SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
TETOVA - KRYEQENDRA E ILUZIONEVE
Me shumëçka, Tetova i ngjan lumit të vrullshëm të kohës që jetojmë, mbi syprinën e të cilit
thyhet realiteti i shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Por, kjo fare nuk do të thotë se
banorët e kësaj hapësire nuk kanë tiparet e veta dalluese që portretin e tyre e bëjnë të
dallueshëm nga ai i shqiptarëve të krahinave tjera.
Sot shumëkush pyet si ndodhi që kërkesa e shqiptarëve për një universitet të
përfundojë me dy institucione të larta arsimore
Asnjë vendbanim tjetër si Tetova nuk e shpalosë realitetin e sotëm të shoqërisë së
shqiptarëve të Maqedonisë. Atë realitet, i cili qëndron pezull mes të mundshmes dhe të
dëshiruarës, në mes të humbjeve nga e kaluar që nuk mund të kompensohen me asgjë dhe
të sotmes që i ngjanë udhëkryqit me semaforë të prishur. Realitet të cilin sa e kumtojnë të
rinjtë e ndodhur përpara ardhmërisë që i ngjanë kopshtit me ëndrra të venitura, po aq edhe
gjeneratat e vjetra me hovë të thyer përgjysmë, me njërën këmbë në ideologjinë socialiste,
e me tjetrën në çmendurinë e sotme demokratike.
Askund si në Tetovë nuk mundë të lexohen porositë domethënëse të rinisë shqiptare në
Maqedoni, e që vijnë të shkruara sa nga shikimi i syve lozonjarë të ndonjë vashe të mbuluar
me shami, po aq edhe nga buzagazi lazdran i ndonjë goce mem barkun cullak dhe dy të
tretat e gjinjve të zbuluar. Tetova është vendbanim që ka domethënien e letërnjoftimit
gruporë të shqiptarëve të Maqedonisë, jo vetëm pse ka dy universitete e më shumë “shtëpi
publike” sesa biblioteka, por edhe shkaku se këtu është më e dukshme beteja dhe lufta
kundër akulturimit dhe mbrojtjes së identitetin vetjak të kësaj pjese të tërësisë së popullit
shqiptarë. Luftë që mbanë vulën e hutesës se si të dilet nga spiralja e kafeneve të
panumërta nga ushton “turbo-folku” turko-serb dhe si të plotësohen nevoja për objekte
kulturore dhe sportive, ku do harxhonin kohën të rinjtë që ia mësyjnë Tetovës si haxhinj të
devotshëm që duan t’i përkulen altarit të diturisë.
Më qartë se cilido vendbanim tjetër, Tetova do ua rrëfejë të vërtetën se shoqëria shqiptare
në Maqedoni bie në gjumë duke e dëgjuar tik-takun e orës “provinciale” dhe zgjohet nga
gjumi me cingërimën e orës së iluzioneve se është bërë “metropol” e rëndësishme
mbarëshqiptare. Tetova ka objekte me nam dhe nishan, si për shembull Xhaminë e Larme,
Teqenë e bukur, Kalanë, Kodrën e diellit me hotele dhe hapësira për skijim..., por që të
shënojë drejtë kalendarin e shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë, objekt i saj më i njohur
i sotëm është kafeneja “Dora”, të cilën kryesuesit e PDSH-së qëmoti e kanë promovuar si
seli alternative të kësaj partie. E që shpjegon se shqiptarët e Maqedonisë - mbase si edhe të
gjithë bashkëkombësit e tyre - ndodhë të mos e dinë në ç’lagje janë bibliotekat dhe
shkollat, por kurrsesi nuk mund t’u ndodh të mos e dinë adresën e saktë të Tempujve
partiakë, ku bëhet bekimi politik i të vlefshmes dhe anatemohet e pavlefshmja. Andaj, në
Tetovë më lehtë mundë ta gjesh selinë e partisë së Ali Ahmetit, sesa dekanatin e
Universitetit të Tetovës. Mbase edhe shkaku se ai që i dinë adresat e selive partiake, nuk ka
pse të interesohet për vendndodhjen e institucioneve arsimore, sepse “certifikata” partiake
është çelës që sot t’i hapë dyert e punësimit edhe aty ku asgjë nuk të vlen as doktoratura
shkencore.
Me shumëçka, Tetova i ngjan lumit të vrullshëm të kohës që
jetojmë, mbi syprinën e të cilit thyhet realiteti i shoqërisë së
shqiptarëve të Maqedonisë. Por, kjo fare nuk do të thotë se
banorët e kësaj hapësire nuk kanë tiparet e veta dalluese që
portretin e tyre e bëjnë të dallueshëm nga ai i shqiptarëve të
krahinave tjera. Edhe sikur mos kishin tipare dalluese, ato do
ua trillonin të tjerët, ashtu siç ndodh çdokundë në këtë
Ballkan ku popujt jetojnë në mjegullën e sajesave të trilluara
dhe realitetit që i rrethon. Njeriu mundet tetovarëve t’ua
mohojë shumë aftësi, apo edhe t’ua shtojë tiparet që nuk i
kanë, por assesi nuk mundet të mos e pranojë se janë
tregtarë të lindur, të cilët sikur t’i lësh edhe në mes të
shkretëtirës, ata të nesërmen do hapin dyqane ku të gjithëve
do u shesin rërë. Bile edhe duke i bindur blerësit se rëra në thasët e tyre, ka diçka që nuk e
posedon ajo të cilën e ka dhënë Zoti. Si të tillë, ata ishin tregtarët më të njohur në
Jugosllavinë e dikurshme. Dhe i gjeje në të gjitha tregjet, duke filluar nga Sllovenia e deri
