This document contains a business plan for a company called "EUROKLIMA" that provides industrial climate control systems and devices. The plan outlines the company's mission to provide high quality, timely climate control solutions at competitive prices. It describes the management team, staff roles and salaries, target market, competitors, and financial projections. The plan concludes the company has advantages in the local market due to limited competition and ability to offer advanced technology and well-trained staff.
This document contains a business plan for a company called "EUROKLIMA" that provides industrial climate control systems and devices. The plan outlines the company's mission to provide high quality, timely climate control solutions at competitive prices. It describes the management team, staff roles and salaries, target market, competitors, and financial projections. The plan concludes the company has advantages in the local market due to limited competition and ability to offer advanced technology and well-trained staff.
1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULLTETI EKONOMIK
Punim seminarik:Banka Qendrore e Kosovës
Banka e Shqipërisë
Banka Qendrore Evropiane
Profesori: Studenti:
Msc.Mervete Shala Ramë Hajraj
Pejë,më 12 maj 2013
1
3. Përmbajtja
I.Banka Qendrore e Kosovës----------------------------------------------------------3
Nocioni dhe karekteristikat -----------------------------------------------------------3
Mardhëniet me Kuvendin, Qeverinë dhe Shtetin---------------------------------4
Qeverisja dhe organizimi -------------------------------------------------------------5
Pasqyrat financiare dhe buxheti------------------------------------------------------6
Dispozitat e përgjithshme-----------------------------------------------------------6
II.Banka e Shqipërisë----------------------------------------------------------------7
Objektivat dhe karektaristikat -------------------------------------------------------7
Mardheniet e Bankës Shqiptare me shtetin shqiptar-----------------------------8
Emetimi I Monedhës-----------------------------------------------------------------9
Organizimi dhe Drejtimi-------------------------------------------------------------10
Konatbiliteti dhe pasqyrat financiare----------------------------------------------10
III.Banka Qendrore Evropiane------------------------------------------------------11
Nocioni dhe themielimi--------------------------------------------------------------11
Struktura organizative----------------------------------------------------------------11
Eurosistemi ----------------------------------------------------------------------------12
Objektivi I Eourosistemit------------------------------------------------------------13
Pavarësia e Bankës Qendrore Evropiane----------------------------------------14
Materiali I shfrytezuar----------------------------------------------------------------15
3
5. BANKA QENDRORE E KOSOVËS
NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT E BQK-SË
Me 27 korrik 2010 Kuvendi I Kosovës ka miratuar Ligjin nr.03/L-209 për “Bankën
Qendrore të Republikës së Kosovës”
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pasardhëse Autoritetit Qendror të Kosovës,
është subject jurdik public bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave
të ligjit te lartecekur që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese. BQK-ja
nuk regjistrohet ne librin e regjistrimeve te bizneseve
BQK-ja si subject juridik në bazë të nenit 3 të ligjiit per këtë institucion ka kompetencë të
plotë, po ashtu ka edhe kompetencë të vecantë që:
1 Të hyjë në mardhënie kontraktore
2.Të ndërmmarrë procedura ligjore dhe të jetë subject I këtyre procedurave
3 Të fitoj, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe te paluajtshme
BQK-ja është institucion I pavarur ne kryerjen e detyrave te veta, pra me këtë
nenkuptojmë që në cdo kohë duhet të respektohet pavarësia e këtij institucioni, nga
cdokush qe mundohet që të ndikojë në anëtarët e organeve vendimarrëse apo personelit
të BQK-së.Por, nga kjo pavarësi nuk duhet nenkuptuar qe BQK-ja nuk jep pergjegësi për
punënën e vet, përkundrazi BQK-ja të paktën njëherë në vit, varësisht edhe prej nevojës raporton
para Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe para publikut në lidhje me realizimin e politikave
dhe objektivave të saj.
BQK-ja si objektivat e saj I ka te parapara konkretisht ne nenit 7 te ligjit te lartcekur ku
shpreshimisht percaktohen keto objektiva te cilat janë:
1.Që të nxisë dhe të mbajë një system financiar stabil, duke përfshirë një system të qëndrueshëm,
të sigurt dhe efikas të pagesave.
