Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet

79,557 views

Published on

Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit
Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.
Pasojat e ndotjes në biodiversitet
Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e mjedisit .

Published in: Education
0 Comments
25 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
79,557
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
12
Actions
Shares
0
Downloads
1,076
Comments
0
Likes
25
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet

  1. 1. Tema : Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Nëntemat : Njohja mbi llojet e ndotjes të mjedisit Njohja e ligjeve të konferencave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Pasojat e ndotjes në biodiversitet Masat mbrojtëse për mjedisin dhe ruajtjen e llojeve nga autoritetet vëndase dhe nga ministria e mjedisit .
  2. 2. Objektivat : Të evidentojë zonat më të ndotura dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri. Të argumentojë me fakte rrugët e mundshme për zvogëlimin e ndotjes .
  3. 3. Të mbajë qëndrim mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së llojeve dhe mjedisit për të patur një botë të qëndrueshme në zhvillim. Mjedisi Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fizikore, natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Në lidhje me njeriun dallojmë këto mjedise: mjedisi shoqëror, mjedisi kulturor dhe mjedisi natyror.
  4. 4. Ekosistemi Eshtë bashkësi aktive e biosferës, që përbehet nga organizmat e gjalla, vendosur në një hapësire te përcaktuar mire. Në këtë hapësire organizmat e gjalla janë te lidhura ngushte midis tyre dhe me mjedisin fizik, në bashkëveprim te shumëllojshëm për shkëmbimin e energjisë e te lendes. Në përbërjen e ekosistemit gjallesat si bashkësi quhen biocenoze, ndërsa lënda organike quhet biotop. Midis dy ekosistemeve shtrihet një zone e cila karakterizohet nga tipare te përbashkëta te te dy ekosistemeve. Biosfera përbehet nga miliona ekosisteme. Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADNja, llojet, popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale Mjedisi Biodiversiteti Ekosistemet Ndotja Paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.  Llojet e ndotjeve
  5. 5. I. NDOTJA E UJERAVE : Uji eshte nje nga elementet kryesore per jeten e njeriut pasi nepermjet tij ne gatuajme,pastrojme etj.Industria,bujqesia jane konsumatore te medhenj te ujit.Burimet ujore,po preken si nga faktore shoqerore ahtu edhe nga faktore natyrore.Nder faktoret natyrore jane:kalimi I ujit ne siperfaqe ose ne thellesi duke u pezrier me ujrat e ndotura etj.Nder faktoret shoqerore mund te permendim ndotja qe vjen nga perdorimi I kimikateve,derdhja e mbeturinave,derdhja e naftes etj.Ndotja e ujit sjell pasoja te renda per jeten si:zhdukja e gjallesave te ndryshme te ujit,mosperdorimi per nevojat jetike te ujit,perhapjen e semundjeve infective etj. II. NDOTJA E TOKES : Toka ku ne jetojme dhe zhvillojme veprimtarite tona eshte mjaft e rendesishme.Pa te nuk mund te kete jete ashtu si dhe uji.Toka eshte e rrezikuar nga ndotja.Te njejtet faktore qe ndotin ujin e ajrin e ndotin edhe token.Nga ana tjeter toka eshte e rrezikuar edhe nga humbja e shtreses se siperme qe perdoret prej njeriut per zhvillimin e bujqesise,blegtorise.Humbja e saj vjen nga fenomeni I shpyllezimit,erozionit,ndryshimit te temperaturave etj. III. NDOTJA E AJRIT : Zhvillimi I industrise dhe perdorimi I makinave ben qe ajri qe ne thithim te jete mjaft I ndotur sidomos ne zonat urbane ku eshe e perqendruar edhe popullsia me e madhe.Ajri qe ne thithim eshte I mbushur me elemente te rrezikshme