SlideShare a Scribd company logo
1 of 31
Download to read offline
Metodologjia e adhuruesve
dhe sqarimi i rregullave të
fesë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! [1]
Prej Tij ndihmë kërkojmë!
Falënderimi [2] i takon vetëm Allahut, Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë
ndihmë dhe falje të mëkateve. Tek Ai mbështetemi të na ruaj nga sherri i vetes
sonë dhe të këqiat e punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb
dhe atë që Allahu e humb [3] nuk ka kush e udhëzon. [4]
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër i cili meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut,
Një të vetëm dhe i pashoq. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Salavatet e Allahut qofshin për të dhe familjen e tij. [5] E në vazhdim!
Ky është një libër i shkurtër dhe përmbledhës në lidhje me jurisprudencën islame, në
të cilin kam mbledhur mes çështjeve dhe argumentave. Jam përqëndruar dhe kam
përgjedhur vetëm çështjet më të rëndësishme dhe që kanë më shumë dobi duke parë
nevojën e madhe për këtë temë. Jam bazuar (dhe mjaftuar) vetëm tek teksti (Kuran
ose Sunet) nëse gjykimi është i qartë në mënyrë që të jetë sa më i lehtë memorizimi
dhe kuptimi i tij për fillestarët. Ngase dija është: “Njohja e të vërtetës me
argumente”.
El Fikh: Njohja e dispozitave legjislative degëzore me argumentet e saj prej
Kuranit, Sunetit, konsensusit (ixhmasë) dhe anlologjisë (kijasit) të saktë.
Jam përqëndruar (në këtë libër) te argumentet më të njohura nga frika e zgjatjes.
Nëse për ndonjë çështje ka kundërshtim midis dijetarëve unë jam mjaftuar tek
ajo fjalë që është e saktë tek mua duke pasuar argumentat legjislative (të
sheriatit). [6]
Dispozitat janë pesë:
01. El Uaxhib – ‫واجب‬ ‫ال‬: Është ajo vepër për të cilin shpërblehet vepruesi i saj dhe
dënohet ai që e lë (nuk e vepron). [7]
02. El Haram – ‫حرا‬ ‫ال‬: Është e kundërta e tij (vaxhibit). [8]
03. El Mekruh – ‫ر‬ ‫ال‬: Është ajo vepër ku lënësi i saj shpërblehet dhe ai që e
vepron nuk dënohet.
04. El Mesnun – ‫و‬ ‫س‬ ‫ال‬: Është e kundërta e tij (e mekruhut).
05. El Mubah – ‫اح‬ ‫ال‬: Është ai ku veprimi ose mosbërja e tij janë të njëjtë.
Është detyrë për njeriun që ka arritur moshën e pjekurisë që të mësojë prej tij çdo
gjë për të cilën ai ka nevojë në adhurimet e tij, në marrëdhëniet me njerëzit etj.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën ia bën
të kuptueshme fenë”. [9]
Temë
‫ا‬ ‫ق‬ ‫ي‬ ‫ال‬ ‫ي‬ ‫ب‬ ‫ا‬‫س‬ ‫اإ‬ ‫ى‬ ‫ع‬ ‫س‬ ‫خ‬ : ‫اد‬ ‫ش‬ ‫أ‬ ‫ا‬ ‫ه‬‫إل‬ ‫ا‬ ‫إ‬ ‫ه‬ ‫أ‬ ‫م‬
‫ح‬‫ا‬‫د‬ ‫ًح‬ ‫سو‬ ‫ر‬ ‫ه‬ ‫ا‬ ‫إق‬ ‫ا‬‫ص‬ ‫ال‬ ،
‫تاء‬ ‫إي‬ ‫ا‬ ‫زك‬ ‫ال‬ ، ‫حج‬ ‫يت‬ ‫ال‬ ، ‫صو‬ ‫ضا‬ ً‫ر‬
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë
(shtylla): Dëshmia se nuk ka të adhruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe
Muhamedi është i Dërguari i Alalhut, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryeja e
haxhit në Qabe dhe agjërimi i muajit të Ramazanit”. Mutefekun alejhi [10]
Dëshmia “la ilahe il lAllah” d.m.th. Njeriu ta dijë dhe të besojë se askush nuk e
meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut, Një i vetëm dhe i pashoq. [11] Kjo
e obligon njeriun që të gjithë fenë (veprat e tij) t’ia përkushtojë me sinqeritet
vetëm Allahut të Madhëruar.
Adhurimet e tij të dukshme [12] e të fshehta [13], të gjitha, të jenë vetëm për
Allahun, Një e të vetëm dhe mos t’i shoqërojë asgjë Atij në të gjitha çështjet e
fesë. Kjo është baza e fesë e të gjithë të dërguarve dhe pasuesve të tyre. Siç
thotë Allahu Madhëruar:
( ‫ا‬ًََ ‫ا‬َ ْ َ‫س‬ْ‫ر‬َ‫أ‬ ‫نْم‬ً ‫بَم‬ ْ َ‫ق‬ ‫نْم‬ً ‫م‬َ ‫و‬‫و‬‫س‬َ‫ر‬ ‫م‬ِ
‫ا‬‫إ‬ ‫ي‬‫وح‬‫و‬‫ي‬ ‫م‬
‫ه‬ْ‫ي‬َ‫ل‬‫إ‬ ‫م‬
‫و‬‫ه‬ِ‫ي‬َ‫أ‬ ‫م‬َ
‫ا‬ ‫م‬
َ‫ه‬َ‫ل‬‫إ‬ ‫م‬ِ
‫ا‬‫إ‬ ‫ا‬َ‫ي‬َ‫أ‬ ‫م‬ ‫و‬‫د‬‫و‬ ْ‫ع‬‫ا‬َِ )
“Ne nuk kemi dërguar ndonjë të dërguar para teje vetëm se i kemi shpallur atij se
nuk ka të adhruruar tjetër me të drejtë përveç Meje. Prandaj vetëm Mua më
adhuroni [14]”. (El Enbija, 25)
Dëshmia “Muhamedi është i Dërguari i Allahut”: Njeriu të besojë se Allahu e
dërgoi Muhamedin sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem tek të gjithë krijesat, njerëzit dhe
xhinët [15], si përgëzues dhe qortues. Për t’i ftuar ata në njësimin e Allahut dhe
bindjen ndaj tij, duke besuar ato që ai ka lajmëruar [16], duke vepruar ato që ai
ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ndalesat e tij. Nuk ka lumturi dhe as shpëtim
në dynja dhe botën Tjetër vetëm se duke besuar në të dhe duke i bindur atij.
Është detyrë që njeriu t’i jap përparësi dashurisë ndaj tij (Profetin alejhis selam) më
shumë se dashuria ndaj vetes, fëmijëve dhe krejt njerëzve. Allahu e ndihmoi atë (sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem) me shumë mrekullira që argumentojnë për dërgimin e tij si i
Dërguar. Allahu i ka dhënë atij dije të plota dhe morale të larta. Feja e tij përfshin
udhëzimin, mëshirën, të vërtetën dhe dobinië e dynjasë dhe botës tjetër. Shenja më
e madhe e tij është Kurani i Ndershëm, në të cilin gjendet e vërteta, lajme të sakta,
urdhra dhe ndalesa. Allahu e di më së miri!
Kapituli i pastërtisë
Përsa i përket namazit: Ai ka kushte që i paraprijnë atij [17]. Prej tyre është
pastërtia. Siç ka thënë profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
‫م‬َ ‫ا‬َ‫ق‬ ‫م‬َ‫ي‬ ِ ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ
‫ا‬ ‫م‬
‫و‬‫ق‬َ ْ‫ل‬َ‫ي‬ ‫م‬
‫و‬ ِ َ
‫ه‬ ‫م‬
‫ح‬ َ
‫ا‬َ‫ص‬ ‫م‬
‫ر‬ْ‫ي‬َ‫ر‬‫ب‬ ‫م‬
َ‫ر‬‫و‬‫و‬ ٍَ
“Allahu nuk e pranon namazin pa qenë (njeriu) i pastër”. Mutefekun alejhi [18]
Kush nuk pastrohet prej papastërtisë së madhe [19] dhe të vogël [20] dhe prej
ndytësive [21] ai nuk ka namaz (namazi i tij nuk pranohet).
Tema: Ujërat
Pastërtia është dy llojesh: E para: Me ujë, e kjo është origjina [22]. Cdo ujë që
zbret nga qielli apo del prej tokës ai është i pastër (dhe pastrues) me anë të së
cilit pastrohesh prej el ahdethi-t dhe prej el ekhbathi-t edhe nësë ndryshon shija
e tij, apo ngjyra e tij apo era e tij me diçka të pastër. Siç ka thënë Profeti sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem: “Uji është i pastër (dhe pastrues) dhe asgjë nuk e ndot
atë”. E transmetojnë autorët e suneneve. Hadithi është autentik.
Nëse ndryshon ndonjë prej cilësive të tij me anë të papastërtisë, ai është i
papastër dhe është detyrë largimi nga ai. [23]
Origjina tek gjërat është se ato janë të pastërta dhe të lejuara [24]. Nëse
muslimani dyshon në papastërtinë e ujit, apo të rrobes, apo të tokës etj., ajo
është e pastër. Po ashtu nëse ai është i sigurt në pastërtinë e tij dhe ka dyshim në
e ka prishur apo jo, ai është i pastërt. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem në lidhje me personin që i dukej sikur ndjente diçka në namazin e tij: “Mos ta
ndërpresë namazin derisa të dëgjojë zërin ose të ndjejë erën e saj”. Mutefekun
alejhi.
Tema: Enët
Të gjitha enët janë të lejuara (për përdorim) përveç enëve të arit dhe argjenti dhe
ato enë që kanë diçka prej tyre. Po ashtu dhe kur ena ka diçka të pakët nga
argjendi në rast nevoje (për rregullim apo ngjitje) [25]. Bazuar në fjalën e tij sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem:
( ‫م‬َ
‫ا‬ ‫وا‬‫و‬‫ب‬َ‫ر‬َُْ‫ا‬ ‫ي‬ِ ‫م‬
َِ‫ي‬‫ِي‬ ‫م‬
‫َب‬ََِ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬
ِِ‫ض‬ِْ‫ل‬‫ا‬َ , ‫م‬َ
‫ا‬َ ‫وا‬‫و‬ ‫و‬‫ك‬َُْ‫ا‬ ‫ي‬ِ ‫ا‬َ ِ‫ا‬َ‫ح‬‫ص‬ ‫ا‬َ ِ‫ي‬‫ه‬َِ ‫م‬ْ‫ه‬‫و‬ َ‫ل‬ ‫ي‬ِ ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ي‬َ‫د‬‫ل‬َ‫ا‬, ‫م‬ْ‫ه‬‫و‬ َ‫ل‬َ ‫ي‬ِ ‫م‬ َ‫ر‬‫خ‬ ْ
‫ة‬َ‫ا‬ )
“Mos pini prej enëve të arit e të argjendit dhe mos hani në to. Ngase ato janë për
ta (jobesimtarët) në këtë dynja dhe për ju në botën Tjetër”. Mutefekun alejhi.
[26]
Tema
Pastrimi dhe edukata e kryerjes së nevojës
Është e pëlqyeshme kur të futesh në tualet të futesh me këmbën e majtë dhe të
thuhet:
‫سه‬ ‫ب‬ ‫ه‬ ‫م‬ِ‫ه‬‫و‬ ِ ‫ل‬َ‫ا‬ ‫ي‬ِ‫ي‬‫إ‬ ‫م‬
َ‫مأ‬
‫و‬‫ووو‬‫ع‬ ‫م‬َ‫ب‬‫ب‬ ‫نْم‬ً ‫م‬
‫ل‬ْ ‫و‬‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬
‫ل‬ْ‫ا‬َ َ‫ب‬ْ‫ل‬‫ا‬َ
“Bismilah. Allahumme ini eudhu bike minel khubthi uel khabaith – Me emrin e
Allahut. O Zoti im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde që të më ruash prej xhinëve
meshkuj dhe femra!” Muttefekun alejhi
Kur del prej tualetit të dal me këmbën e djathtë dhe thotë:
‫بَم‬َ‫ي‬‫ا‬َ‫ر‬ِْ‫و‬َ ‫م‬
‫و‬‫د‬ْ َ‫ح‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬ِ
ِ ‫ا‬َِ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ‫َب‬َْ‫و‬َ‫أ‬ ‫ي‬ِ َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫و‬َ ْ
‫ذ‬َ‫ا‬ ‫ي‬‫اي‬َِ‫َا‬‫ع‬َ
“Gufraneke.[27] Elhamdulilahi el ledhi edh’hebe anni el edha ue afani – O Zot më
fal! Falënderuar qoftë Allahu, i Cili largoi nga unë të keqen dhe më mbrojti”. [28]
Fusnotat:
[1] - Autori (Rahimullah) e fillon librin e tij me “bismil-lah” duke pasur Kuranin dhe
Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili letrat e tij i fillonte me “Me emrin e
Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!”. Siç është dhe letra që ai sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ia dëgoi Herakliut.
[2] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) fillon me
hutbetul haxheh (fjalimi i nevojës), e cila transmetohet në hadithin e Ibën Mesudit
radijAllahu anhu, që e kanë transmetuar autorët e suneneve, nga Profeti sal-lAllahu
alejhi ue sle-lem se ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush ka ndonjë nevojë, atëherë le
të thotë: Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë
ndihmë…” Hadithi. Shih “Es Sahihah” (1/276) dhe “El Mishkah” (3149). Shumë prej
dijetarëve i fillonin me këtë librat e tyre duke u bazuar në këtë hadith. Lejohet që të
fillohet dhe me tjetër gjë përveç kësaj.
[3] - Pra, atë që Allahu e udhëzon askush nuk mundet që ta humbë, kushdo qoftë ai.
Kjo fjali e obligon njeriun që udhëzimin ta kërkojë vetëm nga Allahu duke zbatuar dhe
shkaqet.
[4] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Kjo është marrë prej fjalës së
Allahut të Madhëruar: “Atë që e ka humbur Allahu, për të nuk ka udhëzues! Atë që
Allahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë”. (Ez Zumer, 36-37)
[5] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Njerëzit janë ose të humbur ose të
udhëzuar. Allahu Madhëruar na ka urdhëruar që t’i kërkojmë Atij udhëzim, në fjalën e
Tij: “Udhëzona në rrugën e drejtë!” (El Fatiha, 6). Dhe na ka paralajmëruar nga
rruga e të humburve, të cilët janë të krishterët dhe të tjerët të ngjashëm me ta.
[6] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Në shumicën e rasteve ai
(Rahimullah) zgjedh atë fjalë që është e saktë te shejhul islam Ibën Tejmije.
[7] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Shembull për këtë është namazi.
Thuhet: Namazi është vaxhib (obligim). Kush e vepron atë (fal namazin) ai
shpërblehet nga Allahu, nëse qëllimi i tij është i saktë. Dhe kush e lë (nuk falet) ai
meriton të dnëohet. E njëjta gjë është dhe me pastërtinë, zekatin, agjërimin dhe
haxhin. Të gjitha këto janë obligime. Gjithashtu ka dhe obligime të tjera.
[8] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Pra, mosvepruesi i harameve
shpërblehet ndërsa vepruesi dënohet. Shembull për këtë (haramin) është kamata,
imoraliteti, muzika, përgojimi, thashethemet e gjëra të ngjashme.
[9] - Buhariu (71) dhe Muslimi (1037) prej hadithit të Muauije bin Ebi Sufjan.
[10] - Buhariu (8) dhe Muslimi (16) prej hadithit të Ibën Umerit radijAlalhu anhu.
[11] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) fillon me dy
dëshmitë duke i shpjeguar shkurtimisht, sepse tema ka të bëjë me jurisprudencën
islame kurse dëshmitë kanë të bëjnë me akiden.
[12] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Siç është namazi, përmendja e
Allahut (dhikri), zekati dhe lëmosha.
[13] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Siç është agjërimi, frika, shpresa,
dashuria dhe gjëra të ngjashme me këto.
[14] - Ibnul Kajjimi (Rahimullah) thotë: Shumë here e kam dëgjuar nga shejhul islam
Ibën Tejmije të thotë: “Vetëm ty të adhurojmë” largon syfaqësinë, ndërsa “dhe
vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” largon mendjemadhësinë”.
[15] - Kush thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u dërgua vetëm për
arabët, ai është jobesimtarë. Kush thotë se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është i
dërguar, ai është jobesimtarë.
[16] - Ato gjëra për të cilat na ka treguar i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
në sunetin autentik në lidhje me botën Tjetër, dënimin dhe sprovën e varrit, për dy
engjëjt Munkeri dhe Nekiri që i vijnë të vdekurit në varr, e ulin atë dhe e pyesin, për
ringjalljen, vendosjen e peshoreve, kalimi në urën e siratit, xheneti dhe zjarri (që
gjenden të krijuara edhe tani) etj. Njeriu duhet t’i besojë se të gjitha këto janë të
vërteta dhe do të ndodhin. Në dy librat e saktë të hadithit (Buhariu 1338 dhe Muslimi
2870). transmetohet prej hadithit të Katades nga Enesi radijAllahu anhu se Profeti sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur i vdekuri vendoset në varrin e tij dhe
shokët (të afërmit) e tij largohen, ai dëgjon zhurmën e nallaneve të tyre, i vijnë
atij dy engjëj, e ulin atë dhe i thonë atij: “Çfarë thoje për këtë burrë,
Muhamedin?” Besimtari thotë: “Dëshmoj se ai është robi i Allahut dhe i Dërguari i
Tij.” Tha: I thonë: “Vështro tek vendi ytë në zjarr. Allahu ta zëvendësoi atë me
një vend në xhenet.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Dhe ai i
sheh të dy vendet.” Tha: “Ndërsa jobesimtarit dhe munafikut, engjëjt do i thonë
atij: “Çfarë thoje për këtë burrë?” Thotë: “Nuk e di. Thoja atë që thonin dhe
njerëzit.” I thonë atij: “Kurrë mos ta dishë.” Pastaj goditet me një çekan prej
hekuri ndërmjet veshëve të tij dhe ulërin aq fort sa e dëgjojnë të gjithë përveç
njerëzve dhe xhinëve.”Në një hadith tjetër te “Sahihu Ibën Hatim” thuhet: “I vijnë
atij dy engjëj të zinj në të blujtë ku njërin e quajnë Munker dhe tjetrin Nekir.”
[17] - Kushtet e namazit janë: 1. Qëllimi. 2. Pastrimi prej papastërtisë së vogël dhe
asaj të madhe (me abdes apo gusul dhe në munges të ujit marrja e tejemumit). 3.
Largimi i papastërtive (nga rrobat, trupi dhe vendi i faljes). 4. Hyrja e kohës. 5.
Mbulimi i auretit. 6. Drejtimi kah Kibla.
[18] - Muslimi (2240) prej hadithit të Ibën Umerit radijAllahu anhu. Këtë hadith nuk e
transmeton Buhariu siç e përmend shejh Es sadij (Rahimullah).
[19] - Siç është xhunubllëku, menstruacionet dhe lehonia. Pastrimi nga këto bëhet me
gusul (larjen).
[20] - Siç është urina, nevoja dhe të gjitha gjërat që e prishin abdesin. Pastrimi i saj
bëhet me marrjen abdes ose tejemum në raste ku mungon uji apo personi dëmtohet
nga përdorimi i tij.
[21] - Sepse largimi i saj është kusht për saktësimin e namazit. Pastrimi i saj bëhet
me largimin e saj prej rrubes, trupit dhe tokës (vendit ku falesh).
[22] - E dyta është tejemumi dhe do përmendet në temën përkatëse. Shejh Abdullah
el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) është i mendim se uji ndahet në dy
pjesë: I pastërt pastrues dhe i papastërt. Kufiri ndarës mes këtyre të dyjave është
ndryshimi me anë të papastërtisë. Nëse uji nuk ndryshon me anë të papastërtisë ai
është i pastërt pastrues. E nëse ndryshon me anë të papastërtisë ai është i
papastërt.
[23] - Dijetari i islamit Ibën Tejmie (Rahimullah) ka thënë: “Nëse uji përzihet me
diçka të pistë, atëherë ai bëhet i pistë me aprovimin e të gjithë dijetarëve.”
“Mexhmu’ul Fetaua” (21/30).
Ibnu el Mundhir (Rahimullah) ka thënë: “Dijetarët kanë rënë dakord se nëse uji
përzihet me diçka të pistë, saqë ia ndryshon atij shijen, ngjyrën apo erën, ai
konsiderohet i pistë.”
Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Uji konsiderohet i papastër nëse
ndryshon ndonjë prej cilësive të tij me anë të papastërtisë. Në këtë rast ai
konsiderohet i papastër dhe është detyrë largimi prej tij. Nëse ndryshon me anë të së
ngordhurës, apo ndryshon për shkak të urines, apo të gjakut, apo jashtëqitjes, apo
alkoolit dhe çdo gjëje për të cilën është gjykuar se është e papastër, dhe shfaqet
dukshëm në të (ujë) shija e saj papastërije, apo ngjyra e saj apo era e saj është
detyrë largimi prej tij (uji).
Sh.p. Përsa i përket papastërtisë së alkoolit dijetarët kanë mendime të ndryshme. Në
librin “Subulus Selam” (1/52) thuhet: “Gjërat në origjinë janë të pastra dhe nuk
është e vërtetë se çdo gjë që është haram duhet të jetë edhe e pistë“. Në të
vërtet, çdo gjë që është e pistë është haram dhe jo e kundërta. Imam Esh Sheukani
(Rahimullah) thotë “Në lidhje me pijet dehëse s’ka asnjë argument që të vërtetojë
se ato janë të papastra…” “Es Sejlul Xharrarr” (1/35)
[24] - Shih “Subulus Selam” (1/52). Imam Esh Sheukani (Rahimullah) në librin “Es
Sejlul Xherrarr” (1/43) ka thënë: “Kemi përmendur në fillim, kur kemi folur për
kapitullin e pastërtisë, se “Gjërat në origjinë janë të pastra” dhe se nuk largohemi
nga ky parim, derisa të kemi argument të qartë, të saktë, të vlefshëm për ta
shpërngulur gjykimin. Nëse ne gjejmë argument, atëherë ashtu qoftë, mirëpo, nëse
nuk kemi argument të saktë, atij që pretendon se është e pistë i themi: Ti je duke
thëne se Allahu i Madhëruar e ka bërë të pastër këtë gjë, se duhet bërë çmos që
ajo të largohet nga trupi dhe rroba e njeriut në çfarëdo lloj mënyre dhe se, nëse
dikush falet duke e pasur këtë në rrobën e tij, namazi i tij nuk pranohet. Hajde,
pra, sill argument për këtë që je duke thënë!”
[25] - Transmeton Enesi radijAllahu anhu se: “Gota e të Dërguarit të Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem u thye dhe në vendin e thyerjes ai sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem ngjiti një shirit prej argjendi”. E transmeton Buhariu.
[26] - Buhariu në “Sahihun” e tij (9/554 me nr. 5426), (10/94 me nr. 5632), (10/96
me nr. 5633), (10/284 me nr. 5831) dhe (10/291 me nr. 5847), Muslimi në “Sahihun”
e tij (3/1637-1638 me nr. 2067), Et Tirmidhij (4/299 me nr. 1878) dhe ka thënë:
“Hadith hasenun sahih”, Ebu Daudi (4/112 me nr. 3723), Ibën Maxhe (2/1130 me nr.
3414), Ahmedi (5/385 me nr. 390, 396, 397, 398, 400, 404 dhe 408) dhe Ed Daramij
(2/121). Transmetohet nga Umu Seleme radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që pi me enë prej argjendi, ai gurgullon në
barkun e tij nga zjarri i xhehenemit”. Ky hadith është muttefekun alejhi.
Dijetarët kanë mendimi të ndyshme në lidhje me përdorimin e këtyre enëve për
marrjen e abdesit, për larje (gusul) etj. Es Sanani, Esh Sheukani dhe shejh Ibën
Uthejmini (Rahimullah) janë të mendimit se lejohet përdorimi i tyre. Shejh Ibën
Uthejmini (Rahimullah) thotë: “Lejohet përdorimit të enëve të arit dhe argjendit
në gjëra të tjera përveç ngrënies dhe pirjes, sepse ndalimi ka të bëj vetëm me
ngrënien dhe pirjen. Nëse përdorimi i këtyre enëve për gjëra të tjera përveç
ngrënies dhe pirjes do të ishte e ndaluar, atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem do e sqaronte derisa mos të mbetej asnjë paqartësi.” “Fet’hu dhil xhelali uel
ikram” vëll. 1
[27] - Bazuar në hadithin që transmeton Aisha radijAllahu anha dhe e ka saktësuar
Hakimi dhe Ibën Hibani. E ka aprovuar Edh Dhehebiu.