2.Objekivi I dytë I cili I nënshtrohet objektivit parësor të saj është të kontribuoj në arritjen dhe
ruajtjen e stabilitetit të cmimeve vendore.
3.BQK-ja mbështet politikat e përgjitshme ekonomike të Qeverise së Kosovës.
5
6. 4.Vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë,duke
favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.
Për përmbushjen e këtyre objektivave parësore BQK-ja ka një varg detyrash per ti kryer ku do ti
permbendim veq disa prej tyre ku percakohen ne nenin 8:
1. përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë
mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut,
si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;
2. rregullimin,licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare
3. promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase
të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;
4. sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;
5. mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;
Ndërkohë për ti realizuar qellimet e saja BQK-ja mund të hapë dhe të mbajë në librat e saj
llogari të parave dhe letrave me vlerë për bankat dhe institucionet tjera financiare, bankat e huaja
,institucionet financiare nderkombëtare dhe sipas kërkesës qe I drejtohen mund te mbajë edhe
për qeveritë e huaja,organizatat ndërkombëtare dhe organizatat donatore. Por, nuk mundet që të
hapë dhe të mbaje ne librat e saj llogari për institucionet jo financiare dhe per personat fizik.
Banka Qendrore e Kosovës mundet që të veprojë edhe në tregjet finaciare me blerje,
shitje,huadhenje ose huammarrje të të drejtave dhe te instrumenteve të tregtueshme si dhe
metaleve të cmuara, por mundet edhe te kryej operacione kreditore me bankat dhe pjesmarrësit e
tjerë të tregut që veprojnë në vendin tonë me huadhenie të mbështtur në kolateral adekuat. Këto
veprime BQK-ja I bën për ti përmbushur objektivat dhe detyrat e veta qe I ka parashtruar para
vetës.
MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
QEVERINË DHE SHTETIN
Përgjegjësia e Bankes Qendorore para Kuvendit të Republikës së Kosovës specifikohet në nenin
29 te ligjit per Banken Qendrore ku specifikisht thuhet “Guvernatori me kërkesë të Kuvendit të
Republikës së Kosovës ose me nismën e vet, së paku një here në vit, dëgjohet nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore të :BQK-ja
dhe ne te njejten kohe përgjegjësinë që ka ky isntitucion financiar karshi të zgjedhurve te
popullit.
Po ashtu BQK-ja ka raporte e nderlidhura edhe me ekzekutivin e vendit ku paraqitet si këshilltar
financiar dhe agjent fiscal,ku për këtë raport bëhet fjalë edhe në nenin 30 te ligjit për BQK
konkretshit janë keto dispozita:
1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për Qeverinë.
2. Banka Qendrore mund, për dhe në emër të Qeverisë, të pranojë huazime të jashtme, të
menaxhojë dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe detyrimet financiare
6
7. të Shtetit ndaj palëve të jashtme.
3. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me Qeverinë, të veprojë
si agjent fiskal për llogari të Qeverisë ose për agjenci tjetër publike të përcaktuar nga Qeveria.
4. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara nga Shteti.
Edhe pse ekziston nje raport kaq I mirë në mes ekzekutivit të vendit dhe BQK-së,por ekziton nje
nen (neni 33)ku I ndalohet kreditimi direct dhe indirect I institucioneve të vendit dhe cdo
agjencie tjetër publike nga ana e BQK-së,,me përjashtim të kreditve brendaditore për të siguruar
funksionimin e rregullt të pagesave.
QEVERISJA DHE ORGANIZIMI I BANKËS QENDRORE
Si cdo institucion tjetër që ka organet dhe sistemin e vetë organizativ, po ashtu edhe BQK-ja ka
këtë strukturë organizative për kryerjen sa më efikase të detyrave dhe qellimeve të veta.
Organet qendrore dhe vendimarrëse në strukturën organizative janë :
Bordi I Bankës Qendrore ku përbëhet nga Guvernatori,Drejtori I Pergjithshem I Thesarit dhe nga
tre anëtarë joekzekutiv të cilët nuk janë anëtraë të personelit të BQK-së.
