SlideShare a Scribd company logo
1 of 18
Download to read offline
Njëqind mënyra për t’i dal në krah
Pejgamberit
(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)
﴿‫ﺳﻠﻢ‬ ‫ﻋﻠﻴﻪ‬ ‫ﷲ‬ ‫ﺻﻰﻠ‬ ‫ﻤﻟﺼﻄﻰﻔ‬ ‫ﺠﺮﺼ‬ ‫ﺳﻴﻠﺔ‬ ‫ﻣﺎﺋﺔ‬﴾
[ Shqip – Albanian – ‫ﻛ‬k‫ﺎ‬ ]
Komiteti Botëror për mbështetjen e Vulës së Pejgamberëve
(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)
Përktheu: Arlind Gusinja
Redaktoi : Driton Lekaj
2010 - 1431
1
﴿‫ﻋﻠﻴﻪ‬ ‫ﷲ‬ ‫ﺻﻰﻠ‬ ‫ﻤﻟﺼﻄﻰﻔ‬ ‫ﺠﺮﺼ‬ ‫ﺳﻴﻠﺔ‬ ‫ﻣﺎﺋﺔ‬‫ﺳﻠﻢ‬﴾
»‫ﻷﻛ‬ ‫ﺑﺎﻟﻠﻐﺔ‬‫ﺎﻧﻴﺔ‬«
‫ﺗﺮﻤﺟﺔ‬:‫ﻏ‬ ‫ﻨﺪ‬‫ﻮﺳ‬‫ﻨ‬‫ﻴﺎ‬
‫ﺟﻌﺔ‬ ‫ﻣﺮ‬:‫ﺎﻜ‬ ‫ﻳﺘﻮ‬
2010 - 1431
2
Njëqind mënyra për ti dal në krah Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
Dëshmia e parë e Islamit është shehadeti d.m.th: “Nuk meriton
askush të adhurohet pos Allahut të Lartësuar dhe Muhamedi, paqja
dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është Rob dhe i Dërguar i
Tij.” Pjesa e dytë e kësaj dëshmie është se Muhamedi (paqja dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) plotësohet përmes këtyre
çështjeve:
1. Të besojmë në çdo gjë që Muhamedi (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) na ka thënë.
Ne duhet të besojmë së pari se Muhamedi (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është i Dërguari i Allahut të
Lartësuar, për tërë njerëzit dhe exhinët. I Dërguar nga ana e
Allahut për t’u kumtuar atyre shpalljen, Kuranin dhe Synetin të
cilat përmbajnë fenë Islame, dhe Allahu i Madhëruar nuk do të
pranoj asnjë fe tjetër nga krijesat e Tij.
2. Bindja në urdhrat e tij dhe pajtimi me gjykimin e tij si dhe
nënshtrimi i plotë ndaj mësimeve të tij. Nënshtrim ndaj synetit të
tij duke e pasuar atë dhe të largohemi nga çdo gjë që është në
kundërshtim me të.
3. Dashuria për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të).
Ne duhet ta duam Pejgamberin tonë (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) më shumë se vetveten tonë, më shumë se
prindërit tanë, dhe fëmijët tanë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë
respektin dhe dashurinë që ai e meriton nga ne, dhe ne duhet të
jemi të inspiruar me atë që duhet ta bëjmë për ta ndihmuar dhe
mbrojtur atë dhe t’i përmbahemi asaj me të cilën ka ardhur ai.
Për çdo musliman: është obligim i çdo muslimani që
plotësisht ta kuptojmë në jetën tonë kuptimin e dëshmisë
"Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i Dërguar i Allahut xh. sh".
3
Ne duhet që besimi ynë të jetë i shëndoshë, që ta realizojmë pjesën
e dytë të Shehadetit dhe që të pranohet kjo dëshmi nga ne, ngase
munafikat (Dyfytyrëshat, Hipokritët) i patën thënë Resulullahut
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kur vijnë
munafikët tek ti (Muhamed) thonë:Ne dëshmojmë se ti je vërtet i
Dërguari i Allahut. "Allahu e di se ti je vërtet i Dërguar i Tij dhe
Allahu dëshmon se hipokritët janë më të vërtetë gënjështarë.” (El-
Munafikun 1). Por, dëshmia e tyre nuk iu bëri dobi sepse ata nuk e
realizuan përmbajtjen e saj.
Është një numër i gjërave që ne duhet bërë që të i vejmë në
aksion që të vendosim dashurinë tonë për Pejgamberin (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të kujdesemi dhe të
kryejmë obligimin ndaj tij.
Ne duhet të konfrontohemi me gjitha kundërshtimet që vijnë
nga të gjitha anët kundër Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) ta flijojmë për të vetveten tonë, me të
dashurit tanë, dhe me gjitha aftësitë tona deri në maksimumin e
mundësive tona. Ne të gjithë kemi këtë përgjegjësi pa marrë
parasysh se në çfarë shkalle të përgjegjësisë gjendemi.
Gjërat që mund ti bëjmë individualisht
1. Të mendojmë rreth fakteve që bindshëm demonstrojnë që
Muhamedi është i Dërguar i Allahut të Lartësuar, e dëshmia e parë
për këtë të vërtetë është Kurani dhe argumentet që janë në të e që
dëshmojnë për vërtetësinë e pejgamberllëkut të tij.
2. T’i mësojmë faktet nga Kurani dhe Syneti dhe nga Ixhmai
(konsensusi i dijetarëve), për obligueshmërinë e respektit ndaj
Resulullahit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),
urdhrin për ta pasuar atë dhe për ta marrë si shembull.
3. Dija dhe njohja me atë se si Allahu i Madhëruar e ka ruajtur
Sunnetin e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të). Ne duhet të mësojmë për mundin e madh që është bërë
4
nga dijetarë të shumtë gjatë shekujve, duke ndarë Synetin e vërtetë
nga ajo që është i pavërtetë(falso), dhe se si ata grumbulluan
Synetin përmes rregullave precize, e që me këtë vërtetim historik të
dhënave është veçuar ky ymet nga civilizimet e mëparshme.
4. Të kultivojmë në zemrat tona dashurinë për Resulullahin
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke përkujtuar
atributet madhështore të tija. Të lexojmë për karakterin e dalluar të
tij dhe cilësitë e tij fisnike. Ne mund të mësojmë se si u mishëra në
të perfeksionimi që mund ta ketë një njeri qoftë në pamjen e tij të
jashtme de moralin e tij.
5. Të mendojmë për mirësinë e tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) ndaj secilit prej nesh. Ai është që na sqaroi
neve fenë e vërtetë në mënyrën më të plotë dhe të përkryer. Ai e
kumtoi mesazhin, kreu amanetin e tij dhe e këshilloi ymetin e tij.
6. Mveshja e çdo të mire të kësaj apo botës tjetër të cilën kemi
sukses në kryerjen e saj dhe begatohemi me të, pas mirësisë dhe
dhuntisë së Allahut. Pasi ai është rruga dhe udhëzuesi ynë për te
Allahu. Allahu e shpërbleftë atë me shpërblimin më të mirë të
përgatitur për ndonjë Pejgamber në emër të popullit të tij.
7. Ne mund të mendojmë rreth asaj se sa i mëshirshëm dhe
zemërgjërë ishte i Dërguari i Allahut të Lartësuar ndaj ymetit të tij.
Allahu thotë: “Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i
merituar) se sa vet ata për veten.” (El-Ahzab 6).
8. Të dimë versetet Kur’anore dhe hadithet që na tregojnë
statusin e lartë të tij te Allahu, dhe dashurinë që ka Allahu i
Lartësuar për të dhe respektin dhe nderimin maksimal me të cilin
Allahu Fuqiplotë e ka nderuar atë.
9. Të zbatojmë urdhrat e Allahut, për ta dashur Resulullahin
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ne duhet ta
duam atë më tepër se e duam veten tonë. Resulullahu ka thënë:
“Askush prej juve nuk ka besuar, derisa unë të bëhem te ai më i
dashur se vetja e tij, fëmijët e tij, prindërit e tij dhe të gjithë njerëzit.”
5
10. Të zbatojmë urdhrat e Allahut të Lartësuar për të treguar
respekt dhe edukatë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe synetin e tij. Allahu thotë:
“O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit
dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken
veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të
dërguarit të Allahut., All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për
devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.” (El
