SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
10 gjana qi duhet me ba e me pa në Firence
Ba me mujtë e me u kthye mbrapsht,në kohën e Toskanës,ndermjetvjetve 1400 e 1500,si në filmin "Nuk na kanë
mbetë veç sytë me kja" të Troisi-te Benigni-t,kishi me mujtë me hasë në rrugëte Firences, Brunelleschi-n e Masaccio-n,
Donatello-n e Michelangelo-n,Lorenzo il Magnifico e Savonarola-n,sejcili perkatësishttuj luejtë pjesen e vet si arkitekt,
piktor, skulptor,princ e predikues;per me e transformue (padashtë e padijeni),njiketqytet të vogel në breg të Arno-s në
nji kryevepen: "Djepi i Rilindjes".Firencja,qi deri atëherë ishte nji qytet i pasun e i qetë, bahetnji model i ri per "Njirin e
ri" qi po delte prej mesjetet.Në pak kilometra,me vullnetin e princave me mende të shndritun e të artistave gjenial,
filluene me dalë në dritë kisha,pallate,muze e ura. Në punëtoritë e Firences u pikturoshin vepra qi sotzbukurojnë
muzetë e tanë botës e qi kanë me e ndrrue pergjithmonë historinë e artitbotënor.Ka kaq shumë sa nuk mjafton me pa
vetëm 10 gjana,por njikëta 10 gjana nuk duhetme i hupë kurrsesi e kur të vini në Firence duhet me i pa medoemos.Të
tana këta kryevepëna, prej gurit, kanavacet e mermerit,ruhen në mënyrë të përkryeme, e janë në dispozicion per të tanë
ata qi kanë dishirë me i pa. Veçse keni me hjekë pak zi per me mujtë e me i ba vend vedit midis tanë atyne turistave qi
vijnë me vizitue qytetin.
Katedralja, Kompanjeli, Pagëzimorja e Kupola e Bruneleskit në Firence
Duomo, “Campanile di Giotto”, Battistero e “Cupola di Brunelleschi”
Kupola e Bruneleskit"Cupola del Brunelleschi"e zotnon Firencen hala sote kësaj dite e nuk ka në tanë qytetin ndonji
ndertesë ma të naltë. Kompanjeli "Il Campanile"asht projektue prej Giotto-s edhe pse ai nuk mujti me e pa të
perfunduem.Pagëzimorja "Il Battistero",nji prej ndertesave ma antike të Firences,ashtnjaty qysh prej shekullittë IV; me
dyert e saja të mrekullueshme ashtnji Bibel e vertetë me figura. Katedralja "Il Duomo"me façaten e saj prej mermerittë
bardhë e jeshil të ban me të ikë metë e kresë prej bukurijet.Nuk ka kerkund në botë nji kompleks konstruksionesh kaq të
jashtëzakonshme.Jena në zemer të Firences,perballë kishës "Santa Maria del Fiore", qi të tanë e thërrasin "Duomo".
Asht nji katedrale 153 metra e gjatë, e janë nevojitë gati 170 vjet per me e ndertue,tuj dashtë me ja kalue per kah
bukuria e madhështija katedraleve,shoqeve të veta rivale, në Pisa e Siena. Per realizimin e këtij kompleksi moren pjesë
artistatma të randësishem fiorentin:tuj ja fillue prej Giotto-s e Brunelleschi-t,prej Vasari-te Talenti-t e prej Arnolfo di
Cambio-s e Lorenzo Ghiberti-t.Të tana vizitat e Firences fillojnë prej njikëtu:tuj mbajtë kryet nelte tuj shikjue të habitun,
e tuj e pvetë vedin: "Si ja kanë ba ata njerëz me e krijue gjithket mrekulli". http://www.ilgrandemuseodelduomo.it
Ponte Vecchio, Firence
Ura e Vjeter "Ponte Vecchio" ashtura ma e bukur e Firences e ura ma e fotografueme e botës,por ky nuk ka kenë
gjithmonë nji vend shik.Edhe pse sotjanë laboratorete dyqanet e argjendarëve qi terhjekin karvanin e turistave, deri në
vjetin 1565 aty kanë kenë dyqanet e shitësve të perimeve e të kasapëve qi kanë mbizotnue uren. Kur u pat ndertue
Korridori Vazarian "Corridoio Vasariano"qi del permbi Ponte Vecchio-n, kasapëte pemëshitësiti perzuene në favor të
argjendarëve e të artizanëve, mekenëse njikëta të fundit u konsideroshin si zanate ma të përshtatshme për bukurinë e
këtij vendi. Qysh atëherë ari ashtba protagonisti i Ponte Vecchio-s,njashtu si na e kujton busti i Benvenuto Cellini-t,
argjendaritma të famshem fiorentin.Në vjetin 1565 Giorgio Vasari ndertoi per Cosimo IDe'Medici, Korridorin Vazarian
"Corridoio Vasariano"per me bashkue Palazzo Vecchio me Palazzo Pitti (në atë kohë banesë private e familjes Medici).
Korridori,i gjatë afersishtnji kilometer,fillon prej Palazzo Vecchio, e tuj kalue kah Galleria degli Uffizi, e mandej mbi
punëtoritë në Ponte Vecchio per me vazhdue deri te Palazzo Pitti. Thonë se Hitleri ka pasë dhanë urdhen mos me e
gjuejtë Ponte Vecchio-n gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botënore.Ban vaki qi bukuria me ia shndritë menden
edhe diktatorëve... http://www.florencepictures.com/historical-center/ponte
Palazzo Vecchio, Firence
Gjaja e parë qi të bjen në sy te Palazzo Vecchio ashtse nuk ashte mujtun me e fotografue në tanësi.Edhe ba me shkue
drejt pjesës ma të largëttë piacës Piazza della Signoria,te kryqëzimi me rrugën Via dei Calzaiuoli,nuk mundeni me e
marrë krejtësishtnë fotografi. Asht teper i madh e teper i naltë per me mujtë me e futë në nji fotografi të vetme. Fakti asht
se nuk mundesh me ndejë pa e fotografue, tuj kenë se konsiderohetshembulli ma i miri i arkitekturës civile të vjetve
treqind në botë. Gjaja qi të pengon me e futë krejtësishtnë nji fotografi ashtkulla "Torre di Arnolfo", e naltë 94 metra e qi
ashtndertue kah vjeti 1310, e ka në maje nji flamur të madh me zambakun fiorentin.Në hymje të pallatit"Palazzo
Vecchio" krijon nji efekt të bukur kopja e Davidit "David di Michelangelo".Asht piaca "Piazza della Signoria"qi ruen ket
pallatshumë të bukur.Dikur ky vend, per nji kohë të gjatë,ashtquejtë i "madhkuem",sepse këtu janë ndeshë familjet
Guelfi e Ghibellini.Mbasi janë fshi gjurmëte nji të kaluemes së pergjakshme,Piazza della Signoria ashtsotqendra e
