SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Papastërtitë dhe pastrami i tyre
1. Të vjellat, urina dhe sekrecionet e njeriut
Ekziston një unanimitet midis dijetarëve që të treja këto lëndë janë të papastra. Por një sasi e vogël të
vjellash (në përgjithësi lëng) dhe urina e një foshnjeje mashkull (që ushqehet ende me gji) nuk merren
parasysh. Për të pastruar urinën e foshnjës është e mjaftueshme të hidhet pak ujë mbi të. Një gjë e tillë
bazohet në hadithin e Umu Kajs:
“Njëherë, ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut (a.s.) me djalin e saj që e ushqente me gji. Ndërsa po e
mbante, ai urinoi në prehërin e Profetit (a.s.). Ai kërkoi pak ujë dhe e spërkati mbi rrobat e tij duke mos i
larë ato plotësisht”.*14+ Mutefekun alejhi.
Aliu (r.a.) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Urina e foshnjës mashkull duhet të spërkatet[15] me ujë, kurse urina e një foshnjeje femër duhet
larë”.*16+ Katade thotë: “Kjo gjë thuhet për foshnjën mashkull që nuk ka filluar ende të hajë ushqim, pasi
në rast se ai ka filluar të hajë, atëherë rrobat duhen larë”.
Në “El-Feth”, Ibën Haxher thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih.
Spërkatja me ujë është e mjaftueshme për sa kohë që djali ushqehet me gji. Nëse
ai fillon të hajë ushqim, urina e tij duhet të lahet si nga rrobat ashtu edhe nga trupi. Në këtë të fundit
nuk ka asnjë kundërshtim mes dijetarëve. Ndoshta për një lehtësim të tillë për sa i përket foshnjes
mashkull bëhet për arsye se njerëzit kanë prirje t’i marrin kudo me vete djemtë e tyre dhe do të kishte
qenë shumë e vështirë pastrimi i rrobave pas urinimeve të tyre të shpeshta.

2. El-Uedi
Uedi është një sekrecion i bardhë dhe i trashë që derdhet pas urinimit tek disa njerëz. Ai konsiderohet i
papastër.
Aishja (r.a.) ka thënë: “Uedi rrjedh pas urinimit. Njeriu që ka rrjedhje të këtij sekrecioni duhet t’i lajë
pjesët intime si dhe të marrë abdes. Por nuk është e nevojshme të merret gusël”. Transmeton Ibën El
Mundhir.

3. El-Medhi ose lëngu prostatik
El Medhi është lëngu i bardhë ngjitës që rrjedh nga organet intime, si rezultat i të menduarit në lidhje
me marrëdhëniet seksuale. Njeriu që ka një rrjedhje të tillë është zakonisht i pavetëdijshëm për kohën e
sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrës, por sasia e
këtij sekrecioni tek organi i femrës është më e madhe. Dijetarët kanë rënë dakord se ky sekrecion është i
papastër. Nëse ai bie në trup, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tij, ndërsa nëse bie në rroba, mjafton
të spërkatet vendi ku ai ka rënë me ujë, pasi është shumë e vështirë të mbrohesh plotësisht nga kjo
papastërti, veçanërisht për të rinjtë beqarë.
Aliu (r.a.) tregon:
“Unë kisha sekretim të medh-it, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut në
lidhje me të. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime ndaj vajzës së tij (Aliu ishte dhëndrri i
Profetit (a.s.). Ai u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd seksual”.*17+ Transmeton Buhariu e të
tjerë.
Sehl ibën Hanif ka thënë: “Unë vuaja nga sasi të mëdha të medhi-t dhe gjithmonë merrja gusël pas tij.
Kështu unë i tregova të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe ai tha: “Të mjafton për këtë të marrësh abdes”.
Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me atë masë që bie mbi rrobat e mia?” Profeti (a.s.) tha:
“Eshtë e mjaftueshme të marrësh një grusht ujë dhe ta spërkatësh atë mbi rrobat e tua aty ku e sheh se
është përhapur lëngu”.*18+ Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu thotë: “Hadithi
është hasen sahih (i vërtetë)”.
El-Athrem e transmeton të njëjtin hadith me fjalët:
“Më shqetësonte shumë sasia e madhe e medhit, kështu që shkova tek Profeti (a.s.) dhe ia tregova
problemin tim. Ai tha: “Mjafton që ti të marrësh një grusht me ujë dhe ta spërkatësh mbi të (medhin)”.

4. El-Meni ose sperma
Disa dijetarë thonë se sperma është e papastër, por më afër realitetit është mendimi se ajo është e
pastër, prandaj rekomandohet që ajo të lahet kur është ende e lagësht apo të hiqet nëse është e thatë.
Aishja (r.a.) tregon: “Unë e hiqja spermën nga rrobat e Profetit (a.s.), nëse ajo ishte e thatë dhe e laja
nëse ajo ishte ende e lagësht”.*19+ Transmeton Darakutni, Ebu Auane dhe Bezari.
Gjithashtu, transmetohet se Ibën Abasi ka thënë: “U pyet i Dërguari i Allahut në lidhje me spermën e
rënë në rroba. Ai tha: “Ajo është e njëjtë me mukozën dhe pështymën. Eshtë e mjaftueshme të fshihet
vendi me një leckë apo copë”.*20+ Hadithi është transmetuar nga Darakutni, Bejhakiu dhe Tahaviu, dhe
për ngritjen e tij tek Pejgamberi apo për të qenurit e tij meukuf ka kundërshtim.

