të shpeshta, përkatësisht gabimet në shporetin elektrik janë:
-ringla pjesërisht apo fare nuk ngroh;
-ringla ngrohet maksimalisht, pa marr parasysh se në cilën pozitë xhindet ndërprerësi rrotullues-
bregor;
-rerna pjesërisht apo fare nuk ngroh-pjekë, termostati i rernës nuk punon;
-rerna nuk pjekë sipër-poshtë dhe nuk rrotullohet roshtili i hellit.
Në fig.25, është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit:
njëra apo të gjitha ringlat nuk po punojnë.
Nëse furnizimi është normal atëherë njëri prej elementeve nuk është në rregull: spina e kabllos
furnizues, lata kyçëse e kabllos(është rast i rrallë), njëra apo të gjitha koleksionet e shporetit elektrik.
Nëse njëra ringël nuk punon, prishja xhindet në ndërprerësin rrotullues-bregor apo në vet ringlën.
Te ringlat automatike me termostat, ka mundësi që edhe termostati i tyre të mos jetë në rregull. Më së
shpeshti, pa marr parasysh se çka nuk është në rregull, ndërrohen edhe termostati edhe ringla. Në
mungesë të ringlës automatike, më mirë është të montohet një ringël e thjeshtë sesa të lihet vendi i
zbrazët.
Në fig.26 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: ringla ngrohë maksimalisht, pa marr parasysh
se në cilën pozitë xhindet ndërprerësi rrotullues-bregor. Përveç ndërprerësit rrotullues-bregor mund të
jenë të prishura përçuesit të cilët e lidhin ringlën dhe ndërprerësin, te llamba indikuese e përmbledhësit
transferues nga ndërprerësi në ndërprerës.
Në fig.27 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: Nëse rerna është e kyçur nëpërmjet orës
programuese, rerna pjesërisht apo fare nuk pjek. Nëse rerna është e kyçur nëpërmjet orës programuese,
atëherë ora nuk e ka takuar përçuesin furnizues. Mund të jetë i prishur edhe ndërprerësi rrotullues-bregor
ose edhe nxehësit nuk janë në rregull. Shumë rrallë, gati asnjëherë nuk ndodhë që të digjen të gjithë
nxehësit. Nëse ndodhë që nuk punon asnjë nxehës, prishja më e shpeshtë në këtë rast del te ndërprerësi
rrotullues-bregor. Prishja mund të jetë e njëjtë edhe kur nuk punon nxehësi i poshtëm apo i epërm. Por për
24
të qenë të sigurt më së miri është që të bëhen testimet e nxehësit jashtë shporetit dhe të vendoset se çka
nuk është në rregull nxehësit apo ndërprerësit.
Gjatë testimit me nxehtësi pjesa testuese apo elementi ‘’vendoset’’ në kabllon testues dhe testohet
direkt edhe elektrikisht edhe mekanikisht. Nëse tregohen rezultate pozitive, ajo pjesë montohet me
garantim që i jep servisi(mjeshtri).
Në fig.28 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: nuk funksionon rregullatori i temperaturës së
rernës dhe nuk pjek as lartë as poshtë.
Prishjet e mundshme janë në: termostatin kapilar ose nxehësin gjegjës, mund të jetë i prishur edhe
ndërprerësi rrotullues i rernës, i cili ka pozita ende, përveç pjesës rrotulluese-rrëshqitëse në të cilën kryhet
ndryshimi i njëtrajtshëm i temperaturës. Gjatë definimit të defektit të këso loje prishjesh, në ndërprerësin
rrotullues-bregor duhet të vërtetohen pozitat (pjek lartë, testohet me anë të dorës ose pjek poshtë, bëhet i
njëjti testim). Nëse në ato pozita në të dy sektorët lajmërohet nxehtësia në rerne, nxehësi është në rregull.
Pastaj duhet të testohet termostati, ashtu që pjesa ndërprerëve bipolare e ndërprerësit lidhet në shkurt
lidhje.
Në fig.29 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: nuk funksionon grill sistemi.
Në grill sistemin vepron elektromotori grill i skarës, nxehësi infra i kuq i grillit dhe ndërprerësit
rrotullues i rernës. D.m.th, gjatë testimit të grill sistemit secila pjesë e numëruar duhet veç e veç të
testohen dhe të dëmtuarat të zëvendësohen me të rejat.
Në fig.30 është treguar diagrami i kërkimit të gabimit: rregullatori i temperaturës së ringlës
automatike nuk funksionon. Gabimi mund të jetë te: ringla automatike me termostat ose ndërprerësin
rrotullues me rregullator të temperaturës. Këto elemente duhet veç e veç të testohen.
Zëvendësimet e elementeve të prishura me ato të rregullta
Gjatë zëvendësimeve të pjesëve të prishura që të mos na paraqiten problemet e papritura, në
shtëpizë apo në një copë letër vizatohen skicat e tyre. Patjetër duhet të kryhet edhe testimi në të ‘’thatë’’,
ashtu që pjesa vendoset në fole dhe lehtë mbahet me dorë, dhe nëse çdo gjë i përshtatet folesë apo vendit
ku ka qen pjesa e vjetër, atëherë kryhet montimi i ‘’drejtë’’.
Edhe elementet e reja origjinale fabrikoje testohen në mënyrë elektrike dhe mekanike (testimi
elektrik-përçueshmëria; testimi mekanik-dimensionet e paraparë dhe sipërfaqja e vendeve shtrënguese etj).
Gati të gjitha elementet të cilat janë të montuara në shporet janë të paraparë për ndërrime: ringla
elektrike, nxehësit elektrik, ndërprerësit rrotullues-bregor të gjitha llojeve të prodhimeve, termostatet,
llambat sinjalizuese për indikacion kyçje veç e veç ose të ndërlidhura, llamba për ndriçim të rernës,
elektromotori i grillit dhe spina me kabllo.
Elementet elektromekanike të cilat ndërrohen janë: ora programuese dhe termometri orientues.
Prej elementeve mekanike të shporetit ndërrohen përçuesit term rezistues etj.
Gjatë ndërrimit të ringlës përdoret ringla e diametrit të njëjtë dhe me fuqi të përafërt dhe të njëjtë
të tensionit. Para se ti ndërrojmë pllakat, së pari nga mbishkrimet në pllaka duhet ti renditim vlerat
emëruese dhe numrin e daljeve rezistues.
Gjatë ndërrimit të ringlës së pari çmontohet ringla e prishur e pastaj veprohet e kundërta gjatë
montimit të ringlës së re gjë që është shumë e lehtë. Gjatë montimit duhet pasur kujdes numrat e
përçueseve të jenë në vendet përkatëse në ringël 1-1, 2-2, 4-4 dhe 3-3(fig.a). Me rëndësi është të mbahet
mend se ku është lidhur tokëzimi. Nëse tokëzimi nuk është lidhur saktë shporeti elektrizon edhe i ndezur
edhe i fikur. Nxehësi i renës ndërrohet në dy mënyra, varet prej prodhuesit të nxehësit. Nëse nxehësi futet
25
në lug si kapistër, para ndërrimit matet përçueshmëria dhe përshkimi që të vërtetohet se a është i prishur.
Nëse është i prishur, të çmontohet.
Së pari largohet kabllo furnizues dhe largohet kapaku i pasmë, e pastaj largohen përçuesit elektrik dhe
nxirret nxehësi. Por nëse nuk largohet lehtë, duhet të përdoret diç e fortë dhe lehtë ti mëshohet nxehësit
kah dalja. Gjatë kësaj duhet të kihet kujdes që të mos dëmtohet masa term izoluese e rernës. Nxehësi i
shkoqur shikohet në mënyrë vizuale, dhe nëse është hapur do të thotë se është djegur(fig.b).
Fig. a Fig. b
Nëse nuk është hapur duhet edhe një herë tija bëjmë testimin termik(me kyçje në rrjet). Në vendin e tij futet
nxehësi i ri. E pastaj lidhet përçuesit dhe në fund testohet.
Nëse nxehësi tub është djegur së pari vërtetohet se cili nxehës është djegur ai larti apo ai i poshtmi.
Nxehësi tub vendoset në vendin e vjetër ku së pari largojmë amat A4(A ama) me çelës 7mm. Në
rerën vendoset shin teli e vjetra ose e reja Ø3mm e cila e mban tubin e nxehësit tub me ndihmën e
lastarëve. Me kthimin në vendin e mëparshëm të masës term izoluese dhe shtrëngimin e saj është bërë
ndërrimi i nxehësit të prishur. Dhe në fund bëhet testimi termik.
Edhe ndërrimi i nxehësve të tjerë(të roshtilit apo nxehësit rrethor) tub është i njëjtë. Së pari largohet
kapaku i pasmë, përçuesit dhe vet nxehësi tub i cili është i prishur.
Vërejtje: Nëse vrimat e lastrës nuk i përshtaten nxehësit të ri atëherë duhet të shpohen vrima të
reja Ø6mm.
Termostatet ose termorregullatorët ndërrohen me termostate të njëjta me rrymë dhe temperaturë.
Termostatet standarde me gaz montohen në pllakën e përparme apo si pjesë në të cilën zgjidhet
temperatura e punës, ose së bashku ose në ndërlidhje me ndërprerësit rrotullues-bregor. Varianti i dytë
është më e shpejtë. Së pari kontaktet elektrike presoje prej ndërprerësit të vjetër bipolar, në ndërprerësin
e njëjtë të ri. Nëse nuk janë të njëjtë ndërprerësit bi polar duhet të shtohet vëmendje që kontaktet gjegjëse
të gjinden në vendet gjegjës. Nëse termostatet me gaz nuk janë të njëjtë, para montimit duhet radhitur
degëzimet, në letër të vizatohet renditja e takimeve gjegjëse, si dhe vlerat e temperaturës me madhësi
veprimi, sepse gjatë ndërrimit të prishurit me të riun lehtësimi i punës do të jetë dukshëm më i mirë.
Pjesa mekanike e punës përfshin shtrëngimin e termostatit në çerdhe. Termostati vendoset në
vendin e tij me shtrëngimin e 2 ose 4 vidave me që gjë vendosja pjesërisht është e kryer, për atë arsye
sonda (senzori) vendoset në vendin e saktë dhe në fund vërtetohet vendosja e tij. Nëse funksionet nuk janë
të çrregullta, termostatet me gaz e kryejnë funksionin e tyre.
Rrezja e lakimit të kapilarit është rreth 5mm dhe në këtë gjë duhet të shtohet kujdes, sepse rrezja
më e vogël ‘’e ndrydh’’ kapilarin, dhe me këtë gjë-rast nuk ka qarkullim të gazit dhe me të termostati e
26
humb funksionin e tij. Kjo mund të merret si një gabim i shporetit elektrik, e cila mund të largohet me
zëvendësimin e termostatit të ri.
Termostati (trupi dhe tubi kapilar) është për tokëzuar, dhe cila do prekje e tubit kapilar me tensionin
fazor, sjell kontakt të shkurtër. Rezultati i lidhjes së shkurtër është dëmtimi i tubit kapilar çka e sjell deri te
ndryshimi i kapilarit të termostatit. Nëse nëpërmjet ndërprerësit bi polar, kalon çfarëdo lidhje e shkurtë,
më së shpeshti prishet ndërprerësi bipolar i termostatit. Në atë rast është e nevojshme që në detaje të
testohen(testimi i gjendjes së takuar-atakuar dhe ndërprerja e rrymës të asaj gjendje). Nëse rrymat e shkëputura
janë në kufijtë e lejuar, atëherë ndërprerësi bipolar nuk është i dëmtuar. Rrymat shkyçës të ndërprerësit
janë në mes 8-10A.
Duhet të kemi kujdes që rrëshiqi i termostatit të mos largohet prej ndërprerësit bipolar. Nëse zë
vend dyshimi, duhet të provohet në të ftohtë – me rrotullimin e boshtit të rregullimit temperaturik, d.m.th
të vërtetohet se a do të kyçet në ndonjë pozitë. Nëse kyçet te ndonjë hark rrotulluese, atëherë termostati
elektrik është në rregull.
Gjendja e rregullt-saktë e termostatit testohet ashtu që boshti rregullues vendoset në temperaturën
më të ulët, kurse senzori në një enë me ujë të ftohtë. Në ujë vendoset termometri alkoolik dhe së bashku
nxehen.
Në ndërprerësin bi polar lidhet om metri. Uji ngrohet ngadalë dhe kur të vije te temperatura minimale vije
deri te vendosja om metrit prej pozitës infinite në pozitën 0Ω. Në këtë mënyrë vërtetohet gjendja e saktë e
termostatit. Nëse testohet nën ngarkesë dhe vije deri te gjendja e ‘plot’ prej gjendjes së takuar në atë të
atakuar, dhe e kundërta, atëherë termostati kapilar është në rregull. Me këtë testim është kryer prova e
tërë e termostatit(ajo e temperaturës dhe e ndërprerjes).
Në termostat ka më shumë ekstrakte në ndërprerësin bi polar, duhet të testohet me om metër se a janë
ato ekstrakte multiplikative(secili ekstrakt është ekzekutuar me 2 e më shumë dalje). Kjo mundëson më lehtë
degëzimin e instalimit me sa më pak humbje në dalje dhe në anashkalimin më të shkurtër në kontaktor të
instalimit.
Ndërrimi i termostatit kapilar është një operacion i thjesht, si te testimi i rregullsisë së tij, ashtu
edhe gjatë montimit.
Termostati i ringlës automatike mund të jetë me gaz dhe me bi metal. Pa marr parasysh se cilin
termostat e ka ringla, njëjtë montohen. Ringla automatike është gati gjithmonë e montuar në pllakën
punuese në pjesën e përparme të shporetit, për shkak të bartjes së thjesht dhe praktike të pjesëve
përcjellëse(sonda e termostatit).
Termostati, qoftë me gaz ose ai bi metal për ringlën(si pjesë senzorike nëpërmjet së cilës merret
informacioni prej fundit të enës si madhësi e nxehtësisë të gjellës së zier) lidhet në dy anë për lastër Ø3.2mm, i
cili futet në unazën e metaltë të ringlës. E pastaj shtrëngohet ringla për pllakën punuese nëpërmjet anës së
mesme ose me ndihmën e dy ‘gjuhëve’(anash). Në fund montohet-vendoset pjesa komanduese nën pjesën
e parme të ringlës.
Pjesa komanduese(ndërprerësi, termostati) gjithashtu forcohet me dy vida amë në lastrën mbrojtëse në të
cilën gjinden ndërprerësit e tjerë rrotullues(bregor). Me atë rast mund të ndodhë që vrimat në flansh nuk i
përgjigjen, dhe është e nevojshme të shpohen një apo dy vrima me diametër të njëjtë. Nëpërmjet atyre
vrimave, ose vrimave të reja, shtrëngohet termostati komandues. Dhe pastaj bëhet testimi provues.
Ringla automatike ka një ose dy llamba. Nëse njëra prej tyre nuk është në rregull(nganjëherë
përçuesit e saj bëjnë lidhje të shkurtër) duhet të ndërrohet me të njëjtën.
Llambat rrethore ose kënddrejta ndërrohen me të njëjtat, për shkak të pamjes estetike origjinale të
shporetit.
27
Llambat nuk mund të testohen me instrumentin universal, vetëm me tensionin 220V, dhe nëse
është në rregull duhet të ndriçoj. Nëse nuk ndriçon atëherë është e prishur. Montimi kryhet me të
kundërtën e renditjes së çmontimit.
Llamba për ndriçimin e rernës është llamba standarde për rrjetin e qytetit 220V/25W për fyt E14.
Një llambë më e madhe nuk mund të vendoset në shtëpizën plastike. Nga ky shkak balon xhami është i
rrumbullakët, dhe nuk ka mundësi të kyçet ndonjë llambë me ndonjë formë tjetër (p.sh. forma dardhore).
Llamba nuk digjet për shkak të temperaturës së rritur të hapësirës ku qëndron, por vetëm për shkak të
kalimit të kohës.
Te çfarëdo riparimi të shporetit, duhet të largohet kapaku prej qelqi dhe së bashku me llambën
lahen në ujin me detergjent.
Elektromotori i skarës ndërrohet ashtu që së pari largohet kapaku i shporetit, dhe nëse ka nevojë
edhe masa term izoluese, që të mund të vijmë te motori(fig.c). E pastaj me lirimin e vidave lirohet motori i
skarës. Në vendin e motorit të hekur vendoset motori i ri dhe forcohet me vida. Pas lidhjes elektrike
eventualisht kthehet edhe masa term izoluese.
Ora programuese mund të jetë analoge dhe digjitale(më së shpeshti).
Fig. c- Elektromotori i skarës Fig. d- Ora programuese digjitale
Ndërprerësi rrotullues më i mirë është ai në të cilin si element kryesor-bazë është elektro qeramika.
Në vend të qeramikës mund të përdoret term plastika, e cila nuk i ka karakteristikat e njëjta si të elektro
qeramikës. Ndërprerësi rrotullues-bregor pas testimit montohet në flanshë.
Për testimin renditësh(të saktë) të ndërprerësit rrotullues shfrytëzohet ndërprerësi me një ringël të rregullt,
vetëm se largohet pjesa e majtë e degëzuesit(derisa të kryhet testimi) të ndërprerësit me marrëveshje të
rikthimit të tyre në pozitën e mëparshme.
Me shtrëngimin mekanik dhe vendosjen e kontakteve të qarkut elektrik, kryhet testimi kualitativ i
elementeve (qoftë i ringlës apo i çelësit). Testim-vërtetimi i rregullt termik i ringlës kryhet me prekjen e
ringlës me anën e sipërme të dorës. Nëse ndërprerësi i ri rrotullues-bregor nuk i përgjigjet të vjetrit sipas