jetës sociale,civile e politike e të tanë qytetarëve të Firences. http://museicivicifiorentini.comune.fi.it/palazzovecchio
Vizitat: pergjith ditë prej 9.00 sahatitnë nade e deri në 7.00 sahati të mbrames,perveç 1 janarit,Pashkëve,1 majit,15
gushtite 25 dhetorit. Të Enjten e ditët e festave midis javetorari asht: 9.00-2.00 PM.
Sa ban: 6,00 € Krejt çmimi.4,50 € Me ulje çmimit,per të ritë 18-25 e per mosha të mëdhaja mbi 65 vjeç. 2,00 € me ulje
çmimitper fëmijë 3-17 vjeç e shkollarë me prenotim.14,00 € Familje (4 vetë). 16,00 € Familje (5 vetë).
Galeria Uffizi, Firence
Hin Caravaggio e del Raffaello. Nji Tiziano nisetper nji ekspozitë jashtë shtetitpor nderkohë kthehen engjejt(e
famshëm) të Rosso Fiorentino-s.Janë pra njikëta Uffizi, njifarësoj supermerkati artit, si peshtafkryevepnash të tanë
shekujve e caku i andrruem i të apasionuemve të artit të tanë botës.Në fakt ashte çuditshme me pa rreshtin e gjatë e të
huejve qi presin me durim rradhen e vet per me hi mbrendë,ndersa shumë italianë edhe pse kanë pasë mundësi nuk
kanë kenë kurrë me i vizitue Uffizi-t. Ka boll gjana çka me pa: në kjoftë se ju shkon ndermend me pa ndonji pikturë,të
paren qi ju vjen në mend ndoshta keni e me gjetë njikëtu.Udhëtimi fillon me sallen e Treqindës,e tri pikturat e elterittë
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Cimabue-s,Duccio di Buoninsegna e Giotto-s,qi paraqesin të tana Zojen në fron me Fëmijen "Madonna in trono col
Bambino".E mandej në nji bukuri tuj u rritë gjithnji e ma tepër: ju presin Botticelli,Leonardo,Signorelli,Perugino,Durer,
Caravaggio e "mandej-i"ashtpa fund… Duhetme e programue krejtnji ditë per viziten, mbasi të keni veshë nji palë
këpucë të leta e të rahatshme,mundeni me u kënaqë me njiketshfaqje. http://www.galleria-uffizi.it
Kur: prej të martes deri të dielen,në nade në 8.15 deri në 6.50 të mbasdites.
Kurr: pergjith të hane,per Vit të Ri, 1 maj,Këshnella.
Sa ban: 6,50 €. 3,25 € biljeta me zbritje.
Cappella Brancacci, Firence
Nji enjell me shpatë e ndjek Adamin e Even per me i perzanë prej Parrizit. Adami e mblon fytyren me dorë, kjan e
mshehetprej turpit.Eva e ka shikjimin të shpërftyruem prej dhimbet,nuk e mbëlon fytyren se duerti ka të xanuna tuj
mbëlue gjoksin.Ashtnji skenë qi të këput shpirtin,nji prej pikave ma të nalta të historisë së artit gjindette Kapela
Brankaçi "Cappella Brancacci"në Firence, në Kishen e Sh'Mrisë së Karmines "Chiesa di Santa Maria del Carmine".
Masolino e Masaccio, plaku e i riu, mjeshtri e nxanësi,kanë afreskue ketë kapelë me vullnetin e Felice Brancacci.Nuk
ashte lehtë me i dallue afreskete njenitpiktor prej atyne të tjetrit. Mecenati Brancacci i pati detyrue me punue mbi të
njejtatmure,per me evitue qi të kishte dallime shumë të dukshme në stil.Rezultati ashtnji rrugëtim piktoresk i
jashtëzakonshëm artistik,qi kallxon historinë e mëkatite episode të tjera të Biblës e të Unjillit,tuj i lanë me gojë hapë ata
qi besojnë e qi s'besojnë në Zotin. http://musei.firenze.it/cappella_brancacci.htm
Kur: Pergjith ditë prej 10.00 sahati deri në 5.00 sahati të mbasdites.Ditë festash:1.00-5.00 sahati.
Sa ban: € 4,00
Ku: Kisha Chiesa di Santa Maria del Carmine.(P.zza del Carmine)
Me randësi:Prenotimi ashti detyrueshëm.Keni me thirrë n'telefon në nade prej 9.00 sahati deri në 6.00 sahati mbasditet
njiketnumer 055/276.8224 ose 055/276.8558
Bazilika “Basilica di Santa Croce” në Firence
Vorri i Michelangelo-s,"i mbrojtun"prej tri skulpturave qi paraqesin Pikturen,Skulpturen e Arkitekturen, ban garë me
xanë pjesen e parë të Bazilikës së Kryqit të Shejtë (Santa Croce) me vorrin e Galileo Galilei-t,qi asht i vumë taman
perballë.Fill mbas Michelangelo-s gjindetcenotafi (lapidari) i Dante-s por këtu nuk gjenden ma eshtnate tij, qi u patne
lanë në Ravena ku diq në mergim.Vazhdojnë mandej Vittorio Alfieri, Antonio Canova, Niccolò Machiavelli, Gioacchino
Rossini e Ugo Foscolo,qi kur kje gjallë e percaktoi Santa Croce-n si vendi qi ruente "Urnat e të Fortëve" (vorret e njerzve
të mëdhaj të Italisë).Por Santa Croce nuk ashtvetëm nji "grumbullim"i eshtnave të italianëve qi kanë krijue historinë.Në
mbarim të Bazilikës gjinden kapelate afreskueme prej Giotto-s me Historinate Jetës së Sh'Françeskut.Në Cappella dei
Pazzi, ku Giuliano de Medici u pat vra e Lorenzo il Magnifico u plagos gjatë komplotittë famshëm,ruhetKrishti në Kryq i
Cimabue-s (Crocifisso di Cimabue).
http://www.italyguides.it/it/toscana/firenze/basilica-di-santa-croce
Kur: pergjithditë, nade në 9.30 sahati e deri në 5.30 sahati të mbasdites.Të dielen e gjatë festave katolike:(6 janar,15
gusht,1 nandor,8 dhetor) PM 1.00-5.30 sahati.Të dielen e Enjllit(Lunedìdell'Angelo),25 prill, 1 maj,2 qershor:9.30-
17.30 sahati,Mbyllja e arkës e të himunite fundit mbrendë ashtnë 5.00 sahati PM.
Asnjiherë: me 1 janar,per Pashkë,per Shna Ndoun e Padoves (13 qershor),Sh'Françesk (4 tetor), 25 e 26 dhetor.
Sa ban: 5,00 euro, shitetvetem te sporteli i biljetave te Opera di Santa Croce
Kisha e Dantes e Beatriçes në Firence
Nuk ka pasë kenë kollaj me ndejë të ndamë.Dantja e ka pasë shpinë gati 20 metra lerg;shpija e tij ashthala njaty, e
mundetme u vizitue pergjithditë.Ndersa,Beatriçja shkonte në meshë në kishen e vogel ku kishin vorrosë të afermite
familjes së saj (Portinari) e ata të familjes Gemma Donati (e shoqja e Dantes).Pergjatë rrugicetu kryqëzoshin rrugëte
