SlideShare a Scribd company logo
Programi: Juridik - Penal
Studimet Master
Punim Masteri
Veprat penale të vjedhjes së rëndë
në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik 2013-
2018
Mentor: Kandidati:
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala Shefket Krivenjeva
Prishtinë, 2020
2
Programi: Juridik - Penal
Studimet Master
Punim Masteri
VEPRAT PENALE TË VJEDHJES SË RËNDË
NË GJYKATËN THEMELORE NË FERIZAJ – DEGA NË
KAÇANIK 2013-2018
Mentor: Kandidati:
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala Shefket Krivenjeva
Prishtinë, 2020
3
“Jetët tona fillojnë të marrin fund, ditën kur fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësi.”
Martin Luther King
4
FALËNDERIM
Unë dëshiroj të falënderoj anëtarët e komisionit tim për mbështetjen dhe durimin e tyre. Prof.
Dr. Vjosa Jonuzi - Shala ishte veçanërisht e dobishme në udhëzimet drejt një pune cilësore të
cilën e falënderoj shumë për bashkëpunim.
Falënderime kam edhe për familjen time, për durimin dhe mirëkuptimin që kanë dëshmuar,
sidomos në këto kohët e fundit, kur merresha me hartimin përfundimtar të punimit.
Këtë punim ia dedikoj familjes time, në veçanti mirënjohje pafund për babain tim.
5
ABSTRAKTI
Në këtë punim do te trajtohet vjedhja e rëndë si vepër penale në territorin e Komunës se
Kaçanikut nga viti 2013-2018.
Gjithashtu do te trajtohen dallimi i veprës penale vjedhja e rëndë nga vjedhja e rëndomtë,
metodika e zbulimit dhe ndriçimit të vjedhjes së rëndë, vëllimi, dinamika dhe veçoritë
themelore të këtij fenomeni si dhe Politiken ndëshkimore e zbatuar nga Gjykata Themelore
në Ferizaj – Dega në Kaçanik.
Rëndësia e kësaj teme qëndron në faktin se tek ne kjo dukuri po merr hov të madh në shoqëri
dhe paraqet një shqetësim për qytetaret e këtij vendi. Nisur nga këto pikëpamje dhe ky
shqetësim konsiderojmë të arsyeshme hulumtimin e kësaj teme në mënyrë që të shtjellojmë
më në detaje këtë fenomen.
Për realizimin dhe finalizimin e këtij studimi janë zbatuar metodat bazë të studimeve
empirike. Për interpretimin e rezultateve kërkimore dhe gjetjeve, u përdoren gjerësisht:
metoda e analizës se të dhënave dhe fakteve, e sintezës, metoda e kërkimit doktrinar, metoda
e hulumtimit, metoda statistikore, metoda e referimit të instrumenteve ligjore.
Nga hulumtimet tona, realizuam objektivat tona të studimit: mësuam faktorët kriminogjen që
ishin motivi i papunësisë dhe varfërisë, mënyrën e kryerjes si dhe niveli i sigurisë është tejet i
ulët, bazuar në raportet e përditshme policore dhe të gjeturat nga evidencat statistikore.
Objektiv tjetër ishin edhe karakteristikat personale të kryerësve të vjedhjeve të rënda si
mosha e tyre, recidivizmi i cili lidhet me efektivitetin e Sanksioneve te shqiptuara.
Fjalë kyçe: Vjedhja e rëndë, Bashkëkryerja, Recidivizmi, Fenomenologjia kriminale, Sanksionet
Penale
6
ABSTRACT
In this thesis, the serious theft is treated as a criminal offense in the territory of the Kacanik
municipality from 2013 to 2018.
Also the distinction between a serious theft and a normally theft has been treated. The
Methodology for the detection method and detection of serious theft, volume, dynamics and
basic features of this phenomenon as well as punitive measures applied by the basic Court
Ferizaj – branch in Kaçanik
The importance of this topic in the fact that this phenomenon is gaining momentum in our
society and this is a concern for the citizens of this country. Given these perspectives and
concerns, we consider it appropriate to examine this topic in order to explain this
phenomenon in more detail.
The basic methods of empirical studies have been applied for the realization and finalization
of this study.
To interpret research results and findings, were used: method of data and fact analysis, of
synthesis, doctrinal research method, statistical method, reference method of legal
instruments.
From our research, we accomplished our study objective: we learned the criminogenic factors
that were the cause of unemployment and poverty, based on daily police reports and findings
from statistical evidence. Another objective was the personal characteristics of the
perpetrators of serious theft such as their age, recidivism related to the effectiveness of the
sanctions imposed.
Keywords: seroius theft, complicity, recidivism, criminal phenomenology, criminal sanctions
7
PËRMBAJTJA
HYRJE......................................................................................................................................7
Arsyeshmëria e hulumtimit........................................................................................................8
Metodologjia e punës.................................................................................................................9
Struktura dhe përmbajtja e punimit..........................................................................................10
I. KAPITULLI I
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I VEPRËS PENALE VJEDHJE DHE VJEDHJE E
RËNDË NË VEÇANTI
1.1. Përkufizimi veprës penale vjedhja....................................................................................11
1.1.1. Përkufizimi i veprës penale vjedhje e rëndë.......................................................13
1.2. Vështrim i shkurtër historik i veprës penale vjedhja e rëndë ...........................................14
1.3. Rregullimi penalo-juridik i vjedhjes së rëndë si vepër penale..........................................16
II. KAPITULLI II
METODIKA E ZBULIMIT DHE NDRIÇIMIT TË VEPRËS PENALE VJEDHJA E
RËNDË
2.1. Format dhe mënyrat e kryerjes se veprës penale vjedhja e rëndë.....................................19
2.1.1. Bashkëkryerja si formë e bashkëpunimit te vjedhja e rëndë............................24
2.2. Veprimet e para hetimore të organeve përgjegjëse për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e
Vjedhjeve të rënda............................................................................................................25
2.2.1. Shikimi i vendit të ngjarjes...............................................................................27
2.2.2. Dëgjimi i të dëmtuarve si subjekt pasiv i veprës penale të vjedhjes se rëndë
dhe dëshmitarëve..............................................................................................28
2.2.3. Kontrollim i personave dhe banesave..............................................................31
2.2.4. Kërkimi dhe gjurmimi i kryesit të vjedhjes dhe i pasurisë se vjedhur.............35
2.3. Specifikat e zbulimit dhe të ndriçimit të llojeve të veçanta të vjedhjeve të rënda............38
8
III. KAPITULLI III
VËLLIMI, DINAMIKA DHE VEÇORITË THEMELORE TË FENOMENIT
KRIMINAL TË VJEDHJEVE TË RËNDA, NË TERRITORIN E GJYKATËS
THEMELORE NË FERIZAJ – DEGA NË KAÇANIK GJATË PERIUDHËS
KOHORE 2013-2018
3.1. Vëllimi dhe dinamika e vjedhjeve të rënda në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj
– Dega në Kaçanik............................................................................................................46
3.2. Paraqitja e vjedhjeve të rënda në aspektin regjional, kohor, sezonal si dhe vendet në të
cilat është kryer vjedhja në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në
Kaçanik..............................................................................................................................48
3.3. Veçoritë themelore të fenomenit kriminal apo karakteristikat fenomenologjike të kryesve
të vjedhjeve të rënda...........................................................................................................54
3.3.3.1. Veçoritë e kryesve të veprës penale vjedhje e rëndë.......................................60
3.3.3.1.1. Recidivizmi......................................................................................61
IV. KAPITULLI IV
POLITIKA NDËSHKIMORE E ZBATUAR TE VJEDHJET E RËNDA TË KRYERA
NË TERRITORIN E GJYKATËS THEMELORE NË FERIZAJ – DEGA NË
KAÇANIK PËR VITET 2013 – 2018
4.1. Kuptimi i politikes ndëshkimore dhe qëllimet e saj..........................................................64
4.2. Llojet e Sanksioneve penale të shqiptuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në
Kaçanik ndaj kryesve të vjedhjeve të rënda......................................................................65
4.3. Politika e parandalimit të kriminalitetit dhe dukurisë se vjedhjeve të rënda.....................68
Përfundim.................................................................................................................................73
Rekomandime...........................................................................................................................74
Bibliografia...............................................................................................................................75
9
HYRJE
Veprat penale kundër pasurisë shoqërore dhe private (kriminaliteti pasuror) janë mjaft
të përhapura. Sipas disa vlerësimeve ato përbëjnë madje deri në 50% të veprave penale në
përgjithësi. Sipas numrit të përgjithshëm të kriminalitetit të zbuluar, deliktet pronësore
përbejnë 70% të numrit të përgjithshëm të veprave penale, sepse shumë forma tjera të
kriminalitetit janë të fshehura-të pa vërejtura. Karakteristikat kryesore të delikteve pronësore
janë: masiviteti, mos fshehja (të dëmtuarit i paraqesin rregullisht rastet) dhe anonimiteti i
kryesve të tyre (zakonisht, në çastin e kryerjes autoret janë të pa njohur). Këto delikte bëjnë
pjesë në kriminalitetin klasik të veprave penale, sepse mbrojtja penalo juridike është
themeluar që me lindjen e shtetit dhe së drejtës.
Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës, jo rrallëherë raportohen raste të
vjedhjeve. Vjedhjet nëpër pronat e qytetarëve, qofshin ato në shtëpi banimi, dyqane apo
vetura, përveç anës kriminale të cenimit të pronës, po cenojnë seriozisht edhe sigurinë e tyre.
Pavarësisht shifrave dhe statistikave policore, ekspertët e fushës së sigurisë mendojnë
se rastet e vjedhjeve nëpër pronat e qytetarëve, nuk po trajtohen aq sa duhet nga institucionet
kompetente duke paraqitur rrezik në rastin e ndodhjes së vjedhjes qoftë asaj të lehtë apo të
rëndë pasi që në jo edhe pak raste ka pasur për pasojë edhe vdekjen e qytetarëve.
Mungesa e sigurisë publike ka arritur në nivel shqetësues e që sipas kësaj qytetarët
nuk ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre për shkak të këtij fenomeni.
Kjo lidhet shumë me dinamikat shoqërore, nëpër të cilat kalojnë shoqëritë e
ndryshme. Një nga faktorët kryesorë që ne duhet të marrim parasysh, kur trajtojmë
fenomenin e vjedhjes, është se cila është mesatarja e jetës dhe shkalla e papunësisë në
Kosovë.
Nisur nga këto theksime, kemi vendosur të bëjmë një hulumtim për veprat penale të
vjedhjes së rëndë në territorin e komunës se Kaçanikut për vitet 2013-2018.
Nga hulumtimet e bëra në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, si dhe
nga të dhënat statistikore që dalin nga ky hulumtim, tregojnë se vjedhjet qëndrojnë në rend të
parë dhe kanë një rritje permanente.
Sipas hulumtimit, kryerës të këtyre veprave penale janë persona të rinj, e në disa raste,
si kryerës paraqiten edhe personat e moshuar. Sipas të dhënave nga Gjykata, numri më i
madh i përgjithshëm të veprave penale paraqitet vepra penale të vjedhjeve, respektivisht
vjedhjes së rëndë.
10
Mendojmë se ky studim do të ketë rëndësinë e vet edhe nga fakti se do të ofrojë të
dhëna të sakta për vjedhjet si dukuri, kurse si vepër penale do të shërbej për parandalimin e
vjedhjeve dhe viktimizimin e personave nga kjo dukuri duke ndërmarrë masa të nevojshme
për parandalim.
11
Arsyeshmëria e hulumtimit
Qëllimi i këtij punimi është gjetja apo hulumtimi i shkaqeve të cilat shtyjnë të kryejnë
këtë vepër penale si dukuri negative në shoqëri e cila po merr një zhvillim të hovshëm në
shoqërinë tonë.
Arsyeja është që me anë të këtij punimi të njohim më afër kryerësit e kësaj vepre
penale, mosha e tyre, format e bashkëpunimit, mënyrën e kryerjes, motivet, faktorët të cilët
shtyjnë që të kryejnë këtë vepër penale si dhe të nxisë bashkëpunim më të ngushtë mes
qytetarëve dhe organeve të shtetit me qëllim parandalimin e kësaj dukurie.
Duke studiuar karakteristikat e kryesve të kësaj vepre penale, ne mund të vijmë në
përfundim se cilat ishin shkaqet që shtyjnë deri te kjo dukuri në mënyrë që shteti të veproj në
mënyrën e duhur për të parandaluar këtë fenomen.
Qëllimi kryesor i hulumtimit të vjedhjes së rëndë është zbulimi i kryesit dhe dënimi i
tij, i cili qëllim na shpie te qëllimi tjetër ku me zbulimin e kryesit arrihet të mësohen edhe
shkaqet e kryerjes e kësaj vepre penale, si rrjedhojë e kësaj, me dënimin e kryesit të veprës
penale arrihet edhe qëllimi i parandalimit të kësaj dukurie në përgjithësi.
Nga kjo që u tha më lartë, konkludojmë se duke ofruar njohuri më konkrete dhe
përmbledhëse të kësaj dukurie negative shoqërore, ne mundohemi të japim kontributin tonë
për një bashkëpunim unik si shoqëri me organet kompetente kundër kësaj dukurie.
12
Metodologjia e punës
Natyra dhe përmbajtja e veprës penale të vjedhjes ka bërë që gjatë studimit të
shfrytëzohen metoda statistikore, analiza dhe interpretimi.
Për realizimin dhe finalizimin e këtij studimi janë zbatuar metodat bazë të studimeve
empirike. Për interpretimin e rezultateve kërkimore dhe gjetjeve, u përdoren gjerësisht:
metoda e analizës së të dhënave dhe fakteve, e sintezës, metoda e kërkimit doktrinar, metoda
statistikore, metoda e referimit të instrumenteve ligjore, etj.
Kërkimi doktrinar përbën një tjetër hap në realizimin e këtij punimi, nëpërmjet të
cilit është arritur identifikimi, mbledhja dhe sistemimi i librave, monografive, studime
shkencore të autoreve dhe bashkautorëve specialist në fushën e së drejtës penale.
Metoda e analizës dhe sintezës. Metodë që ndjekë hartimin e këtij punimi është
metoda e analizës se legjislacionit. Për të arritur realizimin sa më të plotë të objektivave që
synohet të përmbushet në këtë punim, jemi mbështetur në metodën e analizës dhe sintezës,
metodë kjo e cila konsiston në formulimin e problemeve ligjore nëpërmjet analizës së të
dhënave dhe të normave të cilat janë objekt i trajtimit.
Metoda statistikore. Me metodën statistikore kemi arritur t’i grumbullojmë të
dhënat, t’i analizojmë dhe t’i krahasojmë të dhënat që kanë të bëjnë me kryerjes e veprës
penale të vjedhjes së rëndë.
Metoda normative. Përmes kësaj metode kemi hulumtuar anën formale të normave
dhe akteve juridike, duke u bazuar kryesisht në fuqinë e tyre juridike duke studiuar përbërjen
e ligjeve dhe rregullave si dhe lidhjet dhe raportet ndërmjet tyre.
Metoda interpretuese. Përmes kësaj metode është realizuar gërshetimi i metodave të
më sipërme duke arritur në konkluzione mbi atë se çfarë mund të përmirësohet në pikëpamje
legjislative por edhe zbatimin në praktikë të legjislacionit ekzistues.
Gjatë këtij hulumtimi do të përdoren metoda të ndryshme për t’i arritur objektivat e
punimit. Pjesën teorike të këtij punimi do të referohemi në literatura të ndryshme nga të cilat
nxjerrim definicione dhe shpjegime të qarta për vjedhjen e rëndë si term.
13
Struktura dhe përmbajtja e punimit
Përveç pjesës hyrëse, përfundimit, literaturën, punimi përmban edhe 4 kapituj në të
cilët janë trajtuar çështjet në vijim:
Në kapitullin e parë bëhet fjalë për veprën penale të vjedhjes në përgjithësi dhe të
vjedhjes së rëndë në veçanti, dhe rregullimin penalo-juridik të dukurisë së vjedhjes në
Republikën e Kosovës.
Në kapitullin e dytë është trajtuar metodika e zbulimit dhe e ndriçimit të veprës
penale të vjedhjes, mënyrat e kryerjes së veprës penale të vjedhjes dhe llojet e tyre nga
aspekti kriminalistik, veprimet e para hetimore të organeve përgjegjëse për zbulimin, hetimin
dhe ndriçimin e vjedhjeve, specifikat e zbulimit dhe të ndriçimit të llojeve të veçanta të
vjedhjeve të rënda si vjedhja e banesave, automjeteve, nga punëtoret, etj. të cilat njëherit janë
edhe vjedhjet më të shpeshta në Komunën e Kaçanikut.
Në kapitullin e tretë është shqyrtuar vëllimi, dinamika e kryerjes së vjedhjeve të
rënda të paraqitura në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë periudhës
kohore 2013-2018, vendi dhe koha e kryerjes së vjedhjeve në territorin e Gjykatës Themelore
në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë periudhës kohore 2013-2018 si dhe karakteristikat
fenomenologjike të kryerësve të vjedhjeve në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj –
Dega në Kaçanik gjatë kësaj periudhe.
Në kapitullin e katërt është trajtuar politika ndëshkimore ndaj kryerësve të vjedhjeve
në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë periudhës kohore
2013-2018, llojet e sanksioneve penale që janë shqiptuar nga kjo Gjykatë, masat preventive
ndaj kriminalitetit dhe dukurisë së vjedhjeve, masat që janë ndërmarrë nga ana e tyre për
parandalimin e vjedhjeve etj..
Në punim është përdorur literaturë bashkëkohore nga autorët më të njohur penalistë
të vendit dhe të huaj, të cilët kanë trajtuar më parë veprën penale të vjedhjes dhe metodikën e
zbulimit të vjedhjeve.
14
KAPITULLI I
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I VEPRËS PENALE VJEDHJE E
RËNDË
1.1.Përkufizimi i vjedhjes në përgjithësi dhe vjedhjeve të rënda si vepër penale
në veçanti
Para se të shtjellojmë për vjedhjen në përgjithësi, do të trajtojmë një ndarje të veprave
penale kundër pasurisë, këtë ndarje më se miri e shpjegon autori gjerman Rudolf Rengier në
veprën e tij veprat penale kundër pasurisë, i cili thekson ndarjen si në vijim.
Veprat penale kundër pasurisë i përbejnë dy grupe, dhe atë veprat penale kundër
pronës dhe veprat penale kundër pasurisë, nga të cilat të dy këto grupe shprehen në kuptimin
e gjerë dhe të ngushtë. Veprat penale kundër pronës i takojnë grupit të parë sepse prona si
vlerë sendore megjithatë jo gjithmonë shprehet në vlerë ekonomike por gëzon mbrojtje
juridike, pavarësisht nëse i dëmtuari pëson dëm ekonomik apo jo. Si objekt i vjedhjes vjen në
konsideratë gjithashtu një send që nuk ka vlerë ekonomike si p.sh. një zarf. Në të kundërtën
ligji në këto raste penale kundër pasurisë në kuptimin e ngushtë përfshinë pasurinë si një
tërësi me gjithë vlerat ekonomike të mundshme në fushën e mbrojtjes, megjithatë mbrojtje të
tillë ofron vetëm nëse pasuria e viktimës pëson dëm mbi baza ekonomike.1
Për të pasur më të qartë veprën penale të vjedhjes se rëndë si formë e kualifikuar, se
pari duhet ta përshkruajmë përkufizimin e vjedhjes si formë themelore.
- Krimi i vjedhjes nënkupton marrjen e sendit të huaj me qëllim të përvetësimit.2
- Vepra penale e vjedhjes konsiderohet e kryer nëse ndokush ia merr tjetrit pasurinë e
luajtshme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër.3
- Me vepër penale kundër pasurisë së personave fizik, të personave juridik dhe kundër
shtetit, kuptohen ato vepra (veprime ose mosveprime) që shfaqen në marrjen në dorë
ose kthimin e saj në mënyrë të kundërligjshme, të kryera me dashje, me qëllim për të
1 Rudolf Rengier, “Strafrecht – Besonderer Teil I, Vermögensdelikte”, Nördlingen, 2019, fq.1.
2 Ragip Halili (sipas G.Kaiser, Kriminologija),“Kriminologjia”, Prishtinë, 2016, fq.207.
3 Ismet Salihu, “E Drejta Penale-pjesa e posaçme”, Prishtinë, 2014, fq.464.
15
mos e kthyer më e për të nxjerrë përfitim material për vete ose në dobi të personave të
tjerë si dhe në shkatërrimin ose dëmtimin e saj.4
Kështu është e përkufizuar vepra penale e vjedhjes edhe në Kodin Penal të Republikës
së Kosovës. Sipas këtij kodi, në kapitullin XXVI Veprat Penale kundër Pasurisë, në nenin
325 paragrafi 1, thuhet: Kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në
shumën prej pesëdhjetë (50) Euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm
për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. Ndërsa,
në paragrafin 2 thuhet: Nëse vlera e pasurisë së vjedhur është më pak se pesëdhjetë (50) euro,
kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.5
Vjedhja e rëndë është formë kualifikuese e vjedhjes, e cila ekziston kur vjedhja e
zakonshme kryhet nën kushtet e veçanta, të cilat vjedhjes se zakonshme i japin formën
(trajtën) e rëndë. Këto rrethana, kanë tё bëjnë me mënyrën e kryerjes, kohën e kryerjes,
rrezikun e veçantë tё kryesit tё veprës dhe vlerën e sendeve të vjedhura.
Në shkencën e se drejtës penale njihen disa teori lidhur me atë se kur konsiderohet se
është kryer vepra penale e vjedhjes, por ne po përmendim vetëm një teori e cila edhe është
përvetësuar, teoria e aprehensionit (të kapet, të grabitet) vjedhja konsiderohet se është
përfunduar në rastet kur sendi i vjedhur është në posedim faktik të kryesit të veprës.
Përkatësisht, kur kryesi faktikisht disponon me sendin e vjedhur.6
Marrja e pasurisë së huaj (ndërprerja e pushtetit faktik mbi sendin e luajtshëm nga ana
e një personi dhe themelimi i pushtetit të ri faktik të kryesit të veprës), përkatësisht e sendeve
të huaja konsiderohet vepër penale e vjedhjes, vetëm nëse është kryer me qëllim të
përvetësimit për vete apo për personin tjetër. Në të kundërtën, nëse marrja e pasurisë së huaj
nuk është bërë me qëllim të përvetësimit, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale
të vjedhjes së pasurisë së huaj të luajtshme.7
Objekt i vjedhjes duhet të jetë pasuria e huaj. Nga kjo rezulton se personi
konsiderohet se ka kryer vjedhje edhe në rastet kur merret pasuria e huaj me qëllim të
përvetësimit edhe nëse ajo pasuri nuk është e personit që i është vjedhur, por i personit të
tretë. Nga kjo është e mundur vjedhja edhe e asaj pasurie e cila më parë ka qenë e vjedhur.
P.sh. Personi A më parë e ka vjedhur një veturë nga personi B, dhe pas një jave personi C e
vjedhë po këtë veturë nga garazhi i personit A.
4 Ismet Elezi, “Mbrojtja Juridiko-Penale e pasurisë”, Tiranë, 2002, fq.57.
5 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082.
6 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.465.
7 Vllado Kambovski & Nikolla Tupanceski,“Kazžneno Pravo”, Shkup, 2011, fq.283.
16
Kryes i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person. Kjo vepër penale mund të kryhet
vetëm me dashje, krahas dashjes, për tu konsideruar se ekziston vjedhja, marrja e sendit të
huaj duhet të kryhet me qëllim të përvetësimit të pasurisë se huaj në mënyrë të
kundërligjshme.8
1.1.1. Përkufizimi i veprës penale vjedhja e rëndë
Siç thamë, për të kuptuar vjedhjen e rëndë si formë kualifikuese e vjedhjes se
rëndomtë, shtjelluam vjedhjen në përgjithësi, andaj meqë temë e trajtimit të këtij hulumtimi
është vjedhja e rëndë, tani e tutje do të fokusohemi në këtë formë të vjedhjes.
Vjedhja e rëndë gjithashtu është vjedhje, por e një lloji më të rëndë, duke pasur
parasysh mënyrën e kryerjes, pjesëmarrjen e më shumë personave në kryerjen e veprës
penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra si dhe objektin e veprimit.9
Kjo vjedhje e rëndë është e paraparë gjithashtu në kapitullin XXVII të Kodit Penal të
Republikës se Kosovës, në nenin 327 me alternativë të kryerjes të parashikuar në dy
paragraf.10
Vjedhja e rëndomtë kalon në vjedhje të rëndë nëse është kryer në njërën prej formave vijuese:
- duke thyer (kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura), ndërtesat,
dhomat, arkat, sandqet apo hapësirat e tjera të mbyllura (si hapësirë e mbyllur mund të
trajtohet çdo hapësirë në të cilën depërtimi është i mundur me shkatërrim paraprak të
pengesave që janë vendosur për këtë qëllim);
- nëse kryesi ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, tërmetit, (veprimi i
kryesit duhet të jetë i përafërt me vendin e fatkeqësisë dhe kohëzgjatjen e këtyre ngjarjeve)
apo edhe fatkeqësive të tjera si dhe kur kryesi ka shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen tjetër të
rëndë të personit tjetër (marrja e sendeve, nga ana e personit të pafuqishëm ose të paaftë për
mbrojtje).11
Të gjitha këto forma të vjedhjes se rëndë mund t’i kryej çdo person, kryhen vetëm me
dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.12
Në literaturën e gjetur, në të drejtën penale gjermane, autori gjerman Rudolf Rengier
përmend një mënyrë të vjedhjes së rëndë që mbetet në tentativë e cila quhet rast veçanërisht i
8 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.464 – 466.
9 Ismajl Zejneli,“E drejta Penale – pjesa e posaçme”, Tetovë, 2007, fq.114.
10 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082.
11 Kambovski & Tupanceski, vep. e cit., fq.288.
12 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.470.
17
rëndë i vjedhjes së rëndë. Sipas tij në Juridiksionin gjerman është kontestuese dhe e
diskutueshme se ky rast i përmendur si veçanërisht rast i rëndë i vjedhjes se a mund të
aplikohet nëse akti nga kryesi vetëm është provuar.13 Në lidhje me këtë, është marrë qëndrim
unik se shembulli i rregullës për tentativë mund të merret në konsideratë kur kryesi plotëson
një element dhe përpiqet të vjedhë. Ky është rasti p.sh. kur kryesi hap një kasafortë por nuk
gjënë asgjë në të, në këtë rast kemi vjedhje e rëndë e mbetur në tentative në një rast
veçanërisht të rëndë.14
Nga këndvështrimi jonë është e diskutueshme në rast se kasaforta ka qenë e
zhbllokuar por kryesi merr sendet që gjenden në të, e gjithashtu edhe nuk përmendet nëse
kryesi mundohet ta prishë apo ta zhbllokoje kasafortën por dështon dhe pastaj e lë atë, pra
konfuze është se vepra a do të cilësohet si vjedhje apo vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë.