në qytetet më jugorë të kësaj federate të dikurshme.
Pa dyshim se banorët e Pollogut, janë ndër të parët që çelën dyert e rënda të kurbetit. Ata
ia mësynë botës për të siguruar ekzistencën qysh në vitet kur për shqiptarët nga kjo anë e
kufirit, preferohej vetëm punësimi si druprerësit sezonal. Si rrallëkush tjetër nga këto
hapësira, tetovarët e dinë se përpos me djersë, monedhat e shteteve perëndimore duhet
lagur edhe me lotët e përmallimi për familjarët e lënë në vendlindje. Si askush tjetër, ata e
njohin shijen e dhëndërisë së ngutshme, e cila ende pa u ngrohur mirë në shtratin
bashkëshortorë, duhet t’i bëjë gati valixhet e kurbetit dhe me djersë dhe lot të sigurojë
mbijetesën e familjes. Si shumë pakë të tjera, gratë tetovare e kanë gëlltitur helmin e
takim-ndarjeve dhe e njohin kuptimin e jetesës që mbetet të qëndrojë vetëm mbi boshtin
se ke pranë pjellën, e cila rritet duke parë fotografinë e varur në mur nga i shikon babai që
ndodhet diku larg në kurbet.
Mbase edhe nuk ishte e rastit që ata, të cilët kishin kaluar edhe nën “gurin e mullirit”, të
parët të lexonin kalendarin e kohës së re të kapitalizmit. Dhe ndër të parët themeluan
partinë shqiptare. U bënë gati për sistemin shumëpartiak qysh në ditët kur hapësirave të
këtushme ende u vinte erë socializmi, në kohë kur shqiptarët tjerë ende mbanin njërën
këmbë në rrugën ideologjike e tjetrën në bulevardet joshëse të demokracisë. Pra, tetovarët
të parët themeluan Partinë për Prosperitet Demokratikë me kryetarin shqiptar dhe
sekretarin e Përgjithshëm të etnitetit maqedonas. Ashtu siç munden vetëm ata që nuk
lejojnë asgjë t’i befasojë, që qëndrojnë me një këmbë “këtu” e me tjetrën të gatshme të
lëshohet aty ku do ta kërkojë nevoja. Ashtu siç munden dhe dinë vetëm ata, të cilët përvoja
jetësore i ka mësuar se si të mbijetosh edhe në ditë kur nuk është e qartë se ç’përmbajtje
do ketë e nesërmja.
Dhe shumë shpjet gjërat morën rrjedhën, e cila tani lehtë mundë të shpjegohet: brenda më
shumë se një dekadë, Tetova u bë kryeqendër e iluzioneve të shqiptarëve të Maqedonisë. U
bë kryeqendër ku lindnin dhe rriteshin ambiciet kolektive të shqiptarëve të këtushëm, u bë
djep ku bënin gjumë të gjithë ambiciet e joshura nga rendi i ri shoqëror. Kështu që, ata që
kishin ambicie politike, duhesh të drejtohen kah “meka” e pashmangshme, ku ndaheshin
“certifikatat” e atdhetarisë - Tetovës. Pra, Tetova me dekada e heshtur dhe me rininë e
shpërndarë nëpër tërë rruzullin tokësorë, përnjëherë u bë zhurmëmadhe. Zhurma e sajë i
zgjoi edhe shqiptarët tjerë të Maqedonisë, veçanërisht ata të Shkupit, të cilët edhe sot
përsërisin atë që e kanë menduar gjithmonë për bashkëkombësit e tyre tetovarë: atë që ka
pjellë Tetova, duhet ta rritë Shkupi. Ndoshta këtë e thonë nga që ua kanë zili tetovarëve,
apo shkaku se edhe sot e kësaj dite ata jetojnë me bindjen se Tetova prodhon shqiptari, por
shkupjanët duhet të “shqiptarojnë”.
Historia e Tetovës është e shkruar mbarë e mbrapsht, varësisht nga shkruesi i sajë dhe nga
prirjet që ka pasur. Por, sido që ta përpilosh atë, nuk mund të mos e theksosh se nga
fushata socialiste kundër “irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptarë” e viteve të tetëdhjeta,
më së shumti pësoi pjesa e arsimuar e popullatës tetovare. Shumica e të “distancuarve” të
atëhershëm (të përjashtuarve nga puna), nuk u gjunjëzuan, nuk pësuan si ata të cilëve
posa ua ngatërron hapin, e humbin dëshirën për udhëtimit të mëtejmë.
Me çka edhe njëherë dëshmuan thënien se çdo e keqe që nuk të gjunjëzon aq sa të mos
mund të ngrihesh sërish në këmbë, ta sjell një të mirë. Thënie që vlen vetëm për ata që nuk
dorëzohen, që e kanë kuptuar se jeta nuk është vrapim i ngutshëm nëpër livadhe të
lulëzuara, por ecje e lodhshme drejt lartësive nga shpesh edhe mund te rrokullisesh. Kështu
që tetovarët qysh në vitet e socializmit, bënin “trajnime” kapitaliste, duke marr në duar
thuajse gjithë tregjet e perimeve të ish-Jugosllavisë. Kuptohet edhe duke qenë pronarë në
ëmbëltoret më të njohura në bregdetin e Adriatikut. Dhe ndërkohë, ndërtonin pallate të
bukura familjare në vendlindje, ndërtonin shtëpi, të cilat ua vrisnin sytë komisarëve
komunistë, që shpresonin se me “diferencimin” ideologjik e kishin asgjësuar pjesën e
shkolluar të shqiptarëve të këtushëm.
Nuk ka dyshim se kohën e re demokratike, tetovarët e pritën më të gatshëm se cilido
mjedis tjetër i shqiptarëve të Maqedonisë. Ata demokracinë e pritën me dyqane dhe