tyne, ose në ket kishë teper të vogel, e njikjo ashttanë ajo qi i ashtlejue dashnisë së tyne. Kisha në fakt e ka emnin
Santa Margherita dei Cerchi,por të tanë e njofin si kisha e Dantes e Beatriçes.
http://www.firenze-online.com/visitare/informazioni-firenze.php?id=111#.VaOpMJ775LM
Nji kuader jo fort i bukur i varun në njenin prej mureve na kujton takimin e parë të syve midis tyne, çasti kur Dantja bjen
në dashni me Beatriçen.Por janë disa pusulla të lanuna mbi vorrin e saj:“Të lutem ban qi të kthehet te unë”, “Më
ndihmo,nuk due me e hupë”, qi e bajnë njiketvend simboli i tanë dashnorëve të botës, e sidomos i atyne qi e kalojnë të
tanë jeten pa u bashkue kurrë.
Si me shkue: prej Via dei Calzaiuoli duhetme ndjekë shejat e rrugës per te Shpija e Dantes (Casa di Dante)
Informacione turistike:
http://musei.firenze.it/informazioni_turistiche_firenze.htm
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Çka me hanger në Firence
Kuzhina tipike e Firences ashte famshme për berxollen e saj,por edhe gjana të tjera qi mundetme i ofrue turistave:
specialitete të thjeshta qi kanë le prej fantazisë së njerëzve të thjeshtë qi i transformoshin perbasite vorfen thalbësor,s i
buka, voji i ullinite zarzavatet, në receta të jashtëzakonshme. Dikuj ndoshta i kujtohen fjalëte nji kangës qi ka pasë
këndue Rita Pavone: "a ta kande paça-paça-murin,me molla molla mollatarta (ti va la pappa pappa,col pomo pomo
pomo pomodoro)? Pra në Firence paçamuri me mollatarta ashtnji specialitetqi duhetme e provue se sban,bahetme
bukë të ndejun,huder të kavertisun,spec djegës e mishin e mollatartës,voj ullinite filxigen. Berxolla alla fiorentina
(bistecca alla fiorentina) ka mbetë hala mbretnesha e tavolinës,e qytetarët e Firences insistojnë se nuk mundetme kenë
bërxollë fiorentine nen 1 kg e duhetme kenë e pjekun njaq pak sa kur e pret mishin me qitë gjak (al sangue).Sigurisht,
berxolla shoqnohetme venë të kuqe,e këtu mundena me permendë Toskanen qi prodhon:venë Chianti,Brunello e
Montepulciano por edhe shumë të tjera. Këshilla se ku me hanger në Firence ashtlerg qendres,pra lerg kurthave per
turista,qi janë të vueme gjithkund në qendren historike të Firences.Mjafton me u largue njifije per me gjetë gjellëtore e
restorante ku gatuejnë gjithfarë gjanash të mira të kuzhinës fiorentine,pa pasë nevojë me ndejë e me kja karten e
kreditit. http://www.visitflorence.com/it/mangiare-e-bere-a-firenze
https://www.quandoo.it/firenze
http://www.storienogastronomiche.it/specialmente-firenze-mangiare-tipico
Me dalë në mbramje neper Firence
Diten Firencja ashtsi nji studente e zellshme,me tanë ata vepra të bukura artit e me monumentete saj madhështore qi
duhetme i zbulue njikahnji,por gjatë natës aja i braktisë teshate saja studenteske per me i dhanë shfrim veditnë pub-et
e diskotekate qenders.Diskot e kafet janë gjithkund e të dalin perpara si këpurdhat,pergjatë rrugeve qi ne nade
praktikishtjanë të shkreta.Perpara se me ardhë mbramja,mundeni me u kënaqë me nji aperitivnë zonen Lungarni e në
fundjavë mundeni me pi,me shumë lezet,nji gotë të mirë venë Chianti në shumë bare (wine bar) të shperndamë në të
tanë Firencen.Atyne qi i pelqen me hanger,munden me shkue në gjellëtoretkarakteristike të qenders së qytetit
(gjithmonë tuj pasë kujdes çmimin),berxollate mëdhaja e të pabesueshme fiorentine e haena të tjera me gusto.Per ata
qi donë me kalue momente ma të qeta, nuk mungojnë kinema multisalla e teatro qi rrinë hapë të tanë vjetin.
http://www.aboutflorence.com/firenze/vita-notturna-a-Firenze.html
Shopping në Firenze
Në kjoftë se keni shpresë me gjetë gjana me të lirë në Firence,keni me mbetë të pakënaqun.Kah ana tjetër, mundeni
me u argëtue në dyqanet e shumta të artizanatit, ku punohen hala objekte me dorë,janë të famshme ata të argjendarëve
e të bizhutjerëve. Janë me emen edhe laboratoretku prodhohen mallna prej lëkurete shollite ata ku punohetletra.
Kuleta, çanta prej lëkuret,letër shkrimite fletore janë suvenire qi zakonishtmundeni me marrë me vedi kur të ikni prej
Firences.Nuk mungojnë dugajtë e modës së naltë:te Via Calzaiuoli e Tornabuoni mundeni me i masakrue financattueja
tuj hie e tuj dalë neper dugajë si puna e atyne me emnin Armani,Gucci e Versace e kështu me radhë.Shumë
skenografikë,por tashma janë kthye në kurtha turistash;pazari historik,pazari i Ri (Nuovo) ashti posaçem e ai i
Sh'Lorencit(San Lorenzo): pazari popullor ka tashma veç duken,çmimetjanë si nder dyqane luksoze. Ba mos me e
pasë menden te çmimet,del prej pazarit me xhepa bosh e kaj herë edhe me zemer të plasun!
http://www.visitare-firenze.it/dove-comprare
Shenim:
Per ata qi kanë harrue me lexue (me shkrue) gegnishtose qi nuk kanë mësue kurr e nuk munden kurrsesi me lexue
gegnisht,zanorja ë nuk shqiptohetsidomos kur gjindetnë fund të fjalës e kjo gja shkakton zgjatjen e rrokjes tonike
(zanores) qi i paraprin (un ha, ata hanë – haan). Gegnishtja ka zanore hundore qi në toskënishtmungojnë (za, zë). N-ja
nderzanore nuk ka ndryshue në gegnisht,ndersa në tosknishtashttransformue në r (rotacizmi): zani – zëri, peni – peri,
vena – vera. Diftongu gegë ue i korrespondon diftonguttoskë ua: grue – grua, shkue – shkuar.Vo-ja nistore e
gegnishtes i korrespondon va-së në tosknisht:votër – vatër, i vorfën – i varfër, voj – vaj. Per rregullate tjera se si me
shkrue e me lexue gegnishtmundeni me studjue Gramatiken e shqypes të Martin Camajt.