dimensioneve fiziko-mekanike dhe elektrike, duhet të bëhet përshtatja e tij, e pastaj bëhet testimi termik.
Megjithatë, renditja e daljeve të cilës do ringël 1-2-4-3, dhe e ndërprerësit rrotullues 1,3,2,4 në këtë
rast është një proces shumë i përputhshëm i lidhjeve-kontakteve të ringlës me kontaktet e ndërprerësit
bregor, ku secili numër i ringlës në mënyrë matematikore i përshtatet numrit të ndërprerësit bregor(1-1;2-
2;4-4;3-3). Vërtetimi i rregullsisë së renditjeve kryhet me om metër, ashtu që në pozitën 1, të ndërprerësit
është rezistenca më e madhe, kurse në pozitën 4, më e vogël. Në varshmëri të fuqisë së ringlës rezistenca
fillon prej 100 deri 20 Ω, kurse pozita 2 dhe 3 janë diku në mes të atyre vlerave dhe atë të një pas njëshme.
28
Pozita 2 ka një rezistencë më të madhe prej pozitës 3 e cila përafërsisht është ¼ herë më e vogël se sa
rezistenca e pozitës së parë. Fuqia e ringlës në raport me numrin e ekstrakteve është e standardizuar.
Kyçja e shporetit në rrjetin elektrik
Shporeti elektrik kyçet në rrjetin elektrikë në 3 mënyra. Se, cila mënyrë do të përdoret varet prej
vendit(lokacionit) të shporetit dhe mundesia kyqese që na ofrohet nga ana e instalimit elektrik te
konsumatori.
Mënyra më e mirë e kyçjes së shporetit në rrjetin elektrik është trefazore, mënyra e dobët është dy
fazore kurse më e dobëta është njëfazore. Te lidhja njëfazore faktori i njëkohshëm (fnj) është më i dobëti,
për të cilin duhet të shtohet kujdes kur e përdorim një kohë të gjatë me mbi ngarkesë(3 e më shumë
elemente).
Kur amvisja xhindet në vrullin e punëve të saj rreth kuzhinës, ajo e harron faktorin e njëkohshëm
dhe andaj mund të ndodhë avaria, kurse problemi më i thjesht është djegia e siguresës me të cilën është
siguruar ai qark elektrik. Me ndërrimin e siguresës gjegjëse, është likuiduar problemi, por nëse problemi
është më i madh prishjen mund ta likuidoj vetëm elektro instaluesi.
Në fig.e -është paraqit shufra kyçëse klasike e shporetit elektrik, në fig.f -është paraqit shufra kyçëse
moderne e shporetit elektrik.
Fig. e-Shufra kyçëse- klasike Fig. f-Shufra kyçëse-moderne
Në figurat e siperme janë dhënë shufra pesë pjesësh kyçëse, ku secila fazë zënë tri vendet e para
kyçëse: L1, L2 dhe L3, në vendin e katërt kyçës,(L4) vije neutrali(zeroja), kurse në vendin e pestë kyçës, (L5)
është për tokëzimi i shporetit.
Për tokëzimi mund të jetë i rrezikshëm, nëse linja e rrjetit elektrik është e gjatë dhe harxhuesi
xhindet në fund të linjës(shtylla elektrike e fundit në atë lagje), kurse neutrali është i për tokëzuar vetëm në
trafo stacion. Me lidhëse në formë harku kryhet për tokëzimi i shporetit elektrik me kyçjen e L4 dhe
L5(nëse objekti, shtëpia, nuk ka mbrojtës automatik-fid). Nëse shndërruesi termik(nxehësi, ringla)
‘’përshkon’’ kah masa, do të thotë që faza e atij harxhuesi bie në masë, respektivisht në shtëpizën e
shporetit elektrik.
Për tokëzimi shtesë i neutralit(zeros) bëhet në ekstrakte nëpërmjet instalimit (tubave) të ujësjellësit,
ashtu që në tubin e zinkuar të ujit vendoset harku i zinkuar i lidhur me tel P/F 2,5mm2 ku kryhet lidhja në
mes të neutralit(zeros) dhe tubave të ujësjellësit.
29
Nëse me rastin e lidhjes së neutralit(zeros) dhe tubit të ujësjellësit lajmërohen shkëndija, ky është
një sinjal që në neutral(zero) ekziston ndonjë potencial, të cilin duhet matur me instrumentin universal. Pas
lidhjes së elementeve të cekura më lartë, ai potencial zhduket, gjë që do të thotë se përdorimi i shporetit
është i sigurt.
Te lidhja tre fazore nuk kemi ura por duhet të bëjmë shpërndarjen e fazave si duhet(njëra fazë ‘R’
furnizon dy ringla, faza e dytë ‘S’ furnizon dy ringlat e mbetura kurse faza e tretë ‘T’ furnizon rernën). Kurse
te lidhja dy fazore duhet që në hatullën kyçëse të bëhen urat e caktuara-përshtatshme, përderisa te kyçja
njëfazore numri i urave është më i madh.
Nëse kryhet kyçja e shporetit elektrik me kabllon origjinale kyçëse(këto kabllo njihen në bazë të
spinës së shkrirë për kabllo, qoftë njëfazore apo trefazore) duhet të dihet renditja e ngjyrave të telit. Teli
me ngjyrë të kuqe(zi), kafe dhe zi shkojnë në kyçje fazore, kurse teli me ngjyrë të kaltër te kyçja neutrale-
zero, kurse e verdha në të gjelbër në për tokëzimin mbrojtës të lidhjes trefazore.
Te lidhja njëfazore teli i kaltër është neutrali-zeroja, kurse e zeza faza dhe e verdha në të gjelbër për
tokëzimi.
Lidhja dy fazore kryhet në bazë të lidhjes trefazore, vetëm se njëra fazë lihet, kurse në hatullën
kyçëse ky vend i zbrazët të urëzohet me lidhje të shkurt me fazën më me pak ngarkesë.
Në të njëjtën mënyrë kyçet shporeti i shfrytëzuar në rrjetin elektrik në të cilin ka qen i kyçur në
mënyrën trefazore ose njëfazore në atë njëfazore, përkatësisht në rrjetin elektrik trefazor. Lidhja dy fazore
nuk është standard dhe shumë rrallë përdoret (R - S – N dhe tokëzimi).
30
A ka rrjetë të qytetit
(kontrollohet priza e 220 / 380
V)?
Të kontrollohet tabela
sekondare e furnizimit të
objektit?
Të ndërrohet-riparohet
kyçësi i kontakteve
A kanë tension hyrja-dalja
e lidhjes kryesore brenda
në shporet?
Të riparohet-ndërrohet
kyçësi kryesor i shporetit A janë kontaktet e kyçësit
në rregull?
A furnizohet me tension
ndërprerësi bregor (me
fazë dhe me neutral)?
Të vërtetohet kyçësi i
brendshëm i shporetit
elektrik?
Të ndërrohet termostati
A kalon faza dhe neutrali
nëpër ndërprerësin bregor
në rerne?
A është rerna automatike? A është në rregull
termostati?
JO
JO
JO
JO
JO
PO
PO
PO
PO PO
JO
Fig. 25 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Një ose grup rernash, respektivisht të gjitha
rernat nuk punojnë
PO
Ndërpres bregor i prishur-
të ndërrohet
Të ndërrohet rerna e
thjeshtë
Të ndërrohet rerna
automatike
JO JO PO
31
A vije në ndërprerësin bregor
faza dhe neutrali
nëpërmjet kyçësit kryesor?
A ekziston faza dhe neutrali
në dalje të kyçësit furnizues? Të rishikohet gabimi i
më hershëm!
Kur ndërprerësi xhindet në
pozitën 0, a kalojnë në anën
tjetër faza dhe neutrali?
A është në rregull zgjedhësi? Të ndërrohet ose të
riparohet zgjedhësi!
A kalon tensioni në cilën do
pozitë ?
A mos janë djegur pikat
kyçëse të kyçësit ?
Të rregullohet-
ndërrohet ndërprerësi i
prishur!
JO
JO
PO
JO
JO
PO
PO
Fig. 26 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Ringla ngrohë pjesërisht ose maksimalisht, pa
marr parasysh se në çfarë pozite gjendet ndërprerësi bregor
PO
Ndërpresë bregor i prishur-
të ndërrohet!
Pasi që janë dy ndërprerësit
në një degëzues, a është në
rregull ndërpresë tjetër?
Atëherë nuk është në
rregull ai ndërpres!
JO
PO
JO
PO
PO
32
JO JO PO
JO
A mos lidhet rerna
nëpërmjet orës
programuese?
A ekziston furnizimi i
shporetit me tension?
A është në rregull
faza gjegjëse?
PO
JO
JO
JO
JO
PO
PO
Fig. 27 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nëse është e kyçur rerna nëpërmjet orës
programuese, rerna asesi apo pjesërisht nuk pjek
PO
PO
PO
A është ora
elektrikisht në
rregull?
Të rregullohet ora! Të kontrollohen
siguresat!
A ka furnizim në
ndërprerës?
A është ndërprerësi
në rregull?
Shikoni ndonjë
gabim tjetër?
A është në rregull
ndërprerësi?
Të ndërrohet
ndërprerësi!
A ka furnizim në bazën
furnizuese?
A ka furnizim në
degëzuesin?
Shikoni ndonjë
gabim tjetër?
A është në rregull
nxehësi i rernës?
PO PO
PO
JO
A është në rregull
kablloja kyçëse?
Vërtetoni
degëzuesin!
Shikoni ndonjë
gabim tjetër?
Të ndërrohet ose
të rregullohet
kabllo kyçës!
A është në rregull
siguresa?
Të shikoni ndonjë
gabim tjetër?
Të ndërrohet
nxehësi i prishur!
JO
PO
PO
33
JO
JO
JO
JO
JO
A ka furnizim
ndërprerësi bregor?
A janë në rregull
nxehësit?
A është në rregull
termostati
ndryshues?
PO
JO
PO
Fig. 28 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nuk funksionon rregulluesi i temperaturës-
termostati në rerne
PO
PO
A është ndërprerësi
bregor në rregull?
A ka furnizim në
zgjedhësin e furrës?
Ndërroni
ndërprerësin bregor!
Ndërroni nxehësit
e prishur!
Të ndërrohet
termostati
rregullues!
A ekziston faza në
kyçësin kryesor?
A ekziston faza në
prizë?
Shikoni ndonjë
gabim tjetër?
JO
Ndërroni
siguresën!
34
PO
PO
JO
JO
JO
A është i montuar grill
sistemi?
A është çdo gjë në
rregull me dhëmborët e
grillit?
A po nxehet nxehësi?
PO
JO
PO
Fig. 29 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nuk funksionon grill sistemi
PO
A po rrotullohet helli ?
Të ndërrohet
ndërprerësi!
Të ndërrohet
nxehësi i grillit!
Të definohet gabimi
në një mënyrë tjetër!
Të definohet prishja
në një mënyre tjetër!
A është në rregull
ndërprerësi rrotullues?
A është në rregull grill
motori?
PO
35
A e ka rernën Express?
A është e montuar-
paraqitur rregullimi në
pllakën e parme?
A ndërrohet temperatura
gjatë rrotullimit të
termostatit rregullues?
Të definohet prishja në
ndonjë mënyrë tjetër!
A është në rregull rerna në
mënyrë om-ike?
A janë të gjitha lidhjet të
kyçura dhe të shtrënguara
për rerne?
Të ndërrohet rerna dhe
termostati!
Të ndërrohet termostati! A është në rregull përçuesi
furnizues?
Të shpërngohen dhe
testohen lidhjet me om-
metër!
Të shikohen furnizimet e
rernave!
JO
JO
JO
PO
PO PO
PO
PO
JO
Fig. 30 - Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nuk funksionon rregullatori temperaturik i
rernës automatike-Express
PO
Të vërtetohet mënyra
dirigjuese e
rregullatorit!
Të definohet prishja në
ndonjë mënyrë tjetër!
PO
PO
36
PRISHJET E MUNDSHME DHE MËNYRA E LIKUIDIMIT TË TYRE
PRISHJA SHKAKTARËT E PRISHJES MËNYRA E LIKUIDIMIT
1. Siguresa
digjet shpesh
herë!
Siguresa është me fuqi më të vogël
sesa ajo që duhet me qen!
Të ndërrohet siguresa me një siguresë me
fuqi gjegjëse!
Lidhje e shkurt në shporet!
Të atakohet shporeti nga qarku i cili mbrohet
me siguresë. Nëse siguresa prapë digjet, me
siguri ka lidhje të shkurt në ndonjë element
ose te instalimi i shporetit.
2. Shporeti nuk
punon, në
prizë nuk ka
tension!
Është djeg siguresa
Lidhje e shkurtër në spinë ose në
kabllon kyçëse!
Të ndërrohet spina (priza) respektivisht
kabllon kyçëse
Të ndërrohet siguresa
Kontaktet e dobëta në prizë Të ndërrohet priza
Të lidhet dhe shtrëngohet teli në prizë
Është largu teli furnizues nga vendi i
tij në prizë (spinë)
3. Shporeti
gjithmonë
‘elektrizon’,
kurse siguresa
nuk digjet!
Teli i tokëzimit i po ati qarku i
shkëputur
Të testohet me instrument rregullsia e telit të
verdh-gjelbër në kabllo, dhe nëse është i
shkëputur të ndërrohet ai i tëri
Në prizë mungon zeroja Të lidhet neutrali (zeroja) në prizë
Është ndarë teli i tokëzimit nga priza-
spina
Të hapet spina-priza dhe të lidhet teli i
tokëzimit
Është ndarë teli i kabllos furnizues në
hyrje të shporetit
Të hiqet kapaku i shporetit dhe të kryhet lidhja
e telit të për tokëzimit
Nuk është bërë si duhet instalimi i
tokëzimit (qoftë në shporet ose në
instalim të objektit banues-shtëpi)
Të bëhet lidhja e drejt e për tokëzimit në
shporet ose në instalim të objektit
4. Shporeti nuk
punon, kurse
në prizë ka
tension!
Nëse me instrument është vërtetuar-
testuar priza
Nëse vërtetimi bëhet me instrument
Janë ndarë telat prej kontaktit në
prizë-spinë
Telat janë larguar nga klema kyçëse
e shporetit
Nuk është e lidhur mirë zeroja. Vërtetimin ta
bëni me instrument
Të testohet me instrument rregullsia e telave
të kabllos furnizuese
Të hapet spina-priza dhe të lidhen përsëri
telat
Të hiqet kapaku i shporetit dhe të lidhen
përsëri në vendet e tyre përkatëse
37
5. Njëra
pjesë e
shporetit nuk
punon!
Nuk është në rregull siguresa e
njërës fazë të qarkut elektrik
Ndërrojeni siguresën e dëmtuar të fazës!
Nuk është në rregull teli i kabllos
furnizues
Të ndërrohet kabllo furnizues ose përsëri të
lidhet teli përkatës.
6. Ringla nuk
punon ose
ngroh pak!
Është dëmtuar mbështjellësi ngrohës
i ringlës
Është dëmtuar koleksioni i asaj faze! Të ndërrohet koleksioni dhe instalimi i
shporetit
Të ngritët pllaka e epërme e shporetit, të
testohen me instrument pështjelljet e pa
shkëputura ngrohëse dhe përshkueshmëria
me masën. Të ndërrohet ringla e prishur
7. Rerna
ngroh pak ose
fare nuk
punon!
Nuk është në rregull ndërprerësi
bregori
Të testohet me instrument ndërprerësi në të
gjitha pozicionet dhe të ndërrohet
Janë larguar telat prej kontakti të
rernës, të ndërprerësit ose telat janë
të këputur
Të testohet me instrument rregullsia e telave
me të cilat është lidhur ringla. Nëse teli është
i shkëputur ta ndërroni, por nëse është i
ndarë ta bashkoni
Nuk është në rregull nxehësi ose nuk
janë në rregull nxehësit
Të testohet me instrument saktësia e
nxehësit dhe të dëmtuarin ta ndërroni. Të
testohet edhe ndërprerësi me instrument dhe
nëse nuk del në rregull ta ndërroni
Janë larguar telat prej nxehësit ose
ndërprerësit
Të testohet saktësia me instrument. Në rast
të ndërprerjes, të ndërrohen përçuesit , kurse
në rast të ndarjes lidhim telat përsëri.
8. Nuk ndriçon
llamba
indikuese!
Nuk është në rregull indikatori ose
ndërprerësi. Apo nuk është bërë
lidhja e saktë e llambës
Të ndërrohet indikatori dhe nëse prapë nuk
ndizet, të vërtetohet saktësia e ndërprerësit
bregor, dhe lidhja në mes tij dhe indikatorit
Është dëmtuar teli i njërës prej
fazave, ose neutralit në kabull. Ose
është ndarë teli prej kontaktit në
prizë-spinë ose në shporet!
Me instrument të testohet rregullsia e telit
dhe nëse janë të dëmtuara ta ndërroni
kabllon. Të vërtetohet se a janë të lidhura
mirë telat në kontakte
Vërejtje: Para cilit do intervenim në shporetin elektrik duhet që të atakojmë tensionin qoftë ai
220V apo 380V. Nëse testimi nuk është i mundur pa furnizim, gabimi më i vogël i mundshëm
është i rrezikshëm për jetën e servisuesit dhe ndihmësit të tij. Nëse gabimi nuk gjendet në tabelë,
në pyetje është një bashkësi prej dy ose më shumë gabimeve, andaj gabimin duhet analizuar mirë
dhe zbërthyer. Në atë mënyrë edhe prishja më e “komplikuar” lehtë do të zgjidhet dhe likuidohet.
Para kësaj përdori të gjitha metodat për detektimin e prishjeve.
38
Fig.1– Ndërprerësi potenciometër, Fig.2– Ndërprerësi potenciometër,
qeramikë – tip: 534152 dhe 554614 qeramikë– tip: 599595 dhe 606086
Pamje origjinale e disa ndërprerësve potenciometër “INVESYS”
P1
2
P2
PILOT
4
S1
S2
EGO
TOP
(4a)
S
P1
2
P
2
S
TOP
4
4 4a
39
Më poshtë janë dhënë disa skema të shporeteve klasik dhe atyre qeramik(autoqefal).
40
P=U•U/R
+38349218707
1 2 3 4 Rezistenca ekuivalente Rezistenca Fuqia
0 - - - - - -
1/2 1 - 0 - R=R1+R2+R3 117.23 412.85
1 - - 1 0 R=R2+R3 75.15 644.07
1 1/2 - 1 - 0 R=R2 50.95 950.00
2 - 1 0 - R=R3 24.20 2.000.00
2 2/2 - 1 0 0 R=R2R3/(R2+R3) 16.41 2.950.00
3 1 1 0 0 R=1/(1/R1+1/R2+1/R3) 11.80 4.100.00
Lidhja e ringlës qeramik me ndërprerësin (potenciometër).
G1 - gjatësia e mesme.
G2 - nxehësi më i vogël.
G3 - nxehësi më i gjatë.
T – Termostati.
1 – Skajet në të cilat shkojnë telat të të njëjtës ngjyrë si dhe shtëpiza
R1=42.08 1150W 1-4
R2=50.95 950W 4-2
R3=24.20 2000W 2-3