Nga këto që përmendëm erdhëm në përfundim se vjedhja e rëndë është formë e
kualifikuar e vjedhjes klasike apo të rëndomtë. Vepra penale e vjedhjes se rëndë pra siç e
pamë dallohet nga vjedhja klasike duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer,
mënyrat e kryerjes, objektit të kryerjes, vlerën e sendeve të vjedhura, formës se
bashkëpunimit (duke vepruar si anëtar i grupit, ndihmuar, shtytë, etj.).
1.2.Vështrim i shkurtër historik
Një shtrirje dhe masivitet kaq i gjerë i veprës penale të vjedhjes, ka bërë të
domosdoshme edhe trajtimin dhe rregullimin penalo-juridik të saj me legjislacionet e shteteve
përkatëse.
Qysh me deklaratën Frënge të lirive dhe të drejtave të njeriut (1789) dhe kushtetutat e
para në botë gjatë shekullit të XVIII dhe XIX, prona private dhe e drejta e pronësisë kanë
qenë shpallje hyjnore, të paprekshme, që i posedon çdokush dhe në paprekshmërinë e saj
është mbështetur doktrina e mos përzierjes se njërit në jetën ekonomike të tjetrit, e gjithë kjo,
e njohur me emrin “Laisserfaire”15
Të drejtën që njeriu të ketë pasuri e rregullon edhe Deklarata Universale për të Drejtat
e Njeriut, pika 1 thotë: “Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët”, si
13 Diebstahl (Deutschland),
https://de.wikipedia.org/wiki/Diebstahl_(Deutschland)#cite_note-144 (sipas Rudolf Rengier).
14 Rechtsprechung, BGH, 18.11.1985 - 3 StR 291/85,
https://dejure.org/dienste/vernetzung/rechtsprechung?Text=BGHSt+33%2C+370.
15 Mersim Maksuti,“E drejta Kushtetuese”, Prishtinë, 2012, fq.110.
18
dhe ndalon privimin nga pasuria në mënyrë arbitrare, e paraparë në piken 2 ku thotë: “Askush
nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij”.16
Këto të drejta, padyshim se i parasheh edhe akti më i lartë i vendit tonë, pra
Kushtetuta. Edhe sot me kushtetutat bashkëkohore përfshirë edhe Kushtetutën e Republikës
se Kosovës garantohet kjo e drejtë e cila i garanton qytetarit të saj paprekshmërinë në pronën
e tij, neni 17, pika 1 parasheh: “E drejta e pronës është e garantuar”.17 Mbrojtje të tillë
penalo-juridike këtij fenomeni i ka dhënë edhe Kosova me Kodin Penal të saj të shpallur në
gazetën zyrtare me datë 13.07.2012 me dosje 04/L-082, e paraparë në nenin 327 të këtij Kodi.
Vepra penale e vjedhjes në të kaluarën është rregulluar me Ligjin Penal të Kosovës të
vitit 1977, në kapitullin XV, dhe atë në kuadër të veprave penale kundër pasurisë. Këtë vepër,
Ligji Penal i Kosovës i vitit 1977 e ka paraparë në nenin 134, ku thuhet: “Kush sendin e
luajtshëm ia merr tjetrit me qëllim që me përvetësimin e tij t’i sjellë vetes ose tjetrit një
përvetësim pasuror të kundërligjshëm”. Në po të njëjtin nen thuhet se kryesi dënohet prej 3
muajsh deri në pesë vjet. Ndërsa në paragrafin 2 të nenit 134 thuhet se, nëse kryesi sendin e
vjedhur ia ka kthyer të dëmtuarit para se të ketë mësuar për fillimin e procedurës penale,
gjykata mund ta liroj nga dënimi.18
Ligji Penal i Kosovës ishte në fuqi deri me 23 mars 1989, kur regjimi i atëhershëm i
Serbisë në mënyrë kundër kushtetuese suprimoi autonominë e Kosovës, të cilën e gëzonte me
Kushtetutën e vitit 1974 dhe njëkohësisht abrogoi këtë ligj. Prej marsit 1989 deri në çlirimin e
Kosovës, me 12 Qershor 1999, në Kosovë u zbatua ligji Penal i Jugosllavisë dhe Ligji Penal i
Serbisë. Pas çlirimit të Kosovës u rikthye Ligji Penal i Kosovës dhe për të mos u lejuar
vakumi juridik në këtë lëmi shumë të rëndësishëm, u vendos që deri sa të nxirrej Kodi i ri
Penal i Kosovës të zbatohej Ligji Penal i ish Jugosllavisë.19
Me çlirimin e Kosovës, filloj edhe formimi i administratës nga Kombet e Bashkuara
me misionin e tyre duke funksionalizuar administratën shtetërore e cila quhej UNMIK,
miratuan rregulloren UNMIK/RREG/2003/25 si Kod Penal i Përkohshëm, ku vepra penale e
vjedhjes është rregulluar me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës i cili është aprovuar më 6
korrik 2003 dhe ka hyrë në fuqi me 6 prill 2004. I njëjti Kod ka qenë në fuqi deri më 31
dhjetor 2012.
Në këtë Kod vepra penale e vjedhjes ka qenë e paraparë në kapitullin e veprave
penale kundër pasurisë dhe atë në nenin 252. Sipas nenit 252 konsiderohet se ekziston
16 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 17.
17 Kushtetuta e Republikës se Kosovës, neni 46, Gazeta Zyrtare e RKS.
18 Ligji Penal i KSAK, Prishtinë, 1977.
19 Salihu, Hasani, Zhitia, “Komentar Kodi Penal i Republikës se Kosovës”, botimit I, Prishtinë, 2014, fq.XXXI.
19
vjedhja atëherë kur ndokush ia merr tjetrit pasurinë e luajtshme me qëllim përvetësimi. Në të
njëjtin paragraf parashihet edhe dënimi për kryesin me gjobë apo me burgim deri në tre vite.
Gjithashtu parashihet se do të dënohet për vjedhje edhe ai që tenton ta kryejë këtë vepër.
Me shpalljen e Pavarësisë se Republikës se Kosovës me 17 Shkurt 2008, filloj forcimi
i shtetësisë se Kosovës, përkushtimin e institucioneve për t’i përmirësuar e pavarësuar ato me
qëndrueshmëri më të gjatë, me datën 13 korrik 2012 Kuvendi i Republikës se Kosovës
miratoi Kodin Penal të Kosovës 04/L-082, I cili hyri në fuqi me 1 Janar 2013. Ky Kod e ka
të paraparë veprën penale të vjedhjes në kapitullin XVII në veprat penale kundër pasurisë.
Me miratimin e këtij Kodi, te vjedhja e rëndë kemi një ndryshim të vogël në të cilin është
vlera e pasurisë se vjedhur tejkalon 15.000euro, me Kodin Penal të Kosovës kjo vlerë ka rënë
në 5000 euro.20
Tani do të shtjellojmë rregullimin penalo-juridik të vjedhjes së rëndë sipas Kodit
Penal të Republikës së Kosovës.
1.3. Rregullimi penalo-juridik i veprës penale Vjedhja e rëndë
Neni 327 paragrafi 1 thotë: Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1 i nenit 325 të
këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 7 vjet.21
Vjedhje të rëndë sipas këtij paragrafi kemi në rastet kur kryesi vepron në këto forma:
1. duke thyer me forcë në ndërtesat e mbyllura, dhomat, arkat, sandëqet apo hapësirat tjera të
mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme.
Përveç këtyre hapësirave të mbyllura të cilat janë të cekura në ligj, si hapësira të mbyllura
konsiderohen edhe valixhet e udhëtimit, arkat e dorës, automobilat, kamp shtëpizat, etj.:
2.duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme dhe të vrazhdë:
3.duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, vërshimit, tërmetit apo fatkeqësive
tjera:
4.duke shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen e rëndë të personit tjetër.22
Ndërkaq, paragrafi 2 i këtij neni thotë: kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1 i nenit
325 të këtij Kodi, ose paragrafi 1 i këtij neni dënohet me burgim prej 3 deri në 10 vjet.
2.1.pasuria apo shërbimi i vjedhur ka vlerë mbi 5000 euro;
20 Kodi i Përkohshëm Penal i Republikës se Kosovës, UNMIK/RREG/2003/25, 2003.
21 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082.
22 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.468-469.
20
2.2.pasuria e vjedhur shërben për qëllime fetare ose është vjedhur nga ndërtesa fetare apo
ndërtesa tjetër që shërben për mbajtjen e ceremonive fetare;
2.3.pasuria e vjedhur ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme
shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të
mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën
mbrojtje;
2.4.pasuria është vjedhur nga varri;
2.5.pasuria e vjedhur është armë;
2.6.kryesi ka pasur me vete armë apo mjet tjetër të rrezikshëm; ose
2.7.kryesi ka vepruar si anëtar i grupit23
Në piken 2.6 dhe 2.7 të formës së kësaj vjedhje të rëndë është paraparë kryerja a) nga
anëtari i grupit ose b) me armë apo mjet të rrezikshëm.
a) Kryerja e veprës si anëtar i grupit nënkupton pjesëmarrjen e së paku tre personave të
cilët paraprakisht janë marrë vesh që të kryejnë vjedhje.
b) Mbajtja e ndonjë arme ose mjeti të rrezikshëm me qëllim të kryerjes së vjedhjes,
përkatësisht me qëllim sulmi, manifeston rrezikshmëri të posaçme të kryesit të këtillë
të veprës, ngase me vetë faktin së gjatë vjedhjes kryesi mban armë apo mjet tjetër të
rrezikshëm ekziston mundësia që edhe t’i përdorë në situata të caktuara, të cilat
rrjedhimisht kryesit i shërbejnë për të sulmuar apo për tu mbrojtur.
Të gjitha këto forma të vjedhjes së rëndë mund t’i kryej çdo person dhe mund të kryhen
vetëm me dashje direkte si dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
Për format e kësaj vepre penale të paraparë në paragrafin 1 është paraparë dënimi me gjobë
dhe me burgim prej 3 deri në 7 vjet, ndërsa për format e paraparë në paragrafin 2, dënimi
parashihet me burgim prej 3 deri në 10 vjet.24
Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale konsiston në marrjen e sendit të huaj të
luajtshëm në mënyrë të kundërligjshme.
Objekt mbrojtës është pasuria e njeriut, sendet e tij, me marrjen e të cilave ai
dëmtohet në aspektin pasuror.
Marrja e pasurisë së huaj (ndërprerja e pushtetit faktik mbi sendin e luajtshëm nga
ana e një personi dhe themelimi i pushtetit të ri faktik të kryesit të veprës, përkatësisht e
sendeve të huaja konsiderohet vepër penale e vjedhjes, vetëm nëse është kryer me qëllim të
përvetësimit për vete apo për personin tjetër. Në të kundërtën, nëse marrja e pasurisë së huaj
23 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082.
24 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.469-470.
21
nuk është bërë me qëllim të përvetësimit, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale
të vjedhjes së pasurisë së huaj të luajtshme.25
Andaj, nga të thënat e mësipërm kuptojmë se vjedhja e rëndë manifestohet jo vetëm
me thyerje por edhe nëse kryhet nga shumë persona që janë bashkuar me qëllim të vjedhjes,
apo kur kryerja bëhet në mënyrë të rrezikshme kur kryesit kanë armë ose janë të pajisur me
mjete të sulmit apo të mbrojtjes. Vjedhje të rënda konsiderohen edhe vjedhjet që kryhen në
situata të rënda si në raste zjarresh, tërmete e vërshime apo fatkeqësish tjera natyrore,
gjithashtu këtë lloj të vjedhjes e kemi edhe kur kryesi shfrytëzon paaftësinë e personit ose
pamundësinë e tjetrit për ta mbrojtur pronën e vet.26
Në praktikë më të përhapura janë këto mënyra të kryerjes së veprës penale të vjedhjes
së rëndë: vjedhjet në banesa, vjedhjet në shitore, vjedhjet në ndërmarrje, vjedhjet në
automjete, etj. të cilat edhe do t’i shtjellojmë më vonë.
25 Kambovski & Tupanceski, vep. e cit., fq.283.
26 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.345.
22
KAPITULLI II
METODIKA E ZBULIMIT DHE NDRIÇIMIT TË VEPRËS PENALE
VJEDHJA E RËNDË
2.1. Format dhe mënyrat e kryerjes së veprës penale vjedhja e rëndë
Mënyrat e kryerjes së kësaj vepre penale i përmendëm më lartë, tani në aspektin
kriminalistik (metodikes kriminalistike) klasifikimi i vjedhës së rëndë mund të bëhet sipas
kritereve të shumta dhe të ndryshme, andaj edhe mënyrat e kryerjes të kësaj vepre penale
mund të kryhet çdo kund ku shprehen veprimet e sipër cekura.
Si metodë më të përhapur e më të shpeshtë e vjedhjes së rëndë në territorin e
hulumtimit në të cilën ne do ta vështrojmë është Vjedhja me thyerje.
Sendet që mund të jenë objekt i veprës penale të vjedhjes, zakonisht kanë një vlerë të
konsiderueshme, andaj pronaret e tyre tregojnë një kujdes të posaçëm për ruajtjen e tyre,
ashtu që të njëjtat i mbajnë në vende të mbyllura ku në këtë mënyrë kryesve potencial të
vjedhjeve ua vështirësojnë qasjen, të cilët për të ardhur deri të këto sende duhet të kryejnë
thyerje të objekteve të ndryshme apo të tejkalojnë pengesa të caktuara fizike. Vjedhja me
thyerje kryhet në mënyrë të thjeshtë dhe në mënyrë të kualifikuar me mjete tekniko –
shkencore dhe me metoda të rafinuara maskimi.
Si mënyra më të shpeshta të vjedhjeve me thyerje janë këto:
- futja në lokal me anë të çelësit “Kopil” dhe çelësave tjerë të rremë;
- përmbysja dhe thyerja e derës me levë hekuri dhe me mjete tjera (psh.me pajser);
- thyerja e derës me forcë fizike, thyerja e drynit me anë të levës së hekurit;
- thyerja e xhamit në dritare, heqja e xhamit të dritares, thyerja e dritares që është e
mbrojtur me letër kartoni ose me dërrasë;
- futja brenda në ndërtesë me heqjen e tjegullave;
- futja me hapje të vrimave në tavan, thyerja e kasafortave;
- fshehja në objekt gjatë ditës dhe thyerja gjatë natës, etj..
Zbulimi i sa më shumë të dhënave, gjurmëve, provave materiale duke përdorur
metoda e mjete tekniko – shkencore në hetimin e vjedhjeve me thyerje, është i një rëndësie të
23
veçantë. Çështja penale fillon: kur zbulohet vendi i thyerjes; kur zbulohen sendet e vjedhura;
kur bëhet kallëzimi penal nga personi me përgjegjësi materiale për sendet që janë vjedhur,
kur bëhet kallëzimi nga persona që kanë parë ose që kanë zbuluar të parët vjedhjen; kur ka të
dhëna nga organet e rendit publik. Në bazë të këtyre materialeve kryhen veprimet e para
hetimore dhe veprimet tjera, si:
 Këqyra e vendit të ngjarjes
 Pyetja e dëshmitarëve të parë
 Kontrollimi në banesat e personave të dyshimtë
 Pyetja e të ndaluarit kur është kapur në flagrancë me sende të vjedhura
 Ekspertimi i gjurmëve të thyerjes ose i gjurmëve tjera që janë lënë gjatë hyrjes dhe
daljes
 Ekspertimi mjekoligjor i viktimës, kur vjedhja është kryer me dhunë ose armë dhe kur
i janë shkaktuar plagë
 Pyetja e personit të dëmtuar kur e lejojnë kushtet
 Kërkimi i sendit të vjedhur
 Caktimi i inventarizimit të depos, të magazinës, të objektit ku është kryer vjedhja,
etj.27
Për realizimin e vjedhjeve me thyerje, kryesit përdorin metoda të ndryshme si ato të
thjeshtat për thyerjen e dryrëve dhe shkallmimin e bravave të dyerve me anë të letrave,
sharrimin e harqeve të dryrëve e të shufrave të hekurave mbrojtës, të dritarëve e të dyerve,
thyerjen e xhamave ose çative e deri te metoda me mjete më moderne për hapjen e
kasafortave e të arkave si trapan, saldatrice, etj..28
Nga pikëpamja e metodikes kriminalistike sipas të dhënave të nxjerra nga Gjykata Themelore
në Ferizaj – Dega në Kaçanik, vjedhjet e rënda janë paraqitur apo kryer si vijon:
- vjedhje në banesa apo shtëpi,
- vjedhje në dyqane,
- vjedhje të automjeteve,
- vjedhje e materialit, veglave nga punishtet e magazinave.
Te kjo vepër penale, si figurë e veçantë është parashikuar edhe krijimi i kushteve dhe i
mjeteve materiale për ta vjedhur pasurinë. Me krijimin e kushteve kuptohet: njohja e
27 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.329-330.
28 Vesel Latifi, (sipas Miftari, Këqyrja e vendit te ngjarjes) “Kriminalistika”,Prishtinë, 2011, fq.434.
24
mjedisit ku ndodhet objekti i vjedhjes, e orarit të punës (fillimit dhe mbarimit) në një
ndërmarrje apo institucion, vëzhgimi i largimit për në punë i personave të një shtëpie,
mënjanimi i rojës së ndërmarrjes në kohen e kryerjes së vjedhjes, krijimi i situatës së
stimulimit. Me sigurimin e mjeteve materiale kuptohet: përgatitja e çelësave të dyerve të
ndërmarrjeve ose shtëpive, e levave të posaçme, e mjeteve për hapjen e kasafortave,
përdorimin e automjeteve për transportimin e sendeve të vjedhura, studimi i vendeve për
fshehjen e sendeve të vjedhura, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara, mjeteve teknike me
qëllim vjedhjeve të pasurisë.29
- Vjedhjet në banesa apo shtëpi, përveç rasteve të sipërpërmendura, kryhen edhe me
thyerje a me forcë, duke hapur dyer me çelës të kopjuar, me ndonjë shufër hekuri, me
thyerjen e bravës, me nxjerrjen e dyerve nga vendi, duke hyrë nga dritaret, ballkonet
apo edhe nga tavane, me thyerjen e murit, e të ngjashme. Profesionistët e thyerjes e
vëzhgojnë objektin që do ta sulmojnë, me ç’rast bëjnë zgjedhjen e objektit në bazë të
vlerësimit se në të do të gjejnë para, stoli, gjëra me vlerë, pajisje të ndryshme teknike
etj.. Ata i kryejnë vjedhjet në kohën që banorët nuk janë në banesë dhe në kushte më
të përshtatshme.
Këta vjedhës janë më së shpeshti kriminelë profesionistë, të cilët kryejnë thyerje të
shumëfishta e të përsëritura, në vende të ndryshme dhe në mënyrë serike. Ata gjithnjë e më
shumë përdorin automjete për të shkuar nga një lagje në tjetrën ose nga një vend në tjetrin.
Për kryerjen e thyerjes ata përdorin mjetet më të ndryshme: sëpatat, çekanët, kaçavidat,
shufrat, çelësat e rrejshëm, sharrat e hekurit, darët, shpueset elektrike, aparatet për saldim,
etj., duke përfshirë herë pas here edhe mjetet e ndryshme plasëse, pajisje kompjuterike etj..
Vjedhjet me thyerje zakonisht bëhen në grupe më të vogla apo më të mëdha, anëtarët e të
cilave i kanë rolet e ndara dhe bashkëpunojnë paraprakisht në forma të ndryshme. Kështu,
njëri prej tyre bën roje, i dyti e kryen thyerjen, i treti i ndihmon të tërheqë mallin e vjedhur, i
katërti pret në automobil derisa të kryhet vjedhja e kështu me radhë. Para se të kryejnë aktin e
thyerjes, ata bëjnë përgatitje dhe e vëzhgojnë objektin që do të thyejnë, duke zgjedhur
objektet që janë më pak të mbrojtura, në të cilat ka mallra të vlefshme, sidomos para.30
- Vjedhjet në dyqane, janë gjithashtu të shpeshta për shkak se në to ka sende
respektivisht mallra të shumta që i tërheqin kryesit e veprave të këtilla penale. Të
gjithë e dimë se lokalet, marketet, qendrat tregtare mund të vidhen edhe rëndom, por
ne do të shtjellojmë mënyrën e vjedhjes së rëndë me thyerje.
29 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.326.
30 Nedžad Korajlić,“Metodika Kriminalistike”,Sarajevë/Prishtinë, 2007, fq.123.
25
Thyerja e objekteve tregtare bëhet duke i hapur dyert me çelës të kopjuar, me shufra
hekuri, me prerjen e bravës, prerjen e grilave mbrojtës, me demolimin e derës nga vendi,
thyerjen e dritarëve apo të vitrinave, etj.. Me rastin e thyerjes së xhamave, ata përdorin lloje
të ndryshme ngjitësi që të shurdhohet zhurma, etj.. Thyerjes së objekteve tregtare u paraprijnë
veprime të ndryshme përgatitore dhe vëzhgime të renditjes së brendshme, llojeve të mallrave,
vendit ku mund të gjenden paratë, etj..31
- Vjedhjet e automjeteve, Vjedhja në automjete është një formë relativisht e re e
kriminalitetit pronësor, me tendencë të rritjes. Vjedhjet e automobilave kryhen më së
shpeshti në parkingje, në hapësira të errëta, etj.. Ato kryhen me qëllim të vjedhjes në
automobila, ose me qëllim të vjedhjes së automobilit për vozitje, etj, si delikte urbane
pronësore që shpeshherë kryhet prej më shumë personave (mes të cilëve ka raste kur
hasen edhe fëmijët dhe të miturit).
Kryesisht sulmohen vetura të parkuara në parkingje të pasiguruara ose zona të
pandriçuara apo në vende të ndryshme në hapësirë të hapur. Thyerjet më së shpeshti kryhen
në mbrëmje ose në orët e vona të natës.
Mënyrat më të përfaqësuara të vjedhjes së automjeteve janë: hapja me dhunë e
bravave të dyerve, dëmtimi i dyerve me përdorim të forcës fizike dhe thyerja e xhamave të
dritarëve me anë të gurëve ose të lëndëve të tjera të forta.
Prej veturave, vjedhësit më së shpeshti vjedhin radio kasetofona, sisteme muzikore,
bartës të zërit, taksimetra, radiostacione, telefona celularë, para, gjëra prej ari, rroba,
karburante, etj..32
Pavarësisht se nga aspekti penalo - juridik mund të bëhet fjalë për vepër penale të
vjedhjes së automjetit motorik ose për vjedhje të rëndë, nga aspekti kriminalistik, gjegjësisht
nga aspekti i kontrollit operativ, kjo vepër penale trajtohet me të drejtë si thyerje në
automjete, sidomos për shkak se në rastet e vjedhjes së automjetit mund të bëhet fjalë edhe
për vjedhje me thyerje (nëse kryesi ka pasur qëllim që në automjetin e thyer të marrë gjëra
apo pajisje të ndryshme).
Thyerjet e automjeteve, përveç nga fillestarë, midis të cilëve shpesh ka edhe të mitur,
gjithnjë e më shumë bëhen nga hajna profesionistë, të cilët janë të specializuar për këtë formë
të kriminalitetit. Shpesh bëhet fjalë edhe për grupe të organizuara, të cilat kryejnë seri
thyerjesh për një kohë të shkurtër.33 Vjedhjet në automjete bëhen duke e prerë kulmin, duke e
31 Korajlić & Muharremi, vep.e cit., fq.349.
32 Metodija Angeleski,“Kriminalistićka Metodika”, Shkup, 2008, fq.63.
33 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.349-350.
26
çelur bravën me çelës falso, por dhe me vegla të tjera të përshtatshme, duke e thyer xhamin e
dritarës, duke i hapur xhamat e vegjël etj..34
Me thyerjen e veturave, më së shpeshti merren kryesit profesionistë, me përvojë, që
janë të specializuar për vjedhje të ndonjë tipi të caktuar të veturave. Shpesh, veturat e
vjedhura nga një vend i caktuar, me kohë fshihen në vendbanime tjera, gjeografikisht më të
largëta (në vend ose jashtë vendit) ku ngjyrosen dhe u ndërrohet identiteti (u vihen tabela të
reja regjistruese të cilat në të shumtën e rasteve janë të vjedhura nga vetura të tjera, përgatitet
libreza e re në të cilën shënohen: numri i motorit, numri i shasisë dhe numri i tabelave të reja
regjistruese). E tërë kjo procedurë bëhet me qëllim që të zhduken gjurmët e veturës së
vjedhur. Pas kësaj, veturat e këtilla të reja, përmes ndërmjetësuesve barten për shitje në
tregun e tretë, në vend ose jashtë vendit. Vjedhjet e këtilla më së shpeshti i kryejnë
delikuentët profesionistë interlokal dhe internacional (në disa raste bëhet fjalë për anëtarë të
bandave të organizuara ndërkombëtare për vjedhje dhe shitje të veturave të shtrenjta).35
- Vjedhja e materialit, mjeteve nga punishtet e magazinave, sa i përket kësaj vjedhje
e cila gjithashtu kualifikohet si vjedhje e rëndë pasi që edhe kjo natyrisht se mund të
kryhet me thyerje. Përkundër mungesës së literaturës në këtë drejtim ne do të
mundohemi të paraqesim informacione dhe të sjellim njohuri të mjaftueshme lidhur
me këtë formë të re. Kjo formë e vjedhjes e kryer në rrethana të rënda paraqitet
kohëve të fundit te ne në nivel nacional një numër jashtëzakonisht i madh e sidomos
gjatë kësaj periudhe të hulumtimit e cila lirisht mund të themi se radhitet në rend të
parë për nga numri i përgjithshëm i vjedhjeve të rënda.
Për të qenë më konkret këtë vepër penale apo këtë mënyrë të kryerjes e hasim gjatë
këtyre viteve në tërë territorin e Kosovës e këto vitet e fundit në Kaçanik si vend i hulumtimit
dhe trajtimit të kësaj dukurie. Objekt i kësaj vepre penale janë Ndërmarrjet të cilat kanë
ndërtuar Autostradën “Arben Xhaferi” e cila përshkon apo lidhë dy shtete atë të Kosovës dhe
të Maqedonisë së Veriut. Këtu kryerës të veprës penale vjedhje e rëndë më së shumti kanë
qenë të punësuarit në këto ndërmarrje duke vjedhur mjete të punës dhe materiale të ndryshme
nga punishtet e magazinave të punëdhënësve të tyre duke thyer dryrët e magazinave apo edhe
në bashkëpunim me rojet kanë vjedhur materiale të ndryshme ndërtimore, gjithashtu edhe
karburantet nga makineritë e punëdhënësve të cilët shfrytëzoheshin për ndërtimin apo
transportimin e materialeve të rënda për ndërtim. Të punësuarit keqpërdornin besimin e
34 Korajlić, vep. e cit., fq.124.
35 Angeleski, vep. e cit., 2008, fq 60.
27
dhënë nga punëdhënësit duke vjedhur e thyer, si dhe evitonin pengesat që hasnin për të arritur
qëllimin e tyre pasurimin në mënyrë të kundërligjshme si dhe marrjen e sendit të huaj.
2.1.1. Bashkëkryerja si formë më e shpeshtë e bashkëpunimit te vjedhja e rënda
Vjedhja e rëndë zakonisht dhe në të shumtën e rasteve kryhet nga dy e më shumë
persona të cilët në njërën mënyrë ose tjetrën kontribuojnë në kryerjen e kësaj vepre penale.