More Related Content

Viewers also liked

Apresentação oficial CSN - Ciao Social Network
Apresentação oficial CSN - Ciao Social NetworkApresentação oficial CSN - Ciao Social Network
Apresentação oficial CSN - Ciao Social Network
Alexander Maia
 
Clausura Juegos deportivos 2014
Clausura Juegos deportivos  2014Clausura Juegos deportivos  2014
Clausura Juegos deportivos 2014
ampamaestrorodrigo
 
Registro de las guias yaz
Registro de las guias yazRegistro de las guias yaz
Registro de las guias yaz
dckyam
 
ULTRAglaze Specification guide 2016
ULTRAglaze Specification guide 2016ULTRAglaze Specification guide 2016
ULTRAglaze Specification guide 2016
Simon Gaunt
 
Performing a power audit
Performing a power auditPerforming a power audit
Performing a power audit
SyAM Software
 

Viewers also liked (15)

Apresentação oficial CSN - Ciao Social Network
Apresentação oficial CSN - Ciao Social NetworkApresentação oficial CSN - Ciao Social Network
Apresentação oficial CSN - Ciao Social Network
 
Cómo conseguir tu eSPin de eSportics
Cómo conseguir tu eSPin de eSporticsCómo conseguir tu eSPin de eSportics
Cómo conseguir tu eSPin de eSportics
 
Clausura Juegos deportivos 2014
Clausura Juegos deportivos  2014Clausura Juegos deportivos  2014
Clausura Juegos deportivos 2014
 