Ky Bord ka nje hapsirë të madhe kompetencash ku ndër të tjera hyn miratimi I rregulloreve të
BQK-se,mbikqyre zbatimin e politikave,permbushjen e detyrave,miraton buxhetin e BQK-së,
emron zëvendësguvernatorët etj.
7
8. Bordi Ezekutiv përbëhet nga Guvernatori ku do të jetë kryesues, si dhe nga zëvendësguvernatorët
dhe do të jetë i ngarkuar në zbatimin e politikave dhe operacioneve të BQK-së.Në kuadër të
kompetencave të këtij bordi hyn edhe përcaktimi dhe miratimi ipolitikave për nxitjen dhe
mbajtjen stabile të stistemit financiar dhe të një sistemi të sigurt të pagesave.
Guvernatori është organi I trëtë sipas hirarkisë së strukturës organizative dhe ai shërben si
Kryeshef ekzekutiv I Bankës Qendrore I ngarkuar me operacionet e përditshme.Kompetencë dhe
detyrë e Guvernatorit është zbatimi I politikave e BQK për ti realizuar objektivat e parashtruara,
si dhe drejtimin dhe kontrollimin e administrimit të operacioneve të BQK-së
PASQYRAT FINANCIARE DHE BUXHETI
Raporti që më së shpeshti paraqitet ne mes të Bankës Qendrore dhe Kuvendit te Republikës së
Kosovës vjen në shprehjë me rastin e raportimit të paqyrave financiare qe BQK-ja I bën brenda
gjashte muajve nga mbyllja e vitit kalendarik financiar. BQK-ja ia dërgon Kuvendit dhe
Ministrit nga një kopje të pasqyrave finaciare dhe një raport me operacionet dhe punët e BQK-
së gjatë vitit financiar që sapo ka përfunduar posaqërisht në lidhje me objektivar e politikave të
saj dhe ngjarjet që kanë ndikuar në ekonominë e vendit.
Në nenin 64 të ligjit për Bankën Qendrore është percaktuarkonkretisht procedura e miratimit të
buxhetit BQK-së,ku konkretisht thuhet:
1. Banka Qendrore do të përgatisë buxhetin e saj vjetor , i cili do të miratohet nga Bordi i Bankës
Qendrore, para fillimit të çdo viti financiar.
2. Të gjitha të hyrat dhe të ardhurat e projektuara për t’u gjeneruar nga Banka Qendrore apo për
t’iu dhënë Bankës Qendrore nga cilido burim bashkë me shpenzimet e projektuara, duke
përfshirë zhvlerësimin dhe provizionet për humbje, do të përfshihen në buxhetin vjetor.
3. Buxheti vjetor i miratuar do t’i komunikohet për qëllim informimi Ministrit të Financave.
4. Bordi Ekzekutiv do të miratojë urdhëresa të brendshme për zbatimin e buxhetit të Bankës
Qendrore.
.
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Në nenin 65 percaktohen sakt instrumentet rregullative qe përdor BQK-ja për implementimin e
detyrave dhe organizimin structural brenda institucionit.
1. Banka Qendrore do të ketë kompetencë të nxjerrë Rregullore, Udhëzime, dhe Urdhra ashtu si
do të jetë e nevojshme për realizimin e detyrave që i janë besuar Bankës Qendrore me këtë ligj
apo ndonjë ligj tjetër.
2. Rregulloret dhe Udhëzimet e nxjerra nga Banka Qendrore do të kenë aplikim të përgjithshëm.
Ato do të jenë të detyrueshme në tërësinë e tyre dhe drejtpërdrejt të aplikueshme.
3. Një Urdhër i nxjerrë nga Banka Qendrore do të jetë i detyrueshëm për personin të cilit i
adresohet.
8
9. 4. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të miratojnë të gjitha instrumentet e
nevojshme rregullatore që kanë të bëjnë me çështjet brenda fushave përkatëse të kompetencës
së tyre.
BANKA E SHQIPËRISË
NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT
Banka e Shqipërisë u krijua gjatë procesit të tranzicionit me kalimin në sistemin bankar
dynivelor, me krijimin e hapësireës së nevojshme ligjore për një bankë qendrore e cila u
zyrtarizua me miratimin e ligjit nr .7559 për “Bankën e Shqipërisë” më 22 prill 1992.