5. Urina dhe jashtëqitjet e kafshëve të lejuara (për ngrënie)
Të dyja këto konsiderohen të papastra. Ibën Mesudi transmeton se i Dërguari i Allahut shkoi për të kryer
nevojën personale. Ai i kërkoi Abdullah ibën Mesudit që t’i sillte tre gurë. Abdullahu i tha: “Nuk munda
të gjej tre gurë, por vetëm dy gurë dhe jashtëqitje kafshe (bajgë të thatë) dhe ia çova atij. Ai mori dy
gurët dhe e hodhi tutje jashtëqitjen e kafshës, duke thënë: “Eshtë e papastër”.*21+ Hadithi është
transmetuar nga Buhariu, Ibën Maxhe dhe Ibën Huzejme. Në një version tjetër thuhet: “Eshtë e
papastër. Eshtë jashtëqitja e gomarit”.
Megjithatë, ndotja e rrobave të njeriut nga urina e kafshëve është diçka nga e cila ai nuk mund të ruhet
plotësisht dhe si rrjedhojë nuk merret shumë parasysh nëse një sasi e tillë është e vogël.
El Velid ibën Muslim tregon:
“I thashë El Euzait: “Si qëndron çështja e urinës së kafshëve, mishi i të cilave nuk hahet, si psh. mushka,
gomari dhe kali? Ai tha se gjatë luftës ata i preknin këto kafshë dhe nuk i lanin trupat dhe rrobat e tyre”.
Përsa i përket urinës dhe jashtëqitjes së kafshëve, mishi i të cilave është i lejuar për t’u ngrënë, Maliku,
Ahmedi dhe një grup nga shafitë thonë se ato janë të pastra.
Duke bërë komente në lidhje me këto lëndë (urinën dhe jashtëqitjen e kafshëve të lejuara), Ibën Tejmije
thotë: “Asnjë nga sahabët nuk mendonte se ato janë të papastra. Në fakt, mendimi për papastërtinë e
tyre e ka origjinën vetëm tek kohët e fundit dhe nuk është prej gjeneratave të sahabëve”.
Po ashtu, Enesi ka thënë: “Një grup njerëzish nga fisi Ukel apo Urejne erdhën në Medine ku u sëmurën
nga barku. Profeti (a.s.) u tha atyre që të gjenin një deve femër e cila jepte qumësht dhe të pinin prej
qumështit dhe urinës së saj”.*22+
Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi. Ai e tregon shumë qartë se urina e devesë
është e pastër. Prandaj, në analogji me këtë, edhe urina e kafshëve të tjera të lejuara, mund të
konsiderohet gjithashtu e pastër.
Ibën El Mundhiri thotë: “Ata që pretendojnë se ajo (urina e devesë) ishte e lejueshme vetëm për ata
njerëz (të fisit Ukel), gabojnë rëndë”. Gjithashtu, ai thotë: “Dijetarët e kanë lejuar pa asnjë kundërshtim
shitjen e plehut të dhenve dhe përdorimin e urinës së devesë në mjekimet e tyre, si në të kaluarën ashtu
edhe në të tashmen. Kjo tregon se lëndët që u përmendën më sipër janë të pastra.”
Sheukani thotë: “Urina dhe jashtëqitjet e të gjitha kafshëve të gjalla që lejohen për t’u ngrënë, janë të
pastra.”
Nuk ka asnjë argument që të vërtetojë të kundërtën e këtij gjykimi.
6. Alkooli
Sipas shumicës së dijetarëve, alkooli është i papastër. Allahu thotë në Kuran:
“…alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani”. (El Maide:
90)
Disa dijetarë thonë se alkooli është i pastër, pasi ata e marrin fjalën “rixhs” në domethënien kuptimore
të moralit islam, ngase alkooli definitivisht nuk mund të cilësohet si papastërti materiale (reale).
Allahu thotë: “Dhe rri larg nga papastërtitë e idhujve!”.
Idhujt janë të papastër në aspektin kuptimor islam dhe nuk konsiderohet i papastër ai që i prek ata.
Shpjegimi i ajetit të mësipërm lidhet me faktin se të gjithë elementet që përmenden në të janë
instrumenta në duart e shejtanit, sepse ata çojnë në armiqësi e urrejtje dhe i mbajnë njerëzit larg nga
namazi e përkujtimi i Allahut.
Në “Subul Es-Selam” thuhet: “E vërteta është se substancat në parim janë të pastra dhe se ndalimi i tyre
nuk lidhet me papastërtinë, ngase edhe bimët narkotike janë të pastra, megjithëse ato janë të ndaluara.
Ndërsa papastërtinë e shoqëron ndalimi, prandaj çdo papastërti është e ndaluar dhe jo e kundërta. Kjo
ndodh ngase dispozita në lidhje me papastërtinë gjykon me ndalimin e mosprekjes së saj, në çfarëdo
gjendje qoftë, pasi ndalimi i vetë substancës ka shkaktuar nxjerrjen e një dispozite të tillë, në të
kundërtën e dispozitës së Sheriatit mbi ndalimin. Për shembull, është e ndaluar veshja e mëndafshit dhe
vënia e arit (për burrat), edhe pse ato janë të pastra”.
Nëse kuptohet kjo në mënyrën e duhur, atëherë shihet se ndalimi i alkoolit, jo domosdoshmërisht e
detyron papastërtinë e tij. Si rrjedhojë, papastërtia e tij duhet vërtetuar me anën e provave të tjera.

7. Qentë
Qentë konsiderohen të papastër. Ena në të cilën ka lëpirë qeni duhet të lahet shtatë herë, ku larja e parë
duhet të bëhet me dhé.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut, Muahmedi (a.s.) ka thënë:
“Pastrimi i enës në të cilën ka pirë qeni bëhet duke e larë shtatë herë atë dhe hera e parë duhet të jetë
me dhé (d.m.th. ujë të përzier me dhé, derisa të krijohet një masë balte)”.*26+ Transmeton Muslimi,
Ahmedi, Ebu Daudi dhe Bejhakiu.
Nëse qeni lëpin një enë, në të cilën ka ushqim të thatë, atëherë, ajo pjesë e prekur e ushqimit si dhe
çfarë gjendet rreth saj duhet të hidhet. Pjesa e mbetur mund të mbahet pasi ajo është ende e pastër.
Ndërsa qimet e qenit konsiderohen të pastra, ngase nuk ka argument për të vërtetuar papastërtinë e
tyre.