per jeten si CO2,Pb etj.Kjo ka bere qe te shfaqen nje numer I madh semundjesh me rrezik te larte per jeten si p.sh. llojet te ndryshme te kancerit.Ndotja e ajrit eshte e ndryshme ne ambiente te ndryshme.Ka disa mjedise pune si ne shkrirjen e metaleve,ne dege te indudtrise ku perdoren kimikate etj, ku shkalla e ndotjes se ajrit eshte shume e larte dhe rrezikon shendetin e punetoreeve dhe te banoreve perreth.Burimet kryesore qe kane ndikuar ne rritjen e ndotjes se ajrit jane:djegia e mjeteve te transporteve dhe djegia pa rregulla e mbeturinave Burimet e ndotjes Ndotja vjen nga:
  6. 6.  Industria  Transporti  Amvisëritë
  7. 7.  Ujërat e zeza  Mbeturinat  Bujqësia
  8. 8.  Ndotja ne Shqiperi Prej disa vitesh, Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrrullshme urbane, gjë që është shoqëruar me një faturë jo të vogël në planin mjedisor. Rritja e konsumit, transportit, mbeturinat urbane apo inerte, derdhja e ujërave të zeza në dete e lumenj, prerja pakriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis. Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo cfarë e rrethon, edhe nëse nuk mund ta shikoj (ajri), ndikon drejpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Për rrjedhojë, ai tenton të bëhet indiferent ndaj cështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër (përmbytje, psh). Në fakt, ndikimi negativ mbi mjedis, është një faturë që të gjitha shtetet po e paguajnë për zhvillimin. Për këtë arsye, shpesh, indikatorët e energjisë, trasportit dhe mjedisit trajtohen së bashku, pasi është pothuajse e pamundur që të mos ndikojnë te njëri-tjetri. Megjithatë, shtetet e zhvilluara kanë marrë angazhime serioze dhe po mundohen të japin shembullin e mirë se jo gjithmonë zhvillimi në përgjithësi dhe ai i industrisë në vecanti ecën paralel me ndotjen e mjedisit. Nënshkrimi i Protokolleve, të tilla si ai i Kyoto-s për uljen e emëtimit të gazrave, tregojnë se shtetet e kanë rritur ndjeshëm vëmendjen e tyre ndaj mjedisit, pasi kjo lidhet drejtpërsëdrejti me cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. Akoma më i rëndësishëm është Protokolli i Gothenburg-ut, i cili përcakton tavanet për emëtimin e katër ndotësve më të rrezikshëm të ajrit, që krijojnë shirat acide. Ndotja në disa zona bregadetare është 6-15 herë mbi parametrat e lejuar, mbeturinat urbane janë në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e tyre riciklohet. Përgjithësisht, ato digjen. Probleme pa fund shfaqen në trajtimin e mbeturina spitalore, kimikateve të derdhura nëpër lumenj, në ajrin që thithin kryeqytetasit, pluhurat për shkak të ndërtimeve apo ndotjes akustike në qendrat e banuara. Probleme mbart edhe administrimi i burimeve ujore dhe zonave të peshkimit. E megjithatë, Raporti për Gjendjen e Mjedisit 2009, i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimi të Ujërave e përcaktonte vendin tonë si “një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm” . Ndoshta Shqipëria nuk është ndër vendet më të ndotura në botë, por duhen marrë urgjentisht masa për ndërprerjen e masakrës mjedisore dhe paralel me të hapa konkret për përmirësimin e situates. Shqiperia ka : » Nënshkruar 7 Konventa Ndërkombëtare për cështje të ndryshme mjedisore; » Hartuar 7 Strategji Zhvillimi për disa aspekte mjedisore; » Ka mbi 23 ligje për mbrotje të mjedisit, biodiversitetit, florës e faunës, etj; » Ka mbi 20 ligje për ratifikime e aderime nëpër Protokolle Ndërkombëtare, Marrëveshje, Amendamente, etj; » Mbi 20 rishikime e shtesa të legjislacionit të mëparshëm; » Mbi 80 VKM që lidhen drejtpërsëdrejti me mjedisin; » 20 udhëzime dhe mbi 5 rregullore, etj. I domosdoshëm është zbatimi i ligjeve dhe zotimeve të nënshkruara, dhe akoma më tej, vullneti për të cuar deri në fund nismat që ndërmerren për mbrotjen e mjedisit