[28] - E ka bërë të dobët (daif) imam En Neveviu (Rahimullah) në “El Mexhmuu” dhe
shejh Albani (Rahimullah) në “El Irvau”
Personi gjatë gjatë kryerjes së nevojës personale ulet duke u mbështetur mbi
këmbën e majtë dhe e shtrin këmbën e djathtë. [1] Gjatë kryerjes së nevojës (apo
urinës) personi duhet të fshihet pas ndonjë pengese (muri) e gjërave të ngjashme
[2] dhe të largohet nga shikimi i njerëzve nëse gjendet në vend të hapur.[3]
Nuk i lejohet atij që ta kryej nevojën e tij në rrugë, apo në venden ku qëndrojnë
dhe ulen njerëzit, apo nën pemët me fruta, apo në vendet ku mund të dëmtohen
njerëzit.[4]
Mos të drejtohet kah Kibla[5] dhe mos t’ia kthejë shpinën asaj gjatë kryerjes së
nevojave personale. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
‫ا‬َ‫و‬‫إ‬ ‫م‬‫و‬‫ه‬‫و‬‫ت‬ْ‫ي‬َ‫ا‬َ‫أ‬ ‫م‬
َ‫ل‬ْ‫ا‬َ‫ر‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ
‫ا‬َِ ‫وا‬‫و‬ ْ‫ل‬َ‫ت‬ْ‫س‬َ‫ا‬ ‫م‬
ََِ ْ ‫ل‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ‫ل‬ْ‫ا‬َ‫ر‬‫ب‬ ‫م‬َ
‫ا‬َ ‫م‬َ ْ‫و‬َ‫ب‬, ‫م‬َ
‫ا‬َ ‫َا‬َ ‫و‬‫ر‬‫ْب‬‫د‬َ‫ت‬ْ‫س‬َ‫ا‬, ‫نْم‬ َ‫ل‬َ ‫وا‬‫و‬‫ق‬ِ‫ر‬َ‫ش‬ ‫م‬ْ َ‫أ‬ ‫وا‬‫و‬‫ب‬ِ‫ر‬ََ
“Kur të shkoni për të kryer nevojat personale, mos u drejtoni me fytyrë nga
Kibla dhe as me shpinë nga ajo, por drejtohuni nga lindja e perëndimi”.
Mutefekun alejhi[6]
Pasi të mbarojë kryerjen e nevojës personale, të pastrohet me tre gura[7] dhe
gjëra të ngjashme që pastron vendin e pastaj pastrohet me ujë.[8] Mjafton për
pastrim dhe përdorimi i njërës prej tyre (gurit apo ujit).[9]
Mos të pastrohet me jashtëqitjen e kafshëve[10] dhe as me eshtra siç ka ndaluar
nga kjo Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[11] Po ashtu nuk lejohet pastrimi me
gjërat e shenjta.[12]
Mjafton për largimin (larjen) e të gjithave papastërtive – qoftë nga trupi, apo
rrobet, apo toka etj.- që të largohet esenca e saj (papastërtisë), sepse legjislacioni
islam nuk ka kushtëzuar në larjen e të gjitha papastërtive numër (të caktuar)[13]
përveç papastërtisë së qenit,[14] për të cilën ka kushtëzuar larjen e saj shtatë
herë[15] ku njërën prej tyre me dhe’.[16]
Gjërat e papastërta janë:
01. Urina e njeriut dhe nevoja e tij.
02. Gjaku,[17] nëse është i pakët nuk ka problem. P.sh. gjaku (pikat e gjakut)
gjatë therjes së kafshëve që u hahet mishi (është i papastër), përveç atij (gjakut)
që mbet në mish dhe venat (damarë), ai është i pastër.[18]
03. Prej papastërtive është: Urina dhe jashtëqitja e të gjitha kafshëve që ndalohet
ngrënia e mishit të tyre.[19]
04. Të gjitha ergërsirat janë të papastërta.
05. Po ashtu dhe e ngordhura përveç:
- Njeriu i vdekur
- Ato që nuk kanë gjak që u rrjedh[20]
- Peshku
- Karkaleci. Të gjitha këto janë të pastërta.[21]
Allahu Madhëruar thotë: “Ju është ndaluar e ngordhura,[22] gjaku,[23] mishi i
derrit,[24] ajo që theret jo në emër të Allahut,[25] kafsha e mbytur,[26] kafsha e
ngordhur nga goditja,[27] kafsha e ngordhur nga rrëzimi nga lartësia, kafsha e
ngordhur nga brirët e kafshëve të tjera, kafsha e ngrënë nga egërsirat[28] –
përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin, si dhe kafsha e therur mbi idhuj.
Ju ndalohet gjithashtu kërkimi i njohjes së fatit me short.[29] Të gjitha këto janë
dalje nga bindja ndaj Allahut.[30] Sot,[31] ata që nuk besojnë e humbën çdo
shpresë për t’ju larguar nga feja tuaj,[32] prandaj mos u frikësoni prej tyre, por
kini frikë vetëm prej Meje![33] Sot jua përsosa fenë tuaj,[34] e plotësova
dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj…”[35] deri në
fund të ajetit.[36]
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Besimtari nuk është i papastër as i
gjallë dhe as i vdekur”.[37]
‫م‬َ ‫ا‬َ‫ق‬ ‫م‬‫و‬ ‫و‬‫و‬‫س‬َ‫ر‬ ‫م‬ِ َ
‫ه‬ {‫تْم‬ِ ‫ح‬‫و‬‫أ‬ ‫ا‬َ َ‫ل‬ ‫م‬ ‫َا‬‫ت‬َ‫ت‬ْ‫ي‬ًَ ‫م‬ ‫ا‬ًََ‫د‬َ , ‫ا‬ًََُِِ ‫م‬ ‫َا‬‫ت‬َ‫ت‬ْ‫ي‬َ ْ‫ل‬‫ا‬: ‫م‬
‫و‬‫د‬‫ا‬َ‫ر‬َ‫ر‬ْ‫ل‬‫ا‬َِ ‫واوم‬‫و‬‫ح‬ْ‫ل‬‫ا‬َ , ‫ا‬ًَِ‫أ‬َ ‫وم‬ ‫ا‬ًَِ‫د‬‫ال‬: ‫م‬
‫و‬ ‫ا‬َ‫ح‬َِ‫ال‬َِ ‫م‬
‫و‬‫د‬ َ ْ‫ل‬‫ا‬َ }
Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Alalhut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Na janë lejuar dy ngordhësira dhe dy gjakra.
Dy ngordhësirat janë karkaleci dhe peshku. Ndërsa dy gjakrat janë shpretka dhe
mëlçia.” Transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxhe[38]
Ndërsa jashtëqitja e kafshëve që u hahet mishi dhe urina e tyre janë të pastërta.
Sperma e njeriut është e pastër. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e lante kur
ajo (sperma) ishte e njomtë dhe e fërkonte kur ishte e thatë.[39] Urina e djalit të
vogël që nuk ka filluar të ha ushqim, mjafton për pastrimin e tij spërkatja me
ujë[40] siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“‫م‬
‫و‬‫ق‬َ‫س‬ْ‫ر‬‫و‬‫ي‬ ‫نْم‬ً ‫م‬ ْ‫و‬َ‫ب‬ ‫م‬
َِ‫ي‬‫ار‬َ‫ر‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ , ‫م‬َ‫ي‬َ‫ر‬‫و‬‫ي‬َ ‫نْم‬ً ‫م‬ ْ‫و‬َ‫ب‬ ‫م‬ َ
‫ا‬‫و‬‫ر‬ْ‫ل‬َ‫ا‬
Urina e vajzës lahet me ujë, ndërsa urina e djalit të vogël spërkatet”.
Transmeton Ebu Daudi dhe En Nesai.
Nëse largohet papastërtia, atëherë vendi është pastruar (është i pastër) e nuk të
dëmton aspak mbetja në të e ngjyrës dhe erës. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem drejtuar Khauleh bintu Jesar në lidhje me gjakun e
menstruacioneve:
‫م‬
‫يب‬ِْ َ‫ي‬ ‫م‬‫و‬‫ء‬‫ا‬َ ْ‫ل‬َ‫ا‬, ‫م‬َ
‫ا‬َ ‫م‬
‫ض‬َ‫ر‬‫و‬‫ض‬َ‫ي‬ ‫م‬
‫و‬ ‫و‬‫ر‬َ‫ه‬َ‫أ‬
“Për ty mjafton uji, ndërsa njolla e tij nuk të dëmton”.[41]
Fusnotat:
[1] - Autori është bazuar për këtë në hadithin: “Na ka mësuar i Dërguarii Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që kur të kryejmë nevojën të ulemi mbi këmbën e
majtë dhe ta shtrijmë këmbën e djathtë”. Transmeton El Bejhaki. Hadithi është i
dobët (daif). Por nëse kjo lloj ulje vërtetohet nga ana mjekësore se e dobishme për
njeriun, atëherë e veprojmë, por jo se është kjo është prej sunetit.
[2] - Pas ndonjë peme, shkurre etj.
[3] - Bazuar në hadithin që transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu: “Dolëm me të
Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një udhëtim. Nëse donte të
kryente nevojat personale, ai largohej nga ne saqë nuk dukej”. Hadith autentik
Ibën Maxheh (335).
Në një transmetim të Ebu Daudit thuhet: “Kur donte të kryente nevojat personale,
ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem largohej saqë nuk e shihte më askush”. Hadith
autentik Ebu Daudi (2).
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shkon për të kryer nevojat, të fshihet, e nëse
nuk gjen tjetër veçse të grumbullojë një grumbull rërë, ta bëjë e të kthehet me
shpinë nga ai grumbull, sepse shejtani luan me të ndenjurat e njeriut. Kush
vepron kështu (si këshillova), ai ka vepruar mirë, por kush nuk vepron kështu, nuk
ka gjynah mbi të.” Hadith i dobët (daif). Ebu Daudi (35), “Daiful Xhami” (5468).
[4] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruajuni dy të mallkuarve”. Thanë: Kush janë ata, o i
Dërguari i Allahut? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ai që urinon në rrugën e
njerëzve dhe ai që urinon në hijen ku ata pushojnë”. E transmeton Ahmedi,
Muslimi dhe Ebu Daudi.
[5] - Shejhul Islam Ibën Tejmije, Ibnul Kajjimi, Ibën el Arabij dhe imam Esh Sheukani
(Allahu i mëshiroftë!) janë të mendimit se ndalohet drejtimi kah Kibla gjatë
kryerjes së nevojave vetjake në vend të hapur dhe në tualet (në ndertes). Ndërsa
xhumhurët thonë se: Lejohet kur gjendesh në tualet dhe nuk lejohet drejtimi kah
Kibla kur je në vend të hapur.
[6] - Transmetuesi i hadithi Ebu Ejubi thotë: “Kur erdhëm në Sham, gjetëm që
banjot të ishin ndërtuar me drejtim nga Kibla, ndërsa ne devijonim nga ajo me
trupat tanë dhe i kërkonim falje Allahut të Lartësuar (kur dilnim).”
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush të ulet për të kryer nevojat e tij,
të mos drejtohet nga Kibla dhe as me shpinë nga ajo”. E transmeton Ahmedi dhe
Muslimi.
Në një transmetim tjetër: “Unë jam për ju në vend të babait tuaj dhe iu mësoj
juve. Kur dikush prej jush të shkojë për të kryer nevojat e tij, të mos drejtohet
nga Kibla dhe as të mos i kthejë shpinën asaj, as të mos pastrohet me dorën e
djathtë të tij.” Hadith i mirë (hasen). Ebu Daudi (8), “Sahihul Xhami” (2346).
[7] - Transmetohet nga Aisha (radijAll-llahu anhu) se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të shkoni për të kryer nevojat personale,
pastrohuni me tre gurë, dhe me to e keni kryer obligimin”. Hadith autentik. Irvaul
Galil 44.
Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
ka thënë: “Kur dikush prej jush të pastrohet pas jashtqitjes, të pastrohet me tre
gurë”. “Es Sahihah” (3316).
Ndalohet pastrimi më me pak se tre gura. Transmetohet nga Abdurrahman bin Jezid
se ka thënë: I thanë Selmanit: I Dërguari juaj u ka mësuar çdo gjë, saqë edhe se si
dilet në banjë. Selmani tha: “Po, e vërtetë. Ai na ka ndaluar që të drejtohemi nga
Kibla kur urinojmë e kryejmë nevojat, na ka ndaluar të pastrohemi me dorën e
djathtë, apo që të pastrohemi me më pak se me tre gurë, apo që të pastrohemi
me jashtqitje kafshësh apo me eshtra”. E transmeton Muslimi, Ebu Daudi dhe
Tirmidhiu.
[8] - Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hynte në banjë, unë dhe një djal tjetër si unë
i shpinim atij një kovë me ujë dhe një shkop. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
pastrohej me ujë”. Muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për banorët e Kubasë: “Në të ka burra që
parapëlqejnë të pastrohen, e Allahu i do të pastërtit.” [Et Teube: 108]. Tha sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ata pastroheshin me ujë pas kryerjes së nevojave
personale, dhe ky ajet zbriti për ta”. Hadith autentik. Ebu Daudi (44), Tirmidhiu
(3100), Ibën Maxheh (357), “Irvaul Galil” (45).
[9] - Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Shumica e dijetarëve të selefëve dhe
atyre të mëvonshëm janë të mendimit se më e mira gjatë pastrimit është bashkimi
me ujë dhe gurë. Në fillimi përdoret guri për të larguar pjesën e shumtë të
papastërtisë pastaj përdoret uji”.
[10] - Transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkoi të kryente nevojat e tij dhe më kërkoi
t’i çoja tre gurë. Unë gjeta dy gurë dhe nuk po gjeja një të tretë, kështu që mora
një bajgë të thatë dhe ia çova të gjitha. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mori dy
gurët dhe e hodhi bajgën, pastaj tha: Kjo është ndytësirë”. E transmeton Ahmedi,
Buhariu, Tirmidhiu dhe Nesai. Në një transmetim tjetër, Ahmedi shton: “Më sill një
gur tjetër”.
[11] - Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah radijAllahu anhu se ka thënë: “I
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që të pastrohesh me
eshtra apo jashtqitje kafshësh”. E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.
[12] - Transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi një ftues nga xhinët dhe shkova me
të. Unë u lexova atyre nga Kurani”. Thotë (Ibën Mesudi): Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem na mori dhe shkuam me të, e pamë gjurmët e tyre dhe të zjarreve të tyre. Ata i
kërkuan atij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të kishin diçka për të ngrënë (hallall) dhe
ai u tha: “Për ju është çdo eshtër e kafshëve që janë therur me emrin e Allahut
dhe që iu bienë në dorë. Ato janë më të mira për ju sesa mishi, dhe çdo jashtqitje
kafshësh (njerëzish) është ushqim për kafshët tuaja (të xhinëve)”. Atëherë i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na tha: “Kështu që mos u pastroni me
to, sepse ato janë ushqimi vëllezërve tuaj”. E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: Ai po mbarte një kovë me ujë
ndërsa ishte bashkë me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që ta kishte për
abdes dhe për të kryer nevojat. Ndërsa ishte duke shkuar pas tij me kovë në dorë, i
Dërguari alejhis selam tha: “Kush është aty?” Unë jam Ebu Hurejra, tha ai. Ai sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Më gjej disa gurë që të pastrohem, por mos më sill
eshtra dhe as jashtqitje kafshësh”. Atëherë i shpura disa gurë që i mbaja në cepin e
rrobes sime, i lash pranë tij dhe u largova. Kur ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbaroi
punë, unë iu afrova dhe i thashë: Çfarë kanë eshtrat dhe jashtqitjet e kafshëve? Ai
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ato janë nga ushqimi i xhinëve. Mua më erdhi
një delegacion i xhinëve të cilët ishin shumë të mirë dhe më kërkuan ushqim
hallall për ata. Unë i kërkova Allahut për ata, që nëse gjenin eshtër apo
jashtqitje kafshësh, të kishin gjetur ushqim në to për veten e tyre.” E transmeton
Buhariu.
[13] - Kjo që ka përmendur shejh Es Sadij (Rahimullah) është fjala më e saktë. Këtë
ka zgjedhur dhe shejhul islam Ibën Tejmije (Rahimullah).
[14] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse pi qeni në enën e ndokujt prej
jush, atëherë ta derdhë ujin e saj dhe ta lajë enën shtatë herë.” E transmeton
Muslimi dhe En Nesai.
[15] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse lëpin qeni në enën e dikujt prej jush, ta
lajë atë shtatë herë”. Mutefekun alejhi.
[16] - “Pastrimi i enës së ndokujt prej jush, kur atë e lëpin qeni, është që të
lahet shtatë herë, e para e të cilave duhet të jetë me dhe’.” Muslimi dhe Ahmedi.
Transmetohet nga Abdullah bin Mugafel radijAllahu anhu, se ka thënë: I Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem urdhëroi që të vriten qentë, pastaj tha: “Si e
kanë hallin ata me qentë (që ngushtohen për ta)! Pastaj dha leje për mbajtjen e
qenit të gjyetisë dhe të bagëtive, dhe tha: Nëse lëpin qeni në enë, lajeni atë
shtatë herë, pastaj fërkojeni për të tetën herë me dhe’.” Muslimi, Ahmedi, Ebu
Daudi, Nesai dhe Ibën Maxheh.
[17] - Xhumhurët thonë se gjaku i njeriut (përjashto këtë gjakun e menstruacioneve)
është i papastër dhe është detyrë larja e tij përveç nëse është i pakët. Imam Esh
Sheukani, shejh Albani dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë!) thonë: Origjina
tek gjërat është se ato janë të pastërta derisa të vijë argument që tregon për
papastërtinë e tyre. Për këtë tregon dhe historia e sahabit që u goditë me tri
shigjeta në kohën që po falte namaz nate, i cili nuk e ndërpreu namazin edhe pse
i rridhte gjak.
[18] - Shejh Ibën Uthejmini (Rahimullah) thotë: Gjaku që mbet te kafsha pas therjes
së saj është i njëjtë si gjaku që gjendet në vena (damar), në zemër, në shpretkë e
në mëlçi, ai është gjak i pastër. Qoftë ai gjak i pakët apo i shumtë”. “Esh Sherh el
Mumti” vëll. 1
[19] - Siç është luani, tigri, ujku etj.
[20] - Siç është milingona, miza, mushkonja, buburreci, merimanga, akrepi etj
[21] - Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: Peshku dhe karkaleci janë të pastërta me
tekst dhe konsensus. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Uji i tij (detit)
është i pastër (dhe pastrues) dhe e lejuar e ngordhura e tij”.
[22] - Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur, kafshës së
cilës i ka dalë shpirti pa u therur dhe që nuk i ka dalë gjaku bashkë me daljen e
shpirtit. Por karkaleci dhe peshku janë përjashtuar nga ky gjykim, dhe janë lejuar
të hahen, siç ka ardhur një gjë e tillë në hadithet e Profetit Muhamed sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem.
[23] - Gjaku i derdhur i kafshës është i ndaluar. Padyshim se ai përmban sëmundje
e dëme për njeriun, të cilat Allahu i di më së miri, ndaj edhe e ka ndaluar atë me
Dijen dhe Urtësinë e Tij.
[24] - Të butë dhe të egër, që të dy janë të ndaluar të hahen, dhe nuk është e
vërtetë ajo që pretendojnë Ithtarët e Librave të mëparshëm prej hebrenjve dhe
të krishterëve, se Allahu ua ka lejuar atyre ngrënien e mishit të derrit, prandaj
edhe e ka theksuar këtu. Mishi i derrit është nga gjërat e ndyta, të këqija e të
dëmshme, të cilat Allahu i ka ndaluar për besimtarët.
[25] - D.m.th. që është therur në emër të idhujve, apo njerëzve të mirë, yjeve,
etj, gjë e cila është shokvënie Allahut (shirk).
[26] - Me lak apo me dorë duke i shtrënguar fytin deri sa të ngordhë. Nuk lejohet
të hahet sepse nuk i ka dalë gjaku bashkë me shpirtin.
[27] - Me shkop, gurë apo diçka tjetër të rëndë, që nuk e çan por e shëmb. As
kësaj nuk i del gjaku me daljen e shpirtit, prandaj nuk lejohet.
[28] - Nëse kafsha ngordh nga kafshimi i egërsirave, ajo nuk lejohet të hahet. Këtu
pëfshihen edhe kafshët apo zogjtë e gjyetisë.
[29] - Në kohën e injorancës, kur dikush donte të ndërmerrte një udhëtim apo një
luftë, a diçka tjetër, hidhte short me disa kupa të posaçme, ku në njërën prej të
cilave shkruhej “bëje”, në një tjetër “mos e bëj” dhe një e tretë ishte pa shënim në
të. Nëse i qëllonte kupa ku shkruhej “bëje”, ata vazhdonin atë që kishin ndërmarrë,
e në të kundërt, jo. Ky lloj falli apo shorti u ndalua sepse ai u bë sikur të ishte ndarësi
i fatit të tyre. Në vend të këtij shorti, Allahu i mësoi të Dërguarit të Tij sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem namazin dhe lutjen e quajtur “Istikhara”, dhe i dërguari ua mësoi
atë besimtarëve, për t’ju lutur Allahut që t’ju japë zgjidhjen më të mirë në një
çështje të caktuar para se ata ta ndërmarrin atë.
[30] - Të gjitha ndalesat që u përmendën më sipër janë dalje nga bindja ndaj
Allahut në bindjen ndaj djallit.
[31] - Këto ajete iu shpallën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
në ditën e Arafatit, në vitin kur ai bëri haxhin për herë të fundit në jetën e tij.
[32] - Mohuesit dhe idhujtarët i humbën të gjitha shpresat që kishin për t’i kthyer
muslimanët nga feja e tyre në idhujtari e mohim të fesë së Allahut. Këtë vit, në të
cilin i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bëri haxhin e tij të
lamtumirës, asnjë idhujtar nuk bëri haxh dhe asnjë i zhveshur nuk bëri tavaf rreth
Kabes, ashtu si bënin më parë.
[33] - Mos ju trembni idhujtarëve dhe mohuesve të Islamit, o besimtarë, sepse ata
nuk mund të triumfojnë mbi ju, por të më keni frikën vetëm Mua, që të mos
kundërshtoni urdhrin Tim dhe të mos tejkaloni kufijtë e Mi, përndryshe do të
meritoni dënimin Tim.
[34] - Urdhrat dhe ndalesat, hallallin dhe haramin, bazat dhe degët, dhe çdo gjë që
ju nevojitet në fenë dhe në të gjitha lëmitë e jetës suaj, në dynja dhe në botën
tjetër; të gjitha këto jua kam sqaruar në Kuran dhe në Sunetin (traditën) e të
Dërguarit Tim. Prej këtu, kushdo që pretendon se njeriu ka nevojë të mësojë
filozofinë apo shkenca të tjera për të njohur gjërat që lidhen me besimin dhe me
ligjet e Allahut, ai është injorant dhe i gabuar në pretendimin e tij, sepse ai
pretendon që feja nuk plotësohet veçse me atë që thotë ai, dhe kjo është prej
padrejtësisë dhe përgënjeshtrimit më të madh ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
[35] - E zgjodha Islamin si fenë tuaj dhe ju zgjodha ju që të jeni ithtarët e tij,
prandaj praktikojeni atë plotësisht në mënyrë që kështu të falënderoni Zotin tuaj për
të gjitha mirësitë e Tij ndaj jush, më e madhja e të cilave, ajo që Ai jua zgjodhi
Islamin si fenë tuaj, jua plotësoi atë me zbritjen e Kuranit dhe të Dërguarit të Tij të
fundit, dhe ju bëri muslimanë. Islami është feja e të gjithë të dërguarve të Allahut,