8.Eliminimi i papastërtive; Pastrimi i trupit dhe i rrobave
Nëse rrobat apo trupi ndoten nga papastërti të ndryshme, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tyre me
ujë, derisa ato të pastrohen plotësisht. Kjo bëhet veçanërisht në rastin kur papastërtia është e dukshme,
si p.sh. gjaku. Nëse pas larjes ende mbesin shenja të cilat janë të vështira për t’u hequr, atëherë kjo nuk
përbën ndonjë problem. Nëse papastërtia nuk është e dukshme, si p.sh. urina, mjafton larja e saj qoftë
edhe një herë të vetme.
Esma bint Ebu Bekër tregon se një grua shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “Rrobat tona ndoten nga gjaku i
menstruacioneve. Cfarë duhet të bëjmë në lidhje me këtë gjë?” Ai i tha: “Fërkoji, laji me ujë dhe më pas
falu me to”.*27+ Muttefekun alejhi.
Nëse papastërtitë ndotin ndonjë pjesë të zgjatur të mantelit të gruas, atëherë vetë tërheqja zvarrë mbi
tokë llogaritet pastrim për të.
Një grua i ka thënë Umu Selemes: “Unë kam një fustan të gjatë që zvarritet në tokë edhe kur eci nëpër
vende të papastra. Si duhet të bëj?” Umu Seleme iu përgjigj: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Cka vjen pas
tij (nga zvarritja) e pastron atë”.*28+ Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Pastrimi i vendit (dheut)
Nëse ka papastërti në vendin ku rrini, atëherë pastrimi i tij bëhet duke derdhur ujë mbi të. Kjo
vërtetohet nga hadithi i Ebu Hurejras që u përmend më sipër në lidhje me beduinin i cili urinoi në xhami.
Profeti (a.s.) tha që e gjitha çfarë duhej bërë për pastrimin, ishte derdhja e ujit mbi të (urinën).
Ebu Kulabe ka thënë: “Tharja e vendit (tokës) është pastrimi i tij”.
Kurse, Aishja (r.a.) ka thënë: “Pastrimi i tokës është të tharët e saj”.*29+
Natyrisht që kjo ka të bëjë me rastin kur papastërtia është e lëngshme. Nëse ajo ka lënë gjurmë, vendi
bëhet i pastër vetëm pas heqjes apo kalbjes së saj.

9.Pastrimi i gjalpit të kulluar apo gjërave të ngjashme me të
Ibn Abasi transmeton nga Mejmune se Profeti (a.s.) u pyet njëherë në lidhje me një mi, i cili kishte rënë
në një enë me gjalpë të kulluar. Ai tha: “Nxirre miun dhe çfarë është rreth tij e hidhe tutje. Pastaj mund
ta hash gjalpin tënd (pjesën e mbetur)”.*30+ Transmeton Buhariu.
Duke komentuar mbi këtë çështje, El Hafidh ibën Haxher thotë: “Ibën Abdul Berr pohon se ekziston një
unanimitet mes dijetarëve se, nëse një kafshë e ngordhur bie mbi një enë që ka përmbajtje të ngurtë,
atëherë duhet hedhur vetëm pjesa që kjo kafshë prek, si edhe ajo që është rrotull saj duke qenë i sigurt
se ajo nuk e ka prekur pjesën e mbetur në enë”.
Përsa i përket lëndës së lëngshme, ka ndryshime mendimesh. Shumica e dijetarëve thonë që i gjithë
lëngu bëhet i papastër, ndërsa Zuhri, Euzai dhe disa të tjerë e kundërshtojnë këtë mendim.[31]
Pastrimi i lëkurës së një kafshe të ngordhur
Regjja e pastron lëkurën dhe qimet e një kafshe të ngordhur. Kjo gjë bazohet në hadithin e Ibën Abasit,
në të cilin Profeti (a.s.) ka thënë:
“Nëse lëkura e kafshës regjet, atëherë ajo pastrohet”.*32+ E transmetojnë dy shejhat (Buhariu dhe
Muslimi).

10.Pastrimi i pasqyrave dhe objekteve të tjera të ngjashme me to
Pasqyrat, thikat, shpatat, thonjtë, kockat, xhamat, vazot si dhe sipërfaqet e tjera të lëmuara, pastrohen
thjesht duke i fshirë ato si dhe duke larguar ndonjë papastërti që mund të mbetet pas fshirjes. Sahabët
faleshin ndërkohë që i kishin shpatat e tyre të ndotura me gjak dhe për t’i pastruar, thjesht vetëm i
fshinin ato.

