SlideShare a Scribd company logo
1 of 248
Download to read offline
Kim Mehmeti 
KËSHTU ECËN NJERIU 
Monografi 
kushtuar akademikut Ali Aliu 
BOTIMET TOENA 
Tiranë, 2007 
KËSHTU ECËN NJERIU 1
Botues: Fatmir Toçi 
Redaktor: Faruk Myrtaj 
Korrektore letrare: Dorina Talo 
Përkujdesja grafike: Mereme Nelaj 
Kopertina: Irena Toçi 
ISBN 978 - 99943 - 1 - 233 - 7 
© Autori dhe Shtëpia Botese Toena 
BOTIMET TOENA 
Rr. "Muhamet Gjollesha", K.Postare 1420, Tiranë 
Tel.: (4) 240116; 258893 
Tel./Fax: (4) 240117 
E-mail: toena@toena.com.al; info@toena.com.al; 
toena@icc.al.eu.org 
Http://www.toena.com.al 
2 KIM MEHMETI
BUKURI E BRAKTISUR 
Ato dhjetëra fshatra të bregut lindor të liqenit të 
Prespës, sot sikur banohen veç prej heshtjes. Titërima e 
saj i ka pllakosur si një mbulojë e padukshme, nën të cilën 
fshihen përplot fate njerëzorë dhe takim-ndarje që kanë 
mbetur të shënuara në thellësitë e së kaluarës. Ajo heshtje 
i ngërthen në vete lotët margaritarë të nënave të 
përmalluara për pjellën e tyre, shtegtuar matanë oqeaneve, 
por edhe gjithë britmat gazmore të prindërve dalë në oborr 
tek përqafojnë djemtë që kthehen nga kurbeti. Të bëhet 
se heshtja, e jo gurët, është ajo që i mban në këmbë ato 
kulla të vjetra dhe shtëpitë të porsandërtuara buzë liqenit 
të Prespës. Kjo heshtje molisëse që rri varur mbi fshatrat 
e kësaj ane të Prespës, në të vërtetë është rrëfimi i 
trishtueshëm për të parët që banuan këto hapësira, në një 
si pushim të shkurtër, që pasardhësit e tyre të niseshin 
më tej dhe gjaku i tyre të degëzohej anembanë botës. Andaj 
edhe këto fshatra ngjajnë si vendbanime të shtegtarëve të 
palodhshëm, të atyre që kanë ardhur këtu vetëm 
përkohësisht dhe sa të bëhen gati të vazhdojnë kërkimin 
e qetësisë më tej; janë ndalur thuajse vetëm sa të përtërijnë 
gjakun e fisit që do të duhet pastaj të degëzohet nëpër 
shtigjet e botës. Ato kulla të vjetra dhe pallate moderne, 
KËSHTU ECËN NJERIU 3
të porsandërtuara, por të mbetura zbrazët, janë kujtim i 
largët i atyre që foletë familjare i kanë atje ku i ka zënë 
muzgu i mbijetesës, atje ku i ka çuar kali i padëgjueshëm i 
ngarkuar me ëndrrat për ardhmëri më të mirë, duke e 
ndërlidhur kështu zinxhirin jetësor, që nga rrënjët e të 
parëve e deri te presparët e vegjël që tani rriten e jetojnë 
matanë oqeaneve, në Amerikë dhe Australi, zinxhir edhe 
për banorët e rrallë që nuk kanë shkuar në kurbet, që kanë 
mbetur si rojtarë të mallit për ata që shkuan, rojtarë, të 
cilët mund t’i takoni rrugëve të fshatrave të banuar me 
shqiptarë buzë liqenit të Prespës, që jetojnë të dyzuar: trupin 
e kanë këtu, por shpirtin atje ku shkuan të dashurit e tyre. 
Fillimshekulli njëzet e një në këto hapësira është më i 
heshtur se shekujt e mëparshëm, përplot luftëra të 
përgjakura dhe ideologji, që donin ta shndërronin njeriun 
në numër, ngjashëm me atë të të burgosurve të pashpresë. 
Presparët që shkuan dhe u shpërngulën nëpër metropolet 
e botës, kthehen në këto hapësira si shpendë shtegtarë që 
duan të ringjallin kujtesën për foletë e veta, vijnë 
përkohësisht thuajse vetëm sa të shijojnë freskinë e 
mëngjesit, e cila përkëdhel kullosën mbi varrezat e të 
parëve të tyre. Dhe ngulazi ndërtojnë shtëpi të reja në të 
cilat askush nuk jeton, përpos mallit dhe shpresave të atyre 
që i kanë ndërtuar, e të cilëve asnjëherë nuk u vdes ëndrra 
që të kthehen aty ku kanë parë së pari herë lindjen e diellit 
dhe rrezatimin e hënës. Këto fshatra janë vendbanime të 
çuditshme. Kullat e këtushme ngjajnë si nyje ku është 
ngatërruar malli i të mbeturve me të atyre që kanë shkuar 
në kurbet; ato janë pika ku përballen ëndrrat e të mbeturve 
me ato të të shkuarve dhe ku shpesh përzihen lotët e atyre 
që presin t’u kthehen të dashurit dhe të ëndërrimtarëve 
që mezi presin të shohin përsëri vendlindjen. Si rrallëkund 
4 KIM MEHMETI
në hapësirat e tjera shqiptare, fshatrat e rrethinës së Prespës 
rrëfejnë fatin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të 
mëmëdheut të tkurrur që mban emrin Shqipëri, 
mëmëdhe, i cili nga të katër anët kufizohet me shqiptarët 
e mbetur jashtë kufijve. Hapësira prespare rrëfen 
trishtueshëm për shqiptarët që kufizohen me vetveten, 
për shqiptarët që me dekada kanë jetuar të ndarë, si 
ujdhesa të largëta mbi të cilat janë përplasur valët e të 
njëjtit det kohor. Këto hapësira rrëfejnë për kohët kur 
shqiptarët nuk kanë mundur të shohin se ç’ndodh në 
brigjet matanë kufirit, ku e çojnë kombin anijet ideologjike 
të Enver Hoxhës, dhe si janë katandisur këta të Jugosllavisë 
së Titos, ku pas Luftës së Dytë Botërore mbetën edhe 
presparët, thuajse veç sa ta plotësonin atë dymilionëshin 
shqiptar të mbetur këtej arës etnike, të ndarë sipas vullnetit 
të atyre që vizatonin hartat e pasluftës. Presparët edhe sot 
shprehin ndjesinë se sa vrasëse është për një komb afërsia 
e largët që e ndan nga rrënjët dhe sa e pambrojtur është 
bima e rritur nën hijen e drurit të huaj. Andaj edhe sot 
tek ata vëren një dyshim të heshtur ndaj asaj që ndodh në 
kohët e demokratizimit të shteteve të porsalindura të 
Ballkanit, si edhe në shpresën që bulëzon se kurrë më 
nuk do të rimurohen muret e dikurshëm shtetërorë që 
ndanin vëllanë nga motra dhe nusen e ardhur këtej nga 
familjarët e vet të mbetur matanë kufirit. 
Ka diçka që ka mbetur e do të mbetet e pashlyer nga 
vetëdija e shqiptarëve të Prespës, diçka që i çon të jetojnë 
në mes të dëshirës për të shkuar sa më larg atij liqeni dhe 
asaj tjetrës, të mbeten aty ku kodrinat matanë kufirit bëhen 
të afërta qoftë edhe vetëm pse pasqyrohen mbi syprinën 
e lëmueshme të gjolit ku lëshohet edhe hija e Pelisterit. 
Ka diçka që për një kohë të gjatë nuk do të shlyhet nga 
KËSHTU ECËN NJERIU 5
vetëdija e banorëve të kësaj ane, e që u është vulosur në 
mbamendje qysh në vitet e socializmit ballkanas, kur edhe 
pse kishin mundësi t’i shihnin brigjet nga ana përballë e 
liqenit, thuajse çdo mëngjes pas çdo lindje dielli, në mënyrë 
kanosëse u bëhej e ditur se brigjet përballë janë të largëta, 
se ato i ndan thellësi më e madhe se ajo e brigjeve të 
Australisë dhe Amerikës që nuk shiheshin nga maja e 
Pelisterit, për ku u davaritën shumë të rinj të këtyre anëve. 
Largësia që presparët i ndau nga trungu etnik kishte 
përmasat e lojërave të pafundme ideologjike të pasluftës së 
Dytë Botërore, të lojërave që ndanin popujt, familjet, 
shtetet, që ngritën mure thuajse donin edhe shpendëve t’ua 
kufizonin fluturimin, edhe diellin ta mbulonin me tenda 
që të mos rrezatonte mbi ata matanë gardhit shtetëror. 
Rrethina e Prespës të lë përshtypjen e një bukurie të 
braktisur. E një bukurie që të pikëllon kur e sheh. Të 
rikujton bukuroshen që s’ka mundur ta mbajë pranë vetes 
të dashurin e vet, për shkak se i dashuri s’ka pasur zgjidhje 
tjetër përpos ta braktisë, përballë trishtimit të brendshëm, 
që kurrë nuk e ka lejuar ta shijojë lirshëm bukurinë e saj 
mahnitëse. Atë mbresë të lënë fshatrat e banuar nga 
shqiptarët, ku për çdo vit pakësohet numri i banorëve. 
Në to, rrallë do të takoni ndonjë fëmijë duke lozur, e më 
rrallë akoma do të dëgjoni këngën rinore. Çdo gjë i është 
dorëzuar një heshtjeje, të cilën e plagos vetëm kollitja e 
pleqve që bredhin rrugëve, si dhe britmat e tregtarëve që 
vijnë në vjeshtë të blejnë mollët e njohura prespane. 
Mollët e Prespës tani kanë pushtuar tregjet e qyteteve të 
Ballkanit. Para rënies së mureve ideologjike shiteshin 
vetëm nëpër tregjet socialiste të Jugosllavisë së Titos, ku 
bënte pjesë edhe Maqedonia. Ky shtet me dy milionë 
banorë, tanimë i pavarur nga të tjerët, por i varur nga 
6 KIM MEHMETI
varfëria dhe plogështia ekonomike, të cilat edhe më shumë 
i shtynë të rinjtë e kësaj ane të shkojnë të kërkojnë fatin sa 
më larg hapësirave ku kanë ndier ngrohtësinë e gjirit të 
nënës. I shtrëngon të ikin mospasja e një ardhmërie të 
qartë, të pranueshme, ardhmëri që i ka hije kohës në të 
cilën jetojnë. Në këto fshatra, ku ende qëndrojnë të 
padëmtuara kullat e larta, muruar nga ata që kanë qenë të 
bindur se kurrë nuk do t’u shuhet vatra familjare, janë 
ndërtuar edhe shtëpi të reja moderne, shtëpi që 
përcaktojnë jo vetëm frymëzimin arkitektonik të të zotëve, 
por edhe dyzimin e kurbetçinjve që, duke jetuar diku larg, 
kanë përvetësuar mënyrën e të jetuarit të atjeshëm. Atje 
ku janë u mungon gurgullima e përroskës ku kanë lindur, 
flejnë atje e ëndërrojnë këtu ku u kanë mbetur rrënjët, ku 
i thërrasin lojërat fëmijërore dhe varret e të parëve. E tërë 
krahina e Prespës, e veçanërisht fshatrat e shqiptarëve aty, 
që moti janë shndërruar në përmendore të ëndrrave të 
atyre që kanë shkuar e shpresojnë se një ditë do të kthehen, 
të orvatjeve të gjeneratave të pasluftës së Dytë Botërore 
tek mundoheshin që nëpërmjet shkollimit të të rinjve, t’i 
jepnin fund traditës së kurbetit, të mbyllnin rrugën e 
shtegtimit, rrugën që të parët e tyre e hapën qysh në 
fillimshekullin e njëzetë, në kohët kur shqiptarët e këtyre 
hapësirave kërkonin shpëtim nga bejlerët turq e më vonë 
edhe nga tagrambledhësit e mbretit jugosllav. 
Fshatrat buzë bregut lindor të liqenit të Prespës, i 
ngjajnë një qaforeje të bukur në kraharorin e Pelisterit, i 
cili lartësohet mbi liqen si lajmëtar shekullor. Zërat e atyre 
që ndodhen rrëzë tij, ua përcjell lartësive qiellore. Pelisteri 
i lartë duket se vazhdon bisedën e qëmotshme që s’e kanë 
përfunduar dot kurrë banorët e asaj ane, me ujërat e liqenit 
dhe mjegullat që mbulojnë majën e tij. Presparët nuk 
KËSHTU ECËN NJERIU 7
arritën ta përfundojnë këtë bisedë sepse ndiheshin si të 
futur në gropë, prej nga edhe britmat bëhen të 
padëgjueshme, thirrjet i përpijnë valët e liqenit dhe erërat 
e forta që rrahin majën e Pelisterit. Andaj kërkonin dalje 
nga ajo gropë. Banorët e këtyre fshatrave janë ndër të parët 
në këto anë që shijuan kurbetin duke marrë rrugën pa 
kthim përtej oqeaneve, në Amerikë e Australi. Dhe shkuan 
aq larg, thuajse donin të arrinin aty ku nuk shkohet më 
tej, atje nga e ke vështirë të kthehesh edhe sikur të të 
ngulfatë malli dhe të molisë dëshira që vetëm edhe një 
herë të ndiesh flladin e ardhur nga liqeni, edhe një herë 
të të përkëdhelin erërat që ngjiten lartësive të Pelisterit, 
që prej atje lart vazhdojnë rrëfimin për ç’ndodh aty poshtë 
në rrëzë dhe atë që shihet nga lartësitë. Kjo pjesë e Prespës 
është rrëfim polifonik për fatin e një pjese të shqiptarisë, 
është jehonë dyzërëshe e mallit të mërgimtarit dhe atyre 
të paktëve që mbetën në vendlindje, jo pse nuk donin të 
shkonin, por vetëm sa të kishte kush t’i ruajë kujtimet 
për të kaluarën e këtyre hapësirave, dhe që të regjistrojnë 
të sotmen kur në Korçë mund të shkojnë lirshëm, si në 
kohët para se të vizatohen hartat e shteteve të 
porsaformuar të Ballkanit. Këtu mbetën ata që pranuan 
të bëhen miklues të shpresave se e ardhmja do të jetë ajo 
që kishin ëndërruar të parët e tyre: se do të vijë dita kur 
shqiptarët, kudo që janë dhe kudo që shkojnë, do të 
munden lirshëm të ndërlidhin trungun etnik, duke filluar 
nga varrezat e të parëve mbetur matanë liqenit, e deri te 
pasardhësit e degëzuar anembanë botës. 
Njëri nga këto fshatra, mbetur si vendbanim i shtrënguar 
nga kthetrat e të kaluarës dhe paqartësia e të ardhmes, është 
edhe Arvati, ku në pjesën e parë të shekullit të 
nëntëmbëdhjetë erdhi me familjen e vet Mustafa Aliu. I 
8 KIM MEHMETI
ardhuri kishte bërë rrugë prej larg, derisa kishte arritur të 
prekte tokat buzë liqenit që i kishte falur Ali Pashë Tepelena. 
Kishte lënë pas vetes fshatin e lindjes dhe të të parëve të vet, 
Luarasin e nahijes së Kolonjës. Mustafai i kishte shkulur 
rrënjët shekullore nga mëhalla e Jaubelive, kullat e së cilës 
qysh atëherë njiheshin si vatra që kishin rritur njerëz të ditur 
e të shkolluar. Kishte lënë Luarasin, që të vinte buzë brigjeve 
të liqenit të Prespës, ku duhej të mbillte shpresën për një 
ardhmëri më të mirë për familjen. Sigurisht, kurrë nuk i 
kishte shkuar ndër mend se afërsia që e ndante vendbanimin 
e ri të familjes së tij me fshatin Luaras, pas grindjeve mes 
ndërtuesve të socializmit në Shqipëri dhe Jugosllavi, do të 
bëhej aq e largët sa pasardhësit e tij do të lindnin e vdisnin të 
joshur nga thirrja e largët e varreve të të parëve të tyre. 
Arvati i sotëm ka më shumë shtëpi sesa banorë, jo si 
fshati i fillimshekullit të njëzetë, kur kishte pak kulla e 
shumë njerëz. Mbase Mustafai i ardhur nga Luarasi ka 
besuar se pasardhësit do të ndiheshin mirë aty ku ai hapi 
themelet e kullës së re. Pa dyshim ka besuar se pasardhësit 
kurrë nuk do ta braktisnin atë liqen që i ngjante burimit 
të jetës, dhe ka qenë i vendosur dhe i qetë teksa ka 
përcaktuar vendin e themeleve, i bindur se asgjë nuk do 
ta çonte të shtegtonte edhe më tej, larg vendlindjes. Këtë 
besohet se e ka menduar edhe djali i tij, Aliu, i martuar 
me Meleken, nga fshati Nikolicë e Devollit, i cili 
gjithashtu ndërtoi kullën e vet, që qëndron edhe sot siç e 
muruan mjeshtrit e vitit 1929. Në vitin 2002, nipi i tij 
Abaz, kurbetçiu i ardhur nga Amerika, vëllai më i vogël i 
Ali Aliut, i mbuloi me suva të freskët muret e kullës dhe 
gurët e hershëm nuk shihen me sy. Secili linte gjurmën e 
djersës së vet mbi gjurmën e të parëve të tij. 
KËSHTU ECËN NJERIU 9
Por nuk ishte Abazi kurbetçiu i parë i kësaj familjeje. 
Rrugën e kurbetit e kishte hapur babai i tij, Feriku, qysh në 
vitet tridhjetë të shekullit të njëzetë. Por Feriku, nipi i 
Mustafait, thuajse nuk kishte arritur t’i kundërvihej zërit të 
vendlindjes dhe është ndër të rrallët që pati shijuar kurbetin 
dhe qe kthyer në vendlindje që të vazhdonte jetën aty ku 
kishte dëgjuar ninullat e para prej nënës. Kurbetçiu i viteve 
kur hartat detare s’ishin aq të sakta sa ta përcaktonin vijën e 
saktë lundruese të anijeve që çonin për në Australi, posa u 
kthye u martua me Sheribanen nga Belocërka e Prespës. 
Nga kjo martesë i lindi djali më i madh, Aliu, i cili 
qysh foshnjë do të mbetej pa gjirin e ngrohtë të nënës. 
Pas vdekjes së gruas së parë, Feriku martohet me 
Mysykon, një vashë matanë liqenit, nga Kolonja. Kështu 
degët e shtrira këtej liqenit u lidhën me rrënjët, të cilat 
gjyshi i tij i kishte lënë në nahijen e Kolonjës. Martesa me 
vajzën matanë kufirit ndarës të mbretërisë jugosllave me 
atë të Zogut, dëshmon se aso kohe, kur kishte filluar ndarja 
e shqiptarëve në shumë shtete të Ballkanit, ende u lejohej 
komunikimi me familjet mbetur në anën tjetër të kufirit. 
Kjo nuk do të jetë e mundur më vonë, në dekadat kur 
muret ideologjike mes shteteve do të arrijnë që 
“shqipëritë” e shumta t’i bëjnë aq të largëta mes tyre, sa të 
ndërpritet çdo lidhje familjare mes atyre që jetonin në 
Jugosllavi dhe në Shqipëri. 
Vitet tridhjetë, si edhe e tërë pjesa e parë e shekullit të 
njëzetë, janë përplot gjurmë të luftërave të 
porsapërfunduara dhe plot mjegullnajë si pararojë e 
luftërave të mundshme. Këto kohë-kufi të betejave të 
papërfunduara, nisur gjatë shkatërrimit të Perandorisë 
Osmane, lënë përgjysmë prej përfundimit të Luftës së Parë 
Botërore, janë vitet kur të gjithë pushtetarët e mbretërit 
10 KIM MEHMETI
kthyen sytë kah kufijtë fqinjë, duke dashur t’i shtyjnë sa 
më tej gurët kufitarë, në brendi të shteteve fqinjë, apo që 
murin ta bëjnë sa më të patejkalueshëm për banorët matanë 
kufirit. Thuajse vetëm Shqipëria dhe shqiptarët s’kishin 
hallin si të zgjeroheshin, por si të mbronin veten, si të 
pamundësonin tkurrjen e mëtejme të trojeve shqiptare. Aq 
më shumë, u duhej të mposhtnin varfërinë e atyre viteve, 
t’i përkushtoheshin betejës së mbijetesës, të bënin çmos 
për të mos u shuar vatra në kullën e tyre, të mos mbetej 
shtëpi pa të qarën e foshnjës së porsalindur. Instinkti i të 
mbijetuarit i shtynte të mos harronin festën e madhërishme 
të lindjes së fëmijës, dhe kjo mbamendje do t’u mundësonte 
ta ruanin shqiptarinë edhe në vitet kur Enver Hoxha, i 
verbuar nga ideologjia, sa nuk i kishte joshur shqiptarët 
matanë kufirit të flasin vetëm rusishten e Stalinit, e nga ana 
tjetër Titoja mundohej t’u jepte shqiptarëve aq sa të mos 
thoshin se nuk kanë asgjë, aq sa të ishin të kënaqur e ta 
donin shtetin e sllavëve të jugut. Andaj edhe nuk është e 
rëndë të paramendohet gëzimi i babait Ferik kur, pas vajzës 
së parë, i lind edhe një djalë, të cilit nuk kishte si mos ia 
vinte emrin e gjyshit – Ali. 
Gëzimi familjar i prillit të vitit 1934, me siguri ka 
mbetur i shënuar në gjurmët e mureve të kullës, e cila 
ende rrëfen për familjen e dikurshme shumëanëtarëshe, 
të shpërndarë në të gjitha “shqipëritë”, deri dhe matanë 
oqeaneve. Në muret e saj ka mbetur ndonjë gjurmë edhe 
nga zëri i thekshëm gazmor i gjyshes Meleke nga Nikolica 
e Frashërit, e cila ua ka kumtuar burrave në dhomën e 
gjerë se lindi nipçja. Ajo shtëpi e madhe do të duhej të 
rriste dhe të niste nëpër rrugët e jetës edhe një njeri. Pa 
dyshim, pos gëzimit që shoqëron lindjen e fëmijës, ai zë 
në vete ka bartur edhe solemnitetin e besimit se ajo vatër 
KËSHTU ECËN NJERIU 11
familjare që moti e kishte mësuar urtësinë se, baras me 
madhështinë e lindjes, është edhe mjeshtëria ta edukosh 
dhe rrisësh njeriun, të tillë që ai të arsyetojë lindjen e ta 
meritojë vdekjen. 
Kështu nisi kalendari jetësor i Ali Aliut, kritikut të 
madh letrar dhe atdhetarit, që me veprimtarinë e vet do 
t’i shënojë edhe datat e rëndësishme të historisë më të re 
shqiptare. Kështu nisi rrugën jetësore gazetari, kritiku, 
profesori dhe akademiku i ardhshëm. Jeta e tij ndërlidh 
ngjarjet e fundshekullit të njëzetë, në të gjitha “shqipëritë”; 
kjo jetë është si një nyje ku janë lidhur ngjarje, përjetime, 
orvatje që bëjnë të mundur të lexohet drejt kalendari i 
socializmit dhe ai i kohëve të reja, të cilat populli me aq 
vullnet i quajti demokratike, e në të vërtetë ishin thuajse 
njësoj të paqarta sa edhe ato të dikurshmet kur shqiptarët 
në heshtje jetonin disfatën e vet. 
Jeta e Ali Aliut nuk ka aq shumë ditë festive nga ato 
kur ai të bënte kujdes që lumturinë e vet ta gëzojë të 
palënduar. Por, kalendari i tij jetësor është përplot me 
arritje që kompletojnë portretin e tij, të kritikut letrar dhe 
atdhetarit të përkushtuar; aty mund të gjenden data që 
përputhen me fatin kombëtar dhe si i tillë, ai kalendar 
shpreh rrugën jetësore të një personaliteti që të gjitha ia 
përkushtoi letërsisë dhe popullit të vet. Andaj, ky portret 
individual është si i ngjyrosur me (dis)fatin e popullit që 
i takon. Është portret i vendosur në kornizat e ngushta të 
një orvatjeje shekullore për mbijetesën e një populli, për 
mbrojtjen e një kulture dhe gjuhe të vjetër aq sa edhe 
vetë shkëmbinjtë e Ballkanit. Në kalendarin jetësor të Ali 
Aliut, thuajse gjithmonë la gjurmë viti i lindjes, ditët e 
largëta kur edhe gëzimi ka qenë i ngulfatur nga turbullirat 
e kohës, kur vetëm pikëllimi ka qenë i pastër; vetëm 
12 KIM MEHMETI
dënesjen askush nuk e ka ndaluar. Kështu që foshnja e 
atëhershme do të bëhej një burrë, i cili edhe qeshjen e ka 
të përmbajtur, të ndrojtur, si diçka që u është lënë atyre 
që kanë pasur mundësi që lumturinë ta shijojnë pak më 
ndryshe se ai. 
Në qëndrimin e Ali Aliut dhe në shumëçka që ka të 
bëjë me të, ka lënë gjurmë edhe muaji i lindjes, i cili, 
njësoj si luleborat në rrëzë të Pelisterit, është i mikluar 
nga ftohtësia e dimrit që largohet dhe ngrohtësia e 
pranverës në afrim. Nga qenia e tij gjithmonë reflekton 
një mburojë e qëndrimit serioz që duket sikur nuk nxiton 
të lërë t’i afrohesh, por nga ana tjetër është shtresë 
mbrojtëse e një ngrohtësie të natyrshme njerëzore. Ky 
qëndrim i Zotërisë në shpirt e në qëndrim, do të mbetet 
ajo mburojë që nuk do të lejojë aq lehtë të zbulohen 
brengat e brendshme personale, e as pikëllimet e shpeshta 
jetësore, të cilat nuk u ndahen atyre që qenien e vet ia 
kanë dhënë dhuratë pronarit më të denjë – popullit, të 
cilit i takojnë. Dhe, nëse është e vërtetë thënia se hapësira 
dhe ambienti jetësor lë gjurmë të pashlyeshme në 
portretin e qenies njerëzore, atëherë kuptohet ajo 
zemërgjerësi dhe ajo paraqitje e Ali Aliut si një Zotëri, i 
cili të cytë t’i afrohesh si ngrohtësi-flladit. Porsa të arrish 
t’i qëndrosh përballë, e kupton se është i njëjti i lartësive 
të Pelisterit, ai i cili nuk i takon vetëm vetvetes, por i tërë 
u është dhënë atyre që udhëtojnë nëpër letrat e gjuhës 
shqipe dhe nëpër rrafshnaltat e fatit të popullit shqiptar. 
Ai që ka arritur të njohë për së afërmi Ali Aliun dhe që 
ka pasur rast të vizitonte kullën dhe oborrin ku ai ka kaluar 
fëmijërinë, nuk e ka pasur vështirë të zbërthejë atë 
zemërgjerësi dhe atë qetësi në sjelljen e tij: kulla ka dhoma 
të gjera me përplot hapësirë për shtëpiarët dhe mysafirët 
KËSHTU ECËN NJERIU 13
e ftuar e të paftuar, nga dritaret e dhomave të saj mund të 
sodisësh edhe mjegullën në majë të Pelisterit, edhe liqenin, 
edhe kopshtet që shtrihen deri në pafundësi. Oborri i 
kullës është aq i gjerë, sa në të gjithmonë ka pasur vend 
loje për gjithë fëmijët e fshatit që jetonin nëpër shtëpi me 
avlli më të ngushtë. Mbase ky ambient i fëmijërisë, kjo 
hapësirë ku ka lozur Aliu fëmijë, do të lërë gjurmë të 
pashlyeshme edhe në Aliun e mëvonshëm, i cili do t’i 
përkushtohet pafundësisë së kopshteve letrare shqiptare, 
pa i ndarë ato sipas kufijve shtetërorë, gjurmë, të cilat do 
të ndikojnë edhe në vendosmërinë e tij që gjithmonë të 
jetë aty ku ndodhin ngjarjet vendimtare për shqiptarët 
këtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Kjo shpirtgjerësi e tij 
njerëzore do ta çojë të mendojë më shumë për fatin 
kolektiv të popullit që i takon, sesa për vetveten. Andaj, 
qysh në moshën rinore, Aliu do ta kuptojë se asgjë nuk 
vlen e bukura, e pavlerë është dhuntia që ke, nëse atë nuk 
e harxhon dhe nuk ua dhuron atyre që i do dhe të duan. 
Kuptohet, duke mos pritur që e dhuruara të të kthehet 
me ndonjë kundërvlerë. 
Që nga koha kur ishte nxënës i tetëvjeçares në 
Manastir, qysh në Shkollën Normale në Shkup dhe 
student në Beograd, do të kuptojë se virtytet individuale 
dëshmohen nëpërmjet mënyrës sesi i harxhon ato. Sepse 
vjen dita kur ndalesh në majën ku je ngjitur dhe nga atje 
të drejtosh shikimin drejt rrëzave, të matësh gjatësinë e 
rrugës që ke ecur, një rrugëtim ky që nuk matet me 
kilometra dhe as me vitet që ke jetuar, por vetëm me 
peshën e veprave që ke lënë pas vetes. E, Ali Aliu eci dhe 
është duke ecur rrugës së rëndë të mendimit publik, 
shkrimeve kritike, publicistike, rrugë e rëndë sa edhe vetë 
pesha e atyre ngjarjeve shoqërore ku ai nuk ishte shikues 
14 KIM MEHMETI
anësor, por njeri që merrte pjesë aktive dhe kishte rol 
vendimtar në to. 
Nuk ka dyshim se Ali Aliu, qysh në fëmijëri, e ka 
vërejtur se me shumëçka jeta i ngjan ambientit jetësor ku 
rritej dhe ku ishte vendosur stacioni i parë i tij jetësor; 
lart ngrihej maja e Pelisterit, e poshtë syprina e kaltër e 
liqenit ku pasqyroheshin vargmalet që rrethonin 
vendlindjen e tij. Njësoj siç pasqyrohet hija e veprave 
jetësore mbi rrugën që ke ecur. Të rritesh në një mjedis 
të tillë, do të thotë qysh në fëmijëri të kuptosh se lartësitë 
lëshojnë hije mbi rrëzë, se sado lart të ngjitesh dhe të 
arrish, pasqyra ku shihet portreti yt i vërtetë mbetet rrëza 
prej ku të shikojnë të tjerët. Të rritesh në një mjedis të 
tillë, do të thotë qysh në palimpsestin fëmijëror ta kesh të 