Huxhurat 2, 3). Dhe Allahu i lartësuar thotë: “Thirrjen e të dërguarit
mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit.” (En Nur: 63)
11. Të kryejmë urdhrin e Allahut që ti dalim në mbrojtje
Resulullahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),
dhe ta mbrojmë atë nga ata të cilët dëshirojnë ta dëmtojnë dhe ta
përgojojnë atë në çfarëdo mënyre qoftë ajo. Allahu thotë:
“Që ju (njerëz) t'i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe atë ta
përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e
mbrëmje.” (El Feth 9).
12. Të kultivojmë në zemrat tona, me sinqeritet dhe
vendosmëri, prirjen për ta mbështetur Muhamedin (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) , dhe për ta mbrojtur atë.
13. Të mbajmë në mend bekimin e madh dhe shpërblimin në
botën e ardhshme që i pret ata të cilët sinqerisht e vënë në praktikë
dashurinë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të). Ata do të jenë shokët më të afërt të tij në xhenet,
pasi që Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të) i ka thënë atij që tha se e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij:
"Ju do të jeni me ata që i doni".
14. Ne duhet ta bëjmë zakon që ti dërgojmë salavate
Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) sa
here që të përmendet, posaçërisht pas ezanit dhe ditën e xhumasë
dhe në çdo kohë, për shkak të shpërblimit të madh të përgatitur
për këtë dhe për obligimin e madh që e kemi ndaj tij.
6
15. Të lexojmë biografinë e Muhamedit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nga shënimet e sakta dhe të
përfitojmë shumë mësime nga përmbajtja e saj. Duke u munduar
të përfitojmë nga dobitë e nxjerrua prej ngjarjeve gjatë jetës së tij
dhe që sipas mundësisë t’i lidhim me jetën dhe realitetin tonë.
16. Ta mësojmë synetin e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) duke i studiuar hadithet të cilat i kanë
konsideruar dijetarët si të sakta. Duke u munduar t’i kuptojmë ato,
të përfitojmë nga atë që e përmbajnë prej mësimeve pejgamberike,
rregullave madhështore, moraleve të larta dhe adhurimin e plotë
ndaj Allahut të lartësuar dhe nënshtrimit të plotë ndaj Krijuesit.
17. Ta ndjekim synetin në tërësi, duke i dhënë prioritet asaj që
jemi të obliguar të veprojmë.
18. Të përpiqemi që ta pasojmë Resulullahun (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) edhe në gjërat që nuk jemi të
obliguar ti veprojmë. Është mire që ti veprojmë gjërat që
Muhamedi i ka vepruar qoftë edhe vetëm një herë në jetë, ashtu që
ta kemi atë shembull në çdo gjë.
19. Kujdesi dhe të larguarit nga të përqeshurit me synetin e tij
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
20. Të ndihemi të gëzuar kur shohim njerëzit që praktikojnë
synetin e tij.
21. Të na vijë keq çdo herë kur ndonjë aspekt nga syneti i tij
është i neglizhuar nga një grup njerëzish.
22. Urrejtja ndaj çdokujt që kritikon të Dërguarin e Allahut
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) apo synetin e tij.
23. Të tregojmë dashuri ndaj familjes së tij të pastër, grave dhe
pasardhesve te tij. Ne mund të afrohemi drejt Allahut, duke treguar
dashuri ndaj tyre për hir të afërsisë së tyre me Pejgamberin
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe për hir që
janë muslimanë. Nëse ne gjejmë ndonjërin nga pasardhësit e tij të
pabindur ndaj Allahut, ne duhet të jemi të etshëm ti drejtojmë ata,
7
pasi që udhëzimi i tyre është më i dashur për Muhamedin
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Omeri b.
Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha njëherë xhaxhait të
Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):
“Mos u ngut o Abbas, dita kur ti e pranove fenë Islame ishte më e
dashur për mua sesa dita kur Hatabi e pranoi fenë Islame. Kjo ishte
vetëm për arsye se unë e di se pranimi yt i Islamit ishte më e dashur te
Resulullahu sesa pranimi i tij nga Hatabi".
24. Të veprojmë sipas urdhrave të Muhamedit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për respekt ndaj familjes së tij
kur ai tri herë ka thënë: "Ju përkujtoj me të drejtat ndaj familjes
sime".
25. Të tregojmë dashuri dhe respekt për shokët e Resulullahut
dhe të pranojmë nderin dhe veçoritë e tyre ndaj atyre që kanë
ardhur pas tyre në dije, vepër dhe pozitë te Allahu i Lartësuar.
26. Të tregojmë dashuri ndaj dijetarëve dhe t’i respektojmë ata
në saje të statusit dhe dijes që kanë trashëguar nga Resulullahu
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Dijetarët janë
trashëgues të pejgamberëve, Ata e meritojnë që të duhen dhe
respektohen. Kjo është e drejta e Pejgamberit me të cilën obligohet
ymeti i tij.
Gjërat që mund ti bëjmë si familje dhe shoqëri
27. Ti edukojmë fëmijët tanë që ta donë Pejgamberin tonë
Muhamedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
28. Ti edukojmë fëmijët tanë që ta pasojnë shembullin e
Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në
të gjitha veprat e tij.
29. Të pasurojmë shtëpitë tona me literaturë mbi jetën e
Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
30. Të bëjmë të mundshme në shtëpitë tona të dëgjohen audio
kaseta që rrëfejnë jetën dhe veprën e Muhamedit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
8
31. Përzgjedhja e filmave vizatimorë të cilët ndjekin një
metodologji të qartë edukative.
32. Të vendosim një ligjëratë javore apo më tepër rreth sires –
jetëpërshkrimit të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) ku do të mblidhej e tërë familja.
33. Burri në sjelljen e tij ndaj familjes së tij duhet ta merr
shembull të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të).
34. Të nxisim fëmijët tanë që të mësojnë përmendësh lutjet
pejgamberike dhe ta praktikojnë lutjen me to.
35. Të nxisim fëmijët tanë që të shpenzojnë një pjesë nga të
ardhurat e tyre ditore për të praktikuar disa hadithe sikurse:
furnizimi i jetimëve, ushqimi i personave të varfër, dhe ndihma për
ata që kanë nevojë.
36. Ti mësojmë fëmijët tanë të bëjnë shprehi disa shembuj
profetik në të folurit e tyre ditor si: "Lehtësoni, e mos vështirësoni",
"Besimtari është i zgjuar dhe i urtë”, “Besimtari nuk kafshohet në të
njëjtën plagë dy herë.” etj.
37. Të organizojmë gara brenda familjes rreth sires së të
Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të).
38. Ti mësojmë familjet tona për jetën e Muhamedit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke mbajt, në shtëpi,
programe të shkurta si p. sh: "Një ditë në shtëpinë e Resulullahut".
Gjërat që mund ti bëjmë në fushën e edukimit dhe arsimit
39. Të kultivojmë dashuri për Pejgamberin (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në zemrat e nxënësve,
studentëve tanë duke iu mësuar atyre të drejtat e tij mbi ymetin e
tij.
9