ëmbëltore të vogla, por me përvojë të madhe se ç’do të thotë të mbështetesh vetëm mbi
djersën e derdhur. Dhe jo rastësisht, ata ndër të parët realizuan “bashkimin”
mbarëshqiptarë, duke e çuar groshën tetovare në Tiranë posa atje ra përmendorja e Enver
Hoxhës. Shqiptarëve të mëmëdheut, ata ua ofruan edhe shijen e akullores, e cila i lagte
buzët e fëmijëve të atjeshëm, por i thante xhepat e cektë të prindërve të tyre të varfër.
Tetovarët ndër të parët e kuptuan se e përkthyer në gjuhën praktike, koha e “tranzicionit”
ka domethënien e viteve kur politikanëve të sotëm u mundësohet të bëhen kapitalistë të së
nesërmes. Pra, ata ndër të parët e kuptuan se ai i cili do arrijë të sotmen ta jetojë si
politikan, e ka të siguruar të nesërmen si kapitalist i pasur.
Dhe përderisa shqiptarët tjerë të Maqedonisë pyesnin se çka ndodh në Tetovën dhe prisnin
nga andej t’u arrinin projektet për të ardhmen e tyre, pra përderisa shqiptarët tjerë të kësaj
anë ishin të hutuar nga atdhetari-tregtia e politikanëve tetovarë, rrëzë malit të Sharrit u
themeluan edhe shumë parti tjera politike. Parti të cilat ngutshëm e kishin kuptuar veprimin
më të frytshëm politik: të shesësh atdhetari në Tetovë, e tatimin e shqiptarisë ta mbledhësh
në institucionet shtetërore të Shkupit. Dhe lidershipët shqiptarë nga Tetova e shpërndanë
ëndrrën e tyre metropolitane për Tetovën me peshë mbarëkombëtare, e cila ishte rritur në
djepin e ngrohtë të provincializmit dhe lokalizmit.
Pra, elitat partiake nga Tetova bënë atë që nuk e priste askush: hoqën dorë nga Shkupi si
qendër shekullore e shqiptarisë dhe e shpallën Tetovën si pikë të rëndësishme të
trekëndëshit të qendrave kulturore dhe administrative shqiptare.
Dhe ashtu ata realizuan deri në përpikmëri konceptin sllav që Shkupit t’i zhvishen “tirqit”
dhe “plisi” i bardhë shqiptarë dhe, shenjë njohëse e tij të mbetet vetëm kryqi mbi malin
Vodno dhe alfabeti cirilik. Sot shumëkush pyet si ndodhi që kërkesa e shqiptarëve për një
universitet të përfundojë me dy institucione të larta arsimore. Dhe të dy universitetet të
ndodhen në Tetovë. Shumëkush pyet edhe pse partitë shqiptare më mirë ndjehen kurë i
kanë selitë alternative nëpër kafenetë e Tetovës, sesa në kryeqendrën administrative të
Maqedonisë, në Shkup.
Ata që shtrojnë këto pyetje, vetëm dëshmojnë se nuk e kanë dëgjuar barsoletën për
drejtuesin e një ndërmarrjeje ndërtimore nga Tetova, i cili ka konkurruar për ndërtimin e
një tuneli në një shtet perëndimor, e i cili ka ofruar çmim më të lartë se gjithë të tjerët. Kur
e kanë pyetur për çmimin, ai u ka dhënë përgjigje të shkurtër, por domethënëse; me atë
çmim do fitoni dy tunele! Tetovari i kësaj barsolete nuk e ka pasur vështirë të shpjegojë si
dhe pse: punëtorët e tij shqiptarë, që do fillojnë gërryerjen e tunelit nga anët e kundërta të
malit, do e shpojnë malin pa u takuar në mes të kodrinës. Ashtu si nuk u takuan askund
inatet e partive që kishin për obligim të realizonin kërkesën e shqiptarëve për një universitet
dhe themeluan atë privatin të Evropës Juglindore me emrin alternativ “Universiteti i PDSH-
së” dhe Universitetin shtetërorë të Tetovës, të cilin shqiptarët e këtushëm e përjetojnë si
pronë të partisë së Ali Ahmetit.
Ky emërtim alternativ i dy universiteteve të shqiptarëve me seli në Tetovë edhe mund të
jetë i nxitur nga qëllimkëqijtë, por emërtimi i këtillë është domethënës për ta kuptuar
realitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Për të kuptuar drejtë përditshmërinë e kësaj pjese të
popullit shqiptarë, e cila ende është e zhytur në baltën ngjitëse të politikës së ditës, se edhe
veprimtaritë mbi dyert e të cilave duhet të qëndrojë mbishkrimin: “Është e ndaluar hyrja
për partitë politike!”, janë në kthetrat e qarqeve të ngushta partiake. Realiteti i këtillë
ndikon që as zhurma studentore të mos arrijë ta heshtë pëshpëritjet se në dy universitetet
e Tetovës ligjërojnë shumë aktivistë të dikurshëm partiak të cilët u bënë “instantë” doktorë
shkencash në Qafë të Thanës, apo në vendkalimin kufitarë bullgaro-maqedonas. Pra, ky
realitet mundëson që as zhurma e shkaktuar nga grindjen ndërpartiake, të mos arrijë të
heshtë të vërtetën se askund si në Tetovë nuk mund të shihni realitetin e plotë të shoqërisë
së shqiptarëve të Maqedonisë.
Shoqëri e cila mbase luhaten në kolovajzën ku nuk ka vend për urtësinë se nga këpucët e
ngushta vuan deri sa ato të hapen, ndërsa nga iluzionet e kota vuan tërë jetën.