qartë të vërtetën se në jetë mund të zgjedhësh dy gjëra; 
ose të ngjitesh drejt lartësive, ose të notosh në hapësirë të 
mbyllur. Pra, ose të ecësh drejt majave të larta ku do të 
shohin të gjithë ata që janë në rrëzë, ose të mbetesh poshtë, 
me shikim të drejtuar nga lartësitë. Andaj edhe vendimi 
duhej marrë qysh në moshën e njomë, në vitet kur 
ngrohtësia e prehrit të gjyshes ishte foleja më e sigurt dhe 
ndjellja më e këndshme që gjumi të mos vonojë. Pas viteve 
gazmore të kaluara në katërvjeçaren e fshatit Kranjë të 
Prespës, thuajse ngjitur me Arvatin, Aliu duhej të merrte 
vendimin: do të ngjitej lartësive të Pelisterit, apo do të 
mbetej aty pranë liqenit? 
U nis drejt majës së Pelisterit, e kaloi atë lartësi, dhe 
erdhi në Manastir, që të mbarojë katër klasat e larta të 
fillores. La pas vetes kullën, odën e burrave ku babai u 
lexonte fëmijëve vjershën e Abaz Aliut, Qerbelanë dhe 
Lulet e Verës nga ato libra të mbështjellë me letër të trashë, 
ngjyrë dylli. 
KËSHTU ECËN NJERIU 15
Ali Aliu qysh në moshën e njomë kishte shijuar ç’do 
të thotë të ecësh si kalorës i vetmuar. Ç’do të thotë qysh 
si fëmijë të braktisësh vendlindjen, të lësh prehrin e sigurt 
të gjyshes, i cili të mbron nga të gjitha shqetësimet, e bile 
të shëron edhe nga malli për ngrohtësinë e prehrit të 
nënës, që atij i kishte vdekur kur ishte ende foshnjë 
pesëmuajshe. Ecjet vetjake i filloi në vitin 1946 kur u 
regjistrua në klasën e pestë në shkollën e Manastirit. 
Asokohe Manastiri nuk i ngjante këtij të sotmit, e as 
shqiptarët në këtë qytet nuk ishin aq të rrallë sa sot. Kështu, 
dhomën e ngrohtë familjare e ndërroi me ndërtesën e 
madhe të gjimnazit dhe të internatit. Asokohe ai mund të 
jetë habitur pse shqiptarët e Manastirit flisnin duke 
pëshpëritur, pse askush nuk tregonte zëshëm se internati, 
në të vërtetë ishte godina ku dikur ishte mbajtur Kongresi 
i Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Njëjtë siç nuk ka mundur të 
vërejë se shqiptarët e Manastirit të viteve pesëdhjetë 
jetonin në plasaritjet që ndante të kaluarën e të tyre të 
famshme atdhetare dhe të ardhmen tragjike, e cila do të 
kulmojë në vitet kur Ali Aliu u bë emër i respektuar në të 
gjitha viset shqiptare. Një mbrëmje të vitit 2001, kur ende 
s’kishte marrë fund konflikti shqiptaro-maqedonas, 
çmendurakët e etnitetit maqedonas ua vunë flakën edhe 
atyre pak shtëpive të banuara me shqiptarë, që u kishin 
bërë ballë shtegtimeve në Turqi apo në vendbanimet e 
tjera shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Nxënësi i 
klasave të larta të tetëvjeçares së atëhershme të Manastirit, 
pa dyshim që s’ka mundur ta paramendonte se do të vinin 
vitet – siç ishin ato të nëntëdhjetat të Maqedonisë së 
pavarur – kur maqedonasit etnikë të këtij qyteti do t’i 
kundërvihen hapjes së shkollës së mesme në gjuhën 
shqipe në këtë qytet. Dhe këtë e bënin duke dashur t’ia 
16 KIM MEHMETI
shlyejnë Manastirit të gjitha shenjat e shqiptarisë, të 
tërbuar nga e vërteta se në këtë qytet shkollat dhe libri 
shqip ishin më të vjetra se ato të etnisë maqedonase, të 
etnisë që pretendonte se çdo gjë në Maqedoni u takonte 
vetëm atyre. Të prirë nga dëshira që të përvetësojnë edhe 
atë që nuk u takon, nacionalistët e verbuar maqedonas 
vunë kryqin edhe mbi Sahat-kullën e njohur të Manastirit 
dhe në vitin 2001 ia vunë flakën xhamisë aty. Një flakë që 
nuk do të dëmtojë vetëm xhaminë, por edhe kujtimet e 
Ali Aliut për vitet kur erdhi në këtë qytet, ku ende ishin 
të pashlyera gjurmët e së kaluarës shqiptare. 
I ardhur nga një hapësirë mbyllur si një rreth, ku 
njerëzit në mos më shumë, së paku ishin të zhurmshëm, 
dhe të vërtetën e ruanin dhe e kumtonin nëpërmjet këngës 
polifonike, nxënësi i viteve pesëdhjetë ngutshëm shënonte 
në kujtesën e vet kohën përplot paqartësi. Vogëlushit të 
ardhur nga ana tjetër e Pelisterit, shumë herët i ra në sy se 
edhe mësuesit disi ishin të trembur. Por, atë që mësuesit 
trembeshin t’ia tregonin fëmijës së ardhur nga Arvati, atij 
që rritej duke u ndarë dhimbshëm nga jehona e këngës 
polifonike prespane, ai e gjurmonte vetë, e ndiente në 
pëshpëritjet e ndrojtura të atyre që rrëfenin për të kaluarën 
e këtij qyteti, djep i shumë lëvizjeve përparimtare 
shqiptare. Dhe ia arrinte që, nën shtresat e një realiteti të 
vrazhdë dhe tragjik për shqiptarët e kohës së fëmijërisë së 
tij, të zbulonte se ishin vitet e hallit të madh, kur shqiptarët 
e kësaj ane nuk dinin si të dilnin nga ajo ngushticë ku u 
gjetën pas Luftës së Dytë Botërore. Për të ardhurin nga 
ajo anë e Pelisterit s’mund të mbetej pa vënë re se 
Manastiri ngadalë po shndërrohej në qytet që kishte 
përplot shenja të shqiptarisë, por mbetej pa shqiptarë. Ai 
e ndiente se në qytetin ku kishte ardhur, tradita dhe kultura 
KËSHTU ECËN NJERIU 17
shqiptare ishin më të thella, nga sa mund të rrëmonin ata 
që donin ta fshihnin këtë të vërtetë, ata që i mbulonin me 
suva edhe muret e godinës ku ishte mbajtur Kongresi i 
Alfabetit. Kishte dëgjuar se aty ku mësonte, dikur kishte 
studiuar edhe Migjeni dhe se aty në fillim të shekullit të 
njëzetë familja Qiriazi shtypte dhe botonte librin shqip. 
E gjithë kjo s’mund t’i shpëtonte syrit të shkathët që kishte 
ndjekur fluturimin e shqiponjave mbi majat e Pelisterit, 
njësoj siç nuk mund të mos vërente kolonën e shqiptarëve 
që niseshin për në Turqi dhe zbraznin Manastirin. Dhe 
është e pamundur që ato kolona e rrëke lotësh të mos 
kenë lënë gjurmë të pashlyeshme në palimpsestin jetësor 
të vogëlushit që rritej dhe që për çdo ditë duhej të ndahej 
nga shokët e klasës që shkonin në Anadoll, kinse të 
shpëtonin vetveten, por që mbase përgjithmonë të 
zhdukeshin në rrafshnaltat e Azisë së Vogël. 
Fëmija i njomë që shpejtazi rritej dhe ngutshëm ecte 
përpara, nuk mund të mos e përjetonte pikëllueshëm 
pamjen sesi “e vogla zvogëlohej” dhe si shqiptari, duke 
kërkuar rehati, edhe një herë zgjodhi rrugën e braktisjes 
së trojeve shekullore. Syri i tij dëshmoi dramën sesi Qyteti 
i Alfabetit të Gjuhës Shqipe mbetej pa fjalën shqipe, 
mbeteshin pa banorë shqiptarë sokakët nëpër të cilat kishin 
ecur të brengosur për fatin e popullit atdhetarët Ferid Bej 
Ypi, Tefik Panariti, Xhafer Kolonja, Fehim Beu, Petro N. 
Luarasi, Ali Zahimi, Jonuz Dibra, Bejtulla Beu... Atdhetarë 
këta që në vitin e largët të 1910-ës filluan Kongresin e 
Dytë të Alfabetit, u mblodhën “të bisedonin përmbi 
nevojat kombëtare, përmbi diturinë, përmbi lulëzimin 
dhe përparimin e gjuhës sonë dhe përmbi mbrothësinë e 
kombit shqiptar”, siç kishte thënë Dervish Hima në fjalën 
e vet hyrëse në Kongresin e Dytë të Manastirit. E këtë 
18 KIM MEHMETI
ngjarje historike, shqiptarët për herë të parë do ta shënojnë 
lirshëm në vitin 2005, në vitin kur çdokund në këto 
hapësira u ndie fluturimi i lirshëm i shqiponjës dykrenore. 
Dhe gjatë këtij kremtimi, Ali Aliu do të ishte ndër ata që 
bartën barrën e organizimit dhe mbase do të rikujtojë 
kohën që mbeti përherë e shënuar në kujtesën e tij, si 
panoramë e largët e Manastirit të viteve pesëdhjetë, e 
viteve që morën me vete mijëra shqiptarë si dhe mbuluan 
gjurmët e shumë burimeve që rrëfenin për historinë 
shqiptare. Ashtu si dhe kujtimet për vitet e socializmit, 
kur Manastiri bëhej gjithnjë e më shumë “Bitolla”, kur 
godina ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit mbetej edhe 
pa pllakën përkujtimore sa herë që ndonjë nacionalisti 
maqedonas i kujtohej të luante me ndjenjat e shqiptarëve 
të Maqedonisë, apo sa herë që dikujt i kujtohej të shlyente 
edhe ato pak gjurmë të shqiptarisë që ende nuk ishin 
mbuluar me kryqin ortodoks dhe ciriliken sllave. 
Manastiri i viteve të rinisë së Ali Aliut ngadalë, por pa 
pushim, bëhej një qytet tjetër, varr i qytetit të viteve kur aty 
botohej e përkohshmja periodike “Bashkimi i Kombit”, 
mbulesë e gjurmëve të vendbanimit të fillimshekullit të 
njëzetë kur konsujt e huaj regjistronin aktivitetin e 
shqiptarëve të këtushëm, veçanërisht të klubit “Bashkimi” 
që mori përsipër të organizonte Kongresin e Dytë të 
Alfabetit. Klubi “Bashkimi” i shqiptarëve të Manastirit do 
ta shpërndajë në të gjitha vendbanimet shqiptare 
“Zëdhënjen” nëpërmjet të cilës “Klubi Central merr nder 
të ftonjë të gjithë klubet, si edhe ato vise që nuk kanë klub 
të dërgojnë nga një delegat ndë mbledhje që do bëhet këtu 
më 15 Marsit....” (28 mars sipas kalendarit të ri). 
Kjo “Zëdhënje” e shpërndarë nëpër trojet shqiptare 
në fund të dimrit të vitit 1910, do t’i ftojë atdhetarët e 
KËSHTU ECËN NJERIU 19
atëhershëm t’ia mësyjnë Manastirit dhe të sjellin vendime 
që do të përcaktojnë shumëçka për kulturën dhe të 
ardhmen shqiptare. Por nuk do të arrijnë që këtë qytet ta 
shpëtojnë nga deshqiptarizimi, nga braktisja, të cilin Ali 
Aliu e shihte çdo ditë gjatë shkollimit të vet. Mbase në 
kujtesën e tij kanë mbetur të pashlyera pamjet e kolonave 
të shqiptarëve të përlotur që përgjithmonë braktisnin 
vilajetin e Manastirit, hapësirë për të cilën e përkohshmja 
periodike serbe “Vardar” e 13 marsit të vitit 1910 do të 
shkruante: “Në Vilajetin e Manastirit bëhet lufta më e 
gjallë rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Manastiri është i 
njohur si qendër politike shqiptare. Në të dhe në rrethinë 
(Dibër) janë mbajtur mitingjet më të rëndësishme 
shqiptare. Në këtë anë do të vendoset lufta rreth 
përdorimit të alfabetit arab ose latin. Këtu ishte më e fortë 
edhe lëvizja për latinishten...” 
Në Manastir do të mbahen mitingje të zhurmshme 
edhe gjatë viteve nëntëdhjetë. Por në këto protesta askush 
nuk do të kërkojë të drejta më të mëdha: të rinjtë e etnisë 
maqedonase do të kundërshtojnë hapjen e paraleleve në 
gjuhën shqipe në gjimnazin e Manastirit. Do të mbahen 
protesta që nuk i kishte njohur ndonjëherë bota e 
civilizuar: kundër shkollimit në gjuhën amtare të 
bashkëqytetarëve që i takojnë një kulture dhe një tradite 
tjetër. Pra, të ndalohet gjuha, e cila në atë qytet flitej, 
shkruhej e botohej në libra para se të ekzistonte vetë 
Maqedonia dhe libri i botuar në gjuhën letrare të etnisë 
maqedonase. 
Mall për gjyshen. Për këngën në buzëmbrëmje. Për 
erën e këndshme të mollëve të porsaçelura. Po, ama edhe 
dëshirë të vazhdonte ecjen. Gjithmonë drejt majave të 
larta. Tani, pasi kishte mbaruar klasat e larta në tetëvjeçaren 
20 KIM MEHMETI
e Manastirit (në vitin 1950), Aliut i mbeteshin dy zgjidhje: 
të kthehej në Arvatin e lindjes, apo të nisej drejt Sharrit. 
Shkoi në rrëzën e këtij mali dhe u regjistrua në Shkollën 
Normale të Tetovës. Tetova do të bëhet qyteti ku Aliu do 
të përjetojë gëzimet rinore si dhe shqetësimet e moshës, 
si paradhomë e pjekurisë burrërore. Ai që dikur u 
regjistrua në shkollën e mesme në Tetovë, do të rikthehet 
në këtë qytet edhe më vonë, herë si letrar, herë si aktivist 
politik duke dashur t’u ndihmonte shqiptarëve të 
këtushëm që më lehtë të gjejnë rrugën e demokratizimit 
të vet në vitet nëntëdhjetë. Tetova do të mbetet në 
udhëpërshkrimin e tij si qytet i ardhje-shkuarjeve, ku herë 
përballej me dështimet politike shqiptare që i shkaktonin 
shqetësime, herë me të arritura që e çonin të ndiejë 
mburrshëm edhe frutat e kontributit të vet të dhënë për 
realizimin e qëllimeve kolektive. 
Vitet e shkollimit të mesëm në Tetovë, e cila asokohe 
ishte përplot me shqiptarë, por me pak shqiptari, mbase 
Ali Aliut do t’i kujtohen edhe në vitet e mëvonshme kur 
nga ky qytet do të jehojnë britmat e të rinjve që kërkojnë 
të drejtën për shkollim të lartë në gjuhën shqipe. Shumë 
dekada pasi në Tetovë kishte jetuar vitet e shkollarit të 
Normales, në qytet do të hapen dy universitete në gjuhën 
shqipe që nuk do të shprehin vetëm ëndrrën e kahmoçme 
shqiptare, por edhe inatet partiake, të cilat në vend që të 
përqendronin potencialin kadrovik e të themelonin një 
institucion të fortë arsimor, bënë dy Universitete, në 
njërin nga të cilët (në Universitetin e Evropës Juglindore) 
në vitet e dekadës së parë të shekullit të sotëm, do të 
ligjërojë edhe Ali Aliu. Akademiku i viteve kur Tetova u 
bë me dy universitete, nuk mund të kishte harruar qytetin 
e rinisë së vet kur rrugëve të kësaj kasabaje rrokullisej 
KËSHTU ECËN NJERIU 21
“salltaneti allaturka” si diçka që e dallonte “sheherliun” 
nga katundaria e thjeshtë që zbriste nga malësia e Sharrit. 
Ardhacakun, që ruante në shpirt polifoninë toske, nuk 
mund të mos e pengonte ajo shlyerje e traditës hyjnore 
shqiptare me “shiltet” e orientit. I riu nga Prespa, asokohe, 
i zbuloi edhe librat në gjuhën shqipe të bibliotekës së 
madhe të Tetovës, e cila kishte funksionuar gjatë kohës së 
Italisë, e të cilat ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e 
tetovarëve. Dhe mu këtu, në Tetovë, Ali Aliu do ta ndiejë 
se në jetë asgjë nuk do t’ia shlyejë mallin për ngrohtësinë 
e prehrit të gjyshes dhe dëshirën për lexim, nevojën të 
gëlltisë fjalën e bukur të shkruar në gjuhën shqipe. 
Pasioni për lexim i mbeti e paprekur, edhe pas 
shpërnguljes së normales nga Tetova në Shkup, lëvizje që 
e ballafaqoi me këtë qytet të kapur nga ethet e ikjes së 
shqiptarëve në Turqi. Në Shkup takoi studentët shqiptarë, 
u mahnit nga entuziazmi i tyre që të kultivonin kulturën 
shqiptare në shoqërinë “Emin Duraku” dhe e plagosi 
rëndë lajmi se një numër i madh i tyre përfundoi në burg. 
Asokohe u tha kinse paskan qenë “anëtarë të një organizate 
armiqësore”. Dhe nëse në fillim e tërë kjo ngjarje i është 
dukur si pikturë e trishtë që fanitet, por nuk lë ta shohësh 
të tërën, dhe nuk mund ta zbërthesh deri në fund, gjatë 
viteve të ardhshme Aliu edhe vetë do ta shijojë ç’do të 
thotë të jesh student shqiptar në Jugosllavinë e Titos. Do 
ta ndiejë se shqiptari i shkolluar në Jugosllavi mbahej si i 
rrezikshëm për pushtetin, si një udhëtar që ecte në jetë 
me prangat e burgut në çantë. Armik në syrin e rojtarëve 
të pastërtisë ideologjike. 
Shkollën normale e përfundon në Shkup në vitin 1955, 
vit i paqartësive të mëdha, viti kur ngriheshin mure të 
larta ndërshtetërore, kur Enver Hoxha kishte vendosur 
22 KIM MEHMETI
të mbetej besniku më i madh i Stalinit dhe të mos vërejë 
se muri me të cilin mbrohej nga “titistët”, në të vërtetë 
ishte ndihma më e madhe që ua jepte komunistëve 
jugosllavë në betejën e tyre për të mbajtur nën kontroll 
shqiptarët e kësaj ane të kufirit. Me diplomën e mësuesit 
tashmë, Ali Aliu u kthye në fshatin e lindjes ku edhe një 
herë pa se sa të largëta ishin fshatrat e Shqipërisë që 
ndodheshin matanë liqenit. Pa se bregu i liqenit përballë 
ishte më i paarritshëm se brigjet e Amerikës dhe Australisë 
ku kishin shkuar të afërmit e familjes. Diçka i thoshte se 
nuk ishte njeri i kurbetit. Duhej të nisej drejt një rruge 
tjetër, ndiente nevojë për një pasuri të tjetër lloji, atë të 
diturisë, nëpërmjet librave që i lexonte më ndryshe se të 
tjerët. Qysh atëherë mësoi të lexonte edhe bardhësinë mes 
dy rreshtave, e që më vonë do t’i ndihmojë të bëhet lexuesi 
më i kërkuar nga të gjithë krijuesit shqiptarë, për veprat e 
të cilëve shkroi aq shumë, sa u bë udhërrëfyes i vlerave 
letrare shqiptare. U bë kritik letrar, pa të cilin krijuesit 
vështirë se do ta gjenin rrugën drejt veprës së vet letrare. 
KËSHTU ECËN NJERIU 23
DITARI I PAPËRFUNDUAR 
Tërmeti i vitit 1963 i mori Shkupit shumë njerëz të 
përgjumur dhe plot objekte që ishin shenjë njohëse e këtij 
qyteti. Në mëngjesin e 26 korrikut qyteti u gdhi në mes 
të gërmadhave, i mbytur nga britmat e qytetarëve dhe 
pikëllimi për viktimat që kurrë nuk arritën t’i përfundonin 
ëndrrat e veta. Rrezet e hershme të atij mëngjesi ndriçuan 
edhe stacionin hekurudhor, pjesërisht të rrënuar të 
kryeqendrës së Maqedonisë. Ajo godinë e ndarë 
përgjysmë, edhe sot e kësaj dite qëndron ashtu siç e gdhiu 
mëngjesi i largët veror. Qytetarëve të këtushëm u rikujton 
një ditë të largët zie, dhe ashtu gjysmë e rrënuar, përballë 
pashikueshmërisë dhe madhështisë së forcave natyrore, 
ndaj të cilave njeriu mbetet i pafuqishëm. Stacioni i 
dikurshëm hekurudhor i Shkupit - ora e të cilit është 
ndalur në pesë e shtatëmbëdhjetë minuta - kurrë më nuk 
u ripërtëri dhe nuk u bë siç ishte dikur: vend ku trenat 
çlodheshin dhe nga niseshin të mbushur me udhëtarë, 
duart e të cilëve mbeteshin të zgjatura nga dritaret e 
vagonëve që shkonin, vend ku njerëzit ndaheshin apo 
takoheshin me të shumëpriturit e tyre. Ky stacion për 
shqiptarët sjell rikujtime të dyfishta: tërmetin e vitit 1963 
dhe kolonat e bashkëkombësve të tyre që në vitet 
pesëdhjetë mbushnin vagonët e trenave dhe niseshin për 
24 KIM MEHMETI
në Turqi. Përderisa për tërmetin ka gjurmë të dukshme 
që të rikujtojnë dhe të ringjallin në kujtesë mëngjesin e 
largët trishtues, për eksodin e shqiptarëve nga Kosova, 
Maqedonia, Serbia Jugore dhe Mali i Zi, si dhe atë të 
boshnjakëve nga Sanxhaku e Bosnja, që shkuan në 
Anadoll, nuk ka asnjë gjurmë. Për vitet kur nga ky stacion 
hekurudhor realizohej koncepti i kahmoçëm sllav, që nga 
këto hapësira të dëbohet popullata me përkatësi fetare 
myslimane, e veçanërisht ajo shqiptare, nuk ka as pllakë 
përkujtimore, e as ndonjë hapësirë muze ku të ruheshin 
shamitë me lotët e tharë të atyre që lanë pas vetes lojërat e 
papërfunduara fëmijërore dhe shumëçka pa të cilat kurrë 
më nuk mund të jesh ai që ke qenë dikur. Pjesa e godinës 
që nuk lëshoi pè nga dridhjet e tokës, sot është galeri ku 
artistët e arteve pamore ekspozojnë veprat e tyre. Në të 
vërtetë, më shumë do t’i ngjante të ishte muze i 
lotderdhjeve të atyre që shkuan dhe kurrë nuk u kthyen, 
vend ku të mbeturit do të rikujtonin ditën kur vëllai u 
nda nga motra, prindi nga fëmijët – nga u realizua eksodi 
më i madh shqiptar. Qindra mijë shqiptarë që braktisën 
trojet e veta dhe u shpërngulën në Turqi. Ishte një degëzim 
në trungun etnik shqiptar, pakësim i shqiptarëve në trojet 
ballkanike. 
Viteve të fundit, në këtë galeri ndodh të prezantojnë 
punimet e veta edhe piktorët e rinj shqiptarë, që mbase 
nuk e dinë mirë se në ato hapësira dikur janë dëgjuar 
vetëm britmat e shqiptarëve që shkonin dhe atyre që 
mbeteshin; që nuk mbajnë mend mirë se aty janë tharë 
lotët e ndarjes dhe janë venitur hamendjet se kush 
gabonte: shtegtarët që braktisnin vendlindjen apo ata që 
ngulnin këmbë të mos ndaheshin nga vatra e të parëve. 
Ndodh shpesh që Ali Aliu të jetë ai që i shpall të hapura 
KËSHTU ECËN NJERIU 25
ekspozitat, apo thjesht si dashamirës i artit të ndalet 
përpara pikturave të piktorëve të këtushëm shqiptarë duke 
mos mundur të shmangë kujtesën për vitet pesëdhjetë, 
ato ndarje të dhembshme që përgjithmonë i kanë mbetur 
në kujtesë. Ato pamje thuajse biblike, kolona njerëzish të 
ngarkuar me bohçe, shikimi i fëmijëve të trishtuar që 
kishin lindur këtu e duhej të rriten atje, që kishin qarë, 
qeshur e dëgjuar ninulla shqip, e që duhej më tej të 
këndonin turqisht, fshatarë që as dinin ku ndodhej Turqia 
e nga kalonte hekurudha që lidhte vendlindjen e tyre me 
vendin e shpresave, ata njerëz të gënjyer e të zhgënjyer 
nga një makineri e madhe ideologjike që i barazonte klasat, 
por jo edhe popujt. S’mund të mos linin gjurmë të 
pashlyeshme në vetëdijen e të riut të atëhershëm që posa 
kishte kryer Shkollën e Mesme të Normales së Shkupit, 
dhe bëhej gati që me një nga trenat që niseshin nga stacioni 
hekurudhor i Shkupit, të shkonte në Beograd për të 
studiuar gjuhën dhe letërsinë. 
Ishte viti i kthesave të mëdha, kur Ali Aliu edhe një 
herë braktisi Arvatin e lindjes dhe u nis rrugës së rritjes si 
njeri i ardhshëm i letrave e atdhetarisë. 
Albanologjinë në Beograd e regjistroi në vitin 1954. 
Sigurisht, pa e ditur fare se Enver Hoxhës atë vit i kishte 
ardhur ftesa të shkonte patjetër “me pushime” në 
Bashkimin Sovjetik, se atje, sovjetikët ia kishin “kurdisur” 
takimin me Svetozar Vukmanoviq-Tempon, të cilit 
kryekomunisti shqiptar i kishte ngritur çështjen e 
komisionit të Ohrit, që “zvarriste diskutimet”, por ky i 
dyti kishte propozuar që më mirë ishte të “shihnin liqenin 
e Shkodrës, ku përfitimet do të jenë më të mëdha për të 
dyja palët”. Asnjë fjalë për Kosovën, e as për shqiptarët që 
dëboheshin nga trojet e tyre. Këto gjëra nuk ka mundur 
26 KIM MEHMETI
t’i dinte i riu që kishte bërë gati valixhet për të shkuar më 
tej rrugëve të diturisë. Muri mes Jugosllavisë dhe 
Shqipërisë ishte shumë i lartë, aq i lartë sa mund ta 
tejkalonin vetëm ëndrrat e këtyre nga kjo anë, që vuanin 
pse kishin mbetur jashtë kufijve të mëmëdheut dhe të 
atyre matanë murit që ëndërronin të dilnin jashtë asaj 
rrethoje enveriste. 
Kufiri shqiptaro-jugosllav që moti qè shndërruar në 
mur “me gjemba” ku përplaseshin ëndrrat e shqiptarëve 
matanë dhe nga kjo anë e kufirit. Ai ishte shenjë e urrejtjes 
së ndërsjellë të komunistëve të Tiranës dhe atyre të 
Beogradit. Në telat me gjemba që kufizonin Shqipërinë e 
ndarë në mes, gërvishteshin edhe lajmet e rralla që vinin 
nga matanë kufirit. Ashtu të plagosura, të vërtetat për 
parajsën e quajtur mëmëdhe, më shumë përbëheshin nga 
iluzionet se dikush atje në Tiranë brengosej për fëmijët e 
mbetur jashtë shtetit amë. Shumë dekada më vonë, 
shqiptarëve këtej kufirit, ato iluzione do t’u përplasen 
fytyrës si flakaresh e dhembshëm, si zgjim i beftë e 
tronditës nga shtrati i iluzioneve të kota se Tirana zyrtare 
kurrë s’i kishte harruar. Në vitet nëntëdhjetë, që do të 
shënojnë zhgënjimin mbarëkombëtar, shqiptarët e mbetur 
nga kjo anë e kufirit do të kuptojnë se bashkëkombësit e 
tyre matanë maleve ishin dergjur nëpër burgje vetëm pse 
nuk donin t’i këndonin Enverit, ndërsa këta këndej kishin 
mbushur burgjet jugosllave vetëm se i kishin thurur poezi 
Enverit apo mëmëdheut. Burgosjet për shkak të Enverit 
do të mbeten e vetmja lidhje e shqiptarëve që jetonin në 
Jugosllavinë e Titos, që ëndërronin si e si të dilnin matanë 
kufirit, të shkelnin tokën e shenjtë të mëmëdheut, por 
edhe e atyre të Shqipërisë që ëndërronin të kalonin këtej 
murit, të shpëtonin nga shteti ideologjik, ngritur si burg 
KËSHTU ECËN NJERIU 27
kolektiv për popullin që jetonte atje. Në vitet nëntëdhjetë 
ata do ta kuptojnë sa të drejtë kishte pasur Tempoja kur 
dikur moti i kishte propozuar Enverit të përqendroheshin 
te “liqeni i Shkodrës”, i cili mund të dyja palëve t’u sillte 
përfitime të mëdha”: nëpërmjet këtij liqeni dhe në shumë 
vendkalime të tjera, në vitet nëntëdhjetë, Shqipëria e 
udhëhequr nga demokrati Sali Berisha do ta thyejë 
embargon ndërkombëtare mbi Serbinë dhe do ta furnizojë 
këtë shtet me naftë. Kjo do t’u sjellë përfitime të mëdha 
gjithë atyre që ndihmuan të mos mbeten pa naftë tanket e 
Millosheviqit që do të digjnin fshatrat e shqiptarëve të 
Kosovës dhe masakronin myslimanët e Bosnjës. Këtë 
shkelje monstruoze të embargos do ta pranojë në vitin 
2006 si të vërtetë edhe vetë Sali Berisha. Mirëpo vetëm 
pasi turpi të kishte dalë në shesh, prej librit të kryetarit të 
asokohshëm të Malit të Zi, ndihmësit të denjë të 
Millosheviqit, Bullatoviç. Ai do ta zbardhë bisedën e viteve 
nëntëdhjetë me Berishën, nga do të shihet qartë ajo që 
qysh moti e pëshpëritnin shqiptarët nga kjo anë e kufirit 
– se edhe mëmëdheu i tyre i shet naftë vrasësit të 
kosovarëve. Me çka edhe një herë u dëshmua se ngado që 
ta kthesh, Tiranës zyrtare prapanica i mbetet e kthyer ose 