40. Ti shtojmë ligjëratat të cilat flasin për ndonjë aspekt të
personalitetit dhe jetës së tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të).
41. Të nxisim autoritetet arsimore që të vendosin në programet
mësimore lëndën e Siras dhe studimet islame në fakultetet humane.
42. Të bëjmë përpjekje për të financuar vendosjen e katedrave
të Siras në universitetet e njohura perëndimore.
43. Të bëjmë përpjekje për hulumtime serioze në lëminë e Siras
dhe t’i stimulojmë hulumtuesit që të klasifikojnë librat e Synetit si
p.sh. Libri mbi El Megazi (luftërat e tij) apo Esh Shemail (Virtytet
e tij).
44. Të mbajmë panaire në shkolla dhe universitete për ti
informuar njerëzit për të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke u fokusuar edhe në
shtrirjen gjeografike të Islamit.
45. Të kushtojmë seksione të veçanta në libraritë tona për librat
mbi jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) dhe çdo gjë që ka lidhje me të si dhe vendosja e tyre në një
vend të dalluar.
46. Të zhvillojmë vepra enciklopedike akademike të pasura mbi
Siran që mund të jenë si punime bazë e më pas përkthimi i tyre në
gjuhë të ndryshme të botës.
47. Të organizojmë gara për nxënës apo studentë për shkrimin
më të mirë në Sire dhe ndarja e shpërblimeve të vlefshme për këtë
garë.
48. Të organizojmë kampe të ndryshme për të rinj ku do të
kultivohet dashuria për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe mësohet praktikimi i synetit të tij.
49. Të organizojmë seminare përgatitore për udhëheqës të
ardhshëm duke u fokusuar në pasimin e shembullit të Muhamedit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
10
Gjërat që ne mund ti bëjmë në fushën e veprimtarisë islame
(në nivelin e Imamëve, thirrësve dhe nxënësve të dijes)
50. Të shpjegojmë veçoritë e thirrjes dhe mesazhit të tij, duke
ritheksuar vazhdimisht se ai erdhi me origjinalin, fenë e pastër dhe
se qëllimi i tij ishte të udhëzojë njerëzimin në veçimin e adhurimit
ndaj Allahut, që është i Vetë dhe i Pashoq.
51. Të bëjmë përpjekje që ti thërrasim dhe udhëzojmë në këtë
fe tërë njerëzit qofshin të fiseve apo nacionaliteteve të ndryshme.
52. Ti shpjegojmë njerëzve atributet e tij morale dhe natyrore
që ka pas Muhamedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) para dhe pas shpalljes.
53. Ti shpjegojmë njerëzve cilësitë e mira të Resulullahut
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe veçoritë e
ymetit të tij me një metodologji tërheqëse.
54. Ti shpjegojmë njerëzve shembulltyrën e Muhamedi alejhis-
selam duke treguar qëndrimet që ka pasur ndaj familjes së tij, ndaj
fqinjëve të tij, dhe ndaj pasuesve të tij.
55. Të sqarojmë sjelljen e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) ndaj armiqve të tij nga ithtarët e librit,
idhujtarët dhe dyfytyrëshit.
56. Të shpjegojmë metodologjinë e tij (Lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të) në jetën e tij të përditshme.
57. Caktimi i hytbes së dytë të xhumasë për të trajtuar aspekte
të caktuara nga jeta e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe kohë pas kohe duke mbajtur hytbe të
tëra për këtë temë.
58. Pas faljeve të namazeve ditore, ne mundemi që ti bëjmë ca
komente nëse versetet kur’anore që i lexuam në namaz lidhen me
Resulullahun (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
dhe jetën e tij dhe atë prej tre deri në pesë minuta.
11
59. Ne mundemi që të mbajmë hallka të mësimit përmendësh
të synetit përkrah atyre në të cilat mësojmë përmendësh Kur'anin.
60. Ne mundemi që ti përmirësojmë idetë e gabuara që kanë
shumica e njerëzve për synetin e Resulullahut (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke theksuar atyre
domosdoshmërinë e të vepruarit me synetin e tij të saktë, me një
metodë të lehtë dhe të thjeshtë.
61. Ti tërheqim vëmendjen njerëzve për fetvatë e dijetarëve
drejtuar atyre që e përçmojnë pozitën e Muhamedit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe obligimin e urrjetjes ndaj
këtyre njerëzve dhe të largohemi prej tyre.
62. Të punojmë për ti kthyer njerëzit në fenë e vërtetë, duke ua
prezantuar atyre porosinë e Resulullahut, thjesht e qartë.
63. Të përdorim mediet vizuele, të dëgjuara dhe të shkruara që
tu tërheqim njerëzve vërejtjen nga ekstremizmi në respekt ndaj
Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe
tu lexojmë atyre ajetet e Kur'anit që flasin kundër ekstremizmit.
Allahu thotë: "Mos bëni ç'rregullime në fenë tuaj". Apo të cekim
hadithin: "Mos më ngritni mua ashtu siç krishterët e ngritën të birin e
Mejremes". Ne duhet të kuptojmë drejt se dashuria e sinqertë për
Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
shprehet me anë të pasimit të tij.
64. Tu japim kurajë njerëzve që të lexojnë mbi jetën e
Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nga
shkrimet dhe burimet e vërteta. Duhet orvatur që të ju sigurojmë
edhe literaturë për këtë.
65. Të hedhim poshtë dhe të flakim tej idetë e gabuara dhe
insuatat që qarkullojnë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe jetën e tij.
12
Gjërat që mund ti bëjmë në sferën e kulturës dhe në media
66. Të shfrytëzojmë rastet në shfaqjet kulturore dhe në media,
për prezantimin njerëzve, jetën dhe karakterin shembullor të
Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe
veçoritë e ymetit të tij.
67. Mos publikimi i asnjë emisioni që ka në të gjëra që janë në
kundërshtim me Synetin e tij.
68. Të kundërshtojmë mediet perëndimore dhe çifute dhe të
hedhim poshtë idetë e gabuara që ata propagandojnë për
Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
dhe fenë tonë.
69. Të organizojmë konferenca të ndryshme me mendimtarë
jomusliman të drejtë, ku do mund haptazi të flasim për
Muhamedin(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe
porositë e tij.
70. Të publikojmë dhe shpërndajmë fjalët që i kanë thënë
jomuslimanët objektivë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të).
71. Të mbajmë konferenca dhe tubime për të diskutuar jetën
dhe metodologjinë e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) duke sqaruar se si kjo metodologji është e
mundshme për çdo kohë dhe vend.
72. Të organizojmë kuize për jetën e Muhamedit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në medie dhe ndarja e
shpërblimeve të çmueshme për to.
73. Të shkruajmë në gazeta, pamflete dhe në tjera publikime,
për Resulullahin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)
dhe jetën e tij.
74. Tu propozojmë kryeredaktorëve të gayetave dhe revistave
që të bëjnë pjesë të veçanta në gazetat ditore dhe magazina të
ndryshëm ku do mund të publikoheshin ajetet e Kur'anit apo
13
hadithet e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të) që aludojnë në obligueshmërinë e dashuris ndaj tij dhe se
