SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
hap këndin e jetës në veprën e cila
titullohet “Rinia”. Shikoj fotografitë e
rinisë. I shoh të mrekullueshme,
vetëmohuese, plot entuziazëm, elan, kënaqësi, punë
e zhytur në shkencë, e edukuar në mirësjellje…
Në fotografinë tjetër - në fotografinë e rinisë së
sotme, aktuale, e shoh me fytyrë në shtangim të
hidhur, shikim i cili bredh duke kërkuar diçka, shoh
rininë pa rini - vjeshtë në pranverë. Kërkoj fotografitë
e mëparshme të kësaj rinie, dhe shoh fotografinë “të
mërrëzishme”: djelmoshat e vajzat në ndonjë ritëm
shurdhues të muzikës bashkëkohore, në transin e
zbavitjes, truplëshuar e flokëprishur, paki cigaresh e
pije të ndryshme pranë tyre. I shikoj veprimet e tyre
dhe pyes: “A është kjo rini?” ku është elani,
entuziazmi… ku është jeta e kësaj rinie? - shumë nga
kjo “plejadë” e të rinjëve i pyes: “Jeta! Ç’është ajo
për ju?” dhe ja, përgjigjet: “Ëëë… është diç
kalimtare…, vetmi e amshuar…, koktej i hidhur…,
koktej në të cilën është e përzier krejt çka ekziston…,
paj… nuk e di…, diç shumë e mërzitshme…, për këtë
nuk kam menduar…, marrëzi…, edhe vet e pyes
veten…, shfaqje me plot regjisor e artist të marrë…,
shpresë e kotë…” Dhe ja punojmë - nuk dimë përse,
mësojmë - nuk dimë përse, jetojmë - nuk dimë pse?!
Sipas dëshirave dhe të gjykuarit të të rinjëve,
zbavitja është i vetmi cak i jetës. Me rëndësi është që
sa më shumë të argëtohemi. Që të mos na ik
zbavitja, e për nesër ndoshta do të përsëritet e
nesërmja nuk është me rëndësi - koha jonë është e
tanishmja. E zbavitja! Çfarë lloji? Thënë më thjeshtë
sa më vullgare. Se sa janë të pamoralshme ato
zbavitje as që duhet të flasim. - Po i shikuam në
punë, atëherë janë të pavlevshme. Puna është
mundim. Punojmë me vështirësi. Pritet vetëm që sa
më shpejtë të mbarojë. - Mësimi! Ja, kjo na duhet
sot, për t’u mbajtur në jetë. Luftojmë më tepër për
letra e diploma, e shumë pak për dituri.
Dashuria ka humbur anën e vet ideale dhe është
e shtypur me lajtime të rrejshme, me mashtrime,
gënjeshtra, shfrenim momental, pasojat e së cilës
janë mosbesimi i thellë, gjëmat e dhembshmje,
vetëvrasjet e shumta dhe problemet sociale. Kjo
konkludohet nga e gjithçka vërehet, nga romanet,
nga këngët, nga filmi, nga revistat - nga tërë ajo që e
pasqyron jetën. Dhe pas çasteve të zbavitjeve të tilla,
të muzikës shurdhuese, të përdredhmeve të trupit, të
transit në argëtime, të shumë gotave të alkoolit, të
pakove me cigare dhe të humbjeve të kota të kohës,
vjen boshllëku - zbrazëtira, ngopja, pluhuri e hiri. Po,
kur koha e merr me vete atë “preokupim” momental,
njeriu i ri mbetet i zbrazët, pa vullnet, i thyer…
mbetet… i vetmuar. Dhe ja një paradoks i së sotmes
– vetmia, në kohën e komunikimit më të madh në
mesin e njerëzve.
Kur ndeshen me vështirësitë më të vogla, të
rinjtë shpeshherë bëhen të humbur, për ta nuk ka
rrugëdalje. Shpesh thonë: “Përse gjithë kjo?” e edhe:
“Nuk i besoj më askujt..., jam e dëshpruar, dua të
mbytem… e urrej jetën, nuk ka në të asgjë të
bukur…, për çka të jetoj…, asgjë më nuk ekziston, e
vetmja që do të më shpëtonte është vdekja…, kështu
më nuk mund të jetohet, kjo është botë e
gënjeshtrave dhe e mashtrimeve…”. (kështu flasin
dhe shkruajnë ato të moshës 14 deri 30 vjeçare).
