SlideShare a Scribd company logo
1
Pyetje përgaditore: Branch
Branch bleu një makineri me qera financiare në 1 Janar 20X1. Termat e marrveshjes ishin:
Depozitë : $1,150 (jo e rimbursueshme)
Këstet : $4,000 në vit për shtate vite i pagueshëm në fund të vitit
Çmimi i aktivit : $20,000
Aktivi ka një jetë të dobishme prej katër vitesh dhe norma e brendshme e interesit për qiranë është 11%.
Kërkohet
Përgatisni ekstrakte nga pasqyra e performancës dhe pasqyra e pozicionit financiar për vitin që mbyllet më 31
Dhjetor 20X1, duke përdorur pro – format e mëposhtme.
Zgjidhje Pyetja përgaditore: Branch
PASQYRA E PERFORMANCËS (EKSTRAKT)
$
Amortizimi (llog. 1) 5,000
Kosto financiare (llog. 2) 2,047
PASQYRA E POZICIONIT FINANCIAR
$
Aktivet afatgjata
Aktivet afatgjata materiale
Aktive të mbajtura me qira financiare (20,000 – (20,000/4)) 15,000
Detyrime afatgjata
Detyrime për qiranë financiare (llog. 2) 14,786
Detyrime afatshkurtra
Detyrime pwr qiranw financiare (llog. 2) (16,924 – 14,786) 2,138
Llogaritje
1. Amortizimi
20,000
4
= $5,000 𝑛ë 𝑣𝑖𝑡
2. Detyrimet për qiranë financiare
$
Viti që mbyllet më 31 Dhjetor 20X1
1.1.X1 Vlera e detyrimit në fillim të periudhës 20,000
1.1.X1 Depozita (1,150)
18,850
1.1X1 – 31.12.X1 Interesi me 11% 2,047
31.12.X1 Pagesa e këstit (4,000)
31.12.X1 Detyrimi në fund të periudhës 16,924
Viti që mbyllet më 31 Dhjetor 20X2
1.1.X2 – 31.12.X2 Interesi me 11% 1,862
31.12.X2 Pagesa e këstit (4,000)
31.12.X2 Vlera e detyrimit në fund të vitit 14,786
2
Fino
(a) Një kërkesë e rëndësishme e kuadrit konceptual për raportimin financiar të IASB është se pasqyrat financiare
të një njësie duhet të paraqesin me besnikëri transaksionet dhe ngjarjet që ajo ka realizuar.
Kërkohet
Shpjegoni se çfarë kuptohet me paraqitje besnike dhe si e bën ajo informacionin financiar të dobishëm.
(b) Në 1 Prill 20X7, Fino rriti kapacitetin operues në fabrikës së tij. Për shak të mungesës së fondeve likuide
ishte e pamundur për të blerë makinerinë që kërkohej me një kosto prej $350,000. Kjo është e barabartë me
vlerën e drejtë të makinerisë dhe vlerën aktuale të pagesave minimale të qirasë. Sipas rekomandimit të
drejtorit të financicës, Fino hyrni nën një marrveshje për ta marrë me qira makinerinë nga prodhuesi. Qiraja
kërkonte katër pagesa vjetore në avancë prej $100,000 secila duke filluar nga 1 Prilli 20X7. Makineria do
ketë një jetë të dobishme prej katër vitesh dhe do të shitet për skrap në fund të jetës. Drejtori i financës, i cili
besonte se qiraja do ishte një qira operative, komentoi se marrveshja do përmirësonte kthimin nga kapitali i
angazhuar për kompaninë (Angl. Return on Capital Employed) krahasuar me rastin nëse makineria do të
blihej.
Kërkohet
(i) Diskutoni vlefshmërinë e komenteve të drejtorit të financës dhe përshkruani sesi IAS 17 Qiratë
siguron se qiratë të tilla si ajo më lart paraqiten me besnikëri në pasqyrat financiare të njësisë.
`(4 pikë)
(ii) Përgatisni ekstrakte të pasqyrës së performancës dhe pasqyrës së pozicionit financiar të Fino për vitin
që mbyllet më 30 Shtator 20X7 në lidhje me marrveshjen e qirasë duke supozuar:
(1) Ajo është një qira operative (2 pikë)
(2) Ajo është një qira financiare (4 pikë)
Zgjidhje Fino
(a) Koncepti i paraqitjes besnike kërkon që pasqyrat financiare të japin një pamje të vërtetë të natyrës dhe efektit
të transaksioneve financiare. Nëse përdoruesit mund të jenë të sigurtë për këtë, atëherë ato mund të kenë