More Related Content

Viewers also liked

Historia del baloncesto
Historia del baloncestoHistoria del baloncesto
Historia del baloncestoMarielCordero
 
Mapatectonica orginal
Mapatectonica orginalMapatectonica orginal
Mapatectonica orginalcelestemc1095
 
Cruze for code4russia
Cruze for code4russiaCruze for code4russia
Cruze for code4russiaOlya Suvorova
 
Il Maquillage - Aspetti antropologici
Il Maquillage - Aspetti antropologiciIl Maquillage - Aspetti antropologici
Il Maquillage - Aspetti antropologici1003155
 
Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014
Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014
Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014I viaggi di Bedin Iris
 
SERPAJ en la UECAM
SERPAJ en la UECAMSERPAJ en la UECAM
SERPAJ en la UECAMmonina
 
Proposte viaggio della settimana!
Proposte viaggio della settimana!Proposte viaggio della settimana!
Proposte viaggio della settimana!TOSCANA TURISMO
 
Assesment 1 Generic Conventions Of Film Noir
Assesment 1   Generic Conventions Of Film NoirAssesment 1   Generic Conventions Of Film Noir
Assesment 1 Generic Conventions Of Film Noirjord2323
 
Riorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizaveRiorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizave#MesueseAurela Elezaj
 
Presentation1.pptx politikat e vleresimit te teksteve
Presentation1.pptx politikat e vleresimit te tekstevePresentation1.pptx politikat e vleresimit te teksteve
Presentation1.pptx politikat e vleresimit te teksteveValbona Imeraj
 
Woche der Waisen 2010
Woche der Waisen 2010Woche der Waisen 2010
Woche der Waisen 2010muslimehelfen
 
Guida turistica su Ravenna
Guida turistica su RavennaGuida turistica su Ravenna
Guida turistica su RavennaInforma Hotel
 

Viewers also liked (16)