11.Pastrimi i këpucëve
Këpucët mund të pastrohen duke i fërkuar ato me tokën, derisa pjesa e mbetur e papastërtisë të hiqet.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju ka shkelur mbi një
papastërti, atëherë dheu është pastrues për këpucët tuaja”.*33+ E transmeton Ebu Daudi.
Në një transmetim tjetër thuhet: “Nëse ndonjëri prej jush shkel në ndonjë papastërti, ndërkohë që i ka
këpucët veshur, dheu do t’i pastrojë ato”.*34+ E transmeton Ebu Daudi.
Ebu Seid transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur një njeri vjen në xhami, le të shikojë këpucët e tij.
Nëse gjen ndonjë papastërti, atëherë ai duhet t’i fshijë duke i fërkuar me tokën dhe pastaj të falet me
to”.*35+ E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Meqë këpucët janë në kontakt të vazhdueshëm me papastërtitë, atëherë është e mjaftueshme vetëm
fërkimi i tyre pas tokës. Kjo është e ngjashme me rastin e vendit të kryerjes së nevojave personale, ku
njeriu shkon disa herë dhe mund të ndotet me papastërti.
Hollësi të nevojshme për të cilat kemi nevojë shpesh
Litari i vendosur për terjen e rrobave mund të përdoret edhe nëse në të janë tharë rroba të papastra,
pasi që atë ta ketë tharë dielli apo era.
Nëse diçka e lëngshme bie mbi një njeri dhe ai nuk e ka të mundur ta dijë nëse një lëng i tillë është ujë
apo urinë, atëherë ai nuk është i detyruar të pyesë në lidhje me të. Nëse pyet, ai që pyetet nuk duhet t’i
përgjigjet atij, edhe nëse e di që lëngu është i papastër. Në këtë rast ai njeri, të cilit i ka rënë ky lëng, nuk
është i detyruar që t’i lajë rrobat e tij.
Nëse dikush gjen një gjë të lagësht në këmbën apo në skajin e rrobave të tij gjatë natës dhe nuk e di se
ç’mund të jetë, atëherë nuk duhet t’i marrë erë për të marrë vesh se çfarë është.
Transmetohet se njëherë Umeri kaloi afër një ulluku (dhe u lag). Shoku i tij e pyeti të zotin e atij ulluku
nëse uji në të ishte i pastër apo jo. Umeri i tha pronarit të mos i përgjigjej pyetjes dhe vazhdoi rrugën.
Rrobat që janë të ndotura me baltë rruge nuk është nevoja që të lahen. Kumejl ibën Zijadi ka thënë:
“Unë e pashë Aliun duke kaluar nëpër baltë shiu dhe pastaj ai hyri në xhami dhe u fal, pa i larë këmbët e
tij”.
Nëse dikush e mbaron namazin dhe sheh papastërti në rrobat e në trupin e tij, gjë të cilën nuk e ka vënë
re përpara, ose i ka parë por ka harruar (ose nuk ka qenë në gjendje t’i pastrojë ato), atëherë namazi i tij
është i vlefshëm dhe nuk është e nevojshme që ta përsërisë atë. Ky përfundim bazohet në thënien e
Allahut:
“… dhe nuk ka gjynah për ju në gabimet që i bëni padashje…” (El Ahzabë, 5)
Shumë prej sahabëve dhe gjeneratave pas tyre e kanë dhënë një gjykim të tillë në lidhje me këtë çështje.
Nëse një njeri nuk mund ta përcaktojë se cila pjesë e rrobave të tij është e papastër, atëherë ai duhet t’i
lajë plotësisht ato. Kjo bazohet në parimin: “Nëse një obligim nuk mund të kryhet pa u përmbushur një
veprim tjetër i lidhur me të, atëherë ky i fundit bëhet gjithashtu i detyrueshëm”.
Nëse dikush i përzien rrobat e pastra me ato të papastra (dhe i ngatërron ato), atëherë ai duhet të
zgjedhë njërën palë nga rrobat (ato që i duken atij më të pastra) dhe të falet një herë me to. Kjo është e
ngjashme me çështjen e drejtimit të saktë të kiblës. Nuk ka rëndësi nëse rrobat e pastra ishin më shumë
apo më pak se të tjerat.
- See more at: http://rrugetepaqes.net/?p=428#sthash.yGZ8yRFs.dpuf

- See more at: http://rrugetepaqes.net/?p=428#sthash.yGZ8yRFs.dpuf

More Related Content

What's hot

ทฤษฎีการเรียนรู้
ทฤษฎีการเรียนรู้ทฤษฎีการเรียนรู้
ทฤษฎีการเรียนรู้Pimpika Jinak
 
Manual de higienização hospitalar
Manual de higienização hospitalarManual de higienização hospitalar
Manual de higienização hospitalarHigiclear
 
Carrying Capacity
Carrying CapacityCarrying Capacity
Carrying Capacityyah2527
 
A gestao do risco hospitalar
A gestao do risco hospitalar A gestao do risco hospitalar
A gestao do risco hospitalar Renatbar
 
Tietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajit
Tietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajitTietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajit
Tietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajitNovi Research Center
 
สรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพ
สรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพสรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพ
สรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพnunaka
 
Segurança do paciente Metas Internacionais - CTI
Segurança do paciente Metas Internacionais - CTISegurança do paciente Metas Internacionais - CTI
Segurança do paciente Metas Internacionais - CTIMarco Lamim
 
Aula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e Equipe
Aula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e EquipeAula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e Equipe
Aula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e EquipeDébora Ramos Marcinichen
 
Lao history
Lao historyLao history
Lao historyBie vue
 
Higienização das mãos
Higienização das mãos Higienização das mãos
Higienização das mãos micaelaneves
 
บทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศ
บทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศบทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศ
บทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศSrion Janeprapapong
 
Nutricao enteral e parenteral.pdf
Nutricao enteral e parenteral.pdfNutricao enteral e parenteral.pdf
Nutricao enteral e parenteral.pdfLaendersonOliveira1
 
16ภูมิปัญญาไทย
16ภูมิปัญญาไทย16ภูมิปัญญาไทย
16ภูมิปัญญาไทยJulPcc CR
 
Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...
Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...
Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...Proqualis
 
ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...
ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...
ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...Nawanan Theera-Ampornpunt
 
2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...
2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...
2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...Seminário CME
 
Embalagens
EmbalagensEmbalagens
Embalagenscmecc
 

What's hot (20)

ทฤษฎีการเรียนรู้
ทฤษฎีการเรียนรู้ทฤษฎีการเรียนรู้
ทฤษฎีการเรียนรู้
 
Biossegurança (2)
Biossegurança (2)Biossegurança (2)
Biossegurança (2)
 