Vepra penale mund të kryhet me veprimin e një personi apo të shumë personave. Në rastet
kur në kryerjen e veprës penale marrin pjesë dy e më shumë persona quhet bashkëpunim.36
Kodi ynë Penal i njeh këto forma të bashkëpunimit: Bashkë kryerja, ndihma, shtytja,
bashkimi kriminal, ku personat marrin pjesë në njërën nga këto forma. Si formë primare dhe
më e rëndë është bashkëkryerja e cila ekziston kur dy ose më shumë persona së bashku
kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e saj apo thelbësisht duke i kontribuar
kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër.37 Thelbi i bashkëkryerjes ekziston në rastin kur secili
veprim kontribuon në kryerjen e veprës si dhe çdo pasojë e veprës është rezultat nga secili
veprim i bashkëkryesit, me kusht që të gjithë së bashku ta kenë planifikuar kryerjen e
veprës.38
Bazuar në rregullimin ligjor, bashkëkryerja realizohet në dy mënyra dhe atë: duke
marrë pjesë në kryerjen e veprës penale dhe kontributin thelbësor në kryerjen e veprës penale
në ndonjë mënyrë tjetër. Shprehja “duke marrë pjesë” nënkupton pjesëmarrjen, por duke
pasur parasysh se kjo shprehje përfshinë disa mënyra të të marrit pjesë e që paraqesin lloje
tjera të bashkëpunimit, prandaj kjo shprehje duhet kuptuar në mënyrë më të ngushtë.39
Lidhur me këtë kemi edhe dy teori: objektive dhe subjektive; teoria objektive
nënkupton veprimin e ndërmarrë, ndërsa subjektive nënkupton vullnetin për të kryer veprën
penale.40 Kriteri subjektiv në praktiken gjyqësorë gjermane bënë diferencimin e përkufizimit
të bashkëkryerjes në dy kritere: kryerësit të veprës dhe kryerësit që merr pjesë në kryerjen e
veprës, sipas autorit Bernd Heinrich, kryerës të veprës kemi kur personi e donë veprën si të
tijen, ky është figurë qendrore e kryerjes, pjesëmarrës është personi që donë veprën si të
huajën ai nuk ka vullnetin e vetë kryesit, por dëshiron kryerjen e veprës si të huaj, prandaj një
pjesëmarrje e tillë gjatë kryerjes së veprës nuk kërkohet. Megjithatë duhet pasur parasysh
36 Salihu,“E drejta Penale-pjesa e përgjithshme”, Prishtinë, 2015, fq.373.
37 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082.
38 Bernd Heinrich, Strafrecht – Allgemeiner teil, Mittäterschaft, Arbeitsblatt Nr.33, 2019.
file:///C:/Users/Admin/Downloads/33-mittaeterschaft.pdf
39 Vjosa Jonuzi - Shala,“E drejta oenale - pjesa e përgjithshme”, Prishtinë, 2019, fq.361-363.
40 Jonuzi – Shala, vep. e cit., fq.363-365.
28
vetëm kontributin objektiv, kurrsesi atë subjektiv për të dalluar bashkëpunimin nga
bashkëkryerja, bazuar në “pjesëmarrjen”.41 Në këtë rast pjesëmarrjen duhet kuptuar në
mënyrë më të gjerë që donë të thotë se autori në fjalë si pjesëmarrës ka etiketuar
bashkëpunëtoret, pra jo bashkëkryesin, e që rrjedhimisht konkludojmë se bashkëkryerjen në
kriterin subjektiv e përcakton vullneti në pjesëmarrje.
Mendimi bashkëkohor penal-juridik dhe legjislaturat përcaktohen për nocionin
ekstensiv të bashkëkryerjes, sipas të cilit kjo definohet si ndërmarrje e përbashkët e veprimit
të kryerjes, por edhe si pjesëmarrje e përbashkët në vepër me ndërmarrje të disa veprimeve.42
Për të kuptuar më mirë këtë mendim bashkëkohor si dhe këto dy përkufizime në kuadër të
këtij mendimi, ne do t’i shtjellojmë me shembuj tanë në lidhje me vjedhjen e rëndë. Sipas
përkufizimit të parë (ndërmarrje e përbashkët e veprimit të kryerjes) te vjedhja e rëndë kemi
rastin kur të dy personat thyejnë drynin e një shitoreje, ndërsa sipas përkufizimit të dytë
(pjesëmarrje e përbashkët në vepër me ndërmarrje të disa veprimeve) kemi rastin kur një
person thyen drynin e shitores kurse tjetri merr sendet në shitore.
Deri me tani në praktikën gjyqësore të Republikës së Kosovës ka mbizotëruar
qëndrimi së është bashkëveprues e jo ndihmës në veprën penale të vjedhjes së rëndë personi i
cili bënë roje deri sa tjerët i ndërmarrin veprimet e kryerjes për këtë vepër penale. Por, sipas
teorisë së pushtetit ndaj veprës penale kjo nuk qëndron, por bërja roje konsiderohet vetëm si
bashkëpunues-ndihmës në kryerjen e veprës penale, pa marrë parasysh se ekziston
marrëveshja për kryerjen e veprës penale dhe ndarjes së pronës së vjedhur. Personat të cilët
për të kryer vjedhjen e rëndë shërbehen me fëmijën, personin e pa përgjegjshëm ose me
personin e dehur, përgjigjën si kryes të kësaj vepre penale.43
2.2. Veprimet e para hetimore të organeve përgjegjëse për zbulimin, hetimin dhe
ndriçimin e vjedhjeve
Veprimet e para hetimore për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e vjedhjeve si organ
përgjegjës është policia. Të gjithë e dimë së ne si qytetarë sigurohemi nga aparati shtetëror e
që në rast të cenimit të ndonjë të drejte e pasurie etj., në radhë të parë na bie ndërmend ta
41 Bernd Heinrich, Strafrecht – Allgemeiner teil, Mittäterschaft, Arbeitsblatt Nr.33, 2019.
file:///C:/Users/Admin/Downloads/33-mittaeterschaft.pdf
dhe definicioni i bashkëkryerjes, bashkëpunimit
https://www.juraforum.de/lexikon/taeter#taeter-und-feststellung-der-taeterschaft-im-strafrecht.
42 Kambovski & Zejneli,“E drejta Penale - pjesa e përgjithshme”, Tetovë, 2018, fq.202.
43 Kodi Penal i Republikës se Kosovës,“Komentar”, botimit I, Prishtinë, 2014, fq.907.
29
njoftojmë policinë si organ përgjegjës. Këto i parasheh edhe Kodi i Procedurës Penale,
respektivisht neni 70.
Këto veprime vijnë në shprehje pas pranimit të informatës për një vepër penale të
dyshuar, policia heton nëse ka dyshim të arsyeshëm që një vepër penale e cila ndiqet sipas
detyrës zyrtare të jetë kryer ose edhe ato që ndiqen sipas propozimit. Policia heton veprat
penale dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të zbuloj vendndodhjen e kryesit, të
ndaloj kryesin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose arratisja, të zbuloj dhe të ruaj gjurmët dhe
provat tjera të veprës penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova dhe të mbledhë
informacionet të cilat mund të përdorën në procedurë penale. Për të gjitha këto veprime dhe
për faktet dhe rrethanat e konstatuara nga hetimet e bëra, policia përpilon procesverbal,
fotografi ose shënim zyrtar.44
Rreth këtyre veprimeve hetimore, kemi shtjelluar veprimet hetimore vetëm te vjedhjet
e rënda kur paraqiten këto, si veprojnë organet përgjegjëse.
Veprimet kryesore të para hetimore në hetimin, ndriçimin dhe zbulimin e kryerësve të
vjedhjeve janë: shikimi i vendit të ngjarjes, dëgjimi i të dëmtuarve dhe dëshmitarëve,
kontrollimi i personave, banesave, veturave dhe objekteve të tjera si dhe gjurmimi i kryerësit
të vjedhjes dhe sendeve të vjedhura.
Detyrat e organit procedues në hetimin e vjedhjeve janë sqarimi i figurës konkrete të
krimit, hetimi në gjerësi dhe në thellësi i vjedhjes, parandalimi i vjedhjeve, etj..
Sqarimi i figurës së krimit, domethënë sqarimi i rrethanave të vjedhjes, që përfshinë
përcaktimin e rrethanave që kanë lidhje me objektin e vjedhjes si: natyra e pasurisë së
vjedhur, vlera materiale e saj dhe përpjesëtimi i dëmit të shkaktuar, me anën objektive si:
koha dhe mënyra e kryerjes së krimit, vendi ku ndodhet pasuria e vjedhur dhe me
përpjesëtimet e vjedhjes, me subjektin: personin i cili ka kryer vjedhjen, faktin nëse ka
bashkëpunim ose grup të organizuar, zbulimin e organizatorëve, ekzekutorëve, ndihmësve
etj.. Ana subjektive ka të bëjë gjithashtu edhe me: dashjen, qëllimin, motivet dhe nxjerrjen e
përfitimeve materiale për vete ose për persona të tjerë.45
Secila vepër penale sado që i ngjason ndonjë vepre tjetër penale, i ka edhe specifikat
e veta. Kështu p.sh. deliktet e gjakut, krimet seksuale, deliktet pasurore, eksplozionet dhe
vepra të caktuara penale në kuadër të këtyre grupeve të veprave penale, kanë një varg
specifikash sikurse në aspektin e mënyrës së kryerjes, gjurmëve të paraqitura si dhe masave
44 Kodi i Procedurës Penale, “Komentar”, botimi I, Prishtinë, 2014, fq.237-240.
45 Skënder Begeja,“Kriminalistika“, Vëllimi I, Tiranë, 2005, fq.201.
30
operativo-taktike të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të ndriçimit të tyre dhe sigurimit e
fiksimit të provave adekuate penale.46
Çdo vepër penale, pavarësisht se mund të jetë e të njëjtit lloj me një vepër tjetër penale,
është individuale. Si rrjedhojë edhe çdo hetim është individual dhe zhvillohet duke u nisur
nga rrethanat konkrete në të cilat është kryer vepra penale.47
2.2.1. Shikimi i vendit të ngjarjes
Ndër veprimet e para hetimore pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes është këqyrja
e vendit të ngjarjes. Këqyrja është sistem i rregulluar me procedurë i veprimeve taktiko-
kriminalistike, duke përdorur metodat e vëzhgimit shqisor (të drejtpërdrejtë ose me vëzhgim
nëpërmjet përforcimit shqisor), të objekteve materiale, duke ngritur versionin (në bazë të
induksionit, deduksionit, përgjithësimit, abstrakimit, krahasimit, analizës dhe sintezës), të
cilat planifikohen dhe verifikohen krahas zhvillimit të këqyrjes, duke bërë fiksimin e situatës
së përgjithshme të vendit të ngjarjes (gjendjet, elementet, tiparet, lidhjet, e raporteve të
informacioneve provuese) në formën e tij të pandryshuar, origjinale, me qëllim që të sqarohet
struktura e ngjarjes kriminale.48 Këqyrja përfshinë jo vetëm ndërtesën ku është kryer vjedhja,
por edhe vendin e hapet.49 Vendi i ngjarjes duhet të përcaktohet dhe bllokohet, që nënkupton
ndalimin e ofrimit në vendin e ngjarjes të gjithë personave të paftuar dhe të shtazëve, pra të
gjithë ata të cilët nuk kanë arsye specifike dhe valide të jenë në vendin e ngjarjes. Ky sigurim
i vendit të ngjarjes bëhet me qëllim që të mbrohen gjurmët dhe objektet e veprës penale dhe
tërë situatës në vendin e ngjarjes, i cili sigurim duhet të bëhet sa më parë. Sigurimi i tillë
kërkohet me urgjencë duke u bazuar në idiomën franceze “Koha e cila kalon është e vërtetë
që ikë” e cila më së miri ilustron rëndësinë e vonesës në aspektin e sigurimit të vendit të
ngjarjes, si për shkak të rrezikut të deficitit traseologjik informativ (entropia traseologjike),
ashtu edhe për shkak të kohës kritike gnoseologjike kur është fjala për burimet personale
informative (lakoret e harresave). Arsyet e domosdoshme të sigurimit të vendit të ngjarjes
qëndrojnë në vlerat e tyre informative dhe janë shprehje e zbatimit të parimit kriminalistik të
urgjencës, sepse suksesi i shikimit të vendit të ngjarjes varet nga ajo që vendi i ngjarjes të jetë
sa më pak i ndryshuar.50
46 Latifi & Demolli, (sipas Andra Petrovic, Kriminalistićka Metodika, 1981), vep. e cit., fq.286.
47 Latifi & Demolli (sipas Skënder Begeja, Kriminalistika, 1997), fq.286.
48 Xhemajl Ademaj,“Shiqimi i vendit të ngjarjes”, Prishtinë, 2003, fq.59.
49 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.436.
50 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.192-193.
31
Këqyrja e vendit të ngjarjes bëhet me qëllim që: të vërtetohet a ekziston apo jo vepra
penale e vjedhjes; të vërtetojë a bëhet fjalë për vepër penale të vjedhjes a jo; t’i vërtetojë
provat me qëllim që të gjendet kryesi dhe të identifikohen provat për objektin, mjetet
mënyrën, kohën, motivin e kryerjes dhe rrethanat të tjera të rëndësishme për ta vërtetuar
përgjegjësinë penale të kryesit; të gjendet dhe të vërtetohet identiteti i viktimës dhe të
kontrollohet lloji dhe madhësia e dëmit të shkaktuar me veprën penale.51 Pas këtij procesi,
duhet t’i jepet një përfundim gjithë veprimtarisë kriminalistike apo thënë ndryshe
përmbledhjen e aktivitetit të organeve përgjegjëse të cilat rezultate fiksohen në procesverbal
me fotografi, skica, dhe me çdo veprim tjetër teknik (kino-video-regjistrime, etj.).52
Vendit të ngjarjes këso rëndësie i ka dhënë edhe Kodi i Procedurës Penale në
Kapitullin e IX, neni 71. Për të dalë në vendin e ngjarjes policia ka detyrë të kryej aktivitetin
përkatës pasi të jenë paraqitur rrethanat konkrete. Thënë më përmbledhëse, përmbajtja e
veprimtarisë së policisë lidhur me ngjarjen kriminale është dy llojesh: në njërën anë duhet të
përpiqen të konstatoj gjendjen e çështjes për sa u përket fakteve që tregojnë se ekziston
besueshmëria se është kryer një vepër penale dhe se ekziston besueshmëri se një person i
caktuar e ka kryer veprën e tillë, dhe se për të është i përgjegjshëm penalisht; kurse në anën
tjetër duhet të siguroj praninë në procedurë penale të kryesit të mundshëm të veprës penale.53
Nga sa u tha më lartë, kuptuam rëndësinë e vendit të ngjarjes në rastin e kryerjes së
veprës penale, rëndësinë e sigurimit si dhe mbledhjes së informacioneve e provave të cilat
mund t’i zbulojmë ma rastin e këqyrjes së vendit të ngjarjes.
2.2.2. Dëgjimi i të dëmtuarve si subjekt pasiv i veprës penale të vjedhjes
së rëndë dhe dëshmitarëve
I dëmtuari ose viktima: është personi të cilit çfarëdo e drejte personale ose pasurore i
është shkelur apo i është rrezikuar me veprën nga vepra penale. I dëmtuar mund të jetë
personi fizik apo juridik, pra është nocion proceduralo-penal.54 Subjekt pasiv mund të jenë
edhe të afërmit e ngushtë të viktimës si p.sh. prindërit, fëmijët, etj., ngase edhe këta goditen
nga vepra penale, këtë viktimizim e kemi p.sh. te vrasja, etj.. Përcaktimi i subjektit pasiv
shikuar në këtë aspekt mund të paraqet vështirësi dhe dilema në përcaktimin e subjektit pasiv
apo viktimës, për t’i hequr dilemat e tilla, subjekti pasiv përcaktohet sipas objektit që mbrohet
51 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.41.
52 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.238.
53 Salihu, Hasani, Zhitia, vep. e cit., fq.240.
54 Ibid., fq.222.
32
me të drejtën penale.55 I dëmtuari në të drejtën penale trajtohet, dhe në mënyrë ligjore
rregullohet përgjegjësia e kryesit ose shkaktarit të viktimës apo pësimit të saj e veçmas
rregullohen rrethanat dhe kontributi i viktimës në paraqitjen e rastit të pësimit,56 ngase me
deklarimin e tij në procedurë penale duke paraqitur një nga provat më të rëndësishme e cila
me verifikime përkatëse sjell deri të sqarimi i çështjes që kanë të bëjnë si me faktet e
rëndësishme për procedurën penale, ashtu edhe me rrethanat që kanë për qëllim realizimin e
të drejtave të tij më të gjëra,57 të cilat mundësojnë zhdëmtimin dhe rehabilitimin në
pikëpamje materiale, shëndetësore dhe morale.58 Përveç cilësisë së dëshmitarit që ka, dhe të
drejtës në kërkesën pasurore juridike, i dëmtuari është i vetmi subjekt i cili me paraqitjen e
propozimit për ndjekje bën që Prokurori i Shtetit të ushtroj ndjekjen penale (mund ta quajmë
paditës i autorizuar).59 Shikuar këtë pozitë të tij, mund të thuhet se ai është figurë procedurale
e dyfishtë.60 Karakteristikë e të dëmtuarit është se te veprat penale kundër pasurisë viktima
mund të jetë i vetmi dëshmitar, i cili nuk mund të zëvendësohet me asnjë mjet tjetër
provues.61 Është fakt se i dëmtuari si dëshmitar okular percepton në mënyrë më të plotë dhe
më fortë mban mend se sa dëshmitari i rëndomtë, por duhet pasur parasysh edhe faktin se
deklarimi i të dëmtuarit si dëshmitar është deklarim i personit të interesuar për rrjedhën e
procedurës penale dhe si e tillë mund të jetë jo objektive.62
Gjendja emocionale e të dëmtuarit në momentin e perceptimit të ngjarjes luan një rol
të madh në formimin e thënieve. Zakonisht të dëmtuarit janë të prirë të zmadhojnë, me apo pa
dashje rrezikun që i është kanosur dhe rrezikun e shkaktuar nga vepra penale e vjedhjes.
Përveç kësaj, ai edhe mban qëndrim akuzues ndaj të pandehurit dhe e ngarkon atë me gjëra të
tepërta, duke u nisur thjesht nga motivi se i pandehuri do të dënohet lehtë, ose nuk do të
dënohet fare. Në pyetjen e të dëmtuarit ndikojnë shumë kundërshtimet dhe sugjerimet që bën
organi procedues kur ai mban qëndrim jo objektiv ndaj rrethanave të çështjes. Prandaj
këshillohet që marrja në pyetje të zhvillohet me kujdes të veçantë, pa u ngutur, me durim, me
qetësi. Përndryshe mund të lind një konflikt i padëshiruar midis tyre në dëm të zbulimit të së
vërtetës. Është e njohur se emocionet e forta shkaktojnë dobësim ose humbje të kujtesës dhe i
dëmtuari nuk është në gjendje të riprodhojë me hollësi rrethanat e ngjarjes, siç do ta bënte
55 Salihu, vep. e cit., 2015, fq.190.
56 Ragip Halili,“Viktimologjia”, 2007, fq.33.
57 Sahiti, vep. e cit., fq.128.
58 Halili, vep. e cit., 2007, fq.145.
59 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.161-163.
60 Sahiti, vep. e cit., fq.128.
61 Vesel Latifi,“Kriminalistika”, Prishtinë, 2006, fq.141.
62 Sahiti, vep. e cit., fq.128-129.
33
ndonjë dëshmitar tjetër, po të vëzhgonte rastin e kryerjes së vjedhjes. Në këto raste
këshillohet të shtyhet pyetja e tij derisa të vijë në vete, të qetësohet dhe pastaj të tregojë se
çfarë ka ndodhur.63
Dëshmitari: Dëshmia e dëshmitarit duhet të jepet gjatë zhvillimit të procedurës penale para
organit procedural. Me dëshmi të dëshmitarit shprehen perceptimet e veta lidhur me faktet të
cilat janë me rëndësi për ndriçimin e veprës penale,64 ku dëshmia e tillë shpesh paraqitet si
provë e vetme për ndriçimin e çështjes penale konkrete, e cila pa dyshim edhe me tutje ajo do
të shërbej si pikëmbështetje për gjyqësinë penale65 për ta siguruar pasqyrimin kualitativ mbi
ngjarjen e vërtetë nga thëniet e dëshmitarit.66
Marrjen në pyetje të dëshmitarit e rregullon Kodi ynë i Procedurës Penale, neni 124
paragrafët 1 dhe 2, i cili thotë: Si dëshmitar thirret personi për të cilin besohet se mund të jep
informata për veprën penale, për kryesin dhe për rrethanat e rëndësishme për procedurën
penale. Çdo person i thirrur si dëshmitar detyrohet t’i përgjigjet thirrjes, e kur me Kodin e
Procedurës Penale të Republikës së Kosovës është përcaktuar ndryshe, detyrohet edhe të
dëshmojë.67
Dëshmitarët pyeten ndaras pa praninë e dëshmitarëve tjerë, të cilët përgjigjën
gojarisht dhe i tërhiqet vërejtja se detyrohet të flasë të vërtetën dhe se nuk guxon të lë asgjë
anash apo në heshtje, e pastaj i bëhet me dije se dhënia e dëshmisë së rremë është vepër
penale.68 Nuk ka mënyrë më të mirë për të përfunduar një argumentim sesa “e pashë këtë me
sytë e mi”, të shikosh do të thotë të besosh. Kjo shpjegon se përse rastet kriminale me dëshmi
okulare prodhojnë dënime, në krahasim me rastet kur mungon një dëshmitar okular.69
Pra, të gjithë e dimë se rastisja në një çështje penale mund të perceptojmë fakte të
cilat janë të rëndësishme për zbardhjen e të vërtetës e cila ka rëndësi të madhe menjëherë pas
deklarimit të të dëmtuarit, por sa jemi bashkëpunues në këtë drejtim dhe sa kontribuojmë që
të zbardhim këto fakte është e diskutueshme, fatkeqësisht kjo në vendin tonë është e mangët,
si në rastin e thirrjes nga gjykata për dëshmi ku ne nuk e tregojmë të vërtetën e plotë ose e
bishtnojmë atë, si në rastin kur ne dimë faktet rreth ngjarjes kriminale por hezitojmë të
bashkëpunojmë me organet përkatëse, të cilat njohuri rreth veprës shpeshherë ndikojnë
pozitivisht dhe janë vendimtare. Kjo padyshim varet edhe nga frika e pasigurisë së qytetarit -
63 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.143.
64 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.265.
65 Kodi i Procedurës Penale i Republikës se Kosovës, “Komentar”, botimit I, Prishtinë, 2014, fq.343.
66 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.512.
67 Kodi I Procedurës Penale i RKS, neni 124, paragrafët 1, 2.
68 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.269.
69 Sahiti, vep. e cit., fq.131.
34
dëshmitarit nën kërcënimin se do t’i shkaktohet ndonjë e keqe në të ardhmen po qe se tregon
të vërtetën si dhe për shkak mos efikasitetit të organeve në parandalimin e shkaktimit të asaj
që kërcënohet. Gjithashtu arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa profesionale e organeve që
të mbulojë identitetin e dëshmitarit apo edhe neglizhenca e mos aplikimit të këtij instituti.70
2.2.3. Kontrollim i personave dhe banesave
Kontrollimi i personave: bëhet medoemos dhe pa kurrfarë përjashtimi me rastin kur
dyshohet se ai ka kryer vjedhje. Kontrollimi i personit përfshin kontrollimin e trupit, të
teshave dhe të sendeve që ndodhen te i ndaluari në mënyrë që të verifikohet nëse ai ka
fshehur në to sendet e vjedhura.71 Ky kontroll mund të bëhet me pëlqimin e të pandehurit i
cili jep pëlqimin me shkrim ose me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake.72
Ky rregull procedural nuk zbatohet vetëm në rastet e flagrancës ose në rastet e
ndjekjes së personit që është duke ikur kur ka arsye të veçanta urgjente që nuk lejojnë
nxjerrjen e një vendimi për kontroll. Pra, përveç në rastet e sipërshënuara, është e
domosdoshme t’i dorëzohet vendimi për kontrollim të personit që duhet kontrolluar, pa një
vendim të tillë nuk mund të bëhet kontrolli, sepse shkelen ligjet dhe të drejtat e personave të
kontrolluar. Në praktikë, kontrollimi i personave bëhet pa urdhëresë paraprake, apo vendim
me shkrim, me qëllim të zbulimit të sendeve të vjedhura, apo mjeteve që janë në lidhje me
veprën penale të vjedhjes.73 Me këtë rast mund të bëhen keqpërdorime dhe të shkelen ligjet e
rëndësishme që mbrojnë të drejtat e personave të kontrolluar. Karakteri i kontrollimit varet
nga objekti i kontrollimit. Nëse kërkohen sende të imta të vjedhura në rroba ose në trup,
duhet bërë kontrollimi i personit në mënyrë të tërësishme. Kontrollimi i gjysmës së rrobave
është vetëm masë e përgjysmuar dhe si e tillë, është e pavlerë dhe e rrezikshme.74 Nga
personi hiqen rrobat dhe ndërresat dhe secila rrobë kontrollohet me kujdesin më të madh. Në
qoftë se kjo mënyrë e kontrollimit nuk jep rezultate, e nga ana tjetër ekzistojnë indicie se
gjësendi i vjedhur gjendet aty, duhet shqepur jakën, astarin në krah, shiritin e kapelës etj.. Kur
këqyren kapelat, kësulat, faculetat, varësisht nga lloji dhe forma e tyre kontrollohen mirë në
70 Këtë komentim e vërtetojmë fare lehtë dhe është e normale një frikë e tille, pasi qe vendi jonë është shume i
vogël sa i përket numrit te banorëve dhe pozitës gjeografike e qe njerëzit njihen mes vete dhe kjo ndikon në
mungesën e vullnetit te tillë për te dëshmuar duke u nisur nga mentaliteti i urrejtjes qe krijohet pastaj në te
ardhmen si dhe ndjenja e frikës.
71 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.90.
72 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.205.
73 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.90.
74 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.156.
35
astar, nën shiritat për djersën, nën kartonin e strehës së kapelës dhe në kordelen e tij. Gjatë
kontrollimit të rrobave, duhet të kontrollohet jaka e palltos, xhaketat, pantallonat, pastaj midis
astarit dhe stofit nën kapakë të xhepit në mënyrë që të vërtetohet se sendi i vjedhur gjendet
aty.75
Në bazë të teknikes së zbatimit të masave të kujdesit të shtuar dallohen dy lloje të
kontrollimit të personave:
a) Kontrollimi apo bastisja klasike
b) Kontrollimi “i mbështetur për muri”
a) kontrollimi apo bastisja klasike ka të bëjë me urdhërimin e personit që t’i ngrejë duart mbi
koke, t’ia kthejë shpinën personit të autorizuar që kryen kontrollin, personi tjetër i autorizuar
vëzhgon nga largësia 3-5 metra, por mund të zbatohen edhe kombinime tjera ku personi i cili
kontrollohet t’i ngrejë duart lartë dhe t’i hap këmbët që ta këtë drejtpeshimin labil (që në rast
kundërshtimi nga ai, ky qëndrim do të pamundësonte refuzimin e kontrollimit).
b) ky kontroll për muri zbatohet ndaj personave të rrezikshëm ose për të cilët supozohet se
janë të armatosur, i cili e kthen kah muri duke iu afruar murit se paku 1m, të ngrihet në maje
të gishtave të këmbëve kurse në maje të duarve të mbështetet për muri me çka arrihet pozitë
labile e drejtpeshimit ku për çdo sulm apo rezistence eventuale personi zyrtar ia shtynë
këmbën me këmbën e tij që ta humb drejtpeshimin personit që kontrollohet.76
Personi që i nënshtrohet kontrollit, paraprakisht duhet të njihet me të drejtën për të kërkuar
praninë e personit të besuar, me kusht që ai të gjendet shpejt dhe të jetë i përshtatshëm.