A është kjo ndonjë kontradiktë, kaos, inferiuoritet
i tepërt, a nuk është ky dallim i madh ndërmjet rinisë
së vërtetë dhe asaj të rrejshme - rinisë së zbrazët? Sa
kontraverza? Nuk njihen ligjet e së bukurës, fillon të
sundojë sadizmi, hipokrizi, urrehet e mira, ndërsa e
keqja kërkohet në baltë e në qiell. Argëtimi është
gjithçka, ndërsa puna asgjë! Fyerja është kënaqësi,
ndershmëria - nuk është trend. Ja, kjo është
kompetenca e jetës sot, e pjesës dërmuese, jo vetëm
e të rinjëve, por edhe e njerëzve në përgjithësi.
Thonë: “Kjo është moderne”. Shumë këtë e
shohin, e shijojnë, e pranojnë menjëherë me nxitim
këtë kafshatë, duke mos vënë re se a është e hidhur
apo jo. Me rëndësi është t’i përshtatemi modës së
shumicës, ndërsa truri të mbetet vetëm send i vdekur
në organizmin tonë. Kjo rini e jonë e mrekullueshme,
kjo periudhë e shkëlqyer, koha më poetike në jetë,
tek ne ekziston vetëm në formë, ndërsa përmbajtja e
saj është vetëm refren i ëmbël i zbavitjes, i
kënaqësive të shpejta.
- Andaj motër e nderuar, edhe ti vëlla i dashur,
gjegjësiht ti rini, mbane mend një gjë, mos harroni se
“jeta është një libër, kapakët e të cilit janë lindja dhe
vdekja. Fletët e tij janë ditët. Në atë libër shkruhen
punët e mira për të cilat njeriu shpërblehet ose punët
e këqia për të cilat ai ndëshkohet”. O njeri, mundohu
që në këtë libër të shkruhen ato gjëra që janë në të
mirën tënde. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron
drejt fundit. Shfrytëzoje kohën për aq sa do të jesh
në këtë jetë, për punë të dobishme, për të adhmen
tënde. “Në garë me këtë kohë le të pyetemi se kah
shpie jeta e tillë? Të përpiqemi të gjejmë përmbajtjen
e saj! Le të kthehemi kah e vërteta e amshuar, të
mbështetemi në Fuqiplotin All-llahun [subhanehu ve
teala] e atëherë t’i shohim të gjitha magjepsjet e
rinisë dhe të jetës. Andaj All-llahu [subhanehu ve
teala] thotë: “Njerëzve u është zbukuruar
dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, ndaj
djemve, e ndaj pasurisë e grumbulluar nga ari
e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e
bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po
tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”.
Gjithashtu i Gjithëfuqishmi dhe i Mëshirëploti
thotë: “Thuaj: ‘A t’ju kumtoj për diç shumë më
të mirë se ato kënaqësitë e dunjasë?’ për ata
që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre
Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe
aty do të jenë përgjithmonë, kanë edhe
bashkëshorte të pastra, e gëzojnë edhe
kënaqësinë e All-llahut [subhanehu ve teala].
All-llahu është i kujdesshëm për robët”.
Vetëm duke u mbështetur te All-llahu [subhanehu
ve teala] (Ali Imran - 14 -15) e jo te njerëzit, i riu do
të kuptojë se para tij nuk ka pengesa. Ne nuk
guxojmë të jemi ata të cilët nuk dijnë përse jetojnë
dhe për të cilët thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“…e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi
‘në këtë jetë’ dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e
vendi i tyre është zjarri”. (Muhammed: 12)
Pra, thotë një poet: “Shumë prej tyre janë si në
ndonjë vendpritje ku nuk ka se çka të presin. Jetojnë
e që kurrë nuk janë pyetur pse, jetojnë ngase janë në
