Vendosje ne biznes
1.Ckaparaqet modeli situativ?
Modeli situativ sugjeron se ekzistojne disa stile dhe rrethana ne te cilen marrja e vendimeve mund te
jete e suksesshme dhe po ashtu rrethana ne te cilat vendimmarrja mund te jete kunderproduktive.
Ky model është dhanun nga Vroom dhe Yetton- ky model ka 5 stile dhe atë:
●Stili autokratik ●Stili hulumtues, ●Stili konsultativ,
●Stili participativ ● Stili konsensual.
2. Cilat janë karakteristikat e situatave në bazë të të cilave merret vendimi lidhur me stilin ?
●Kualiteti ● Informimi ●Strukturimi i problemit
●Pranimi, ●Harmonizimi i qëllimit, ●Diferenca në opinion.
3.Cka eshte vendimmarrja individuale? (perparesite dhe dobesite)
- Vendimet individuale janë ato vendime, të cilat i sjellin individët në vendet e tyre të
punës. Këto vendime dallohen për nga rëndësia dhe varësia e vendit të punës që e ka
individi në ndërmarrjen ku punon.
Për problemet e thjeshta kemi vendimet individuale dhe për problemet e ndërlikuara kemi
vendimet grupore.
Në praktikë mund të ndodh edhe e kundërta, qe problemet e ndërlikuara të zgjidhen nga
individët, ose e kundërta.
Përparësitë e vendosjes individuale:
Vendosja individuale është proces më I shpejtë në krahasim me vendosjen grupore.
Se te disa vendime të rëndësishme individuale preferohet mendimi i një personi, i një
profesionisti i cili është më meritori për vendosjen mbi disa probleme.
Te vendosja individuale I ikin problemeve tëvendosjes grupore, siç është mendimi
grupor I cili e ngadalëson
Dobësitë e vendosjes individuale:
Individi i shqyrton një numër më të vogël të alternativave për zgjidhjen e problemit në
krahasim me vendosjen grupore, e cila jep një numër më të madh të alternativave.
Mungesa e sinergjisë te dijes
Mungesa e përparësive qe rrjedhin nga vendosja grupore
4.Cka jane vendimet grupore? (perparesite dhe dobesite)
2.
-Vendimmarrja grupore paraqetmënyrën e vendosjes afariste, ku vendimet i marrin një grup i
caktuar i njerëzve.
Bazë per formimin e grupit mund te jete pronesia, funksionet menaxheriale, puna e perbashket ne
ndoni veprimtari, etj.
Per te kuptu vendimmarrjen grupore si formë bashkëkohore të vendimmarrjes ne duhet që ti
Kuptojmë:
natyrën e grupeve,
karakteristikat tjera të grupit dhe
sjelljet në grup.
Organizatat bashkekohore te biznisit gjithnje e me shume jane duke shfrytezuar grupet per te
marre vendime.
Ekzistojne keto arsye pse vendimet duhet te merren në grup:
●Legjitimitetit ●Kualiteti i vendimit ●Nevoja për vendime inovative
●Informacionet ●Morali
Karakteristikat e grupit janë:
anëtarët e grupi i lidh interesi i përbashkët,
anëtarët e grupit duhet të komunikojnë në mes vete,
anëtarët e grupit i ndajnë rolet ndërmjet vete për realizimin e qëllimeve të grupit,
secili grup sipas rregullit është nëngrup i ndonjë grupi më të madh, kurse mund t’i
ketë edhe nëngrupet e veta,
anëtarët e grupit duhet t’u përmbahen normave të përcaktuara të sjelljeve në grup.
Ne vendimmarrje grupore rendesi te madhe kane edhe personat me autoritet te madh, te cilet
kane vend dhe force ne ndermarrje.
Nese ne grup ekzistojne dy persona me autoritet te njejte dhe me mendime diametralishte te
kunderta ne raport me problemin per te cilin vendoset- problemi mundet te komplikohet.