por me dërgimin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ai u plotësua
përfundimisht, dhe përveç plotësimit, ai pastroi pluhurin dhe sqaroi devijimin që i
ishte bërë atij nga ithtarët e Librave të mëparshëm prej çifutëve dhe të krishterëve
[36] - El Maide, 3.
[37] - E ka nxjerr Ed Darakutni (2/70), El Hakimi (1/542) dhe El Bejhaki (1/306) prej
hadithit të Ibën Abasit radijAllahu anhu. El Bejhaki ka thënë: “E njohur është se ky
është meukuf”. E ka saktësuar El Hakimi mefuan.
[38] - Ahmedi në “El Musned” (2/97), Ibën Maxhe në “Es Sunnenu” (2/1102 me nr.
3314), Esh Shafiu në “Tertibul Musned” (2/173 me nr. 607), Ed Darakutnij (4/272 me
nr. 25), El Bejhakij (1/254), El Begavij në “Sherh es Sunneh” (11/244) etj. E ka
saktësuar shejh Albani (Rahimullah) në “Sahihul Xhami” (210).
[39] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “Unë e fërkoja spermën
(e tharë) nga rrobja e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pastaj
ai shkonte dhe falej me atë rrobe”. Hadith autentik.
Ndërsa në një transmetim tjetër të Buhariut, Muslimit dhe Ahmedit thuhet: (Aisha
thotë:) “E laja spermën e rënë në rroben e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, pastaj ai dilte për t’u falur dhe gjurmët e larjes dalloheshin në
rroben e tij si njolla uji”.
Mexhdudin Abdusselam bin Tejmije (Rahimullah) thotë: Nga të gjitha këto tekste, del
qartë se që të dyja ato (fërkimi dhe larja e rrobes ku ka rënë sperma) janë të
lejuara. “El Munteka” vëll. 1
[40] - Në lidhje me urinën e foshnjës mashkull, i cili ende nuk ka filluar të hajë
ushqim, është transmetuar nga Ummu Kajs bintu Mihsan radijAllahu anha se: “Ajo
shkoi me djalin e saj të vogël, i cili ende nuk kishte filluar të hante ushqim, tek i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
e mbajti foshnjën në prehër e ai urinoi në pelerinën e tij. Ai kërkoi që t’i sillnin
ujë, e spërkati vendin e urinës dhe nuk e lau atë”. Buhariu (223) dhe Muslimi (287).
Hafidh Ibën Haxher (Rahimullah) në “Fet’hul Barij”, në komentim të fjalës se Ummu
Kajsit: “Ende nuk kishte filluar të hante ushqim“, ka thënë: “Me ushqim është për
qëllim çdo gjë tjetër përveç qumështit që pinte, hurmës me të cilën fërkoheshin
mishrat e dhëmbëve dhe mjaltit i cili përdoret për kurim. Pra, duket se ai nuk
ushqehej me diçka tjetër si ushqim bazë, përveç qumështit…”
[41] - Hadithi i plotë: Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: Khaule
bintu Jesar tha: O i Dërguari i Allahut! Unë posedoj një rrobe të vetme dhe i kaloj
periodat me to. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kur të pastrohesh (nga
periodat), laje vendin që është bërë me gjak, pastaj falu me atë rrobe”. Ajo tha:
O i Dërguari i Allahut! Po nëse njolla e tij nuk hiqet? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
tha: “Për ty mjafton uji, ndërsa njolla e tij nuk të dëmton”. E transmeton Ahmedi
dhe Ebu Daudi. Hadith autentik. “Irvaul Galil” (168).
Tema: Forma e abdesit
Ajo është: Personi të bëj nijet largimin e papastërtisë ose marrjen abdes për faljen
e namazit dhe gjërave të ngjashme. Qëllimi (nijeti) është kusht për të gjitha
veprat në pastërtë etj. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
‫م‬َ‫ه‬ِ‫ي‬‫اإ‬ ‫م‬
‫و‬ ‫ا‬َ ْ‫ع‬َ ْ
‫ذ‬َ‫ا‬ ‫م‬
‫اا‬ِ‫ي‬ِ ‫ال‬‫ب‬, ‫ا‬َ ِ‫ي‬‫إ‬َ ‫م‬
ِ‫ق‬‫و‬ ‫ل‬ ‫م‬َ‫م‬‫ر‬ًْ‫ا‬ ‫ا‬ًَ ‫ا‬َ‫و‬َ‫ي‬
“Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimeve dhe çdo kujt i takon ajo që ka pasur
për qëllim”. Mutefekun alejhi[1]
Pastaj të thotë: “Bismil-lah – Me emrin e Allahut”.[2]
Pastaj lan duar tri herë,[3] pastaj fut ujë në gojë dhe hundë[4] tri herë, me tri
grushta.[5]
Pastaj lan fytyrën tri herë dhe duart tri herë deri tek bërrylat dhe t’i jap mes’h
kokës së tij[6] duke filluar nga pjesa e pëparme deri tek qafa pastaj e jep në anën
e kudnërt deri aty ku filloi dhënia mes’h, e kjo bëhet një herë të vetme.[7]
Pastaj (me ujin që i është dhënë mes’h kokës) fut gishtat e tij tregues në vrimen e
veshëve dhe me gishtin e madh fërkon pjesën e jashtme të tyre.[8]
Pastaj lan këmbët e tij bashkë me nyjet (kyçet) tri herë.[9] Kjo është forma e
plotë e abdesit që ka vepruar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[10]
Obligim është që këto të veprohen nga një herë të vetme[11] dhe të bëhet sipas
rënditjes që ka përmendur Allahu Madhëruar në fjalën e Tij: “O besimtarë! Kur të
ngriheni për të falur namaz,[12] lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni
kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje…” (El Maide, 6)
Nuk duhet të ketë shumë hapësirë mes larjeve të gjymtyrëve, por ato duhen larë
menjëherë njëra pas tjetrës. Kështu duhet vepruar dhe në ato gjëra ku kushtëzohet el
meualeh.
[Në lidhje me dhënien mes’h mbi hufe]
Nëse personi ka mbathur hufe (meste) dhe gjëra të ngjashme (siç janë çorapet) ai u
jep mes’h atyre nëse dëshiron.[13] Koha e vlefshmërisë së mes’hit ëhstë një ditë-
natë për vendasit dhe tri ditë e netë për udhëtarin.[14] Me kusht që ai t’i ketë
mbathur ato duke qenë i pastër (me abdes)[15] dhe mos t’u jap mes’h atyre vetëm
se nga papastërtia e vogël. Transmetohet nga Enesi merfuan: “Kur ndonjëri prej jush
të marr abdes dhe vesh hufe, atëherë le t’u jap mes’h atyre dhe të falet me to
dhe mos t’i heq nëse do përveç rastit kur është xhunub”. Transmeton El Hakimi
dhe e ka saktësuar.
Nëse personi në njërën prej pjesëve të abdesit ka vendosur allçi te pjesa e thyer, apo
ka mjekuar plagën me ilaç dhe larja e dëmton atë ai u jep mes’h (atyre) me ujë si në
papastërtinë e madhe (nga xhunubllëku) ashtu dhe nga papastërtia e vogël derisa të
shërohet.
Forma e dhënies mes’h mbi hufe (meste apo çorape) është t’i jepet vetëm pjesës së
sipërme.[16] Ndërsa dhënia mes’h mbi allçi është që ajo të përfshijë të gjithë vendin
e fashuar.
[Tema: Gjërat që e prishin abdesin]
Ato janë: Cdo gjë që del nga nga dy rrugët nga ku del jashtëqitja dhe urina,[17]
gjaku i shumtë[18] (që del nga njeriu) dhe gjëra të ngjashme me të, humbja e
vetëdijes me anë të gjumit[19] apo me diçka tjetër, ngrënia e mishit të deves,
prekja e gruas me epsh,[20] prekja (direkt) e organit gjenital,[21] larja e të
vdekurit[22] dhe dalja prej fesë islame. Kjo e fundit i asgjëson të gjitha punët.
Bazuar në fjalën e Tij: “ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore,
ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet…” El Maide, 6.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet: A të marrim abdes nga mishi I devesë?
Tha: “Po”. Muslimi
Ndërsa në lidhje me hufet (mestet) ka thënë: “por (jepu mes’h) nga nevojat
personale, urinimi apo gjumi”. Transmeton En Nesai dhe Et Tirmidhi i cili e ka
saktësuar.
Fusnotat:
[1] - Shejh Abdullah bin el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) përmendi
formën e abdesit, të cilin e ka përmendur Allahu Madhëruar në fjalën e Tij: “O
besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart deri në
bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje”. (El Maide,
6)
[2] - Dijetarët kanë mendimi të ndryshme në lidhje me thënien “Bismil-lah” në fillim
të abdesit. Prej tyre ka që thonë se ajo është vaxhib. Ky është dhe mendimi i shejh
Albani (Rahimullah). Ndërsa xhumhurët janë të mendim se thënia “Bismil-lah” është
sunet. E sakta, inshaAllahu, është se thënia “Bismil-lah” është sunet dhe jo
vaxhib. Bazuar në:
01. Fjala e Allahut të Madhëruar: “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,
lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani
këmbët deri në nyje”. (El Maide, 6). Dhe nuk ka urdhëruar me thënien “Bismil-lah”.
Nëse thënia e saj do ishte vaxhib, atëherë Allahu do kishte urdhëruar për të ashtu siç
ka urdhëruar me të në kapjen e gjahut dhe në therje.
02. Sahabët e kanë përshkruar formën e abdesit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sle-
lem në formën e plotë dhe askush prej tyre nuk e ka përmendur thënien “Bismil-lah”
në fillim të abdesit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Nëse ajo do ishte vaxhib ku
abdesi nuk saktësohet vetëm se me të, atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
nuk do e kishte lënë pa treguar.
03. Hadithet në të cilat bazohen ata që thonë se thënia “Bismil-lah” është vaxhib,
në lidhje me saktësimin e tyre ka kundërshtim. Kështu që, nuk mund të pohohet
gjykimi për vaxhib të diçkaje me hadithe ku ka kundërshtime për saktësimin e tyre.
04. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se: “Një person erdhi tek
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta pyetur në lidhje me abdesin…Profeti
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia tregoi atij formën e abdesit dhe nuk përmendi
thënien “Bismil-lah”. Transmeton Ebu Daudi
[3] - Është Sunet larja e duarve tri herë para fillimit të abdesit. Transmetohet nga
Abdullah bin Zejd bin Asim radijAllahu anhu, se atij i thanë: “Merr abdes në sytë
tanë, ashtu siç merrte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai kërkoi
një enë me ujë dhe e ktheu atë për të larë duart (pa i futur në të), tre herë…”
Mutefekun alejhi.
Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Ky është argument se larja e tyre (duarve) në
fillim të abdesit është Sunet”. Prej Sunetit është që para marrjes së abdesit personi
të përdori misvakun. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, do t’i
urdhëroja ata të përdornin misvakun para çdo namazi.” Hadith autentik.
Tirmidhiu (23), “El Mishkat” (390).
Ndërsa në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “do t’i urdhëroja të përdornin
misvakun sa herë që merrnin abdes”.
Ndërsa në një transmetim në shënimet e Buhariut thuhet: “do t’i urdhëroja të
përdornin misvakun para çdo abdesi”. Për më shumë shih “Sunetet e harruara” pj.
I
[4] - Shejh Abdullah bin el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Futja ujit në gojë dhe hundë
është vaxhib. Nuk transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka lënë
këtë gjë qoftë dhe një herë të vetme. Tek shafitë kjo është Sunet. Por e sakta
është se futja ujit në gojë (larja e saj) dhe në hundë (pastrimi saj) është vaxhib.
[5] - Transmetohet nga Uthman bin Afan radijAllahu anhu se: “Ai kërkoi një enë me
ujë dhe e ktheu atë tre herë në duart e tij për t’i larë ato. Pastaj futi dorën e
djathtë në enë, mori ujë dhe e futi në gojë e në hundë dhe e nxori atë…”
Mutefekun alejhi.
Transmetohet nga Aliu radijAllahu anhu se: “Ai kërkoi një enë ujë për abdes, futi
ujë në gojë dhe në hundë, pastaj i fshiu hundët me të majtën dhe këtë e bëri tre
herë, pastaj tha: Ky (kështu) ishte abdesi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem”. Hadith autentik. En Nesai (91).
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem ka thënë: “Kur dikush prej jush të marrë abdes, të fusë ujë në hundën e tij
pastaj ta nxjerë atë”. Mutefekun alejhi.
Prej Sunetit është që uji të futet njëkohësisht në gojë dhe në hundë. Imam En Nevevi
(Rahimullah) thotë: “Të marrë një grusht me ujë dhe të fusë ujë në gojë dhe në
hundë. Pastaj të marr grushtin e dytë (me ujë) dhe vepron në të njëjtën mënyrë.
Kështu dhe me grushtin e tretë”.
Imam Ibnul Kajjimi (Rahimullah) thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
bashkonte mes larjes së gojës e hundës. Gjysmë grushti e përdorte për larjen e
gojës dhe gjysmën tjetër për futjen e ujit në hundë”.
[6] - Shejh Abdullah bin el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Dhënia mes’h kokës është
shtyllë (rukn). Transmetohet nga Uthman bin Afan radijAllahu anhu se: “Ai kërkoi
një enë me ujë dhe e ktheu atë tre herë në duart e tij për t’i larë ato. Pastaj futi
dorën e djathtë në enë, mori ujë dhe e futi në gojë e në hundë dhe e nxori atë,
pastaj lau fytyrën tre herë, krahët deri në bërryla tre here pastaj i dha mes’h
kokës …” Mutefekun alejhi
[7] - Ky është dhe medh’hebi i shumicës së dijetarëve. Transmetohet nga Abdullah
bin Zejd se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem fshiu kokën e tij me
të dyja duart, duke i çuar ato mbrapa dhe para kokës dhe duke filluar nga pjesa
e përparme e saj, pastaj i çoi deri në qafën e tij dhe i ktheu aty ku filloi”.
Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, En Nesai, Tirmidhiu, Ibën Maxheh
[8] - Ibën Maxheh ka transmetuar nga disa rrugë transmetimi se i Dërguari sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy veshët janë prej kokës”. Hadith autentik. Ibën
Maxheh (443), (444), (445), “Irvaul Galil” (84).
Transmetohet nga Es Sanabihi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka
thënë: “Kur njeriu besimtar merr abdes dhe fut ujë në gojë, dalin gjynahet nga
goja e tij….” Deri sa tha: “kur i jep mes’h kokës së tij, dalin gjynahet prej saj,
deri sa të dalin edhe nga dy veshët e tij”. E transmeton Maliku, En Nesai dhe Ibën
Maxheh.
Mexhdudin bin Abdusselam (Rahimullah) thotë: Fjala “të dalin edhe nga dy veshët e
tij”, kur i jepet mes’h kokës, është argument se dy veshët përfshihen në kokë dhe
janë prej saj. “El Munteka” vëll. 1
[9] - Transmetohet nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbeti mbrapa nesh në një udhëtim dhe kur
na arriti, ne e kishim vonuar ikindinë nga fillimi i kohës dhe nuk e kishim falur
ende. Atëherë filluam të marrim abdes dhe t’i japim mes’h këmbëve nga lart. Por
ai thirri me zë të lartë: Mjerë për thembrat e këmbëve nga zjarri. Dy apo tre
herë”. Mutefekun alejhi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem pa një burrë, i cili nuk e lau thembrën e tij kur mori abdes, dhe
tha: Mjerë për thembrat nga zjarri”. E transmeton Muslimi.
[10] - Nuk saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se gjatë larjeve të
gjymtyrëve bënte dua. Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Përsa i përket duasë
(apo duave) gjatë larjes së gjymtyrëve, nuk ka ardhur asgjë në lidhje me këtë nga
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”.
Imam Ibnul Kajjimi (Rahimullah) thotë: “Hadithet ku përmendet duatë gjatë larjes
së gjymtyrëve në marrjen abdes janë të gjitha të kota (batil). Nuk gjendet në to
asgjë që saktësohet”.
[11] - Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mori abdes duke i larë gjymtyrët nga një
herë secilin”. Buhariu
Larja e gjymtyrëve nga dy apo tri herë është sunet. Transmetohet nga Abdullah bin
Zejd radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mori
abdes duke e përsëritur larjen e gjymtyrëve nga dy herë”. E transmeton Ahmedi
dhe Buhariu.
[12] - Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e
ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni
pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes
në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.
[13] - Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se: Ai urinoi, pastaj mori abdes dhe
i dha mes’h mesteve të tij. Dikush i tha: A vepron kështu? “Po, tha ai. Unë kam parë
të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që pasi urinoi, ai mori abdes
dhe i dha mes’h mesteve të tij”. Mutefekun alejhi.
[14] - Transmetohet nga Safuan bin Asal se ka thënë: “Na ka urdhëruar -d.m.th. i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- të japim mes’h mbi meste, nëse i
kemi veshur ato të pastër (me abdes), për tre ditë radhazi kur jemi në udhëtim
dhe një ditë e një natë kur jemi në vend. E të mos i heqim ato nga nevojat
personale, urinimi apo gjumi. Të mos i heqim veçse nga xhenabeti”. Hadith
autentik. E transmeton Ahmedi dhe Ibën Huzejme. El Hatabi thotë: Senedi i këtij
hadithi është autentik. “Sahihul Xhami” 5189 (1674).
Transmetohet nga Huzejme bin Thabit; nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem se: Ai u pyet për mes’hin mbi meste dhe ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Për udhëtarin tre ditë me netët e tyre, ndërsa për vendaliun një ditë e një
natë”.
[15] - Dhënia mes’h mbi hufet është e njohur. Nuk transmetohet nga asnjë prej
selefëve që e ka mohuar këtë përveç bidatçinjve siç janë havarixhët, rafiditë etj.,
prej llojit të tyre. Prandaj dhe selefët e kanë përmendur dhënien mes’h mbi hufe në
librat e akides edhe pse ajo i përket çështjeve të jurisprudencës islame. Hasen el
Basri thotë: “Mes’hin e kanë transmetuar shtatëdhjetë njerëz nga vepra dhe fjala
e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”
Transmetohet nga el Mugira bin Shubeh se ka thënë: Isha me të Dërguarin sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem një natë në një udhëtim. Unë i hodha ujë nga një enë dhe ai mori
abdes; lau fytyrën e tij dhe dy krahët, pastaj i dha mes’h kokës. Atëherë unë u ula që
t’i hiqja shoshonet, por ai tha: “Lëri ato, se unë i kam veshur i pastër, pastaj i dha
mes’h atyre”. Mutefekun alejhi.
[16] - Transmetohet nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: “Sikur Feja të ishte sipas
mendjes, dhënia mes’h nga poshtë mesteve do të ishte më parësore për t’u bërë,
por unë e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem t’i jepte
mes’h pjesës së sipërme të mesteve të tij”. Autentik. E transmeton Ebu Daudi dhe
Darakutni. “Irvaul Galil” (103).
Ndërsa ajo që transmetohet nga Theur bin Jezid; nga Raxha bin Hajve; nga Ravadi,
shkruesi i Mugira bin Shubes; nga Mugira bin Shubeh, se: “I Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem i dha mes’h pjesës së sipërme të mesteve dhe pjesës së
poshtme të tyre” nuk saktësohet (është daif). “Mishkatul Mesabih” (521).
Tirmidhiu thotë: Ky hadith është i dobët, pasi që atë nuk e ka adresuar te Theuri
veçse El Velid bin Muslim. Kam pyetur Ebu Zur’an dhe Muhamedin për këtë hadith, e
ata më thanë: Ai nuk është i saktë.
[17] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e askujt prej jush
që kryen nevojat e tij personale, pa marrë abdes”. Një burrë nga Hadrameuti tha:
Ç’është hadethi, o Ebu Hurejra? Ai tha: “Gazra apo jashtqitje”. Mutefekun alejhi.
[18] - Disa dijetarë janë të mendim se dalja e gjakut, përveç dy rrugëve nga ku del
jashtëqitja dhe urina, nuk e prish abdesin; qoftë ai gjak i pakët apo i shumtë. Ky
është medh’hebi i Shafiut dhe ajo që ka zgjedhur shejhul islam Ibën Tejmije
(Allahu i mëshiroftë!).
[19] - Këtu bëhet fjalë për gjumin e rëndë. Ndërsa për gjumin e lehtë (dremitjen)
transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: “Shokët e të Dërguarit të
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem prisnin për të falur namazin e jacisë së vonë,
saqë iu përkulej koka, pastaj faleshin pa marrë abdes”. Hadith autentik. “Sahihu
Ebi Daud” (195), “Mishkatul Mesabih” (317).
[20] - E sakta është s eprekja e gruas nuk e prish abdesin qoftë ajo (prekja) me epsh
apo pa epsh. Transmetohet nga Ibrahim et Tejmi; nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur
prej saj!) se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e puthte ndonjë
prej grave të tij dhe pastaj falej pa marrë abdes (pas puthjes)”. Hadith autentik.
En Nesai 170, “Sahih Ebi Daud” (172), “Sahihul Xhami” (4997).
[21] - Transmetohet nga Amër bin Shuajb; nga babai i tij; nga gjyshi i tij; se i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdokush që e prek organin e tij,