jetë, i nënshtrohen instiktik të paqartë të jetës, por
nuk kanë asgjë që mund të bëjnë në jetë. Nga dita
në ditë sillen ashtu që ta kenë sa më mirë dhe sa më
pak keq. Punojnë nëse kjo është e nevojshme për të
jetuar, e nëse nuk është - nuk punojnë asgjë.
Parashikojnë vetëm qëllime më të afërta. I ikin
përsiatjes (të menduarit) mbi vdekjen. Dhe mbesin,
sepse u bëhet se presin pa pritur gjë.”
Gjithashtu këtë e inlustron një poet tjetër kur
përmend se si jetojnë jobesimtarët:
Erdha nuk di prej nga, por erdha,
e pash rrugën para meje dhe eca,
do të udhëtoja deshta apo jo.
Qysh erdha, si e pash këtë rrugë.
Nuk e di, edhe pse nuk e di, nuk e di.
Pasi, motrat dhe vëllezërit e mi të dashur, feja
Islame është ushqim më i bukur, e vetëmohimi - ujë i
amshuar, i cili duhet të shuajë etjen e të gjithë neve.
Nuk ka fuqi, e cila do të rënonte shpirtin e ri të
mbështetur në All-llahun e Gjithëfuqishëm. Atëherë
në shpirt hyn qetësia, ndërsa forca e vullnetit, kalon
në fuqinë e trupit. Dhe kur drita e udhëzimit Islam
vëhet përmbi të gjitha vlerat tjera - arrin lumturia e
vërtetë. Andaj, motra dhe vëllezër, ejani së bashku të
pendohemi ngase shpresën në All-llahun e
Gjithëmëshirshëm nuk duhet shkëputur. Ai atyre që
pendohen ju premton të ardhshme më të mirë. All-
llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Thuaj: “O robërit
e Mi, të cilët e keni shpresën ndaj mëshirës së
All-llahut, se All-llahu i fal të gjitha mëkatët, Ai
është që shumë fal dhe është mëshirues!” (Ez-
Zumer 53)
Mirëpo, krahas mëshirës, o robët e All-llahut
duhet mos harruar se vërtetë All-llahu [subhanehu ve
teala] është edhe Dënues (Ndëshkues) i ashpër ndaj
atyre që janë indiferent ndaj fesë së tij. Zoti i Pastër
nga çdo e metë thotë: “Njoftoi robërit e Mi se
vërtetë Unë jam Ai që fal shumë dhe Mëshirues
i Madh. Po (njoftoi se) edhe dënimi Im është ai
dhembshëm (El – Hixhër: 49-50).
Ai pastaj thotë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai
vërtetë falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli
shumë bolleqe. Ju shumon (shton) pasurinë dhe
fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep
lumenj.” (Nuh: 10-12). Andaj vëlla dhe motër e
dashur, ju thërras me fjalën e All-llahut: “Dhe
ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh
nga Zoti i juaj dhe për në një Xhennet, gjërësia
e të cilit është sa gjërësia e qiejve dhe e tokës i
përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran: 133)
Dietari i shquar El Gazali thoshte: “Sikur e
përkohshmja (kjo botë) të jetë nga ari, ndërsa e
amshuara (bota tjetër) nga balta, do të zgjedhja atë
nga balta, për shkak të amshueshmërisë së saj”. Më
mirë pra të jetosh në baltë, se të bëhesh baltë e të
tjerët të lozin me ty.
Dhe së fundi, të shkojmë pas këshillës së
Llukmanit [alejhis-selam] (paqja e All-llahut qoftë mbi
të) i cili deklaron: “O bir. Bota është det i thellë dhe
shumë njerëz në të fundosen. Barkë e jotja le të jetë
frika nga All-llahu [subhanehu ve teala], timon -
besimi në All-llahun [subhanehu ve teala], e llopatëz -
mbështetja e fortë në krijuesin e gjithësisë All-llaun
[subhanehu v e teala].”.
Boton:
Shoqata Qytetare
Klubi Studentor
Rr. Stiv Naumov 7 / 18
Tel. ++389 (02) 223-654
1000 Shkup