Registro de las guias yaz
Registro de las guias yazRegistro de las guias yaz
Registro de las guias yaz
 
Tecnologia3 d
Tecnologia3 dTecnologia3 d
Tecnologia3 d
 
Presupuesto de un Servidor de una empresa
Presupuesto de un Servidor de una empresaPresupuesto de un Servidor de una empresa
Presupuesto de un Servidor de una empresa
 
Edital2011a
Edital2011aEdital2011a
Edital2011a
 
Unidad i el rol del psicomotricista y su técnicas
Unidad i el rol del psicomotricista y su técnicasUnidad i el rol del psicomotricista y su técnicas
Unidad i el rol del psicomotricista y su técnicas
 
Каталог LR. Германия, 2014
Каталог LR. Германия, 2014Каталог LR. Германия, 2014
Каталог LR. Германия, 2014
 
The British Psychological Society
The British Psychological SocietyThe British Psychological Society
The British Psychological Society
 
ULTRAglaze Specification guide 2016
ULTRAglaze Specification guide 2016ULTRAglaze Specification guide 2016
ULTRAglaze Specification guide 2016
 
Performing a power audit
Performing a power auditPerforming a power audit
Performing a power audit
 
Libro examen radioaficionado
Libro examen radioaficionadoLibro examen radioaficionado
Libro examen radioaficionado
 
Análisis de la revista Glamour online
Análisis de la revista Glamour online Análisis de la revista Glamour online
Análisis de la revista Glamour online
 
Trucos dino 1 y2
Trucos dino 1 y2Trucos dino 1 y2
Trucos dino 1 y2
 

More from Lingua culture

More from Lingua culture (16)

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgarde
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Lamtumira e fundit
Lamtumira e funditLamtumira e fundit
Lamtumira e fundit
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione Tradizione
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

10 gjana qi duhet me ba e me pa në Firence (10 cose da fare e vedere a firenze) Gegnisht (Shqyp)