  9. 9. RREGULLORE PËR MBROJTJEN E MJEDISIT 1.Dispozitat e Përgjithshme Neni -1 Me këte rregullore krijohet baza juridike për mbrojtjen e Mjedisit në nivel lokal për qytetarët e komunës, në mënyrë që të jet i përballueshëm dhe në përputhëshmëri me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës. Neni- 2 Kjo rregullore përcakton të drejtat dhe detyrimet e personave fizik dhe juridik për sigurimin e kushteve dhe masave për mbrojtjen dhe përparimin e Mjedisit duke përfshire detyrimin dhe përdorimin me përgjegjësi të resurseve natyrore, me qellim të realizimit të së drejtës së qytetarëve për Mjedisë të shëndetëshëm dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik. Neni -3 Organet komunale marrin pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit në bazë të autorizimeve dhe detyrave të dala nga dispozitat ligjore dhe dispozitat e kësaj Rregulloreje. Neni- 4 Komuna është përgjegjëse për këto çështje mjedisore : 4.1-Krijimin e standaredeve në bazë të Ligjit për Mbrojtje e Mjedisit ,të akteve tjera nënligjore të nxjerra në bazë të Ligjit dhe të kësaj rregulloreje për operatorët lokale,në fushën e mbrojtjes së mjedisit. 4.2-Mbikqyrë aktivitetet,përputhëshmerin e aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore të operatorëve të cilët veprojn në teritorin e komunës 4.3-Aprovimin e planeve dhe programeve në fushën e mbrojtje së mjedisit për territorin e Komunës; 4.4-Krijimin e masave të arsyeshme për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshem ekonomik,në pajtim me Ligj,aktet tjera të nxjerra në pajtim me Ligjin dhe më këtë Rregullore. 4.5-Krijimin e masave që kanë për qëllim kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e Komunës; 4.6-Mbaj shënime të cilat përfshijnë të dhënat për të gjitha aktivitetet , aplikimet për Leje mjedisore komunale, licenca dhe autorizime tjera mjedisore 4.7-Sigurojnë qasje të pa pengueshme në informata mjedisore dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e publikut
  10. 10. 4.8-çështjet tjera mjedisore që dalin nga Ligji dhe dispozitat tjera plotësuese të nxjerra në pajtim me ligjin. Neni- 5 Objektivat kryesore në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Komunë janë: 5.1-zvogëlimi gradual i ndotjes,degradimit dhe dëmit mjedisor si dhe zvoglimin ose ndalimin e atyre aktiviteteve ekonomike dhe aktiviteteve tjera që paraqesinë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisit; 5.2-mbrojtja e balancit të përgjithshëm ekologjik në territorrin e Komunës; 5.3-shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës bujqësore; 5.4-mbrojtja e monumenteve të rralla natyrore,dhe 5.5-Ruajtja dhe rehabilitimi i vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror. Neni- 6 6.1. Instrumentet për mbrojtjen e mjedisit. 1. Mbrojtja e mjedisit rregullohet me: 1.1. infrastrukturë ligjore; 1.2. dokumentet për mbrojtjen e mjedisit; 1.3. instrumentet ekonomike; 1.4. dokumentet për vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.5. instrumentet për monitorimin e mjedisit; 1.6. menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit nga personat juridik ose fizik 6.2.Individëve,ndërmarrjeve dhe organeve dhe organizatave tjera iu ndalohen aktivitetet që pa arsyeshmëri rrezikojnë peizazhet natyrore dhe monumentet me vlera të rrala natyrore nën mbrojtje në territorin e Komunës. 6.3.Organet dhe organizatat tjera në nivel komunal janë të obliguara që të bashkëpunojnë dhe ti koordinojnë aktivitetet në zhvillimin dhe përvetësimin e çdo mase,standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit.