More Related Content

Viewers also liked

Initial discussion into film trailers
Initial discussion into film trailers Initial discussion into film trailers
Initial discussion into film trailers Angeliagjonas
 
Middle Colonies Review Sheet
Middle Colonies Review SheetMiddle Colonies Review Sheet
Middle Colonies Review Sheethubsch13
 
BookShelf - Multipurpose Wordpress Theme
BookShelf - Multipurpose Wordpress ThemeBookShelf - Multipurpose Wordpress Theme
BookShelf - Multipurpose Wordpress ThemeJaffffs Rosario
 
Murad Expo 2012 in Athens - Ox Design contribution
Murad Expo 2012 in Athens - Ox Design contributionMurad Expo 2012 in Athens - Ox Design contribution
Murad Expo 2012 in Athens - Ox Design contributionOx Design Web Services
 
Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3
Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3
Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3MARA
 
Defensa tesis
Defensa tesisDefensa tesis
Defensa tesisTUCJARRIN
 
Sintesis informativa 11 de marzo 2015
Sintesis informativa 11 de marzo 2015Sintesis informativa 11 de marzo 2015
Sintesis informativa 11 de marzo 2015megaradioexpress
 

Viewers also liked (10)

Initial discussion into film trailers
Initial discussion into film trailers Initial discussion into film trailers
Initial discussion into film trailers
 
Middle Colonies Review Sheet
Middle Colonies Review SheetMiddle Colonies Review Sheet
Middle Colonies Review Sheet
 
BookShelf - Multipurpose Wordpress Theme
BookShelf - Multipurpose Wordpress ThemeBookShelf - Multipurpose Wordpress Theme
BookShelf - Multipurpose Wordpress Theme
 
Murad Expo 2012 in Athens - Ox Design contribution
Murad Expo 2012 in Athens - Ox Design contributionMurad Expo 2012 in Athens - Ox Design contribution
Murad Expo 2012 in Athens - Ox Design contribution
 
OUTGOING INTERNSHIP PROGRAMME
OUTGOING INTERNSHIP PROGRAMMEOUTGOING INTERNSHIP PROGRAMME
OUTGOING INTERNSHIP PROGRAMME
 
Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3
Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3
Assignment 2 HUM 3032 ENGINEERING MATHEMATICS 3
 
Apa itu roh
Apa itu rohApa itu roh
Apa itu roh
 
Defensa tesis
Defensa tesisDefensa tesis
Defensa tesis
 
Sintesis informativa 11 de marzo 2015
Sintesis informativa 11 de marzo 2015Sintesis informativa 11 de marzo 2015
Sintesis informativa 11 de marzo 2015
 
Rusya references
Rusya referencesRusya references
Rusya references
 

Similar to Rini

Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimaneLibra Islame
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Shkumbim Jakupi
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimaneguest41e4e
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimaneguest41e4e
 
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmesDr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmesLibra Islame
 
Gazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkollesGazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkollesGenti Germizi
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesShkumbim Jakupi
 
Sq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiSq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiFatos
 
Nene Tereza ne syte e botes
Nene Tereza ne syte e botesNene Tereza ne syte e botes
Nene Tereza ne syte e botesMarjan DODAJ
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013ALB-AID Kukes
 
A e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinëA e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinëRregullatIslame
 
A e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinëA e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinëLexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3Shkumbim Jakupi
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
 
Muhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqja
Muhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqjaMuhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqja
Muhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqjaLibra Islame
 
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``Adriatik Rexha
 
E verteta e_jetes_se_kesaj_bote
E verteta e_jetes_se_kesaj_boteE verteta e_jetes_se_kesaj_bote
E verteta e_jetes_se_kesaj_boteDurim Bajrami
 
Kurani Mbrojtes Dhe Sherues
Kurani Mbrojtes Dhe SheruesKurani Mbrojtes Dhe Sherues
Kurani Mbrojtes Dhe Sheruesguest41e4e
 

Similar to Rini (20)

Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
 
Revise letrare
Revise letrare Revise letrare
Revise letrare
 
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmesDr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmes
 
Gazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkollesGazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkolles
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
 
Sq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiSq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek Krijuesi
 
Nene Tereza ne syte e botes
Nene Tereza ne syte e botesNene Tereza ne syte e botes
Nene Tereza ne syte e botes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
A e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinëA e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinë
 
A e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinëA e keni zbuluar bukurinë
A e keni zbuluar bukurinë
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Muhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqja
Muhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqjaMuhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqja
Muhamed muteveli esh sharavi - e mira dhe e keqja
 