besim tek pasqyrat financiare.
Kjo do të thotë që aktivet dhe detyrimet e paraqitura në pasqyrat financiare ekzistojnë, janë aktive ose
detyrime të njësisë dhe janë paraqitur me vlerën korrekte, në përputhje me politikat kontabile të deklaruara
nga njësia. Për shembull, mund të duket se një pronë e cila paraqitet me koston historike ndërkohë që vlera e
tregut është dy herë më e lartë nuk është një paraqitje besnike, por nëse politika kontabile që njësia ka
deklaruar nuk është për të rivlerësuar pronat, përdoruesit janë të informuar për atw qw do gjejnw tek pasqyrat
financiare dhe mund të bëjnë rregulimet përkatëse.
Shembulli më i dukshëm, i mungesës së paraqitjes besnike përfshin transaksionet e financimit të cilat
mbahen jashtë bilancit, të tilla si shitje dhe marrje mbrapsh me qira, ku hua të garantuara nga aktivet
maskohen si shitje aktivesh. Kjo mban humarrjen jashtë pasqyrës së pozicionit financiar dhe mënjanon
impaktet që rrjedhin prej saj tek leva financiare. Skandalet kontabile në dekadën e kaluar vënë në dukje
skema të shumta të zërave që mbahen jashtë bilancit dhe theksojnë rëndësinë e paraqitjes besnike.
(b) (i) Drejtori i financës është i saktë në atë që, nëse makineria do mbahej nën një qira operative, ajo nuk
do të njihej si aktiv. Në këtë rast kosto e makinerisë nuk do të përfshihej në kapitalin e angazhuar
dhe kështu që nuk do të ndikonte negativish tek ROCE (Return on capital employed)
Megjithatë, komentet e drejtorit të financës tregojnë një injorim/anashkalim të IAS 17. Sipas IAS
17 qiratë klasifikohen bazuar në thelbin e transaksioneve, duke u bazuar në faktin nëse janë
3
transferuar ose jo rrisqet dhe përfitimet e pronësisë. Standardi jep shembuj të situatave kur një qira
do të klasifikohej normalisht si qira financiare, duke përfshirë:
 Kur qiraja transferon pronësinë e aktivit tek qiramarrësi në fund të periudhës së qirasë.
 Kur ekziston një opsion për të riblerë aktivin në terma të cilat e bëjnë në mënyrë të arsyeshme
të sigurtë që opsioni do të ushtrohet.
 Kur kohëzgjatja e qirasë wshtw për pjesën kryesore të jetës ekonomike të aktivit
 Kur vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë përbën në pjesën kryesore të gjithë vlerërn e
drejtë të aktivit.
Në këtë rast termat e qirasë janë për të gjithë jetën ekonomike të aktivit dhe vlera aktuale e
pagesave minimale të qirasë (katër pagesa prej $100,000 gjatë tre viteve) përbën në thelb tw gjithë
vlerën e drejtë të makinerisë. Kjo duhet që patjetër të konsiderohet si qira financiare dhe për
rrjedhojë do ketë impakt tek ROCE.
(ii) 1. Qiraja operative
$
Pasqyra e performances
Pagesa për qiranë operative (100,000 x 6/12) 50,000
Pasqyra e pozicionit financiar
Aktivet afatshkurtra
Parapagesë (100,000 x 6/12) 50,000
2. Qira financiare
$
Pasqyra e performances
Amortizimi (350,000/4 x 6/12) 43,750
Kosto financiare (llog) 12,500
Pasqyra e pozicionit financiar
Aktive afatgjata
Makineri e marrë me qira financiare (350,000 – 43,750) 306,250
Detyrime afatgjata
Shuma e detyrimit për qiratë financiare (llog) 175,000
Detyrimet afatshkurtra
Shuma e detyrimit për qiranë finanicare (262,500 – 175,000) 87,500
Llogaritje
$
Kosto 1.4.X7 350,000
1.4.X7 depozitë (100,000)
Balanca në 1.4.X7 250,000
Interesi deri në 30.9.X7 (250,000 x 10% x 6/12) 12,500
Balanca në 30.9.X7 262,500
Interesi në 1.4.X8 (250,000 x 10% x 6/12) 12,500
1.4.X8 pagesa (100,000)
Balanca e detyrimit afatgjate në 30.9.X8 175,000