Mu per kete mundesite problemit duhet te kemi parasyesh gjate formimit te grupit per
vendimmarrje
5.Kohezioni grupor? (karakteristikat e kohezionit)
- Sipas Cole “koheziviteti grupor ka të bëjë me aftësinë e antarëve të grupit që të qëndrojnë së
bashku.Po, ashtu koheziviteti grupor ka të bëjë me aftësinë e grupit për të tërhequr antarë të rinj.
3.
Grupi me kohezivitettë lartë demonstron një lojalitet të madh të antarëve të grupit dhe një sjellje
që është në përputhshmëri me normat grupore të cekura më lartë.
Faktoret që e prekin kohezionin grupor janë:
●Madhësia ●Kohezgjatja ●Kërcnimet ●Izolimi ●Hyrja e kufizuar ●
Ngjajshmerite
6.Si dallohen grupet efektive dhe grupet joefektive?
Karkateristikat e grupit efektive
Atmosfera e relaksuar joformale
Më shumë diskutime të rëndësishme me një shkallë të lartë të pjesëmarrjes.
Qëllimi apo detyra e grupit e kuptuar mirë dhe përpjekja e antarëve të grupit për ta arritur atë.
Antarët dëgjojnë njëri-tjetrin.
Konflikti nuk është eliminuar në tërësi, mirëpo është diskutuar në mënyrë te hapur dhe
konstruktive.
Shumica e vendimeve merren me konsensus të përgjithshëm me minimum të votimit
formal.
Idetë shprehën në mënyrë të lirshme dhe të hapur.
Udhëheqja nuk është gjithmonë me anë të kryesuesit, mirëpo tenton që të jetë e ndarë në
mënyrë adekuate.
Grupi vlerëson progresin e dhe sjelljet e tij.
Karakteristikat e grupit joefektive
Diskutimet të dominuar nga dy apo tre vetë, dhe në shumicën e rasteve jorelevante.
Objektivat e përbashkëta jo të qarta.
Antarët kanë tendenca të mosdëgjimit të njeri-tjetrit.
Atmosferë tensionuar dhe e mërzitshme.
Konflikti ose është i eliminuar ose është i lejuar të zhvillohet në një “betejë”.
Ndjenjat personale mbahen të fshehta dhe se kritika
4.
konsiderohet sidiçka e turpshme.
Udhëheqja realizohet përmes kryesuesit/liderit.
Shumica e thjeshtë shihet si e mjaftueshme për të bazuar vendimet e grupit, të cilat duhet ti
pranojë pakica.
Grupi shmangë çdo diskutim rreth sjelljeve të tij.
7.Si behet komunikimi ne grup dhe cilat jane tipet e komunikimit ne grup?
Komunikimi mes anetareve te grupi ka nje rendesi jashtezakonisht te madhe ne rezultatet e punes
grupore e me kete rast edhe te vendimmarrjes grupore. Komunikimi realizohet permes rrjetave
komunikuese,ato jane:
1.rrjeti komunikues me orientim kah qendra
2. rrjeti komunikues qarkor
3. rrjeti komunikues i nderlidhur teresisht
4. rrjeti komunikues
5. rrjeti komunikues vargor
8.Si qarkullojne informatat?
9.Anetaret e grupit me qfare njohuri karakterizohen?
- Anetaret e grupit me dituri komplementare
-Anetaret e grupit me dirturi konkurrente
-Anetaret e grupit me dituri te njejta
10.Pengesat ne vendimmarrjen grupore?