Työntekijöiden ammatillisen osaamisen kehittäminen - kalvosarja
Työntekijöiden ammatillisen osaamisen kehittäminen - kalvosarjaTyöntekijöiden ammatillisen osaamisen kehittäminen - kalvosarja
Työntekijöiden ammatillisen osaamisen kehittäminen - kalvosarja
 
Manual de higienização hospitalar
Manual de higienização hospitalarManual de higienização hospitalar
Manual de higienização hospitalar
 
Carrying Capacity
Carrying CapacityCarrying Capacity
Carrying Capacity
 
A gestao do risco hospitalar
A gestao do risco hospitalar A gestao do risco hospitalar
A gestao do risco hospitalar
 
Tietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajit
Tietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajitTietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajit
Tietojohtamisen perusteet: tiedon tasot ja lajit
 
สรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพ
สรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพสรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพ
สรุปทักษะการสื่อสารและการประสานงานอย่างมืออาชีพ
 
Segurança do paciente Metas Internacionais - CTI
Segurança do paciente Metas Internacionais - CTISegurança do paciente Metas Internacionais - CTI
Segurança do paciente Metas Internacionais - CTI
 
Aula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e Equipe
Aula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e EquipeAula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e Equipe
Aula Centro Cirúrgico 01 - Introdução e Equipe
 
OM Theory (Ch.2)
OM Theory (Ch.2)OM Theory (Ch.2)
OM Theory (Ch.2)
 
Lao history
Lao historyLao history
Lao history
 
Higienização das mãos
Higienização das mãos Higienização das mãos
Higienização das mãos
 
บทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศ
บทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศบทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศ
บทที่ 2 ทฤษฎีพื้นฐานของการจัดเก็บและค้นคืนสารสนทศ
 
Nutricao enteral e parenteral.pdf
Nutricao enteral e parenteral.pdfNutricao enteral e parenteral.pdf
Nutricao enteral e parenteral.pdf
 
16ภูมิปัญญาไทย
16ภูมิปัญญาไทย16ภูมิปัญญาไทย
16ภูมิปัญญาไทย
 
Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...
Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...
Implementação do núcleo de segurança do paciente e elaboração do plano de seg...
 
ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...
ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...
ใช้ไอทีอย่างปลอดภัย พวกเราสบายใจ คนไข้ได้รับความคุ้มครอง (Security Awareness ...
 
2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...
2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...
2ª Edição do 1º Seminário CME - Como Adequar seus Mobiliários com a Nova RDC ...
 
Embalagens
EmbalagensEmbalagens
Embalagens
 

Similar to Papastërtitë dhe pastrimi i tyre

Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveLexo dhe Mëso
 

Similar to Papastërtitë dhe pastrimi i tyre (7)

Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 
Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 
Libri i hadithit
Libri i hadithitLibri i hadithit
Libri i hadithit
 
Libri i hadithit
Libri i hadithitLibri i hadithit
Libri i hadithit
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 