dashuria ndaj tij ka përparësi më shumë se dashuria ndaj fëmijës,
prindit dhe tërë njerëzve bile edhe ndaj vetes së tij. Kjo dashuri na
detyron ta duam atë, ta respektojmë dhe t’i bindemi dhe t’i japim
përparësi fjalës së tij para fjalëve të të tjerëve.
75. Të drejtojmë kërkesa deri tek ekzekutivët e stacioneve
televizive që të realizojnë programe mbi Muhamedit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe jetën e tij. Duke trajtuar
shembullin e tij të papërsëritshëm dhe mënyrën e sjelljes së tij me
gratë e tij, fëmijët e tij, pasuesit e tij dhe armiqtë e tij dhe atributet
e tij morale dhe natyrore.
76. Të inkurajojmë studiot e produksioneve që të përgatisin
profesionalisht programe televizive të kualitetit më të lartë, mbi
jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të).
77. Të inkurajojmë televizionet lokale dhe programet satelitore
që të publikojnë filma vizatimorë për fëmijë duke përshkruar gjëra
nga cilësitë e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) dhe ndodhi nga jeta e tij.
Çka mund të bëjmë përmes organizatave islamike dhe atyre
humanitare
78. Të themelojmë komisione dhe departamente të veçanta në
organizatën tonë, që do të prinin në mbështetje ndaj Pejgamberit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
79. Të rezervojmë hapësirë për organizatën tonë që në
ekspozitat lokale dhe ndërkombëtare në mënyrë që të distribuojmë
literaturë dhe produkte tjera mediale për Muhamedin (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe jetën e tij.
14
80. Të themelojmë qendra permanente distribucioni për
shpërndarjen e librave, pamfleteve dhe audio kasetave për
Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
81. Të themelojmë çmim special, me standardet të përcaktuara
më herët, i cili do ti jepet personit i cili më së shumti i ka
kontribuar Synetit të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të), dhe biografisë së tij. Ky prezantim do të
organizohej në një shfaqje marveloze ku do të ftoheshin në këtë
ceremoni personat më të njohur të shoqërisë.
82. Të botojmë libra mbi jetën e Resulullahut (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në gjuhë të ndryshme dhe ti
distribuojmë ato nëpër biblioteka, universitetet dhe qendra për
studime orientalistike në tërë botën.
83. Të themelojmë një revistë periodike e cila do të
specializohet në shkrimet mbi jetën e Resulullahut (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), mësimet islamike, veçoritë e
muslimanëve në përgjithësi, dhe karakteristikat tjera të mira që
Allahu i Lartësuar ia zbriti Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të).
84. Të themelojmë fonde bamirëse për të financuar programin
tonë e përkrahjes Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të), dhe me te të paguajmë autorësitë për shkrimet dhe
përkthimet e librave dhe artikujve si dhe hapjen e ueb sajteve në
rrjetin botëror të internetit..
Çka mund të bëjmë në internet
85. Të themelojmë organizata të dedikuara për të propaganduar
Islamin dhe përveç tjerave se si Islami na mëson ti shprehim
dashuri dhe mirënjohje ndaj gjithë pejgamberëve dhe tema tjera të
ngjashme.
86. Themelimi i ueb sajteve, forumeve apo dritareve në ueb
sajte ekzistuese që i dedikohen jetës së Muhamedit (Lavdërimi dhe
15
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e shfain mesazhin e tij
botëror.
87. Mund të marrim pjesë në dialogje të qeta me jomuslimanët
dhe ti thërrasim ata të studiojnë personalitetin e Muhamedit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe fenë që i
zbriti atij.
88. Të vendosim në fund të çdo emaili tonë i cili iu dërgohet
listave të ndryshme, ndonjë hadith të Pejgamberit (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo disa këshilla Pejgamberike.
89. Përgatitja e një publikimi elektronik - nga një kohë në
tjetrën – për personalitetin Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe thirrjen e tij, e sidomos në raste
specifike dhe ngjarje emergjente.
90. Të vendosim nëpër makina kërkuese të internetit (major
notice engines, search engines) linqe për librat, artikujt dhe
ligjëratat për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të).
Gjërat që mund të bëhen në nivel të njerëzve të pasur dhe
qeverive islame
91. Ti japim përkrahje financiare aktivitetit islamik i cili është i
fokusuar në jetën dhe veprën e Resulullahut (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
92. Të shtypim pano dhe bilboarde që përmbajnë fjalë të
Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi) dhe
këshilla proftike.
93. Ne mundemi të themelojmë Tv dhe Radio stacione
Islamike, permanente apo periodike, ku të mundohemi që
nëpërmjet këtyre të shpërndajmë mesazhin e Islamit në disa gjuhë
dhe vende botërore.
16
94. Të huazojmë disa minuta në tv dhe radio emisionet e huaja
për të hedhur dritë mbi Islamin dhe Pejgamberin e Islamit
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
95. Të themelojmë qendra të dedikuara për hulumtimin dhe
studimin e biografisë së Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) dhe publikimin e saj në disa gjuhë
botërore.
96. Të themelojmë muze dhe biblioteka të dedikuara për
studimin të jetës së Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të).
97. Të financojmë publikimin e ueb sajteve profesionale, me
kualitetit më të lartë, e të dedikuara jetës së Muhamedit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
98. Të financojmë publikimin e librave me kualitetit të lartë,
audio kasetave, dhe programeve televizive në disa gjuhë botërore
për të treguar mirësitë e kësaj feje me të cilën është dërguar
Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe
sqarimin e moralit të tij dhe virtyteve të tij në shumë gjuhë e
sidomos në gjuhën angleze.
99. Të financojmë gara në dituri Islamike për jetën e
Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të),
duke caktuar shpërblime të cilat do të inkurajojnë masën e gjerë
për pjesëmarrjen në këto gara.
Numri 100 ta lëmë ty lexues i nderuar, që ta plotësosh dhe
të na e dërgon në adresën e Komitetit.
Lexues i dashur musliman! Është detyrë edhe personale dhe
edhe kolektive – secili sipas mundësisë së tij - ti dalim krah
pejgamberit, imamit dhe të dashurit tonë, Muhamedit (Lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Për këtë e kemi përgatitur
këtë pamflet në mënyrë që të mos ketë arsyetim askush. Prandaj të
punojmë të gjithë në publikimin dhe shpërndarjen e saj, ta
thërrasim familjen dhe njerëzit e tjerë përmes ndejave familjare,
17
thirrjeve telefonike dhe sms të celularëve në mbështetje të
Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Pra
së bashku dhe të ndihmojmë Pejgamberin tonë (Lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), secili me atë ku e sheh veten e
tij në këto pika.