Polarizimi në mes të anëtarëve të grupit - Deri te polarizimi i anëtarëve të
grupit më së shpeshti mund të vijë:
• nëse me mendimin e ndonjë anëtari të grupit pajtohen edhe anëtarët e tjerë të grupit, atëherë ai
insiston edhe më tepër në mendim të vetin, pa marrë parasysh se a është ai i drejtë apo jo,
• nëse në grup ka anëtarë, të cilët nuk kanë mendim të qartë të vetin, kurse dikush tjetër mendimin
e vet e arsyeton në mënyrë shumë sugjestive dhe bindëse, atëherë shpesh të tjerët i
bashkangjiten,
• nëse ndonjë person i aftë pasivizohet për shkak të motivimit të dobët, duke ditur se grupi mban
përgjegjësinë pa marrë parasysh se ai ndryshe do ta zgjidhte problemin.
Mendimi grupor - Mendimi grupor paraqitet si antipod i polarizimit në mes të
anëtarëve të grupit dhe vije se rezultat i mbikohezivitetiti të antarëve të grupit.
Deri te mendimi grupor arrihet për shkak të vetë mënyrës së mendimit të
5.
anëtarëve të grupit,si dhe për shkak të lidhmërisë reciproke të anëtarëve të
grupit. Mendimi grupor ndodhë atherë kur antarët e grupit i kushtojnë rendësi më
të madhe mbajtjes së atmosferës së këndshme në grup dhe mbajtjes së moralit se
sa në marrjen e vendimeve efektive.
Participimi në procesin e vendosjes - Shkalla e participimit të punëtorëve në
vendosje kryesisht varet nga ajo se vallë menaxheri i ndërmarrjes a udhëheq me
stil demokratik apo autokritik të vendosjes. Ajo gjithashtu varet edhe nga niveli i
centralizimit dhe decentralizimit të ndërmarrjes. Pra, niveli më i lartë i
demokracisë dhe i decentralizimit të ndërmarrjes mundëson participim më të
madh të punëtorëve në vendosje dhe e kundërta.
11.Cka eshte vendimmarrja intuitive?
- Vendimmarrja intiutive është marrja e vendimeve në bazë të intuitës ose ndjenjave të marrsit të
vendimeve. Varsisht prej numrit të altrenativave qe i kemi ne dispozicion vendimarrja mund te
jete e leht apo e veshtire.
Vendimet intuitive më së shpeshti merren në kushtet e rrethinës jostabile, ku kushtet
menaxheriale ndryshojnë prej dite në ditë.
Në praktik, vendimet nuk merren gjithmonë në bazë të analizave të hollsishme, por si pasoj e
ndikimit të shumë faktorëve, siç janë: përleshjet, pasiguria, shpejtësia, etj., vendimet merren në
bazë të intuitës.
12.Si dallohet vendimmarrja intuitive me vendimmarrjen ne baze te gjykimeve?
Vendimarrja intuitive eshte marrja e vendimeve ne baze te intuites ose ndjenjave
te marresit te vendimeve.Marresi i vendimeve, i cili merr vendime ne kete
menyre, ne shumicen e rasteve nuk ka mundesi te shpjegoje se pse gjate
vendimmarrjes ka vepruar ashtu siq ka vepruara. Tek vendimarrja intuitive nese
numri i alternativave eshte i vogel , per marresin e vendimit eshte me e lehte
vendimmarrja dhe e kunderta, nese numri i alternativave eshte i madh
vendimmarrja eshte me e veshtire dhe probabiliteti i zgjedhjes se alternatives se
duhur eshte me i vogel.
Vendimet ne baze te gjykimeve shfrytezohet ne situatat qe perseriten dmth ne
vendimmarrjen e programuar. Kjo vendimmarrje bazohet ne pervojen dhe dijen
per situata te njejta ose te ngjashme.Kjo menyre e marrjes se vendimeve varet se a
do te merret vendimi i perseritur ne kushte te njejta apo peraferisht te njejta.Eshte
e shpejt dhe e lire, si dhe ka te beje me se shumti per nivele e uleta te
menaxhmentit
13.Cka jane vendimet ne baze te gjykimeve? (perparesite dhe dobesite)
6.