nga Athina ose nga Beogradi. Dhe kurrë nuk i skuqet 
fytyra, sepse që moti ishte mësuar të përballë inferioritetin 
e vet politik ndaj fqinjëve dhe Evropës. 
Titoja dhe Enveri do të mbeten armiq të përbetuar, 
por armiqësia e tyre nuk do të dëmtojë askënd aq shumë 
sa shqiptarët këtej dhe andej murit. Kjo armiqësi 
shqiptaro-jugosllave vetëm do t’i forcojë muskujt 
ideologjikë dhe policorë që shtrëngonin fort shqiptarët 
këtej dhe andej kufirit, do të mundësojë që Shqipëria t’i 
burgoste “spiunët” e Jugosllavisë, e Titoja t’i luftonte 
28 KIM MEHMETI
përkrahësit e Enverit dhe “shqiptarët irredentistë” të kësaj 
ane. Se, në të vërtetë, askush nuk e përkrahu Enverin aq 
sa Titoja dhe askush nuk e mbrojti Jugosllavinë socialiste 
nga shqiptarët e këtushëm aq sa Partia e Punës e 
Shqipërisë. Jugosllavinë e Titos e mbronin nga shqiptarët 
e këtushëm edhe emisionet gënjeshtare të Radio Tiranës 
që filluan të emetohen në vitet studentore të Ali Aliut, 
kur edhe ai, si shumica e të shkolluarve të rinj shqiptarë 
të asaj kohe, me mburrje dëgjonte zërin e ëmbël shqip që 
informonte për arritjet e vendit amë. Zëri që sforconte 
ëndrrën për parajsën e quajtur Shqipëri, nxiste revoltën 
kundër “sllavokomunizmit”, por i këndonte ninulla edhe 
iluzionit të kotë se Tirana e kuqe ishte e brengosur për 
shqiptarët që dergjeshin nëpër burgjet e Jugosllavisë, e 
cila kujdesshëm dhe në mënyrë të kontrolluar kishte 
filluar të ndërtonte një klasë të shkolluar të shqiptarëve. 
Dhe këtë nuk e bënte për të mirën e shqiptarëve, por për 
t’u dukur më e bukur ikebana ideologjike e popujve dhe 
popullsive të vëllazëruar të Jugosllavisë së Titos. Por, 
kuptohet, duke mos mundur ta parashikojë se shumica e 
atyre që Beogradi donte t’i ketë “ushtarë” të vet 
ideologjikë, ishin rritur në vatra familjare ku qysh fëmijë 
i kishin mësuar se shumëçka në jetë shitet dhe 
zhvlerësohet, por jo edhe qumështi i nënës, se kur përbuz 
qumështin amnor, kurrë më nuk mund ta meritosh 
vdekjen. 
Katër vitet e kaluara në Beograd si student i katedrës 
së Albanologjisë (1955-1959), në formimin e Ali Aliut do 
të mbeten si katër shtresat e urtësisë që përcaktojnë 
shumëçka për sa i përket të ardhmes jetësore të këtij kritiku 
letrar dhe atdhetari të përkushtuar. Këto vite do të lënë 
shenja të pashlyeshme në portretin intelektual dhe 
KËSHTU ECËN NJERIU 29
njerëzor të gazetarit, redaktorit, profesorit dhe akademikut 
të ardhshëm. Përcaktimi i tij për të studiuar gjuhën shqipe 
dhe letërsinë, do t’i plotësojë dëshirën e kahmoçme që 
përgjithmonë t’i mbetet besnik fjalës së shkruar artistike 
dhe librin ta lexojë me laps në dorë. Andaj edhe njerëzit e 
afërm të këtij kritiku letrar do të thonë se nuk ka asgjë më 
të mirë se të lexosh ndonjë libër të huazuar nga Ali Aliu: 
kjo të mundëson të lexosh faqet e shtypura që ka shkruar 
autori dhe pjesët e shkruara me dorë në bardhësitë anësore 
të librit ku ka lënë shënimet e veta Aliu, e që librin e bëjnë 
më të plotë dhe më të kuptueshëm. Këto shënime të 
kritikut nuk shprehin vetëm kënaqësinë që i ka ofruar 
vepra e mirëfilltë artistike, por shpeshherë edhe 
dëshpërimin nga të pathënat, apo të thënat keq të autorit. 
Mbase andaj viteve të fundit ai i merr me ca trishtim librat 
që i japin autorët shëtitës nëpër panairet me çantat përplot 
me veprat e veta. E di se ata duan të dëgjojnë mendimin e 
tij, se ata janë shumë e ai nga të paktët që kurrë s’thotë atë 
që nuk e mendon, ashtu si kurrë nuk e ka tradhtuar vlerën 
e mirëfilltë apo ta shpallë si jo të vlefshme, njësoj siç nuk 
e ka lazdruar jovlerën me të thëna të pavërteta apo ta 
shpallë si diçka të vlefshme. Si i tillë, ishte dhe ka mbetur 
ndër të rrallët që lumturohen nga veprat e mirëfillta letrare 
të autorëve të ri, dhe me përkushtim i lexon autorët e 
dëshmuar, të cilëve u është shumë e rëndësishme 
“certifikata” kritike që u jep Ali Aliu. Thjesht, ai kremton 
lindjen e çdo vlere të mirëfilltë letrare shqiptare. 
Vitet e rinisë të kaluara në Beograd do t’i ndihmojnë 
Aliut të kuptojë se i takonte një populli, i cili duhej të ecë 
rrugës së gjatë dhe të mundimshme drejt realizimit të 
ëndrrës shekullore për liri dhe përparim të mirëfilltë. Këtu 
do të ndiejë ç’do të thotë të jesh pjesëtar i popullit “jetim” 
30 KIM MEHMETI
në këtë gadishull, një nga miliona shqiptarët, të cilët e 
kishin fat që në trojet ku jetonin me shekuj, ta ndiejnë 
veten ngushtë, të vetmuar, me shikim nga largësitë ku 
mbase mund të kishte ndonjë hapësirë ku mund të 
thurnin qetësisht ardhmërinë e tyre. Ndjenjë kjo që në 
vitet e mëvonshme do t’i çojë masivisht të kërkojnë 
shpëtim në shtetet e Evropës, ku jetonin e punonin vetëm 
sa të mbijetonin kohën e socializmit, vitet kur punëtoria 
ideologjike e Beogradit prodhonte edhe elaborate sesi të 
ngulfatet ndjenja etnike e shqiptarëve të Jugosllavisë. 
Mërgimi dhe ikja nga trojet e lindjes u bë mënyrë e 
mbijetesës për pjesën shqiptare të mbetur jashtë kufijve 
të shtetit amë. 
Duke shëtitur nëpër lagjet e Beogradit, tek Ali Aliu 
thuajse u shtresua edhe vendimi jetësor se gjeneratës së 
tij kurrë nuk do t’i takonte fati t’i përkushtohej vetëm një 
profesioni, kurrë nuk do të ndienin krenarinë e arritjeve 
profesionale, por do të duhej të ishin edhe prijës të 
kolonave popullore, udhërrëfyes për të ardhmen e një 
populli, i cili asokohe ishte në përqindje të madhe i 
pashkolluar dhe pa elitë politike, kulturore dhe 
profesionale. Se shqiptari i atyre gjeneratave mund të bëhej 
mjek, ekonomist, jurist, profesor..., mirëpo kjo nuk do t’i 
vlente pa mos iu përkushtuar profesionit të atdhetarit, i 
cili do të duhej të lexojë saktësisht orën e bardhë të një 
kohe të ngjyrosur me të zezë, dhe kalendarin e viteve ku 
kishte rrezik që pjesa shqiptare këtej kufirit përgjithmonë 
të ndahet nga trungu etnik dhe të mbetej si degë pa rrënjë 
e pa të kaluarën e vet. Këtë Aliu do ta kuptojë në mënyrën 
më të vrazhdë; duke shijuar burgun e Jugosllavisë së Titos 
ende si student. Aliut, Beogradi ia la në trashëgimi edhe 
miqësitë jetësore me ata që kishte ndarë të gjitha 
KËSHTU ECËN NJERIU 31
shqetësimet dhe çastet gazmore të moshës rinore, si për 
shembull atë me Agim Gjakovën, me të cilin edhe sot e 
kësaj dite takohen dhe, më shumë në heshtje, sesa duke 
folur, rikujtojnë kohën kur ata ishin të rinj teksa konceptet 
antishqiptare kishin moshë qindravjeçare. 
Sipas disa të dhënave, në vitin 1958, nëpër qendrat 
universitare të Jugosllavisë socialiste, studionin diku rreth 
njëqind e tridhjetë studentë shqiptarë, nga të cilët të 
ardhurit nga Maqedonia numëroheshin me gishtat e 
dorës. Numri i vogël i shqiptarëve që asokohe studionin, 
tregon qartë tendencat e qendrave të vendosjes ideologjike 
që kjo popullatë të mbetet në kthetrat e prapambetjes, që 
të ketë një elitë të kontrolluar dhe në numër të 
mjaftueshëm të kompletohej ikebana ideologjike e shtetit, 
i cili nuk ndërtonte as socializëm as kapitalizëm, por një 
“mbretëri komuniste” me tetë “pashallëqe” në të (Federata 
Socialiste e Jugosllavisë kishte gjashtë republika dhe dy 
autonomi). 
Mosshkollimi i shqiptarëve në dekadat e para pas Luftës 
së Dytë Botërore ishte rezultat edhe i mospasjes së 
fakulteteve në gjuhën shqipe në Prishtinë dhe në 
vendbanimet e tjera shqiptare. Mosarsimimin e 
ndihmonte edhe varfëria e shqiptarëve të Jugosllavisë, të 
cilët duke u marrë kryesisht me bujqësi dhe duke i pasur 
të largëta qendrat universitare, as që mund të shpresonin 
t’i shkollonin fëmijët e tyre. Ata të paktët që arrinin të 
vazhdonin shkollimin e lartë, ishin ose fëmijë të lindur 
për “libër e laps”, ose nga familjet siç ishte ajo e Ali Aliut, 
e cila shkollimin e të rinjve e kishte peshuar si pasuri më 
të madhe qysh në kohën e Osmanllijve. Andaj ishin të 
gatshëm të ndanin edhe bukën e gojës që fëmijëve t’u 
mundësonin arsimimin. 
32 KIM MEHMETI
Sado që tingëllon absurde, asokohe nuk ka qenë ndonjë 
privilegj të jesh student shqiptar. Sepse me vetë 
përcaktimin të vazhdosh studimet, je përcaktuar me të 
pashmangshmen: të jesh nën syrin e zgjuar të shërbimeve 
policore jugosllave, të cilat qysh nga dita e themelimit e 
deri në shkatërrimin e Jugosllavisë së Titos, shqiptarin e 
shkolluar e mbanin për armik potencial. Aq më shumë, 
për UDB-në (Unutrashnja Drzhavna Bezbednost – 
Sigurimi i Brendshëm i Shtetit) e Jugosllavisë nuk ka qenë 
ndonjë problem i madh t’i mbajë nën mbikëqyrje ata 
studentë shqiptarë të shpërndarë nëpër qendrat 
universitare, larg vendlindjes dhe të vendosur nëpër 
konviktet së bashku me ardhacakët e tjerë me përkatësi të 
ndryshme etnike. Këta të rinj janë shkolluar në mes 
ëndrrës të bëhen profesionistë dhe pishtarë të popullit, 
dhe realitetit që i shtynte të shndërroheshin në shërbëtorë 
të “oborrit ideologjik”, të bëhen mashë e atyre që e dinin 
se shqiptari i shkolluar, shqiptari që u del duarsh, është 
më i rrezikshëm se një armatë e “sharrëxhinjve” shqiptarë 
që asokohe bridhnin rrugëve të Beogradit me sharrën në 
krahë për të nxjerrë bukën e gojës. Andaj gjenerata e Ali 
Aliut, ato të mëparshmet, si dhe të gjitha të mëvonshmet 
deri në themelimin e Universitetit të Prishtinës në vitin 
1971, do të jenë gurthemeli i betonuar në rrethana kur 
ose mbetesh njeri, ose përjetë përbaltesh dhe humb 
vetveten. 
Për fat të mirë të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavinë 
e Titos, të paktë ishin ata që, për shkak të disa të mirave të 
përkohshme, zgjodhën turpin e përjetshëm. Shumica që 
shkolloheshin në qendrat universitare të Jugosllavisë së 
Titos, e që vinin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe 
Serbia Jugore, dëshmuan se kanë bosht të fortë kurrizor, 
KËSHTU ECËN NJERIU 33
njerëzor e kombëtar. Nga kjo forcë e boshtit të tyre vertikal 
atdhetar e profesional do të varet për shumëçka e ardhmja 
e gjeneratave të reja shqiptare, e pikësëpari arsimimi i tyre. 
Veçanërisht kur dihet se Tirana e atëhershme s’e kishte 
idenë se numri i shqiptarëve që festonin ditëlindjen e Titos 
ishte thuajse sa ai i atyre që në Shqipëri i përkuleshin Enver 
Hoxhës. 
Në vitet ’50, Beogradin e kishin banuar rreth 
gjashtëdhjetë studentë shqiptarë, ardhur me një valixhe 
në dorë e me plot ëndrra rinore. Në kryeqendrën e 
Federatës Socialiste të Jugosllavisë, Ali Aliu do të takohet 
me studentët e tjerë të ardhur nga Kosova, në mes të të 
cilëve edhe me Ymer Jakën, Zekeria Canën, Bardhyl 
Çaushin, Muhamet Kërveshin si dhe me ata nga 
Maqedonia: Nehat Bëllqishtën, Hamza Rekën, Mahmut 
Hysën, Remzi Nesimin, Ditar Qamilin... Nga të gjithë 
këta, takimi me Agim Gjakovën do të shënojë një miqësi 
të përjetshme dhe këta dy do të jenë ata që do t’u prijnë 
aktiviteteve studentore të kësaj gjenerate. Këto aktivitete 
do të mbeten shenjë e përpjekjeve të një gjenerate, e cila 
dëshironte t’i realizojë ëndrrat e veta duke bërë gjumë 
pranë “gojës së ujkut”, siç thotë Agim Gjakova në kujtimet 
e tij të botuara nën titullin “Kosova edhe e shkrumueme 
është e hijshme”. Duke rrëfyer për fatin e gjeneratës së 
vet, në këto kujtime në të vërtetë shkruan një pjesë të 
historisë së shqiptarëve të Jugosllavisë. 
Vitet kur do të lidhet miqësia e përjetshme në mes Ali 
Aliut dhe Agim Gjakovës ishin përplot me paqartësi, kohë 
kur studentët shqiptarë në Beograd nuk kishin asnjë 
shoqatë të vetën apo jetë të begatë studentore. I tërë 
aktiviteti jashtë mësimoreve ku dëgjonin ligjëratat, thuajse 
fillonte e përfundonte me takimet e mbrëmjes nëpër 
34 KIM MEHMETI
dhomat e ngushta të konviktit. Në ato dhoma të ngushta, 
të mbushura me mall për vendlindjen dhe me 
ëndërrimtarët e rinj, shpesh ka jehuar edhe kënga 
shqiptare si e ardhur nga largësia e pasmaleve, si lajmës 
që të rikujton kush je dhe nga duhet të ecësh. Por, vallë u 
mjaftonte vetëm kaq studentëve që jetonin stinën e jetës 
së tyre përplot vrull, që shijonin moshën e iluzioneve 
rinore? Kuptohet që jo. Prandaj Agim Gjakova një ditë 
do t’i propozojë Aliut të themelonin një shoqatë letrare. 
Ja ç’thotë ai lidhur me këtë iniciativë në kujtimet e veta: 
“Intensifikimi i mendimeve dhe i “punës” për të bërë 
bashkëmendimtarë ma shkrepi idenë për një organizim 
legal, pra të një grupimi, të cilin do ta ndërtonim si 
‘shoqatë letrare’. Më vonë u shtri ideja për një shoqatë 
kulturo-artistike të studentëve shqiptarë në Beograd. 
Përveç gjallërimit të jetës në mjedisin tonë, qëllimi ishte 
që të krijohej një qendër prej nga do të mund të mbanim 
informacionin për organizatën e ardhshme të rezistencës.” 
Ky do të ishte organizimi i parë shqiptar në Beograd. 
“Themelimin e kësaj shoqate e bisedova së pari me Ali 
Aliun, duke “qortuar” pak edhe brezin e mëparshëm të 
studentëve shqiptarë, të cilët (në asnjë mënyrë nuk mund 
të mohoj përkatësinë dhe disponimin atdhetar të pjesës 
më të madhe të tyre) nuk kishin bërë aq sa mund të bëhej 
për çështjen kombëtare e për lirinë e Kosovës”, shkruan 
më tej Agim Gjakova. Propozimin e Agim Gjakovës dhe 
të Ali Aliut, për themelimin e një organizate legale 
studentore, në zemër të Jugosllavisë socialiste, e kishin 
përkrahur thuajse të gjithë kolegët e tyre shqiptarë. Dhe, 
një mbrëmje, arrijnë të organizojnë lexim letrar, ku do të 
grumbullohen thuajse të gjithë shqiptarët që asokohe 
studionin në Beograd. Lidhur me këtë Agim Gjakova 
KËSHTU ECËN NJERIU 35
shkruan: “Në mbrëmjen e themelimit fola ashtu si dita 
për rëndësinë e kulturës shqiptare. Isha mjaft i emocionuar 
përbrenda. Qè organizimi i parë shqiptar që krijohej në 
atë mjedis, siç thuhet, “në gojën e ujkut”, me “intelektualë” 
shqiptarë. E vura në thonjëza fjalën intelektualë për të 
mos pretenduar në kuptimin e saj, për të cilin shumë 
studiues japin shpjegime e konotacione të ndryshme, por 
desha të them se “ata ishim”, një brez i Kosovës që po 
përgatitej në njëfarë mënyre të merrte barrën e rëndë të 
shkencës, kulturës, letërsisë e artit si edhe të drejtimit 
politik me aq sa do t’ia lejonin koha e rrethanat.” Në kryesi 
të kësaj shoqate do të zgjidhen edhe Ali Aliu, Zekeria 
Cana, Agim Gjakova. Latif Berisha... 
Shoqata “Përpjekja” do të jetë e para, por jo edhe e 
fundit, e iniciuar nga Ali Aliu dhe miqtë e tij. Gjatë jetës 
së vet ai do të jetë nismëtar dhe themelues i shoqatave, 
partive, manifestimeve kulturore. Ai do të jetë një nga 
themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nismëtare 
e nxitëse e rrjedhave të mëvonshme që përcaktojnë 
ardhmërinë e Kosovës. Ali Aliu do të bëjë çmos ta 
regjistrojnë Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë të 
Maqedonisë, do ta “sjellë” në Tetovë Naimin, duke e 
bindur Tiranën dhe Prishtinën se edhe shqiptarëve të 
Maqedonisë u takonte një manifestim kulturor 
mbarëshqiptar. Lehtë arriti t’i bindë miqtë e vet në 
Shqipëri dhe Kosovë që Tetova të bëhej qendër ku çdo vit 
do të mbaheshin takimet letrare “Ditët e Naimit”, por 
kurrë nuk arriti të kuptojë dhe të tejkalojë 
mendjemëdhenjtë e kasabës së Tetovës, të cilët këtë 
manifestim e shndërruan në “dasmë private” dhe assesi 
nuk e kuptonin se ndaj emrit dhe veprës së këtij Rilindësi 
dhe Atdhetari, nuk duhej të silleshin si ndaj ndonjë tregtari 
36 KIM MEHMETI
të Pollogut dhe se ky manifestim nuk duhej të njollosej 
me shpirtngushtësinë lokaliste. Ata që më vonë morën 
në duar këtë manifestim, ndanë shumë mirënjohje, 
shpërblime, shpallën shumë veta anëtarë nderi, por kurrë 
nuk u kujtuan të nderonin themeluesin e “Ditëve të 
Naimit”, atë që falë autoritetit të vet vuri gurthemelin e 
këtij manifestimi. 
Aktiviteti studentor i Ali Aliut në Beograd, thuajse do 
të përcaktojë fatin e këtij intelektuali që gjithmonë të jetë 
nismëtar i aktiviteteve që kanë të bëjnë me afirmimin 
politik dhe kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë. Por 
ky aktivitet i tij për organizimin e jetës kulturore dhe 
shoqërore të rinisë së atëhershme shqiptare, nuk do të 
mbetet i pavërejtur nga sytë e policisë jugosllave. Dhe 
vetëm pritej çasti dhe “mbulesë” e volitshme kur Ali Aliu 
dhe shokët e tij do të duhej të paguanin të gjitha “gabimet” 
e tyre, pikësëpari “provokimin” që ia bënë shtetit me 
themelimin e shoqatës “Përpjekja”. Dhe dënimi nuk do 
të vononte, sepse dihej që rinia nuk është vetëm e 
vrullshme dhe e guximshme, por edhe e pakujdesshme! 
Kështu Ali Aliu, së bashku me disa kolegë të tjerë, së 
shpejti do të përfundojë në burg. Si shkak apo pretekst 
shërbeu një takim i rastësishëm me Adem Demaçin në 
Prishtinë, gjatë një turneu letrar të anëtarëve të shoqatës 
“Përpjekja” nga Beogradi. Ali Aliu do të shkojë në burg 
vetëm pse nuk do të pranojë të tregojë atë që e dinte policia 
jugosllave, atë që aq zëshëm e kishte thënë Adem Demaçi. 
E tërë ngjarja kishte ndodhur në hotelin “Nova 
Jugosllavia” (“Jugosllavia e Re”) në Prishtinë. Edhe për 
këtë ngjarje dëshmitari më i besueshëm dhe më objektiv 
është Agim Gjakova: “Turneu letrar nëpër Kosovë qe 
shumë i bukur dhe tejet i suksesshëm, por, për ato që do 
KËSHTU ECËN NJERIU 37
të ndodhnin më vonë, edhe fatkeq për ushtrimin e 
veprimtarisë së mëtejshme të shoqatës dhe të grupit tonë 
në përgjithësi. Me të arritur në Prishtinë, grupit të përbërë 
prej Ali Aliut, Agim Gjakovës, Fahredin Gungës, Din 
Mehmetit, Zekeria Canës, Hysni Hoxhës, Muhamet 
Kërveshit iu bashkëngjitën edhe Adem Demaçi e Adem 
Gajtani. Pasi kisha motrën me të shoqin, Nazmi Kajtazi 
në Prishtinë, dolëm në hotel “Nova Jugosllavija” për të 
ndenjur pak. Në të njëjtën kohë erdhi edhe grupi dhe 
Adem Demaçi e hapi çështjen e organizimit për çlirimin 
e Kosovës e bashkimin e saj me Shqipërinë. Edhe mua, 
që nuk isha fare i specializuar në “survejim” më ra në sy 
mënyra sesi qëndronin e flisnin. Dukej sheshit se po 
bisedonin diçka të fshehtë dhe konspirative, apo po 
thurnin diçka kundërshtare. U çova dhe u nisa për WC, 
jo për nevojë, por t’i bëja shenjë Ali Aliut. Në WC i thashë 
se janë bërë “krejt budalla” duke biseduar në këtë mënyrë 
në mes të lokalit në sy të të gjithëve dhe kërkova që ta 
ndërprisnin bisedën. Por siç doli më vonë nuk kishte 
pranuar Adem Demaçi. Të tjerët, edhe nëse kishin qenë 
“esëll”, nuk ia kishin prishur. Kështu që biseda u bë deri 
në fund. Kush, çka kishte thënë, në atë mbrëmje aty në 
kafenenë në qendër të Prishtinës nuk mund të them me 
siguri asgjë. Nxitës kryesor kishte qenë Adem Demaçi.” 
Kjo bisedë e “fshehtë”, të cilën e kishin dëgjuar të gjithë 
që kishin veshë, u mjaftoi organeve policore jugosllave të 
fillonin ndjekjen e aktivistëve të shoqatës “Përpjekja”, të 
cilëve edhe ashtu u kishte ardhur koha t’u tregohej se e 
kishin “gabuar rrugën” dhe se shteti nuk priste nga ata të 
bëheshin pishtarë të popullit, por frenues që do t’i 
ndihmonin pushtetit komunist të ngadalësonte zgjimin 
etnik të shqiptarëve. U thirrën në “biseda informative” të 
38 KIM MEHMETI
gjithë ata që kishin dëgjuar fjalët e zjarrta atdhetare të 
Adem Demaçit. Mbetet e paqartë pse Ali Aliu assesi nuk 
kishte pranuar të tregonte përmbajtjen e fjalës së Adem 
Demaçit, e cila thuajse ishte thënë “publikisht”. Ndoshta 
kështu ka dashur të matë guximin e vet, apo qysh atëherë 
kishte kuptuar urtësinë se njeriu i mbron parimet e veta 
jo pse turpërohet nga të tjerët, por pse nuk do të tradhtojë 
vetveten. Ai do t’i pranojë të gjitha vetëm në çastin kur 
nga një shok i tij i burgut do të merrte vesh se policia 
dinte çdo gjë që ishte thënë në atë takim në Prishtinë. Kjo 
kokëfortësi e tij, do t’i kushtojë dy muaj të kaluar në 
Burgun Qendror të Beogradit, ku do t’i bashkëngjitet 
miku i tij i dashur Agim Gjakova, i cili lidhur me këto 
çaste të dhembshme rinore shkruan: “Adem Demaçin e 
arrestuan dhe na erdhi lajmi në Beograd. Na erdhi shumë 
keq për shokun e shkrimtarin. Pasi kaloi festa e Vitit të Ri 
1958-1959, ia behu hetuesi i tij dhe filloi të thërriteshin 
një nga një studentët për të dëshmuar për “krimet e Adem 
Demaçit”, të tregonin se çfarë bisedash kishin bërë me të, 
ku, si, e të tjera të kësaj natyre. E mësuam radhën nga 
shokët që na besonin... Më vjen Aliu e më thotë se “ata të 
UDB-së i dinin krejt ato çka kemi biseduar atë natë” dhe 
këtë ia kishin pohuar të tjerët që qenë thërritur para tij. 
“Natyrisht!”, ia prita. Dhe heshtëm... Mua dhe Aliun na 
lanë për në fund, ditën e enjte. Aliut ia caktuan dy orë 
para meje dhe mua dy orë më vonë. Shkova. Ishte një 
hetues i ardhur nga Prishtina (për të më vonë dëgjova 
nga Hysen Zherka se kishte qenë “udbash” në Drenicë) 
dhe Xhavit Shabani. Ia kishin ngarkuar procesin e 
hetuesisë për Adem Demaçin, të paktën lidhur me ne, 
studentët. Mohova të gjitha tendencat për të thënë se kisha 
biseduar me Ademin për diçka politike.” Pastaj Gjakova 
KËSHTU ECËN NJERIU 39
përshkruan atmosferën e krijuar pas këtyre veprimeve 
policore që kishin për qëllim gjunjëzimin e studentëve të 
rinj shqiptarë. “Në tetor të 1958-ës kalova nëpër Prishtinë 
për në Beograd. U takova me Adem Demaçin dhe 
biseduam gjerë e gjatë për nevojën e organizimit dhe për 
gjithçka u morëm vesh, përveç për një çështje që qemë të 
kundërt në mendime e në qëndrime. Ishte fjala për 
konspiracionin që duhej të kishim. Ademi mbronte tezën 
që në rast të arrestimeve ne duhej të shpallnim qëllimet e 
tendencat tona, kurse unë kërkoja të kundërtën që në raste 
të tilla duhej të ruanim gjithçka të fshehtë dhe po qe nevoja 
edhe me jetën, përndryshe “atij që nuk ia mban” të mos 
hynte. Ademi pretendonte se duhej bërë “gjyq publik” 
dhe aty të demaskohej regjimi jugosllav. Unë shprehesha 
kundër një qëndrimi të tillë, pasi askush nuk mund të 
bënte një gjë të tillë, se nuk kishim asnjë përkrahës, nuk 
do të na linin njerëzit as të afroheshim te salla e gjyqit, 
madje mund të mos linin as familjarët të merrnin pjesë 
gjatë gjykimit, prandaj kujt do t’i flitej?! Po ashtu dëmtohej 
lëvizja jonë dhe ekspozoheshin shokët, dhe UDB-ja jo 
vetëm që do t’i izolonte, por edhe do t’i burgoste. “Gjyqi 
publik” dhe “demaskimi” mund të bëhej vetëm kur ne të 
kishim arritur forcimin e zmadhimin e lëvizjes sonë që të 
na lejonte një gjë të tillë dhe këtë vetëm në rastet e 
nevojshme dhe pa shtegdalje. Nuk u morëm vesh për këtë 
pikë dhe e lamë të shiheshim të nesërmen në orën katër 
pasdite në parkun e Prishtinës, pasi unë në mbrëmje do 
të udhëtoja për Beograd. Dola në orën katër dhe e prita 
një gjysmë ore. Ademi nuk erdhi. Në mbrëmje u nisa me 
autobus për Fushë-Kosovë, i hipa trenit e sosa në Beograd 
dhe e diskutova çështjen me Aliun, Idrizin e Latifin. Më 
dhanë të drejtë.” 
40 KIM MEHMETI
Kur janë në pyetje ngjarjet e kësaj kohe, shumëçka do 
të mbetet e paqartë, përderisa nuk hapen dosjet policore 
që ruhen në Beograd. Pastaj nuk duhet harruar se asokohe, 
si edhe deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët kurrë 
nuk kishin ndikim në qendrat e vendimmarrjes policore. 
Institucionet policore kishin mundësi cilëndo ta “fusnin” 
në kurth aq sa të krijonin një ambient irracional dhe 
çdonjëri të dyshonte në tjetrin se mund të ishte 
bashkëpunëtor i UDB-së. Por, e gjitha kjo histori nuk do 
të përfundojë vetëm me biseda të lodhshme me 
inspektorët policorë. Një ditë policët do të vijnë dhe do 
të burgosin Ali Aliun. Në çastet derisa do t’i nxjerrin nga 
konvikti studentor, Aliun dhe përcjellësit e tij do t’i shohë 