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
Adem Demaqi ``Filozofia E Jetes``
 
E verteta e_jetes_se_kesaj_bote
E verteta e_jetes_se_kesaj_boteE verteta e_jetes_se_kesaj_bote
E verteta e_jetes_se_kesaj_bote
 
Kurani Mbrojtes Dhe Sherues
Kurani Mbrojtes Dhe SheruesKurani Mbrojtes Dhe Sherues
Kurani Mbrojtes Dhe Sherues
 

More from FSstudio

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveFSstudio
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017FSstudio
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016FSstudio
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015FSstudio
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per KosoveFSstudio
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
ZekaatulfitriFSstudio
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetFSstudio
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
VepromediturineFSstudio
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionFSstudio
 
Unekamblereveten
UnekamblerevetenUnekamblereveten
UnekamblerevetenFSstudio
 
Unejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitUnejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitFSstudio
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimFSstudio
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminFSstudio
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeFSstudio
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamitFSstudio
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 

More from FSstudio (20)

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosove
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per Kosove
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
Zekaatulfitri
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
 
Xhehenemi
XhehenemiXhehenemi
Xhehenemi
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
Vepromediturine
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzion
 
Unekamblereveten
UnekamblerevetenUnekamblereveten
Unekamblereveten
 
Unejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitUnejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetit
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
Uneemartovaburrintim
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
Tregimiinjestudenteje
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamit
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 