More Related Content

What's hot

Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Dituri natyre
Dituri natyreDituri natyre
Dituri natyrekaltersi
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme ornela rama
 
public school VS private school
public school VS private schoolpublic school VS private school
public school VS private schoolFacebook
 
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Fatjon Cane
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljesAnida Ago
 
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVEEVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE#MesueseAurela Elezaj
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisoreAnida Rroshi
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizikeDaniela Ela
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
Roli i proteinave ne organizem
Roli i proteinave ne organizem Roli i proteinave ne organizem
Roli i proteinave ne organizem #MesueseAurela
 
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IXThithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IXlira kuca
 
Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane
Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega TiranePrezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane
Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega TiraneCristian Cura
 

What's hot (20)

Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Dituri natyre
Dituri natyreDituri natyre
Dituri natyre
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
 
public school VS private school
public school VS private schoolpublic school VS private school
public school VS private school
 
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljes
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
uji
ujiuji
uji
 
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVEEVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
EVIDENCË PËR VLERËSIMIN E VAZHDUESHËM PËRMES VËZHGIMEVE
 
Saranda
SarandaSaranda
Saranda
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisore
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Alkinet
AlkinetAlkinet
Alkinet
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Roli i proteinave ne organizem
Roli i proteinave ne organizem Roli i proteinave ne organizem
Roli i proteinave ne organizem
 
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IXThithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
 
Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane
Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega TiranePrezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane
Prezantimi Higjiena Personale 2015 - KKSH dega Tirane
 

Similar to 1.shpoerti elektrik 31.03.2021

Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëKlajdi Proko
 
Energjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptx
Energjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptxEnergjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptx
Energjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptxfixbios2016
 

Similar to 1.shpoerti elektrik 31.03.2021 (6)

INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVEINSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
 
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËSLIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS
 
Ngrohja qëndrore
Ngrohja qëndroreNgrohja qëndrore
Ngrohja qëndrore
 
Energjia gjeotermale
Energjia gjeotermaleEnergjia gjeotermale
Energjia gjeotermale
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Energjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptx
Energjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptxEnergjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptx
Energjia e rinovueshme dhe Burimet e Energjisë .pptx
 