Me ristrikturimin që u bë në sistemin bankar në Shqipëri u krijua sistemi bankar
dynivelesh: në nivelin e parë u vendos Banka e Shqipërisë dhe në nivelin e dytë –
bankat tjera që ushtrojnë veprimtari bankare në Repiblikën e Shqipërisë. Në këtë mënyrë
ligji vendos Banken Qendrore ne majë të sistemit bankar dhe I ka dhënë kompetenca të
tilla si hartimi I politikave të rëndësishme në sektorin monetar dhe bankar, si dhe marrja
e vendimeve në funksion të zhvillimit të sistemit bankar në Repiblikën e Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë është person juridik public dhe në bazë të autorizimeve që I ka nga
ligji nr. 8269 , ushtron në mënyrë të pavarur veprimtarinë e vetë më qëlllim të arritjes së
objektivave dhe qellimeve të veta. Pra , me këtë nënkuptojmë që cdo subjekt tjetër është I
detyruar të respektojë këtë pavarësi të këtij institucioni. Mirëpo në bazë të nenit 2 të
këtij ligji Banka e Shqipërise ka detyrim që ne nje interval kohor cdo gjashtë muaj të
raportojë për punën e vet para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të
MInistrave. Pra, Banka e Shqipërisë më konkretisht me këtë raport I tregon institucioneve
vendore për realizimin e objektivave të saj në funksion të parimeve të vlerësimt të
politikës monetare, kreditit dhe këmbimeve valutore.
Banka e Shqipërise si subjekt I së drejtës gëzon keto të drejta të cilat I janë garantuar në
nenin 4 të ligjit për BSH-në, ku specifikohen këto të drejta:
1.të lidhë kontrata;
2.të nxjerrë akte normative;
3.të posedojë, të gëzojë, të disponojë, si dhe të blejë pasuri të luajtshme ose të
paluajtshme që i shërbejnë veprimtarisë së saj;
9
10. 4.të tregtojë letra me vlerë, të shpërndajë letra me vlerë për llogari të Qeverisë së
Republikës të Shqipërisë dhe të emetojë letra me vlerë për llogari të vet.
OBJEKTIVAT DHE DETYRAT
Banka e Shqipërisë I ka projektuar dhe I ka perpiluar objektivat e veta, ku mundohet qe
ne kuadër të kornizave ligjore dhe me instrumente ligjore dhe financiare ti implementoje
këto objektiva të cilat janë shprehur detaisht ne nenin 3 të ligjit nr. 8269
1.Objektivi kryesor I Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e
çmimeve.
2.Banka e Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazën e tregut
të brendshëm bankar, nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të
këmbimeve valutore, tregun e brendshëm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon
në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të
zhvillimeve ekonomike të vendit.
3.Objektivat e tjerë të Bankës së Shqipërisë, të kushtëzuara nga objektivi kryesor I saj,
duhet të nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të
sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut.
Po ashtu Banka e Shqipërisë I ka përcaktuar edhe detyrat e veta që I ka për qellim
kryerjen sa më efikase të punës së saj ku shprehismisht thuhet ne nenin 3 të ligjit të
lartcekur:
1.Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë në mënyrë të pavarur politikën monetare të
Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;
2.Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e
kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;
3.Të licencojë ose të revokojë këtë licencë bankave dhe mbikëqyrë veprimtarinë e tyre
bankare, me qëllim që të të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar;
4.Të disponojë dhe të administrojë rezervat e saj valutore;
5.Të veprojë me cilësinë e bankierit, këshilltarit dhe të agjentit fiskal për Qeverinë e
Republikës së Shqipërisë;
6.Të nxisë funksionimin normal të sistemit të pagesave.
7.Të përdorë, në mënyrë të pavarur, instrumentet e politikës monetare për realizimin e
objektivit kryesor dhe të objektivave të politikës monetare.
