SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Tani dhe Topi

Me datë 23.05.2008 të gjithë mediat i pushtoi lajmi i bujshëm i vdekjes aksidentale të
njeriut që krijoi Top Median, të ndjerit z. Dritan Hoxha.
Lindur në vitin 1968 në familje të varfër, që në moshë të vogël i vdiq i ati dhe u rrit
mes vuajtjesh nga e ëma.

Filloi biznesin më Lori Caffe-n. Pas disa vitesh sukses me bashkëpunëtorët e tij krijoi
një nga mediat më të rëndësishme të Shqipërisë, Top Albania Radio-n, Top Gold-in
dhe më pas televizionin “e pavarur” Top Channel. E vendos në thonjëza një fjalë të
tillë për disa arsye që do të përmenden më poshtë.

Pas vdekjes enigmatike të bashkëpunëtorit të tij, z. Lame, (lajm i cili nuk është
transmetuar asnjëherë nga Top Channel, çudi, lajmi më parë kalon tek ata!!!), z.
Hoxha vazhdoi suksesshëm bizneset e tij duke investuar shumë në krijesën e tij të
fundit - Top Channel - , gjë e cila është vënë re nga të gjithë dhe ka impresionuar
edhe personalitet e huaja dhe jo vetëm mediatike. Vullneti dhe dëshira e z. Hoxha
për teknologji të fundit dhe staf të profesional janë për t’u pasur zili.

Nga kurioziteti apo risia, Top Channel me programet e tij, u bë menjëherë një nga
televizionet më të ndjekura në Shqipëri. Shumë personalitete të ekranit shqiptarë u
punësuan pranë Top Channel dhe shumë të rinj ëndërronin të bënin pjesë në këtë
staf. Programe dhe spektakle argëtuese u shfaqën për herë të parë në një ekran
shqiptar, madje dolën shumë të suksesshme, vetëm se nuk ishte ai origjinaliteti
shumë i dëshiruar i cili mungon ndjeshëm tek mbarë shqiptarët. Programet dhe
emisionet bliheshin - normalisht me të drejta televizive - nga televizionet e huaja si
p.sh.: Fiks Fare nga Canale 5; Portokalli nga Italia Uno; Dejavu e Mustafa Nanos nga
emisioni i Paolo Bonolis në Canale 5; Kjo Ishte Loja nga Scherzi a Parte; Ekstreme po
nga Italia Uno; pa përmendur pastaj Big Brother. Por, megjithë këtë famë të shpejtë
dhe të madhe, aty kishte diçka. Top Channel, dashje pa dashje shfaqi bindje, ose më
mirë subjektivitetin e tij profesional madje edhe politik. Gjithë ajo famë dhe zhurmë,
gjithë ai investim, gjithë ajo teknologji e sofistikuar u përdhos me njollën famëkeqe të
politikës shqiptare. Në Shqipëri njihet një televizion me prirje të djathta dhe një me
prirje të majta, ato janë përkatësisht TV Klan dhe Top Channel. Dallohet qartë ndarja
politike që bën Top Channel duke theksuar forcën e së majtës dhe duke zbehur
investimet e kryera nga partia në pushtet (edhe pse të pakta, duhet pranuar).
Dramatizon më shumë seç duhet gabimet e politikanëve drejtues. Një subjektivitet i
tillë vihet re jo vetëm në edicionet e lajmeve por edhe në emisionin (për hallet e
popullit), Fiks Fare. Drejtuesi i këtij emisioni, z. Saimir Kodra ka shfaqur haptazi
bindjen dhe madje anëtarësinë e tij pranë Partisë Socialiste. Si mund të pranohet që
një emision, një nga synimet e të cilit është të ndihmojë njerëzit që i bëhet padrejtësi,
të ketë qëllime politike?!

Dihet shumë mirë që jemi një vend demokratik dhe çdo njeri është i lirë të mendojë
dhe të anëtarësohet aty ku ndjehet i bindur, por nuk kuptoj pse Top Channel, një nga
emrat e shumtë me të cilët e ka quajtur veten është - i pavarur - të bëjë këto
diferencime politike?! Jam dakord, qeveria jonë lë shumë për të dëshiruar, diku me
mosbajtjen e premtimeve, diku me gabimet e saj e diku me paaftësinë e saj, por puna
është se këtë konkluzion dua që ta nxjerr vetë dhe jo ta marr të gatshëm nga Top
Channel, aftësinë për menduar dhe gjykuar e kam edhe unë. Pastaj nuk është e thënë
që të jem dakord me të gjitha përfundimet e Top Channel, është njerëzore kjo. Të
dëgjosh lajmet tek Top Channel apo tek TV Klan është njëlloj si të marrësh
informacion nga gazetat Zëri i Popullit apo Rilindja Demokratike.