njëri nga shokët e tij, Nuri Bashota, i cili do të lajmërojë 
Agim Gjakovën që ato ditë ndodhej në Gjakovë që të mos 
kthehej në Beograd, sepse nuk do të mund t’i shpëtonte 
burgut. Ja si e përshkruan këtë ditë vetë Agim Gjakova: 
“Kaluan nja tre-katër ditë (nga qëndrimi në Gjakovë – 
K.M.) dhe një natë po rrinim në kafe “Liria” bashkë me 
Dushin, Avniun, Qazim Lleshin dhe Abdurrahman 
Koshin. Abdurrahmani u ngrit të shkonte në postë se i 
kishte bërë thirrje telefonike Nuri Bashotës në Beograd 
për të parë nëse kishte goma motori (Abdurrahmani kishte 
blerë një “Vespa” të përdorur). Kur u kthye, u ul pranë 
meje tejet i heshtur. Pas një kohe të shkurtër më preku e 
më tha me zë të ulët: “Çohu të shkojmë”. Ishte aty nga 
ora nëntë dhe mjaft herët për të shkuar në shtëpi. Nuk ia 
vura veshin, por ai ngulmoi disa herë. U ktheva kah ai t’i 
thosha “mjaft ma”, por në vend të fjalëve pashë fytyrën e 
tij që ishte zverdhur dhe ishte mbuluar nga një hije mërzie 
shumë të madhe. “Shka ke?”, e pyeta. “Sot mbas dite e 
kanë arrestuar Ali Aliun! Më tregoi Nuriu.” 
KËSHTU ECËN NJERIU 41
Nuk është e vështirë të përfytyrohen thyerjet e të rinjve 
të asaj kohe që kishin shkuar në Beograd për të studiuar 
dhe që befas e shohin veten në kthetrat e policisë. Nuk ka 
sesi të mos jetë e dhembshme për një të ri kur përballet 
me murin ideologjik, i cili ia ndrydh stinën më të bukur 
të jetës. Agim Gjakova do t’i bashkëngjitet Ali Aliut në 
Burgun Qendror të Beogradit; s’mund të pranonte të ikte 
në Shqipëri dhe ta linte të pambrojtur shokun e vet. Ikja 
e tij gjithsesi do ta ngarkonte edhe më shumë Ali Aliun 
dhe me siguri që nuk do të shpëtonte vetëm me dy muaj 
burg. Ja edhe një moment në rrëfimet e Agim Gjakovës. 
“Më liruan në qershor. Kur dola në korridorin nga shkohej 
te “pisari” (shkruesi) për të m’i kthyer ato sende që na 
kishin marrë, pashë Aliun para meje. Eca më shpejt dhe 
iu afrova. Ai ktheu kokën dhe më pa. I ndriti fytyra. Gjeti 
shokun që të paktën të ndante “kujtimin e vuajtjeve” 
bashkë. Natyrisht se nuk e dinte se mund të më kishin 
arrestuar edhe mua. “Nuk të la vetëm, jo!”, i thashë dhe 
morëm sendet e dolëm jashtë. Gjëja e parë ishte të hanim 
diçka... U futëm në një ëmbëltore të një shqiptari dhe 
ndenjëm ca pa folë. Heshtja na bënte mirë për gjendjen 
tonë të dërrmuar. Kishim shumë për t’i thënë njëri-tjetrit 
dhe e dinim se do të rrinim në të ardhmen...” 
Po, ata do të rrinë bashkë edhe më vonë. Ata ende kanë 
edhe shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Bashkëbisedimin 
ata të dy e vazhdojnë edhe sot. Mbase nuk rikujtojnë vetëm 
vitet studentore, por edhe vitet ’90 të shekullit të kaluar, 
kur të dy, disa herë do të shpërngulen herë në njërën herë 
në tjetrën “shqipëri”, duke shkuar matanë kufirit nga do 
të kthehen njësoj të dëshpëruar dhe ngandonjëherë edhe 
të heshtur. Edhe sot mund t’i takosh bashkë në Prishtinë, 
Tiranë apo Shkup dhe mbase më nuk rikujtojnë vetëm të 
42 KIM MEHMETI
kaluarën, por zbërthejnë trishtimin e të sotmes kur 
shoqëria shqiptare gjithashtu kalon nëpër detin e valëzuar 
të paqartësive ballkanike. Në heshtje përballen me valët e 
kohës së pasluftës në Kosovë e Maqedoni, sepse kësaj 
gjenerate i takoi fati të ndërlidhë zinxhirin e ngjarjeve 
kolektive të popullit shqiptar që nga vitet e para të pasluftës 
së Dytë Botërore e deri te Luftërat Ballkanike të 
fundshekullit të njëzetë. Ata u rritën duke ndier erën e 
barutit, u shkolluan të përndjekur nga policia jugosllave 
dhe u përballën me çastet vendimtare të rrënimit të 
Jugosllavisë. Të gjitha këto shtrëngata kombëtare, Ali Aliu 
do t’i përballë ashtu si edhe çastet e rënda rinore: duke 
qëndruar në krye të kolonave, mes atyre që e dinin se u 
kishte rënë në hise të jenë udhërrëfyes dhe boshti kurrizor 
i popullit. Andaj do të jetë me studentët e vet gjatë viteve 
tetëdhjetë, kur do të jehojë zëri i revoltës së studentëve 
shqiptarë të Kosovës, ai zë që shprehte heshtjen 
qindravjeçare të gjeneratave të mëparshme, të cilat bënë 
çmos të mbijetonin e të mos u shuhej vatra familjare. Aliu 
do t’i përjetojë dhembshëm vitet ’80, ditët kur burgjet 
jugosllave do të mbushen me rininë shqiptare, sepse më 
mirë se cilido tjetër i njihte metodat policore që përdorte 
sistemi komunist i Jugosllavisë së atëhershme. 
Ali Aliu do t’i vuajë dhembshëm të gjitha ngjarjet 
tragjike të popullit shqiptar kudo që është, duke filluar 
nga ato vendimtaret në Kosovë e deri te konflikti i 
armatosur i vitit 2001 në Maqedoni. Asnjëherë nuk do të 
heshtë, asnjëherë nuk do të qëndrojë anash, gjithmonë 
do të shprehë mendimin e vet lidhur me ndodhitë. Do t’i 
vuajë ngjarjet e 1997-ës kur shqiptarët vranë Shqipërinë, 
shpirtin e tij do e plagosë rëndë viti 1999 i luftës në Kosovë. 
Të gjitha ngritje-rëniet shqiptare do t’i përjetojë ashtu siç 
KËSHTU ECËN NJERIU 43
mund t’i përjetojë ai që një jetë të tërë ia kishte kushtuar 
afirmimit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve. Ashtu 
siç i përjeton të gjitha edhe sot kur i vetëm a me ndonjë 
mik shëtit rreth Vardarit apo ulur në ndonjë kafene lexon 
shtypin ditor. 
Viteve të fundit, Aliu thuajse i është dorëzuar zërit të 
vendlindjes: është kthyer të jetojë në Maqedoni. Por 
shumëçka nga qenia e tij ka mbetur përgjithmonë në 
Prishtinë dhe Tiranë. Ai i ngjan një nyje kohore dhe 
hapësinore ku janë ndërlidhur ngjarjet vendimtare të 
historisë së re të popullit shqiptar. Në atë nyje ka mbetur 
i shënuar kalendari i Kosovës, e cila eci rrugës e përgjakur, 
që nga vitet e pasluftës së Dytë Botërore e deri në 
fillimshekullin njëzet e një. Në gjurmët jetësore të Aliut 
ka mbetur i shënuar edhe diagrami i ngjarjeve shoqërore 
në Shqipëri, pas rënies së diktaturës së Enverit. Në ditarin 
e tij do të mbeten përshkrimet e viteve gjatë të cilave ka 
qëndruar në Maqedoni, veçanërisht nga nëntëdhjeta e deri 
në ditët e sotme. 
Mbase edhe shumë pak vetë e dinë se Ali Aliu ka vite 
që plotëson ditarin e vet. Shënon ngjarjet e ditës, takimet 
me njerëzit dhe shqetësimet e veta. Ditarin e tij rrallëkush 
ka mundur ta shfletojë. Faqet e tij janë të stërmbushura 
me brenga për fatin e popullit, e përplot me dhembje. 
“Asnjëherë më parë nuk e kam ndier kaq fuqishëm 
refuzimin ndaj ekranit televiziv (TVM). Më pushton një 
si frikë dhe neveri kur përputhen akrepat e orës mes 8-ës 
dhe 12-ës: pa u shqiptuar fjalia e parë, më vjen të shtyp 
sustën e kuqe. Frikë nga kumti tragjik, neveri nga gjithë 
ajo paturpësi në mashtrim dhe helm patologjik plot 
urrejtje ndaj shqiptarëve...”, shkruan Aliu me datë 23 mars 
2001, i shqetësuar nga krismat e para që jehuan në fshatin 
44 KIM MEHMETI
Tanushë në afërsi të Shkupit. Ai e njeh mirë propagandën 
antishqiptare, e di se Shkupi ishte dhe mbeti filial politik 
i Beogradit, vëllai më i dëgjueshëm i Serbisë, andaj edhe 
në ditarin e vet shpreh frikën se shqiptarët mund të 
manipulohen nga qarqet policore serbo-maqedonase. 
Në ditarin e Ali Aliut ka përshkrime të shumë 
ngjarjeve, të cilat do të zënë vend në historinë më të re të 
popullit shqiptar. Të ofruara nga pena e tij, ato ngjarje 
duken të mbështjella nga shqetësimi i njeriut, i cili e 
harron vetveten kur bëhet fjalë për fatin kolektiv. 
Harrimtar i tillë i vetvetes, Aliu ishte edhe në vitet e rinisë, 
i tillë do të mbetet deri në vitet e sotme kur në ditarin e 
vet i shënon vitet e Maqedonisë së pas-Marrëveshjes së 
Ohrit, e cila duhej të shënonte kthesë vendimtare për këtë 
shtet dhe, përfundimisht, shoqërinë shqiptare ta barazonte 
me atë të etnitetit maqedonas. Duhej, por thuajse ka 
ndonjë “dreq” që gjithmonë gjërat i kthen mbrapsht! 
Thuajse vetëm sa t’ua humbë qetësinë atdhetarëve të llojit 
të Ali Aliut, i cili mund të durojë shumëçka, por jo edhe 
veprimet e dëmshme për shqiptarët kudo që janë. Dhe 
kur kjo ndodh, ai nuk hesht. Nuk do të heshtë as në vitin 
2006, kur pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat Bashkimi 
Demokratik për Integrim do të fitojë shumicën e votave 
të shqiptarëve, pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr 
nga VMRO-DPMN-ja, do të bëhet Partia Demokratike 
Shqiptare, me katër deputetë më pak se BDI-ja. Me çka 
blloku politik antishqiptar i etnitetit maqedonas, do të 
arrijë të realizojë ëndrrën e vet të kahmoçme: ta largojë 
nga pushteti partinë e udhëheqësit të dikurshëm të UÇK-së, 
atë të Ali Ahmetit. Me këtë akt degradues, shqiptarëve 
të Maqedonisë do t’u merret e drejta më e shenjtë – që 
vetë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në institucionet më 
KËSHTU ECËN NJERIU 45
të larta shtetërore. Duke mos mundur të heshtë këtë të 
padrejtë që u bëhet shqiptarëve, Ali Aliu do të reagojë si 
gjithmonë në raste të ngjashme. Ashtu reagon individi i 
përgjegjshëm që shumëçka mund ta durojë, por jo edhe 
atë kur shkelet mbi trupin kolektiv shqiptar. Ai reagon 
publikisht duke shtruar pyetje konkrete, të cilave askush 
nuk do t’u përgjigjet, por shumëkush do të mundohet të 
njollosë dhe të heshtë këtë atdhetar, i cili kurrë nuk e 
heshti të vërtetën për veten dhe të tjerët. Pyetjeve që shtroi 
ai dhe disa miq të tij nuk iu përgjigjën as ata, të cilët që 
moti kishin shpallur “tradhtarë” dhe të “shitur” të gjithë 
shqiptarët e Maqedonisë që i kundërviheshin politikës së 
tyre. Krerët e PDSH-së kurrë nuk treguan se cili ishte ai 
“qëllim më i lartë kombëtar” që i shtyu të shkelnin votën 
shqiptare, që i çoi të bëhen pjesë e qeverisë duke shkelur 
vullnetin e shumicës politike shqiptare. Ata, si dhe gjithë 
qarqet maqedonase që përkrahnin këtë “të drejtë 
demokratike” të mandatarit, në njëfarë mënyre arritën të 
rivendosnin mazhorizimin etnik kundër të cilit u derdh 
gjak gjatë vitit 2001. Në emër të atij gjaku, nënshkruesit e 
një letre të hapur - drejtuar opinionit vendor dhe të huaj 
- në mesin e të cilëve dallohet zëri i Ali Aliut, pyesin: 
“Nëse partinë që do të shprehë vullnetin e tyre në shumicë 
në organet më të larta shtetërore do ta votojë populli 
maqedonas, përfshirë edhe qeverisjen me shtetin, atëherë 
pse votojnë shqiptarët? Cili është dallimi i qeverisë një-etnike 
dhe asaj që nuk përfill vullnetin e popullit shqiptar? 
Vallë nuk do të thotë kjo mundësi që etnia maqedonase – 
nëpërmjet partisë së vet fituese – të bëjë rivlerësimin dhe 
korrigjimin e vullnetit politik të shqiptarëve? Cilët vallë 
përfaqësojnë qeveritarët shqiptarë të zgjedhur nga 
mandatarët e jo nga shumica e shqiptarëve, dhe cili është 
46 KIM MEHMETI
ndryshimi në mes këtij përfaqësimi të shqiptarëve dhe 
atij të kohës së socializmit kur mjaftonin disa “shqiptarë 
të ndershëm” që të përmbushej çelësi etnik? Si do të 
mbrohet vota e lirë e shqiptarëve nga mazhorizimi etnik, 
nëse mandatarit i mundësohet të përfshijë në koalicionin 
qeveritar cilëndo parti shqiptare, pa marrë parasysh 
mbështetjen që ajo ka te shqiptarët? A nuk do të thotë kjo 
mundësi që gjithmonë – me arsyetim të afërsisë 
ideologjike të partive – të anashkalohet subjekti më i fortë 
politik i shqiptarëve? Cili do të ishte interesi më i lartë 
qytetar dhe kolektiv, cila do të ishte e drejta më e shenjtë 
për shqiptarët e Maqedonisë, përpos që me votën e vet të 
lirë të caktojë përfaqësuesit e vet në organet më të larta 
shtetërore?” 
Në vend që t’u përgjigjeshin këtyre pyetjeve, kryesuesit 
e PDSH-së vazhduan të bënin atë që i bënte të 
pranueshëm te qarqet antishqiptare – shanin gjithë 
shqiptarët që nuk përkrahnin veprimin e tyre politik, 
veprim që shqiptarëve të këtushëm ua rikujtonte kohët e 
diferencimit të tyre në të “ndershëm” dhe të rrezikshëm 
për pushtetin. Ndërkohë, Ali Aliu i mbetej besnik vetvetes. 
Gjatë jetës së vet ai kishte shtruar shumë pyetje, të cilave 
nuk u ishte përgjigjur askush. Por për fat të tij, nuk i ka 
lënë pas vetes të papërgjigjura pyetjet që i janë shtruar 
atij. Andaj ai lirshëm shëtit brigjeve të Vardarit. Ballëlart 
shikon nga mali që qëndron si rojtar i Shkupit, drejt 
Vodnos ku tani ngrihet një kryq gjigant dhe të lë përshtypje 
thuajse është vënë mbi ndonjë varr masiv. Ku ta dish, 
ndoshta ai kryq dëshmon se në këto hapësira, ende nuk 
ka përfunduar beteja e dikurshme kundër atyre me 
përkatësi myslimane dhe kundër simboleve që 
ortodoksëve ua rikujtojnë këtë fe. E ai kryq u ndërtua në 
KËSHTU ECËN NJERIU 47
kohën kur Maqedoninë e qeverisnin VMRO-DPMNE-ja 
dhe PDSH-ja. Ndërtimin e këtij kryqi e ndihmoi 
financiarisht qeveria e atëhershme, duke përdorur edhe 
taksat që paguanin myslimanët. Edhe atë me pëlqimin e 
qeveritarëve shqiptarë të PDSH-së, me pëlqimin e 
kryesuesve të kësaj partie, të cilët në vitin 2006 e 
bojkotojnë “ardhjen” e përmendores së Skënderbeut në 
Shkup me mospjesëmarrjen e vet në manifestimin 
madhështor mbarëshqiptar. 
Aliu i sotëm që shëtit buzë Vardarit, nuk është më ai 
aktivisti i dikurshëm studentor, as gazetari i gazetës “Flaka 
e vëllazërimit”, por udhëtari që palodhshëm është ngjitur 
lartësive jetësore, ai që ka ecur nëpër jetë duke e ditur se 
vitet e jetës rrjedhin njësoj si ujërat e Vardarit. Pa mundur 
kurrë të kalojnë dy herë mbi të njëjtin gur, pa mundur 
për së dyti herë të përplasen mbi bregun ku njëherë kanë 
kaluar. Ato vite jete të Aliut mbetur diku thellë në të 
kaluarën, herë-herë rikthehen zhurmshëm e derdhen 
nëpër shtratin e kujtimeve. E kujtimeve nuk mund t’ua 
rregullosh shtratin ashtu si kanë bërë me atë të Vardarit të 
sotëm, nga shëtisin të rinj dhe të moshuar, biçikletistë 
dhe këmbësorë, të vetmuarit dhe ata që s’kanë nevojë për 
bezdisjen e të tjerëve. Nuk është e mundur që shtratin ku 
rrjedhin kujtimet ta shtrosh me pllaka, por vetëm me 
ngjarjet që kanë ndodhur. Dhe ai shtrat nuk i ndan pjesët 
e jetës në lagje, siç ndodh me Vardarin që ndan Shkupin 
në dy pjesë: në pjesën shqiptare dhe atë të etnitetit 
maqedonas. Lumit të kujtimeve nuk i nevojiten as ura, si 
ato mbi Vardarin, të cilat kanë gjithnjë e më pak kalimtarë. 
Pa kalimtarë ka mbetur edhe Ura e Gurit, simbol i 
kryeqendrës së Maqedonisë, fotografinë e të cilës e gjeni 
në të gjitha panoramat e qytetit, dhe në të gjitha kujtimet 
48 KIM MEHMETI
e atyre që kanë vizituar atë. Pas konfliktit të vitit 2001, 
kur shqiptarët e Maqedonisë morën armët në duar që të 
realizojnë atë për çka një dekadë të tërë i gënjyen partitë e 
tyre, Ura e Gurit ka mbetur edhe pa lypsarët e vegjël romë, 
të cilët dikur kërkonin lëmoshë në shqip e maqedonisht. 
Pas këtij konflikti ata duhej të përcaktohen: vallë duan 
lëmoshën shqiptare apo atë të etnitetit maqedonas?! Në 
bazë të këtij vendimi, të shtegtojnë nga ana veriore apo 
ajo jugore e Vardarit. Dhe të ëndërrojnë se një ditë urave 
të Vardarit do t’u kthehen kalimtarët nga ana e Shkupit të 
Vjetër për të kaluar në pjesën maqedonase të kryeqendrës 
së Maqedonisë, dhe anasjelltas. E derisa të jetësohet kjo 
ëndërr e tyre, edhe Maqedonia do të jetë ëndërr e mbetur 
pezull mbi kufirin që e ndan “të kaluarën e errët” të 
njëmendësisë së deridjeshme komuniste, me 
“demokracinë e sotme të ndritshme”, e cila filloi me 
pyllëzimin e shtetit me kryqe. Më të madhin e ngritën 
mbi Vodno, kryq që natën shfaqet rreptë i ndriçuar, me 
qindra llamba elektrike. Mbase që, të gjithëve që ngrenë 
kokën për nga Vodnoja, t’u bëjë me dije se Maqedonia 
edhe më tej mbetet një truall ku gërshetohen shumë 
ëndrra etnike, e ku dominojnë ato dy kolektivitete më të 
mëdha në numër: e maqedonasve etnikë dhe e 
shqiptarëve. Dhe si e tillë, sajesa shtetërore e nacional-romantikëve 
të vonuar, Maqedonia, herë të bëhet e afërt, 
herë e largët, njëlloj sikur sheh një pikturë mbi të cilën 
janë gërshetuar imazhe që mbulojnë njëra-tjetrën. 
Gërshetimi i ëndrrave etnike për ardhmërinë e 
Maqedonisë, më i dukshëm u bë pas vitit të konfliktit 
ushtarak. Te shqiptarët u kthye ndjenja e atij që ka marrë 
fatin e vet në duar. Te maqedonasit u shfaq ndjenja e të 
lënduarit, ajo e zotërisë së trembur që ka mbajtur në 
KËSHTU ECËN NJERIU 49
pronësi edhe atë që nuk i takon. Atij i është kanosur me 
forcë ai i cili deri dje nuk ka patur zgjidhje tjetër përpos të 
nënshtrohet e të heshtë. Këto dy ndjenja të dëmshme për 
një shtet multietnik, do të jenë shenja njohëse e viteve 
pas Marrëveshjes së Ohrit. 
Kohërat e pasluftës u ngjajnë atyre pas përmbytjeve të 
mëdha, kur avullohet uji, por mbetet balta ngjitëse, nëpër 
të cilën është e vështirë të ecësh. Paslufta u ngjan 
pasvërshimeve edhe nga fakti se rrëzohen gjithë urat dhe 
duhet kohë e përpjekje që të ripërtërihet komunikimi i 
mëparshëm. Pas vitit 2001, Maqedonia u gjet e zhytur 
pikërisht në baltën e këtyre postkonflikteve, në lloçin e 
mosbesimit ndëretnik, në lymin e ndasive etnike e partiake 
të të gjitha sferave të jetesës, përfshirë edhe ato ku politikës 
së ditës i është ndaluar hyrja, si kultura, arsimi, 
shëndetësia... Në Maqedoni, pas Marrëveshjes së Ohrit, 
u përhap duhma e padurueshme e një shoqërie ku çdo 
gjë ishte e zhvendosur nga binarët e normales, ku 
kalbeshin normat minimale të moralit shoqëror, ku ishte 
varrosur vetëdija se aty ku shteti është projekt i parcializuar 
partiak dhe etnik, ai mbetet përgjithmonë si mozaik i 
shëmtuar, i pakompletuar me të gjithë katrorët dhe 
nuancat që e përbëjnë atë. 
Maqedonia e viteve të para të shekullit njëzet e një, u 
përball me rrezikun të shpërbëhet, sepse shqiptarët më 
në fund e kuptuan se çdo pushtet njeh vetëm forcën, se 
edhe partitë e tyre, të joshura nga grazhdi i shtetit, shpejt 
harrojnë premtimet e dhëna. Në vitin 2001, të rinjtë e 
armatosur shqiptarë u përplasën me institucionet 
shtetërore, morën pushkët në duar dhe dolën maleve të 
Maqedonisë, prej nga dërguan betimin se ishin të gatshëm 
të flijonin rininë e vet, për të mos duruar më manipulimet 
50 KIM MEHMETI
politike. Këtë porosi ua përcollën edhe partive shqiptare, 
që deri atë vit bashkëqeverisnin me ato të etnisë 
maqedonase duke harruar premtimet e dhëna ditën e parë 
që uleshin nëpër kabinetet ministrore. 
Konfliktin e 2001-shit, Ali Aliu do ta përjetojë si ai që 
ruan në vetvete thirrjet e shumë gjeneratave. Në krismat 
që u dëgjuan në fshatin Tanush, në afërsi të Shkupit, ai 
njohu revoltën shekullore të shqiptarëve të këtushëm, të 
cilët ndoshta së pari herë në historinë e tyre, bënin diçka 
për vete pa qenë të nxitur nga kushdo qoftë i jashtëm. Për 
fat të Maqedonisë, dhe të gjithëve atyre që jetonin në këtë 
shtet, ky konflikt nuk zgjati shumë dhe përfundoi me 
Marrëveshjen e Ohrit. Por, edhe shumë vite pas vitit 2001, 
Maqedonia do të jetojë mes orvatjeve të qarqeve politike 
të etnitetit maqedonas, që donin çdo gjë ta kthenin aty ku 
ishte para konfliktit të vitit 2001, dhe atyre që e dinin se 
ky shtet nuk mund të jetë vetëm si dëshirë e etnisë 
maqedonase. Këtë konflikt disa do ta vlerësojnë si gabim, 
të tjerët si e vetmja gjë që u mbeti shqiptarëve ta bëjnë 
për të realizuar atë që ëndërronin. Mbase asnjë shqiptar i 
Maqedonisë nuk habitej nga qëndrimi i tillë i elitave të 
etnitetit maqedonas ndaj luftës së 2001-shit dhe 
pjesëtarëve të UÇK-së, por të gjithë u habitën kur këtyre 
qëndrimeve iu bashkëngjitën edhe krerët e PDSH-së, të 
cilët gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2006-ës, thuajse i 
barazuan qëndrimet e veta me ato të bllokut ekstrem 
maqedonas: udhëheqësit e UÇK-së i quajtën “vrasës të 
egër”, duke e kompletuar këtë pohim me thëniet se ata 
vetë kishin dhënë para të majme “për ta çliruar kalanë e 
Tetovës nga ushtarët e UÇK-së”. 
Të tilla janë kohërat e pasluftës, përplot rrëmujë, të 
gjithë vrapojnë të kumtojnë diçka, të gjithë duan të 
KËSHTU ECËN NJERIU 51
tregohen personazhe të rëndësishëm në ngjarjet 
vendimtare, të zhvlerësojnë kundërshtarin e 
mbivlerësojnë vetveten, shtyhen mes veti që t’i kapë 
objektivi i historisë, ku mbetet i shënuar portreti grupor i 
fituesve. Ali Aliu ishte dhe mbeti nga ata të rrallët që kurrë 
nuk i ka përdorur bërrylat. Edhe sot, kur i rikujton këto 
ngjarje, ai nuk i referohet vetëm kujtesës, por edhe fletëve 
të ditarit të vet. “Duke u sjellë rrotull televizorit, m’u 
kujtua poezia e Agim Spahiut: “Ku të shkoj në 
nëntëmbëdhjetë”, shkruan Ali Aliu në ditarin e tij të ditës 
23 mars 2001, duke bërë aluzion në lajmet qendrore 
përplot me ofendime ndaj shqiptarëve. Ditari i tij në të 
vërtetë është një nga gjurmët e shumta që mund t’u 
ndihmojë shkruesve të historisë, një nga burimet e shumta 
që mbushin lumin e të vërtetave për një popull e një 
hapësirë. Si të tilla, kujtimet e tij ofrojnë shumëçka për 
ata që në të ardhmen do të merren me historinë më të re 
të Ballkanit dhe Maqedonisë. Veçanërisht për historianët 
që do të shkruajnë historinë e gjithë trojeve shqiptare. 
Në shënimet e Ali Aliut, pasqyrohet edhe një Maqedoni 
e çuditshme, shtet të cilin maqedonasit etnikë thuajse e 
duan vetëm “për inat të shqiptarëve”, kurse këta të fundit 
“nuk e japin” vetëm që të “plasin maqedonasit”. 
Maqedonia e viteve të paskonfliktit të 2001-shit, 
dëshmon se në Ballkan mund të ekzistojnë edhe shtete të 
ngritur mbi themelet e diletantizmit politik, që bosht 
kurrizor kanë pseudointelektualizmin, dhe forcë 
mbrojtëse aviacionin ushtarak me pilotë të huazuar nga 
Ukraina. Në këtë sajesë të çuditshme shtetërore, ku 
shumica e banorëve janë të sëmurë kronikë nga 
mbamendja e shkurtër, nuk duhej pritur asgjë më shumë, 
sesa atë që ndodhi: nga një “luftë e vogël”, siç ishte ajo e 
52 KIM MEHMETI
2001-shit, të lindë një histori e dyfishtë dhe “madhore”: 
historia që do të kremtojnë maqedonasit etnikë, që me 
shpenzime të shtetit u ngrejnë përmendore “mbrojtësve” 
të tyre (lexo: policëve dhe ushtarëve) dhe historia e 
shqiptarëve, të cilët me çifteli private përmes këngëve i 
madhërojnë “çlirimtarët” e tyre (lexo: pjesëtarët e UÇK-së). 
Edhe gjatë viteve të ardhshme, 2001-in do ta përcjellin 
dy të vërteta diametralisht të kundërta. Kështu që kapitujt 
e “lavdishëm” të historisë bashkëkohore të Maqedonisë, 
kanë dy botime që nuk përputhen me asgjë: atë në gjuhën 
shqipe ku lavdërohet UÇK-ja, dhe atë në gjuhën 
maqedonase ku lavdërohet trimëria e maqedonasve etnikë. 
Diku në mes këtyre të vërtetave, mbetet pezull dhembja e 
atyre që humbën familjarët, pasiguria për të nesërmen, 
kriminalizohet shteti me stazhin më të shkurtër të 
shtetformësisë në Ballkan, por me ambicien afatgjatë të 
mbetet në hartën e këtij gadishulli. Pra, shtet ku ekzistojnë 
dy botë dominante paralele: e shqiptarëve etnikë dhe e 
maqedonasve etnikë. Shtet ku gëlltitet sasi e madhe e 
politikës ditore dhe ku partizohen edhe çerdhet e fëmijëve, 
shkollat, spitalet..., e lëre më Akademia Maqedonase e 
Shkencave dhe Arteve, e cila pas 2001-shit, filloi të kërkojë 
dy-tre akademikë shqiptarë, që ngutazi të korrigjonte atë 
që nuk ishte bërë gjatë pesë dekadave të kaluara: vlera më e 
rëndësishme që hapte dyert e këtij institucioni, u shfaq 
thjesht përkatësia etnike dhe partiake! Kjo nismë e re 
“demokratike” u mundësoi akademikëve të etnitetit 
maqedonas të shihnin se shqiptarët e Maqedonisë kishin 
dy akademikë të tyre, anëtarë të Akademisë së Shkencave 
dhe Arteve të Kosovës: Ali Aliun dhe Eqrem Bashën. Mbase 
duke u ndier ngushtë nga kjo e vërtetë, në vitin 2005, 
ASHAM do ta pranojë Ali Aliun si anëtar të saj të jashtëm. 
KËSHTU ECËN NJERIU 53
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``