Papastërtitë dhe pastrimi i tyre

  • 1. Papastërtitë dhe pastrami i tyre 1. Të vjellat, urina dhe sekrecionet e njeriut Ekziston një unanimitet midis dijetarëve që të treja këto lëndë janë të papastra. Por një sasi e vogël të vjellash (në përgjithësi lëng) dhe urina e një foshnjeje mashkull (që ushqehet ende me gji) nuk merren parasysh. Për të pastruar urinën e foshnjës është e mjaftueshme të hidhet pak ujë mbi të. Një gjë e tillë bazohet në hadithin e Umu Kajs: “Njëherë, ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut (a.s.) me djalin e saj që e ushqente me gji. Ndërsa po e mbante, ai urinoi në prehërin e Profetit (a.s.). Ai kërkoi pak ujë dhe e spërkati mbi rrobat e tij duke mos i larë ato plotësisht”.*14+ Mutefekun alejhi. Aliu (r.a.) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Urina e foshnjës mashkull duhet të spërkatet[15] me ujë, kurse urina e një foshnjeje femër duhet larë”.*16+ Katade thotë: “Kjo gjë thuhet për foshnjën mashkull që nuk ka filluar ende të hajë ushqim, pasi në rast se ai ka filluar të hajë, atëherë rrobat duhen larë”. Në “El-Feth”, Ibën Haxher thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih. Spërkatja me ujë është e mjaftueshme për sa kohë që djali ushqehet me gji. Nëse ai fillon të hajë ushqim, urina e tij duhet të lahet si nga rrobat ashtu edhe nga trupi. Në këtë të fundit nuk ka asnjë kundërshtim mes dijetarëve. Ndoshta për një lehtësim të tillë për sa i përket foshnjes mashkull bëhet për arsye se njerëzit kanë prirje t’i marrin kudo me vete djemtë e tyre dhe do të kishte qenë shumë e vështirë pastrimi i rrobave pas urinimeve të tyre të shpeshta. 2. El-Uedi Uedi është një sekrecion i bardhë dhe i trashë që derdhet pas urinimit tek disa njerëz. Ai konsiderohet i papastër. Aishja (r.a.) ka thënë: “Uedi rrjedh pas urinimit. Njeriu që ka rrjedhje të këtij sekrecioni duhet t’i lajë pjesët intime si dhe të marrë abdes. Por nuk është e nevojshme të merret gusël”. Transmeton Ibën El Mundhir. 3. El-Medhi ose lëngu prostatik El Medhi është lëngu i bardhë ngjitës që rrjedh nga organet intime, si rezultat i të menduarit në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Njeriu që ka një rrjedhje të tillë është zakonisht i pavetëdijshëm për kohën e sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrës, por sasia e këtij sekrecioni tek organi i femrës është më e madhe. Dijetarët kanë rënë dakord se ky sekrecion është i papastër. Nëse ai bie në trup, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tij, ndërsa nëse bie në rroba, mjafton të spërkatet vendi ku ai ka rënë me ujë, pasi është shumë e vështirë të mbrohesh plotësisht nga kjo papastërti, veçanërisht për të rinjtë beqarë. Aliu (r.a.) tregon: “Unë kisha sekretim të medh-it, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut në lidhje me të. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime ndaj vajzës së tij (Aliu ishte dhëndrri i Profetit (a.s.). Ai u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd seksual”.*17+ Transmeton Buhariu e të tjerë. Sehl ibën Hanif ka thënë: “Unë vuaja nga sasi të mëdha të medhi-t dhe gjithmonë merrja gusël pas tij. Kështu unë i tregova të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe ai tha: “Të mjafton për këtë të marrësh abdes”. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me atë masë që bie mbi rrobat e mia?” Profeti (a.s.) tha: “Eshtë e mjaftueshme të marrësh një grusht ujë dhe ta spërkatësh atë mbi rrobat e tua aty ku e sheh se
  • 2. është përhapur lëngu”.*18+ Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu thotë: “Hadithi është hasen sahih (i vërtetë)”. El-Athrem e transmeton të njëjtin hadith me fjalët: “Më shqetësonte shumë sasia e madhe e medhit, kështu që shkova tek Profeti (a.s.) dhe ia tregova problemin tim. Ai tha: “Mjafton që ti të marrësh një grusht me ujë dhe ta spërkatësh mbi të (medhin)”. 4. El-Meni ose sperma Disa dijetarë thonë se sperma është e papastër, por më afër realitetit është mendimi se ajo është e pastër, prandaj rekomandohet që ajo të lahet kur është ende e lagësht apo të hiqet nëse është e thatë. Aishja (r.a.) tregon: “Unë e hiqja spermën nga rrobat e Profetit (a.s.), nëse ajo ishte e thatë dhe e laja nëse ajo ishte ende e lagësht”.*19+ Transmeton Darakutni, Ebu Auane dhe Bezari. Gjithashtu, transmetohet se Ibën Abasi ka thënë: “U pyet i Dërguari i Allahut në lidhje me spermën e rënë në rroba. Ai tha: “Ajo është e njëjtë me mukozën dhe pështymën. Eshtë e mjaftueshme të fshihet vendi me një leckë apo copë”.*20+ Hadithi është transmetuar nga Darakutni, Bejhakiu dhe Tahaviu, dhe për ngritjen e tij tek Pejgamberi apo për të qenurit e tij meukuf ka kundërshtim. 5. Urina dhe jashtëqitjet e kafshëve të lejuara (për ngrënie) Të dyja këto konsiderohen të papastra. Ibën Mesudi transmeton se i Dërguari i Allahut shkoi për të kryer nevojën personale. Ai i kërkoi Abdullah ibën Mesudit që t’i sillte tre gurë. Abdullahu i tha: “Nuk munda të gjej tre gurë, por vetëm dy gurë dhe jashtëqitje kafshe (bajgë të thatë) dhe ia çova atij. Ai mori dy gurët dhe e hodhi tutje jashtëqitjen e kafshës, duke thënë: “Eshtë e papastër”.