More Related Content

What's hot

Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Mondi Marku
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitRregullatIslame
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmRregullatIslame
 
Mesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaMesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Detyrat mes bashkëshortëve
Detyrat mes bashkëshortëveDetyrat mes bashkëshortëve
Detyrat mes bashkëshortëveRregullatIslame
 
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëPorosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëRregullatIslame
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemRregullatIslame
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameRregullatIslame
 
Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës Shkumbim Jakupi
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijRregullatIslame
 
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tijSekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tijRregullatIslame
 

What's hot (20)

Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
O djali im Këshillat
O djali im KëshillatO djali im Këshillat
O djali im Këshillat
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Kodi i durimit
Kodi i durimitKodi i durimit
Kodi i durimit
 
Mesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësiaMesatarja dhe drejtësia
Mesatarja dhe drejtësia
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturve
 
Detyrat mes bashkëshortëve
Detyrat mes bashkëshortëveDetyrat mes bashkëshortëve
Detyrat mes bashkëshortëve
 
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisëPorosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
BESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUARBESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUAR
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
 
Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tijSekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
Sekti Kadjani Ahmedi dhe besimet i tij
 

Similar to Sq Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit

Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritRregullatIslame
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitLexo dhe Mëso
 
Si dukej Pejgamberi alejhi selam
Si dukej Pejgamberi alejhi selamSi dukej Pejgamberi alejhi selam
Si dukej Pejgamberi alejhi selamLexo dhe Mëso
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeLexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijLexo dhe Mëso
 
Sq Ja pse duhet ta duam Muhamedin
Sq Ja pse duhet ta duam MuhamedinSq Ja pse duhet ta duam Muhamedin
Sq Ja pse duhet ta duam MuhamedinFatos
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmLexo dhe Mëso
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitLexo dhe Mëso
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëShkumbim Jakupi
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq TeuhidiFatos
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshLexo dhe Mëso
 

Similar to Sq Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit (20)

Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Si dukej Pejgamberi alejhi selam
Si dukej Pejgamberi alejhi selamSi dukej Pejgamberi alejhi selam
Si dukej Pejgamberi alejhi selam
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 
Sq Ja pse duhet ta duam Muhamedin
Sq Ja pse duhet ta duam MuhamedinSq Ja pse duhet ta duam Muhamedin
Sq Ja pse duhet ta duam Muhamedin
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
Tre parimet
Tre parimetTre parimet
Tre parimet
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq Teuhidi
 
Besimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetitBesimi i ehli sunnetit
Besimi i ehli sunnetit
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 

More from Fatos

Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësSq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësFatos
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveFatos
 
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitSq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitFatos
 
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiSq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiFatos
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëFatos
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesFatos
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminSq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminFatos
 
Sq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamSq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamFatos
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijFatos
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitFatos
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameFatos
 
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenSq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenFatos
 
Sq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porSq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porFatos
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitFatos
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreFatos
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Sq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreSq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreFatos
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarFatos
 

More from Fatos (20)

Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësSq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitSq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
 
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiSq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminSq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
 
Sq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamSq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selam
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islame
 
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenSq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
 
Sq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porSq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem por
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimit
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Sq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreSq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja Kuranore
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 