  11. 11. Zonat më të ndotura Mbetjet e rrezikshme 1. Alba Film ish-Kinostudio ( Tiranë) dhe 15.700 kg mbetje të tjera 50 gr kripëra cianuri 2. Ndërrmarja Dajti ( Tiranë) cianurit 3. Fabrika e baterive (Berat) Pb,Cd, Ni 759 kg përzierje të Metale të rënda, 4.Miniera e ( Përrenjasit ) Metale të rënda 5.Miniera e Bitinckës( Korçë) Metale të rënda 6.Dampa e Shllameve të Fe-Ni Metale të rënda 7.Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit( Elbasan ) 8.Dampa e pesticideve (Rrëshen) 400,000m kub mbetje industriale Metale të rënda, pestice 9.Uzina e tekstileve Berat 80 kg amoniak RRJETI I ZONAVE TË MBROJTURA NË SHQIPËRI Tropojë Tropojë Lumi i Gashit Lugina e Valbonës Gjirokastër Shkoder Kardhiq Thethi Dibër Lura Vlorë Llogara Korçë Sarandë Bredhi i Drenovës Butrinti Tirane Mali I Dajtit Delvinë Syri i Kaltër 126 ton kimikate
  12. 12. Mirditë Shkodër Bjeshka e Oroshit Lumi Buna-Velipojë etj…  Pasojat e ndotjes Pasojat e ndotjes së ujit Mbi dy të tretat e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, ndërsa më pak se një e treta është marrë nga Toka. Si popullsia e Tokës vazhdon të rritet, vazhdon të rritet edhe presioni mbi burimet ujore të planetit. Në një kuptim, lumenjtë dhe ujërat tonë janë duke u ndotur nga aktivitetet e njeriut, kështu që cilësia e tyre është duke u zvogëluar. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër. Si ta ruajmë pastërtinë e ujërave ? 1. të përdoren detergjente pa fosfate , 2. të përdoret letër tualeti të pazbardhur , 3. mos të derdhen yndyrëra ose vajra në lavaman apo në guacë , 4. mos të hedhen mbeturinat e ushqimit në lavaman por të hedhen në shporta për mbeturina , 5. mos të derdhen ngjyrat në kanalizim 6. mos të përdoret guaca si shportë e mbeturinave 7. gjethet dhe mbeturinat bimore mos të hedhen në kanalizim
  13. 13. Pasojat e ndotjes se Tokes Ndryshimet në përdorimin e tokës. Toka është produkt natyror. Natyrës i është dashur një kohë e gjatë për të krijuar shtresën e dheut me potencialin prodhues të saj dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtesat që janë produkt shoqëror. Natyrisht edhe toka ka një pjesë si produkt shoqëror, pjesë vlerore që është pozitive kur në të pasqyrohen kontributi individual e shoqëror që sjell rritjen e pjellorisë së saj. Vlera mund të jetë negative kur veprimet e papërgjegjëshme i kthejnë ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe ekonomikisht në agrocenoza me vlera të përkohëshme. Shëmbuj të tillë ka mjaft si prishja e kullotave subalpine për tu kthyer në tokë arë për kultivimin e patates, kthimi i tokave të mbjella me shkurre në livadhe e kullota, kthimi i lagunavebregdetare në tokë arë etj. Çdo ndryshim në përdorimin e tokës ka të ngjarë të ndryshojë ekosistemin që do të ishte i pranishëm në mënyrë natyrore brenda një zone. Dy shëmbuj specifikë të ndryshimit dhe shkatërimit të ekosistemeve natyrore nëpërmjet veprimtarisë së njerëzve janë shpyllëzimi dhe shkretëzimi. Shpyllezimi Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve. Shpesh herë, mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij. Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por edhe nga streset klimatike. Streset klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të rëndësishme sepse shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë. Shkalla e shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë I pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën botërore.
  14. 14. Shkretëzimi Shkretëtirat natyrore ndodhen si në rajonet me klimë të nxehtë edhe në rajonet me klimë të ftohtë. Ato karakterizohen nga sasi e ulët e rreshjeve dhe ndërprerjen e tyre të here pas herëshme , zakonisht më pak se 250 mm në vit.Ndonjëherë thatësira totale vazhdon nga një vit në tjetrin. Për shkak të sasisë së pakët të ujit zonat e shkretëzuara kanë një mbulesë të kufizuar bimore. Shkretëzimi përkufizohet si degradim i tokës në zona të thata, gjysëm të thata dhe sub të lagështa të thata që zhvillohen kryesisht nga ndikimi I pafavorshëm i njeriut. Ky përkufizim vlerëson veprimtarinë njerëzore si shkakun kryesor të shkretëzimit në ditët tona, gjithashtu lidh progresin e këtij procesi me rritjen e popullsisë dhe trysninë e vazhdueshme në burimet natyrore të zonës. Preokupimi njerëzor lind nga humbja e prodhueshmërisë së tokës që mund të përdorej për bujqësi duke çuar në varfëri ose dhe uri ndërmjet njerëzve që e kanë banuar tradicionalisht këtë zonë.