1.shpoerti elektrik 31.03.2021

  • 1. 1 TRAJNERI, PRIZREN-2021 SH P O R E T I E L E K T R I K Vëllimi i I në gjuhën shqipe | R.K.31/03/1972SB
  • 2. 2 Selam alejkum Duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve të Republikës Kosovës, morra përsipër që ta shkruaj këtë libër praktik i cili shtjellon funksionimin dhe punën që bën një shporet elektrik gjatë zierjes dhe pjekjes me standardet e fundit teknologjike. Lejohet shpërndarja fisebililah. Kurse ndalohet shtypja e këtij libri pa lejen e autorit. Me respekt, Tr. Skender Bytyqi.
  • 3. 3 SHPORETI ELEKTRIK Fjala shporet rrjedh nga gjermanishtja “sparherde” (shporet). Në anglishte ky aparat thirret ”spare” (kursim) dhe “heat” (nxehtësia), kurse kombinimi del “kursimtari i energjisë”. Kurse në shqip preferuam fjalët “shporet elektrik” pasi që në popull titullohet më së shumti po me këtë emër. Në shkrimin pasues shporetin elektrik do ta thërrasim vetëm si “shporet”. Shporeti në mesin e pajisjeve tjera shtëpiake që përdoren, ka ngarkesën më të madhe në rrjetin elektrik. Zakonisht një shporet ka një fuqi të vendosur P=6000 - 12000W ose 6 – 12kW. Kjo ngarkesë është e ndarë në: a. Furrë rreth 6kW b. Ringlat 0.9-6kW Duke gjykuar mbi fuqinë e vendosur, duket sikur ngarkesa është shumë e madhe dhe po të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, del se vetëm shporeti thith nga rrjeti një rrymë rreth 30%, pra kemi të bëjmë me një “gjigant elektrik” të ngarkesës elektrike, gjë që sjell edhe komplikime në rrjetin elektrik banesor-shtëpiak. Por, llogaritjet bëhen gjithmonë jo në bazë të fuqisë së vendosur, por në bazë të fuqisë aktive që merr pjesë në punë për një kohë të caktuar, pra më thjeshtë, nuk punojnë të gjitha ringlat dhe furra vazhdimisht në të njëjtën kohë. Shporeti është një pajisje e mirëfilltë që punon vetëm me fuqi aktive, pra: P = U ∙ I Shporeti kryen disa procese, si: ngroh, zien dhe pjek. Sipas procesit që do të kryej bëhet konstruksioni ose ndërtimi i shporetit. P. sh. për procesin e pjekjes duhet patjetër që produkti ushqimor të marrë në sipërfaqe një ngjyrë të kuqe në kafe, pra kjo do të realizohet nga rrezatimi që do të lëshojë rezistenca(nxehesi) e vendosur sipër produktit. Pra është domosdoshmëri që një rezistencë të jetë e dukshme(pjesa e epërme e rernës). Shporeti ka për detyrë të plotësojë të gjitha kërkesat teknologjike që kërkon gatimi. Ai duhet të jep temperaturën e nevojshme, duhet të mbajë atë konstante(të pandryshuar), duhet të plotësojë lehtësi në përdorim dhe sinjalizime(poqe te vogla sinjalizuese) që tregojnë se është aktivë ose jo. Kursimi i energjisë për çdo ditë e më shumë po rritet, duke ju falënderuar konstruksioneve të reja teknologjike të trupave ngrohës, izolimeve termike dhe përdorimi i drejtë i shporetit. Dimensionet standarde të shporetit me katër ringla dhe rerne(furrë) janë, së paku kanë qenë: 590x600x800mm, ashtu që të përshtatet në orenditë bashkë kohore të kuzhinës në të gjitha dimensionet. Ky shporet është një burim i vogël nxehtësie i cili nuk i dëmton orenditë të cilat e rrethojnë atë. Fuqia elektrike kyçëse e këtij shporeti është min 500W max 12kW, andaj ky lloj shporeti mund të kyçet në rrjetin e qytetit prej tre fazave(R-S-T, është e obligueshme kyçja e tij në tension trefazor). Rrezikun më të madh për rrethinë dhe instalim elektrik në të cilin është i kyçur shporeti, e bën atëherë kur është e angazhuar e tërë fuqia e tij, kurse në rrjetin e qytetit është i kyçur në mënyrë një fazore. Në këto raste rryma në instalimin elektrik është në mes 30 dhe 35A, kurse përçuesi i instalimit prej, 5mm² lejon vijimisht rrymë të ngarkesës prej 5A, kurse për
  • 4. 4 një ngarkesë afat shkurtër mund të jetë edhe deri 30A. Rryma e mbingarkuar na sjell deri te nxehja e izolimit të instalimit dhe kjo është njëra ndër shkaqet kryesore të zjarrit në amvisëri. Për këtë qarku elektrik i instalimit shtëpiak në të cilin është i kyçur shporeti elektrik nuk guxon të sigurohet me siguresën e rrjetit elektrik(tabela sekondare e siguresave) me rrymë më të madhe se 25A. Rreziku i dytë i shporetit klasik(me ringla metali) është kyçja e ringlës ekspres “në të thatë” kur asgjë nuk ia merr nxehtësinë asaj. Atëherë ajo nxehet deri sa të skuqet dhe për një kohë të shkurtër pëlcet pjesa e lëmuar e ringlës dhe shkatërrohet tërësisht. Nëse qarku elektrik i shporetit nuk është i siguruar me siguresë adekuate, mund të vije deri te zjarri. -Pjesët përbërëse të shporetit elektrik: - Shtëpizë në të cilën janë të vendosura elektrika, elektromekanika, mekanik dhe elementet elektrotermike. -Elementet elektrike të shporetit janë: - llamba sinjalizuese; elektromotori i grillit; llamba për ndriçimin e furrës. -Elementet elektromekanike të shporetit elektrik janë: - Ora për takim -1- dhe atakim -0- të furnizimit me rrymë elektrike të qarkut të dhënë elektrik; ndërprerësi shumë polar rrotullues(bregor); termostati me gaz ose me vaj që reagon në nxehtësi; termometri orientues bi metalik(i vendosur në xham të derës). -Elementet mekanike të shporetit elektrik janë: -Përçuesit instalues të termo izoluar(silikon); kyçësi i kabllos; kablloja kyçëse prej gome fleksibile pesë tela; -bartësja e pllakës punuese ngrohëse; -pullat e ndërprerësit rrotullues; leshi i xhamit ose pambuku industrial me foli alumini. -Elementet termo rezistuese të shporetit janë: -Pllaka ngrohëse(ringla) dhe nxehësi i furrës(infra i kuq ose tub). -Elementet elektrike Llamba sinjalizuese (fig.2) është një balon qelqi i mbushur me gaz intern i cili ndriçon kur të ”zgjohet” me tension të rrjetit të qytetit. Gazi intern në llambë e cila më së shpeshti përdoret është gazi neon(ndriçimi i kuqërremtë), kripton(ndriçimi i kaltër) dhe ksenon(ndriçimi vjollce). Gazrat e tjera interno më pak përdoren(argon dhe radon). Shtëpiza e llambës është cilindrike, kurse shumë rrallë në forma tjera. Disa prodhues të shporetit të gjitha operacionet në shporet i simbolizojnë me llamba një ngjyrëshe, kurse disa të tjerë i simbolizojnë punën e ringlave me ngjyrë të portokallit, kurse punën e rernës më ngjyrë të kuqe. Llamba është e siguruar me një rezistues prej 1MΩ me të cilin ulet tensioni në llambë. Llamba për ndriçimin e rernës (fig.3) ndriçon rernën ashtu që gjatë punës rerna mund të shihet prej xhamit të derës dhe në mënyrë vizuale mund të përcaktoj se a është ushqimi i pjekur. Llamba ka formë dardhore me tel ndriçues dhe fyti E14, me fuqi prej 25 deri 40W. Para llambës vendoset mbrojtësi prej xhami që me të, të mos ngjitet yndyra e ushqimit gjatë pjekjes-zierjes.
  • 5. 5 Fig. 3- Poçet për ndriçimin e rernës Elektromotori me pulegje dhe hell zakonisht gjendet në mes të rernës. Motorit i bashkëngjitet edhe reduktori i shpejtësisë i cili e zvogëlon rrotullimin nga 600 ο/min në 10 ο/min, ashtu që fuqia e vogël punuese e tij prej 5W mundet që ta sjell hellin te ngarkesa më e madhe nismëse e motorit asinkron njëfazor. (Fig.4) Fig. 4- Pamja e motorit të hellit. Fig. 2- Poçet sinjalizuese Fig. 2- Lamped sinjalizuese
  • 6. 6 -Elementet elektro mekanike Termostati me gaz (fig.5) përbëhet prej senzorit-sondës me të cilin merret mostra e temperaturës së nxehtësisë si parametër të asaj nxehtësie të tubit kapilar (i cili gjendet ne nje trup me senzorin-sondën) dhe rrëshiqi i mbushur me gaz. Me ngritjen e temperaturës gazi bymehet, dhe me të edhe rrëshiqi i cili e hedh ndërprerësin bipolar në pozitën tjetër (0 ose 1). Shkalla e hedhjes, përkatësisht rregulluesi i temperaturës rregullohet me shkallën e largësisë se rrëshiqit nga ndërprerësi (largësia më madhe i përgjigjet temperaturës më të larte dhe e kunderta). Fig. 5-Termostati me gaz, 50-300°C Sa i përket rregullimit të temperaturës në shporet, qëllimi nuk është vetëm kursim i energjisë elektrike, por edhe mënyra e përgatitjes së ushqimit të shëndosh (temperatura e rregulluar nuk guxon të lëshoj më shumë se ±5°C). Këto temperatura të sakta më së shumti janë të ekspozuara me rastin e pjekjes së ëmbëlsirave dhe të ushqimit makro biotik. Senzori, respektivisht sonda zhytet në hapësirën mediale me të cilin rregullohet temperatura. Gazi në tubin kapilar është i ndryshëm për temperatura të ndryshme në hapësirën e punës. Në termostatin kapilar të frigoriferit hapësira mediale nuk është e njëjtë si e kapilarit të termostatit për shporet. Termostati bi metalik është dhënë në fig.5. Principi punues bazohet në ndikimin e koeficienteve të ndryshëm të përhapjes së temperaturës të dy metaleve bi metalike, ashtu që qifti bi metalik tek rritja e temperaturës lakohet në atë anë të metalit i cili ka një koeficient më të vogël të shkrirjes së temperaturës (bymehet) dhe me atë krijon kontaktin elektrik. Në pllakat ngrohëse automatike në qendër të pllakës ndërtohet termorregullatori forma e të cilit është dhënë në fig.6. D.m.th., në pyetje janë pllakat të ashtuquajturat pllakat ngrohëse automatike, me rregullim të epërm (termostat) me temperaturë më të vogël prej 250°C (rernat ngrohëse që nuk kanë rregullim automatik e kanë kufirin më të lartë të temperaturës deri në 300°C). Fig. 6-Termorregullatori i pllakës
  • 7. 7 Orë për takim -1- ose atakim -0- të rernës ose ringlës kanë shporetet bashkë kohor. Në programet e orës, pranë vendosjes së takim-atakimit në kohë të përcaktuar, ekziston edhe mundësia e dytë, e ajo është që i tërë sistemi të kyçet në mënyrë automatike në kohën e përcaktuar dhe pas kohës së programuar të bëj qkyqjen e qarkut elektrik. Me njërin akrep vendoset koha e saktë, kurse në të dytën koha e nevojshme e atakimit (te sistemi klasik gjysmë automatik). Atëherë, me ndërprerësin bregor kyçet programi i ringlës dhe fillon njehsimi i kohës. Kur të kaloj koha e programuar atakon pllaka e programuar ose rerna(furra). Dhe me këtë sinjal na bëhet e ditur se ushqimi është i gatshëm. Termostati bi metalik orientues në xhamin e derës të rernës është instrumenti tregues i temperaturës si parametra të nxehtësisë së rernës. Me nxehjen e rernës në trup të termostatit bartet nxehtësia e cila e ngrohë shtëpizën për të cilën është e salduar spiralja e bi metalit. Në spiralen e bi metalit bartet nxehtësia e cila ndikon në të, andaj edhe vije deri te “ofrimi” i spirales (rrotullimi qarkor i spirales bartet në tregues). Sot secili prodhues botërorë i termostateve kapilar me metodë kompjuterike iu japin secilit termostat saktësi prej 1°C për periudhën në mes 5 dhe 10 vjet dhe emërtimin e temperaturës së termostatit për çka dedikohet ai (p.sh. 350°C). -Elementet mekanike Në elementet mekanike të shporetit hyjnë ato elemente të cilat (bartin, mbajnë ose rrëshqasin metal mbi metal) krijojnë kontakte elektrike. -Përçuesit instalues-izolues të lartë termik, izolimi i të cilëve mund të duroj nxehtësinë më së shumti 120°C, e që gjatë saj (bakri) nuk i ndryshohen karakteristikat e saj fizike dhe rezistuese në ujin e vluar dhe në ajrin e nxehtë. Përçuesit termik instalues më së shpeshti janë të diametri: 1,5 dhe 2,5mm2. Përçuesit me diametër 1,5mm2 shërbejnë për lidhjen e elementeve ngrohëse me ndërprerësin rrotullues-bregor. Këta përçues kalojnë nëpër sipërfaqe të nxehta(mbi rerne dhe nën pllakë të shporetit) temperatura e të cilit është rreth 120°C. Fig. 7-Përçuesit instalo-izolator
  • 8. 8 Qëndrueshmëria e bakrit me temperaturat e larta duhet të jetë e mirë, d.m.th. vetit e tij elektro-mekanike nuk guxojnë të ndërrohen. PVC-ja klasike ose PE (PVC ose PE–klor polivinili, respektivisht polietilen) izolimi për këtë arenë temperature nuk i përgjigjet, sepse ajo vetëm gjatë 60°C nxehet, kurse gjatë 100°C shkrihet. Që ti iket kësaj, masa fleksibile izoluese në përçuesit rezistent-temperaturik përpunohet prej termo plastikës me bazë azbesti ose arolditi. Përçuesit instalo-izolues testohen për punë në temperaturat deri 250°C, sepse përdoren për lidhje të termorregullatorit dhe nxehëseve të furrës termo akumuluese. Përveç instalimit prej 1,5mm2 në shporet ekziston instalimi i ngjeshur prej 2.5mm2 prej degëzuesit furnizues (morseteris) deri te ndërprerësi bregor. Ato janë katër përçues (koleksion), tre për faza dhe neutrali, përderisa tokëzimi sigurues është realizuar me lidhjet serike në mes vete te të gjitha elementet që ngrohin, me shtëpizën dhe degëzuesin furnizues, morseteris, me anë të përçuesit prej 1.5mm2. Ndërprerësi rrotullues-bregor ose shumë polar prodhohet dhe montohet në shporete të prodhimeve më të vjetra në 3 pozita punuese dhe një neutrale (pozita e fikur) dhe kanë simbolin 3+0. Kurse prodhimi i ri është me 4+0 pozita, dhe për temperaturë më komode të rregullimit përdoren ndërprerësit me 6, 8, 10+0 e më shume pozita. Në fig.7 është paraqitur principi i punës i ndërprerësit rrotullues-bregor 3+0 me sistemin kyçës së nxehësit të ringlës. 1 2 0 1 2 3 0 1 2 3 0 6 1 2 0 7 1 6 1 7 1 8 3 Fig. 7 - Principi punues i ndërprerësit 3+0 Në fig.8 është dhënë principi punues i ndërprerësit 4+0 përderisa në fig.9 është dhënë ndërprerësi rrotullues 6+0 e pllakës bashkë kohore tek e cila nxehja e saj rregullohet me anë të tubit kapilar të termostatit i integruar në bashkësinë e paraqitjes speciale për rerna të ndërprerësit rrotullues. Në anën e majtë të ndërprerësit janë dy(eventualisht 3) furnizues kyçës dhe indikatori sinjalizues, kurse në anën e djathë janë katër ekstrakte në të cilën takohen elementet elektromagnetike. Renditja degëzuese e ndërprerësit i përshtatet renditjes degëzuese të ringlës (kahje e saktë). Nëse renditja është 1-4-2-3 atëherë është ana e majtë. Nëse në rast të ndërrimit nuk dihet kahja e ndërprerësit apo kahja e trupit që ngrohë gabimi mund të rregullohet ashtu që ndërrohen përçuesit 1 dhe 4 me përçuesin 2 dhe 3. Nëse gabimi qëndron në shkallën e rregullimit (në pozitën 1 është më e forta, kurse në pozitën 4 më e dobëta) gjithashtu bëhet ndërrimi i tyre.
  • 9. 9 Që të dihet kahja e saktë duhet të njihet principi i lidhjes së nxehëseve në katër shkallorin dhe gjashtë shkallorin e ndërprerësit rrotullues. Me matjen e thjeshtë të om-metrit në mes ringlës dhe ndërprerësit vendoset marrëdhënia e saktë në mes tyre. 1 2 3 0 1 7 4 4 1 2 3 0 1 7 1 2 3 1 7 0 4 1 2 3 1 7 0 4 1 2 3 1 7 0 4 Fig. 8 – Principi punues i ndërprerësit 4+0 Ndërprerësi rrotullues-bregor tre shkallor në kombinim me termostatin kapilar shërben për takimin e nxehtësisë së rernës së epërme dhe të poshtme, si dhe grilli i nxehtësisë infra i kuq me grill dhe ndriçimi i rernës. Tri pozita të pavarura janë: puna e pavarur e nxehësit të poshtëm, puna e pavarur e nxehësit të epërm ose puna e pa varur e nxehësit të grillit në kombinim me punën e motorit të roshtilit në fund të pozitës punuese të ndërprerësit bregor ose në një të katërtën e fundit të qarku. Në një të tetën e qarkut takon termostati kapilar dhe kontakti për ndriçimin e rernës. Pjesa tjetër prej 45º e rrethit deri te 270º është pozita e ‘’vdekur’’ e ndërprerësit bregor në të cilin asgjë nuk takohet apo atakohet, prej 270º deri 300º takohet vetëm nxehësi i poshtëm i rernës, prej 300º deri në 330º takohet vetëm nxehësi i epërm i rernës dhe në fund prej 330º deri në 360º takon nxehësi i grillit me roshtilin. Këto tri operacione mund të punojnë pa dhe me termostat. -Ndërprerësi rrotullues katër shkallësh Ndërprerësi rrotullues katër shkallësh më së shpeshti përdoret në sistemet e vjetra të shporetit dhe në të takohen ringlat me katër ekstrakte. Renditja e takimit është e dhënë në fig.8. Në pozitën e parë vlera e rezistencës së ringlës varet prej fuqisë së ringlës kurse fillon prej 16Ω (për fuqi prej 3kW), e deri 100Ω (për fuqi prej 450W). Dy spiralet tjera janë R/2 dhe R/4 prej spirales kryesore vlera e së cilës është R. Me ndërprerësin rrotullues katër shkallorë nuk arrihet nxehtësia e përshtatshme rregulluese e ringlës. Por, ajo arrihet vetëm kur përdoret ndërprerësi rrotullues-bregor gjashtë shkallësh (6+0).
