2. Gjashtë vetë, fare rastësisht, në
një natë të errët dhe të akullt,
gjenden në një ishull të shkretë.
Secili kishte me vete një dru në
dorë.
3. Në ishullin e braktisur në ujërat e veriut
nuk kishte drurë të tjerë.
Në qendër të ishullit një zjarr i dobët po
shuhej për shkak të mungesës së
drurëve dhe lëndës djegëse.
4. I ftohti po bëhej gjithnjë e më shumë
i padurueshëm.
Nën vezullimin e flakës, së pari një
grua vuri re
fytyrën e një emigranti me lëkurë me
ngjyrë.
5. Sapo e pikasi këtë, gruaja shtrëngoi në
dorën e saj drurin që mbante.
E pse duhet të djeg unë drurin tim
për të ngrohur këtë dembel që ka
ardhur këtu për të na rrëmbyer
bukën dhe punën? – mendoi gruaja.
6. Burri tjetër, në krah të gruas, pa
dikë që nuk ishte i partisë së tij.
Kurrë, kurrë nuk kam për ta
harxhuar drunë tim për të ngrohur
një kundërshtar politik!
7. Personi i tretë ishte i veshur shumë keq dhe u
mblodh edhe më shumë nën pallton e tij të
vjetër duke fshehur copën e drurit.
E pse ta përdor unë drurin tim për t’u
ngrohur, kur pranë meje është ky
pasanik dembel?
8. Pasaniku i ulur mendonte për kamjen e
tij, për dy vilat, katër makinat dhe
llogarinë e majme në bankë.
Bateria e telefonit i kishte mbaruar, i duhej ta
ruante copën e drurit me çdo çmim dhe të mos
e prishte kot për këta leckamanë të pavlerë.
9. Në fytyrën e emigrantit dukej një
ngërdheshje hakmarrëse që shfaqej nën
flakërimat e zjarrit që po shuhej.
Shtrëngonte fort në grushtin e tij copën
e drurit. E dinte shumë mirë se të gjithë
këta të bardhë e përçmonin.
10. Nuk do ta vinte copën e drurit në
zjarr.
Për të ky ishte çasti i
hakmarrjes.
11. I fundit në këtë grup të përzier ishte
një tip mosbesues dhe thatanik. Nuk
bënte kurrë asgjë, nëse nuk nxirrte fitim
prej saj.
I jap vetëm atij që më jep! – Kjo ishte
motoja e tij në jetë.
Duhet të më paguajnë që të kenë drurin
tim, - mendonte.
12. I gjendën kështu, që të gjashtë, me
drunë të shtrënguar në dorë,
...të ngrirë, të palëvizshëm, të
vdekur nga i ftohti....
13. Nuk kishin vdekur nga
temperaturat e ulëta ,
...vdiqën nga akullsia e zemrës
së tyre.
Musica: Les
Vaya con Dios
14. DETYRË SHTËPIE
Shkruani një ese shpjeguese
– argumentuese për të dhënë
shkakun e vdekjes së këtyre
gjashtë personave.
A do të kishin mbijetuar nëse
do të përdornin secili drurin
që kishte?
Çfarë pengoi secilin që të mos
përdorte copën e drurit të
tij?
Kriteret:
Eseja të jetë jo më e gjatë se 1 faqe.
Vlerësimi: 40% e Notës mesatare vjetore.