Joker
JokerJoker
Joker
 
Historia del baloncesto
Historia del baloncestoHistoria del baloncesto
Historia del baloncesto
 
Irisviaggi ADV Pubblicità
Irisviaggi ADV PubblicitàIrisviaggi ADV Pubblicità
Irisviaggi ADV Pubblicità
 
Mapatectonica orginal
Mapatectonica orginalMapatectonica orginal
Mapatectonica orginal
 
Cruze for code4russia
Cruze for code4russiaCruze for code4russia
Cruze for code4russia
 
Il Maquillage - Aspetti antropologici
Il Maquillage - Aspetti antropologiciIl Maquillage - Aspetti antropologici
Il Maquillage - Aspetti antropologici
 
Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014
Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014
Iris Viaggi Magazine - Edizione Febbraio 2014
 
My magazine
My magazineMy magazine
My magazine
 
SERPAJ en la UECAM
SERPAJ en la UECAMSERPAJ en la UECAM
SERPAJ en la UECAM
 
Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1
 
Proposte viaggio della settimana!
Proposte viaggio della settimana!Proposte viaggio della settimana!
Proposte viaggio della settimana!
 
Assesment 1 Generic Conventions Of Film Noir
Assesment 1   Generic Conventions Of Film NoirAssesment 1   Generic Conventions Of Film Noir
Assesment 1 Generic Conventions Of Film Noir
 
Riorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizaveRiorganizimi i laboratorëve të analizave
Riorganizimi i laboratorëve të analizave
 
Presentation1.pptx politikat e vleresimit te teksteve
Presentation1.pptx politikat e vleresimit te tekstevePresentation1.pptx politikat e vleresimit te teksteve
Presentation1.pptx politikat e vleresimit te teksteve
 
Woche der Waisen 2010
Woche der Waisen 2010Woche der Waisen 2010
Woche der Waisen 2010
 
Guida turistica su Ravenna
Guida turistica su RavennaGuida turistica su Ravenna
Guida turistica su Ravenna
 

Similar to Tetova

Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``Adriatik Rexha
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke DabajMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiInternet VloraAlb
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Albania Energy Association
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 

Similar to Tetova (14)

Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
Ese: 100 vjet Pavaresi
Ese: 100 vjet PavaresiEse: 100 vjet Pavaresi
Ese: 100 vjet Pavaresi
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 