*21+ Hadithi është transmetuar nga Buhariu, Ibën Maxhe dhe Ibën Huzejme. Në një version tjetër thuhet: “Eshtë e papastër. Eshtë jashtëqitja e gomarit”. Megjithatë, ndotja e rrobave të njeriut nga urina e kafshëve është diçka nga e cila ai nuk mund të ruhet plotësisht dhe si rrjedhojë nuk merret shumë parasysh nëse një sasi e tillë është e vogël. El Velid ibën Muslim tregon: “I thashë El Euzait: “Si qëndron çështja e urinës së kafshëve, mishi i të cilave nuk hahet, si psh. mushka, gomari dhe kali? Ai tha se gjatë luftës ata i preknin këto kafshë dhe nuk i lanin trupat dhe rrobat e tyre”. Përsa i përket urinës dhe jashtëqitjes së kafshëve, mishi i të cilave është i lejuar për t’u ngrënë, Maliku, Ahmedi dhe një grup nga shafitë thonë se ato janë të pastra. Duke bërë komente në lidhje me këto lëndë (urinën dhe jashtëqitjen e kafshëve të lejuara), Ibën Tejmije thotë: “Asnjë nga sahabët nuk mendonte se ato janë të papastra. Në fakt, mendimi për papastërtinë e tyre e ka origjinën vetëm tek kohët e fundit dhe nuk është prej gjeneratave të sahabëve”. Po ashtu, Enesi ka thënë: “Një grup njerëzish nga fisi Ukel apo Urejne erdhën në Medine ku u sëmurën nga barku. Profeti (a.s.) u tha atyre që të gjenin një deve femër e cila jepte qumësht dhe të pinin prej qumështit dhe urinës së saj”.*22+ Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi. Ai e tregon shumë qartë se urina e devesë është e pastër. Prandaj, në analogji me këtë, edhe urina e kafshëve të tjera të lejuara, mund të konsiderohet gjithashtu e pastër. Ibën El Mundhiri thotë: “Ata që pretendojnë se ajo (urina e devesë) ishte e lejueshme vetëm për ata njerëz (të fisit Ukel), gabojnë rëndë”. Gjithashtu, ai thotë: “Dijetarët e kanë lejuar pa asnjë kundërshtim shitjen e plehut të dhenve dhe përdorimin e urinës së devesë në mjekimet e tyre, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Kjo tregon se lëndët që u përmendën më sipër janë të pastra.” Sheukani thotë: “Urina dhe jashtëqitjet e të gjitha kafshëve të gjalla që lejohen për t’u ngrënë, janë të pastra.” Nuk ka asnjë argument që të vërtetojë të kundërtën e këtij gjykimi.
  • 3. 6. Alkooli Sipas shumicës së dijetarëve, alkooli është i papastër. Allahu thotë në Kuran: “…alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani”. (El Maide: 90) Disa dijetarë thonë se alkooli është i pastër, pasi ata e marrin fjalën “rixhs” në domethënien kuptimore të moralit islam, ngase alkooli definitivisht nuk mund të cilësohet si papastërti materiale (reale). Allahu thotë: “Dhe rri larg nga papastërtitë e idhujve!”. Idhujt janë të papastër në aspektin kuptimor islam dhe nuk konsiderohet i papastër ai që i prek ata. Shpjegimi i ajetit të mësipërm lidhet me faktin se të gjithë elementet që përmenden në të janë instrumenta në duart e shejtanit, sepse ata çojnë në armiqësi e urrejtje dhe i mbajnë njerëzit larg nga namazi e përkujtimi i Allahut. Në “Subul Es-Selam” thuhet: “E vërteta është se substancat në parim janë të pastra dhe se ndalimi i tyre nuk lidhet me papastërtinë, ngase edhe bimët narkotike janë të pastra, megjithëse ato janë të ndaluara. Ndërsa papastërtinë e shoqëron ndalimi, prandaj çdo papastërti është e ndaluar dhe jo e kundërta. Kjo ndodh ngase dispozita në lidhje me papastërtinë gjykon me ndalimin e mosprekjes së saj, në çfarëdo gjendje qoftë, pasi ndalimi i vetë substancës ka shkaktuar nxjerrjen e një dispozite të tillë, në të kundërtën e dispozitës së Sheriatit mbi ndalimin. Për shembull, është e ndaluar veshja e mëndafshit dhe vënia e arit (për burrat), edhe pse ato janë të pastra”. Nëse kuptohet kjo në mënyrën e duhur, atëherë shihet se ndalimi i alkoolit, jo domosdoshmërisht e detyron papastërtinë e tij. Si rrjedhojë, papastërtia e tij duhet vërtetuar me anën e provave të tjera. 7. Qentë Qentë konsiderohen të papastër. Ena në të cilën ka lëpirë qeni duhet të lahet shtatë herë, ku larja e parë duhet të bëhet me dhé. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut, Muahmedi (a.s.) ka thënë: “Pastrimi i enës në të cilën ka pirë qeni bëhet duke e larë shtatë herë atë dhe hera e parë duhet të jetë me dhé (d.m.th. ujë të përzier me dhé, derisa të krijohet një masë balte)”.*26+ Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ebu Daudi dhe Bejhakiu. Nëse qeni lëpin një enë, në të cilën ka ushqim të thatë, atëherë, ajo pjesë e prekur e ushqimit si dhe çfarë gjendet rreth saj duhet të hidhet. Pjesa e mbetur mund të mbahet pasi ajo është ende e pastër. Ndërsa qimet e qenit konsiderohen të pastra, ngase nuk ka argument për të vërtetuar papastërtinë e tyre. 8.Eliminimi i papastërtive; Pastrimi i trupit dhe i rrobave Nëse rrobat apo trupi ndoten nga papastërti të ndryshme, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tyre me ujë, derisa ato të pastrohen plotësisht. Kjo bëhet veçanërisht në rastin kur papastërtia është e dukshme, si p.sh. gjaku. Nëse pas larjes ende mbesin shenja të cilat janë të vështira për t’u hequr, atëherë kjo nuk përbën ndonjë problem. Nëse papastërtia nuk është e dukshme, si p.sh. urina, mjafton larja e saj qoftë edhe një herë të vetme. Esma bint Ebu Bekër tregon se një grua shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “Rrobat tona ndoten nga gjaku i menstruacioneve. Cfarë duhet të bëjmë në lidhje me këtë gjë?” Ai i tha: “Fërkoji, laji me ujë dhe më pas falu me to”.*27+ Muttefekun alejhi. Nëse papastërtitë ndotin ndonjë pjesë të zgjatur të mantelit të gruas, atëherë vetë tërheqja zvarrë mbi tokë llogaritet pastrim për të.