  • 10. 10 -Ndërprerësi rrotullues gjashtë shkallësh Sot ndërprerësit rrotullues-bregor gjashtë shkallësh(6+0), shumë shpesh përdoren te shporetet gjysmë mekanik dhe automatik. Ai përdoret për rregullim më të mirë, më efikas dhe më kursyes (i rrymës) gjatë punës së ringlës. Ndërprerësi gjashtë shkallësh rrotullues mundëson një zgjedhje të madhe (gjashtë temperaturash) të nxehtësisë (nga më e vogla deri te më e madhja me gjashtë ‘‘kërcime’’), e cila arrihet me spirale të forta të ringlës dhe kombinime të ndryshme të lidhjeve paralele dhe serike në ndërprerës. Duke iu falënderua rregullimit shumë shkallësh te këtij ndërprerësi është arritur një kursim i madh i energjisë elektrike. Në fig.9 është paraqitur skema e lidhjes së ndërprerësit. Fuqia e cila lirohet në rezistencë termogjene është proporcionale me katrorin e tensionit dhe e kundërta është proporcionale me rezistencë termogjene: P=U2 · I · R Për nga madhësia e rernës zgjidhet vlera e rezistencës(R). Për nga trashësia e spirales varet fuqia të cilën e jep nxehësi. Nëse është prodhuar rerna në mënyrë klasike(pa infra nxehës), temperatura e saj rregullohet me ndërprerësin 4+0 shkallësh rrotullues-bregor, që amvisja të mund të ketë sa më shumë zgjedhje të temperaturës në rerne. Por, nëse rerna është prodhuar në mënyrën moderne, atëherë, temperatura e saj rregullohet nëpërmjet ndërprerësve 5, 8 10+0 e me shumë lloje. Në fig.9, gjithashtu edhe në fig.12, është paraqitur lidhja serike e tri rezistueseve me vlerë R, R/2 dhe R/4. Me këtë lidhje në bregorin shtatë shkallësh janë të mundshme të gjitha kombinimet (ato të lidhjeve serike dhe paralele) e kontakteve. Janë zgjedhur kombinimet nga ¼ e vlerave nga vlera kryesore Ω, andaj edhe për 1. pozitë vlerash është 1,75Ω, për pozitën e 2. 1,5Ω dhe për pozitën e 6. 0,25Ω. D.m.th., ndryshimi kërcyes është nga 0,25Ω, me që gjë jep një ndryshim shumë të përafërt të nxehtësisë. Skema elektrike e lidhjes së ndërprerësit gjashtë shkallësh është paraqitur në fig.9. 5 1 2 3 0 1 7 4 6 6 1 2 3 0 1 7 4 6 1 2 3 0 1 7 4 6 5 5 1 2 3 0 1 7 4 5 1 2 3 0 1 7 4 6 1 2 3 0 1 7 4 6 1 2 3 0 1 7 4 6 5 5 5 Fig. 9- Principi punues i ndërprerësit rrotullues-bregor 6+0
  • 11. 11 4 3 2 1 5 P/1 P/3 P/2 4 3 2 1 5 P/1 P/3 P/2 4 3 2 1 5 P/1 P/3 P/2 4 3 2 1 5 P/1 P/3 P/2 4 3 2 1 5 P/1 P/3 P/2 Pozita- 0 Nxehje e rregullt Nxehje vetëm poshtë Nxehje vetëm lartë Nxehje me sistemin grill 0 1 2 3 4 Fig.10- Ndërprerësi rrotullues katër shkallor i rernës bashkëkohore -Elementet elektro termike Ngrohja kryesore me elementet elektro termike (me ringlën apo nxehësin e rernës), i ka humbjet termike të tija. Humbjet krijohen gjatë konversionit elektrik në energji termike. Për shkallën shfrytëzuese (termike, elektrike dhe të përbashkët) vlejnë këto relacione: Pd = Pn, P1 = Pd +Phn , Pp = P1+Phe = Pd+Phe+Phn ηn = Pd/P1 = Pd/(Pd+Phn) dhe ηe l = P1/Pu=P1/(P1+Phe) Shkalla e përgjithshme e efektit të dobishëm përmban: ηp= Pd/Pp=ηn+ηhe<1 ku janë: Pd -fuqia e dobishme Pn -fuqia ngrohëse Pp -fuqia e përgjithshme P1 -fuqia hyrëse ose primare Phn -fuqia e humbjeve të nxehtësisë Phe -fuqia e humbjeve elektrike ηn -koeficienti i humbjeve të nxehtësisë ηhe -koeficienti i humbjeve elektrike ηp-shkalla e përgjithshme e shfrytëzimit Shkalla e përgjithshme shfrytëzuese (ηp) llogaritet për element elektro ngrohëse, kurse termike për bartje të nxehtësisë për elemente në enë dhe ai është gjithmonë më i vogël se 100%.
  • 12. 12 -Ringla-pllaka Ringla është pllaka ngrohëse në formë të diskut me një sipërfaqe të lëmuar të rrafshët, që ena të mbeshtetet-shtrihet e tëra mbi të. (Ringlat mund të jenë në formën e kënd drejtit ose katrore. Fjala është për shporetet industrial-profesional). Nëpërmjet ringlës bartet energjia e konvertuar elektrike në nxehtësi kurse energjia e transferuar prapë konvertohet në një formë tjetër të nxehtësisë (më së shpeshti te ushqimet e ngrohura të cilat përgatiten). Për të pasur një perciellje më të mirë të energjis mediumet bartëse ndërtohen ashtu që të jenë me sa më pak humbje (d.m.th. që sa më lehtë të bartet, pa humbje bartëse). Konvertimi i energjisë elektrike në atë të nxehtësisë dhe i nxehtësisë në atë të dobishme mund të jetë direkt dhe indirekt. Konvertimi direkt i energjisë elektrike në nxehtësi aplikohet në bojler, respektivisht në nxehësin elektrik të ujit, kurse konvertimi indirekt te shporetet elektrik (fig.11), ku energjia elektrike shndërrohet në energji të nxehtësisë(në N-nxehës), prej nga energjia e nxehtësisë bartet më tutje kah materiali ngrohës. Sipas konstruksionit të tyre elementet indirekte (elektro)ngrohëse kanë: -konstruksionin bartës metalik, -nxehësin brenda elementeve që nxehën, -izolimi i nxehtësisë dhe -sistemi për rregullimin e temperaturës (ndërprerësi ose termostati). Se sa elemente ngrohëse janë të paraqitura varet prej llojit të konstruksionit, koeficientit me të cilin shprehet shkalla e nxehtësisë, shpejtësia e bartjes së nxehtësisë dhe konversionit (respektivisht shkallës së humbjeve të nxehtësisë). Termometria është shkenca mbi nxehtësinë dhe e të gjitha ligjeve të cilat e përcjellin nxehtësinë. Temperatura paraqet shkallën e nxehtësisë së trupit, që do të thotë niveli i nxehtësisë së gjendjes së tij. Sipas natyrës së saj fizike temperatura është e matshme dhe madhësi jo elektrike. Temperatura matet nëpërmjet veçorive fizike të materies të cilat bindshëm ndërrohen në ndryshimin e gjendjes termike, d.m.th. temperaturës. 220V/50Hz Nxehësi i epërm Nxehësi i poshtëm RERNA PLLAKA 220V/50Hz A. Konversioni në rerne B. Konversioni në ringël Fig.11- Konversioni indirekt i rrymës elektrike në energji të nxehtësisë
  • 13. 13 Në bazë të kësaj ato ndahen në: -mekanike(më së shpeshti bi metalik) -elektrike(më së shpeshti si termoelemente) -radiacione, kolorite dhe reformuese (nuk janë të pranishme në aparaturat e elektro mekanikës). Bi metali është një kontakt i fort i dy (bi)metaleve me koeficiente të ndryshme të zgjerimit temperaturik (termik), ashtu që nxehja e bi metalit lakohet me anën e metalit i cili ka një koeficient më të vogël temperaturik(termik-nxehës) të shtrirjes. Ai me konstruksionin e tij takon apo atakon qarkun elektrik nëpërmjet të cilit kryhet ngrohja apo ftohja. Në trupin e tij mund të mbështeten edhe disa kontakte tjera, ku me këtë konstruksion është i mundur një numër më i madh i takim atakimit të qarqeve elektrike, etj. Përshtatshmëria e bi metalit jep mundësi të ndërtimit në qarqe elektrike të thjeshta dhe të kombinuara, si për veprimin bazë të nxehtësisë, gjithashtu edhe për qarqet elektrike ndihmëse (sinjalizimi i takim-atakimit të qarkut elektrik kryesor, dirigjimin e qarqeve elektrike, matje në largësi të qarkut kryesor elektrik etj.). Elementi termik apo bashkimi-termik është instrumenti me të cilin me ndihmën e ndryshimit temperaturik fitohet dallimi potencial i cili matet me V-metër, kurse tensioni i matur është drejtpërsëdrejti proporcional me temperaturën e punës e cila e ngroh bashkimin-termik. Duke iu falënderuar konvertimit matja e temperaturës bëhet në mënyrë precize, dhe me atë gjë edhe rregullohet. Bashkimin-termik e përbëjnë përçuesit prej dy metaleve të ndryshme. Antimoni (Sb) dhe Bismuti (Bi) japin ndryshimin potencial më të madh. Ndryshimi potencial (tensioni) është shumë i vogël, ajo është proporcionalisht ndryshim temperaturik dhe varet prej qiftit të metalit. Për matjen e temperaturës përdoren dy shkallë(Celsiusi dhe Kelvini). Me shkallën celsius matet temperatura relative, kurse me kelvin temperatura absolute. Lidhja në mes këtyre dy temperaturave është dhënë me relacionin (shprehjen): T(K) = 273+ Θ(ºC ) Zeroja relative është definuar nëpërmjet pikës ngrirëse të ujit kurse zeroja absolute me principin e parë të termodinamikës. Termometria studion shndërruesit e nxehtësisë, matjen dhe rregullimin e temperaturës. Ringlat janë elemente elektrotermike me më shumë inovacione. Konstruktorët janë munduar që të ndërtojnë pllakat ngrohëse të shpejta, efikase, jetëgjata edhe me sa më pak humbje të koeficientit temperaturik. Në fig.12, është treguar konstruksioni i disa formave-madhësive të pllakave-ringlave nga lartë. Fig. 12- Konstruksioni dhe madhesit e ringlës nga lartë
  • 14. 14 Ringla është ndërtuar prej duraluminit të shkrirë i cili derdhet në kallëpet e profilizuara. Pas ftohjes së elementit të shkrirë i përpunohet sipërfaqja e vrazhdë (e epërmja), për arsye të bartjes më të mirë të nxehtësisë në fund të enës. Për shkak të komplikimit të prodhimeve teknologjike, ringlat nuk riparohen por ndërrohen (pa marr parasysh çmimin e tyre). Varësisht prej konstruksionit, dedikimit dhe përdorimit, ringlat ndërtohen me 3, 4 dhe 6 ekstrakte gjatë lakimit, kurse ekstraktet mbarojnë me ‘faston’ mbërthyese, mbërthyese qeramike me fileta ose fletëza me gjatësi prej 200mm për ringlën më të vogël, kurse deri në 256mm për ringlën më të madhe. Pesha e një ringle të gatshme është nga 0,32 deri 2,5kg varësisht nga dimensioni i ringlës. Nga fillimi i prodhimit e gjerë me sot janë prodhuar 5 përkatësisht 6 gjenerata të ringlës, kurse përdoren edhe ringlat elektro magnetike. Në tabelën 1. janë dhënë dimensionet e ringlës sipas diametrit të tyre, kurse në tabelën 2. sipas madhësisë së emërtimit të fuqisë së degëve sipas shkallëve. Nga tabela 1 shihet që disa prej tyre janë të ndërtuara për ndërprerësin tre shkallësh(3+0), e tjerat për katër shkallësh(4+0) dhe të fundit për ndërprerësin gjashtë shkallësh(6+0). Tabela- 1. Emërtimi i diametrit nëØ (mm) Marka e llojit Gjithsejtë Sipas degëzimit Emërtimi i fuqisë në (W) Sipas shkallëve N1 Ø80 6GPL8-4 N2 N3 1 2 3 4 5 6 450 225 225 - 112 225 - - 450 - Ø110 6GPL11-6 600 220 380 - 140 220 380 600 - - 6GPL14-8 6GPL14-8 6GPL14-8 6GPL14-8 6GPL14-10 6GPL14-12 6GPL14-12 6GPL14-15 800 800 1000 1000 1000 1200 1200 1500 240 240 240 250 250 350 350 750 560 240 750 500 250 850 350 250 - 320 - - 500 - 500 500 168 87 188 100 100 248 130 136 240 137 250 167 167 350 206 167 560 240 750 250 250 850 350 250 800 320 1000 500 500 1200 500 500 - 560 - 750 750 - 850 750 - 800 - 1000 1000 - 1200 1500 Ø145 6GPL18-10 6GPL18-10 6GPL18-12 6GPL18-12 6GPL18-15 6GPL18-15 6GPL18-20 Ø180 1000 1000 1200 1200 1500 1500 2000 250 250 250 350 350 350 850 750 250 850 350 1150 300 300 - 500 - 500 - 850 850 188 100 246 130 268 135 175 250 137 350 206 350 220 220 7502 50 850 350 1150 300 300 1000 500 1200 500 1500 850 850 - 750 - 850 - 1150 1150 - 1000 - 1200 - 1500 2000 6GPL22-18 6GPL22-18 6GPL22-20 6GPL22-20 6GPL22-26 Ø220 1800 1800 2000 2000 2600 450 450 600 600 840 1350 450 1400 450 450 - 900 - 950 1300 337 180 420 220 240 450 300 600 305 340 1350 450 1400 450 450 1800 900 2000 950 1300 - 1350 - 1400 1750 - 1800 - 2000 2600
  • 15. 15 Nga tabela shihet se një prodhues ka në prodhim ringlën standarde prej 115mm, kurse, të tjerët nuk e kanë, andaj titujt e tensionit punues janë: prej 110, 220 dhe 380V. Fuqitë të cilat i përdorin ringlat nga rrjeti elektrik janë të ndryshme, dhe fillojnë nga 450W për pllakën më të vogël, e deri 2600W për ringlën(ekspres) më të madhe. Të gjitha ringlat, vetëm ato me dimension 80 dhe 110mm, kanë ekstraktet me fuqi të ndryshme, dhe ato: fuqia për të thjeshtën; për të rregulluarën(automatiken) dhe ringlën shpejtë ngrohëse (ekspresë). Fuqia e ringlës automatike është më e madhe se ajo standarde 20 deri 50% kurse ekspresët prej 50 deri 100%. Në tabelën 1. janë dhënë karakteristikat e madhësisë elektrike sipas dimensionit të ringlës, d.m.th. mënyra e degëve, fuqia e degëve, numri i shkallëve rregulluese etj. Është normale që çdo ringël nuk mund që të kyçet në ndërprerësin shtatë shkallësh. ‘’ETA’’, MAGNOHROM dhe ’’KONCAR’’(në ish Jugosllavin) kanë prodhuar elemente elektrike ngrohëse për të gjitha aparatet shtëpiake, e ato janë elemente të tubave ngrohës për shporet, pllakat katrore për hoteleri, pllakat ngrohëse me rregullator shkallor dhe kontinuitiv të fuqisë. Para standardit të pllakave të thjeshta ngrohëse të diametrit 80, 110, 145, 180 dhe 220mm, prodhohen edhe ringla shpejt ngrohëse me diametër prej 145, 180 dhe 220mm, andaj ato titullohen ’ekspres’ apo shpejt ngrohëse. Tabela 2. Në tabelën 2, janë dhënë numrat e katalogut të secilës ringël dhe atë vetëm për tension furnizues prej 220V, edhe pse në të ka edhe tension prej 115V dhe 380V. Me këtë janë përfshirë të gjitha llojet e ringlave të tensionit furnizues prej 220V, përderisa për tensione tjera ato janë lënë anash. Ringla automatike dallohet prej asaj standarde me atë gjë, se në vend të pjesës përforcuese të qendrës me të cilën nuk ka spirale ngrohëse gjendet vrima rrethore në të cilën vendoset termostati (Fig.13). Dallimi në mes të ringlës së shpejtë, automatike dhe asaj ekspres nuk është vetëm konstruksioni, por edhe disa detaje të punuara në vet ringlën dhe për rreth saj. Ringla e thjeshtë ka vlera standarde të degëve të telave rezistues, përderisa vlerat e rezistencës te ringlat automatike dhe ekspres janë gati dyfish më pak, që d.m.th se ‘’tërheq’’ gati dyfishin e fuqisë më të madhe nga rrjeti. Në qendër të ekspres ringlës gjendet rrethi i kuq prej ngjyrës minium i cili digjet pas një përdorimi të shkurtër të ringlës. 6GPL 8-4 6GPL 14-8 6GPL 14-10 6GPL 14-12 6GPL 14-15 6GPL 18-10 6GPL 18-15 6GPL 18-20 6GPL 22-18 6GPL 22-20 S3 236251 S3 236253 S3 235971 S3 236258 S4 235793 S4 236265 S3 235972 S4 235796 S4 236275 S4 235822 P3 236251 P3 236254 P3 235913 P3 236259 P4 236262 P4 236266 P3 236270 P4 236272 P4 236276 P4 236280 6GPL 11-6 6GPL 14-8 6GPL 14-10 6GPL 14-12 6GPL 18-10 6GPL 18-12 6GPL 18-15 6GPL 22-18 6GPL 22-20 6GPL 22-26 S3 236203 S3 236255 S3 235792 S3 236260 S4 236263 S4 235267 S3 235821 S4 236273 S4 236277 S4 236881 P3 236252 P3 236256 P3 236257 P3 236261 P4 236264 P4 236268 P3 236271 P4 236274 P4 236278 P4 236282
  • 16. 16 Fig. 13- Ekspres ringla me vrimë për vendosjen e termostatit Te ringlat e përdorura përcaktimi i tyre se a janë të thjeshta apo ekspres bëhet në dy mënyra. Vetëm tri lloje të ringlave ndërtohen si të thjeshta(Ø8, Ø10 dhe Ø115, gjithashtu ekspres dhe automatike Ø145, Ø180 dhe Ø220mm). Në bazë të zgjedhjes së madhësisë kryhet ngrohja e ringlës së pa ngarkuar. Ringla ekspres nxehet deri te skuqja që shkëlqen për 5min(në tensionin prej 220V). Mënyra e tretë e përcaktimit të ekspres ringlës është matja e rezistencës në krihet e saj. Nëse ringla është djegur, asnjëra prej këtyre metodave nuk mund të aplikohet, vetëm se me ndihmën e skemës elektrike ku lexohet vlera e fuqisë të këtyre llojeve të ringlave. Ringlat automatike në mes kanë vrimë të hapur për vendosjen e termostatit ose blihen me të. Me këtë identifikimi i ringlës automatike është kryer, andaj pas rregullsisë së matjes me om-metër është e gatshme për vendosjen dhe testim termik (lëshimit në punë). Në fig.14 është paraqitur pamja e disa ringlave të cilat përdoren sot nëpër lloje të ndryshëm shporetesh. Termostati(në formë të sumbulles) me senzor merr nxehtësinë nga fundi i enës dhe varësisht nga temperatura në të cilën është vendosur-rregulluar, temperatura atakon temperaturën punuese, dhe me të bën edhe rregullimin automatik të nxehtësisë së ringlës. Ø140/Express Ø140/E thjesht Ø180/Express Ø180/E thjesht Ø210/Express/1 Ø140/Express Ø180/E thjesht Ø210/Express/2 Fig. 14 – Paraqitja e disa llojeve të ringlave klasike dhe moderne