duhet të marrë abdes dhe çdo grua që e prek organin e saj, duhet të marrë
abdes”. Hadith autentik. “Irvaul Galil” (117).
[22] - Shumica e dijetarëve janë të mendim se larja e të vdekurit nuk e prish
abdesin. Këtë ka zgjedhur dhe shejhul islam Ibën Tejmije (Rahimullah).
Shejh Ibën Uthejmini (Rahimullah) thotë: E sakta është se larja e të vdekurit nuk e
prish abdesin. Këtë ka zgjedhur Ibën Kudame, Ibën Tejmije dhe një grup prej
dijetarëve”.
Tema: Cfarë e bën detyrë marrjen e gusulit dhe forma e tij
Marrja e gusulit është detyrë nga: Xhunubllëku, e ai është dalja e spermës qoftë
më kryerjen e marrëdhënieve intime mes bashkëshortëve apo me diçka tjetër,[1]
ose me takim e dy organeve,[2] ose me daljen e gjakut të menstruacioneve,[3] të
lehonisë, kur vdes personi përveç dëshmorit (shehidit) [4] si dhe kur jobesimtari
pranon fenë islame.[5]
Allahu Madhëruar thotë: “E kur të jeni xhunub, pastrohuni (lahuni)”. (El Maide, 6)
I Madhëruari thotë: “Dhe mos u afroni atyre (grave) derisa të pastrohen. E kur të
jenë pastruar, atëherë afrojuani atyre ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu”. (El
Bekare, 222.) D.m.th. kur të jenë larë.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar me larje atë person që lan të
vdekurin dhe e urdhëroi atë që pranon islamin që të lahet.
Ndërsa forma e gusulit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga xhunubllëku
është [6]: Së pari [7] ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lante organin, pastaj merrte
abdes të plotë,[8] pastaj hidhte ujë mbi kokën e tij tre herë duke i futur gishtat
në rrënjët e flokëve në mënyrë që uji të depërtonte thellë në lëkurën e kokës,[9]
pastaj hidhte ujë në të gjithë trupin e tij, pastaj lante këmbët e tij në një vend
tjetër.
Obligim gjatë gusulit është: Larja e të gjithë trupit dhe futja e ujit thellë në rrënjë
duke shkriftuar flokët. Allahu e di më së miri.
Tema: Tejemumi
Ky është lloji i dytë i pastrimit. [10] Ky përdoret nga pamundësia e përdorimit të
ujit për pastrimin e gjymtyrëve të abdesit apo ndonjë pjese të tij: në mungesë të
ujit, ose nga frika e dëmit që mund të vij nga përdorimi ujit. Kështu që vendin e ujit
e zë dheu duke: Bërë nijet për largimin e papastërtisë (qoftë të voglës ashtu dhe të
madhes), pastaj të thotë “Bismil-lah”, pastaj me duart e tij të godasë dheun një
herë të vetme duke fërkuar me to të gjithë pjesën e fytyrës dhe gjithë pjesën e
duarve.[11] Nëse personi i fërkon duart dy herë në dhe’ kjo nuk përbën problem.
Allahu Madhëruar thotë: “e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhe’ të pastër dhe fshini
fytyrat dhe duart tuaja me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi,
por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni
falënderues”. (El Maide, 6)
Transmetohet nga Xhabiri se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më janë
dhënë pesë gjëra të cilat nuk i është dhënë askujt prej profetëve para meje. Jam
ndihmuar me frikë ndaj armikut sa largësia një muaj, toka më është bërë vend
për t’u falur dhe pastrim. Prandaj çdo njeri kudo që e zë namazi le të falet, më
është lejuar plaçka e luftës dhe nuk iu lejua askujt para meje dhe më është
dhënë ndërmjetësimi. Cdo profet është dërguar vetëm tek populli i tij, ndërsa
unë jam dërguar tek të gjithë njerëzit”. Buhariu dhe Muslimi
Ai që është në papastërtinë e vogël (s’ka abdes) nuk i lejohet: Të falet, të bëj
tavaf rreth Shtëisë së Shenjtë (Qabe) [12] dhe mos ta prek Kuranin.
Ai që është në papastërtinë e madhe (është xhunub) krahas ndalesave të
mësipërmve i ndalohet dhe: Leximi i Kuranit,[13] qëndrimi në xhami pa abdes.
Ndërsa gruas me perisoda dhe lehone krahas tyre i ndalohet: Të agjërojë, nuk
është e lejuar për bashkëshortin e saj të kryej marrëdhënie intime me të dhe nuk
lejohet divorci në këtë periudhë.
Tema: Menstruacionet [14]
Origjina e gjakur që del nga gruaja konsiderohet gjak menstruacioni, nuk ka mosh
të përcaktuar,[15] as kohëzgjatje [16] dhe përsëritje. Përveç nëse gjakderdhja i
vazhdon gruas dhe nuk ndërpritet prej saj vetëm se për një kohë fare të shkurtër.
Në këtë rast ajo konsiderohet mustehada (dhe gjaku istihada). Profeti sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem e ka urdhëruar që në rast të tillë ajo të qëndrojë aq ditë sa i ka
periodat zakonisht.[17] Nëse gruaja nuk ka pasur më parë menstruacione të
rregullta nga ku mund të bazohet, ajo duhet të shoh të bëj dallimin mes gjakut të
menstruacioneve [18] dhe gjakut istihada. Nëse nuk është në gjendje të bëj
dallimin, atëherë ajo bazohet në zakonin e shumicës së grave që është gjashtë ose
shtatë ditë. Allahu e di më së miri![19]
Kapitulli i Namazit
Më herë përmendëm se pastërtia është prej kushteve të tij (namazit). Po ashtu prej
kushteve të tij është: Hyrja e kohës. Baza argumentimit për këtë është hadithi i
Xhibrilit se: “Ai i priu Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namaz në fillimit të
kohës dhe në fund të saj dhe tha: “O Muhamed, namazi është ndërmjet këtyre dy
kohëve”. Transmeton Ahmedi, En Nesai dhe Et Tirmidhi.
Transmetohe nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem ka thënë: “Koha e namazit të drekës është kur dielli e kalon kupën e
qiellit (në drejtim të perëndimit) dhe hija e personit është sa vetë ai. Kjo kohë
vazhdon deri sa nuk ka ardhur koha e ikindisë. Koha e ikindisë është derisa dielli
nuk është zverdhur. Koha e namazit të akshamit është derisa e kuqerremta nuk
është zhdukur. Koha e namazit të jacisë është deri në gjysmë të natës dhe koha e
namazit të sabahut fillon me lindjen e agimit derisa nuk ka lindur dielli”. Muslimi
Koha e namazit arrihet me kapjen e një rekati. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem: “Kush arrin një rekat nga namazi ai e ka arritur namazin”. Mutefekun
alejhi
Nuk lejohet vonimi i namazit apo i një pjese të tij nga koha e tij me arsye apo me
diçka tjetër, përveç nëse personi e vonon atë me qëllim për ta bashkuar me
namazin tjetër, në këtë rast i lejohet atij me arsye: udhëtimi, apo shiu, apo
sëmundja e gjëra të ngjashme.
Më e mira është falja e namazit në fillim të kohës me përjashtim të namazit të jacisë
derisa nuk sjellë vështirësi vonimi i tij dhe me përjashtim të namazit të drekës kur
është nxehtësi e madhe. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur shtohet
nxehtësia e motit, prisni freskun për faljen e namazit (të drekës), sepse i nxehti i
fortë është prej shfryrjes së xhehenemit“.
Fusnotat:
[1] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: Një burrë pyeti të Dërguarin e
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë që kryen marrëdhënie me gruan e tij, por
pastaj dobësohet dhe nuk e nxjerr spermën. Ndërkohë Aisha ishte e ulur dhe i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Edhe unë e bëj këtë gjë, unë
dhe kjo këtu, pastaj lahemi”. E transmeton Muslimi.
[2] - Ai mashkullor me atë femëror dhe nëse nuk del sperma. Transmetohet nga Ebu
Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse
burri ulet midis katër gjymtyrëve të saj (duarve dhe këmbëve), pastaj e pushton
atë (kryen marrëdhënie), atëherë gusli është bërë i obligueshëm”. Muttefekun
alejhi.
Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit dhe Ahmedit thuhet: “edhe nëse nuk e
nxjerr spermën”.
Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem ka thënë: “Nëse burri ulet midis katër gjymtyrëve të saj, pastaj vendi i
bërë synet i tij prej atë të saj, atëherë gusli bëhet i domosdoshëm”. Ahmedi,
Muslimi dhe Tirmidhiu.
Dhe gruaja e ka detyrë të marr gusul nëse sheh ëndërr dhe sheh se ka dal lëng.
Transmetohet nga Umu Seleme se Umu Sulejm ka thënë: O i Dërguari i Allahut! Allahu
nuk turpërohet nga e vërteta. A duhet të marrë gusël femra nëse sheh ëndërr (sikur
kryen marrëdhënie bashkëshortore)? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Po, nëse
sheh se të ka dalë lëng”. Hadithi. Mutefekun alejhi.
Nëse nuk sheh lëng atëherë nuk e ka detyrë larjen bazuar në: Transmetohet nga
Khaule bintu Hakim, se: Ajo pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
për atë grua që sheh në ëndërr ashtu siç sheh burri. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
tha: “Ajo nuk e ka obligim larjen (guslin) vetëm në rast se ka nxjerrë gjë, ashtu si
edhe burri nuk e ka obligim guslin vetëm nëse ka nxjerrë gjë”. Hadith autentik.
“Sahihul Xhami” 5407 (1743). E transmeton Ahmedi dhe En Nesai, por ky i dyti të
shkurtuar me tekst: Ajo pyeti të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë grua
që sheh në ëndërr sikur kryen marrëdhënie, dhe ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Nëse sheh që ka dalë lëng, atëherë të lahet (të marrë gusël)”. Hadith autentik.
En Nesai (198).
[3] - Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha Fatime bintu Ebi “Kur të vijnë
periodat, lëre faljen dhe kur të mbarojnë ato, lahu dhe falu”. E transmeton
Buhariu nga Aisha radijAllahu anha.
Nuk ka argument të saktë që e ndalon gruan me perioda të futet në xhami dhe të
prezantojë në mësime. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se
ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem erdhi dhe pa që
shtëpitë e shokëve të tij ishin të drejtuara nga xhamia (me hyrje në xhami),
pastaj tha: Drejtojini shtëpitë në anë tjetër nga ajo e xhamisë. Ai sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem hyri në shtëpi dhe njerëzit nuk po e ndryshonin drejtimin e
shtëpive duke shpresuar të zbriste ndonjë lejim për ta. Por ai sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem doli tek ata dhe u tha: Ndryshojani drejtimin këtyre shtëpiave, sepse
unë nuk e bëj të lejuar xhaminë për gruan me perioda apo për xhunubin”. Hadith
i dobët (daif). Ebu Daudi (232), “Irvaul Galil” (193).
Transmetohet nga Ummu Seleme radijAllahu anha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri në këtë xhami dhe thirri me sa zë që kishte:
Xhamitë nuk janë të lejuara për gruan me perioda dhe as për xhunubin”. Hadith i
dobët (daif). Ibën Maxheh (645).
[4] - Është për qëllim ai njeri që bie dëshmor në fushën e betejës. Ndërsa të
tjerët përveç tij që marrin gjykimin e dëshmorit ata lahen.
[5] - Shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk është detyrë larja e jobesimtarit
kur pranon islamin, por është e pëlqyeshme (mustehab). Ndërsa imam Esh Sheukani
(Rahimullah) thotë se është detyrë (vaxhib). Argumentet e atyre që thonë se larja e
jobesimtarit kur pranon islamin është detyrë janë: Transmetohet nga Kajs bin Asim
se: “Ai u bë musliman dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e urdhëroi atë
që të lahej me ujë dhe sidër (një lloj bime)”. Hadith autentik. Tirmidhiu (605), En
Nesai (188), “El Mishkat” (543).
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: “Thumame u bë musliman dhe i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: Shpjereni atë pas murit të filan fisi dhe
thojini që të lahet”. Hadith autentik. Ahmedi (8024) me verifikimin e Ahmed Shakir
(Rahimullah).
[6] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: “Kur i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem merrte gusël pas kryerjes së marrëdhënieve, ai fillonte
me larjen e duarve, pastaj hidhte ujë me dorën e djathtë mbi të majtën dhe
lante organet seksuale, pastaj merrte abdes si për namaz. Pastaj merrte ujë dhe
i fuste gishtat në rrënjët e flokëve, e kur shihte se i kishte pastruar ato, hidhte
tre grushta ujë në kokë, pastaj hidhte ujë në të gjithë trupin e tij dhe pastaj
lante këmbët”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Në një transmetim tjetër të atyre dyve thuhet: “Pastaj i shkriftonte flokët me
duart e tij, deri sa shihte se uji e kishte lagur të gjithë lëkurën e kokës, pastaj
hidhte tre herë ujë mbi kokë“.
Transmetohet nga Mejmune radijAllahu anha se ka thënë: “I vendosa të Dërguarit të
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ujë për t’u larë. Ai hodhi ujë në dy duart e tij
dhe i lau ato dy apo tre herë. Pastaj hodhi ujë me të djathtën mbi të majtën dhe
lau organin e tij, pastaj i fërkoi duart në tokë. Pastaj futi ujë në gojë dhe në
hundë, pastaj lau fytyrën dhe krahët, pastaj lau kokën tre herë, pastaj hodhi ujë
në të gjithë trupin, pastaj u largua pak nga vendi ku u la dhe lau këmbët. Thotë:
Atëherë unë i dhashë një rrobe për t’u fshirë, por ai nuk e deshi atë dhe filloi të
fshinte ujin me dorën e tij”. Hadith autentik.
[7] - Është nijeti, por autori (Rahimullah) nuk e ka përmendur. Bazuar në hadithin:
“Me të vërtetë veprat konisderohen sipas qëllimeve”. Pastaj thënia “Bismil-lah”.
[8] - Prej sunetit është që personi para gusulit të marr abdes si për namaz. Për më
shumë shih librin “Sunetet e harruara”.
[9] - Prej sunetit është që të fillohet me anën e djathtë.
[10] - Marrja tejemum saktësohet me tekst nga Kurani, Suneti dhe konsensusi.
Transmetohet nga Hudhejfe radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Na është dhënë përparësi mbi popujt e tjerë,
me tre gjëra: Radhët tona (në namaz e në luftë) janë si ato të engjëjve, toka na
është bërë e gjitha xhami dhe dheu i saj na është bërë pastrues, kur nuk gjejmë
ujë“. Muslimi.
[11] - Transmetohet nga Amar bin Jesar se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem ka thënë për tejemumin: Ai merret duke përplasur një herë duart (në
dhe’ të pastër) për të fërkuar me to fytyrën dhe duart“. E transmeton Ahmedi dhe
Ebu Daudi. Hadith autentik. “Irvaul Galil” (161).
Në një transmetim tjetër thuhet se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem e urdhëroi atë të merrte tejemum duke përplasur duart një herë për fytyrën
dhe duart“. Hadith autentik. Tirmidhiu (144).
Transmetohet nga Amari se ka thënë: U bëra xhunub dhe nuk gjeta ujë (të lahesha),
kështu që u rrokullisa në një vend të ngritur dhe pastaj u fala. Këtë gjë ia thashë të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ai tha: “Të mjaftonte të bëje kështu:
duke përplasur duart në tokë, i fryu pluhurit të tyre dhe fërkoi me to fytyrën dhe
dy duart (pëllëmbët)”. Mutefekun alejhi.
[12] - Pra, nuk i lejohet atij të bëj tavaf rreth Qabes derisa të marr abdes. Ky
është medh’hebi i shumicës së dijetarëve siç ka thënë imam En Nevevi
(Rahimullah). Shejhu islam Ibën Tejmije (Rahimullah) thotë se nuk është kusht
pasja abdes për të kryer tavafin rreth Qabes, por kjo është vetëm e pëlqyeshme
(mustehab). Shejhul islam Ibën Tejmije (Rahimullah) thotë: Ata që e bëjnë të
obligueshme abdesin gjatë kryerjes së tavafit nuk kanë asnjë argument. Nuk ka
transmetuar askush nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem me zinxhir të saktë
dhe as me zinxhir të dobët se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar për
abdes për kryerjen e tavafit. Porse saktësohet se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
kur bëri tavafin mori abdes, por ky argument i vetëm nuk tregon për
obligueshmëri.
[13] - Disa dijetarë e lejojnë leximin e Kuranit nga personi xhunub. Prej tyre është
Ibën Abasi, fjalën e të cilit e ka përmendur dhe Buhariu në Sahihun e tij (tealikan),
Seid bin el Musejjib, Daud edh Dhahiri, Et Taberanij, Ibën Hazmi dhe Ibën Mundhiri.
Ndërsa përsa i përket gruas me perioda nuk ka argument të saktë që ta ndalojë atë
nga leximi i Kuranit. Hadithet që transmetohen në lidhje me të nuk saktësohen. Siç
është p.sh. hadithi: “Nuk i lejohet gruas me perioda dhe personit xhunub që të
lexojnë ndonjë gjë nga Kurani” ky hadith është i dobët.
[14] - Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se: Tek çifutët, kur gruaja
ishte me perioda, ata nuk hanin bashkë me to dhe nuk flinin me to në shtëpi. Kështu,
shokët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pyetën atë për këtë gjë. Atëherë
Allahu zbriti ajetin: “Të pyesin ty për periodat (për marrëdhëniet në vendin ku del
gjaku). Thuaj: Kjo është e dëmshme dhe e neveritshme, ndaj mos iu afroni grave
kur ato janë me perioda (apo në vendin e periodave).” Deri në fund të ajetit [El
Bekare: 222]. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Bëni me
to çdo gjë (dëfrehuni me to), përveç kryerjes së marrëdhënieve seksuale”. Hadith
autentik.
[15] - Ngase disa dijetarë thonë se nuk ka menstruacione për femrën para moshës
nente vjecare dhe as pas moshës 50 vjeçare. Dijetarët e tjerë, dhe kjo është ajo
që ka zgjedhur Ibën el Mundhiri, Ibën Tejmije dhe një grup dijetarësh, thonë se
kjo nuk ka moshë të përcaktuar se kur fillon dhe as se kur mbaron, por gruaja në
momentin që sheh gjakun e njohur, atëherë ai konsiderohet menstruacion dhe
merr dispozitat e tij (nuk falet, nuk agjëron, nuk i lejohet bashkëshortit të bë
marrëdhënie intime me të). Edhe nëse femra nuk i ka mbushur shtatë vjeç apo
është më shumë se 50 vjeç. Kjo është fjala më e saktë.
[16] - Autori (Rahimullah) me këtë u është kundërpërgjigjur atyre që thonë se koha
më e vogël e menstruacioneve është një ditë-natë dhe më e shumta 15 ditë. Por më e
sakta nga fjalët e dijetarëve është se kjo nuk ka kohë, sepse Allahu thotë: “Dhe mos
u afroni atyre (grave) derisa të pastrohen (lahen)”.
[17] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anhu se: Ummu Habibe bintu Xhahsh, e cila
ishte nën përkujdesjen e Abdurrahman bin Aufit u ankua te i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem për gjakun (istihada) dhe ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Qëndro aq sa ditë sa të mbanin periodat të bllokuar, pastaj lahu”. (Aisha
radijAllahu anhu thotë:) Ajo lahej për çdo namaz.” E transmeton Muslimi.
Transmetohet nga Ummu Seleme radijAllahu anha se: Ajo e pyeti të Dërguarin e
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë grua të cilës i del shumë gjak (pas
zakoneve) dhe ai tha: “Të shohë sa ditë e netë i ka pasur periodat më parë dhe sa
ditë në muaj i kishte ato. Në këtë kohë të mos falet. Pastaj të lahet, të vendosë
copë në vendin ku del gjaku dhe të falet”. Hadith autentik. Ebu Daudi (274), En
Nesai (208), (355), “El Mishkat” (559).
[18] - Gjaku e menstruacioneve është i errët i trash dhe ka erë të keqe.
[19] - Autori (Rahimullah) nuk ka përmendur dispozitat e gruas lehone. Ajo ka të
njëjta dispozita siç ka dhe gruaja me menstruacione. Ebu Isa et Tirmidhi thotë:
“Dijetarët duke filluar nga shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ata
që erdhën pas tyre janë të një mendimi se gruaja lehonë nuk falet për dyzet ditë,
përveç nëse sheh pastrimin para kësaj kohe”.
Shejh Ibën Bazi (Rahimullah) thotë: “Kur ajo, gruaja lehonë, plotëson dyzet ditë
është detyrë për të të lahet edhe nëse nuk e ka parë pastrimin, sepse dyzet
ditëshi është fundi i lehonisë në fjalën më të saktë të dijetarëve”.
Po ashtu shejh Ibën Bazi (Rahimullah) thotë: “Nëse gruaja lehonë pastrohet brenda
kufirit të dyzet diëteve dhe agjëron disa ditë pastaj i kthehet përsëri gjaku brenda
dyzet ditëshit, agjërimi i saj është i saktë dhe detyrë për të është mos të falet dhe
mos të agjërojë ditën që i erdhë gjaku”. Po ashtu ajo është e lejuar për
bashkëshortin e saj nëse pastrohet para dyzet ditëve.
Menhexhus Salikin ue teudihul fikhi fid din
Autor: Shejh Abdurrahman es Sadij
Përktheu: Unejs Sheme