Vetëm kur personi që kontrollohet ka cilësinë e personit nën hetim, ai njihet me të drejtën për
të zgjedhur një (mbrojtës). Edhe pse ekziston dyshim i bazuar që personi të ketë kryer
vjedhjen, nuk mund të përdoret asnjë veprim që prek dinjitetin dhe mbrojtjen e tij.77
Kontrollimi i personit sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, e
rregullojnë nenet 105-108, ndër to thuhet se duhet t’i prezantohet urdhri për kontroll personit
që i drejtohet ky urdhër, njoftimin për të pasur avokat e nëse personi e kërkon avokatin
zyrtaret e autorizuar duhet ta presin por jo më shumë se dy orë nga njoftimi i avokatit duke
kufizuar lëvizjen e personit përkatës kurse në raste të ngutshme kontrolli mund të filloj edhe
para mbarimit të afatit për ardhjen e avokatit. Para fillimit të kontrollit zyrtaret të kërkojnë
75 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.122.
76 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.248-249.
77 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.90.
36
nga personi që ta dorëzoj vullnetarisht sendin që kërkohet,78 e nëse personi e dorëzon
vullnetarisht sendin që kërkohet, kontrolli sipas rregullit nuk zbatohet sepse është arritur
qëllimi i kontrollit.79
Kontrollimi i banesës: Me shprehjen banesë sipas teorisë së të drejtës penale dhe
praktikës gjyqësorë nënkuptojmë të gjitha ato sipërfaqe të mbyllura e dedikuar për banim të
shkurtë dhe të gjatë ditor, gjithashtu kuptojmë edhe ato objekte që nuk kanë qenë më parë të
destinuar për banim por janë adaptuar për atë qëllim si p.sh. garazhet, ballkonet, etj..80
E drejta e pacenueshmërisë së banesës paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut,
kuptimi i së cilës është mbrojtja më e rëndësishme e sferës private, në bazë të së cilës askush
nuk mund të shqetësohet në të drejtën e banimit, përveç kur kjo parashihet me ligj ose e
kërkon vetë banuesi. 81
Kontrollimi në banesë është i vështirë po të merret parasysh larmia e vendeve ku
mund të fshihen sendet e vjedhura dhe përpjekjet e kryesve, për të mbuluar gjurmët e
fshehjes. Kriminalistët, për zbulimin e sendeve të vjedhura të fshehura, rekomandojnë këtë
rregull taktike: “Duhet ta vësh veten në pozitën e të kontrolluarit, ta njohësh psikologjinë e tij,
shprehitë e tij dhe t’i përgjigjesh pyetjes se ku mund t’i ketë fshehur ai sendet e vjedhura që
kërkon. Të fshehësh është më lehtë sesa të zbulosh”. Kjo vlenë për arsye se kryesi ndodhet
vetëm para një të panjohure: si do të zhvillohet kërkimi, ndërsa organi procedues ndodhet
para shumë sfidave, të cilat duhet t’i zgjidhë brenda një kohe të shkurtër.
Si rregull kryesi për fshehjen e sendeve të vjedhura përdorë vende të cilat sipas
mendimit të tij nuk bien në sy. Shenjat demaskuese që ka lënë fshehja e sendeve mbulohen
menjëherë. Procesi i zbulimit të tyre është i vështirë.82 Kontrollimi fillon nga një kthinë,
pikërisht nga një pikë e caktuar dhe vazhdon në të dy anët (në anën e majtë dhe në atë të
djathtë) dhe anasjelltas, por në atë mënyrë që të kontrollohen edhe muret, mobiliet dhe sendet
e tjera pranë mureve. Po që së gjatë kontrollimit gjenden sende të vjedhura, atëherë ato
merren përkohësisht (sekuestrohen). Duhet theksuar se sekuestrimet janë akte që kryhen në
hetimet paraprake për sigurimin e provës. Ky veprim kryhet nga policia me iniciativën e vet.
Me anën e këtij veprimi, një provë materiale, sendi i vjedhur (i luajtshëm ose i paluajtshëm),
që lidhet me veprën penale, i merret pronarit të tij dhe ruhet për qëllime të hetimit dhe të
78 Kodi i Procedurës Penale i RKS, nenet 105-108.
79 Kodi i Procedurës Penale i RKS, “Komentar”, Botimi I, Prishtinë, 2014, fq.309-310.
80 Salihu, Hasani, Zhitia, vep. e cit., fq.547.
81 Çdo qytetar e din se e drejta e banimit është e drejtë e pacenueshme dhe privatësi te thellë. Paprekshmëria e
banesës rregullohet me te gjitha aktet nacionale dhe ndërkombëtare, për më tepër shih Deklaratën Universale për
te Drejtat e Njeriut, Kushtetutën e RKS, etj..
82 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.86-87.
37
gjykimit të çështjes penale. Në rastin kur sendi i vjedhur i sekuestrohet personit nën hetim, ai
duhet të njihet me të drejtën për të zgjedhur një mbrojtës.83
Në fazën e parë organi procedues njihet drejtpërsëdrejti me banesën e kontrolluar,
cakton detyrat e pjesëmarrësve që ndodhen brenda saj. Organi procedues e përqendron
vëmendjen në pozicionin e banesës në raport me banesa të tjera ose me vendin e hapët, në
gjurmët e meremetimeve studion: muret, dyshemenë, tavanin, bufenë, bibliotekën etj.. Sendet
mund të fshihen edhe në biçikleta, motoçikleta, e mjete të tjera të komunikacionit.84
Në fazën e dytë ai bën kontrollimin e banesës. Nga pikëpamja metodike
rekomandohet që kontrollimi për zbulimin e vendeve ku janë fshehur sendet e kërkuara ta
ndjekë lëvizjen e akrepave të orës. Kur këqyret muri hiqen të gjitha sendet që janë të
vendosura në të, vëmendje e posaçme u kushtohet sendeve me bojë të freskët, copave të
dërrasave të reja. Këto shenja tregojnë se muri në këto pjesë është hapur para pak kohësh.
Vendet e fshehta zbulohen gjithashtu, nga tingulli që jehon pas goditjes me çekiç. Ky tingull
ndryshon nga tingujt e tjerë. Kur këqyret dyshemeja u kushtohet vëmendje gjurmëve të
prishjeve që janë të freskëta, si dërrasave të reja, kokave të gozhdëve që shkëlqejnë, çimentos
së freskët, vendosjes së pluhurit ose pisllëkut në qarje të dërrasave etj.. Mënyra e zhvillimit të
kontrollimit varet nëse ai kryhet në një vend, banesë ose pranë ndonjë personi. Në këtë
kontrollim përfshihet jo vetëm sipërfaqja tokësore por edhe të gjitha objektet natyrore dhe
objektet e punës në tërë sipërfaqen e terrenit të caktuar për kontrollim. Secili nga këto lloje
kontrollimi ka mënyrën e vet, taktikën e vet. Edhe për kontrollimin e banesës duhet të
respektohet kryerja e veprimeve me anë të vendimeve të Gjykatës. 85
Çdo bastisje duhet kryer befasisht, ndërsa në aspektin e zgjedhjes së kohës gjithmonë duhet të
kihet kujdes që të mos jetë e parakohshme ose e vonuar.86
Karakteristikë e kontrollit të banesës është se gjatë kontrollit duhet të jenë prezent
përfaqësuesi (pronari i shtëpisë/banesës), të jenë të pranishëm dy persona të rritur si
dëshmitar, kontrolli zbatohet me kujdes për të mos prishur qetësinë dhe duke u shmangur
dëmtimeve të panevojshme, etj.,87 ndërsa përjashtimisht lejon kontrollin pa praninë e
dëshmitarëve nëse prania e tyre nuk mund të sigurohet menjëherë kurse vonesa për fillim të
kontrollit do të ishte e rrezikshme.88
83 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.154.
84 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.87.
85 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.118-121.
86 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.253.
87 Kodi i Procedurës Penale i RKS, neni 108.
88 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.207.
38
Zbatimi i kontrollit, përveç respektimit të aspektit juridik, ngërthen në vete edhe
aspektin etik. Ekziston nevoja për qasje etike gjatë kontrollit sepse kontrolli është veprim i
cili ndërhynë edhe në interesat e personave tjerë duke shkaktuar shqetësim edhe te të afërmit
dhe fqinjët, prandaj me rastin e zbatimit të kontrollit të personit apo banesës/shtëpisë,
kërkohet që të respektohet dinjiteti dhe integriteti i individit që kontrollohet e pastaj kërkohet
të veprohet me kujdes për të mos prishur qetësinë.89
2.2.4. Kërkimi dhe gjurmimi i kryesit të vjedhjes dhe i pasurisë së
vjedhur
Me qëllim të gjetjes dhe zënies së autoreve të kriminalitetit, polici sipas rregullit
zhvillon veprimtari operative gjurmuese. Veprimet e tilla kryhen me qëllim që të përgatitën e
të krijohen kushte për zhvillimin e veprimeve hetimore. Veprimet hetimore që kryen organi
procedues dhe masat operative gjurmuese që marrin organet e brendshme për kërkimet e
kryesit, përbëjnë një proces të vetëm, kryhen së bashku gjatë gjithë hetimit të veprës penale,
por gjithmonë në bazë të kompetencave procedurale që u ka caktuar Kodi i Procedurës
Penale. Në veprimet hetimore hyjnë kontrollimi, shikimi, marrja e masave kufizuese në
shkallë rrethi ose vendi, ndjekja e kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, gjetja e
dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, etj..90
Gjurmimi i kryerësit të vjedhjes dhe sendeve të vjedhura bëhet kur personi i cili ka
kryer vjedhjen nuk është zbuluar ose nuk është gjetur. Masat operative gjurmuese që marrin
organet e brendshme për kërkimin e kryesit përbëjnë një proces të vetëm.91
Gjurmimi në kuptimin e gjerë paraqet tërësinë e të gjitha masave që kanë për qëllim të
zbulojnë kryesin e vjedhjes. Gjurmimi organizohet kur kemi të bëjmë me kryerësin e ikur të
vjedhjes dhe kur besohet me të drejtë se ai do të vazhdojë me kryerjen e veprave penale.92
Në fazën e gjurmimit të veprës penale dhe kryesit të saj policia ka edhe autorizime
tjera. Kështu policia mbledhë me kujdes provat që gjenden në vendin e ngjarjes për veprën
penale të dyshuar dhe i ruan ato në mënyrë të përshtatshme për t’i testuar në laboratorin
përkatës. Po ashtu gjatë procedurës parapenale mund të merr shenjat e gishtave, ndërkaq për
89 Kodi i Procedurës Penale i Republikës se Kosovës, “Komentar”, Botimi I, Prishtinë, 2014, fq.313.
90 Skënder Begeja,“Kriminalistika”, Vëllimi II, Tiranë, 2001, fq.93-94.
91 Begeja, vep. e cit., fq.93.
92 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.324.
39
provat që merren nga trupi i një individi që i nënshtrohen testimit mjeko ligjor nevojitet
pëlqimi i tij ose urdhri i Gjykatës.93
Në të vërtetë çdo profesion profesionisti zhvillon stilin e tij të punës (p.sh. mjeku, arsimtari,
gjyqtari, etj.),94 njashtu edhe kriminelet që kryejnë vjedhje e kanë stilin e vet, shprehitë, apo
paraqitjet e tyre nga të cilat mund të dallojmë një kryes të veprës penale e kjo në veçanti te
rastet e vjedhjeve.95
Andaj, mund të thuhet se psikologjia e kryesit të veprës penale vjen në shprehje me
rastin e kryerjes së saj dhe se lloji dhe mënyrat e kryerjes flasin për shprehitë, prirjet, etj. të
kryesit, siç thonë kriminalistët ata lënë një lloj vizitkartë në vendin e ngjarjes dhe kriminalisti
i mirë në bazë të saj mund të ngushtoj rrethin e kryesve.96 Vetëdija mbi fajin, frika nga
dënimi dhe pendimi eventual te vjedhësit shumë shpesh shkaktojnë ndryshime të dukshme në
sjelljet e tij, gjë që ka vlerë shumë të madhe indikativë.97
Të njohësh specifikat e stilit të veprimit të krimineleve donë të thotë të njohësh
psikologjinë e krimineleve, e me këtë natyrisht lehtësohet edhe vërtetimi i identitetit të tij dhe
mundësohet që me interpretim psikologjik të gjurmëve të kryesit (profesional apo amator) të
zbulohet.98
Gjurmimi në kuptimin e gjerë paraqet tërësinë e të gjitha masave që kanë për qëllim të
zbulojnë kryesin e vjedhjes.99 Nga kjo kuptojmë se gjurmimi, përveç gjetjes dhe kapjes së
kryesit, ka për qëllim edhe parandalimin e kryerjes së veprave të tjera penale nga ana e
kryesit. Në radhë të parë, para zbatimit të gjurmimit të kryesit të vjedhjes bëhen përgatitje
dhe planifikime, kurse me të filluar të gjurmimit dhe pas tij, zhvillohen një varg aktivitetesh
tjera. Gjurmimi zgjatë derisa të mos kryhet detyra e dhënë ose derisa të ndërpritet për shkaqet
e caktuara me vendimin e Gjykatës.
Në planin e veprimtarisë gjurmuese, të cilin e hartojnë punëtorët e policisë bëjnë
pjesë: mbledhja e të dhënave (veprimtaria informative operative), vlerësimi i gjendjes së
sigurisë, numri i pjesëtarëve të policisë, detyrat sipas sektorëve, vendi, koha, mënyra e
kryerjes së gjurmimit dhe mjetet që shfrytëzohen për këtë qëllim.
93 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.304.
94 Sahiti, vep. e cit., fq.41.
95 Me rastin e kryerjes se një vepre penale mund të vërejmë lehtë kryesin, shikuar nga dukja e tij apo pyetjet
ose njohuritë lidhur me ngjarjen pasi qe ai e din më se miri si është kryer vjedhja, kështu qe din edhe ti
parashtroj pyetjet në aso mënyrë për ta ç ‘orientuar hetimin por në fakt ai vetëm rritë dyshimet ndaj tij.
96 Sahiti, vep. e cit., fq.41.
97 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.481.
98 Sahiti, vep. e cit., fq.41.
99 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.324.
40
Policia merr informata për vendbanimin e personit për të cilin ka vend dyshimi se ka
kryer vjedhjen. Ai vazhdon të ndiqet dhe në rastet kur nuk dihet vendndodhja e tij. Zakonisht
supozohet të jetë ndalur në territorin që është në kompetencën e organit gjegjës të policisë.
Është e ditur se autorët pas kryerjes së vjedhjes dhe fshehjes, nuk ndalen në një vend. Ata
mund të fshihen në një rajon të ngushtë apo të gjerë. Gjurmimi i kryesit bëhet kur personi i
cili ka kryer vjedhjen nuk është zbuluar ose nuk është gjetur. Me gjurmim të kryerësit të
vjedhjes, në të dy rastet kuptojmë një sistem veprimesh hetimore (gjyqësore) dhe operative
gjurmuese për ta zbuluar dhe gjetur sa më parë personin i cili ka kryer veprën penale.100
Në veprimet operative-gjurmuese përfshihen: shfrytëzimi i qenit policor, ndjekja e
kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, gjetja e dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen etj..
Shfrytëzimi i qenit policor bëhet në rastet kur pas kryerjes së vjedhjes gjurmët ende janë të
freskëta. Kjo është një metodë taktike që ndihmon për të përcaktuar a zbuluar drejtimin nga
kanë ikur dhe janë fshehur kryesit pas kryerjes së vjedhjes, duke përdorur sidomos gjurmët e
këmbëve a të lëvizjes së automjeteve; për të gjetur mjetin me të cilin është kryer vjedhja si
dhe për t’i gjetur sendet e vjedhura që janë hedhur dhe fshehur nga kryerësi në afërsi të vendit
të ngjarjes. Në mesin e këtyre gjurmëve vlerë të madhe paraqesin ato gjurmë që ka lënë
kryesi në çastin e largimit të tij nga vendi i ngjarjes. Njohuritë traseologjike ndihmojnë jo
vetëm për të përcaktuar disa tipare të jashtme të kryesit, llojin e automjetit që ka përdorur,
drejtimin që ka marrë, por edhe kohën kur janë lënë ato gjurmë. Gjurmët e lëna nga
automjetet çojnë në garazhe, parqe etj.. Gjurmët e gishtave, mjetet dhe veglat e lëna që janë
përdorur për kryerjen e vjedhjes përbëjnë një informacion të pasur për kërkimin e fajtorit.101
Kërkimi i pasurisë së vjedhur: Ky kërkim, me porosinë e organit procedues, bëhet nga
organet e brendshme. Kushti themelor për të zhvilluar këtë kërkim me efekt është që kërkuesi
të përcaktojë shenjat individuale të sendit të vjedhur. Burimi i këtij informacioni janë thëniet
e të dëmtuarve. Në marrjen e tyre në pyetje duhen nxjerrë sidomos këto të dhëna: ngjyra,
përmasat, marka, tipi, numri i fabrikës, dëmtimet që ka sendi, gjurmë që tregojnë
meremetimin e tij, shënime të veçanta, etj. Përshkrimi i sendeve të vjedhura ka rëndësi
sidomos te sendet e vjedhura me vlerë, si: aparati fotografik, ora, biçikleta etj.
Kusht tjetër i domosdoshëm për të shtënë në dorë pasurinë e vjedhur, është njoftimi i
menjëhershëm që duhet bërë nga të dëmtuarit nga organet e brendshme. Vonesa i jep
mundësi kryesit të ndryshojë pamjen e jashtme të sendit të vjedhur ose ta shesë atë.
100 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.85.
101 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.96-98.
41
Detyrë e organeve të rendit është të organizojnë mbikëqyrje në disa objekte ku mund të vijnë
personat e dyshuar për ta shitur sendin e vjedhur.102 Zakonisht shitja bëhet në qytete të tjera
ose në fshatra që nënkupton se varësisht ku është vjedhur sendi, shitja behet në vendin tjetër,
kështu p.sh. nëse sendi është vjedhur në qytet ai shitet në qytetin tjetër kurse nëse sendi është
vjedhur në fshat ai shitet në qytet. Prandaj, kërkimi i pasurisë bëhet jo vetëm në shkallë rrethi
ose rajoni, por edhe në shkallë vendi, e kjo në shkallë vendi sendi shitet kur vjedhja e sendit
ka vlerë tepër të lartë e cila vështirë mund të gjendet nga kërkimet e organeve përgjegjëse.
Pra, këto janë kushtet që duhet plotësuar në mënyrë që të bëhet kërkimi i pasurisë së vjedhur
dhe sendeve të vjedhura, si dhe puna e organeve përgjegjëse për kërkimin e këtyre sendeve.
2.3. Specifikat e zbulimit dhe të ndriçimit të llojeve të veçanta të vjedhjeve
Një nga detyrat themelore të organit procedues janë edhe zbulimi dhe ndriçimi i
vjedhjeve. Veprimtaria e organit procedues në zbulimin e vjedhjeve shtrihet si në shkaqet dhe
rrethanat që ndikojnë në përgatitjen dhe kryerjen e vjedhjes, ashtu edhe në marrjen e masave
për mënjanimin e tyre. Po ashtu detyrë e organit procedues, përveç zbulimit dhe hetimit të
vjedhjes është edhe depërtimi tej materialit denoncues, që do të thotë zbulimi jo vetëm i
personave që janë denoncuar, por edhe përcaktimi i rrethit të personave që kanë marrë pjesë
në veprimtarinë kriminale ose që në veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar që ajo mos
të kryhet.103
Në vazhdim do të trajtohen specifikat e zbulimit dhe ndriçimit të:
a) Vjedhjes në banesa apo shtëpi
b) Vjedhjes së dyqaneve
c) Vjedhjes së automjeteve
d) Vjedhjes së materialit nga punishtet e magazinave
a) Vjedhjet në banesa apo shtëpi
Këto vjedhje kryhen duke hapur dyer me çelës të kopjuar, me ndonjë shufër hekuri,
me thyerjen e bravës, me nxjerrjen e dyerve nga vendi, duke hyrë nëpër dritare, ballkon apo
tavan, me thyerjen e murit, etj.. Profesionistët e thyerjes e vëzhgojnë objektin që do ta
102 Ibid. fq.99-100.
103 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.201.
42
sulmojnë, ndërsa zgjedhjen e objektit e bëjnë në bazë të vlerësimit se në të do të gjejnë para,
stoli, gjëra me vlerë, pajisje të ndryshme etj.. Ata i kryejnë vjedhjet në kohën që banorët nuk
janë në banesë dhe në kushte më të përshtatshme.104
Zbulimi i sa më shumë të dhënave, gjurmëve, provave materiale duke përdorur metoda e
mjetet tekniko shkencore në hetimin e vjedhjeve në banesa, është i një rëndësie të veçantë.105
Në bazë të këtyre materialeve kryhen veprimet e para hetimore dhe veprime të tjera si:
1. Këqyrjen e vendit të ngjarjes,
2. Marrjen në pyetje të dëshmitarëve të parë,
3. Ekspertimin e gjurmëve që janë lënë gjatë vjedhjes në banesa,
4. Pyetjen e personit të dëmtuar kur e lejojnë kushtet,
5. Llojin e sendit të vjedhur106
6. Ekspertimi i gjurmëve të thyerjes ose i gjurmëve të tjera që janë lënë gjatë hyrjes e
daljes.
Për realizimin e vjedhjes në banesa, kryesit përdorin metoda të ndryshme si ato të
thjeshtat për thyerjen e dryve dhe shkallmimin e bravave të dyerve me anë të levave, e të
shufrave të hekurave mbrojtës të dritarëve e të dyerve, thyerjen e xhamave ose çative (kur
ndërtesat janë të mbuluara nga tjegullat).107 Thyerja e bravave është specializim i një numri të
kryerësve të cilët e njohin mirë mekanizmin e bravës dhe manipulimin me të. Përparësitë e
kësaj mënyrë të thyerjes janë: zgjatë pak kohë, lë pak gjurmë (thyerja nuk bie menjëherë në
sy), nuk kërkon fuqi të madhe fizike dhe nuk prodhon krismë dhe ushtimë të madhe.108
Në territorin e studimit këto mënyra të thyerjes apo vjedhjes në shtëpitë kanë qenë të
kryera, pra thyerja e bravave të dyerve të hyrjes dhe të dritarëve duke lëvizur rezen e poshtme
dhe të sipërme duke depërtuar në shtëpi, dhe duke vjedhur sende me vlerë si stoli, ari, para të
gatshme.
1. Këqyrja e vendit të ngjarjes: Prania në vendin ku është kryer vepra penale është një
nga indiciet e rëndësishme. Kjo mundëson orientimin e drejtë gjatë zbulimit të kryesit dhe
eliminimin e suksesshëm të personave, të cilët për çfarëdo lloj arsye janë vënë si të dyshimtë
në lidhje me kryerjen eventuale të këtij akti.109 Me marrjen e masës operative taktike të
sigurimit të vendit të ngjarjes te vjedhjet në banesa, mundësohet ruajtja e situatës faktike
autentike të hasur në vendin kritik, ashtu siç e ka gjetur patrulla e policisë, e cila e para ka
104 Korajlić, vep. e cit., fq.123.
105 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.330.
106 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.320-321.
107 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.330.
108 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.434.
109 Goce Xhukleshi & Muhamet Racaj,“Hyrje në Kriminalistikë”, Shkup, 2012, fq.217.
43
arritur atje, kryesisht që të sigurohen dhe në gjendje të pandryshuar të ruhen gjurmët dhe
gjësendet e vjedhjes.110 Hulumtimi i vendit të ngjarjes, ekipit investigues i ndihmon t’i
zbulojë këto rrethana të rëndësishme: a është kryer vjedhja, ku, në çfarë mënyre dhe me çfarë
mjeti është kryer vjedhja, sa kohë i është dashur kryerësit që të hyjë në objektin e synuar që
t’i marrë sendet e vjedhura, çfarë sendesh janë vjedhur, a ka qenë kryerësi i mitur dhe a ka
pasur pjesëmarrës tjerë, çfarë gjurmësh ka lënë në vendin e vjedhjes, a kanë mundur ato
gjurmë të mbeten në trup, rroba dhe këpucë të kryerësit, cilat rrugë i ka përdorur për të hyrë
dhe për të dalë nga banesa etj.111 e gjithashtu edhe ekspertimin e gjurmëve të gishtave dhe të
këmbëve. Përveç gjurmëve të gishtave të dorës, rëndësi të madhe në fushën e hetimeve në
kriminalistikë, kanë edhe gjurmët që lënë këmbët, përkatësisht gishtat, shputat dhe thembrat e
këmbëve në vendin e ngjarjes. Teknika e hetimeve kriminalistike sot nuk mund të
paramendohet pa marrjen e gjurmëve daktiloskopike në vendin e ngjarjes, prandaj këto
gjurmë mbesin gjithmonë rruga më e sigurtë në hetuesinë e ditëve të sotme. Vija papilare ka
edhe pëllëmba e dorës si dhe shputa e këmbës së njeriut, por këto gjymtyrë përdoren më
rrallë në ekzaminimet kriminalistike. Pasi që çdo njeri lëviz me këmbë, atëherë në çdo vend
të ngjarjes kryesi lë gjurmë të tyre që janë instrument shumë i rëndësishëm për hetuesit në
kuadër të ekspertizës së vendit të ngjarjes ku nëpërmes këtyre gjurmëve mund edhe të
përcaktohet numri i kryerësve, drejtimi i ardhjes së kryerësit, lëvizjen dhe skemën e krimit,
për të nxjerrë të dhëna karakteristike fizike, etj..112 Me një fjalë, të gjitha këto masa operative
taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes ndërmerren që të zbulohet dhe të ndriçohet vjedhja e
banesave.
2. Marrjen në pyetje të dëshmitarëve të parë: Policët e uniformuar i ndalin dhe i
pyesin dëshmitarët e parë që i kanë hasur aty, me qëllim që të kenë një pasqyrë më të qartë
për ngjarjen dhe për këtë ta informojnë ekipin i cili më vonë do ta bëjë investigimin sipas
parimit të operativitetit dhe sipas principeve tjera kriminalistike.113 Shumë proceduraliste
mendojnë se dëshmitari guxon t’i paraqesë vetëm rrethanat e perceptuara, e jo edhe gjykimin
e vet për to. Megjithëkëtë duhet pasur parasysh fakti se edhe dëshmitari me qëllim mirë,
qëndrimi i të cilit është neutral me ambicie që t’i paraqes vetëm “faktet e zhveshura”, në të
vërtetë, i tregon gjykimet e veta të pavetëdijshme, të formuara me rastin e vështrimit të
fakteve. Kësisoj mendimi i dëshmitarit integrohet me veprimin e shqisës perceptive, prandaj
vërtetësia, saktësia, besnikëria dhe plotësia e deklarimit të tij varen edhe nga ajo se në ç
110 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.320-321.