Tetova

  • 1. TETOVA - KRYEQENDRA E ILUZIONEVE Me shumëçka, Tetova i ngjan lumit të vrullshëm të kohës që jetojmë, mbi syprinën e të cilit thyhet realiteti i shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Por, kjo fare nuk do të thotë se banorët e kësaj hapësire nuk kanë tiparet e veta dalluese që portretin e tyre e bëjnë të dallueshëm nga ai i shqiptarëve të krahinave tjera. Sot shumëkush pyet si ndodhi që kërkesa e shqiptarëve për një universitet të përfundojë me dy institucione të larta arsimore Asnjë vendbanim tjetër si Tetova nuk e shpalosë realitetin e sotëm të shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Atë realitet, i cili qëndron pezull mes të mundshmes dhe të dëshiruarës, në mes të humbjeve nga e kaluar që nuk mund të kompensohen me asgjë dhe të sotmes që i ngjanë udhëkryqit me semaforë të prishur. Realitet të cilin sa e kumtojnë të rinjtë e ndodhur përpara ardhmërisë që i ngjanë kopshtit me ëndrra të venitura, po aq edhe gjeneratat e vjetra me hovë të thyer përgjysmë, me njërën këmbë në ideologjinë socialiste, e me tjetrën në çmendurinë e sotme demokratike. Askund si në Tetovë nuk mundë të lexohen porositë domethënëse të rinisë shqiptare në Maqedoni, e që vijnë të shkruara sa nga shikimi i syve lozonjarë të ndonjë vashe të mbuluar me shami, po aq edhe nga buzagazi lazdran i ndonjë goce mem barkun cullak dhe dy të tretat e gjinjve të zbuluar. Tetova është vendbanim që ka domethënien e letërnjoftimit gruporë të shqiptarëve të Maqedonisë, jo vetëm pse ka dy universitete e më shumë “shtëpi publike” sesa biblioteka, por edhe shkaku se këtu është më e dukshme beteja dhe lufta kundër akulturimit dhe mbrojtjes së identitetin vetjak të kësaj pjese të tërësisë së popullit shqiptarë. Luftë që mbanë vulën e hutesës se si të dilet nga spiralja e kafeneve të panumërta nga ushton “turbo-folku” turko-serb dhe si të plotësohen nevoja për objekte kulturore dhe sportive, ku do harxhonin kohën të rinjtë që ia mësyjnë Tetovës si haxhinj të devotshëm që duan t’i përkulen altarit të diturisë. Më qartë se cilido vendbanim tjetër, Tetova do ua rrëfejë të vërtetën se shoqëria shqiptare në Maqedoni bie në gjumë duke e dëgjuar tik-takun e orës “provinciale” dhe zgjohet nga gjumi me cingërimën e orës së iluzioneve se është bërë “metropol” e rëndësishme mbarëshqiptare. Tetova ka objekte me nam dhe nishan, si për shembull Xhaminë e Larme, Teqenë e bukur, Kalanë, Kodrën e diellit me hotele dhe hapësira për skijim..., por që të shënojë drejtë kalendarin e shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë, objekt i saj më i njohur i sotëm është kafeneja “Dora”, të cilën kryesuesit e PDSH-së qëmoti e kanë promovuar si seli alternative të kësaj partie. E që shpjegon se shqiptarët e Maqedonisë - mbase si edhe të gjithë bashkëkombësit e tyre - ndodhë të mos e dinë në ç’lagje janë bibliotekat dhe shkollat, por kurrsesi nuk mund t’u ndodh të mos e dinë adresën e saktë të Tempujve partiakë, ku bëhet bekimi politik i të vlefshmes dhe anatemohet e pavlefshmja. Andaj, në
  • 2. Tetovë më lehtë mundë ta gjesh selinë e partisë së Ali Ahmetit, sesa dekanatin e Universitetit të Tetovës. Mbase edhe shkaku se ai që i dinë adresat e selive partiake, nuk ka pse të interesohet për vendndodhjen e institucioneve arsimore, sepse “certifikata” partiake është çelës që sot t’i hapë dyert e punësimit edhe aty ku asgjë nuk të vlen as doktoratura shkencore. Me shumëçka, Tetova i ngjan lumit të vrullshëm të kohës që jetojmë, mbi syprinën e të cilit thyhet realiteti i shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Por, kjo fare nuk do të thotë se banorët e kësaj hapësire nuk kanë tiparet e veta dalluese që portretin e tyre e bëjnë të dallueshëm nga ai i shqiptarëve të krahinave tjera. Edhe sikur mos kishin tipare dalluese, ato do ua trillonin të tjerët, ashtu siç ndodh çdokundë në këtë Ballkan ku popujt jetojnë në mjegullën e sajesave të trilluara dhe realitetit që i rrethon. Njeriu mundet tetovarëve t’ua mohojë shumë aftësi, apo edhe t’ua shtojë tiparet që nuk i kanë, por assesi nuk mundet të mos e pranojë se janë tregtarë të lindur, të cilët sikur t’i lësh edhe në mes të shkretëtirës, ata të nesërmen do hapin dyqane ku të gjithëve do u shesin rërë. Bile edhe duke i bindur blerësit se rëra në thasët e tyre, ka diçka që nuk e posedon ajo të cilën e ka dhënë Zoti. Si të tillë, ata ishin tregtarët më të njohur në Jugosllavinë e dikurshme. Dhe i gjeje në të gjitha tregjet, duke