More Related Content

What's hot

Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitRregullatIslame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditRregullatIslame
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 
FLLADI I NJË MUAJI TË BEGATË
FLLADI I NJË MUAJI TË BEGATËFLLADI I NJË MUAJI TË BEGATË
FLLADI I NJË MUAJI TË BEGATËRregullatIslame
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Detyrat e muajit të ramazanit
Detyrat e muajit të ramazanitDetyrat e muajit të ramazanit
Detyrat e muajit të ramazanitRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritRregullatIslame
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitFatos
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)RregullatIslame
 
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatÇfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatRregullatIslame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveRregullatIslame
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.RregullatIslame
 
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijNderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijRregullatIslame
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamRregullatIslame
 

What's hot (20)

Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
FLLADI I NJË MUAJI TË BEGATË
FLLADI I NJË MUAJI TË BEGATËFLLADI I NJË MUAJI TË BEGATË
FLLADI I NJË MUAJI TË BEGATË
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
Detyrat e muajit të ramazanit
Detyrat e muajit të ramazanitDetyrat e muajit të ramazanit
Detyrat e muajit të ramazanit
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatÇfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
 
02 - Revista Medina
02 - Revista Medina02 - Revista Medina
02 - Revista Medina
 
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijNderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
 
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në IslamNdalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam
 

Similar to Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë

Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitFatos
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëLexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëRregullatIslame
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeLexo dhe Mëso
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëRregullatIslame
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijRregullatIslame
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëLexo dhe Mëso
 
Dituria
DituriaDituria
DituriaIsmet
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të LartaKëshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të LartaLexo dhe Mëso
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!Lexo dhe Mëso
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahLexo dhe Mëso
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijLexo dhe Mëso
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël iLibra Islame
 

Similar to Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë (20)

Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Dituria
DituriaDituria
Dituria
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të larta
 
Këshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të LartaKëshilla të Arta për Morale të Larta
Këshilla të Arta për Morale të Larta
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
 