Sq Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit

  • 1. Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ﴿‫ﺳﻠﻢ‬ ‫ﻋﻠﻴﻪ‬ ‫ﷲ‬ ‫ﺻﻰﻠ‬ ‫ﻤﻟﺼﻄﻰﻔ‬ ‫ﺠﺮﺼ‬ ‫ﺳﻴﻠﺔ‬ ‫ﻣﺎﺋﺔ‬﴾ [ Shqip – Albanian – ‫ﻛ‬k‫ﺎ‬ ] Komiteti Botëror për mbështetjen e Vulës së Pejgamberëve (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) Përktheu: Arlind Gusinja Redaktoi : Driton Lekaj 2010 - 1431
  • 2. 1 ﴿‫ﻋﻠﻴﻪ‬ ‫ﷲ‬ ‫ﺻﻰﻠ‬ ‫ﻤﻟﺼﻄﻰﻔ‬ ‫ﺠﺮﺼ‬ ‫ﺳﻴﻠﺔ‬ ‫ﻣﺎﺋﺔ‬‫ﺳﻠﻢ‬﴾ »‫ﻷﻛ‬ ‫ﺑﺎﻟﻠﻐﺔ‬‫ﺎﻧﻴﺔ‬« ‫ﺗﺮﻤﺟﺔ‬:‫ﻏ‬ ‫ﻨﺪ‬‫ﻮﺳ‬‫ﻨ‬‫ﻴﺎ‬ ‫ﺟﻌﺔ‬ ‫ﻣﺮ‬:‫ﺎﻜ‬ ‫ﻳﺘﻮ‬ 2010 - 1431
  • 3. 2 Njëqind mënyra për ti dal në krah Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) Dëshmia e parë e Islamit është shehadeti d.m.th: “Nuk meriton askush të adhurohet pos Allahut të Lartësuar dhe Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është Rob dhe i Dërguar i Tij.” Pjesa e dytë e kësaj dëshmie është se Muhamedi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) plotësohet përmes këtyre çështjeve: 1. Të besojmë në çdo gjë që Muhamedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) na ka thënë. Ne duhet të besojmë së pari se Muhamedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është i Dërguari i Allahut të Lartësuar, për tërë njerëzit dhe exhinët. I Dërguar nga ana e Allahut për t’u kumtuar atyre shpalljen, Kuranin dhe Synetin të cilat përmbajnë fenë Islame, dhe Allahu i Madhëruar nuk do të pranoj asnjë fe tjetër nga krijesat e Tij. 2. Bindja në urdhrat e tij dhe pajtimi me gjykimin e tij si dhe nënshtrimi i plotë ndaj mësimeve të tij. Nënshtrim ndaj synetit të tij duke e pasuar atë dhe të largohemi nga çdo gjë që është në kundërshtim me të. 3. Dashuria për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ne duhet ta duam Pejgamberin tonë (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) më shumë se vetveten tonë, më shumë se prindërit tanë, dhe fëmijët tanë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë respektin dhe dashurinë që ai e meriton nga ne, dhe ne duhet të jemi të inspiruar me atë që duhet ta bëjmë për ta ndihmuar dhe mbrojtur atë dhe t’i përmbahemi asaj me të cilën ka ardhur ai. Për çdo musliman: është obligim i çdo muslimani që plotësisht ta kuptojmë në jetën tonë kuptimin e dëshmisë "Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është i Dërguar i Allahut xh. sh".
  • 4. 3 Ne duhet që besimi ynë të jetë i shëndoshë, që ta realizojmë pjesën e dytë të Shehadetit dhe që të pranohet kjo dëshmi nga ne, ngase munafikat (Dyfytyrëshat, Hipokritët) i patën thënë Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kur vijnë munafikët tek ti (Muhamed) thonë:Ne dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut. "Allahu e di se ti je vërtet i Dërguar i Tij dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë më të vërtetë gënjështarë.” (El- Munafikun 1). Por, dëshmia e tyre nuk iu bëri dobi sepse ata nuk e realizuan përmbajtjen e saj. Është një numër i gjërave që ne duhet bërë që të i vejmë në aksion që të vendosim dashurinë tonë për Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), të kujdesemi dhe të kryejmë obligimin ndaj tij. Ne duhet të konfrontohemi me gjitha kundërshtimet që vijnë nga të gjitha anët kundër Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ta flijojmë për të vetveten tonë, me të dashurit tanë, dhe me gjitha aftësitë tona deri në maksimumin e mundësive tona. Ne të gjithë kemi këtë përgjegjësi pa marrë parasysh se në çfarë shkalle të përgjegjësisë gjendemi. Gjërat që mund ti bëjmë individualisht 1. Të mendojmë rreth fakteve që bindshëm demonstrojnë që Muhamedi është i Dërguar i Allahut të Lartësuar, e dëshmia e parë për këtë të vërtetë është Kurani dhe argumentet që janë në të e që dëshmojnë për vërtetësinë e pejgamberllëkut të tij. 2. T’i mësojmë faktet nga Kurani dhe Syneti dhe nga Ixhmai (konsensusi i dijetarëve), për obligueshmërinë e respektit ndaj Resulullahit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), urdhrin për ta pasuar atë dhe për ta marrë si shembull. 3. Dija dhe njohja me atë se si Allahu i Madhëruar e ka ruajtur Sunnetin e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ne duhet të mësojmë për mundin e madh që është bërë
  • 5. 4 nga dijetarë të shumtë gjatë shekujve, duke ndarë Synetin e vërtetë nga ajo që është i pavërtetë(falso), dhe se si ata grumbulluan Synetin përmes rregullave precize, e që me këtë vërtetim historik të dhënave është veçuar ky ymet nga civilizimet e mëparshme. 4. Të kultivojmë në zemrat tona dashurinë për Resulullahin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke përkujtuar atributet madhështore të tija. Të lexojmë për karakterin e dalluar të tij dhe cilësitë e tij fisnike. Ne mund të mësojmë se si u mishëra në të perfeksionimi që mund ta ketë një njeri qoftë në pamjen e tij të jashtme de moralin e tij. 5. Të mendojmë për mirësinë e tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ndaj secilit prej nesh. Ai është që na sqaroi neve fenë e vërtetë në mënyrën më të plotë dhe të përkryer. Ai e kumtoi mesazhin, kreu amanetin e tij dhe e këshilloi ymetin e tij. 6. Mveshja e çdo të mire të kësaj apo botës tjetër të cilën kemi sukses në kryerjen e saj dhe begatohemi me të, pas mirësisë dhe dhuntisë së Allahut. Pasi ai është rruga dhe udhëzuesi ynë për te Allahu. Allahu e shpërbleftë atë me shpërblimin më të mirë të përgatitur për ndonjë Pejgamber në emër të popullit të tij. 7. Ne mund të mendojmë rreth asaj se sa i mëshirshëm dhe zemërgjërë ishte i Dërguari i Allahut të Lartësuar ndaj ymetit të tij. Allahu thotë: “Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i merituar) se sa vet ata për veten.” (El-Ahzab 6). 8. Të dimë versetet Kur’anore dhe hadithet që na tregojnë statusin e lartë të tij te Allahu, dhe dashurinë që ka Allahu i Lartësuar për të dhe respektin dhe nderimin maksimal me të cilin Allahu Fuqiplotë e ka nderuar atë. 9. Të zbatojmë urdhrat e Allahut, për ta dashur Resulullahin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ne duhet ta duam atë më tepër se e duam veten tonë. Resulullahu ka thënë: “Askush prej juve nuk ka besuar, derisa unë të bëhem te ai më i dashur se vetja e tij, fëmijët e tij, prindërit e tij dhe të gjithë njerëzit.”
  • 6. 5 10. Të zbatojmë urdhrat e Allahut të Lartësuar për të treguar respekt dhe edukatë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe synetin e tij. Allahu thotë: “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të Allahut., All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.” (El Huxhurat 2, 3). Dhe Allahu i lartësuar thotë: “Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit.” (En Nur: 63) 11. Të kryejmë urdhrin e Allahut që ti dalim në mbrojtje Resulullahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe ta mbrojmë atë nga ata të cilët dëshirojnë ta dëmtojnë dhe ta përgojojnë atë në çfarëdo mënyre qoftë ajo. Allahu thotë: “Që ju (njerëz) t'i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.” (El Feth 9). 12. Të kultivojmë në zemrat tona, me sinqeritet dhe vendosmëri, prirjen për ta mbështetur Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) , dhe për ta mbrojtur atë. 13. Të mbajmë në mend bekimin e madh dhe shpërblimin në botën e ardhshme që i pret ata të cilët sinqerisht e vënë në praktikë dashurinë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Ata do të jenë shokët më të afërt të tij në xhenet, pasi që Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i ka thënë atij që tha se e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij: "Ju do të jeni me ata që i doni". 14. Ne duhet ta bëjmë zakon që ti dërgojmë salavate Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) sa here që të përmendet, posaçërisht pas ezanit dhe ditën e xhumasë dhe në çdo kohë, për shkak të shpërblimit të madh të përgatitur për këtë dhe për obligimin e madh që e kemi ndaj tij.