filluar nga Sllovenia e deri në qytetet më jugorë të kësaj federate të dikurshme. Pa dyshim se banorët e Pollogut, janë ndër të parët që çelën dyert e rënda të kurbetit. Ata ia mësynë botës për të siguruar ekzistencën qysh në vitet kur për shqiptarët nga kjo anë e kufirit, preferohej vetëm punësimi si druprerësit sezonal. Si rrallëkush tjetër nga këto hapësira, tetovarët e dinë se përpos me djersë, monedhat e shteteve perëndimore duhet lagur edhe me lotët e përmallimi për familjarët e lënë në vendlindje. Si askush tjetër, ata e njohin shijen e dhëndërisë së ngutshme, e cila ende pa u ngrohur mirë në shtratin bashkëshortorë, duhet t’i bëjë gati valixhet e kurbetit dhe me djersë dhe lot të sigurojë mbijetesën e familjes. Si shumë pakë të tjera, gratë tetovare e kanë gëlltitur helmin e takim-ndarjeve dhe e njohin kuptimin e jetesës që mbetet të qëndrojë vetëm mbi boshtin se ke pranë pjellën, e cila rritet duke parë fotografinë e varur në mur nga i shikon babai që ndodhet diku larg në kurbet. Mbase edhe nuk ishte e rastit që ata, të cilët kishin kaluar edhe nën “gurin e mullirit”, të parët të lexonin kalendarin e kohës së re të kapitalizmit. Dhe ndër të parët themeluan partinë shqiptare. U bënë gati për sistemin shumëpartiak qysh në ditët kur hapësirave të këtushme ende u vinte erë socializmi, në kohë kur shqiptarët tjerë ende mbanin njërën këmbë në rrugën ideologjike e tjetrën në bulevardet joshëse të demokracisë. Pra, tetovarët të parët themeluan Partinë për Prosperitet Demokratikë me kryetarin shqiptar dhe sekretarin e Përgjithshëm të etnitetit maqedonas. Ashtu siç munden vetëm ata që nuk lejojnë asgjë t’i befasojë, që qëndrojnë me një këmbë “këtu” e me tjetrën të gatshme të lëshohet aty ku do ta kërkojë nevoja. Ashtu siç munden dhe dinë vetëm ata, të cilët përvoja jetësore i ka mësuar se si të mbijetosh edhe në ditë kur nuk është e qartë se ç’përmbajtje do ketë e nesërmja. Dhe shumë shpjet gjërat morën rrjedhën, e cila tani lehtë mundë të shpjegohet: brenda më shumë se një dekadë, Tetova u bë kryeqendër e iluzioneve të shqiptarëve të Maqedonisë. U bë kryeqendër ku lindnin dhe rriteshin ambiciet kolektive të shqiptarëve të këtushëm, u bë djep ku bënin gjumë të gjithë ambiciet e joshura nga rendi i ri shoqëror. Kështu që, ata që
  • 3. kishin ambicie politike, duhesh të drejtohen kah “meka” e pashmangshme, ku ndaheshin “certifikatat” e atdhetarisë - Tetovës. Pra, Tetova me dekada e heshtur dhe me rininë e shpërndarë nëpër tërë rruzullin tokësorë, përnjëherë u bë zhurmëmadhe. Zhurma e sajë i zgjoi edhe shqiptarët tjerë të Maqedonisë, veçanërisht ata të Shkupit, të cilët edhe sot përsërisin atë që e kanë menduar gjithmonë për bashkëkombësit e tyre tetovarë: atë që ka pjellë Tetova, duhet ta rritë Shkupi. Ndoshta këtë e thonë nga që ua kanë zili tetovarëve, apo shkaku se edhe sot e kësaj dite ata jetojnë me bindjen se Tetova prodhon shqiptari, por shkupjanët duhet të “shqiptarojnë”. Historia e Tetovës është e shkruar mbarë e mbrapsht, varësisht nga shkruesi i sajë dhe nga prirjet që ka pasur. Por, sido që ta përpilosh atë, nuk mund të mos e theksosh se nga fushata socialiste kundër “irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptarë” e viteve të tetëdhjeta, më së shumti pësoi pjesa e arsimuar e popullatës tetovare. Shumica e të “distancuarve” të atëhershëm (të përjashtuarve nga puna), nuk u gjunjëzuan, nuk pësuan si ata të cilëve posa ua ngatërron hapin, e humbin dëshirën për udhëtimit të mëtejmë. Me çka edhe njëherë dëshmuan thënien se çdo e keqe që nuk të gjunjëzon aq sa të mos mund të ngrihesh sërish në këmbë, ta sjell një të mirë. Thënie që vlen vetëm për ata që nuk dorëzohen, që e kanë kuptuar se jeta nuk është vrapim i ngutshëm nëpër livadhe të lulëzuara, por ecje e lodhshme drejt lartësive nga shpesh edhe mund te rrokullisesh. Kështu që tetovarët qysh në vitet e socializmit, bënin “trajnime” kapitaliste, duke marr në duar thuajse gjithë tregjet e perimeve të ish-Jugosllavisë. Kuptohet edhe duke qenë pronarë në ëmbëltoret më të njohura në bregdetin e Adriatikut. Dhe ndërkohë, ndërtonin pallate të bukura familjare në vendlindje, ndërtonin shtëpi, të cilat ua vrisnin sytë komisarëve komunistë, që shpresonin se me “diferencimin” ideologjik e kishin asgjësuar pjesën e shkolluar të shqiptarëve të këtushëm. Nuk ka dyshim se kohën e re demokratike, tetovarët e pritën më të gatshëm se cilido mjedis tjetër i shqiptarëve të Maqedonisë. Ata demokracinë e pritën