More from RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 

More from RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë

  • 1. Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! [1] Prej Tij ndihmë kërkojmë! Falënderimi [2] i takon vetëm Allahut, Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve. Tek Ai mbështetemi të na ruaj nga sherri i vetes sonë dhe të këqiat e punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb dhe atë që Allahu e humb [3] nuk ka kush e udhëzon. [4] Dëshmoj se nuk ka zot tjetër i cili meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, Një të vetëm dhe i pashoq. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Salavatet e Allahut qofshin për të dhe familjen e tij. [5] E në vazhdim! Ky është një libër i shkurtër dhe përmbledhës në lidhje me jurisprudencën islame, në të cilin kam mbledhur mes çështjeve dhe argumentave. Jam përqëndruar dhe kam përgjedhur vetëm çështjet më të rëndësishme dhe që kanë më shumë dobi duke parë nevojën e madhe për këtë temë. Jam bazuar (dhe mjaftuar) vetëm tek teksti (Kuran ose Sunet) nëse gjykimi është i qartë në mënyrë që të jetë sa më i lehtë memorizimi dhe kuptimi i tij për fillestarët. Ngase dija është: “Njohja e të vërtetës me argumente”. El Fikh: Njohja e dispozitave legjislative degëzore me argumentet e saj prej Kuranit, Sunetit, konsensusit (ixhmasë) dhe anlologjisë (kijasit) të saktë. Jam përqëndruar (në këtë libër) te argumentet më të njohura nga frika e zgjatjes. Nëse për ndonjë çështje ka kundërshtim midis dijetarëve unë jam mjaftuar tek ajo fjalë që është e saktë tek mua duke pasuar argumentat legjislative (të sheriatit). [6] Dispozitat janë pesë:
  • 2. 01. El Uaxhib – ‫واجب‬ ‫ال‬: Është ajo vepër për të cilin shpërblehet vepruesi i saj dhe dënohet ai që e lë (nuk e vepron). [7] 02. El Haram – ‫حرا‬ ‫ال‬: Është e kundërta e tij (vaxhibit). [8] 03. El Mekruh – ‫ر‬ ‫ال‬: Është ajo vepër ku lënësi i saj shpërblehet dhe ai që e vepron nuk dënohet. 04. El Mesnun – ‫و‬ ‫س‬ ‫ال‬: Është e kundërta e tij (e mekruhut). 05. El Mubah – ‫اح‬ ‫ال‬: Është ai ku veprimi ose mosbërja e tij janë të njëjtë. Është detyrë për njeriun që ka arritur moshën e pjekurisë që të mësojë prej tij çdo gjë për të cilën ai ka nevojë në adhurimet e tij, në marrëdhëniet me njerëzit etj. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën ia bën të kuptueshme fenë”. [9] Temë ‫ا‬ ‫ق‬ ‫ي‬ ‫ال‬ ‫ي‬ ‫ب‬ ‫ا‬‫س‬ ‫اإ‬ ‫ى‬ ‫ع‬ ‫س‬ ‫خ‬ : ‫اد‬ ‫ش‬ ‫أ‬ ‫ا‬ ‫ه‬‫إل‬ ‫ا‬ ‫إ‬ ‫ه‬ ‫أ‬ ‫م‬ ‫ح‬‫ا‬‫د‬ ‫ًح‬ ‫سو‬ ‫ر‬ ‫ه‬ ‫ا‬ ‫إق‬ ‫ا‬‫ص‬ ‫ال‬ ، ‫تاء‬ ‫إي‬ ‫ا‬ ‫زك‬ ‫ال‬ ، ‫حج‬ ‫يت‬ ‫ال‬ ، ‫صو‬ ‫ضا‬ ً‫ر‬ Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka të adhruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Alalhut, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryeja e haxhit në Qabe dhe agjërimi i muajit të Ramazanit”. Mutefekun alejhi [10] Dëshmia “la ilahe il lAllah” d.m.th. Njeriu ta dijë dhe të besojë se askush nuk e meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut, Një i vetëm dhe i pashoq. [11] Kjo e obligon njeriun që të gjithë fenë (veprat e tij) t’ia përkushtojë me sinqeritet vetëm Allahut të Madhëruar. Adhurimet e tij të dukshme [12] e të fshehta [13], të gjitha, të jenë vetëm për Allahun, Një e të vetëm dhe mos t’i shoqërojë asgjë Atij në të gjitha çështjet e fesë. Kjo është baza e fesë e të gjithë të dërguarve dhe pasuesve të tyre. Siç thotë Allahu Madhëruar: ( ‫ا‬ًََ ‫ا‬َ ْ َ‫س‬ْ‫ر‬َ‫أ‬ ‫نْم‬ً ‫بَم‬ ْ َ‫ق‬ ‫نْم‬ً ‫م‬َ ‫و‬‫و‬‫س‬َ‫ر‬ ‫م‬ِ ‫ا‬‫إ‬ ‫ي‬‫وح‬‫و‬‫ي‬ ‫م‬ ‫ه‬ْ‫ي‬َ‫ل‬‫إ‬ ‫م‬ ‫و‬‫ه‬ِ‫ي‬َ‫أ‬ ‫م‬َ ‫ا‬ ‫م‬ َ‫ه‬َ‫ل‬‫إ‬ ‫م‬ِ ‫ا‬‫إ‬ ‫ا‬َ‫ي‬َ‫أ‬ ‫م‬ ‫و‬‫د‬‫و‬ ْ‫ع‬‫ا‬َِ ) “Ne nuk kemi dërguar ndonjë të dërguar para teje vetëm se i kemi shpallur atij se nuk ka të adhruruar tjetër me të drejtë përveç Meje. Prandaj vetëm Mua më adhuroni [14]”. (El Enbija, 25) Dëshmia “Muhamedi është i Dërguari i Allahut”: Njeriu të besojë se Allahu e dërgoi Muhamedin sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem tek të gjithë krijesat, njerëzit dhe xhinët [15], si përgëzues dhe qortues. Për t’i ftuar ata në njësimin e Allahut dhe
  • 3. bindjen ndaj tij, duke besuar ato që ai ka lajmëruar [16], duke vepruar ato që ai ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ndalesat e tij. Nuk ka lumturi dhe as shpëtim në dynja dhe botën Tjetër vetëm se duke besuar në të dhe duke i bindur atij. Është detyrë që njeriu t’i jap përparësi dashurisë ndaj tij (Profetin alejhis selam) më shumë se dashuria ndaj vetes, fëmijëve dhe krejt njerëzve. Allahu e ndihmoi atë (sal- lAllahu alejhi ue sel-lem) me shumë mrekullira që argumentojnë për dërgimin e tij si i Dërguar. Allahu i ka dhënë atij dije të plota dhe morale të larta. Feja e tij përfshin udhëzimin, mëshirën, të vërtetën dhe dobinië e dynjasë dhe botës tjetër. Shenja më e madhe e tij është Kurani i Ndershëm, në të cilin gjendet e vërteta, lajme të sakta, urdhra dhe ndalesa. Allahu e di më së miri! Kapituli i pastërtisë Përsa i përket namazit: Ai ka kushte që i paraprijnë atij [17]. Prej tyre është pastërtia. Siç ka thënë profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‫م‬َ ‫ا‬َ‫ق‬ ‫م‬َ‫ي‬ ِ ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ ‫ا‬ ‫م‬ ‫و‬‫ق‬َ ْ‫ل‬َ‫ي‬ ‫م‬ ‫و‬ ِ َ ‫ه‬ ‫م‬ ‫ح‬ َ ‫ا‬َ‫ص‬ ‫م‬ ‫ر‬ْ‫ي‬َ‫ر‬‫ب‬ ‫م‬ َ‫ر‬‫و‬‫و‬ ٍَ “Allahu nuk e pranon namazin pa qenë (njeriu) i pastër”. Mutefekun alejhi [18] Kush nuk pastrohet prej papastërtisë së madhe [19] dhe të vogël [20] dhe prej ndytësive [21] ai nuk ka namaz (namazi i tij nuk pranohet). Tema: Ujërat Pastërtia është dy llojesh: E para: Me ujë, e kjo është origjina [22]. Cdo ujë që zbret nga qielli apo del prej tokës ai është i pastër (dhe pastrues) me anë të së cilit pastrohesh prej el ahdethi-t dhe prej el ekhbathi-t edhe nësë ndryshon shija e tij, apo ngjyra e tij apo era e tij me diçka të pastër. Siç ka thënë Profeti sal- lAllahu alejhi ue sel-lem: “Uji është i pastër (dhe pastrues) dhe asgjë nuk e ndot atë”. E transmetojnë autorët e suneneve. Hadithi është autentik. Nëse ndryshon ndonjë prej cilësive të tij me anë të papastërtisë, ai është i papastër dhe është detyrë largimi nga ai. [23] Origjina tek gjërat është se ato janë të pastërta dhe të lejuara [24]. Nëse muslimani dyshon në papastërtinë e ujit, apo të rrobes, apo të tokës etj., ajo është e pastër. Po ashtu nëse ai është i sigurt në pastërtinë e tij dhe ka dyshim në e ka prishur apo jo, ai është i pastërt. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel- lem në lidhje me personin që i dukej sikur ndjente diçka në namazin e tij: “Mos ta ndërpresë namazin derisa të dëgjojë zërin ose të ndjejë erën e saj”. Mutefekun alejhi. Tema: Enët
  • 4. Të gjitha enët janë të lejuara (për përdorim) përveç enëve të arit dhe argjenti dhe ato enë që kanë diçka prej tyre. Po ashtu dhe kur ena ka diçka të pakët nga argjendi në rast nevoje (për rregullim apo ngjitje) [25]. Bazuar në fjalën e tij sal- lAllahu alejhi ue sel-lem: ( ‫م‬َ ‫ا‬ ‫وا‬‫و‬‫ب‬َ‫ر‬َُْ‫ا‬ ‫ي‬ِ ‫م‬ َِ‫ي‬‫ِي‬ ‫م‬ ‫َب‬ََِ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬ ِِ‫ض‬ِْ‫ل‬‫ا‬َ , ‫م‬َ ‫ا‬َ ‫وا‬‫و‬ ‫و‬‫ك‬َُْ‫ا‬ ‫ي‬ِ ‫ا‬َ ِ‫ا‬َ‫ح‬‫ص‬ ‫ا‬َ ِ‫ي‬‫ه‬َِ ‫م‬ْ‫ه‬‫و‬ َ‫ل‬ ‫ي‬ِ ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ي‬َ‫د‬‫ل‬َ‫ا‬, ‫م‬ْ‫ه‬‫و‬ َ‫ل‬َ ‫ي‬ِ ‫م‬ َ‫ر‬‫خ‬ ْ ‫ة‬َ‫ا‬ ) “Mos pini prej enëve të arit e të argjendit dhe mos hani në to. Ngase ato janë për ta (jobesimtarët) në këtë dynja dhe për ju në botën Tjetër”. Mutefekun alejhi. [26] Tema Pastrimi dhe edukata e kryerjes së nevojës Është e pëlqyeshme kur të futesh në tualet të futesh me këmbën e majtë dhe të thuhet: ‫سه‬ ‫ب‬ ‫ه‬ ‫م‬ِ‫ه‬‫و‬ ِ ‫ل‬َ‫ا‬ ‫ي‬ِ‫ي‬‫إ‬ ‫م‬ َ‫مأ‬ ‫و‬‫ووو‬‫ع‬ ‫م‬َ‫ب‬‫ب‬ ‫نْم‬ً ‫م‬ ‫ل‬ْ ‫و‬‫ب‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬ ‫ل‬ْ‫ا‬َ َ‫ب‬ْ‫ل‬‫ا‬َ “Bismilah. Allahumme ini eudhu bike minel khubthi uel khabaith – Me emrin e Allahut. O Zoti im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde që të më ruash prej xhinëve meshkuj dhe femra!” Muttefekun alejhi Kur del prej tualetit të dal me këmbën e djathtë dhe thotë: ‫بَم‬َ‫ي‬‫ا‬َ‫ر‬ِْ‫و‬َ ‫م‬ ‫و‬‫د‬ْ َ‫ح‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬ِ ِ ‫ا‬َِ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ‫َب‬َْ‫و‬َ‫أ‬ ‫ي‬ِ َ‫ع‬ ‫ا‬َ‫و‬َ ْ ‫ذ‬َ‫ا‬ ‫ي‬‫اي‬َِ‫َا‬‫ع‬َ “Gufraneke.[27] Elhamdulilahi el ledhi edh’hebe anni el edha ue afani – O Zot më fal! Falënderuar qoftë Allahu, i Cili largoi nga unë të keqen dhe më mbrojti”. [28] Fusnotat: [1] - Autori (Rahimullah) e fillon librin e tij me “bismil-lah” duke pasur Kuranin dhe Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili letrat e tij i fillonte me “Me emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!”. Siç është dhe letra që ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia dëgoi Herakliut. [2] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) fillon me hutbetul haxheh (fjalimi i nevojës), e cila transmetohet në hadithin e Ibën Mesudit radijAllahu anhu, që e kanë transmetuar autorët e suneneve, nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem se ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush ka ndonjë nevojë, atëherë le të thotë: Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë…” Hadithi. Shih “Es Sahihah” (1/276) dhe “El Mishkah” (3149). Shumë prej dijetarëve i fillonin me këtë librat e tyre duke u bazuar në këtë hadith. Lejohet që të fillohet dhe me tjetër gjë përveç kësaj.
  • 5. [3] - Pra, atë që Allahu e udhëzon askush nuk mundet që ta humbë, kushdo qoftë ai. Kjo fjali e obligon njeriun që udhëzimin ta kërkojë vetëm nga Allahu duke zbatuar dhe shkaqet. [4] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Kjo është marrë prej fjalës së Allahut të Madhëruar: “Atë që e ka humbur Allahu, për të nuk ka udhëzues! Atë që Allahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë”. (Ez Zumer, 36-37) [5] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Njerëzit janë ose të humbur ose të udhëzuar. Allahu Madhëruar na ka urdhëruar që t’i kërkojmë Atij udhëzim, në fjalën e Tij: “Udhëzona në rrugën e drejtë!” (El Fatiha, 6). Dhe na ka paralajmëruar nga rruga e të humburve, të cilët janë të krishterët dhe të tjerët të ngjashëm me ta. [6] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Në shumicën e rasteve ai (Rahimullah) zgjedh atë fjalë që është e saktë te shejhul islam Ibën Tejmije. [7] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Shembull për këtë është namazi. Thuhet: Namazi është vaxhib (obligim). Kush e vepron atë (fal namazin) ai shpërblehet nga Allahu, nëse qëllimi i tij është i saktë. Dhe kush e lë (nuk falet) ai meriton të dnëohet. E njëjta gjë është dhe me pastërtinë, zekatin, agjërimin dhe haxhin. Të gjitha këto janë obligime. Gjithashtu ka dhe obligime të tjera. [8] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Pra, mosvepruesi i harameve shpërblehet ndërsa vepruesi dënohet. Shembull për këtë (haramin) është kamata, imoraliteti, muzika, përgojimi, thashethemet e gjëra të ngjashme. [9] - Buhariu (71) dhe Muslimi (1037) prej hadithit të Muauije bin Ebi Sufjan. [10] - Buhariu (8) dhe Muslimi (16) prej hadithit të Ibën Umerit radijAlalhu anhu. [11] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) fillon me dy dëshmitë duke i shpjeguar shkurtimisht, sepse tema ka të bëjë me jurisprudencën islame kurse dëshmitë kanë të bëjnë me akiden. [12] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Siç është namazi, përmendja e Allahut (dhikri), zekati dhe lëmosha. [13] - Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Siç është agjërimi, frika, shpresa, dashuria dhe gjëra të ngjashme me këto.
  • 6. [14] - Ibnul Kajjimi (Rahimullah) thotë: Shumë here e kam dëgjuar nga shejhul islam Ibën Tejmije të thotë: “Vetëm ty të adhurojmë” largon syfaqësinë, ndërsa “dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” largon mendjemadhësinë”. [15] - Kush thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u dërgua vetëm për arabët, ai është jobesimtarë. Kush thotë se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është i dërguar, ai është jobesimtarë. [16] - Ato gjëra për të cilat na ka treguar i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në sunetin autentik në lidhje me botën Tjetër, dënimin dhe sprovën e varrit, për dy engjëjt Munkeri dhe Nekiri që i vijnë të vdekurit në varr, e ulin atë dhe e pyesin, për ringjalljen, vendosjen e peshoreve, kalimi në urën e siratit, xheneti dhe zjarri (që gjenden të krijuara edhe tani) etj. Njeriu duhet t’i besojë se të gjitha këto janë të vërteta dhe do të ndodhin. Në dy librat e saktë të hadithit (Buhariu 1338 dhe Muslimi 2870). transmetohet prej hadithit të Katades nga Enesi radijAllahu anhu se Profeti sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur i vdekuri vendoset në varrin e tij dhe shokët (të afërmit) e tij largohen, ai dëgjon zhurmën e nallaneve të tyre, i vijnë atij dy engjëj, e ulin atë dhe i thonë atij: “Çfarë thoje për këtë burrë, Muhamedin?” Besimtari thotë: “Dëshmoj se ai është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” Tha: I thonë: “Vështro tek vendi ytë në zjarr. Allahu ta zëvendësoi atë me një vend në xhenet.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Dhe ai i sheh të dy vendet.” Tha: “Ndërsa jobesimtarit dhe munafikut, engjëjt do i thonë atij: “Çfarë thoje për këtë burrë?” Thotë: “Nuk e di. Thoja atë që thonin dhe njerëzit.” I thonë atij: “Kurrë mos ta dishë.” Pastaj goditet me një çekan prej hekuri ndërmjet veshëve të tij dhe ulërin aq fort sa e dëgjojnë të gjithë përveç njerëzve dhe xhinëve.”Në një hadith tjetër te “Sahihu Ibën Hatim” thuhet: “I vijnë atij dy engjëj të zinj në të blujtë ku njërin e quajnë Munker dhe tjetrin Nekir.” [17] - Kushtet e namazit janë: 1. Qëllimi. 2. Pastrimi prej papastërtisë së vogël dhe asaj të madhe (me abdes apo gusul dhe në munges të ujit marrja e tejemumit). 3. Largimi i papastërtive (nga rrobat, trupi dhe vendi i faljes). 4. Hyrja e kohës. 5. Mbulimi i auretit. 6. Drejtimi kah Kibla. [18] - Muslimi (2240) prej hadithit të Ibën Umerit radijAllahu anhu. Këtë hadith nuk e transmeton Buhariu siç e përmend shejh Es sadij (Rahimullah). [19] - Siç është xhunubllëku, menstruacionet dhe lehonia. Pastrimi nga këto bëhet me gusul (larjen). [20] - Siç është urina, nevoja dhe të gjitha gjërat që e prishin abdesin. Pastrimi i saj bëhet me marrjen abdes ose tejemum në raste ku mungon uji apo personi dëmtohet nga përdorimi i tij.
  • 7. [21] - Sepse largimi i saj është kusht për saktësimin e namazit. Pastrimi i saj bëhet me largimin e saj prej rrubes, trupit dhe tokës (vendit ku falesh). [22] - E dyta është tejemumi dhe do përmendet në temën përkatëse. Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) është i mendim se uji ndahet në dy pjesë: I pastërt pastrues dhe i papastërt. Kufiri ndarës mes këtyre të dyjave është ndryshimi me anë të papastërtisë. Nëse uji nuk ndryshon me anë të papastërtisë ai është i pastërt pastrues. E nëse ndryshon me anë të papastërtisë ai është i papastërt. [23] - Dijetari i islamit Ibën Tejmie (Rahimullah) ka thënë: “Nëse uji përzihet me diçka të pistë, atëherë ai bëhet i pistë me aprovimin e të gjithë dijetarëve.” “Mexhmu’ul Fetaua” (21/30). Ibnu el Mundhir (Rahimullah) ka thënë: “Dijetarët kanë rënë dakord se nëse uji përzihet me diçka të pistë, saqë ia ndryshon atij shijen, ngjyrën apo erën, ai konsiderohet i pistë.” Shejh Abdullah el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Uji konsiderohet i papastër nëse ndryshon ndonjë prej cilësive të tij me anë të papastërtisë. Në këtë rast ai konsiderohet i papastër dhe është detyrë largimi prej tij. Nëse ndryshon me anë të së ngordhurës, apo ndryshon për shkak të urines, apo të gjakut, apo jashtëqitjes, apo alkoolit dhe çdo gjëje për të cilën është gjykuar se është e papastër, dhe shfaqet dukshëm në të (ujë) shija e saj papastërije, apo ngjyra e saj apo era e saj është detyrë largimi prej tij (uji). Sh.p. Përsa i përket papastërtisë së alkoolit dijetarët kanë mendime të ndryshme. Në librin “Subulus Selam” (1/52) thuhet: “Gjërat në origjinë janë të pastra dhe nuk është e vërtetë se çdo gjë që është haram duhet të jetë edhe e pistë“. Në të vërtet, çdo gjë që është e pistë është haram dhe jo e kundërta. Imam Esh Sheukani (Rahimullah) thotë “Në lidhje me pijet dehëse s’ka asnjë argument që të vërtetojë se ato janë të papastra…” “Es Sejlul Xharrarr” (1/35) [24] - Shih “Subulus Selam” (1/52). Imam Esh Sheukani (Rahimullah) në librin “Es Sejlul Xherrarr” (1/43) ka thënë: “Kemi përmendur në fillim, kur kemi folur për kapitullin e pastërtisë, se “Gjërat në origjinë janë të pastra” dhe se nuk largohemi nga ky parim, derisa të kemi argument të qartë, të saktë, të vlefshëm për ta shpërngulur gjykimin. Nëse ne gjejmë argument, atëherë ashtu qoftë, mirëpo, nëse nuk kemi argument të saktë, atij që pretendon se është e pistë i themi: Ti je duke thëne se Allahu i Madhëruar e ka bërë të pastër këtë gjë, se duhet bërë çmos që ajo të largohet nga trupi dhe rroba e njeriut në çfarëdo lloj mënyre dhe se, nëse dikush falet duke e pasur këtë në rrobën e tij, namazi i tij nuk pranohet. Hajde, pra, sill argument për këtë që je duke thënë!”
  • 8. [25] - Transmeton Enesi radijAllahu anhu se: “Gota e të Dërguarit të Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem u thye dhe në vendin e thyerjes ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ngjiti një shirit prej argjendi”. E transmeton Buhariu. [26] - Buhariu në “Sahihun” e tij (9/554 me nr. 5426), (10/94 me nr. 5632), (10/96 me nr. 5633), (10/284 me nr. 5831) dhe (10/291 me nr. 5847), Muslimi në “Sahihun” e tij (3/1637-1638 me nr. 2067), Et Tirmidhij (4/299 me nr. 1878) dhe ka thënë: “Hadith hasenun sahih”, Ebu Daudi (4/112 me nr. 3723), Ibën Maxhe (2/1130 me nr. 3414), Ahmedi (5/385 me nr. 390, 396, 397, 398, 400, 404 dhe 408) dhe Ed Daramij (2/121). Transmetohet nga Umu Seleme radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që pi me enë prej argjendi, ai gurgullon në barkun e tij nga zjarri i xhehenemit”. Ky hadith është muttefekun alejhi. Dijetarët kanë mendimi të ndyshme në lidhje me përdorimin e këtyre enëve për marrjen e abdesit, për larje (gusul) etj. Es Sanani, Esh Sheukani dhe shejh Ibën Uthejmini (Rahimullah) janë të mendimit se lejohet përdorimi i tyre. Shejh Ibën Uthejmini (Rahimullah) thotë: “Lejohet përdorimit të enëve të arit dhe argjendit në gjëra të tjera përveç ngrënies dhe pirjes, sepse ndalimi ka të bëj vetëm me ngrënien dhe pirjen. Nëse përdorimi i këtyre enëve për gjëra të tjera përveç ngrënies dhe pirjes do të ishte e ndaluar, atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel- lem do e sqaronte derisa mos të mbetej asnjë paqartësi.” “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1 [27] - Bazuar në hadithin që transmeton Aisha radijAllahu anha dhe e ka saktësuar Hakimi dhe Ibën Hibani. E ka aprovuar Edh Dhehebiu. [28] - E ka bërë të dobët (daif) imam En Neveviu (Rahimullah) në “El Mexhmuu” dhe shejh Albani (Rahimullah) në “El Irvau” Personi gjatë gjatë kryerjes së nevojës personale ulet duke u mbështetur mbi këmbën e majtë dhe e shtrin këmbën e djathtë. [1] Gjatë kryerjes së nevojës (apo urinës) personi duhet të fshihet pas ndonjë pengese (muri) e gjërave të ngjashme [2] dhe të largohet nga shikimi i njerëzve nëse gjendet në vend të hapur.[3] Nuk i lejohet atij që ta kryej nevojën e tij në rrugë, apo në venden ku qëndrojnë dhe ulen njerëzit, apo nën pemët me fruta, apo në vendet ku mund të dëmtohen njerëzit.[4] Mos të drejtohet kah Kibla[5] dhe mos t’ia kthejë shpinën asaj gjatë kryerjes së nevojave personale. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‫ا‬َ‫و‬‫إ‬ ‫م‬‫و‬‫ه‬‫و‬‫ت‬ْ‫ي‬َ‫ا‬َ‫أ‬ ‫م‬ َ‫ل‬ْ‫ا‬َ‫ر‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ ‫ا‬َِ ‫وا‬‫و‬ ْ‫ل‬َ‫ت‬ْ‫س‬َ‫ا‬ ‫م‬ ََِ ْ ‫ل‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫م‬َ‫ل‬ْ‫ا‬َ‫ر‬‫ب‬ ‫م‬َ ‫ا‬َ ‫م‬َ ْ‫و‬َ‫ب‬, ‫م‬َ ‫ا‬َ ‫َا‬َ ‫و‬‫ر‬‫ْب‬‫د‬َ‫ت‬ْ‫س‬َ‫ا‬, ‫نْم‬ َ‫ل‬َ ‫وا‬‫و‬‫ق‬ِ‫ر‬َ‫ش‬ ‫م‬ْ َ‫أ‬ ‫وا‬‫و‬‫ب‬ِ‫ر‬ََ
  • 9. “Kur të shkoni për të kryer nevojat personale, mos u drejtoni me fytyrë nga Kibla dhe as me shpinë nga ajo, por drejtohuni nga lindja e perëndimi”. Mutefekun alejhi[6] Pasi të mbarojë kryerjen e nevojës personale, të pastrohet me tre gura[7] dhe gjëra të ngjashme që pastron vendin e pastaj pastrohet me ujë.[8] Mjafton për pastrim dhe përdorimi i njërës prej tyre (gurit apo ujit).[9] Mos të pastrohet me jashtëqitjen e kafshëve[10] dhe as me eshtra siç ka ndaluar nga kjo Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[11] Po ashtu nuk lejohet pastrimi me gjërat e shenjta.[12] Mjafton për largimin (larjen) e të gjithave papastërtive – qoftë nga trupi, apo rrobet, apo toka etj.- që të largohet esenca e saj (papastërtisë), sepse legjislacioni islam nuk ka kushtëzuar në larjen e të gjitha papastërtive numër (të caktuar)[13] përveç papastërtisë së qenit,[14] për të cilën ka kushtëzuar larjen e saj shtatë herë[15] ku njërën prej tyre me dhe’.[16] Gjërat e papastërta janë: 01. Urina e njeriut dhe nevoja e tij. 02. Gjaku,[17] nëse është i pakët nuk ka problem. P.sh. gjaku (pikat e gjakut) gjatë therjes së kafshëve që u hahet mishi (është i papastër), përveç atij (gjakut) që mbet në mish dhe venat (damarë), ai është i pastër.[18] 03. Prej papastërtive është: Urina dhe jashtëqitja e të gjitha kafshëve që ndalohet ngrënia e mishit të tyre.[19] 04. Të gjitha ergërsirat janë të papastërta. 05. Po ashtu dhe e ngordhura përveç: - Njeriu i vdekur - Ato që nuk kanë gjak që u rrjedh[20] - Peshku - Karkaleci. Të gjitha këto janë të pastërta.[21] Allahu Madhëruar thotë: “Ju është ndaluar e ngordhura,[22] gjaku,[23] mishi i derrit,[24] ajo që theret jo në emër të Allahut,[25] kafsha e mbytur,[26] kafsha e ngordhur nga goditja,[27] kafsha e ngordhur nga rrëzimi nga lartësia, kafsha e
  • 10. ngordhur nga brirët e kafshëve të tjera, kafsha e ngrënë nga egërsirat[28] – përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin, si dhe kafsha e therur mbi idhuj. Ju ndalohet gjithashtu kërkimi i njohjes së fatit me short.[29] Të gjitha këto janë dalje nga bindja ndaj Allahut.[30] Sot,[31] ata që nuk besojnë e humbën çdo shpresë për t’ju larguar nga feja tuaj,[32] prandaj mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë vetëm prej Meje![33] Sot jua përsosa fenë tuaj,[34] e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj…”[35] deri në fund të ajetit.[36] Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Besimtari nuk është i papastër as i gjallë dhe as i vdekur”.[37] ‫م‬َ ‫ا‬َ‫ق‬ ‫م‬‫و‬ ‫و‬‫و‬‫س‬َ‫ر‬ ‫م‬ِ َ ‫ه‬ {‫تْم‬ِ ‫ح‬‫و‬‫أ‬ ‫ا‬َ َ‫ل‬ ‫م‬ ‫َا‬‫ت‬َ‫ت‬ْ‫ي‬ًَ ‫م‬ ‫ا‬ًََ‫د‬َ , ‫ا‬ًََُِِ ‫م‬ ‫َا‬‫ت‬َ‫ت‬ْ‫ي‬َ ْ‫ل‬‫ا‬: ‫م‬ ‫و‬‫د‬‫ا‬َ‫ر‬َ‫ر‬ْ‫ل‬‫ا‬َِ ‫واوم‬‫و‬‫ح‬ْ‫ل‬‫ا‬َ , ‫ا‬ًَِ‫أ‬َ ‫وم‬ ‫ا‬ًَِ‫د‬‫ال‬: ‫م‬ ‫و‬ ‫ا‬َ‫ح‬َِ‫ال‬َِ ‫م‬ ‫و‬‫د‬ َ ْ‫ل‬‫ا‬َ } Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Alalhut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Na janë lejuar dy ngordhësira dhe dy gjakra. Dy ngordhësirat janë karkaleci dhe peshku. Ndërsa dy gjakrat janë shpretka dhe mëlçia.” Transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxhe[38] Ndërsa jashtëqitja e kafshëve që u hahet mishi dhe urina e tyre janë të pastërta. Sperma e njeriut është e pastër. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e lante kur ajo (sperma) ishte e njomtë dhe e fërkonte kur ishte e thatë.[39] Urina e djalit të vogël që nuk ka filluar të ha ushqim, mjafton për pastrimin e tij spërkatja me ujë[40] siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “‫م‬ ‫و‬‫ق‬َ‫س‬ْ‫ر‬‫و‬‫ي‬ ‫نْم‬ً ‫م‬ ْ‫و‬َ‫ب‬ ‫م‬ َِ‫ي‬‫ار‬َ‫ر‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ , ‫م‬َ‫ي‬َ‫ر‬‫و‬‫ي‬َ ‫نْم‬ً ‫م‬ ْ‫و‬َ‫ب‬ ‫م‬ َ ‫ا‬‫و‬‫ر‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ Urina e vajzës lahet me ujë, ndërsa urina e djalit të vogël spërkatet”. Transmeton Ebu Daudi dhe En Nesai. Nëse largohet papastërtia, atëherë vendi është pastruar (është i pastër) e nuk të dëmton aspak mbetja në të e ngjyrës dhe erës. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem drejtuar Khauleh bintu Jesar në lidhje me gjakun e menstruacioneve: ‫م‬ ‫يب‬ِْ َ‫ي‬ ‫م‬‫و‬‫ء‬‫ا‬َ ْ‫ل‬َ‫ا‬, ‫م‬َ ‫ا‬َ ‫م‬ ‫ض‬َ‫ر‬‫و‬‫ض‬َ‫ي‬ ‫م‬ ‫و‬ ‫و‬‫ر‬َ‫ه‬َ‫أ‬ “Për ty mjafton uji, ndërsa njolla e tij nuk të dëmton”.[41] Fusnotat: [1] - Autori është bazuar për këtë në hadithin: “Na ka mësuar i Dërguarii Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që kur të kryejmë nevojën të ulemi mbi këmbën e majtë dhe ta shtrijmë këmbën e djathtë”. Transmeton El Bejhaki. Hadithi është i