More Related Content

Similar to Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``

LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Tetova
TetovaTetova
Tetovaarsim1
 
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``Adriatik Rexha
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Lingua culture
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukesGenti Germizi
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani MehmetajMarjan Dodaj
 

Similar to Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu`` (15)

LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Tetova
TetovaTetova
Tetova
 
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
Berati, Albania
Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, Albania
 
Berati qytet
Berati qytetBerati qytet
Berati qytet
 
DEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULIDEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULI
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 

More from Adriatik Rexha

Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``Adriatik Rexha
 
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Adriatik Rexha
 
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``Adriatik Rexha
 
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``Adriatik Rexha
 

More from Adriatik Rexha (20)

Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
Harun Jahja ``Zgjedhja E Vlerave Te Kuranit``
 
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
Harun Jahja ``Vetëm Dashuria Mund T’i Shkaktojë Disfatë Terrorizmit``
 
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
Harun Jahja ``Vdekja Etj.``
 
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
 
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
Harun Jahja ``Te Mendosh Thelle``
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
 
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
Harun Jahja ``Popujt E Zhdukur ``
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
 
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
Harun Jahja ``Parimet Themelore Te Islamit``
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
 
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
Harun Jahja ``Mrekullite E Kur`anit``
 
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
Harun Jahja ``Mrekullia E Krijimit Te Njeriut``
 
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
Harun jahja``mrekullia e krijimit ne adn``
 
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
Harun Jahja ``Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra``
 
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
Harun Jahja ``Marrja E Kur`anit Si Udherrefyes``
 
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
Harun Jahja ``Kur`ani Prin Rrugen Drejt Shkences``
 
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
 
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
Harun jahja``krijesa te mrekullueshmeprint``
 
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
Harun Jahja ``Keqkuptimet Qe I Bart Mosbesimi``
 

Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``

  • 1. Kim Mehmeti KËSHTU ECËN NJERIU Monografi kushtuar akademikut Ali Aliu BOTIMET TOENA Tiranë, 2007 KËSHTU ECËN NJERIU 1
  • 2. Botues: Fatmir Toçi Redaktor: Faruk Myrtaj Korrektore letrare: Dorina Talo Përkujdesja grafike: Mereme Nelaj Kopertina: Irena Toçi ISBN 978 - 99943 - 1 - 233 - 7 © Autori dhe Shtëpia Botese Toena BOTIMET TOENA Rr. "Muhamet Gjollesha", K.Postare 1420, Tiranë Tel.: (4) 240116; 258893 Tel./Fax: (4) 240117 E-mail: toena@toena.com.al; info@toena.com.al; toena@icc.al.eu.org Http://www.toena.com.al 2 KIM MEHMETI
  • 3. BUKURI E BRAKTISUR Ato dhjetëra fshatra të bregut lindor të liqenit të Prespës, sot sikur banohen veç prej heshtjes. Titërima e saj i ka pllakosur si një mbulojë e padukshme, nën të cilën fshihen përplot fate njerëzorë dhe takim-ndarje që kanë mbetur të shënuara në thellësitë e së kaluarës. Ajo heshtje i ngërthen në vete lotët margaritarë të nënave të përmalluara për pjellën e tyre, shtegtuar matanë oqeaneve, por edhe gjithë britmat gazmore të prindërve dalë në oborr tek përqafojnë djemtë që kthehen nga kurbeti. Të bëhet se heshtja, e jo gurët, është ajo që i mban në këmbë ato kulla të vjetra dhe shtëpitë të porsandërtuara buzë liqenit të Prespës. Kjo heshtje molisëse që rri varur mbi fshatrat e kësaj ane të Prespës, në të vërtetë është rrëfimi i trishtueshëm për të parët që banuan këto hapësira, në një si pushim të shkurtër, që pasardhësit e tyre të niseshin më tej dhe gjaku i tyre të degëzohej anembanë botës. Andaj edhe këto fshatra ngjajnë si vendbanime të shtegtarëve të palodhshëm, të atyre që kanë ardhur këtu vetëm përkohësisht dhe sa të bëhen gati të vazhdojnë kërkimin e qetësisë më tej; janë ndalur thuajse vetëm sa të përtërijnë gjakun e fisit që do të duhet pastaj të degëzohet nëpër shtigjet e botës. Ato kulla të vjetra dhe pallate moderne, KËSHTU ECËN NJERIU 3
  • 4. të porsandërtuara, por të mbetura zbrazët, janë kujtim i largët i atyre që foletë familjare i kanë atje ku i ka zënë muzgu i mbijetesës, atje ku i ka çuar kali i padëgjueshëm i ngarkuar me ëndrrat për ardhmëri më të mirë, duke e ndërlidhur kështu zinxhirin jetësor, që nga rrënjët e të parëve e deri te presparët e vegjël që tani rriten e jetojnë matanë oqeaneve, në Amerikë dhe Australi, zinxhir edhe për banorët e rrallë që nuk kanë shkuar në kurbet, që kanë mbetur si rojtarë të mallit për ata që shkuan, rojtarë, të cilët mund t’i takoni rrugëve të fshatrave të banuar me shqiptarë buzë liqenit të Prespës, që jetojnë të dyzuar: trupin e kanë këtu, por shpirtin atje ku shkuan të dashurit e tyre. Fillimshekulli njëzet e një në këto hapësira është më i heshtur se shekujt e mëparshëm, përplot luftëra të përgjakura dhe ideologji, që donin ta shndërronin njeriun në numër, ngjashëm me atë të të burgosurve të pashpresë. Presparët që shkuan dhe u shpërngulën nëpër metropolet e botës, kthehen në këto hapësira si shpendë shtegtarë që duan të ringjallin kujtesën për foletë e veta, vijnë përkohësisht thuajse vetëm sa të shijojnë freskinë e mëngjesit, e cila përkëdhel kullosën mbi varrezat e të parëve të tyre. Dhe ngulazi ndërtojnë shtëpi të reja në të cilat askush nuk jeton, përpos mallit dhe shpresave të atyre që i kanë ndërtuar, e të cilëve asnjëherë nuk u vdes ëndrra që të kthehen aty ku kanë parë së pari herë lindjen e diellit dhe rrezatimin e hënës. Këto fshatra janë vendbanime të çuditshme. Kullat e këtushme ngjajnë si nyje ku është ngatërruar malli i të mbeturve me të atyre që kanë shkuar në kurbet; ato janë pika ku përballen ëndrrat e të mbeturve me ato të të shkuarve dhe ku shpesh përzihen lotët e atyre që presin t’u kthehen të dashurit dhe të ëndërrimtarëve që mezi presin të shohin përsëri vendlindjen. Si rrallëkund 4 KIM MEHMETI
  • 5. në hapësirat e tjera shqiptare, fshatrat e rrethinës së Prespës rrëfejnë fatin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të mëmëdheut të tkurrur që mban emrin Shqipëri, mëmëdhe, i cili nga të katër anët kufizohet me shqiptarët e mbetur jashtë kufijve. Hapësira prespare rrëfen trishtueshëm për shqiptarët që kufizohen me vetveten, për shqiptarët që me dekada kanë jetuar të ndarë, si ujdhesa të largëta mbi të cilat janë përplasur valët e të njëjtit det kohor. Këto hapësira rrëfejnë për kohët kur shqiptarët nuk kanë mundur të shohin se ç’ndodh në brigjet matanë kufirit, ku e çojnë kombin anijet ideologjike të Enver Hoxhës, dhe si janë katandisur këta të Jugosllavisë së Titos, ku pas Luftës së Dytë Botërore mbetën edhe presparët, thuajse veç sa ta plotësonin atë dymilionëshin shqiptar të mbetur këtej arës etnike, të ndarë sipas vullnetit të atyre që vizatonin hartat e pasluftës. Presparët edhe sot shprehin ndjesinë se sa vrasëse është për një komb afërsia e largët që e ndan nga rrënjët dhe sa e pambrojtur është bima e rritur nën hijen e drurit të huaj. Andaj edhe sot tek ata vëren një dyshim të heshtur ndaj asaj që ndodh në kohët e demokratizimit të shteteve të porsalindura të Ballkanit, si edhe në shpresën që bulëzon se kurrë më nuk do të rimurohen muret e dikurshëm shtetërorë që ndanin vëllanë nga motra dhe nusen e ardhur këtej nga familjarët e vet të mbetur matanë kufirit. Ka diçka që ka mbetur e do të mbetet e pashlyer nga vetëdija e shqiptarëve të Prespës, diçka që i çon të jetojnë në mes të dëshirës për të shkuar sa më larg atij liqeni dhe asaj tjetrës, të mbeten aty ku kodrinat matanë kufirit bëhen të afërta qoftë edhe vetëm pse pasqyrohen mbi syprinën e lëmueshme të gjolit ku lëshohet edhe hija e Pelisterit. Ka diçka që për një kohë të gjatë nuk do të shlyhet nga KËSHTU ECËN NJERIU 5
  • 6. vetëdija e banorëve të kësaj ane, e që u është vulosur në mbamendje qysh në vitet e socializmit ballkanas, kur edhe pse kishin mundësi t’i shihnin brigjet nga ana përballë e liqenit, thuajse çdo mëngjes pas çdo lindje dielli, në mënyrë kanosëse u bëhej e ditur se brigjet përballë janë të largëta, se ato i ndan thellësi më e madhe se ajo e brigjeve të Australisë dhe Amerikës që nuk shiheshin nga maja e Pelisterit, për ku u davaritën shumë të rinj të këtyre anëve. Largësia që presparët i ndau nga trungu etnik kishte përmasat e lojërave të pafundme ideologjike të pasluftës së Dytë Botërore, të lojërave që ndanin popujt, familjet, shtetet, që ngritën mure thuajse donin edhe shpendëve t’ua kufizonin fluturimin, edhe diellin ta mbulonin me tenda që të mos rrezatonte mbi ata matanë gardhit shtetëror. Rrethina e Prespës të lë përshtypjen e një bukurie të braktisur. E një bukurie që të pikëllon kur e sheh. Të rikujton bukuroshen që s’ka mundur ta mbajë pranë vetes të dashurin e vet, për shkak se i dashuri s’ka pasur zgjidhje tjetër përpos ta braktisë, përballë trishtimit të brendshëm, që kurrë nuk e ka lejuar ta shijojë lirshëm bukurinë e saj mahnitëse. Atë mbresë të lënë fshatrat e banuar nga shqiptarët, ku për çdo vit pakësohet numri i banorëve. Në to, rrallë do të takoni ndonjë fëmijë duke lozur, e më rrallë akoma do të dëgjoni këngën rinore. Çdo gjë i është dorëzuar një heshtjeje, të cilën e plagos vetëm kollitja e pleqve që bredhin rrugëve, si dhe britmat e tregtarëve që vijnë në vjeshtë të blejnë mollët e njohura prespane. Mollët e Prespës tani kanë pushtuar tregjet e qyteteve të Ballkanit. Para rënies së mureve ideologjike shiteshin vetëm nëpër tregjet socialiste të Jugosllavisë së Titos, ku bënte pjesë edhe Maqedonia. Ky shtet me dy milionë banorë, tanimë i pavarur nga të tjerët, por i varur nga 6 KIM MEHMETI
  • 7. varfëria dhe plogështia ekonomike, të cilat edhe më shumë i shtynë të rinjtë e kësaj ane të shkojnë të kërkojnë fatin sa më larg hapësirave ku kanë ndier ngrohtësinë e gjirit të nënës. I shtrëngon të ikin mospasja e një ardhmërie të qartë, të pranueshme, ardhmëri që i ka hije kohës në të cilën jetojnë. Në këto fshatra, ku ende qëndrojnë të padëmtuara kullat e larta, muruar nga ata që kanë qenë të bindur se kurrë nuk do t’u shuhet vatra familjare, janë ndërtuar edhe shtëpi të reja moderne, shtëpi që përcaktojnë jo vetëm frymëzimin arkitektonik të të zotëve, por edhe dyzimin e kurbetçinjve që, duke jetuar diku larg, kanë përvetësuar mënyrën e të jetuarit të atjeshëm. Atje ku janë u mungon gurgullima e përroskës ku kanë lindur, flejnë atje e ëndërrojnë këtu ku u kanë mbetur rrënjët, ku i thërrasin lojërat fëmijërore dhe varret e të parëve. E tërë krahina e Prespës, e veçanërisht fshatrat e shqiptarëve aty, që moti janë shndërruar në përmendore të ëndrrave të atyre që kanë shkuar e shpresojnë se një ditë do të kthehen, të orvatjeve të gjeneratave të pasluftës së Dytë Botërore tek mundoheshin që nëpërmjet shkollimit të të rinjve, t’i jepnin fund traditës së kurbetit, të mbyllnin rrugën e shtegtimit, rrugën që të parët e tyre e hapën qysh në fillimshekullin e njëzetë, në kohët kur shqiptarët e këtyre hapësirave kërkonin shpëtim nga bejlerët turq e më vonë edhe nga tagrambledhësit e mbretit jugosllav. Fshatrat buzë bregut lindor të liqenit të Prespës, i ngjajnë një qaforeje të bukur në kraharorin e Pelisterit, i cili lartësohet mbi liqen si lajmëtar shekullor. Zërat e atyre që ndodhen rrëzë tij, ua përcjell lartësive qiellore. Pelisteri i lartë duket se vazhdon bisedën e qëmotshme që s’e kanë përfunduar dot kurrë banorët e asaj ane, me ujërat e liqenit dhe mjegullat që mbulojnë majën e tij. Presparët nuk KËSHTU ECËN NJERIU 7
  • 8. arritën ta përfundojnë këtë bisedë sepse ndiheshin si të futur në gropë, prej nga edhe britmat bëhen të padëgjueshme, thirrjet i përpijnë valët e liqenit dhe erërat e forta që rrahin majën e Pelisterit. Andaj kërkonin dalje nga ajo gropë. Banorët e këtyre fshatrave janë ndër të parët në këto anë që shijuan kurbetin duke marrë rrugën pa kthim përtej oqeaneve, në Amerikë e Australi. Dhe shkuan aq larg, thuajse donin të arrinin aty ku nuk shkohet më tej, atje nga e ke vështirë të kthehesh edhe sikur të të ngulfatë malli dhe të molisë dëshira që vetëm edhe një herë të ndiesh flladin e ardhur nga liqeni, edhe një herë të të përkëdhelin erërat që ngjiten lartësive të Pelisterit, që prej atje lart vazhdojnë rrëfimin për ç’ndodh aty poshtë në rrëzë dhe atë që shihet nga lartësitë. Kjo pjesë e Prespës është rrëfim polifonik për fatin e një pjese të shqiptarisë, është jehonë dyzërëshe e mallit të mërgimtarit dhe atyre të paktëve që mbetën në vendlindje, jo pse nuk donin të shkonin, por vetëm sa të kishte kush t’i ruajë kujtimet për të kaluarën e këtyre hapësirave, dhe që të regjistrojnë të sotmen kur në Korçë mund të shkojnë lirshëm, si në kohët para se të vizatohen hartat e shteteve të porsaformuar të Ballkanit. Këtu mbetën ata që pranuan të bëhen miklues të shpresave se e ardhmja do të jetë ajo që kishin ëndërruar të parët e tyre: se do të vijë dita kur shqiptarët, kudo që janë dhe kudo që shkojnë, do të munden lirshëm të ndërlidhin trungun etnik, duke filluar nga varrezat e të parëve mbetur matanë liqenit, e deri te pasardhësit e degëzuar anembanë botës. Njëri nga këto fshatra, mbetur si vendbanim i shtrënguar nga kthetrat e të kaluarës dhe paqartësia e të ardhmes, është edhe Arvati, ku në pjesën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë erdhi me familjen e vet Mustafa Aliu. I 8 KIM MEHMETI
  • 9. ardhuri kishte bërë rrugë prej larg, derisa kishte arritur të prekte tokat buzë liqenit që i kishte falur Ali Pashë Tepelena. Kishte lënë pas vetes fshatin e lindjes dhe të të parëve të vet, Luarasin e nahijes së Kolonjës. Mustafai i kishte shkulur rrënjët shekullore nga mëhalla e Jaubelive, kullat e së cilës qysh atëherë njiheshin si vatra që kishin rritur njerëz të ditur e të shkolluar. Kishte lënë Luarasin, që të vinte buzë brigjeve të liqenit të Prespës, ku duhej të mbillte shpresën për një ardhmëri më të mirë për familjen. Sigurisht, kurrë nuk i kishte shkuar ndër mend se afërsia që e ndante vendbanimin e ri të familjes së tij me fshatin Luaras, pas grindjeve mes ndërtuesve të socializmit në Shqipëri dhe Jugosllavi, do të bëhej aq e largët sa pasardhësit e tij do të lindnin e vdisnin të joshur nga thirrja e largët e varreve të të parëve të tyre. Arvati i sotëm ka më shumë shtëpi sesa banorë, jo si fshati i fillimshekullit të njëzetë, kur kishte pak kulla e shumë njerëz. Mbase Mustafai i ardhur nga Luarasi ka besuar se pasardhësit do të ndiheshin mirë aty ku ai hapi themelet e kullës së re. Pa dyshim ka besuar se pasardhësit kurrë nuk do ta braktisnin atë liqen që i ngjante burimit të jetës, dhe ka qenë i vendosur dhe i qetë teksa ka përcaktuar vendin e themeleve, i bindur se asgjë nuk do ta çonte të shtegtonte edhe më tej, larg vendlindjes. Këtë besohet se e ka menduar edhe djali i tij, Aliu, i martuar me Meleken, nga fshati Nikolicë e Devollit, i cili gjithashtu ndërtoi kullën e vet, që qëndron edhe sot siç e muruan mjeshtrit e vitit 1929. Në vitin 2002, nipi i tij Abaz, kurbetçiu i ardhur nga Amerika, vëllai më i vogël i Ali Aliut, i mbuloi me suva të freskët muret e kullës dhe gurët e hershëm nuk shihen me sy. Secili linte gjurmën e djersës së vet mbi gjurmën e të parëve të tij. KËSHTU ECËN NJERIU 9
  • 10. Por nuk ishte Abazi kurbetçiu i parë i kësaj familjeje. Rrugën e kurbetit e kishte hapur babai i tij, Feriku, qysh në vitet tridhjetë të shekullit të njëzetë. Por Feriku, nipi i Mustafait, thuajse nuk kishte arritur t’i kundërvihej zërit të vendlindjes dhe është ndër të rrallët që pati shijuar kurbetin dhe qe kthyer në vendlindje që të vazhdonte jetën aty ku kishte dëgjuar ninullat e para prej nënës. Kurbetçiu i viteve kur hartat detare s’ishin aq të sakta sa ta përcaktonin vijën e saktë lundruese të anijeve që çonin për në Australi, posa u kthye u martua me Sheribanen nga Belocërka e Prespës. Nga kjo martesë i lindi djali më i madh, Aliu, i cili qysh foshnjë do të mbetej pa gjirin e ngrohtë të nënës. Pas vdekjes së gruas së parë, Feriku martohet me Mysykon, një vashë matanë liqenit, nga Kolonja. Kështu degët e shtrira këtej liqenit u lidhën me rrënjët, të cilat gjyshi i tij i kishte lënë në nahijen e Kolonjës. Martesa me vajzën matanë kufirit ndarës të mbretërisë jugosllave me atë të Zogut, dëshmon se aso kohe, kur kishte filluar ndarja e shqiptarëve në shumë shtete të Ballkanit, ende u lejohej komunikimi me familjet mbetur në anën tjetër të kufirit. Kjo nuk do të jetë e mundur më vonë, në dekadat kur muret ideologjike mes shteteve do të arrijnë që “shqipëritë” e shumta t’i bëjnë aq të largëta mes tyre, sa të ndërpritet çdo lidhje familjare mes atyre që jetonin në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Vitet tridhjetë, si edhe e tërë pjesa e parë e shekullit të njëzetë, janë përplot gjurmë të luftërave të porsapërfunduara dhe plot mjegullnajë si pararojë e luftërave të mundshme. Këto kohë-kufi të betejave të papërfunduara, nisur gjatë shkatërrimit të Perandorisë Osmane, lënë përgjysmë prej përfundimit të Luftës së Parë Botërore, janë vitet kur të gjithë pushtetarët e mbretërit 10 KIM MEHMETI
  • 11. kthyen sytë kah kufijtë fqinjë, duke dashur t’i shtyjnë sa më tej gurët kufitarë, në brendi të shteteve fqinjë, apo që murin ta bëjnë sa më të patejkalueshëm për banorët matanë kufirit. Thuajse vetëm Shqipëria dhe shqiptarët s’kishin hallin si të zgjeroheshin, por si të mbronin veten, si të pamundësonin tkurrjen e mëtejme të trojeve shqiptare. Aq më shumë, u duhej të mposhtnin varfërinë e atyre viteve, t’i përkushtoheshin betejës së mbijetesës, të bënin çmos për të mos u shuar vatra në kullën e tyre, të mos mbetej shtëpi pa të qarën e foshnjës së porsalindur. Instinkti i të mbijetuarit i shtynte të mos harronin festën e madhërishme të lindjes së fëmijës, dhe kjo mbamendje do t’u mundësonte ta ruanin shqiptarinë edhe në vitet kur Enver Hoxha, i verbuar nga ideologjia, sa nuk i kishte joshur shqiptarët matanë kufirit të flasin vetëm rusishten e Stalinit, e nga ana tjetër Titoja mundohej t’u jepte shqiptarëve aq sa të mos thoshin se nuk kanë asgjë, aq sa të ishin të kënaqur e ta donin shtetin e sllavëve të jugut. Andaj edhe nuk është e rëndë të paramendohet gëzimi i babait Ferik kur, pas vajzës së parë, i lind edhe një djalë, të cilit nuk kishte si mos ia vinte emrin e gjyshit – Ali. Gëzimi familjar i prillit të vitit 1934, me siguri ka mbetur i shënuar në gjurmët e mureve të kullës, e cila ende rrëfen për familjen e dikurshme shumëanëtarëshe, të shpërndarë në të gjitha “shqipëritë”, deri dhe matanë oqeaneve. Në muret e saj ka mbetur ndonjë gjurmë edhe nga zëri i thekshëm gazmor i gjyshes Meleke nga Nikolica e Frashërit, e cila ua ka kumtuar burrave në dhomën e gjerë se lindi nipçja. Ajo shtëpi e madhe do të duhej të rriste dhe të niste nëpër rrugët e jetës edhe një njeri. Pa dyshim, pos gëzimit që shoqëron lindjen e fëmijës, ai zë në vete ka bartur edhe solemnitetin e besimit se ajo vatër KËSHTU ECËN NJERIU 11
  • 12. familjare që moti e kishte mësuar urtësinë se, baras me madhështinë e lindjes, është edhe mjeshtëria ta edukosh dhe rrisësh njeriun, të tillë që ai të arsyetojë lindjen e ta meritojë vdekjen. Kështu nisi kalendari jetësor i Ali Aliut, kritikut të madh letrar dhe atdhetarit, që me veprimtarinë e vet do t’i shënojë edhe datat e rëndësishme të historisë më të re shqiptare. Kështu nisi rrugën jetësore gazetari, kritiku, profesori dhe akademiku i ardhshëm. Jeta e tij ndërlidh ngjarjet e fundshekullit të njëzetë, në të gjitha “shqipëritë”; kjo jetë është si një nyje ku janë lidhur ngjarje, përjetime, orvatje që bëjnë të mundur të lexohet drejt kalendari i socializmit dhe ai i kohëve të reja, të cilat populli me aq vullnet i quajti demokratike, e në të vërtetë ishin thuajse njësoj të paqarta sa edhe ato të dikurshmet kur shqiptarët në heshtje jetonin disfatën e vet. Jeta e Ali Aliut nuk ka aq shumë ditë festive nga ato kur ai të bënte kujdes që lumturinë e vet ta gëzojë të palënduar. Por, kalendari i tij jetësor është përplot me arritje që kompletojnë portretin e tij, të kritikut letrar dhe atdhetarit të përkushtuar; aty mund të gjenden data që përputhen me fatin kombëtar dhe si i tillë, ai kalendar shpreh rrugën jetësore të një personaliteti që të gjitha ia përkushtoi letërsisë dhe popullit të vet. Andaj, ky portret individual është si i ngjyrosur me (dis)fatin e popullit që i takon. Është portret i vendosur në kornizat e ngushta të një orvatjeje shekullore për mbijetesën e një populli, për mbrojtjen e një kulture dhe gjuhe të vjetër aq sa edhe vetë shkëmbinjtë e Ballkanit. Në kalendarin jetësor të Ali Aliut, thuajse gjithmonë la gjurmë viti i lindjes, ditët e largëta kur edhe gëzimi ka qenë i ngulfatur nga turbullirat e kohës, kur vetëm pikëllimi ka qenë i pastër; vetëm 12 KIM MEHMETI
  • 13. dënesjen askush nuk e ka ndaluar. Kështu që foshnja e atëhershme do të bëhej një burrë, i cili edhe qeshjen e ka të përmbajtur, të ndrojtur, si diçka që u është lënë atyre që kanë pasur mundësi që lumturinë ta shijojnë pak më ndryshe se ai. Në qëndrimin e Ali Aliut dhe në shumëçka që ka të bëjë me të, ka lënë gjurmë edhe muaji i lindjes, i cili, njësoj si luleborat në rrëzë të Pelisterit, është i mikluar nga ftohtësia e dimrit që largohet dhe ngrohtësia e pranverës në afrim. Nga qenia e tij gjithmonë reflekton një mburojë e qëndrimit serioz që duket sikur nuk nxiton të lërë t’i afrohesh, por nga ana tjetër është shtresë mbrojtëse e një ngrohtësie të natyrshme njerëzore. Ky qëndrim i Zotërisë në shpirt e në qëndrim, do të mbetet ajo mburojë që nuk do të lejojë aq lehtë të zbulohen brengat e brendshme personale, e as pikëllimet e shpeshta jetësore, të cilat nuk u ndahen atyre që qenien e vet ia kanë dhënë dhuratë pronarit më të denjë – popullit, të cilit i takojnë. Dhe, nëse është e vërtetë thënia se hapësira dhe ambienti jetësor lë gjurmë të pashlyeshme në portretin e qenies njerëzore, atëherë kuptohet ajo zemërgjerësi dhe ajo paraqitje e Ali Aliut si një Zotëri, i cili të cytë t’i afrohesh si ngrohtësi-flladit. Porsa të arrish t’i qëndrosh përballë, e kupton se është i njëjti i lartësive të Pelisterit, ai i cili nuk i takon vetëm vetvetes, por i tërë u është dhënë atyre që udhëtojnë nëpër letrat e gjuhës shqipe dhe nëpër rrafshnaltat e fatit të popullit shqiptar. Ai që ka arritur të njohë për së afërmi Ali Aliun dhe që ka pasur rast të vizitonte kullën dhe oborrin ku ai ka kaluar fëmijërinë, nuk e ka pasur vështirë të zbërthejë atë zemërgjerësi dhe atë qetësi në sjelljen e tij: kulla ka dhoma të gjera me përplot hapësirë për shtëpiarët dhe mysafirët KËSHTU ECËN NJERIU 13
  • 14. e ftuar e të paftuar, nga dritaret e dhomave të saj mund të sodisësh edhe mjegullën në majë të Pelisterit, edhe liqenin, edhe kopshtet që shtrihen deri në pafundësi. Oborri i kullës është aq i gjerë, sa në të gjithmonë ka pasur vend loje për gjithë fëmijët e fshatit që jetonin nëpër shtëpi me avlli më të ngushtë. Mbase ky ambient i fëmijërisë, kjo hapësirë ku ka lozur Aliu fëmijë, do të lërë gjurmë të pashlyeshme edhe në Aliun e mëvonshëm, i cili do t’i përkushtohet pafundësisë së kopshteve letrare shqiptare, pa i ndarë ato sipas kufijve shtetërorë, gjurmë, të cilat do të ndikojnë edhe në vendosmërinë e tij që gjithmonë të jetë aty ku ndodhin ngjarjet vendimtare për shqiptarët këtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Kjo shpirtgjerësi e tij njerëzore do ta çojë të mendojë më shumë për fatin kolektiv të popullit që i takon, sesa për vetveten. Andaj, qysh në moshën rinore, Aliu do ta kuptojë se asgjë nuk vlen e bukura, e pavlerë është dhuntia që ke, nëse atë nuk e harxhon dhe nuk ua dhuron atyre që i do dhe të duan. Kuptohet, duke mos pritur që e dhuruara të të kthehet me ndonjë kundërvlerë. Që nga koha kur ishte nxënës i tetëvjeçares në Manastir, qysh në Shkollën Normale në Shkup dhe student në Beograd, do të kuptojë se virtytet individuale dëshmohen nëpërmjet mënyrës sesi i harxhon ato. Sepse vjen dita kur ndalesh në majën ku je ngjitur dhe nga atje të drejtosh shikimin drejt rrëzave, të matësh gjatësinë e rrugës që ke ecur, një rrugëtim ky që nuk matet me kilometra dhe as me vitet që ke jetuar, por vetëm me peshën e veprave që ke lënë pas vetes. E, Ali Aliu eci dhe është duke ecur rrugës së rëndë të mendimit publik, shkrimeve kritike, publicistike, rrugë e rëndë sa edhe vetë pesha e atyre ngjarjeve shoqërore ku ai nuk ishte shikues 14 KIM MEHMETI
  • 15. anësor, por njeri që merrte pjesë aktive dhe kishte rol vendimtar në to. Nuk ka dyshim se Ali Aliu, qysh në fëmijëri, e ka vërejtur se me shumëçka jeta i ngjan ambientit jetësor ku rritej dhe ku ishte vendosur stacioni i parë i tij jetësor; lart ngrihej maja e Pelisterit, e poshtë syprina e kaltër e liqenit ku pasqyroheshin vargmalet që rrethonin vendlindjen e tij. Njësoj siç pasqyrohet hija e veprave jetësore mbi rrugën që ke ecur. Të rritesh në një mjedis të tillë, do të thotë qysh në fëmijëri të kuptosh se lartësitë lëshojnë hije mbi rrëzë, se sado lart të ngjitesh dhe të arrish, pasqyra ku shihet portreti yt i vërtetë mbetet rrëza prej ku të shikojnë të tjerët. Të rritesh në një mjedis të tillë, do të thotë qysh në palimpsestin fëmijëror ta kesh të qartë të vërtetën se në jetë mund të zgjedhësh dy gjëra; ose të ngjitesh drejt lartësive, ose të notosh në hapësirë të mbyllur. Pra, ose të ecësh drejt majave të larta ku do të shohin të gjithë ata që janë në rrëzë, ose të mbetesh poshtë, me shikim të drejtuar nga lartësitë. Andaj edhe vendimi duhej marrë qysh në moshën e njomë, në vitet kur ngrohtësia e prehrit të gjyshes ishte foleja më e sigurt dhe ndjellja më e këndshme që gjumi të mos vonojë. Pas viteve gazmore të kaluara në katërvjeçaren e fshatit Kranjë të Prespës, thuajse ngjitur me Arvatin, Aliu duhej të merrte vendimin: do të ngjitej lartësive të Pelisterit, apo do të mbetej aty pranë liqenit? U nis drejt majës së Pelisterit, e kaloi atë lartësi, dhe erdhi në Manastir, që të mbarojë katër klasat e larta të fillores. La pas vetes kullën, odën e burrave ku babai u lexonte fëmijëve vjershën e Abaz Aliut, Qerbelanë dhe Lulet e Verës nga ato libra të mbështjellë me letër të trashë, ngjyrë dylli. KËSHTU ECËN NJERIU 15
  • 16. Ali Aliu qysh në moshën e njomë kishte shijuar ç’do të thotë të ecësh si kalorës i vetmuar. Ç’do të thotë qysh si fëmijë të braktisësh vendlindjen, të lësh prehrin e sigurt të gjyshes, i cili të mbron nga të gjitha shqetësimet, e bile të shëron edhe nga malli për ngrohtësinë e prehrit të nënës, që atij i kishte vdekur kur ishte ende foshnjë pesëmuajshe. Ecjet vetjake i filloi në vitin 1946 kur u regjistrua në klasën e pestë në shkollën e Manastirit. Asokohe Manastiri nuk i ngjante këtij të sotmit, e as shqiptarët në këtë qytet nuk ishin aq të rrallë sa sot. Kështu, dhomën e ngrohtë familjare e ndërroi me ndërtesën e madhe të gjimnazit dhe të internatit. Asokohe ai mund të jetë habitur pse shqiptarët e Manastirit flisnin duke pëshpëritur, pse askush nuk tregonte zëshëm se internati, në të vërtetë ishte godina ku dikur ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Njëjtë siç nuk ka mundur të vërejë se shqiptarët e Manastirit të viteve pesëdhjetë jetonin në plasaritjet që ndante të kaluarën e të tyre të famshme atdhetare dhe të ardhmen tragjike, e cila do të kulmojë në vitet kur Ali Aliu u bë emër i respektuar në të gjitha viset shqiptare. Një mbrëmje të vitit 2001, kur ende s’kishte marrë fund konflikti shqiptaro-maqedonas, çmendurakët e etnitetit maqedonas ua vunë flakën edhe atyre pak shtëpive të banuara me shqiptarë, që u kishin bërë ballë shtegtimeve në Turqi apo në vendbanimet e tjera shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Nxënësi i klasave të larta të tetëvjeçares së atëhershme të Manastirit, pa dyshim që s’ka mundur ta paramendonte se do të vinin vitet – siç ishin ato të nëntëdhjetat të Maqedonisë së pavarur – kur maqedonasit etnikë të këtij qyteti do t’i kundërvihen hapjes së shkollës së mesme në gjuhën shqipe në këtë qytet. Dhe këtë e bënin duke dashur t’ia 16 KIM MEHMETI
  • 17. shlyejnë Manastirit të gjitha shenjat e shqiptarisë, të tërbuar nga e vërteta se në këtë qytet shkollat dhe libri shqip ishin më të vjetra se ato të etnisë maqedonase, të etnisë që pretendonte se çdo gjë në Maqedoni u takonte vetëm atyre. Të prirë nga dëshira që të përvetësojnë edhe atë që nuk u takon, nacionalistët e verbuar maqedonas vunë kryqin edhe mbi Sahat-kullën e njohur të Manastirit dhe në vitin 2001 ia vunë flakën xhamisë aty. Një flakë që nuk do të dëmtojë vetëm xhaminë, por edhe kujtimet e Ali Aliut për vitet kur erdhi në këtë qytet, ku ende ishin të pashlyera gjurmët e së kaluarës shqiptare. I ardhur nga një hapësirë mbyllur si një rreth, ku njerëzit në mos më shumë, së paku ishin të zhurmshëm, dhe të vërtetën e ruanin dhe e kumtonin nëpërmjet këngës polifonike, nxënësi i viteve pesëdhjetë ngutshëm shënonte në kujtesën e vet kohën përplot paqartësi. Vogëlushit të ardhur nga ana tjetër e Pelisterit, shumë herët i ra në sy se edhe mësuesit disi ishin të trembur. Por, atë që mësuesit trembeshin t’ia tregonin fëmijës së ardhur nga Arvati, atij që rritej duke u ndarë dhimbshëm nga jehona e këngës polifonike prespane, ai e gjurmonte vetë, e ndiente në pëshpëritjet e ndrojtura të atyre që rrëfenin për të kaluarën e këtij qyteti, djep i shumë lëvizjeve përparimtare shqiptare. Dhe ia arrinte që, nën shtresat e një realiteti të vrazhdë dhe tragjik për shqiptarët e kohës së fëmijërisë së tij, të zbulonte se ishin vitet e hallit të madh, kur shqiptarët e kësaj ane nuk dinin si të dilnin nga ajo ngushticë ku u gjetën pas Luftës së Dytë Botërore. Për të ardhurin nga ajo anë e Pelisterit s’mund të mbetej pa vënë re se Manastiri ngadalë po shndërrohej në qytet që kishte përplot shenja të shqiptarisë, por mbetej pa shqiptarë. Ai e ndiente se në qytetin ku kishte ardhur, tradita dhe kultura KËSHTU ECËN NJERIU 17
  • 18. shqiptare ishin më të thella, nga sa mund të rrëmonin ata që donin ta fshihnin këtë të vërtetë, ata që i mbulonin me suva edhe muret e godinës ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit. Kishte dëgjuar se aty ku mësonte, dikur kishte studiuar edhe Migjeni dhe se aty në fillim të shekullit të njëzetë familja Qiriazi shtypte dhe botonte librin shqip. E gjithë kjo s’mund t’i shpëtonte syrit të shkathët që kishte ndjekur fluturimin e shqiponjave mbi majat e Pelisterit, njësoj siç nuk mund të mos vërente kolonën e shqiptarëve që niseshin për në Turqi dhe zbraznin Manastirin. Dhe është e pamundur që ato kolona e rrëke lotësh të mos kenë lënë gjurmë të pashlyeshme në palimpsestin jetësor të vogëlushit që rritej dhe që për çdo ditë duhej të ndahej nga shokët e klasës që shkonin në Anadoll, kinse të shpëtonin vetveten, por që mbase përgjithmonë të zhdukeshin në rrafshnaltat e Azisë së Vogël. Fëmija i njomë që shpejtazi rritej dhe ngutshëm ecte përpara, nuk mund të mos e përjetonte pikëllueshëm pamjen sesi “e vogla zvogëlohej” dhe si shqiptari, duke kërkuar rehati, edhe një herë zgjodhi rrugën e braktisjes së trojeve shekullore. Syri i tij dëshmoi dramën sesi Qyteti i Alfabetit të Gjuhës Shqipe mbetej pa fjalën shqipe, mbeteshin pa banorë shqiptarë sokakët nëpër të cilat kishin ecur të brengosur për fatin e popullit atdhetarët Ferid Bej Ypi, Tefik Panariti, Xhafer Kolonja, Fehim Beu, Petro N. Luarasi, Ali Zahimi, Jonuz Dibra, Bejtulla Beu... Atdhetarë këta që në vitin e largët të 1910-ës filluan Kongresin e Dytë të Alfabetit, u mblodhën “të bisedonin përmbi nevojat kombëtare, përmbi diturinë, përmbi lulëzimin dhe përparimin e gjuhës sonë dhe përmbi mbrothësinë e kombit shqiptar”, siç kishte thënë Dervish Hima në fjalën e vet hyrëse në Kongresin e Dytë të Manastirit. E këtë 18 KIM MEHMETI
  • 19. ngjarje historike, shqiptarët për herë të parë do ta shënojnë lirshëm në vitin 2005, në vitin kur çdokund në këto hapësira u ndie fluturimi i lirshëm i shqiponjës dykrenore. Dhe gjatë këtij kremtimi, Ali Aliu do të ishte ndër ata që bartën barrën e organizimit dhe mbase do të rikujtojë kohën që mbeti përherë e shënuar në kujtesën e tij, si panoramë e largët e Manastirit të viteve pesëdhjetë, e viteve që morën me vete mijëra shqiptarë si dhe mbuluan gjurmët e shumë burimeve që rrëfenin për historinë shqiptare. Ashtu si dhe kujtimet për vitet e socializmit, kur Manastiri bëhej gjithnjë e më shumë “Bitolla”, kur godina ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit mbetej edhe pa pllakën përkujtimore sa herë që ndonjë nacionalisti maqedonas i kujtohej të luante me ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë, apo sa herë që dikujt i kujtohej të shlyente edhe ato pak gjurmë të shqiptarisë që ende nuk ishin mbuluar me kryqin ortodoks dhe ciriliken sllave. Manastiri i viteve të rinisë së Ali Aliut ngadalë, por pa pushim, bëhej një qytet tjetër, varr i qytetit të viteve kur aty botohej e përkohshmja periodike “Bashkimi i Kombit”, mbulesë e gjurmëve të vendbanimit të fillimshekullit të njëzetë kur konsujt e huaj regjistronin aktivitetin e shqiptarëve të këtushëm, veçanërisht të klubit “Bashkimi” që mori përsipër të organizonte Kongresin e Dytë të Alfabetit. Klubi “Bashkimi” i shqiptarëve të Manastirit do ta shpërndajë në të gjitha vendbanimet shqiptare “Zëdhënjen” nëpërmjet të cilës “Klubi Central merr nder të ftonjë të gjithë klubet, si edhe ato vise që nuk kanë klub të dërgojnë nga një delegat ndë mbledhje që do bëhet këtu më 15 Marsit....” (28 mars sipas kalendarit të ri). Kjo “Zëdhënje” e shpërndarë nëpër trojet shqiptare në fund të dimrit të vitit 1910, do t’i ftojë atdhetarët e KËSHTU ECËN NJERIU 19