me dyqane dhe ëmbëltore të vogla, por me përvojë të madhe se ç’do të thotë të mbështetesh vetëm mbi djersën e derdhur. Dhe jo rastësisht, ata ndër të parët realizuan “bashkimin” mbarëshqiptarë, duke e çuar groshën tetovare në Tiranë posa atje ra përmendorja e Enver Hoxhës. Shqiptarëve të mëmëdheut, ata ua ofruan edhe shijen e akullores, e cila i lagte buzët e fëmijëve të atjeshëm, por i thante xhepat e cektë të prindërve të tyre të varfër. Tetovarët ndër të parët e kuptuan se e përkthyer në gjuhën praktike, koha e “tranzicionit” ka domethënien e viteve kur politikanëve të sotëm u mundësohet të bëhen kapitalistë të së nesërmes. Pra, ata ndër të parët e kuptuan se ai i cili do arrijë të sotmen ta jetojë si politikan, e ka të siguruar të nesërmen si kapitalist i pasur. Dhe përderisa shqiptarët tjerë të Maqedonisë pyesnin se çka ndodh në Tetovën dhe prisnin nga andej t’u arrinin projektet për të ardhmen e tyre, pra përderisa shqiptarët tjerë të kësaj anë ishin të hutuar nga atdhetari-tregtia e politikanëve tetovarë, rrëzë malit të Sharrit u themeluan edhe shumë parti tjera politike. Parti të cilat ngutshëm e kishin kuptuar veprimin më të frytshëm politik: të shesësh atdhetari në Tetovë, e tatimin e shqiptarisë ta mbledhësh në institucionet shtetërore të Shkupit. Dhe lidershipët shqiptarë nga Tetova e shpërndanë ëndrrën e tyre metropolitane për Tetovën me peshë mbarëkombëtare, e cila ishte rritur në djepin e ngrohtë të provincializmit dhe lokalizmit. Pra, elitat partiake nga Tetova bënë atë që nuk e priste askush: hoqën dorë nga Shkupi si qendër shekullore e shqiptarisë dhe e shpallën Tetovën si pikë të rëndësishme të trekëndëshit të qendrave kulturore dhe administrative shqiptare.
  • 4. Dhe ashtu ata realizuan deri në përpikmëri konceptin sllav që Shkupit t’i zhvishen “tirqit” dhe “plisi” i bardhë shqiptarë dhe, shenjë njohëse e tij të mbetet vetëm kryqi mbi malin Vodno dhe alfabeti cirilik. Sot shumëkush pyet si ndodhi që kërkesa e shqiptarëve për një universitet të përfundojë me dy institucione të larta arsimore. Dhe të dy universitetet të ndodhen në Tetovë. Shumëkush pyet edhe pse partitë shqiptare më mirë ndjehen kurë i kanë selitë alternative nëpër kafenetë e Tetovës, sesa në kryeqendrën administrative të Maqedonisë, në Shkup. Ata që shtrojnë këto pyetje, vetëm dëshmojnë se nuk e kanë dëgjuar barsoletën për drejtuesin e një ndërmarrjeje ndërtimore nga Tetova, i cili ka konkurruar për ndërtimin e një tuneli në një shtet perëndimor, e i cili ka ofruar çmim më të lartë se gjithë të tjerët. Kur e kanë pyetur për çmimin, ai u ka dhënë përgjigje të shkurtër, por domethënëse; me atë çmim do fitoni dy tunele! Tetovari i kësaj barsolete nuk e ka pasur vështirë të shpjegojë si dhe pse: punëtorët e tij shqiptarë, që do fillojnë gërryerjen e tunelit nga anët e kundërta të malit, do e shpojnë malin pa u takuar në mes të kodrinës. Ashtu si nuk u takuan askund inatet e partive që kishin për obligim të realizonin kërkesën e shqiptarëve për një universitet dhe themeluan atë privatin të Evropës Juglindore me emrin alternativ “Universiteti i PDSH- së” dhe Universitetin shtetërorë të Tetovës, të cilin shqiptarët e këtushëm e përjetojnë si pronë të partisë së Ali Ahmetit. Ky emërtim alternativ i dy universiteteve të shqiptarëve me seli në Tetovë edhe mund të jetë i nxitur nga qëllimkëqijtë, por emërtimi i këtillë është domethënës për ta kuptuar realitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Për të kuptuar drejtë përditshmërinë e kësaj pjese të popullit shqiptarë, e cila ende është e zhytur në baltën ngjitëse të politikës së ditës, se edhe veprimtaritë mbi dyert e të cilave duhet të qëndrojë mbishkrimin: “Është e ndaluar hyrja për partitë politike!”, janë në kthetrat e qarqeve të ngushta partiake. Realiteti i këtillë ndikon që as zhurma studentore të mos arrijë ta heshtë pëshpëritjet se në dy universitetet e Tetovës ligjërojnë shumë aktivistë të dikurshëm partiak të cilët u bënë “instantë” doktorë shkencash në Qafë të Thanës, apo në vendkalimin kufitarë bullgaro-maqedonas. Pra, ky realitet mundëson që as zhurma e shkaktuar nga grindjen ndërpartiake, të mos arrijë të heshtë të vërtetën se askund si në Tetovë nuk mund të shihni realitetin e plotë të shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Shoqëri e cila mbase luhaten në kolovajzën ku nuk ka vend për urtësinë se nga këpucët e ngushta vuan deri sa ato të hapen, ndërsa nga iluzionet e kota vuan tërë jetën.