-Kjo mënyre evendimmarrjës shfrytezon situatat që përsëriten, d.m.th. Në vendimmarrjën e
programuar.
Kjo vendimmarrje bazohet në përvojën dhe dijen për situata të njëjta ose të ngjashme.
Kjo menyre e vendimarrjes varet se a do te merret vendimi i përseritur në kushtet e njëjta apo
përafersisht të njëjta.
14.Cka eshte vendimmarrja racionale?
- Vendimarrja racionale, për dallim nga vendimarrja intuitive dhe e gjykimve, kjo form e
vendimmarrjes bazohet në qasjen analetike, e cila përbëhet nga disa faza.
Kjo vendimmarrje përdoret në situatat që nuk përseriten.
Për shkak të qasjes se vete analetike është e shtrenjët dhe e ngadalshme.
Njeri nga përfaqesuesit më të mdhenje të vendimarrjës racionale ka qene Max Weber (1864-
1920) .
15. Varësisht nga rreziku marresit e vendimeve klasifikohen në tri grupe:
●Në ata që u ikin problemeve, duke marrë parasysh se nuk dëshirojnë rreziqe, gjithmonë e zgjedhin
alternativën me pasoja të njohura.
●Në ata që I zgjidhin problemet, kanë një tolerim mesatar ndaj rrezikut, që do të thotë se kur
ballafaqohen me problemin, mundohen ta zgjidhin.
●Në ata që I hulumtojnë problemet janë ata persona te të cilët rreziku gjatë vendosjes paraqet nxitje
dhe kënaqësinë e gjejnë gjatë vendosjes në kushtet e paqartësisë.
16.Cilat jane teknikat e vendojes grupore?
- Nga një numër i madh i teknikave të vendosjes grupore më të njohurat janë:
Teknika Brainstorming,
Teknika nominale grupore, dhe
Teknika Delfi.
17.Tenika Brainstormingu?
- Paraqet metodë të vendosjes, e cila bazohet në diskutimin intensiv, respektivisht në diskutime në
mes anëtarëve të grupi Kështu, secili anëtar i grupit ofron zgjidhje alternative të problemit pa
marrë parasysh se a janë ato reale. Ekzistojnë disa procedura bazike për të aplikuar
“brainstormingun” si teknikë.
7.
Në vijim doti prezentaojmë disa nga mënyrat e mundshme për ta bërë këtë:
Secili voton për tri idetë më të mira të cilat mendojnë se janë të qëndrueshm; tri
idetë që fitojnë më së shumti poena do të shfrytëzohet për diskutim të
mëtutjeshëm.
Antarët e grupit I rangojnë prej 1-10 (10 e lartë dhe 1- e ultë); tri idetë me poena
me më së shumti poena do të shfytëzohen.
Nëse paraqitet se disa nga idetë të bëhen shumë të popullarisuzar gjatë diskutimit
fillestar, lideri I grupti mund të konkludojë se p.sh ideaj 1 dhe ideja 5 duken me
interes për tu diskutuar më tutje.
18.Teknika Nominale grupore?
- Kjo teknikë e vendosjes në krahasim me Braistormingun i ka përparësitë, sepse mund të
përdoret në të gjitha fazat e procesit të vendosjes.
Vendosja përmes teknikës nominale grupore zhvillohet nëpër disa faza:
Në fazën e parë udhëheqësi i grupit e përshkruan problemin, të cilin grupi duhet ta
zgjidhë,
Në fazën e dytë secili anëtarë i grupit i mbledh idetë e veta për zgjidhjen e problemit që
përshkruhet,
Në fazën e tretë pas një kohe të caktuar, secili anëtar i grupit ia parashtron idet e veta
grupit,
Në fazën e katërt të gjitha idet regjistrohen, kurse secili anëtar i grupit dëshiron atij
regjistrimi t’i shtojë një ide plotësuese të vete.