More Related Content

Similar to Qirate

Aktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareAktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareMenaxherat
 
Bazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveveBazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveve
Landmark Communications Tirana
 
Kapitulli 10
Kapitulli 10Kapitulli 10
Kapitulli 10coupletea
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Sava Elezaj
 
Ekonomi termat
Ekonomi termatEkonomi termat
Ekonomi termatagimi2012
 
Analiza e Aktiviteteve Financiare
Analiza e Aktiviteteve FinanciareAnaliza e Aktiviteteve Financiare
Analiza e Aktiviteteve FinanciareMenaxherat
 
Ush per k2
Ush per k2Ush per k2
Ush per k2
Valdet Shala
 
Bazat e Kontabilitetit
Bazat e KontabilitetitBazat e Kontabilitetit
Bazat e Kontabilitetit
Menaxherat
 
df.docx
df.docxdf.docx
df.docx
KeisiLicaj
 
Leasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJLeasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Kreu 9 buxhetimi i kapitalit - flukset e parase
Kreu 9   buxhetimi i kapitalit - flukset e paraseKreu 9   buxhetimi i kapitalit - flukset e parase
Kreu 9 buxhetimi i kapitalit - flukset e paraseRudina Ibrahimi
 
Kf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-tëKf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-të
Valdet Shala
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1
Veton Sopjani
 
Kapital AKTIV
Kapital AKTIVKapital AKTIV
Kapital AKTIV
BLEDIONKICAJ
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Shpend Stojkaj
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiareMenaxherat
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiareekonomia
 

Similar to Qirate (20)

Aktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareAktivitetet Financiare
Aktivitetet Financiare
 
Bazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveveBazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveve
 
Kapitulli 10
Kapitulli 10Kapitulli 10
Kapitulli 10
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
 
Ekonomi termat
Ekonomi termatEkonomi termat
Ekonomi termat
 
Analiza e Aktiviteteve Financiare
Analiza e Aktiviteteve FinanciareAnaliza e Aktiviteteve Financiare
Analiza e Aktiviteteve Financiare
 
Ush per k2
Ush per k2Ush per k2
Ush per k2
 
Menaxhmenti Financiar - Prezentimi I Pasqyrave Financiare
Menaxhmenti Financiar - Prezentimi I Pasqyrave FinanciareMenaxhmenti Financiar - Prezentimi I Pasqyrave Financiare
Menaxhmenti Financiar - Prezentimi I Pasqyrave Financiare
 
Bazat e Kontabilitetit
Bazat e KontabilitetitBazat e Kontabilitetit
Bazat e Kontabilitetit
 
df.docx
df.docxdf.docx
df.docx
 
Leasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJLeasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJ
 
Kreu 9 buxhetimi i kapitalit - flukset e parase
Kreu 9   buxhetimi i kapitalit - flukset e paraseKreu 9   buxhetimi i kapitalit - flukset e parase
Kreu 9 buxhetimi i kapitalit - flukset e parase
 
Kf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-tëKf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-të
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1
 
Kapital AKTIV
Kapital AKTIVKapital AKTIV
Kapital AKTIV
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
 
Menaxhmenti Financiar - Pasqyrat Financiare
Menaxhmenti Financiar - Pasqyrat FinanciareMenaxhmenti Financiar - Pasqyrat Financiare
Menaxhmenti Financiar - Pasqyrat Financiare
 
Df 3 teste pazgjidhura
Df 3 teste pazgjidhuraDf 3 teste pazgjidhura
Df 3 teste pazgjidhura
 