111 Metodija Angeleski,“Kriminalistićka Metodika”, Shkup, 2011, fq.70.
112 Kujtim, Baraliu,“Kriminalistikë – ekspertimi i gjurmëve te gishtave“, Prishtinë, 2016.
113 Angeleski, vep. e cit., fq.70.
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri
Punim Masteri

More Related Content

What's hot

Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
kosmaqi
 
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeBazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeNasuf GËRMIZAJ
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
dritashala
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreDonikë Mjaki
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rdzogaj
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Flamur Troni
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
Refik Mustafa
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1Rilind Kastrati
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
zogaj
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
oca Hoxhaj
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
ArlindEmini1
 

What's hot (20)

Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistikeBazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreKriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
 

Punim Masteri

  • 1. Programi: Juridik - Penal Studimet Master Punim Masteri Veprat penale të vjedhjes së rëndë në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik 2013- 2018 Mentor: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala Shefket Krivenjeva Prishtinë, 2020
  • 2. 2 Programi: Juridik - Penal Studimet Master Punim Masteri VEPRAT PENALE TË VJEDHJES SË RËNDË NË GJYKATËN THEMELORE NË FERIZAJ – DEGA NË KAÇANIK 2013-2018 Mentor: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala Shefket Krivenjeva Prishtinë, 2020
  • 3. 3 “Jetët tona fillojnë të marrin fund, ditën kur fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësi.” Martin Luther King
  • 4. 4 FALËNDERIM Unë dëshiroj të falënderoj anëtarët e komisionit tim për mbështetjen dhe durimin e tyre. Prof. Dr. Vjosa Jonuzi - Shala ishte veçanërisht e dobishme në udhëzimet drejt një pune cilësore të cilën e falënderoj shumë për bashkëpunim. Falënderime kam edhe për familjen time, për durimin dhe mirëkuptimin që kanë dëshmuar, sidomos në këto kohët e fundit, kur merresha me hartimin përfundimtar të punimit. Këtë punim ia dedikoj familjes time, në veçanti mirënjohje pafund për babain tim.
  • 5. 5 ABSTRAKTI Në këtë punim do te trajtohet vjedhja e rëndë si vepër penale në territorin e Komunës se Kaçanikut nga viti 2013-2018. Gjithashtu do te trajtohen dallimi i veprës penale vjedhja e rëndë nga vjedhja e rëndomtë, metodika e zbulimit dhe ndriçimit të vjedhjes së rëndë, vëllimi, dinamika dhe veçoritë themelore të këtij fenomeni si dhe Politiken ndëshkimore e zbatuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. Rëndësia e kësaj teme qëndron në faktin se tek ne kjo dukuri po merr hov të madh në shoqëri dhe paraqet një shqetësim për qytetaret e këtij vendi. Nisur nga këto pikëpamje dhe ky shqetësim konsiderojmë të arsyeshme hulumtimin e kësaj teme në mënyrë që të shtjellojmë më në detaje këtë fenomen. Për realizimin dhe finalizimin e këtij studimi janë zbatuar metodat bazë të studimeve empirike. Për interpretimin e rezultateve kërkimore dhe gjetjeve, u përdoren gjerësisht: metoda e analizës se të dhënave dhe fakteve, e sintezës, metoda e kërkimit doktrinar, metoda e hulumtimit, metoda statistikore, metoda e referimit të instrumenteve ligjore. Nga hulumtimet tona, realizuam objektivat tona të studimit: mësuam faktorët kriminogjen që ishin motivi i papunësisë dhe varfërisë, mënyrën e kryerjes si dhe niveli i sigurisë është tejet i ulët, bazuar në raportet e përditshme policore dhe të gjeturat nga evidencat statistikore. Objektiv tjetër ishin edhe karakteristikat personale të kryerësve të vjedhjeve të rënda si mosha e tyre, recidivizmi i cili lidhet me efektivitetin e Sanksioneve te shqiptuara. Fjalë kyçe: Vjedhja e rëndë, Bashkëkryerja, Recidivizmi, Fenomenologjia kriminale, Sanksionet Penale
  • 6. 6 ABSTRACT In this thesis, the serious theft is treated as a criminal offense in the territory of the Kacanik municipality from 2013 to 2018. Also the distinction between a serious theft and a normally theft has been treated. The Methodology for the detection method and detection of serious theft, volume, dynamics and basic features of this phenomenon as well as punitive measures applied by the basic Court Ferizaj – branch in Kaçanik The importance of this topic in the fact that this phenomenon is gaining momentum in our society and this is a concern for the citizens of this country. Given these perspectives and concerns, we consider it appropriate to examine this topic in order to explain this phenomenon in more detail. The basic methods of empirical studies have been applied for the realization and finalization of this study. To interpret research results and findings, were used: method of data and fact analysis, of synthesis, doctrinal research method, statistical method, reference method of legal instruments. From our research, we accomplished our study objective: we learned the criminogenic factors that were the cause of unemployment and poverty, based on daily police reports and findings from statistical evidence. Another objective was the personal characteristics of the perpetrators of serious theft such as their age, recidivism related to the effectiveness of the sanctions imposed. Keywords: seroius theft, complicity, recidivism, criminal phenomenology, criminal sanctions
  • 7. 7 PËRMBAJTJA HYRJE......................................................................................................................................7 Arsyeshmëria e hulumtimit........................................................................................................8 Metodologjia e punës.................................................................................................................9 Struktura dhe përmbajtja e punimit..........................................................................................10 I. KAPITULLI I VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I VEPRËS PENALE VJEDHJE DHE VJEDHJE E RËNDË NË VEÇANTI 1.1. Përkufizimi veprës penale vjedhja....................................................................................11 1.1.1. Përkufizimi i veprës penale vjedhje e rëndë.......................................................13 1.2. Vështrim i shkurtër historik i veprës penale vjedhja e rëndë ...........................................14 1.3. Rregullimi penalo-juridik i vjedhjes së rëndë si vepër penale..........................................16 II. KAPITULLI II METODIKA E ZBULIMIT DHE NDRIÇIMIT TË VEPRËS PENALE VJEDHJA E RËNDË 2.1. Format dhe mënyrat e kryerjes se veprës penale vjedhja e rëndë.....................................19 2.1.1. Bashkëkryerja si formë e bashkëpunimit te vjedhja e rëndë............................24 2.2. Veprimet e para hetimore të organeve përgjegjëse për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e Vjedhjeve të rënda............................................................................................................25 2.2.1. Shikimi i vendit të ngjarjes...............................................................................27 2.2.2. Dëgjimi i të dëmtuarve si subjekt pasiv i veprës penale të vjedhjes se rëndë dhe dëshmitarëve..............................................................................................28 2.2.3. Kontrollim i personave dhe banesave..............................................................31 2.2.4. Kërkimi dhe gjurmimi i kryesit të vjedhjes dhe i pasurisë se vjedhur.............35 2.3. Specifikat e zbulimit dhe të ndriçimit të llojeve të veçanta të vjedhjeve të rënda............38
  • 8. 8 III. KAPITULLI III VËLLIMI, DINAMIKA DHE VEÇORITË THEMELORE TË FENOMENIT KRIMINAL TË VJEDHJEVE TË RËNDA, NË TERRITORIN E GJYKATËS THEMELORE NË FERIZAJ – DEGA NË KAÇANIK GJATË PERIUDHËS KOHORE 2013-2018 3.1. Vëllimi dhe dinamika e vjedhjeve të rënda në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik............................................................................................................46 3.2. Paraqitja e vjedhjeve të rënda në aspektin regjional, kohor, sezonal si dhe vendet në të cilat është kryer vjedhja në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik..............................................................................................................................48 3.3. Veçoritë themelore të fenomenit kriminal apo karakteristikat fenomenologjike të kryesve të vjedhjeve të rënda...........................................................................................................54 3.3.3.1. Veçoritë e kryesve të veprës penale vjedhje e rëndë.......................................60 3.3.3.1.1. Recidivizmi......................................................................................61 IV. KAPITULLI IV POLITIKA NDËSHKIMORE E ZBATUAR TE VJEDHJET E RËNDA TË KRYERA NË TERRITORIN E GJYKATËS THEMELORE NË FERIZAJ – DEGA NË KAÇANIK PËR VITET 2013 – 2018 4.1. Kuptimi i politikes ndëshkimore dhe qëllimet e saj..........................................................64 4.2. Llojet e Sanksioneve penale të shqiptuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik ndaj kryesve të vjedhjeve të rënda......................................................................65 4.3. Politika e parandalimit të kriminalitetit dhe dukurisë se vjedhjeve të rënda.....................68 Përfundim.................................................................................................................................73 Rekomandime...........................................................................................................................74 Bibliografia...............................................................................................................................75
  • 9. 9 HYRJE Veprat penale kundër pasurisë shoqërore dhe private (kriminaliteti pasuror) janë mjaft të përhapura. Sipas disa vlerësimeve ato përbëjnë madje deri në 50% të veprave penale në përgjithësi. Sipas numrit të përgjithshëm të kriminalitetit të zbuluar, deliktet pronësore përbejnë 70% të numrit të përgjithshëm të veprave penale, sepse shumë forma tjera të kriminalitetit janë të fshehura-të pa vërejtura. Karakteristikat kryesore të delikteve pronësore janë: masiviteti, mos fshehja (të dëmtuarit i paraqesin rregullisht rastet) dhe anonimiteti i kryesve të tyre (zakonisht, në çastin e kryerjes autoret janë të pa njohur). Këto delikte bëjnë pjesë në kriminalitetin klasik të veprave penale, sepse mbrojtja penalo juridike është themeluar që me lindjen e shtetit dhe së drejtës. Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës, jo rrallëherë raportohen raste të vjedhjeve. Vjedhjet nëpër pronat e qytetarëve, qofshin ato në shtëpi banimi, dyqane apo vetura, përveç anës kriminale të cenimit të pronës, po cenojnë seriozisht edhe sigurinë e tyre. Pavarësisht shifrave dhe statistikave policore, ekspertët e fushës së sigurisë mendojnë se rastet e vjedhjeve nëpër pronat e qytetarëve, nuk po trajtohen aq sa duhet nga institucionet kompetente duke paraqitur rrezik në rastin e ndodhjes së vjedhjes qoftë asaj të lehtë apo të rëndë pasi që në jo edhe pak raste ka pasur për pasojë edhe vdekjen e qytetarëve. Mungesa e sigurisë publike ka arritur në nivel shqetësues e që sipas kësaj qytetarët nuk ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre për shkak të këtij fenomeni. Kjo lidhet shumë me dinamikat shoqërore, nëpër të cilat kalojnë shoqëritë e ndryshme. Një nga faktorët kryesorë që ne duhet të marrim parasysh, kur trajtojmë fenomenin e vjedhjes, është se cila është mesatarja e jetës dhe shkalla e papunësisë në Kosovë. Nisur nga këto theksime, kemi vendosur të bëjmë një hulumtim për veprat penale të vjedhjes së rëndë në territorin e komunës se Kaçanikut për vitet 2013-2018. Nga hulumtimet e bëra në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, si dhe nga të dhënat statistikore që dalin nga ky hulumtim, tregojnë se vjedhjet qëndrojnë në rend të parë dhe kanë një rritje permanente. Sipas hulumtimit, kryerës të këtyre veprave penale janë persona të rinj, e në disa raste, si kryerës paraqiten edhe personat e moshuar. Sipas të dhënave nga Gjykata, numri më i madh i përgjithshëm të veprave penale paraqitet vepra penale të vjedhjeve, respektivisht vjedhjes së rëndë.
  • 10. 10 Mendojmë se ky studim do të ketë rëndësinë e vet edhe nga fakti se do të ofrojë të dhëna të sakta për vjedhjet si dukuri, kurse si vepër penale do të shërbej për parandalimin e vjedhjeve dhe viktimizimin e personave nga kjo dukuri duke ndërmarrë masa të nevojshme për parandalim.
  • 11. 11 Arsyeshmëria e hulumtimit Qëllimi i këtij punimi është gjetja apo hulumtimi i shkaqeve të cilat shtyjnë të kryejnë këtë vepër penale si dukuri negative në shoqëri e cila po merr një zhvillim të hovshëm në shoqërinë tonë. Arsyeja është që me anë të këtij punimi të njohim më afër kryerësit e kësaj vepre penale, mosha e tyre, format e bashkëpunimit, mënyrën e kryerjes, motivet, faktorët të cilët shtyjnë që të kryejnë këtë vepër penale si dhe të nxisë bashkëpunim më të ngushtë mes qytetarëve dhe organeve të shtetit me qëllim parandalimin e kësaj dukurie. Duke studiuar karakteristikat e kryesve të kësaj vepre penale, ne mund të vijmë në përfundim se cilat ishin shkaqet që shtyjnë deri te kjo dukuri në mënyrë që shteti të veproj në mënyrën e duhur për të parandaluar këtë fenomen. Qëllimi kryesor i hulumtimit të vjedhjes së rëndë është zbulimi i kryesit dhe dënimi i tij, i cili qëllim na shpie te qëllimi tjetër ku me zbulimin e kryesit arrihet të mësohen edhe shkaqet e kryerjes e kësaj vepre penale, si rrjedhojë e kësaj, me dënimin e kryesit të veprës penale arrihet edhe qëllimi i parandalimit të kësaj dukurie në përgjithësi. Nga kjo që u tha më lartë, konkludojmë se duke ofruar njohuri më konkrete dhe përmbledhëse të kësaj dukurie negative shoqërore, ne mundohemi të japim kontributin tonë për një bashkëpunim unik si shoqëri me organet kompetente kundër kësaj dukurie.
  • 12. 12 Metodologjia e punës Natyra dhe përmbajtja e veprës penale të vjedhjes ka bërë që gjatë studimit të shfrytëzohen metoda statistikore, analiza dhe interpretimi. Për realizimin dhe finalizimin e këtij studimi janë zbatuar metodat bazë të studimeve empirike. Për interpretimin e rezultateve kërkimore dhe gjetjeve, u përdoren gjerësisht: metoda e analizës së të dhënave dhe fakteve, e sintezës, metoda e kërkimit doktrinar, metoda statistikore, metoda e referimit të instrumenteve ligjore, etj. Kërkimi doktrinar përbën një tjetër hap në realizimin e këtij punimi, nëpërmjet të cilit është arritur identifikimi, mbledhja dhe sistemimi i librave, monografive, studime shkencore të autoreve dhe bashkautorëve specialist në fushën e së drejtës penale. Metoda e analizës dhe sintezës. Metodë që ndjekë hartimin e këtij punimi është metoda e analizës se legjislacionit. Për të arritur realizimin sa më të plotë të objektivave që synohet të përmbushet në këtë punim, jemi mbështetur në metodën e analizës dhe sintezës, metodë kjo e cila konsiston në formulimin e problemeve ligjore nëpërmjet analizës së të dhënave dhe të normave të cilat janë objekt i trajtimit. Metoda statistikore. Me metodën statistikore kemi arritur t’i grumbullojmë të dhënat, t’i analizojmë dhe t’i krahasojmë të dhënat që kanë të bëjnë me kryerjes e veprës penale të vjedhjes së rëndë. Metoda normative. Përmes kësaj metode kemi hulumtuar anën formale të normave dhe akteve juridike, duke u bazuar kryesisht në fuqinë e tyre juridike duke studiuar përbërjen e ligjeve dhe rregullave si dhe lidhjet dhe raportet ndërmjet tyre. Metoda interpretuese. Përmes kësaj metode është realizuar gërshetimi i metodave të më sipërme duke arritur në konkluzione mbi atë se çfarë mund të përmirësohet në pikëpamje legjislative por edhe zbatimin në praktikë të legjislacionit ekzistues. Gjatë këtij hulumtimi do të përdoren metoda të ndryshme për t’i arritur objektivat e punimit. Pjesën teorike të këtij punimi do të referohemi në literatura të ndryshme nga të cilat nxjerrim definicione dhe shpjegime të qarta për vjedhjen e rëndë si term.
  • 13. 13 Struktura dhe përmbajtja e punimit Përveç pjesës hyrëse, përfundimit, literaturën, punimi përmban edhe 4 kapituj në të cilët janë trajtuar çështjet në vijim: Në kapitullin e parë bëhet fjalë për veprën penale të vjedhjes në përgjithësi dhe të vjedhjes së rëndë në veçanti, dhe rregullimin penalo-juridik të dukurisë së vjedhjes në Republikën e Kosovës. Në kapitullin e dytë është trajtuar metodika e zbulimit dhe e ndriçimit të veprës penale të vjedhjes, mënyrat e kryerjes së veprës penale të vjedhjes dhe llojet e tyre nga aspekti kriminalistik, veprimet e para hetimore të organeve përgjegjëse për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e vjedhjeve, specifikat e zbulimit dhe të ndriçimit të llojeve të veçanta të vjedhjeve të rënda si vjedhja e banesave, automjeteve, nga punëtoret, etj. të cilat njëherit janë edhe vjedhjet më të shpeshta në Komunën e Kaçanikut. Në kapitullin e tretë është shqyrtuar vëllimi, dinamika e kryerjes së vjedhjeve të rënda të paraqitura në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë periudhës kohore 2013-2018, vendi dhe koha e kryerjes së vjedhjeve në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë periudhës kohore 2013-2018 si dhe karakteristikat fenomenologjike të kryerësve të vjedhjeve në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë kësaj periudhe. Në kapitullin e katërt është trajtuar politika ndëshkimore ndaj kryerësve të vjedhjeve në territorin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik gjatë periudhës kohore 2013-2018, llojet e sanksioneve penale që janë shqiptuar nga kjo Gjykatë, masat preventive ndaj kriminalitetit dhe dukurisë së vjedhjeve, masat që janë ndërmarrë nga ana e tyre për parandalimin e vjedhjeve etj.. Në punim është përdorur literaturë bashkëkohore nga autorët më të njohur penalistë të vendit dhe të huaj, të cilët kanë trajtuar më parë veprën penale të vjedhjes dhe metodikën e zbulimit të vjedhjeve.
  • 14. 14 KAPITULLI I VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I VEPRËS PENALE VJEDHJE E RËNDË 1.1.Përkufizimi i vjedhjes në përgjithësi dhe vjedhjeve të rënda si vepër penale në veçanti Para se të shtjellojmë për vjedhjen në përgjithësi, do të trajtojmë një ndarje të veprave penale kundër pasurisë, këtë ndarje më se miri e shpjegon autori gjerman Rudolf Rengier në veprën e tij veprat penale kundër pasurisë, i cili thekson ndarjen si në vijim. Veprat penale kundër pasurisë i përbejnë dy grupe, dhe atë veprat penale kundër pronës dhe veprat penale kundër pasurisë, nga të cilat të dy këto grupe shprehen në kuptimin e gjerë dhe të ngushtë. Veprat penale kundër pronës i takojnë grupit të parë sepse prona si vlerë sendore megjithatë jo gjithmonë shprehet në vlerë ekonomike por gëzon mbrojtje juridike, pavarësisht nëse i dëmtuari pëson dëm ekonomik apo jo. Si objekt i vjedhjes vjen në konsideratë gjithashtu një send që nuk ka vlerë ekonomike si p.sh. një zarf. Në të kundërtën ligji në këto raste penale kundër pasurisë në kuptimin e ngushtë përfshinë pasurinë si një tërësi me gjithë vlerat ekonomike të mundshme në fushën e mbrojtjes, megjithatë mbrojtje të tillë ofron vetëm nëse pasuria e viktimës pëson dëm mbi baza ekonomike.1 Për të pasur më të qartë veprën penale të vjedhjes se rëndë si formë e kualifikuar, se pari duhet ta përshkruajmë përkufizimin e vjedhjes si formë themelore. - Krimi i vjedhjes nënkupton marrjen e sendit të huaj me qëllim të përvetësimit.2 - Vepra penale e vjedhjes konsiderohet e kryer nëse ndokush ia merr tjetrit pasurinë e luajtshme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër.3 - Me vepër penale kundër pasurisë së personave fizik, të personave juridik dhe kundër shtetit, kuptohen ato vepra (veprime ose mosveprime) që shfaqen në marrjen në dorë ose kthimin e saj në mënyrë të kundërligjshme, të kryera me dashje, me qëllim për të 1 Rudolf Rengier, “Strafrecht – Besonderer Teil I, Vermögensdelikte”, Nördlingen, 2019, fq.1. 2 Ragip Halili (sipas G.Kaiser, Kriminologija),“Kriminologjia”, Prishtinë, 2016, fq.207. 3 Ismet Salihu, “E Drejta Penale-pjesa e posaçme”, Prishtinë, 2014, fq.464.
  • 15. 15 mos e kthyer më e për të nxjerrë përfitim material për vete ose në dobi të personave të tjerë si dhe në shkatërrimin ose dëmtimin e saj.4 Kështu është e përkufizuar vepra penale e vjedhjes edhe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas këtij kodi, në kapitullin XXVI Veprat Penale kundër Pasurisë, në nenin 325 paragrafi 1, thuhet: Kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej pesëdhjetë (50) Euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. Ndërsa, në paragrafin 2 thuhet: Nëse vlera e pasurisë së vjedhur është më pak se pesëdhjetë (50) euro, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.5 Vjedhja e rëndë është formë kualifikuese e vjedhjes, e cila ekziston kur vjedhja e zakonshme kryhet nën kushtet e veçanta, të cilat vjedhjes se zakonshme i japin formën (trajtën) e rëndë. Këto rrethana, kanë tё bëjnë me mënyrën e kryerjes, kohën e kryerjes, rrezikun e veçantë tё kryesit tё veprës dhe vlerën e sendeve të vjedhura. Në shkencën e se drejtës penale njihen disa teori lidhur me atë se kur konsiderohet se është kryer vepra penale e vjedhjes, por ne po përmendim vetëm një teori e cila edhe është përvetësuar, teoria e aprehensionit (të kapet, të grabitet) vjedhja konsiderohet se është përfunduar në rastet kur sendi i vjedhur është në posedim faktik të kryesit të veprës. Përkatësisht, kur kryesi faktikisht disponon me sendin e vjedhur.6 Marrja e pasurisë së huaj (ndërprerja e pushtetit faktik mbi sendin e luajtshëm nga ana e një personi dhe themelimi i pushtetit të ri faktik të kryesit të veprës), përkatësisht e sendeve të huaja konsiderohet vepër penale e vjedhjes, vetëm nëse është kryer me qëllim të përvetësimit për vete apo për personin tjetër. Në të kundërtën, nëse marrja e pasurisë së huaj nuk është bërë me qëllim të përvetësimit, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale të vjedhjes së pasurisë së huaj të luajtshme.7 Objekt i vjedhjes duhet të jetë pasuria e huaj. Nga kjo rezulton se personi konsiderohet se ka kryer vjedhje edhe në rastet kur merret pasuria e huaj me qëllim të përvetësimit edhe nëse ajo pasuri nuk është e personit që i është vjedhur, por i personit të tretë. Nga kjo është e mundur vjedhja edhe e asaj pasurie e cila më parë ka qenë e vjedhur. P.sh. Personi A më parë e ka vjedhur një veturë nga personi B, dhe pas një jave personi C e vjedhë po këtë veturë nga garazhi i personit A. 4 Ismet Elezi, “Mbrojtja Juridiko-Penale e pasurisë”, Tiranë, 2002, fq.57. 5 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082. 6 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.465. 7 Vllado Kambovski & Nikolla Tupanceski,“Kazžneno Pravo”, Shkup, 2011, fq.283.
  • 16. 16 Kryes i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person. Kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje, krahas dashjes, për tu konsideruar se ekziston vjedhja, marrja e sendit të huaj duhet të kryhet me qëllim të përvetësimit të pasurisë se huaj në mënyrë të kundërligjshme.8 1.1.1. Përkufizimi i veprës penale vjedhja e rëndë Siç thamë, për të kuptuar vjedhjen e rëndë si formë kualifikuese e vjedhjes se rëndomtë, shtjelluam vjedhjen në përgjithësi, andaj meqë temë e trajtimit të këtij hulumtimi është vjedhja e rëndë, tani e tutje do të fokusohemi në këtë formë të vjedhjes. Vjedhja e rëndë gjithashtu është vjedhje, por e një lloji më të rëndë, duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes, pjesëmarrjen e më shumë personave në kryerjen e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra si dhe objektin e veprimit.9 Kjo vjedhje e rëndë është e paraparë gjithashtu në kapitullin XXVII të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, në nenin 327 me alternativë të kryerjes të parashikuar në dy paragraf.10 Vjedhja e rëndomtë kalon në vjedhje të rëndë nëse është kryer në njërën prej formave vijuese: - duke thyer (kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura), ndërtesat, dhomat, arkat, sandqet apo hapësirat e tjera të mbyllura (si hapësirë e mbyllur mund të trajtohet çdo hapësirë në të cilën depërtimi është i mundur me shkatërrim paraprak të pengesave që janë vendosur për këtë qëllim); - nëse kryesi ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, tërmetit, (veprimi i kryesit duhet të jetë i përafërt me vendin e fatkeqësisë dhe kohëzgjatjen e këtyre ngjarjeve) apo edhe fatkeqësive të tjera si dhe kur kryesi ka shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen tjetër të rëndë të personit tjetër (marrja e sendeve, nga ana e personit të pafuqishëm ose të paaftë për mbrojtje).11 Të gjitha këto forma të vjedhjes se rëndë mund t’i kryej çdo person, kryhen vetëm me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.12 Në literaturën e gjetur, në të drejtën penale gjermane, autori gjerman Rudolf Rengier përmend një mënyrë të vjedhjes së rëndë që mbetet në tentativë e cila quhet rast veçanërisht i 8 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.464 – 466. 9 Ismajl Zejneli,“E drejta Penale – pjesa e posaçme”, Tetovë, 2007, fq.114. 10 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082. 11 Kambovski & Tupanceski, vep. e cit., fq.288. 12 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.470.