  • 4. Një grua i ka thënë Umu Selemes: “Unë kam një fustan të gjatë që zvarritet në tokë edhe kur eci nëpër vende të papastra. Si duhet të bëj?” Umu Seleme iu përgjigj: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Cka vjen pas tij (nga zvarritja) e pastron atë”.*28+ Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Pastrimi i vendit (dheut) Nëse ka papastërti në vendin ku rrini, atëherë pastrimi i tij bëhet duke derdhur ujë mbi të. Kjo vërtetohet nga hadithi i Ebu Hurejras që u përmend më sipër në lidhje me beduinin i cili urinoi në xhami. Profeti (a.s.) tha që e gjitha çfarë duhej bërë për pastrimin, ishte derdhja e ujit mbi të (urinën). Ebu Kulabe ka thënë: “Tharja e vendit (tokës) është pastrimi i tij”. Kurse, Aishja (r.a.) ka thënë: “Pastrimi i tokës është të tharët e saj”.*29+ Natyrisht që kjo ka të bëjë me rastin kur papastërtia është e lëngshme. Nëse ajo ka lënë gjurmë, vendi bëhet i pastër vetëm pas heqjes apo kalbjes së saj. 9.Pastrimi i gjalpit të kulluar apo gjërave të ngjashme me të Ibn Abasi transmeton nga Mejmune se Profeti (a.s.) u pyet njëherë në lidhje me një mi, i cili kishte rënë në një enë me gjalpë të kulluar. Ai tha: “Nxirre miun dhe çfarë është rreth tij e hidhe tutje. Pastaj mund ta hash gjalpin tënd (pjesën e mbetur)”.*30+ Transmeton Buhariu. Duke komentuar mbi këtë çështje, El Hafidh ibën Haxher thotë: “Ibën Abdul Berr pohon se ekziston një unanimitet mes dijetarëve se, nëse një kafshë e ngordhur bie mbi një enë që ka përmbajtje të ngurtë, atëherë duhet hedhur vetëm pjesa që kjo kafshë prek, si edhe ajo që është rrotull saj duke qenë i sigurt se ajo nuk e ka prekur pjesën e mbetur në enë”. Përsa i përket lëndës së lëngshme, ka ndryshime mendimesh. Shumica e dijetarëve thonë që i gjithë lëngu bëhet i papastër, ndërsa Zuhri, Euzai dhe disa të tjerë e kundërshtojnë këtë mendim.[31] Pastrimi i lëkurës së një kafshe të ngordhur Regjja e pastron lëkurën dhe qimet e një kafshe të ngordhur. Kjo gjë bazohet në hadithin e Ibën Abasit, në të cilin Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse lëkura e kafshës regjet, atëherë ajo pastrohet”.*32+ E transmetojnë dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi). 10.Pastrimi i pasqyrave dhe objekteve të tjera të ngjashme me to Pasqyrat, thikat, shpatat, thonjtë, kockat, xhamat, vazot si dhe sipërfaqet e tjera të lëmuara, pastrohen thjesht duke i fshirë ato si dhe duke larguar ndonjë papastërti që mund të mbetet pas fshirjes. Sahabët faleshin ndërkohë që i kishin shpatat e tyre të ndotura me gjak dhe për t’i pastruar, thjesht vetëm i fshinin ato. 11.Pastrimi i këpucëve Këpucët mund të pastrohen duke i fërkuar ato me tokën, derisa pjesa e mbetur e papastërtisë të hiqet. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju ka shkelur mbi një papastërti, atëherë dheu është pastrues për këpucët tuaja”.*33+ E transmeton Ebu Daudi. Në një transmetim tjetër thuhet: “Nëse ndonjëri prej jush shkel në ndonjë papastërti, ndërkohë që i ka këpucët veshur, dheu do t’i pastrojë ato”.*34+ E transmeton Ebu Daudi. Ebu Seid transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur një njeri vjen në xhami, le të shikojë këpucët e tij. Nëse gjen ndonjë papastërti, atëherë ai duhet t’i fshijë duke i fërkuar me tokën dhe pastaj të falet me to”.*35+ E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Meqë këpucët janë në kontakt të vazhdueshëm me papastërtitë, atëherë është e mjaftueshme vetëm fërkimi i tyre pas tokës. Kjo është e ngjashme me rastin e vendit të kryerjes së nevojave personale, ku njeriu shkon disa herë dhe mund të ndotet me papastërti. Hollësi të nevojshme për të cilat kemi nevojë shpesh
  • 5. Litari i vendosur për terjen e rrobave mund të përdoret edhe nëse në të janë tharë rroba të papastra, pasi që atë ta ketë tharë dielli apo era. Nëse diçka e lëngshme bie mbi një njeri dhe ai nuk e ka të mundur ta dijë nëse një lëng i tillë është ujë apo urinë, atëherë ai nuk është i detyruar të pyesë në lidhje me të. Nëse pyet, ai që pyetet nuk duhet t’i përgjigjet atij, edhe nëse e di që lëngu është i papastër. Në këtë rast ai njeri, të cilit i ka rënë ky lëng, nuk është i detyruar që t’i lajë rrobat e tij. Nëse dikush gjen një gjë të lagësht në këmbën apo në skajin e rrobave të tij gjatë natës dhe nuk e di se ç’mund të jetë, atëherë nuk duhet t’i marrë erë për të marrë vesh se çfarë është. Transmetohet se njëherë Umeri kaloi afër një ulluku (dhe u lag). Shoku i tij e pyeti të zotin e atij ulluku nëse uji në të ishte i pastër apo jo. Umeri i tha pronarit të mos i përgjigjej pyetjes dhe vazhdoi rrugën. Rrobat që janë të ndotura me baltë rruge nuk është nevoja që të lahen. Kumejl ibën Zijadi ka thënë: “Unë e pashë Aliun duke kaluar nëpër baltë shiu dhe pastaj ai hyri në xhami dhe u fal, pa i larë këmbët e tij”. Nëse dikush e mbaron namazin dhe sheh papastërti në rrobat e në trupin e tij, gjë të cilën nuk e ka vënë re përpara, ose i ka parë por ka harruar (ose nuk ka qenë në gjendje t’i pastrojë ato), atëherë namazi i tij është i vlefshëm dhe nuk është e nevojshme që ta përsërisë atë. Ky përfundim bazohet në thënien e Allahut: “… dhe nuk ka gjynah për ju në gabimet që i bëni padashje…” (El Ahzabë, 5) Shumë prej sahabëve dhe gjeneratave pas tyre e kanë dhënë një gjykim të tillë në lidhje me këtë çështje. Nëse një njeri nuk mund ta përcaktojë se cila pjesë e rrobave të tij është e papastër, atëherë ai duhet t’i lajë plotësisht ato. Kjo bazohet në parimin: “Nëse një obligim nuk mund të kryhet pa u përmbushur një veprim tjetër i lidhur me të, atëherë ky i fundit bëhet gjithashtu i detyrueshëm”. Nëse dikush i përzien rrobat e pastra me ato të papastra (dhe i ngatërron ato), atëherë ai duhet të zgjedhë njërën palë nga rrobat (ato që i duken atij më të pastra) dhe të falet një herë me to. Kjo është e ngjashme me çështjen e drejtimit të saktë të kiblës. Nuk ka rëndësi nëse rrobat e pastra ishin më shumë apo më pak se të tjerat. - See more at: http://rrugetepaqes.net/?p=428#sthash.yGZ8yRFs.dpuf - See more at: http://rrugetepaqes.net/?p=428#sthash.yGZ8yRFs.dpuf