  • 7. 6 15. Të lexojmë biografinë e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nga shënimet e sakta dhe të përfitojmë shumë mësime nga përmbajtja e saj. Duke u munduar të përfitojmë nga dobitë e nxjerrua prej ngjarjeve gjatë jetës së tij dhe që sipas mundësisë t’i lidhim me jetën dhe realitetin tonë. 16. Ta mësojmë synetin e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke i studiuar hadithet të cilat i kanë konsideruar dijetarët si të sakta. Duke u munduar t’i kuptojmë ato, të përfitojmë nga atë që e përmbajnë prej mësimeve pejgamberike, rregullave madhështore, moraleve të larta dhe adhurimin e plotë ndaj Allahut të lartësuar dhe nënshtrimit të plotë ndaj Krijuesit. 17. Ta ndjekim synetin në tërësi, duke i dhënë prioritet asaj që jemi të obliguar të veprojmë. 18. Të përpiqemi që ta pasojmë Resulullahun (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) edhe në gjërat që nuk jemi të obliguar ti veprojmë. Është mire që ti veprojmë gjërat që Muhamedi i ka vepruar qoftë edhe vetëm një herë në jetë, ashtu që ta kemi atë shembull në çdo gjë. 19. Kujdesi dhe të larguarit nga të përqeshurit me synetin e tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 20. Të ndihemi të gëzuar kur shohim njerëzit që praktikojnë synetin e tij. 21. Të na vijë keq çdo herë kur ndonjë aspekt nga syneti i tij është i neglizhuar nga një grup njerëzish. 22. Urrejtja ndaj çdokujt që kritikon të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) apo synetin e tij. 23. Të tregojmë dashuri ndaj familjes së tij të pastër, grave dhe pasardhesve te tij. Ne mund të afrohemi drejt Allahut, duke treguar dashuri ndaj tyre për hir të afërsisë së tyre me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe për hir që janë muslimanë. Nëse ne gjejmë ndonjërin nga pasardhësit e tij të pabindur ndaj Allahut, ne duhet të jemi të etshëm ti drejtojmë ata,
  • 8. 7 pasi që udhëzimi i tyre është më i dashur për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Omeri b. Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha njëherë xhaxhait të Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Mos u ngut o Abbas, dita kur ti e pranove fenë Islame ishte më e dashur për mua sesa dita kur Hatabi e pranoi fenë Islame. Kjo ishte vetëm për arsye se unë e di se pranimi yt i Islamit ishte më e dashur te Resulullahu sesa pranimi i tij nga Hatabi". 24. Të veprojmë sipas urdhrave të Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për respekt ndaj familjes së tij kur ai tri herë ka thënë: "Ju përkujtoj me të drejtat ndaj familjes sime". 25. Të tregojmë dashuri dhe respekt për shokët e Resulullahut dhe të pranojmë nderin dhe veçoritë e tyre ndaj atyre që kanë ardhur pas tyre në dije, vepër dhe pozitë te Allahu i Lartësuar. 26. Të tregojmë dashuri ndaj dijetarëve dhe t’i respektojmë ata në saje të statusit dhe dijes që kanë trashëguar nga Resulullahu (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Dijetarët janë trashëgues të pejgamberëve, Ata e meritojnë që të duhen dhe respektohen. Kjo është e drejta e Pejgamberit me të cilën obligohet ymeti i tij. Gjërat që mund ti bëjmë si familje dhe shoqëri 27. Ti edukojmë fëmijët tanë që ta donë Pejgamberin tonë Muhamedin, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 28. Ti edukojmë fëmijët tanë që ta pasojnë shembullin e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në të gjitha veprat e tij. 29. Të pasurojmë shtëpitë tona me literaturë mbi jetën e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 30. Të bëjmë të mundshme në shtëpitë tona të dëgjohen audio kaseta që rrëfejnë jetën dhe veprën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
  • 9. 8 31. Përzgjedhja e filmave vizatimorë të cilët ndjekin një metodologji të qartë edukative. 32. Të vendosim një ligjëratë javore apo më tepër rreth sires – jetëpërshkrimit të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ku do të mblidhej e tërë familja. 33. Burri në sjelljen e tij ndaj familjes së tij duhet ta merr shembull të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 34. Të nxisim fëmijët tanë që të mësojnë përmendësh lutjet pejgamberike dhe ta praktikojnë lutjen me to. 35. Të nxisim fëmijët tanë që të shpenzojnë një pjesë nga të ardhurat e tyre ditore për të praktikuar disa hadithe sikurse: furnizimi i jetimëve, ushqimi i personave të varfër, dhe ndihma për ata që kanë nevojë. 36. Ti mësojmë fëmijët tanë të bëjnë shprehi disa shembuj profetik në të folurit e tyre ditor si: "Lehtësoni, e mos vështirësoni", "Besimtari është i zgjuar dhe i urtë”, “Besimtari nuk kafshohet në të njëjtën plagë dy herë.” etj. 37. Të organizojmë gara brenda familjes rreth sires së të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 38. Ti mësojmë familjet tona për jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke mbajt, në shtëpi, programe të shkurta si p. sh: "Një ditë në shtëpinë e Resulullahut". Gjërat që mund ti bëjmë në fushën e edukimit dhe arsimit 39. Të kultivojmë dashuri për Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në zemrat e nxënësve, studentëve tanë duke iu mësuar atyre të drejtat e tij mbi ymetin e tij.
  • 10. 9 40. Ti shtojmë ligjëratat të cilat flasin për ndonjë aspekt të personalitetit dhe jetës së tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 41. Të nxisim autoritetet arsimore që të vendosin në programet mësimore lëndën e Siras dhe studimet islame në fakultetet humane. 42. Të bëjmë përpjekje për të financuar vendosjen e katedrave të Siras në universitetet e njohura perëndimore. 43. Të bëjmë përpjekje për hulumtime serioze në lëminë e Siras dhe t’i stimulojmë hulumtuesit që të klasifikojnë librat e Synetit si p.sh. Libri mbi El Megazi (luftërat e tij) apo Esh Shemail (Virtytet e tij). 44. Të mbajmë panaire në shkolla dhe universitete për ti informuar njerëzit për të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke u fokusuar edhe në shtrirjen gjeografike të Islamit. 45. Të kushtojmë seksione të veçanta në libraritë tona për librat mbi jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe çdo gjë që ka lidhje me të si dhe vendosja e tyre në një vend të dalluar. 46. Të zhvillojmë vepra enciklopedike akademike të pasura mbi Siran që mund të jenë si punime bazë e më pas përkthimi i tyre në gjuhë të ndryshme të botës. 47. Të organizojmë gara për nxënës apo studentë për shkrimin më të mirë në Sire dhe ndarja e shpërblimeve të vlefshme për këtë garë. 48. Të organizojmë kampe të ndryshme për të rinj ku do të kultivohet dashuria për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe mësohet praktikimi i synetit të tij. 49. Të organizojmë seminare përgatitore për udhëheqës të ardhshëm duke u fokusuar në pasimin e shembullit të Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
  • 11. 10 Gjërat që ne mund ti bëjmë në fushën e veprimtarisë islame (në nivelin e Imamëve, thirrësve dhe nxënësve të dijes) 50. Të shpjegojmë veçoritë e thirrjes dhe mesazhit të tij, duke ritheksuar vazhdimisht se ai erdhi me origjinalin, fenë e pastër dhe se qëllimi i tij ishte të udhëzojë njerëzimin në veçimin e adhurimit ndaj Allahut, që është i Vetë dhe i Pashoq. 51. Të bëjmë përpjekje që ti thërrasim dhe udhëzojmë në këtë fe tërë njerëzit qofshin të fiseve apo nacionaliteteve të ndryshme. 52. Ti shpjegojmë njerëzve atributet e tij morale dhe natyrore që ka pas Muhamedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) para dhe pas shpalljes. 53. Ti shpjegojmë njerëzve cilësitë e mira të Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe veçoritë e ymetit të tij me një metodologji tërheqëse. 54. Ti shpjegojmë njerëzve shembulltyrën e Muhamedi alejhis- selam duke treguar qëndrimet që ka pasur ndaj familjes së tij, ndaj fqinjëve të tij, dhe ndaj pasuesve të tij. 55. Të sqarojmë sjelljen e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ndaj armiqve të tij nga ithtarët e librit, idhujtarët dhe dyfytyrëshit. 56. Të shpjegojmë metodologjinë e tij (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në jetën e tij të përditshme. 57. Caktimi i hytbes së dytë të xhumasë për të trajtuar aspekte të caktuara nga jeta e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe kohë pas kohe duke mbajtur hytbe të tëra për këtë temë. 58. Pas faljeve të namazeve ditore, ne mundemi që ti bëjmë ca komente nëse versetet kur’anore që i lexuam në namaz lidhen me Resulullahun (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe jetën e tij dhe atë prej tre deri në pesë minuta.
  • 12. 11 59. Ne mundemi që të mbajmë hallka të mësimit përmendësh të synetit përkrah atyre në të cilat mësojmë përmendësh Kur'anin. 60. Ne mundemi që ti përmirësojmë idetë e gabuara që kanë shumica e njerëzve për synetin e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke theksuar atyre domosdoshmërinë e të vepruarit me synetin e tij të saktë, me një metodë të lehtë dhe të thjeshtë. 61. Ti tërheqim vëmendjen njerëzve për fetvatë e dijetarëve drejtuar atyre që e përçmojnë pozitën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe obligimin e urrjetjes ndaj këtyre njerëzve dhe të largohemi prej tyre. 62. Të punojmë për ti kthyer njerëzit në fenë e vërtetë, duke ua prezantuar atyre porosinë e Resulullahut, thjesht e qartë. 63. Të përdorim mediet vizuele, të dëgjuara dhe të shkruara që tu tërheqim njerëzve vërejtjen nga ekstremizmi në respekt ndaj Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe tu lexojmë atyre ajetet e Kur'anit që flasin kundër ekstremizmit. Allahu thotë: "Mos bëni ç'rregullime në fenë tuaj". Apo të cekim hadithin: "Mos më ngritni mua ashtu siç krishterët e ngritën të birin e Mejremes". Ne duhet të kuptojmë drejt se dashuria e sinqertë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) shprehet me anë të pasimit të tij. 64. Tu japim kurajë njerëzve që të lexojnë mbi jetën e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) nga shkrimet dhe burimet e vërteta. Duhet orvatur që të ju sigurojmë edhe literaturë për këtë. 65. Të hedhim poshtë dhe të flakim tej idetë e gabuara dhe insuatat që qarkullojnë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe jetën e tij.