10
11. MARDHENIET E BANKËS SHQIPTARE ME SHTETIN SHQIPTAR
Banka Shqiptare si institucioni pavarur shtetror zhvillon mardhenie me institucionet tjera
shtetrore të shtetit shqiptar. Këto raporte apo mardhenie janë të konceptuara si mardhenie
partneriteti dhe jo si mardhenie varësie në mës të Bankës së Shqipëerise dhe
Institucioneve të Repubikës së Shqipërisë konkretisht Qeverisë dhe Ministrisë së
Financave. Banka e Shqipërisë si një ndër institucionet më të rëndësishme të administratës
shtetrore të Republikës së Shqipërisë, për ti përmbushur me sukses funksionet, objektivat, të
drejtat dhe detyrimet që I dalin nga kompetenca dhe përgjegjesite e percaktuara me
dispozita kushtetuese dhe ligjore gëzon të drejtën që të bashkpunojë në mënyrë active me
organet e tjera të larta të shtetit shqiptar, kryesisht me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.
Banka e Shqipërise mardheniet dhe raportet që I ka me shtetin shqiptar më së miri I
shpreh në atë se ka të drejtë që shtetin shqiptar t’a përfaqesojë në të gjitha mardheniet
dhe veprimtaritë bankare me shtetet, bankat dhe institucionet e huaja, Po ashtu, ka të
drejtë që të veprojë si agjente fiscal për llogari dhe në emër të Qeverisë së Republikës
së Shqipërisë. Ndërkaq rroli më thelbesor dhe më I rendesishem karshi shtetit është se
Banka Qendrore nëpërmjet sistemit bankar kryen funksionin e arkës së buxhetit të shtetit.
EMETIMI I MONEDHËS
Karkteristikë thelbësore dhe dalluese e Bankave Qendrore te shteteve (konkretisht e shtetit
shqiptar) karshi bankave tjera të nivelit të dytë është shtypja dhe emetimi I monedhave
dhe kartmonedhave shtetrore. Këtë funksion Banka e Shqipërisëe ka të garantuar dhe të
sanksionuar në nenin 161 në paragrafin e parë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
ku shprehimisht thuhet “Ajo (Banka e Shqipërisë) ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e
të qarkullimit të monedhës shqiptare…”
Në nenin 33 të ligjit për Bankën e Shqipërisë percaktohet se njesia monetare ne
Republikën e Shqipërise është “Leku”. Pra , në këtë nen konkretizohet dispozita kushtetuese
për te drejtën e emitimit, ku autorizohet Banka e Shqipërise për emitimin ekskluziv dhe
si emituese e vetme e monedhes dhe kartmonedhes kombëtare qe ka kurs ligjor brenda
territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu Banka e Shqipërisë ka për obligim dhe në
të njejtën kohë autorizim dhe competence kushtetuese dhe ligjore që të përcaktojë format ,
masat, peshat, modelin dhe karakteristikat e tjera te monedhave dhe kartmonedhave
metalike shqiptare, si dhe sasinë dhe procedurat e eksport-importit të kartmonedhes.
Banka e Shqipërise ka për obligim sipas nenit 36 të ligjit të përmendur që të harton
planet e emetimit dhe te siguron furnizimin e rregullt të tregut me kartmonedha dhe
monedha metalike për të plotësuar kërkesat e e konomise për para.
11
12. Banka e Shqipërisë e ka obligim ligjor për të sigurar ruajtjen dhe mbajtjen ne vende të
sigurta të kartmonedhave dhe monedhave metalike të emetuara. Njekohesisht ka për detyrë
të ruajë ose t’I asgjësojë pllakat dhe stampat e monedhave metalike dhe kartmonedhave që
hiqen nga qarkullimi.
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
Në nenin 41 te ligjit për Bankën e Shqipërisë përcaktohet sakt organizimi dhe drejtimi I
Bankës së Shqipërisë ku shprehimisht thuhet: “Banka e Shqipërisë organizohet, drejtohet
dhe kryen veprimtarinë e saj nëpërmjet Këshillit Mbikqyrës, administratorëve, që janë
guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët, si dhe personeli tjetër sic percaktohet në këtë
ligj”.