  • 20. atëhershëm t’ia mësyjnë Manastirit dhe të sjellin vendime që do të përcaktojnë shumëçka për kulturën dhe të ardhmen shqiptare. Por nuk do të arrijnë që këtë qytet ta shpëtojnë nga deshqiptarizimi, nga braktisja, të cilin Ali Aliu e shihte çdo ditë gjatë shkollimit të vet. Mbase në kujtesën e tij kanë mbetur të pashlyera pamjet e kolonave të shqiptarëve të përlotur që përgjithmonë braktisnin vilajetin e Manastirit, hapësirë për të cilën e përkohshmja periodike serbe “Vardar” e 13 marsit të vitit 1910 do të shkruante: “Në Vilajetin e Manastirit bëhet lufta më e gjallë rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Manastiri është i njohur si qendër politike shqiptare. Në të dhe në rrethinë (Dibër) janë mbajtur mitingjet më të rëndësishme shqiptare. Në këtë anë do të vendoset lufta rreth përdorimit të alfabetit arab ose latin. Këtu ishte më e fortë edhe lëvizja për latinishten...” Në Manastir do të mbahen mitingje të zhurmshme edhe gjatë viteve nëntëdhjetë. Por në këto protesta askush nuk do të kërkojë të drejta më të mëdha: të rinjtë e etnisë maqedonase do të kundërshtojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe në gjimnazin e Manastirit. Do të mbahen protesta që nuk i kishte njohur ndonjëherë bota e civilizuar: kundër shkollimit në gjuhën amtare të bashkëqytetarëve që i takojnë një kulture dhe një tradite tjetër. Pra, të ndalohet gjuha, e cila në atë qytet flitej, shkruhej e botohej në libra para se të ekzistonte vetë Maqedonia dhe libri i botuar në gjuhën letrare të etnisë maqedonase. Mall për gjyshen. Për këngën në buzëmbrëmje. Për erën e këndshme të mollëve të porsaçelura. Po, ama edhe dëshirë të vazhdonte ecjen. Gjithmonë drejt majave të larta. Tani, pasi kishte mbaruar klasat e larta në tetëvjeçaren 20 KIM MEHMETI
  • 21. e Manastirit (në vitin 1950), Aliut i mbeteshin dy zgjidhje: të kthehej në Arvatin e lindjes, apo të nisej drejt Sharrit. Shkoi në rrëzën e këtij mali dhe u regjistrua në Shkollën Normale të Tetovës. Tetova do të bëhet qyteti ku Aliu do të përjetojë gëzimet rinore si dhe shqetësimet e moshës, si paradhomë e pjekurisë burrërore. Ai që dikur u regjistrua në shkollën e mesme në Tetovë, do të rikthehet në këtë qytet edhe më vonë, herë si letrar, herë si aktivist politik duke dashur t’u ndihmonte shqiptarëve të këtushëm që më lehtë të gjejnë rrugën e demokratizimit të vet në vitet nëntëdhjetë. Tetova do të mbetet në udhëpërshkrimin e tij si qytet i ardhje-shkuarjeve, ku herë përballej me dështimet politike shqiptare që i shkaktonin shqetësime, herë me të arritura që e çonin të ndiejë mburrshëm edhe frutat e kontributit të vet të dhënë për realizimin e qëllimeve kolektive. Vitet e shkollimit të mesëm në Tetovë, e cila asokohe ishte përplot me shqiptarë, por me pak shqiptari, mbase Ali Aliut do t’i kujtohen edhe në vitet e mëvonshme kur nga ky qytet do të jehojnë britmat e të rinjve që kërkojnë të drejtën për shkollim të lartë në gjuhën shqipe. Shumë dekada pasi në Tetovë kishte jetuar vitet e shkollarit të Normales, në qytet do të hapen dy universitete në gjuhën shqipe që nuk do të shprehin vetëm ëndrrën e kahmoçme shqiptare, por edhe inatet partiake, të cilat në vend që të përqendronin potencialin kadrovik e të themelonin një institucion të fortë arsimor, bënë dy Universitete, në njërin nga të cilët (në Universitetin e Evropës Juglindore) në vitet e dekadës së parë të shekullit të sotëm, do të ligjërojë edhe Ali Aliu. Akademiku i viteve kur Tetova u bë me dy universitete, nuk mund të kishte harruar qytetin e rinisë së vet kur rrugëve të kësaj kasabaje rrokullisej KËSHTU ECËN NJERIU 21
  • 22. “salltaneti allaturka” si diçka që e dallonte “sheherliun” nga katundaria e thjeshtë që zbriste nga malësia e Sharrit. Ardhacakun, që ruante në shpirt polifoninë toske, nuk mund të mos e pengonte ajo shlyerje e traditës hyjnore shqiptare me “shiltet” e orientit. I riu nga Prespa, asokohe, i zbuloi edhe librat në gjuhën shqipe të bibliotekës së madhe të Tetovës, e cila kishte funksionuar gjatë kohës së Italisë, e të cilat ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e tetovarëve. Dhe mu këtu, në Tetovë, Ali Aliu do ta ndiejë se në jetë asgjë nuk do t’ia shlyejë mallin për ngrohtësinë e prehrit të gjyshes dhe dëshirën për lexim, nevojën të gëlltisë fjalën e bukur të shkruar në gjuhën shqipe. Pasioni për lexim i mbeti e paprekur, edhe pas shpërnguljes së normales nga Tetova në Shkup, lëvizje që e ballafaqoi me këtë qytet të kapur nga ethet e ikjes së shqiptarëve në Turqi. Në Shkup takoi studentët shqiptarë, u mahnit nga entuziazmi i tyre që të kultivonin kulturën shqiptare në shoqërinë “Emin Duraku” dhe e plagosi rëndë lajmi se një numër i madh i tyre përfundoi në burg. Asokohe u tha kinse paskan qenë “anëtarë të një organizate armiqësore”. Dhe nëse në fillim e tërë kjo ngjarje i është dukur si pikturë e trishtë që fanitet, por nuk lë ta shohësh të tërën, dhe nuk mund ta zbërthesh deri në fund, gjatë viteve të ardhshme Aliu edhe vetë do ta shijojë ç’do të thotë të jesh student shqiptar në Jugosllavinë e Titos. Do ta ndiejë se shqiptari i shkolluar në Jugosllavi mbahej si i rrezikshëm për pushtetin, si një udhëtar që ecte në jetë me prangat e burgut në çantë. Armik në syrin e rojtarëve të pastërtisë ideologjike. Shkollën normale e përfundon në Shkup në vitin 1955, vit i paqartësive të mëdha, viti kur ngriheshin mure të larta ndërshtetërore, kur Enver Hoxha kishte vendosur 22 KIM MEHMETI
  • 23. të mbetej besniku më i madh i Stalinit dhe të mos vërejë se muri me të cilin mbrohej nga “titistët”, në të vërtetë ishte ndihma më e madhe që ua jepte komunistëve jugosllavë në betejën e tyre për të mbajtur nën kontroll shqiptarët e kësaj ane të kufirit. Me diplomën e mësuesit tashmë, Ali Aliu u kthye në fshatin e lindjes ku edhe një herë pa se sa të largëta ishin fshatrat e Shqipërisë që ndodheshin matanë liqenit. Pa se bregu i liqenit përballë ishte më i paarritshëm se brigjet e Amerikës dhe Australisë ku kishin shkuar të afërmit e familjes. Diçka i thoshte se nuk ishte njeri i kurbetit. Duhej të nisej drejt një rruge tjetër, ndiente nevojë për një pasuri të tjetër lloji, atë të diturisë, nëpërmjet librave që i lexonte më ndryshe se të tjerët. Qysh atëherë mësoi të lexonte edhe bardhësinë mes dy rreshtave, e që më vonë do t’i ndihmojë të bëhet lexuesi më i kërkuar nga të gjithë krijuesit shqiptarë, për veprat e të cilëve shkroi aq shumë, sa u bë udhërrëfyes i vlerave letrare shqiptare. U bë kritik letrar, pa të cilin krijuesit vështirë se do ta gjenin rrugën drejt veprës së vet letrare. KËSHTU ECËN NJERIU 23
  • 24. DITARI I PAPËRFUNDUAR Tërmeti i vitit 1963 i mori Shkupit shumë njerëz të përgjumur dhe plot objekte që ishin shenjë njohëse e këtij qyteti. Në mëngjesin e 26 korrikut qyteti u gdhi në mes të gërmadhave, i mbytur nga britmat e qytetarëve dhe pikëllimi për viktimat që kurrë nuk arritën t’i përfundonin ëndrrat e veta. Rrezet e hershme të atij mëngjesi ndriçuan edhe stacionin hekurudhor, pjesërisht të rrënuar të kryeqendrës së Maqedonisë. Ajo godinë e ndarë përgjysmë, edhe sot e kësaj dite qëndron ashtu siç e gdhiu mëngjesi i largët veror. Qytetarëve të këtushëm u rikujton një ditë të largët zie, dhe ashtu gjysmë e rrënuar, përballë pashikueshmërisë dhe madhështisë së forcave natyrore, ndaj të cilave njeriu mbetet i pafuqishëm. Stacioni i dikurshëm hekurudhor i Shkupit - ora e të cilit është ndalur në pesë e shtatëmbëdhjetë minuta - kurrë më nuk u ripërtëri dhe nuk u bë siç ishte dikur: vend ku trenat çlodheshin dhe nga niseshin të mbushur me udhëtarë, duart e të cilëve mbeteshin të zgjatura nga dritaret e vagonëve që shkonin, vend ku njerëzit ndaheshin apo takoheshin me të shumëpriturit e tyre. Ky stacion për shqiptarët sjell rikujtime të dyfishta: tërmetin e vitit 1963 dhe kolonat e bashkëkombësve të tyre që në vitet pesëdhjetë mbushnin vagonët e trenave dhe niseshin për 24 KIM MEHMETI
  • 25. në Turqi. Përderisa për tërmetin ka gjurmë të dukshme që të rikujtojnë dhe të ringjallin në kujtesë mëngjesin e largët trishtues, për eksodin e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Serbia Jugore dhe Mali i Zi, si dhe atë të boshnjakëve nga Sanxhaku e Bosnja, që shkuan në Anadoll, nuk ka asnjë gjurmë. Për vitet kur nga ky stacion hekurudhor realizohej koncepti i kahmoçëm sllav, që nga këto hapësira të dëbohet popullata me përkatësi fetare myslimane, e veçanërisht ajo shqiptare, nuk ka as pllakë përkujtimore, e as ndonjë hapësirë muze ku të ruheshin shamitë me lotët e tharë të atyre që lanë pas vetes lojërat e papërfunduara fëmijërore dhe shumëçka pa të cilat kurrë më nuk mund të jesh ai që ke qenë dikur. Pjesa e godinës që nuk lëshoi pè nga dridhjet e tokës, sot është galeri ku artistët e arteve pamore ekspozojnë veprat e tyre. Në të vërtetë, më shumë do t’i ngjante të ishte muze i lotderdhjeve të atyre që shkuan dhe kurrë nuk u kthyen, vend ku të mbeturit do të rikujtonin ditën kur vëllai u nda nga motra, prindi nga fëmijët – nga u realizua eksodi më i madh shqiptar. Qindra mijë shqiptarë që braktisën trojet e veta dhe u shpërngulën në Turqi. Ishte një degëzim në trungun etnik shqiptar, pakësim i shqiptarëve në trojet ballkanike. Viteve të fundit, në këtë galeri ndodh të prezantojnë punimet e veta edhe piktorët e rinj shqiptarë, që mbase nuk e dinë mirë se në ato hapësira dikur janë dëgjuar vetëm britmat e shqiptarëve që shkonin dhe atyre që mbeteshin; që nuk mbajnë mend mirë se aty janë tharë lotët e ndarjes dhe janë venitur hamendjet se kush gabonte: shtegtarët që braktisnin vendlindjen apo ata që ngulnin këmbë të mos ndaheshin nga vatra e të parëve. Ndodh shpesh që Ali Aliu të jetë ai që i shpall të hapura KËSHTU ECËN NJERIU 25
  • 26. ekspozitat, apo thjesht si dashamirës i artit të ndalet përpara pikturave të piktorëve të këtushëm shqiptarë duke mos mundur të shmangë kujtesën për vitet pesëdhjetë, ato ndarje të dhembshme që përgjithmonë i kanë mbetur në kujtesë. Ato pamje thuajse biblike, kolona njerëzish të ngarkuar me bohçe, shikimi i fëmijëve të trishtuar që kishin lindur këtu e duhej të rriten atje, që kishin qarë, qeshur e dëgjuar ninulla shqip, e që duhej më tej të këndonin turqisht, fshatarë që as dinin ku ndodhej Turqia e nga kalonte hekurudha që lidhte vendlindjen e tyre me vendin e shpresave, ata njerëz të gënjyer e të zhgënjyer nga një makineri e madhe ideologjike që i barazonte klasat, por jo edhe popujt. S’mund të mos linin gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e të riut të atëhershëm që posa kishte kryer Shkollën e Mesme të Normales së Shkupit, dhe bëhej gati që me një nga trenat që niseshin nga stacioni hekurudhor i Shkupit, të shkonte në Beograd për të studiuar gjuhën dhe letërsinë. Ishte viti i kthesave të mëdha, kur Ali Aliu edhe një herë braktisi Arvatin e lindjes dhe u nis rrugës së rritjes si njeri i ardhshëm i letrave e atdhetarisë. Albanologjinë në Beograd e regjistroi në vitin 1954. Sigurisht, pa e ditur fare se Enver Hoxhës atë vit i kishte ardhur ftesa të shkonte patjetër “me pushime” në Bashkimin Sovjetik, se atje, sovjetikët ia kishin “kurdisur” takimin me Svetozar Vukmanoviq-Tempon, të cilit kryekomunisti shqiptar i kishte ngritur çështjen e komisionit të Ohrit, që “zvarriste diskutimet”, por ky i dyti kishte propozuar që më mirë ishte të “shihnin liqenin e Shkodrës, ku përfitimet do të jenë më të mëdha për të dyja palët”. Asnjë fjalë për Kosovën, e as për shqiptarët që dëboheshin nga trojet e tyre. Këto gjëra nuk ka mundur 26 KIM MEHMETI
  • 27. t’i dinte i riu që kishte bërë gati valixhet për të shkuar më tej rrugëve të diturisë. Muri mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ishte shumë i lartë, aq i lartë sa mund ta tejkalonin vetëm ëndrrat e këtyre nga kjo anë, që vuanin pse kishin mbetur jashtë kufijve të mëmëdheut dhe të atyre matanë murit që ëndërronin të dilnin jashtë asaj rrethoje enveriste. Kufiri shqiptaro-jugosllav që moti qè shndërruar në mur “me gjemba” ku përplaseshin ëndrrat e shqiptarëve matanë dhe nga kjo anë e kufirit. Ai ishte shenjë e urrejtjes së ndërsjellë të komunistëve të Tiranës dhe atyre të Beogradit. Në telat me gjemba që kufizonin Shqipërinë e ndarë në mes, gërvishteshin edhe lajmet e rralla që vinin nga matanë kufirit. Ashtu të plagosura, të vërtetat për parajsën e quajtur mëmëdhe, më shumë përbëheshin nga iluzionet se dikush atje në Tiranë brengosej për fëmijët e mbetur jashtë shtetit amë. Shumë dekada më vonë, shqiptarëve këtej kufirit, ato iluzione do t’u përplasen fytyrës si flakaresh e dhembshëm, si zgjim i beftë e tronditës nga shtrati i iluzioneve të kota se Tirana zyrtare kurrë s’i kishte harruar. Në vitet nëntëdhjetë, që do të shënojnë zhgënjimin mbarëkombëtar, shqiptarët e mbetur nga kjo anë e kufirit do të kuptojnë se bashkëkombësit e tyre matanë maleve ishin dergjur nëpër burgje vetëm pse nuk donin t’i këndonin Enverit, ndërsa këta këndej kishin mbushur burgjet jugosllave vetëm se i kishin thurur poezi Enverit apo mëmëdheut. Burgosjet për shkak të Enverit do të mbeten e vetmja lidhje e shqiptarëve që jetonin në Jugosllavinë e Titos, që ëndërronin si e si të dilnin matanë kufirit, të shkelnin tokën e shenjtë të mëmëdheut, por edhe e atyre të Shqipërisë që ëndërronin të kalonin këtej murit, të shpëtonin nga shteti ideologjik, ngritur si burg KËSHTU ECËN NJERIU 27
  • 28. kolektiv për popullin që jetonte atje. Në vitet nëntëdhjetë ata do ta kuptojnë sa të drejtë kishte pasur Tempoja kur dikur moti i kishte propozuar Enverit të përqendroheshin te “liqeni i Shkodrës”, i cili mund të dyja palëve t’u sillte përfitime të mëdha”: nëpërmjet këtij liqeni dhe në shumë vendkalime të tjera, në vitet nëntëdhjetë, Shqipëria e udhëhequr nga demokrati Sali Berisha do ta thyejë embargon ndërkombëtare mbi Serbinë dhe do ta furnizojë këtë shtet me naftë. Kjo do t’u sjellë përfitime të mëdha gjithë atyre që ndihmuan të mos mbeten pa naftë tanket e Millosheviqit që do të digjnin fshatrat e shqiptarëve të Kosovës dhe masakronin myslimanët e Bosnjës. Këtë shkelje monstruoze të embargos do ta pranojë në vitin 2006 si të vërtetë edhe vetë Sali Berisha. Mirëpo vetëm pasi turpi të kishte dalë në shesh, prej librit të kryetarit të asokohshëm të Malit të Zi, ndihmësit të denjë të Millosheviqit, Bullatoviç. Ai do ta zbardhë bisedën e viteve nëntëdhjetë me Berishën, nga do të shihet qartë ajo që qysh moti e pëshpëritnin shqiptarët nga kjo anë e kufirit – se edhe mëmëdheu i tyre i shet naftë vrasësit të kosovarëve. Me çka edhe një herë u dëshmua se ngado që ta kthesh, Tiranës zyrtare prapanica i mbetet e kthyer ose nga Athina ose nga Beogradi. Dhe kurrë nuk i skuqet fytyra, sepse që moti ishte mësuar të përballë inferioritetin e vet politik ndaj fqinjëve dhe Evropës. Titoja dhe Enveri do të mbeten armiq të përbetuar, por armiqësia e tyre nuk do të dëmtojë askënd aq shumë sa shqiptarët këtej dhe andej murit. Kjo armiqësi shqiptaro-jugosllave vetëm do t’i forcojë muskujt ideologjikë dhe policorë që shtrëngonin fort shqiptarët këtej dhe andej kufirit, do të mundësojë që Shqipëria t’i burgoste “spiunët” e Jugosllavisë, e Titoja t’i luftonte 28 KIM MEHMETI
  • 29. përkrahësit e Enverit dhe “shqiptarët irredentistë” të kësaj ane. Se, në të vërtetë, askush nuk e përkrahu Enverin aq sa Titoja dhe askush nuk e mbrojti Jugosllavinë socialiste nga shqiptarët e këtushëm aq sa Partia e Punës e Shqipërisë. Jugosllavinë e Titos e mbronin nga shqiptarët e këtushëm edhe emisionet gënjeshtare të Radio Tiranës që filluan të emetohen në vitet studentore të Ali Aliut, kur edhe ai, si shumica e të shkolluarve të rinj shqiptarë të asaj kohe, me mburrje dëgjonte zërin e ëmbël shqip që informonte për arritjet e vendit amë. Zëri që sforconte ëndrrën për parajsën e quajtur Shqipëri, nxiste revoltën kundër “sllavokomunizmit”, por i këndonte ninulla edhe iluzionit të kotë se Tirana e kuqe ishte e brengosur për shqiptarët që dergjeshin nëpër burgjet e Jugosllavisë, e cila kujdesshëm dhe në mënyrë të kontrolluar kishte filluar të ndërtonte një klasë të shkolluar të shqiptarëve. Dhe këtë nuk e bënte për të mirën e shqiptarëve, por për t’u dukur më e bukur ikebana ideologjike e popujve dhe popullsive të vëllazëruar të Jugosllavisë së Titos. Por, kuptohet, duke mos mundur ta parashikojë se shumica e atyre që Beogradi donte t’i ketë “ushtarë” të vet ideologjikë, ishin rritur në vatra familjare ku qysh fëmijë i kishin mësuar se shumëçka në jetë shitet dhe zhvlerësohet, por jo edhe qumështi i nënës, se kur përbuz qumështin amnor, kurrë më nuk mund ta meritosh vdekjen. Katër vitet e kaluara në Beograd si student i katedrës së Albanologjisë (1955-1959), në formimin e Ali Aliut do të mbeten si katër shtresat e urtësisë që përcaktojnë shumëçka për sa i përket të ardhmes jetësore të këtij kritiku letrar dhe atdhetari të përkushtuar. Këto vite do të lënë shenja të pashlyeshme në portretin intelektual dhe KËSHTU ECËN NJERIU 29
  • 30. njerëzor të gazetarit, redaktorit, profesorit dhe akademikut të ardhshëm. Përcaktimi i tij për të studiuar gjuhën shqipe dhe letërsinë, do t’i plotësojë dëshirën e kahmoçme që përgjithmonë t’i mbetet besnik fjalës së shkruar artistike dhe librin ta lexojë me laps në dorë. Andaj edhe njerëzit e afërm të këtij kritiku letrar do të thonë se nuk ka asgjë më të mirë se të lexosh ndonjë libër të huazuar nga Ali Aliu: kjo të mundëson të lexosh faqet e shtypura që ka shkruar autori dhe pjesët e shkruara me dorë në bardhësitë anësore të librit ku ka lënë shënimet e veta Aliu, e që librin e bëjnë më të plotë dhe më të kuptueshëm. Këto shënime të kritikut nuk shprehin vetëm kënaqësinë që i ka ofruar vepra e mirëfilltë artistike, por shpeshherë edhe dëshpërimin nga të pathënat, apo të thënat keq të autorit. Mbase andaj viteve të fundit ai i merr me ca trishtim librat që i japin autorët shëtitës nëpër panairet me çantat përplot me veprat e veta. E di se ata duan të dëgjojnë mendimin e tij, se ata janë shumë e ai nga të paktët që kurrë s’thotë atë që nuk e mendon, ashtu si kurrë nuk e ka tradhtuar vlerën e mirëfilltë apo ta shpallë si jo të vlefshme, njësoj siç nuk e ka lazdruar jovlerën me të thëna të pavërteta apo ta shpallë si diçka të vlefshme. Si i tillë, ishte dhe ka mbetur ndër të rrallët që lumturohen nga veprat e mirëfillta letrare të autorëve të ri, dhe me përkushtim i lexon autorët e dëshmuar, të cilëve u është shumë e rëndësishme “certifikata” kritike që u jep Ali Aliu. Thjesht, ai kremton lindjen e çdo vlere të mirëfilltë letrare shqiptare. Vitet e rinisë të kaluara në Beograd do t’i ndihmojnë Aliut të kuptojë se i takonte një populli, i cili duhej të ecë rrugës së gjatë dhe të mundimshme drejt realizimit të ëndrrës shekullore për liri dhe përparim të mirëfilltë. Këtu do të ndiejë ç’do të thotë të jesh pjesëtar i popullit “jetim” 30 KIM MEHMETI
  • 31. në këtë gadishull, një nga miliona shqiptarët, të cilët e kishin fat që në trojet ku jetonin me shekuj, ta ndiejnë veten ngushtë, të vetmuar, me shikim nga largësitë ku mbase mund të kishte ndonjë hapësirë ku mund të thurnin qetësisht ardhmërinë e tyre. Ndjenjë kjo që në vitet e mëvonshme do t’i çojë masivisht të kërkojnë shpëtim në shtetet e Evropës, ku jetonin e punonin vetëm sa të mbijetonin kohën e socializmit, vitet kur punëtoria ideologjike e Beogradit prodhonte edhe elaborate sesi të ngulfatet ndjenja etnike e shqiptarëve të Jugosllavisë. Mërgimi dhe ikja nga trojet e lindjes u bë mënyrë e mbijetesës për pjesën shqiptare të mbetur jashtë kufijve të shtetit amë. Duke shëtitur nëpër lagjet e Beogradit, tek Ali Aliu thuajse u shtresua edhe vendimi jetësor se gjeneratës së tij kurrë nuk do t’i takonte fati t’i përkushtohej vetëm një profesioni, kurrë nuk do të ndienin krenarinë e arritjeve profesionale, por do të duhej të ishin edhe prijës të kolonave popullore, udhërrëfyes për të ardhmen e një populli, i cili asokohe ishte në përqindje të madhe i pashkolluar dhe pa elitë politike, kulturore dhe profesionale. Se shqiptari i atyre gjeneratave mund të bëhej mjek, ekonomist, jurist, profesor..., mirëpo kjo nuk do t’i vlente pa mos iu përkushtuar profesionit të atdhetarit, i cili do të duhej të lexojë saktësisht orën e bardhë të një kohe të ngjyrosur me të zezë, dhe kalendarin e viteve ku kishte rrezik që pjesa shqiptare këtej kufirit përgjithmonë të ndahet nga trungu etnik dhe të mbetej si degë pa rrënjë e pa të kaluarën e vet. Këtë Aliu do ta kuptojë në mënyrën më të vrazhdë; duke shijuar burgun e Jugosllavisë së Titos ende si student. Aliut, Beogradi ia la në trashëgimi edhe miqësitë jetësore me ata që kishte ndarë të gjitha KËSHTU ECËN NJERIU 31
  • 32. shqetësimet dhe çastet gazmore të moshës rinore, si për shembull atë me Agim Gjakovën, me të cilin edhe sot e kësaj dite takohen dhe, më shumë në heshtje, sesa duke folur, rikujtojnë kohën kur ata ishin të rinj teksa konceptet antishqiptare kishin moshë qindravjeçare. Sipas disa të dhënave, në vitin 1958, nëpër qendrat universitare të Jugosllavisë socialiste, studionin diku rreth njëqind e tridhjetë studentë shqiptarë, nga të cilët të ardhurit nga Maqedonia numëroheshin me gishtat e dorës. Numri i vogël i shqiptarëve që asokohe studionin, tregon qartë tendencat e qendrave të vendosjes ideologjike që kjo popullatë të mbetet në kthetrat e prapambetjes, që të ketë një elitë të kontrolluar dhe në numër të mjaftueshëm të kompletohej ikebana ideologjike e shtetit, i cili nuk ndërtonte as socializëm as kapitalizëm, por një “mbretëri komuniste” me tetë “pashallëqe” në të (Federata Socialiste e Jugosllavisë kishte gjashtë republika dhe dy autonomi). Mosshkollimi i shqiptarëve në dekadat e para pas Luftës së Dytë Botërore ishte rezultat edhe i mospasjes së fakulteteve në gjuhën shqipe në Prishtinë dhe në vendbanimet e tjera shqiptare. Mosarsimimin e ndihmonte edhe varfëria e shqiptarëve të Jugosllavisë, të cilët duke u marrë kryesisht me bujqësi dhe duke i pasur të largëta qendrat universitare, as që mund të shpresonin t’i shkollonin fëmijët e tyre. Ata të paktët që arrinin të vazhdonin shkollimin e lartë, ishin ose fëmijë të lindur për “libër e laps”, ose nga familjet siç ishte ajo e Ali Aliut, e cila shkollimin e të rinjve e kishte peshuar si pasuri më të madhe qysh në kohën e Osmanllijve. Andaj ishin të gatshëm të ndanin edhe bukën e gojës që fëmijëve t’u mundësonin arsimimin. 32 KIM MEHMETI
  • 33. Sado që tingëllon absurde, asokohe nuk ka qenë ndonjë privilegj të jesh student shqiptar. Sepse me vetë përcaktimin të vazhdosh studimet, je përcaktuar me të pashmangshmen: të jesh nën syrin e zgjuar të shërbimeve policore jugosllave, të cilat qysh nga dita e themelimit e deri në shkatërrimin e Jugosllavisë së Titos, shqiptarin e shkolluar e mbanin për armik potencial. Aq më shumë, për UDB-në (Unutrashnja Drzhavna Bezbednost – Sigurimi i Brendshëm i Shtetit) e Jugosllavisë nuk ka qenë ndonjë problem i madh t’i mbajë nën mbikëqyrje ata studentë shqiptarë të shpërndarë nëpër qendrat universitare, larg vendlindjes dhe të vendosur nëpër konviktet së bashku me ardhacakët e tjerë me përkatësi të ndryshme etnike. Këta të rinj janë shkolluar në mes ëndrrës të bëhen profesionistë dhe pishtarë të popullit, dhe realitetit që i shtynte të shndërroheshin në shërbëtorë të “oborrit ideologjik”, të bëhen mashë e atyre që e dinin se shqiptari i shkolluar, shqiptari që u del duarsh, është më i rrezikshëm se një armatë e “sharrëxhinjve” shqiptarë që asokohe bridhnin rrugëve të Beogradit me sharrën në krahë për të nxjerrë bukën e gojës. Andaj gjenerata e Ali Aliut, ato të mëparshmet, si dhe të gjitha të mëvonshmet deri në themelimin e Universitetit të Prishtinës në vitin 1971, do të jenë gurthemeli i betonuar në rrethana kur ose mbetesh njeri, ose përjetë përbaltesh dhe humb vetveten. Për fat të mirë të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavinë e Titos, të paktë ishin ata që, për shkak të disa të mirave të përkohshme, zgjodhën turpin e përjetshëm. Shumica që shkolloheshin në qendrat universitare të Jugosllavisë së Titos, e që vinin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia Jugore, dëshmuan se kanë bosht të fortë kurrizor, KËSHTU ECËN NJERIU 33
  • 34. njerëzor e kombëtar. Nga kjo forcë e boshtit të tyre vertikal atdhetar e profesional do të varet për shumëçka e ardhmja e gjeneratave të reja shqiptare, e pikësëpari arsimimi i tyre. Veçanërisht kur dihet se Tirana e atëhershme s’e kishte idenë se numri i shqiptarëve që festonin ditëlindjen e Titos ishte thuajse sa ai i atyre që në Shqipëri i përkuleshin Enver Hoxhës. Në vitet ’50, Beogradin e kishin banuar rreth gjashtëdhjetë studentë shqiptarë, ardhur me një valixhe në dorë e me plot ëndrra rinore. Në kryeqendrën e Federatës Socialiste të Jugosllavisë, Ali Aliu do të takohet me studentët e tjerë të ardhur nga Kosova, në mes të të cilëve edhe me Ymer Jakën, Zekeria Canën, Bardhyl Çaushin, Muhamet Kërveshin si dhe me ata nga Maqedonia: Nehat Bëllqishtën, Hamza Rekën, Mahmut Hysën, Remzi Nesimin, Ditar Qamilin... Nga të gjithë këta, takimi me Agim Gjakovën do të shënojë një miqësi të përjetshme dhe këta dy do të jenë ata që do t’u prijnë aktiviteteve studentore të kësaj gjenerate. Këto aktivitete do të mbeten shenjë e përpjekjeve të një gjenerate, e cila dëshironte t’i realizojë ëndrrat e veta duke bërë gjumë pranë “gojës së ujkut”, siç thotë Agim Gjakova në kujtimet e tij të botuara nën titullin “Kosova edhe e shkrumueme është e hijshme”. Duke rrëfyer për fatin e gjeneratës së vet, në këto kujtime në të vërtetë shkruan një pjesë të historisë së shqiptarëve të Jugosllavisë. Vitet kur do të lidhet miqësia e përjetshme në mes Ali Aliut dhe Agim Gjakovës ishin përplot me paqartësi, kohë kur studentët shqiptarë në Beograd nuk kishin asnjë shoqatë të vetën apo jetë të begatë studentore. I tërë aktiviteti jashtë mësimoreve ku dëgjonin ligjëratat, thuajse fillonte e përfundonte me takimet e mbrëmjes nëpër 34 KIM MEHMETI
  • 35. dhomat e ngushta të konviktit. Në ato dhoma të ngushta, të mbushura me mall për vendlindjen dhe me ëndërrimtarët e rinj, shpesh ka jehuar edhe kënga shqiptare si e ardhur nga largësia e pasmaleve, si lajmës që të rikujton kush je dhe nga duhet të ecësh. Por, vallë u mjaftonte vetëm kaq studentëve që jetonin stinën e jetës së tyre përplot vrull, që shijonin moshën e iluzioneve rinore? Kuptohet që jo. Prandaj Agim Gjakova një ditë do t’i propozojë Aliut të themelonin një shoqatë letrare. Ja ç’thotë ai lidhur me këtë iniciativë në kujtimet e veta: “Intensifikimi i mendimeve dhe i “punës” për të bërë bashkëmendimtarë ma shkrepi idenë për një organizim legal, pra të një grupimi, të cilin do ta ndërtonim si ‘shoqatë letrare’. Më vonë u shtri ideja për një shoqatë kulturo-artistike të studentëve shqiptarë në Beograd. Përveç gjallërimit të jetës në mjedisin tonë, qëllimi ishte që të krijohej një qendër prej nga do të mund të mbanim informacionin për organizatën e ardhshme të rezistencës.” Ky do të ishte organizimi i parë shqiptar në Beograd. “Themelimin e kësaj shoqate e bisedova së pari me Ali Aliun, duke “qortuar” pak edhe brezin e mëparshëm të studentëve shqiptarë, të cilët (në asnjë mënyrë nuk mund të mohoj përkatësinë dhe disponimin atdhetar të pjesës më të madhe të tyre) nuk kishin bërë aq sa mund të bëhej për çështjen kombëtare e për lirinë e Kosovës”, shkruan më tej Agim Gjakova. Propozimin e Agim Gjakovës dhe të Ali Aliut, për themelimin e një organizate legale studentore, në zemër të Jugosllavisë socialiste, e kishin përkrahur thuajse të gjithë kolegët e tyre shqiptarë. Dhe, një mbrëmje, arrijnë të organizojnë lexim letrar, ku do të grumbullohen thuajse të gjithë shqiptarët që asokohe studionin në Beograd. Lidhur me këtë Agim Gjakova KËSHTU ECËN NJERIU 35
  • 36. shkruan: “Në mbrëmjen e themelimit fola ashtu si dita për rëndësinë e kulturës shqiptare. Isha mjaft i emocionuar përbrenda. Qè organizimi i parë shqiptar që krijohej në atë mjedis, siç thuhet, “në gojën e ujkut”, me “intelektualë” shqiptarë. E vura në thonjëza fjalën intelektualë për të mos pretenduar në kuptimin e saj, për të cilin shumë studiues japin shpjegime e konotacione të ndryshme, por desha të them se “ata ishim”, një brez i Kosovës që po përgatitej në njëfarë mënyre të merrte barrën e rëndë të shkencës, kulturës, letërsisë e artit si edhe të drejtimit politik me aq sa do t’ia lejonin koha e rrethanat.” Në kryesi të kësaj shoqate do të zgjidhen edhe Ali Aliu, Zekeria Cana, Agim Gjakova. Latif Berisha... Shoqata “Përpjekja” do të jetë e para, por jo edhe e fundit, e iniciuar nga Ali Aliu dhe miqtë e tij. Gjatë jetës së vet ai do të jetë nismëtar dhe themelues i shoqatave, partive, manifestimeve kulturore. Ai do të jetë një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nismëtare e nxitëse e rrjedhave të mëvonshme që përcaktojnë ardhmërinë e Kosovës. Ali Aliu do të bëjë çmos ta regjistrojnë Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, do ta “sjellë” në Tetovë Naimin, duke e bindur Tiranën dhe Prishtinën se edhe shqiptarëve të Maqedonisë u takonte një manifestim kulturor mbarëshqiptar. Lehtë arriti t’i bindë miqtë e vet në Shqipëri dhe Kosovë që Tetova të bëhej qendër ku çdo vit do të mbaheshin takimet letrare “Ditët e Naimit”, por kurrë nuk arriti të kuptojë dhe të tejkalojë mendjemëdhenjtë e kasabës së Tetovës, të cilët këtë manifestim e shndërruan në “dasmë private” dhe assesi nuk e kuptonin se ndaj emrit dhe veprës së këtij Rilindësi dhe Atdhetari, nuk duhej të silleshin si ndaj ndonjë tregtari 36 KIM MEHMETI