  • 13. 12 Gjërat që mund ti bëjmë në sferën e kulturës dhe në media 66. Të shfrytëzojmë rastet në shfaqjet kulturore dhe në media, për prezantimin njerëzve, jetën dhe karakterin shembullor të Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe veçoritë e ymetit të tij. 67. Mos publikimi i asnjë emisioni që ka në të gjëra që janë në kundërshtim me Synetin e tij. 68. Të kundërshtojmë mediet perëndimore dhe çifute dhe të hedhim poshtë idetë e gabuara që ata propagandojnë për Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe fenë tonë. 69. Të organizojmë konferenca të ndryshme me mendimtarë jomusliman të drejtë, ku do mund haptazi të flasim për Muhamedin(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe porositë e tij. 70. Të publikojmë dhe shpërndajmë fjalët që i kanë thënë jomuslimanët objektivë për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 71. Të mbajmë konferenca dhe tubime për të diskutuar jetën dhe metodologjinë e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) duke sqaruar se si kjo metodologji është e mundshme për çdo kohë dhe vend. 72. Të organizojmë kuize për jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në medie dhe ndarja e shpërblimeve të çmueshme për to. 73. Të shkruajmë në gazeta, pamflete dhe në tjera publikime, për Resulullahin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe jetën e tij. 74. Tu propozojmë kryeredaktorëve të gayetave dhe revistave që të bëjnë pjesë të veçanta në gazetat ditore dhe magazina të ndryshëm ku do mund të publikoheshin ajetet e Kur'anit apo
  • 14. 13 hadithet e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) që aludojnë në obligueshmërinë e dashuris ndaj tij dhe se dashuria ndaj tij ka përparësi më shumë se dashuria ndaj fëmijës, prindit dhe tërë njerëzve bile edhe ndaj vetes së tij. Kjo dashuri na detyron ta duam atë, ta respektojmë dhe t’i bindemi dhe t’i japim përparësi fjalës së tij para fjalëve të të tjerëve. 75. Të drejtojmë kërkesa deri tek ekzekutivët e stacioneve televizive që të realizojnë programe mbi Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe jetën e tij. Duke trajtuar shembullin e tij të papërsëritshëm dhe mënyrën e sjelljes së tij me gratë e tij, fëmijët e tij, pasuesit e tij dhe armiqtë e tij dhe atributet e tij morale dhe natyrore. 76. Të inkurajojmë studiot e produksioneve që të përgatisin profesionalisht programe televizive të kualitetit më të lartë, mbi jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 77. Të inkurajojmë televizionet lokale dhe programet satelitore që të publikojnë filma vizatimorë për fëmijë duke përshkruar gjëra nga cilësitë e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ndodhi nga jeta e tij. Çka mund të bëjmë përmes organizatave islamike dhe atyre humanitare 78. Të themelojmë komisione dhe departamente të veçanta në organizatën tonë, që do të prinin në mbështetje ndaj Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 79. Të rezervojmë hapësirë për organizatën tonë që në ekspozitat lokale dhe ndërkombëtare në mënyrë që të distribuojmë literaturë dhe produkte tjera mediale për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe jetën e tij.
  • 15. 14 80. Të themelojmë qendra permanente distribucioni për shpërndarjen e librave, pamfleteve dhe audio kasetave për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 81. Të themelojmë çmim special, me standardet të përcaktuara më herët, i cili do ti jepet personit i cili më së shumti i ka kontribuar Synetit të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe biografisë së tij. Ky prezantim do të organizohej në një shfaqje marveloze ku do të ftoheshin në këtë ceremoni personat më të njohur të shoqërisë. 82. Të botojmë libra mbi jetën e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), në gjuhë të ndryshme dhe ti distribuojmë ato nëpër biblioteka, universitetet dhe qendra për studime orientalistike në tërë botën. 83. Të themelojmë një revistë periodike e cila do të specializohet në shkrimet mbi jetën e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), mësimet islamike, veçoritë e muslimanëve në përgjithësi, dhe karakteristikat tjera të mira që Allahu i Lartësuar ia zbriti Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 84. Të themelojmë fonde bamirëse për të financuar programin tonë e përkrahjes Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe me te të paguajmë autorësitë për shkrimet dhe përkthimet e librave dhe artikujve si dhe hapjen e ueb sajteve në rrjetin botëror të internetit.. Çka mund të bëjmë në internet 85. Të themelojmë organizata të dedikuara për të propaganduar Islamin dhe përveç tjerave se si Islami na mëson ti shprehim dashuri dhe mirënjohje ndaj gjithë pejgamberëve dhe tema tjera të ngjashme. 86. Themelimi i ueb sajteve, forumeve apo dritareve në ueb sajte ekzistuese që i dedikohen jetës së Muhamedit (Lavdërimi dhe
  • 16. 15 shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e shfain mesazhin e tij botëror. 87. Mund të marrim pjesë në dialogje të qeta me jomuslimanët dhe ti thërrasim ata të studiojnë personalitetin e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe fenë që i zbriti atij. 88. Të vendosim në fund të çdo emaili tonë i cili iu dërgohet listave të ndryshme, ndonjë hadith të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo disa këshilla Pejgamberike. 89. Përgatitja e një publikimi elektronik - nga një kohë në tjetrën – për personalitetin Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe thirrjen e tij, e sidomos në raste specifike dhe ngjarje emergjente. 90. Të vendosim nëpër makina kërkuese të internetit (major notice engines, search engines) linqe për librat, artikujt dhe ligjëratat për Muhamedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Gjërat që mund të bëhen në nivel të njerëzve të pasur dhe qeverive islame 91. Ti japim përkrahje financiare aktivitetit islamik i cili është i fokusuar në jetën dhe veprën e Resulullahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 92. Të shtypim pano dhe bilboarde që përmbajnë fjalë të Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi) dhe këshilla proftike. 93. Ne mundemi të themelojmë Tv dhe Radio stacione Islamike, permanente apo periodike, ku të mundohemi që nëpërmjet këtyre të shpërndajmë mesazhin e Islamit në disa gjuhë dhe vende botërore.
  • 17. 16 94. Të huazojmë disa minuta në tv dhe radio emisionet e huaja për të hedhur dritë mbi Islamin dhe Pejgamberin e Islamit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 95. Të themelojmë qendra të dedikuara për hulumtimin dhe studimin e biografisë së Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe publikimin e saj në disa gjuhë botërore. 96. Të themelojmë muze dhe biblioteka të dedikuara për studimin të jetës së Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 97. Të financojmë publikimin e ueb sajteve profesionale, me kualitetit më të lartë, e të dedikuara jetës së Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). 98. Të financojmë publikimin e librave me kualitetit të lartë, audio kasetave, dhe programeve televizive në disa gjuhë botërore për të treguar mirësitë e kësaj feje me të cilën është dërguar Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe sqarimin e moralit të tij dhe virtyteve të tij në shumë gjuhë e sidomos në gjuhën angleze. 99. Të financojmë gara në dituri Islamike për jetën e Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke caktuar shpërblime të cilat do të inkurajojnë masën e gjerë për pjesëmarrjen në këto gara. Numri 100 ta lëmë ty lexues i nderuar, që ta plotësosh dhe të na e dërgon në adresën e Komitetit. Lexues i dashur musliman! Është detyrë edhe personale dhe edhe kolektive – secili sipas mundësisë së tij - ti dalim krah pejgamberit, imamit dhe të dashurit tonë, Muhamedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Për këtë e kemi përgatitur këtë pamflet në mënyrë që të mos ketë arsyetim askush. Prandaj të punojmë të gjithë në publikimin dhe shpërndarjen e saj, ta thërrasim familjen dhe njerëzit e tjerë përmes ndejave familjare,
  • 18. 17 thirrjeve telefonike dhe sms të celularëve në mbështetje të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Pra së bashku dhe të ndihmojmë Pejgamberin tonë (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), secili me atë ku e sheh veten e tij në këto pika.