  • 17. 17 rëndë i vjedhjes së rëndë. Sipas tij në Juridiksionin gjerman është kontestuese dhe e diskutueshme se ky rast i përmendur si veçanërisht rast i rëndë i vjedhjes se a mund të aplikohet nëse akti nga kryesi vetëm është provuar.13 Në lidhje me këtë, është marrë qëndrim unik se shembulli i rregullës për tentativë mund të merret në konsideratë kur kryesi plotëson një element dhe përpiqet të vjedhë. Ky është rasti p.sh. kur kryesi hap një kasafortë por nuk gjënë asgjë në të, në këtë rast kemi vjedhje e rëndë e mbetur në tentative në një rast veçanërisht të rëndë.14 Nga këndvështrimi jonë është e diskutueshme në rast se kasaforta ka qenë e zhbllokuar por kryesi merr sendet që gjenden në të, e gjithashtu edhe nuk përmendet nëse kryesi mundohet ta prishë apo ta zhbllokoje kasafortën por dështon dhe pastaj e lë atë, pra konfuze është se vepra a do të cilësohet si vjedhje apo vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë. Nga këto që përmendëm erdhëm në përfundim se vjedhja e rëndë është formë e kualifikuar e vjedhjes klasike apo të rëndomtë. Vepra penale e vjedhjes se rëndë pra siç e pamë dallohet nga vjedhja klasike duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer, mënyrat e kryerjes, objektit të kryerjes, vlerën e sendeve të vjedhura, formës se bashkëpunimit (duke vepruar si anëtar i grupit, ndihmuar, shtytë, etj.). 1.2.Vështrim i shkurtër historik Një shtrirje dhe masivitet kaq i gjerë i veprës penale të vjedhjes, ka bërë të domosdoshme edhe trajtimin dhe rregullimin penalo-juridik të saj me legjislacionet e shteteve përkatëse. Qysh me deklaratën Frënge të lirive dhe të drejtave të njeriut (1789) dhe kushtetutat e para në botë gjatë shekullit të XVIII dhe XIX, prona private dhe e drejta e pronësisë kanë qenë shpallje hyjnore, të paprekshme, që i posedon çdokush dhe në paprekshmërinë e saj është mbështetur doktrina e mos përzierjes se njërit në jetën ekonomike të tjetrit, e gjithë kjo, e njohur me emrin “Laisserfaire”15 Të drejtën që njeriu të ketë pasuri e rregullon edhe Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, pika 1 thotë: “Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët”, si 13 Diebstahl (Deutschland), https://de.wikipedia.org/wiki/Diebstahl_(Deutschland)#cite_note-144 (sipas Rudolf Rengier). 14 Rechtsprechung, BGH, 18.11.1985 - 3 StR 291/85, https://dejure.org/dienste/vernetzung/rechtsprechung?Text=BGHSt+33%2C+370. 15 Mersim Maksuti,“E drejta Kushtetuese”, Prishtinë, 2012, fq.110.
  • 18. 18 dhe ndalon privimin nga pasuria në mënyrë arbitrare, e paraparë në piken 2 ku thotë: “Askush nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij”.16 Këto të drejta, padyshim se i parasheh edhe akti më i lartë i vendit tonë, pra Kushtetuta. Edhe sot me kushtetutat bashkëkohore përfshirë edhe Kushtetutën e Republikës se Kosovës garantohet kjo e drejtë e cila i garanton qytetarit të saj paprekshmërinë në pronën e tij, neni 17, pika 1 parasheh: “E drejta e pronës është e garantuar”.17 Mbrojtje të tillë penalo-juridike këtij fenomeni i ka dhënë edhe Kosova me Kodin Penal të saj të shpallur në gazetën zyrtare me datë 13.07.2012 me dosje 04/L-082, e paraparë në nenin 327 të këtij Kodi. Vepra penale e vjedhjes në të kaluarën është rregulluar me Ligjin Penal të Kosovës të vitit 1977, në kapitullin XV, dhe atë në kuadër të veprave penale kundër pasurisë. Këtë vepër, Ligji Penal i Kosovës i vitit 1977 e ka paraparë në nenin 134, ku thuhet: “Kush sendin e luajtshëm ia merr tjetrit me qëllim që me përvetësimin e tij t’i sjellë vetes ose tjetrit një përvetësim pasuror të kundërligjshëm”. Në po të njëjtin nen thuhet se kryesi dënohet prej 3 muajsh deri në pesë vjet. Ndërsa në paragrafin 2 të nenit 134 thuhet se, nëse kryesi sendin e vjedhur ia ka kthyer të dëmtuarit para se të ketë mësuar për fillimin e procedurës penale, gjykata mund ta liroj nga dënimi.18 Ligji Penal i Kosovës ishte në fuqi deri me 23 mars 1989, kur regjimi i atëhershëm i Serbisë në mënyrë kundër kushtetuese suprimoi autonominë e Kosovës, të cilën e gëzonte me Kushtetutën e vitit 1974 dhe njëkohësisht abrogoi këtë ligj. Prej marsit 1989 deri në çlirimin e Kosovës, me 12 Qershor 1999, në Kosovë u zbatua ligji Penal i Jugosllavisë dhe Ligji Penal i Serbisë. Pas çlirimit të Kosovës u rikthye Ligji Penal i Kosovës dhe për të mos u lejuar vakumi juridik në këtë lëmi shumë të rëndësishëm, u vendos që deri sa të nxirrej Kodi i ri Penal i Kosovës të zbatohej Ligji Penal i ish Jugosllavisë.19 Me çlirimin e Kosovës, filloj edhe formimi i administratës nga Kombet e Bashkuara me misionin e tyre duke funksionalizuar administratën shtetërore e cila quhej UNMIK, miratuan rregulloren UNMIK/RREG/2003/25 si Kod Penal i Përkohshëm, ku vepra penale e vjedhjes është rregulluar me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës i cili është aprovuar më 6 korrik 2003 dhe ka hyrë në fuqi me 6 prill 2004. I njëjti Kod ka qenë në fuqi deri më 31 dhjetor 2012. Në këtë Kod vepra penale e vjedhjes ka qenë e paraparë në kapitullin e veprave penale kundër pasurisë dhe atë në nenin 252. Sipas nenit 252 konsiderohet se ekziston 16 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, neni 17. 17 Kushtetuta e Republikës se Kosovës, neni 46, Gazeta Zyrtare e RKS. 18 Ligji Penal i KSAK, Prishtinë, 1977. 19 Salihu, Hasani, Zhitia, “Komentar Kodi Penal i Republikës se Kosovës”, botimit I, Prishtinë, 2014, fq.XXXI.
  • 19. 19 vjedhja atëherë kur ndokush ia merr tjetrit pasurinë e luajtshme me qëllim përvetësimi. Në të njëjtin paragraf parashihet edhe dënimi për kryesin me gjobë apo me burgim deri në tre vite. Gjithashtu parashihet se do të dënohet për vjedhje edhe ai që tenton ta kryejë këtë vepër. Me shpalljen e Pavarësisë se Republikës se Kosovës me 17 Shkurt 2008, filloj forcimi i shtetësisë se Kosovës, përkushtimin e institucioneve për t’i përmirësuar e pavarësuar ato me qëndrueshmëri më të gjatë, me datën 13 korrik 2012 Kuvendi i Republikës se Kosovës miratoi Kodin Penal të Kosovës 04/L-082, I cili hyri në fuqi me 1 Janar 2013. Ky Kod e ka të paraparë veprën penale të vjedhjes në kapitullin XVII në veprat penale kundër pasurisë. Me miratimin e këtij Kodi, te vjedhja e rëndë kemi një ndryshim të vogël në të cilin është vlera e pasurisë se vjedhur tejkalon 15.000euro, me Kodin Penal të Kosovës kjo vlerë ka rënë në 5000 euro.20 Tani do të shtjellojmë rregullimin penalo-juridik të vjedhjes së rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 1.3. Rregullimi penalo-juridik i veprës penale Vjedhja e rëndë Neni 327 paragrafi 1 thotë: Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1 i nenit 325 të këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 7 vjet.21 Vjedhje të rëndë sipas këtij paragrafi kemi në rastet kur kryesi vepron në këto forma: 1. duke thyer me forcë në ndërtesat e mbyllura, dhomat, arkat, sandëqet apo hapësirat tjera të mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme. Përveç këtyre hapësirave të mbyllura të cilat janë të cekura në ligj, si hapësira të mbyllura konsiderohen edhe valixhet e udhëtimit, arkat e dorës, automobilat, kamp shtëpizat, etj.: 2.duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme dhe të vrazhdë: 3.duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar si rezultat i zjarrit, vërshimit, tërmetit apo fatkeqësive tjera: 4.duke shfrytëzuar paaftësinë ose gjendjen e rëndë të personit tjetër.22 Ndërkaq, paragrafi 2 i këtij neni thotë: kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1 i nenit 325 të këtij Kodi, ose paragrafi 1 i këtij neni dënohet me burgim prej 3 deri në 10 vjet. 2.1.pasuria apo shërbimi i vjedhur ka vlerë mbi 5000 euro; 20 Kodi i Përkohshëm Penal i Republikës se Kosovës, UNMIK/RREG/2003/25, 2003. 21 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082. 22 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.468-469.
  • 20. 20 2.2.pasuria e vjedhur shërben për qëllime fetare ose është vjedhur nga ndërtesa fetare apo ndërtesa tjetër që shërben për mbajtjen e ceremonive fetare; 2.3.pasuria e vjedhur ka vlerë kulturore, fetare apo historike; ka rëndësi të posaçme shkencore, teknike apo artistike; është pjesë e koleksionit publik, koleksionit privat të mbrojtur apo e ekspozitës publike; ose është monument natyral apo objekt i natyrës nën mbrojtje; 2.4.pasuria është vjedhur nga varri; 2.5.pasuria e vjedhur është armë; 2.6.kryesi ka pasur me vete armë apo mjet tjetër të rrezikshëm; ose 2.7.kryesi ka vepruar si anëtar i grupit23 Në piken 2.6 dhe 2.7 të formës së kësaj vjedhje të rëndë është paraparë kryerja a) nga anëtari i grupit ose b) me armë apo mjet të rrezikshëm. a) Kryerja e veprës si anëtar i grupit nënkupton pjesëmarrjen e së paku tre personave të cilët paraprakisht janë marrë vesh që të kryejnë vjedhje. b) Mbajtja e ndonjë arme ose mjeti të rrezikshëm me qëllim të kryerjes së vjedhjes, përkatësisht me qëllim sulmi, manifeston rrezikshmëri të posaçme të kryesit të këtillë të veprës, ngase me vetë faktin së gjatë vjedhjes kryesi mban armë apo mjet tjetër të rrezikshëm ekziston mundësia që edhe t’i përdorë në situata të caktuara, të cilat rrjedhimisht kryesit i shërbejnë për të sulmuar apo për tu mbrojtur. Të gjitha këto forma të vjedhjes së rëndë mund t’i kryej çdo person dhe mund të kryhen vetëm me dashje direkte si dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore. Për format e kësaj vepre penale të paraparë në paragrafin 1 është paraparë dënimi me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 7 vjet, ndërsa për format e paraparë në paragrafin 2, dënimi parashihet me burgim prej 3 deri në 10 vjet.24 Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale konsiston në marrjen e sendit të huaj të luajtshëm në mënyrë të kundërligjshme. Objekt mbrojtës është pasuria e njeriut, sendet e tij, me marrjen e të cilave ai dëmtohet në aspektin pasuror. Marrja e pasurisë së huaj (ndërprerja e pushtetit faktik mbi sendin e luajtshëm nga ana e një personi dhe themelimi i pushtetit të ri faktik të kryesit të veprës, përkatësisht e sendeve të huaja konsiderohet vepër penale e vjedhjes, vetëm nëse është kryer me qëllim të përvetësimit për vete apo për personin tjetër. Në të kundërtën, nëse marrja e pasurisë së huaj 23 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082. 24 Salihu, vep. e cit., 2014, fq.469-470.
  • 21. 21 nuk është bërë me qëllim të përvetësimit, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për veprën penale të vjedhjes së pasurisë së huaj të luajtshme.25 Andaj, nga të thënat e mësipërm kuptojmë se vjedhja e rëndë manifestohet jo vetëm me thyerje por edhe nëse kryhet nga shumë persona që janë bashkuar me qëllim të vjedhjes, apo kur kryerja bëhet në mënyrë të rrezikshme kur kryesit kanë armë ose janë të pajisur me mjete të sulmit apo të mbrojtjes. Vjedhje të rënda konsiderohen edhe vjedhjet që kryhen në situata të rënda si në raste zjarresh, tërmete e vërshime apo fatkeqësish tjera natyrore, gjithashtu këtë lloj të vjedhjes e kemi edhe kur kryesi shfrytëzon paaftësinë e personit ose pamundësinë e tjetrit për ta mbrojtur pronën e vet.26 Në praktikë më të përhapura janë këto mënyra të kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rëndë: vjedhjet në banesa, vjedhjet në shitore, vjedhjet në ndërmarrje, vjedhjet në automjete, etj. të cilat edhe do t’i shtjellojmë më vonë. 25 Kambovski & Tupanceski, vep. e cit., fq.283. 26 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.345.
  • 22. 22 KAPITULLI II METODIKA E ZBULIMIT DHE NDRIÇIMIT TË VEPRËS PENALE VJEDHJA E RËNDË 2.1. Format dhe mënyrat e kryerjes së veprës penale vjedhja e rëndë Mënyrat e kryerjes së kësaj vepre penale i përmendëm më lartë, tani në aspektin kriminalistik (metodikes kriminalistike) klasifikimi i vjedhës së rëndë mund të bëhet sipas kritereve të shumta dhe të ndryshme, andaj edhe mënyrat e kryerjes të kësaj vepre penale mund të kryhet çdo kund ku shprehen veprimet e sipër cekura. Si metodë më të përhapur e më të shpeshtë e vjedhjes së rëndë në territorin e hulumtimit në të cilën ne do ta vështrojmë është Vjedhja me thyerje. Sendet që mund të jenë objekt i veprës penale të vjedhjes, zakonisht kanë një vlerë të konsiderueshme, andaj pronaret e tyre tregojnë një kujdes të posaçëm për ruajtjen e tyre, ashtu që të njëjtat i mbajnë në vende të mbyllura ku në këtë mënyrë kryesve potencial të vjedhjeve ua vështirësojnë qasjen, të cilët për të ardhur deri të këto sende duhet të kryejnë thyerje të objekteve të ndryshme apo të tejkalojnë pengesa të caktuara fizike. Vjedhja me thyerje kryhet në mënyrë të thjeshtë dhe në mënyrë të kualifikuar me mjete tekniko – shkencore dhe me metoda të rafinuara maskimi. Si mënyra më të shpeshta të vjedhjeve me thyerje janë këto: - futja në lokal me anë të çelësit “Kopil” dhe çelësave tjerë të rremë; - përmbysja dhe thyerja e derës me levë hekuri dhe me mjete tjera (psh.me pajser); - thyerja e derës me forcë fizike, thyerja e drynit me anë të levës së hekurit; - thyerja e xhamit në dritare, heqja e xhamit të dritares, thyerja e dritares që është e mbrojtur me letër kartoni ose me dërrasë; - futja brenda në ndërtesë me heqjen e tjegullave; - futja me hapje të vrimave në tavan, thyerja e kasafortave; - fshehja në objekt gjatë ditës dhe thyerja gjatë natës, etj.. Zbulimi i sa më shumë të dhënave, gjurmëve, provave materiale duke përdorur metoda e mjete tekniko – shkencore në hetimin e vjedhjeve me thyerje, është i një rëndësie të
  • 23. 23 veçantë. Çështja penale fillon: kur zbulohet vendi i thyerjes; kur zbulohen sendet e vjedhura; kur bëhet kallëzimi penal nga personi me përgjegjësi materiale për sendet që janë vjedhur, kur bëhet kallëzimi nga persona që kanë parë ose që kanë zbuluar të parët vjedhjen; kur ka të dhëna nga organet e rendit publik. Në bazë të këtyre materialeve kryhen veprimet e para hetimore dhe veprimet tjera, si:  Këqyra e vendit të ngjarjes  Pyetja e dëshmitarëve të parë  Kontrollimi në banesat e personave të dyshimtë  Pyetja e të ndaluarit kur është kapur në flagrancë me sende të vjedhura  Ekspertimi i gjurmëve të thyerjes ose i gjurmëve tjera që janë lënë gjatë hyrjes dhe daljes  Ekspertimi mjekoligjor i viktimës, kur vjedhja është kryer me dhunë ose armë dhe kur i janë shkaktuar plagë  Pyetja e personit të dëmtuar kur e lejojnë kushtet  Kërkimi i sendit të vjedhur  Caktimi i inventarizimit të depos, të magazinës, të objektit ku është kryer vjedhja, etj.27 Për realizimin e vjedhjeve me thyerje, kryesit përdorin metoda të ndryshme si ato të thjeshtat për thyerjen e dryrëve dhe shkallmimin e bravave të dyerve me anë të letrave, sharrimin e harqeve të dryrëve e të shufrave të hekurave mbrojtës, të dritarëve e të dyerve, thyerjen e xhamave ose çative e deri te metoda me mjete më moderne për hapjen e kasafortave e të arkave si trapan, saldatrice, etj..28 Nga pikëpamja e metodikes kriminalistike sipas të dhënave të nxjerra nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, vjedhjet e rënda janë paraqitur apo kryer si vijon: - vjedhje në banesa apo shtëpi, - vjedhje në dyqane, - vjedhje të automjeteve, - vjedhje e materialit, veglave nga punishtet e magazinave. Te kjo vepër penale, si figurë e veçantë është parashikuar edhe krijimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për ta vjedhur pasurinë. Me krijimin e kushteve kuptohet: njohja e 27 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.329-330. 28 Vesel Latifi, (sipas Miftari, Këqyrja e vendit te ngjarjes) “Kriminalistika”,Prishtinë, 2011, fq.434.
  • 24. 24 mjedisit ku ndodhet objekti i vjedhjes, e orarit të punës (fillimit dhe mbarimit) në një ndërmarrje apo institucion, vëzhgimi i largimit për në punë i personave të një shtëpie, mënjanimi i rojës së ndërmarrjes në kohen e kryerjes së vjedhjes, krijimi i situatës së stimulimit. Me sigurimin e mjeteve materiale kuptohet: përgatitja e çelësave të dyerve të ndërmarrjeve ose shtëpive, e levave të posaçme, e mjeteve për hapjen e kasafortave, përdorimin e automjeteve për transportimin e sendeve të vjedhura, studimi i vendeve për fshehjen e sendeve të vjedhura, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara, mjeteve teknike me qëllim vjedhjeve të pasurisë.29 - Vjedhjet në banesa apo shtëpi, përveç rasteve të sipërpërmendura, kryhen edhe me thyerje a me forcë, duke hapur dyer me çelës të kopjuar, me ndonjë shufër hekuri, me thyerjen e bravës, me nxjerrjen e dyerve nga vendi, duke hyrë nga dritaret, ballkonet apo edhe nga tavane, me thyerjen e murit, e të ngjashme. Profesionistët e thyerjes e vëzhgojnë objektin që do ta sulmojnë, me ç’rast bëjnë zgjedhjen e objektit në bazë të vlerësimit se në të do të gjejnë para, stoli, gjëra me vlerë, pajisje të ndryshme teknike etj.. Ata i kryejnë vjedhjet në kohën që banorët nuk janë në banesë dhe në kushte më të përshtatshme. Këta vjedhës janë më së shpeshti kriminelë profesionistë, të cilët kryejnë thyerje të shumëfishta e të përsëritura, në vende të ndryshme dhe në mënyrë serike. Ata gjithnjë e më shumë përdorin automjete për të shkuar nga një lagje në tjetrën ose nga një vend në tjetrin. Për kryerjen e thyerjes ata përdorin mjetet më të ndryshme: sëpatat, çekanët, kaçavidat, shufrat, çelësat e rrejshëm, sharrat e hekurit, darët, shpueset elektrike, aparatet për saldim, etj., duke përfshirë herë pas here edhe mjetet e ndryshme plasëse, pajisje kompjuterike etj.. Vjedhjet me thyerje zakonisht bëhen në grupe më të vogla apo më të mëdha, anëtarët e të cilave i kanë rolet e ndara dhe bashkëpunojnë paraprakisht në forma të ndryshme. Kështu, njëri prej tyre bën roje, i dyti e kryen thyerjen, i treti i ndihmon të tërheqë mallin e vjedhur, i katërti pret në automobil derisa të kryhet vjedhja e kështu me radhë. Para se të kryejnë aktin e thyerjes, ata bëjnë përgatitje dhe e vëzhgojnë objektin që do të thyejnë, duke zgjedhur objektet që janë më pak të mbrojtura, në të cilat ka mallra të vlefshme, sidomos para.30 - Vjedhjet në dyqane, janë gjithashtu të shpeshta për shkak se në to ka sende respektivisht mallra të shumta që i tërheqin kryesit e veprave të këtilla penale. Të gjithë e dimë se lokalet, marketet, qendrat tregtare mund të vidhen edhe rëndom, por ne do të shtjellojmë mënyrën e vjedhjes së rëndë me thyerje. 29 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.326. 30 Nedžad Korajlić,“Metodika Kriminalistike”,Sarajevë/Prishtinë, 2007, fq.123.
  • 25. 25 Thyerja e objekteve tregtare bëhet duke i hapur dyert me çelës të kopjuar, me shufra hekuri, me prerjen e bravës, prerjen e grilave mbrojtës, me demolimin e derës nga vendi, thyerjen e dritarëve apo të vitrinave, etj.. Me rastin e thyerjes së xhamave, ata përdorin lloje të ndryshme ngjitësi që të shurdhohet zhurma, etj.. Thyerjes së objekteve tregtare u paraprijnë veprime të ndryshme përgatitore dhe vëzhgime të renditjes së brendshme, llojeve të mallrave, vendit ku mund të gjenden paratë, etj..31 - Vjedhjet e automjeteve, Vjedhja në automjete është një formë relativisht e re e kriminalitetit pronësor, me tendencë të rritjes. Vjedhjet e automobilave kryhen më së shpeshti në parkingje, në hapësira të errëta, etj.. Ato kryhen me qëllim të vjedhjes në automobila, ose me qëllim të vjedhjes së automobilit për vozitje, etj, si delikte urbane pronësore që shpeshherë kryhet prej më shumë personave (mes të cilëve ka raste kur hasen edhe fëmijët dhe të miturit). Kryesisht sulmohen vetura të parkuara në parkingje të pasiguruara ose zona të pandriçuara apo në vende të ndryshme në hapësirë të hapur. Thyerjet më së shpeshti kryhen në mbrëmje ose në orët e vona të natës. Mënyrat më të përfaqësuara të vjedhjes së automjeteve janë: hapja me dhunë e bravave të dyerve, dëmtimi i dyerve me përdorim të forcës fizike dhe thyerja e xhamave të dritarëve me anë të gurëve ose të lëndëve të tjera të forta. Prej veturave, vjedhësit më së shpeshti vjedhin radio kasetofona, sisteme muzikore, bartës të zërit, taksimetra, radiostacione, telefona celularë, para, gjëra prej ari, rroba, karburante, etj..32 Pavarësisht se nga aspekti penalo - juridik mund të bëhet fjalë për vepër penale të vjedhjes së automjetit motorik ose për vjedhje të rëndë, nga aspekti kriminalistik, gjegjësisht nga aspekti i kontrollit operativ, kjo vepër penale trajtohet me të drejtë si thyerje në automjete, sidomos për shkak se në rastet e vjedhjes së automjetit mund të bëhet fjalë edhe për vjedhje me thyerje (nëse kryesi ka pasur qëllim që në automjetin e thyer të marrë gjëra apo pajisje të ndryshme). Thyerjet e automjeteve, përveç nga fillestarë, midis të cilëve shpesh ka edhe të mitur, gjithnjë e më shumë bëhen nga hajna profesionistë, të cilët janë të specializuar për këtë formë të kriminalitetit. Shpesh bëhet fjalë edhe për grupe të organizuara, të cilat kryejnë seri thyerjesh për një kohë të shkurtër.33 Vjedhjet në automjete bëhen duke e prerë kulmin, duke e 31 Korajlić & Muharremi, vep.e cit., fq.349. 32 Metodija Angeleski,“Kriminalistićka Metodika”, Shkup, 2008, fq.63. 33 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.349-350.
  • 26. 26 çelur bravën me çelës falso, por dhe me vegla të tjera të përshtatshme, duke e thyer xhamin e dritarës, duke i hapur xhamat e vegjël etj..34 Me thyerjen e veturave, më së shpeshti merren kryesit profesionistë, me përvojë, që janë të specializuar për vjedhje të ndonjë tipi të caktuar të veturave. Shpesh, veturat e vjedhura nga një vend i caktuar, me kohë fshihen në vendbanime tjera, gjeografikisht më të largëta (në vend ose jashtë vendit) ku ngjyrosen dhe u ndërrohet identiteti (u vihen tabela të reja regjistruese të cilat në të shumtën e rasteve janë të vjedhura nga vetura të tjera, përgatitet libreza e re në të cilën shënohen: numri i motorit, numri i shasisë dhe numri i tabelave të reja regjistruese). E tërë kjo procedurë bëhet me qëllim që të zhduken gjurmët e veturës së vjedhur. Pas kësaj, veturat e këtilla të reja, përmes ndërmjetësuesve barten për shitje në tregun e tretë, në vend ose jashtë vendit. Vjedhjet e këtilla më së shpeshti i kryejnë delikuentët profesionistë interlokal dhe internacional (në disa raste bëhet fjalë për anëtarë të bandave të organizuara ndërkombëtare për vjedhje dhe shitje të veturave të shtrenjta).35 - Vjedhja e materialit, mjeteve nga punishtet e magazinave, sa i përket kësaj vjedhje e cila gjithashtu kualifikohet si vjedhje e rëndë pasi që edhe kjo natyrisht se mund të kryhet me thyerje. Përkundër mungesës së literaturës në këtë drejtim ne do të mundohemi të paraqesim informacione dhe të sjellim njohuri të mjaftueshme lidhur me këtë formë të re. Kjo formë e vjedhjes e kryer në rrethana të rënda paraqitet kohëve të fundit te ne në nivel nacional një numër jashtëzakonisht i madh e sidomos gjatë kësaj periudhe të hulumtimit e cila lirisht mund të themi se radhitet në rend të parë për nga numri i përgjithshëm i vjedhjeve të rënda. Për të qenë më konkret këtë vepër penale apo këtë mënyrë të kryerjes e hasim gjatë këtyre viteve në tërë territorin e Kosovës e këto vitet e fundit në Kaçanik si vend i hulumtimit dhe trajtimit të kësaj dukurie. Objekt i kësaj vepre penale janë Ndërmarrjet të cilat kanë ndërtuar Autostradën “Arben Xhaferi” e cila përshkon apo lidhë dy shtete atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Këtu kryerës të veprës penale vjedhje e rëndë më së shumti kanë qenë të punësuarit në këto ndërmarrje duke vjedhur mjete të punës dhe materiale të ndryshme nga punishtet e magazinave të punëdhënësve të tyre duke thyer dryrët e magazinave apo edhe në bashkëpunim me rojet kanë vjedhur materiale të ndryshme ndërtimore, gjithashtu edhe karburantet nga makineritë e punëdhënësve të cilët shfrytëzoheshin për ndërtimin apo transportimin e materialeve të rënda për ndërtim. Të punësuarit keqpërdornin besimin e 34 Korajlić, vep. e cit., fq.124. 35 Angeleski, vep. e cit., 2008, fq 60.