  • 1. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura 10 gjana qi duhet me ba e me pa në Firence Ba me mujtë e me u kthye mbrapsht,në kohën e Toskanës,ndermjetvjetve 1400 e 1500,si në filmin "Nuk na kanë mbetë veç sytë me kja" të Troisi-te Benigni-t,kishi me mujtë me hasë në rrugëte Firences, Brunelleschi-n e Masaccio-n, Donatello-n e Michelangelo-n,Lorenzo il Magnifico e Savonarola-n,sejcili perkatësishttuj luejtë pjesen e vet si arkitekt, piktor, skulptor,princ e predikues;per me e transformue (padashtë e padijeni),njiketqytet të vogel në breg të Arno-s në nji kryevepen: "Djepi i Rilindjes".Firencja,qi deri atëherë ishte nji qytet i pasun e i qetë, bahetnji model i ri per "Njirin e ri" qi po delte prej mesjetet.Në pak kilometra,me vullnetin e princave me mende të shndritun e të artistave gjenial, filluene me dalë në dritë kisha,pallate,muze e ura. Në punëtoritë e Firences u pikturoshin vepra qi sotzbukurojnë muzetë e tanë botës e qi kanë me e ndrrue pergjithmonë historinë e artitbotënor.Ka kaq shumë sa nuk mjafton me pa vetëm 10 gjana,por njikëta 10 gjana nuk duhetme i hupë kurrsesi e kur të vini në Firence duhet me i pa medoemos.Të tana këta kryevepëna, prej gurit, kanavacet e mermerit,ruhen në mënyrë të përkryeme, e janë në dispozicion per të tanë ata qi kanë dishirë me i pa. Veçse keni me hjekë pak zi per me mujtë e me i ba vend vedit midis tanë atyne turistave qi vijnë me vizitue qytetin. Katedralja, Kompanjeli, Pagëzimorja e Kupola e Bruneleskit në Firence Duomo, “Campanile di Giotto”, Battistero e “Cupola di Brunelleschi” Kupola e Bruneleskit"Cupola del Brunelleschi"e zotnon Firencen hala sote kësaj dite e nuk ka në tanë qytetin ndonji ndertesë ma të naltë. Kompanjeli "Il Campanile"asht projektue prej Giotto-s edhe pse ai nuk mujti me e pa të perfunduem.Pagëzimorja "Il Battistero",nji prej ndertesave ma antike të Firences,ashtnjaty qysh prej shekullittë IV; me dyert e saja të mrekullueshme ashtnji Bibel e vertetë me figura. Katedralja "Il Duomo"me façaten e saj prej mermerittë bardhë e jeshil të ban me të ikë metë e kresë prej bukurijet.Nuk ka kerkund në botë nji kompleks konstruksionesh kaq të jashtëzakonshme.Jena në zemer të Firences,perballë kishës "Santa Maria del Fiore", qi të tanë e thërrasin "Duomo". Asht nji katedrale 153 metra e gjatë, e janë nevojitë gati 170 vjet per me e ndertue,tuj dashtë me ja kalue per kah bukuria e madhështija katedraleve,shoqeve të veta rivale, në Pisa e Siena. Per realizimin e këtij kompleksi moren pjesë artistatma të randësishem fiorentin:tuj ja fillue prej Giotto-s e Brunelleschi-t,prej Vasari-te Talenti-t e prej Arnolfo di Cambio-s e Lorenzo Ghiberti-t.Të tana vizitat e Firences fillojnë prej njikëtu:tuj mbajtë kryet nelte tuj shikjue të habitun, e tuj e pvetë vedin: "Si ja kanë ba ata njerëz me e krijue gjithket mrekulli". http://www.ilgrandemuseodelduomo.it Ponte Vecchio, Firence Ura e Vjeter "Ponte Vecchio" ashtura ma e bukur e Firences e ura ma e fotografueme e botës,por ky nuk ka kenë gjithmonë nji vend shik.Edhe pse sotjanë laboratorete dyqanet e argjendarëve qi terhjekin karvanin e turistave, deri në vjetin 1565 aty kanë kenë dyqanet e shitësve të perimeve e të kasapëve qi kanë mbizotnue uren. Kur u pat ndertue Korridori Vazarian "Corridoio Vasariano"qi del permbi Ponte Vecchio-n, kasapëte pemëshitësiti perzuene në favor të argjendarëve e të artizanëve, mekenëse njikëta të fundit u konsideroshin si zanate ma të përshtatshme për bukurinë e këtij vendi. Qysh atëherë ari ashtba protagonisti i Ponte Vecchio-s,njashtu si na e kujton busti i Benvenuto Cellini-t, argjendaritma të famshem fiorentin.Në vjetin 1565 Giorgio Vasari ndertoi per Cosimo IDe'Medici, Korridorin Vazarian "Corridoio Vasariano"per me bashkue Palazzo Vecchio me Palazzo Pitti (në atë kohë banesë private e familjes Medici). Korridori,i gjatë afersishtnji kilometer,fillon prej Palazzo Vecchio, e tuj kalue kah Galleria degli Uffizi, e mandej mbi punëtoritë në Ponte Vecchio per me vazhdue deri te Palazzo Pitti. Thonë se Hitleri ka pasë dhanë urdhen mos me e gjuejtë Ponte Vecchio-n gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botënore.Ban vaki qi bukuria me ia shndritë menden edhe diktatorëve... http://www.florencepictures.com/historical-center/ponte Palazzo Vecchio, Firence Gjaja e parë qi të bjen në sy te Palazzo Vecchio ashtse nuk ashte mujtun me e fotografue në tanësi.Edhe ba me shkue drejt pjesës ma të largëttë piacës Piazza della Signoria,te kryqëzimi me rrugën Via dei Calzaiuoli,nuk mundeni me e marrë krejtësishtnë fotografi. Asht teper i madh e teper i naltë per me mujtë me e futë në nji fotografi të vetme. Fakti asht se nuk mundesh me ndejë pa e fotografue, tuj kenë se konsiderohetshembulli ma i miri i arkitekturës civile të vjetve treqind në botë. Gjaja qi të pengon me e futë krejtësishtnë nji fotografi ashtkulla "Torre di Arnolfo", e naltë 94 metra e qi ashtndertue kah vjeti 1310, e ka në maje nji flamur të madh me zambakun fiorentin.Në hymje të pallatit"Palazzo Vecchio" krijon nji efekt të bukur kopja e Davidit "David di Michelangelo".Asht piaca "Piazza della Signoria"qi ruen ket pallatshumë të bukur.Dikur ky vend, per nji kohë të gjatë,ashtquejtë i "madhkuem",sepse këtu janë ndeshë familjet Guelfi e Ghibellini.Mbasi janë fshi gjurmëte nji të kaluemes së pergjakshme,Piazza della Signoria ashtsotqendra e jetës sociale,civile e politike e të tanë qytetarëve të Firences. http://museicivicifiorentini.comune.fi.it/palazzovecchio Vizitat: pergjith ditë prej 9.00 sahatitnë nade e deri në 7.00 sahati të mbrames,perveç 1 janarit,Pashkëve,1 majit,15 gushtite 25 dhetorit. Të Enjten e ditët e festave midis javetorari asht: 9.00-2.00 PM. Sa ban: 6,00 € Krejt çmimi.4,50 € Me ulje çmimit,per të ritë 18-25 e per mosha të mëdhaja mbi 65 vjeç. 2,00 € me ulje çmimitper fëmijë 3-17 vjeç e shkollarë me prenotim.14,00 € Familje (4 vetë). 