Dhe jo vetëm kaq, në shumë raste Top Channel mburret me veten, thekson e
rithekson suksesin e saj të pamohueshëm. Televizioni më i shikuar, programi më i
ndjekur, cilësia më e mirë, ne jemi kështu ne jemi ashtu; e gjëra të tilla të
panevojshme. Bukuria ndjehet dhe kuptohet vetë. Një mburrje e tillë konverton
punën e bukur dhe madhështore në një vepër të turpshme. E mira nuk ka nevojë për
reklamë kur ndiqet nga të gjithë. Pastaj akuzon TV Klan për mburrjen që i bën vetes..
Subjektiviteti televiziv është ajo që përmenda më sipër. Top Channel nuk transmeton
fare ato lajme të cilat nuk do që të shfaqen. Ja një shembull i thjeshtë. Të dalim pak
jashtë teme. Për sa i përket sportit p.sh.: Liga e Kampionëve para dy vitesh ka qenë e
drejtë ekskluzive e platformës SAT +, pronësi e TV Klan. Për çudi finalja e Ligës së
Kampionëve e vitit 2006 Barcelona - Arsenal nuk është transmetuar as në edicionin
kryesor të lajmeve në Top Channel. Pra, për të mos i bërë si të thuash publicitet SAT
+, Top Channel sakrifikon publikun duke fshehur një lajm kaq të rëndësishëm dhe jo
vetëm për dashamirësit e futbollit. Në qoftë se e mbani mend në ato kohë
transmetonte rezultatet e ndeshjeve të kategorisë II dhe III në Gjermani, Angli e Itali,
lajme për të cilat ishin të interesuar vetëm familjarët e futbollistëve dhe të gjithë
ndërronin kanalin.
Pastaj, siç e thashë edhe më sipër, dramatizon shumë ngjarjet e ndodhura. Tragjeditë
interpretohen, kriza thellohet, të sëmurët vdesin dhe të shpëtuarit janë shtruar në
spital në rrezik për jetën. Të gjitha këto kanë vetëm një aktor - Top Channel -. Kështu
vetvetiu lind një frikë dhe dëshpërim në zemrat e njerëzve. Dhe jo vetëm kaq,
transmetohen vazhdimisht emisione mbi të kaluarën tonë të hidhur. Vitet e errëta të
Xhaxhit, vitet e 90’, lufta civile e 97, etj. Top Channel nuk ka si qëllim primar
kënaqjen e shikuesve. Me anë të këtyre programeve na ngulitet në mendje se jemi të
lidhur me të kaluarën dhe nuk mund t’i shpëtojmë asaj. Me pretekstin se kanë gjetur
prova të reja, video të papara më parë, dokumente të zbuluara kohët e fundit, mbi
kohët e komunizmit, Ramiz Alisë, viteve 90, vdekjes së mistershme të Mehmet
Shehut, vitit 1997 etj, etj. Transmeton programe depresive të pakuptimta, që
përhapin frikë, ankth dhe pasiguri për të ardhmen. Gjëra të tilla vërehen edhe tek TV
Klani në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

                                     *      *      *

Dhe vjen një ditë kur z. Dritan Hoxha po lëvizte me makinën e tij - e porositur dhe e
prodhuar enkas për të - me një shpejtësi mbi 200 km/h, (si duket po dëgjonte këngën
“my dream is to fly” Rise up – Yves Larock) dhe humbet kontrollin e saj duke
goditur një pemë. Makina shkatërrohet duke u ndarë përgjysmë. Z. Hoxha
shoqërohet menjëherë për në spitalin ushtarak por humbet jetën gjatë rrugës. Brenda
ishte edhe një femër, Entela Hyskja, edhe ajo e vdekur normalisht. Sa dëshpëruese!
Ç’bën një njeri me një veturë jashtë serie; me një femër në sedijen e parme; në rrugët e
qytetit; me një shpejtësi marramendëse; nën një rrebesh shiu; i pirë; në orët e para të
mëngjesit kur në shtëpinë e tij po e presin gruaja dhe fëmijët?! Thuhet që shoferi i tij i
ka thënë që ta transportonte ai pasi z. Hoxha nuk paska qenë në gjendje të niste
makinën por ky i fundit e ka ofenduar dhe ka preferuar të udhëtojë vetë!
Gjëja më e çuditshme këtu është se pse nuk e përmend Top Channel lajmin e vdekjes
së vajzës, a nuk ishte edhe ajo njeri, apo vallë ishte nga Shtëpia e Fëmijës? A nuk
është Top Channel aty ku kalon lajmi më parë, as këtë here nuk paska kaluar në
fillim tek Top Channel, madje s’paska kaluar fare, sepse lajmi i vdekjes së vajzës së
gjorë është bërë i ditur vetëm nga mediat e tjera vizive.