Këshilli Mbikqyrës është organi më I lartë vendimarrës dhe mbikqyrës I politikave, I
administrimit dhe operacioneve të Bankës së Shqiperisë. Këshilli për ta pasur në kontroll
punën dh e veprimtarinë që e realizon Banka e Shqipërisë duhet të vlerësojë në mënyrë
periodike situatën ekonomike, duke përfshirë politikën monetare, të kreditit dhe të
këmbimeve valutore. Këshilli Mbikqyres ka përbërje prej nënte anëtraësh, ku Guvernatori
eshte edhe kryetar I Këshillit, zëvendësguvernatorët janë po ashtu anetarë të Këshillit dhe
po ashtu gjashtë anëtarë të tjerë.
Guvernatori vepron si drejtor I përgjithshëm ekzekutiv I Bankës së Shqipërisë. Ai
përgjigjet për hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikqyrës të politikës monetare, të
kreditit ,të këmbimeve valutore si dhe të politikave tjera. Po ashtu Guvernatori zbaton
vendimet e marrura nga Këshilli Mbikqyres duke përfshirë zbatimin e politikës monetare,
të kreditit dhe të këmbimeve valutore.
KONTABILITETI DHE RAPORTIMET E BANKËS SË SHQIPËRISË
Banka e Shqipërisë duhet të mbajë kontabilitetin, bilancet apo raportimet e saja në
përputhje me standartet ndërkombëtare si dhe me parimet përgjithsisht të pranuara të
kontabilitetit dhe me legjislacionin shqiptarë në fuqi. Është obligim ligjor I Bankes
Shqiptare që të këtë një transaprencë maksimale në lidhje me këto raporte finaciare, të
publikojë edhe opinionin e kontrollorëve, si dhe publikimet periodike të tyre.
Banka Shqipërisë mban, në përputhje me ligjin “Për Kontabilitetin” dhe standartet
ndërkombëtare, llogari dhe regjistra që në cdo kohë duhet të pasqyrojë në mënyrë të
saktë gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.
12
13. Në nenin 69 të ligjit nr. 8269 , Bankës së Shqipërisë I specifikohet se duhet të përgatit
raportin dhe llogaritë financiare në fund të cdo viti financiar. Ato I paraqiten Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të MInistrave nga Guvernatori I Bankës së
Shqipërisë jo më vonë se tre muaj nga përfundimi I vitit financiar.
Pasqyrat financiare japin informacion për gjendjen financiare, performancën dhe
ndryshimin e gjendjes financiare të Bankës së Shqipërisë. Zakonisht, pasqyrat financiare
vihen në dispozicion ose publikohen jo më pak se një here në vit dhe janë objekt i
raportit të kontrollorit.
BANKA QENDRORE EVROPIANE
NOCIONI DHE THEMELIMI
Banka Qendrore Evropiane është themeluar më 1 qershor 1998 dhe mban epitetin si një
nga bankat më të reja në botë. Kjo bankë themelimin e vet e mbeshtet në Traktaatin e
themelimit të Komunitetit Evropian.
Banka Qendrore Evropiane bazën e vet e ka në Frankfurt të Gjermanisë. Në këtë
institucion bankar punojnë rreth 1000 persona që te gjithe te rekrutuar në mënyre
propercionale nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në bashkpunim me stafin e
bankave qendrore të cdo vendi anëtar punojnë për impementimin e vendimeve të
organeve vendimarrësë të Bankës Qendrore Evropiane.
STRUKTURA ORGANIZATIVE E BANKËS QENDRORE EVROPIANE
Banka Qendrore Evropiane drejtohet nga kjo hierarki organesh:
Këshilli Drejtues – ky Këshill është organi më I lartë vendimarrës I Bankës Qendrore
Evropiane. Përbehet nga gjashtë anëtarë të Bordit Ekzekutiv dhe nga dymbëdhjetë
guvernatorë të Bankave Qendrore të Eurozonës. Si Këshilli Drejtues ashtu edhe Bordi
Ekzekutiv drejtohet nga Presidenti I Bankës Qendrore Evropiane.
Detyra kryesore e Këshillit Drejtues është formulimi I politikës monetare të Eurozonës.