16,00 € Familje (5 vetë). Galeria Uffizi, Firence Hin Caravaggio e del Raffaello. Nji Tiziano nisetper nji ekspozitë jashtë shtetitpor nderkohë kthehen engjejt(e famshëm) të Rosso Fiorentino-s.Janë pra njikëta Uffizi, njifarësoj supermerkati artit, si peshtafkryevepnash të tanë shekujve e caku i andrruem i të apasionuemve të artit të tanë botës.Në fakt ashte çuditshme me pa rreshtin e gjatë e të huejve qi presin me durim rradhen e vet per me hi mbrendë,ndersa shumë italianë edhe pse kanë pasë mundësi nuk kanë kenë kurrë me i vizitue Uffizi-t. Ka boll gjana çka me pa: në kjoftë se ju shkon ndermend me pa ndonji pikturë,të paren qi ju vjen në mend ndoshta keni e me gjetë njikëtu.Udhëtimi fillon me sallen e Treqindës,e tri pikturat e elterittë
  • 2. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Cimabue-s,Duccio di Buoninsegna e Giotto-s,qi paraqesin të tana Zojen në fron me Fëmijen "Madonna in trono col Bambino".E mandej në nji bukuri tuj u rritë gjithnji e ma tepër: ju presin Botticelli,Leonardo,Signorelli,Perugino,Durer, Caravaggio e "mandej-i"ashtpa fund… Duhetme e programue krejtnji ditë per viziten, mbasi të keni veshë nji palë këpucë të leta e të rahatshme,mundeni me u kënaqë me njiketshfaqje. http://www.galleria-uffizi.it Kur: prej të martes deri të dielen,në nade në 8.15 deri në 6.50 të mbasdites. Kurr: pergjith të hane,per Vit të Ri, 1 maj,Këshnella. Sa ban: 6,50 €. 3,25 € biljeta me zbritje. Cappella Brancacci, Firence Nji enjell me shpatë e ndjek Adamin e Even per me i perzanë prej Parrizit. Adami e mblon fytyren me dorë, kjan e mshehetprej turpit.Eva e ka shikjimin të shpërftyruem prej dhimbet,nuk e mbëlon fytyren se duerti ka të xanuna tuj mbëlue gjoksin.Ashtnji skenë qi të këput shpirtin,nji prej pikave ma të nalta të historisë së artit gjindette Kapela Brankaçi "Cappella Brancacci"në Firence, në Kishen e Sh'Mrisë së Karmines "Chiesa di Santa Maria del Carmine". Masolino e Masaccio, plaku e i riu, mjeshtri e nxanësi,kanë afreskue ketë kapelë me vullnetin e Felice Brancacci.Nuk ashte lehtë me i dallue afreskete njenitpiktor prej atyne të tjetrit. Mecenati Brancacci i pati detyrue me punue mbi të njejtatmure,per me evitue qi të kishte dallime shumë të dukshme në stil.Rezultati ashtnji rrugëtim piktoresk i jashtëzakonshëm artistik,qi kallxon historinë e mëkatite episode të tjera të Biblës e të Unjillit,tuj i lanë me gojë hapë ata qi besojnë e qi s'besojnë në Zotin. http://musei.firenze.it/cappella_brancacci.htm Kur: Pergjith ditë prej 10.00 sahati deri në 5.00 sahati të mbasdites.Ditë festash:1.00-5.00 sahati. Sa ban: € 4,00 Ku: Kisha Chiesa di Santa Maria del Carmine.(P.zza del Carmine) Me randësi:Prenotimi ashti detyrueshëm.Keni me thirrë n'telefon në nade prej 9.00 sahati deri në 6.00 sahati mbasditet njiketnumer 055/276.8224 ose 055/276.8558 Bazilika “Basilica di Santa Croce” në Firence Vorri i Michelangelo-s,"i mbrojtun"prej tri skulpturave qi paraqesin Pikturen,Skulpturen e Arkitekturen, ban garë me xanë pjesen e parë të Bazilikës së Kryqit të Shejtë (Santa Croce) me vorrin e Galileo Galilei-t,qi asht i vumë taman perballë.Fill mbas Michelangelo-s gjindetcenotafi (lapidari) i Dante-s por këtu nuk gjenden ma eshtnate tij, qi u patne lanë në Ravena ku diq në mergim.Vazhdojnë mandej Vittorio Alfieri, Antonio Canova, Niccolò Machiavelli, Gioacchino Rossini e Ugo Foscolo,qi kur kje gjallë e percaktoi Santa Croce-n si vendi qi ruente "Urnat e të Fortëve" (vorret e njerzve të mëdhaj të Italisë).Por Santa Croce nuk ashtvetëm nji "grumbullim"i eshtnave të italianëve qi kanë krijue historinë.Në mbarim të Bazilikës gjinden kapelate afreskueme prej Giotto-s me Historinate Jetës së Sh'Françeskut.Në Cappella dei Pazzi, ku Giuliano de Medici u pat vra e Lorenzo il Magnifico u plagos gjatë komplotittë famshëm,ruhetKrishti në Kryq i Cimabue-s (Crocifisso di Cimabue). http://www.italyguides.it/it/toscana/firenze/basilica-di-santa-croce Kur: pergjithditë, nade në 9.30 sahati e deri në 5.30 sahati të mbasdites.Të dielen e gjatë festave katolike:(6 janar,15 gusht,1 nandor,8 dhetor) PM 1.00-5.30 sahati.Të dielen e Enjllit(Lunedìdell'Angelo),25 prill, 1 maj,2 qershor:9.30- 17.30 sahati,Mbyllja e arkës e të himunite fundit mbrendë ashtnë 5.00 sahati PM. Asnjiherë: me 1 janar,per Pashkë,per Shna Ndoun e Padoves (13 qershor),Sh'Françesk (4 tetor), 25 e 26 dhetor. Sa ban: 5,00 euro, shitetvetem te sporteli i biljetave te Opera di Santa Croce Kisha e Dantes e Beatriçes në Firence Nuk ka pasë kenë kollaj me ndejë të ndamë.Dantja e ka pasë shpinë gati 20 metra lerg;shpija e tij ashthala njaty, e mundetme u vizitue pergjithditë.Ndersa,Beatriçja shkonte në meshë në kishen e vogel ku kishin vorrosë të afermite familjes së saj (Portinari) e ata të familjes Gemma Donati (e shoqja e Dantes).Pergjatë rrugicetu kryqëzoshin rrugëte tyne, ose