  • 17. 17 Shporetet e prodhimeve të reja detyrimisht kanë së paku një ringël automatike. Ekstrakti i ringlave simbolizohet në mënyrë standarde sipas principit 2-1-L, por përdoret edhe renditja e dytë që simbolizohet me 1-2-4-3. Në renditjen e etiketimit duhet të bëjmë kujdes, që të mos ndodhë që pas shkallës së parë rregulluese të vije shkalla e katërt e rregullimit, e cila gjë rregullohet lehtë nëse kyçësit(përçuesit) fleksibil 2 dhe 4 ndërrohen në mes vete. Nëse në kyçës janë të fiksuar dhe shkojnë direkt në ndërprerësin rrotullues-bregor, atëherë problemi zgjidhet në ndonjë mënyrë tjetër, respektivisht ndërrohen fushat e lakuara të ndërprerësit rrotullues-bregor. Në fig.20 është paraqitur skema e lidhjes së ringlës ekspres dhe termo rregullatorit, respektivisht termostatit i cili qarkun elektrik e takon dhe atakon në mënyrë katër polare. Faza (R) dhe neutrali (N) bihen në kyçësit primar P1 dhe P2, kurse në kyçësin S(5) është e kyçur llamba e cila indigon pjesëmarrjen e rrjetit të qytetit. Llamba e dytë indigon kyçje të termostatit të ringlës. Edhe në këto raste ringla është me tri degë ngrohëse të simbolizuara me N1, N2 dhe N3. Fuqia elektrike e cila shndërrohet në energji të nxehtësisë, varet prej diametrit të pllakës dhe për ringlat me diametër 140mm fuqia është 1500W, kurse për ringlat 180mm, fuqia është 2000W. Ringlat varësisht nga mënyra e shtrëngimit në bartësin e pllakës prodhohen në dy mënyra. Mënyra e parë është shtrëngimi me ndihmën e filetës M4 me gjatësi 45mm për pllakën 140mm, dhe 60mm për pllakën prej 180mm. Puna e pllakës është e automatizuar, ashtu që në mënyrë automatike lakohet nga fuqia e lartë në atë të ulët. Për këtë shkak prodhohet pllaka automatike me termostat, senzori i nxehtësisë i cili është në mënyrë elastike i montuar në mes të ringlës që në të të mbështetet fundi i enës. S P2/L P1/N 4 R1 1 2 N 3 N 2 N 1 4 1 2 Fig.15- Skema elektrike e ringlës Express L
  • 18. 18 Përmbajtja në enë në fillim nxehet shumë shpejt me tërë fuqinë, dhe kur të arrihet temperatura gjegjëse, njëra nga spiralet atakon. Baraspesha e nxehtësisë mirëmbahet në takim dhe atakimin e të dy spiraleve tjera. Temperatura në enë asnjëherë nuk është më e lartë se pika e vlimit të ujit, d.m.th. temperatura gjithmonë është konstante. Karakteristikat teknike të termostatit për rregullim të nxehtësisë së ringlës ngrohëse automatike janë: - temperatura emëruese: vlera e atakimit, - temperatura në zonën vepruese: 50-250ºC, - diferenca e lakimit: rreth 6K(në blerjen normale), - temperatura minimale e senzorit: -10ºC , - temperatura maksimale e senzorit: 320ºC, - temperatura maksimale e shtëpizës: 150ºC, - rrezja minimale e lakesës së kapilarit: 5mm, - fuqia lakuese:12A/250V,DC dhe 8A/380V,AC dhe -dallimi në mes sistemit lakues:1-2 6,5 deri 14K. Në fig.16 është treguar etiketa tipike në anën e poshtme të ringlës që kryesisht munden të dihen karakteristikat e pllakës (ringlës) . Fig. 16. a. Etiketa ilustruese mbi llojin e ringlës b. Etiketa origjinale e saj Simboli i parë është emblema e prodhuesit, numri i dytë është numri i serisë. Në rendin e dytë numri i parë është tensioni emërues (110, 127, 220, 240, 310 ose 380V), kurse tjetri është simboli i rrymës, pastaj emërimi i fuqisë në W. Në rendin e fundit është e dhënë etiketa e llojit të ringlës(të gjeneratës së pestë, gjashtë ose shtatë), kurse numri i radhës është karakteristika e vet ringlës(diametri, lartësia e unazës dekorues, etj.). Marrim një shembull për ta pasur më të qartë: Lloji 6 PGL 14-10 S3 simbolizon një ringël të thjeshtë ngrohëse të gjeneratës së 6 me karakteristikat e radhës: -Diametri emërues 145mm, -Fuqia emëruese 1000W, -Lidhja elektrike me shtrënguese, -Numri i ekstrakteve 3(4), -Renditja e ekstrakteve 1-2-4-3 , -Diametri i amës së filetës qendrore për shtrëngimin e ringlës M6 dhe -Tensioni emërues 115, 220 ose 380V (sipas porosisë së blerësit).
  • 19. 19 Në tabelën 1.3 janë dhënë llojet e ringlës dhe numrat e katalogut (p.sh. për nevojat e elektro servisit). Gjatë porositjes duhet të përmendet simboli i llojit, numri i katalogut dhe numri i serisë. Kohëzgjatja e (punuese) ringlës është mbi 10.000 orë pune. Ringlat prishen më së shpeshti. Nëse nuk punon nxehësi i ringlës, më së shpeshti është në pyetje ndërprerësi rrotullues, kurse shumë rrallë ringla. Megjithatë, kjo vlen vetëm nëse drejt(sipas rregulloreve) përdoret shporeti elektrik. Ringla nuk guxon të punoj në të ‘’thatë’’, d.m.th. pa marrjen e nxehtësisë(enë në të). Marrësi i nxehtësisë merr-tërheq tërë tepricën e nxehtësisë të cilën ringla e krijon dhe më këtë gjë është i garantuar jetë zgjatja e ringlës. Jetë zgjatja garantohet në bazë të testimit të shkaktarëve të rastit dhe shtegu i kohë zgjatjes të atyre rasteve që jepen si mostër në katalogun e garantimit. Furra-rerna Nxehja infra e kuqe përdoret për ngrohjen e rernës(furrës). Rrezet infra të kuqe janë valë elektromagnetike (VEM), rreze gjatësi prej 0,8x10-3mm. Gjatë rrezatimit transformimi i energjisë në nxehtësi nuk kryhet në sipërfaqe, vetëm se thellë në materialin i cili nxehet. Nxehja infra e kuqe përdoret në industri dhe në amvisëri (nxehësi i banjos, reflektori ose grill nxehësi i rernës-furrës etj). Nxehësit infra të kuq, tub, janë burim i emitimit të rrezeve ngrohëse, respektivisht rrezatim infra të kuq të cilët ngrohin materialin në temperaturën e përcaktuar, që realizohet përmes mbështjellësit metalik të nxehësit tub. Nxehësi tub infra i kuq dallohet nga ai klasik vetëm prej mbështjellësit metalik (tubit), e cila është e ndërtuar prej legurës së nikel-kromit. Nxehësi klasik është i ndërtuar nga çeliku ose bakri. Mbështjellësi prej legure të nikelit dhe kromit, është një mbështjellës i cili gjatë ngrohjes në disa qindra shkallë të Celsiusit emiton rrezatim infra të kuq. Në fig.17 është dhënë nxehësi infra i kuq në linjë dhe informacionet mbi fuqinë. Fig. 17- Nxehësi infra i kuq me fuqi 2000W Nxehësit e rernës-furrës janë të ndërtuar në tri forma, edhe pse për çdo formë ekzistojnë variacionet dhe modifikimet. Format bazë të trupit ngrohës të rernës janë: - nxehësi tub për ngrohje i shkrirë me shamot në tub, - nxehësit e brishtë në manshetë (mangë) të tretur me qeramikë në të cilin gjendet teli (nxehës) rezistues dhe ‘cekast’ nxehësit me perla qeramike. Dimensionet formale janë 400 x 470 x 280mm (GJ x Th x L), edhe pse prodhuesit tentojnë që këto dimensione ti ngjisin dhe ti përshtatin kushteve evropiane.
  • 20. 20 Sa i përket gjerësisë dhe thellësisë të rernës nuk mund të arrihet një ngritje radikale, kurse në dimensionet e lartësisë rritja është e pa vlefshme. Gjatësia dhe thellësia janë të standardizuara (p.sh. dimensionet janë: 300, 450 dhe 600mm), por edhe lartësia është e përkufizuar (700 ose 800mm). Për rreth rernës vendoset izolimi termik, andaj edhe kjo është njëri prej faktorëve limites të dimensionit. Rerna është e prodhuar prej llamarinës së emaluar (zinkuar), e cila para se të emalohet ngjitet - saldohet, e pastaj zhytet në emalin e lëngëzuar të nxehtë. Pas tharjes vendoset në skeletin e shporetit, e pastaj në të montohen elementet (përçuesit, nxehësit, motor grilli etj.). Për rernën me dimension të thjeshtë për arritjen e temperaturave maksimale të pjekjes prej 250ºC, nevojitet fuqia elektrike prej 2,3kW. Kjo fuqi mbahet direkt në izolimin termik dhe e kundërta është proporcionale me temperaturën e pjekjes. D.m.th, aftësia izoluese e furrës direkt ndikon në ekonomikun e shporetit elektrik. Çdo humbje e nxehtësisë (po edhe 1J) ka si pasoj punën e dobët të nxehësit si një element ngrohës. Në shporetin bashkë kohor elektrik më së shpeshti përdoren nxehësit tub ose infra nxehësit (fig.22). Nëse nxehësi tub ka më shumë se një spirale (tuba) mund të shërbejnë si grill nxehës (pa rrezatim infra të kuq). Në rastet tjera nxehësit tub janë nxehës direkt ose indirekt. Indo nxehësit direkt me ngrohjen rrezatuese direkt ndikon në ushqim. Këta nxehës janë nxehës grilli dhe nxehës direkt (të epërm). Te ngrohja indirekte e ushqimit në mes të nxehësit dhe ushqimit ekziston pengesa fizike(ena etj.). Nxehësi indirekt e nxeh llamarinën e rernës, kurse llamarina e rrezaton nxehtësinë kah ushqimi. Nxehësi i poshtëm zakonisht është nxehës indirekt. Nëse në pjesën e epërme brenda rernës është vendosur nxehësi grill atëher ai është direkt indikator i rrezatimit të ushqimit me rreze infra të kuqe, kurse nxehësit tjerë që janë vendosur mbi pjesën e epërme të rernës janë nxehësit që rrezatojnë ushqimin indirekt. Nëse nxehësi i poshtëm vendoset për trupin e rernës, në pjesën e poshtme është masa izoluese e cila është në formë sfungjeri, i prodhuar prej leshit sintetik të gjamit me izolim të madh termik. Duke iu falënderuar izolimit kualitativ termik nuk mund të ngrohet korita (dollapi që gjendet nën rernë. Në fig.18 -Janë dhënë disa lloje të nxehëseve të rernës). Fig. 18- Llojet e nxehëseve në lloje të ndryshëm të shporeteve bashkëkohor
  • 21. 21 Nxehësit tub në të shumtën e rasteve janë vetë mbajtës. Mbahen me anë të lastrës (në fund) ku shtrëngohet me dy vida për pjesën e fundme të rernës. Megjithatë, kur nxehësi nxehet në temperaturën maksimale që të mos lakohet teposhtë, nëpërmjet pjesës së tretë të fundit të nxehësit vendoset mbajtësi në formë teli të drejtë Ø3mm. Teli shtrëngohet për ekstrakte në rerne të cilët janë të nxjerra jashtë. Me këtë gjë është arritur stabilizimi i shporetit gjatë punës, posaçërisht grill nxehësit. Forma e lakuar e nxehësit tub nuk mund të ndryshohet, kurse të dëmtuarit nuk mund të riparohen. Gjatë ndërrimit duhet te keni kujdes që të zëvendësohet me origjinalin. (Toleranca e fuqisë e nxehësit të ri është deri ±0,5kW). Dimensionet e nxehësit të ri përcaktohen sipas dimensioneve të nxehësit të vjetër. Para montimit të nxehësit tub në om metër (Ωx100 instrumenti duhet të jetë digjital) matet rezistenca. Rezistenca fillon prej 15Ω, për nxehës të fortë deri 400Ω, për nxehësit prej 1,2kW. Pastaj matet përçueshmëria, om metri vendoset në fushën 1kΩ ose 10kΩ x1, mandej secili ekstrakt matet me masën. Me këtë rast instrumenti nuk guxon të tregoj rezistencë më të vogël se 100.000 Ω. Ky lloj nxehësi është në rregull dhe mund të montohet (nxehësit edhe gjatë takimit nuk do të elektrizoj, respektivisht nuk do të sjell tensionin fazor në masë, por nëse kjo ndodhë, atëherë të ndërrohet përçuesi në hyrje të nxehësit). Elektrizimi mund të vërtetohet edhe me testim ngrohës. P.sh.: Kablloja testuese (krijohet prej një përçuesi me diametër 2.5mm me gjatësi sipas nevojës dhe në krye me një spinë njëfazore dhe me dy mbërthyese në fund, papuqe) kyçet në nxehës dhe shkurt atakohet në prizë në të cilën ekziston furnizimi (220V/50Hz). Me fazë matës testojmë trupin e tij (derisa është i kyçur në tension) se mos elektrizon. Nëse nuk elektrizon, spinën në prizë duhet ta rrotullojmë, dhe prapë të provohet se mos elektrizon. Pas 10 sekondave të testimit nxehësi mund të jetë i ngrohtë, aq sa që nuk mund ta mbash në dorë. Nëse është kështu, testimi me ngrohje është kryer dhe nxehësi është në rregull. Nxehësit bashkë kohor futen dhe nxirren lehtë. Kur të hapen duhet të nxirren me mjete të forta. Këta ‘’hapen’’ kur të digjen(prishen). Që të mundemi më lehtë ti nxjerrim, pakëz lëshohen përçuesit e nxehësit me mjete të forta dhe me dare të ashtuquajtura ‘papagaj dare’, e pastaj me të njëjtat dare nxirret prej shporetit. Para se ta vendosim nxehësin e ri, së pari korrigjojmë përçuesit që nxehësit të flenë më mirë. Skema e lidhjeve të nxehëseve në ndërpresin rrotullues-bregor është dhënë në fig.10 fotografia e dytë. Në këtë figurë shihet se dy nxehësit (si i poshtmi ashtu edhe i epërmi) lidhen në seri. Prej secilit grup të nxehësve ngelin tela të lirë të cilët shkojnë në ndërprerësin rrotullues-bregor për zonën ngrohëse të epërme dhe të poshtme. Gjatë futjes dhe nxjerrjes së nxehësit duhet të kihet kujdes që të mos dëmtohet izolimi termik, dhe që nxehësi sa më mirë të fle-puthitet në murin e rernës për shkak të bartjes më të mirë të nxehtësisë. Rregullsia e tyre testohet ashtu që ndërprerësi rrotullues-bregor vendoset në temperaturën maksimale dhe pastaj pas një minute me dorë i prekim vendet ku flenë nxehësi(brenda rernës). Nëse nuk ngrohin njëra apo të dy zonat ngrohëse, me siguri është i dëmtuar ndërprerësi rrotullues-bregor. Nxehësit bashkëkohor gabarit në furrë montohen dy, tre, katër etj. Fuqia totale e nxehësve është në mes 950W deri 6.5kW (950W i epërmi, 1200W i poshtmi, grilli 2kW, dhe nxehësi me ventilator 2.5kW). Për ndryshim prej nxehësve të mëparshëm të cilët rregulloheshin me një sustë, këta nxehës më së shpeshti rregullohen në mënyra të veçanta me ndërprerësit e tyre rrotullues-bregor(fig.10 -Ndërprerësi katër shkallor) si dhe në mënyrë gjysmë elektronike (llojet e shporeteve me keramik-autoqefal). Për këtë shkak ndërprerësit rrotullues janë katër pozitash e më shumë. Fig.19 -Disa lloje të ndërprerësve bregor për rerne dhe për ringël.
  • 22. 22 Fig. 19- Disa lloje të ndërprerësve rrotullues-bregor për furr dhe ringël. Materiali term-izolues në pajisjet elektro mekanike Varësisht nga lloji dhe kualiteti i materialit term izolues pak apo shumë përdoret te pajisjet termike për arsye të zvogëlimit të humbjeve termike të konventës së nxehtësisë. Materialet term izoluese duhet të kenë parametra të njëjta në temperaturat punuese, sa më pak përçueshmëri të nxehtësisë(respektivisht, izolim sa më të madh d.m.th. rezistencë termike), qëndrueshmëri mekanike, qëndrueshmëri në ‘’sulmet (shok) termike’’ sa më pak ndarës nxehtësie, sa më pak higroskopi, mundësi sa më të mëdha mekanik- përpunuese, izolim të mirë elektrik, i qëndrueshëm dhe ekonomik. Materialet term izoluese të cilët zbatohen për temperaturë të ulët(deri në 100ºC) ndahen në: -Grupi i I i materialit: mëndafshi, pambuku dhe vatë, -Grupi i II i materialit: pllaka ivere, mbeturinat dhe byk druri, -Grupi i III i materialit: qimet me lidhje të bimëve dhe kafshëve, -Grupi i IV i materialit: bimë të thata, bari dhe alga, -Grupi i V i materialit: pjesëza ose tapë të bluar dhe -Grupi i VI i materialit: masat plastike.