Në fazën e pestë fillon votimi preliminar mbi idetë. Secili anëtar i grupit bën rangimin e
disa ideve sipas shikimit të vet mbi zgjidhjen e problemit,
Në fazën e gjashtë zhvillohet shqyrtimi mbi listën e ideve të seleksionuara.
Nëse nuk merret vendim, faza e pestë dhe e gjashtë përsëriten derisa të merret vendimi
përfundimtar. Ajo ide e cila ka rënditje më të lartë miratohet dhe ajo paraqet vendimin
përfundimtar.
19. Teknika Delfi?
-Logjika e kësaj metode është që duke i shfrytëzuar në mënyrë sistematike ekspertët të
stimulohet e ardhmja, respektivisht qe bazë të mendimeve të ekspertëve nga lëmi të ndryshme
e fiton fotografin e ardhmërisë dhe në bazë të saj të merret vendimi.
Vendosja përmes metodës delfi zhvillohet në këtë mënyrë:
Ai i cili e realizon hulumtimin përcakton grupin ekspertëve nga fusha të ndryshme
shkencore.
8.
Formulohet pyetësorinë të cilin parashtrohen pyetje të rëndësishme për marrësin
e vendime. Nga ekspertët kërkohen zgjidhjet e mundshme për problemin e
paraqitur në pyetësor.
Në fazën e tretë ekspertët e mbushin pyetësor dhe e kthejnë në adresë të
organizatorit të hulumtimit.
Në fazën e katërt bëhet përpunimi i pytësorëve të arritur dhe rezultatet me
pyetësorë të rinj u dërgohen përsëri ekspertëve.
Në fazën e pestë ekspertët përsëri përgjigjen ne pyetsorë.Kjo vazhdon kështu
derisa të arrihet konsensusi.
20. Sipas mënyrës së prezantimit të problemit, dallojm;
Modelet fizike - Modeli fizik ka dukjen e asaj qe e prezanton fotografive, piktura dhe
skulptura siç janë modelet e njerëzve, objekteve, ngjarjeve, rrethine etj.
Modelet analoge - Analogji do te thotë ngjashmëri. Kështu me modelet analoge
nënkuptojmë modelet qe i shfrytëzojmë cilësitë e ngjashme te objekteve te
hulumtimit ne mënyrë qe te prezantojnë sistemin real.
Modelet simbolike - Ne modelin simbolik komponentët dhe raportet ndërmjet tyre
janë dhënë me ndihmën e simboleve.
21. Teoria e Lojerave?
-Teoria e lojërave ka për detyrë ta gjejë procedurën në situatat e konkurrencës kur janë në konflikt
interesat e së paku dy kundërshtarëve, gjegjësisht sipas kësaj teorie dy pjesëmarrësve në lojë.
Situata e konkurrencës, sipas kësaj shpreh gjendje të tilla kur në përgjithësi dy persona (palë,
pjesëmarrës apo grupe) janë në konflikt, për shkak të qëllimeve të tyre përkatëse.
Mirëpo kjo nuk duhet ta anashkalojë mundësinë që konkurrentët ndërmjet vetes edhe të
bashkëpunojnë kur bëhet fjalë për interesin e tyre shikuar nga qëllimi gjegjësisht qëllimet, si dhe
në raport ndaj pjesëmarrësit të tretë (apo grupit të tretë) që është në shërbim të konkurrencës
(p.sh. bashkëpunimi në lidhje me interesin e shpenzuesit për çështjen e çmimeve, kualitetit, etj.)
22. Metodat e tjera te vendimmarrjes ne grup:
Marrja e vendimve nga autoriteti pa diskutim grupor
Marrja evendimeve nga eksperti
9.
Marrja evendimeveduke u bazur ne mesataren e opinioneve individuale
Marrja e vendimeve nga autoriteti pas diskutimit grupor
Marrja e vendimeve nga nje pjes e vogel e grupit
Marrja evendimeve me votim te shumices
Marrja e vendimeve me konsesnsues