në ket kishë teper të vogel, e njikjo ashttanë ajo qi i ashtlejue dashnisë së tyne. Kisha në fakt e ka emnin Santa Margherita dei Cerchi,por të tanë e njofin si kisha e Dantes e Beatriçes. http://www.firenze-online.com/visitare/informazioni-firenze.php?id=111#.VaOpMJ775LM Nji kuader jo fort i bukur i varun në njenin prej mureve na kujton takimin e parë të syve midis tyne, çasti kur Dantja bjen në dashni me Beatriçen.Por janë disa pusulla të lanuna mbi vorrin e saj:“Të lutem ban qi të kthehet te unë”, “Më ndihmo,nuk due me e hupë”, qi e bajnë njiketvend simboli i tanë dashnorëve të botës, e sidomos i atyne qi e kalojnë të tanë jeten pa u bashkue kurrë. Si me shkue: prej Via dei Calzaiuoli duhetme ndjekë shejat e rrugës per te Shpija e Dantes (Casa di Dante) Informacione turistike: http://musei.firenze.it/informazioni_turistiche_firenze.htm
  • 3. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Çka me hanger në Firence Kuzhina tipike e Firences ashte famshme për berxollen e saj,por edhe gjana të tjera qi mundetme i ofrue turistave: specialitete të thjeshta qi kanë le prej fantazisë së njerëzve të thjeshtë qi i transformoshin perbasite vorfen thalbësor,s i buka, voji i ullinite zarzavatet, në receta të jashtëzakonshme. Dikuj ndoshta i kujtohen fjalëte nji kangës qi ka pasë këndue Rita Pavone: "a ta kande paça-paça-murin,me molla molla mollatarta (ti va la pappa pappa,col pomo pomo pomo pomodoro)? Pra në Firence paçamuri me mollatarta ashtnji specialitetqi duhetme e provue se sban,bahetme bukë të ndejun,huder të kavertisun,spec djegës e mishin e mollatartës,voj ullinite filxigen. Berxolla alla fiorentina (bistecca alla fiorentina) ka mbetë hala mbretnesha e tavolinës,e qytetarët e Firences insistojnë se nuk mundetme kenë bërxollë fiorentine nen 1 kg e duhetme kenë e pjekun njaq pak sa kur e pret mishin me qitë gjak (al sangue).Sigurisht, berxolla shoqnohetme venë të kuqe,e këtu mundena me permendë Toskanen qi prodhon:venë Chianti,Brunello e Montepulciano por edhe shumë të tjera. Këshilla se ku me hanger në Firence ashtlerg qendres,pra lerg kurthave per turista,qi janë të vueme gjithkund në qendren historike të Firences.Mjafton me u largue njifije per me gjetë gjellëtore e restorante ku gatuejnë gjithfarë gjanash të mira të kuzhinës fiorentine,pa pasë nevojë me ndejë e me kja karten e kreditit. http://www.visitflorence.com/it/mangiare-e-bere-a-firenze https://www.quandoo.it/firenze http://www.storienogastronomiche.it/specialmente-firenze-mangiare-tipico Me dalë në mbramje neper Firence Diten Firencja ashtsi nji studente e zellshme,me tanë ata vepra të bukura artit e me monumentete saj madhështore qi duhetme i zbulue njikahnji,por gjatë natës aja i braktisë teshate saja studenteske per me i dhanë shfrim veditnë pub-et e diskotekate qenders.Diskot e kafet janë gjithkund e të dalin perpara si këpurdhat,pergjatë rrugeve qi ne nade praktikishtjanë të shkreta.Perpara se me ardhë mbramja,mundeni me u kënaqë me nji aperitivnë zonen Lungarni e në fundjavë mundeni me pi,me shumë lezet,nji gotë të mirë venë Chianti në shumë bare (wine bar) të shperndamë në të tanë Firencen.Atyne qi i pelqen me hanger,munden me shkue në gjellëtoretkarakteristike të qenders së qytetit (gjithmonë tuj pasë kujdes çmimin),berxollate mëdhaja e të pabesueshme fiorentine e haena të tjera me gusto.Per ata qi donë me kalue momente ma të qeta, nuk mungojnë kinema multisalla e teatro qi rrinë hapë të tanë vjetin. http://www.aboutflorence.com/firenze/vita-notturna-a-Firenze.html Shopping në Firenze Në kjoftë se keni shpresë me gjetë gjana me të lirë në Firence,keni me mbetë të pakënaqun.Kah ana tjetër, mundeni me u argëtue në dyqanet e shumta të artizanatit, ku punohen hala objekte me dorë,janë të famshme ata të argjendarëve e të bizhutjerëve. Janë me emen edhe laboratoretku prodhohen mallna prej lëkurete shollite ata ku punohetletra. Kuleta, çanta prej lëkuret,letër shkrimite fletore janë suvenire qi zakonishtmundeni me marrë me vedi kur të ikni prej Firences.Nuk mungojnë dugajtë e modës së naltë:te Via Calzaiuoli e Tornabuoni mundeni me i masakrue financattueja tuj hie e tuj dalë neper dugajë si puna e atyne me emnin Armani,Gucci e Versace e kështu me radhë.Shumë skenografikë,por tashma janë kthye në kurtha turistash;pazari historik,pazari i Ri (Nuovo) ashti posaçem e ai i Sh'Lorencit(San Lorenzo): pazari popullor ka tashma veç duken,çmimetjanë si nder dyqane luksoze. Ba mos me e pasë menden te çmimet,del prej pazarit me xhepa bosh e kaj herë edhe me zemer të plasun! http://www.visitare-firenze.it/dove-comprare Shenim: Per ata qi kanë harrue me lexue (me shkrue) gegnishtose qi nuk kanë mësue kurr e nuk munden kurrsesi me lexue gegnisht,zanorja ë nuk shqiptohetsidomos kur gjindetnë fund të fjalës e kjo gja shkakton zgjatjen e rrokjes tonike (zanores) qi i paraprin (un ha, ata hanë – haan). Gegnishtja ka zanore hundore qi në toskënishtmungojnë (za, zë). N-ja nderzanore nuk ka ndryshue në gegnisht,ndersa në tosknishtashttransformue në r (rotacizmi): zani – zëri, peni – peri, vena – vera. Diftongu gegë ue i korrespondon diftonguttoskë ua: grue – grua, shkue – shkuar.Vo-ja nistore e gegnishtes i korrespondon va-së në tosknisht:votër – vatër, i vorfën – i varfër, voj – vaj. Per rregullate tjera se si me shkrue e me lexue gegnishtmundeni me studjue Gramatiken e shqypes të Martin Camajt.