  • 11. dobët (daif). Por nëse kjo lloj ulje vërtetohet nga ana mjekësore se e dobishme për njeriun, atëherë e veprojmë, por jo se është kjo është prej sunetit. [2] - Pas ndonjë peme, shkurre etj. [3] - Bazuar në hadithin që transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një udhëtim. Nëse donte të kryente nevojat personale, ai largohej nga ne saqë nuk dukej”. Hadith autentik Ibën Maxheh (335). Në një transmetim të Ebu Daudit thuhet: “Kur donte të kryente nevojat personale, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem largohej saqë nuk e shihte më askush”. Hadith autentik Ebu Daudi (2). Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shkon për të kryer nevojat, të fshihet, e nëse nuk gjen tjetër veçse të grumbullojë një grumbull rërë, ta bëjë e të kthehet me shpinë nga ai grumbull, sepse shejtani luan me të ndenjurat e njeriut. Kush vepron kështu (si këshillova), ai ka vepruar mirë, por kush nuk vepron kështu, nuk ka gjynah mbi të.” Hadith i dobët (daif). Ebu Daudi (35), “Daiful Xhami” (5468). [4] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruajuni dy të mallkuarve”. Thanë: Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ai që urinon në rrugën e njerëzve dhe ai që urinon në hijen ku ata pushojnë”. E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi. [5] - Shejhul Islam Ibën Tejmije, Ibnul Kajjimi, Ibën el Arabij dhe imam Esh Sheukani (Allahu i mëshiroftë!) janë të mendimit se ndalohet drejtimi kah Kibla gjatë kryerjes së nevojave vetjake në vend të hapur dhe në tualet (në ndertes). Ndërsa xhumhurët thonë se: Lejohet kur gjendesh në tualet dhe nuk lejohet drejtimi kah Kibla kur je në vend të hapur. [6] - Transmetuesi i hadithi Ebu Ejubi thotë: “Kur erdhëm në Sham, gjetëm që banjot të ishin ndërtuar me drejtim nga Kibla, ndërsa ne devijonim nga ajo me trupat tanë dhe i kërkonim falje Allahut të Lartësuar (kur dilnim).” Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush të ulet për të kryer nevojat e tij, të mos drejtohet nga Kibla dhe as me shpinë nga ajo”. E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  • 12. Në një transmetim tjetër: “Unë jam për ju në vend të babait tuaj dhe iu mësoj juve. Kur dikush prej jush të shkojë për të kryer nevojat e tij, të mos drejtohet nga Kibla dhe as të mos i kthejë shpinën asaj, as të mos pastrohet me dorën e djathtë të tij.” Hadith i mirë (hasen). Ebu Daudi (8), “Sahihul Xhami” (2346). [7] - Transmetohet nga Aisha (radijAll-llahu anhu) se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të shkoni për të kryer nevojat personale, pastrohuni me tre gurë, dhe me to e keni kryer obligimin”. Hadith autentik. Irvaul Galil 44. Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush të pastrohet pas jashtqitjes, të pastrohet me tre gurë”. “Es Sahihah” (3316). Ndalohet pastrimi më me pak se tre gura. Transmetohet nga Abdurrahman bin Jezid se ka thënë: I thanë Selmanit: I Dërguari juaj u ka mësuar çdo gjë, saqë edhe se si dilet në banjë. Selmani tha: “Po, e vërtetë. Ai na ka ndaluar që të drejtohemi nga Kibla kur urinojmë e kryejmë nevojat, na ka ndaluar të pastrohemi me dorën e djathtë, apo që të pastrohemi me më pak se me tre gurë, apo që të pastrohemi me jashtqitje kafshësh apo me eshtra”. E transmeton Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. [8] - Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hynte në banjë, unë dhe një djal tjetër si unë i shpinim atij një kovë me ujë dhe një shkop. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pastrohej me ujë”. Muttefekun alejhi. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel- lem ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për banorët e Kubasë: “Në të ka burra që parapëlqejnë të pastrohen, e Allahu i do të pastërtit.” [Et Teube: 108]. Tha sal- lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ata pastroheshin me ujë pas kryerjes së nevojave personale, dhe ky ajet zbriti për ta”. Hadith autentik. Ebu Daudi (44), Tirmidhiu (3100), Ibën Maxheh (357), “Irvaul Galil” (45). [9] - Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Shumica e dijetarëve të selefëve dhe atyre të mëvonshëm janë të mendimit se më e mira gjatë pastrimit është bashkimi me ujë dhe gurë. Në fillimi përdoret guri për të larguar pjesën e shumtë të papastërtisë pastaj përdoret uji”. [10] - Transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkoi të kryente nevojat e tij dhe më kërkoi t’i çoja tre gurë. Unë gjeta dy gurë dhe nuk po gjeja një të tretë, kështu që mora një bajgë të thatë dhe ia çova të gjitha. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mori dy gurët dhe e hodhi bajgën, pastaj tha: Kjo është ndytësirë”. E transmeton Ahmedi,
  • 13. Buhariu, Tirmidhiu dhe Nesai. Në një transmetim tjetër, Ahmedi shton: “Më sill një gur tjetër”. [11] - Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që të pastrohesh me eshtra apo jashtqitje kafshësh”. E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi. [12] - Transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi një ftues nga xhinët dhe shkova me të. Unë u lexova atyre nga Kurani”. Thotë (Ibën Mesudi): Ai sal-lAllahu alejhi ue sel- lem na mori dhe shkuam me të, e pamë gjurmët e tyre dhe të zjarreve të tyre. Ata i kërkuan atij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të kishin diçka për të ngrënë (hallall) dhe ai u tha: “Për ju është çdo eshtër e kafshëve që janë therur me emrin e Allahut dhe që iu bienë në dorë. Ato janë më të mira për ju sesa mishi, dhe çdo jashtqitje kafshësh (njerëzish) është ushqim për kafshët tuaja (të xhinëve)”. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na tha: “Kështu që mos u pastroni me to, sepse ato janë ushqimi vëllezërve tuaj”. E transmeton Ahmedi dhe Muslimi. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: Ai po mbarte një kovë me ujë ndërsa ishte bashkë me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që ta kishte për abdes dhe për të kryer nevojat. Ndërsa ishte duke shkuar pas tij me kovë në dorë, i Dërguari alejhis selam tha: “Kush është aty?” Unë jam Ebu Hurejra, tha ai. Ai sal- lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Më gjej disa gurë që të pastrohem, por mos më sill eshtra dhe as jashtqitje kafshësh”. Atëherë i shpura disa gurë që i mbaja në cepin e rrobes sime, i lash pranë tij dhe u largova. Kur ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbaroi punë, unë iu afrova dhe i thashë: Çfarë kanë eshtrat dhe jashtqitjet e kafshëve? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ato janë nga ushqimi i xhinëve. Mua më erdhi një delegacion i xhinëve të cilët ishin shumë të mirë dhe më kërkuan ushqim hallall për ata. Unë i kërkova Allahut për ata, që nëse gjenin eshtër apo jashtqitje kafshësh, të kishin gjetur ushqim në to për veten e tyre.” E transmeton Buhariu. [13] - Kjo që ka përmendur shejh Es Sadij (Rahimullah) është fjala më e saktë. Këtë ka zgjedhur dhe shejhul islam Ibën Tejmije (Rahimullah). [14] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse pi qeni në enën e ndokujt prej jush, atëherë ta derdhë ujin e saj dhe ta lajë enën shtatë herë.” E transmeton Muslimi dhe En Nesai. [15] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse lëpin qeni në enën e dikujt prej jush, ta lajë atë shtatë herë”. Mutefekun alejhi.
  • 14. [16] - “Pastrimi i enës së ndokujt prej jush, kur atë e lëpin qeni, është që të lahet shtatë herë, e para e të cilave duhet të jetë me dhe’.” Muslimi dhe Ahmedi. Transmetohet nga Abdullah bin Mugafel radijAllahu anhu, se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem urdhëroi që të vriten qentë, pastaj tha: “Si e kanë hallin ata me qentë (që ngushtohen për ta)! Pastaj dha leje për mbajtjen e qenit të gjyetisë dhe të bagëtive, dhe tha: Nëse lëpin qeni në enë, lajeni atë shtatë herë, pastaj fërkojeni për të tetën herë me dhe’.” Muslimi, Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe Ibën Maxheh. [17] - Xhumhurët thonë se gjaku i njeriut (përjashto këtë gjakun e menstruacioneve) është i papastër dhe është detyrë larja e tij përveç nëse është i pakët. Imam Esh Sheukani, shejh Albani dhe shejh Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë!) thonë: Origjina tek gjërat është se ato janë të pastërta derisa të vijë argument që tregon për papastërtinë e tyre. Për këtë tregon dhe historia e sahabit që u goditë me tri shigjeta në kohën që po falte namaz nate, i cili nuk e ndërpreu namazin edhe pse i rridhte gjak. [18] - Shejh Ibën Uthejmini (Rahimullah) thotë: Gjaku që mbet te kafsha pas therjes së saj është i njëjtë si gjaku që gjendet në vena (damar), në zemër, në shpretkë e në mëlçi, ai është gjak i pastër. Qoftë ai gjak i pakët apo i shumtë”. “Esh Sherh el Mumti” vëll. 1 [19] - Siç është luani, tigri, ujku etj. [20] - Siç është milingona, miza, mushkonja, buburreci, merimanga, akrepi etj [21] - Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: Peshku dhe karkaleci janë të pastërta me tekst dhe konsensus. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Uji i tij (detit) është i pastër (dhe pastrues) dhe e lejuar e ngordhura e tij”. [22] - Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur, kafshës së cilës i ka dalë shpirti pa u therur dhe që nuk i ka dalë gjaku bashkë me daljen e shpirtit. Por karkaleci dhe peshku janë përjashtuar nga ky gjykim, dhe janë lejuar të hahen, siç ka ardhur një gjë e tillë në hadithet e Profetit Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. [23] - Gjaku i derdhur i kafshës është i ndaluar. Padyshim se ai përmban sëmundje e dëme për njeriun, të cilat Allahu i di më së miri, ndaj edhe e ka ndaluar atë me Dijen dhe Urtësinë e Tij.
  • 15. [24] - Të butë dhe të egër, që të dy janë të ndaluar të hahen, dhe nuk është e vërtetë ajo që pretendojnë Ithtarët e Librave të mëparshëm prej hebrenjve dhe të krishterëve, se Allahu ua ka lejuar atyre ngrënien e mishit të derrit, prandaj edhe e ka theksuar këtu. Mishi i derrit është nga gjërat e ndyta, të këqija e të dëmshme, të cilat Allahu i ka ndaluar për besimtarët. [25] - D.m.th. që është therur në emër të idhujve, apo njerëzve të mirë, yjeve, etj, gjë e cila është shokvënie Allahut (shirk). [26] - Me lak apo me dorë duke i shtrënguar fytin deri sa të ngordhë. Nuk lejohet të hahet sepse nuk i ka dalë gjaku bashkë me shpirtin. [27] - Me shkop, gurë apo diçka tjetër të rëndë, që nuk e çan por e shëmb. As kësaj nuk i del gjaku me daljen e shpirtit, prandaj nuk lejohet. [28] - Nëse kafsha ngordh nga kafshimi i egërsirave, ajo nuk lejohet të hahet. Këtu pëfshihen edhe kafshët apo zogjtë e gjyetisë. [29] - Në kohën e injorancës, kur dikush donte të ndërmerrte një udhëtim apo një luftë, a diçka tjetër, hidhte short me disa kupa të posaçme, ku në njërën prej të cilave shkruhej “bëje”, në një tjetër “mos e bëj” dhe një e tretë ishte pa shënim në të. Nëse i qëllonte kupa ku shkruhej “bëje”, ata vazhdonin atë që kishin ndërmarrë, e në të kundërt, jo. Ky lloj falli apo shorti u ndalua sepse ai u bë sikur të ishte ndarësi i fatit të tyre. Në vend të këtij shorti, Allahu i mësoi të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem namazin dhe lutjen e quajtur “Istikhara”, dhe i dërguari ua mësoi atë besimtarëve, për t’ju lutur Allahut që t’ju japë zgjidhjen më të mirë në një çështje të caktuar para se ata ta ndërmarrin atë. [30] - Të gjitha ndalesat që u përmendën më sipër janë dalje nga bindja ndaj Allahut në bindjen ndaj djallit. [31] - Këto ajete iu shpallën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në ditën e Arafatit, në vitin kur ai bëri haxhin për herë të fundit në jetën e tij. [32] - Mohuesit dhe idhujtarët i humbën të gjitha shpresat që kishin për t’i kthyer muslimanët nga feja e tyre në idhujtari e mohim të fesë së Allahut. Këtë vit, në të cilin i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bëri haxhin e tij të lamtumirës, asnjë idhujtar nuk bëri haxh dhe asnjë i zhveshur nuk bëri tavaf rreth Kabes, ashtu si bënin më parë.
  • 16. [33] - Mos ju trembni idhujtarëve dhe mohuesve të Islamit, o besimtarë, sepse ata nuk mund të triumfojnë mbi ju, por të më keni frikën vetëm Mua, që të mos kundërshtoni urdhrin Tim dhe të mos tejkaloni kufijtë e Mi, përndryshe do të meritoni dënimin Tim. [34] - Urdhrat dhe ndalesat, hallallin dhe haramin, bazat dhe degët, dhe çdo gjë që ju nevojitet në fenë dhe në të gjitha lëmitë e jetës suaj, në dynja dhe në botën tjetër; të gjitha këto jua kam sqaruar në Kuran dhe në Sunetin (traditën) e të Dërguarit Tim. Prej këtu, kushdo që pretendon se njeriu ka nevojë të mësojë filozofinë apo shkenca të tjera për të njohur gjërat që lidhen me besimin dhe me ligjet e Allahut, ai është injorant dhe i gabuar në pretendimin e tij, sepse ai pretendon që feja nuk plotësohet veçse me atë që thotë ai, dhe kjo është prej padrejtësisë dhe përgënjeshtrimit më të madh ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. [35] - E zgjodha Islamin si fenë tuaj dhe ju zgjodha ju që të jeni ithtarët e tij, prandaj praktikojeni atë plotësisht në mënyrë që kështu të falënderoni Zotin tuaj për të gjitha mirësitë e Tij ndaj jush, më e madhja e të cilave, ajo që Ai jua zgjodhi Islamin si fenë tuaj, jua plotësoi atë me zbritjen e Kuranit dhe të Dërguarit të Tij të fundit, dhe ju bëri muslimanë. Islami është feja e të gjithë të dërguarve të Allahut, por me dërgimin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ai u plotësua përfundimisht, dhe përveç plotësimit, ai pastroi pluhurin dhe sqaroi devijimin që i ishte bërë atij nga ithtarët e Librave të mëparshëm prej çifutëve dhe të krishterëve [36] - El Maide, 3. [37] - E ka nxjerr Ed Darakutni (2/70), El Hakimi (1/542) dhe El Bejhaki (1/306) prej hadithit të Ibën Abasit radijAllahu anhu. El Bejhaki ka thënë: “E njohur është se ky është meukuf”. E ka saktësuar El Hakimi mefuan. [38] - Ahmedi në “El Musned” (2/97), Ibën Maxhe në “Es Sunnenu” (2/1102 me nr. 3314), Esh Shafiu në “Tertibul Musned” (2/173 me nr. 607), Ed Darakutnij (4/272 me nr. 25), El Bejhakij (1/254), El Begavij në “Sherh es Sunneh” (11/244) etj. E ka saktësuar shejh Albani (Rahimullah) në “Sahihul Xhami” (210). [39] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “Unë e fërkoja spermën (e tharë) nga rrobja e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pastaj ai shkonte dhe falej me atë rrobe”. Hadith autentik. Ndërsa në një transmetim tjetër të Buhariut, Muslimit dhe Ahmedit thuhet: (Aisha thotë:) “E laja spermën e rënë në rroben e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu
  • 17. alejhi ue sel-lem, pastaj ai dilte për t’u falur dhe gjurmët e larjes dalloheshin në rroben e tij si njolla uji”. Mexhdudin Abdusselam bin Tejmije (Rahimullah) thotë: Nga të gjitha këto tekste, del qartë se që të dyja ato (fërkimi dhe larja e rrobes ku ka rënë sperma) janë të lejuara. “El Munteka” vëll. 1 [40] - Në lidhje me urinën e foshnjës mashkull, i cili ende nuk ka filluar të hajë ushqim, është transmetuar nga Ummu Kajs bintu Mihsan radijAllahu anha se: “Ajo shkoi me djalin e saj të vogël, i cili ende nuk kishte filluar të hante ushqim, tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e mbajti foshnjën në prehër e ai urinoi në pelerinën e tij. Ai kërkoi që t’i sillnin ujë, e spërkati vendin e urinës dhe nuk e lau atë”. Buhariu (223) dhe Muslimi (287). Hafidh Ibën Haxher (Rahimullah) në “Fet’hul Barij”, në komentim të fjalës se Ummu Kajsit: “Ende nuk kishte filluar të hante ushqim“, ka thënë: “Me ushqim është për qëllim çdo gjë tjetër përveç qumështit që pinte, hurmës me të cilën fërkoheshin mishrat e dhëmbëve dhe mjaltit i cili përdoret për kurim. Pra, duket se ai nuk ushqehej me diçka tjetër si ushqim bazë, përveç qumështit…” [41] - Hadithi i plotë: Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: Khaule bintu Jesar tha: O i Dërguari i Allahut! Unë posedoj një rrobe të vetme dhe i kaloj periodat me to. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kur të pastrohesh (nga periodat), laje vendin që është bërë me gjak, pastaj falu me atë rrobe”. Ajo tha: O i Dërguari i Allahut! Po nëse njolla e tij nuk hiqet? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Për ty mjafton uji, ndërsa njolla e tij nuk të dëmton”. E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Hadith autentik. “Irvaul Galil” (168). Tema: Forma e abdesit Ajo është: Personi të bëj nijet largimin e papastërtisë ose marrjen abdes për faljen e namazit dhe gjërave të ngjashme. Qëllimi (nijeti) është kusht për të gjitha veprat në pastërtë etj. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: ‫م‬َ‫ه‬ِ‫ي‬‫اإ‬ ‫م‬ ‫و‬ ‫ا‬َ ْ‫ع‬َ ْ ‫ذ‬َ‫ا‬ ‫م‬ ‫اا‬ِ‫ي‬ِ ‫ال‬‫ب‬, ‫ا‬َ ِ‫ي‬‫إ‬َ ‫م‬ ِ‫ق‬‫و‬ ‫ل‬ ‫م‬َ‫م‬‫ر‬ًْ‫ا‬ ‫ا‬ًَ ‫ا‬َ‫و‬َ‫ي‬ “Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimeve dhe çdo kujt i takon ajo që ka pasur për qëllim”. Mutefekun alejhi[1] Pastaj të thotë: “Bismil-lah – Me emrin e Allahut”.[2] Pastaj lan duar tri herë,[3] pastaj fut ujë në gojë dhe hundë[4] tri herë, me tri grushta.[5]
  • 18. Pastaj lan fytyrën tri herë dhe duart tri herë deri tek bërrylat dhe t’i jap mes’h kokës së tij[6] duke filluar nga pjesa e pëparme deri tek qafa pastaj e jep në anën e kudnërt deri aty ku filloi dhënia mes’h, e kjo bëhet një herë të vetme.[7] Pastaj (me ujin që i është dhënë mes’h kokës) fut gishtat e tij tregues në vrimen e veshëve dhe me gishtin e madh fërkon pjesën e jashtme të tyre.[8] Pastaj lan këmbët e tij bashkë me nyjet (kyçet) tri herë.[9] Kjo është forma e plotë e abdesit që ka vepruar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[10] Obligim është që këto të veprohen nga një herë të vetme[11] dhe të bëhet sipas rënditjes që ka përmendur Allahu Madhëruar në fjalën e Tij: “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,[12] lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje…” (El Maide, 6) Nuk duhet të ketë shumë hapësirë mes larjeve të gjymtyrëve, por ato duhen larë menjëherë njëra pas tjetrës. Kështu duhet vepruar dhe në ato gjëra ku kushtëzohet el meualeh. [Në lidhje me dhënien mes’h mbi hufe] Nëse personi ka mbathur hufe (meste) dhe gjëra të ngjashme (siç janë çorapet) ai u jep mes’h atyre nëse dëshiron.[13] Koha e vlefshmërisë së mes’hit ëhstë një ditë- natë për vendasit dhe tri ditë e netë për udhëtarin.[14] Me kusht që ai t’i ketë mbathur ato duke qenë i pastër (me abdes)[15] dhe mos t’u jap mes’h atyre vetëm se nga papastërtia e vogël. Transmetohet nga Enesi merfuan: “Kur ndonjëri prej jush të marr abdes dhe vesh hufe, atëherë le t’u jap mes’h atyre dhe të falet me to dhe mos t’i heq nëse do përveç rastit kur është xhunub”. Transmeton El Hakimi dhe e ka saktësuar. Nëse personi në njërën prej pjesëve të abdesit ka vendosur allçi te pjesa e thyer, apo ka mjekuar plagën me ilaç dhe larja e dëmton atë ai u jep mes’h (atyre) me ujë si në papastërtinë e madhe (nga xhunubllëku) ashtu dhe nga papastërtia e vogël derisa të shërohet. Forma e dhënies mes’h mbi hufe (meste apo çorape) është t’i jepet vetëm pjesës së sipërme.[16] Ndërsa dhënia mes’h mbi allçi është që ajo të përfshijë të gjithë vendin e fashuar. [Tema: Gjërat që e prishin abdesin] Ato janë: Cdo gjë që del nga nga dy rrugët nga ku del jashtëqitja dhe urina,[17] gjaku i shumtë[18] (që del nga njeriu) dhe gjëra të ngjashme me të, humbja e vetëdijes me anë të gjumit[19] apo me diçka tjetër, ngrënia e mishit të deves, prekja e gruas me epsh,[20] prekja (direkt) e organit gjenital,[21] larja e të vdekurit[22] dhe dalja prej fesë islame. Kjo e fundit i asgjëson të gjitha punët.
  • 19. Bazuar në fjalën e Tij: “ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet…” El Maide, 6. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet: A të marrim abdes nga mishi I devesë? Tha: “Po”. Muslimi Ndërsa në lidhje me hufet (mestet) ka thënë: “por (jepu mes’h) nga nevojat personale, urinimi apo gjumi”. Transmeton En Nesai dhe Et Tirmidhi i cili e ka saktësuar. Fusnotat: [1] - Shejh Abdullah bin el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Autori (Rahimullah) përmendi formën e abdesit, të cilin e ka përmendur Allahu Madhëruar në fjalën e Tij: “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje”. (El Maide, 6) [2] - Dijetarët kanë mendimi të ndryshme në lidhje me thënien “Bismil-lah” në fillim të abdesit. Prej tyre ka që thonë se ajo është vaxhib. Ky është dhe mendimi i shejh Albani (Rahimullah). Ndërsa xhumhurët janë të mendim se thënia “Bismil-lah” është sunet. E sakta, inshaAllahu, është se thënia “Bismil-lah” është sunet dhe jo vaxhib. Bazuar në: 01. Fjala e Allahut të Madhëruar: “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje”. (El Maide, 6). Dhe nuk ka urdhëruar me thënien “Bismil-lah”. Nëse thënia e saj do ishte vaxhib, atëherë Allahu do kishte urdhëruar për të ashtu siç ka urdhëruar me të në kapjen e gjahut dhe në therje. 02. Sahabët e kanë përshkruar formën e abdesit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sle- lem në formën e plotë dhe askush prej tyre nuk e ka përmendur thënien “Bismil-lah” në fillim të abdesit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Nëse ajo do ishte vaxhib ku abdesi nuk saktësohet vetëm se me të, atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk do e kishte lënë pa treguar. 03. Hadithet në të cilat bazohen ata që thonë se thënia “Bismil-lah” është vaxhib, në lidhje me saktësimin e tyre ka kundërshtim. Kështu që, nuk mund të pohohet gjykimi për vaxhib të diçkaje me hadithe ku ka kundërshtime për saktësimin e tyre. 04. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se: “Një person erdhi tek Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta pyetur në lidhje me abdesin…Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia tregoi atij formën e abdesit dhe nuk përmendi thënien “Bismil-lah”. Transmeton Ebu Daudi
  • 20. [3] - Është Sunet larja e duarve tri herë para fillimit të abdesit. Transmetohet nga Abdullah bin Zejd bin Asim radijAllahu anhu, se atij i thanë: “Merr abdes në sytë tanë, ashtu siç merrte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai kërkoi një enë me ujë dhe e ktheu atë për të larë duart (pa i futur në të), tre herë…” Mutefekun alejhi. Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Ky është argument se larja e tyre (duarve) në fillim të abdesit është Sunet”. Prej Sunetit është që para marrjes së abdesit personi të përdori misvakun. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, do t’i urdhëroja ata të përdornin misvakun para çdo namazi.” Hadith autentik. Tirmidhiu (23), “El Mishkat” (390). Ndërsa në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “do t’i urdhëroja të përdornin misvakun sa herë që merrnin abdes”. Ndërsa në një transmetim në shënimet e Buhariut thuhet: “do t’i urdhëroja të përdornin misvakun para çdo abdesi”. Për më shumë shih “Sunetet e harruara” pj. I [4] - Shejh Abdullah bin el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Futja ujit në gojë dhe hundë është vaxhib. Nuk transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka lënë këtë gjë qoftë dhe një herë të vetme. Tek shafitë kjo është Sunet. Por e sakta është se futja ujit në gojë (larja e saj) dhe në hundë (pastrimi saj) është vaxhib. [5] - Transmetohet nga Uthman bin Afan radijAllahu anhu se: “Ai kërkoi një enë me ujë dhe e ktheu atë tre herë në duart e tij për t’i larë ato. Pastaj futi dorën e djathtë në enë, mori ujë dhe e futi në gojë e në hundë dhe e nxori atë…” Mutefekun alejhi. Transmetohet nga Aliu radijAllahu anhu se: “Ai kërkoi një enë ujë për abdes, futi ujë në gojë dhe në hundë, pastaj i fshiu hundët me të majtën dhe këtë e bëri tre herë, pastaj tha: Ky (kështu) ishte abdesi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel- lem”. Hadith autentik. En Nesai (91). Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel- lem ka thënë: “Kur dikush prej jush të marrë abdes, të fusë ujë në hundën e tij pastaj ta nxjerë atë”. Mutefekun alejhi. Prej Sunetit është që uji të futet njëkohësisht në gojë dhe në hundë. Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Të marrë një grusht me ujë dhe të fusë ujë në gojë dhe në hundë. Pastaj të marr grushtin e dytë (me ujë) dhe vepron në të njëjtën mënyrë. Kështu dhe me grushtin e tretë”.
  • 21. Imam Ibnul Kajjimi (Rahimullah) thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bashkonte mes larjes së gojës e hundës. Gjysmë grushti e përdorte për larjen e gojës dhe gjysmën tjetër për futjen e ujit në hundë”. [6] - Shejh Abdullah bin el Xhibrin (Rahimullah) thotë: Dhënia mes’h kokës është shtyllë (rukn). Transmetohet nga Uthman bin Afan radijAllahu anhu se: “Ai kërkoi një enë me ujë dhe e ktheu atë tre herë në duart e tij për t’i larë ato. Pastaj futi dorën e djathtë në enë, mori ujë dhe e futi në gojë e në hundë dhe e nxori atë, pastaj lau fytyrën tre herë, krahët deri në bërryla tre here pastaj i dha mes’h kokës …” Mutefekun alejhi [7] - Ky është dhe medh’hebi i shumicës së dijetarëve. Transmetohet nga Abdullah bin Zejd se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem fshiu kokën e tij me të dyja duart, duke i çuar ato mbrapa dhe para kokës dhe duke filluar nga pjesa e përparme e saj, pastaj i çoi deri në qafën e tij dhe i ktheu aty ku filloi”. Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, En Nesai, Tirmidhiu, Ibën Maxheh [8] - Ibën Maxheh ka transmetuar nga disa rrugë transmetimi se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy veshët janë prej kokës”. Hadith autentik. Ibën Maxheh (443), (444), (445), “Irvaul Galil” (84). Transmetohet nga Es Sanabihi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur njeriu besimtar merr abdes dhe fut ujë në gojë, dalin gjynahet nga goja e tij….” Deri sa tha: “kur i jep mes’h kokës së tij, dalin gjynahet prej saj, deri sa të dalin edhe nga dy veshët e tij”. E transmeton Maliku, En Nesai dhe Ibën Maxheh. Mexhdudin bin Abdusselam (Rahimullah) thotë: Fjala “të dalin edhe nga dy veshët e tij”, kur i jepet mes’h kokës, është argument se dy veshët përfshihen në kokë dhe janë prej saj. “El Munteka” vëll. 1 [9] - Transmetohet nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbeti mbrapa nesh në një udhëtim dhe kur na arriti, ne e kishim vonuar ikindinë nga fillimi i kohës dhe nuk e kishim falur ende. Atëherë filluam të marrim abdes dhe t’i japim mes’h këmbëve nga lart. Por ai thirri me zë të lartë: Mjerë për thembrat e këmbëve nga zjarri. Dy apo tre herë”. Mutefekun alejhi. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pa një burrë, i cili nuk e lau thembrën e tij kur mori abdes, dhe tha: Mjerë për thembrat nga zjarri”. E transmeton Muslimi.