Qirate

  • 1. 1 Pyetje përgaditore: Branch Branch bleu një makineri me qera financiare në 1 Janar 20X1. Termat e marrveshjes ishin: Depozitë : $1,150 (jo e rimbursueshme) Këstet : $4,000 në vit për shtate vite i pagueshëm në fund të vitit Çmimi i aktivit : $20,000 Aktivi ka një jetë të dobishme prej katër vitesh dhe norma e brendshme e interesit për qiranë është 11%. Kërkohet Përgatisni ekstrakte nga pasqyra e performancës dhe pasqyra e pozicionit financiar për vitin që mbyllet më 31 Dhjetor 20X1, duke përdorur pro – format e mëposhtme. Zgjidhje Pyetja përgaditore: Branch PASQYRA E PERFORMANCËS (EKSTRAKT) $ Amortizimi (llog. 1) 5,000 Kosto financiare (llog. 2) 2,047 PASQYRA E POZICIONIT FINANCIAR $ Aktivet afatgjata Aktivet afatgjata materiale Aktive të mbajtura me qira financiare (20,000 – (20,000/4)) 15,000 Detyrime afatgjata Detyrime për qiranë financiare (llog. 2) 14,786 Detyrime afatshkurtra Detyrime pwr qiranw financiare (llog. 2) (16,924 – 14,786) 2,138 Llogaritje 1. Amortizimi 20,000 4 = $5,000 𝑛ë 𝑣𝑖𝑡 2. Detyrimet për qiranë financiare $ Viti që mbyllet më 31 Dhjetor 20X1 1.1.X1 Vlera e detyrimit në fillim të periudhës 20,000 1.1.X1 Depozita (1,150) 18,850 1.1X1 – 31.12.X1 Interesi me 11% 2,047 31.12.X1 Pagesa e këstit (4,000) 31.12.X1 Detyrimi në fund të periudhës 16,924 Viti që mbyllet më 31 Dhjetor 20X2 1.1.X2 – 31.12.X2 Interesi me 11% 1,862 31.12.X2 Pagesa e këstit (4,000) 31.12.X2 Vlera e detyrimit në fund të vitit 14,786
  • 2. 2 Fino (a) Një kërkesë e rëndësishme e kuadrit konceptual për raportimin financiar të IASB është se pasqyrat financiare të një njësie duhet të paraqesin me besnikëri transaksionet dhe ngjarjet që ajo ka realizuar. Kërkohet Shpjegoni se çfarë kuptohet me paraqitje besnike dhe si e bën ajo informacionin financiar të dobishëm. (b) Në 1 Prill 20X7, Fino rriti kapacitetin operues në fabrikës së tij. Për shak të mungesës së fondeve likuide ishte e pamundur për të blerë makinerinë që kërkohej me një kosto prej $350,000. Kjo është e barabartë me vlerën e drejtë të makinerisë dhe vlerën aktuale të pagesave minimale të qirasë. Sipas rekomandimit të drejtorit të financicës, Fino hyrni nën një marrveshje për ta marrë me qira makinerinë nga prodhuesi. Qiraja kërkonte katër pagesa vjetore në avancë prej $100,000 secila duke filluar nga 1 Prilli 20X7. Makineria do ketë një jetë të dobishme prej katër vitesh dhe do të shitet për skrap në fund të jetës. Drejtori i financës, i cili besonte se qiraja do ishte një qira operative, komentoi se marrveshja do përmirësonte kthimin nga kapitali i angazhuar për kompaninë (Angl. Return on Capital Employed) krahasuar me rastin nëse makineria do të blihej. Kërkohet (i) Diskutoni vlefshmërinë e komenteve të drejtorit të financës dhe përshkruani sesi IAS 17 Qiratë siguron se qiratë të tilla si ajo më lart paraqiten me besnikëri në pasqyrat financiare të njësisë. `(4 pikë) (ii) Përgatisni ekstrakte të pasqyrës së performancës dhe pasqyrës së pozicionit financiar të Fino për vitin që mbyllet më 30 Shtator 20X7 në lidhje me marrveshjen e qirasë duke supozuar: (1) Ajo është një qira operative (2 pikë) (2) Ajo është një qira financiare (4 pikë) Zgjidhje Fino (a) Koncepti i paraqitjes besnike kërkon që pasqyrat financiare të japin një pamje të vërtetë të natyrës dhe efektit të transaksioneve financiare. Nëse përdoruesit mund të jenë të sigurtë për këtë, atëherë ato mund të kenë besim tek pasqyrat