Ky është përfundimi i një njeriu që arriti çdo gjë në këtë jetë. Jeta e të cilit filloi në
skamje, - në moshën 40 vjeçare kishte arritur kulmin. Çdo njeri do të dëshironte atë
që arriti z. Hoxha. Pasuri, famë, miqësi, etj. Por, a ja vleu barra qeranë! Vdes i pirë,
me shpejtësi shumë të madhe, mori edhe jetën e një vajze të re. Tani është i vetëm në
errësirën e varrit të tij. Nuk ka asgjë nga pasuria që kishte, të gjithë miqtë dhe
familjarët e lanë në gropën e tij dhe u larguan. Po tani, kush do të donte të ishte në
vendin e tij?! Zoti na ruajt nga një përfundim i tillë!

O ti që ke akoma forcën e llogjikimit. Shfrytëzo mirësitë e Krijuesit tënd dhe mos
abuzo me to. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen qoftë i ri apo i rritur. Civilizimi dhe
kapitalizmi po na konverton në makina dhe vegla. Automatikisht me kalimin e kohës
po bëhemi robër të parasë dhe po varfërohemi shpirtërisht. Ndjehemi të boshatisur
dhe të stresuar, edhe pse argëtohemi vazhdimisht nëpër pub-e, me muzikë,
vallëzime e femra. Problemi është se këto janë argëtimet e trupit dhe jo të shpirtit.
Është njësoj si të çlodhësh sytë duke dëgjuar muzikë!!! Edhe shpirti nuk mund të
gjejë qetësi vetëm se duke iu drejtuar Krijuesit të tij. O miku im, e djeshmja iku, e
sotmja po ashtu, gjithçka që dëshiron është tek e nesërmja, andaj me bindje dhe
përulje drejtoju vetëm Krijuesit tend i Cili është një dhe i Vetëm.
Kjo është fjala ime e fundit dhe fillimi i kërkimit për ata që dinë të mendojnë.



Altin Kraja,
Tiranë, 07.06.2008

More Related Content

Featured

AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 

Featured (20)

AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
 

Tani Dhe Topi

  • 1. Tani dhe Topi Me datë 23.05.2008 të gjithë mediat i pushtoi lajmi i bujshëm i vdekjes aksidentale të njeriut që krijoi Top Median, të ndjerit z. Dritan Hoxha. Lindur në vitin 1968 në familje të varfër, që në moshë të vogël i vdiq i ati dhe u rrit mes vuajtjesh nga e ëma. Filloi biznesin më Lori Caffe-n. Pas disa vitesh sukses me bashkëpunëtorët e tij krijoi një nga mediat më të rëndësishme të Shqipërisë, Top Albania Radio-n, Top Gold-in dhe më pas televizionin “e pavarur” Top Channel. E vendos në thonjëza një fjalë të tillë për disa arsye që do të përmenden më poshtë. Pas vdekjes enigmatike të bashkëpunëtorit të tij, z. Lame, (lajm i cili nuk është transmetuar asnjëherë nga Top Channel, çudi, lajmi më parë kalon tek ata!!!), z. Hoxha vazhdoi suksesshëm bizneset e tij duke investuar shumë në krijesën e tij të fundit - Top Channel - , gjë e cila është vënë re nga të gjithë dhe ka impresionuar edhe personalitet e huaja dhe jo vetëm mediatike. Vullneti dhe dëshira e z. Hoxha për teknologji të fundit dhe staf të profesional janë për t’u pasur zili. Nga kurioziteti apo risia, Top Channel me programet e tij, u bë menjëherë një nga televizionet më të ndjekura në Shqipëri. Shumë personalitete të ekranit shqiptarë u punësuan pranë Top Channel dhe shumë të rinj ëndërronin të bënin pjesë në këtë staf. Programe dhe spektakle argëtuese u shfaqën për herë të parë në një ekran shqiptar, madje dolën shumë të suksesshme, vetëm se nuk ishte ai origjinaliteti shumë i dëshiruar i cili mungon ndjeshëm tek mbarë shqiptarët. Programet dhe emisionet bliheshin - normalisht me të drejta televizive - nga televizionet e huaja si p.sh.: Fiks Fare nga Canale 5; Portokalli nga Italia Uno; Dejavu e Mustafa Nanos nga emisioni i Paolo Bonolis në Canale 5; Kjo Ishte Loja nga Scherzi a Parte; Ekstreme po nga Italia Uno; pa përmendur pastaj Big Brother. Por, megjithë këtë famë të shpejtë dhe të madhe, aty kishte diçka. Top Channel, dashje pa dashje shfaqi bindje, ose më mirë subjektivitetin e tij profesional madje edhe politik. Gjithë ajo famë dhe zhurmë, gjithë ai investim, gjithë ajo teknologji e sofistikuar u përdhos me njollën famëkeqe të politikës shqiptare. Në Shqipëri njihet një televizion me prirje të djathta dhe një me prirje të majta, ato janë përkatësisht TV Klan dhe Top Channel. Dallohet qartë ndarja politike që bën Top Channel duke theksuar forcën e së majtës dhe duke zbehur
  • 2. investimet e kryera nga partia në pushtet (edhe pse të pakta, duhet pranuar). Dramatizon më shumë seç duhet gabimet e politikanëve drejtues. Një subjektivitet i tillë vihet re jo vetëm në edicionet e lajmeve por edhe në emisionin (për hallet e popullit), Fiks Fare. Drejtuesi i këtij emisioni, z. Saimir Kodra ka shfaqur haptazi bindjen dhe madje anëtarësinë e tij pranë Partisë Socialiste. Si mund të pranohet që një emision, një nga synimet e të cilit është të ndihmojë njerëzit që i bëhet padrejtësi, të ketë qëllime politike?! Dihet shumë mirë që jemi një vend demokratik dhe çdo njeri është i lirë të mendojë dhe të anëtarësohet aty ku ndjehet i bindur, por nuk kuptoj pse Top Channel, një nga emrat e shumtë me të cilët e ka quajtur veten është - i pavarur - të bëjë këto diferencime politike?! Jam dakord, qeveria jonë lë shumë për të dëshiruar, diku me mosbajtjen e premtimeve, diku me gabimet e saj e diku me paaftësinë e saj, por puna është se këtë konkluzion dua që ta nxjerr vetë dhe jo ta marr të gatshëm nga Top Channel, aftësinë për menduar dhe gjykuar e kam edhe unë. Pastaj nuk është e thënë që të jem dakord me të gjitha përfundimet e Top Channel, është njerëzore kjo. Të dëgjosh lajmet tek Top Channel apo tek TV Klan është njëlloj si të marrësh informacion nga gazetat Zëri i Popullit apo Rilindja Demokratike. Dhe jo vetëm kaq, në shumë raste Top Channel mburret me veten, thekson e rithekson suksesin e saj të pamohueshëm. Televizioni më i shikuar, programi më i ndjekur, cilësia më e mirë, ne jemi kështu ne jemi ashtu; e gjëra të tilla të panevojshme. Bukuria ndjehet dhe kuptohet vetë. Një mburrje e tillë konverton punën e bukur dhe madhështore në një vepër të turpshme. E mira nuk ka nevojë për reklamë kur ndiqet nga të gjithë. Pastaj akuzon TV Klan për mburrjen që i bën vetes.. Subjektiviteti televiziv është ajo që përmenda më sipër. Top Channel nuk transmeton fare ato lajme të cilat nuk do që të shfaqen. Ja një shembull i thjeshtë. Të dalim pak jashtë teme. Për sa i përket sportit p.sh.: Liga e Kampionëve para