  • 27. 27 dhënë nga punëdhënësit duke vjedhur e thyer, si dhe evitonin pengesat që hasnin për të arritur qëllimin e tyre pasurimin në mënyrë të kundërligjshme si dhe marrjen e sendit të huaj. 2.1.1. Bashkëkryerja si formë më e shpeshtë e bashkëpunimit te vjedhja e rënda Vjedhja e rëndë zakonisht dhe në të shumtën e rasteve kryhet nga dy e më shumë persona të cilët në njërën mënyrë ose tjetrën kontribuojnë në kryerjen e kësaj vepre penale. Vepra penale mund të kryhet me veprimin e një personi apo të shumë personave. Në rastet kur në kryerjen e veprës penale marrin pjesë dy e më shumë persona quhet bashkëpunim.36 Kodi ynë Penal i njeh këto forma të bashkëpunimit: Bashkë kryerja, ndihma, shtytja, bashkimi kriminal, ku personat marrin pjesë në njërën nga këto forma. Si formë primare dhe më e rëndë është bashkëkryerja e cila ekziston kur dy ose më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e saj apo thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër.37 Thelbi i bashkëkryerjes ekziston në rastin kur secili veprim kontribuon në kryerjen e veprës si dhe çdo pasojë e veprës është rezultat nga secili veprim i bashkëkryesit, me kusht që të gjithë së bashku ta kenë planifikuar kryerjen e veprës.38 Bazuar në rregullimin ligjor, bashkëkryerja realizohet në dy mënyra dhe atë: duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale dhe kontributin thelbësor në kryerjen e veprës penale në ndonjë mënyrë tjetër. Shprehja “duke marrë pjesë” nënkupton pjesëmarrjen, por duke pasur parasysh se kjo shprehje përfshinë disa mënyra të të marrit pjesë e që paraqesin lloje tjera të bashkëpunimit, prandaj kjo shprehje duhet kuptuar në mënyrë më të ngushtë.39 Lidhur me këtë kemi edhe dy teori: objektive dhe subjektive; teoria objektive nënkupton veprimin e ndërmarrë, ndërsa subjektive nënkupton vullnetin për të kryer veprën penale.40 Kriteri subjektiv në praktiken gjyqësorë gjermane bënë diferencimin e përkufizimit të bashkëkryerjes në dy kritere: kryerësit të veprës dhe kryerësit që merr pjesë në kryerjen e veprës, sipas autorit Bernd Heinrich, kryerës të veprës kemi kur personi e donë veprën si të tijen, ky është figurë qendrore e kryerjes, pjesëmarrës është personi që donë veprën si të huajën ai nuk ka vullnetin e vetë kryesit, por dëshiron kryerjen e veprës si të huaj, prandaj një pjesëmarrje e tillë gjatë kryerjes së veprës nuk kërkohet. Megjithatë duhet pasur parasysh 36 Salihu,“E drejta Penale-pjesa e përgjithshme”, Prishtinë, 2015, fq.373. 37 Kodi Penal i Republikës se Kosovës nr.04/L-082. 38 Bernd Heinrich, Strafrecht – Allgemeiner teil, Mittäterschaft, Arbeitsblatt Nr.33, 2019. file:///C:/Users/Admin/Downloads/33-mittaeterschaft.pdf 39 Vjosa Jonuzi - Shala,“E drejta oenale - pjesa e përgjithshme”, Prishtinë, 2019, fq.361-363. 40 Jonuzi – Shala, vep. e cit., fq.363-365.
  • 28. 28 vetëm kontributin objektiv, kurrsesi atë subjektiv për të dalluar bashkëpunimin nga bashkëkryerja, bazuar në “pjesëmarrjen”.41 Në këtë rast pjesëmarrjen duhet kuptuar në mënyrë më të gjerë që donë të thotë se autori në fjalë si pjesëmarrës ka etiketuar bashkëpunëtoret, pra jo bashkëkryesin, e që rrjedhimisht konkludojmë se bashkëkryerjen në kriterin subjektiv e përcakton vullneti në pjesëmarrje. Mendimi bashkëkohor penal-juridik dhe legjislaturat përcaktohen për nocionin ekstensiv të bashkëkryerjes, sipas të cilit kjo definohet si ndërmarrje e përbashkët e veprimit të kryerjes, por edhe si pjesëmarrje e përbashkët në vepër me ndërmarrje të disa veprimeve.42 Për të kuptuar më mirë këtë mendim bashkëkohor si dhe këto dy përkufizime në kuadër të këtij mendimi, ne do t’i shtjellojmë me shembuj tanë në lidhje me vjedhjen e rëndë. Sipas përkufizimit të parë (ndërmarrje e përbashkët e veprimit të kryerjes) te vjedhja e rëndë kemi rastin kur të dy personat thyejnë drynin e një shitoreje, ndërsa sipas përkufizimit të dytë (pjesëmarrje e përbashkët në vepër me ndërmarrje të disa veprimeve) kemi rastin kur një person thyen drynin e shitores kurse tjetri merr sendet në shitore. Deri me tani në praktikën gjyqësore të Republikës së Kosovës ka mbizotëruar qëndrimi së është bashkëveprues e jo ndihmës në veprën penale të vjedhjes së rëndë personi i cili bënë roje deri sa tjerët i ndërmarrin veprimet e kryerjes për këtë vepër penale. Por, sipas teorisë së pushtetit ndaj veprës penale kjo nuk qëndron, por bërja roje konsiderohet vetëm si bashkëpunues-ndihmës në kryerjen e veprës penale, pa marrë parasysh se ekziston marrëveshja për kryerjen e veprës penale dhe ndarjes së pronës së vjedhur. Personat të cilët për të kryer vjedhjen e rëndë shërbehen me fëmijën, personin e pa përgjegjshëm ose me personin e dehur, përgjigjën si kryes të kësaj vepre penale.43 2.2. Veprimet e para hetimore të organeve përgjegjëse për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e vjedhjeve Veprimet e para hetimore për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e vjedhjeve si organ përgjegjës është policia. Të gjithë e dimë së ne si qytetarë sigurohemi nga aparati shtetëror e që në rast të cenimit të ndonjë të drejte e pasurie etj., në radhë të parë na bie ndërmend ta 41 Bernd Heinrich, Strafrecht – Allgemeiner teil, Mittäterschaft, Arbeitsblatt Nr.33, 2019. file:///C:/Users/Admin/Downloads/33-mittaeterschaft.pdf dhe definicioni i bashkëkryerjes, bashkëpunimit https://www.juraforum.de/lexikon/taeter#taeter-und-feststellung-der-taeterschaft-im-strafrecht. 42 Kambovski & Zejneli,“E drejta Penale - pjesa e përgjithshme”, Tetovë, 2018, fq.202. 43 Kodi Penal i Republikës se Kosovës,“Komentar”, botimit I, Prishtinë, 2014, fq.907.
  • 29. 29 njoftojmë policinë si organ përgjegjës. Këto i parasheh edhe Kodi i Procedurës Penale, respektivisht neni 70. Këto veprime vijnë në shprehje pas pranimit të informatës për një vepër penale të dyshuar, policia heton nëse ka dyshim të arsyeshëm që një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare të jetë kryer ose edhe ato që ndiqen sipas propozimit. Policia heton veprat penale dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të zbuloj vendndodhjen e kryesit, të ndaloj kryesin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose arratisja, të zbuloj dhe të ruaj gjurmët dhe provat tjera të veprës penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova dhe të mbledhë informacionet të cilat mund të përdorën në procedurë penale. Për të gjitha këto veprime dhe për faktet dhe rrethanat e konstatuara nga hetimet e bëra, policia përpilon procesverbal, fotografi ose shënim zyrtar.44 Rreth këtyre veprimeve hetimore, kemi shtjelluar veprimet hetimore vetëm te vjedhjet e rënda kur paraqiten këto, si veprojnë organet përgjegjëse. Veprimet kryesore të para hetimore në hetimin, ndriçimin dhe zbulimin e kryerësve të vjedhjeve janë: shikimi i vendit të ngjarjes, dëgjimi i të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, kontrollimi i personave, banesave, veturave dhe objekteve të tjera si dhe gjurmimi i kryerësit të vjedhjes dhe sendeve të vjedhura. Detyrat e organit procedues në hetimin e vjedhjeve janë sqarimi i figurës konkrete të krimit, hetimi në gjerësi dhe në thellësi i vjedhjes, parandalimi i vjedhjeve, etj.. Sqarimi i figurës së krimit, domethënë sqarimi i rrethanave të vjedhjes, që përfshinë përcaktimin e rrethanave që kanë lidhje me objektin e vjedhjes si: natyra e pasurisë së vjedhur, vlera materiale e saj dhe përpjesëtimi i dëmit të shkaktuar, me anën objektive si: koha dhe mënyra e kryerjes së krimit, vendi ku ndodhet pasuria e vjedhur dhe me përpjesëtimet e vjedhjes, me subjektin: personin i cili ka kryer vjedhjen, faktin nëse ka bashkëpunim ose grup të organizuar, zbulimin e organizatorëve, ekzekutorëve, ndihmësve etj.. Ana subjektive ka të bëjë gjithashtu edhe me: dashjen, qëllimin, motivet dhe nxjerrjen e përfitimeve materiale për vete ose për persona të tjerë.45 Secila vepër penale sado që i ngjason ndonjë vepre tjetër penale, i ka edhe specifikat e veta. Kështu p.sh. deliktet e gjakut, krimet seksuale, deliktet pasurore, eksplozionet dhe vepra të caktuara penale në kuadër të këtyre grupeve të veprave penale, kanë një varg specifikash sikurse në aspektin e mënyrës së kryerjes, gjurmëve të paraqitura si dhe masave 44 Kodi i Procedurës Penale, “Komentar”, botimi I, Prishtinë, 2014, fq.237-240. 45 Skënder Begeja,“Kriminalistika“, Vëllimi I, Tiranë, 2005, fq.201.
  • 30. 30 operativo-taktike të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të ndriçimit të tyre dhe sigurimit e fiksimit të provave adekuate penale.46 Çdo vepër penale, pavarësisht se mund të jetë e të njëjtit lloj me një vepër tjetër penale, është individuale. Si rrjedhojë edhe çdo hetim është individual dhe zhvillohet duke u nisur nga rrethanat konkrete në të cilat është kryer vepra penale.47 2.2.1. Shikimi i vendit të ngjarjes Ndër veprimet e para hetimore pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes është këqyrja e vendit të ngjarjes. Këqyrja është sistem i rregulluar me procedurë i veprimeve taktiko- kriminalistike, duke përdorur metodat e vëzhgimit shqisor (të drejtpërdrejtë ose me vëzhgim nëpërmjet përforcimit shqisor), të objekteve materiale, duke ngritur versionin (në bazë të induksionit, deduksionit, përgjithësimit, abstrakimit, krahasimit, analizës dhe sintezës), të cilat planifikohen dhe verifikohen krahas zhvillimit të këqyrjes, duke bërë fiksimin e situatës së përgjithshme të vendit të ngjarjes (gjendjet, elementet, tiparet, lidhjet, e raporteve të informacioneve provuese) në formën e tij të pandryshuar, origjinale, me qëllim që të sqarohet struktura e ngjarjes kriminale.48 Këqyrja përfshinë jo vetëm ndërtesën ku është kryer vjedhja, por edhe vendin e hapet.49 Vendi i ngjarjes duhet të përcaktohet dhe bllokohet, që nënkupton ndalimin e ofrimit në vendin e ngjarjes të gjithë personave të paftuar dhe të shtazëve, pra të gjithë ata të cilët nuk kanë arsye specifike dhe valide të jenë në vendin e ngjarjes. Ky sigurim i vendit të ngjarjes bëhet me qëllim që të mbrohen gjurmët dhe objektet e veprës penale dhe tërë situatës në vendin e ngjarjes, i cili sigurim duhet të bëhet sa më parë. Sigurimi i tillë kërkohet me urgjencë duke u bazuar në idiomën franceze “Koha e cila kalon është e vërtetë që ikë” e cila më së miri ilustron rëndësinë e vonesës në aspektin e sigurimit të vendit të ngjarjes, si për shkak të rrezikut të deficitit traseologjik informativ (entropia traseologjike), ashtu edhe për shkak të kohës kritike gnoseologjike kur është fjala për burimet personale informative (lakoret e harresave). Arsyet e domosdoshme të sigurimit të vendit të ngjarjes qëndrojnë në vlerat e tyre informative dhe janë shprehje e zbatimit të parimit kriminalistik të urgjencës, sepse suksesi i shikimit të vendit të ngjarjes varet nga ajo që vendi i ngjarjes të jetë sa më pak i ndryshuar.50 46 Latifi & Demolli, (sipas Andra Petrovic, Kriminalistićka Metodika, 1981), vep. e cit., fq.286. 47 Latifi & Demolli (sipas Skënder Begeja, Kriminalistika, 1997), fq.286. 48 Xhemajl Ademaj,“Shiqimi i vendit të ngjarjes”, Prishtinë, 2003, fq.59. 49 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.436. 50 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.192-193.
  • 31. 31 Këqyrja e vendit të ngjarjes bëhet me qëllim që: të vërtetohet a ekziston apo jo vepra penale e vjedhjes; të vërtetojë a bëhet fjalë për vepër penale të vjedhjes a jo; t’i vërtetojë provat me qëllim që të gjendet kryesi dhe të identifikohen provat për objektin, mjetet mënyrën, kohën, motivin e kryerjes dhe rrethanat të tjera të rëndësishme për ta vërtetuar përgjegjësinë penale të kryesit; të gjendet dhe të vërtetohet identiteti i viktimës dhe të kontrollohet lloji dhe madhësia e dëmit të shkaktuar me veprën penale.51 Pas këtij procesi, duhet t’i jepet një përfundim gjithë veprimtarisë kriminalistike apo thënë ndryshe përmbledhjen e aktivitetit të organeve përgjegjëse të cilat rezultate fiksohen në procesverbal me fotografi, skica, dhe me çdo veprim tjetër teknik (kino-video-regjistrime, etj.).52 Vendit të ngjarjes këso rëndësie i ka dhënë edhe Kodi i Procedurës Penale në Kapitullin e IX, neni 71. Për të dalë në vendin e ngjarjes policia ka detyrë të kryej aktivitetin përkatës pasi të jenë paraqitur rrethanat konkrete. Thënë më përmbledhëse, përmbajtja e veprimtarisë së policisë lidhur me ngjarjen kriminale është dy llojesh: në njërën anë duhet të përpiqen të konstatoj gjendjen e çështjes për sa u përket fakteve që tregojnë se ekziston besueshmëria se është kryer një vepër penale dhe se ekziston besueshmëri se një person i caktuar e ka kryer veprën e tillë, dhe se për të është i përgjegjshëm penalisht; kurse në anën tjetër duhet të siguroj praninë në procedurë penale të kryesit të mundshëm të veprës penale.53 Nga sa u tha më lartë, kuptuam rëndësinë e vendit të ngjarjes në rastin e kryerjes së veprës penale, rëndësinë e sigurimit si dhe mbledhjes së informacioneve e provave të cilat mund t’i zbulojmë ma rastin e këqyrjes së vendit të ngjarjes. 2.2.2. Dëgjimi i të dëmtuarve si subjekt pasiv i veprës penale të vjedhjes së rëndë dhe dëshmitarëve I dëmtuari ose viktima: është personi të cilit çfarëdo e drejte personale ose pasurore i është shkelur apo i është rrezikuar me veprën nga vepra penale. I dëmtuar mund të jetë personi fizik apo juridik, pra është nocion proceduralo-penal.54 Subjekt pasiv mund të jenë edhe të afërmit e ngushtë të viktimës si p.sh. prindërit, fëmijët, etj., ngase edhe këta goditen nga vepra penale, këtë viktimizim e kemi p.sh. te vrasja, etj.. Përcaktimi i subjektit pasiv shikuar në këtë aspekt mund të paraqet vështirësi dhe dilema në përcaktimin e subjektit pasiv apo viktimës, për t’i hequr dilemat e tilla, subjekti pasiv përcaktohet sipas objektit që mbrohet 51 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.41. 52 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.238. 53 Salihu, Hasani, Zhitia, vep. e cit., fq.240. 54 Ibid., fq.222.
  • 32. 32 me të drejtën penale.55 I dëmtuari në të drejtën penale trajtohet, dhe në mënyrë ligjore rregullohet përgjegjësia e kryesit ose shkaktarit të viktimës apo pësimit të saj e veçmas rregullohen rrethanat dhe kontributi i viktimës në paraqitjen e rastit të pësimit,56 ngase me deklarimin e tij në procedurë penale duke paraqitur një nga provat më të rëndësishme e cila me verifikime përkatëse sjell deri të sqarimi i çështjes që kanë të bëjnë si me faktet e rëndësishme për procedurën penale, ashtu edhe me rrethanat që kanë për qëllim realizimin e të drejtave të tij më të gjëra,57 të cilat mundësojnë zhdëmtimin dhe rehabilitimin në pikëpamje materiale, shëndetësore dhe morale.58 Përveç cilësisë së dëshmitarit që ka, dhe të drejtës në kërkesën pasurore juridike, i dëmtuari është i vetmi subjekt i cili me paraqitjen e propozimit për ndjekje bën që Prokurori i Shtetit të ushtroj ndjekjen penale (mund ta quajmë paditës i autorizuar).59 Shikuar këtë pozitë të tij, mund të thuhet se ai është figurë procedurale e dyfishtë.60 Karakteristikë e të dëmtuarit është se te veprat penale kundër pasurisë viktima mund të jetë i vetmi dëshmitar, i cili nuk mund të zëvendësohet me asnjë mjet tjetër provues.61 Është fakt se i dëmtuari si dëshmitar okular percepton në mënyrë më të plotë dhe më fortë mban mend se sa dëshmitari i rëndomtë, por duhet pasur parasysh edhe faktin se deklarimi i të dëmtuarit si dëshmitar është deklarim i personit të interesuar për rrjedhën e procedurës penale dhe si e tillë mund të jetë jo objektive.62 Gjendja emocionale e të dëmtuarit në momentin e perceptimit të ngjarjes luan një rol të madh në formimin e thënieve. Zakonisht të dëmtuarit janë të prirë të zmadhojnë, me apo pa dashje rrezikun që i është kanosur dhe rrezikun e shkaktuar nga vepra penale e vjedhjes. Përveç kësaj, ai edhe mban qëndrim akuzues ndaj të pandehurit dhe e ngarkon atë me gjëra të tepërta, duke u nisur thjesht nga motivi se i pandehuri do të dënohet lehtë, ose nuk do të dënohet fare. Në pyetjen e të dëmtuarit ndikojnë shumë kundërshtimet dhe sugjerimet që bën organi procedues kur ai mban qëndrim jo objektiv ndaj rrethanave të çështjes. Prandaj këshillohet që marrja në pyetje të zhvillohet me kujdes të veçantë, pa u ngutur, me durim, me qetësi. Përndryshe mund të lind një konflikt i padëshiruar midis tyre në dëm të zbulimit të së vërtetës. Është e njohur se emocionet e forta shkaktojnë dobësim ose humbje të kujtesës dhe i dëmtuari nuk është në gjendje të riprodhojë me hollësi rrethanat e ngjarjes, siç do ta bënte 55 Salihu, vep. e cit., 2015, fq.190. 56 Ragip Halili,“Viktimologjia”, 2007, fq.33. 57 Sahiti, vep. e cit., fq.128. 58 Halili, vep. e cit., 2007, fq.145. 59 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.161-163. 60 Sahiti, vep. e cit., fq.128. 61 Vesel Latifi,“Kriminalistika”, Prishtinë, 2006, fq.141. 62 Sahiti, vep. e cit., fq.128-129.
  • 33. 33 ndonjë dëshmitar tjetër, po të vëzhgonte rastin e kryerjes së vjedhjes. Në këto raste këshillohet të shtyhet pyetja e tij derisa të vijë në vete, të qetësohet dhe pastaj të tregojë se çfarë ka ndodhur.63 Dëshmitari: Dëshmia e dëshmitarit duhet të jepet gjatë zhvillimit të procedurës penale para organit procedural. Me dëshmi të dëshmitarit shprehen perceptimet e veta lidhur me faktet të cilat janë me rëndësi për ndriçimin e veprës penale,64 ku dëshmia e tillë shpesh paraqitet si provë e vetme për ndriçimin e çështjes penale konkrete, e cila pa dyshim edhe me tutje ajo do të shërbej si pikëmbështetje për gjyqësinë penale65 për ta siguruar pasqyrimin kualitativ mbi ngjarjen e vërtetë nga thëniet e dëshmitarit.66 Marrjen në pyetje të dëshmitarit e rregullon Kodi ynë i Procedurës Penale, neni 124 paragrafët 1 dhe 2, i cili thotë: Si dëshmitar thirret personi për të cilin besohet se mund të jep informata për veprën penale, për kryesin dhe për rrethanat e rëndësishme për procedurën penale. Çdo person i thirrur si dëshmitar detyrohet t’i përgjigjet thirrjes, e kur me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës është përcaktuar ndryshe, detyrohet edhe të dëshmojë.67 Dëshmitarët pyeten ndaras pa praninë e dëshmitarëve tjerë, të cilët përgjigjën gojarisht dhe i tërhiqet vërejtja se detyrohet të flasë të vërtetën dhe se nuk guxon të lë asgjë anash apo në heshtje, e pastaj i bëhet me dije se dhënia e dëshmisë së rremë është vepër penale.68 Nuk ka mënyrë më të mirë për të përfunduar një argumentim sesa “e pashë këtë me sytë e mi”, të shikosh do të thotë të besosh. Kjo shpjegon se përse rastet kriminale me dëshmi okulare prodhojnë dënime, në krahasim me rastet kur mungon një dëshmitar okular.69 Pra, të gjithë e dimë se rastisja në një çështje penale mund të perceptojmë fakte të cilat janë të rëndësishme për zbardhjen e të vërtetës e cila ka rëndësi të madhe menjëherë pas deklarimit të të dëmtuarit, por sa jemi bashkëpunues në këtë drejtim dhe sa kontribuojmë që të zbardhim këto fakte është e diskutueshme, fatkeqësisht kjo në vendin tonë është e mangët, si në rastin e thirrjes nga gjykata për dëshmi ku ne nuk e tregojmë të vërtetën e plotë ose e bishtnojmë atë, si në rastin kur ne dimë faktet rreth ngjarjes kriminale por hezitojmë të bashkëpunojmë me organet përkatëse, të cilat njohuri rreth veprës shpeshherë ndikojnë pozitivisht dhe janë vendimtare. Kjo padyshim varet edhe nga frika e pasigurisë së qytetarit - 63 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.143. 64 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.265. 65 Kodi i Procedurës Penale i Republikës se Kosovës, “Komentar”, botimit I, Prishtinë, 2014, fq.343. 66 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.512. 67 Kodi I Procedurës Penale i RKS, neni 124, paragrafët 1, 2. 68 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.269. 69 Sahiti, vep. e cit., fq.131.
  • 34. 34 dëshmitarit nën kërcënimin se do t’i shkaktohet ndonjë e keqe në të ardhmen po qe se tregon të vërtetën si dhe për shkak mos efikasitetit të organeve në parandalimin e shkaktimit të asaj që kërcënohet. Gjithashtu arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa profesionale e organeve që të mbulojë identitetin e dëshmitarit apo edhe neglizhenca e mos aplikimit të këtij instituti.70 2.2.3. Kontrollim i personave dhe banesave Kontrollimi i personave: bëhet medoemos dhe pa kurrfarë përjashtimi me rastin kur dyshohet se ai ka kryer vjedhje. Kontrollimi i personit përfshin kontrollimin e trupit, të teshave dhe të sendeve që ndodhen te i ndaluari në mënyrë që të verifikohet nëse ai ka fshehur në to sendet e vjedhura.71 Ky kontroll mund të bëhet me pëlqimin e të pandehurit i cili jep pëlqimin me shkrim ose me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake.72 Ky rregull procedural nuk zbatohet vetëm në rastet e flagrancës ose në rastet e ndjekjes së personit që është duke ikur kur ka arsye të veçanta urgjente që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi për kontroll. Pra, përveç në rastet e sipërshënuara, është e domosdoshme t’i dorëzohet vendimi për kontrollim të personit që duhet kontrolluar, pa një vendim të tillë nuk mund të bëhet kontrolli, sepse shkelen ligjet dhe të drejtat e personave të kontrolluar. Në praktikë, kontrollimi i personave bëhet pa urdhëresë paraprake, apo vendim me shkrim, me qëllim të zbulimit të sendeve të vjedhura, apo mjeteve që janë në lidhje me veprën penale të vjedhjes.73 Me këtë rast mund të bëhen keqpërdorime dhe të shkelen ligjet e rëndësishme që mbrojnë të drejtat e personave të kontrolluar. Karakteri i kontrollimit varet nga objekti i kontrollimit. Nëse kërkohen sende të imta të vjedhura në rroba ose në trup, duhet bërë kontrollimi i personit në mënyrë të tërësishme. Kontrollimi i gjysmës së rrobave është vetëm masë e përgjysmuar dhe si e tillë, është e pavlerë dhe e rrezikshme.74 Nga personi hiqen rrobat dhe ndërresat dhe secila rrobë kontrollohet me kujdesin më të madh. Në qoftë se kjo mënyrë e kontrollimit nuk jep rezultate, e nga ana tjetër ekzistojnë indicie se gjësendi i vjedhur gjendet aty, duhet shqepur jakën, astarin në krah, shiritin e kapelës etj.. Kur këqyren kapelat, kësulat, faculetat, varësisht nga lloji dhe forma e tyre kontrollohen mirë në 70 Këtë komentim e vërtetojmë fare lehtë dhe është e normale një frikë e tille, pasi qe vendi jonë është shume i vogël sa i përket numrit te banorëve dhe pozitës gjeografike e qe njerëzit njihen mes vete dhe kjo ndikon në mungesën e vullnetit te tillë për te dëshmuar duke u nisur nga mentaliteti i urrejtjes qe krijohet pastaj në te ardhmen si dhe ndjenja e frikës. 71 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.90. 72 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.205. 73 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.90. 74 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.156.
  • 35. 35 astar, nën shiritat për djersën, nën kartonin e strehës së kapelës dhe në kordelen e tij. Gjatë kontrollimit të rrobave, duhet të kontrollohet jaka e palltos, xhaketat, pantallonat, pastaj midis astarit dhe stofit nën kapakë të xhepit në mënyrë që të vërtetohet se sendi i vjedhur gjendet aty.75 Në bazë të teknikes së zbatimit të masave të kujdesit të shtuar dallohen dy lloje të kontrollimit të personave: a) Kontrollimi apo bastisja klasike b) Kontrollimi “i mbështetur për muri” a) kontrollimi apo bastisja klasike ka të bëjë me urdhërimin e personit që t’i ngrejë duart mbi koke, t’ia kthejë shpinën personit të autorizuar që kryen kontrollin, personi tjetër i autorizuar vëzhgon nga largësia 3-5 metra, por mund të zbatohen edhe kombinime tjera ku personi i cili kontrollohet t’i ngrejë duart lartë dhe t’i hap këmbët që ta këtë drejtpeshimin labil (që në rast kundërshtimi nga ai, ky qëndrim do të pamundësonte refuzimin e kontrollimit). b) ky kontroll për muri zbatohet ndaj personave të rrezikshëm ose për të cilët supozohet se janë të armatosur, i cili e kthen kah muri duke iu afruar murit se paku 1m, të ngrihet në maje të gishtave të këmbëve kurse në maje të duarve të mbështetet për muri me çka arrihet pozitë labile e drejtpeshimit ku për çdo sulm apo rezistence eventuale personi zyrtar ia shtynë këmbën me këmbën e tij që ta humb drejtpeshimin personit që kontrollohet.76 Personi që i nënshtrohet kontrollit, paraprakisht duhet të njihet me të drejtën për të kërkuar praninë e personit të besuar, me kusht që ai të gjendet shpejt dhe të jetë i përshtatshëm. Vetëm kur personi që kontrollohet ka cilësinë e personit nën hetim, ai njihet me të drejtën për të zgjedhur një (mbrojtës). Edhe pse ekziston dyshim i bazuar që personi të ketë kryer vjedhjen, nuk mund të përdoret asnjë veprim që prek dinjitetin dhe mbrojtjen e tij.77 Kontrollimi i personit sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, e rregullojnë nenet 105-108, ndër to thuhet se duhet t’i prezantohet urdhri për kontroll personit që i drejtohet ky urdhër, njoftimin për të pasur avokat e nëse personi e kërkon avokatin zyrtaret e autorizuar duhet ta presin por jo më shumë se dy orë nga njoftimi i avokatit duke kufizuar lëvizjen e personit përkatës kurse në raste të ngutshme kontrolli mund të filloj edhe para mbarimit të afatit për ardhjen e avokatit. Para fillimit të kontrollit zyrtaret të kërkojnë 75 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.122. 76 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.248-249. 77 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.90.