financiare. Kjo do të thotë që aktivet dhe detyrimet e paraqitura në pasqyrat financiare ekzistojnë, janë aktive ose detyrime të njësisë dhe janë paraqitur me vlerën korrekte, në përputhje me politikat kontabile të deklaruara nga njësia. Për shembull, mund të duket se një pronë e cila paraqitet me koston historike ndërkohë që vlera e tregut është dy herë më e lartë nuk është një paraqitje besnike, por nëse politika kontabile që njësia ka deklaruar nuk është për të rivlerësuar pronat, përdoruesit janë të informuar për atw qw do gjejnw tek pasqyrat financiare dhe mund të bëjnë rregulimet përkatëse. Shembulli më i dukshëm, i mungesës së paraqitjes besnike përfshin transaksionet e financimit të cilat mbahen jashtë bilancit, të tilla si shitje dhe marrje mbrapsh me qira, ku hua të garantuara nga aktivet maskohen si shitje aktivesh. Kjo mban humarrjen jashtë pasqyrës së pozicionit financiar dhe mënjanon impaktet që rrjedhin prej saj tek leva financiare. Skandalet kontabile në dekadën e kaluar vënë në dukje skema të shumta të zërave që mbahen jashtë bilancit dhe theksojnë rëndësinë e paraqitjes besnike. (b) (i) Drejtori i financës është i saktë në atë që, nëse makineria do mbahej nën një qira operative, ajo nuk do të njihej si aktiv. Në këtë rast kosto e makinerisë nuk do të përfshihej në kapitalin e angazhuar dhe kështu që nuk do të ndikonte negativish tek ROCE (Return on capital employed) Megjithatë, komentet e drejtorit të financës tregojnë një injorim/anashkalim të IAS 17. Sipas IAS 17 qiratë klasifikohen bazuar në thelbin e transaksioneve, duke u bazuar në faktin nëse janë
  • 3. 3 transferuar ose jo rrisqet dhe përfitimet e pronësisë. Standardi jep shembuj të situatave kur një qira do të klasifikohej normalisht si qira financiare, duke përfshirë:  Kur qiraja transferon pronësinë e aktivit tek qiramarrësi në fund të periudhës së qirasë.  Kur ekziston një opsion për të riblerë aktivin në terma të cilat e bëjnë në mënyrë të arsyeshme të sigurtë që opsioni do të ushtrohet.  Kur kohëzgjatja e qirasë wshtw për pjesën kryesore të jetës ekonomike të aktivit  Kur vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë përbën në pjesën kryesore të gjithë vlerërn e drejtë të aktivit. Në këtë rast termat e qirasë janë për të gjithë jetën ekonomike të aktivit dhe vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë (katër pagesa prej $100,000 gjatë tre viteve) përbën në thelb tw gjithë vlerën e drejtë të makinerisë. Kjo duhet që patjetër të konsiderohet si qira financiare dhe për rrjedhojë do ketë impakt tek ROCE. (ii) 1. Qiraja operative $ Pasqyra e performances Pagesa për qiranë operative (100,000 x 6/12) 50,000 Pasqyra e pozicionit financiar Aktivet afatshkurtra Parapagesë (100,000 x 6/12) 50,000 2. Qira financiare $ Pasqyra e performances Amortizimi (350,000/4 x 6/12) 43,750 Kosto financiare (llog) 12,500 Pasqyra e pozicionit financiar Aktive afatgjata Makineri e marrë me qira financiare (350,000 – 43,750) 306,250 Detyrime afatgjata Shuma e detyrimit për qiratë financiare (llog) 175,000 Detyrimet afatshkurtra Shuma e detyrimit për qiranë finanicare (262,500 – 175,000) 87,500 Llogaritje $ Kosto 1.4.X7 350,000 1.4.X7 depozitë (100,000) Balanca në 1.4.X7 250,000 Interesi deri në 30.9.X7 (250,000 x 10% x 6/12) 12,500 Balanca në 30.9.X7 262,500 Interesi në 1.4.X8 (250,000 x 10% x 6/12) 12,500 1.4.X8 pagesa (100,000) Balanca e detyrimit afatgjate në 30.9.X8 175,000