Në veçanti, ai ka fuqinë të përcaktojë normat e interesit me të cilat bankat tregtare
13
14. të secilit prej vendeve të Eurozonës, mund të sigurojnë likuiditet nga banka qendrore e
tyre. Kështu, Këshilli Drejtues në mënyrë indirekte ndikon mbi normat e interesit në
ekonominë e Eurozonës.
Bordi Ekzekutiv - i Bankës Qendrore Evropiane përbëhet nga Presidenti,
Zëvendëspresidenti dhe katër anëtarë të tjerë. Ata zgjidhen me marrëveshje nga kryetarët
e 12 shteteve, anëtare të Eurozonës. Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për implementimin e
politikës monetare sipas udhëzimeve të Këshillit Drejtues dhe në funksion të kësaj detyre
ai u jep instruksionet e nevojshme bankave qendrore të 12 vendeve. Gjithashtu, ai përgatit
takimet e Këshillit Drejtues dhe administron punën e përditshme të Bankës Qendrore
Evropiane.
Këshilli I Përgjthshëm – përbëhet nga Presidenti, Zëvendëspresidenti dhe guvernatorët e
15 bankave qendrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Këshilli I Përgjithshëm
kontribuon në funksionet këshilluese dhe koordinuese të Bankës Qendrore Evropiane dhe
në përgatitjet për zgjerimin e Eurozonës. Njësitë organizative të Bankës Qendrore Evropiane
janë të ndara në Direktorate të Përgjithshme dhe Direktorate, të cilat janë të varura nga
anëtarët e Bordit Ekzekutiv.
EUROSISTEMI
Dymbëdhjetë bankat qendrore të Eurozonës së bashku me Bankën Qendrore Evropiane
përbëjnë atë që njihet si Eurosistemi. Ky term u zgjodh nga Këshilli Drejtues për të bërë
dallimin me termin Sistemi Evropian I Bankave Qendrore (ESCB). Ky I fundit është
krijuar mbi bazën e Traktatit për themelimin e Komunitetit Evropian dhe përbëhet nga
Banka Qendrore Evropiane dhe 15 bankat qendrore të vendeve anëtare në Bashkimit
Evropian . Përsa kohë që ka ende vende anëtare të Bashkimit Evropian, por jo të
Eurozonës, si Danimarka, Suedia dhe Britania e Madhe, dallimi midis Eurosistemit dhe
Sistemit Evropian të Bankave Qendrore është I nevojshëm. Drejtimi I Eurosistemit kryhet
nëpërmjet organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane.
Vendimet merren nga Këshilli Drejtues dhe Bordi Ekzekutiv, ndërsa Këshilli i
Përgjithshëm kryen vetëm funksionin e këshilltarit në Eurosistem. Kjo sepse, siç u
përmend më sipër, ai përfshin edhe përfaqësuesit e tre bankave qendrore të vendeve
anëtare të Bashkimit Evropian, por që nuk ndodhen në Eurozonë. Këto tre shtete kanë
monedhat e tyre kombëtare dhe ndjekin politika të pavarura monetare. Vendimet e
politikës monetare që Banka Qendrore Evropiane merr në lidhje me Eurosistemin,
transmetohen në ekonomitë e vendeve të Eurozonës nëpërmjet sistemit bankar të secilit
prej këtyre vendeve. Rreth 8,000 institucione krediti (banka tregtare, banka kursimi dhe
institucione të tjera financiare) në 12 vendet e Eurozonës shërbejnë si kanale për
transaksionet e politikës monetare, të cilat synojnë të rregullojnë nivelin e likuiditetit në
Eurozonë. Është e natyrshme që zhvillimet e sektorit bankar në Eurozonë të monitorohen
nga afër nga Eurosistemi, sikurse parashikohet në Traktatin për themelimin e Komunitetit
Evropian. Megjithatë, përgjegjësia direkte për mbikëqyrjen bankare qëndron mbi autoritetet
kombëtare.
14
15. FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË:
• formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën;
• kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtja
e administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet e
Eurozonës;
• emetimi i kartëmonedhave euro; dhe
• mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave.
FUNKSIONE TË TJERA JANË:
• të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetet
kombëtare dhe nga agjentët ekonomikë, si për shembull nga
institucionet financiare;
• të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe
• të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropian
të Bankave Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi.
OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT -
STABILITETI I ÇMIMEVE.
Objektivi i pare I Eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në Eurozonë, duke
mbrojtur fuqinë blerëse të monedhës euro. Sigurimi I stabilitetit të çmimeve është
kontributi më i rëndësishëm që mund të jape politika monetare në arritjen e një mjedisi
të favorshëm ekonomik me një nivel të lartë punësimi. Si inflacioni, ashtu edhe deflacioni
mund të jenë të kushtueshëm për popullsinë në aspektin social dhe në atë ekonomik. Pa
cënuar objektivin primar të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, Eurosistemi mbështet edhe
politika të përgjithshme ekonomike të zbatueshme në Komunitetin Evropian.
Si pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, ai vepron në përputhje me parimet e
një ekonomie të hapur sikurse përcaktohet në Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian.
Me qëllim që të jetë më e lehtë për publikun, të vlerësojë suksesin e politikës monetare
të Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane ka shpallur më konkretisht objektivin kryesor të
saj. Stabiliteti i çmimeve është përcaktuar si rritje vjetore prej më pak se 2 për qind e
çmimeve të konsumit. Dihet se në periudha afatshkurtra, çmimet nuk kontrollohen nga
politika monetaremeqenëse duhet kohë që ndryshimet në politikën monetare të japin
ndikimin e vet në çmime. Në periudha afatshkurtra, çmimet përcaktohen nga faktorë të tjerë
si ndryshime në çmimet e lëndëve të para ose ndryshime në nivelin e taksave për
mallra. Kështu, qëllimi është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në periudha afatmesme dhe
afatgjata. Luhatje t sezonale dhe efekte të tjera për periudha shumë të shkurtra nuk duhet
të konsiderohen si shmangie nga objektivi i stabilitetit të çmimeve.
PAVARËSIA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE
15
16. Pavarësia është një element jetësor për suksesin e çdo banke qendrore. Në përputhje me
Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian, Eurosistemi gëzon pavarësi të plotë në
Zbatimin e funksioneve të veta: as Banka Qendrore Evropiane, as bankat qendrore
kombëtare të Eurosistemit, as edhe ndonjë anëtar i organeve vendimmarrëse të tyre nuk
kërkon apo merr udhëzime nga të tjerë. Institucionet e Komunitetit Evropian dhe qeveritë
e shteteve anëtare janë të detyruara ta respektojnë këtë parim dhe nuk duhet të përpiqen
të ndikojnë anëtarët e organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane apo të
bankave qendrore kombëtare.
Eurosistemi ka në dispozicion të gjitha instrumentet dhe kompetencat e nevojshme për të
ndjekur një politikë monetare efikase. Ai nuk mund të ofrojë hua për subjektet e
Komunitetit Evropian apo për institucionet qeveritare të vendeve anëtare. Ky kufizim e
mbron atë nga ndikimet politike. Për më tepër, Banka Qendrore Evropiane ka buxhetin
e saj, të pavarur nga Komuniteti Evropian dhe kjo e veçon atë nga interesat financiarë të
Komunitetit.
Kapitali I Bankës Qendrore Evropiane nuk vjen nga Komuniteti Evropian, por është i
paguar nga bankat qendrore të vendeve të Bashkimit Evropian. Ajo çka përcakton kuotën
e kapitalit për çdo bankë qendrore është përqindja që zë PBB-ja dhe popullsia e vendit
të saj në Komunitet.
16
17. Materiaili I shfrytëzuar:
Për Bankën Qendrore të Kosovës materiali u shfrytezua nga:
Kushtetuta e Kosovës
Ligji Nr.03L-209
Ëebfaqja zyrtare e BQK-se
Për Bankën e Shqipërisë Materilai u shfrytëzua nga:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji nr . nr 7559
Ligji nr. nr. 8269
Komentari I ligjit nr. 8269
Ëebfaqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë
Për Banken Qendrore Evropiane materiali u shfrytëzua nga:
Materiali I Botuar nga Banka e Shqipërisë “Banka Qendrore Evropiane”
Ëebfaqja zyrtare e Bankës Qendrore Evropiane
17