  • 22. [10] - Nuk saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se gjatë larjeve të gjymtyrëve bënte dua. Imam En Nevevi (Rahimullah) thotë: “Përsa i përket duasë (apo duave) gjatë larjes së gjymtyrëve, nuk ka ardhur asgjë në lidhje me këtë nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”. Imam Ibnul Kajjimi (Rahimullah) thotë: “Hadithet ku përmendet duatë gjatë larjes së gjymtyrëve në marrjen abdes janë të gjitha të kota (batil). Nuk gjendet në to asgjë që saktësohet”. [11] - Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mori abdes duke i larë gjymtyrët nga një herë secilin”. Buhariu Larja e gjymtyrëve nga dy apo tri herë është sunet. Transmetohet nga Abdullah bin Zejd radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mori abdes duke e përsëritur larjen e gjymtyrëve nga dy herë”. E transmeton Ahmedi dhe Buhariu. [12] - Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit. [13] - Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se: Ai urinoi, pastaj mori abdes dhe i dha mes’h mesteve të tij. Dikush i tha: A vepron kështu? “Po, tha ai. Unë kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që pasi urinoi, ai mori abdes dhe i dha mes’h mesteve të tij”. Mutefekun alejhi. [14] - Transmetohet nga Safuan bin Asal se ka thënë: “Na ka urdhëruar -d.m.th. i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- të japim mes’h mbi meste, nëse i kemi veshur ato të pastër (me abdes), për tre ditë radhazi kur jemi në udhëtim dhe një ditë e një natë kur jemi në vend. E të mos i heqim ato nga nevojat personale, urinimi apo gjumi. Të mos i heqim veçse nga xhenabeti”. Hadith autentik. E transmeton Ahmedi dhe Ibën Huzejme. El Hatabi thotë: Senedi i këtij hadithi është autentik. “Sahihul Xhami” 5189 (1674). Transmetohet nga Huzejme bin Thabit; nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se: Ai u pyet për mes’hin mbi meste dhe ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Për udhëtarin tre ditë me netët e tyre, ndërsa për vendaliun një ditë e një natë”.
  • 23. [15] - Dhënia mes’h mbi hufet është e njohur. Nuk transmetohet nga asnjë prej selefëve që e ka mohuar këtë përveç bidatçinjve siç janë havarixhët, rafiditë etj., prej llojit të tyre. Prandaj dhe selefët e kanë përmendur dhënien mes’h mbi hufe në librat e akides edhe pse ajo i përket çështjeve të jurisprudencës islame. Hasen el Basri thotë: “Mes’hin e kanë transmetuar shtatëdhjetë njerëz nga vepra dhe fjala e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.” Transmetohet nga el Mugira bin Shubeh se ka thënë: Isha me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem një natë në një udhëtim. Unë i hodha ujë nga një enë dhe ai mori abdes; lau fytyrën e tij dhe dy krahët, pastaj i dha mes’h kokës. Atëherë unë u ula që t’i hiqja shoshonet, por ai tha: “Lëri ato, se unë i kam veshur i pastër, pastaj i dha mes’h atyre”. Mutefekun alejhi. [16] - Transmetohet nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: “Sikur Feja të ishte sipas mendjes, dhënia mes’h nga poshtë mesteve do të ishte më parësore për t’u bërë, por unë e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem t’i jepte mes’h pjesës së sipërme të mesteve të tij”. Autentik. E transmeton Ebu Daudi dhe Darakutni. “Irvaul Galil” (103). Ndërsa ajo që transmetohet nga Theur bin Jezid; nga Raxha bin Hajve; nga Ravadi, shkruesi i Mugira bin Shubes; nga Mugira bin Shubeh, se: “I Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem i dha mes’h pjesës së sipërme të mesteve dhe pjesës së poshtme të tyre” nuk saktësohet (është daif). “Mishkatul Mesabih” (521). Tirmidhiu thotë: Ky hadith është i dobët, pasi që atë nuk e ka adresuar te Theuri veçse El Velid bin Muslim. Kam pyetur Ebu Zur’an dhe Muhamedin për këtë hadith, e ata më thanë: Ai nuk është i saktë. [17] - Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e askujt prej jush që kryen nevojat e tij personale, pa marrë abdes”. Një burrë nga Hadrameuti tha: Ç’është hadethi, o Ebu Hurejra? Ai tha: “Gazra apo jashtqitje”. Mutefekun alejhi. [18] - Disa dijetarë janë të mendim se dalja e gjakut, përveç dy rrugëve nga ku del jashtëqitja dhe urina, nuk e prish abdesin; qoftë ai gjak i pakët apo i shumtë. Ky është medh’hebi i Shafiut dhe ajo që ka zgjedhur shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu i mëshiroftë!). [19] - Këtu bëhet fjalë për gjumin e rëndë. Ndërsa për gjumin e lehtë (dremitjen) transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: “Shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem prisnin për të falur namazin e jacisë së vonë, saqë iu përkulej koka, pastaj faleshin pa marrë abdes”. Hadith autentik. “Sahihu Ebi Daud” (195), “Mishkatul Mesabih” (317).
  • 24. [20] - E sakta është s eprekja e gruas nuk e prish abdesin qoftë ajo (prekja) me epsh apo pa epsh. Transmetohet nga Ibrahim et Tejmi; nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e puthte ndonjë prej grave të tij dhe pastaj falej pa marrë abdes (pas puthjes)”. Hadith autentik. En Nesai 170, “Sahih Ebi Daud” (172), “Sahihul Xhami” (4997). [21] - Transmetohet nga Amër bin Shuajb; nga babai i tij; nga gjyshi i tij; se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdokush që e prek organin e tij, duhet të marrë abdes dhe çdo grua që e prek organin e saj, duhet të marrë abdes”. Hadith autentik. “Irvaul Galil” (117). [22] - Shumica e dijetarëve janë të mendim se larja e të vdekurit nuk e prish abdesin. Këtë ka zgjedhur dhe shejhul islam Ibën Tejmije (Rahimullah). Shejh Ibën Uthejmini (Rahimullah) thotë: E sakta është se larja e të vdekurit nuk e prish abdesin. Këtë ka zgjedhur Ibën Kudame, Ibën Tejmije dhe një grup prej dijetarëve”. Tema: Cfarë e bën detyrë marrjen e gusulit dhe forma e tij Marrja e gusulit është detyrë nga: Xhunubllëku, e ai është dalja e spermës qoftë më kryerjen e marrëdhënieve intime mes bashkëshortëve apo me diçka tjetër,[1] ose me takim e dy organeve,[2] ose me daljen e gjakut të menstruacioneve,[3] të lehonisë, kur vdes personi përveç dëshmorit (shehidit) [4] si dhe kur jobesimtari pranon fenë islame.[5] Allahu Madhëruar thotë: “E kur të jeni xhunub, pastrohuni (lahuni)”. (El Maide, 6) I Madhëruari thotë: “Dhe mos u afroni atyre (grave) derisa të pastrohen. E kur të jenë pastruar, atëherë afrojuani atyre ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu”. (El Bekare, 222.) D.m.th. kur të jenë larë. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar me larje atë person që lan të vdekurin dhe e urdhëroi atë që pranon islamin që të lahet. Ndërsa forma e gusulit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga xhunubllëku është [6]: Së pari [7] ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lante organin, pastaj merrte abdes të plotë,[8] pastaj hidhte ujë mbi kokën e tij tre herë duke i futur gishtat në rrënjët e flokëve në mënyrë që uji të depërtonte thellë në lëkurën e kokës,[9] pastaj hidhte ujë në të gjithë trupin e tij, pastaj lante këmbët e tij në një vend tjetër.
  • 25. Obligim gjatë gusulit është: Larja e të gjithë trupit dhe futja e ujit thellë në rrënjë duke shkriftuar flokët. Allahu e di më së miri. Tema: Tejemumi Ky është lloji i dytë i pastrimit. [10] Ky përdoret nga pamundësia e përdorimit të ujit për pastrimin e gjymtyrëve të abdesit apo ndonjë pjese të tij: në mungesë të ujit, ose nga frika e dëmit që mund të vij nga përdorimi ujit. Kështu që vendin e ujit e zë dheu duke: Bërë nijet për largimin e papastërtisë (qoftë të voglës ashtu dhe të madhes), pastaj të thotë “Bismil-lah”, pastaj me duart e tij të godasë dheun një herë të vetme duke fërkuar me to të gjithë pjesën e fytyrës dhe gjithë pjesën e duarve.[11] Nëse personi i fërkon duart dy herë në dhe’ kjo nuk përbën problem. Allahu Madhëruar thotë: “e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhe’ të pastër dhe fshini fytyrat dhe duart tuaja me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues”. (El Maide, 6) Transmetohet nga Xhabiri se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra të cilat nuk i është dhënë askujt prej profetëve para meje. Jam ndihmuar me frikë ndaj armikut sa largësia një muaj, toka më është bërë vend për t’u falur dhe pastrim. Prandaj çdo njeri kudo që e zë namazi le të falet, më është lejuar plaçka e luftës dhe nuk iu lejua askujt para meje dhe më është dhënë ndërmjetësimi. Cdo profet është dërguar vetëm tek populli i tij, ndërsa unë jam dërguar tek të gjithë njerëzit”. Buhariu dhe Muslimi Ai që është në papastërtinë e vogël (s’ka abdes) nuk i lejohet: Të falet, të bëj tavaf rreth Shtëisë së Shenjtë (Qabe) [12] dhe mos ta prek Kuranin. Ai që është në papastërtinë e madhe (është xhunub) krahas ndalesave të mësipërmve i ndalohet dhe: Leximi i Kuranit,[13] qëndrimi në xhami pa abdes. Ndërsa gruas me perisoda dhe lehone krahas tyre i ndalohet: Të agjërojë, nuk është e lejuar për bashkëshortin e saj të kryej marrëdhënie intime me të dhe nuk lejohet divorci në këtë periudhë. Tema: Menstruacionet [14] Origjina e gjakur që del nga gruaja konsiderohet gjak menstruacioni, nuk ka mosh të përcaktuar,[15] as kohëzgjatje [16] dhe përsëritje. Përveç nëse gjakderdhja i vazhdon gruas dhe nuk ndërpritet prej saj vetëm se për një kohë fare të shkurtër. Në këtë rast ajo konsiderohet mustehada (dhe gjaku istihada). Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka urdhëruar që në rast të tillë ajo të qëndrojë aq ditë sa i ka periodat zakonisht.[17] Nëse gruaja nuk ka pasur më parë menstruacione të rregullta nga ku mund të bazohet, ajo duhet të shoh të bëj dallimin mes gjakut të menstruacioneve [18] dhe gjakut istihada. Nëse nuk është në gjendje të bëj
  • 26. dallimin, atëherë ajo bazohet në zakonin e shumicës së grave që është gjashtë ose shtatë ditë. Allahu e di më së miri![19] Kapitulli i Namazit Më herë përmendëm se pastërtia është prej kushteve të tij (namazit). Po ashtu prej kushteve të tij është: Hyrja e kohës. Baza argumentimit për këtë është hadithi i Xhibrilit se: “Ai i priu Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namaz në fillimit të kohës dhe në fund të saj dhe tha: “O Muhamed, namazi është ndërmjet këtyre dy kohëve”. Transmeton Ahmedi, En Nesai dhe Et Tirmidhi. Transmetohe nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Koha e namazit të drekës është kur dielli e kalon kupën e qiellit (në drejtim të perëndimit) dhe hija e personit është sa vetë ai. Kjo kohë vazhdon deri sa nuk ka ardhur koha e ikindisë. Koha e ikindisë është derisa dielli nuk është zverdhur. Koha e namazit të akshamit është derisa e kuqerremta nuk është zhdukur. Koha e namazit të jacisë është deri në gjysmë të natës dhe koha e namazit të sabahut fillon me lindjen e agimit derisa nuk ka lindur dielli”. Muslimi Koha e namazit arrihet me kapjen e një rekati. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush arrin një rekat nga namazi ai e ka arritur namazin”. Mutefekun alejhi Nuk lejohet vonimi i namazit apo i një pjese të tij nga koha e tij me arsye apo me diçka tjetër, përveç nëse personi e vonon atë me qëllim për ta bashkuar me namazin tjetër, në këtë rast i lejohet atij me arsye: udhëtimi, apo shiu, apo sëmundja e gjëra të ngjashme. Më e mira është falja e namazit në fillim të kohës me përjashtim të namazit të jacisë derisa nuk sjellë vështirësi vonimi i tij dhe me përjashtim të namazit të drekës kur është nxehtësi e madhe. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur shtohet nxehtësia e motit, prisni freskun për faljen e namazit (të drekës), sepse i nxehti i fortë është prej shfryrjes së xhehenemit“. Fusnotat: [1] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: Një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë që kryen marrëdhënie me gruan e tij, por pastaj dobësohet dhe nuk e nxjerr spermën. Ndërkohë Aisha ishte e ulur dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Edhe unë e bëj këtë gjë, unë dhe kjo këtu, pastaj lahemi”. E transmeton Muslimi. [2] - Ai mashkullor me atë femëror dhe nëse nuk del sperma. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse burri ulet midis katër gjymtyrëve të saj (duarve dhe këmbëve), pastaj e pushton
  • 27. atë (kryen marrëdhënie), atëherë gusli është bërë i obligueshëm”. Muttefekun alejhi. Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit dhe Ahmedit thuhet: “edhe nëse nuk e nxjerr spermën”. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse burri ulet midis katër gjymtyrëve të saj, pastaj vendi i bërë synet i tij prej atë të saj, atëherë gusli bëhet i domosdoshëm”. Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu. Dhe gruaja e ka detyrë të marr gusul nëse sheh ëndërr dhe sheh se ka dal lëng. Transmetohet nga Umu Seleme se Umu Sulejm ka thënë: O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. A duhet të marrë gusël femra nëse sheh ëndërr (sikur kryen marrëdhënie bashkëshortore)? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Po, nëse sheh se të ka dalë lëng”. Hadithi. Mutefekun alejhi. Nëse nuk sheh lëng atëherë nuk e ka detyrë larjen bazuar në: Transmetohet nga Khaule bintu Hakim, se: Ajo pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë grua që sheh në ëndërr ashtu siç sheh burri. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ajo nuk e ka obligim larjen (guslin) vetëm në rast se ka nxjerrë gjë, ashtu si edhe burri nuk e ka obligim guslin vetëm nëse ka nxjerrë gjë”. Hadith autentik. “Sahihul Xhami” 5407 (1743). E transmeton Ahmedi dhe En Nesai, por ky i dyti të shkurtuar me tekst: Ajo pyeti të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë grua që sheh në ëndërr sikur kryen marrëdhënie, dhe ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nëse sheh që ka dalë lëng, atëherë të lahet (të marrë gusël)”. Hadith autentik. En Nesai (198). [3] - Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha Fatime bintu Ebi “Kur të vijnë periodat, lëre faljen dhe kur të mbarojnë ato, lahu dhe falu”. E transmeton Buhariu nga Aisha radijAllahu anha. Nuk ka argument të saktë që e ndalon gruan me perioda të futet në xhami dhe të prezantojë në mësime. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem erdhi dhe pa që shtëpitë e shokëve të tij ishin të drejtuara nga xhamia (me hyrje në xhami), pastaj tha: Drejtojini shtëpitë në anë tjetër nga ajo e xhamisë. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri në shtëpi dhe njerëzit nuk po e ndryshonin drejtimin e shtëpive duke shpresuar të zbriste ndonjë lejim për ta. Por ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem doli tek ata dhe u tha: Ndryshojani drejtimin këtyre shtëpiave, sepse unë nuk e bëj të lejuar xhaminë për gruan me perioda apo për xhunubin”. Hadith i dobët (daif). Ebu Daudi (232), “Irvaul Galil” (193). Transmetohet nga Ummu Seleme radijAllahu anha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri në këtë xhami dhe thirri me sa zë që kishte:
  • 28. Xhamitë nuk janë të lejuara për gruan me perioda dhe as për xhunubin”. Hadith i dobët (daif). Ibën Maxheh (645). [4] - Është për qëllim ai njeri që bie dëshmor në fushën e betejës. Ndërsa të tjerët përveç tij që marrin gjykimin e dëshmorit ata lahen. [5] - Shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk është detyrë larja e jobesimtarit kur pranon islamin, por është e pëlqyeshme (mustehab). Ndërsa imam Esh Sheukani (Rahimullah) thotë se është detyrë (vaxhib). Argumentet e atyre që thonë se larja e jobesimtarit kur pranon islamin është detyrë janë: Transmetohet nga Kajs bin Asim se: “Ai u bë musliman dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e urdhëroi atë që të lahej me ujë dhe sidër (një lloj bime)”. Hadith autentik. Tirmidhiu (605), En Nesai (188), “El Mishkat” (543). Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: “Thumame u bë musliman dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: Shpjereni atë pas murit të filan fisi dhe thojini që të lahet”. Hadith autentik. Ahmedi (8024) me verifikimin e Ahmed Shakir (Rahimullah). [6] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: “Kur i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem merrte gusël pas kryerjes së marrëdhënieve, ai fillonte me larjen e duarve, pastaj hidhte ujë me dorën e djathtë mbi të majtën dhe lante organet seksuale, pastaj merrte abdes si për namaz. Pastaj merrte ujë dhe i fuste gishtat në rrënjët e flokëve, e kur shihte se i kishte pastruar ato, hidhte tre grushta ujë në kokë, pastaj hidhte ujë në të gjithë trupin e tij dhe pastaj lante këmbët”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Në një transmetim tjetër të atyre dyve thuhet: “Pastaj i shkriftonte flokët me duart e tij, deri sa shihte se uji e kishte lagur të gjithë lëkurën e kokës, pastaj hidhte tre herë ujë mbi kokë“. Transmetohet nga Mejmune radijAllahu anha se ka thënë: “I vendosa të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ujë për t’u larë. Ai hodhi ujë në dy duart e tij dhe i lau ato dy apo tre herë. Pastaj hodhi ujë me të djathtën mbi të majtën dhe lau organin e tij, pastaj i fërkoi duart në tokë. Pastaj futi ujë në gojë dhe në hundë, pastaj lau fytyrën dhe krahët, pastaj lau kokën tre herë, pastaj hodhi ujë në të gjithë trupin, pastaj u largua pak nga vendi ku u la dhe lau këmbët. Thotë: Atëherë unë i dhashë një rrobe për t’u fshirë, por ai nuk e deshi atë dhe filloi të fshinte ujin me dorën e tij”. Hadith autentik. [7] - Është nijeti, por autori (Rahimullah) nuk e ka përmendur. Bazuar në hadithin: “Me të vërtetë veprat konisderohen sipas qëllimeve”. Pastaj thënia “Bismil-lah”.
  • 29. [8] - Prej sunetit është që personi para gusulit të marr abdes si për namaz. Për më shumë shih librin “Sunetet e harruara”. [9] - Prej sunetit është që të fillohet me anën e djathtë. [10] - Marrja tejemum saktësohet me tekst nga Kurani, Suneti dhe konsensusi. Transmetohet nga Hudhejfe radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Na është dhënë përparësi mbi popujt e tjerë, me tre gjëra: Radhët tona (në namaz e në luftë) janë si ato të engjëjve, toka na është bërë e gjitha xhami dhe dheu i saj na është bërë pastrues, kur nuk gjejmë ujë“. Muslimi. [11] - Transmetohet nga Amar bin Jesar se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë për tejemumin: Ai merret duke përplasur një herë duart (në dhe’ të pastër) për të fërkuar me to fytyrën dhe duart“. E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Hadith autentik. “Irvaul Galil” (161). Në një transmetim tjetër thuhet se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel- lem e urdhëroi atë të merrte tejemum duke përplasur duart një herë për fytyrën dhe duart“. Hadith autentik. Tirmidhiu (144). Transmetohet nga Amari se ka thënë: U bëra xhunub dhe nuk gjeta ujë (të lahesha), kështu që u rrokullisa në një vend të ngritur dhe pastaj u fala. Këtë gjë ia thashë të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ai tha: “Të mjaftonte të bëje kështu: duke përplasur duart në tokë, i fryu pluhurit të tyre dhe fërkoi me to fytyrën dhe dy duart (pëllëmbët)”. Mutefekun alejhi. [12] - Pra, nuk i lejohet atij të bëj tavaf rreth Qabes derisa të marr abdes. Ky është medh’hebi i shumicës së dijetarëve siç ka thënë imam En Nevevi (Rahimullah). Shejhu islam Ibën Tejmije (Rahimullah) thotë se nuk është kusht pasja abdes për të kryer tavafin rreth Qabes, por kjo është vetëm e pëlqyeshme (mustehab). Shejhul islam Ibën Tejmije (Rahimullah) thotë: Ata që e bëjnë të obligueshme abdesin gjatë kryerjes së tavafit nuk kanë asnjë argument. Nuk ka transmetuar askush nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem me zinxhir të saktë dhe as me zinxhir të dobët se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar për abdes për kryerjen e tavafit. Porse saktësohet se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur bëri tavafin mori abdes, por ky argument i vetëm nuk tregon për obligueshmëri. [13] - Disa dijetarë e lejojnë leximin e Kuranit nga personi xhunub. Prej tyre është Ibën Abasi, fjalën e të cilit e ka përmendur dhe Buhariu në Sahihun e tij (tealikan), Seid bin el Musejjib, Daud edh Dhahiri, Et Taberanij, Ibën Hazmi dhe Ibën Mundhiri.
  • 30. Ndërsa përsa i përket gruas me perioda nuk ka argument të saktë që ta ndalojë atë nga leximi i Kuranit. Hadithet që transmetohen në lidhje me të nuk saktësohen. Siç është p.sh. hadithi: “Nuk i lejohet gruas me perioda dhe personit xhunub që të lexojnë ndonjë gjë nga Kurani” ky hadith është i dobët. [14] - Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se: Tek çifutët, kur gruaja ishte me perioda, ata nuk hanin bashkë me to dhe nuk flinin me to në shtëpi. Kështu, shokët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pyetën atë për këtë gjë. Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Të pyesin ty për periodat (për marrëdhëniet në vendin ku del gjaku). Thuaj: Kjo është e dëmshme dhe e neveritshme, ndaj mos iu afroni grave kur ato janë me perioda (apo në vendin e periodave).” Deri në fund të ajetit [El Bekare: 222]. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Bëni me to çdo gjë (dëfrehuni me to), përveç kryerjes së marrëdhënieve seksuale”. Hadith autentik. [15] - Ngase disa dijetarë thonë se nuk ka menstruacione për femrën para moshës nente vjecare dhe as pas moshës 50 vjeçare. Dijetarët e tjerë, dhe kjo është ajo që ka zgjedhur Ibën el Mundhiri, Ibën Tejmije dhe një grup dijetarësh, thonë se kjo nuk ka moshë të përcaktuar se kur fillon dhe as se kur mbaron, por gruaja në momentin që sheh gjakun e njohur, atëherë ai konsiderohet menstruacion dhe merr dispozitat e tij (nuk falet, nuk agjëron, nuk i lejohet bashkëshortit të bë marrëdhënie intime me të). Edhe nëse femra nuk i ka mbushur shtatë vjeç apo është më shumë se 50 vjeç. Kjo është fjala më e saktë. [16] - Autori (Rahimullah) me këtë u është kundërpërgjigjur atyre që thonë se koha më e vogël e menstruacioneve është një ditë-natë dhe më e shumta 15 ditë. Por më e sakta nga fjalët e dijetarëve është se kjo nuk ka kohë, sepse Allahu thotë: “Dhe mos u afroni atyre (grave) derisa të pastrohen (lahen)”. [17] - Transmetohet nga Aisha radijAllahu anhu se: Ummu Habibe bintu Xhahsh, e cila ishte nën përkujdesjen e Abdurrahman bin Aufit u ankua te i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem për gjakun (istihada) dhe ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Qëndro aq sa ditë sa të mbanin periodat të bllokuar, pastaj lahu”. (Aisha radijAllahu anhu thotë:) Ajo lahej për çdo namaz.” E transmeton Muslimi. Transmetohet nga Ummu Seleme radijAllahu anha se: Ajo e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për atë grua të cilës i del shumë gjak (pas zakoneve) dhe ai tha: “Të shohë sa ditë e netë i ka pasur periodat më parë dhe sa ditë në muaj i kishte ato. Në këtë kohë të mos falet. Pastaj të lahet, të vendosë copë në vendin ku del gjaku dhe të falet”. Hadith autentik. Ebu Daudi (274), En Nesai (208), (355), “El Mishkat” (559). [18] - Gjaku e menstruacioneve është i errët i trash dhe ka erë të keqe.
  • 31. [19] - Autori (Rahimullah) nuk ka përmendur dispozitat e gruas lehone. Ajo ka të njëjta dispozita siç ka dhe gruaja me menstruacione. Ebu Isa et Tirmidhi thotë: “Dijetarët duke filluar nga shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ata që erdhën pas tyre janë të një mendimi se gruaja lehonë nuk falet për dyzet ditë, përveç nëse sheh pastrimin para kësaj kohe”. Shejh Ibën Bazi (Rahimullah) thotë: “Kur ajo, gruaja lehonë, plotëson dyzet ditë është detyrë për të të lahet edhe nëse nuk e ka parë pastrimin, sepse dyzet ditëshi është fundi i lehonisë në fjalën më të saktë të dijetarëve”. Po ashtu shejh Ibën Bazi (Rahimullah) thotë: “Nëse gruaja lehonë pastrohet brenda kufirit të dyzet diëteve dhe agjëron disa ditë pastaj i kthehet përsëri gjaku brenda dyzet ditëshit, agjërimi i saj është i saktë dhe detyrë për të është mos të falet dhe mos të agjërojë ditën që i erdhë gjaku”. Po ashtu ajo është e lejuar për bashkëshortin e saj nëse pastrohet para dyzet ditëve. Menhexhus Salikin ue teudihul fikhi fid din Autor: Shejh Abdurrahman es Sadij Përktheu: Unejs Sheme