  • 23. 23 Grupi i VI i materialit term izolues sot më së shumti përdoren sepse ka parametra më të mirë të kërkohen prej saj. Materialet term izoluese janë të paraparë për temperaturë intervale prej 150 deri 500ºC, dhe këto janë kryesisht prodhime me bazë azbesti (azbest i shkrirë, lesh asbesti, rrjet azbesti dhe ngjitëse asbesti). Megjithatë, në shporete shpesh përdoren materialet zjarr qëndruese temperaturat e punës të cilat janë nën 1000ºC, sepse lehtë bartet në vendet izoluese, janë të qëndrueshëm në kohë dhe më të lirë. Në rerne montohet leshi i gjamit, kurse në pllakat ngrohëse-ringlat shamoti i lehtë dhe masë qeramike etj. Këto materiale kanë veti të mira dhe të dobëta. Me komparacion të atyre vetive vije deri te zgjidhja optimale izoluese e shtresës për çdo lloj zbatimi. Materialet termo izoluese janë edhe izolator zëri, andaj edhe nuk ndihet puna e aparateve elektro mekanike (p.sh. kompresori i pajisjeve ftohëse, pompa ri qarkulluese te rroba-enëlarësi apo edhe puna e grillit në rerne të shporetit etj.) siç janë shamoti dhe qeramika izolator kualitativ të nxehtësisë, përdoren si izolator të nxehtësisë edhe te ringlat elektrike. Që ringla njëkohësisht të mos rrezatoj nxehtësinë edhe poshtë, në pjesën e poshtme ringla lyhet me kombinimin e këtyre dy materialeve izoluese, me qëllim që materiali qeramikë të jetë lyerje e fundit. Riparimi i shporetit elektrik Prishjet më të shpeshta, përkatësisht gabimet në shporetin elektrik janë: -ringla pjesërisht apo fare nuk ngroh; -ringla ngrohet maksimalisht, pa marr parasysh se në cilën pozitë xhindet ndërprerësi rrotullues- bregor; -rerna pjesërisht apo fare nuk ngroh-pjekë, termostati i rernës nuk punon; -rerna nuk pjekë sipër-poshtë dhe nuk rrotullohet roshtili i hellit. Në fig.25, është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: njëra apo të gjitha ringlat nuk po punojnë. Nëse furnizimi është normal atëherë njëri prej elementeve nuk është në rregull: spina e kabllos furnizues, lata kyçëse e kabllos(është rast i rrallë), njëra apo të gjitha koleksionet e shporetit elektrik. Nëse njëra ringël nuk punon, prishja xhindet në ndërprerësin rrotullues-bregor apo në vet ringlën. Te ringlat automatike me termostat, ka mundësi që edhe termostati i tyre të mos jetë në rregull. Më së shpeshti, pa marr parasysh se çka nuk është në rregull, ndërrohen edhe termostati edhe ringla. Në mungesë të ringlës automatike, më mirë është të montohet një ringël e thjeshtë sesa të lihet vendi i zbrazët. Në fig.26 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: ringla ngrohë maksimalisht, pa marr parasysh se në cilën pozitë xhindet ndërprerësi rrotullues-bregor. Përveç ndërprerësit rrotullues-bregor mund të jenë të prishura përçuesit të cilët e lidhin ringlën dhe ndërprerësin, te llamba indikuese e përmbledhësit transferues nga ndërprerësi në ndërprerës. Në fig.27 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: Nëse rerna është e kyçur nëpërmjet orës programuese, rerna pjesërisht apo fare nuk pjek. Nëse rerna është e kyçur nëpërmjet orës programuese, atëherë ora nuk e ka takuar përçuesin furnizues. Mund të jetë i prishur edhe ndërprerësi rrotullues-bregor ose edhe nxehësit nuk janë në rregull. Shumë rrallë, gati asnjëherë nuk ndodhë që të digjen të gjithë nxehësit. Nëse ndodhë që nuk punon asnjë nxehës, prishja më e shpeshtë në këtë rast del te ndërprerësi rrotullues-bregor. Prishja mund të jetë e njëjtë edhe kur nuk punon nxehësi i poshtëm apo i epërm. Por për
  • 24. 24 të qenë të sigurt më së miri është që të bëhen testimet e nxehësit jashtë shporetit dhe të vendoset se çka nuk është në rregull nxehësit apo ndërprerësit. Gjatë testimit me nxehtësi pjesa testuese apo elementi ‘’vendoset’’ në kabllon testues dhe testohet direkt edhe elektrikisht edhe mekanikisht. Nëse tregohen rezultate pozitive, ajo pjesë montohet me garantim që i jep servisi(mjeshtri). Në fig.28 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: nuk funksionon rregullatori i temperaturës së rernës dhe nuk pjek as lartë as poshtë. Prishjet e mundshme janë në: termostatin kapilar ose nxehësin gjegjës, mund të jetë i prishur edhe ndërprerësi rrotullues i rernës, i cili ka pozita ende, përveç pjesës rrotulluese-rrëshqitëse në të cilën kryhet ndryshimi i njëtrajtshëm i temperaturës. Gjatë definimit të defektit të këso loje prishjesh, në ndërprerësin rrotullues-bregor duhet të vërtetohen pozitat (pjek lartë, testohet me anë të dorës ose pjek poshtë, bëhet i njëjti testim). Nëse në ato pozita në të dy sektorët lajmërohet nxehtësia në rerne, nxehësi është në rregull. Pastaj duhet të testohet termostati, ashtu që pjesa ndërprerëve bipolare e ndërprerësit lidhet në shkurt lidhje. Në fig.29 është dhënë diagrami i kërkimit të gabimit: nuk funksionon grill sistemi. Në grill sistemin vepron elektromotori grill i skarës, nxehësi infra i kuq i grillit dhe ndërprerësit rrotullues i rernës. D.m.th, gjatë testimit të grill sistemit secila pjesë e numëruar duhet veç e veç të testohen dhe të dëmtuarat të zëvendësohen me të rejat. Në fig.30 është treguar diagrami i kërkimit të gabimit: rregullatori i temperaturës së ringlës automatike nuk funksionon. Gabimi mund të jetë te: ringla automatike me termostat ose ndërprerësin rrotullues me rregullator të temperaturës. Këto elemente duhet veç e veç të testohen. Zëvendësimet e elementeve të prishura me ato të rregullta Gjatë zëvendësimeve të pjesëve të prishura që të mos na paraqiten problemet e papritura, në shtëpizë apo në një copë letër vizatohen skicat e tyre. Patjetër duhet të kryhet edhe testimi në të ‘’thatë’’, ashtu që pjesa vendoset në fole dhe lehtë mbahet me dorë, dhe nëse çdo gjë i përshtatet folesë apo vendit ku ka qen pjesa e vjetër, atëherë kryhet montimi i ‘’drejtë’’. Edhe elementet e reja origjinale fabrikoje testohen në mënyrë elektrike dhe mekanike (testimi elektrik-përçueshmëria; testimi mekanik-dimensionet e paraparë dhe sipërfaqja e vendeve shtrënguese etj). Gati të gjitha elementet të cilat janë të montuara në shporet janë të paraparë për ndërrime: ringla elektrike, nxehësit elektrik, ndërprerësit rrotullues-bregor të gjitha llojeve të prodhimeve, termostatet, llambat sinjalizuese për indikacion kyçje veç e veç ose të ndërlidhura, llamba për ndriçim të rernës, elektromotori i grillit dhe spina me kabllo. Elementet elektromekanike të cilat ndërrohen janë: ora programuese dhe termometri orientues. Prej elementeve mekanike të shporetit ndërrohen përçuesit term rezistues etj. Gjatë ndërrimit të ringlës përdoret ringla e diametrit të njëjtë dhe me fuqi të përafërt dhe të njëjtë të tensionit. Para se ti ndërrojmë pllakat, së pari nga mbishkrimet në pllaka duhet ti renditim vlerat emëruese dhe numrin e daljeve rezistues. Gjatë ndërrimit të ringlës së pari çmontohet ringla e prishur e pastaj veprohet e kundërta gjatë montimit të ringlës së re gjë që është shumë e lehtë. Gjatë montimit duhet pasur kujdes numrat e përçueseve të jenë në vendet përkatëse në ringël 1-1, 2-2, 4-4 dhe 3-3(fig.a). Me rëndësi është të mbahet mend se ku është lidhur tokëzimi. Nëse tokëzimi nuk është lidhur saktë shporeti elektrizon edhe i ndezur edhe i fikur. Nxehësi i renës ndërrohet në dy mënyra, varet prej prodhuesit të nxehësit. Nëse nxehësi futet
  • 25. 25 në lug si kapistër, para ndërrimit matet përçueshmëria dhe përshkimi që të vërtetohet se a është i prishur. Nëse është i prishur, të çmontohet. Së pari largohet kabllo furnizues dhe largohet kapaku i pasmë, e pastaj largohen përçuesit elektrik dhe nxirret nxehësi. Por nëse nuk largohet lehtë, duhet të përdoret diç e fortë dhe lehtë ti mëshohet nxehësit kah dalja. Gjatë kësaj duhet të kihet kujdes që të mos dëmtohet masa term izoluese e rernës. Nxehësi i shkoqur shikohet në mënyrë vizuale, dhe nëse është hapur do të thotë se është djegur(fig.b). Fig. a Fig. b Nëse nuk është hapur duhet edhe një herë tija bëjmë testimin termik(me kyçje në rrjet). Në vendin e tij futet nxehësi i ri. E pastaj lidhet përçuesit dhe në fund testohet. Nëse nxehësi tub është djegur së pari vërtetohet se cili nxehës është djegur ai larti apo ai i poshtmi. Nxehësi tub vendoset në vendin e vjetër ku së pari largojmë amat A4(A ama) me çelës 7mm. Në rerën vendoset shin teli e vjetra ose e reja Ø3mm e cila e mban tubin e nxehësit tub me ndihmën e lastarëve. Me kthimin në vendin e mëparshëm të masës term izoluese dhe shtrëngimin e saj është bërë ndërrimi i nxehësit të prishur. Dhe në fund bëhet testimi termik. Edhe ndërrimi i nxehësve të tjerë(të roshtilit apo nxehësit rrethor) tub është i njëjtë. Së pari largohet kapaku i pasmë, përçuesit dhe vet nxehësi tub i cili është i prishur. Vërejtje: Nëse vrimat e lastrës nuk i përshtaten nxehësit të ri atëherë duhet të shpohen vrima të reja Ø6mm. Termostatet ose termorregullatorët ndërrohen me termostate të njëjta me rrymë dhe temperaturë. Termostatet standarde me gaz montohen në pllakën e përparme apo si pjesë në të cilën zgjidhet temperatura e punës, ose së bashku ose në ndërlidhje me ndërprerësit rrotullues-bregor. Varianti i dytë është më e shpejtë. Së pari kontaktet elektrike presoje prej ndërprerësit të vjetër bipolar, në ndërprerësin e njëjtë të ri. Nëse nuk janë të njëjtë ndërprerësit bi polar duhet të shtohet vëmendje që kontaktet gjegjëse të gjinden në vendet gjegjës. Nëse termostatet me gaz nuk janë të njëjtë, para montimit duhet radhitur degëzimet, në letër të vizatohet renditja e takimeve gjegjëse, si dhe vlerat e temperaturës me madhësi veprimi, sepse gjatë ndërrimit të prishurit me të riun lehtësimi i punës do të jetë dukshëm më i mirë. Pjesa mekanike e punës përfshin shtrëngimin e termostatit në çerdhe. Termostati vendoset në vendin e tij me shtrëngimin e 2 ose 4 vidave me që gjë vendosja pjesërisht është e kryer, për atë arsye sonda (senzori) vendoset në vendin e saktë dhe në fund vërtetohet vendosja e tij. Nëse funksionet nuk janë të çrregullta, termostatet me gaz e kryejnë funksionin e tyre. Rrezja e lakimit të kapilarit është rreth 5mm dhe në këtë gjë duhet të shtohet kujdes, sepse rrezja më e vogël ‘’e ndrydh’’ kapilarin, dhe me këtë gjë-rast nuk ka qarkullim të gazit dhe me të termostati e
  • 26. 26 humb funksionin e tij. Kjo mund të merret si një gabim i shporetit elektrik, e cila mund të largohet me zëvendësimin e termostatit të ri. Termostati (trupi dhe tubi kapilar) është për tokëzuar, dhe cila do prekje e tubit kapilar me tensionin fazor, sjell kontakt të shkurtër. Rezultati i lidhjes së shkurtër është dëmtimi i tubit kapilar çka e sjell deri te ndryshimi i kapilarit të termostatit. Nëse nëpërmjet ndërprerësit bi polar, kalon çfarëdo lidhje e shkurtë, më së shpeshti prishet ndërprerësi bipolar i termostatit. Në atë rast është e nevojshme që në detaje të testohen(testimi i gjendjes së takuar-atakuar dhe ndërprerja e rrymës të asaj gjendje). Nëse rrymat e shkëputura janë në kufijtë e lejuar, atëherë ndërprerësi bipolar nuk është i dëmtuar. Rrymat shkyçës të ndërprerësit janë në mes 8-10A. Duhet të kemi kujdes që rrëshiqi i termostatit të mos largohet prej ndërprerësit bipolar. Nëse zë vend dyshimi, duhet të provohet në të ftohtë – me rrotullimin e boshtit të rregullimit temperaturik, d.m.th të vërtetohet se a do të kyçet në ndonjë pozitë. Nëse kyçet te ndonjë hark rrotulluese, atëherë termostati elektrik është në rregull. Gjendja e rregullt-saktë e termostatit testohet ashtu që boshti rregullues vendoset në temperaturën më të ulët, kurse senzori në një enë me ujë të ftohtë. Në ujë vendoset termometri alkoolik dhe së bashku nxehen. Në ndërprerësin bi polar lidhet om metri. Uji ngrohet ngadalë dhe kur të vije te temperatura minimale vije deri te vendosja om metrit prej pozitës infinite në pozitën 0Ω. Në këtë mënyrë vërtetohet gjendja e saktë e termostatit. Nëse testohet nën ngarkesë dhe vije deri te gjendja e ‘plot’ prej gjendjes së takuar në atë të atakuar, dhe e kundërta, atëherë termostati kapilar është në rregull. Me këtë testim është kryer prova e tërë e termostatit(ajo e temperaturës dhe e ndërprerjes). Në termostat ka më shumë ekstrakte në ndërprerësin bi polar, duhet të testohet me om metër se a janë ato ekstrakte multiplikative(secili ekstrakt është ekzekutuar me 2 e më shumë dalje). Kjo mundëson më lehtë degëzimin e instalimit me sa më pak humbje në dalje dhe në anashkalimin më të shkurtër në kontaktor të instalimit. Ndërrimi i termostatit kapilar është një operacion i thjesht, si te testimi i rregullsisë së tij, ashtu edhe gjatë montimit. Termostati i ringlës automatike mund të jetë me gaz dhe me bi metal. Pa marr parasysh se cilin termostat e ka ringla, njëjtë montohen. Ringla automatike është gati gjithmonë e montuar në pllakën punuese në pjesën e përparme të shporetit, për shkak të bartjes së thjesht dhe praktike të pjesëve përcjellëse(sonda e termostatit). Termostati, qoftë me gaz ose ai bi metal për ringlën(si pjesë senzorike nëpërmjet së cilës merret informacioni prej fundit të enës si madhësi e nxehtësisë të gjellës së zier) lidhet në dy anë për lastër Ø3.2mm, i cili futet në unazën e metaltë të ringlës. E pastaj shtrëngohet ringla për pllakën punuese nëpërmjet anës së mesme ose me ndihmën e dy ‘gjuhëve’(anash). Në fund montohet-vendoset pjesa komanduese nën pjesën e parme të ringlës. Pjesa komanduese(ndërprerësi, termostati) gjithashtu forcohet me dy vida amë në lastrën mbrojtëse në të cilën gjinden ndërprerësit e tjerë rrotullues(bregor). Me atë rast mund të ndodhë që vrimat në flansh nuk i përgjigjen, dhe është e nevojshme të shpohen një apo dy vrima me diametër të njëjtë. Nëpërmjet atyre vrimave, ose vrimave të reja, shtrëngohet termostati komandues. Dhe pastaj bëhet testimi provues. Ringla automatike ka një ose dy llamba. Nëse njëra prej tyre nuk është në rregull(nganjëherë përçuesit e saj bëjnë lidhje të shkurtër) duhet të ndërrohet me të njëjtën. Llambat rrethore ose kënddrejta ndërrohen me të njëjtat, për shkak të pamjes estetike origjinale të shporetit.
  • 27. 27 Llambat nuk mund të testohen me instrumentin universal, vetëm me tensionin 220V, dhe nëse është në rregull duhet të ndriçoj. Nëse nuk ndriçon atëherë është e prishur. Montimi kryhet me të kundërtën e renditjes së çmontimit. Llamba për ndriçimin e rernës është llamba standarde për rrjetin e qytetit 220V/25W për fyt E14. Një llambë më e madhe nuk mund të vendoset në shtëpizën plastike. Nga ky shkak balon xhami është i rrumbullakët, dhe nuk ka mundësi të kyçet ndonjë llambë me ndonjë formë tjetër (p.sh. forma dardhore). Llamba nuk digjet për shkak të temperaturës së rritur të hapësirës ku qëndron, por vetëm për shkak të kalimit të kohës. Te çfarëdo riparimi të shporetit, duhet të largohet kapaku prej qelqi dhe së bashku me llambën lahen në ujin me detergjent. Elektromotori i skarës ndërrohet ashtu që së pari largohet kapaku i shporetit, dhe nëse ka nevojë edhe masa term izoluese, që të mund të vijmë te motori(fig.c). E pastaj me lirimin e vidave lirohet motori i skarës. Në vendin e motorit të hekur vendoset motori i ri dhe forcohet me vida. Pas lidhjes elektrike eventualisht kthehet edhe masa term izoluese. Ora programuese mund të jetë analoge dhe digjitale(më së shpeshti). Fig. c- Elektromotori i skarës Fig. d- Ora programuese digjitale Ndërprerësi rrotullues më i mirë është ai në të cilin si element kryesor-bazë është elektro qeramika. Në vend të qeramikës mund të përdoret term plastika, e cila nuk i ka karakteristikat e njëjta si të elektro qeramikës. Ndërprerësi rrotullues-bregor pas testimit montohet në flanshë. Për testimin renditësh(të saktë) të ndërprerësit rrotullues shfrytëzohet ndërprerësi me një ringël të rregullt, vetëm se largohet pjesa e majtë e degëzuesit(derisa të kryhet testimi) të ndërprerësit me marrëveshje të rikthimit të tyre në pozitën e mëparshme. Me shtrëngimin mekanik dhe vendosjen e kontakteve të qarkut elektrik, kryhet testimi kualitativ i elementeve (qoftë i ringlës apo i çelësit). Testim-vërtetimi i rregullt termik i ringlës kryhet me prekjen e ringlës me anën e sipërme të dorës. Nëse ndërprerësi i ri rrotullues-bregor nuk i përgjigjet të vjetrit sipas dimensioneve fiziko-mekanike dhe elektrike, duhet të bëhet përshtatja e tij, e pastaj bëhet testimi termik. Megjithatë, renditja e daljeve të cilës do ringël 1-2-4-3, dhe e ndërprerësit rrotullues 1,3,2,4 në këtë rast është një proces shumë i përputhshëm i lidhjeve-kontakteve të ringlës me kontaktet e ndërprerësit bregor, ku secili numër i ringlës në mënyrë matematikore i përshtatet numrit të ndërprerësit bregor(1-1;2- 2;4-4;3-3). Vërtetimi i rregullsisë së renditjeve kryhet me om metër, ashtu që në pozitën 1, të ndërprerësit është rezistenca më e madhe, kurse në pozitën 4, më e vogël. Në varshmëri të fuqisë së ringlës rezistenca fillon prej 100 deri 20 Ω, kurse pozita 2 dhe 3 janë diku në mes të atyre vlerave dhe atë të një pas njëshme.