dy vitesh ka qenë e drejtë ekskluzive e platformës SAT +, pronësi e TV Klan. Për çudi finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2006 Barcelona - Arsenal nuk është transmetuar as në edicionin kryesor të lajmeve në Top Channel. Pra, për të mos i bërë si të thuash publicitet SAT +, Top Channel sakrifikon publikun duke fshehur një lajm kaq të rëndësishëm dhe jo vetëm për dashamirësit e futbollit. Në qoftë se e mbani mend në ato kohë transmetonte rezultatet e ndeshjeve të kategorisë II dhe III në Gjermani, Angli e Itali, lajme për të cilat ishin të interesuar vetëm familjarët e futbollistëve dhe të gjithë ndërronin kanalin. Pastaj, siç e thashë edhe më sipër, dramatizon shumë ngjarjet e ndodhura. Tragjeditë interpretohen, kriza thellohet, të sëmurët vdesin dhe të shpëtuarit janë shtruar në spital në rrezik për jetën. Të gjitha këto kanë vetëm një aktor - Top Channel -. Kështu vetvetiu lind një frikë dhe dëshpërim në zemrat e njerëzve. Dhe jo vetëm kaq,
  • 3. transmetohen vazhdimisht emisione mbi të kaluarën tonë të hidhur. Vitet e errëta të Xhaxhit, vitet e 90’, lufta civile e 97, etj. Top Channel nuk ka si qëllim primar kënaqjen e shikuesve. Me anë të këtyre programeve na ngulitet në mendje se jemi të lidhur me të kaluarën dhe nuk mund t’i shpëtojmë asaj. Me pretekstin se kanë gjetur prova të reja, video të papara më parë, dokumente të zbuluara kohët e fundit, mbi kohët e komunizmit, Ramiz Alisë, viteve 90, vdekjes së mistershme të Mehmet Shehut, vitit 1997 etj, etj. Transmeton programe depresive të pakuptimta, që përhapin frikë, ankth dhe pasiguri për të ardhmen. Gjëra të tilla vërehen edhe tek TV Klani në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. * * * Dhe vjen një ditë kur z. Dritan Hoxha po lëvizte me makinën e tij - e porositur dhe e prodhuar enkas për të - me një shpejtësi mbi 200 km/h, (si duket po dëgjonte këngën “my dream is to fly” Rise up – Yves Larock) dhe humbet kontrollin e saj duke goditur një pemë. Makina shkatërrohet duke u ndarë përgjysmë. Z. Hoxha shoqërohet menjëherë për në spitalin ushtarak por humbet jetën gjatë rrugës. Brenda ishte edhe një femër, Entela Hyskja, edhe ajo e vdekur normalisht. Sa dëshpëruese! Ç’bën një njeri me një veturë jashtë serie; me një femër në sedijen e parme; në rrugët e qytetit; me një shpejtësi marramendëse; nën një rrebesh shiu; i pirë; në orët e para të mëngjesit kur në shtëpinë e tij po e presin gruaja dhe fëmijët?! Thuhet që shoferi i tij i ka thënë që ta transportonte ai pasi z. Hoxha nuk paska qenë në gjendje të niste makinën por ky i fundit e ka ofenduar dhe ka preferuar të udhëtojë vetë! Gjëja më e çuditshme këtu është se pse nuk e përmend Top Channel lajmin e vdekjes së vajzës, a nuk ishte edhe ajo njeri, apo vallë ishte nga Shtëpia e Fëmijës? A nuk është Top Channel aty ku kalon lajmi më parë, as këtë here nuk paska kaluar në fillim tek Top Channel, madje s’paska kaluar fare, sepse lajmi i vdekjes së vajzës së gjorë është bërë i ditur vetëm nga mediat e tjera vizive. Ky është përfundimi i një njeriu që arriti çdo gjë në këtë jetë. Jeta e të cilit filloi në skamje, - në moshën 40 vjeçare kishte arritur kulmin. Çdo njeri do të dëshironte atë që arriti z. Hoxha. Pasuri, famë, miqësi, etj. Por, a ja vleu barra qeranë! Vdes i pirë, me shpejtësi shumë të madhe, mori edhe jetën e një vajze të re. Tani është i vetëm në errësirën e varrit të tij. Nuk ka asgjë nga pasuria që kishte, të gjithë miqtë dhe familjarët e lanë në gropën e tij dhe u larguan. Po tani, kush do të donte të ishte në vendin e tij?! Zoti na ruajt nga një përfundim i tillë! O ti që ke akoma forcën e llogjikimit. Shfrytëzo mirësitë e Krijuesit tënd dhe mos abuzo me to. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen qoftë i ri apo i rritur. Civilizimi dhe kapitalizmi po na konverton në makina dhe vegla. Automatikisht me kalimin e kohës
  • 4. po bëhemi robër të parasë dhe po varfërohemi shpirtërisht. Ndjehemi të boshatisur dhe të stresuar, edhe pse argëtohemi vazhdimisht nëpër pub-e, me muzikë, vallëzime e femra. Problemi është se këto janë argëtimet e trupit dhe jo të shpirtit. Është njësoj si të çlodhësh sytë duke dëgjuar muzikë!!! Edhe shpirti nuk mund të gjejë qetësi vetëm se duke iu drejtuar Krijuesit të tij. O miku im, e djeshmja iku, e sotmja po ashtu, gjithçka që dëshiron është tek e nesërmja, andaj me bindje dhe përulje drejtoju vetëm Krijuesit tend i Cili është një dhe i Vetëm. Kjo është fjala ime e fundit dhe fillimi i kërkimit për ata që dinë të mendojnë. Altin Kraja, Tiranë, 07.06.2008