Rini

  • 1. hap këndin e jetës në veprën e cila titullohet “Rinia”. Shikoj fotografitë e rinisë. I shoh të mrekullueshme, vetëmohuese, plot entuziazëm, elan, kënaqësi, punë e zhytur në shkencë, e edukuar në mirësjellje… Në fotografinë tjetër - në fotografinë e rinisë së sotme, aktuale, e shoh me fytyrë në shtangim të hidhur, shikim i cili bredh duke kërkuar diçka, shoh rininë pa rini - vjeshtë në pranverë. Kërkoj fotografitë e mëparshme të kësaj rinie, dhe shoh fotografinë “të mërrëzishme”: djelmoshat e vajzat në ndonjë ritëm shurdhues të muzikës bashkëkohore, në transin e zbavitjes, truplëshuar e flokëprishur, paki cigaresh e pije të ndryshme pranë tyre. I shikoj veprimet e tyre dhe pyes: “A është kjo rini?” ku është elani, entuziazmi… ku është jeta e kësaj rinie? - shumë nga kjo “plejadë” e të rinjëve i pyes: “Jeta! Ç’është ajo për ju?” dhe ja, përgjigjet: “Ëëë… është diç kalimtare…, vetmi e amshuar…, koktej i hidhur…, koktej në të cilën është e përzier krejt çka ekziston…, paj… nuk e di…, diç shumë e mërzitshme…, për këtë nuk kam menduar…, marrëzi…, edhe vet e pyes veten…, shfaqje me plot regjisor e artist të marrë…, shpresë e kotë…” Dhe ja punojmë - nuk dimë përse, mësojmë - nuk dimë përse, jetojmë - nuk dimë pse?! Sipas dëshirave dhe të gjykuarit të të rinjëve, zbavitja është i vetmi cak i jetës. Me rëndësi është që sa më shumë të argëtohemi. Që të mos na ik zbavitja, e për nesër ndoshta do të përsëritet e nesërmja nuk është me rëndësi - koha jonë është e tanishmja. E zbavitja! Çfarë lloji? Thënë më thjeshtë sa më vullgare. Se sa janë të pamoralshme ato zbavitje as që duhet të flasim. - Po i shikuam në punë, atëherë janë të pavlevshme. Puna është mundim. Punojmë me vështirësi. Pritet vetëm që sa më shpejtë të mbarojë. - Mësimi! Ja, kjo na duhet sot, për t’u mbajtur në jetë. Luftojmë më tepër për letra e diploma, e shumë pak për dituri. Dashuria ka humbur anën e vet ideale dhe është e shtypur me lajtime të rrejshme, me mashtrime, gënjeshtra, shfrenim momental, pasojat e së cilës janë mosbesimi i thellë, gjëmat e dhembshmje, vetëvrasjet e shumta dhe problemet sociale. Kjo konkludohet nga e gjithçka vërehet, nga romanet, nga këngët, nga filmi, nga revistat - nga tërë ajo që e pasqyron jetën. Dhe pas çasteve të zbavitjeve të tilla, të muzikës shurdhuese, të përdredhmeve të trupit, të transit në argëtime, të shumë gotave të alkoolit, të pakove me cigare dhe të humbjeve të kota të kohës, vjen boshllëku - zbrazëtira, ngopja, pluhuri e hiri. Po, kur koha e merr me vete atë “preokupim” momental, njeriu i ri mbetet i zbrazët, pa vullnet, i thyer… mbetet… i vetmuar. Dhe ja një paradoks i së sotmes – vetmia, në kohën e komunikimit më të madh në mesin e njerëzve. Kur ndeshen me vështirësitë më të vogla, të rinjtë shpeshherë bëhen të humbur, për ta nuk ka rrugëdalje. Shpesh thonë: “Përse gjithë kjo?” e edhe: “Nuk i besoj më askujt..., jam e dëshpruar, dua të mbytem… e urrej jetën, nuk ka në të asgjë të bukur…, për çka të jetoj…, asgjë më nuk ekziston, e vetmja që do të më shpëtonte është vdekja…, kështu më nuk mund të jetohet, kjo është botë e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve…”. (kështu flasin dhe shkruajnë ato të moshës 14 deri 30 vjeçare). A është kjo ndonjë kontradiktë, kaos, inferiuoritet i tepërt, a nuk është ky dallim i madh ndërmjet rinisë së vërtetë dhe asaj të rrejshme - rinisë së zbrazët? Sa kontraverza? Nuk njihen ligjet e së bukurës, fillon të sundojë sadizmi, hipokrizi, urrehet e mira, ndërsa e keqja kërkohet në baltë e në qiell. Argëtimi është gjithçka, ndërsa puna asgjë! Fyerja është kënaqësi, ndershmëria - nuk është trend. Ja, kjo është kompetenca e jetës sot, e pjesës dërmuese, jo vetëm e të rinjëve, por edhe e njerëzve në përgjithësi. Thonë: “Kjo është moderne”. Shumë këtë e shohin, e shijojnë, e pranojnë menjëherë me nxitim këtë kafshatë, duke mos vënë re se a është e hidhur apo jo. Me rëndësi është t’i përshtatemi modës së shumicës, ndërsa truri të mbetet vetëm send i vdekur në organizmin tonë. Kjo rini e jonë e mrekullueshme, kjo periudhë e shkëlqyer, koha më poetike në jetë, tek ne ekziston vetëm në formë, ndërsa përmbajtja e saj është vetëm refren i ëmbël i zbavitjes, i kënaqësive të shpejta. - Andaj motër e nderuar, edhe ti vëlla i dashur, gjegjësiht ti rini, mbane mend një gjë, mos harroni se “jeta është një libër, kapakët e të cilit janë lindja dhe vdekja. Fletët e tij janë ditët. Në atë libër shkruhen punët e mira për të cilat njeriu shpërblehet ose punët e këqia për të cilat ai ndëshkohet”. O njeri, mundohu që në këtë libër të shkruhen ato gjëra që janë në të mirën tënde. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit. Shfrytëzoje kohën për aq sa do të jesh në këtë jetë, për punë të dobishme, për të adhmen tënde. “Në garë me këtë kohë le të pyetemi se kah shpie jeta e tillë? Të përpiqemi të gjejmë përmbajtjen e saj! Le të kthehemi kah e vërteta e amshuar, të mbështetemi në Fuqiplotin All-llahun [subhanehu ve teala] e atëherë t’i shohim të gjitha magjepsjet e rinisë dhe të jetës. Andaj All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, ndaj djemve, e ndaj pasurisë e grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”. Gjithashtu i Gjithëfuqishmi dhe i Mëshirëploti thotë: “Thuaj: ‘A t’ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato kënaqësitë e dunjasë?’ për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë edhe bashkëshorte të pastra, e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut [subhanehu ve teala]. All-llahu është i kujdesshëm për robët”. Vetëm duke u mbështetur te All-llahu [subhanehu ve teala] (Ali Imran - 14 -15) e jo te njerëzit, i riu do të kuptojë se para tij nuk ka pengesa. Ne nuk guxojmë të jemi ata të cilët nuk dijnë përse jetojnë dhe për të cilët thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “…e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi ‘në këtë jetë’ dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri”. (Muhammed: 12) Pra, thotë një poet: “Shumë prej tyre janë si në ndonjë vendpritje ku nuk ka se çka të presin. Jetojnë e që kurrë nuk janë pyetur pse, jetojnë ngase janë në jetë, i nënshtrohen instiktik të paqartë të jetës, por nuk kanë asgjë që mund të bëjnë në jetë. Nga dita në ditë sillen ashtu që ta kenë sa më mirë dhe sa më pak keq. Punojnë nëse kjo është e nevojshme për të jetuar, e nëse nuk është - nuk punojnë asgjë.
  • 2. Parashikojnë vetëm qëllime më të afërta. I ikin përsiatjes (të menduarit) mbi vdekjen. Dhe mbesin, sepse u bëhet se presin pa pritur gjë.” Gjithashtu këtë e inlustron një poet tjetër kur përmend se si jetojnë jobesimtarët: Erdha nuk di prej nga, por erdha, e pash rrugën para meje dhe eca, do të udhëtoja deshta apo jo. Qysh erdha, si e pash këtë rrugë. Nuk e di, edhe pse nuk e di, nuk e di. Pasi, motrat dhe vëllezërit e mi të dashur, feja Islame është ushqim më i bukur, e vetëmohimi - ujë i amshuar, i cili duhet të shuajë etjen e të gjithë neve. Nuk ka fuqi, e cila do të rënonte shpirtin e ri të mbështetur në All-llahun e Gjithëfuqishëm. Atëherë në shpirt hyn qetësia, ndërsa forca e vullnetit, kalon në fuqinë e trupit. Dhe kur drita e udhëzimit Islam vëhet përmbi të gjitha vlerat tjera - arrin lumturia e vërtetë. Andaj, motra dhe vëllezër, ejani së bashku të pendohemi ngase shpresën në All-llahun e Gjithëmëshirshëm nuk duhet shkëputur. Ai atyre që pendohen ju premton të ardhshme më të mirë. All- llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se All-llahu i fal të gjitha mëkatët, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues!” (Ez- Zumer 53) Mirëpo, krahas mëshirës, o robët e All-llahut duhet mos harruar se vërtetë All-llahu [subhanehu ve teala] është edhe Dënues (Ndëshkues) i ashpër ndaj atyre që janë indiferent ndaj fesë së tij. Zoti i Pastër nga çdo e metë thotë: “Njoftoi robërit e Mi se vërtetë Unë jam Ai që fal shumë dhe Mëshirues i Madh. Po (njoftoi se) edhe dënimi Im është ai dhembshëm (El – Hixhër: 49-50). Ai pastaj thotë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shumë bolleqe. Ju shumon (shton) pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh: 10-12). Andaj vëlla dhe motër e dashur, ju thërras me fjalën e All-llahut: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për në një Xhennet, gjërësia e të cilit është sa gjërësia e qiejve dhe e tokës i përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran: 133) Dietari i shquar El Gazali thoshte: “Sikur e përkohshmja (kjo botë) të jetë nga ari, ndërsa e amshuara (bota tjetër) nga balta, do të zgjedhja atë nga balta, për shkak të amshueshmërisë së saj”. Më mirë pra të jetosh në baltë, se të bëhesh baltë e të tjerët të lozin me ty. Dhe së fundi, të shkojmë pas këshillës së Llukmanit [alejhis-selam] (paqja e All-llahut qoftë mbi të) i cili deklaron: “O bir. Bota është det i thellë dhe shumë njerëz në të fundosen. Barkë e jotja le të jetë frika nga All-llahu [subhanehu ve teala], timon - besimi në All-llahun [subhanehu ve teala], e llopatëz - mbështetja e fortë në krijuesin e gjithësisë All-llaun [subhanehu v e teala].”. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 223-654 1000 Shkup