  • 28. 28 Pozita 2 ka një rezistencë më të madhe prej pozitës 3 e cila përafërsisht është ¼ herë më e vogël se sa rezistenca e pozitës së parë. Fuqia e ringlës në raport me numrin e ekstrakteve është e standardizuar. Kyçja e shporetit në rrjetin elektrik Shporeti elektrik kyçet në rrjetin elektrikë në 3 mënyra. Se, cila mënyrë do të përdoret varet prej vendit(lokacionit) të shporetit dhe mundesia kyqese që na ofrohet nga ana e instalimit elektrik te konsumatori. Mënyra më e mirë e kyçjes së shporetit në rrjetin elektrik është trefazore, mënyra e dobët është dy fazore kurse më e dobëta është njëfazore. Te lidhja njëfazore faktori i njëkohshëm (fnj) është më i dobëti, për të cilin duhet të shtohet kujdes kur e përdorim një kohë të gjatë me mbi ngarkesë(3 e më shumë elemente). Kur amvisja xhindet në vrullin e punëve të saj rreth kuzhinës, ajo e harron faktorin e njëkohshëm dhe andaj mund të ndodhë avaria, kurse problemi më i thjesht është djegia e siguresës me të cilën është siguruar ai qark elektrik. Me ndërrimin e siguresës gjegjëse, është likuiduar problemi, por nëse problemi është më i madh prishjen mund ta likuidoj vetëm elektro instaluesi. Në fig.e -është paraqit shufra kyçëse klasike e shporetit elektrik, në fig.f -është paraqit shufra kyçëse moderne e shporetit elektrik. Fig. e-Shufra kyçëse- klasike Fig. f-Shufra kyçëse-moderne Në figurat e siperme janë dhënë shufra pesë pjesësh kyçëse, ku secila fazë zënë tri vendet e para kyçëse: L1, L2 dhe L3, në vendin e katërt kyçës,(L4) vije neutrali(zeroja), kurse në vendin e pestë kyçës, (L5) është për tokëzimi i shporetit. Për tokëzimi mund të jetë i rrezikshëm, nëse linja e rrjetit elektrik është e gjatë dhe harxhuesi xhindet në fund të linjës(shtylla elektrike e fundit në atë lagje), kurse neutrali është i për tokëzuar vetëm në trafo stacion. Me lidhëse në formë harku kryhet për tokëzimi i shporetit elektrik me kyçjen e L4 dhe L5(nëse objekti, shtëpia, nuk ka mbrojtës automatik-fid). Nëse shndërruesi termik(nxehësi, ringla) ‘’përshkon’’ kah masa, do të thotë që faza e atij harxhuesi bie në masë, respektivisht në shtëpizën e shporetit elektrik. Për tokëzimi shtesë i neutralit(zeros) bëhet në ekstrakte nëpërmjet instalimit (tubave) të ujësjellësit, ashtu që në tubin e zinkuar të ujit vendoset harku i zinkuar i lidhur me tel P/F 2,5mm2 ku kryhet lidhja në mes të neutralit(zeros) dhe tubave të ujësjellësit.
  • 29. 29 Nëse me rastin e lidhjes së neutralit(zeros) dhe tubit të ujësjellësit lajmërohen shkëndija, ky është një sinjal që në neutral(zero) ekziston ndonjë potencial, të cilin duhet matur me instrumentin universal. Pas lidhjes së elementeve të cekura më lartë, ai potencial zhduket, gjë që do të thotë se përdorimi i shporetit është i sigurt. Te lidhja tre fazore nuk kemi ura por duhet të bëjmë shpërndarjen e fazave si duhet(njëra fazë ‘R’ furnizon dy ringla, faza e dytë ‘S’ furnizon dy ringlat e mbetura kurse faza e tretë ‘T’ furnizon rernën). Kurse te lidhja dy fazore duhet që në hatullën kyçëse të bëhen urat e caktuara-përshtatshme, përderisa te kyçja njëfazore numri i urave është më i madh. Nëse kryhet kyçja e shporetit elektrik me kabllon origjinale kyçëse(këto kabllo njihen në bazë të spinës së shkrirë për kabllo, qoftë njëfazore apo trefazore) duhet të dihet renditja e ngjyrave të telit. Teli me ngjyrë të kuqe(zi), kafe dhe zi shkojnë në kyçje fazore, kurse teli me ngjyrë të kaltër te kyçja neutrale- zero, kurse e verdha në të gjelbër në për tokëzimin mbrojtës të lidhjes trefazore. Te lidhja njëfazore teli i kaltër është neutrali-zeroja, kurse e zeza faza dhe e verdha në të gjelbër për tokëzimi. Lidhja dy fazore kryhet në bazë të lidhjes trefazore, vetëm se njëra fazë lihet, kurse në hatullën kyçëse ky vend i zbrazët të urëzohet me lidhje të shkurt me fazën më me pak ngarkesë. Në të njëjtën mënyrë kyçet shporeti i shfrytëzuar në rrjetin elektrik në të cilin ka qen i kyçur në mënyrën trefazore ose njëfazore në atë njëfazore, përkatësisht në rrjetin elektrik trefazor. Lidhja dy fazore nuk është standard dhe shumë rrallë përdoret (R - S – N dhe tokëzimi).
  • 30. 30 A ka rrjetë të qytetit (kontrollohet priza e 220 / 380 V)? Të kontrollohet tabela sekondare e furnizimit të objektit? Të ndërrohet-riparohet kyçësi i kontakteve A kanë tension hyrja-dalja e lidhjes kryesore brenda në shporet? Të riparohet-ndërrohet kyçësi kryesor i shporetit A janë kontaktet e kyçësit në rregull? A furnizohet me tension ndërprerësi bregor (me fazë dhe me neutral)? Të vërtetohet kyçësi i brendshëm i shporetit elektrik? Të ndërrohet termostati A kalon faza dhe neutrali nëpër ndërprerësin bregor në rerne? A është rerna automatike? A është në rregull termostati? JO JO JO JO JO PO PO PO PO PO JO Fig. 25 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Një ose grup rernash, respektivisht të gjitha rernat nuk punojnë PO Ndërpres bregor i prishur- të ndërrohet Të ndërrohet rerna e thjeshtë Të ndërrohet rerna automatike JO JO PO
  • 31. 31 A vije në ndërprerësin bregor faza dhe neutrali nëpërmjet kyçësit kryesor? A ekziston faza dhe neutrali në dalje të kyçësit furnizues? Të rishikohet gabimi i më hershëm! Kur ndërprerësi xhindet në pozitën 0, a kalojnë në anën tjetër faza dhe neutrali? A është në rregull zgjedhësi? Të ndërrohet ose të riparohet zgjedhësi! A kalon tensioni në cilën do pozitë ? A mos janë djegur pikat kyçëse të kyçësit ? Të rregullohet- ndërrohet ndërprerësi i prishur! JO JO PO JO JO PO PO Fig. 26 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Ringla ngrohë pjesërisht ose maksimalisht, pa marr parasysh se në çfarë pozite gjendet ndërprerësi bregor PO Ndërpresë bregor i prishur- të ndërrohet! Pasi që janë dy ndërprerësit në një degëzues, a është në rregull ndërpresë tjetër? Atëherë nuk është në rregull ai ndërpres! JO PO JO PO PO
  • 32. 32 JO JO PO JO A mos lidhet rerna nëpërmjet orës programuese? A ekziston furnizimi i shporetit me tension? A është në rregull faza gjegjëse? PO JO JO JO JO PO PO Fig. 27 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nëse është e kyçur rerna nëpërmjet orës programuese, rerna asesi apo pjesërisht nuk pjek PO PO PO A është ora elektrikisht në rregull? Të rregullohet ora! Të kontrollohen siguresat! A ka furnizim në ndërprerës? A është ndërprerësi në rregull? Shikoni ndonjë gabim tjetër? A është në rregull ndërprerësi? Të ndërrohet ndërprerësi! A ka furnizim në bazën furnizuese? A ka furnizim në degëzuesin? Shikoni ndonjë gabim tjetër? A është në rregull nxehësi i rernës? PO PO PO JO A është në rregull kablloja kyçëse? Vërtetoni degëzuesin! Shikoni ndonjë gabim tjetër? Të ndërrohet ose të rregullohet kabllo kyçës! A është në rregull siguresa? Të shikoni ndonjë gabim tjetër? Të ndërrohet nxehësi i prishur! JO PO PO
  • 33. 33 JO JO JO JO JO A ka furnizim ndërprerësi bregor? A janë në rregull nxehësit? A është në rregull termostati ndryshues? PO JO PO Fig. 28 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nuk funksionon rregulluesi i temperaturës- termostati në rerne PO PO A është ndërprerësi bregor në rregull? A ka furnizim në zgjedhësin e furrës? Ndërroni ndërprerësin bregor! Ndërroni nxehësit e prishur! Të ndërrohet termostati rregullues! A ekziston faza në kyçësin kryesor? A ekziston faza në prizë? Shikoni ndonjë gabim tjetër? JO Ndërroni siguresën!
  • 34. 34 PO PO JO JO JO A është i montuar grill sistemi? A është çdo gjë në rregull me dhëmborët e grillit? A po nxehet nxehësi? PO JO PO Fig. 29 -Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nuk funksionon grill sistemi PO A po rrotullohet helli ? Të ndërrohet ndërprerësi! Të ndërrohet nxehësi i grillit! Të definohet gabimi në një mënyrë tjetër! Të definohet prishja në një mënyre tjetër! A është në rregull ndërprerësi rrotullues? A është në rregull grill motori? PO
  • 35. 35 A e ka rernën Express? A është e montuar- paraqitur rregullimi në pllakën e parme? A ndërrohet temperatura gjatë rrotullimit të termostatit rregullues? Të definohet prishja në ndonjë mënyrë tjetër! A është në rregull rerna në mënyrë om-ike? A janë të gjitha lidhjet të kyçura dhe të shtrënguara për rerne? Të ndërrohet rerna dhe termostati! Të ndërrohet termostati! A është në rregull përçuesi furnizues? Të shpërngohen dhe testohen lidhjet me om- metër! Të shikohen furnizimet e rernave! JO JO JO PO PO PO PO PO JO Fig. 30 - Diagrami i kërkimit të gabimeve: Nuk funksionon rregullatori temperaturik i rernës automatike-Express PO Të vërtetohet mënyra dirigjuese e rregullatorit! Të definohet prishja në ndonjë mënyrë tjetër! PO PO
  • 36. 36 PRISHJET E MUNDSHME DHE MËNYRA E LIKUIDIMIT TË TYRE PRISHJA SHKAKTARËT E PRISHJES MËNYRA E LIKUIDIMIT 1. Siguresa digjet shpesh herë! Siguresa është me fuqi më të vogël sesa ajo që duhet me qen! Të ndërrohet siguresa me një siguresë me fuqi gjegjëse! Lidhje e shkurt në shporet! Të atakohet shporeti nga qarku i cili mbrohet me siguresë. Nëse siguresa prapë digjet, me siguri ka lidhje të shkurt në ndonjë element ose te instalimi i shporetit. 2. Shporeti nuk punon, në prizë nuk ka tension! Është djeg siguresa Lidhje e shkurtër në spinë ose në kabllon kyçëse! Të ndërrohet spina (priza) respektivisht kabllon kyçëse Të ndërrohet siguresa Kontaktet e dobëta në prizë Të ndërrohet priza Të lidhet dhe shtrëngohet teli në prizë Është largu teli furnizues nga vendi i tij në prizë (spinë) 3. Shporeti gjithmonë ‘elektrizon’, kurse siguresa nuk digjet! Teli i tokëzimit i po ati qarku i shkëputur Të testohet me instrument rregullsia e telit të verdh-gjelbër në kabllo, dhe nëse është i shkëputur të ndërrohet ai i tëri Në prizë mungon zeroja Të lidhet neutrali (zeroja) në prizë Është ndarë teli i tokëzimit nga priza- spina Të hapet spina-priza dhe të lidhet teli i tokëzimit Është ndarë teli i kabllos furnizues në hyrje të shporetit Të hiqet kapaku i shporetit dhe të kryhet lidhja e telit të për tokëzimit Nuk është bërë si duhet instalimi i tokëzimit (qoftë në shporet ose në instalim të objektit banues-shtëpi) Të bëhet lidhja e drejt e për tokëzimit në shporet ose në instalim të objektit 4. Shporeti nuk punon, kurse në prizë ka tension! Nëse me instrument është vërtetuar- testuar priza Nëse vërtetimi bëhet me instrument Janë ndarë telat prej kontaktit në prizë-spinë Telat janë larguar nga klema kyçëse e shporetit Nuk është e lidhur mirë zeroja. Vërtetimin ta bëni me instrument Të testohet me instrument rregullsia e telave të kabllos furnizuese Të hapet spina-priza dhe të lidhen përsëri telat Të hiqet kapaku i shporetit dhe të lidhen përsëri në vendet e tyre përkatëse
  • 37. 37 5. Njëra pjesë e shporetit nuk punon! Nuk është në rregull siguresa e njërës fazë të qarkut elektrik Ndërrojeni siguresën e dëmtuar të fazës! Nuk është në rregull teli i kabllos furnizues Të ndërrohet kabllo furnizues ose përsëri të lidhet teli përkatës. 6. Ringla nuk punon ose ngroh pak! Është dëmtuar mbështjellësi ngrohës i ringlës Është dëmtuar koleksioni i asaj faze! Të ndërrohet koleksioni dhe instalimi i shporetit Të ngritët pllaka e epërme e shporetit, të testohen me instrument pështjelljet e pa shkëputura ngrohëse dhe përshkueshmëria me masën. Të ndërrohet ringla e prishur 7. Rerna ngroh pak ose fare nuk punon! Nuk është në rregull ndërprerësi bregori Të testohet me instrument ndërprerësi në të gjitha pozicionet dhe të ndërrohet Janë larguar telat prej kontakti të rernës, të ndërprerësit ose telat janë të këputur Të testohet me instrument rregullsia e telave me të cilat është lidhur ringla. Nëse teli është i shkëputur ta ndërroni, por nëse është i ndarë ta bashkoni Nuk është në rregull nxehësi ose nuk janë në rregull nxehësit Të testohet me instrument saktësia e nxehësit dhe të dëmtuarin ta ndërroni. Të testohet edhe ndërprerësi me instrument dhe nëse nuk del në rregull ta ndërroni Janë larguar telat prej nxehësit ose ndërprerësit Të testohet saktësia me instrument. Në rast të ndërprerjes, të ndërrohen përçuesit , kurse në rast të ndarjes lidhim telat përsëri. 8. Nuk ndriçon llamba indikuese! Nuk është në rregull indikatori ose ndërprerësi. Apo nuk është bërë lidhja e saktë e llambës Të ndërrohet indikatori dhe nëse prapë nuk ndizet, të vërtetohet saktësia e ndërprerësit bregor, dhe lidhja në mes tij dhe indikatorit Është dëmtuar teli i njërës prej fazave, ose neutralit në kabull. Ose është ndarë teli prej kontaktit në prizë-spinë ose në shporet! Me instrument të testohet rregullsia e telit dhe nëse janë të dëmtuara ta ndërroni kabllon. Të vërtetohet se a janë të lidhura mirë telat në kontakte Vërejtje: Para cilit do intervenim në shporetin elektrik duhet që të atakojmë tensionin qoftë ai 220V apo 380V. Nëse testimi nuk është i mundur pa furnizim, gabimi më i vogël i mundshëm është i rrezikshëm për jetën e servisuesit dhe ndihmësit të tij. Nëse gabimi nuk gjendet në tabelë, në pyetje është një bashkësi prej dy ose më shumë gabimeve, andaj gabimin duhet analizuar mirë dhe zbërthyer. Në atë mënyrë edhe prishja më e “komplikuar” lehtë do të zgjidhet dhe likuidohet. Para kësaj përdori të gjitha metodat për detektimin e prishjeve.
  • 38. 38 Fig.1– Ndërprerësi potenciometër, Fig.2– Ndërprerësi potenciometër, qeramikë – tip: 534152 dhe 554614 qeramikë– tip: 599595 dhe 606086 Pamje origjinale e disa ndërprerësve potenciometër “INVESYS” P1 2 P2 PILOT 4 S1 S2 EGO TOP (4a) S P1 2 P 2 S TOP 4 4 4a
  • 39. 39 Më poshtë janë dhënë disa skema të shporeteve klasik dhe atyre qeramik(autoqefal).
  • 40. 40 P=U•U/R +38349218707 1 2 3 4 Rezistenca ekuivalente Rezistenca Fuqia 0 - - - - - - 1/2 1 - 0 - R=R1+R2+R3 117.23 412.85 1 - - 1 0 R=R2+R3 75.15 644.07 1 1/2 - 1 - 0 R=R2 50.95 950.00 2 - 1 0 - R=R3 24.20 2.000.00 2 2/2 - 1 0 0 R=R2R3/(R2+R3) 16.41 2.950.00 3 1 1 0 0 R=1/(1/R1+1/R2+1/R3) 11.80 4.100.00 Lidhja e ringlës qeramik me ndërprerësin (potenciometër). G1 - gjatësia e mesme. G2 - nxehësi më i vogël. G3 - nxehësi më i gjatë. T – Termostati. 1 – Skajet në të cilat shkojnë telat të të njëjtës ngjyrë si dhe shtëpiza R1=42.08 1150W 1-4 R2=50.95 950W 4-2 R3=24.20 2000W 2-3