  15. 15. Kujdesi për Token Duke pasur parasysh rëndësinë e tokes për mbajtjen, vazhdimin dhe zhvillimin e jetës në të, ne duhet edhe të kujdesemi për te dhe të veprojmë në mënyrë sa më të drejt. Mos të hedhim mbeturina në vende publike dhe të pastërta, të bëjmë gjithçka që të zvogëlojmë emisionin e gazrave helmuese, të mos ndërtojmë objekte mbi toka pjellore, të përdorim me kujdes pesticidet dhe mos ta teprojmë me to, të punojmë në fushën e gjelbërimit dhe pyllëzimit posaçërisht në vende ku ka filluar të paraqitet dukuria e erozionit apo zhveshjes së korës së tokës. Me këto veprime ne do të përfitojmë shumë të mira sepse për çdo kujdes për natyrën ajo din të na shpërblejë shumëfish. Gjelbërimi dhe pyllëzimi i hapësirave tokësore përpos bukurisë së vet kanë edhe anën positive sepse rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, thithin dyoksidin e karbonit, gaz i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë, ndalin dhe pastrojnë nga ajri grimcat e pluhurit, krijojmë vende për relaksim dhe atraksion, si dhe shumë të mira të tjera për njeriun dhe për një jetë më të shëndoshe  Pasojat e ndotjes se ajrit Në çfarë mënyre mund ta pakësojmë ndotjen e ajrit? Ndotja e ajrit nga industria mund të pakësohet me përdorimin e teknologjisë sa më moderne, përdorimin apo vendosjen e filtrave në tymtarët e
  16. 16. fabrikave, me ndërtimin e tymëtarve sa më të lartë, me përdorimin dhe prodhimin sa më të madh të energjisë alternative e cila mënyrë e prodhimit e ndotë fare pak ose nuk e ndotë mjedisin. Ndotja e ajrit nga automjetet mund të pakësohet me përdorimi më ekonomik të automjeteve. Për relacione më të shkurta duhet ti përdorim biçikletat, roshullat por mundemi edhe të ecim këmbë, ndërsa për relacione më të gjata duhet ti përdorim mjetet e transportit publik. Poashtu do të duhej që automjetet ti servisojmë rregullisht sepse automobili në gjendje të rregullt e ndotë më pak mjedisin, ose të instalojmë në automjete sistemin e djegies me gaz i cili ndotë mjedisin më pak dhe është më ekonomik. Përdorimin e automjeteve duhet ta zvogëlojmë në minimum derisa nuk të prodhohen automjete më të përsosura të cilat do ti përdornin lëndët djegëse të cilat ndotin më pak mjedisin. Parimet me të rëndësishme për mbrojtjës së mjedisit:  Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave;  Ruajtja e vlerave biologjike -ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore;  Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë;  Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut  Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës;
  17. 17.  Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave KALENDARI MJEDISOR 02. Shkurt Dita Ndërkombëtare e Ligatinave 05. Mars Dita Botërore e Efiqiencës se Energjisë 15. Mars Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit 22. Mars Dita Botërore e Mbrojtjes së Ujit 23. Mars Dita Botërore e Meteorologjisë 24. Mars Dita Europijane e Parqeve 05. Prill Dita e Zogjve 07. Prill Dita Botërore e Shëndetit 22. Prill Dita Ndërkombëtare e Tokës 24. Prill Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve Laboratorike 15 .Maj Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve Klimatike 22. Maj Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit
  18. 18. 31. Maj Dita botërore kundër Duhanit 05. Qershor Dita Botërore e Mjedisit 08. Qershor Dita Botërore e Oqeaneve 17. Qershor Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit 21. Qershor Dita e Liqenit të Ohrit 11. Korrik Dita Botërore e Popullsisë 18 .Gusht Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë 26. Gusht Dita Botërore e Maleve të Pastra 16. Shtator Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Ozonit 21. Shtator Dita Botërore e Paqes 22. Shtator Dita Evropiane e Qyteteve pa Makina 27. Shtator Dita Botërore e turizmit 04. Tetor Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve 06. Tetor Dita Botërore e Habitateve 08. Tetor Dita Ndërkombëtare për Pakësimin e Shkatërrimeve 15. Tetor Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë 16. Tetor Dita Ndërkombëtare e Ushqimit 17. Tetor Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë 31. Tetor Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi 08. Nëntor Dita Ndërkombëtare e Zonave Urbane 11. Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Maleve
  19. 19. Mendimi Personal Mjedisi ne nje fare menyre perfaqeson vete njeriun. Ai pasqyron jeten e njeriut si nje liber i hapur. Qe ne momentin qe lind e deri kur vdes njerezit jane kontakt te panderprere me mjedisin. Ne nga ai marrim te gjitha elementet e nevojshme per jeten. Me pak fjale ne ekzistojme sepse mjedisi ekziston. Natyra na ka falur nje te mire te jashtezakonshme. Si cdo gje tjetre te mire ne ia kuptojme rendesine vetem ne castin kur e humbasin. E njejta gje po ndodh edhe me mjedisin. Pak e nga pak mjedisi po shkaterrohet dhe nuk po i ploteson te tera nevojat tona. Ne te ardhmen nuk do te mund te plotesoje pothuajse asnje nga keto nevoja. Jemi pikerisht ne qe e kemi cuar ne kete stad, edhe pse deri pak pak kohesh nuk e kuptonim. Pothuajse çdo ditë ne dëgjojmë per ndonje problem tjetër që ndikon në mjedis -Ndotja, shiu acid, ndryshimi i klimës, shkatërrimin e pyjeve dhe habitateve të tjera, rënien dhe zhdukjen e mijëra llojeve të kafshëve dhe bimëve . . . . dhe kështu me radhë.Të gjitha tingëllojne kaq te trishtuara por ne sigurisht nuk duhet ta humbasim shpresën! Çdo njëri prej nesh, pavarësisht nga mosha mund të bëje diçka për të ndihmuar të ngadalësojë disa prej dëmeve.Ne nuk mund ta leme zgjidhjen e problemeve krejtësisht te ekspertëteve. Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për mjedisin tonë. Ne duhet të mësojmë të jetojmë në një mënyrë të qëndrueshme domethene të përdorim burimet tona natyrore që përfshijnë ajrin, ujërat e ëmbla, pyjet, kafshët e egra,tokën bujqësore dhe detet pa i dëmtuar ato.Ne krijojme shume mbeturina. Do te kishte me shume kuptim te gjenim menyra per t’i ricikluar dhe riperdorur ne vend qe t’i hedhim ato . Ka shume gjera si keto qe ne mund te bejme, mjafton vetem te duam t’i bejme!!!
  20. 20. Bibliografia : http://sq.wikipedia.org/wiki/Mjedisi http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit http://www.slideshare.net/ornelarama1/mjedisikjo-dhurate-ecmuar http://www.slideshare.net/anidaago/ndotja-e-mjedisit http://www.fermaime.com/?id=7&l=1264 http://www.keecorganisation.com/tmp/images/stories/pdf/Mbrojtja Mjedisit.pdf http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/290/Veshtrim-ipergjithshem-i-situates-mjedisore-ne-Shqiperi https://kk.rks-gov.net/obiliq/getattachment/b36c9a3b-14d0-4460b205-02590f9488de/Rregullore-mbi-mbrojtjen-e-mjedisit.aspx http://www.mjedisi.gov.al/files/pages_files/RRJETI_I_ZONAVE_TE _MBROJTURA_NE_SHQIPERI_NENTOR.pdf http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=35023&kat=87 http://arkiva.moe.gov.al/index.php?option=com_content&view=arti cle&id=65&Itemid=63 Ju faleminderit !

×