  • 37. të Pollogut dhe se ky manifestim nuk duhej të njollosej me shpirtngushtësinë lokaliste. Ata që më vonë morën në duar këtë manifestim, ndanë shumë mirënjohje, shpërblime, shpallën shumë veta anëtarë nderi, por kurrë nuk u kujtuan të nderonin themeluesin e “Ditëve të Naimit”, atë që falë autoritetit të vet vuri gurthemelin e këtij manifestimi. Aktiviteti studentor i Ali Aliut në Beograd, thuajse do të përcaktojë fatin e këtij intelektuali që gjithmonë të jetë nismëtar i aktiviteteve që kanë të bëjnë me afirmimin politik dhe kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë. Por ky aktivitet i tij për organizimin e jetës kulturore dhe shoqërore të rinisë së atëhershme shqiptare, nuk do të mbetet i pavërejtur nga sytë e policisë jugosllave. Dhe vetëm pritej çasti dhe “mbulesë” e volitshme kur Ali Aliu dhe shokët e tij do të duhej të paguanin të gjitha “gabimet” e tyre, pikësëpari “provokimin” që ia bënë shtetit me themelimin e shoqatës “Përpjekja”. Dhe dënimi nuk do të vononte, sepse dihej që rinia nuk është vetëm e vrullshme dhe e guximshme, por edhe e pakujdesshme! Kështu Ali Aliu, së bashku me disa kolegë të tjerë, së shpejti do të përfundojë në burg. Si shkak apo pretekst shërbeu një takim i rastësishëm me Adem Demaçin në Prishtinë, gjatë një turneu letrar të anëtarëve të shoqatës “Përpjekja” nga Beogradi. Ali Aliu do të shkojë në burg vetëm pse nuk do të pranojë të tregojë atë që e dinte policia jugosllave, atë që aq zëshëm e kishte thënë Adem Demaçi. E tërë ngjarja kishte ndodhur në hotelin “Nova Jugosllavia” (“Jugosllavia e Re”) në Prishtinë. Edhe për këtë ngjarje dëshmitari më i besueshëm dhe më objektiv është Agim Gjakova: “Turneu letrar nëpër Kosovë qe shumë i bukur dhe tejet i suksesshëm, por, për ato që do KËSHTU ECËN NJERIU 37
  • 38. të ndodhnin më vonë, edhe fatkeq për ushtrimin e veprimtarisë së mëtejshme të shoqatës dhe të grupit tonë në përgjithësi. Me të arritur në Prishtinë, grupit të përbërë prej Ali Aliut, Agim Gjakovës, Fahredin Gungës, Din Mehmetit, Zekeria Canës, Hysni Hoxhës, Muhamet Kërveshit iu bashkëngjitën edhe Adem Demaçi e Adem Gajtani. Pasi kisha motrën me të shoqin, Nazmi Kajtazi në Prishtinë, dolëm në hotel “Nova Jugosllavija” për të ndenjur pak. Në të njëjtën kohë erdhi edhe grupi dhe Adem Demaçi e hapi çështjen e organizimit për çlirimin e Kosovës e bashkimin e saj me Shqipërinë. Edhe mua, që nuk isha fare i specializuar në “survejim” më ra në sy mënyra sesi qëndronin e flisnin. Dukej sheshit se po bisedonin diçka të fshehtë dhe konspirative, apo po thurnin diçka kundërshtare. U çova dhe u nisa për WC, jo për nevojë, por t’i bëja shenjë Ali Aliut. Në WC i thashë se janë bërë “krejt budalla” duke biseduar në këtë mënyrë në mes të lokalit në sy të të gjithëve dhe kërkova që ta ndërprisnin bisedën. Por siç doli më vonë nuk kishte pranuar Adem Demaçi. Të tjerët, edhe nëse kishin qenë “esëll”, nuk ia kishin prishur. Kështu që biseda u bë deri në fund. Kush, çka kishte thënë, në atë mbrëmje aty në kafenenë në qendër të Prishtinës nuk mund të them me siguri asgjë. Nxitës kryesor kishte qenë Adem Demaçi.” Kjo bisedë e “fshehtë”, të cilën e kishin dëgjuar të gjithë që kishin veshë, u mjaftoi organeve policore jugosllave të fillonin ndjekjen e aktivistëve të shoqatës “Përpjekja”, të cilëve edhe ashtu u kishte ardhur koha t’u tregohej se e kishin “gabuar rrugën” dhe se shteti nuk priste nga ata të bëheshin pishtarë të popullit, por frenues që do t’i ndihmonin pushtetit komunist të ngadalësonte zgjimin etnik të shqiptarëve. U thirrën në “biseda informative” të 38 KIM MEHMETI
  • 39. gjithë ata që kishin dëgjuar fjalët e zjarrta atdhetare të Adem Demaçit. Mbetet e paqartë pse Ali Aliu assesi nuk kishte pranuar të tregonte përmbajtjen e fjalës së Adem Demaçit, e cila thuajse ishte thënë “publikisht”. Ndoshta kështu ka dashur të matë guximin e vet, apo qysh atëherë kishte kuptuar urtësinë se njeriu i mbron parimet e veta jo pse turpërohet nga të tjerët, por pse nuk do të tradhtojë vetveten. Ai do t’i pranojë të gjitha vetëm në çastin kur nga një shok i tij i burgut do të merrte vesh se policia dinte çdo gjë që ishte thënë në atë takim në Prishtinë. Kjo kokëfortësi e tij, do t’i kushtojë dy muaj të kaluar në Burgun Qendror të Beogradit, ku do t’i bashkëngjitet miku i tij i dashur Agim Gjakova, i cili lidhur me këto çaste të dhembshme rinore shkruan: “Adem Demaçin e arrestuan dhe na erdhi lajmi në Beograd. Na erdhi shumë keq për shokun e shkrimtarin. Pasi kaloi festa e Vitit të Ri 1958-1959, ia behu hetuesi i tij dhe filloi të thërriteshin një nga një studentët për të dëshmuar për “krimet e Adem Demaçit”, të tregonin se çfarë bisedash kishin bërë me të, ku, si, e të tjera të kësaj natyre. E mësuam radhën nga shokët që na besonin... Më vjen Aliu e më thotë se “ata të UDB-së i dinin krejt ato çka kemi biseduar atë natë” dhe këtë ia kishin pohuar të tjerët që qenë thërritur para tij. “Natyrisht!”, ia prita. Dhe heshtëm... Mua dhe Aliun na lanë për në fund, ditën e enjte. Aliut ia caktuan dy orë para meje dhe mua dy orë më vonë. Shkova. Ishte një hetues i ardhur nga Prishtina (për të më vonë dëgjova nga Hysen Zherka se kishte qenë “udbash” në Drenicë) dhe Xhavit Shabani. Ia kishin ngarkuar procesin e hetuesisë për Adem Demaçin, të paktën lidhur me ne, studentët. Mohova të gjitha tendencat për të thënë se kisha biseduar me Ademin për diçka politike.” Pastaj Gjakova KËSHTU ECËN NJERIU 39
  • 40. përshkruan atmosferën e krijuar pas këtyre veprimeve policore që kishin për qëllim gjunjëzimin e studentëve të rinj shqiptarë. “Në tetor të 1958-ës kalova nëpër Prishtinë për në Beograd. U takova me Adem Demaçin dhe biseduam gjerë e gjatë për nevojën e organizimit dhe për gjithçka u morëm vesh, përveç për një çështje që qemë të kundërt në mendime e në qëndrime. Ishte fjala për konspiracionin që duhej të kishim. Ademi mbronte tezën që në rast të arrestimeve ne duhej të shpallnim qëllimet e tendencat tona, kurse unë kërkoja të kundërtën që në raste të tilla duhej të ruanim gjithçka të fshehtë dhe po qe nevoja edhe me jetën, përndryshe “atij që nuk ia mban” të mos hynte. Ademi pretendonte se duhej bërë “gjyq publik” dhe aty të demaskohej regjimi jugosllav. Unë shprehesha kundër një qëndrimi të tillë, pasi askush nuk mund të bënte një gjë të tillë, se nuk kishim asnjë përkrahës, nuk do të na linin njerëzit as të afroheshim te salla e gjyqit, madje mund të mos linin as familjarët të merrnin pjesë gjatë gjykimit, prandaj kujt do t’i flitej?! Po ashtu dëmtohej lëvizja jonë dhe ekspozoheshin shokët, dhe UDB-ja jo vetëm që do t’i izolonte, por edhe do t’i burgoste. “Gjyqi publik” dhe “demaskimi” mund të bëhej vetëm kur ne të kishim arritur forcimin e zmadhimin e lëvizjes sonë që të na lejonte një gjë të tillë dhe këtë vetëm në rastet e nevojshme dhe pa shtegdalje. Nuk u morëm vesh për këtë pikë dhe e lamë të shiheshim të nesërmen në orën katër pasdite në parkun e Prishtinës, pasi unë në mbrëmje do të udhëtoja për Beograd. Dola në orën katër dhe e prita një gjysmë ore. Ademi nuk erdhi. Në mbrëmje u nisa me autobus për Fushë-Kosovë, i hipa trenit e sosa në Beograd dhe e diskutova çështjen me Aliun, Idrizin e Latifin. Më dhanë të drejtë.” 40 KIM MEHMETI
  • 41. Kur janë në pyetje ngjarjet e kësaj kohe, shumëçka do të mbetet e paqartë, përderisa nuk hapen dosjet policore që ruhen në Beograd. Pastaj nuk duhet harruar se asokohe, si edhe deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët kurrë nuk kishin ndikim në qendrat e vendimmarrjes policore. Institucionet policore kishin mundësi cilëndo ta “fusnin” në kurth aq sa të krijonin një ambient irracional dhe çdonjëri të dyshonte në tjetrin se mund të ishte bashkëpunëtor i UDB-së. Por, e gjitha kjo histori nuk do të përfundojë vetëm me biseda të lodhshme me inspektorët policorë. Një ditë policët do të vijnë dhe do të burgosin Ali Aliun. Në çastet derisa do t’i nxjerrin nga konvikti studentor, Aliun dhe përcjellësit e tij do t’i shohë njëri nga shokët e tij, Nuri Bashota, i cili do të lajmërojë Agim Gjakovën që ato ditë ndodhej në Gjakovë që të mos kthehej në Beograd, sepse nuk do të mund t’i shpëtonte burgut. Ja si e përshkruan këtë ditë vetë Agim Gjakova: “Kaluan nja tre-katër ditë (nga qëndrimi në Gjakovë – K.M.) dhe një natë po rrinim në kafe “Liria” bashkë me Dushin, Avniun, Qazim Lleshin dhe Abdurrahman Koshin. Abdurrahmani u ngrit të shkonte në postë se i kishte bërë thirrje telefonike Nuri Bashotës në Beograd për të parë nëse kishte goma motori (Abdurrahmani kishte blerë një “Vespa” të përdorur). Kur u kthye, u ul pranë meje tejet i heshtur. Pas një kohe të shkurtër më preku e më tha me zë të ulët: “Çohu të shkojmë”. Ishte aty nga ora nëntë dhe mjaft herët për të shkuar në shtëpi. Nuk ia vura veshin, por ai ngulmoi disa herë. U ktheva kah ai t’i thosha “mjaft ma”, por në vend të fjalëve pashë fytyrën e tij që ishte zverdhur dhe ishte mbuluar nga një hije mërzie shumë të madhe. “Shka ke?”, e pyeta. “Sot mbas dite e kanë arrestuar Ali Aliun! Më tregoi Nuriu.” KËSHTU ECËN NJERIU 41
  • 42. Nuk është e vështirë të përfytyrohen thyerjet e të rinjve të asaj kohe që kishin shkuar në Beograd për të studiuar dhe që befas e shohin veten në kthetrat e policisë. Nuk ka sesi të mos jetë e dhembshme për një të ri kur përballet me murin ideologjik, i cili ia ndrydh stinën më të bukur të jetës. Agim Gjakova do t’i bashkëngjitet Ali Aliut në Burgun Qendror të Beogradit; s’mund të pranonte të ikte në Shqipëri dhe ta linte të pambrojtur shokun e vet. Ikja e tij gjithsesi do ta ngarkonte edhe më shumë Ali Aliun dhe me siguri që nuk do të shpëtonte vetëm me dy muaj burg. Ja edhe një moment në rrëfimet e Agim Gjakovës. “Më liruan në qershor. Kur dola në korridorin nga shkohej te “pisari” (shkruesi) për të m’i kthyer ato sende që na kishin marrë, pashë Aliun para meje. Eca më shpejt dhe iu afrova. Ai ktheu kokën dhe më pa. I ndriti fytyra. Gjeti shokun që të paktën të ndante “kujtimin e vuajtjeve” bashkë. Natyrisht se nuk e dinte se mund të më kishin arrestuar edhe mua. “Nuk të la vetëm, jo!”, i thashë dhe morëm sendet e dolëm jashtë. Gjëja e parë ishte të hanim diçka... U futëm në një ëmbëltore të një shqiptari dhe ndenjëm ca pa folë. Heshtja na bënte mirë për gjendjen tonë të dërrmuar. Kishim shumë për t’i thënë njëri-tjetrit dhe e dinim se do të rrinim në të ardhmen...” Po, ata do të rrinë bashkë edhe më vonë. Ata ende kanë edhe shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Bashkëbisedimin ata të dy e vazhdojnë edhe sot. Mbase nuk rikujtojnë vetëm vitet studentore, por edhe vitet ’90 të shekullit të kaluar, kur të dy, disa herë do të shpërngulen herë në njërën herë në tjetrën “shqipëri”, duke shkuar matanë kufirit nga do të kthehen njësoj të dëshpëruar dhe ngandonjëherë edhe të heshtur. Edhe sot mund t’i takosh bashkë në Prishtinë, Tiranë apo Shkup dhe mbase më nuk rikujtojnë vetëm të 42 KIM MEHMETI
  • 43. kaluarën, por zbërthejnë trishtimin e të sotmes kur shoqëria shqiptare gjithashtu kalon nëpër detin e valëzuar të paqartësive ballkanike. Në heshtje përballen me valët e kohës së pasluftës në Kosovë e Maqedoni, sepse kësaj gjenerate i takoi fati të ndërlidhë zinxhirin e ngjarjeve kolektive të popullit shqiptar që nga vitet e para të pasluftës së Dytë Botërore e deri te Luftërat Ballkanike të fundshekullit të njëzetë. Ata u rritën duke ndier erën e barutit, u shkolluan të përndjekur nga policia jugosllave dhe u përballën me çastet vendimtare të rrënimit të Jugosllavisë. Të gjitha këto shtrëngata kombëtare, Ali Aliu do t’i përballë ashtu si edhe çastet e rënda rinore: duke qëndruar në krye të kolonave, mes atyre që e dinin se u kishte rënë në hise të jenë udhërrëfyes dhe boshti kurrizor i popullit. Andaj do të jetë me studentët e vet gjatë viteve tetëdhjetë, kur do të jehojë zëri i revoltës së studentëve shqiptarë të Kosovës, ai zë që shprehte heshtjen qindravjeçare të gjeneratave të mëparshme, të cilat bënë çmos të mbijetonin e të mos u shuhej vatra familjare. Aliu do t’i përjetojë dhembshëm vitet ’80, ditët kur burgjet jugosllave do të mbushen me rininë shqiptare, sepse më mirë se cilido tjetër i njihte metodat policore që përdorte sistemi komunist i Jugosllavisë së atëhershme. Ali Aliu do t’i vuajë dhembshëm të gjitha ngjarjet tragjike të popullit shqiptar kudo që është, duke filluar nga ato vendimtaret në Kosovë e deri te konflikti i armatosur i vitit 2001 në Maqedoni. Asnjëherë nuk do të heshtë, asnjëherë nuk do të qëndrojë anash, gjithmonë do të shprehë mendimin e vet lidhur me ndodhitë. Do t’i vuajë ngjarjet e 1997-ës kur shqiptarët vranë Shqipërinë, shpirtin e tij do e plagosë rëndë viti 1999 i luftës në Kosovë. Të gjitha ngritje-rëniet shqiptare do t’i përjetojë ashtu siç KËSHTU ECËN NJERIU 43
  • 44. mund t’i përjetojë ai që një jetë të tërë ia kishte kushtuar afirmimit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve. Ashtu siç i përjeton të gjitha edhe sot kur i vetëm a me ndonjë mik shëtit rreth Vardarit apo ulur në ndonjë kafene lexon shtypin ditor. Viteve të fundit, Aliu thuajse i është dorëzuar zërit të vendlindjes: është kthyer të jetojë në Maqedoni. Por shumëçka nga qenia e tij ka mbetur përgjithmonë në Prishtinë dhe Tiranë. Ai i ngjan një nyje kohore dhe hapësinore ku janë ndërlidhur ngjarjet vendimtare të historisë së re të popullit shqiptar. Në atë nyje ka mbetur i shënuar kalendari i Kosovës, e cila eci rrugës e përgjakur, që nga vitet e pasluftës së Dytë Botërore e deri në fillimshekullin njëzet e një. Në gjurmët jetësore të Aliut ka mbetur i shënuar edhe diagrami i ngjarjeve shoqërore në Shqipëri, pas rënies së diktaturës së Enverit. Në ditarin e tij do të mbeten përshkrimet e viteve gjatë të cilave ka qëndruar në Maqedoni, veçanërisht nga nëntëdhjeta e deri në ditët e sotme. Mbase edhe shumë pak vetë e dinë se Ali Aliu ka vite që plotëson ditarin e vet. Shënon ngjarjet e ditës, takimet me njerëzit dhe shqetësimet e veta. Ditarin e tij rrallëkush ka mundur ta shfletojë. Faqet e tij janë të stërmbushura me brenga për fatin e popullit, e përplot me dhembje. “Asnjëherë më parë nuk e kam ndier kaq fuqishëm refuzimin ndaj ekranit televiziv (TVM). Më pushton një si frikë dhe neveri kur përputhen akrepat e orës mes 8-ës dhe 12-ës: pa u shqiptuar fjalia e parë, më vjen të shtyp sustën e kuqe. Frikë nga kumti tragjik, neveri nga gjithë ajo paturpësi në mashtrim dhe helm patologjik plot urrejtje ndaj shqiptarëve...”, shkruan Aliu me datë 23 mars 2001, i shqetësuar nga krismat e para që jehuan në fshatin 44 KIM MEHMETI
  • 45. Tanushë në afërsi të Shkupit. Ai e njeh mirë propagandën antishqiptare, e di se Shkupi ishte dhe mbeti filial politik i Beogradit, vëllai më i dëgjueshëm i Serbisë, andaj edhe në ditarin e vet shpreh frikën se shqiptarët mund të manipulohen nga qarqet policore serbo-maqedonase. Në ditarin e Ali Aliut ka përshkrime të shumë ngjarjeve, të cilat do të zënë vend në historinë më të re të popullit shqiptar. Të ofruara nga pena e tij, ato ngjarje duken të mbështjella nga shqetësimi i njeriut, i cili e harron vetveten kur bëhet fjalë për fatin kolektiv. Harrimtar i tillë i vetvetes, Aliu ishte edhe në vitet e rinisë, i tillë do të mbetet deri në vitet e sotme kur në ditarin e vet i shënon vitet e Maqedonisë së pas-Marrëveshjes së Ohrit, e cila duhej të shënonte kthesë vendimtare për këtë shtet dhe, përfundimisht, shoqërinë shqiptare ta barazonte me atë të etnitetit maqedonas. Duhej, por thuajse ka ndonjë “dreq” që gjithmonë gjërat i kthen mbrapsht! Thuajse vetëm sa t’ua humbë qetësinë atdhetarëve të llojit të Ali Aliut, i cili mund të durojë shumëçka, por jo edhe veprimet e dëmshme për shqiptarët kudo që janë. Dhe kur kjo ndodh, ai nuk hesht. Nuk do të heshtë as në vitin 2006, kur pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitojë shumicën e votave të shqiptarëve, pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga VMRO-DPMN-ja, do të bëhet Partia Demokratike Shqiptare, me katër deputetë më pak se BDI-ja. Me çka blloku politik antishqiptar i etnitetit maqedonas, do të arrijë të realizojë ëndrrën e vet të kahmoçme: ta largojë nga pushteti partinë e udhëheqësit të dikurshëm të UÇK-së, atë të Ali Ahmetit. Me këtë akt degradues, shqiptarëve të Maqedonisë do t’u merret e drejta më e shenjtë – që vetë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në institucionet më KËSHTU ECËN NJERIU 45
  • 46. të larta shtetërore. Duke mos mundur të heshtë këtë të padrejtë që u bëhet shqiptarëve, Ali Aliu do të reagojë si gjithmonë në raste të ngjashme. Ashtu reagon individi i përgjegjshëm që shumëçka mund ta durojë, por jo edhe atë kur shkelet mbi trupin kolektiv shqiptar. Ai reagon publikisht duke shtruar pyetje konkrete, të cilave askush nuk do t’u përgjigjet, por shumëkush do të mundohet të njollosë dhe të heshtë këtë atdhetar, i cili kurrë nuk e heshti të vërtetën për veten dhe të tjerët. Pyetjeve që shtroi ai dhe disa miq të tij nuk iu përgjigjën as ata, të cilët që moti kishin shpallur “tradhtarë” dhe të “shitur” të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që i kundërviheshin politikës së tyre. Krerët e PDSH-së kurrë nuk treguan se cili ishte ai “qëllim më i lartë kombëtar” që i shtyu të shkelnin votën shqiptare, që i çoi të bëhen pjesë e qeverisë duke shkelur vullnetin e shumicës politike shqiptare. Ata, si dhe gjithë qarqet maqedonase që përkrahnin këtë “të drejtë demokratike” të mandatarit, në njëfarë mënyre arritën të rivendosnin mazhorizimin etnik kundër të cilit u derdh gjak gjatë vitit 2001. Në emër të atij gjaku, nënshkruesit e një letre të hapur - drejtuar opinionit vendor dhe të huaj - në mesin e të cilëve dallohet zëri i Ali Aliut, pyesin: “Nëse partinë që do të shprehë vullnetin e tyre në shumicë në organet më të larta shtetërore do ta votojë populli maqedonas, përfshirë edhe qeverisjen me shtetin, atëherë pse votojnë shqiptarët? Cili është dallimi i qeverisë një-etnike dhe asaj që nuk përfill vullnetin e popullit shqiptar? Vallë nuk do të thotë kjo mundësi që etnia maqedonase – nëpërmjet partisë së vet fituese – të bëjë rivlerësimin dhe korrigjimin e vullnetit politik të shqiptarëve? Cilët vallë përfaqësojnë qeveritarët shqiptarë të zgjedhur nga mandatarët e jo nga shumica e shqiptarëve, dhe cili është 46 KIM MEHMETI
  • 47. ndryshimi në mes këtij përfaqësimi të shqiptarëve dhe atij të kohës së socializmit kur mjaftonin disa “shqiptarë të ndershëm” që të përmbushej çelësi etnik? Si do të mbrohet vota e lirë e shqiptarëve nga mazhorizimi etnik, nëse mandatarit i mundësohet të përfshijë në koalicionin qeveritar cilëndo parti shqiptare, pa marrë parasysh mbështetjen që ajo ka te shqiptarët? A nuk do të thotë kjo mundësi që gjithmonë – me arsyetim të afërsisë ideologjike të partive – të anashkalohet subjekti më i fortë politik i shqiptarëve? Cili do të ishte interesi më i lartë qytetar dhe kolektiv, cila do të ishte e drejta më e shenjtë për shqiptarët e Maqedonisë, përpos që me votën e vet të lirë të caktojë përfaqësuesit e vet në organet më të larta shtetërore?” Në vend që t’u përgjigjeshin këtyre pyetjeve, kryesuesit e PDSH-së vazhduan të bënin atë që i bënte të pranueshëm te qarqet antishqiptare – shanin gjithë shqiptarët që nuk përkrahnin veprimin e tyre politik, veprim që shqiptarëve të këtushëm ua rikujtonte kohët e diferencimit të tyre në të “ndershëm” dhe të rrezikshëm për pushtetin. Ndërkohë, Ali Aliu i mbetej besnik vetvetes. Gjatë jetës së vet ai kishte shtruar shumë pyetje, të cilave nuk u ishte përgjigjur askush. Por për fat të tij, nuk i ka lënë pas vetes të papërgjigjura pyetjet që i janë shtruar atij. Andaj ai lirshëm shëtit brigjeve të Vardarit. Ballëlart shikon nga mali që qëndron si rojtar i Shkupit, drejt Vodnos ku tani ngrihet një kryq gjigant dhe të lë përshtypje thuajse është vënë mbi ndonjë varr masiv. Ku ta dish, ndoshta ai kryq dëshmon se në këto hapësira, ende nuk ka përfunduar beteja e dikurshme kundër atyre me përkatësi myslimane dhe kundër simboleve që ortodoksëve ua rikujtojnë këtë fe. E ai kryq u ndërtua në KËSHTU ECËN NJERIU 47
  • 48. kohën kur Maqedoninë e qeverisnin VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja. Ndërtimin e këtij kryqi e ndihmoi financiarisht qeveria e atëhershme, duke përdorur edhe taksat që paguanin myslimanët. Edhe atë me pëlqimin e qeveritarëve shqiptarë të PDSH-së, me pëlqimin e kryesuesve të kësaj partie, të cilët në vitin 2006 e bojkotojnë “ardhjen” e përmendores së Skënderbeut në Shkup me mospjesëmarrjen e vet në manifestimin madhështor mbarëshqiptar. Aliu i sotëm që shëtit buzë Vardarit, nuk është më ai aktivisti i dikurshëm studentor, as gazetari i gazetës “Flaka e vëllazërimit”, por udhëtari që palodhshëm është ngjitur lartësive jetësore, ai që ka ecur nëpër jetë duke e ditur se vitet e jetës rrjedhin njësoj si ujërat e Vardarit. Pa mundur kurrë të kalojnë dy herë mbi të njëjtin gur, pa mundur për së dyti herë të përplasen mbi bregun ku njëherë kanë kaluar. Ato vite jete të Aliut mbetur diku thellë në të kaluarën, herë-herë rikthehen zhurmshëm e derdhen nëpër shtratin e kujtimeve. E kujtimeve nuk mund t’ua rregullosh shtratin ashtu si kanë bërë me atë të Vardarit të sotëm, nga shëtisin të rinj dhe të moshuar, biçikletistë dhe këmbësorë, të vetmuarit dhe ata që s’kanë nevojë për bezdisjen e të tjerëve. Nuk është e mundur që shtratin ku rrjedhin kujtimet ta shtrosh me pllaka, por vetëm me ngjarjet që kanë ndodhur. Dhe ai shtrat nuk i ndan pjesët e jetës në lagje, siç ndodh me Vardarin që ndan Shkupin në dy pjesë: në pjesën shqiptare dhe atë të etnitetit maqedonas. Lumit të kujtimeve nuk i nevojiten as ura, si ato mbi Vardarin, të cilat kanë gjithnjë e më pak kalimtarë. Pa kalimtarë ka mbetur edhe Ura e Gurit, simbol i kryeqendrës së Maqedonisë, fotografinë e të cilës e gjeni në të gjitha panoramat e qytetit, dhe në të gjitha kujtimet 48 KIM MEHMETI
  • 49. e atyre që kanë vizituar atë. Pas konfliktit të vitit 2001, kur shqiptarët e Maqedonisë morën armët në duar që të realizojnë atë për çka një dekadë të tërë i gënjyen partitë e tyre, Ura e Gurit ka mbetur edhe pa lypsarët e vegjël romë, të cilët dikur kërkonin lëmoshë në shqip e maqedonisht. Pas këtij konflikti ata duhej të përcaktohen: vallë duan lëmoshën shqiptare apo atë të etnitetit maqedonas?! Në bazë të këtij vendimi, të shtegtojnë nga ana veriore apo ajo jugore e Vardarit. Dhe të ëndërrojnë se një ditë urave të Vardarit do t’u kthehen kalimtarët nga ana e Shkupit të Vjetër për të kaluar në pjesën maqedonase të kryeqendrës së Maqedonisë, dhe anasjelltas. E derisa të jetësohet kjo ëndërr e tyre, edhe Maqedonia do të jetë ëndërr e mbetur pezull mbi kufirin që e ndan “të kaluarën e errët” të njëmendësisë së deridjeshme komuniste, me “demokracinë e sotme të ndritshme”, e cila filloi me pyllëzimin e shtetit me kryqe. Më të madhin e ngritën mbi Vodno, kryq që natën shfaqet rreptë i ndriçuar, me qindra llamba elektrike. Mbase që, të gjithëve që ngrenë kokën për nga Vodnoja, t’u bëjë me dije se Maqedonia edhe më tej mbetet një truall ku gërshetohen shumë ëndrra etnike, e ku dominojnë ato dy kolektivitete më të mëdha në numër: e maqedonasve etnikë dhe e shqiptarëve. Dhe si e tillë, sajesa shtetërore e nacional-romantikëve të vonuar, Maqedonia, herë të bëhet e afërt, herë e largët, njëlloj sikur sheh një pikturë mbi të cilën janë gërshetuar imazhe që mbulojnë njëra-tjetrën. Gërshetimi i ëndrrave etnike për ardhmërinë e Maqedonisë, më i dukshëm u bë pas vitit të konfliktit ushtarak. Te shqiptarët u kthye ndjenja e atij që ka marrë fatin e vet në duar. Te maqedonasit u shfaq ndjenja e të lënduarit, ajo e zotërisë së trembur që ka mbajtur në KËSHTU ECËN NJERIU 49
  • 50. pronësi edhe atë që nuk i takon. Atij i është kanosur me forcë ai i cili deri dje nuk ka patur zgjidhje tjetër përpos të nënshtrohet e të heshtë. Këto dy ndjenja të dëmshme për një shtet multietnik, do të jenë shenja njohëse e viteve pas Marrëveshjes së Ohrit. Kohërat e pasluftës u ngjajnë atyre pas përmbytjeve të mëdha, kur avullohet uji, por mbetet balta ngjitëse, nëpër të cilën është e vështirë të ecësh. Paslufta u ngjan pasvërshimeve edhe nga fakti se rrëzohen gjithë urat dhe duhet kohë e përpjekje që të ripërtërihet komunikimi i mëparshëm. Pas vitit 2001, Maqedonia u gjet e zhytur pikërisht në baltën e këtyre postkonflikteve, në lloçin e mosbesimit ndëretnik, në lymin e ndasive etnike e partiake të të gjitha sferave të jetesës, përfshirë edhe ato ku politikës së ditës i është ndaluar hyrja, si kultura, arsimi, shëndetësia... Në Maqedoni, pas Marrëveshjes së Ohrit, u përhap duhma e padurueshme e një shoqërie ku çdo gjë ishte e zhvendosur nga binarët e normales, ku kalbeshin normat minimale të moralit shoqëror, ku ishte varrosur vetëdija se aty ku shteti është projekt i parcializuar partiak dhe etnik, ai mbetet përgjithmonë si mozaik i shëmtuar, i pakompletuar me të gjithë katrorët dhe nuancat që e përbëjnë atë. Maqedonia e viteve të para të shekullit njëzet e një, u përball me rrezikun të shpërbëhet, sepse shqiptarët më në fund e kuptuan se çdo pushtet njeh vetëm forcën, se edhe partitë e tyre, të joshura nga grazhdi i shtetit, shpejt harrojnë premtimet e dhëna. Në vitin 2001, të rinjtë e armatosur shqiptarë u përplasën me institucionet shtetërore, morën pushkët në duar dhe dolën maleve të Maqedonisë, prej nga dërguan betimin se ishin të gatshëm të flijonin rininë e vet, për të mos duruar më manipulimet 50 KIM MEHMETI
  • 51. politike. Këtë porosi ua përcollën edhe partive shqiptare, që deri atë vit bashkëqeverisnin me ato të etnisë maqedonase duke harruar premtimet e dhëna ditën e parë që uleshin nëpër kabinetet ministrore. Konfliktin e 2001-shit, Ali Aliu do ta përjetojë si ai që ruan në vetvete thirrjet e shumë gjeneratave. Në krismat që u dëgjuan në fshatin Tanush, në afërsi të Shkupit, ai njohu revoltën shekullore të shqiptarëve të këtushëm, të cilët ndoshta së pari herë në historinë e tyre, bënin diçka për vete pa qenë të nxitur nga kushdo qoftë i jashtëm. Për fat të Maqedonisë, dhe të gjithëve atyre që jetonin në këtë shtet, ky konflikt nuk zgjati shumë dhe përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit. Por, edhe shumë vite pas vitit 2001, Maqedonia do të jetojë mes orvatjeve të qarqeve politike të etnitetit maqedonas, që donin çdo gjë ta kthenin aty ku ishte para konfliktit të vitit 2001, dhe atyre që e dinin se ky shtet nuk mund të jetë vetëm si dëshirë e etnisë maqedonase. Këtë konflikt disa do ta vlerësojnë si gabim, të tjerët si e vetmja gjë që u mbeti shqiptarëve ta bëjnë për të realizuar atë që ëndërronin. Mbase asnjë shqiptar i Maqedonisë nuk habitej nga qëndrimi i tillë i elitave të etnitetit maqedonas ndaj luftës së 2001-shit dhe pjesëtarëve të UÇK-së, por të gjithë u habitën kur këtyre qëndrimeve iu bashkëngjitën edhe krerët e PDSH-së, të cilët gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2006-ës, thuajse i barazuan qëndrimet e veta me ato të bllokut ekstrem maqedonas: udhëheqësit e UÇK-së i quajtën “vrasës të egër”, duke e kompletuar këtë pohim me thëniet se ata vetë kishin dhënë para të majme “për ta çliruar kalanë e Tetovës nga ushtarët e UÇK-së”. Të tilla janë kohërat e pasluftës, përplot rrëmujë, të gjithë vrapojnë të kumtojnë diçka, të gjithë duan të KËSHTU ECËN NJERIU 51
  • 52. tregohen personazhe të rëndësishëm në ngjarjet vendimtare, të zhvlerësojnë kundërshtarin e mbivlerësojnë vetveten, shtyhen mes veti që t’i kapë objektivi i historisë, ku mbetet i shënuar portreti grupor i fituesve. Ali Aliu ishte dhe mbeti nga ata të rrallët që kurrë nuk i ka përdorur bërrylat. Edhe sot, kur i rikujton këto ngjarje, ai nuk i referohet vetëm kujtesës, por edhe fletëve të ditarit të vet. “Duke u sjellë rrotull televizorit, m’u kujtua poezia e Agim Spahiut: “Ku të shkoj në nëntëmbëdhjetë”, shkruan Ali Aliu në ditarin e tij të ditës 23 mars 2001, duke bërë aluzion në lajmet qendrore përplot me ofendime ndaj shqiptarëve. Ditari i tij në të vërtetë është një nga gjurmët e shumta që mund t’u ndihmojë shkruesve të historisë, një nga burimet e shumta që mbushin lumin e të vërtetave për një popull e një hapësirë. Si të tilla, kujtimet e tij ofrojnë shumëçka për ata që në të ardhmen do të merren me historinë më të re të Ballkanit dhe Maqedonisë. Veçanërisht për historianët që do të shkruajnë historinë e gjithë trojeve shqiptare. Në shënimet e Ali Aliut, pasqyrohet edhe një Maqedoni e çuditshme, shtet të cilin maqedonasit etnikë thuajse e duan vetëm “për inat të shqiptarëve”, kurse këta të fundit “nuk e japin” vetëm që të “plasin maqedonasit”. Maqedonia e viteve të paskonfliktit të 2001-shit, dëshmon se në Ballkan mund të ekzistojnë edhe shtete të ngritur mbi themelet e diletantizmit politik, që bosht kurrizor kanë pseudointelektualizmin, dhe forcë mbrojtëse aviacionin ushtarak me pilotë të huazuar nga Ukraina. Në këtë sajesë të çuditshme shtetërore, ku shumica e banorëve janë të sëmurë kronikë nga mbamendja e shkurtër, nuk duhej pritur asgjë më shumë, sesa atë që ndodhi: nga një “luftë e vogël”, siç ishte ajo e 52 KIM MEHMETI
  • 53. 2001-shit, të lindë një histori e dyfishtë dhe “madhore”: historia që do të kremtojnë maqedonasit etnikë, që me shpenzime të shtetit u ngrejnë përmendore “mbrojtësve” të tyre (lexo: policëve dhe ushtarëve) dhe historia e shqiptarëve, të cilët me çifteli private përmes këngëve i madhërojnë “çlirimtarët” e tyre (lexo: pjesëtarët e UÇK-së). Edhe gjatë viteve të ardhshme, 2001-in do ta përcjellin dy të vërteta diametralisht të kundërta. Kështu që kapitujt e “lavdishëm” të historisë bashkëkohore të Maqedonisë, kanë dy botime që nuk përputhen me asgjë: atë në gjuhën shqipe ku lavdërohet UÇK-ja, dhe atë në gjuhën maqedonase ku lavdërohet trimëria e maqedonasve etnikë. Diku në mes këtyre të vërtetave, mbetet pezull dhembja e atyre që humbën familjarët, pasiguria për të nesërmen, kriminalizohet shteti me stazhin më të shkurtër të shtetformësisë në Ballkan, por me ambicien afatgjatë të mbetet në hartën e këtij gadishulli. Pra, shtet ku ekzistojnë dy botë dominante paralele: e shqiptarëve etnikë dhe e maqedonasve etnikë. Shtet ku gëlltitet sasi e madhe e politikës ditore dhe ku partizohen edhe çerdhet e fëmijëve, shkollat, spitalet..., e lëre më Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, e cila pas 2001-shit, filloi të kërkojë dy-tre akademikë shqiptarë, që ngutazi të korrigjonte atë që nuk ishte bërë gjatë pesë dekadave të kaluara: vlera më e rëndësishme që hapte dyert e këtij institucioni, u shfaq thjesht përkatësia etnike dhe partiake! Kjo nismë e re “demokratike” u mundësoi akademikëve të etnitetit maqedonas të shihnin se shqiptarët e Maqedonisë kishin dy akademikë të tyre, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës: Ali Aliun dhe Eqrem Bashën. Mbase duke u ndier ngushtë nga kjo e vërtetë, në vitin 2005, ASHAM do ta pranojë Ali Aliun si anëtar të saj të jashtëm. KËSHTU ECËN NJERIU 53