  • 36. 36 nga personi që ta dorëzoj vullnetarisht sendin që kërkohet,78 e nëse personi e dorëzon vullnetarisht sendin që kërkohet, kontrolli sipas rregullit nuk zbatohet sepse është arritur qëllimi i kontrollit.79 Kontrollimi i banesës: Me shprehjen banesë sipas teorisë së të drejtës penale dhe praktikës gjyqësorë nënkuptojmë të gjitha ato sipërfaqe të mbyllura e dedikuar për banim të shkurtë dhe të gjatë ditor, gjithashtu kuptojmë edhe ato objekte që nuk kanë qenë më parë të destinuar për banim por janë adaptuar për atë qëllim si p.sh. garazhet, ballkonet, etj..80 E drejta e pacenueshmërisë së banesës paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut, kuptimi i së cilës është mbrojtja më e rëndësishme e sferës private, në bazë të së cilës askush nuk mund të shqetësohet në të drejtën e banimit, përveç kur kjo parashihet me ligj ose e kërkon vetë banuesi. 81 Kontrollimi në banesë është i vështirë po të merret parasysh larmia e vendeve ku mund të fshihen sendet e vjedhura dhe përpjekjet e kryesve, për të mbuluar gjurmët e fshehjes. Kriminalistët, për zbulimin e sendeve të vjedhura të fshehura, rekomandojnë këtë rregull taktike: “Duhet ta vësh veten në pozitën e të kontrolluarit, ta njohësh psikologjinë e tij, shprehitë e tij dhe t’i përgjigjesh pyetjes se ku mund t’i ketë fshehur ai sendet e vjedhura që kërkon. Të fshehësh është më lehtë sesa të zbulosh”. Kjo vlenë për arsye se kryesi ndodhet vetëm para një të panjohure: si do të zhvillohet kërkimi, ndërsa organi procedues ndodhet para shumë sfidave, të cilat duhet t’i zgjidhë brenda një kohe të shkurtër. Si rregull kryesi për fshehjen e sendeve të vjedhura përdorë vende të cilat sipas mendimit të tij nuk bien në sy. Shenjat demaskuese që ka lënë fshehja e sendeve mbulohen menjëherë. Procesi i zbulimit të tyre është i vështirë.82 Kontrollimi fillon nga një kthinë, pikërisht nga një pikë e caktuar dhe vazhdon në të dy anët (në anën e majtë dhe në atë të djathtë) dhe anasjelltas, por në atë mënyrë që të kontrollohen edhe muret, mobiliet dhe sendet e tjera pranë mureve. Po që së gjatë kontrollimit gjenden sende të vjedhura, atëherë ato merren përkohësisht (sekuestrohen). Duhet theksuar se sekuestrimet janë akte që kryhen në hetimet paraprake për sigurimin e provës. Ky veprim kryhet nga policia me iniciativën e vet. Me anën e këtij veprimi, një provë materiale, sendi i vjedhur (i luajtshëm ose i paluajtshëm), që lidhet me veprën penale, i merret pronarit të tij dhe ruhet për qëllime të hetimit dhe të 78 Kodi i Procedurës Penale i RKS, nenet 105-108. 79 Kodi i Procedurës Penale i RKS, “Komentar”, Botimi I, Prishtinë, 2014, fq.309-310. 80 Salihu, Hasani, Zhitia, vep. e cit., fq.547. 81 Çdo qytetar e din se e drejta e banimit është e drejtë e pacenueshme dhe privatësi te thellë. Paprekshmëria e banesës rregullohet me te gjitha aktet nacionale dhe ndërkombëtare, për më tepër shih Deklaratën Universale për te Drejtat e Njeriut, Kushtetutën e RKS, etj.. 82 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.86-87.
  • 37. 37 gjykimit të çështjes penale. Në rastin kur sendi i vjedhur i sekuestrohet personit nën hetim, ai duhet të njihet me të drejtën për të zgjedhur një mbrojtës.83 Në fazën e parë organi procedues njihet drejtpërsëdrejti me banesën e kontrolluar, cakton detyrat e pjesëmarrësve që ndodhen brenda saj. Organi procedues e përqendron vëmendjen në pozicionin e banesës në raport me banesa të tjera ose me vendin e hapët, në gjurmët e meremetimeve studion: muret, dyshemenë, tavanin, bufenë, bibliotekën etj.. Sendet mund të fshihen edhe në biçikleta, motoçikleta, e mjete të tjera të komunikacionit.84 Në fazën e dytë ai bën kontrollimin e banesës. Nga pikëpamja metodike rekomandohet që kontrollimi për zbulimin e vendeve ku janë fshehur sendet e kërkuara ta ndjekë lëvizjen e akrepave të orës. Kur këqyret muri hiqen të gjitha sendet që janë të vendosura në të, vëmendje e posaçme u kushtohet sendeve me bojë të freskët, copave të dërrasave të reja. Këto shenja tregojnë se muri në këto pjesë është hapur para pak kohësh. Vendet e fshehta zbulohen gjithashtu, nga tingulli që jehon pas goditjes me çekiç. Ky tingull ndryshon nga tingujt e tjerë. Kur këqyret dyshemeja u kushtohet vëmendje gjurmëve të prishjeve që janë të freskëta, si dërrasave të reja, kokave të gozhdëve që shkëlqejnë, çimentos së freskët, vendosjes së pluhurit ose pisllëkut në qarje të dërrasave etj.. Mënyra e zhvillimit të kontrollimit varet nëse ai kryhet në një vend, banesë ose pranë ndonjë personi. Në këtë kontrollim përfshihet jo vetëm sipërfaqja tokësore por edhe të gjitha objektet natyrore dhe objektet e punës në tërë sipërfaqen e terrenit të caktuar për kontrollim. Secili nga këto lloje kontrollimi ka mënyrën e vet, taktikën e vet. Edhe për kontrollimin e banesës duhet të respektohet kryerja e veprimeve me anë të vendimeve të Gjykatës. 85 Çdo bastisje duhet kryer befasisht, ndërsa në aspektin e zgjedhjes së kohës gjithmonë duhet të kihet kujdes që të mos jetë e parakohshme ose e vonuar.86 Karakteristikë e kontrollit të banesës është se gjatë kontrollit duhet të jenë prezent përfaqësuesi (pronari i shtëpisë/banesës), të jenë të pranishëm dy persona të rritur si dëshmitar, kontrolli zbatohet me kujdes për të mos prishur qetësinë dhe duke u shmangur dëmtimeve të panevojshme, etj.,87 ndërsa përjashtimisht lejon kontrollin pa praninë e dëshmitarëve nëse prania e tyre nuk mund të sigurohet menjëherë kurse vonesa për fillim të kontrollit do të ishte e rrezikshme.88 83 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.154. 84 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.87. 85 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.118-121. 86 Korajlić & Muharremi, vep. e cit., fq.253. 87 Kodi i Procedurës Penale i RKS, neni 108. 88 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.207.
  • 38. 38 Zbatimi i kontrollit, përveç respektimit të aspektit juridik, ngërthen në vete edhe aspektin etik. Ekziston nevoja për qasje etike gjatë kontrollit sepse kontrolli është veprim i cili ndërhynë edhe në interesat e personave tjerë duke shkaktuar shqetësim edhe te të afërmit dhe fqinjët, prandaj me rastin e zbatimit të kontrollit të personit apo banesës/shtëpisë, kërkohet që të respektohet dinjiteti dhe integriteti i individit që kontrollohet e pastaj kërkohet të veprohet me kujdes për të mos prishur qetësinë.89 2.2.4. Kërkimi dhe gjurmimi i kryesit të vjedhjes dhe i pasurisë së vjedhur Me qëllim të gjetjes dhe zënies së autoreve të kriminalitetit, polici sipas rregullit zhvillon veprimtari operative gjurmuese. Veprimet e tilla kryhen me qëllim që të përgatitën e të krijohen kushte për zhvillimin e veprimeve hetimore. Veprimet hetimore që kryen organi procedues dhe masat operative gjurmuese që marrin organet e brendshme për kërkimet e kryesit, përbëjnë një proces të vetëm, kryhen së bashku gjatë gjithë hetimit të veprës penale, por gjithmonë në bazë të kompetencave procedurale që u ka caktuar Kodi i Procedurës Penale. Në veprimet hetimore hyjnë kontrollimi, shikimi, marrja e masave kufizuese në shkallë rrethi ose vendi, ndjekja e kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, gjetja e dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, etj..90 Gjurmimi i kryerësit të vjedhjes dhe sendeve të vjedhura bëhet kur personi i cili ka kryer vjedhjen nuk është zbuluar ose nuk është gjetur. Masat operative gjurmuese që marrin organet e brendshme për kërkimin e kryesit përbëjnë një proces të vetëm.91 Gjurmimi në kuptimin e gjerë paraqet tërësinë e të gjitha masave që kanë për qëllim të zbulojnë kryesin e vjedhjes. Gjurmimi organizohet kur kemi të bëjmë me kryerësin e ikur të vjedhjes dhe kur besohet me të drejtë se ai do të vazhdojë me kryerjen e veprave penale.92 Në fazën e gjurmimit të veprës penale dhe kryesit të saj policia ka edhe autorizime tjera. Kështu policia mbledhë me kujdes provat që gjenden në vendin e ngjarjes për veprën penale të dyshuar dhe i ruan ato në mënyrë të përshtatshme për t’i testuar në laboratorin përkatës. Po ashtu gjatë procedurës parapenale mund të merr shenjat e gishtave, ndërkaq për 89 Kodi i Procedurës Penale i Republikës se Kosovës, “Komentar”, Botimi I, Prishtinë, 2014, fq.313. 90 Skënder Begeja,“Kriminalistika”, Vëllimi II, Tiranë, 2001, fq.93-94. 91 Begeja, vep. e cit., fq.93. 92 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.324.
  • 39. 39 provat që merren nga trupi i një individi që i nënshtrohen testimit mjeko ligjor nevojitet pëlqimi i tij ose urdhri i Gjykatës.93 Në të vërtetë çdo profesion profesionisti zhvillon stilin e tij të punës (p.sh. mjeku, arsimtari, gjyqtari, etj.),94 njashtu edhe kriminelet që kryejnë vjedhje e kanë stilin e vet, shprehitë, apo paraqitjet e tyre nga të cilat mund të dallojmë një kryes të veprës penale e kjo në veçanti te rastet e vjedhjeve.95 Andaj, mund të thuhet se psikologjia e kryesit të veprës penale vjen në shprehje me rastin e kryerjes së saj dhe se lloji dhe mënyrat e kryerjes flasin për shprehitë, prirjet, etj. të kryesit, siç thonë kriminalistët ata lënë një lloj vizitkartë në vendin e ngjarjes dhe kriminalisti i mirë në bazë të saj mund të ngushtoj rrethin e kryesve.96 Vetëdija mbi fajin, frika nga dënimi dhe pendimi eventual te vjedhësit shumë shpesh shkaktojnë ndryshime të dukshme në sjelljet e tij, gjë që ka vlerë shumë të madhe indikativë.97 Të njohësh specifikat e stilit të veprimit të krimineleve donë të thotë të njohësh psikologjinë e krimineleve, e me këtë natyrisht lehtësohet edhe vërtetimi i identitetit të tij dhe mundësohet që me interpretim psikologjik të gjurmëve të kryesit (profesional apo amator) të zbulohet.98 Gjurmimi në kuptimin e gjerë paraqet tërësinë e të gjitha masave që kanë për qëllim të zbulojnë kryesin e vjedhjes.99 Nga kjo kuptojmë se gjurmimi, përveç gjetjes dhe kapjes së kryesit, ka për qëllim edhe parandalimin e kryerjes së veprave të tjera penale nga ana e kryesit. Në radhë të parë, para zbatimit të gjurmimit të kryesit të vjedhjes bëhen përgatitje dhe planifikime, kurse me të filluar të gjurmimit dhe pas tij, zhvillohen një varg aktivitetesh tjera. Gjurmimi zgjatë derisa të mos kryhet detyra e dhënë ose derisa të ndërpritet për shkaqet e caktuara me vendimin e Gjykatës. Në planin e veprimtarisë gjurmuese, të cilin e hartojnë punëtorët e policisë bëjnë pjesë: mbledhja e të dhënave (veprimtaria informative operative), vlerësimi i gjendjes së sigurisë, numri i pjesëtarëve të policisë, detyrat sipas sektorëve, vendi, koha, mënyra e kryerjes së gjurmimit dhe mjetet që shfrytëzohen për këtë qëllim. 93 Sahiti & Murati, vep. e cit., fq.304. 94 Sahiti, vep. e cit., fq.41. 95 Me rastin e kryerjes se një vepre penale mund të vërejmë lehtë kryesin, shikuar nga dukja e tij apo pyetjet ose njohuritë lidhur me ngjarjen pasi qe ai e din më se miri si është kryer vjedhja, kështu qe din edhe ti parashtroj pyetjet në aso mënyrë për ta ç ‘orientuar hetimin por në fakt ai vetëm rritë dyshimet ndaj tij. 96 Sahiti, vep. e cit., fq.41. 97 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.481. 98 Sahiti, vep. e cit., fq.41. 99 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.324.
  • 40. 40 Policia merr informata për vendbanimin e personit për të cilin ka vend dyshimi se ka kryer vjedhjen. Ai vazhdon të ndiqet dhe në rastet kur nuk dihet vendndodhja e tij. Zakonisht supozohet të jetë ndalur në territorin që është në kompetencën e organit gjegjës të policisë. Është e ditur se autorët pas kryerjes së vjedhjes dhe fshehjes, nuk ndalen në një vend. Ata mund të fshihen në një rajon të ngushtë apo të gjerë. Gjurmimi i kryesit bëhet kur personi i cili ka kryer vjedhjen nuk është zbuluar ose nuk është gjetur. Me gjurmim të kryerësit të vjedhjes, në të dy rastet kuptojmë një sistem veprimesh hetimore (gjyqësore) dhe operative gjurmuese për ta zbuluar dhe gjetur sa më parë personin i cili ka kryer veprën penale.100 Në veprimet operative-gjurmuese përfshihen: shfrytëzimi i qenit policor, ndjekja e kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, gjetja e dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen etj.. Shfrytëzimi i qenit policor bëhet në rastet kur pas kryerjes së vjedhjes gjurmët ende janë të freskëta. Kjo është një metodë taktike që ndihmon për të përcaktuar a zbuluar drejtimin nga kanë ikur dhe janë fshehur kryesit pas kryerjes së vjedhjes, duke përdorur sidomos gjurmët e këmbëve a të lëvizjes së automjeteve; për të gjetur mjetin me të cilin është kryer vjedhja si dhe për t’i gjetur sendet e vjedhura që janë hedhur dhe fshehur nga kryerësi në afërsi të vendit të ngjarjes. Në mesin e këtyre gjurmëve vlerë të madhe paraqesin ato gjurmë që ka lënë kryesi në çastin e largimit të tij nga vendi i ngjarjes. Njohuritë traseologjike ndihmojnë jo vetëm për të përcaktuar disa tipare të jashtme të kryesit, llojin e automjetit që ka përdorur, drejtimin që ka marrë, por edhe kohën kur janë lënë ato gjurmë. Gjurmët e lëna nga automjetet çojnë në garazhe, parqe etj.. Gjurmët e gishtave, mjetet dhe veglat e lëna që janë përdorur për kryerjen e vjedhjes përbëjnë një informacion të pasur për kërkimin e fajtorit.101 Kërkimi i pasurisë së vjedhur: Ky kërkim, me porosinë e organit procedues, bëhet nga organet e brendshme. Kushti themelor për të zhvilluar këtë kërkim me efekt është që kërkuesi të përcaktojë shenjat individuale të sendit të vjedhur. Burimi i këtij informacioni janë thëniet e të dëmtuarve. Në marrjen e tyre në pyetje duhen nxjerrë sidomos këto të dhëna: ngjyra, përmasat, marka, tipi, numri i fabrikës, dëmtimet që ka sendi, gjurmë që tregojnë meremetimin e tij, shënime të veçanta, etj. Përshkrimi i sendeve të vjedhura ka rëndësi sidomos te sendet e vjedhura me vlerë, si: aparati fotografik, ora, biçikleta etj. Kusht tjetër i domosdoshëm për të shtënë në dorë pasurinë e vjedhur, është njoftimi i menjëhershëm që duhet bërë nga të dëmtuarit nga organet e brendshme. Vonesa i jep mundësi kryesit të ndryshojë pamjen e jashtme të sendit të vjedhur ose ta shesë atë. 100 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.85. 101 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.96-98.
  • 41. 41 Detyrë e organeve të rendit është të organizojnë mbikëqyrje në disa objekte ku mund të vijnë personat e dyshuar për ta shitur sendin e vjedhur.102 Zakonisht shitja bëhet në qytete të tjera ose në fshatra që nënkupton se varësisht ku është vjedhur sendi, shitja behet në vendin tjetër, kështu p.sh. nëse sendi është vjedhur në qytet ai shitet në qytetin tjetër kurse nëse sendi është vjedhur në fshat ai shitet në qytet. Prandaj, kërkimi i pasurisë bëhet jo vetëm në shkallë rrethi ose rajoni, por edhe në shkallë vendi, e kjo në shkallë vendi sendi shitet kur vjedhja e sendit ka vlerë tepër të lartë e cila vështirë mund të gjendet nga kërkimet e organeve përgjegjëse. Pra, këto janë kushtet që duhet plotësuar në mënyrë që të bëhet kërkimi i pasurisë së vjedhur dhe sendeve të vjedhura, si dhe puna e organeve përgjegjëse për kërkimin e këtyre sendeve. 2.3. Specifikat e zbulimit dhe të ndriçimit të llojeve të veçanta të vjedhjeve Një nga detyrat themelore të organit procedues janë edhe zbulimi dhe ndriçimi i vjedhjeve. Veprimtaria e organit procedues në zbulimin e vjedhjeve shtrihet si në shkaqet dhe rrethanat që ndikojnë në përgatitjen dhe kryerjen e vjedhjes, ashtu edhe në marrjen e masave për mënjanimin e tyre. Po ashtu detyrë e organit procedues, përveç zbulimit dhe hetimit të vjedhjes është edhe depërtimi tej materialit denoncues, që do të thotë zbulimi jo vetëm i personave që janë denoncuar, por edhe përcaktimi i rrethit të personave që kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale ose që në veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar që ajo mos të kryhet.103 Në vazhdim do të trajtohen specifikat e zbulimit dhe ndriçimit të: a) Vjedhjes në banesa apo shtëpi b) Vjedhjes së dyqaneve c) Vjedhjes së automjeteve d) Vjedhjes së materialit nga punishtet e magazinave a) Vjedhjet në banesa apo shtëpi Këto vjedhje kryhen duke hapur dyer me çelës të kopjuar, me ndonjë shufër hekuri, me thyerjen e bravës, me nxjerrjen e dyerve nga vendi, duke hyrë nëpër dritare, ballkon apo tavan, me thyerjen e murit, etj.. Profesionistët e thyerjes e vëzhgojnë objektin që do ta 102 Ibid. fq.99-100. 103 Begeja, vep. e cit., 2005, fq.201.
  • 42. 42 sulmojnë, ndërsa zgjedhjen e objektit e bëjnë në bazë të vlerësimit se në të do të gjejnë para, stoli, gjëra me vlerë, pajisje të ndryshme etj.. Ata i kryejnë vjedhjet në kohën që banorët nuk janë në banesë dhe në kushte më të përshtatshme.104 Zbulimi i sa më shumë të dhënave, gjurmëve, provave materiale duke përdorur metoda e mjetet tekniko shkencore në hetimin e vjedhjeve në banesa, është i një rëndësie të veçantë.105 Në bazë të këtyre materialeve kryhen veprimet e para hetimore dhe veprime të tjera si: 1. Këqyrjen e vendit të ngjarjes, 2. Marrjen në pyetje të dëshmitarëve të parë, 3. Ekspertimin e gjurmëve që janë lënë gjatë vjedhjes në banesa, 4. Pyetjen e personit të dëmtuar kur e lejojnë kushtet, 5. Llojin e sendit të vjedhur106 6. Ekspertimi i gjurmëve të thyerjes ose i gjurmëve të tjera që janë lënë gjatë hyrjes e daljes. Për realizimin e vjedhjes në banesa, kryesit përdorin metoda të ndryshme si ato të thjeshtat për thyerjen e dryve dhe shkallmimin e bravave të dyerve me anë të levave, e të shufrave të hekurave mbrojtës të dritarëve e të dyerve, thyerjen e xhamave ose çative (kur ndërtesat janë të mbuluara nga tjegullat).107 Thyerja e bravave është specializim i një numri të kryerësve të cilët e njohin mirë mekanizmin e bravës dhe manipulimin me të. Përparësitë e kësaj mënyrë të thyerjes janë: zgjatë pak kohë, lë pak gjurmë (thyerja nuk bie menjëherë në sy), nuk kërkon fuqi të madhe fizike dhe nuk prodhon krismë dhe ushtimë të madhe.108 Në territorin e studimit këto mënyra të thyerjes apo vjedhjes në shtëpitë kanë qenë të kryera, pra thyerja e bravave të dyerve të hyrjes dhe të dritarëve duke lëvizur rezen e poshtme dhe të sipërme duke depërtuar në shtëpi, dhe duke vjedhur sende me vlerë si stoli, ari, para të gatshme. 1. Këqyrja e vendit të ngjarjes: Prania në vendin ku është kryer vepra penale është një nga indiciet e rëndësishme. Kjo mundëson orientimin e drejtë gjatë zbulimit të kryesit dhe eliminimin e suksesshëm të personave, të cilët për çfarëdo lloj arsye janë vënë si të dyshimtë në lidhje me kryerjen eventuale të këtij akti.109 Me marrjen e masës operative taktike të sigurimit të vendit të ngjarjes te vjedhjet në banesa, mundësohet ruajtja e situatës faktike autentike të hasur në vendin kritik, ashtu siç e ka gjetur patrulla e policisë, e cila e para ka 104 Korajlić, vep. e cit., fq.123. 105 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.330. 106 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.320-321. 107 Latifi & Demolli, vep. e cit., fq.330. 108 Latifi, vep. e cit., 2011, fq.434. 109 Goce Xhukleshi & Muhamet Racaj,“Hyrje në Kriminalistikë”, Shkup, 2012, fq.217.
  • 43. 43 arritur atje, kryesisht që të sigurohen dhe në gjendje të pandryshuar të ruhen gjurmët dhe gjësendet e vjedhjes.110 Hulumtimi i vendit të ngjarjes, ekipit investigues i ndihmon t’i zbulojë këto rrethana të rëndësishme: a është kryer vjedhja, ku, në çfarë mënyre dhe me çfarë mjeti është kryer vjedhja, sa kohë i është dashur kryerësit që të hyjë në objektin e synuar që t’i marrë sendet e vjedhura, çfarë sendesh janë vjedhur, a ka qenë kryerësi i mitur dhe a ka pasur pjesëmarrës tjerë, çfarë gjurmësh ka lënë në vendin e vjedhjes, a kanë mundur ato gjurmë të mbeten në trup, rroba dhe këpucë të kryerësit, cilat rrugë i ka përdorur për të hyrë dhe për të dalë nga banesa etj.111 e gjithashtu edhe ekspertimin e gjurmëve të gishtave dhe të këmbëve. Përveç gjurmëve të gishtave të dorës, rëndësi të madhe në fushën e hetimeve në kriminalistikë, kanë edhe gjurmët që lënë këmbët, përkatësisht gishtat, shputat dhe thembrat e këmbëve në vendin e ngjarjes. Teknika e hetimeve kriminalistike sot nuk mund të paramendohet pa marrjen e gjurmëve daktiloskopike në vendin e ngjarjes, prandaj këto gjurmë mbesin gjithmonë rruga më e sigurtë në hetuesinë e ditëve të sotme. Vija papilare ka edhe pëllëmba e dorës si dhe shputa e këmbës së njeriut, por këto gjymtyrë përdoren më rrallë në ekzaminimet kriminalistike. Pasi që çdo njeri lëviz me këmbë, atëherë në çdo vend të ngjarjes kryesi lë gjurmë të tyre që janë instrument shumë i rëndësishëm për hetuesit në kuadër të ekspertizës së vendit të ngjarjes ku nëpërmes këtyre gjurmëve mund edhe të përcaktohet numri i kryerësve, drejtimi i ardhjes së kryerësit, lëvizjen dhe skemën e krimit, për të nxjerrë të dhëna karakteristike fizike, etj..112 Me një fjalë, të gjitha këto masa operative taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes ndërmerren që të zbulohet dhe të ndriçohet vjedhja e banesave. 2. Marrjen në pyetje të dëshmitarëve të parë: Policët e uniformuar i ndalin dhe i pyesin dëshmitarët e parë që i kanë hasur aty, me qëllim që të kenë një pasqyrë më të qartë për ngjarjen dhe për këtë ta informojnë ekipin i cili më vonë do ta bëjë investigimin sipas parimit të operativitetit dhe sipas principeve tjera kriminalistike.113 Shumë proceduraliste mendojnë se dëshmitari guxon t’i paraqesë vetëm rrethanat e perceptuara, e jo edhe gjykimin e vet për to. Megjithëkëtë duhet pasur parasysh fakti se edhe dëshmitari me qëllim mirë, qëndrimi i të cilit është neutral me ambicie që t’i paraqes vetëm “faktet e zhveshura”, në të vërtetë, i tregon gjykimet e veta të pavetëdijshme, të formuara me rastin e vështrimit të fakteve. Kësisoj mendimi i dëshmitarit integrohet me veprimin e shqisës perceptive, prandaj vërtetësia, saktësia, besnikëria dhe plotësia e deklarimit të tij varen edhe nga ajo se në ç 110 Latifi, vep. e cit., 2006, fq.320-321. 111 Metodija Angeleski,“Kriminalistićka Metodika”, Shkup, 2011, fq.70. 112 Kujtim, Baraliu,“Kriminalistikë – ekspertimi i gjurmëve te gishtave“, Prishtinë, 2016. 113 Angeleski, vep. e cit., fq.70.